Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed Jul 02 2008, 02:38pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu



Gjërgj Kastrioti lindi në Kruj dhe ishtë djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipëris se mësmë i cili ishtë i obliguar që Përandorisë Turkë ti paguaj tatim. Në mënyrë që të sigurojë bësnikrinë e prijësvë lokal Sultani i mërrtë djëmtë e tyrë dhë i dërgontë në Turqi. Gjërgj Kastrioti përcjëlli shkollën ushtarakë në Përandorinë Turkë dhë që i ëmëruar Iskëndër Bay që në turqisht do të thotë princi Alëksandër.

Ai që i dalluar si njënga oficërët më të mire në disa skuadra Otomanë në Azinë e Vogël dhë Ëuropë, për ˧ka ëdhë morri nga Sultani titullin ë Gjënëralit. Skëndërbëu luftoi ëdhë kundër Grëkëvë, Sërbvë dhë Hungarëzvë, dhë disa burimë thojnë së ka mbajtur lidhjë të fshëhta më Raguzë, Vënëdikun, Vladislasin ë HungarisËsi dhë Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali ˧ka ë bëri Gjërgj Kastriotin Guvërnator Gjënëral të disa provincavë të Shqipërisë.

Më 1443, gjatë bëtëjës kundër Hungarëzëvë të Nishi (Sërbia ë sotmë), ai ë lëshoi ushtrinë Otomanë dhë shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skëndërbëu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin ë kuq më shqiponjë të zëzë dykrërëshë në mes, dhë tha fjalin ë njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, atë ë gjëta këtu, në mësin tuaj". Gjërgj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytëtin ë Lëzhës (Lidhja ë Lëzhës, 1444) dhë ti udhëhëqi ata nËluftën kundër Turqvë.

Gjatë 25 vitëvë të ardhshmë ai luftoi, më forca që rrallë here kalonin 20.000 ushtarë, më ushtrinë më të fuqishmë të asaj kohë dhë arriti që të dal fituës për 25 vjëtë të tëra. Më 1450 Ushtria Turkë që ë udhëhëqur nga vëtë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës dukë ë kthyër nga bëtëja ë hupur. Dy here të tjëra ,më 1466 dhë 1467, Mëhmëti i II, pushtuësi i Konstantinopolit, udhëhëqi ushtrinë Turkë kundër Skëndërbëut dhë dështoi. Përandoria Turkë provoi ta pushtoi Krujën 24 hërËdhë dështoi të 24 hërët.

Për një të katërtën ë shëkullit Skëndërbëu ndaloi invazionin Turk në Evropën Katolikë.

Pas vdëkjës së tij me 1468 në Lëzhë nga shkaqët natyrorë, ushtarët ë tij u bënë rëzistëncë Turqvë për 12 vjëtë. Me1480 Shqipëria dëfinitivisht u pushtua nga Përandoria Turkë. Kur Turqit ë gjëtën vorrin ë Skëndërbëut në kishën ë Shën Nikut në Lëzhë, ë hapën atë dhë morrën ështrat ë Skëndërbëut për të cilat bësohëj së sjëllin fat. Me1480 Turqit ndërmorrën invazionin në Itali dhë pushtuan qytëtin ë Otrantos.

Skëndërbëu dhë vëpra ë tij nuk mbëtën të përmëndën vëtëm në tokat Shqipëtarë. Voltëri ka mënduar së Përandoria Bizantinë do të kishtë ëgzistuar sikur të kishtë një udhëhëqës sikur Skëndërbëun. Disa poët dhë kompozitor gjithashtu kanë gjëtë inspirimin ë vët në mjështërinë ushtarakë të tijë. Poëti Francëz i shëkullit 19, Ronsard, shkroi një vjërsh e kushtuar Gjërgj Kastriotit. Të njëjtën gjë bëri ëdhë poëti Amërikan i shëkullit 19, Longfëllow. Antonio Vivaldi komponoi opërën ë cila titullohët Scandërbëg.

Skëndërbëu sot është Hëroi Nacional i Shqipërisë. Shumë muzëume dhë monumëntë janë ngritur në ndër të tij anëmbanë Shqipërisë dhë në mësin ë tyrë ëdhë Muzëumi i Skëndërbëut në kalanë e famshmë të Krujës.
Back to top
::bud::
Wed Jul 02 2008, 02:43pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Histori - Gjergj Kastrioti
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
Back to top
lissandro
Wed Jul 02 2008, 03:02pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
GJERGJ KASTRIOTI


Me shenj pallet m' krah (1) pat le Gjergj Kastrioti,
E me pallen fitoi famen e trimnise,
Me palle hapi udhen edhe u ba i zoti
I qytetit krujes edhe i gjith shqypnise;

Me pall luftari, zemer kreshni-ploti,
Me lirue kombin nga zgjedha e Turqise ,
Tridhet vjet luftoi,dhe nga qilla Zoti
SHifte e bekote qellimet e burrnise.


Sultan Murati e kishte pase emnue
"Skander Beg" emen qi s' kishte mujt me i dhane
Ma t' madh se t' Skanderit (2) qi dhene pat sundue !


Me t' vertet Kastrioti, i Madhi SHqypetar,
Per trimni i permendun, mujte botes me i thane :
" Nder luftar t' Europes une jam luftar' i pare !"


Thuhet se Gjergj Kastrioti pat le me nji shej pallet ne krah te djatht.----





[ Edited Wed Jul 02 2008, 03:04pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Wed Jul 02 2008, 03:10pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Emri Skender ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksander. Keshtu qe shume studiues emrin Skenderbej e perkthejne ne Aleksandri i Madh. Simbas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej . Fakt eshte qe Skenderbeut i ka pelqyer gjithmone emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokes ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Dhe ne oborret europiane te kohes nihej me teper me kete emer. E deshmojne dhe veprat e shumta mesjetare te shkruara per te(kompozitori i famshem Antonio Vivaldi ,ne vitin 1718 ,vuri ne skene operen "Scanderbeg") .
Back to top
::bud::
Wed Jul 02 2008, 03:13pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533


Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
Back to top
::bud::
Thu Jul 03 2008, 10:37am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
.

Back to top
utter
Fri Oct 31 2008, 01:12am
utter

Registered Member #1737
Joined: Fri Mar 21 2008, 11:05pm

Posts: 321
po shoh se ka shume mendime pak a shume te njejta per skenderbeun por nuk permendet i biri i tij gjini qe udhehoqi shqiperine per 14 vjet pas vdekjes se skenderbeut (kjo sipas romanit te ismail kadarese "daullet e shiut")edhe pse lavdia i mbeti skenderbeut
ka vend per diskutim per sa thashe, por duhet marre parasysh se skenderbeu i bashkoj principatat por i biri arriti t'i mbaj te bashkuara edhe per shume vite te tjera deri ne sulmin qe mehmeti i dyte beri kunder krujes me nje ushtri te panumert duke marre krujen e keshtu gjithe shqiperine

shoke! kemi ne mes tene
shum' armiq' e tradhetore
popo!mos u qofte thene !
veç qe s'kane gje ne dore!

Back to top
L - N
Tue Nov 11 2008, 05:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
utter ka shkruar:

po shoh se ka shume mendime pak a shume te njejta per skenderbeun por nuk permendet i biri i tij gjini qe udhehoqi shqiperine per 14 vjet pas vdekjes se skenderbeut (kjo sipas romanit te ismail kadarese "daullet e shiut")edhe pse lavdia i mbeti skenderbeut
ka vend per diskutim per sa thashe, por duhet marre parasysh se skenderbeu i bashkoj principatat por i biri arriti t'i mbaj te bashkuara edhe per shume vite te tjera deri ne sulmin qe mehmeti i dyte beri kunder krujes me nje ushtri te panumert duke marre krujen e keshtu gjithe shqiperine



Zotni i nerum utter me sa di vete historia e djalit te Gjergj Kastriotit asht vetem histori qe asht njofte mrena ish Shqipnis Komuniste sepse simas tana arkivave te albanologve e historis te shkrume jasht Shqipnis prej historianve te pa nikum e t'pamvarun (jo rromaneve te Ismail Kadares). Djali Gjergj kastriotit nuk del kerkun, sepse gruja e Gjergj Kastriotit ka emigru ne Itali me fmi mas ramjes t'Arbris. Vazhdimsia e familjes t'Gjergj Kastriotit asht ne Itali e jan Italian sot ja shqiptare.

Mesa kam lexu e mledh vete prej ktyne shkrimeve t'hujve Leke Dukagjini ka ken udhheqsi n'vazhdim por edhe i funit i Arbris mas vdekjes t'Gjergj Kastriotit, dhe nuk e ka majt per 14 vjet por 10 vjet, edhe asht vra vete ne rrethinat e Shkodres tu mrojt Shkodren.

Gjergj Kastrioti i ka bashku si aleat vetem ja si shtet i konsilidum apo si mretni, tetan ballkansit perendimore tuj perfshi Serbt-Malazezt-Veneviant, Mretnin e Napolit, Vatikanin, etj.


[ Edited Tue Nov 11 2008, 05:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 11 2008, 05:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jeta e Skënderbeut përmes dokumentacionit ekzistues nga arkivat

Elsa Demo
Marte, 11 Nentor 2008 11:07:00


Jeta e Skënderbeut përmes dokumentacionit ekzistues nga arkivat e Venecies, Milanos, Mantovës, Dubrovnikut dhe sidomos Zadarit ku nuk ka shkelur asnjë autor shqiptar. Një vepër ku figura e vërtetë historike nuk konfirmon heroin e teksteve të shkollave apo imazhin e tij në hapësirën shqipfolëse Oliver Jens Schmitt paraqiti dje në sallën e mbushur me replika historike veprën “Skënderbeu” që pretendohet të sjellë në aspektin shkencor edhe një model kritik të historiografisë për çështje të rëndësisë kombëtare për shqiptarët. E megjithatë ishte një takim topitës sepse askush nga kolegët shqiptarë nuk e kishte lexuar veprën me mbi 550 faqe. Edhe një farë replike (e llojit “unë mik e kam por po ia them) me tezat e historianit vjenez, profesorit të ri të Universitetit të Evropës Juglindore, u bë në mënyrë jo profesionale dhe me hipoteza të tipit që krahasonin motivin e hakmarrjes të Skënderbeut ndaj Sulltanit, me motivin e hakmarrjes së Wilhem Tell-it. Kjo vepër me titullin thjesht “Skënderbeu”, është herët të recensohet dhe përtypet nga audienca me gjithë dokumentacionin e pasur arkivor mbi bazë të cilit është synuar të shkruhet jeta e Skënderbeut përtej historive të shumta dhe kujtesës që na lidh tash 5 shekuj me të. Dy vjet para, ndërsa Schmitt e kishte përfunduar “Skënderbeun”, gjen dokumentin që e e vitit 1484 që e detyron historianin të rishohë krejt nivelin e jetës personale të heroit. Dokumenti i zbuluar në arkivat e Milanos, dëshmonte se cili është motivi që ky fisnik renegat i pagëzuar i krishterë, i konvertuar në mysliman, i rikthet fesë së të parë dhe bëhet mbrojtës i krishtërimit, madje “athleta christi”. Dhe në fund të fundi, kjo figurë që “edhe sot nuk perceptohet dot pa emocione”, siç shkruan historiani vjenez, që jetoi në një epokë ku shndërroheshin kohët, siç u përmend shpesh dje për Arbërinë mesjetare, bëhet madhështore në sytë e Schmitt-it sepse: Skënderbeu nuk kishte për qëllim krijimin e një shteti shqiptar në periferi të perandorisë osmane, por shkatërrimin e perandorisë, pastaj krijimin e një mbretërie arbëre, mbretëria e epirit në Ballkanin perëndimor. Kjo është për mua me të vërtetë themelore. Ideja për krijimin e shtetit ishte, por pas shkatërrimit të armikut. Intervista Zoti Schmitt, në ç’mënyrë një dokument mundi të ndryshojë rrjedhën e studimit tuaj të përfunduar tashmë, dokument që ju detyroi të rishkruanit gjysmën e veprës “Skënderbeu”. Rëndësia e dokumentit është që tregon për herë të parë shkakun personal të Skënderbeut për t’u rebeluar: Babai i tij u vra nga sulltani. I detyruar nga zakoni Skënderbeu, vendosi të kryejë hakmarrje, të marrë gjakun nga familja e Sulltanit. Natyrisht kjo nuk mund të shpjegojë gjithë kryengritjen që kishte një dimension më të gjerë dhe më të madh. Unë isha i detyruar ta rishkruaj librin sepse ky dokument ndryshon të paktën në nivel personal veprimtarinë e Skënderbeut. Kjo është e qartë. Në jetën e historianit është shumë i bukur ky lloj zbulimi dhe, natyrisht, isha i kënaqur që librin s’e kisha botuar dhe mund të ndryshoja karakterin e tij. Ndonjë koleg juaji shqiptar e quajti motivin e hakmarrjes si të “letërsisë kalorsiake”, si tek Ëilhelm Tell-i, një motiv “i pabesueshëm” për të çuar tek kryengritjet e mëdha të heroit. Ky dokument është mjaft i saktë sepse i tregon një audience për ambasadorin e Skënderbeut disa muaj pas rënies së Kostandinopolit. Është e qartë që një ambasador i Skënderbeut ka nevojë për një argument shumë të fortë për të shpjeguar se pse Arbëria kërkonte ndihmë dhe mbështetje me një ushtri të Papës. Dhe papa mund të reagonte për një argument si çështja fetare, por ambasadori nuk e ka përdoror këtë lloj argumenti. Mund të themi që ishte pak naiv sepse ka treguar historinë siç ishte, sepse nuk kishte motiv të vepronte ndryshe, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ambasadorët milanezë: nuk kishin motiv për të ndryshuar historinë. Kanë treguar vetëm atë që amabsadori i Skënderbeut i ka prezantuar Papës. Ju përmendët që koncepte si besa, apo edhe hakmarrja, kanë qenë koncepte që Skënderbeut nuk ia njohën dhe nuk ia vlerësuan apo besuan aleatët. Shembulli më i mirë është ekspedita e Skënderbeut në Itali. Mbreti i Napolit Alfonsi V vdiq (1458) dhe biri i tij Mbreti Ferdinand, kishte konflikt me një pretendent francez. Në mendimin politik perëndimor, Skënderbeu nuk ishte i detyruar të dërgojë ushtri ose të komandojë personalisht një ushtri në Itali sepse besa midis mbretit dhe Skënderbeut mori fund me vdekjen e mbretit. Por sipas mendimit të Skënderbeut ideja që Mbreti Alfons e ka ndihmuar në një situatë shumë të vështirë, në rrethimin e parë të Krujës, e detyronte që edhe pa një besë, të ndihmojë birin e mbretit. Pra edhe koncepti politik, edhe koncepti i mentalitetit midis Italisë në njërën anë dhe në anën tjetër Arbërisë mesjetare, ishte shumë i ndryshëm. Vetmia e tij në vdekje dhe fama e përjetshme pas vdekjes. Është një paradoks? Nuk është paradoks, sepse flasim për nivele të ndryshme. Niveli i parë është niveli historik, Skënderbeu si burrë politik dhe jeta e tij që përfundon me një disfatë ushtarake. Në fund të jetës ai ka krijuar edhe një kolaps demografik sepse Sulltani dhe ushtritë osmane e kanë shkatërruar Arbërinë të paktën zonën e Tumenishtit, zonën e Krujës, të Matit, zonën e Dibrës dhe kanë vrarë ose deportuar afro 65-75% të banorëve. Ky është kolapsi demografik. Kemi si provë dokumentet osmane, dokumentet e Skënderbeut, dokumentet perëndimore që tregojnë të njëjtën histori. Në tjetër nivel është miti i Skënderbeut si ideali i udhëheqësit të luftëtarëve në malësi jo vetëm për shqiptarët po edhe për sllavët e jugut sepse ai ka përjetësuar idealin e luftëtarit dhe udhëheqësin karizmatik në Ballkan, në të njëjtën kohë edhe si “athleta christi” në perëndim dhe si ideal e burrë shteti në Venedik. Pra nuk është një paradoks, por është një kalim nga njeriu historik tek miti. Skënderbeu mbinatyror si tek kjo sallë e mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar e mbushur me replika, a nuk janë dëshmi që shkenca e historiografisë shqiptare është në krizë, sepse është e pashkëputur nga depolitizimi i djeshëm? Të gjithë monumentet që njohin shqiptarët në Shqipëri, por edhe ato që janë eksportuar në Kosovë dhe në Maqedoni, janë prodhime të realizmit socialist. Kjo është një tendencë, një trajtim i artit nën komunizëm. Për fat të keq në Shqipëri nuk ka një traditë artistike të para luftës dhe të gjithë shqiptarët njohin vetëm një traditë. Mendoj që këto monumente kanë një mesazh shumë të ashpër dhe jo shumë njerëzor. Skënderbeu ishte një njeri i jashtëzakonshëm, por në radhë të parë ishte njeri, jo monument. Edhe historianët e epokës komuniste kanë krijuar një Skënderbe me shembullin e Enver Hoxhës, si paraardhës i Enver Hoxhës. Kanë krijuar edhe idenë e një vendi të izoluar, shumë të vogël, idenë që Shqipëria ka mbijetuar vetëm me forcat e veta. Natyrisht që kjo ishte dhe ideologjia e epokës së Hoxhës, por nuk ka të bëjë me realitetin mesjetar. Historianët që tani po diskutojnë për interpretimin e historisë duhet të kuptojnë me çfarë metodologjie është operuar. Është koha për një kritikë historiografike. Prof. Luan Malltezi tha se për të përgatitur historianë që të punojnë në arkivat e botës, aponë Vatikan ku një ditë kërkim është shumë e kushtueshme, duhen sidomos para. A është kjo mënyrë për të kapur kohën e humbur me deficite të mëdha në shkencën e historisë? Me tranzicionin, me kalimin nga socializmi në demokraci, shkenca shqiptare ka humbur një brez, një gjeneratë të të rinjve. Natyrisht janë edhe shkaqet ekonomike që mund të shpjegojnë këtë fakt. Nga ana tjetër, historianët edhe në Evropë nuk janë si biznesmenët, anëtarët më të pasur të një shoqërie. Dmth në situatën aktuale bursat janë për historianët, për shkencëtarët e rinj, një rrugë dhe një gjë e rëndësishme. Shkenca duhet të jetë edhe atraktive, sepse duhet të tërheqë më të mirët. Stili juaj i të rrëfyerit u çmua në veçanti. Si mund të bëhet tërheqëse historia? Magjepsja e shkencës, e historisë në këtë rast, duhet të ketë një nivel intelektual, por duhet të ketë edhe një nivel shumë personal. Kjo është magjia e historisë dhe e të kaluarës. Për mua, me “Skënderbeun” është përvoja e dytë. Dikur ajo që më kishtetërhequr në historinë e shqiptarëve ka qenë izolimi i saj. Kjo ka ngjallur kuriozitetin time për këtë vend
.

Marre prej Gazets Shekulli Online po ja kam hek titullin se kta te shekullit m'duket jane ifije isha e kane shum nostalgji per stalinizmin e Enverit.


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 17 2008, 01:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kadare: Çmitizimi i Skënderbeut, një fushatë e turpshme

(Vendosur: 17/11/08)

Gjirokastër

Pas tetë vjetësh shkrimtari i madh Ismail Kadare, viziton qytetin e tij të lindjes. Shkak është bërë prodhimi i një dokumentari televiziv për një rrjet televiziv francez për jetën e Kadaresë, gjatë viteve që jetoi në Gjirokastër. Një tjetër arsye që e ka sjellë në Gjirokastër shkrimtarin e madh shqiptar, ishte edhe njohja nga afër e ecurisë së punimeve në banesën e tij të rindërtuar pas djegies, që pësoi në nëntor të vitit 1999. Mes një ambienti miqsh dhe të pasionuarish pas veprave të tij, Kadare është gjendur nën një atmosferë krejtësisht të lirshme çka i ka krijuar një emocion për të shprehur të pathënat e tij rreth mjaft çështjeve të diskutuara në të kaluarën përfshirë edhe vëllimet e fundit. Kadare është ndalur tek vepra e fundit, “Darka e gabuar”, e cila merr nxitje nga një ngjarje e pazbuluar e një nate vjeshte në Gjirokastër, në vitin 1943. Ishte koha kur Gjirokastra u mësy nga gjermanët, të cilët ditën e parë u pritën nga kirurgu i njohur gjirokastrit, Vasil Laboviti, në këmbim të lirimit të 80 pengjeve vendas. “Një darkë kjo, u shpreh Kadare, e cila u gjykua njëkohësisht e habitshme dhe mikpritje. Unë e kam shfrytëzuar, duke mbajtur mend të thënat e atëhershme, kur kam qenë jo më pak se shtatë vjeç”. Kadare për herë të parë iu përgjigj interesimit të së pranishmëve rreth kandidimit disa herë për çmimin “Nobel”, pa mundur ta fitojë atë asnjëherë. “Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim, që do të thotë se ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje”, është shprehur Kadare. “E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”, pohoi Kadare pa e përmendur emrin e tij. Ndërkohë pyetjes nga gazeta “Panorama” për raportet e tij me Rexhep Qosen, ai iu përgjigj se ato janë të njohura nga shtypi dhe nuk kishte asgjë për të shtuar. “Kam shprehur mendimin tim se jemi popull evropian dhe duhet të jemi pjesë e familjes evropiane. Qose mendon se jemi gjysmë-përgjysmë. Kjo lidhet edhe me pyetjen e mëparshme. Nëse turpi nuk do na mbetet për çmitizimin e figurës së Gjergj Kastriotit, do na mbetet për këtë çështje. Të ngresh tezën se një popull e ndryshon identitetin e tij pas një pushtimi është një gjë e turpshme”, është shprehur Kadare. Kadare ka gjetur rastin të flasë edhe për fenomenin e çmitizimit të figurës së Skënderbeut. Sipas tij kjo dukuri është një nga turpet e kombit shqiptar. “Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të çmizitosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje. Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta Gjergj Kastrioti është një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë, se janë të dërrmuar nga kjo pjesë. Të jesh kundër Gjergj Kastriotit do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Evropë që do ta bënte këtë”, është shprehur me forcë Kadare, duke shtuar se vendi ynë do të ishte i pari në Evropë, që do t’i vinte një njollë të madhe dhe të shëmtuar historisë që nuk do të hiqej në shekuj. “Njerëz perversë me shpirt pseudointelektuali, janë bashkuar në këtë fushatë dhe Gjergj Kastrioti, është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Evropën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë do të jemi kombi më pa dinjitet në Evropë”, ka përfunduar Ismail Kadare.
Ndërsa për rivlerësimin e figurës së Enver Hoxhës, Kadare ka qenë kategorik duke u shprehur se “Evropa ka kërkuar ashtu sikurse edhe vendeve të tjera të Lindjes, dënimin e periudhës komuniste dhe ky është një proces qytetërimi për kombin shqiptar”. Ai hodhi poshtë idenë e rivlerësimit të diktatorit komunist.


Marre prej Gazeta Panorama Online


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri Nov 21 2008, 10:28am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Lec Neli ka shkruar:

Ardian Klosi: Babai i Skënderbeut quhej Ivan, Gjon është emër i shpikur


( 17/11/08) Fatmira Nikolli

Bota pas tij nuk deshi të dinte për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër perandorisë osmane. Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh, si hero vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshonin kohët". Kjo është një pjesë nga monografia "Skënderbeu", e Oliver Jens Schmitt, profesorit të historisë së Evropës Juglindore e sjellë në shqip nga Ardian Klosi. Libri na bën të krijojmë një tjetër imazh për Heroin tonë kombëtar. Sipas autorit, kthimi i Skënderbeut në Arbëri dhe lufta që bëri kundër perandorisë osmane, ishte një hakmarrje për vrasjen e të atit, dhe jo lufta për të cilën ne kemi mësuar. Schmitt me librin e tij kërkon të tregojë se Skënderbeu ishte një hero tragjik, i cili çoi Arbërinë drejt rrënimit. Në një intervistë dhënë për "Gazetën Shqiptare", përkthyesi i këtij botimi, Ardian Klosi, rrëfen arsyet që e çuan autorin në këtë konkluzion. Ku u mor dokumentacioni që mbështet zbërthimin e një mitologjie që mbretëron prej njëqindvjeçari tek ne? Në këtë vëllim kushtuar Skënderbeut, profesor Oliver Jens Schmitt, shkëputet nga jetëshkrimet tradicionale për Gjergj Kastriotin dhe shkruan se jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua dhe u shpartallua nga osmanët. Autori e quan gati emblematike vetminë e Skënderbeut në ditët e tij të fundit. Monografia "Skën-derbeu" është promovuar këto ditë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Pas promovimit të monografisë "Skënderbeu" të Oliver Jens Schmitt, kanë lindur shumë debate mbi përshkrimin që i bën ky botim figurës së heroit tonë kombëtar. Ka një tjetër arsye të luftës së Skënderbeut dhe kthimit të tij në Shqipëri ...
Ky është vetëm një moment i veprës. Vetë vepra është rreth 500 faqe dhe është jashtëzakonisht e plotë. Për mua është botimi më i plotë për Skënderbeun, qoftë në pikëpamjen dokumentare, të të gjithë aparatit burimor mbi të cilin mbështetet, por edhe mënyrës së paraqitjes. Është origjinale, është e veçantë dhe është jashtëzakonisht tërheqëse. Për sa i përket motivit të kthimit të Skënderbeut në Arbëri, për mua monografia është shumë bindëse sepse është e mbështetur në dokumente, dhe dokumentet që ka gjetur Oliver Schmitt janë të rralla. Në një botim më të plotë të kësaj vepre, ne do ta riprodhojmë këtë dokument. Riprodhimi i tij nuk do të lërë asnjë dyshim. Ky dokument tek i cili bazohet, autori i librit, tregon atë që thotë i dërguari i Skënderbeut në Romë. Ky i dërguar thotë se Sulltan Murati i II, i ka vrarë të atin dhe kjo është arsyeja që ai ngriti armët kundër osmanëve. Nga kjo del se, Gjergj Kastrioti është hakmarrë për familjen e tij.
Në këtë monografi, babai i Skënderbeut jepet me emrin Ivan. Shqiptarët e kanë njohur gjithmonë me emrin Gjon. Pse është përdorur ky emër?
Ivan është forma e saktë e emrit të babait të Skëndërbeut. Në të gjitha dokumentet e botuara më parë emri i babait të Gjergj Kastriotit del Ivan ose Juvan. Madje edhe turqit sipas dokumentave, Arbërisë i thoshin territoret Juvanli dhe jo Arbëri.
Fakti se emri është Ivan dhe jo Gjon, është marrë prej ndonjë dokumenti zbuluar prej Shmid-it në arkiva?
Janë botuar disa herë shkrime ku emri i të atit është Ivan. Dhe kjo nga autorë të ndryshëmm si Radoniç, apo Xhuzepe Valentini kur kanë kanë shkruar për skënderbeun. Emri Gjon është një shpikje, dhe nuk është emri i vërtetë i babait të Gjergj Kastriotit.
Si mund të pritet si fakt, emri Ivan nga shqiptarët?
Oliver Schmitt e shpjegon shumë mirë edhe këtë. Jo vetëm emri i babait është Ivan, por edhe emri i të birit të Skëndërbeut është i tillë. Duhet të kemi parasysh, se ai ka lindur në Dibër, dhe Dibra është një trevë e përzier. Për më tepër, familja e tij ishte ortodokse, dhe për ortodoksët emri Ivan ose Juvan është i zakonshëm.
Në parathënien e kësaj monografie, me mjaft interes për lexuesin shkruhet se Skënderbeu është një hero, por jo një hero që bëri luftë dhe fitoi disa beteja, por si një hero që shkaktoi tragjedi...?
Kjo është e vërtetë. Por në fakt, ky është realiteti historik, tek i cili ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Për mendimin tim kjo nuk ia ul aspak vlerën Skënderbeut. Siç kemi admirim për çdo njeri që idealin e tij e mbron deri në fund me një fuqi të jashtëzakonshme. Themi tragjedi sepse pas luftës së bërë nga Skënderbeu, perandoria osmane u tregua shumë e ashpër më Arbërinë. Dhe sërish ky është realiteti, ku nuk mund të ndryshojmë gjë. Janë fakte historike që nuk mund të ndryshohen. Mehmeti i II-të, që kur dështoi kryqëzata që ishte planifikuar me Skënderbeun si kryekomandant, u tregua i ashpër. Atëherë Skënderbeu mbeti i vetëm, sepse edhe Venediku me Napolin u tërhoqën. Në këtë moment ai mbetet i vetmuar përballë kësaj superfuqie, siç ishte Perandori Osmane. Ai ka dërrmuar Arbërinë, ka masakruar popullsinë me dhjetëra mijëra, ka shkretuar fshatra dhe qytete të tëra, ka prerë edhe pyje që të zhdukte kryengritësit, rezistencën. Të gjitha këto do ti gjeni me dokumente. Ai vend u shkatërrua deri në atë masë, sa vendasit harruan edhe emrin e tyre. Dalëngadalë nga arbër, u vetëquajtën shqiptar. Është një thyerje e madhe.
Sipas jush, kjo është arsyeja që ndryshoi emri nga Arbëri në Shqipëri?
Kjo është një nga arsyet kryesore. Pse? Është fakt se ata shqiptarë që mërguan, ata arbëreshë që mërguan në Italinë e Jugut dhe në Greqi vazhduan ta quajnë veten arbëreshë, kurse ata që qëndruan në Arbëri, nuk u quajtën më arbër, sepse Arbëria mori fund. Mbaroi. Mbeti një mbeturinë e vogël venedike që u quajt Arbëria venedike. Ndërkohë vetë Arbëria, prijësit arbër, fisnikëria arbëre, u zhduk, ose u masakrua, u likuidua ose u konvertua. Morën emra myslimanë, u bënë pjesë apo vasalë të një perandorie të re dhe në këtë mënyrë dalëngadalë nisi një tjetër vend ekzistencën e tij.
Ku janë siguruar këto dokumente që na sjellin një tjetër Skënderbe, një tjetër hero, ndryshe nga imazhi që ne kishim krijuar për gjithë këtë kohë? Si u siguruan pas kaq kohësh dokumente që na "ndryshojnë" heroin?
Kjo është një kritikë për historianët shqiptarë. Në përgjithësi historianët tanë nuk punojnë me arkivat. Do të rezervohesha shumë si historian përpara se të kritikoja Oliver Schmitt-in. Ai punon në mënyrë intensive me arkivat. Ai ka punuar në arkivat e Milanos, të Parisit por edhe të Kroacisë, në Dubrovnik, në Korçulë, Zardarë dhe në Split. Në kërkimet e tij në arkivin "Sforca" të Milanos, ka gjetur ndër të tjera edhe dokumentin në fjalë. Këto janë të hapura për të gjithë. Më hollësisht, diplomatët e atëhershëm, për shembull të Milanos, dërgonin përditë relacione në Vatikan, që ata i quanin dispaçi. Këto ishin herë gjysmë faqe e herë një faqe e në to shkruhej për shembull, ...sot erdhën të dërguar nga Skënderbeu këta persona dhe thanë këto gjëra... ku shkruhen ato çfarë janë thënë. Janë dokumente origjinale tek të cilët ai është bazuar.
Sipas jush, kjo ka të bëjë edhe me rishkrimin e historisë, sepse ajo histori që ne kemi mësuar ka defekte?
Patjetër që ka të bëjë me këtë. Siç e thamë mënyra më e mirë për të plotësuar historinë është të mbështetësh në burime. Kjo kërkon një punë shumë të mundimshme, duhet të njohësh gjuhët e vjetra, siç janë gjuhët e mesjetës. Njohja e tyre është e domosdoshme në qoftë se do të thellosh njohjen e historisë.
Kush është Skënderbeu sipas Oliver Schmitt?
Është e vështirë ta përmbledhësh me pak fjalë. Është një fisnik i ish-perandorisë së bizantit, me cilësi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Që në rini të tij i vunë emrin Aleksandri i ri, Skënder-bei, për aftësitë e tij të rralla. Është një njeri që ndezi një kryengritje të përmasave të jashtëzakonshme. Kishte bërë diçka më parë Gjergj Arianiti, por ajo e Skënderbeut kishte përmasa të tjera. Gjergj Kastrioti dalëngadalë kreu zhvendosjen nga një fisnik ortodoks, në përfaqësues dhe atlet të Krishtërimit dhe të katolicizmit. Kjo zhvendosje u bë e mundur falë këshilltarëve të tij dhe diplomatëve, që nga kleri i lartë katolik i Arbërisë, që ishte në radhë të parë, Pal Engjëlli, por edhe Gjergj Pelini i Tivarit. Këto ishin zhvillime politike, sepse Skënderbeu në sipërmarrjen e tij të jashtëzakonshme kishte nevojë për aleatë. Në fillim pati aleat Huniadin, por ai vdiq dhe me Venedikun ka pasur gjithmonë marrëdhënie të vështira, marrëdhëniet e mira kanë qenë të përkohshme. Pas kësaj u bë vasal i Napolit, sepse e pa që Krujën nuk e mbronte dot i vetëm, dhe as sundimet e tij nuk i mbronte dot i vetëm dhe bëri betimin e vasalit. Ia kaloi Krujën Napolit. Ai ka pasur marrëdhënie të mira veçanërisht me Papën Kaliksi i III-të dhe Piu i II-të, e sidomos me këtë të fundit, i cili e përfshiu në planin e vet për një kryqëzatë të madhe. Skënderbeu do ishte kryekomandant i ushtrive të krishtera dhe atëherë do të bëhej mbret i epirotëve por, kjo nuk u realizua kurrë dhe ai në nomenklaturë mbeti një zot, një sundimtar siç ishin Gjergj Arianiti, Muzakë Topia apo Balshajt. Qëndresa e tij është e jashtëzakonshme dhe siç e thotë Schmitti me të drejtë, Skënderbeu është burri më i famshëm nga e gjithë Evropa juglindore, jo për një shekull po për disa shekuj.
Domethënë, ajo që bëri Skënderbeu, përveçse hakmarrje për familjen e tij ishte edhe një luftë e vërtetë, që kishte si qëllim të fitohej?
Pikërisht. Nga një kryengritje për arsye më shumë personale, dalëngadalë mori formën e një aleance të botës së krishterë kundër vërshimit otoman mbi Evropën. Në fund siç e thamë, Skënderbeu ishte atlet i Krishtit, Skënderbeu ishte Aleksandri i Ri, Skënderbeu-komandant i kryqëzatës. Ai ishte njeriu që do të dëbonte Perandorinë Osmane nga Evropa.
Në librin monografik, shkruhet se shoqëritë kanë nevojë për heronj dhe si të tillë, ata heronj krijohen sipas dëshirës së popujve, pa u mbështetur në fakte historike...
Kjo ka ndodhur në shumë vende dhe kjo ka ndodhur edhe tek ne. Duhet ta dini se miti i Skënderbeut nuk është më shumë se 100 apo 120-vjeçar. Skënderbeu u ruajt në kujtesë tek arbëreshët e Italisë por, në përgjithësi ishte i harruar në Shqipëri. Me Rilindjen Kombëtare, është e qartë se ky vend i rrezikuar nga fqinjët sllavë dhe grekë, kishte nevojë për një figurë, një mit, një mbret të dikurshëm të shqiptarëve, lindi nevoja për një figurë që të bashkonte shqiptarët. Oliver Schmitt e shpjegon shumë bukur që, edhe serbët kanë dashur ta kenë të tyrin këtë hero, edhe kroatët e kanë dashur si figurë të rilindjes së tyre, por edhe grekët. Në fund fituan shqiptarët sepse, natyrisht Skënderbeu ishte më shumë shqiptar se sa sllav. Edhe pse familja e tij kishte një pjesë sllave, sepse nëna ishte Brankoviç por, ishte më shumë shqiptar. E morën shqiptarët dhe e kthyen në simbol të shtetit dhe kombit të tyre të ri. Gjithë kjo ndërtesë ka një pjesë të vërtetë por, ka edhe shumë fantazi, ka shumë legjendë, ka shumë dëshirë të shqiptarëve të sotëm të projektuara këto në mesjetë por që nuk përputhen me faktet historike. Përshtypja ime është se dalëngadalë, Skënderbeu do të shkojë në përmasat e tij reale historike, në fund të fundit duke mos humbur ne absolutisht asgjë nga admirimi për këtë figurë të jashtëzakonshme.
Ka pasur një debat të gjerë në media por edhe jashtë mediave nga shumë historianë dhe intelektualë. Çfarë do t'iu thoshit të gjithë atyre që e kundërshtojnë këtë imazh të ri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu?
Unë do iu thosha: lexojeni përpara se të debatoni. Lexoni monografinë e re, lexoni dokumentet e kohës, mos u ngutni të bëni debat!
Si u bë e mundur botimi i këtij libri në shqip para se të botohej në gjuhën e autorit?
Këtë e bëri njohja dhe miqësia ime me Oliver Schmitt. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me e-maile, më njoftoi për përfundimin e veprës para disa muajsh. Unë e pyeta nëse kishte dëshirë ta botonte së shpejti dhe ai u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë ai ka gjetur një shtëpi botuese në Vjenë dhe atje do të botohet për disa muaj në gjermanisht. Mund të them se janë mjetet moderne të komunikimit që e bënë këtë.


Marre prej gazets Shqiptare Online


a thu jane te verteta kto qe thot ky zagari i jonullatosit?



Back to top
:IROLF:
Fri Nov 21 2008, 10:52am


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Deri ktu dojn me i fute hundet Greket
Back to top
guest
Fri Nov 28 2008, 01:14pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ky historiani 35 vjecar oliver jens schmitt don me ndryshu historine per heroin tone kombtar, bile kishte gjet edhe motivin se pse Gjergj Kastrioti Skenderbeu keka fut ne lufte me turqit. cfare pathetiku, bile paska kerku edhe studiu 10 vjet per ket gja. fajin e kan kta gazetarucat qe i kushtojne vemenje oliver schmitt edhe ktij zagarit jonullatosit qe e ka perkthy.

[ Edited Fri Nov 28 2008, 01:16pm ]


Back to top
L - N
Fri Nov 28 2008, 02:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

ky historiani 35 vjecar oliver jens schmitt don me ndryshu historine per heroin tone kombtar, bile kishte gjet edhe motivin se pse Gjergj Kastrioti Skenderbeu keka fut ne lufte me turqit. cfare pathetiku, bile paska kerku edhe studiu 10 vjet per ket gja. fajin e kan kta gazetarucat qe i kushtojne vemenje oliver schmitt edhe ktij zagarit jonullatosit qe e ka perkthy.


Ke te drejt mar guest kastan per vedi, per dit me ma shum jam tu u bin se:

Fatkeqsia ma e madhe e Iliro-Shqyptarit ka ken e asht vet Shqiptari injorant si ky perkthysi, ky klyshi k....s, qe per me ba nji lek per vedi flliq e munohet me poshtnu historin e vet, ka met pa pun rreziku, pa fut ktu nji pjese te medias Shqiptare qi mezi presin me shtremnu e ul figuren e Gjergj Kastriotit. Nuk jam kuner mledhjes t'fakte te reja historike, nuk jam per mos mu rishiku figura tij, por jam kuner hipotezave qe mshteten ne supozime e si e se si me ul kulturen e historin Shqiptare. Gjithsesi gjaja ma e mire asht me injoru kshtu idiotash Antishqiptare qe nxjerrin kryt per dite per me ba pak emen e per me ken ne qener te vemenjes.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Mon Dec 01 2008, 09:04pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ky perkthysi ardian klosi asht mik i ngushte i edi rames. edi rama me 28 asht ken ne kosove, me 29 ne shqiperi mandej ka ik ne greqi. si pa lidhje duke po a thu ka ndonje demethanje, mos ka ik me raportu? edhe gramoz ruci ka ndej do kohe ne greqi dhe socialistat kan lidhje te forta me grekt.


Back to top
L - N
Mon Dec 08 2008, 04:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
MBI “MORALIN POLITIK” TË GJERGJ KASTRIOTIT

08-12-2008 / D.r Aurel Plasari

I. Që historia mund të na shërbejë për të mësuar ne prej saj dhe jo që t’i japim ne asaj mësime – ky parim i historiografisë u ngulitet fort studentëve të degëve të Historisë nga libra themelorë të disiplinës së filozofisë së historisë: atyre të shkollës frënge nga “Apologji për historinë ose Mjeshtëria e historianit” të Marc Bloch-ut (1886-1944), atyre të shkollës anglo-saksone nga “Ç’është historia?” e Edward H. Carrit (1892-1982) etj. Kurrfarë befasimi që, ndoshta edhe më parë se autorë të tillë zëmëdhenj, këtë parim ta formulonte qysh në vitet ’30 Zef Valentini, kur në një studim për domosdonë e nxjerrjes nga legjenda në histori të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit vinte si parakusht: “Në daçim me e marrë historín për mësuese të jetës e jo m’u bâ na mësuesa të historís...” (“Si do studjue historija e Kastriotit” në “L.E.K.A.”, 1937/ 8-12). Nxjerrja nga legjenda në histori e të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit paraqet interes jo aq nga pikëpamja jetëshkrimore e tij si person dhe personazh, sesa për të kthjelluar situatën që ka të bëjë me motivimet, në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të tij. Posaçërisht për të skajuar një skepticizëm tradicional, që e zë fillin së paku nga Gibboni e këndej, dhe që do të diskutohej sot ende simbas skemës së Machiavellit: si marrëdhënie mes politikës dhe moralit. Edward Gibboni (1737-1794) ishte historiani më i madh anglez i shek. XVIII dhe, pa fjalë, njëri ndër historianët më në zë europianë të “shekullit të dritave”. Te një përfaqësues si ai i racionalizmit iluminist dhe, njëherësh, i skepticizmit po aq iluminist, skepticizmi spikat si tipar edhe i veprës madhore “Historia e teposhtjes dhe e rënies së Perandorisë romane” (6 vëll.). Nuk është fjala vetëm për idetë e tij mbi historinë, – “Historia nuk është veçse pak më shumë se regjistri i krimeve, çmendurive dhe fatkeqësive të njerëzimit” etj., – por për faktin që pesha më e rëndë e skepticizmit të tij, si dhe e një pjese të iluministëve të tjerë të asaj epoke, do të binte mbi Kishën dhe klerin e saj, si dhe mbi dogmën e saj “irracionale”. Kisha – në veçanti ajo katolike – u kujtonte atyre të ashtuquajturit “shekuj të errët” të Mesjetës. Gibboni ngulmonte në kritikën e tij ndaj Kishës për rolin që kishte luajtur në minimin e themeleve të qytetërimit pagan duke u ngritur ajo vetë mbi to. Rrekja për t’i ikur traditës së krishterë të qytetërimit europian e shtynë atë në simpati (të kuptueshme) për fetë jashteuropiane, përfshirë edhe islamin. Për një historian me ide të tilla të parakonceptuara një figurë si ajo e Gjergj Kastriotit, aleat i thuajse gjithë Fuqive të krishtera të Europës së kohës së tij dhe luftëtar për sipërmarrjet antiturke të të cilit u interesuan shtjellimisht gjithë papët e kohës së tij (Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II), do të ishte pré e lakmueshme. Duke zbrazur skepticizmin e tij të njohur edhe ndaj një figure si ajo e Gjergj Kastriotit ai nuk e pati për gjë ta akuzojë atë për “tradhti”, “pabesi”, “skuthëri” etj., si edhe t’ia njollosë bashkëluftëtarët si “aventurierë”. Ka pasë vërejtur Gibboni: “Në sytë e të krishterëve rebelimi i Skënderbeut përligjet me dëmet shkaktuar t’et, me vdekjen e dyshimtë të tre vëllezërve të tij, me poshtërimin [degradation] e tij vetë dhe skllavërimin e vendit të tij; dhe admirojnë zellin e lartë, ndonëse të vonët, me të cilin Skënderbeu mbrojti besimin dhe pavarësinë e të parëve të tij. Por prej moshës nëntëvjeçare ai kishte thithur doktrinën e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenë e një ushtari e përcaktojnë autoriteti dhe zakoni; është mjaft e vështirë të ftillosh se ç’dritë e re erdh’ e e ndriçoi në të dyzetat shpirtin e tij” (The Decline and the Fall, VI, kr. LXVII). Nxjerrja nga legjenda në histori e rrethanave që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kushtet e dërgimit të Gjergjit në Oborrin e sulltanit në një moshë rreth të 20-ave dhe jo nëntëvjeçar, si iç-ogllan dhe jo si jeniçer, – ai nuk pati qenë asnjëherë jeniçer, sepse rezulton bir i dhënë peng i një zoti që kishte pranuar të vihej vasal nën sulltanin simbas sistemit të gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve të tillë, nga radhët e bujarëve të krishterë, si “çuna nderi” (iç-ogllanë) në oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin për luftëra dhe, më në fund, ngarkoheshin me detyra të rëndësishme në administratën feudale-ushtarake osmane, shpesh në vendet e tyre (e ka argumentuar tanimë bindshëm historiani Hali Inalcik (Fatih Devri, 158 dhe vij.), – me specifikat e shërbimit të tij të herëmbashershëm në fushatat e sulltanit, me emërimin e tij qysh më 1426 si tirmarli në një nga timaret e Arbërisë, me dërgimin e tij prej Muratit II në ish-zotërimet atërore si “subash i Akçahisarit” (Krujës) së paku prej 1438-s më 1440 etj., e heqin m’anësh këtë farë skepticizmi dhe shtyjnë t’i besohet, fjala vjen, një jetëshkruesi dhe njëherësh bashkëluftëtar i tiji i afërt në detyrën e thesarmbajtësit (tezorier), siç është Demetrio Franco : “Skënderbeu kishte mbajtur gjithmonë dhe mbante ende pranë vetes një numër të madh luftëtarësh të krishterë të t’et, të cilët oreçast e stërvisnin fshehurazi në fenë e krishterë të marrë nëpërmjet pagëzimit të shenjtë” (Gli Illustri et Gloriosi Gesti, 3 verso). Ndërkaq skepticizmi i Gibbonit të kujton pikërisht të kundërtën e situatës së kushtit të vënë nga Valentini: kur dikush do që të bëhet mësues i historisë, në vend që ta marrë historinë si “mësuese të jetës”. Ka vijuar tezën e tij Gibbon skeptiku: “Nëse Skënderbeu qe kthyer në fenë e krishterë dhe kishte bërë mend një rebelim prej kohësh, çdo shpirt i drejtë do ta dënojë këtë dredhi të ulët që mund të shërbejë vetëm për të tradhtuar, që mund të premtojë vetëm për të shkelur benë, dhe që mund të ndihmojë vetëm për rrënimin tokësor e shpirtëror të aq mijërave vëllezërve të tij fatkëqinj. Do ta lavdërojmë letërkëmbimin e tij të fshehtë me Hunyadin, ndërsa komandonte pararojën e ushtrisë osmane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gibboni me këtë qëndrim të kujton anshmërinë e skajshme të kronikanit të vjetër osman Mustafa b. Ahmed b. Abd al-Mavla Çelebi (Ali): “Një njeri i pavlerë nga fisi arbër i quajtur me emrin Iskender, i cili mbasi u rrit dhe u edukua në oborrin intim të nderuar [të sulltanit], doli jashtë si një gulman që mori rrugë të shtrembët. Meqenëse ky djalë që ushqeu tradhtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe, ndëshkimi me të vërtetë serioz nga ana e pallatit shtetëror nuk e përmirësoi gjendjen e tij. Ai nuk e ngriti dot famën midis shokëve me rrugën përçarëse. Duke u kthyer në fenë e vjetër, i hyri rrugës së dezertimit...” (Künh-ûl-ahbâr, 124 b., Lufta shqiptaro-turke, 284). Siç shihet, skepticizmi i historianit të “shekullit të dritave” ndaj të sjellit politik të Gjergj Kastriotit ka të bëjë jo vetëm me botëvështrimin e vet ideologjik, me kuptimin e vet për “mirëbërësit” dhe “tradhtarët” etj., por edhe me njohjen e vet të përciptë të historisë së Skënderbeut. Përveç Historisë së Barletit, për Gjergj Kastriotin ai nuk pati për duarsh tjetër burim informimi, as edhe atë të Francos. “Do të kisha dashur të gjeja disa Kujtime të thjeshta dhe autentike, të shkruara prej një miku të Skënderbeut, që të më përshkruanin vendin, njeriun dhe kohët, - shënonte ai. - Në Historinë e vjetër kombëtare të Marin Barletit, prift nga Shkodra, në veshjet e tij [të Skënderbeut] kaba dhe të larushitura janë ngjitur shumë xhevahirë të rremë” (po aty). Që të mos lindin keqkuptime: skepticizmi i Gibbonit, si edhe i ndjekësve të tij, nuk bën të quhet përfaqësimtar i racionalizmit iluminist. Do të mjaftonte të kujtohet që maja e iluminizmit evropian, Voltaire (1694-1778), – edhe ky kritik i rreptë i dogmës së Kishës katolike, – la të thënë për Gjergj Kastriotin: “Sikur perandorët bizantinë [grecs] të kishin qenë Skënderbegë [des Scanderbegs], perandoria e Lindjes do të ishte ruajtur” (Essais, IV, XC, 247). Pra: edhe një arsye më shumë që tezat e Gibbonit të shqyrtohen në ballafaqim me dëshmi alternative, jo vetëm ngase ato kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me metodat dhe mjetet e implikuara në veprimin politik të Skënderbeut për realizimin e interesave të tij individualë dhe të një kolektiviteti të caktuar që e rrethonte, pra si burrë i politikës, por edhe sepse shenja të një ringjalljeje anakronike të kësaj teze ndeshen ende sot – së paku nga viti 1995 – në ndonjë organ shtypi shqiptar. II. Diskutimi i këtyre rrethanave, – për aq sa kanë të bëjnë me motivimet, në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të tij, – hapin faqe më vete në historinë politike të Gjergj Kastriotit. Qysh gjatë Rilindjes europiane dhe shumë para Gibbonit për ata që u quajtën filozofë të historisë e që u morën veçan me shqyrtimin e marrëdhënieve mes politikës dhe moralit “rasti Skënderbe” do të kishte përbërë një objekt të lakmuar. Si do të kishte trajtuar atë, vallë, vetë Machiavelli? Me siguri kjo pyetje ka qenë ngritur në mendjen e Nolit. Përveç një përmase që lidhej me “unin shkrues” të tij – Noli shqetësohej më shumë për pamundësinë e ndikimit vetjak në politikë për të vënë në jetë “ato që dinte”, më shumë se për të rindërtuar çdofarë panorame politiko-qytetërimore të Firences së shekujve XV-XVI, – interesi rreth marrëdhënieve mes politike dhe morali në “rastin Skënderbe” do të ketë qenë arsyeja se përse Noli u vu të hartonte një nga esetë e tij më pak të njohura: atë për Machiavellin (“Princi i Machiavellit prej F. S. Nolit”, Boston 21 janar 1939, Universiteti i Bostonit, Fakulteti i Graduatëve, Histori e Europës 1500-1815). Edhe pse në të “rasti Skënderbe” nuk përmendet shtjellimisht, interesi mund të quhet i nënkuptuar nëse mbahet parasysh që Skënderbeu përbënte për Nolin historian subjektin e subjekteve. Në të vërtetë, duket që ai ta kishte kuptuar drejt veprën mjaft të keqinterpretuar të Machiavellit kur ka nënvizuar: “Ideja e çlirimit të Italisë është kryemotivi i Machiavellit. Gjithçka tjetër rrjedh prej saj ose është e lidhur ngushtë me të”. Si edhe kur e ka quajtur traktatin në fjalë “ungjill të veprimit patriotik”. Princi, për Machiavellin, nuk është shenjtor nga ata të Mesjetës, as ushtarak nga ata të Antikitetit. Është, përkundrazi, burrë i fuqishëm dhe karizmatik. Në “dorën e fortë” të tij – sot do ta quanim decizionizëm – historia mund të gjejë, më në fund, formulën alkimike për ta shndërruar mungesën e rendit individual në rend të mbarë kolektivitetit. Brenda teorisë politike të sekretarit fiorentin – i cili për herë të parë e vështroi politikën të ndarë nga etika dhe morali teologjik ose absolut pa ngurruar të dëftonte që një princ duhet të ishte i zoti t’i përdorte “ndershmërinë”, “mirënjohjen” dhe “mëshirën”, ashtu si dhe t’i linte mënjanë ato kur interesi i atdheut t’ia lypte – Noli duket të ketë kërkuar të gjente edhe interpretimin e drejtë të të sjellit politik të kryeheroit të tij. Mirëpo ka mjaft të ngjarë që fama e përgojuar e Machiavellit ta ketë detyruar t’i skajohej një interpretimi nën emrin e tij. Rasti nuk e deshi që ai të njihte veprën e një tjetër filozofi të historisë, “kundërshtar të Machiavellit”, i cili u mor qysh herët pikërisht me interpretimin e të sjellit politik të Skënderbeut për ta përligjur atë me argumente parimore. Është fjala për Georges de Scudéry-un dhe veprën e tij Fjalime politike të mbretërve (Paris 1682). E ka pasë pikasur, ndër të parët, Ymer Jaka (Skënderbeu në historiografinë frënge, 195-200). Ndonëse pa i pranuar rekomandimet e “fiorentinit të rrezikshëm”, – kështu e quan autori Machiavellin, – madje duke u “tmerruar” syresh si e shumta e klerit të asaj epoke, Scudéry-u i ka bërë qysh në kohën e tij, që ishte shek. XVII, apologjinë qëndrimit të Skënderbeut për ç’i përket “mbajtjes së besës”, të cilën në raste e tjera autori e ka quajtur “të shenjtë”: “Por shikoj një Luftëtar të madh me shpatën lart, që më thotë me sy kërcënues se teza ime është tepër e përgjithshme, se nuk ka asnjë rregull pa përjashtim, dhe se mund t’u dalim fjale atyre që na kanë dalë fjale të parët. Skënderbeu i madh pati aq famë në botë, sa që e meriton ta mbajmë vesh para se sa ta dënojmë”. Në ligjëratën (e trilluar) Skënderbeu komandantëve të vet (Discours politiques, 438 dhe vij.), në situatën kur sulltani ka dërguar pranë tij një çaush për ta qortuar për “pabesinë” dhe “tradhtinë”, Scudéry-u vë në gojën e heroit vargun e argumenteve që, në thelb, ofrojnë interpretimin e drejtë të të sjellit të tij: “Ju përgjërohem të vështroni mirë nëse ata që thonë se mund t’u dalim fjale atyre që na kanë dalë fjale të parët, kanë të drejtë apo jo. E di që besa publike duhet mbajtur si gjë e shenjtë, por di edhe se ata që e shkelin atë të parët bëhen në padenjë që të tjerët t’ua mbajnë. Pikërisht këtu zë fill, kryesisht, përligjja ime” (po aty, 441). Mandej: “Është e lejueshme ta zmbrapsësh forcën [e kundërshtarit] me forcë dhe, në disa raste, nuk është as e nevojshme të përdorësh të njëjtat armë që përdor ai. Gjithë sa mund ta shpartallojë atë është e drejtë; gjithë sa mund ta dëmtojë atë është e lejueshme; asgjë nga sa mund ta shkatërrojë atë nuk është e ndaluar” (po aty, 441-442). Më tej: “Kushdo që është agresor të lejon të bësh gjithçka kundër tij si armik; çfarë më parë do të kishte qenë krim, bëhet pafajësi; dhe çfarë do të kishte qenë tradhti, nuk është më veçse rrjedhoja e një sjelljeje të mençur; ndërsa çfarë mund të quhej mizori, shndërrohet në një mbrojtje të drejtë” (po aty, 442). Si numëron padrejtësitë e Muratit II kundër familjes së tij, por edhe atdheut të tij në përgjithësi, Skënderbeu i Scudéry-ut sqaron: “Nëse ai më kurseu në këtë ndeshje, nuk e bëri këtë as prej ndonjë ndjenje njerëzie, as prej ndonjë ndjenje drejtësie, por vetëm sepse, duke i qenë mjaft i dobishëm në luftërat ku më kishte përdorur, llogariste se, po të më humbte, do të humbte edhe ai vetë shumë” (po aty, 445). Dhe më në fund: “Të mos thotë më, pra, se e mashtrova e se i dola fjale, sepse, në doli fjale ai, nuk ia kam fajin unë. Pikësëpari, unë nuk jam fshehur dhe kam bërë haptazi kundër tij gjithë sa mund të bëja. Sepse duke llogaritur që ishte e drejtë (sikurse ishte padyshim) të ëndërroja për të futur përsëri në dorë atë çfarë ai më kishte pushtuar, nëpërmjet ç’rruge tjetër do mund ta bëja, përveçse rrugës që ndoqa? Po t’i kisha dëshmuar Muratit ndonjë pakënaqësi për veprimet e tij të padrejta, do të isha burgosur në çast dhe do të kisha përfunduar i helmuar ose i mbytur qysh atë ditë. Po të kisha ëndërruar t’u shkruaja banorëve të Krujës për t’u kërkuar ndihmë, këto veprime e përpjekje mund të zbuloheshin dhe, edhe sikur të mos zbuloheshin, ç’do të kishin mundur të bënin pa mua banorët, ata që ishin thuajse skllevër të garnizonit të vendosur në qytet? T’ia besoja veten kokë e këmbë dashurisë që ushtarët muhamedanë kishin për mua, kurrfarë dobie nuk do të kishte. Të ëndërroja të ikja fshehurazi nga Porta e Zotërisë së madh për të vajtur e për t’u kërkuar ndihmë Princërve të krishterë, nuk ishte gjë që mund ta bëja dot lehtë. Por, edhe sikur ta kisha bërë, nuk qe fort e sigurt se ata Princër do të donin të nisnin një luftë të kësaj rëndësie për hirin tim dhe të vinin në rrezik shtetet e tyre për të fituar unë shtetin tim. Por edhe sikur ata të vendosnin ta bënin, puna do të ishte edhe më e dyshimtë duke pasur parasysh fuqinë e hatashme të një armiku aq të rrezikshëm. Desha, pra, në këtë rast ta farkëtoja vetë fatin tim dhe, nëse Murati u befasua prej kësaj, për këtë meritoj lavd e jo qortim, ngase s’bëra veçse atë që mund të bëja me drejtësi dhe që ai nuk as duhej ta kishte vënë në dyshim se do ta bëja sapo që të mund të gjeja mjetet. Të gjitha veprimet e jetës sime të kaluar do të duhej ta kishin siguruar për këtë; të gjitha shërbimet që i kisha bërë do të duhej ta kishin bindur se nuk do t’i duroja padrejtësitë pa u hakmarrë për to; dhe, sikurse qe sjellë ndaj meje në mënyrë haptazi mashtruese, do të duhej të përgatitej se do ta mashtroja gjithashtu sapo që për këtë ta gjeja rastin. Por me këtë dallim se, duke më mashtruar, ai kishte dhunuar të gjitha llojet e të drejtave, ndërsa unë duke e mashtruar kryeja gjithë sa kisha detyrë: hakmarrjen për vdekjen e vëllezërve të mi, çlirimin e atdheut tim, lavdinë time dhe atë të Zotit” (po aty, 454-457). Një kësi interpretimi i të sjellit politik të heroit, tanimë në frymën e Rilindjes europiane, përkon me dëshmitë e kohës. Mjaft më realist se Gibboni, për shembull, sa i përket “miqësisë” së siguruar me turqit osmanë nëpërmjet dhënies së bijve peng në Oborrin e sulltanit dhe “besës” së tyre ndaj pengjesh të tilla duket një bashkëkohës i ngjarjeve (1444) prej Raguze, i cili shkruante se “miqësia” e blerë kësisoj prej turqve nuk ishte aspak jetëgjatë: “sikurse është dëshmuar prej shembujsh të tjerë dhe sidomos prej zotërve të Sklavonisë, të Bullgarisë, të Romanisë [territoret europiane të Bizantit, - A. P.] dhe të Arbërisë, në rastin e despotit dhe bijve të tij, dhe prej shumë të tjerësh, prej të cilëve del qartë se si u patën skllavëruar dhe vijojnë të skllavërohen ende sot e gjithë ditën për shkak të mosbashkimit dhe mosmarrëveshjes së tyre” (Jorga: Notes et extraits, I, 368). Pakashumë po kështu e ka përshkruar “miqësinë” dhe “besën” me turqit edhe kronografi bizantin Mikail Dukas: “Dhe nëse sot ata [turqit osmanë, - A. P.] bëjnë paqe me serbët, të nesërmen rrënonin e shkretonin vendet e Atikës e të Lakedemonies, të Akajës e të Heladës, të mbasnesërmen, kur bien në ujdi me vendin e bizantinëve, janë vendet e serbëve, të bullgarëve dhe, mandej, të arbërve që kridhen në gjëmë e në vaj” (Historia Byzantina, 176). Ish-jeniçeri Kostandin i Ostrovicës, nga ana e tij, na ka dëshmuar një rast konkret të metodave dhe mjeteve të përdoruara prej politikës osmane për ç’u takon “besës” ose marrëveshjeve të tyre kontraktuale me kundërshtarët. Një ditë jeniçeri Kostandin kishte vajtur në depon ku ruheshin thesaret e Oborrit të sulltanit, tek shërbente i vëllai i tij, kur aty ia mbërrinin papritmas dy këshilltarët e sulltanit, Mahmut-pasha dhe Is’hak-pasha. I hequr m’anësh për të mos rënë në sy, jeniçeri dëshmitar mban vesh bisedën e dy dinjitarëve të lartë ulur këmbëkryq në sixhade, ndërsa kuvendojnë për Bosnjën dhe këshilltarët që sapo ka dërguar Mbreti i saj në Oborr për të propozuar paqen. “Çfarë duhet të bëjmë? Ç’përgjigje do t’i japim mbretit të Bosnjës?” pyet Is’hak-pasha. “Asnjë përgjigje, veçse do të bëjmë paqe me ta për 15 vjet dhe, fill mbas kësaj, pa vonesë, do të marshojmë mbrapa tyre, - ia kthen Mahmut-pasha. - Përndryshe kurrë nuk do ta pushtojmë dot tokën e Bosnjës, sepse është tokë malore dhe, veç kësaj, do t’i vijnë në ndihmë mbreti i hungarëve, kroatët dhe zotër të tjerë, dhe do të forcohet aq shumë sa ne mandej nuk do të bëjmë dot asgjë. Ndaj dhe të bëjmë paqen me ta, në mënyrë që të dërguarit të nisen të shtunën, ndërsa ne mbrapa tyre të mërkurën, deri në Sitnicë, jo larg Bosnjës. Së andejmi askush nuk do ta dijë se nga ka në mend t’ia mbajë perandori”. Pikërisht kështu u veprua, siç thotë dëshmitari i bisedës, dhe kështu u pushtua Bosnja më 1463-shin, sikurse tregon në Kujtimet vetë Kostandini pjesëmarrës në atë pushtim (Cronaca turca ovvero Memorie, 114-115). A mund të mendohet që këto metoda dhe mjete të pushtuesit turk, që i nxuri padashur edhe jeniçeri i thjeshtë Kostandin prej Ostrovice, të mos i njihte Skënderbeu, i formuar e i rysur në Oborrin e sulltanit si dinjitar i lartë ushtarak? Në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të Skënderbeut, skepticizmi që tanimë mund të quhet gibbonian rezulton sa jashtë kontekstit historik, – kohë dhe vend, – në të cilin ngjarjet kanë ndodhur, aq dhe jashtë mendësisë së të njëjtës kohë e të njëjtit vend. Kjo e pati shqetësuar Valentinin, kur porosiste që “s’duhet me marrë ndore aspak përpjekjet e disa projektuesave të mendësís moderne mbi botën e shkueme”. Në politikën e tij Gjergj Kastrioti nuk mund të nisej veçse nga realiteti që kishte përpara: aty ishte “sheshi” dhe atij aty i duhej “të hidhej”. Arbëria mbahej me gjak – e kemi të dëshmuar këtë – dhe jo me stërhollime politologjike. Nuk mund të ishte përbluarje mendore abstrakte politika e një burri shteti në rrethanat e ekspandimit të një fuqie ushtarake në ngritje e sipër si ajo e turqve osmanë dhe të mobilizimit për qëndresë antiturke të zotërve të territoreve drejtpërsëdrejti të rrezikuara ekzistencialisht – njëri prej të cilëve ai ishte – si mision jetik për popujt e kësaj pjese të Europës – dhe pikësëpari për popullin e tij. III. “Ungjill të veprimit patriotik” e quante Noli “Princin” e Machiavellit, mbasi kishte nënvizuar: “Ideja e çlirimit të Italisë është kryemotivi i Machiavellit”. Ç’donte të thoshte me këtë kryehistoriani i Skënderbeut? Asgjë më shumë veçse të pohonte që kriteri i kritereve për vlerësimin e të sjellit politik të një burri shteti mbetet qëndrimi ndaj atdheut, me tjetër fjalë: atdhetaria. Pa e njohur punimin e Nolit për Machiavellin, pothuajse në të njëjtën kohë në “Gjergj Kastrioti pasqyra e atdhetarit shqiptar” Valentini kishte ngulmuar në vendosjen e idealit atdhetar si kriter për gjykimin dhe vlerësimin e heroit. Klerik njëri, klerik tjetri: ejani e thoni se nuk tërheq vëmendjen fakti që asnjëri syresh nuk sugjeroi si kriter të tillë fenë ose idealin fetar. Por, të bëjmë kujdes: Valentini na kujton t’u ikim përpjekjeve të “disa projektuesave të mendësís moderne mbi botën e shkueme, asish që e stilizojnë idén kombtare në një mjegull hegeliane”. Ndjesia atdhetare, simbas tij, është po aq e vjetër sa shoqëria politike, e cila është në natyrë të njeriut dhe do të mbetet e tillë përderisa njeriu të mos ndërrojë natyrë. Ndërsa mendësia atdhetare nuk pati qenë gjithmonë një, por ka ndryshuar simbas kohësh dhe rrethanash: perandoria, mbretëria, shteti nuk janë kështu veçse zgjerim i kuptimit themelor të fisit ose të qytetit. Vetëm me humanizmin, për mendimin e tij, zunë e u ndryshuan konceptet e u përftuan “atdhenat” modernë. “Kush don me e njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar, duhet me dijtë e me e vendosë pikënisht n’ate fazë të mendësís atdhetare që kjo e tija”, porosiste. “Skanderbegu i ri, me ato pak njoftime fillestare e thjesht praktike të gjuhëvet të vjetërsís që kishte mujtë me xanë n’Edrene, s’mujte me kenë nji humanist enthusiast si pedantat e shekullit, - përfundonte ai. – Për këte luftar, që po kthehej prej nji Turkije vijanoz të dalldisun n’atmosferë të luftës shejte, në gji t’Europës ku ushtote zani i Eugjenit IV, i Kaliksit III, i Piut II, ideali atdhetar s’mund t’ishte tjetër konkretisht veçse ai i moçmi e i amshueshmi: pro aris et focis. Të tillë e jo kund ndryshej na e diftojnë letrat që dërgoi në Romë e përhapi nepër Europë, aktet e Papvet, zani i përbashkët e i padyshimët i jetëshkruesavet, besimi që i pshteti Europa”. Vlerësime të tilla realiste doemos që u qëndrojnë larg elementeve idealizuese të trashëguara në historinë e jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit. Ngjashëm dhe po aq guximshëm u qëndronte larg elementeve detraktuese për “Princin” e Machiavellit edhe vlerësimi i Nolit për të si “ungjill i veprimit patriotik”. Në parantezë: vërtet, çfarë lexonte shtetari ynë? Ja një pyetje së cilës nuk mund t’i iket, që ta imponon jo vetëm përcaktimi realist i një Valentini, por vetë kureshtja historike. Duke u nisur prej Barletit, jetëshkruesit e tij kanë renditur një varg gjuhësh që ai paskësh njohur: arabishten, turqishten, greqishten, italishten, deri edhe “ilirishten” (Historia, I, III verso). Më fort se realitet faktik, numri i gjuhëve ngjan si një desideratum i atit të tij Marin Barleti. Paganeli në Historinë e vet shënon të dhënën e trashëguar nga Historia universale e Cantùsë për të ashtuquajturin Libër të Skënderbeut, që ndodhej në Bibliotekën e Dukës së Madh të Vajmarit: një dorëshkrim në pergamenë i shkruar në ngjyrë Kine, ku paraqiten armë, pajisje, makineri lufte dhe shpikje të tjera ushtarake të shekujve XV-XVI, me gjasë dhuruar Gjergj Kastriotit nga mbreti i Napolit Ferrante (Histoire, 392 etj.). Edhe një vepërz tjetër, e vogël por e vyer, rezulton të ketë qenë pjesë e “bibliotekës” së heroit: një “Ufice e Shënmërisë”, kodik i dekoruar e i bukurshkruar, me ç’duket dhuratë prej ndonjë miku të shquar perëndimor. Është fjala për një njoftim të nxjerrë nga një katalog ankandi i një antikuari të Librarisë Antikuare Hoepli të Milanos, më 1925: kodiku në fjalë u shit në atë ankand, mandej u rishit në Londër (Malaj: Necessità d'un coordinamento, facsimile 18: Ufficio della B.M.V. di G. Castriota Scanderbeg, codice ms. del XV sec. conservatosi a Londra). Kastrioti Anonim i 1779-s, në jetëshkrimin e tij bizar, na ka siguruar për të: “Ndonëse gjithmonë i zënë me luftën, ai e donte leximin”. Madje edhe ka saktësuar: “I rysur në historinë greke dhe latine, ai i kishte zët romanet. Komentarët e Jul Cezarit ishin libri i tij i dashur…”. (Afërmendsh që një aventurieri si ai historia nuk mund t’i zërë besë: po ai ka saktësuar edhe “ngjyrën e gjelbër” me të cilën vishej heroi Skënderbe, “beretën e kuqe me pendë” që mbante mbi krye, “çizmet e verdha” që mbathte etj. Le Grand Castriotto, 101-102). Lamartini, romantik i pakorrigjueshëm edhe në historiografi, si ka numëruar gjuhët që Skënderbeu fliste, - arbërishten, greqishten, turqishten, arabishten, italishten, - ka shtuar edhe se “ai hartonte vargje dhe këndonte duke e shoqëruar veten me lirën e epirotëve në të gjitha këto gjuhë” (Histoire de la Turquie, III, 131). Duke i tejkapërcyer përshkrime të tilla bizare, historiani i Gjergj Kastriotit politik nuk mund të mos ndalet para përcaktimeve të Valentinit për idealin atdhetar të heroit: “Porse, ka do elementa t’amshueshëm, që e përbajnë atdhetarín sot si e përbanë motit e do ta përbajnë deri në t’ardhmen ma të largtë: dashtnia për vendin e për popullin, zotsia në të naltsuem të ndjesivet mâ shejte të tija, drejtsia, besimi n’ate dorë të Zotit që i krijon kombet e s’i len me hupë, trimnia; mbi të gjitha shpirti i flijimit. Këto e bajnë – dje, sot e përgjithmonë – Gjergj Kastriotin idealin e atdhetarit shqiptar, e kohën e tij epopenë mâ të shkelxyeshme që ka pasë ky komb”. Duken “të vjetruara” vlerësimet e Valentinit? Përpos një amze “vjetrimi” që na vjen prej gjuhës së tij, në të vërtetë thuajse gjithçka në tezën e tij rezulton moderne. Dhe ja sepse: sepse, me ndryshimet përkatëse të shprehjes e të stilit, vendosjen e idealit atdhetar si kriter për gjykimin dhe vlerësimin e Skënderbeut lexuesi modern e ka gjetur dhe mund ta gjejë së rishti jo vetëm në monografitë “Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV” të Athanas Gegajt (Louvain 1937) dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468” të Fan S. Nolit (New York 1947), por edhe në studimet skënderbegiane të Aleks Budës, deri tek ato më të fundit: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468” të Kristo Frashërit (Tiranë 2002), “Skënderbeu” (Tiranë 2005) dhe “Për Skënderbeun” (Tiranë 2005) të Kasem Biçokut etj. Fundja, të bëjmë një pyetje përfundimtare: me gjithë ndryshimet e kohëve e të rrethanave, a nuk ka mbetur nde sot e gjithë ditën ideali atdhetar kriteri i kritereve për gjykimin dhe vlerësimin e burrave të politikës? IV. Le ta heqim m’anësh Valentinin, në daçi edhe Nolin dhe Gegajn, Budën me Frashërin e me Biçokun etj. Kenneth M. Settoni, njëri ndër studiuesit më autoritarë të Europës mesjetare dhe të Kryqëzatave (kryeredaktor i veprës 5-vëllimshe “Histori e Kryqëzatave”, University of Wisconsin Press 1955-1990 etj.), i ka kushtuar disa faqe Gjergj Kastriotit politik në vëll. II të veprës madhore “Papati dhe Levanti 1204-1571" (American Philosophical Society 1976-1984). Duke e spikatur pikërisht në një kontekst realist politikën e tij, Settoni i mbyll faqet për të me një përfundim që ia vlen të citohet i plotë: “Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Ashtu si papët, ai kishte një kuptim të thjeshtë mbi marrëdhëniet me turqit: të luftoje gjithmonë me ta, duke bërë paqe (kur ishte e mundur) vetëm për të fituar kohë për përgatitje të mëtejshme për luftë. Sado të rrekeshin venedikasit, gjenovezët dhe grekët moreotë të peshonin protë dhe kundrat për bashkëjetesë paqësore me turqit, Skënderbeu ishte i mendimit se çmimi përfundimtar i një paqeje të tillë do të ishte robëria degraduese. Sado ndjesi nderi të kishin pasur sulltanët e mëparshëm, Mehmeti II as donte t’ia dinte për skrupuj moralë. Egoist i pamëshirshëm, ëndërrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjë rëndësi jetës njerëzore dhe nuk kishte kurrfarë respekti për dinjitetin e të tjerëve. Sundues i një shteti robërish, ideja e tij për pushtimin e botës ishte thjesht robërimi i njerëzimit. Prej kohësh armiq të ambicies perandorake, kudo që ajo të shfaqej në Bizant apo në Gjermani, papëve Turku i Madh [sulltani, - A. P.] nuk mund t’u dukej veçse dyfish i neveritshëm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk është për t’u habitur që ata iu kthyen Skënderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej në Arbëri, ku ai po përpiqej të ndërtonte një shtet të centralizuar, duke i nxjerrë prijësit grindavecë prej bastioneve të tyre malore. Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malësori për pavarësinë dhe shpesh thirrën Turkun e Madh për t’i ndihmuar kundër tiranisë së Skënderbeut. Kishte, megjithëkëtë, një ndryshim mes këtyre dy kuptimeve arbërore për lirinë. Prijësit shikonin mbrapa me nostalgji nga një e kaluar kaotike, ndërsa Skënderbeu shikonte përpara drejt krijimit të një shteti të krishterë të centralizuar. Sundimi turk do të vinte paskëtaj për t’u dhënë arbërve më të keqen e të dyja botëve, së paku simbas opinionit të Skënderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare të prijësve të frikur dhe duke e shkëputur Arbërinë nga respublica Christiana, commonwealth-i i Europës” (The Papacy and the Levant, II, 195). Nëse pranohet që çdo politikë është një përzierje idealizmi dhe realizmi, Skënderbeu atëherë shfaqet qartë në pikëprerjen e këtyre të dyjave. Ndërsa prej veprimtarisë së tij politike del i besueshëm profili i tij prej realisti politik, siç e nxjerr në pah Settoni, jo më pak i besueshëm shfaqet profili i tij prej idealisti politik. I mahnitur prej moralitetit të këtij burri lidhur me rrethanat e ndërhyrjes së tij në “luftën dinastike” në Itali, të tillë ia përvijoi atij këtë profil, fjala vjen, një Francisc Pall, – kritiku më i rrepte i Barletit ky, – i cili gjithashtu ia vlen të citohet: “Nuk duhet harruar, më në fund, mbresa mjaft e mirë morale që la kjo ndërhyrje e heroit arbër në të mirë të së njëjtës çështje që ai e quante të drejtë, d.m.th. në një luftë qëndrese kundër ndërhyrjes së huaj, asaj frënge, të mbështetur brenda vendit nga rebelimi feudal. Në këtë luftë Skënderbeu u lëshua në mënyrë të vetvetishme, i shtyrë nga një ndjesi mirënjohjeje për ndihmat – ndonëse mjaft modeste – të marra në luftën antiturke nga ana e aragonezëve të Mbretërisë së Napolit. Dhe edhe njerëz me mendje aq të përllogaritur, aq dinakë dhe aq të paskrupuj, në atë mjedis të shekullit XV ashpërsisht egoist dhe me pabesi të përgjithshme, sikurse ishin Francesco Sforza dhe Ferranteja i Aragonës, u dëftuan – ndoshta pikërisht për këtë arsye! – posaçërisht të ndjeshëm kundrejt një shpirtmadhësie të tillë dhe një besnikërie aq të çiltër” (I rapporti, 150). Ai mjedis i shekullit XV, ndërkohë e imoralitetit më të thellë politik, i pati dhënë shkas aspiratës për “princin” ideal të Niccolò Machiavellit (1469-1527), bashkëkohës i Barletit ky. Në vizionin e sekretarit të përhimë të Firences së asaj kohe – e quajtur edhe “shteti i parë modern i botës” – princi ideal duhej të ishte prijës dorëfortë, ushtarak dhe shtetar i aftë, i mbushur me dashuri për atdheun, luftëtar për lirinë e tij dhe bashkimin e tij, “burrë” i njëmendët në mendime e veprime: kështu e parakuptonte në të vërtetë termi i tij i parapëlqyer “virtù” prej italishtes së moçme vir = burrë. Të vihet re: koha e Machiavellit, dhe njëherësh e Barletit, ishte koha e “portreteve” të burrave të tillë, ndaj vjen e kuptueshme që shkruesit e mëdhenj të saj të ishin edhe “portretistë”; në të shumtën e rasteve madje me “modele” që as e patën ditur kurrë se kishin “pozuar” për ta. Nëse Barleti la të realizuar për përjetësinë portretin e “Princit të Epirotëve”, Machiavelli mbeti tek ëndrra e një “burri” virtual, që mund të ishte qoftë edhe “duka i Valentinit”, i cili në të vërtetë as ekzistonte. Komentuesit e tekstit të tij dalin rëndom në përfundimin: Mirëpo... Princi i tij nuk erdhi! Ai nuk i erdhi vërtet Italisë së copëtuar e të grirë prej luftërash civile, atdhe sa i republikave të ndritura aq edhe i tiranive më të errëta, i pasioneve dhe urrejtjeve politike gati të përjetshme, i partive që thuajse e kishin humbur përfundimisht domethënien e tyre politike. Porse, në bregun përkundrejt një burrë i tillë ishte shfaqur dhe ishte ngritur duke u bërë realitet: figurë shumë më afër “princit të Rilindjes” europiane se çdo Cesare Borgia egërshan i mjediseve italike. Keqkuptimi i idealit atdhetar të lirisë dhe të bashkimit mund të ketë bërë që figurës së këtij burri të Arbërisë t’i jetë kundërvënë ndonjëherë jo “modeli ideal” i Machiavellit, por ajo çfarë quhet e vdekur prej ideve të fiorentinit mendjehollë: pjesa për të cilën ai u bë “famëkeq”. Është pjesa më trashanike e mendimit të tij, “zgjyra”, e quajtur edhe “makiavelizëm”. Ajo ishte, me sa kuptohet sot, haraçi i paguar ëndrrës për një “Dukë të Valentinit”. Për një ballafaqim me këtë “makiavelizëm” duket ta ketë pasur fjalën qysh në shek. XIX historiani i Republikës së Venedikut Samuele Romani i cili, duke kallëzuar mbrapshtitë e kurdisura vijimisht prej Sinjorisë kundër atij “njeriu të mrekullueshëm”, – kështu e ka quajtur ai Skënderbeun në Historinë e Venedikut, – përfundonte: “Aq dyfaqëshe dhe e mbrapshtë ishte politika e atyre kohëve, ajo politikë të cilën, sikurse çdokush e sheh, Machiavelli një shekull më mbas nuk e shpiku, por vetëm sa e pati zbuluar faqe bote” (Storia documentata, IV, 242-243). Është fjala, pra, në rastin e burrit të Arbërisë për një model politik që e kapërcen figurën e “kryqtarit” fanatik apo edhe të “kalorësit” impozues, duke e afruar atë më shumë tek ajo e “shtetarit të ndritur”. V. Çfarë ngre peshë në historinë e tij politike është fakti që, edhe kur Gjergj Kastrioti të mos ishte më, ideja e luftës çlirimtare antiturke – që zëvendësonte dalëngadalë atë të kryqëzatës – do të vijonte së toku me projektet përkatëse. Dy vjet mbas vdekjes së tij, me rënien në duart e turqve të Negropontit – katastrofë që në Europë bëri përshtypje edhe më të madhe se rënia e Kostandinopojës – ishte kardinali Visarion që hartonte një thirrje të re për “luftë të shenjtë” kundër turqve. Një tjetër kujtesë për luftë, me konceptim thuajse kryekëput ushtarak, hartonte në muajt e parë të 1480-s për papën Sikst IV (1471-1484) një Martin Segoni, peshkop i Ulqinit. Ishte koha kur Otranti rrezikohej prej ekspeditës detare të Gjedik-pashës dhe kujtesa e tij titullohet pikërisht Mbi pajisjen [mbrojtëse] të Otrantit dhe mbi organizimin ushtarak turk dhe prejardhjen e tij; ajo nuk u mor parasysh dhe flota turke do të zbarkonte në Otrant krejt sikurse Segoni e kishte parashikuar. (Në kujtesë ngulmohej posaçërisht në nevojën e një ekspedite detare me anije të lehta të përshtatshme ad cursum në brigjet epirote dhe arbërore, në zonën Durrës-Korfuz, në mënyrë që flotës turke t’i pengohej kalimi për në bregun italik etj.) Për një projekt të ri lufte antiturke do të bëhej fjalë edhe gjatë ekspeditës së Charles-it VIII në Itali, më 1492. Edhe papa Aleksandër VI shpallte një fushatë të re në mbështetje të forcave hungare, duke dërguar një flotë 13 luftanijesh në brigjet greke. Në jehonë të bullës së tij do shënuar projekti kërshëror i një arbëreshi të Greqisë, i quajtur Aleks Qeladhoni (Alessio Celadoni), peshkop i Galipojës së Apulisë, me anë të së cilës dëftonte rrugët që duhej të ndiqnin ushtritë e krishtera “kundër Turkut”: ndërsa ushtria e tokës duhej të marshonte drejt Serbisë dhe Trakës, ushtria e detit duhej të nisej nga Italia e jugut dhe të zbarkonte në bregun arbër, saktësisht në Apoloni dhe Durrës, për të vijuar mandej fushatën drejt Maqedonisë e Thesalisë. Thirrje lufte për çlirimin e Kostandinopojës nga pushtuesit turq dhe për dëbimin e tyre nga Europa do të lëshonte edhe papë Leoni X, madje duke premtuar të vihej vetë në krye të saj. Simbas këtij projekti Perandori do të sulmonte nga “Ballkani” me gjermanët, polakët dhe hungarët, nga ana e Epirit do të sulmonin frëngjtë, italianët dhe zviceranët, ndërsa detyra për të sulmuar prej detit nga ana e Galipojës u caktohej anglezëve dhe spanjollëve. Një fushatë antiturke do ta niste më 1535 edhe mbreti Charles V. Beteja si ajo e Lepantit më 1571 do të përbënin çaste historike në të cilat u duk sikur “fryma kryqtare” t’i paskësh pushtuar përsëri perëndimorët. Mbas fitores në Lepant, për shembull, Don Juani i Austrisë i shkruante kryepeshkopit të Monemvasies, Makar Melisenës, për ta njoftuar se do të vinte së toku me flotën e tij, duke kaluar nëpër Korqyrë (Korfuz), “për shtimin e shoqërisë së të krishterëve dhe për të mirën e përbashkët”. Më 1583-1584 një tjetër projektues i luftës antiturke shfaqej me Sigismundin e vetëquajtur “princ i Transilvanisë, i Moldavisë, i Maqedonisë e i Arbërisë”, i cili i drejtonte nuncit papnor në Vjenë një projekt për “çlirimin e Levantit”. Në fund të shek. XVI në organizimin e një fushate antiturke u përfshi edhe papa Klement VIII (1592-1605). Mes projektit kryqtar dhe komplotit konspirativ do të lëvizte në fillim të shek. XVII plani i Dukës së Neversit (1612-1618), në planin e tij, në të cilin gërshetoheshin sulmi ushtarak kryqtar me kryengritjen e popujve të robëruar prej turqve në rajon, përfshiheshin me negociata një kont i Château-Renaudit, një Pietro de Medicis, majnotët e Moresë me peshkopin e tyre Neofit, peshkopët e Zygos, Lakedemonës, Lepantit dhe Artës, Menomvasies, Metropoliti i Bullgarisë, peshkopi i Durrësi Hariton, që duhej të hapte portën e “Ballkanit”, dhe posaçërisht “kryengritësit arbër”. “Ata [të dërguarit e Dukës] vajtën nga toka me dy komandantë vendës dhe vizituan disa peshkopë dhe njerëz me rëndësi në vendet e Maqedonisë, Serbisë, Arbërisë, Dalmacisë dhe Kroacisë”, saktësohet në Kujtesën e Dukës së Neversit, të 24 shtatorit 1615, për mbretin Filip III. Në këtë projekt brendashkruhet edhe mbledhja e një Kuvendi në Kuç të Arbërisë, në të cilin merrnin pjesë “krerë kryesorë të të gjitha vendeve, d.m.th. të Arbërisë së Epër, Bosnjës, Maqedonisë, Bullgarisë, Serbisë, Hercegovinës dhe Dalmacisë që e kishin turqit” në bashkëveprim edhe me Himarën etj. Pavarësisht rezultatit të projekteve të tilla, ideja e qëndresës antiturke e ndërkallur në idealin e luftës çlirimtare u shndërrua në ide përçuese, e cila funksionoi si faktor koheziv mes popujve të kontinentit europian përkundrejt kërcënimit përparues të fuqisë ushtarake osmane. Edhe me zmbrapsjen që ideali i luftës antiturke pësonte, ajo ide nuk u rrëgjua me kalimin e shekujve: e tillë vijoi të shfaqej dhe rishfaqej në veprat e humanistëve të Rilindjes, prej Erasmit (të Roterdamit), te një Leibnitz, një Volney etj. Ribotimet, dhe sidomos përkthimet, e jetëshkrimit të Barletit për “të Krishterin e Madh” gjatë shekujve XVII-XVIII me rishfaqjen e këtij ideali dhe, përkatësisht, ideje përkonin. Kur në fillim të shek. XVIII ushtritë turke të Ahmetit III do ta bezdisnin edhe një herë Europën, thirrjen drejtuar princërve të krishterë për një “kryqëzatë të re” do ta thurte në librin e tretë të Odeve të tij një poet, Jean-Baptiste Rousseau: është një hartim i gjatë, gjithë figura e metafora, kryevepër retorike. Kësodore edhe ideja e “kryqëzatave të vonëta” (the later Crusades), duke dalë nga realiteti e duke kaluar në retorikë, kishte marrë teposhtjen. Mirëpo prej konstruksionit ideologjik dhe politik të përftuar prej saj rezulton të ketë mbetur një trashëgimi deri në kohën tonë, kur në procesin e bashkimit të Europës vjen e rishfaqet ende në diskutime ideja e bashkësisë së quajtur tradicionalisht Christianitas. Si e tillë, ajo është në ditën e sotme edhe rast për refleksion historiko-kritik mbi qëndrimin e qytetërimit të krishterë ndaj luftës. Në një epokë rragatjesh pro dhe kundër luftës, edhe historia politike e Skënderbeut na kujton që opcioni i luftës nuk ka pasë qenë përjashtuar asnjëherë kryekëput as nga doktrina, as nga praktika e qytetërimit të krishterë. Kalendari i Kishës prej kremtesh që përkujtojnë ngadhënjime ushtarake është piketuar: nga “Lufta e Kryqit të Vërtetë” fituar nga perandori Herakli, te fitorja e Janko Hunyadit dhe Giovanni Capistranos kundër turqve në muret e Beogradit, te ngadhënjimi i të krishterëve në Lepant, te fitorja e Jan Sobieskit për mbrojtjen e Vjenës prej ushtrive turke, dhe me radhë. Duke saktësuar se “paqja nuk është thjesht mungesë e luftës” (Kanoni 2304), Katekizmi i Kishës katolike ka nënvizuar se parimi i heqjes dorë nga përdorimi i dhunës merr kuptim si dëshmi e dashurisë ungjillore vetëm me kusht që “kjo të bëhet pa paragjykim për të drejtat dhe detyrat e njerëzve e të shoqërisë” (Kanoni 2306). I njëjti katekizëm vendos kushte të përpikta për ushtrimin e forcës së armatosur (duke përjashtuar me këtë çdo pacifizëm “parimor”): kur dëmi i shkaktuar kombit ose bashkësisë së kombeve nga një agresion të jetë i vijueshëm, i rëndë e i sigurt; kur të gjitha mjetet e tjera për t’i dhënë fund atij të kenë rezultuar të papraktikueshme ose të paefektshme; kur të ketë kushte të bazuara për sukses; kur përdorimi i armëve të mos shkaktojë të këqija dhe trazira më të mëdha nga e keqja që lypset luftuar (Kanoni 2309). Nuk mund të mos vërehet se, pavarësisht rezultatit të “projekteve kryqtare” në të cilat Skënderbeu u përfshi ose jo, prej asaj çfarë Skënderbeu përftoi – me një vizion gati-gjenial të rrethanave – diçka mbeti. Një diçka që do të zhvillohej, qoftë edhe në forma shumë të ndryshme. Mund të mbahen të diskutueshme në ditën e sotme përcaktime si ato të Šufflayt dhe/ose të Jirecekut për realizimin nga ana e Gjergj Kastriotit të një formacioni të mirëfilltë politiko-fetar, që ata e quajtën “shteti më i madh i krishterë të Ballkanit”: “Nën Skënderbeun bërthamat e shumta shtetërore shkrihen në një shtet të vërtetë, i cili mbas rënies së Kostandinopojës, Serbisë dhe Bosnjës është i fundmi shteti më i madh i krishterë i Ballkanit” (Šufflay: Povijest, 18); “Me rënien e Bizantit, Serbisë dhe Bosnjës, Arbëria mbeti i fundmi shtet i madh i krishterë në Gadishull” (Jirecek: Albanien, 82:). Edhe masa e amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, për të cilin Gjergj Kastrioti u lavdërua aq shpesh, mund të diskutohet. Por ajo çfarë nuk mund të vihet në diskutim është se, nën Skënderbeun, edhe arbërit e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën dhe në luftërat antiturke, e ndjenë veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndjenë veten pjesëmarrës e pjesëdhënës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari. Do të thotë kjo që, mbi një konstruksion që sot na duket thjesht “fetar”, erdhi e u realizua në ato kontingjenca një konstruksion mirëfilli politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk do të harrohet më, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do të mundin ta fshijnë. Askush, as ndër “arbërit” modernë të thashethemeve elektronike, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit prej këtij kujtimi që rihet e përtërihet nëpërmes shekujve: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së [atyre] kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve (I Castriota, 1). Dhe, ç’është e vërteta, do të rezultonte e pamundur e kundërta: që në marrëdhënie të vijueshme me Bizantin, nga njëra anë, si dhe me Republikën e Venedikut, me Mbretërinë e Dy Siqelive dhe të Napolit etj., nga tjetra, Arbëria e atyre kohëve të mos kishte ndier influkset mirëbërëse të qendrave të kulturës, artit, tregtisë së Europës. Pa përfilljen e këtij konstruksioni të ri të modeluar mbi konstruksionin e mëparshëm, asokohe vetëm në përftim e sipër, nuk do të mund të kuptohej pozicioni i arbërve në raport me kontinentin europian jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra prej Gjergj Kastriotit, por edhe mbas tyre, atëherë kur ata do t’i përfshiheshin përdhunshëm njësisë së re perandorake që do të instaurohej gjatë shekujve XVI-XIX në juglindje të kontinentit: Perandorisë osmane. Në një kontekst si ky qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të Europës, ashtu edhe për pozicionin ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij; prej një kësi pozicioni ai vetë rezulton, pa asnjë dyshim, personaliteti më i madh jo thjesht ushtarak, por politik i historisë së Arbërisë dhe njëherësh figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së epokës së tij.

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Wed Dec 10 2008, 02:22pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ma ne fund doli dikush edhe ju dha pergjigje tan atyne qe e ven edhe dojn me e vu ne diskutim figuren e Gjergj Kastriotit. flm z. Lec per punen qe ban me na informu me kta artikuj te zgjedhun gazetash.


Back to top
L - N
Mon Dec 29 2008, 11:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Studiuesi Ardian Ndreca ka bërë një analizë të hollësishme mbi linjat delikate të
librit “Skënderbeu” të studiuesit sviceran Oliver Jens Schmitt.Analiza e tij
botohet nga shtëpia botuese “Onufri”, e cila e nxjerr në qarkullim ditën e hënë dhe vjen si
vijim i debateve të gjata që lindën menjëherë pas botimit të monografisë së Schmitt-it


Polemikë me Schmitt-in



Kohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prej qëndrimesh, ma së shumti polemike, ndaj kësaj vepre të historianit të ri zviceran Oliver Jens Schmitt. Me të drejtë autori i veprës dhe përkthyesi i saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lexue ma parë veprën dhe mandej me ba debat. Na duket nji këshillë me mend, edhe pse u duk se përkthyesi në zjarrminë që kap shpeshherë opinionin publik në kësi rastesh, e ndiente
veten paksa bashkëautor të veprës, kajherë tue e tërhjekë autorin e vërtetë në gjinin e polemikave, dhe tue paraqitë tezat e tija
- ndoshta thjesht për arsye marketingu - në mënyrë të diskutueshme.
Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rreth kësaj vepre tue e pasë lexue ma parë, dhe tue u pasë mundue me kuptue me ndihmën e arsyes thelbin e saj, objektivat dhe rrugën që mton me çilë në lamijen e studimeve skanderbegiane. *** Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i veprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash e dokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike
punon mbi fakte e mbi dokumente dhe përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike, emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme në hamendje. Në ketë objektiv ban pjesë edhe orvatja e tij me interpretue arsyet e kryengritjes së Gjergj Kastriotit tue u nisë prej shkaqesh thjesht personale. Ma së pari autori mundohet qysh në faqet e para me paraqitë “unitetin” skanderbegian si diçka të rrejshme, të paqëndrueshme, si fryt të nji përceptimi të mavonshëm të historianëve.
Në këtë kuadër ai nuk ngurron me e quejt thjesht “pamflet” traktatin latinisht të Frang Bardhit, ku leksikografi i parë shqiptar,
kundërshton tezat e Tomko Marnaviqit, simbas të cilit Skëndërbeu kishte qenë boshnjak. Schmitt ven në dukje me të drejtë, por pa nevojë, se asokohe konceptet etni/kombësi ishin mjaft të ngatërrueme dhe nuk
kishte kufij të caktuem etnik, fetar. Ma së shumti - por këtë gja Schmitt-i s’e ven oroe - mund të flasim në mënyrë statike vetëm për
kufijt fisnorë. Pjesa tjetër e përcaktimeve luhatet në natën e errtë ku të gjitha lopët duken të zeza, siç shkruente dikur nji filozof
gjerman. Në fakt edhe pse historianit të ri shumë gjana i duken të errta, ai nuk ngurron me i ndriçue herë mbas here me nji dritë
subjektive, të pazakontë për nji shkencatar, sidomos atëherë kur elementet i përshtaten teoremave të tija. Pra kemi nji ndërthurje
aksiomash dhe teoremash. Për shembull nji aksiomë e Schmitt-it asht identifikimi i të jatit të Gjergj Kastriotit me nji sundimtar të
arealit sllav dhe ortodoks. Pa hije dyshimit ai e quen atë: Ivan Kastrioti. Le të bajmë nji hap mbrapa. Tek vepra “Arbëria venedike”, përkthyesi Klosi shenjonte paraprakisht: “I jemi shmangur prirjes
për të shqiptarizuar emra mesjetarë si Juan (sic!) ose Andrea, që sot mund të jenë bërë Gjon ose Ndre; nuk dimë si kanë tingëlluar
ata emra në atë kohë” (fq. 6). Si rrjedhojë e këtij arsyetimi në teksin në fjalë gjejmë për shembull: Joan Kastrioti, por ndeshim edhe
në Pal e Lekë Dukagjini. Çështja e emnave historikë në nji tekst
shkencor nuk mund të jetë prerogativë e thjeshtë e përkthyesit, pse vetë natyra e librit përjashton gjykime të pathemelta si ato të masipërmet.
Ne sutor supra crepidam! Në këtë rast autori mund ta kishte ndriçue
përkthyesin e vet tue i kujtue se nji historian i mirëfilltë si Milan Šufflay dëshmon se qysh në vitin 1281 ndeshim në dokumente emna
me trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanuschum Albanensem» (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, Beograd 1925, f. 123) e kjo traditë
vijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut» në 1555 e deri në ditët tona. Fakti që në vitin 1281 ekzistonte emni “Gjin” (shih edhe: Acta et Diplomata), kurse në 1400 nuk ekzistonte emni “Gjon”, nuk përputhet
me ligjet historike të gjuhës shqipe. Do të ishte qesharake me pohue gjana të këtilla, mbasi në të dyja rastet vepron i njëjti ligj
gjuhsor. Por edhe po të pranojmë kushtin paraprak të logjikës së Schmitt-it, pra tue u nis thjesht prej dokumenteve serbe për me përfundue se
i jati i Gjergj Kastriotit përmendet vetëm si Ivan dhe si rrjedhojë ishte sllav - prapseprap ky silogjizëm nuk asht i rregullt, mbasi Šufflay
na njofton se asokohe emni Ivan përdorej dendun edhe prej shqiptarëve.
Pra, sido që ta marrim gjykimi i Schmittit s’ka bazë logjike dhe shpërdoron pa kujdes ato pak të dhana që ka në dispozicion.
Siç shihet tek vepra e maparshme e Schmitt-it, Klosi përdor nji palë argumente e tek kjo e fundit përdoren argumente të tjera. Përfundimi asht se si autori si përkthyesi përdorin o formën Joan ose Ivan Kastrioti, por nuk pranojnë kurrsesi “për arsye shkencore”
me e shkrue emnin e të jatit të Skënderbeut, në formën Gjon Kastrioti.
Lexuesi e kupton mirë se po të shihet në mënyrë thjesht abstrakte çështja, forma “Ivan” apo “Gjon” nuk do ta ndërronte thelbin
e gjanave dhe nuk do të tjetërsonte qëllimin e luftës së Skënderbeut. Por në këtë libër përdorimi i trajtës “Ivan” rreket me e nxjerrë të jatin e Skënderbeut si pjesë organike e universit sllavo-ortodoks.
Šufflay na dëshmon që trajtën “Ivan Kastrioti” e gjejmë kryesisht në dokumentet sllave, e në fakt historiani zviceran nuk paraqet dokumente tjera, përposë atyne sllave për me mbështet tezën e tij. Dyshimi i ligjshëm që lind asht ky: - a mjaftojnë dokumentet serbe për me vendosë përkatsinë etnike të babës së Skënderbeut? Çështja e dytë asht feja. Schmitt-i thekson, sa herë që ka rastin me folë për të, se Ivani
ishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente historike për me mbështet ketë tezë, por niset prej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon Kastrioti,
prej emnave të njerzve që banonin n’ato treva, prej përziemjes etnike dhe kulturore. Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalën për Krujën, ai flet për nji vend të pacaktuem me saktësi (mbasi hipotezat janë disa) dikund mes Dibrës dhe pjesës perëndimore të Maqedonisë së sotme. Pra, ai gjykon Gjon Kastriotin sundimtar të Krujës në bazë të disa të dhanave
të vagullta fetare, kulturore dhe etnike të nji zone të shtrime që ndodhet mjaft larg prej Krujës në kohë dhe në hapsinë. Milan Šufflay shkruen se në Krujë, me ardhjen e Anzhuinëve në Arbní në vitin 1272,
merr fund ndikimi grek dhe dekretet e Papës qysh në vitin 1319 quejnë prijsat e familjeve princnore të Muzakajve, Matarangvet, Arianitve, Blinishtëve, Jonimëve “dilecti filii” (bij të dashun) e “viri catholici” (burra katolikë). (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, ff. 94, 95). Qysh në 1167 Kruja kishte qenë me ndërpremje ipeshkvi katolike (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, f. 88). Në vitin 1279 Kruja ka ipeshkvin e vet katolik, në vitin 1319 kryeipeshkvi i saj Andrea ban përpjekje paqtuese mes
fisnikëve shqiptarë dhe Papës dhe titulli episcopus Croensis o Croyacensis dokumentohet dendun në këtë periudhë. Kurse historiani i
ri Schmitt, tue u nisë prej dokumenteve serbe dhe atyne që janë filtrue nëpërmjet historiografisë serbe, përpiqet me argumentue se Ivan Kastrioti ishte sllav dhe ortodoks! Mundet që i jati i Skënderbeut të ketë qenë edhe ateist, por për me mbështetë nji tezë të tillë duhen dokumente, e Schmitt-i nuk na ofron dokumente objektive historike për të
pranue përkatësinë ortodokse të Gjon Kastriotit. Ai thekson se prejardhja etnike s’kishte randësi, se nuk kemi burime të sakta (nuk
mund të quhet burim historik përceptimi psikologjik i Arbër Muzakës, shih ff. 37-38), se kohnat ishin të turbullta, e megjithëketë
pasiguri objektive ai zgjedh prejardhjen sllavo- ortodokse të Kastriotëve. Asht, e theksojmë, nji zgjedhje e kryeme pa kritere shkencore, e lejueshme në nji roman apo në nji histori serbe për përdorim të mbrendshëm joshkencorë. Argumente të tërthorta për me vërtetue qenjën ortodokse të familjes Kastrioti, si përzgjedhja e emnit
Gjergj për djalin e vogël (“Prindërit i dhanë një emër të pëlqyer në botën ortodokse” ff. 48-49) janë orvatje meskine, mbasi nji argument
i tillë mund të kishte njifarë vleret joshkencore për emnat: Kritobulos, Manuel, Niqifor - por jo për emnin Gjergj, që asht deri edhe shenjt pajtor i Anglisë! Autori trajton si të vërteta edhe hipotezat ma t’papërfillshme. Për shembull emni i Gjon Kastriotit shenjohet në pemën gjenealogjike të riprodhueme në tekst: Ivan/Hamza - tue dashtë me nënvizue se në fund të jetës ai ndrroi rishtas fenë dhe u ba mysliman. Ketë gja Schmitt-i e jep si te provueme, por kurrkund nuk na ka dhanë nji copë dokument apo dëshmi historike që ta mbështesin (shih: f. 217).
Sigurisht, autori nuk ka asnji burim të sigurt historik, por kjo gja nuk e pengon me e marrë sikur të ishte e vërtetë. Ka lajme për shembull që autori i thith prej autorëve sllavë. Ai përmend se pranë Ivan Kastriotit silleshin murgj të Malit Atos. Kjo e dhanë asht e marrun prej Jovan Radoni- it dhe Foti-it. Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmittit
në gati gjysmën e të dhanave që përmban bazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave të historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetës së Ballkanit. Radoni-i asht autor i
përzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmane etj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-ve të para të Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vëren en passant se Radoni ka qenë edhe “përfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmë se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse të Radoni-it. Të paktën nji gja të tillë e shpresojmë, pse kështu edhe studimit të Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buron prej bouquet-ës së Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun në libër. Mund të themi pa frikë se 40% e citimeve të librit janë marrë prej Radoni-it dhe Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatë kohës së komunizmit - ka hjedhë poshtë akuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit në
betejën e Fushë Kosovës. Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, e Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm). Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me
besim ortodoks, për me i heqë karakterin thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët? A po mos ishin thjesht oplitë dhe kuzhinjera
në ushtrinë e Skënderbeut? Çdo personazh arbnor i nji farë randësie
duket se e shqetson autorin. Nuk ka çka i ban psh. Pal Engjellit, por Johan Gazuli e Pal Gazuli (sic) nuk i kujtojnë se në Shqipni ekziston
ende sot nji fshat me emnin Gazull dhe se ka me qindra mbiemna: Gazulli.
Përkundër, ai shton: “Gazulët mund të shihen si një familje ballkanike diplomatësh” (ff. 141, 143). A mos vallë ky asht çmitizimi i shumëpritun?
Nji projektim i vagullt në kohë e në hapsinë, në natën e errtë ku të gjitha lopët duken njilloj të zeza! Kleri ortodoks, pohon autori, e tradhtoi Skënderbeun gjatë gjithë kryengritjes; megjithatë antarë të këtij kleri - vijon ai - patën randësi politike për luftën e Skënderbeut,
por ai nuk mbërrin me na përmend si bashkëpuntorë të prijsit kruetan veç nji murg prej Malit Atos që historia na e ka përcjellë pa emën deri n’ditët tona (ff. 133-134). Megjithatë Skënderbeu vijon me u quejt
prej Schmitt-it “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” a thue se Skënderbeu ishte nji vlladikë!! (f. 468).Kah ana tjetër ai pohon se Skënderbeu
bahet katolik kur betejat e tija zhvendosen në zonat e popullueme me katolikë (ff. 146-147). Kjo hipotezë do të kishte bazë në qoftë
se Schmitt-i do të ishte i zoti me ndërtue hartën e përkatsisë fetare të popullsisë arbëreshe. Por ai ma së pari nuk merr parasysh në
ketë libër veprën e Farlatit dhe sigurisht që pa nji histori kishtare të rajonit s’mundet me ba fluturime të këtilla pindarike. Aq ma tepër
nji determinizëm i tillë minimalist, ku gjeografia përcakton besimin, në nji rrypinë toke si Arbnia, na duket ma fort fryt i nji fantazie
të plleshme sesa përfundim shkencor. Megjithëse Skënderbeu asht “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” - vetëm kleri katolik nuk e ka tradhtue asnjiherë - pohon autori (f. 220). Spjegimi i Schmitt-it asht ky: mbasi
kleri katolik nuk njihte besnikërinë që rridhte prej lidhjeve të gjakut, ai i ndejti besnik Skënderbeut (f. 221). Pra, kleri katolik i
ndejti besnik gjatë gjithë kohës (jo për nji kohë të caktueme, apo thjesht mbas vitit 1666) nji princi me të cilin s’e lidhte as feja dhe as
gjaku?! Por simbas Schmitt-it gjuha dhe përkatësia etnike nuk kishin randësi, feja ishte nji motiv dytësor (shih: ff. 251, 477-478), kurse
suksesi në luftë mvarej prej pareve (f. 153). Simbas këtij arsyetimi Skënderbeu për 25 vjet qe ma i pasuni sundimtar në Ballkan dhe
jo princi i vendit ma të damtuem e ma të shkatrruem prej luftet!
*** E metë e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it asht e ndërtueme mbi hamendje. Hamendje: Skënderbeu mori nocionet e islamit prej dervishëve bektashinj, prej këtej legjenda e Sari Salltikut mund të duket ma pak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënderbeu: simbas autorit ai na paska dijtë bullgarishten perëndimore, ndoshta serbisht, arbërisht,
greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për të cilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta. Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ës dhe jo nji luftëtar. Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeut me Huniadin (f. 55). Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeut
drejt veriut të krishtenë, kur ai ishte ende tek Sulltani, për me thurë fijet e politikës së tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skënderbeu i
njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit në vitin 1443 (f. 68).
Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it se armët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenë të Skënderbeut. Ato armë mund të mos kenë qenë të Skënderbeut, por ai si historian duhet të prodhonte dokumentet përkatëse me mbështet
ketë hipotezë. Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë asht tepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenë se
Skënderbeu e njihte mirë arabishten (hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdorte nji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq. 123). Pse, mos vallë nji shpatë me gabime shkrimi do të ishte ma pak e efektshme në
luftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënderbeu të kishte probleme me gramatikën arabe dhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit
tek shpata e tij? Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë që të jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai,
brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse ato kujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë nji tezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikull
të tijin. Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma e përkrenares të jenë të rrejshme e brenat të jenë të vërteta! Këtë gja e din vetëm autori.
Hamendje tjetër: mundet që popët ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenë
pasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne (f. 134). Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetë paraqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit
(f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisë në trevat shqiptare. Qe arsyetimi i tij: në vitet 1536-1539 në Dibër osmanët numronin 44 mijë banorë. Hamendje: në këto vite popullsia e Dibrës
mund të ketë arritë nivelin e para pushtimit osman, pra para pushtimit osman atje banonin rreth 44 mijë banorë. Hamendje tjetër: në zonat e Matit dhe ultësinës mes Adriatikut e Krujës jetonin të paktën po aq njerëz sa edhe në Dibër.


Vijon në faqen maposhte


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 29 2008, 12:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i
veprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash e dokrrash që janë
rranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike punon mbi fakte e mbi dokumente dhe përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike, emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme në hamendje.


Babai ortodoks
Schmitt-i thekson, sa herë që ka rastin me folë për të, se Ivani ishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente historike për me mbështet ketë tezë, por niset prej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon
Kastrioti, prej emnave të njerzve që banonin n’ato treva, prej përziemjes etnike dhe kulturore. Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalën për Krujën, ai flet për nji vend të pacaktuem me saktësi (mbasi hipotezat
janë disa) dikund mes Dibrës dhe pjesës perëndimore


Tendenca
Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me
besim ortodoks, për me i heqë karakterin thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati,
Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët? A po mos ishin thjesht oplitë dhe kuzhinjera
në ushtrinë e Skënderbeut?



Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas here interpretime dhe vlerësime tendencioze. Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit të Lezhës (f. 77), gati-gati i duket e pamundun që arbnorët mbërrijnë me u mbledhë në kuvend dhe me
marrë vendime politike. Rreket me provue se kuvendi dështoi, por harron se nji përfundim i tillë e ban ma të vështirë
spjegimin e sukseseve të Skënderbeut


Mundena me thanë me plot gojë se “Skënderbeu” i
Schmitt-it nuk asht historia e Skënderbeut. Autori asht rrekë me ba nji shtegtim të mundimshëm intelektual në gjinin e shekullit XV, por asht kthye si ai shtegtari që edhe pse shkoi deri në Misir, nuk mbërriti me i pa piramidat



Përfundimi: “vijmë në një vlerësim të kujdesshëm prej 90 mijë banorësh në trevat e sunduara prej Skënderbeut” (ff. 129-130). Quod erat demonstrandum! Të gjitha këto hamendje, që marrin vërtetësi vetëm prej hamendësisë së tyne, duken si sistemi i parashikimit të motit për
gjithë shekullin XV tue u nisë tek niveli i ujit në Adriatik. Duket se historiani ka zbatue teoremën e dytë të Euklidit për me gjetë numrin e popullsisë përgjatë katetit dibran dhe matjan të kandit të drejtë të Krujës! Ky mekanicizëm mendor e kthen historinë në diçka qesharake,
pa ide dhe pa mendime të mirëfillta. Por xhevahiri ma i çmueshëm i këtij libri asht nji dokument i diplomatëve de Curte e Trivulzio drejtue dukës Sforza të Milanos ku pohohet se këta dy kanë ndie prej nji ambasadori
të Skënderbeut në Romë se shkaku i kryengritjes së Skënderbeut kundër sulltanit ishte vrasja e të jatit të heroit tonë. Kemi pra dy ambasadorë që ndigjojnë nji ambasador tjetër që i thotë Papës se ky asht shkaku i luftës. Asnji dokument papnor i njohun deri më sot nuk thotë se ai ishte shkaku i kryengritjes. Madje nuk ka dokumente historike të besueshme që i jati i Skënderbeut të jetë vra, aq ma pak tashti që, simbas vetë
Schmitt-it, kishte ndrrue fenë dhe ishte nënshtrue fizikisht dhe shpirtnisht. I gjithë libri rreket me çmitizue Skënderbeun tue u nisë prej kësaj letër. Kështu, hakmarrja, kjo përbamëse psikologjike e nxjerr
Skënderbeun si nji naiv fatlum që luftoi me sukses për 25 vjet kundër fuqisë ma të madhe të kohës! Asnji historian serioz nuk do ta mbështeste
kurrë nji vepër mbi nji hipotezë kaq të paqëndrueshme. Por këtu ndoshta ka ndikue edhe nji narçizizëm i tepruem i autorit ndaj nji dokumenti që ka zbulue ai vetë, që e ka shty me u ngutë kaq fort! Hamendjet e pafundme i rrijnë këtij libri po aq mirë sa i rrinë xhepat kostumit të nji të vdekuni. Nuk i shërbejnë për asgja. Mungesa e logjikës në faqet e këtij libri asht mbresëlanëse. Skënderbeu për me u hakmarrë për të jatin,
ka kontribue në mënyrë aktive për me vra djalin e madh të Muratit II, Aladinin. Jo vetëm aq, por Skënderbeu shtin me e vra tue qenë larg prej tij. Pra, nji vrasje me porosi (shih: f. 58 passim). Asnji dokument osman nuk akuzon Skënderbeun si vrasës të Aladinit. Vrasja e trashigimtarit të fronit do të kishte qenë akuza e parë për bukëshkalin, kronikat osmane të mbushuna me shamje kundër Skënderbeut do ta kishin përmendë pafundsisht! Pyesim: kush ka fitue historikisht prej
kësaj vrasje? Historia na thotë se ka fitue Mehmet Fatihu gjenial, djali i Muratit me nji skllave të krishtenë ose hebreje. Kështu shkruen
F. Babinger-i. Aktorja tjetër asht serbja Mara Brankoviq, grueja e preferueme e Muratit e cila do të ruejë nji ndikim të madh tek
Mehmeti edhe kur ajo do të tërhiqej në nji monastir ortodoks në Thesali. Asht e dijtun se ka qenë traditë osmane që djali i madh i Sulltanit të faronte vllaznit tjerë për me sigurue pushtetin e vet, dhe Mehmeti tue e dijtë se ishte i gjykuem për vdekje i ka dalë para punës dhe e ka vra të vllanë. Mandej Mehmeti njihej si gjakatar i madh dhe i pandalshëm
para asgjaje. Fakti që Mehmeti dhe Mara shkojnë mirë ma vonë, shtyn me mendue se mund të ketë qenë ajo që ka kurdisë planet. Por nuk ka asnji element objektiv historik që të na bajnë me pohue se Skënderbeu i vret
djalin sulltanit për me u hakmarrë. E gjithë kjo mesele asht prodhim i nji fantazie të ndezun, por pa asnji bazë historike dhe pa asnji themel logjik. Na habit fakti sesi ka mujtë Schmitt-i me ndërtue nji gja të
këtillë. Absurd asht përfundimi simbas të cilit: përziemja e Skënderbeut në ketë vrasje asht e sigurt, kurse ajo e Mehmetit e dyshimtë
(f. 61). Historiani i ri Schmitt s’e ka kuptue apo ban sikur s’e ka kuptue, se motivi personal ishte motivi ma i fundit i ndeshjes mes osmanëve dhe Skënderbeut. Lufta në Egje, në More, në Peloponez, në Vllahi, Hungari - dhe vetë ftesat e herë mbas hershme të sulltanit
drejtue Skënderbeut për pajtim, tregojnë se politika osmane e ngjadhnjimit shkonte shumë përtej zhdukjes nga faqja e dheut të
nji rebeli që sundonte mbi male të zhveshuna, pa pasunina dhe pa tituj që mund t’i jepnin famë ngadhnjimtarëve. Me pohue se hakmarrja ka qenë shkaku kryesor i luftës së nji populli për me qenë i lirë dhe i nji udhëheqësi për mos me iu nënshtrue sulltanit, asht si me pohue se të gjitha funksionet jetike: të trunit, të zemrës, të mëlçisë, mvaren kryekëput prej ngjyrës së lëkurës! Filozofia e historisë (Meinecke, Dilthey, E. Meyer) na mëson se nji proçes historik, siç asht për shembull kryengritja 25 vjeçare e Skënderbeut nuk mund të trajtohen si të ishte nji “faida”, mbasi efektet e gjestit të Skënderbeut rrezatohen edhe në shekujt e mavonshëm deri në vjeshtën e vitit 1912. Friedrich Meinecke e thotë qartë tek nji studim i tiji i vitit 1927 me titull: “Kausalitäten und Werte in der Geschichte”, se konceptimi
antik i historisë, që zgjati deri në prag të Iluminizmit, shihte tek historia gjurmën e vendimeve dhe të veprimeve individuale, kurse konceptimi modern që ndjek hallkat e lidhjeve shkakore dhe të kavive meta-individuale të jetës historike, prihet kah nji ekuilibër i arsyeshëm. Simbas Meinecke-s, nji interpretim i njianshën që sheh individualizmin dhe trajton nji arsye private si qendër të gravitetit të nji proçesi historik e kthen historianin mbrapa në kohë tek Tukididi dhe Herodoti. Pra, po të mendojmë se akejtë me të vërtetë sulmuen
Trojën për me rimarrë Helenën do të kthehemi tek mendësia historike e Homerit. E njejta gja po të mendojmë se nji hakmarrje personale vuni Skënderbeun në krye të nji lëvizjes së përbotshme kundër osmanëve për
25 vjet! Por edhe po ta pranojmë si të vërtetë faktin që i jati i Skënderbeut u vra prej sulltanit, sa princa dhe fisnikë prej Ballkanit i shërbejshin sulltanit, mbasi ky u kishte vra etnit! Ndër ta kishte edhe mjaft serb, prandaj Skënderbeu tue mos u hakmarrë nuk thyente asnji taboo. Schmitt-i ka humbë drejtpeshimin, mbasi nji dokument i konfeksionuem prej vëzhguesash të huej pranë nji oborri si ai i Papës, në
mungesë të çdo konfirmimi edhe të tërthortë, nuk ka ma shumë dinjitet shkencor sesa nji hipotezë e dobtë. Druhemi se historiani zviceran
Schmitt në ketë rast e ka humbë fillin. I pezmatuem prej entuziazmit të nji zbulimi madhor, sëmundje e randomtë kjo e diletantizmit shqiptar, ai ka përfundue në krahët e nji gnosis thjeshtëzuese pa baza logjike e historike. E kështu me nji hop të vetëm ai ka lanë mbas doret kritikën e saktësisë (anàkrisis) të cilën na e porositë nxehtësisht J. G. Droysent
tek “Historik” e tija. Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu.
Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse
e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun
peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të
pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si
nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç dëshmojnë edhe biografët e parë. Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei të kënderbeut mbas kthimit në Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit të vet dhe mendon për tokën amtare, për pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave
të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne që rregullojnë trajtimin e robëve të luftës njohin të drejtën e robit me
ikë dhe me fitue rishtas lirinë. Historia nuk asht thjesht nji rreshtim
datash e ngjarjesh, emnash dhe citatesh, duhet ma tepër, nevojitet shpirti i historisë, pse pa të datat e emnat janë gur vorresh që
s’bzajnë. Në qoftë se Skënderbeu asht renegat, atëherë pse autori quen renegatë edhe Hamzain dhe Ballaban Pashën? Ata, simbas logjikë së tij, duhet të ishin besnikë dhe heronj! *** Ka nji maní në këtë libër me paraqit emnat, toponimet, termat e ndryshme në format e tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan. Kemi mandej emnin Joan Muzaki. Toponimin
Bila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic! shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgo berdo (Mali i Gjanë). Mandej emna të përveçëm: flitet për Golem Aranit Komninoviqin, kurse djali i Skënderbeut quhet Ivan (fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq, de Pozza /Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve autori frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f.
317). Për me shkrue formën Golem Aranit Komninoviqi, Schmitt-i frymzohet rishtas prej Radoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pema gjenealogjike, e riprodhueme në tekst (f. 195) paraqet format e sllavizueme. Pse? Vetë përzgjedhja e nji forme gjuhësore/etnike tregon se autori mban nji qëndrim të caktuem dhe përçanson historinë jo
si nji shkencatar i paanshëm por si nji aktor i vendosun me e kthye Skënderbeun sa në nji udhëheqës ushtarak makiavelik dhe të randomtë
aq edhe në nji satelit shpirtnor të botës sllave! Babinger-i, që asht historiani që na ka lanë gjanat ma t’randësishme për familjen në fjalë
(shih: Das Ende der Arianiten), në studimin e vet nuk e shton mbaresën sllave -viq ! Asht interesant madje fakti, se në pemën gjenealogjike
t’Aranitëve, renegatët, pra ata që kanë tradhtue Arbnín, kanë mbetë pa emën e shenjohen thjeshtë: renegatë. Zakonisht në pemët gjenealogjike paraqiten me emën edhe fëmijët e vdekun në moshë të mitun, të çmendunit e edhe kopilat, kurse renegatët shlyhen sepse kanë tradhtue
tokën e vet. Nji lajthitje (lapsus calami?) tjetër asht pohimi se Koncili i Firences i dha fund skizmës 400 vjeçare mes ortodoksve dhe katolikëve (f. 63). Jepet ideja se skizma mori fund. Dokumenti i 5 korrikut 1439, që sot ruhet në Laurenziana, u firmos gati prej të
gjithëve (përjashto pak grekë) dhe vendoste bashkimin mes grekëve (jo të gjithë ortodoksve, mbasi ma vonë do të ketë marrveshtje të veçanta me jakobitët dhe me armenët) dhe Kishës së Romës. Por fundi i skizmës nuk qe nji fund i vërtetë, Bessarioni e Pletoni nuk mjaftonin me bashkue dy kishat, siç e tregon historia deri në ditët e sotme. Nji spjegim që s’bind asht çeshtja e titullit të Skënderbeut. Šufflay dishmon se Gjergj II Balshaj thirrej Princeps Albanie (sic - pse asht gjinorja e latinishtes së asaj kohe), Karl Topia thirrej catholicus princeps Albanie. Kurse Skënderbeu thirrej Albanie Dominus (Schmitt, nota 113, f. 139) ose princeps catholicus (Schmitt, f. 331). Por ai ishte njeri
i luftës - vijon Schmitt, ndryshe prej monarkëve të tjerë ballkanikë që jetonin në pallate, me kancelarë e me njerëz të dijtun (sic! shih:
f. 472). Po e lamë mënjianë këtë përfytyrim romantik, mbasi as krajl Nikolla në shekullin XX nuk ka jetue ashtu siç sheh andrra Schmitt-i për monarkët e Ballkanit gjatë shekullin XV. Po kthehemi tek titujt. Simbas Schmitt-it, Skënderbeu mbetë pa titull pse ai ndihet i mvarun prej Bizantit dhe tue mos pasë nji titull prej tij, mbetë pa gja.
Por Bizanti, i cili në vitin 1453 do të shembej përfundimisht, nuk gëzonte ma as autoritet moral e as perandorak me i dhanë kujt
tituj. Mandej mes Bizantit dhe Arbnis kishte hy si pykë fuqija osmane dhe asht absurde që nji princ praktik dhe i shkathët për me ba
aleanca të priste me marrë titull prej nji perandorije që ishte në grahmat e fundit! Pse duhej ta lidhte fatin e vet dhe famën në zenit
me nji realitet që po perëndonte? A nuk kishte nji burim tjetër titujsh në Perëndim? Pse nuk mori titull prej Papës, kur ma vonë ishte ba i randsishëm për gjithë krishtënimin? Këtë gja nuk e dijmë, mbasi
dokumentet që ka zbulue Schmitt-i për çeshtjet e randsishme nuk na thonë gja. Por heshtja dhe padija jonë sot nuk provojnë se Skënderbeu s’e kishte të qartë se Papa asokohe ishte i vetmi autoritet që mund
të jepte tituj. Në mars të vitit 1452 në Romë Papa Eugjeni IV kishte ba kunorzimin perandorak të Frederikut III. Bekimi mbi “rota porhyretica” i Perandorit në mes të bazilikës së shën Pjetrit dhe dorzimi i randofilles së artë i kishin tregue mbarë botës se kush kishte pushtet me kunorzue
nji monark. Prandaj teza e Schmitt-it mbetë pa bazë dhe mbi të gjitha nuk spjegon sjelljen e Skënderbeut mbas ramjes së Konstantinopojës.
Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas here interpretime dhe vlerësime tendencioze. Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit të Lezhës (f. 77), gati-gati i duket e pamundun që arbnorët mbërrijnë me u mbledhë në kuvend dhe me marrë vendime politike. Rreket me provue se kuvendi dështoi, por harron se nji përfundim i tillë e
ban ma të vështirë spjegimin e sukseseve të Skënderbeut. Asht interesant fakti se kur flet për dëshirën për liri që nxiti Kuvendin e Lezhës, autori e ven në thojza fjalën liri (shih f. 79), sikur kjo të ishte e marrun uha sub condicione. Sulmet e Skënderbeut kundër Arbnisë venedikase i duken pa kuptim dhe gjithçka shumëzohet me zero. (ff. 84-94). Na vjen me pyet nga e din autori që “trupat rezerviste nga Dibra e sipërme llahtariseshin nga pamja e sulltanit” (f. 102), apo prej ku del se të krishterët jetonin të tmerruar në malësi ? (f. 135) Schmitt-in duket se e skandalizon fakti që Skënderbeu dhe barinjt e tij (nuk e hup rastin me theksue se ushtarët e tij ishin barinj, a thue se ushtarët serb apo mercenarët spanjoll ishin orëndreqës apo kirurgë) banin ekspedita plaçitëse në tokat e pushtueme prej turqve dhe digjnin e grabitnin (f. 121). A thue se në nji kohë kur komandantat e Skënderbeut
të kapun prej Ballaban Pashës ripeshin së gjalli, ai duhet të vepronte në përputhje me konventat e Gjenevës? Mandej nuk na duket se asht thjesht plaçka e preja motivi pse njerzit e ndiqnin Skënderbeun, siç don me na ba me besue Schmitt-i, mbasi ai vetë pohon se po ata njerz
pranonin ma mirë me vra veten sesa me iu nënshtrue turkut (f. 147).
Autori e quen Ballaban pashën “fshatari plak” pse ishte me origjine fshatare, në nji kohë që Ballabani kishte luftue gjithë jetën e
si fshatar s’i kishte mbjellë kurrë dy kokrra qepë! Asht si me quejt nipin e nji lundërtari të famshëm, por që s’ka lundrue kurrë: “detar
i famshëm”! Shpesh autori përdorë “due pesi e due misure”. Për shembull: për të Barleci asht legjendar, por nuk ngurron me e citue, tue e nxjerrë
si të besueshëm, kur prifti shkodran thotë se djemt matjanë ekrutoheshin për plaçkë (f. 130). Në nji anë Barleci asht legjendar, në anën tjetër kronika e Carlo Tocco-s asht e besueshme! Sidomos kur prej saj citohen shamjet e poetit ndaj arbnorëve të quejtun “bari derrash”, a thue se grekët apo serbët ishin bari gamilesh! (f. 116). Prej Barlecit merren dhe nënvizohen disa episode që do ta banin qesharak Skënderbeun.
Psh. kali i tij derdh lot njeriu kur vdes i zoti, ose Skënderbeu ishte nji njeri gjysëm hyjnor! (f. 117). A thue nuk e din autori se në të gjithë letërsinë kalorsiake perëndimore dhe bizantine gjejmë episode të këtilla, gja që nuk ia ul vlerat dëshmive të dorës së parë të Barlecit e
të D. Frangut! Paralelizmi mes cubit Tocco dhe Skënderbeut, asht i pa bazë, për vetë faktin se cubit Tocco i humb nami dhe emni, pse cubnia nuk
asht ideal që përjetsohet në vetëdijen e popujve, kurse liria po.
Në libër citohet përmbledhja foklorike e Marin Sirdanit për me i ba nji lloj proçesi ndërgjegjes kombtare të shqiptarëve që ka mbart në shekuj idena aq antishkencore e antihistorike (ff. 119-120). Vetëkuptohet se rigoroziteti shkencor i Schmitt-it do të dëshironte që edhe folklori të shprehej në terma ekuacionesh matematike. Historiani i ri Schmitt përmend unazën e Skënderbeut që kishte Leden (Ëçäá) dhe mjellmën (në tekst shohin përçudnisht të shkrueme: Leiden). Menjiherë hipoteza absurde: mos nën kuptonte Skënderbeu Kastorin, djalin e Zeusit, pra a mos ndoshta kishte idenë e prejardhjes së vet hyjnore! Në këtë pikë burimi i Schmitt-it asht rishtas mentori i tij Radoni (shih f. 128, nota 63). Nji mendim kaq absurd dhe teveqel, nuk do të mund t’i kishte lindë Skënderbeut as po të kishte pasë njikohsisht dijet e Winckelmann- it dhe marrinë e madhshtisë së Neronit! Këto janë hipotezat me anë të cilave historiani Schmitt don me çmitizue figurën e prijsit arbnor? Apo çmitizim domethanë me e kthye Skënderbeun në nji figurë qesharake?
Mund të themi se në këtë rast arma e pazakontë e historianit tonë asht kthye në nji boomerang dhe e i ka ra atij vetë. Janë të pakuptueshme përfundimet e autorit: “Kështu fati i Gjergjit nuk mund të quhet
aspak i jashtëzakonshëm. Fati i Gjergj Kastriotit ka mbetur i pashlyeshëm në kujtesën e brezave të mëpasëm vetëm për shkak të famës së tij të vonë” (f. 49). Ne kujtuem se autori don me spjegue famën e Gjergjit tue nisë prej jetës së tij, pse për me spjegue famën e tij tue i nisë te vetë fama, na duket nji tautologji shterpë….



Një vërejtje mbi librin e Schmitt-it, si lexues për pozitën e vasalit që autori i atribuon Skënderbeut. Kam mendimin se O. J. Schmitt arrin në këtë konkluzion duke u nisur nga një pikëpamje thjesht formale. E quan të mjaftueshme të mbështetet në nj¸ letërkëmbim midis Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit. Përmendet p.sh. një ndihmë që Skënderbeu i kërkoi në mars 1451, Alfonsit, duke i premtuar se “pas dëbimit të osmanëve do të bënte personalisht para mbretit betimin e vasalitetit” (fq. 107). “Në këtë mënyrë, - konkludon autori, - Skënderbeu u bë vasal i kurorës napolitane”Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas here interpretime dhe vlerësime tendencioze. Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit të
Lezhës (f. 77), gati-gati i duket e pamundun që arbnorët mbërrijnë me u mbledhë në kuvend dhe me marrë vendime politike. Rreket me provue se kuvendi dështoi, por harron se nji përfundim i tillë e ban ma të vështirë
spjegimin e sukseseve të Skënderbeut Emrat dhe toponimet Ka nji maní në këtë libër me paraqit emnat, toponimet, termat e ndryshme në format e tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan. Kemi mandej emnin Joan
Muzaki. Toponimin Bila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic! shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgo berdo (Mali i Gjanë). Mandej emna të përveçëm: flitet për Golem Aranit Komni-noviqin, kurse djali i
Skënderbeut quhet Ivan (fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq,
de Pozza /Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve autori frymzohet tek Radoni


Te dy faqet e masiperme jane marre prej Revist Milosa
trokit ketu


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 07 2009, 11:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Reflektim kombetar diten e vdekjes se Skenderbeut"

E Merkure, 07 Janar 2009


Forumi per Demokraci dhe Etike beri dje publike nismen per shpalljen e 17 Janar, daten e vdekjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, si dite lutjesh dhe reflektimi kombetar. Ne kuader te kesaj ideje FDE propozon organizimin e Marshimit te Paqes pikerisht ne kete date. Sipas deklarates per shtyp te ketij forumi ne kete marshim do te marrin pjese qytetare shqiptare bashke me politikanet. "Jemi te vetedijshem se ne shoqerine shqiptare, ka ardhur koha per t'u ngritur, ekzaminuar, ushtruar dhe forcuar institucioni i komunikimit, mirebesimit dhe bashkeveprimit mes paleve duke vendosur interesin kombetar permbi ate partiak, dhe interesin publik permbi ate vetjak", theksohet ne deklaraten per shtyp te FDE-se ne lidhje me kete nisme. Sipas perfaqesuesve te ketij forumi eshte e rendesishme qe mes qytetareve dhe politikaneve te vendoset nje marredhenie e re, ku te gjitha palet te kujdesen per, sa me shume atmosfere mirebesimi mes tyre. Nje nisme e tille pritet te behet prezent nepermjet nje grupi deputetesh, per te qene me pas nje nisme ligjore per miratim.



Simbolika

17 Janari eshte edhe dita kur ka nderruar jete Heroi yne Kombetar Skenderbeu.

Sipas FDE, brenda vete personit te Skenderbeut, gjendet e tere simbolika e harmonise dhe bashkejeteses nderfetare.


Marre prej Gazets Koha Jone Online

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Wed Jan 07 2009, 09:55pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Wed Jan 07 2009, 09:56pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
ne te gjitha vendet e evropes qe asht busti skenderbeut ne tiran them qe asht ba ne menyr te mrrekullushme

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Wed Jan 07 2009, 10:15pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
asht e vertet qe ky bust asht kryeveper, nuk e di pse po ka nje elegance. dhe tiparet e bustit te Skenderbeut i pershtaten shume karakterit te tij real.
Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 11:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Skenderbeu, dy tingellima te panjohura ne 541 vjetorin e vdekjes

» Dërguar më: 18/01/2009 - 13:43

Ledi Shamku Shkreli

Ka një debat të rëndësishëm mbi Gjergj Kastriotin këtë periudhë në Shqipëri. Por duket se edhe jashtë saj. Në t’vërtetë ky debat nuk është aspak i ri, ka mbi pesë shekuj e gjysëm që mbahet i ndezur. Nëse do rreshtoheshin këtu emrat e atyre që shkruan mbi këtë hero të Europës, nuk di kush do të mbetej jashtë.
E në fakt Skënderbeu i vërtetë nuk është tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shkrimet e humanistëve të Rilindjes Europiane, në legjendat e maleve dhe kullat e Macukullit, në shkrimet kritike bashkëkohore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është njeriu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i përbashkët tokësor.
Këtë përkatësi atnore do të ketë ndjerë edhe bujari Lek Pervizi kur është ulë për të përkthyer shkrimin madhor të Dhimitër Frangut “Veprat e lavdishme të Skënderbeut” (Arbëria 2007), sipas ribotimit të 1584-ës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epiro”. Botesa e librit u nxit prej Girolamo Angelo Flavios, pinjoll i Engjëlloreve (Êjllorve) të Drishtit dhe siç deklaronte ai vetë, stërnip i Kastriotit të Madh. Por nuk do të flas këtu mbi këtë përkthim të vyer, për të cilin Shqipëria ruante prej shekujsh një borxh të dyfishtë (ndaj Heroit dhe ndaj At Dhimiter Frangut që e shkroi); në këtë përvjetor të 451-të të vdekjes së Kastriotit dua ti sjell lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që ndodhen në botimin shqiptar e që i kushtohen pikërisht atij.
Në shenjë falenderimi ndaj përkthimit të Pervizit, por edhe për shkak të dimensionit veçanërisht epik të poezive, shqipërimet e këtyre tingllimave vendova ti bëj në koinenë gege (tjetër borxh ky ndaj “gjuhës sonë shqyptare”). Tingllima e parë titullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe është shkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries; ndërsa tingllima e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbegut”, dhe është konceptuar në latinisht nga Gabriele Faerno (1510-1561).
Vargnimet e kësaj natyre hasen rëndom në poezinë e Rilindjes Italiane dhe ndryshojnë nga tingllimet (sonetet) klasike. Kjo ka qenë edhe një nga sfidat në shqipërimin e këtyre dy soneteve, të papërkthyera më parë ndër ne. Shqipërim i cili përveç aspektit teknik, paraqiste edhe vështirësi të karakterit historiko-gjuhësor, pasi një pjesë e fjalëve të italishtes, në mënyrë të veçantë në poezinë e Groto-s, ka ndërruar kuptimësi në këto katër shekuj e gjysëm. Kështu fjalët novo, invitto, fero, par, opri etj. në italishten e sotme, kanë ndryshuar formë (psh. invitto, sot: invincibile), por kanë ndryshuar edhe hierarkinë e kuptimësisë (psh. opri, sot apri, dikur përdorej në kuptimin zbuloj). E gjithaq vërehen edhe forma rudimentale të latinishtes vulgare që asokohe gëlonin në italishten e Pesëqindës (ad huom non lice).
Tingllimi “Dell’Invittissimo Scanderbeg” (“Skanderbegut të pamposhtun”) ndjek në pikëpamje prozodike, por edhe në atë poetike, modelin e konsoliduar të një tradite apologjike, e cila është dhe karakteristikë e rimatorit të njohur venedikas Luigi Groto. Tingllima këtu i përmbahet vargëzimit me dy korpuse: nistori duket si një strofë tetëvargëshe, por në fakt është i përbërë nga dy strofa katërshe të tipit a/b/b/a. Nga ana tjetër, këto strofa lidhen së bashku pasi a-ja dhe b-ja e katërshes së dytë rimojnë me të njëjtin tingull e kadencë me katërshen e parë. Ndërsa korpusi i dytë ndryshon nga i pari pasi nuk ndahet aq thjeshtë në dy grupime (3+3), pasi këtu kemi një thyerje të strukturës së korpusit nistor, duke kaluar në një vargnim të tipit a/b/c+a/b/c. Në këtë rast a-të dhe b-të nuk rimojnë me ato të korpusit të parë.
Groto e përmbyll këtë sonet me një lojë të hollë e të këndshme fjalësh ndaj emrit Angelo-Engjell, me të cilin ka njiherit parasysh qoftë nxitësin e botesës, Angelo Flavion, stërnip i Skanderbegut, qofte edhe engjellin si banor të Qiellës e t’amshimit, që ndryshe ka ne, banorët e tokës, ka fuqinë t’i rrokë ngjarjet e figurat prej së larti e të përshkruajë kësisoj ç’përmasa të përbotshme ato kanë.

Sa i takon tingllimit të dytë, duhet theksuar që në krye se këtë nuk e kemi sjellë në shqip nga origjinali, i cili është shkruar në latinisht dhe përshfaqe që në motin 1531, por nga përkthimi italisht i Anonimit të Palermos të një libri mbi historinë e Gjergj Kastriotit, përshfaqur më 1845 në Siqeli.
Dëshprimi për grabitjen e eshtrave të Skanderbegut dhe humbja e mundësisë për ta kthyer mauzoleun e tij në një altar të frymëzimit për luftë ndaj turqve, i dha shkas autorit më të madh neo-latin të kohës, poetit nga Kremona, Gabriele Faerno t’i kushtojë këtë tingllim fatosit shqiptar. Poezia përzgjidhet me kast nga humanisti i shquar italian Paolo Giovio, si një paradigmë e Feniksit që rilind nga vdekja e vet, me rasën e ribotimit të veprës “Jeta e njerzve të shquem”, në vjetin 1577.
Sikurse shihet, “Mbi vorr të Skanderbegut”, nuk përman elemente të italishtes së vjeter duke dëshmuar një moshë më të pjekur të gjuhës dhe ndonëse i sjellë në italishten e shek. XIX, tingllimi i përshtatet bukur mirë në strukturë formës së Rilindjes. Tingllimi në origjinalin latin del të ketë pasur pesë radhë më tepër dhe një metrikë të ngjashme, ndonëse me trok të ndryshëm, ndërsa sa i përket kuptimit shmangiet janë thuajse vetëm të natyrës stilistikore.
Por kush ishin keta dy autore, poete te Rilindjes Italiane?
Luigi Groto apo siç njihej në rrethet letrare të kohës, i Verbëti i Adries (il Cieco d’Adria) ishte letrar, tragjediograf dhe rimator italian (lind në Adrie 1541 – vdes në Venecje 1585). Që fëmijë humbet të parit e për këtë do quhej dhe i Verbëti i Adries, por pavarsisht nga kjo, ja del të bëhet njeri me kulturë të gjerë humaniste e të zhvillojë një aktivitet të gjerë letrar (ndonese do vdiste i ri).
Shkroi tragjedi, komedi, drama baritore, poema latine dhe rima të ndryshme, por thjeshtëzoi për gjindjen e thjeshtë edhe vepra të antikitetit. Në tragjedinë e tij të parë, Dalida, përshfaqë më 1572, por shkruar shumë më parë, Grotto shfaq një talent të padyshimtë dramatik dhe abuzon më pak se bashkëkohësit me sentenca dhe retorikë. Ndërsa nisur nga tragjedia e dytë e tij, Adriana (botuar ne vjetin 1578), e që ka për subjekt historine e dy të rinjve fatkeq në dashuri, Latino e Adriana, Shekspiri kohë më vonë do të krijonte Romeo e Xhuljetën. Në një prej komedive, Emilia (1579), Groto zgjeron Epidicusin e Plautit, por veç komedive e dramave të tjera, vepër tjetër e rëndësishme e tij janë Ligjeratat Popullore (le Orationi volgari) të botuara në Venedik më 1589. Trupi i tij sot pushon në katedralen e Adries (Itali).
Gabriele Faerno, poet latin i shek. XVI, lindi në Kremone në Lombardi, aty nga viti 1510. Pati për mbrojtës dhe mecenat Papa Piun VI, i cili do ta tërhiqte atë në Romë pranë tij, duke i hapur kështu rrugën e suksesit. Faerno ka hyrë në historinë e letrave europiane si fabulist, poet dhe kritik i Pesqindës dhe është konsideruar nga pasardhësit si “humanista proper”.
Vepra që i dha famë ishte “Përmbledhje Fabulash” (Centum Fabulae ex antiquis scriptoribus delectae) shkruar me një stil tepër elegant, që u botua së pari në Romë më 1564, pasi ai kish vdekur. “Përmbledhja” njohu një sërë botimesh luksoze dhe kohët e fundit edhe disa botime kritike. Vlen të përmendet se kur Faerno kompozoi fabulat e tij, s’qenë zbuluar ende ato të Fedrit, ndonëse më pas u pretendua se ai i kish njohur që më parë ato, por pretendimi nuk u provua kurrë.
Shkroi dhe një sërë vargnimesh në latinisht për njerëz të shquar dhe në përgjithësi konsiderohet si autori më i madh neo-latin i Papa Piut IV (1559-1565). Faerno vdiq në Romë më 1561, ku dhe u varros.

Marre prej gazets Shqiptare online


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 21 2009, 09:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
OPINION/ Skënderbeu - si mit dhe histori


(Dërguar më: 21/01/09) Nga Dr. Jakup Krasniqi*
Para disa vjetësh kisha dëgjuar se një shqiptar jashtë atdheut po përgatitej ta shkruante një libër “historie”, në të cilin do t’i shpjegonte ose do t’i “argumentonte” dëmet që Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ua paska shkaktuar shqiptarëve....

...me luftën e tij çlirimtare, të organizuar kundër pushtuesit osman në shekullin XV. Nuk isha edhe aq i befasuar pasi e tillë ishte fryma nihiliste (flluskë sapuni) e grupeve të caktuara të shqiptarëve kozmopolitë në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar. Ishin vite të mjerimit e të mohimit. As pritja nuk mund të ishte ndryshe, veçse një pritje mjerane. Atëherë nuk e mora seriozisht këtë haber, pasi isha i bindur se një frymë e tillë, që ishte përhapur si mjegull në hapësirën tonë kombëtare, nuk do t’u qëndronte rrezeve të diellit kombëtar, që kishte mbijetuar kohë edhe më të liga dhe nuk ishte ligështuar para asnjë furtune të shekujve.
Për të shkruar për ketë jam menduar shumë, madje edhe jam munduar shumë, pasi jam detyruar ta shfrytëzoj kohën time të kufizuar që, përveç librit të Schmitt & Klosi për Skënderbeun, ta rilexoja edhe “Skënderbeun – jeta dhe vepra”, e shkruar nga akademiku, Kristo Frashëri - monografinë më të mirë shkencore të shkruar ndonjëherë për Kryeheroin tonë të shekujve, pastaj shkrimet historike të historiografit tonë, më të mirit të të gjitha kohërave (deri sot) të shkencës sonë historike – Aleks Budës, si dhe dy botime të “Historisë së popullit shqiptar (I)”, të shkruara para dhe pas viteve të ’90-ta. U ndala në këto studime për faktin se deri më tani janë majat më të arritshme të historiografisë shqiptare. Ta sqaroj që në fillim - këtyre majave shkencore, shumëvjeçare, kolektive dhe individuale - jo vetëm që nuk mund t’u kundërvihet një fillestar i shkencës së historisë, siç është Schmitt, aq më pak këtyre të arriturave kolosale të historiografisë shqiptare, mund t’u kundërvihen analistë, publicistë, ose ndonjë përkthyes i paparim, që në ditët tona kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Këta në të vërtetë nuk kanë kaçik intelektual as shkencor për t’i përmbysur të arriturat e historiografisë shqiptare, të nisur nga Barleti, Beçikemi, Bardhi, Noli, Biçoku etj., të gjithë të njohur për vlera të larta kulturore, morale, intelektuale e shkencore. Natyrisht këtu hyjnë edhe shumë biografë të huaj, vlerësues e mohues të Skënderbeut. Për Schmitt-in, them me përgjegjësi, se si historian, vërteton shumëçka që ka arritur historiografia shqiptare, por s’ka arritur të mohojë asgjë, përveç përpjekjes, ndërsa Schmitt-i, politikan e analist, bën gabime të porositura politike. Pse e bën këtë? E dinë Schmitt & Klosi!
Kësaj radhe nuk do ta trajtoj tërë librin e shkruar nga Schmitt-i & Klosi (si përkthyes!). Kësaj radhe do t’i marr në shqyrtim vetëm tri faqe të kreut: Përpjekje për një interpretim (f. 457, 478, 479), për të parë sa kontradiktor është “shkencëtari” vetëm në tri faqe të librit. Libri ka gjithsej 573 faqe.
Po filloj me dy fjalitë e para të kreut, që nuk janë edhe aq të konsoliduara, sidomos e para, citoj: “Në qendër të rrëfimit ishin 25 vjet kryengritje, një vorbull luftimesh, ndërlikime diplomatike të vështira për t’u ftilluar”. Ndërsa fjalia e dytë është më e qartë dhe më e konsoliduar, në të cilën thuhet: “Rebelimi i Skënderbeut pa dyshim që osmanët, në rrugën e tyre të nënshtrimit të Ballkanit, i vuri para sfidës më të madhe”. Ani pse autori e përdor fjalorin e osmanëve për luftëtarin çlirimtar, siç ishte Skënderbeu, e pranon se Skënderbeu u kishte shkaktuar osmanëve vështirësi në “rrugën e nënshtrimit të Ballkanit”. Vëni re: osmanët i kishte vënë vetëm para një sfide të madhe, ani pse ajo sfidë kishte zgjatur jo më pak se 25 vjet humbje për osmanët. Më poshtë, autorin e mundon fakti pse: “ ... vija ndarëse (ndërmjet turqve dhe shqiptarëve etj. - nënvizimi im), nuk shkonin pas kufijsh të qartë hapësinorë, shoqërorë dhe gjuhësorë...”. Edhe atëherë, sikur edhe sot, kufijtë etnikë e “gjuhësorë” të shqiptarëve ishin më shumë se të rrudhur, përndryshe, raca shqiptare, edhe atëherë edhe më vonë ka pasur një shtrirje disa herë më të madhe, megjithëse si i përshkruan autori ose autorët, humbjet masive të shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu, fara shqiptare do të shuhej dhe shkencëtarët si Schmitt & Klosi do të thoshin: “na ishin një herë arbrit”, siç flet shkenca e historisë sot për latinët e urtë. Të vdekurit gjithnjë janë të urtë. Shumëkush kështu i ka dashur shqiptarët. Autori duhej ta kishte parasysh faktin se shekulli XV ishte shekulli i kombësive, jo i kombeve që do të lindnin pas më shumë se dy shekujve. Pra kjo nuk ishte dukuri vetëm e popujve të Ballkanit. As Evropa e kohës nuk ishte në gjendje më të mirë. Konsideroj se këto çështje nuk duhej të ishin të panjohura për “shkencëtarët” Schmitt & Klosi, që pretendojnë se e kanë “zbuluar” Amerikën e banuar nga inkët.
Në dy faqet në vazhdim përpjekja për të mohuar gjithçka, është marramendëse dhe bie ndesh me shumë pjesë të mira të librit, kudo ku autori është shkencëtar. Që të mbetej autori shkencëtar, libri ndoshta nuk do të duhej t’i kalonte 200 faqet. Le të flasim me gjuhën e autorit: “... brenda mureve të qyteteve askush nuk e luante gishtin për rebelët, përkundrazi para mureve të Beratit ata u thyen e u dëbuan. Edhe në lindje portat e qyteteve të mëdha Ohër dhe Shkup mbetën për ta të mbyllura. Banorët e qyteteve mbronin interesat e tyre, rrugë të lira tregtare, ara e kullota kundër pretendimeve të fisnikëve rebelë dhe pasurive të tyre”. Ndërsa Skënderbeut, sipas autorit ose autorëve, s’i kishte mbetur tjetër, veçse “t’u printe malësorëve dhe barinjve në fusha, ku ata plaçkitnin dhe grabisnin”. Skënderbeu, me të cilin është krenuar gjithë Evropa, gjithë krishterimi e më pas edhe shqiptarët, s’paska qenë tjetër veçse një “bari që s’bën asgjë tjetër, veçse grabit e plaçkit”. Këtu gjithçka mund të thuhet se ka, por jo shkencë e fisnikëri intelektuale. Po të thuhej se këtu kemi konstatim shkencor do të duhej të kishte ndonjë referencë - referenca mungon. Nëse ka (kanë) menduar autori (autorët) ta demitizojnë, nuk na kanë afruar asnjë argument bindës. Nëse kanë menduar të na bëjnë tokësorë, ata nuk na kanë lënë as në tokë, as në qiell, madje janë përpjekur të mos lënë as pjesëtarë të fisit tonë dhe t’ia mbyllin dyert e Krujës! E mira e asaj që citova më lart, është se autori (autorët) e pranojnë se Ohri e Shkupi ishin qytete shqiptare. Në pasuesin në vazhdim hasim edhe këtë konstatim: “Qytetarët e refuzonin sundimin e fisnikëve të brendatokës, ata parapëlqenin administratat e mbarështruara të venedikasve dhe osmanëve, dhe po këtë gjë bënin edhe shumë fshatarë”. Nëse ishte kështu, siç shkruajnë autori dhe përkthyesi, ata duhet të na tregojnë ku e merrte fuqinë Skënderbeu për t’u përballur për 25 vjet me kaq shumë armiq të brendshëm e të jashtëm e nganjëherë edhe brenda familjes?! Nëse Skënderbeu kishte kaq shumë armiq, të gjithë e urrenin, ndërsa ai dilte fitues ndaj kaq shumë armiqve, a mund ta demitizojmë dhe a ia vlen ta demitizojmë këtë figurë legjendare? Konstatimi në fund të paragrafit edhe më shume e konfirmon këtë që e thashë më lart. Ta lexojmë me vëmendje: “Skënderbeu nuk i kishte lidhur pas vetes as krejt botën e malësisë e as krejt shoqërinë fshatare”. Atëherë kush ishte me Skënderbeun që ai të “shkëlqente mbi të gjithë komandantët e kohës”, si është thënë shpesh në të kaluarën?! Brenda kësaj faqeje e hasim edhe një paragraf që do ta sjell në tërësi, edhe këtë lexojeni me vëmendje: “E pra kryengritësve u mbetej një brez i ngushtë territoresh pa qytete përreth Krujës, në luginën e Matit dhe në Dibër, si dhe në pjesën veriore të Arbërisë së mesme, në brendatokën e Durrësit dhe përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky territor me zgjerimet e tij drejt jugut përbëhej nga sundimet e familjeve Arianiti, Balsha, Topiaj dhe Kastrioti. Ata ishin thuajse pa ndërprerje objekt i sulmeve osmane, që çonin në dezertime apo në shuarjen ushtarake të këtyre dyerve”. Këtu natyrshëm lind pyetja: A ka mundësi që ky territor kaq i kufizuar, me gjithë këto kundërthënie të mëdha që na ofrohen për lexim, me kaq shumë fisnikë autonomë e shpesh edhe kryeneçë, Skënderbeu t’i arrinte sukseset e njohura e të pranuara historikisht? Skënderbeu, edhe pa këto që na i solli “shkencëtari” Schmitt, meriton jo vetëm nga shqiptarët adhurimin deri në përfalje për atë mrekulli që na e kishte dërguar perëndia. Me nihilizëm e qëndrime xhahilësh idhnakë, nuk mund të demitizohet Heroi i Përgjithshëm e Legjendar i kombit shqiptar.
E njëjta logjikë vazhdon edhe në faqen e tretë dhe në gjithë kreun e librit. Autori nuk përpiqet shumë t’i mohojë rezultatet në betejat e shumta që i kanë zhvilluar shqiptarët të udhëhequr nga Skënderbeu, se këtë e ka konfirmuar shkenca, jo vetëm shqiptare, sa përpiqet ta mohojë përkatësinë e tij etnike. Kjo nuk është as përpjekja e parë e me gjasë, nuk do të jetë as e fundit. I habitshëm është qëndrimi i disa shqiptarëve, gatishmëria e tyre për t’i mohuar të arriturat e historiografisë shqiptare. Nga faqja e tretë po i shkëpusim vetëm dy fjali, që flasin shumë dhe me të cilat do ta mbyll këtë analizë të shkurtër shkencore: “Ishin të shumtë arbrit që kishin arsye të mira për të mos u bashkuar me rebelin. As gjuha e as ndonjë përkatësi etnike nuk ishte forca motorike e lëvizjes”. E pse kjo forcë motorike atëherë gjendej mu në Arbëri (Shqipëri)? Këto të arritura “shkencore”, për të cilat po flasin disa “intelektualë” shqiptarë dhe jo vetëm këto, gjenden vetëm në tri faqe teksti. Mund ta merrni me mend se çka mund të gjeni në 573 faqet e librit. Nuk e mohoj faktin se në libër ka gjëra të mira, por ka shtrembërime të shumta. T’ju kujtoj, kjo që solla është pjesë e konkluzioneve që gjenden në pjesën e fundit të librit.

*kryetar i Kuvendit të Kosovës

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5041 sec, 0.0872 of that for queries. DB queries: 62. Memory Usage: 3,648kB