Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gonxhe Bojaxhiu (Nene Tereza)
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Sat Mar 28 2009, 07:37pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
NENE TEREZA dhuroj jo vetem jeten e saj besimit katolik,por ajo ndahu cdo gje me te varferit si ate materiale dhe mbi te gjitha shpirterore.ajo ndihmoj njerezit pa dallim feje apo racet.pa dallim ngjyre apo zakoni. ja disa thenje te saja:
“Mua ma kanë dhënë Dhuratën Nobel për paqe. Unë nuk kam kurrfarë nevoje për këtë mirënjohje, as për të holla, por këtë ma kanë dhënë mua, sepse kanë menduar t’i ndihmojnë me këtë të varfërit, të cilëve ne u shërbëjmë, sepse të gjithë janë vëllazërit dhe motrat tona...
Atë qka jeni duke bërë për mua, nuk e bëni vetëm për mua, por për të varfërit e mi, për Krishtin i cili vuan në ta...
Mos grumbulloni për vete shumë pasuri mbi tokë, ku tenja e ndryshku i brejnë e ku vjedhësit birojnë muret e i vjedhin, por bashkoni për vete visare në qiell, ku nuk i brejnë as tenja as ndryshku, ku vjedhësit nuk i birojnë muret e s’mund t’i vjedhin. Sepse ku është visari yt, aty ka për të qenë edhe zemra jote”.

Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!

"Të varfërit janë shumë të pasur në shpirt dhe kanë nevojë të madhe për t’i pranuar, për dashuri e pastaj edhe për t’u ndihmuar...
Për t’i kuptuar sa më mirë dhe për t’iu ndihmuar të varfërve ne lypset të jetojmë si ata, në varfëri. Vetëm një gjë na dallon në mes veti: ata janë të varfër dhe të mjerë padashtas, sepse janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne e kemi zgjedhur vullnetarisht dhe lirisht varfërinë”


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
::bud::
Sat Mar 28 2009, 08:04pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
shkodra ka shkruar:

complimeti per shkrimin e temen bud......besoj se eshte krenari e madhe per katoliket shqiptare...........
guest ti shifesh najt here kur duhet me hesht flet e ja ban ne te muhabetit no comment.................



Nan Tereza duhet te jete krenari per tan shqiptart, sepse ishte shqiptare ne radhe te pare.
Back to top
belgium
Sat Mar 28 2009, 08:13pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ZOTNI BUD, ME FAL SE PO NDERHYJ POR MOS HARRO KUNDERVIMIN E SHQIPTARVE QE ISHIN KUNDER NGRITJES SE SHTATORES SE NANE TEREZES NE HYMJE TE SHKODERS? E MAS THUJ SE ASHT KRENARI SOT PEr TE GJITHE SE PO TE ISHTE SDO KISHTE PAS AQ SHUM DILEMA QE TASHMA JAN FOL E STERFOL ...E ARRITME ME VENDOS NAN TEREZEN TE SHKALLET E TELECOMIT...

[ Edited Sat Mar 28 2009, 08:14pm ]
Back to top
::bud::
Sat Mar 28 2009, 08:47pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Me te thane te drejten as qe me ka shkumendja te ky aspekt. Siq e thash edhe ma perpara ajo ka kene shqiptare dhe jam krenar per veprat e saj.Qfaredo lloj besimi te kete pase, per mu ajo asht njo Icon frymzimi.
Back to top
belgium
Sat Mar 28 2009, 09:17pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
::bud:: ka shkruar:

Me te thane te drejten as qe me ka shkumendja te ky aspekt. Siq e thash edhe ma perpara ajo ka kene shqiptare dhe jam krenar per veprat e saj.Qfaredo lloj besimi te kete pase, per mu ajo asht njo Icon frymzimi.


nejse por po elejm si thu ti s evertet frymzim ka pas ajo si nane e te varfenve s etash pe rtash spo shof ma ken te frymzum me ba bamirsi enket bot me shum eshum halle ..
Back to top
guest
Sun Mar 29 2009, 01:01am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
::bud:: ka shkruar:

Guest, ne lidhje me artikullin e "the SUN" trokit ketu komentet e mija ja dhashe trokit ketu

Asht e kote me fole ketu kur nuk flitet atje ku duhet.




ne fakt qellimi jem qe kam shkru ktu asht ken me ju sensibiluzu juve se mu duk e pa drejte ajo propagande, dhe mu nuk me shkon ndermend me komentu me sense mburrje dhe krenarie per nje murgeshe katolike edhe pse kam nje origjine me te dhe asht ken humaniste e madhe.

e lexova komentin tand ne faqe te gazetes "the sun" dhe te pergezoj per mundin qe ke ba, por me te than te drejten mu duk pak irrelevante kur e pash se i ishe drejtu lord adonis aty kur dihet se artikulli asht shkru ne veren e kalume dhe ai nuk do ta kishte lexu kurrsesi as ateher e as tesh. te sugjerroj qe me i gjet adresen elektronike ketij lord adonis dhe me i dergu komentin aty.


Back to top
::bud::
Wed Apr 01 2009, 04:23am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Kjo propogand Guest asht si me hedh nje pike uje ne oqean, dhe nuk ka si me i hedh pluhun syve tane botes.

Nje pyetje kisha:
1-Kur the qe deshta sa me ju sensibilizu juve, per ke e ke fjalen?
2-Kur thu qe nuk e ke ndermend me komentu per nje murgeshe katolike apo nje humaniste. Nuk e kuptoj pse nje njeri te dallohet nga besimi dhe ideali i tij/saj personal kur ate e ka respsektu e gjith bota dhe gjitha besimet? Po megjithate asht mendimi yt dhe ke te drejten tande.






Back to top
freni
Thu Apr 02 2009, 03:27pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
Sa turp kur shkrujn shqiptart ne ket menyr!!!
Flas per ne qe jena jasht ,sa her prezantohena qe jena shqiptar dhe na permendin emrin e NANE TEREZES krenohena .
Me vite e vite jan mundu me na i mohu meritat tona si komb,
Ne nji liber qe kishte shkru nji shkrimtar zvicrran
Oliver Schmid per skenderbeun e kishte mohu luften qe kishte ba per clirimin kunder turcve.E shenote me te madhe qe turcit ja kan vra baben skenderbeut ,dhe ai per hakmarrje kthehet ne shqipri!!!
Edhe Nane terezen po na e bajn gabele ta din ata qe e kan than kte fjal ,se katolik Gabel ska pas e ska me pas.

Back to top
Engel
Wed Apr 08 2009, 08:27am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
::bud:: ka shkruar:

Kjo propogand Guest asht si me hedh nje pike uje ne oqean, dhe nuk ka si me i hedh pluhun syve tane botes.

Nje pyetje kisha:
1-Kur the qe deshta sa me ju sensibilizu juve, per ke e ke fjalen?
2-Kur thu qe nuk e ke ndermend me komentu per nje murgeshe katolike apo nje humaniste. Nuk e kuptoj pse nje njeri te dallohet nga besimi dhe ideali i tij/saj personal kur ate e ka respsektu e gjith bota dhe gjitha besimet? Po megjithate asht mendimi yt dhe ke te drejten tande.










mbeshtes mendim tendt.nuk kam cfare ti shtoj asgje veq se bravo.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
guest
Fri Apr 24 2009, 12:06am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
::bud:: ka shkruar:

Kjo propogand Guest asht si me hedh nje pike uje ne oqean, dhe nuk ka si me i hedh pluhun syve tane botes.

Nje pyetje kisha:
1-Kur the qe deshta sa me ju sensibilizu juve, per ke e ke fjalen?
2-Kur thu qe nuk e ke ndermend me komentu per nje murgeshe katolike apo nje humaniste. Nuk e kuptoj pse nje njeri te dallohet nga besimi dhe ideali i tij/saj personal kur ate e ka respsektu e gjith bota dhe gjitha besimet? Po megjithate asht mendimi yt dhe ke te drejten tande.









po, po si me hedh nje pik uje ne ocean asht. por prap se kuptoj meqe keka si me hjedh nje pik uje ne ocean ca te ka shty me shkru koment aty me at anglishte cope-cope. kur ato gazeta lexohen nga miliona njerez asht pak ma teper se pika e ujit ne ocean sepse nuk e din tan bota prejardhjen e saj.


ne lidhje me pytjen e pare e kam pas si me humor edhe kuptohet leht ajo gja. por prap kam vu re se ju kristiant shqiptar ne pergjithesi krenarin komtare e keni te zbehte dhe mendoj se figura e nane terezes mund te ju baj me u ndi pak ma krenar dhe sikur me u njoft nane tereza si me origjine joshqiptare do te filloni edhe shani vendin tuj ma keq.


per pytjen e dyte, kam shkru nuk e kam ndermend me "komentu me mburrje" dhe asht thjesht bindje personale sepse ajo asht frymezu me ndihmu te tjeret nga dicka qe nuk asht egzistente dhe shum here nga ai frymezim nuk i ka ndihmu aq sa asht ken e mujtun vetem duke u ndiku nga besimi saj. i kan afru ndihma te ndryshme dhe nuk i ka pranu shum her. punen e saj e respektoj por nuk komentoj me "mburrje" per te, kaq.

[ Edited Fri Apr 24 2009, 12:09am ]


Back to top
lissandro
Fri Apr 24 2009, 02:20am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Guest

Kjo shpreja e jote ju kristjant shqiptar ne pergjithsi krenarin shqiptare e keni te zbeht

besoj se ne ket menyr nuk asht mir te shprehet asnjeri te cilsoj shqiptaret kristjan apo mysliman

edhe asht shum menjeanse dhe ofenduse dhe provokuse
per te gjith ata qe e lexojn

ne fund te fundit ne jemi nje komb shqiptar kemi nje flamur
edhe besoj se asht krejt gabim qe te ansohet kombi shqiptar sipas cilsimit fetar

vropa pa mundohet te bashkohet njeri me tjtrin eti me ate shpreje qe ke shkru po ben dallime tek nje popull qe flet nje gjuh dhe ka nje flamur deri sa edhe ti i perket ketij kombi sebesoj qe asht mir te shprehesh ne ket menyr.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Sat Apr 25 2009, 03:18pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
paske shkru si patriot i madh ahahahah, nuk me besohet se je ti hahahaha. nje gjuhe, nje flamur dhe te njejtat zakone kane shqiptart po kan edhe disa fe dhe qe nje pjese e mir ven fen para gjthcaje dhe kjo asht ma e theksume te kristiant. me ka qellu shum shpesh me pa e nigju kristiant shqiptar tuj vjell vner per vendin e tyne ne pergjithesi nuk jeni krenar per vendin tuj, dhe ktu ne forum ti je nje nder ta qe shkrun me percmim per shqiptart. evropa don me u bashku ekonimikisht dhe jo me bashku, njesu kulturat dhe gjuhet. uroj qe te ndihesh i plotesum edhe krenar kur te bashkohesh me polakt, portugezt, grekt, serbt etj., etj.. nejse, se kena dal edhe jasht temet dhe po deshte me diskutu per ket hap ndonje teme.


Back to top
::bud::
Sat Apr 25 2009, 09:31pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Besoj se kena dal pak prej temet.
Siq thote edhe Guest le te hapet nje teme e re nese do dikutojme per arsye tjera perveq kesaj teme.

Flm
Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 01:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nënë Tereza, statujë në “kopshtin shqiptar”

17/07/2009 Një tjetër “shenjt” do të lartësohet në parkun “Rockefeller”, ndërsa “Kopshtet kulturore” të Clevelandit do të bëjnë një “dhomë” për një grup të ri nacional.

Bija e preferuar e shqiptarëve, Nënë Tereza, do të vendoset në “Kopshtin kulturor shqiptar” (Albanian Cultural Garden). Kjo është aprovuar së fundi nga Këshilli i qytetit të Clevelandit.

Komuniteti shqiptar planifikon të ngrejë një statujë të murgeshës katolike, të njohur në mbarë botën për punën e saj me të varfrit në Indi. Ajo do t’i bashkohet vargut të kopshtit, që tanimë përfshin Mahatma Gandin, St. Sava, predikuesit kristianë dhe filozofët grekë.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi në Maqedoni në një familje shqiptare më 1910. Ajo është një figurë e nderuar në komunitetin shqiptar jashtë Shqipërisë. Një prej përfaqësuesve të komitetit të “kopshtit shqiptar”, Kreshnik Xhiku, një skulptor shqiptaro-amerikan në rrethinat e Uashington D.C., tregon se statuja e gruas, të cilën shumë kristianë e konsiderojnë shenjtore, do të jetë rreth 3 m e lartë. Ajo do të vijë e veshur në sandale dhe me rroba të thjeshta dhe me fytyrën e saj të rrudhosur prej moshës vështron përtej, “e pushtuar” nga drita e diellit. Mendohet që skulptura të jetë e përfunduar në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, më 27 gusht 2010.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 06 2009, 11:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Më shumë se 150 000 pelegrinë morën pjesë në ceremoninë e lumturimit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan



12 vite që kur "iku" Nënë Tereza

Papa Gjon Pali II lumturoi në tetor të vitit 2003 Nënë Terezën e Kalkutës, duke e përshpejtuar shenjtërimin e saj për ndihmën e dhënë të varfërve. "Me autoritetin tim apostolik, ne garantojmë se shërbëtorja e nderuar Nënë Tereza e Kalkutës do të quhet e lumturuar tani e në vazhdin", deklaroi atëherë Papa. Më shumë se 150 000 pelegrinë, turistë dhe përkrahës të besimit jo të krishterë morën pjesë në ceremoninë e lumturimit në meshën e zhvilluar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në fakt, që kur Nënë Tereza ndërroi jetë në vitin 1997, çdo përvjetor të lindjes apo të ikjes së saj, qindra vetë grumbullohen në varrin e saj, duke u lutur dhe duke kënduar. Murgeshat e urdhërit "Misionaret e Bamirësisë", që ajo themeloi 55 vjet më parë në Kalkuta, çdo vit vendosin lule para memorialit prej çimentoje të bardhë. Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18-vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment, Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t'ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës, kur nuk duhet harruar se ajo e filloi aktivitetin vetëm me dy pasuese. Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën. Ajo ka thënë se, gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit. Bëri një jetë të thjeshtë, pa pasuri. Nënë Tereza udhëtonte për të kryer misionin e saj me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi asaj limuzinën e tij. Ajo e shiti atë për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve, të cilët i ndihmonte. Fama e saj u përhap kur gazetari i njohur britanik, Nugerigj, shkroi një libër dhe xhiroi një film për jetën e saj të titulluar "Diçka e bukur për zotin". Ish-ateist ai tha se ajo kishte influencuar jashtëzakonisht shumë në konvertimin e tij katolik. Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministrja e Indisë, Indira Gandi, pas takimit me të bëri këtë koment: "Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë". Por duhet thënë se jo gjithkush e vlerësonte punën e saj. Edhe vetë Kisha Katolike në fillim ishte plot dyshime. Priftërinjtë e besimit hindu ishin armiqësorë në fillim, pasi mendonin se ajo po përpiqej për t'i konvertuar hindutë në katolikë. Por ajo fitoi admirimin e të gjithëve kur u kujdes në maksimum për një prift hindu, që po vdiste dhe më tej insistoi që atij t'i bëhej një varrim sipas të gjitha riteve të besimit, të cilit i takonte. Prej këtij momenti hindut u shndërruan në përkrahësit e saj më të zjarrtë.

Debatet u shtuan tepër, pasi ajo u deklarua kundër mjeteve artificiale të kontrollit të lindjeve dhe veçanërisht kundër abortit. Kundërshtarët e saj thanë se qëndrimi i Nënë Terezës ishte i dëmshëm veçanërisht në Indi, ku sipas tyre, mbipopullimi ishte shkaktar kryesor i varfërisë masive. Por ajo vazhdoi të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: "Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Shtëpia e Zajmëve, 17 vjet selia e të parëve të Nënë Terezës

Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës. "Ata u vendosën në shtëpinë tonë si qeraxhinj në vitin 1946", i ka treguar ATSH-së disa vjet më parë djali i kësaj shtëpie, Fatos Zajmi, biri i profesor Ahmet Zajmi, patriot i ardhur në Tiranë nga Kosova. Drania, nëna e shënjtores së madhe, e njohur nga të afërmit me emrin Loke, mbeti shumë shpejt e ve nga i shoqi dhe e lidhi jetën e saj me Agen, vajzën e madhe të saj. Ndërsa Agia, e cila punoi si redaktore në Radio Tirana dhe më vonë si përkthyese në ambasadën jugosllave në Tiranë, kur e hoqën nga puna, u detyrua të bënte punën e rrobaqepëses për të siguruar bukën e gojës. Lazri, i vëllai, iku përgjithmonë për të jetuar në Itali. "Në këtë kohë, Nënë Terezën e njihnim me emrin Gonxhe", sipas familjes Zajmi. "E dinim se ishte murgeshe dhe jetonte në Kalkuta. Letrat dhe fotografitë ishin të vetmit elementë që na njohën me të". Familja Zajmi, e njohur në Kosovë për tradita patriotike, ndonëse ishte një familje myslimane, nuk pati asnjë ngurim të "strehonte" pranë saj një familje katolike. Bile, vajza e kësaj familje u bë katolike vetëm për shkak të miqësisë së ngushtë që u lidh mes tyre. Dhe qeraja për strehim u "vol" vetëm për pak kohë, se ajo nuk mund t'i merrej njerëzve të familjes. "Zoti të ka çuar ëngjell mbrojtës të nënës tënde", i shkruante në një letër Nënë Tereza motrës së saj, Ages. Ndërsa në një letër tjetër shkruante se, "kur shkova për herë të parë në Kalkuta, duke hipur në një pajton, dëgjova fjalë shqipe". Me kalimin e viteve, ajo nga Gonxhe u bë Madre Tereza, e njohur në të gjithë botën, dhe e dhënë për të gjithë botën. Nënën dhe motrën nuk i pa kurrë. Nëna e saj i shtynte ditët e varfërisë me rreshtat që bija e saj i shkruante nga pika të ndryshme të rruzullit ku ndodhej për të dhënë ndihmën e Zotit, thjeshtësinë, humanizmin, dashurinë. Nënë e bij u varrosën pranë njëra-tjetrës në Varrezat e Sharrës, në periferi të kryeqytetit, në praninë e shumë pak të afërmve. Këmbët e zbathura të Nënë Terezës, futur në sandalet me një gisht, si të Krishtit, shkelën tokën shqiptare ku preheshin kockat e gjakut të saj vetëm në vitin 1989. Vetëm disa orë para se ajo të ngushëllohej me to, ishte kërkuar me ngulm dhe me forca policie varri i tyre...! "Atëhere nuk mundëm ta takonim dot", tregon Fatos Zajmi. "Shtëpia jonë ishte shtëpia e saj. Të tjerë duhet t'ia tregonin dhe duhet ta sillnin në shtëpinë e saj". Në vitin 1991, kur Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri, dhe kur Shqipëria ishte hapur ndaj botës, njerëzit e shtëpisë Zajmi e takuan atë dhe i dhuruan shumë relike të nënës dhe të motrës së saj. "Ato i morën motrat dhe me siguri tani janë në Kalkuta", vazhdojne ata. Kur Nëna e Madhe ndërroi jetë për të jetuar me shënjtërinë e saj për të gjithë jetët, shumë njerëz vizituan shtëpinë e nënës që i dha botës, Nënë Terezën. Dhe siç është zakoni i shqiptarëve kur ndërrojnë jetë njerëzit e shtëpisë, u kanë nxjerrë të gjithëve kafe. Kjo shtëpi modeste me mure të vjetër dhe kopësht shumëvjeçar, pa dashjen e askujt, është një nga dëshmitë, vlera e të cilës i reziston çfarëdolloj kohe.

"Kur vdiq nuk qava, por vetëm u luta"

Kështu është shprehur në vitin 1997 për ATSH-në, Artistja e Popullit, Marie Kraja. Këngëtarja e cilësuar si një ambasadore e muzikës shqiptare, pak ditë pas vdekjes së Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë në 5 Shtator të vitit 1997, rrëfeu kujtimet e saj me familjen e bamirëses së madhe, në një intervistë dhënë për ATSH-në. E lindur në Zarë të Dalmacisë nga një familje arbëreshe (pas mërgimit të familjes së saj që në vitet e vona të 1800-it), ajo ishte ndër të paktat personalitete që kishte patur rastin të kishte miqësi me familjen e Nënë Terezës, e cila gjatë regjimit komunist ishte parë si një figurë e largët dhe e paprekshme nga shqiptarët. Në intervistën e saj dhënë ATSH-së më 9 Shtator të vitit 1997, Marie Kraja, rrëfen se njohja e saj me Agen, motrën e Nënë Terezës, kishte qenë vazhdimësi e një njohjeje dhjetëra vjeçare të familjeve të tyre. Maria u njoh me Agen, motrën e Terezës kur gjyshërit e tyre, i prezantuan në qytetin e Shkodrës. Këngëtarja Kraja atëherë sapo ishte kthyer në Shkodër pas studimeve në Vjenë dhe punonte si mësuese në shkollën "Donika Kastrioti", ndërkohë që më vonë punoi në Institutin Femëror në Tiranë si dhe dha një sërë koncertesh në muzikë klasike dhe popullore. Në intervistën që Artisja e Popullit Kraja dha në moshën 86-vjeçare për të vetmen agjenci shtypi (ATSH), pohoi të kishte qëndruar për shumë kohë pranë familjes së Nënë Terezës, që ajo nuk e pa gjatë 50 vjetëve, e mohuar nga sistemi komunist në Shqipëri. "Nga familja e Nënë Terezës kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe nëpërmjet tyre njoha dhe shenjtoren e madhe", citohet të jetë shprehur Marie Kraja, vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza mbylli sytë në Kalkuta (Indi). Ajo tregoi më tej se, familja Paluca (gjyshi nga e ëma e Krajës) kishte pasur lidhje miqësore me familjen e Nënë Terezës, që jetonte në Shkup, lidhje që trashëgoheshin prej dhjetëra vitesh. Më pas, familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë, pasi i ati i Terezës vdiq i helmuar gjatë një udhëtimi për në Beograd, ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe. "Kur erdhën nga Shkupi, Age (e motra e Nënë Terezës) punoi si redaktore në Radio Tirana, dhe si spikere po aty, por më pas u hoq nga puna, dhe për të jetuar, u detyrua të bënte punën e rrobaqepëses", kishte rrëfyer atëhere artistja e madhe. "Më kujtohet letra e parë që i dërgoi Nënë Tereza së ëmës si dhe një fotografi të vogël, e veshur me petkun e bardhë në mes të indianeve: Ç'është kjo, tha e ëma që s'po e njihte të bijën". Mbështetur në kujtimet e Maries, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së Saj, ditën kur për herë të parë, pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare e bëri një të dërguar të natyrshme dhe të kujdesshme të Papës gjatë viteve të pas shembjes së komunizmit dhe ajo bëri me të vërtetë një punë të lavdërueshme për vizitën historike të Papës në Shqipëri më 1993, ku ai u shoqërua në vizitën e tij nga Nënë Tereza. "Falenderoj Zotin që i ka dhuruar botës Nënë Terezën", tha atëherë Papa Gjon Pali në Shkodër. Kraja, e njohur në interpretimin e operave të famshme shqiptare dhe botërore, ka përmendur gjatë kësaj interviste dhe takimet e drejtpërdrejta me Nënë Terezën. "Takimi i parë me Nënë Terezën, ishte tepër prekës, shkuam direkt e në varrezat ku preheshin ato që e vuajtën madhështinë e saj, nëna dhe motra", tregonte ajo. "Po gëzohem që i nderoni të vdekurit, paska varreza shumë të bukura" citohet t'i ketë thënë vetë Nënë Tereza, këngëtares së madhe. "Komshijtë, që vonë e kishin mësuar emrin e saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël e me famën e madhe, që shkelte në rrugicën e tyre, me këmbët e zbathura në sandalet me një gisht, si të Krishtit", citohet të jetë shprehur Marija. Më tej, ajo vazhdonte se "Asaj (Nënë Terezës) në fakt nuk i bëri përshtyje shtëpia ime "birucë", por fakti se, pse jeton këtu një artiste kaq e madhe. Duke kujtuar një takim të dytë me Nënë Terezës në një nga spitalet e Tiranës ku ajo ishte shtruar në vitin 1991, Marija kujtonte se, "erdhi e më vizitoi, kishte sy engjëllor, dhe më shumë se asnjëherë e ndjeva forcën e tyre në ato çaste". "Kur vdiq nuk qava, vetëm u luta, O Nënë Tereza, Ti, që shkove në Qiell na e jep bekimin këtu". Me këto fjalë përfundon kujtimet e saj, Marie Kraja, e cila ndërroi jetë në Tiranë dy vjet pas Nënë Terezës, në 24 Nëntor të vitit 1999.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Thu Aug 26 2010, 05:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 14 2009, 07:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
India: Nënë Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmë eshtrat

AFP

Shekulli Online | 13/10/2009

Nju-Delhi - India është shprehur sot kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga agjensia AFP, sipas të cilës murgesha ka marrë shtetësinë indiane në vitin 1951.

"Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj"- ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Nju Delhi, Vishnu Prakash.

Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.

Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj.

AFP-ja citon Berishën, duke nënvizuar se ai ka deklaruar se pavarësisht kundërshtimit të Indisë kjo çështje mbetet e hapur. "Qeveritë e dy shteteve duhet të flasim për këtë në një të ardhme të afërt," tha ai.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 02 2009, 02:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët



E.Demo | 02/12/2009

Edhe një herë Gëzim Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit i kthehet çështjes së mungesës së besimit të Nënë Terezës.

Ai thotë se në atë periudhë të trazuar shpirtërore kolegët e saj u munduan më kot t'i ndryshojnë bindjet me argumente bajate. Alpion: "Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetë."

Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët e saj të fesë kur në mirëbesim iu tha atyre se ajo nuk besonte në Zot. Ky është përfundimi që del nga kërkimi i një akademiku të Universitit të Birmingamit, i bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga ky universitet.

Dr. Gëzim Alpion, lektor i Sociologjisë në Universiteti e Birmingamit dhe udhëheqës akademik në studimet për Nënë Terezën, po kryen së fundi një studim për ankthin shpirtëror të murgeshës me origjinë shqiptare, duke u përqendruar në raportin e saj të trazuar me Zotin në pesëdhjetë vitet e fundit të jetës së saj nga pikëpamja e shënimeve të saj private, një pjesë e mirë e të cilave u botua për herë të parë më 2007.

"Nënë Tereza u tradhtua nga njerëzit tek të cilët ajo besonte më shumë", zbulon Dr. Alpion. "Nuk është kjo e vetmja tradhti që ndesh në kërkimin tim.

Ajo ishte një nga personalitet më të shquara fetare të shekullit të njëzetë që ngrinte pyetje dhe në varfëri ajo u dorëzua tek kolegët fetarë të cilët, kur ajo u tha në mirëbesim se nuk besonte në Zot, më kotë u përpoqën t'ia ndërrojnë pikëpamjet me argumente bajate."

Rezultatet e kërkimit do të botohen në librin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? - Faith and Disbelief in Postmodernity" (Kush e tradhtoi Nënë Terezën? - Besimi dhe dyshimi në epokën postmoderne" më 2011.

Në librin e tij paraardhës "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" (Nënë Tereza : Shenjtore apo e famshme, Routledge, 2007) i botuar gjithashtu edhe në italisht (Salerno Editrice, 2008), Dr. Alpion shqyrton ndikimin traumatik që pati tek Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (emri origjinal i murgeshës) vdekja e papritur e të atit kur ajo ishte 9 vjeç, dhe përpjekjet e saj për ta zëvendësuar babanë e saj biologjik me një at hyjnor.

Në studimin e ri, Alpioni identifikon dhe analizon disa nga arsyet e këmbënguljes së misionares për mos të folur për jetën e saj personale dhe në veçanti për atë periudhë kur dështuan përpjekjet e saj që të bindte kishën për të asgjësuar letrat e saj, ditarët dhe rrëfimet e shkruara në posedim të etërve të saj shpirtërorë.

Kërkimi aktual i Alpionit është i pari studim akademik që e trajton besimin e lëkundur të Nënë Terezës duke mos u nisur nga pikëpamjet e besimtarëve, as nga pikëpamjet e evolucionistëve dhe ateistëve.

Në këtë vepër Alpioni, studiues shqiptar që jeton prej afro njëzet vjetësh në Britani, tashmë lektor i Sociologjisë, në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Birmingamit, i referohet korrespondencës që ai ka patur për mungesën e besimit të Nënë Terezës në tre vitet e fundit me Papa Benediktin XVI dhe disa rrëfyes të Nënë Terezës.

Dr. Alpioni së shpejti do të fillojë të japë leksione nëpër botë, ku, si edhe në rastin e studimeve të tij të tjera, ai ka për qëllim t'jua prezantojë rezultatet e tij audiencave akademike të interesuara për sociologjinë dhe fenë.

"Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetën time", thotë Alpioni. "Kam bërë shumë kërkime shpirtërore që prej vitit 2003 kur për herë të parë më kapi një interes i fortë për Nënë Terezën.


Leksionet do të shërbejnë si një platformë për të diskutuar vlefshmërinë e pohimeve para botimit të librit."
Kujtojmë se ky studiues ishte i vetmi akademik që në mënyrë të çiltër kritikoi botimin e letrave të Nënë Terezës.

Ai është autor i veprave "Vouchers" (Kuponat, 2001), "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" (Kompleksi i të huajit: Ese dhe trille për Egjiptin, 2002), "If Only the Dead Could Listen" (Sikur të vdekurit të dëgjonin, 2008), dhe "Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" (Takime me qytetërimet: Nga Aleksandri i Madh 2009).

Kërkimet e tij të fundit janë përfshirë në studimin "Orientalism as Moral Coëardice" (Orientalizimi si frikë e moralshme" në të cilin ai trajton ndikimin nga themelet tek vendet e vogla të prodhimit në masë, vetëbesimin dhe degjenerimin e tyre, të kulturës së tyre tradicionale e cila është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së njerëzimit.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sun Aug 08 2010, 09:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jan 31 2010, 08:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një vit nga ngritja e shtëpisë përkujtimore për Nënë Terezën



Mbi 80 mijë vetë nga vendi dhe bota kanë vizituar shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës nga koha kur është hapur një vit më parë. Përveç vizitave individuale ka pasur edhe në grupe thonë nga drejtoria e shtëpisë së Nënë Terezës. Nuk kanë munguar personalitete të politikës, ministra, ambasadorë si dhe delegacione shtetërore. Muzeu është i hapur gjatë gjithë javës ndërsa vizitorët udhëhiqen nga katër ciceronet që flasin shumë gjuhë të botës.

“Gjithashtu përveç vizitorëve të huaj numri është mjaft i madh edhe i vizitorëve shqiptarë siç janë nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora. Vijnë veçanërisht në periudhën e pushimeve”, deklaroi Narona Luma – cicerone.

Këtë vit në ambientet e shtëpisë paralajmërohet hapja e ekspozitave me fotografi dhe dokumente personale të Nënë Terezës.

“Pasi muzeu vëmendje të veçantë i kushton bartjes së vlerave të cilat prinin misionin e Nënës Terezës; në 2010 do të realizojmë më shumë projekte edukative për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore si dhe fëmijët me nevoja të posaçme”, tha Renata Kutera Zdravkovska – drejtoreshë e shtëpisë së nënë Terezës.

Në shënimin e përvjetorit të hapjes së shtëpisë u promovua edhe një film dokumentar për ardhjen pas 50 vitesh të Nënë Terezës në Shkup, broshura mbi jetën e saj si dhe faqja e internetit në gjuhën maqedonase. Së shpejti faqja e internetit do të përpilohet dhe në gjuhën shqipe bëjnë të ditur nga muzeu.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 08 2010, 09:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 13 2010, 12:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nënë Tereza, një shekull



13/04/2010 100- vjetori i lindjes së humanistes. Çelen aktivitetet

Një koncert homazh për Nënë Terezën në 100-vjetorin e lindjes së saj. Kështu çelet sipari i aktiviteteve që do të përcillen për publikun shqiptar në përvjetorin e humanistes së madhe. “Koncerti homazh” erdhi dje me pjesëmarrjen e korit “Nënë Tereza” dhe Orkestrës së Harqeve, me kryeveprën e literaturës botërore, “Stabat Mater” i Pergolezit, vepër premierë. Koncerti, i zhvilluar në sallën e Akademisë së Arteve, do të vijojë edhe në qytetet Shkodër, Lezhë, Korçë, Ulqin, Prishtinë, Shkup.

Aktivitetet u bënë prezent në konferencën për shtyp të mbajtur dje, ku ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Ferdinad Xhaferaj, zv/Ministri Nikollë Lesi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi; drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Mujë Buçpapaj; Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.

Duke cituar fjalët e Nënë Terezës: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës”, ministri i TKRS-së, Xhaferaj, komentoi se pikërisht ky pohim i saj na bën ne shqiptarët të ndjehemi krenarë, “që i kemi dhënë njerëzimit një ikonë të vërtetë të humanizmit, një prej nobelistëve më të nderuar, më të respektuar dhe më të njohur në të gjithë botën”.

“E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda, ajo do ti kushtohej shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve gjë që e kreu me besnikëri dhe gëzim. Në shpirtin e saj, plot me dritë dhe dashuri të zjarrtë për të, kishte një dëshirë të vetme: Të gjente kohë të donte dhe të duhej, të ndihmonte ata që përveç vuajtjeve ju mungonte dhe dashuria”.

“Nënë Tereza si një simbol i humanizmit, sakrificës njerëzore, paqes dhe bashkëpunimit të ngushtë midis njerëzve, pavarësisht nga kombësia, shtetësia dhe ngjyra e lëkurës që ata kanë, tashmë prej kohësh është një qytetare e gjithë botës, e nderuar dhe respektuar nga bota dhe veçanërisht nga populli i saj, i cili e përkujton dhe nderon me respekt të thellë çdo vit, në ditët e shënuara. Por ky vit është akoma më i veçantë për vetë faktin se në këtë 100-vjetor të ditëlindjes së saj Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha e shpalli vitin 2010, vitin e Nënë Terezës”, u shpreh më tej ministri, duke nënvizuar se në vijim të këtij vendimi qeveritar si dhe të traditës së MTKRS -së për të shpallur “Personalitetin e vitit”, është hartuar një plan i gjerë aktivitetesh që do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti. Të gjithë aktivitetet që do të organizohen kanë si synim nderimin dhe respektin për këtë ikonë unikale të humanizmit dhe paqes botërore. Ato synojnë gjithashtu të bëjnë sa më të njohur origjinën e saj shqiptare dhe dashurinë e veçantë që ushqente Nënë Tereza për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sipari i programeve ka çelur me koncertin e realizuar nga kori Nënë Tereza dhe Orkestra e Harqeve, do të vijojë me ekspozitën e 12 Shenjtorëve në Bibliotekën Kombëtare, ku do të ekspozohen vepra dhe vlera të rralla për Nënë Terezën dhe për të gjithë ata personalitete të shquar shqiptarë të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë. Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Antropologjike organizojnë në bashkëpunim një konferencë shkencore për figurën e Nënë Terezës, shoqëruar me realizimin e një ekspozite me dokumente arkivore me temë: “Nënë Tereza në shtypin e kohës”. Kjo ekspozitë do të përmbajë artikuj të ndryshëm nga personalitete të shtypit dhe politikës në lidhje me trajtimin e figurës së “Nënë Terezës”. Konferenca do të zhvillohet më 4 qershor. MTKRS dhe Fondacioni “Nënë Tereza” kanë planifikuar po për në qershor, shfaqjen e filmave dokumentarë kushtuar Nënë Terezës në kinema “Imperial”, në bashkëpunim edhe me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Gushti do të vijë me mbrëmje muzikore dhe letrare, me prozë dhe poezi për Nënë Terezën me aktorë të Teatrit Kombëtar. Hapja e ekspozitës së piktorit nga diaspora Gjelosh Gjoka, kushtuar Nënë Terezës në muajt korrik-gusht është një tjetër aktivitet i programuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, që do të pasohet në gusht me hapjen e një panairi të librit, ku do të jenë të ekspozuar të gjithë librat kushtuar Nënë Terezës, në ambientet para GKA-së. Më 26 gusht në MHK do të çelet një ekspozitë tjetër realizuar nga MTKRS dhe QNK. Ndërsa në gusht do të botohet dhe promovohet albumi me foto dhe përmbajte të lutjeve të Nënë Terezës me autor Roland Tashon, që do të ndiqet në shtator nga promovimi i një tjetër botimi, “Autorët botërorë për Nënë Terezën” dhe vënien në skenën teatrore të një shfaqjeje për të. Po në gusht, në ditën e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, do të jepet çmimi për krijimtarinë më të mirë muzikore për veprën kushtuar Nënë Terezës, si dhe çmimi për esenë më të mirë të krijuesve të rinj të shkollave.

Maratona e paqes, kupa “Nënë Tereza”, e cila do të ndjekë itinerarin Prishtinë-Shkup-Podgoricë-Tiranë, në ditën e lumturimit të saj, më datë 19 tetor do të jetë një prej aktiviteteve përmbyllëse të këtij programi, së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Koreve, me pjesëmarrjen e koreve nga vende të Evropës, ku do të kenë si detyrim një pjesë nga Oratori për Nënë Terezën për ta kënduar të gjithë së bashku.

© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 08 2010, 09:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 01 2010, 05:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
A very interesting person…



Virginia Park

Agnes Gonxha Bojaxhiu, much better known as “Mother Teresa,” was an interesting, compelling, fascinating person. I was doing some research about her because I was planning to give a talk to a group about sacrifice. Mother Teresa was the first person of whom I thought.

Who lived more sacrificially than Mother Teresa?

I’d always thought that she was Indian inasmuch as she worked in Calcutta, India. But, no, she was born in 1910 of Albanian parents in Skopje, Republic of Macedonia. After her father’s death when she was 8 years old, she was raised as a Roman Catholic by her widowed mother. Reports say that she was fascinated by stories about missionaries and knew by age 12 that she would commit herself to a religious life. At 18 she left home to join a religious order as a missionary. She never saw her mother or sister again.
She was sent first to Ireland to learn English and then to India in 1929. Her work began near Darjeeling (where that wonderful rich tea is grown). When she took her first religious vows in 1931, she chose the name Teresa after the patron saint of missionaries. By then she was teaching children in Calcutta. The poverty she saw around her was distressing and disturbing.
In 1946, Teresa experienced another “call.” She knew then that she must leave the convent, live among the poor, and help them. She begun wearing a simple white gown trimmed in blue. She became a citizen of India and went out into the Calcutta slums to live among the people.
In her first year, she was reduced to begging for food and supplies and was actually homeless. But by 1950 she had received permission from the Vatican to form a religious order, “The Missionaries of Charity.” She and 13 other women took care of the poorest of the poor and people who were terribly sick. They lavished care on people who were unwanted and unloved.
By 1952 Teresa had opened her first “Home for the Dying” in space made available to her by the city. People brought to the home received some medical attention and could die with dignity, according to the tenets of any faith or religion in which they believed.
Soon Mother Teresa and her nuns opened a home for lepers and then established leprosy clinics throughout Calcutta. By 1955, she had also opened a home for orphans and homeless youth. Five years later, Mother Teresa had expanded her services throughout India. In 1965, she opened a house with five nuns in Venezuela. Soon the nuns of the Missionaries of Charity were operating hospices, orphanages, leper houses and clinics around the globe.
Over the ensuing years, other branches of her mission work were formed, including for men workers, lay people, priests, etc., but by 1983 the health of Mother Teresa began to decline and she suffered from multiple medical problems. She kept on working and did not step out of her leadership role until March 1997. She died in September of that same year.
At that time, Mother Teresa had more than 4,000 “Sisters” and 300 “Brothers” and they operated 610 missions in 123 countries. Co-workers (volunteers) numbered over 1,000,000 by the 1990s.
Over the course of her life Teresa received many awards and recognitions for her work. Among the most notable was the Nobel Peace Prize (in 1979). She had also received the first Pope John XXIII Peace Prize, conferred on her in 1971.
When Mother Teresa was criticized for any aspect of her work she refused to defend herself. She did not read much of anything that was written about her work. When criticized, her comment was something like this: “Just smile and go on.”
In private, Mother Teresa had grave doubts about her own religious beliefs. However her doubts have echoed those of many other good Christians and have thus far not impeded her pathway to becoming a saint under the authority of the Roman Catholic Church.
I admire Mother Teresa and the life that she lived. It is estimated that she directly assisted at least a half million people. That is a tremendous legacy.

©2009 The Beacon
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 08 2010, 09:31am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 08 2010, 08:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjithë bota feston 100-vjetorin e shenjtores shqiptare



Në 26 gusht, 100 - vjetori i Nënë Terezës

Në datën 26 gusht bamirësja shqiptare Nënë Tereza ka 100-vjetorin e lindjes, me këtë rast viti 2010 është shënuar si viti i Nënë Terezës dhe me aktivitete të ndryshme kulturore po festohet në mbarë trevat shqiptare, por jo vetëm. Por veçanërisht ku muaj pritet që të jetë disi më aktiv. Ndërsa në datën 26 gusht në Tiranë pritet që të vihet edhe guri i parë në memorialin kushtuar nobelistes, e cila është menduar të jetë një qendër multikulturore rinore, e cila do ngrihet në afërsi të Sheshit “Nënë Tereza”. Por, jo vetëm shqiptarët e gjithë bota është duke u përgatitur për të festuar qindvjeçarin e lindjes së Nënë Terezës së Kalkutës, murgeshës shtatvogël shqiptare, lindur në 26 gusht 1910, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen, në vitin 1979, e bekuar në 2003 nga Papa Gjon Pali II.

Kalendari i ngjarjeve nisi një ditë pas ditëlindjes së saj të 99-ë, kur arqipeshkvi i Kalkutës nisi një rrugëtim në gjurmët e themelueses së Misionareve të Bamirësisë, me synimin për t’i sjellë pjesës tjetër të botës dëshmi të punës së saj. Janë ndërmarrë shumë iniciativa ndërkombëtare, duke përfshirë realizimin e një pulle postare me portretin e Nënë Terezës nga ana e Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Francë, koleksioni “Kauza të mëdha”, ndërmarrë në vitin 2009 nga Monnaie de Paris është pasuruar me katër monedha përkujtimore me portretin e shenjtores shqiptare. Në Itali, në San Giovanni Rotondo, në afërsi të parkut të Papës, i është dedikuar një monument. Për këtë përvjetor kaq të veçantë Mondo Home Entertainment prezanton “Nënë Tereza”, një film të animuar mbi jetën dhe veprat e bamirësisë së gruas që ia kushtoi ekzistencën e saj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë.

Prodhuar nga “Mondo TV”, nën regjinë e Orlando Corradi & Jon Song Chol, filmi vizatimor 3D është realizuar me qëllim për t’u bërë të njohur edhe më të vegjëlve, përmes një gjuhe të thjeshtë dhe një grafike moderne, mirësinë e krijueses së kongregacionit të Misionareve të Bamirësisë. Ky prodhim i kuruar në detajet më të vogla tregon shumë episode të jetës së saj, edhe ato më pak të njohura. Muzika është realizuar nga fituesi i Çmimit “Oscar”, Luis Bacalov. “Ky është një përvjetor shumë i rëndësishëm: duke propozuar këtë film të animuar, dedikuar jetës dhe veprave të bamirësisë së Nënë Terezës, ne duam që të mundësojmë një mjet për t’u bërë të njohur edhe më të vegjëlve një histori e vërtetë, një shembull të humanizmit, unik në llojin e vet”, thotë Guglielmo Marchetti, administrator i deleguar i Mondo Home Entertainment, duke shtuar se “Nënë Tereza” është rezultat i një përpjekjeje të vazhdueshme të Mondo TV në shpërndarjen e temave fetare, realizuar për kategorinë e fëmijëve. Ne kemi shpërndarë tashmë edhe filma të tjerë të animuar mbi temat fetare, si “Padre Pio” dhe “Jezusi, një mbretëri pa kufi”, të tjerët janë në proces prodhimi si “Karol”, “Sant Antonio”. Histori të rëndësishme, të treguara me thjeshtësi, me vlera të larta edukative dhe formuese. “Nënë Tereza” është një film animuar, që zgjat rreth 90 minuta, me skenar nga Luciano Scaffa e vizatime origjinale nga Marco e Gi Pagot. DVD-ja do të jetë në shitje në Itali nga 25 gushti 2010 me një çmim prej 9.90 eurosh.



© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 26 2010, 05:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ne vinim nga FERRI! Takimi i artistëve shqiptarë me Nënë Terezën në 1989 në Romë


Dërguar më: 22/08/2010
Suzana Varvarica Kuka

Sapo e pashë foton e hedhur në facebook hodha me fjalë ofshamën plot trishtim dhe befasi “O my God”. Në çast mendova se është një foto plot vlerë në çdo milimetër të saj. Desha t`i gjej një titull, por titull më domethënës se ai që gjeta në fjalët e Mustafa Arapit nuk do të gjehej më mirë. “Ne vinim nga FERRI”, duket një foto e çastit, dhe krejt normale që një e tillë është, por është marrë në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar dhe në një situatë ankthi dhe dëshire. Ka imazhin e disa njerëzve, të cilët me punën e tyre janë sot pjesë e shoqërisë aktive shqiptare, por mendoj se në baziken e saj ka një vlerë të pashoqe historike. Imazhi i saj sjell një nga format e kohës së “butë” apo kohës kalimtare ndërmjet dy kohëve, komunizmit dhe demokracisë. Vemendja ime ndaj fotos ishte e një shkalle të lartë intensiteti, pasi edhe pse është një foto fakti ajo ruan në qendër Nënë Terezën, figurën e një gruaje, që në ditët e sotme njihet dhe respektohet në të gjithë botën. Ndërsa në Shqipëri është shpallur Gruaja e vitit 2010. Edhe çasti që kjo foto u hodh në facebook lidhej plotësisht më këtë ide, por në shkaqe krejt individuale.
Mustafa Arapi një prej piktorëve të njohur në artin shqiptar të kësaj periudhe e vendosi me qëllimin e lartë për ta kujtuar dhe respektuar Zonjën Nënë. Ajo është shkrepur prej piktorit Adrian Devolli dhe është realizuar me aparatin e Mustafa Arapit. Imazhi i saj realizua në vitin 1989, në Romë, në hyrjen e ndërtesës së Ambasadës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, e quajtur para viteve ‘90. Mustafa Arapi është krenar që është gjendur në atë çast pranë Nënë Terezës dhe mendon se me ekspozimin në facebook të kësaj fotoje do të shprehte respektin e tij në 100 vjetorin e lindjes së saj. Dhe në formën më të qartë,kjo foto e ka arritur më së miri qëllimin e piktorit.
Historia
Fotoja ruan një histori të sajën, që është një histori fakti dhe me densitet të fortë. Gjithashtu ajo buron dhe histori të ndryshme të personazheve që përbëjnë imazhin e saj. Ka qenë fati i këtyre artistëve për të takuar dhe për të parë nga afër, për herë të parë Nënë Terezën e përfoluar aq shumë nga sistemi diktatorial. Duhet të ketë qënë një nga vizitat e Nënë Terezës në Ambasadën e Shqipërisë në Romë për arsye të marrjes së një vize për të hyrë në tokën shqiptare dhe radha e refuzimit kategorik prej shtetit komunist. Këto dy arsye, krejt të shkëputura nga njëra-tjetra, mendohet se i kanë bërë bashkë artistët dhe Nënë Terezën. Fotoja ka një qendër, ka një subjekt, ka personazhe të karaktereve të ndryshme, ka ndjesi të ndryshme, ka atmosferë dhe i lë shumë shanse gjithkujt për të menduar, gjykuar dhe vlerësuar kohën dhe aktin që ajo mbart. Subjektin e fotos e formojnë Nënë Tereza e vendosur në qendër dhe grupi i artistëve shqiptarë, të cilët relativisht janë të gjithë të rinj e që janë ngucur për t‘i qenë pranë e rreth. Nënë Tereza për kohët komuniste shqiptare ishte një grua e njohur pak nga artistët shqiptarë dhe e gjykuar shumë rëndë nga qarqet qeveritare diktatoriale, të cilat e kanë etiketuar përmes medias fanatike me epitete fyese të çfarëdoshme. Ato e quajtën për shumë vite një grua të pamoralshme.
Rrëfimet mbi takimin
Për të njohur e ditur më shumë rreth ngjarjes iu drejtova tre prej personaliteve të artit pamor shqiptar të kohës sonë. Ata u shprehën optimist për të treguar sa më shumë rreth saj. Mustafa Arapi në letrën e tij referuese shkruan. “Zana të përshëndes. Më vjen mirë që foto krijoi interes midis miqsh artistë, njëkohësisht më vjen mirë që nëpërmjet saj do të kujtojmë atë kohë me të mira dhe të liga. Atëherë NA ISHTE SEÇ NA ISHTE. Na ishte një muze që po ndërtohej, kur e shikoje përballë dukej trekëndësh me bazë poshtë si një piramidë dhe nga sipër si një shqiponjë (shqiponjë i thënçin). Skllevërit që punuan aty si arkitektë, skulptorë dhe piktorë morën nga një medalje si dhe një dhuratë. Dhurata ishte një udhëtim turistik nëpër Itali. Ishte viti 1989. Nuk më kujtohet mirë por di që ka qenë verë, korrik ose gusht. Memorjen ma freskon një shishe me ujë të ftohtë, të cilën e blemë sëbashku me Lumen, Blloshmin e kam fjalën, kur ishim në Firence. Më kujtohet që shishja e ujit atëhere kushtonte 2000 lireta sa kushton tani këtu tek ne. U matëm 100 herë për ta blerë ujin. Kishim gjithë ditën pa pirë ujë. Na thanë se ai i çesmeve nuk pihej. Në grupin tonë mund të kemi qenë gjithsej rreth 35 vetë, sepse më kujtohet nga vendet në autobus. Mos të harroj dhe dy dullbaxha, të cilët qëndronin njëri në fillim dhe tjetri në fund. Me grupin tonë u bashkangjitën dhe disa artistë të tjerë, të cilët kishin marrë çmime në ekspozitën kombëtare të atij viti. Zana, historia e asaj fotoje është ashtu siç e tregon dhe Gaz Leka. Di që personi, i cili u soll keq atë ditë në ambasadë ka qenë deri para një viti punonjës po në Ministrinë e Jashtme. Udhëtimi turistik zgjati një javë. Rruga udhëtuese vijoi nga Gumenica, në Bari, Taranto, Ostun, Napoli, Romë, Firence dhe kthimi po nga Gumenica. Qëllimi ishte të shihnim monumente, muze dhe galeri arti.
Zana, të dëgjosh historitë e këtij udhëtimi të vjen të qash dhe të qeshësh. Ne ishim artistë dhe aty e kuptuam se rinia jonë na kishte shkuar për lesh. Nëse do të shkruash gjatë e gjërë t‘i tregoj unë historitë e atij udhëtimi, por shkurt po të them se, ne për herë të parë shihnim një botë tjetër, ne vinim nga FERRI”.
Lumturi Blloshmi tregon rastin e saj i cili është një kalvar i vërtet fyerjesh nga njerëz të cilët Mustafai i quan dullbaxha (janë spiunët apo levat e megamakinës së madhe komuniste të asaj kohe që e bënin këtë punë për shumë pak para), frikash prej presionit psikologjik që i kujtonte asaj se ishte një qenie e persekutuar dhe dëshirash për të dalë jashtë mureve të Shqipërisë e për të cekur sadopak artin perëndimor, e mbi të gjitha atë italian. Lumja thotë se: “Ishte viti 1989, dy vjet para demokracisë. Aq sa di unë këtë veprimtari e organizoi Ministria Arsimit e asaj kohe. Grupin tonë e shoqëruan 4 spiunë. Midis tyre një grua e shëndoshë. Mbaj mend mirë në fillim më thërritën në organet e sigurimit dhe më thanë të kemi caktuar edhe ty të dalësh jashtë Shqipërisë. Më erdhi shumë e papritur pasi unë isha një prej të persekutuarve dhe thashë se do të ishte ndonjë provokim. Më pas më thërritën e më thanë se nuk do të shkoja. Më mirë thashë me vete. Pastaj përsëri më thërritën e më thanë se do të shkoja, por më rikujtuan kushtet e mia sociale dhe më urdhëruan të mos arratisesha, pasi partia më kishte dhënë dorën. Ata më vunë në dijeni për disa njerëz të tyre që do të na shoqëronin. E di shumë mirë, mua më pranuan se kishte folur pozitivisht shkrimtari i mirënjohur, i ndjeri Vath Koreshi”.
Pasi i kërkova Gazmend Lekës mundësinë për të përdorur thëniet e tij të shkruara për Mustafain zbuloj se atij i janë ngulitur në mendje fyerjet e bëra ndaj Nënë Terezës prej personelit të Ambasadës Shqiptare në Romë. Ai kujton se: “Këtë foto e kam patur dhe e kam edhe unë në arkivin tim. Nuk e di nëse e mbani mend, i shkruan ai Arapit, kur Nënë Tereza u gjend tek porta e ambasadës, ne u grumbulluam me një shpejtësi rrufeje rreth saj. Për këtë që ndodhi një punonjës i ambasadës u shqetësua aq shumë sa nuk dinte se çfarë fliste, ndërkohë që i qeshte Nënës me hipokrizi. Ai tentoi disa herë të na ndalonte duke mërmëritur nëpër dhëmbë e duke sharë.
- Kjo është armike!
- Është spiune!
- Mos e bëni foton!
- Do i‘ua tregojmë ne qejfin etj,etj...Më pas shau edhe më turpshëm. Tha fjalën më të turpshme. Por sa më vjen mirë si aso kohe si dhe sot që ne nuk donim t’ia dinim. Dëshironim me çdo kusht të bënim foton. Dhe e bëmë. Disa vite më pas, kur e takova përsëri këtë punonjës ambasade, ia kujtova ngjarjen, por nuk e pranoi që i kishte nxjerrë nga goja atë të vjellë!”
Disa nga artistët e dalë në këtë foto janë Mustafa Arapi, Gazmend Leka, Lume Blloshmi me kurriz, Sofokli Koci, Artur Muharremi, Genci Hajdari, Dashamir Gurabardhi, Arben Morina, Josif Droboniku, Leon Çika e të tjerë. Pak fakte janë përmendur në këtë shkrim dhe kjo foto e meriton të titullohet “Ne vinim nga Ferri!


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu




Shume te cuditshme e gjej se si nane Tereza kurre se covi zanin per Shqiptart qi jetoshin ne "ferr per 50 vjet" apo ma krahasim i vertet asht si ne "epoken e gurit", por e covi per pothuejse per gjithkend tjeter???
Nejse se asht vone me ja ba kyt pytje sot!


[ Edited Thu Aug 26 2010, 05:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 26 2010, 05:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jeta sekrete e shenjtores Nëna Tereze





"Time": Ekziston një lloj kritike se ju dhe Motrat tuaja jetoni nën një regjim tepër të ashpër, kur është fjala për kushtet e jetesës.

Nënë Tereza: Ne kemi zgjidhur këtë. Ky është ndryshimi midis nesh dhe të varfërve. Kështu ne jemi më afër te varfërve tanë. Si mund të jemi besnikë ndaj tyre në qoftë se bëjmë një lloj tjetër jetese? Në qoftë se ne kemi të gjitha gjërat që mund të blihen me para në këtë botë, atëherë çfarë lidhjeje do të kishim me të varfërit? Çfarë gjuhe do të flisnim me ta? Tani në qoftë se njerëzit thonë se është shumë nxehtë, unë mund t'u them shikoni dhomën time.


"Time": Nxehtë njësoj, apo jo?

Nënë Tereza: Bile edhe më nxehtë, sepse nën dhomën time është kuzhina. Një burrë ka qëndruar këtu si kuzhiner në shtëpinë e fëmijëve. Ai ishte i pasur më përpara, por tani është shumë i varfër. Ka humbur çdo gjë. Ai më tha: "Nënë Tereza, nuk mund ta ha këtë lloj ushqimi". Unë i thashë: "Unë e ha për çdo ditë". Ai më shikoi: "Nëse e ha Ti, edhe Unë do ta ha". Ai u largua jashtëzakonisht i gëzuar. Sikur të mos i kisha thënë të vërtetën ky burrë do të ishte larguar shumë i zemëruar, dhe nuk do ta kishte pranuar kurrë varfërinë. Nuk do ta pranonte kurrë këtë ushqim, sepse ishte mësuar me lloj-lloj ushqimesh të tjera. Kështu i harroi një herë e mirë.


Të varfrit e dinë çka është gëzimi


"Time": Cili ka qënë vendi më i kënaqshëm në jetë që mund të keni vizituar ndonjëherë?

Nënë Tereza: Kalighat. Kur njerëzit vdesin në paqe, në dashuri me Zotin, është diçka shumë e bukur. Kur i sheh njerëzit tanë të varfër të gëzuar së bashku me familjet e tyre, këto janë gjëra shumë të bukura. Të varfërit e vërtetë e dinë çka është gëzimi.


"Time": Disa njerëz mendojnë se është iluzion se të varfërit janë të lumtur, pasi që ata duhet të kenë shtëpi për të jetuar.

Nënë Tereza: Nuk të bën të lumtur vetëm ana materiale. Është diçka më shumë, është një ndjenjë e thellë e paqes në zemër. Janë njësoj kënaqësi. Ky është dallim i madh midis të pasurve dhe të varfërve.


"Time": Ç'mendoni për ata që janë të shtypur?

Nënë Tereza: Gjithmonë do të jetë kështu. Pikërisht për këtë ne duhet të shkëmbejmë me të varfërit gëzim e dashuri.


"Time": A është roli i vetëm i Kishës për t'i bërë ata sa më të lumtur në Krishtin?

Nënë Tereza: Ju dhe Unë, jemi Kisha apo jo? Ne duhet të shkëmbejmë me njerëzit tonë. Vuajtjet janë pasojë e dëshirës për rezerva, pasojë e mosdhënijes dhe mos shkëmbimit. Krishti e ka bërë të qartë. Çka do që të bëni për të pamundurit e bëni për mua. Nëse pranoni një fëmijë keni pranuar mua. Qartë.

"Time": Në qoftë se flet me një udhëheqës politik, i cili mund të bëjë më tepër për popullin e tij, a kërkoni prej tij të bëjë më shumë?

Nënë Tereza: Unë nuk them ashtu. Unë i them ndaje gëzimin me popullin tënd. Ndoshta politikani nuk mund t'i ushqejë ashtu siç bëj Unë. Por, ai duhet ta ketë të qartë në mendjen e tij të nxjerrë ligje e rregullore të përshtatshme për të ndihmuar popullin e tij.


"Time": Është puna ime për t'i bërë politikanët sa më të sinqertë, ndërsa puna juaj është të ndani gëzimin me të varfërit.

Nënë Tereza: Ashtu është. Duhet të jetë për të mirën e popullit e të Zotit. Kjo do të ishte me të vërtetë e frytshme. Një njeri më tha se po i prish njerëzit duke u dhënë peshk për të ngrënë. Duhet t'u japësh grepin për të zënë peshk. Unë iu përgjigja: Njerëzit e mi, nuk mund të ngrihen në këmbë, e jo më të gjuajnë peshk. Pra, Unë do t'u jap peshk për të ngrënë dhe kur të jenë mjaft të fuqishëm, do t'ua dorëzoj ju. Atëherë ju mund t'ua jepni grepin për të peshkuar.


"Time": Murgeshat katolike thonë se ju duhet të shpenzoni më shumë energji që Vatikani të shugurojë gratë për meshtarë.

Nënë Tereza: Kjo punë nuk më përket mua.


"Time": Ç'mendoni për lëvizjet feministe të murgeshave në Perëndim?

Nënë Tereza: Unë mendoj se duhet të jemi më shumë të zëna me Zotin tonë se me të gjitha ato, më shumë me Jezusin dhe proklamatën e Fjalëve të Tij. Ato që mund të japë gruaja nuk mund t'i japë burri. Për këtë arsye Zoti i ka krijuar veças. Murgeshat, gratë, dhe çdo grua. Gruaja është krijuar për të qenë zemra e familjes, zemra e dashurisë. Në qoftë se e humbasim këtë, humbasim çdo gjë. Ato e japin këtë dashuri në familje ose në shërbime dhe për këtë është krijuar gruaja.


Buzëqeshja e madhe


"Time": Bota do të dijë më shumë për ju.

Nënë Tereza: Jo, jo. Ata le të vijnë dhe t'i njohin të varfërit. Unë dua që ata t'i duan të varfërit. Unë dua që ata të bëjnë përpjekje t'i gjejnë të varfërit më së pari në familjet e tyre, t'u sjellin paqe, gëzim e dashuri në familje më së pari.


"Time": Malkolm Mugeridge ka thënë një herë se sikur ju të mos ishit bërë murgeshë dhe sikur të mos kishit zbuluar dashurinë e Krishtit do të kishit qenë një grua shumë e vështirë. A mendoni se është i vërtetë ky pohim?

Nënë Tereza: Nuk e di. Nuk kam kohë të mendoj për këto gjëra.


"Time": Njerëzit që punojnë me ju thonë se ju jeni e pandalueshme. Ju gjithmonë i fitoni ato që kërkoni.

Nënë Tereza: Është e vërtetë. Të gjitha për Krishtin.


"Time": A është problem kjo çështje?

Nënë Tereza: Për shembull, kohët e fundit shkova te një individ i cili nuk më dha çka kisha nevojë. Unë i thashë, Zoti të ndihmoftë dhe vazhdova. Ai më thirri pas dhe më pyeti se çka kisha për të thënë në qoftë se më jepte diçka. Unë iu përgjigja se do t'i jepja "Zoti të bekoftë" dhe një buzëqeshje të madhe. Kaq dhe jo më shumë. Atëherë më thirri dhe më dha çfarë i kisha kërkuar në fillim. Ne duhet të jetojmë thjeshtë, siç thotë Ungjilli.


"Time": Ju njëherë e keni takuar Haile Mariam Mengistu, udhëheqësin e frikshëm komunist dhe ateist të Etiopisë. Ju e keni pyetur atë nëse lutet. Si e morët guximin t'i bëni një pyetje të tillë?

Nënë Tereza: Edhe ai është një ndër fëmijët e Zotit. Kur shkova në Kinë një zyrtar i lart më pyeti: "Çka është komunisti për ju"? Unë iu përgjegja: "Fëmijë i Zotit". Të nesërmen në mëngjes gazetat kineze shkruanin se Nënë Tereza ka thënë që komunistët janë fëmijët e Zotit. Unë isha e lumtur, sepse pas një kohë shumë të gjatë u shkrua emri i Zotit në gazetat e Kinës. Mrekulli.


"Time": A keni pasur frikë ndonjëherë?

Nënë Tereza: Jo. Kam vetëm një frikë. Frikën se mund ta ofendojë Zotin. Të gjithë jemi krijesa njerëzore, kjo është dobësia jonë apo jo? Djalli do të bënte çdo gjë për të na shkatërruar, dhe për të na larguar nga Jezusi.


"Time": Si e shihni djallin në punë?

Nënë Tereza: Kudo. Kur njeriu përpiqet t'i afrohet Zotit, djalli bën çdo përpjekje për t'ia shuar këtë dëshirë. Mëkati hyn kudo dhe në vendet më të mira.


"Time": Cila është frika juaj më e madhe?

Nënë Tereza: Unë i besoj Krishtit dhe nuk kam frikë.


"Time": E cila është pakënaqësia juaj më e madhe?

Nënë Tereza: Unë bëj vullnesën e Zotit, apo jo? Duke bërë vullnesën e Zotit nuk ekziston pakënaqësia.


"Time": Nëse puna juaj dhe jeta shpirtërore bëhen më të lehta me kohën?

Nënë Tereza: Po, sa më afër Jezusit, punojmë më shumë. Sepse e dimë se për kë punojmë dhe me kë punojmë. Kjo është shumë e qartë. Për këtë duhet ta kemi zemrën e pastër për ta parë Zotin.


"Time": Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Nënë Tereza: Unë kam vetëm një plan në ditë. E djeshmja ka kaluar, e nesërmja akoma nuk ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen për ta nderuar Krishtin.



© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


[ Edited Thu Aug 26 2010, 05:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 26 2010, 05:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nëna Terezë - vlerë e gjithë botës, krenari e shqiptarëve




Lule të freskëta në vendin ku ajo kishte lindur para një shekulli, fjalë dashurie e mirësie për jetën dhe veprën e saj humane. Në këtë mënyrë u përkujtua 100 vjetori i lindjes së shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë. Politikan, aktor, sportistë e shumë qytetarë të tjerë sot vizituan sheshin e Shkupi ku para 100 viteve kishte qëndruar shtëpia e nënës së madhe, Nënës Terezë, dhe ku ajo kishte erdh në këtë jetë. Të pranishmit në manifestimin e organizuar nga lëvizja qytetare “Zgjohu” thanë se Nëna Terezë është vlerë e gjithë botës, ndërsa krenari për shqiptarët dhe qytetin e saj të lindjes.

“Me të drejtë thuhet që një popull është aq i madh për nga mënyra se si sillet dhe si i trajton figurat më të mëdha të kombit. Ne sot nderojmë bijën më të madhe të kombit shqiptar Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza në 100 vjetorin e lindjes së saj. Prej Shkupit dëshmojmë që ajo shqiptare por qytetare e botës dhe porosisim që vlera e saj dhe virtytet e saj të jenë shëmbëlltyra jonë në të gjitha veprimet tona të mëtutjeshme ”, tha Artan Grubi, Kryetar i Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.

“Është rasti ta përkujtojmë atë dhe të dëshirojmë që një pjesë e dashurisë së saj, mëshirës dhe punës së saj bamirëse gjithashtu të mbjellë edhe në zemrat e çdo shqiptari dhe në zemrat e çdo qytetari jo vetëm të Shkupit ,por mbarë, e gjithë botës”, deklaroi Imer Selmani, Kryetar i DR-së.

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkupjanes Nëna Terezë u shpalos edhe mbishkrimi i ri spitalit gjinekologjik në Çair që në të ardhmen do të mbaj emrin e humanistes së madhe, “Nëna Terezë”.

“Qeveria e Maqedonisë pranoi propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe iniciativën e Lëvizjes qytetare Zgjohu që spitali gjinekologjik dhe akusherik në Çair tash e tutje të merr emrin e kësaj humaniste të madhe të cilës ne ja kemi dy borxhe, ajo ishte shqiptare dhe ishte shkupjane dhe në më shumë se gjithkush si bashkëkombës dhe bashkëqytetarë të saj kemi të drejtë dhe përgjegjësi që të ndërmarrim aktivitete me të cilën do të krijojmë lidhje të reja ndërmjet nesh dhe nënës së botës”, tha Bujar Osmani, Ministër i Shëndetësisë.

Manifestime të shumta në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë janë mbajtur edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Fituesja e çmimit Nobel për paqe , Gonxhe Bojaxhiu u lind me 26 gusht të vitit 1910 në Shkup ndërsa ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë ku edhe është varrosur.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Thu Aug 26 2010, 06:52pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Lec Neli ka shkruar:




Shume te cuditshme e gjej se si nane Tereza kurre se covi zanin per Shqiptart qi jetoshin ne "ferr per 50 vjet" apo ma krahasim i vertet asht si ne "epoken e gurit", por e covi per pothuejse per gjithkend tjeter???
Nejse se asht vone me ja ba kyt pytje sot!
[/blockquote]


edhe sikur te ishte gjalle dhe te kishe mundsi me ja ba kyt pytje, nuk na takon neve me ja drejtu at pytje, ne fund te fundit jetote edhe e ama dhe motra ne te njejtin ferr. ajo ishte njeri i madh qe ka ndiku me ndryshu jeten e miliona njerzve, thjesht ta nderojm dhe t'i lajm pytjet, nuk jemi ne nivelin e saj, keshtu mendoj sot.

[ Edited Thu Aug 26 2010, 06:54pm ]


Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3352 sec, 0.0899 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,318kB