Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Guzhina Shkodrane - Gatimi Tradicional
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gjelle tradicionale shkodrane
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Sat May 09 2009, 06:02pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
nuk duhet me mohu kurre se guzhina e jugut te shqiperise asht shume here ma e pasun se ajo e jona shkodrane.ajo perfaqeson guzhinen shqipetare sepse veriu ka pas ma shume vujtje dhe ne fushen eguzhines ajoa sht shum pak ezhvillume epr arsy se veriu ka majt tradit te hershme ashtu sic dihe ttashma me perballje kristian kunder otomanve turq.e keshtu jugu i shqiperise u konvertua ma shpejt elirshem dhe perqafoi guzhinen ballkanike ma mir eme than si apk orientale turke dhe pak ashum greke..e shkodra me zonat esaja ne veri perballej me alpet deh dimrat e fort acar ku nevojat pe rdrith dhe resurse te medha ushqimesh nuk disponoheshin mos harroni ne historine e shkoders kur turqia e la ne ZINE E BUKES..
Por shkodra ka tradite te bukpjekseve te shumllojshmeris se tyre me franxholla deh samuna, me simita e me buk te bardh, me kulaca exhuvrek ectr..ka aps dhe tradit pregatitje te sallamrave, te proshutes,te thamjes peshkut -saraga ..dhe tradite te vitikultures .
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:03pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
shqiptare trime ka shkruar:

Tave Krapi, Shkodrane permalink

--------------------------------------------------------------------------------

Historia e gatimit tradicional te peshkut, artistet e kulinarise shkodrane dhe si mund te pergatiten ne tavolinat tona ky ushqim. Flet kuzhinieri i njohur Xhelal Baku

Shume vete kane degjuar per Taven Shkodrane te Krapit. Shume te tjere sapo u ka rene rruga ne Shkoder kane patur deshire ta provojne ate. Ka nga ata qe kane ngelur te kenaqur ka nga ata qe edhe jo. Madje edhe ne qytete te tjera, pervec Shkodres eshte eksperimentuar te gatuhet nje tave e tille, por mjeshtrit e vertete te gatimit te saj nga Shkodra thone se ajo cdo gje mund te jete, vetem jo nje tave shkodrane e krapit.

Por cfare ka te vecante kjo gjelle dhe pse shkodranet e kane mbajtur dhe e mbajne ate per nje lloj krenarie?!

Shkodra njihet si pjese e Ballkanit dhe si e tille edhe ne artin e kulinarine ka dominuar kuzhina orientale. Kjo kuzhine ka si te vecante te asaj kohe se dominojne yndyrnat dhe salcat e ndryshme. Ne kete familje gjellesh futen edhe tava e krapit shkodrane. Thuhet shkodrane sepse ajo ka te vecantat e veta me shume gatime te ndryshme qe behen si ne Shkoder ashtu edhe ne disa qytete te tjera. Ajo ka nje recete krejt te vecante si ne sasine ashtu edhe ne llojet e asortimenteve te saj qe kane lidhje direkt me zonen e Shkodres.

Kjo tave e ka zanafillen e saj qe me lindjen dhe zhvillimin e pazarit te Shkodres, ku akshijte (guzhinieret sic quheshin ne ate kohe) e zhvilluan perpunimin e peshkut ne pergjithesi dhe te krapit ne vecanti. Nje nder pioneret dhe gatuesi me i mire i Taves Shkodrane te Krapit njihet Cuk Marku, i cili ne lokalin e tij gatuante vetem Tave Krapi dhe asgje tjeter. Njerezit vinin nga te gjitha lagjet e qytetit per te ngrene Taven e tij ne pazarin e vjeter, prane Ures se Bunes. Per shkodranet Tava e Krapi ishte nje lloj mburrje pasi vete Krapi eshte nder peshqit i vecante qe kultivohet ne liqenin e Shkodres. Ne tyrezat dhe gostite e ndryshme familjare ne Shkoder tryeza nuk ishte e plote ne rast se nuk kishte te servirur Taven e Krapit. Per madheshtine dhe historine e saj ka shume ndodhi nga jeta e gatimit dhe e servirjes se tij. Kryti i krapi zakonisht i servirej njeriut me te rendesishem te tavolines, ne shenje dallimi si dhe mikut me te rendesishem ne shenje respekti. Kaq shume eshte respektuar nje tradite e tille sa qe ne vitet '30, shkodranet mbajne mend se ne nje tavoline burrash si ishte zakoni, serviret tava e Krapit, por te zotet e shtepise ishin ne siklet se kujt t'ia jepnin krytin e Krapit. Kur e kane pare se asnje nga te ftuarit si dhe i zoti i shtepise nuk po vendosnin dot atehere njeri nga personat e kamur te qytetit te Shkodres u drejtohet burrave ne tavoline: "I fali dy ditar toke atij qe ma jep mua krytin e krapit", - dhe i zoti i shtepise nuk hezitoi per t’ia dhene, duke fituar keshtu token e premtuar ne sy te burrave te sofres.

Por, sic eshte gatimi i Taves se Krapit, mjeshteri me vehte, edhe ngrenia e Krytit te Krapit. Sipas kuzhinierit te vjeter, Xhelal Baku, dy persona mbaj mend qe e kane ngrene deri ne fund Krytin e krapit, aq sa nuk tepronte asgje per te ngrene macja. Ato jane Lin Simonin dhe profesor, Hamit Beqjen. Veshtiresia e tij qendron ne ate se ka shume kocka dhe shume yndyre.

Kush eshte Xhelal Baku ;

Ai ka lindur ne Shkoder ne vitin 1937. Zanatin e kuzhinierit ai e ka te trasheguar nga paraardhesit e tij Shaban, Abdullah dhe Caf Baku. Qe ne moshen 9 vjecare fillon dhe merr mesimet e para ne pazarin e vjeter te Shkodres ne dyqanin e te pareve te tij. Por krahas tyre ai ndjek shembullin edhe te emrave te degjuar ne kulinarine (Artin e te gatuarit) shkodrane si Rexhep Dyca, Smajl Kraja, Cuk Marku, Sule Drishti, Met Matlia, etj,etj. Ai tregon me krenari se Shaban Baku ka punuar ne fund te shek XVIII ne oborrin e Sulltanit ne Stamboll. Vlerat e tij nuk i mbeten pa u shfrytezuar edhe nga Dinastia e Bushatlinjve gjate sundimit te tyre, si dhe nga familjet e tjera me emer ne Shkoder. Madje ai ka qene edhe guzhinier i komandantit turk ne Shkoder, Hasan Riza Pasha, duke i sherbyer edhe naten e vrasjes se tij ne Shkoder.

Perse ngulni kembe ta quani Tava Shkodrane ?

Kete emer e ka marre jo vetem ngaqe kane qene shkodranet ato qe e kane gatuar te paret kete gjelle, por edhe asortimentet e saj jane te lidhur me zonen e Shkodres. Megjithese jane munduar edhe shkodrane te tjere, apo qytete te tjera ta gatuajne ate, jo te gjithe e kane respektuar receten e saj. Nuk mund te kuptohet tava e Krapit pa qepen e Drishtit, zone ne verilindje te Shkodres, e cila dallohet per nje embelsi te vecante te saj uthullen e forte te rrushit, hudhren e Sshkodres si dhe te famshmin pistil, nje lloj mase xhelatinoze elastike, e cila behet me nje lloj kumbulle qe rritet ne Shkoder si dhe me kumbulla te thata nga Tropoja. Sot edhe pse Pistili importohet, perseri nuk ka shijen e Pistilit te cilin e kane bere,ose e bejne akoma nenat tona ne shtepite e tyre. Prandaj pa keto asortimente te rralla nuk ka tave Krapi Origjinale, ne qofte se mund te shprehemi keshtu.

Po Krapi cfare vecorishe duhet te Kete qe te gatuhet ne kete menyre?

Ne rradhe te pare, Krapi jo ne te gjitha stinet e vitit ka shijen e tij me te mire.Koha me e pershtatshme eshte Maj -Qershor, ose ne kohen e manave sic thoshte populli dikur. Ai nuk duhet te jete me i madh se 4-5 kg dhe te serviret per 7-8 persona. Pa diskutim qe duhet te jete i fresket, sepse keshtu edhe ka shije te mire edhe pritet ne thela shume mire Ka raste kur disa thone se duhet futur ne frigorifer sa te mpikset per ta prere bukur, por ajo ndodh vetem me peshkun e ndenjur dhe jo te fresket.

RECETA

Cila eshte receptura e gatimit te kesaj Tave?

Krap i fresket 4-5 kg,mira eshte qe te jete Mashkull.

Qepe 1.5 kg

Hudhra 400 gr (te pa pastruara)

Domate 1 kg te pjekura ose salce, te ciles populli i Shkodres i thote Nerden, kjo sipas nevojes

Uthull 1\2 litri

Pistil dhe kumbulla te thata sipas shijes

Gjethe lari(Dafine)

Vaj Kikiriku 400 gr

Piper, kripe, majdanoz dhe sheqer.



GATIMI

Merret krapi dhe pastrohet nga luspat, te brendshmet, e ne menyre te vecante nga nje kocke qe gjendet ne gryken e kokes se krapit, te cilin shkodranet e quajne Pethi: Kjo kocke ka forme trekendeshi, e cila duhet hequr patjeter pasi i jep nje shije te hidhur taves se Krapit. Pas kesaj, peshkun e pastruar e presim ne thela 2-3 cm te trasha deri tek bishti i cili ne fund lihet sipas deshires. Kujdes duhet patur qe kokes se krapit ti lihet pak pjese nga trupi. Pas kesaj lahet me uje te bollshem dhe lihet te kulloje.Pasi eshte pastruar nga gjaku dhe uji, ne nje tigan i jepet nje faqe e lehte ne te dy anet duke e skuqur me vaj .Kjo sherben per ta mbledhe mishin e peshkut. Vajin e tiganit qe skuqem peshkun e ruajme pasi ne te do te pregatisim lengun e Taves ose icin sic i thone shkodranet



Pregatitja e Icit;

Marrim qepen dhe pasi e pastrojme, e grijme ne feta te holla per se gjati (si per sallate) e hedhim ne tiganin me vaj dhe kavertisim gjersa te marri nje ngjyre te kuqrremte.Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe keto si dhe te prera ne gjysem ose ne katersh, ne varesi te madhesise se tyre dhe i kavertisim me qepen. Pastaj i hedhim domatet te cilave u kemi hequr lekuren me uje te vaket, ose Nerdenin (Salcen e Domateve) vazhdojme ti perziejme deri sa te behet nje mase uniforme (kur treten plotesisht qepet ne kete mase).

Pastaj i shtojme uthull rrushi sipas nevojes, pistil,- kumbulla te thata, piper, kripe, gjethe lari dhe i ziejne ne nje zjarr te ngadalte. Masa e ketij ici duhet te jete nje mase e njetrajtshme e trashe dhe nje shije pak xhelatinoze tipike e kesaj Tave qe ne gjuhen e Kulinarise quhet Gllasé. Ne varesi te uthulles, i shtohet edhe pak sheqer.

Pasi ici eshte gati, merren thelat e Krapit hidhen ne nje tave dhe mbi te hedhim icin. I shtojme pak uje, por me kujdes, duke patur parasysh edhe shterrimin e tij dhe futet ne nje furre me temperature normale 140°-150°C. Pasi Krapi ka marre faqe ne te dy anet e tij dhe ici eshte bere njesh me thelat dhe salca ka ngelur ne yndyren e vet, atehere Tava Shkodrane eshte gati. Pasi i hedhim pak majdanoz persiper e servirim ne tavoline.





Nji nga postimet ma intereseante qe kam lexu kohet e fundit.Shqiptarja meriton nji falenderim.




Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:08pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ikja asht tradit ne tavolin shkodrane..
trokit ketu
ma ranci ka aps paraqitja etavolins ne rradh te pare ne shkoder me saprabezat e bardh dhe te kuq...

[ Edited Sat May 09 2009, 06:09pm ]
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:10pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
trokit ketu
gjiza efreskt ..
Back to top
fabjani
Sat May 09 2009, 06:12pm

Registered Member #2551
Joined: Sun Jan 11 2009, 04:31pm

Posts: 113
kush asht ken aj qe nuk ka pritu me shkru gjith at gja merrrrrrrrrrrrr
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:12pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
vere merlot
trokit ketu
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:14pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Belgium bane e m'vune ma fotografija te bukura me pjata te shijshme,nuk te vej foto me bushiqa te tema ...e din vete ti.



Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:14pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
gjithashtu sallad djegse jan pjes e tavolins shkodrane.

trokit ketu


[ Edited Sat May 09 2009, 06:17pm ]
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:15pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

Belgium bane e m'vune ma fotografija te bukura me pjata te shijshme,nuk te vej foto me bushiqa te tema ...e din vete ti.


hhahahahahahaha hajt ma s eedhe do pjat aka edhe fill para tems tane me ke si fmija tuj pa cartanin tomy e jery ahhahahaha
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:19pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
patlixhana furret
trokit ketu
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:20pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
M'bane per spital belgium!



Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:22pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
peshk furre ton ose krap ma mire del keshtu..
trokit ketu
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:25pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
belgium ka shkruar:

peshk furre ton ose krap ma mire del keshtu..
trokit ketu



Fmi i keq!



Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:26pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Shkodra Krap Style - Albanian Traditional gatesë

Shkodra Krap Style - Albanian Traditional recetë

Shkodra stilin Krap, ose Krap Shkodre: Kjo është një bazë e recetave për krap dhe ka një numër të madh të variacioneve. Shiroka omits e verës, Kopliku shtoni një gjysmë grirë qepë në hudhër, dhe të tjerët ende e peshkut të skuqura veçmas ajo thahet dhe tërësisht, duke shtuar se në prevede në minutën e fundit. Pa marrë parasysh se si keni bërë atë, se është mirë.

Përbërësit:
£ 2 (1 k) ngjyhet Krap (Lidhje të udhëzimeve më poshtë) shkurtuar në dy-inch feta anembanë kokërr dhe floured
1 / 2 filxhan e vaj ulliri
2-3 grimcuar pealed karafil i hudhër
Fllad terren piper
Verë e bardhë
1 £ pealed, seeded domate të freskëta ose 3 / 4 £ rrumbullosur domate.
Një buqetë e majdanoz, i grirë
Përgatitja:

Nxehtësia e furres në një pan dhe shtoni hudhër. Kur është e lehtë thekur, shtoni peshk, në lidhje me zhvendosjen e saj butësisht të mos rrinë ajo. Kur njëra anë e thekur, ai kthehet në ngjyrë kafe të butë dhe të tjera. Shto një pickim i fllad terren piper (i kripur nuk duhet të jetë e nevojshme) dhe një sasi e vogël me pak verë.
Kur e verës ka avullohem, shtoni domatet dhe gatim të vazhdojnë për disa minuta deri në pak është gatuar; spërkat me majdanoz i grirë dhe të shërbejë nxehtë

[ Edited Sat May 09 2009, 06:48pm ]
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:31pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

M'bane per spital belgium!


a te thash ma njiri mas ha me ngut.......
miri hape ike tshishe ma se kam durt e zanuna me tave ...
trokit ketu
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:33pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ita speca te pjekun miri shkojn me nji got raki eee??
trokit ketu
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:34pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
kjo asht pjat puro shkodrane e perbame prej 4lloje mishnash ne te me erza!
trokit ketu

[ Edited Sat May 09 2009, 06:35pm ]
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:34pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
belgium ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

M'bane per spital belgium!


a te thash ma njiri mas ha me ngut.......
miri hape ike tshishe ma se kam durt e zanuna me tave ...
trokit ketu



Eeeeee ku mi marr ma ate te vjetrin.Ma prune vjet prej Shqipnijet po gati s'qita t'vjellt.Sot per sot,preferoj 1000 here ma teper nji konjak te bleme ne Carrefour.




Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:39pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

belgium ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

M'bane per spital belgium!


a te thash ma njiri mas ha me ngut.......
miri hape ike tshishe ma se kam durt e zanuna me tave ...
trokit ketu



Eeeeee ku mi marr ma ate te vjetrin.Ma prune vjet prej Shqipnijet po gati s'qita t'vjellt.Sot per sot,preferoj 1000 here ma teper nji konjak te bleme ne Carrefour.



hahhaha si ta dhj....tt muhabetin atsh qa heka me gjet nji shishe ma naq ti fill ene carrefour hhahahahahahahahah

trokit ketu
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:45pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123

Proshutë e tharë Nga Shkodra (Tradita Shkodrane)

Proshutë e tharë Nga Shkodra

Tharë e thatë shërimit me proshutë basil lë në një pjatë të bardhë tradicional restorant Tradita Shkoder Shqipëri
trokit ketu

aq ma teper ka shije extra deh krahasohet me proshuten e parmes ne itali!

[ Edited Sat May 09 2009, 06:46pm ]
Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:50pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

belgium ka shkruar:

peshk furre ton ose krap ma mire del keshtu..
trokit ketu



Fmi i keq!


hhahaha po ti se han ma naq peshkun me kos?? se ajo pjata ka perbamje dhe kos nete..e shum ne shkoder nuke perdorin s ekur han krap , detyrimisht ke xet dhe randohesh ekeshtu duhet perdor mrap akosi ..
Back to top
Al Bundy
Sat May 09 2009, 06:51pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
belgium ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

belgium ka shkruar:

peshk furre ton ose krap ma mire del keshtu..
trokit ketu



Fmi i keq!


hhahaha po ti se han ma naq peshkun me kos?? se ajo pjata ka perbamje dhe kos nete..e shum ne shkoder nuke perdorin s ekur han krap , detyrimisht ke xet dhe randohesh ekeshtu duhet perdor mrap akosi ..



Fol per vedi.Une e ha me kos e ja hedhi edhe do seltepriç persiper.




Back to top
belgium
Sat May 09 2009, 06:55pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

belgium ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

belgium ka shkruar:

peshk furre ton ose krap ma mire del keshtu..
trokit ketu



Fmi i keq!


hhahaha po ti se han ma naq peshkun me kos?? se ajo pjata ka perbamje dhe kos nete..e shum ne shkoder nuke perdorin s ekur han krap , detyrimisht ke xet dhe randohesh ekeshtu duhet perdor mrap akosi ..



Fol per vedi.Une e ha me kos e ja hedhi edhe do seltepriç persiper.



hhahahah seltepric persiper hahhaha ti thuj kumlla te thata ma njirii??
Back to top
L€OÑ
Sun Aug 01 2010, 08:30pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
ku ku mu ba goja shkum prej ktyne ushqimeve qe keni permend ma siper sidomos ai krapi si thet PAULIN PREKA per krapin ( me t'than drejten ky t'xin taven ky t'xen deren ky t'then braven)
Back to top
belgium
Mon Aug 23 2010, 11:31am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
L€OÑ ka shkruar:

ku ku mu ba goja shkum prej ktyne ushqimeve qe keni permend ma siper sidomos ai krapi si thet PAULIN PREKA per krapin ( me t'than drejten ky t'xin taven ky t'xen deren ky t'then braven)


qa shkrum ma ?/ kaq je xeh aaa? hajt pra haji do qebap te xeta ....
Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3367 sec, 0.0849 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,078kB