Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Vorea Ujko |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Ka lindur në fashtin Firmo (Kalabri, Itali) më 1931 dhe ka vdekur më 1988. Ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë. Ka botuar librat me poezi: "Zgjimet e gjakut", "Kosovë", "Mote modernë", "Stinët e mia" etj. Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht të gjithë poetët e rinj arbëreshë, që t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Burimi Duke ndjekur gjurmt e stergjyshve kam ecur pesqind vjet me keng arbreshe ne buze e sot ua gjej burimin dhe i lisave, i ernave i fshatarve, i puntorve un jam vlla. E shenjtë kjo tok, i shenjtë ky qiell e nga te gjith un ndihem i mbrojtur dhe juve jua fal kengen time. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Ne aeroport Gusht i vonuar. E un i kredhur ne zhegun e aeroportit të Tiranes shijoja nje dit fmijnije duke kërkuar fillin e bjerr. Nga pista e fluturimit një ze me thirri: Mirë se vjen vlla Vore! Prej kah vinte ai ze? Ishte vallë zeri i babës apo zeri i vellait? Të dallova e m'u duke një shtegtar udhtimesh te gjata nën qiej te shndritshem. Degjova përshendetjen e ngroht dhe pashe fytyren e bute ku lexova sihariqe të sigurt. Nga sa mot ne u kishim ndare? Oh, rrahje zemre! Askurr s'kam qene ashtu i leht në hovin tim te paster. E me rrethuan krahe. brenda një rrethi vllazrie. Pastaj vrapuam drejt Tiranes dhe e ndjeva veten një zog me cicrima dielli në gjoks. Gra të gzueshme neper fusha i buzqeshnin birit qe kthehej. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Arsyja qi vendosa me postu da poezi t'vorea ujkos, asht per t'vetmin fakt qe me na rikujtu tanve se si arbresht kan rujt hala gjuhen edhe traditat shqyptare. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Natyrë Tek vrapoja me nëntëdhjetë u ndesha me një bagëti. Ndala sa të kalonte e nga xhami i makinës unë vështroja fushën e blertë dhe malet me borë përpjetë. Më arriti në flegrën e hundës aroma e deleve e më kapi një lakmi jete të thjeshtë. Nëse do të kisha qenë më i guximshëm, do ta kisha lënë makinën për të ndjekur delet bashkë me barinjtë. Çfarë këngësh, midis malit dhe fushës. Këndova brenda makinës gjatë tërë udhëtimit. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ulqini E zgjedhur ne veshtrim te pare e stolisur per mua per nje mbremje vallzimi Nata jote nje dite dita jote nje jete! E jeta ime rrumbullake shtrihet mbi aventuren e valeve duke harruar gryka ankthi te perhapura ndaj meje Neper rruget e tua une gjeta rruget e mia e shkova posi enderr ne shkelqimet e dites ne hije te mbremjes Degjova kenge te fjetura qe me celen buzen dhe drodha valle me hapa femijnie ne nje amfiteater te pakufishem perballe horizonteve te papritura Por ti je nuse apo moter? Shtepi ku une mora fryme tek ti do te kthehem qe ta shuaj etjen e shpresave ta fuqizoj ndiesine e vellezerve. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Moment Arberesh E dua kumbonaren bizantine ne mes te qiellit te kaltert qe pingultaz zbret ne shpirtin tone ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje dhe vajza e endrravet bisedon kokulur ne pragun e deres. Keshtu pergjumshem e vetmitar me vijne para sysh levizjet e femijnise dhe fytyra fatkeqe e Garantines. Dhe arrin nga largesia e hijevet troku i kalit te Konstantinit qe qaset me shpatulla vdekje. Dhe nje jehone arbereshe deperton ajrin e zemren e ngjitet perpjete si mister me flatrat e veta te lehta e rrok kacavarset e murit rrok heshtjen rrok gjakun tim. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Fshatare e bukur Fshatare e bukur E zeshket nga dielli Ma jep nje puthje? Popo jo, trimi im, Pse keto peme nuk kerkohen Nuk shiten dhe dhurohen Po vilen me dy. E po tash une vetem Fshatare e bukur E zeshket nga dielli Edhe une jam vetem E po vjelim me dy Popo jo, trimi im Pse keto peme jane te tharrta Jane ende aguridhe E po do te embelsohen Kur dashuria te bjere ne to Fshatare e bukur E zeshket nga dielli... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Hapma deren zonja mėmė Edhe sivjet, moj nene Nga mergimi i shkrete me dogji malli per ty, Une e di qe ti e prisje birin tend te larget, e qave fshehurazi kur s'pate mundesi ta perqafoje. Ndjeme, o e paharruara, Mos qaj, pse mjafton sa qave per bijte gjate shekujve. Ti e di, nene Shqiperi Qe une s'kam asnje faj nese jetoj larg teje, ashtu ka qene fati i shkrete E eshte e kot t'i kujtojme hallet. Ererat kane fryre mbi mua Deborerat kan rene mbi mua si dhe mbi koken tende, Por mes ererave e deborerave fytyra jote e larget me forcoi e me ngushlloi. Ti paske qene dhurata qe nuk e bleva ne pazaret por me vinte nga gjaku, gjithmone e kerkuar te vorbulles e jetes endacake. U krenova melegjendat e tua dashurova me fjalet e tua Qava me vajtimet e tua E tash ne buze te se kaluares e seardhmes I drejtoj ende syt nga ti e prej se largu ndjek emrin tend dhe orvatem te te mbaj lart. Leri dyshimet e mos mendo, qe une do te doja te kisha nje pretendim te padrejte privilegji Une do te doja vetem te isha biri yt, si te tjeret Ashtu un e di e i ardhur nga lufta e jetes une i bie deres sate: Hapma deren, zonja mėmė Se yt bi jam une , o nene... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Një grusht dhe Një grusht dhe të tokës sime: baltë, shi, stuhi, diell aromë e freskët kashte dhe bukë të munduar. Kam një grusht dhe të tokës sime që më thërret në dorë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Vorea Ujko - Domenico Bellizzi (1918–1989) ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System