Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Tekste Kengesh Shkodrane ..!!!
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::HorroR::
Wed Nov 18 2009, 11:57pm
Registered Member #3101
Joined: Sun Jun 28 2009, 05:09pm

Posts: 51
kuku qa na bat filloj tu me ardh kojshia tek dera se kam vazhdu mi qu prej gjumit tu kendu karaoke kta kang shkodrane ne 1 te nats:)

[ Edited Wed Nov 18 2009, 11:57pm ]
Back to top
LUPEN
Sun Jan 22 2017, 08:32pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
FLOKT M'I KISHE KRRELA-KRRELA

Bash lezetin, moj, muhabetit,
Prune kafen-o për m'e pi,
Buza m'dridhet, moj, prej kjahmetit,
Felxhani në dor' m'u ngri.


Duert m'i kishe, moj, si hakiku,
Gishtat t'u si qelibar,
Shum' hallet qi ka ashiku,
Kuer mendon se del behar.


Flokt m'i kishe, moj, krrela-krrela,
E me ty m'shkoj mundi bosh,
Për në t'ardhsha, moj, ma kah dera,
Zot në shpi mos vofsha shndosh.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 22 2017, 08:38pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
VAJ, SI KENKA BA DYNJAJA


Vaj, si kenka ba dynjaja,
Mos me t'u ba me kene gjalle,
Un, o i mjeri, fukaraja,
Paskam ndollun -o pa ikballe.


Gjith prej hallit, prej sikletit,
M'u ba borxh me dalë me tretë,
Mora rrugat e gyrbetit
Selametin për m'e gjetë.


Rrugën mar' me lot e lava,
Der sa mrrina jabanxhi,
Zemra m'tha gjithmonë se kjava
Qysh i vogël -o der n'pleqni.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Feb 12 2017, 02:01pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
DASHTNIJA KJOFT MALLKUE


Kjo dashtnija kjoft mallkue
Qi s'më len aspak m'u ndalë,
Ty, moj lule, pa t'i shkrue
S'pakut dy-tri fjalë.
OH! Malli yt s'më la derman, aman!
T'kishe krahë un i mjeri t'bijshem n'prehen t'and.


Ty, moj lule, nji herë t'zgjodha,
E në zemër të mbaj ndry.
Ndon'se larg prej teje ndodha,
Menden e kam n'ty.
Oh! T'shkreten zemër ç'ma ke ther, aman!
Drue po des un, o i mjeri, pa të marrun erë.


Sytë prej lotve rrinë pa terun,
Lodja ime n'ty pikoft.
T'fshamit e ksaj zemrës therrun
Kurr hallall mos t'kjoft!
Oh! N'ander m'vjen e më trazon, aman!
Zemrën t'eme t'ngraten n'vaj përherë m'a çon.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2546 sec, 0.0935 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,575kB