Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gonxhe Bojaxhiu (Nene Tereza)
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
lissandro
Thu Aug 26 2010, 07:55pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Lec ajo ka pa ba kerkes, ne kohen e komunizmit, per me vizitu shqiperin. Edhe ne te njeten koh per te hapur nje organizat, qe te ndimonte te varferit. Po shteti jon komunist, ne ate koh nuk e pranoj per arsye se donte te i tregonte Botes se ne shqiperi nuk ka fukarenj.
Pastaj ajo cfar ka pas te bej, kurse vete si person nuk esht perzier ne politik ,se vet pozicjoni dhe rruga qe ndiqte sebesoj se do i kishte pasur hije te, u merrte edhe me politik.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Thu Aug 26 2010, 10:12pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:24am ]


Back to top
lissandro
Fri Aug 27 2010, 05:27pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:23am ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Fri Aug 27 2010, 07:49pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:23am ]


Back to top
lissandro
Sat Aug 28 2010, 09:23am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:21am ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Sat Aug 28 2010, 08:18pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:21am ]


Back to top
lissandro
Sat Aug 28 2010, 09:37pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:19am ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Sat Aug 28 2010, 09:52pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:19am ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Sun Aug 29 2010, 06:47am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:18am ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
TOTO-R
Sun Aug 29 2010, 10:43am

Registered Member #2326
Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

Posts: 1780
M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

Me rrespekt

Lec Neli


[ Edited Mon Aug 30 2010, 06:17am ]




    Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

    Back to top
    guest
    Mon Aug 30 2010, 12:12am
    Registered Member #1283
    Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

    Posts: 4466
    M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
    Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

    Me rrespekt

    Lec Neli


    [ Edited Mon Aug 30 2010, 06:17am ]


    Back to top
    guest
    Mon Aug 30 2010, 12:16am
    Registered Member #1283
    Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

    Posts: 4466
    M'vjen keq! Por kam kene i detyruem me ta shi shkrimin se ke dale prej temet.
    Ju lutem permajeni vedin! Ju lutem mos ofendoni. Ju lutem kujdes fjalorin!

    Me rrespekt

    Lec Neli


    [ Edited Mon Aug 30 2010, 06:16am ]


    Back to top
    L - N
    Thu Sep 02 2010, 04:24pm
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    NËNË TEREZA DHE DJ TIESTO



    Në këtë vend, as ditëlindja e Nënë Terezës nuk vjen dot po nuk deshi Kryeministri!

    KOLORETO CUKALI

    Mbushja e Tiranës me postera, banderola e me flamuj bardh e blu, më bëri të mendoj: "qenka festë e PD-së". Mirë bluja, po kjo e bardha ç'do? E bardha, shenja e dorëzimit, nuk bën pjesë në arsenalin e flamujve të PD! Pastaj, u desh një beze e madhe me fytyrën e Nënë Terezës dhe me emrin e kryeministrit poshtë që të kuptoja që është ditëlindja e Nënë Terezës. Mundësuar nga... nën kujdesin e veçantë të... Në këtë vend, as ditëlindja e Nënë Terezës nuk vjen dot po nuk deshi Kryeministri! Mirëpo, duke parë tërë këto shpenzime, madje, këtë histeri të përvitshme, u riktheva te pyetja bazë: pse?! Pse, festohet ditëlindja e shenjtores si të ishte promovimi i një DJ që vjen për koncert në verë? Nënë Tereza vetë, jo që nuk e festonte, po as e përmendte ditëlindjen e vet. Atëherë pse ajo, shembulli i përvujtnisë, përulësisë dhe modestisë, përkujtohet si të ishte një rockstar me bujë, me flamuj e me postera? Dhe për se? Për ditëlindje??!! Pse nuk organizojnë edhe Rally, ose maratonë rinore, ose qofte e birrë nga liqeni me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës? Ose ndeshje vaterpoloje apo minikampionat beach volley...? Ose kampionat noti, që të mund ta fitojë Kryeministri? Unë besoj, se Nënë Tereza vetë nuk do e kish kërkuar e as pranuar kurrë një Vit të Sajin. Ajo do kish kërkuar fonde. Jo për flamujt absurdë bardhe-blu, po për spitale e për bukë. Jo për vete, po për të sëmurët, jetimët e të varfrit. Jo postera, por ponstan për gjithë ne që vuajmë nga dhimbja e kokës në këtë vend.

    NJERIU MË VETE E ME TJERË

    Para dy-tre vjetësh, lumturimi i Nënë Terezës u festua me një megaposter që mbulonte krejt fasadën e Universitetit të Tiranës. Hera e fundit që kisha parë një poster aq të madh mbi UT ka qenë fotoja e Enver Hoxhës. Stendat e reklamave të ndriçuara ishin mbushur me postera të shenjtores. Siç ishin këtë verë posterat e DJ Sandy Riverës. Sot, shtyllat e Kryeqytetit janë mbushur me banderola me citate. Dikur, kështu varnin citatet e Enverit e të Maos. "E djeshmja iku. E nesërmja s'ka mbërritur. Të sotmen e kemi këtu. Fillojmë të jetojmë". Duhet të jenë lodhur shumë të gërmojnë në Internet për të nxjerrë ca fraza si kjo, që nuk thonë asgjë! Me gjithë respektin, po Nënë Tereza ka qenë thjesht një humaniste, jo një filozofe. Fraza si kjo më sipër, jo vetëm që nuk thonë asgjë, por më duket shumë infantile që ti publikosh nëpër shtylla. Më kujtojnë librin e kuq të Maos. "Lindja është e kuqe" Çfarë perle, ë? Dukej sikur jepte leksione si të jetosh. Ose, më kujtoi atë mjeshtrin e madh të citateve që thoshte "patatja është edhe bukë, edhe gjellë." Ata që merren me organizimin e "festave" të Nënë Terezës, s'kanë kuptuar akoma që Nënë Tereza u bë ajo figurë që u bë, prej veprimit, jo prej citateve.

    NJI FYELL NDËR MALE

    Problemet me kultin e Nënë Terezës vijnë nga aqdi- aq-bën i atyre që janë sipër, por dhe nga mentaliteti i neve që jemi poshtë lidhur me figurat. Nga Bajraktarët, tek Zogu e Enveri, ne nuk kemi pasur mundësi të prekim e të prekemi nga njerëz që kanë modestinë si virtyt kryesor. Ne na bëjnë përshtypje vetëm ato figura që propagandohen me bujë e me pohë. Ne dimë vetëm një mënyrë për të nderuar figurat tona. O t'u ngremë këngë të tipit "Enver Hoxha o Tungjatjeta" o tu ngremë buste, o banderola. Ne, kemi harruar formën më të thjeshtë të respektit, heshtjen. Ne kujtojmë që ngremë lart Nënë Terezën, kur e trajtojmë si Enverin. Duhet të pushojmë së trajtuari Nënë Terezën edhe si Lady Dianën. Këto figura nuk kanë asgjë të përbashkët. Një princeshë e trishtuar, sepse kishte një burrë impotent, nuk mund të jetë njësoj në perceptimin tonë si një grua e virgjër që përqafonte njerëz të sëmurë me malarje.

    DJELLA

    Nga ana tjetër, Nënë Tereza po konsiderohet si P.R. qeveritar për të ndrequr imazhin ndërkombëtarisht të leckosur të Shqipërisë. Duam të fshihemi pas figurës së pastër të humanistes, si Odiseu që fshihej nënë delet për të dalë nga shpella e Qikllopit. Pa folur për faktin që po krijohet ideja sikur nënë Tereza është investim personal i Kryeministrit, heroinë e personalizuar. Se për ndryshe, ç'do emri i tij në posterat e këngëtares... pardon, shenjtores? Posterat e nënë Terezës, nuk i lenë gjë mangut posterave të DJ-ve që erdhën gjatë verës në Tiranë. Pas gjithë kësaj histerie, na duhet ta përsërisim pyetjen, po të ishte Nënë Tereza gjallë, si do ndjehej para gjithë kësaj? Ç'do thoshte kur të kalonte poshtë posterave të vet? A mos vallë do kërkonte që paratë të shkonin te spitali që ajo donte të ndërtonte, e që nuk po bëhet në Tiranë? A mos do kërkonte që paratë të shkonin tek ata njerëz që varin veten përditë se nuk ushqejnë fëmijët me bukë?

    DRANJA. MADRIGALE.

    Në pamundësi për të ndërtuar figura bashkëkohore kombëtare që të mund ti qendrojnë kohës, ne jemi kapur të dëshpëruar pas nënë Terezës. Figurat tona janë të përkohëshme. Noli na doli hajdut i Konares e shtetrrënues, Zogu, ishte për 50 vjet hajdut e tradhëtar, Enveri këto 20 vjet diktator e vrasës... S'merret më vesh, në tornadon e madhe të baltës që vjen vërdallë atdheut, se kush e meritonte baltën e kush jo. Po je i këtij vendi, balta do të të përfshijë, çfarë doqë të bësh e të thuash. Prandaj mbërthehemi me dëshpërim pas figurave që na duken të pakontestueshme. E megjithatë, ky vend, ka pasur njerëz të denjë për respekt e adhurim mbarëkombëtar. Vetëm se ata nuk bërtasin. Dhe nuk kanë fituar Nobel.

    LIRIKA MES DY MOTEVE

    Para shumë javësh te Shekulli kam lexuar një shkrim të Elsa Demos "Nuk ka vend për Martin Camajn". Shkrimin e përshkuante trishtimi pse ky shtet nuk arrin të bëjë asgjë për një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë, Martin Camajn, makar as t'i caktojë një vit përkujtimor. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Kulturës ishte përgjigjur, "ky është viti i nënë Terezës e Vaçe Zelës e nuk ndryshohet më". Nuk dua të rimarr shkrimin, as të ringer tematikën, sepse Camaj mbetet i madh pa pasur nevojën që për të të kujdeset Ministria e Kulturës. Por shqetësimi më lindi kur lexova komentet në blog. Wshtë e drejta e gjithësecilit të mos lexojë poezi. Por kjo u heq të drejtën të gjykojnë poetët apo dhe figurat. Ata që kanë lexuar vetëm një libër në jetën e tyre, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e ngritje së kulteve. Injorantët kibernetikë, që, të fshehur pas anonimitetit të web-it marrin përsipër të shajnë çdo gjë, duhet të mësojnë të heshtin e të dëgjojnë. Në një popull që nuk lexon, propaganda mbin si lulëkuqe mbi mure. Dhe ajo që po u servirin tani atyre është figura enënë Terezës, që po ua shesin si të ishte një rockstar.

    Nënë Tereza është figurë e madhe e botës, por ne kemi nevojë për figurat tona. E di që shumë vetë mund të preken në sedër e në nder nga kjo Tartë, por, po të shohin ftohtë do të kuptojnë që dikush po ngre një kult të panevojshëm të Nënë Terezës, dhe jo për hir të humanizmit të saj, por për tu fshehur pas bustit të pranuar ndërkombëtarisht. Shenjtorja e lindur në Shkup, që jetoi e punoi në Kalkuta 50 vjet, që nuk fliste shqip, duhet t'ia lërë vëmendjen poetit që lindi në Dukagjin, që ngriti katedrën e gjuhës shqipe në universitetin e Mynihut, e që ka shkruar (për mua) vargjet më të bukura që shqipja do mund të prodhojë për dhjetëra vjet. Nënë Tereza nuk ka nevojë për një vit special, për një aeroport, për një shesh në qendër, për një spital, e për kushedi sesa konferenca në emër të saj, që të jetë figure shqiptare. Pyetja e thatë e brutale, pyetje që ther mu në kockë, është kjo: Çfarë ka bërë ajo për këtë vend? Ajo ka bërë shumë, por ka bërë për Indinë. Për Libanin. Ka bërë për tërë botën. Po çfarë ka bërë ajo për ne? Ky vend, i tharë nga injoranca e brutaliteti, ka nevojë për poetë. Ka nevojë për pak poezi. Kur të ulen valët/ fryma jonë do të matet/ me gjansinë e detit: atëherë/ do të pushojmë/ te kambët e bjeshkve të bardha.

    KANDILI ARGJANDIT

    Jam i bindur, që vetë Nënë Tereza do kish dashur që ky të ishte viti i Martin Camajt. Ajo do ta kish kuptuar që ky vend ka më tepër nevojë për figura të vetat, që i kanë dhënë Shqipërisë, e jo të importojë figura të përbotshme që i kanë dhënë gjithë botës. Ajo do ta kish kuptuar që njerëzit që nuk nderojnë poetin e vet, nuk kanë për ta ndërtuar kurrë spitalin e saj. Por, pavarësisht se ç'do donte ajo, ditëlindja e Camajt nuk vjen, po nuk deshi Kryeministri.

    (“Marre nga gazeta e Tiranes, “Shekulli”)


    © Copyright 2009 - Rrokum TV
    trokit ketu


    [ Edited Thu Sep 02 2010, 04:36pm ]

    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    ⓐ-ⓒⓐⓣ
    Wed May 30 2012, 09:55am


    Registered Member #670
    Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

    Posts: 24799
    Gjeta ikyt foto e me solli shume qetesi shpirterore tash ta ndaj te kjo teme



    I care and I wish well!

    Back to top
    SuperGirl
    Wed May 30 2012, 10:03am
    Miss.Felicity!


    Registered Member #514
    Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

    Posts: 36201
    Respekt per dy njerz qe kane dhan shume per njerezimin.
    Foto e rralle!



    Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
    Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

    Back to top
    ⓐ-ⓒⓐⓣ
    Wed May 30 2012, 10:05am


    Registered Member #670
    Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

    Posts: 24799
    SuperGirl ka shkruar:

    Respekt per dy njerz qe kane dhan shume per njerezimin.
    Foto e rralle!


    Agree!

    I care and I wish well!

    Back to top
    - Stella -
    Mon Sep 10 2012, 02:33pm

    Registered Member #3337
    Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

    Posts: 5501


    Gjithmonë kam në zemër
    popullin tim shqiptar.
    Zotin lut shumë,
    që Paqja e Tij
    të vijë në familjet tona,
    në zemra dhe botë.

    Lutuni
    për fukarenjtë e mi,
    për motrat e mia
    dhe për mua.

    Për ju lutem unë...


    Nënë Tereza

    Oslo, 10.12.1979

    E shkrume diten e marrjes t'cmimit Nobel.


    Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




    Back to top
    - Stella -
    Mon Sep 10 2012, 02:47pm

    Registered Member #3337
    Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

    Posts: 5501
    - 15 vjet më parë në 5 shtator Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, ndërkohë qenia e saj e shenjtë sikur nuk pranonte të shplodhej, se edhe pas vdekjes ajo ndjehet dhe vepron si e gjallë duke i dhënë porosira botës, të vlefshme, nga ato që i duhen çdo ditë dhe përjetësisë së njerëzimit.
    Ajo vazhdimint rilind si frymë dashurie dhe duke qenë gruaja më e njohur e planetit, përsëri fama e saj rritet. Nuk është thjesht famë, por shenjtëri.
    Këto ditë në një anketë botërore, një revistë e madhe prestigjioze në SHBA jepte lajmin se Ajo futej në 100 njerëzit më të shquar të botës në të gjitha kohërat, e katërta pas Krishtit. Ajo ka aftësinë rilindjes kështu.

    *



    Dhe vërtet 10 ditë më parë ishte ditëlindja e saj reale dhe ndër shqiptarë sikur plotësohej dëshpërueshëm një nga kredot e saj, kur porosiste që të mos merreshin me të duke e lavdëruar, por të donin njëri-tjetrin siç dinte të donte dhe ajo pa dallim, të krishterë, myslimanë, induiste, etj.

    Dhe nuk u perkujtua nga ne si duhet,as nga institucionet dhe as nga media,26 gushti shkoi si ditet e tjera te zakonshme.


    Por në Maqedoninë ngjitur, ku ata që nuk janë shqiptarë ngjanë si antishqiptarë ndonjëherë, e kujtuan Nënë Terezen, datëlindjen e 102-të të shkupianes së famshme, po kështu dhe India induiste, ku ajo punoi dhe shkriu jetën si një qiri, por dha dritë dhëmbshurie kundër gjithë errësirërave, sa do të largëta, natyrisht dhe të asaj që po davaritej mbi dheun amë.

    Por përse na ndodh të harrojmë çka nuk duhet harruar? Dihet dhe nuk dyshohet më kurrkund që Nënë Tereza është shqiptare, e ka thënë dhe ajo vetë me plot gojën, madje sa më shumë i rritej fama, aq më shumë e përsëriste, vëren shtypi i huaj, por më rëndësi ka se sa janë shqiptarët të Nënë Terezës, - shtoj unë, - të asaj dashurie qiellore, që kërkon të regullojë punët mbi tokë?

    Nuk ka dyshim se Nënë Tereza u duhet shqiptarëve dhe e duan, por ne duhet të mësojmë të duam më mirë, veten dhe të tjerët, dashuri aktive dhe dinjitoze.

    Institucioni i kujtesës tonë kolektive nuk duhet ta lërë kalendarin e vet që ta mbulojë pluhuri. Ne jemi ajo që kujtojmë, thotë një poet i madh europian. Por ne jemi dhe ajo që harrojmë, shtoj unë me dëshpërim.


    Të dijmë ta mbajmë Nënë Terezën.

    Asaj i mjafton bota, ku natyrisht i dhimbej dhe e donte veçmas dheun e saj.

    Atyre që u duket ndryshe le të kujtohen se ishte atdheu i saj që nuk ia hapi portat e bunkerta për një gjysmë shekulli, por ne duhet ta kuptojmë se nuk jemi aq të mjaftë pa Nënë Terezën, madje, duke e patur dhe duke e harruar, i krijojmë vetes një bosh të ndjeshëm ndërsa në imazh krijojmë një zbehje të panevojshme para botës.


    Nënë Tereza jep edhe duke mos qenë, por duhet të dish të marrësh prej saj dhe ne, bashkatdhetarëve të saj, na takon më shumë, me të drejtë.



    RIKTHIMET E NËNË TEREZËS, QORTIM QIELLOR DHE FRYMËZIME TOKSORE
    nga Visar ZHITI

    [ Edited Mon Sep 10 2012, 02:55pm ]

    Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




    Back to top
    LUPEN
    Sun Feb 19 2017, 11:07am

    Registered Member #2813
    Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

    Posts: 10264
    Gonxhe Bojaxhi e shqiptarëve - Nanë Terezë e mbarë njerzimit


    Rozafa, Teuta, Argjiroja, motra e Gjergj Elez Alisë, Tringa, Nora, Shota, Musineja e sa e sa gra të tjera të tokës arbnore, s’kanë kursye asgja, as jetën e tyne, me shërue plagët e vllazënve të tyne në kohnat ma të vshtira, kur ata kishin aq shumë nevojë për fjalën e mirë, për dorën e ngroftë, për jetë dhe shërim. E madhe fisnikria e tyne, i lavdishëm flijimi, i paharruem kujtimi i tyne ndër zemrat tona! - Lazër Radi.



    Nanë Tereza e mbarë njerzimit, asht ma së pari Gonxhe Bojaxhi e shqiptarve – kjo bijë e lavdishme e Arbnit, kjo bijë fisnike e gjakut dhe shpirtit malsor – asht shumë ma tepër se kaq. Ajo shpejt ka me hy në rradhën e profetënve, në rradhën e atyne që vet Perëndia i pëzgjedh me kujdes për punët e mëdha të njerzimit.
    Jeta e saj asht nji flijim në emën njeriut… Ato duart e saj të brishta, ajo i fut ndër plagë vdekjeprumse të lebrozve, të malarikëve, të epileptikëve, të skamnorëve, të krejt atyne që jetojnë me vdekjen ndër krahë. Ajo mendon vetëm si mund të shpëtojë jetë njerzish kudo në botë, pa pyetë për racat, pa pyetë për fetë, pa pyetë për ideollogjitë, pa pyet për pasuninë. Prej Irlande deri n’Indinë e largët apo në Kinë, ajo asht e kudondodhun, dhe e gjitha kjo në emër të atij besimi dhe të atij shpirti human që mund të konsiderohet dhuratë hyjnore e fisit arbnor.
    Në sytë e kësaj Motre të Madhe mundesh me pà të pasqyrueme vuejtjen njerzore të të vorfënve ma të vorfën, të sëmunve ma të sëmunë, të t’braktisunve ma të braktisun të krejt kësaj bote…
    Prandej gjithë krijesat e ksaj bote, krejt njerzimi në përgjithësi, janë për Nanë Terezën nji përfytyrim i gjallë i Zotit. Prandej, kjo Motër e Madhe nuk njeh as kombe e as kombësi, as raca e as as racizëm, as klasa e as urrejtje klasore… Ajo njeh vetëm dashni dhe dhimbje njerzore për cilindo prej nesh.
    Gjithçka për Nanë Terezën, asht nji njësi e vetme e krijueme nga Hyjnia e madhe, nga Zoti.
    Në një takim me nji grup shqiptarësh në Romë, në vitin 1981, dy vjet mbasi qe laurue me çmimin Nobel, kush Shqipnia qe e shlyeme prej bote, Nanë Tereza pat thanë: “Shqipnia, asht për mue, bota e të gjithëve!”.
    Kjo fjalë e saj, na nderon të gjithëve ne – pa dallim: të krishtenë e myslimanë – sepse asht me të vërtetë e para herë që vendi ynë identifikohej me universalen d.m.th. identifikohej me idenë se Toka dhe Njerzimi janë krijesa të Zotit.
    Nga kjo gurrë e madhe dhe e pashtershme, krejt ne shqiptarët, duhet me nxjerrë nji mësim të madh: Nata e gjatë e komunizmit shqiptar na ka shkatrrue ndërgjegjet, na ka shkatrrue shpirtnat, na ka përçudnue traditat dhe virtytet ma fisnike dhe ma të bukura të fisit shqiptar, na ka largue prej botës së qytetnueme… Na duhet mund e punë me e gjetë vetvedin, ar identitetin tonë të lashtë iliro-arbnor. Shqipnia, sot ma tepër se kurrë, ka nevojë për purifikim e bashkim shpirtnash; në marrdhaniet tona me njeni-tjetrin s’duhet me u nisë nga interesa meskine vetiake, as nga urrejtja, as nga zilia, as nga hakmarrja e padrejtë, as nga diferencimet krahinore, fetare, e sociale, dhe as nga dallime të tjera. Vetëm nji popull që din të jetojë në mirkuptim e tolerancë ka të drejtën e pasaportës së mbijetesës, vetën ai ka mundësi me dhanë prova se din të jetojë me popujt e tjerë, kudo dhe kurdoherë.
    Po n’at takim në Romë, Nanë Tereza tha: “Rrallë takohem me shqiptarë. Por, sa herë i shoh ata, më duket sikur gjendem para shfaqjes, përfytyrimit të tokës seme amtare, emnin e së cilës e kujtoj përherë, n’lutjet e mia të përditshme…”


    Nga Lazër Radi - Tiranë, 1992




    Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
    Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

    Back to top
    Go to page  1 2 3  

    Jump:     Back to top

    Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
    Powered by e107 Forum System
    Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
    Custom Search
    Mire se Vini
    Emri i Identifikimit:

    Fjalkalimi:




    Me Kujto

    [ ]
    [ ]
    Muzik Shkodrane - Sagllam


     
    Chat Box
    You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

    Shkodra ne Youtube
    Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
    Theme created by Free-Source.net
    Render time: 0.3901 sec, 0.0915 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,034kB