Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Migjeni |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Dje ka ken 103vjetori i lindjes t'Migjenit e m'rastisi me lexu iket fragment t'nji letres private qi ka shkru. Sa perzemer e kam si shkrimtar. Asht i paarritshem te pakten per shijet e mija. Arrin me m'shkaktu emocione e ndjesi t'mrekullushme cdo here si per te paren here. Termeti i letersis shqiptare dhe jo vetem. *********** "Tue ndjekë shëtinë, marr drejtimin kah jugu, ka një largësi 7-8 km shof Shkodrën, të mshtjellun në një tym të kaltër. Sa dëshira të flakta ushqej për kët qytet! Dëshirat e mia janë shumë – shumë ma të sinqerta e ma të mëdhanja se dëshira që pat perëndia kurse krijoi botën. Shkodra, dashunorja e shekujve! Shkodra, Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër! Shkodra, Shkodra, dashunorja e maleve të hjedhta, lumenjve të cemtë e liqenit andërrtar, në të cilin – në mëngjese të kullueta – lan hijen e vet. Shkodra një atitude shprehjeje... një fjale e cila përmban gjith nostalgjinë e ditëve të fikuna. Këtu në kët largësi, ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin... edhe, sikur mjeku që tharpton ftyrën n’idhnim, tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet. Rreh: dy herë, një herë, pesë herë, dy herë, tetë herë, dhjetë herë, tridhet herë në sekondë! Pushon përsëri: një herë, katër herë, gjysëm herë! Tue rreshtue këto të rrahuna fshana: pse nuk jam një pontifeks maximus, një papë ose një patrik të hudhi mallkimin e plotë, t’anatemizoj sëmundjen epidemike bashkë me shkaktarin e saj! Por, me habi syt më ndjekshin një dallndyshë, e cila, për të zanë sa ma shumë miza, stërhollonte gjithfarë lëvizjesh, akrobatike tue rrëshqitë nëpër ajër, e mue më shkoi mendja se Shkodra, Ballkani, Europa, Bota mbarë asht sëmurë prej këti akrobacioni dallndyshuer. Besova se dhe kjo dallndyshë do thejë qafën në këto akrobacione, por atë e kish falë perëndia ma të shkathtë për jetë: pa psue asnjë dhimbje kreje, u ngop me miza! Sjellem nga perëndimi, shkas barin e njomë; e do mendime plot sarkazmë, t’idhta më turbullojnë kryet. Përqark, natyra në gjelbërim më ngjan si një koketë e burdelit, e veshun në një dekolte pikante. Liqeni me prralla të marra të “Një mijë e një natës”, malet me një heshtje qesharake, e mbi këto dielli i vjetër, dielli një mijë, pesë mijë, dhetë mijë e kushedi sa vjet i motçëm. Jo, jo, dielli, nuk pajtohem me ty, pajtohem me të që ushqej tashti asht dëshira me ju ngërdheshë, me iu dëftue gjuhën këtij dielli, që aq indiferent prendon prapa maleve. Nisem kah shtëpiat e fshatit, i cili asht në masmarrëveshje të plotë me qiellin. Për mbramen herë shof Shkodrën, i dëshroj “natën e mirë” dhe i dërgoj një të puthun n’ajër. Të fala, M." [ Edited Thu Aug 28 2014, 09:33pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | “Ik! Ik, moj flutur se do të digjesh! Se ke me ra në gyp të llambës dhe me flakët e saj ke me u djegë. Por flutura sdëgjon, sillet, sillet e sillet. Dhe me atë të sjellun për gyp, largohet, shkrepet, rrotullohet rreth llambës dhetë herë për mi shkrepë ...” - shkruante Migjeni në një nga shënimet e mbajtura gjatë atyre ditëve kur ishte i shtruar në sanatoriumin “Ospedale Valdese” në Torino.![]() ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | .![]() ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System