Forums
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
- Stella -
Thu Aug 28 2014, 09:32PM

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25PM

Posts: 5501


Dje ka ken 103vjetori i lindjes t'Migjenit e m'rastisi me lexu iket fragment t'nji letres private qi ka shkru.
Sa perzemer e kam si shkrimtar. Asht i paarritshem te pakten per shijet e mija. Arrin me m'shkaktu emocione e ndjesi t'mrekullushme cdo here si per te paren here. Termeti i letersis shqiptare dhe jo vetem.


***********





"Tue ndjekë shëtinë, marr drejtimin kah jugu, ka një largësi 7-8 km shof Shkodrën, të mshtjellun në një tym të kaltër. Sa dëshira të flakta ushqej për kët qytet! Dëshirat e mia janë shumë – shumë ma të sinqerta e ma të mëdhanja se dëshira që pat perëndia kurse krijoi botën. Shkodra, dashunorja e shekujve! Shkodra, Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër! Shkodra, Shkodra, dashunorja e maleve të hjedhta, lumenjve të cemtë e liqenit andërrtar, në të cilin – në mëngjese të kullueta – lan hijen e vet. Shkodra një atitude shprehjeje... një fjale e cila përmban gjith nostalgjinë e ditëve të fikuna. Këtu në kët largësi, ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin... edhe, sikur mjeku që tharpton ftyrën n’idhnim, tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet. Rreh: dy herë, një herë, pesë herë, dy herë, tetë herë, dhjetë herë, tridhet herë në sekondë! Pushon përsëri: një herë, katër herë, gjysëm herë! Tue rreshtue këto të rrahuna fshana: pse nuk jam një pontifeks maximus, një papë ose një patrik të hudhi mallkimin e plotë, t’anatemizoj sëmundjen epidemike bashkë me shkaktarin e saj! Por, me habi syt më ndjekshin një dallndyshë, e cila, për të zanë sa ma shumë miza, stërhollonte gjithfarë lëvizjesh, akrobatike tue rrëshqitë nëpër ajër, e mue më shkoi mendja se Shkodra, Ballkani, Europa, Bota mbarë asht sëmurë prej këti akrobacioni dallndyshuer. Besova se dhe kjo dallndyshë do thejë qafën në këto akrobacione, por atë e kish falë perëndia ma të shkathtë për jetë: pa psue asnjë dhimbje kreje, u ngop me miza!

Sjellem nga perëndimi, shkas barin e njomë; e do mendime plot sarkazmë, t’idhta më turbullojnë kryet. Përqark, natyra në gjelbërim më ngjan si një koketë e burdelit, e veshun në një dekolte pikante. Liqeni me prralla të marra të “Një mijë e një natës”, malet me një heshtje qesharake, e mbi këto dielli i vjetër, dielli një mijë, pesë mijë, dhetë mijë e kushedi sa vjet i motçëm. Jo, jo, dielli, nuk pajtohem me ty, pajtohem me të që ushqej tashti asht dëshira me ju ngërdheshë, me iu dëftue gjuhën këtij dielli, që aq indiferent prendon prapa maleve.

Nisem kah shtëpiat e fshatit, i cili asht në masmarrëveshje të plotë me qiellin. Për mbramen herë shof Shkodrën, i dëshroj “natën e mirë” dhe i dërgoj një të puthun n’ajër.

Të fala,
M."





[ Edited Thu Aug 28 2014, 09:33PM ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
LUPEN
Tue Apr 26 2016, 10:16AM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
“Ik! Ik, moj flutur se do të digjesh! Se ke me ra në gyp të llambës dhe me flakët e saj ke me u djegë. Por flutura sdëgjon, sillet, sillet e sillet. Dhe me atë të sjellun për gyp, largohet, shkrepet, rrotullohet rreth llambës dhetë herë për mi shkrepë ...” - shkruante Migjeni në një nga shënimet e mbajtura gjatë atyre ditëve kur ishte i shtruar në sanatoriumin “Ospedale Valdese” në Torino.





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
OLIVE OYL
Sun Apr 16 2017, 10:12PM
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29PM

Posts: 17058
.







***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1439 sec, 0.0431 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 1,574kB