Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Filip Shiroka |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Filip Shiroka (1859 - 1935) Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Shko Dallëndyshe Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kërkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n'qytetin tim. Shëndet prej meje të m'i falësh saj shpisë vjetër ku kam le, me ato vende rreth t'përfalesh, ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'përfalesh n'ato fusha që m'ka Shkodra të lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambëlcim, fal me shndet qytetit tim. T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisë me ty, dojsha n'Shkodër me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. [ Edited Thu Jul 03 2008, 04:34pm ] | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | DALLENDYSHE EJA ! ... Filip Shiroka (1859 - 1935) ![]() Mire se vjen, me krahe te lehte, Dallandyshe, tuj fluturue ! Mire se vjen ! M' ket ane te xete T' dheut t' Misirit me dimnue: Eja, pra, ktu fluturim, M' gzo me at za gjith ambelcim ! kur je nise t' kam porositun Atje larg t' shkojsh kah SHqypnija; M' difto pra, kur ke shetitun A t' kan ra n' mend fjalt e mija, Me m' shkue n' SHkoder fluturim, Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!.. Atje malet n' i pac pa, Jane prej boret nalt zbardhue: N' ato fushat ne pac ra, Jane me lule lulezue Atje n' pac vojt fluturim Aty asht gjyteti i im ! Barit t' njome gjith atje veshen Cuka e kodra, e atje ndine Tue kendue blegtoreshen Qi kullote rreth bagtine; Atje n' pac vojt fluturim, Aty asht gjyteti i im ! N'Shkodren t' ime te SHqypnise Burrat lejne qi s' dijne c' asht friga, Cupat e bukura t' urtise Atje lejne qi s' dijne c'asht flliga; Atje n' pac vojt fluturim Aty asht gjyteti i im ! Disheroj shum, por ... nuk po dij Akam prap fat t' mire me shkue Nji here tjeter ne SHqypni, N' Shkodren t' ime me kalue... Atje du t' shkoj fluturim, T' vdes, aty n' gjytetin t' im ! ... T' kam pas thane ... se n' Fushe t' Rmajit Kam dy vorre t' dashtunise, Nane e babe kam n' at vend vajit, QI m' kane lanun t' vorfenise; Me zane t' and t' permallshem shqim, A m' ke ba mbi ta vajtim ?!... A u ke thane se un t' kam cue Prindet e dashtun me m' i qa ?!.. A u ke thane sa kam lotue Kur t' kam nise vorrin m' e pa?!... A e ke thane, t' permallshme shqim, Kangen t' ande gjith vajtim ?!... A u ke thane se zemra e ime N' dhena t' hueja keq u shkri, Se s' ka gzim, as s' ka ngushllime Se po digjet per SHqypni?!... Me zane t' and t' pervajshem shqim, Ae ke qamun fatin t' im ?!... Pra dallandyshe, kah ke shetitun Gjytetin t' im a e ke pa?!... N' ato vende ku ke rritun, N' mend per mu a te ka ra , Me m' shkue n' Shkoder fluturim, Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!... 1898 ---------------------- [ Edited Wed Jan 28 2009, 06:42pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Shume te bukra Che dhe lissando, ju lumshin durt se perjment jane prekse. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | NJI LULES SE VESHKUN luleja e bukur ---- kpute kush te ka , Prej shoqesh t' ueja ----- kush t' paska nda ?.. M' je veshke e thamun --- luleja e shkrete, Qysh se t' kan trete! Se ti edhe une --- nda pre shoqenise, Larg prej qytetit ----t' im, prej SHqypnise Si ti u dogja --- luleja e shkrete N'dhe t' huejin trete! Ti, ne kopsht t' andin--- ku ke lulzue , T' ka ushqye voesa --- dielli t' ka gzue, Por tash je veshkun ---- luleja e shkrete, Tash qi t' kan tret! Edhe' un, n' dhe t' imin --- gjith i gazmue, Prindet me knaqshin --- ishe i lumnue; Por tash po digjem --- luleja e shkret N' dhe t' huejin tret ! 1899 ---------------------------- [ Edited Thu Jul 03 2008, 03:48pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | LULES QI M' DERGON NANA E EME Luleja e dashtun,kur te ka nda Nga shoqet t' ueja, me lot tue qa, Kur te ka kputun,me dor te leht, Nana e ime , o luleja e shkrete. M' thuej si t' ka thanun, kur t' ka dergue Te un me ardhun, me m' permallue; Luleja e Shkodres, m' thuej c' te ka than Kur te ka nisun e mjera nane?!. T' ka than se nana pushim nuk ka, Se per gjith her,po rri tue qa?!.. T'ka than s' e mjera vetem ka mbete, Ne shpi si qyqe, o luleja e shkrete?!.. Luleja e shkodres,nana t' ka cue Ktue n' dhe t' misirit, me fol me mue; Me m' than se e mjera e lige tue vdek, Disheron me m' pamun,o luleja e shkret!(*) 1900 ---------------------- [ Edited Thu Jul 03 2008, 03:47pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | BYLBYLIT C'ke bylbyl qi tue gjimue Qan e nuk prane? C'ke qi m' rri tue u ankue Naten per hane?... Zemren t' ande c' fare idhnimit Eka depertu? m'thuej c' asht shaku i ktij ankimit Qi t' ka trazue?!... Fushe e male tue kerkue Fluturim per ere, Co ma mire zaninn me kendue, Pse qan per here! * * * Len t' qaje ai i shkrete Qi dheut t' vet asht largue, Qi atje disheron me shkue E atje me vdeke!.. Ah ! ai, po,ai t' vajtojne Qi n' mall t' dheut t' vet po shkrihet, Qi zemra gjith i grihet Sa dite t' kalojne! Por ti qe qan gjith here , Kush t' thote ty me vajtue?.. Kur qaj, pse qan me mue Bylbyl' i mjere?!.. * * * M' thuej, a t' dha ty perendija At za t' ambel me m' vajtue, A t' tha mjerimet e mija Me m' i qamun tue kendue?! M' qaj, bylbyl me ate za te mire , Se jam Shkodren tu, e dishrue; M' qaj se s' jam si ti i lire N' qytet t' imin prap me shkue! M' qaj bylbyl, kur drita e hanes Bje mbi vorret me i zbardhue, M' qaj, bylbyl, o mbret' i kanges Se n' dhe t' huej kane me m' vorrue! 1898. -------------------- [ Edited Thu Jul 03 2008, 04:19pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zotni lissandro falemners shum zotni i nerum e t'lumshin durt, dhe un ti kam editu tana poezit qe ke vu ma siper se noshta lexohen ma kollaj zotni i nerum Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | NANES S' IME Gith n' vaj m' mbushet zemra kur rri tue mendue, E sa here prej mallit loti m' ka pikue; M' duket se po t' shoh prap tue gjimue!.. Edhe mendja e ime kalon tue kujtue Kohen t' vogjeliss' eme , qi shpejt ka kalue; M' vjen se me ata sy t' zez je prap tue m' shique, Se msimet e zanin t' and jam tue ndigjue. Nane ! sa me shpejt vetem m' le m ket bote te lasht, Nane ! a s' po shef se rrkaj po shkojn lot e mij?!.. Ah!.. m' ka vdekun nana qi aq shum m ' ka dasht! Por , nane, nuk ke vdekun ! Atje me t' yn-Zone, Ti je tash tue gzuemun,' dhe nga ajo lumni Birin t' and bekoje, si ke pase zakon!.. 1899. ---------------------- [ Edited Thu Jul 03 2008, 04:37pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | SI PO PRISHET GJUHA SHQYPE?.. Gjyshat t' one , eh pacin drite! Njerz kok trash, kurrgja skan dijt: Jan kene t' hutuemun!.. Ata t' mjert s' kan dijt at hera, As buon giorno, as kali spera, As sabah sherif teheir-osllun! Na sot jem per t' u luvdue, Dijm me fol, me bisedue, Nga mendja jem holluemun! Cojme n' dhe t' huej djalin m' u msue, Kombin t' one m' e perparue, Dhen t' one m' e nderumun; Rri ne shkolle djali pes-gjasht vjet , Kur vjen n' shkoder , shqyp nuk flet, Shqypen ka harruemun!! Kur flet SHqyp, asht cud m'e ndi Gjys-per-gjys tue e perzi Me fjalt' gjuhve t' hueja!.. Thote: me thane la verita Ktu ne shkoder sot dicka Civilizuemun... La gioventu ka studiue Di me fole, me ragionue, Po m' vjen mire: bravissimo. Veramente, n' shkolla t' hueja Me kene me studiue dhe grueja, Kish me u ndrite il popolo; Se n' dhe t' huej asht rispettata, Grueja asht emancipata, Nuk asht schiava e burrave!.. Dhe kah ana e Toskenis Ku jane shkollat e greqis, Cud asht me i ndigjuemun; Atje Toska t' thot gjith hera: Mire mbrema, kali imera Si te kam , kalamoise?! Thuej : c' po bahet nga greqija? T' thote: atje asht elefterija, Bota esht e gezuar!! Nga Jakova e nga Prizreni, N' Stara Serbia(:!)ku i krishteni Msohet n' shkolla t' Serbeve, Tue fole SHqyp t' thot me pa hir: Si je brate, nadja e mire, Dobro itro, kakoti?.. E kshtu gjuha po shemtohet, Dhe kshtu kombi po mjerohet nga shkollat e hueja!.. 1898. ---------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 01:00pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | PLEQNIJA O pleqt e dashtun, pleqet e bekue, Dy fjal po i flasim permbi pleqni, Si ju edhe un keq jam plakue, Por, kadale t' flasim , kush mos me ndi! Si gjetht e mandit qi n' dimen bijne , Shpenset e tij grihen, natyra e ndine Se s' punojne gliqet si tjeter here! Ata qi kemi njoft,te gjith kan dek, Q'i kemi dashtun e n' a kan dasht Ne rini t ' onen...e s' n' a ka mbete Vec se kujtimi i kohes s' lashte! Dora n' a dridhet, floket jan zbardhue, 'Dhe drita e synit nise me n' a lane; Me shkop po ecim per mos m' u rrxue, 'Dhe veshet s' po ndjene, kanekane nise m' u zane! Kot mbahet plaku si burr i forte, Eshkon e rruhet dy here ne jave; Por... t' rijte e shohin se asht ba per shporte; Edhe po piqet si mishi n' tave! Kot flet e qeshet me t' rije t' reja, Kot e mba vehten si gjeli n' pleh, Se me ate tallen' dhe grat' e veja Kur shohin plakun si do m' u ngreh! Por!...s' asht nevoja kot m' u idhnue, Gjith here plaku per nder asht kene; 'Dhe ner gjith shpijat per m' e nderue Ne krye te vendit plakun vene. T' gjith pyesin plakun,t' tane e ndigjojne, S'e dijne se plaku e ka urtine, 'Dhe ner ngaterrime te plaku shkojne, Me arsye t' plakut e gjejne dobine. * * * S' po flas per plakat,as s' kam c' me thane, Se s' kam pa plaka un njiher: T' tana jane t' reja,per gjith vend jane Si njajo luja qe cile ne prandvere. Nana e pare , Eva, i ka urue, I ka thane: qyrni, o femijete mij, Ma vone njerzit kane per t' u shtue ,,Gjith here m' a paci flokun e zi!'' Floku i bardhe m' krye kurr mos t' u mbese Por qofshin thijat per burra e pleq; Se burri o t' mjera, asht i pa bese, E... shiqon t' rejat: mos Zot ma keq!... 'Dhe i ka dhane grues kto msime tjera: Kur te kesh mbushun vjetet katerdhete, Coju si dielli kur del prendvera, E thuej se s' ke vec se tridhete. Folni edhe qeshni e bisedoni Ka hije fjala e grues s' re : Cakun e urtise mos e kaloni, Gjith here urtija asht nder per ne. Vjeher kur t' bahesh, mendo o grue, S' edhe ti nuse ke kene nji here , 'Dhe si ti reja dishron me gzue, S'asht rob i blemun me fjale m' e there. Ashtu edhe reja duhet t' mendoje Me kene per vjehren e saj si bi: Gjuha gjith here mjalt te pikoje Se gjuha e ambel lumnon ne shpi. N' Hadet (Libano) 14 Qershor 1931 * [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:59pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | KOMBIT T' ONE Vime nga Pelasget,njerz te lavduem C'ne kohet e vjetra te njerzize, Jemi t' permendun e te nderum C' ne kohe te mocme te historise. Komb kreshnik jemi ushtare, Kemi luftue trimnisht gjithmone, Nga Shqypja kemi emnin Shqipetar, Me Shqype kemi flamurin t'one . Asht mjaft i vleret kombi' i Shqyptarit, Me te mira Zoti e ka begatue; Por... c' se pat ramun n' dore t' barbarit, Ky komb i ndercim keq asht mjerue! Ne mest t' one solli anmiqesine, Vllaznit me vllazen t' vet i helmoi; N' a hupi nderen e bashkine 'Dhe n' faqe t' botes keq n' a turpnoi; Fjalt e anmikut tue i ndigjue " Baba Daulet (?!)" s' asht tue n' a lane Ne Shypnit' onen Shqyp me na mesue, E n' shkolla t' hueja fmijet t' one po nxane; Per me n' a mbajtun ne robeni, N' a suell mjerime, n' a ka rrenue, E drejta hupi,e ne Shqypni Nuk ka Shqyptari ku me ankue!.. Coniu nga gjumi birt e Kastriotit, Se robnija turp asht per trimnin; Coniu bre burra,per Emen t' Zotit, Ner male e n' fusha qitni kushtrimin! Coniu sokola, coniu nji here, Cou, njeshi armet burr' i Shqypnise: Perpara botes s' ka robi ndere: Turp asht per trimin zgjedha e robnise!--- 1899. ----------------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:57pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | MALEVE TE SHKODRES Gjith here n' mend u kam malet e dashtnue, E zemra e ime n' dhena t' hueja keq lengon; Tridhete vjet te gjata , o male, kam kalue, Tridhet vjet qi zemra ime po i deshron ! Po , gjith here u kujtoj!...N'at kohe kur prendojne Hyjt,edhe kur dielli malet i praron ! 'Dhe kur zogjt ner gema t' lisave kendojne Kangen aq t' bukur qi n' a Permallon !... Po gjith here u kujtoj!...Me u sose kur t' jet nisun Dita, dhe kur dielli mbas malit kalon; 'Kur hana e bukur , si nuse e stolisun, Del, e me drite t' sajen shkodren e zbardhon!... Oh ! gjith here u kujtoj!... Kur nise me dale vera, Mal' e cuka e kodra kand-e-kand lulzon, Kur vjen vapa e gushtit - edhe kur at hera Vjen vjeshta e bekume qi me peme n' a gzon!.. Po, gjithhere u kujtoj !.. Dimni kur afrohet, E kur n' voter t' eme zjarmi flakuron; Tham: n' Shkoder me bore tash mal e koder mbulohet, Fryjne me duhi ernat e uji akullon ! .. Dhe naten kur bota n' gjume asht tue pushue, Shkoj me fjete, por mendja atje fluturon; Se n' ander u shof, o vendet e dashtnue, E prej mallit zemra ime gjak loton !.. 1922. ------------------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:56pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | MAJI Vjen muji i luleve, t' kaluemen Prilli, Te gjith male e fusha veshen e lulezojne; Eren ma t' kandshmen e shpraze drandofilli, N'gemba t' tij bylbylat nisin e vallzojne; Rrezet e shkelqyeshme n' mjes i flakron dielli, Zogjt tuba tuba me gezim fluturojne, Rrogojne bujqit arat, tui kendue gjith cilli, Berret n' bjeshke t' malit blegtoret i cojne. I mallshemm per njerin asht muji i majit, Lulet jane shemtyra e shpreseve t' djelmnise, At here kur s' dihet vec se emni vajit... Gjith nder lule jeta , se shkon , pace kujtue, Por shpreset e mija , c' se dola prej Shqypnise, Si lulet e Majit jane bjerre e kane shkue !... 1900. --------------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:57pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | NE DITEN E LIRISE S' ONE Mire se erdhe, me rreze rrethue Diell, i bukur i dites s' Lirise, Qi shkelqen sot n' dhena te Shqypnise Ku Shqyptari robnijet peshtoi ! Oh! sa e bukur kjo dite e bekue Vllaznit t' one, sot, gjith-kah po gezojne, Zemrat t'ona sot t' gjitha kendojne Lirine shejte qi kombin gjalloi ! Oh sa i bukur Flamur' i nderum, Gjith me lule te njoma stolisun; Dhe sa e bukur n' pelhure e qendisun Shqypja e burrit qi pruni lirim ! Sot n' dhe t' onin pleqt t' one te gezuem, Ket Flamur shejt me malle e shiqojne, Burrat e nuset e cupat kendojne Kngat te luftes qi suellen bashkim! Me gazmend qi ka robi i lirue, N' male e n' fusha vikate brohorija, Fusha e malet thone :"rrnofte Shqypenija, Se sot robi lirimin e gjet!" Shprazi, shprazi o diell' i bekue, Gjith-kah shprazi ato rrezet te arit, Gjith-kund shprazi ku djal'i shqiptarit Ka derdhe gjakun per kombin e-vet ! Se ai gjak i bekuem po ngrofet, Se fatosat e-vdekun gazmojne, Tue pa vllaznit e-tyne qi gezojne Lirin shejte qi kombin gjalloi! Skander Begu nga vorri n' a cohet Lod gazmendi nga synit tue pikue, 'Dhe con doren e-ti me bekue Ket Flamurin qi kombin lumnoi ! - 1912. ------------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:58pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | MSIMET E HARAPIT Mos thuej se asht i vorven (1) nj'q'kane vdekun Prindet, dhe i vobet (2)keq n' rruge ka mbetun ; Por ka mbete i vorfen nj' ai qi ne rini As urti s' ska msuemun kurr, as dituni. Se gjaku as gjinija djalin s' e nalton, Por veprat e mira ata vec e cmojne: N' dac me t'nderue,djal,t' nderon vec urtija, E n' dac me t' naltuemun,t' nalton ditunija. Mos thuej kurr pse paske t' holla je zotni, Ty aret e bashtinat nuk t'japin madhni: Zotni per me t' thirrun duhet te jesh bujar E zemra edhe gjuha duhet t' pikojne ar. Oh ! mos te genjeje mendja kot me n'a u madhshtu Ne qofte se katundi kryetar t' ka vu : Drejtesi po s' pate ,emen s' ke as ndere, Se m'je si rrshiqi i mbushun me ere; E lisin ma t' naltin ma shum e tundin Ernat, dhe goglat me pa-hir j' a shkundin. 'Dhe deka asht per t' drejtin ndere e bukuri, Ma e bukur se dita e marteses s' ti. * * * Oh mos thuej, cupe, je e re, mos thuej,je e bukur, Se cmimin ma shum nuk e ke, vec sa nji flutur ! Por cupen e bukur urtija e lulzon, Edhe para botes bukuri m' i shton. E cupa puntore?..Ajo vec ka shum ndere, Se ajo asht si dielli qi ndrite ne prandvere, Ajo asht si zana qi gazmend i nep Gjinis s' saj e nji dit edhe burrit t' vet. Grueja!.. oh grues Zoti n' a i ka thane , Me j' u ba ndime burrit e fmive t' vet nane; Nuk njehet per grue ajo qe per ftyre E hup kohen e vet m' u hieshue n' pasqyre, E cupa edhe gruaja per me ken e urte, T' ult do t' a kene zanin e gjuhen e shkurte; Sepse gjuha e femnes nji pushtet t' madh ka Zemrat me i pajtuemun a me i djege, me i vra... Femna ka mjalten qe fik idhnimin Edhe n'mest t' anmiqven' n' a sjell dashtnimin; Por ... ka edhe helmin ne gjuhen e vet , E ne gjuh ka zjarmin qi ndez nji gjytet !.. Pra, vesha as mbatha femnen s' e nalton, As pektat e ' arta turpin nuk e mblojne: SHkrolat e lulzueme dinarin s'e cmon, Vec ari kulluemun ai vjeftim i shton. 1922 ------------------------- [ Edited Wed Aug 13 2008, 12:59pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | lissandro ka shkruar: SI PO PRISHET GJUHA SHQYPE?.. Gjyshat t' one , eh pacin drite! Njerz kok trash, kurrgja skan dijt: Jan kene t' hutuemun!.. Ata t' mjert s' kan dijt at hera, As buon giorno, as kali spera, As sabah sherif teheir-osllun! Na sot jem per t' u luvdue, Dijm me fol, me bisedue, Nga mendja jem holluemun! Cojme n' dhe t' huej djalin m' u msue, Kombin t' one m' e perparue, Dhen t' one m' e nderumun; Rri ne shkolle djali pes-gjasht vjet , Kur vjen n' shkoder , shqyp nuk flet, Shqypen ka harruemun!! Kur flet SHqyp, asht cud m'e ndi Gjys-per-gjys tue e perzi Me fjalt' gjuhve t' hueja!.. Thote: me thane la verita Ktu ne shkoder sot dicka Civilizuemun... La gioventu ka studiue Di me fole, me ragionue, Po m' vjen mire: bravissimo. Veramente, n' shkolla t' hueja Me kene me studiue dhe grueja, Kish me u ndrite il popolo; Se n' dhe t' huej asht rispettata, Grueja asht emancipata, Nuk asht schiava e burrave!.. Dhe kah ana e Toskenis Ku jane shkollat e greqis, Cud asht me i ndigjuemun; Atje Toska t' thot gjith hera: Mire mbrema, kali imera Si te kam , kalamoise?! Thuej : c' po bahet nga greqija? T' thote: atje asht elefterija, Bota esht e gezuar!! Nga Jakova e nga Prizreni, N' Stara Serbia(:!)ku i krishteni Msohet n' shkolla t' Serbeve, Tue fole SHqyp t' thot me pa hir: Si je brate, nadja e mire, Dobro itro, kakoti?.. E kshtu gjuha po shemtohet, Dhe kshtu kombi po mjerohet nga shkollat e hueja!.. 1898. ---------------------- Kjo asht me te hedh dekun prej te qeshunit ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | D I M N I Trishtim sjell dimni, m' bahet se po m' shkrihet Permallshem zemra qi nuk di me diftue, Gembat e lisit lkunden gjith e ndihet Kah po i rreh murrlani sikur me gjimue. Bima prej brymet e akullit po ngrihet Hidhen gjethet e mandit poshte tue rrokullue Me duhi fryn era, edhe qilla xihet Bje shiu, dhe vetima vjen tue bumbullue. Dhe kur bje bora, ateher gjith zbardhohet Mali edhe fusha; vec kur j' a nise me ardhe Prendvera, rishtas toka prap lulzohet; Oh! por jeta e nierit ne mbarim kur mrrijne, Edhe bora e pleqnise flokt e kres i zbardhe, Prendvera qi prap vjen, jeten s' e pertrine ! 1899. ----------------------- [ Edited Mon Sep 22 2008, 04:32pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | B U R R I (Pyrrhus) --Une SHqypja jam, por nalt me fluturue Pa ju nuk mundem,ju jeni flatrat t'mi ! -- Keshtu i thote Burri ushtris s' vet t' lumnue Kur e mblidhte e bahej gati n' lufte me u pri . Kur ndieu se Roma , boten me mjerue, Kand -e-kand shum lufta ishin tue pertri: --Me Romanet----tha--t' shkojme, o djelm, me luftue, E t' merret vesht c' burra lejne te na n' Shqypni ! -- Atje u nis edhe urysh ushtris s' Romes i ra ,(1) Trimnisht n' at luften qi kurr nuk harrohet, 'Dhe u bind n' anmikun aq trimni tue pa.(2) Prap, n' tjera lufta, mbas ksaj luftes leshohet,(3) Shqyptari ndezun me nji guxim, qi sa N' luftaret t' nderuemun Mbret Luftar emnohet. 1897 -------------------- N' Eraklea,280 vjet para J.Krishtit. [ Edited Mon Sep 22 2008, 04:33pm ] Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | NJI ANDER VJERSHE E KUSHTUME TRATHTORVE T' ONE... Le souvenir a des instants d' agonie bien amere... * * * Nji nate, n' javen tjeter,rash ne shtrat me fjete, Zemra m' ish helmue, gjumi m' kishte trete, Mejtoshe c' po vuejne tash burrat e Shqypnise Prej disa halldupve n' sherbim t' qeverise, Prej trathtorve t' kombit,qi per me fitue, Kundr' atdheut veprojne,Shqypnine me shemtue; E keshtu i helmuemun nuk dijta se c' tham, Shava t' tane njerzit ' dhe baben Adam! N' ket idhnim gjumi m' kishte ardhe, E... nji plak me mjeker t' bardhe Erdh, me petka porsi bore Edhe me nje shkop ne dore : ------C' ke, bre bir- m' thote -c ke me mue, Qi m' ke sha e m' ke trazue? ..- - M' ndiei,o plak - thace,gabim ke, - Nuk t' kam sha as s' di kush je ! - Nuk po m'njeh - tha - m' shiqo mire: Jam Adami plak,bre bire! - Sa e njohta Adamin t' drejten i diftova, Se me njerzit e botes shum keq u zemrova, Qi Shqypnin po e hupin keta njerz t' keqij, Kta trathtore t' kombit qi jane fares s' tij. -Fares s' ime ? mos xen bese! - Tha - j' u ngrehne flokt e krese. - O babe - thace - bota nji tjeter Nuk ka pase, se ti ma t' vjeter ...- - Po baj cude - tha - me t' vertete S' po di, Eva, ku i ka gjete, Kta trathtor te patyzone Qi turpnuene emnin t' one; E ... me idhnim briti tue thane : ''Fares s' ime kta nuk jane !,, Se ... me kene t' ont - tha tue qa Gruen kishe tash m' e nda !!.. Por kta njerz kane le ma vone Prej Kainit t' patyzone, Qi ka mbytun vllan e vet, E nder ' ta mallkimi vret, Vret mallkimi i Perendise, Q' i turpnon para njerzise ! 1900 ---------------------------- Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | shko dallendyshe asht ne total nji nga te preferumet e mia, perle Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | "K U SH T R I M I,, La trompette a jete le signal de alarmes: Aux armes ! et l' echo repete au loin :Auxarmes! Lamartine Kur dhene t' one n' rrezik e kemi, Pleq e t' rij cohemi m' kambe, Mal ne mal vikate kushtrimi, Kalon zani ane per ane ; Gjith kush asht shqyptar lekundet , E rrok pushken gjith kush mundet Tue vikate ,si c' kemi zakon: "Bini burra anmikut t' one !" Bini burra anmikut t'one! Thrrasin nanat djelmnise! Bini burra anmikut t'one ! Gjimojne malet e Shqypnise. Gjith kush asht Shqyptar lekundet E rroke etj. Nuk n'a ndane kisha as xhamija, Te gjith lidhemi me nji bese, Urysh n' lufte bie djelmnija Marre kombit mos ti mbese. Gjith kush asht Shqyptar lekundet, E rroke etj. Me gjak t' vet n' a kane lane shkrue, Babat t, one n' fushe t' ushtrise: Djal mbas djalit qofte turpnue Ai qi s'i del zot Shqypnise! Gjith kush asht Shqyptar lekundet E rroke etj. Se n' ket dhe jane shpijat t' ona, Fushe e male t'onat jane ; N'dhenat'ona anmiq nuk dona, Votrat t'ona anmiq xane ! Gjith kush asht Shqyptar lekundet, E rroke etj. Gjuha Shqyp gjith kahe ku flitet Dhe ku lene burr'i Shqypnise, N'qofte se anmiku po afritet Ndeshe sokola n'lame t' ushtrise. Gjith kush asht Shqyptar lekundet, E rroke etj. Keto vende,Shqyptart me vlere, I kan la me gjak t' djelmnise, Jane t' urueme, dhe gjith here Jane vakyfi i Perendise ! Gjith kush asht Shqyptar lekundet, E rroke,etj. Jemi bijt e Kastriotit, Per soj na e kem burrnine: Tym e flake,me ndime te Zotit Shprazin malet per Shqypnine Gjith kush asht Shqyptar lekundet E rroke pushken gjith kush mundet Tue vikate, si c' kem zakone: "Bini burra anmikut t'one !" 1898 ---------------------------------------- Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Sipri vorrit të nji grekomanit Shqyptari kishte shkrue: N’kët vòrr po kalben eshtnat t’njí qyqari, Qi turpnisht jetën e vet e ká shkue; Shqyptar, për fat t’zij edhe bír Shqyptari, Punoi për Grekët, Shqypninë me tradhtue: TRADHTUER emnohej, sa ish gjallë ky i shkretë, E tradhtuer emnin ká m’e pasë për jetë: Greku kishte shkrue: Këtu po kalben kocat t’nji Shqyptarit, Qi me mish e me shpirt punoi për Greqinë; Nevojë kem pasun për shërbim t’qyqarit, Me t’holla e ndera j’a paguem dhelpninë Por… bésë s’ka Greku n’at nierín qi shèt Atdhenë, kombin; dhe vllaznit e vèt....! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Për Kolegjin Françeskan të Shkodrës Veshë me zhgun, me litár ngjeshun, U thaçë prindve: lamtumirë! Sot prej gëzimesh s’botës i zdeshun, Te Sh’Françesku gjeta hirë; Dhe po shkoj në shkollë t’vorfnís Me u bâ Frati i Shqiptarís; Dhe atje mbasi t’kemë mësue, Dhe kur t’bâhem Meshatár, Do t’dal Shqip me predikue Gjithkah janë Vëllazënt Shqiptarë: Me u mësue Ligjin e Dashtnís. Se jam Frati i Shqiptarís. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Nji lutje Të nderueshmit Dom Ndoc Nikaj Me më nxjerrë nga prifti i famullisë së Shkodrës diftesën e pagzimit Shum herë kam pasë dashtë me t’shkrue e dishroshe Me t’u lutë për nji nderë, por prap tue mendue, Pa udhë shifshe me t’besdisë, e ndroshe, Se vishtirë m’vite, Zotní, me t’trazue; Sot guxim mora, po t’diftoj se doshe Me t’u lutë (e shpresoj se s’ké me pritue) Ktú n’dhé t’Misirit te shkrueme të m’a çoshe, Vjetin e mojin e ditën qi jam Pagzue. Bora j’a nisi m’krye t’im me ramun Flokt po zbardhohen, dhe mjekër e mustakë Po thihen, e n’pasqyrë po i shoh, tue qamun! Mbas qi flokt e bardhë pra janë shej i pleqsisë, Me dijtë sot po due a me t’vërtetë jam plakë A po para Sh’Andrejt bora ja ka nisë! [ Edited Tue Feb 21 2017, 09:25pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System