Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Luigj Gurakuqi
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Tafil Ibriku
Mon Jun 23 2008, 09:35pm

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
Luigj Gurakuqi Jeta dhe Vepra (1879 - 1925)




Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).

Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.

Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.

L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.

L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.

Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.

L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.



Back to top
L - N
Mon Sep 15 2008, 09:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë.
Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publicist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombtar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar, ai ka lënë modele të prozës publicistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.


Tufë lulesh: Kujtim i të dashtunvet


“Le fontane, versando acque lustrali,
Amaranti educarono e viole
A libar latte e a raccontar sue penë
Ai cari estinti, una flagranza intorno
sentia qual d’aura de’ beati Elisi.”
(Ugo Foscolo: I Sepolcri)

Dal kadalë, por tuj mendue
Me krye t’ultë ra ‘i djalë kah Blini;
Rug’s s’qytetit i u-largue,
N’Fush t’Rmajit vojt e hini;
U-suell pak, mandej qe pá
Mbi nji vorr tuj dnesë, tuj qá.

Kuq â qielli prej prêndimit,
Si zjarm bâ janë skâjet t’tana;
Pak ka pak mbas ktij shkelqimit
Prej buz’s s’malit çohet hâna:
Fryn kalehtas nji freskí
Gjithkund shifet rahatí.

Me gjeth t’njomë ket t’mallshme Fushë
E ka veshë i bukri máj;
N’vjollca vorret gjith janë mbushë
Me ‘i bojë t’zbetë q* shenjon váj;
Marshallojë, smarí, shimshír
M’u ndalë ktune t’çojnë dishír.

Mbi njaj kryqit ultë këndon
Porsi n’váj nji zog i zí;
N’prozhme lark qyqja gjimon,
E mbi vorr njehë djali i rí;
Hâna e zbetë, gjetht tuj u shtue,
Hijet t’thrrasin me vajtue.

Ky qyqar, Zot, kush do t’jetë
Q* lshon gjamë m’ket mnyrë pa dá?
Kush të ziut dekë do t’i ketë
Zêmrën kshtu q* i paska vrá?
Tjetër natë si s’e kem’ pamun?
Paska pritë sonde me qamun?!...

Ah! nji herë m’bâhet s’e njofsha,
Ftyra e tij tash po m’bie n’mend;
Ka do dit, për n’mos gabofsha,
Q* mungon prej këtij vend;
Por le t’ndijmë pale çka thotë,
Kem’ m’e njoftë mâ mirë atbotë.

“Shpijet larg, (motër!), n’dhé t’huej
E dek’s s’atë fjala mrrijni,
E kjo e zezë; ka tash sa muej,
S’m’u hoq kurr, zêmrën m’a grini;
Por der tash e kam mbajtë ndry,
Mallin t’gjith sot due m’e shfry’.

“Çou, pra çou; del vorrit jashtë
Ngrehu n’kambë, lê dhén e zí;
T’ka ardhë vllau q* aq fort ke dashtë,
Me ty sonde don m’u ngî:
Çou mos m’lên mâ shum me qá;
A s’t’ka marrë malli me m’pá?!

A s’t’ bie n’mend sa keq u-dame
Lamtumirë kur t’thaçë, o e mjerë?
A s’t’ bie n’mend se sa fort qame
Tuj u-puthë për të mbramen herë?
Çou, pra, e m’rrok, m’a hiq ket máll,
Mbas q* s’mujta me t’puthë gjáll!”

...

Si mjesnata pat kalue,
E ne e mbram hâna prêndoi,
S’u-ndîn gjetht mâ tuj ushtue,
E mâ djali nuk gjimoi;
Shtri mbi vorr i mjeri fjet
Tuj u-knaqë me motër t’vet!...

Deshire


T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzue

T’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë,

E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkue

E’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë,

Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue,

K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetë

Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

T’mujshe me fluturue sot n’Shqipëní!


Populli fitoi...Rrnoftë Populli

“Në Shqipni nuk ka opinion publik; populli shqiptar nuk ka mendim e vullnet të vetin...” Kështu thërriste, kështu pleqnonte nji herë në Parlament nji deputet ish-Popullores, i cili, duket, nuk kishte pasun kurrë kujdes me njohun popullin që përfaqësonte.

“Juve të Shkodrës ju kam frikën; nuk keni për të dalë mâ deputet. Ju përfaqësoni nji krahinë malsorësh e katundarësh të mësuem me u rrejtun mbas pares. Proqeveritarët levdohen se do të ndajnë nji shumë të madhe të hollash për me kundërshtuem me to zgjedhjen tuej”. Kështu më thoshte, pakëz ditë përpara se të përndahej Parlamenti i vjetër, nji shok i emi i Opozitës; e nuk kishte faj, pse tue qenë prej Shqipnisë jugore nuk njifte mirë popullin e Shkodrës.

Unë, që kam pasë fatin me i ramë Shqipnisë kryq e tërthuer, me rrojtun në mes të popullit e me ndamë bashkë me te të mirat e të këqijat — të këqija mâ shum se të mira — unë nuk u vuna vesh këtyne fjalve. M’u helmue shpirti prej së fyemes që i bante popullit deputeti i ish-Popullores dhe protestaova rrebtësisht kundër tij. Bana buzën në gaz e vuna qeleshen më njenin sy, e me kaqë i u përgjigja shokut tem t’Opozitës.

Nuk due të flas përgjithsisht mbi zhvillimin e çuditshëm të popullit shqiptar, pse punët flasin vetë. Mjafton të kujtoj luftën e ashpër të bame prej shokëvet të “Xhokës” në Tiranë e ngadhnjimin e saj në zgjedhjet e para të Nenprefekturës së Shjakut, t’asaj krahine ku, disa muej përpara, mbretnonteanmiku i “Orës së Maleve” e populli i shtypun kishte edhe qetësinë shtëpiake.

Do të thom vetëm pak fjalë mbi luftën elektorale e mbi fitimin e Opozitës në Shkodër, fitim, që âsht nji ndér për popullin e kësaj Prefekture, fitim, që âsht prova mâ e shkelqyeshme se në Shqipni ka nji opinion publik, se populli shqiptar ka nji vullnet të vetin e âsht i zoti i mendimevet të veta.

Në prefekturë të Shkodrës nuk punuen të hollat, nuk patën ç’bâjnë premtimet. Popullin e kësaj prefekture nuk e trembën friksimet, nuk e penguen ndërhyrjet, nuk e ndaluen shpërdorimet. Luftën elektorale e bâni gjithnji me mjete ligjore, me nji guxim qytetnuer të çuditshëm. Besa, burrnija, urtija e vjetër e këtij populli shkëlqyen, në kohën e zgjedhjevet, mâ tepër se kurr. Malsorë, katundarë, qytetarë qindruen burrnisht të gjithë së bashku, edhe prapë së bashku fituen lumnisht.

Lufta elektorale në Prefekturë të Shkodrës âsht nji dishmi e kjartë e përparimit dhe e zhvillimit shoqnuer të popullit shqiptar.

LUIGJ GURAKUQI
“Ora e Maleve”, Shkodër, e Marte 1 Kallnduer 1924, nr.1


Shtepise sime


Të ti m’flutron mendimi,o shpiza e ime ,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Të ti,ku nisa s’parit me jetue,
Ku qela sytë, ku u reva ,e pata gzime.

Gjith her’ ndër mend t’ kam ty,ku laq kujtime
T’ ambla,q* jetën m’ pan nji ditëgazmue;
Vetëm n’ dhe t’ huej,tue vuejt e tue largue,
T’kam n’zemër ty,ku ndieva t’ parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt,ma e vogla skut
E jotja ka për mue aq ambëlsi
Sa veç kujtimi i ynë shpirtin m’ kputë

E kur me ra shkoi n’mbramje,me mjeri
Ty t’ mendoj, e i thom vedit:oh a ma i butë
Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n’shpi !


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Jun 02 2009, 10:49pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Dallendyshja u kthye

Ti dallëndysh’s je porositun
Vendin t’and me shkue me t’ pa,
Nepër Shkodër me shetitun,
Mbi vorr t’prindvet për me qa,
N’shkoll’e n’ shpi nji her’ m’u ndalë,
Me miq t’ motshëm m’u përfalë.

Erdh njimend,e nepër Shkodër
Shum kërkoi tue fluturue,
Rrug’,livadhe,male e kodër,
Me kang’ t’vet na ka gazmue;
N’fush’të Rmajit asht ndalue
E mbi vorre ka vajtue.

Në prendver’ ktej porsa mrrini
Miqvet t’uej i u fal me shndet,
Nepër shkoll’ e kisha hini,
Me t’ a hjekë at kasavet,
E n’ shpi t’ vjetër ku ke le
Ka godit’ qerdhen e re.

Por kur kthej ,me t’than’ a dijti
Miqt,qytetin,pun’t si i la ?
Parasysh Shqipninë a t’qiti ?
A e harroi ndoj send belda ?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun ?
Si mbi vorre kishte qamun ?

Po prej prindsh shndet a fjalë,
Nji bekim a t’a ka pru ?
Mbi rras’t’ tyne kur ashtë ndalë,
Nji tub’ lule a i a kish vu ?
T’zezat t’ona a t’ i kalxoi ?
Me kang’ t’ vet a t’ i diftoi ?

Mir’ po shoh se ke shum mall
Për me u gjet’ nji her’ n’Shqipni;
Ik pra e eja për të gjall
Me miq t’ u m’u knaq’, m’u ngi !
Eja vetë n’Rmaj m’ e pa,
Eja vetë n’Rmaj me qa !
Back to top
::bud::
Tue Jun 02 2009, 10:50pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Deshir

T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzue

T’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë,

E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkue

E’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë,

Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue,

K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetë

Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

T’mujshe me fluturue sot n’Shqipëní!
Back to top
SuperGirl
Wed Feb 20 2013, 05:52pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Itesh m'doli para kjo elegjia per Luigj Gurakuqin e shkrume prej F.Nolit. M'kujtohet sa e kam recitu dikur e u habita se hala e mbasha mend permendsh
Asht shum e bukur. enjoy

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot ta përmbysnë djalin,
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, ma qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë,
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojëmjalt’ e zemërhekur,
Syrgjyngjall’ e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator.


Te faqja 'Gegnishtja' ne fb, mora edhe iket foto prej varrimit te Gurakuqit.
Vorrimi i Luigj Gurakuqit - Bari, Itali. Foto Pici. Mars 1925
.





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Wed Feb 20 2013, 05:55pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Sa interesante asht se kush e vrau ?!

Touch screen phones piss me off
Back to top
SuperGirl
Wed Feb 20 2013, 06:01pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
666 ka shkruar:

Sa interesante asht se kush e vrau ?!



'Larot ta përmbysnë djalin' - thote Noli

Te historia e jetes se tij qe e ka vu Leci ma siper, thuhet qe asht vra pabesisht nga njerezit e vum prej Zogut, ngaqe ka ken ne kry te revolucionit te '24shit.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Wed Feb 20 2013, 06:07pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Nga kusherini i tij qe ishte pagujt nga zogu , kshtu u vrane edhe shume persona te tjere edhe sot Lartmadhnija e tij nderohet prej kryeministrit per pabesit dhe vrasjet qe ka ba . Jena popull shume interesant ne

Touch screen phones piss me off
Back to top
SuperGirl
Wed Feb 20 2013, 06:09pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
666 ka shkruar:

Nga kusherini i tij qe ishte pagujt nga zogu , kshtu u vrane edhe shume persona te tjere edhe sot Lartmadhnija e tij nderohet prej kryeministrit per pabesit dhe vrasjet qe ka ba . Jena popull shume interesant ne



Tipike!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Wed Feb 20 2013, 06:11pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
666 ka shkruar:

Nga kusherini i tij qe ishte pagujt nga zogu , kshtu u vrane edhe shume persona te tjere edhe sot Lartmadhnija e tij nderohet prej kryeministrit per pabesit dhe vrasjet qe ka ba . Jena popull shume interesant ne


Historija e cil shtet nuk u shkru me vrasje tradhtina marrina?



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
666
Wed Feb 20 2013, 06:16pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Shume e vertete , vecse historia jone vazhdon me u shkrujt

Touch screen phones piss me off
Back to top
OLIVE OYL
Wed Feb 20 2013, 06:27pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
666 ka shkruar:

Shume e vertete , vecse historia jone vazhdon me u shkrujt


e jona e e tanve vecse tjert kan ma ftyr ne publik



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2299 sec, 0.0738 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 2,826kB