Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Tue Jul 01 2008, 11:29pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Çdo gjë rreth Kimisë...



[ Edited Tue Jul 01 2008, 11:30pm ]
Back to top
::bud::
Thu Oct 02 2008, 01:11pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533

Tabela Periodike trokit ketu

Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike ( substanca te perbera)
Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik.
Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme.
Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori,bromi e jodi.
triada e metaleve alkaline,ku renditeshon Litiumi,natriumi e kaliumi.
Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po kështu oksigjeni,squfuri,arseniku,antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike
Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik.
Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike.
Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.

Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev.
Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike
Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot.
Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.

Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford,fizikanti anglez Van Den Brok,vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk.
Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X
Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot.

[ Edited Fri Oct 03 2008, 11:12am ]
Back to top
::bud::
Fri Oct 03 2008, 11:04am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies.

Disiplina të kimisë
* Kimia organike
* Kimia inorganike
* Kimia fizike
* Kimia analitike
* Biokimia
* Kimia farmaceutike
* Kimia industriale
* Kimia ushqimore

Disiplina të tjera
Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.

Konceptet bazë

Atomet dhe molekulat
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
* Struktura e atomit
* Tabela periodike
* Numri atomik, masa atomike, numri i mases
* Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet
* Molekula dhe struktura molekulare
* Jonet, anionet dhe kationet
* Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti
* IUPAC, Emertimi kimik

Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.
* Lidhja kimike
* Lidhja jonike
* Lidhja kovalente
* Lidhja hidrogjenore
* Forcat e Van der Valsit

Përbërjet kimike
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.
* Përbërja kimike
* Përbërja molekulare
* Përbërja organike
* Përbërja jonike
* Acidet
* Bazat
* Oksidet
* Kripërat

Gjendjet agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë faza. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
* Gjendjet e materies
* Gazet
* Lëngjet
* Të ngurtat
* Tretësirat

Ligjet e kimisë dhe fizikës
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
* Ligji i ruajtjes së masës
* Ligji i veprimit të masës
* Ligji i gazeve ideale
* Ligji i Hesit
* Ligji i Gei-Lysakut
* Ligji i Van der Valsit
* Ligji i Daltonit
* Ligji i Henrit
* Parimi Le Chatelier
* Ekuilibri kimik

Mekanika kuantike
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe kakarakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
* Elektroni
* Protoni
* Neutroni
* Orbitali
* Parimi i përjashtimit i Paulit
* Konfigurimi elektronik
* Mekanika kuantike
* Bërthama e atomit

burimi:wikipedia.
Back to top
::bud::
Fri Oct 03 2008, 11:07am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533

1.Ajri eshte lende e gazet e tjdukshme qe e mbshtjedh token e cilaperbehet kryesisht prej azotit ,oksigjenit dhe dioksid karbonit.
2.Atomet jan pjes me te imta te elementit te cilat I ruajn vetit e tyre.
3.Izotopet: atomet qe kan numer te njejt por ndryshojn pernga numri I mases quhen izotope.
4.Masa atomike relative e nje elementi Ar(X) tregon sa her eshte me e malle masa e atij atomi (m)ne krahsim me 1/12 pjes te mases se atomit te karbonit.
5.Masa molikulare relative eshte numri qe tregon per sa her masa e nje molekule eshte me e madhe se 1/12 pjes e mases se atomit te karbonit.
6.Vetit e elementeve kimike jan funksjone perjodike te numrave atomik.
7.Molekula jan pjes me te imta te substances te cilat I ruajn te gjitha vetit kimike.
8.Jonet me ngarkes eletrike positive quhen katione ndersa jonet me ngarkes negative quhen anione
9.Lidhja jonike eshte terheqja elektrostatike e joneve me ngarkesa te kunderta.
10.Lidhja kovalente formohet me qifzimin e elektroneve te atomit perkatese.
11.Aftesia e atomit te nje elementi qe te lidhet me nje numer te caktuar atomesh te nje elementi tjeter quhet valenca.
12.Valenca e nje elementi eshte numer qe tregon se sa atome te hidrogjenit mund te lidhet nje atom ose sa atome te hidrogjenit mund te zavendesojn nje atom I ktij elementi.
13.Azoti ne ajer e perben 78.08 litra Oksigjeni 20.95 litra Gazerat inerte 0.94 litra dhe dioksid karboni 0.03 litra.
14.Egzistoj dy lloje te molekulave at te ndretuara prej atomeve te njedhojta dhe prej atomeve te ndryshme (molekula e komponimve kimike).

[ Edited Sun Apr 26 2009, 12:59pm ]
Back to top
::bud::
Sun Apr 26 2009, 01:01pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533


trokit ketu per transferim.
Back to top
::albweb::
Sun Apr 26 2009, 01:43pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
::bud:: ka fillu me te pelqy Kimija ??



Back to top
::bud::
Sat May 02 2009, 06:48pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Asht interesante edhe pse qe qet mend e kres jasht kajhere.
Back to top
::bud::
Sat May 02 2009, 06:57pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533

Diamanti
Minerali diamant është modifikim alotropik i karbonit. Diamanti është materiali më i fortë që gjindet në natyrë. Diaamanti ka shkalën më të lartë të shkrirjes (3820 K ose 3547 °C).

Sipas Mohsit ai zë vendin e parë me fortësi 10. Në shtypje normale atmosferike dhe në temperaturën e dhomës ai termodinamikisht është jostabil dhe mund të shëndrrohet në grafit, mirëpo ai shëndrrim është aq shumë i ngadalshëm prandaj praktikisht dijamanti konsiderohet si substancë stabile.

Në natyrë haset në dy forma kristalore në formën kubike dhe heksagonale.

Diamanti kubik


Dijamanti në natyrë gati ekskluzivisht paraqitet në formën kubike. Diamanti krijohet në vullkanet e gazit, me ftohjen e shpejtë të materialit eruptiv të cilat i janë nënshtruar shtypjes ekstreme. Diamanti kubik kristalizon në formë të rrjetit, në natyrë haset si kristal në formë të okteaedrit.

Diamanti heksagonal

Diamanti heksagonal krijohet në sasi mikroskopike gjatë goditjeve të meteoritëve në tokë. Ky lloj diamanti mund të krijohet në mënyrë aartificiale.

Përdorimi

Diamanti për shkak të fortësisë përdoret si mjet për prerje, shpuarje, gërryerje dhe për lëmuarje.

Me prerjen dhe lëmuarjen e diamanteve të cilët në natyrë kanë formë jo të rregullt dhe papastërti të ndryshme fitohet brilanti i cili përdoret si stoli apo pjesë e stolive në kombinim me arin ose argjendin.

Sot rreth 40% e diamantit prodhohet në mënyrë artificiale.

Përafërsisht 49% e diamantëve vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, po ashtu miniera të tjera janë të gjetura në Kanada, Indi, Rusi, Brazil dhe Australi. Ai gjindet në brendësi të thellë të tokës, aty ku presioni dhe temperaturat e larta i mundësojnë dijamantit të formohet, dhe nxerret në sipërfaqe. Nxjerrja dhe distribuimi i diamantëve natyrale është shpesh në shënjestër të konfliktëve.

Struktura e animuar e diamantit kubik.


Brilant


Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2878 sec, 0.0887 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 2,657kB