Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ali Pashe Tepelena
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
scutari82
Wed Jul 02 2008, 03:16pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
Ali Pashë Tepelena (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shëndrroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perendimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje. Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.


Portret i Ali Pashë TepelenaPolitika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.






[ Edited Fri May 01 2009, 08:02am ]
Back to top
L - N
Sun Jul 27 2008, 12:54pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Te lumshin durt scutary82 zotni i nerum per temen dhe pershkrimin e masiperm

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
sabah08
Sun Jul 27 2008, 06:59pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119
Ali pashe tepelena mesa kemi lexuar ishte shume individualist dhe nuk e besoj se duhet renditur tek njerzit e shquar te kombit shqiptar.Jane disa arsye qe me shtyjne per ket vleresim.Jane luftrat vllavrasese qe beri aliu me njerzit e te atit i cili e la jetim aliun qe te vogel,poshtersite e shumta qe ka bere ndaj shqipetareve te krahines se sulit dhe me negative per mua eshte aleanca qe ai kishte me greket te cilet i kishin dhene vasiliqine per grua dhe nepermjet saj kontrollonin cdo veprim te aliut.Edhe shkrimi i mesiperm e tragon me se mire synimet dhe individualitetin e tij per interesat personale.


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
scutari82
Sun Jul 27 2008, 10:14pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
edhe skenderbeu pa me e studiu imtesisht ka pas inresa individuale pamvaresisht qe shume persona nuk e dijn
Back to top
sabah08
Mon Jul 28 2008, 01:04pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119
Skenderbeu arriti ti bindi shqiptaret me u bashkue,ndersa ali pasha beri te kunderten.Jane ne 180grade diference.


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
sabah08
Mon Jul 28 2008, 02:13pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119
Ja ketu keni nje shkrim qe ben fjale per pashain e janines:Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.[2] Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.[3] Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit”[4] nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices[5], tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve[6] dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar. Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng. Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre. Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij. Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines[7], me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786[8], Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.[9] Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje. Ndertimi i Shtetit Shqiptar Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen. Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine. Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit.[10] Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes. Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese[11], qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi.[12] Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij. Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet. Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.[13] Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan. Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.[14] Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur. Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje. Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tërhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.[15] Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargës dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarë, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan. Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezët nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratë prej 20 topash. Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata.[16] Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.[17] Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi[18]. Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe.[19] Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes. Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum. Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty Ne ty, me njerez te ashper kujdestare Kryqet bien, minaret lartesohen (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit) Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se: Nuk do të harroj kurre ditën kur hym në Tepelenë, ne oren pese të mbremjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar. Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof përmbrënda. Te gjithe këto kostume të bukur plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashës formonin nji pamje fort të kandshme për nje të huej. Më futën në nje dhomë që ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për shëndetin mbas modës turke. Nuk më lejuan të paguaj as për fjetjen, as për ushqimin dhe as për ndonje send tjetër.[20] Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut: Veziri ishte nji burrë i shkurtën dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Syte i kishte të kaltërt me lëvizje të shpejta që të banin me kuptuar menjiherë se nuk gjindesh përpara nji Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtezakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për nje njeri ne ate pozitë. Në sa vise të Turqise që vizituem nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në ate mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.[21] Prostituta qe u kthye ne Shenjtore Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre. Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh. Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.[22] Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij. Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve. Renia e Pashallekut te Janines Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines. Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre. Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem. Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar. Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek.

[ Edited Fri May 01 2009, 06:57am ]


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
scutari82
Mon Jul 28 2008, 02:50pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
e di mire se kush asht ali pasha ma sabah08 po edhe per skenderbeun informoju mire se edhe aj nuk asht se bashkoi shqiptaret ei vetem bani lidhjen e arberit ne lezhe te cilen e theu vete duke sulmu lek dukagjinin e tu i ardh ne ndihme venedikut si te duket kja ty nuk pa ti bi shkrimet e datat se po pertoj me i kerku nase nuk beson kerko mbi jeten e lek dukagjinit edhe ke me e pa qe kta dy kan pas konflikte mne njeni tjetrin edhe duhet te ket pas edhe konfikte te tjera me princa te tjere por qe nuk jan shkru
Back to top
scutari82
Mon Jul 28 2008, 02:52pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
u se harrove aja lufta qe asht ba nermejt skenderbeut edhe hamzas (nipit te tij ) sikur ta kishte fitu hamzaja ate lufte ai do te ishte heroi i sotem i shqiptareve sepse historia zakonisht shkruhet prej te forteve
Back to top
lissandro
Wed Sep 17 2008, 05:51pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
hahahah scutari sa me vjen keq si nuk je ktu me tu vu pak

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
utter
Fri Oct 31 2008, 01:28am
utter

Registered Member #1737
Joined: Fri Mar 21 2008, 11:05pm

Posts: 321
me te vertet ka pase nje lufte mes skenderbeut dhe lek dugagjinit dhe kjo shihet me se mire te kanunet qe ne shqiperi jane dy. ai i lek dugagjinit dhe ai skenderbeut (praktikishte keto dy kanuni ishin dy kushtetuta qe mbulonin zonat e influences, pasi ne dime qe skenderbeu nuk sundoj mbi shkodren dhe kosoven)
per sa i perket ALI PASHE TEPELENES eshte nje figure qe fatkeqsishte nuk i eshte dhene nje rendesi e madhe nga populli e studiuset tane, kjo figure duhet te studiohet dhe te nxirret me shume pasi ne kete figure e vleresojme me pak se te huajte qe kane shkruar shume per te

shoke! kemi ne mes tene
shum' armiq' e tradhetore
popo!mos u qofte thene !
veç qe s'kane gje ne dore!

Back to top
L - N
Sat Nov 08 2008, 10:20am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
utter ka shkruar:

me te vertet ka pase nje lufte mes skenderbeut dhe lek dugagjinit dhe kjo shihet me se mire te kanunet qe ne shqiperi jane dy. ai i lek dugagjinit dhe ai skenderbeut (praktikishte keto dy kanuni ishin dy kushtetuta qe mbulonin zonat e influences, pasi ne dime qe skenderbeu nuk sundoj mbi shkodren dhe kosoven)
per sa i perket ALI PASHE TEPELENES eshte nje figure qe fatkeqsishte nuk i eshte dhene nje rendesi e madhe nga populli e studiuset tane, kjo figure duhet te studiohet dhe te nxirret me shume pasi ne kete figure e vleresojme me pak se te huajte qe kane shkruar shume per te



Zotni i nerum utter me shum rrespekt per ty po kam qefe me te pyt ifije ma shum per shkrimin tan te masiperm

Me cfar faktesh historike pohohet se Leke Dukagjini ka ba luft me Gjergj Kastriotin "Skenderbeun" sepse un nuk jam ne dijeni megjithse e kam kerku shum ?

Mesa di un vet Leke Dukagjini megjithse vet princi i Dukagjinit u ba udhheqsi i Arbnis prej vet Gjergj Kastriotit, masanej si asht e mujtun me pas luft mes Leke Dukagjinit e Gjergj Kastriotit kur Gjrgj Kastrioti i beson lidhjen e Arbnis Leke Dukagjinit mas vdekjes tij tuj e ba zevensusin e tij. Masanej mesa di un Leke Dukagjini e ka majt mretnin apo beslidhjen e Arbnis 10 vjet mas vdekjes te Gjergj Kastriotit, pse masanej Leke dukagjini u vra vet tu mrojt Shkodren ne fushat e shtoit sot kur dihet si fakt historik se Shkoder-Lezhe kan kene nen Venedikt (Veneciant).

Habitem se ku e gjehet ky version i lufts mes Leke Dukagjinit e Gjergj Kastriotit apo vrasja e disa ushtarve (numer i pakonsiderushem) pijanec te Leke Dukagjinit prej Gjergj Kastriotit konsiderohet si luft mes tyne.

Ku egiston kanuni i Gjergj Kastriotit se mesa di un komplet Gegnia tuj fillu me shkumbin e siper tuj perfshi Plav-Guci-Ulqin-Tivar- Shqipnin linore (Kosov-Maqedoni)deri ne 1944 si rregull shoqnor ka pase kanunin e Leke Dukagjinit e nuk jam ne dijeni per nej kanun tjeter si ai i Gjergj Kastriotit.

Kurse per Ali Pash Tepelenen jam dakord me ty qe si figure ka nevoje me u rishiku komplet sepse me sa kam lexu (vete ai ka deke i tradhtum prej Ottomanve e Shqiptarve pamvarsisht se ka funi jets tij ka




[ Edited Sat Nov 08 2008, 10:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Mon Jan 12 2009, 04:23pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Itu jam me ty Zotni LEC se persa di un Skenderbeu dhe Lek dukagjini nuk kan ken kundra njeni tjetrit e vetmja gja qe Skenderbeu i ka kundershtu LEKES KA KEN KANUNI qe flet per rregullat e gjakmarrjes Skenderbeu nuk kishte qef si kur leka qe gjakmarrjet te u zbatoheshin ne menyr aq te thell arsyeja se Skenderbeu kishte qejf me e bashku popullin shqiptar edhe vetem nga gjakmarrjet populli ishte duke u nda nje mes tjterit vetem ketu ka ken dallimi prandaj Skenderbeu nxori kanuni e vet .Utter lexoje edhe nje her historin hahahah se nuk ka ken luft ajo qe thu ti po ka ken vetem nje mos renje dakort per ato qe shkuva ma lart .ne luft nuk kan ken se po te ishin ken nuk kishin arrit me u bashku kurr n.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Wed Jan 14 2009, 08:43pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
une jam i mendimit se do te ishte ma mir me e lan figuren e ali pashes ne hije sepse do te ndikonte ma shum ne afrimin e arvanitasve dhe cameve te tjere ortodox qe jetojn ne greqi me shqiptaret. kajher asht ma mir me pa perpara edhe te kalumen me e anashkalu dhe ne ket rast arritja do jet ma madhore se figura dhe idealet e ali pashes.


Back to top
L - N
Tue Jan 27 2009, 04:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Katherine Neville: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës



(Dërguar më: 27/01/09) Admirina Peci

Katherine Neville, shkrimtarja amerikane bestseller, librat e së cilës janë shitur në miliona kopje dhe botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, ka vënë në qendër të romanit të saj më të ri, personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Neville është vlerësuar si shkrimtarja, e cila me stilin e saj të të shkruarit shtroi rrugën për romane të tipit "Kodi i Da Vinçit". Në romanet e saj, lexuesi nuk ndalet kurrë së kërkuari, së zbuluari, e së përjetuari emocionet e forta të përballjes me misteret. Ajo thotë se ka shkruar romane kërkimore që në kohën kur askush nuk kujtohej për ta, në kohën kur në modë ishte një tjetër lloj letërsie. Kjo formë letrare, sipas saj, është kategoria më e vjetër e historive që janë botuar, e duket këto viteve te fundit shkrimtarët po i rikthehen. Por, le të ndalemi tek romani i saj i fundit, "The fire" dhe personazhet shqiptare, me të cilët ajo po drejton miliona lexues në gjithë botën drejt një misteri të madh. Neville, në roman (ku sipas saj realiteti dhe fiction-i janë krah më krah), shkruan se Ali Pashë Tepelena zotëronte një gur shahu të rrallë. Në të vërtetë, "Mbretëresha e zezë", ishte pjesa më e rëndësishme e një seti shahu që ishte kthyer në legjendë, e rrethuar nga qindra mistere. Si kishte rënë ai gur i rrallë shahu në duart e tij dhe pse ai e nis vajzën e tij, Haidee me një mision të vështirë për ta nxjerrë jashtë Shqipërisë këtë relike e për ta siguruar diku tjetër...? Leximi i romanit të saj do të shuante kureshtjen e çdo lexuesi. Veç, paraprakisht, një sërë pikëpyetjesh mbi këtë libër dhe rreth kësaj shkrimtareje mund t'i zbulojmë përmes kësaj interviste, që Katherine Nevillë, jep ekskluzivisht për "Gazetën shqiptare".
Në librat e tu mbizotëron misteri dhe lexuesit vazhdimisht i duhet të mbajë frymën derisa të zbulojë atë çka e mundon që prej faqes së parë. Librat tuaj janë cilësuar si veprat që kanë shtruar rrugën për libra si "Kodi i Da Vinçit". Pra, nëse na duhet të pyesim dikë si është krijuar ky stil të shkruari, dhe si ndërtohet një vepër që s'të lejon ta lëshosh nga dora, personi i duhur jeni ju... Mund të na e tregoni këtë sekret?
Jam e lumtur që shumë njerëz më kanë cilësuar mua si personi që "solli në jetë" apo "krijoi", këtë lloj stili romanesh, por në fakt librat e mi quhen "romane zbuluese", dhe kjo është kategoria më e vjetër e historive që janë botuar. Në kohët antike, ky lloj zbulimi ishte dëshira për të gjetur diçka që ishte si një lloj fillimi, për shembull: si Jason që kërkonte Lëkurën e Dashit të Florinjtë, Parsifal me Graalin e Shenjtë, apo Odysseus dhe Dorothy i OZ, të dy kërkonin një "shtëpi". Çdokush që dëshiron të zbuloje diçka, është në një lloj kërkimi. Megjithëse është forma më e vjetër e trillimit (fiction-it), për një periudhë të gjatë kohore, në shekullin e 20-të, ky lloj stili nuk ishte shumë popullor, ai nuk ishte më i preferuari. Njerëzit mendonin që letërsia duhet të ishte më shumë intelektuale dhe të shihte vetveten. Jam vërtet e lumtur që ky mentalitet ka ndryshuar dhe më vjen mirë nëse librat e mi kanë frymëzuar autorë të tjerë të shkruajnë këtë lloj zhanri. I vetmi ndryshim, që unë do të doja të vija në dukje, është se në librat e mi femrat janë ato që i zbulojnë dhe i zgjidhin enigmat. Ato kanë aventura dhe sfida.
Libri juaj, "The Fire" na ngacmon për trajtimin e personazheve që lidhen me Shqipërinë, sidomos me personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Si u njohët me këto personazhe dhe historinë e tyre?
Unë kam ditur diçka mbi Ali Pashën dhe vajzën e tij, Haidee që kur isha shumë e re. Ata kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në librin "Konti i Monte Kristos", të autorit Aleksandër Dumas. Dumas e bazoi historinë e tij në ngjarjet e Ali Pashës dhe së bijës së tij, duke pasur parasysh poemën e hershme të Bajronit, "Don Zhuani", ku i riu Don Zhuan është në prag të vdekjes pasi anija e tij mbytet, por Don Zhuani shpëtohet nga një vajzë shumë e bukur me emrin Haidee. Sigurisht, çdokush në Europë, duke përfshirë edhe Dumas dinte mbi takimi e Bajronit me Ali Pashë Tepelenën, dhe mbi miqësinë e vazhdueshme mes tyre, por edhe për antagonizmin e madh të Bajronit ndaj turqve. Ky takim dhe poemat e shkruara më pas nga pena e Bajronit, kanë krijuar një valë shokuese në të gjithë Europën dhe kanë revolucionarizuar letërsinë europiane. Madje, edhe poetët e mëdhenj gjermanë si Gëte, kanë thënë se Bajroni ishte i vetmi pasardhës i vërtetë i tij. Ishte vizita e Bajronit tek Ali Pasha në Shqipëri, ajo që krijoi gjithë atë revolucion. Ja cila ishte arsyeja pse u frymëzua Dumas të shkruante mbi Ali Pashën.
Cili është roli i këtyre personazheve në romanin tuaj?
Në librin tim, "The eight", unë kam shpikur një set shahu që i përket Charlemagne dhe që është varrosur para 1000 vitesh. Gjatë revolucionit francez, është gërmuar, gjetur dhe shpërndarë në të gjithë botën, dhe duhet një punë e madhe për t'i gjetur të gjitha pjesët e atij seti shahu e për t'i bashkuar sërish ato. Kur një skuadër i mbledh shumicën e pjesëve në fund të librit, ata i fshehin përsëri ato pjesë. Në faqet hapëse të librit "The fire" (vazhdimi i librit "The eight"), 30 vite pas fshehjes së pjesëve të setit, më 1822, ne zbulojmë se Ali Pashë Tepelena ka poseduar pjesën më të fuqishme të atij seti shahu: Mbretëreshën e zezë. Turqit e kanë rrethuar Ali Pashën. Ai ka qenë nën rrethim për plot dy vite. Ndaj, tani ai duhet të nxjerrë jashtë vendit të tij atë pjesë të setit, për t'ia dërguar një njeriu që ka para dhe pushtet për ta mbrojtur atë: Bajronit. Ali Pasha dërgon Haideenë dhe një djalë të ri me emrin Sufi, për ta çuar në duart e Bajronit këtë pjesë të rëndësishme të setit të shahut.
Ju keni shpjeguar në një prej promovimeve tuaja arsyen se pse keni zgjedhur të fusnin në këtë roman pikërisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Sidoqoftë, na interesojnë më shumë detaj rreth këtij argumenti... Sa dhe si e njihni Shqipërinë?
Duke qenë se libri im flet për këtë set shahu, një libër ku unë do të fusja edhe personazhe shqiptare, unë gjithmonë merrja letra nga Shqipëria. Dikush më shkroi njëherë një letër ku më thoshte se një gur i vjetër shahu është zbuluar në Butrint, dhe për këtë më dërgoi mua një shkrim të botuar nga shtypi për atë zbulim. Kështu, gjithmonë kur dikush më shkruante për Shqipërinë, unë e pyesja akoma më shumë. Më në fund munda të takoj Auron Taren, drejtorin e "Albanian National Trust" dhe ai më ka ndihmuar me të vërtet shumë me informacionet mbi antikitetin dhe Ali Pashën. Auroni më dërgoi të gjithë listën e librave që gjenden në Bibliotekën e Kongresit në Washington DC dhe që kishin të bënin me Ali Pashën. Aty kam mundur të gjej shumë informacione të dobishme që tregonin si për Ali Pashën ashtu edhe familjen e tij. Gjithashtu, ai më mundësoi kontaktin me profesor Irakli Koçollarin, i cili më përktheu mua librin e tij, "Policia sekrete e Ali Pashës". I kam falenderuar të dy ata në faqen e mirënjohjeve tek libri "The fire", por kam edhe shumë blloqe shënimesh të mbushura me materiale ekstra prej tyre.
Kjo lloj letërsie niset nga diçka reale, nga fakte historike apo personazhe të njohur, si në këtë rast Lordi Bajron apo Ali Pashë Tepelena për ta mbërthyer më fort kureshtjen e lexuesit. A ka diçka reale në këtë histori, sidomos sa i përket Ali Pashës dhe pjesës shqiptare, apo është thjesht dhe vetëm fiction?
Megjithëse unë shkruaj romane fiction, gjithnjë përpiqem të kem detaje të sakta mbi jetën reale të njerëzve për të cilët shkruaj, por edhe përshkrime të peizazheve ku ngjarja ndodh dhe personazhet jetojnë. Unë dua që lexuesit të ndiejnë që po ecin kudo brenda në roman së bashku me personazhet, dua që lexuesit të mund të ndiejnë njësoj të gjitha aromat e ushqimeve të gatuara dhe shijet e erëzave. Gjëja më e rëndësishme për mua, ndërsa shkruaja romanin "The fire", ishte se mësova mbi lidhjet e Ali Pashës me Sektin e Bektashinjve. Kisha disa njohuri mbi Shadhilin dhe Mevlevin, meqë kam jetuar në Algjeri dhe kam kaluar shumë kohë edhe në Konya. Por, ajo që munda të mësoj mbi lidhje e bektashinjve me Ali Pashën ishte me të vërtet interesante. Përfshirja e tij me këta sufis do të më ndihmonte të shpjegoja shumë gjëra mbi rolin e tij si ndërlidhës mes Linjës Islamike dhe Europës kristiane.
Botuesve në të gjithë botën ju interesojnë shitjet. Nga ana tjetër, mediat e masin suksesin e një autori pikërisht nga shitjet dhe nga shtrirja e botimit, pra në sa gjuhë të botës botohet një libër. Po një shkrimtareje si ju, çfarë i intereson në këtë rast?
Kjo është një pyetje interesante. Librat e mi janë shitur në miliona kopje në të gjithë botën dhe janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme. Por, mbi të gjitha asnjëherë librat e mi nuk kanë qenë thjesht "bestsellers". Unë mendoj se kjo ka ardhur për arsye se librat e mi janë kaq të pazakontë, vërtet unikë, saqë unë kam qenë me fat dhe kam pasur lexuesit e mi personalë, jo thjesht një masë të pacaktuar njerëzish. Asnjëherë nuk më ka shtyrë njeri të shkruaj të njëjtën gjë vazhdimisht, thjesht për të mbajtur në të njëjtën kuotë të lartë shitjet e librave. Kjo është diçka e mirë për mua, sepse unë nuk di se si mund të shkruaja të njëjtin libër vazhdimisht. Për mua, edhe pse shkruaj romane kërkimore, secili prej librave ka pasur një histori unike, personazhe të reja dhe të ndryshëm dhe tema ku ne mësojmë diçka të rëndësishme, siç është një mesazh mbi jetën. Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër për të cilën unë do të shkruaja një libër.
Si lindi tek Katherine Neville pasioni për letërsinë? Në ç'moment të jetës tuaj e kuptuat se kjo ishte rruga ku duhej të ecnit?
Kam qenë rreth 4 vjeçe, kur mbaj mend se iu kam kërkuar të rriturve të më mësonin të lexoja, sepse isha vërtet e interesuar të dëgjoja njerëzit teksa lexonin me zë të lartë dhe unë dëgjoja histori të ndryshme. Historia e parë që unë mbaj mend është "Piteri dhe Ujku" dhe më kujtohet që kishte personazhe shumë interesante, siç ishin kafshët që përfaqësoheshin nga veglat muzikore. Kështu, në fillim dëshiroja të shpikja muzikë dhe histori. Por, më vonë ishin vetëm historitë që më interesonin mua. Librin tim të parë e kam shkruar kur isha vetëm tetë ose nëntë vjeçe. Shumë shkrimtarë të tjerë që unë kam njohur, më kanë treguar se edhe ata kanë filluar të shkruajnë pikërisht në atë moshë. Megjithatë, unë nuk botova asnjë nga librat e mi derisa arrita moshën 40-vjeçare!
Jeni cilësuar si femra Umberto Eco, femra Aleksandër Dumas dhe femra Stephen Spielberg. Çfarë sheh Katherine Neville tek këta personazhe?
Epo, kjo ka ndodhur para 20 vitesh, kur njerëzit ishin shumë të shqetësuar për sa i përket mënyrës se si mund t'i kategorizonin librat e mi (Akoma e kanë të vështirë!) dhe librat e mi u vlerësuan si fiction shkence, historie, misteri, romance, aventure, thrilleri dhe nëse do të lexoni sërish të gjitha vlerësimet dhe kritikat e bëra në atë kohë, asnjëherë nuk do të mund ta kuptoni se për çfarë flasin librat e mi! Kështu, ata më quajtën mua "femra" çdo gjë. E vërteta është se tashmë nuk ka shumë femra që shkruajnë romane me mistere matematikore, sete shahu, alkimi, komplote, shoqëri sekrete dhe aksion. E vetmja që më kujtohet dhe që i pëlqejnë këto gjëra është J.K. Rowling, dhe madje në librat e saj protagonisti kryesor është Harry Potter, një mashkull.
Dhe në fund, në librat tuaj zotëron thrilleri, aq sa duket sikur ju vini nga një botë e tillë. Si janë orët e ditëve tuaja kur ju nuk shkruani?
Jeta është kërkim, kështu them unë gjithmonë. Asnjëherë nuk kam reshtur së kërkuari. Sapo kam mbaruar një tur në 30 qytete të Amerikës, për të promovuar librin tim, "The fire". Më pas kam shkuar në turin e librit në Spanjë. Në të gjithë këta muaj, ndërsa udhëtoja dhe intervistohesha, ndërsa flisja për romanet e mia, asnjëherë nuk kam ndaluar së bëri kërkime, privatisht për libra të tjerë që mund të vijnë më vonë. Kjo kërkon të vizitosh vende sekrete, të fshehura në mes të vendeve publike për të cilat askush nuk di gjë. Në Portland Oregon kam shkuar në orën shtatë të mëngjesit me një taksi në majën e një kodre ku gjendej një kopsht me trëndafila, prej ku mund të shihje të gjithë qytetin poshtë dhe gjithë malet përreth. Ky ishte një vend ku askush nuk shkon në atë orë të ditës. Kam ecur për gjashtë orë të tëra nëpër kodra dhe në qytet, në vende vërtet interesante. Më pas u ktheva, ndërrova rrobat dhe vazhdova të vë firmën në librat e mi. Këtë e kam bërë edhe në Venecia, në New York City, në Las Vegas, në La Coruna, në Algjeri dhe për librin "The fire", madje edhe në Washington DC. Në çdo vend, unë kam mundur të mësoj se ç'mund të gjesh në një libër guide mbi historinë e vendeve të ndryshme. Kjo është mënyra ta bësh këtë lloj letërsie të vijë e gjallë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


[ Edited Sun Aug 01 2010, 07:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 10 2009, 03:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Uilliam Martin Lik, Me mision të fshehtë tek Ali Pasha

» Dërguar më: 10/02/2009 - 14:24

Irakli Koçollari

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës, në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje, deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin. Gjatë këtij misioni bëri dy udhëtime nëpër Shqipëri. I pari nisi nga Vlora, më 9 dhjetor të vitit 1804, për të vazhduar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër e Tepelenë. Udhëtimi i dytë u bë në shtator në vitit 1805 nëpër Kostur, Bilisht, Korçë, Opar, Berat e deri në Apolloni. Ditari i këtyre udhëtimeve përmban një galeri të tërë personazhesh, që Liku i pati takuar gjatë udhëtimit të tij. Në radhë të parë, Veziri i Janinës ia përshkruan Likut Shqipërinë si një vend 200 orë rrugë për së gjati, i ndarë në qeverisjen e tre sundimtarëve: vetë Aliut, Ibrahim Pashës së Beratit dhe Ibrahim Pashë Bushatlliut të Shkodrës. Mësojmë se ai shkruan turqisht dhe greqisht, përveç disa rasteve të rralla, kur dëshironte që letrat e tij të lexoheshin pubLikisht në shqip, dhe në këto raste shkruhej në atë gjuhë me germa greke”. Ditari i tij sapo është botuar në gjuhën shqipe me titullin: “Udhëtime në Shqipërinë e vezirëve” nga shtëpia botuese “Migjeni” dhe është pajisur me një hyrje nga profesor Neritan Ceka, i cili thotë se ka qenë ideja e tij për ta ndryshuar titullin e librit në përkthimin shqip nga “Udhëtime në Greqinë e veriut”, në “Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve”. Po ashtu, libri mbyllet me një pasthënie të Irakli Koçollarit, ku zbërthehet qartë portreti i kapitenit Lik dhe qëllimi i udhëtimeve të tij. Këtë shkrim studimor të tij po e botojmë si më poshtë me pak shkurtime.

Uilliam Martin Lik lindi në Londër, më 14 janar 1777. Gjyshi i tij, Stefan Martin Lik, një burrë me emër, kishte ndjekur karrierën ushtarake, kurse i ati, Xhon Martin Lik pati shërbyer në flotën ushtarake të mbretëreshës Ana. Kur mbaroi studimet në Akademinë Mbretërore, më 1794, Uilliam Martin Lik u emërua oficer i Artilerisë Mbretërore në frontin e Indive Perëndimore. Pas pesë vjetëve u transferua instruktor artilerie në Kostandinopojë, kurse më 1800 e la kryeqytetin e Perandorisë osmane, për të tjera misione të rëndësishme. Po atë vit mori titullin Ambasador i Mbretërisë dhe u ngarkua me mision special ushtarak pranë Vezirit të Madh, që asokohe ishte në Luftë me Francën. Mandej shkoi me mision të ri në Siri, Palestinë dhe Izrael, pranë vezirit osman që administronte këto pjesë të perandorisë. Më 1801 ishte i pranishëm në ngjarjet që ndoqën fushatën e Egjiptit, ndërsa më 1802 u rikthye në Siri, ku kreu krahas misionit të tij ushtarak, edhe kërkime me karakter shkencor. Në fund të këtij viti ai u kthye në Angli, por pas dy vitesh një eksperiencë e re e priste.

Kapiteni i ri 27-vjeçar u ngarkua me një mision në territoret jugore të Europës, në një anë thuajse të panjohur dhe politikisht të harruar të kontinentit. Kësisoj, më 1804 kapiteni i ri u nis me misionin e zbuluesit ushtarak në territoret e Pashallëkut të Janinës, ku qëndroi gjer në dimrin e 1806. Pikërisht atë vit, në një nga udhëtimet e misionit, u arrestua nga autoritetet osmane dhe u dënua në burgun e Selanikut, nga ku u arratis gjatë transportit me një galerë. Pas këtij “çlirimi”, qeveria britanike e caktoi rezident pranë Pashallëkut të Janinës. Në këtë detyrë ai qëndroi gjer në vitin 1810.

Një mision i rëndësishëm

Përse Qeveria Britanike përzgjodhi dhe dërgoi me mision zbulimi në territoret e Pashallëkut të Janinës një oficer të sajin? Cilat qenë shkaqet që ndërmorën një hap të tillë? Këto pyetje dhe shumë të panjohur atë tjera sqarohen në dokumentet e hartuara nga kancelaritë britanike, të cilat ruhen në fondet e arkivit të Hardfordit, në Londër. Në njërin dokument të përpiluar nga Qeveria Britanike, i panjohur për shumë vite shkruhet:

“Qeveria e Madhërisë së Tij (Mbretërisë Britanike), duke konsideruar objekt të një rëndësie të veçantë mbrojtjen e kufirit të pashallëkut të Janinës dhe më gjerë (që aktualisht është nën zotërimet e Perandorisë Osmane), nga kërcënimi i një sulmi të mundshëm francez, ka gjykuar të arsyeshme dërgimin me mision ushtarak në ato territore, të një oficeri nga radhët e Artilerisë Mbretërore. Meqë Ministri pati kënaqësinë t’ju përzgjidhte ju, mendoj se është e nevojshme t’ju japim udhëzimet e mëposhtme, me qëllim që të mund të organizoni punët dhe të realizoni detyrat tuaja…”

Qeveria britanike parashikonte një sulm të mundshëm të trupave franceze mbi brigjet e Adriatikut e të Jonit, pasi repartet e Bonapartit, asokohe kishin pushtuar Italinë dhe kishin shtënë në dorë shtatë ishujt e Jonit, mes të cilëve Korfuzin, duke iu afruar në mënyrë të ndjeshme brigjeve shqiptare. Në këto territore Britania kishte interesat e saj strategjike, prandaj për të njoftuar çdo agresion dhe invadim të mundshëm francez, shtabet ushtarake përzgjodhën dhe dërguan në këto anë kapitenin e ri të Artilerisë mbretërore 27-vjeçarin Uilliam Martin Lik.

Cilat qenë detyrat konkrete që do të zgjidhte ky njeri? Terrenet ku do të shkelte Liku qenë krejtësisht të panjohura dhe misioni rrezikohej. Letrat e Qeverisë dhe të Shtabit Ushtarak britanik, për kapitenin Lik në momentin e largimit të tij në territoret e pashallëkut të Janinës, detajonin detyrat konkrete që duhej të zgjidhte: terrenet ku do të gjendej, njerëzit që do të takonte, frontet që do të rrezikonte dhe subjektet që duhej të raportonte.
“Së pari, duhet të njiheni me brigjet perëndimore të Shqipërisë dhe Moresë, në mënyrë të veçantë me ato pika të cilat janë të ekspozuara në mënyrë më të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi pushtues nga ana e armikut.

Së dyti, jepini sugjerime komandantëve turq të atyre anëve për mënyrën e mbrojtjes së atyre vendeve.

Së treti, ndërmerrni misione zbulimi dhe përpiloni skica për të lehtësuar punën e Ministrisë tonë të Mbrojtjes.

Së katërti, kontrolloni dhe verifikoni gjendjen e tërë fortifikimeve përgjatë bregdetit nëse plotësojnë kushtet për një rezistencë ndaj një sulmi të pritshëm të armikut.

Së pesti, pasi të keni mbledhur informacion për vijën bregdetare, vazhdoni të siguroni informacion dhe për terrenet në brendësi të vendit: rrugët, vendkalimet, pengesat që mund të hasë një pushtues gjatë avancimit.

Së gjashti, të kontaktoni me Ali Pashën dhe t’i ofroni atij këshillat dhe ndihmën tuja në planin për mbrojtjen e territoreve të tij nga një invazion i mundshëm francez.

Së nënti, vëzhgoni dhe na raportoni për prirjet politike dhe ushtarake të banorëve”, etj.

Si në çdo operacion zbulimi në kohët moderne, misionari i ngarkuar e filloi punën duke u mbështetur në dy mënyra: leximin përpara nisjes të çdo shënimi të pararendësve: udhëtarë, misionarë, topografë, piktorë, gazetarë, aventurierë dhe spiunë, si edhe ecjen në terrenet ku mendohej të zbriste, apo vendosej kundërshtari, duke vëzhguar me kujdes, mbajtur shënime, duke u futur mes njerëzve për të mësuar bindjet, prirjet formimin, moralin, kulturën, etj.

Zbulues ushtarak dhe historian

Dokumentet e lëna nga “pararendësit” qenë shumë të hershme, qindra vite më parë, nga autorët antikë që kishin përshkuar këto anë si dëshmitarë të fushatave dhe betejave ushtarake. Nga rrëfimet në librat e tij, edhe në misionet e mëparshme ushtarake në vendet Arabe, Siri dhe Egjipt, Liku kishte treguar interes të veçantë për lashtësinë dhe qendrat e njohur atë antikitetit. Kur Liku zbriste në brigjet shqiptare, megjithëse 27 vjeç, njihte me një saktësi të çuditshme burimet dhe autorët antikë, të cilët kishin shkruar rreth Ilirisë dhe Epirit. Ai citon me korrektësi emrat e fiseve antike, kufijtë e shtrirjeve të tyre, vendet ku qenë zhvilluar betejat, rrugët e njohura dhe të panjohura të kalimit të ushtrive të huaja, përqendrimet e legjioneve romake dhe ato të forcave maqedonase, vendqëndrimet dhe fortifikimet e ngritura nga Çezari përballë Pompeut, etj. Në kohën e Likut ai qytetërim ishte shuar; mjaft qytete dikur tërë shkëlqim dhe hijerënda, qenë rrafshuar nga themelet dhe mbuluar nga hiri i zjarreve dhe i harresës njerëzore. Por mendja e mprehtë e Likut e pati të lehtë t’i përcaktonte ato, sepse kishin mbetur në këto horizonte gjeografike lumenjtë dhe malet, pasi, Genusi, Aosi, Tomari; qytetet e njohura, Dyrrahu, Lisi, Butroti, Skodra, etj. Me një intuitë të admirueshme ai i identifikoi vendbanime te dikurshme, fortifikimet, faltoret dhe tempujt, që flinin nën heshtjen shekullore nën tokën shqiptare. Me analizat dhe konkluzione te tij shkencore, Liku renditet ndër historianët, apo arkeologët e parë në vendin tonë. Si studiues ai deklaroi dhe argumentoi asokohe, mendimin ende të panjohur të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Ai ofroi argumente mbi origjinën e racës shqiptare, parashtroi dëshmi rreth traditave dhe etnografisë, botoi studime rreth gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë, Liku u parapriu plejadës së albanologëve evropianë që pasuan në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Hahn, Prashniker, Paç, Finlei, Falmerajer, Jokl, etj.

Detyra e Likut ishte ajo e zbuluesit ushtarak, pra mbledhja e informacioneve që i kishte caktuar Shtabi Britanik i Luftës. Janë disa qindra faqe informacionesh të shkruara me një rregullsi të admirueshme nga dora e kapitenit dhe më pas e kolonelit Uilliam Martin Lik. Informacionet sekrete të kolonelit Lik të pashfletuara gjer më tani ruajnë vlera të çmuara studimore, pasi trajtohen edhe çështje ekonomike, sociale, fetare apo kulturore. Vështirësitë e grumbullimit të informacionit, pengesat e jashtëzakonshme të lëvizjes, pasiguritë në terren tregojnë se çfarë kushtimi i dha karrierës së tij ky oficer i ri.

Në raportet ushtarake dërguar shtabit ushtarak britanik, në Londër gjejmë edhe këto analiza dhe konkluzione të rëndësishme historike dhe shkencore, që lidhen me origjinën e popullsisë shqiptare të këtyre anëve: “Arnautët – kështu quhen banorët e Shqipërisë, - me zakonet, kostumet dhe sidomos me ndarjen e tyre në fise, tregojnë qartë edhe njëherë, lidhjen e tyre me origjinën si banorë autoktonë të Epirit dhe të Ilirisë. Ne mund të gjejmë tek Suli, emri i zonës malore që banohet nga suliotë, emrin e Sellit, - fis barbar që përmendet tek Homeri, siç shënon Straboni për banorët në afërsi të Dodonës. Gjuha e tyre ka pësuar një ndryshim thelbësor. Ata janë të vetmit që nuk flasin greqisht. Ata flasin një dialekt, i cili nuk ekziston i shkruar në karaktere dhe përbëhet nga ilirishtja, turqizma, greqizma dhe vllahizma…”

Ky konstatim shkencor në këtë raport ushtarak, është nga të parët, që përcakton origjinën ilire të shqiptarëve, dhe më pas tërhoqi vëmendjen e studiuesve dhe albanologëve gjermanë, austriakë dhe francezë, si dhe të rilindasve tanë të gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Mik i hapur dhe i fshehtë me Ali Pashën

Në kohën e misionit të Likut në Shqipëri, Ali Pashë Tepelena ishte një ndër personazhet më të spikatur në Ballkanin otoman, por dhe shqiptari më i dëgjuar i asaj kohe. Me fuqinë dhe personalitetin e tij ai ia bëri të njohur politikës europiane, Shqipërinë shqiptarët dhe personazhet e oborrit të tij. Kur britanikët e parë zbritën te ne, fuqia ushtarake, ndryshimet e mëdha ekonomiko-sociale dhe zgjerimi i pushtetit të tepelenasit të një pjesë të madhe të territoreve të Ballkanit, e kishin kthyer këtë burrë në një faktor të rëndësishëm politik në këtë pjesë të Europës. Për këto arsye, çdo fuqi europiane, çdo lëvizje, projekt apo plan i tyre për këto territore, duhej të merrte në konsideratë faktorin Ali Pasha. Të njëjtën gjë bënte edhe Qeveria Britanike, ndërsa dërgonte njeriun e saj, kapitenin Lik, si misionar ushtarak në territoret e Ali Pashës.

Po të vërejmë porositë e dërguara në mënyrë periodike nga Qeveria Britanike për Likun dhe informacionet e Likut për marrëdhëniet e tij me Ali Pashën, dallohet preokupimi i tyre për të qenë sa më të kujdesshëm në kontaktet me këtë njeri për t’u afruar dhe tërhequr atë hap pas hapi në një aleancë ushtarake, ndaj ndonjë agresioni të mundshëm të forcave franceze në brigjet e Ballkanit Perëndimor. Ky ishte thelbi i misionit të hapur e të fshehtë të Likut, në të gjithë kontaktet, vizitat, bashkëbisedimet, sugjerimet apo edhe ndihmat ushtarake e politike të ofruara ndaj Pashës së Janinës.

Ardhjen e kapitenit të ri, tepelenasi e ka pritur me maturi dhe me kërshëri qëmtuese. Zbritja e tij në brigjet shqiptare përkon me pushtimin francez të Italisë, të shtatë ishujve të Jonit si dhe me kërcënimin serioz për invadim të brigjeve të Pargës, Prevezës, Butrintit, Sarandës, e Vlorës. Aliu e njihte fare mirë se cila qe fuqia e vet ushtarake dhe, aq më pak ajo detare përpara fuqisë së Bonapartit, i cili gjer atëherë kishte pushtuar pothuaj gjithë Europën. Në këto rrethana, atij i duhej një aleat i jashtëm i fuqishëm, që të mund të përballonte rrezikun e një agresioni të mundshëm. Me këto interesa dhe synime i pa anglezët në kontaktet e para Aliu.

Fillimisht, përmes njerëzve të tij, pastaj edhe në biseda direkte, Aliu ishte tepër i kujdesshëm në marrëdhëniet me britanikun. Ai synonte të mësonte qëllimet që kishte ardhja e Likut dhe cilat qenë synime te vërteta të Qeverisë Britanike. Të interesuar për një bashkëpunim sa më të afërt, për interesa të caktuara politike, anglezët i kanë ofruar Ali Pashës një numër kërkesash për municion luftarak, mbështetje navale. Ata i servirnin informacione mbi komplotet dhe planet që thurnin francezët me bejlerët dhe pashallarët shqiptarë, kundërshtarë të Ali Pashës, mbi qarkullimin dhe vendstrehimet e komitëve dhe kusarëve të famshëm, përpjekjet për asgjësimin e tij fizik nga ana e francezëve, etj.

Në informacionet e para të kapitenit Lik dërguar Londrës për karakterin, fuqinë, synimet, interesat dhe prirjet Ali Pashës, gjejmë përcaktime e të dhëna mjaft interesante, të cilat padyshim janë fryt i një pune dhe studimi të kujdesshëm, të vendosjes së një kontakti psikologjik të drejtpërdrejtë dhe tepër realist. Në një prej tyre ai informon:

“...Ai Pasha më ra shpejt në sy, për shkak të shpirtit të tij ambicioz. Fati dhe dëshira e tij për pushtet e kanë ndihmuar gjithmonë atë. Këto dy prirje janë pasioni mbizotërues i mendjes së tij. Në fillim ai u punësua si kapiten i rojeve të Kurt Pashës, por nuk qëndroi për shumë kohë në atë zonë periferike… dhe u kthye shpejt në Tepelenë, në vendin e tij të lindjes, një terren tepër malor dhe që banohet nga popullsia më luftëdashëse ndër tërë shqiptarët myslimanë…”

“Me vdekjen e Kurt Pashës, 11 vjet më parë, ai e zëvendësoi atë dhe mori në dorë komandimin e derveneve dhe të vetë Trikallës. Që nga ajo kohë fuqia e tij ka ardhur duke u rritur”.

“…Nëpërmjet komandimit të të gjithë derveneve, Ali Pasha tanimë e ka konsoliduar kaq shumë autoritetin e tij në drejtim të veriut dhe të lindjes, saqë mund të thuhet pa mëdyshje, se ai është Zot i padiskutueshëm i të gjithë vendit që shtrihet nga Lebedea në Beoti, në një linjë që zgjerohet drejt Veriut gati gjer në Pella, pranë lumit Vardar, në Maqedoni dhe prej atje drejt Ohrit në Shqipëri…”

Me maturi të admirueshme, kapiteni Lik arrinte të kuptonte synimet politike që Ali Pasha bluante brenda heshtjes domethënëse të tij, apo çfarë fshihte nëpër rreshtat e dialogëve me britanikun e vëmendshëm.

“Më duket e tepërt të sqaroj atë ç’u tha në bisedë me Ali Pashën, pasi për mua duket qartë, që pozicioni i tij mbështet interesat dhe synimet që ai ka. Në bisedën me mua ai nuk synoi asnjë nga ishujt e tjerë të Jonit, veç, Santa Maurën… dëshira e tij ishte që ishujt e tjerë t’i shikonte të kalonin në duar te një Fuqie, tek e cila ai nuk dyshon të ketë synime ambicioze për territoret e Pashallëkut… frika e synimeve të tilla e ka mbajtur atë nën një mister dyshimi, që kur ishujt u pushtuan për herë të parë nga Franca, më 1790, si dhe frika e zbatimit të projekteve revolucionare të jakobinëve… apo intrigat e rusëve bazuar në paragjykimet fetare me grekët…”

Ali Pasha ka pasur një ndjesi besimi më të afërt për britanikët, e veçanërisht për kapitenin Lik, në raport me misionarët e tjerë të fuqive europiane, venecianë, rus, francezë. Por, nuk përjashtojmë që të njëjtin besim të ketë pasur edhe kapiteni i ri britanik për Ali Pashën, kur i shkruante eprorëve të tij në Londër për t’i dërguar ndihma ushtarake Aliut, apo për të marrë pjesë në operacione detare kundër francezëve në Santa Maura, kërkesë e parashtruar me insistim nga Aliu para ushtarakëve anglezë. Në letrat e shkruara në greqisht mes dy të përmendurve, Aliu i drejtohej kapitenit Lik me emrin e shqiptarizuar: “…I dashur Lek…” dhe nga ana e tij kapiteni Lik i përgjigjej Aliut me të njëjtin intimitet: “I nderuar Madhëria Juaj, Veziri Ali, … unë Koloneli Lek mezi pres të takohemi…”

Në periudhën e viteve 1806-1809, koloneli Lik erdhi me një mision të dytë në territoret e Shqipërisë dhe Pashallëkut të Janinës. Në fund të kësaj periudhe skena dhe zhvillimet politike në Europë patën evoluar tërësisht. Për rrjedhim, interesat e britanikëve në Ballkan qenë zbehur maksimalisht. Të gjitha këto nuk i kishin shpëtuar syrit të Ali Pashës, i cili kërkonte shpjegime për premtimet e pambajtura të anglezëve dhe largimin e papritur, ironik dhe dërrmues të tyre. Mbretëria Britanike nuk kishte më interesa të drejtpërdrejta dhe të rëndësishme, e për rrjedhim nuk kishte më aleatë dhe mbështetje për ta.
Në informacionet e fundit të Likut, dërguar Londrës dhe eprorëve të tij, ndjehet frika e një hakmarrjeje të mundshme të Aliut ndaj tij, prandaj ai u kërkon në mënyrë të përsëritur të largohej sa më parë nga Janina dhe të kthehej në Angli.

A janë këto raporte shenja frike ndaj qëndrimeve të pabesa të politikës angleze ndaj Ali Pashës? A janë kërkesat e përsëritura të tij për largim nga Janina, shenjë e frikës ndaj qëndrimeve të padenja të eprorëve të tij dhe pamundësisë për t’u përballur sy ndër sy me Ali Pashën? A mos ishte kthimi i Likut, në këto kohë në Londër shenjë e një ndëshkimi disiplinor për shkak të raporteve miqësore, që kishte krijuar me Pashën e Janinës?
Pyetjeve të mësipërme mund t’u përgjigjemi me siguri, duke cituar një raport të shkruar nga Liku drejt Londrës, ku ndër të tjera ai reagon ndaj akuzave dhe letrave të shkruara kundër tij, për raporte miqësore dhe të dyshimta që kishte krijuar me dhe në favor të Ali Pashës. Një tjetër ngjarje rreth dyshimeve të mësipërme, është lirimi nga detyra ushtarake e kapitenit Lik, mbas kthimit në Londër dhe rikthimi i tij vetëm mbas shumë vitesh, për një kohë të shkurtër.


Marre prj Gazets Shqiptare Online


[ Edited Thu Oct 01 2009, 09:23am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 27 2009, 05:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vdekjet e pashallarëve që sollën në krye të Janinës Ali Pashë Tepelenën

VEPROR HASANI


23/04/2009 A kishte dorë në të gjitha intrigat e ëma, Hankoja apo fati deshi ta përkëdhelë pashain e famshëm shqiptar

Vijon nga dje....

Pas vrasjes së Ali Pashë Delvinës në krye të këtij pashallëku u emërua Mustafa Pashë Delvina. Deri në atë kohë ishin vrarë dy pashallarë të Delvinës, babë e bir. Këtë fat pati edhe i treti. Mustafa Pasha u gjend i vdekur brenda sarajeve të tij. U kërkuan autorët e kësaj vrasjeje, por nuk u gjetën kurrë. Vrasja e pashait mbeti e mbuluar nga misteri. Por edhe për këtë ngjarje nuk kanë munguar kronikat e kohës, të cilat janë shkruar shumë më pas nga dita e ngjarjes, madje pas shumë vitesh. Sipas tyre, edhe në vrasjen e Mustafa Pashës kishte dorë Hankoja. Ajo nuk do të tërhiqej deri sa të shikonte të birin në krye të Delvinës. Por edhe pse u vra edhe pashai i tretë, përsëri Aliu nuk e pa veten në krye të pashallëkut. Pashallarët emëroheshin vetëm me urdhër të sulltanit. Deri në atë kohë emri i Ali Pashë Tepelenës nuk ishte përmendur ndonjëherë në Divanin e Sulltanit. Ai ishte i panjohur për Portën e Lartë. Pas ekzekutimit të Mustafa Pashës, në Delvinë u vendos Selim Pasha, jo vetëm se e thonë kronikat e kohës, por është fakt se ky i fundit u vra nga Ali Pashë Tepelena. Nga Porta e Lartë e Stambollit kishte mbërritur fermani për prerjen e kokës së Selim Pashë Delvinës, sepse ky pasha kishte favorizuar venecianët, të cilët për më shumë se 360 vjet qëndronin të ngulur në ishujt e Jonit, por në armiqësi të përhershme me turqit. Prerja e kokës i ishte kërkuar Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit, e ftoi Selim Pashë Delvinën në shtëpinë e vet dhe aty i preu kokën për t’ia çuar në Stamboll, e megjithatë në krye të Delvinës as kësaj radhe nuk u emërua. Posti që i dhanë ishte ai i Dervenxhi Pashës në Trikallë, por që do të ishte ky post që do t’i hapte të gjitha rrugët për të mbërritur tek një pasha që do të linte të habitur gjithë botën.

Intrigat

Për vrasjet e Pashallarëve të Delvinës, mjaft kronika përpiqen të implikojnë Esmihan Hanëmin, ose siç e thërrisnin ndryshe Hankon, për të cilën mendohet se kërkonte të vendoste të birin në krye të pashallëkut. Mund të jetë edhe kështu, por nuk është shumë bindëse, po të kemi parasysh faktin se trashëgimia kalonte nga një dorë në dorën tjetër vetëm brenda familjes. Faktet tregojnë se vendin e pashallarëve të vrarë e zunë djemtë e tyre. Ç’mund të përfitonte Ali Pashë Tepelena, kur në derën e Kapllan Pashë Delvinës nuk ishte gjë tjetër veçse një dhëndër. Martesa e tij me bijën e Kapllan Pashë Delvinës, në të vërtetë kishte qenë një zgjidhje e merituar për vetë pozitën shoqërore që kishte patur deri në atë kohë. Vetëm për këtë arsye, Aliu nuk mund të priste degën, ku qëndronte e ardhmja e tij. Me vdekjen e Kapllan Pashë Delvinës ai humbiste përkrahjen e një pashai që e kishte fituar me anë të një martese. Emri i Ali Pashait kishte shkuar deri në Stamboll, por atje ishte përmendur vetëm si një kaçak që sillte trazira dhe asgjë të mirë. Askush nuk mund të fitonte gradën e pashait me kaq lehtësi, kur emërime të tilla bëheshin nga vetë sulltani. Që Aliu i Tepelenës, nip i Myftar Pashës, i cili u vra në mbrojtje të interesave të perandorisë turke dhe djali i Veli Pashait që e fitoi këtë gradë pas vdekjes, të arrinte deri tek posti i pashait, së pari duhej të vihej në provë. Dhe rasti e solli. Iu kërkua vrasja e Selim Pashë Delvinës. Sipas dokumenteve të asaj kohe, Ahmet Kurt Pasha i Beratit, ishte ankuar tek Porta e Lartë për Selim Pashë Delvinën, të cilin e akuzonte për lidhje dhe bashkëpunim me venerianët. Dhe letra kundër pashait të Delvinës ishte shkruar jo nga një njeri i panjohur, siç ishte Aliu deri atëherë, por nga Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte një nga pashallarët më të fuqishëm të vendit, një ujk i vërtetë siç e shpjegon dhe mbiemri i tij. Pas këtij denoncimi, Porta e Lartë i kërkoj Ali Pashë Tepelenës ekzekutimin e Selim Pashë Delvinës që nuk është çudi që këtë njeri ta ketë sugjeruar Kurta Pasha i Beratit, me qëllim që në krye të Delvinës të vinin njerëzit e pashait të Beratit, sepse edhe pas kësaj vrasjeje, Aliu nuk u emërua pasha, por Sanxhakbej i Trikallës dhe dervenxhipashë i rrugëve të Pindit, ku pasi vuri rregull dhe siguri në rrugët e Greqisë, e pa veten pasha të Trikallës, ndërsa kërkonte sa më shpejt që të ishte e mundur Janinën.

Kurt Pasha i Beratit

Historikisht është e njohur që mes pashait të Delvinës, Kapllanit, dhe Kurt Pashës ka patur grindje të herëpashershme. Kapllan pasha, vasal i Pashait të Beratit, jo në pak raste i ishte treguar i pabindur, ashtu siç nuk mori parasysh as kërkesën e Sulltanit për të nënshtruar Himarën. Pranohet nga të gjithë se lidhjen miqësore mes Pashait të Delvinës dhe Pashait të Tepelenës, nuk u pa me sy të mirë nga Ahmet Kurt Pasha. Tashmë Tepelenën dhe Delvinën ai i shihte si një rrethim që i bëhej Beratit. Ndoshta mund të ketë qenë kjo arsyeja që ai kërkonte një pasha tjetër në Delvinë, i cili të ishte besnik i tij. Vetëm në këtë mënyrë Delvina dhe Tepelena do të mbeteshin pa ndonjë lidhje miqësie mes Ali Pashës dhe pashallarëve të Delvinës. Gjithsesi në misterin e qindra viteve të shkuara, Esmihan Hanëm mbetet personazhi më interesant për gazetarët e huaj. Me këtë grua ata përpiqen të lenë botën të habitur, të tregojnë se kush ishte Ali Pashë Tepelena, por që në të vërtetë ishte gjenialiteti i këtij njeriu, dashuria më e madhe njerëzore që gëlonte në shpirtin e tij, për çdo njeri që jetonte në pashallëkun e tij. Miqësitë e tij janë kaq të shumta dhe të paharruara aq sa të bën të mendosh se ai kishte lindur nga një nënë që nuk dinte se çfarë ishin intrigat në këtë botë.

Fakte kundër përdhunimit të Hankos Kapllan Pasha i Delvinës krushqi me një prostitutë?!

“Hankoja është gruaja që meshkujt e Kardhiqit e kapën rob gjatë një luftimi dhe që e përdhunuan për 40 ditë me radhë”. Kjo është njëra nga frazat e shkëputura nga kronikat e kohës ndërsa komentohej Hankoja, nëna e Ali Pashë Tepelenës. Megjithatë nëse marrim parasysh se Hankoja nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një prostitutë, mbetet mjaft i çuditshëm fakti, se si Kapllan pasha i Delvinës pranoi një krushqi të tillë. Tashmë e tutje do të kishte rastin që në shtëpinë e tij, në raste gostish e festash të kishte pranë krushkën, Esmihan Hanëmin, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një prostitutë, e përdhunuar nga meshkujt e Kardhiqit për 40 ditë me radhë, siç shprehen jo në pak raste kronikat e kohës. Gjithkush që është marrë me jetëshkrimin e Ali Pashë Tepelenës, nuk le rastin të përshkruajë anën shpirtërore të kësaj gruaje, pa harruar të përmendë, se Esmihan Hanëmi, ishte kapur rob nga banorët e Kardhiqit dhe të Hormovës, të cilët e mbajtën peng 40 ditë, ku meshkujt e dy fshatrave nuk dihet mirë se çfarë bënë me të. Hankoja, siç e thërrisnin ndryshe, pas vitit 1758, kur i kishte vdekur i shoqi, Veliu, ngjeshi armët në brez dhe u vu në krye, të çetës që dikur udhëhiqeshin nga burri i saj. Pikërisht në një nga këto luftime Esmihan Hanëmi, Aliu i vogël dhe motra e tij Shanishaja, e cila ishte dy vjet më e vogël nga i vëllai, u kapën rob nga kardhiqiotët. Këtë fakt e gjejmë edhe tek libri i Irakli Koçollarit, “Policia Sekrete e Ali Pashës”, fq 161, i cili i referohet William Plomer; “The diamond of Janina-Ali Pasha, 1741-1822”. London,1961, por që në të vërtetë është i përmendur gjithkund ku shkruhet për Ali Pashë Tepelenën. Jo vetëm kaq, Irakli Koçollari, duke iu referuar William Plomer thotë se “dy femrat u kthyen në subjekte të një shfrytëzimi masiv seksual”. Po në këtë libër fq, 162 thuhet se Hankon dhe bija e saj Shanicën, mundën të shpëtojnë pas 40 ditëve “falë bamirësisë së një dervishi”, i cili u kërkoi bashkëfshatarëve “t’ia ofronin edhe atij një natë prehun çlodhës”, por që në të vërtetë ai liroi dy femrat. Për këtë ngjarje, Koçollari shfrytëzon edhe një burim tjetër nga R.A.Devanport, i cili thotë se Hankoja dhe Shanica shpëtuan fal ndihmës së një tregtari Gjirokastrit të quajtur Malikovo, por që ky i fundit u helmua nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës. Por edhe pse nami i saj “si kurvë” kishte shkuar deri në Stamboll, Kapllan Pasha i Delvinës, ndihet mjaft i kënaqur me krushqinë që ka bërë.


Kush ishte Hankoja, nëna e Ali Pashë Tepelenës

VEPROR HASANI

21/04/2009 E kanë quajtur “qenie me shpirt ujkonje, e vrasjeve shekspiriane”. Por a është e ndriçuar ajo si figurë

Esmihan Hanëmi ose siç e thërrisnin ndryshe, Hankoja, ishte nëna e Ali Pashë Tepelenës. Po kush ishte ajo në të vërtetë? Mbi figurën e kësaj gruaje është hedhur baltë me një tepri të shfrenuar deri në absurditet. Hankoja cilësohet si “një qenie me shpirt ujkonje”, pjellë e smirës dhe e xhelozisë”, “njeriu që injekton tek i biri, Ali Pashë Tepelena urrejtjen për të afërmit, egërsinë, shpirtin e egër, etj”. “Esmihan Hanëmi është gruaja e të 99-ve, e hurit dhe e litarit, e helmit dhe e thikës, e vrasjeve shekspiriane”, “e pamoralshme deri në ditën e vdekjes së saj”. “Hankoja është gruaja që meshkujt e Kardhiqit e kapën rob gjatë një luftimi dhe që e përdhunuan për 40 ditë me radhë”. “Kjo grua është shtriga që helmoi dy fëmijët e të shoqit, Veliut, të cilët i kishte patur me gruan e parë”. Është krijesa e djallit që nxit të birin, Aliun, drejt krimit dhe vrasjes që në moshë të re”. Në çdo hap që hedh Ali Pashë Tepelena “shkëlqejnë” këshillat djallëzore të Esmihan Hanëmit.

Pak dritë mbi Esmina Hanëmin

Nëpërmjet Aliut ajo është gjithmonë aty ku ka vrasje”. Në këtë mënyrë përpiqen ta prezantojnë kronikat e botës perëndimore të asaj kohe, të cilat në mjaft raste janë shkruar 200 vjet pas vdekjes së Esmihan Hanëmit, siç është rasti i autorit William Plomer; (The diamond of Janina - Ali Pasha, 1741-1822, London, 1961). Pas gjithë këtij përshkrimi, kronikat e kohës përpiqen të interpretojnë jetën e Ali Pashë Tepelenës, njësoj sikur brenda qenies së tij të ketë hyrë shpirti djallëzor dhe i errët i Hankos. Duket sikur pas çdo lëvizje të Ali Pashë Tepelenës, pyesin veten: “Si do të ishte sjellë Hankoja në këtë rast…”? “Përse do t’i duhej ta kryente ketë veprim…?”. Të gjendur në këtë kurth, në çdo hap të hedhur nga Ali Pashë Tepelena, përpiqen të gjejnë shpirtin e errët të Esmihan Hanëmit. Tashmë duket se është mjaft e vështirë t’i shpëtosh ndikimit të kronikave të huaja, edhe pse ato janë shkruar nga armiqtë e Ali Pashë Tepelenës, siç ishin fjala vjen francezët, por jo më pak anglezët apo rusët. Esmihan Hanëmi duket sikur është “magjia e zezë” e Ali Pashë Tepelenës që nuk le të shkruhet drejt historia e birit të saj. Po kush ishte në të vërtetë kjo grua kaq e përfolur, emri i së cilës është përmendur në të gjithë perandorinë osmane e ndjekur nga thashetheme të pafund?

Martesa e Ali Pashë Tepelenës. Ali Pashë Tepelena ishte rreth 25 vjeç, kur vendosi të martohej. Kishte kërkuar dorën e

Um Gulsumit, ose siç e quanin ndryshe Emine, e cila ishte bijë e Kapllan pashë Delvinës. Emineja ishte një vajzë e bukur, e brishtë si fije bari dhe mjaft e këndshme. Edhe vetë Kapllan Pasha i Delvinës e kishte pritur me kënaqësi këtë mblesëri, njësoj sikur ta kishte ëndërruar prej vitesh. Aliu kishte një pamje të ëmbël, flokë verdhë dhe sytë bojë qielli; kishte me një vështrim që të zgjonte simpati, dukej sikur nga sytë e tij buronte një mirësi qiellore, e pafajshme. I tillë mbeti vështrimi i tij edhe në çastin, kur turqit i prenë kokën. Kaltërsia e syve të tij ngjante me një qiell të kthjellët të paanë. Mbi të gjitha, në dejet e Aliut të Tepelenës, rridhte gjak pashai. Gjyshi i tij, Myftari, i cili ishte vrarë më 1716 në Korfuz, kishte fituar gradën e pashait. Këtë gradë, edhe pse pas vdekjes, (1748) kishte fituar edhe babai i tij, Veliu. Për të gjitha këto, nusja e tij, Um Gulsumi, ose siç e thërrisnin ndryshe, Emineja, ndihej e lumturuar. Ali Pashë Tepelena ishte një djalë i gjallë, emri i tij ishte dëgjuar jo vetëm në pashallëkun e Delvinës, por edhe në të gjithë pashallëkun e Beratit, ku sundonte Ahmet Kurt Pasha. Emineja “kishte shtënë në dorë” djalin më të fuqishëm të atyre anëve, ku nga kjo lidhje patën dy fëmijë, Myftarin,(emri i gjyshit të Aliut), i cili u emërua pasha i Ohrit dhe më pas i Lepantit, pasha i Beratit dhe i Vlorës, dhe Veliun (emri i babait të Aliut), i cili u vu në krye të pashallëkut në Trikalla dhe më pas në More. Deri këtu jemi në të njëjtin këndvështrim me kronikat e kohës. Askush nuk ka mundur të flasë ndryshe për këtë lidhje mes Ali Pashë Tepelenës dhe Eminesë, e cila mbeti njësoj e fuqishme deri ditën kur Um Gulsumi u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Në jetën e Ali Pashë Tepelenës do të vinin gra të tjera, Katerina e Tepelenës, me të cilën do të kishte një djalë, Gaziun, i cili do të vihej në krye të pashallëkut të Trikallës, do të ishte komandant i kalasë dhe Sanxhak bej i Gjirokastrës, një grua tjetër nga fisi i Zadejve në Janinë, Vasiliqi Kondakçiu, bijë e fshatit Plishevicë të Filatit, e cila ishte 18 vjeç kur u bë gruaja e 73-vjeçarit Ali Pashë Tepelena. Ndërkohë flitet edhe për një grua tjetër të quajtur Jorgjia. Megjithatë, edhe pse flitet shumë për Vasiliqinë, e cila ishte gruaja që i qëndroi afër në vitet e pleqërisë, Um Gulsumi ose siç e thërrisnin ndryshe, Emineja, mbeti e pazëvendësuar në shpirtin e madh të Ali Pashë Tepelenës

Në kronikat e kohës, Ali Pashë Tepelenës, nuk i jepet asnjë meritë për lidhjen e tij me Um Gulsumin. Ai qëndron vazhdimisht në hije, njësoj sikur Hankoja ta kishte marrë për dore dhe ta çonte në shtëpinë e nuses. Në qendër të vëmendjes qëndron Esmihan Hanëmi, e cila është gruaja që nuk le gur palëvizur, mjet pa përdorur, djallëzi dhe intrigë pa shfrytëzuar, vetëm e vetëm që nusja e djalit të saj të jetë nga një derë pashai. Ajo është “krijesë me shpirt ujkonje” “e paepur”, “nepërkë e helmatisur”, synon të rifitojë pozitat e saj shoqërore, të cilat ka vite që i ka humbur dhe ia mbërrin qëllimit. Tashmë në shtëpinë e saj do të ketë të bijën e Kapllan Pashë Delvinës. Por për të mbërritur deri këtu i është dashur mjaft. Kishte bërë gjithçka për t’iu gëzuar kësaj dite. Kishte helmuar njëri pas tjetrit dy djemtë e të shoqit, Veliut, i cili i kishte patur me gruan e parë. (Esmihan Hanëmi ishte gruaja e dytë e Veliut). Hankoja ishte përpjekur që në atë familje të mbetej vetëm Aliu dhe vajza e saj, Shanishaja, dhe askush tjetër. Vetëm dy fëmijët e saj mund të mbretëronin mbi këtë tokë. “Nepërka” ishte e aftë të helmonte në çdo kohë që mund t’i jepej rasti, duke shpërfillur çdo lloj morali. Me këtë dhelpëri që ia kalonte edhe dhelprës, kishte mundur t’i rrëmbente vajzën Kapllan Pashë Delvinës, të paktën kështu interpretohet nga kronikat ku përmendet emri i Esmihan Hanëmit.

Kur Ali Pasha ishte 25 vjeç

Po kush ishte Aliu në të vërtetë, kur kishte mbushur 25 vjeç? Përse kronikanët e kohës e lenë në hije, ndërsa në plan të parë qëndron gjithnjë Hankoja, madje edhe në martesën e tij me Um Gulsumin. Që familja e Ali Pashë Tepelenës, nuk i kishte humbur krejtësisht pozitat e saj që nga koha e Myftar Pashës (gjyshi i Aliut) dhe Veli Pashës (babai i Aliut) kjo është më se e vërtetë. Dy ngjarje, të cilat përmenden si nga Sabri Godo ashtu dhe nga Irakli Koçollari, ku ky i fundit i referohet R.A. Devanport, shprehin qartë se Aliu që në moshë të vogël ishte dikushi. Gjatë fëmijërisë së tij, kur mendohet të ketë qenë 16 vjeç, Aliu u kap rob në malet e Pindit në Greqi, nga Veziri i atyre anëve, i cili e dorëzoi tek Pashai i Janinës. Fatkeqësisht, Aliu akuzohej për vjedhje, por nuk iu pre koka, sepse bejlerët e Gjirokastrës, të Janinës, Përmetit dhe ata të Delvinës, insistuan pranë Pashait të Janinës, duke i bërë të ditur se, nëse Aliu do të merrte ndëshkimin kapital, atëherë kjo gjë do të shkaktonte një reaksion të fortë, i cili mund të ishte me pasoja për vetë pashain. Këtë fakt me siguri e ka ditur mirë edhe Um Gusumi, që tashmë e martuar me Ali Pashë Tepelenën, e vështronte me kërshëri këndellëse, duke i kujtuar Aliut, se kishte qenë edhe babai i saj, Kapllan Pashë Delvina, që kishte kërkuar Pashait të Janinës, të mos i pritej koka, djalit nga Tepelena, njësoj sikur ta dinte se pas 10 vitesh do ta bënte dhëndër. Pra, Aliu edhe pse fëmijë, del qartë se ka ende influencën e familjes prej pashai. Në këto rrethana Pashai i Janinës i tmerruar nga kërcënimet, liron Aliun. Po t’i referohemi kohës kur ka ndodhur ngjarja, mbështetja e fuqishme që iu ofrua Aliut, që nga Gjirokastra deri në Përmet, ka ndodhur pothuajse pak më vonë nga ngjarja tragjike e Hankos me kardhiqiotët, ku kjo e fundit përshkruhet si një vejushë e vetmuar, por që në të vërtetë miqtë e saj shtrihen në të gjithë pashallëkun dhe nuk ngurojnë t’i japin mbështetje. Atëherë si guxuan kardhiqiotët! Hankoja është bijë e Hysen bej Konicës, e cila ishte një nga dyert më të dëgjuara të atyre anëve, fis me Ahmet Kurt Pashën e Beratit. Dy vjet më vonë, kur Aliu, ishte mbi 20 vjeç kapet rob nga Kurt Pasha i Beratit, bashkë me 6 të tjerë. Siç shpjegon Sabri Godo, fjala “Kurt” do të thotë “Ujk”, por Kurt Pasha, edhe pse ujk i vërtetë, pashai më i fuqishëm i vendit, nuk jep ndëshkimin maksimal për Aliun, duke menduar se ka lidhje gjaku me të. Ndërsa 6 të tjerët, të cilët ishin kapur rob bashkë me Aliun, i vari tek sheshi i kalasë pa u menduar gjatë. Kjo histori e fisit Tepelena e bënte të lumtur vajzën e vogël 18 vjeç, Um Gulsumin dhe të ndihej e paprekshme si në shtëpinë e saj, atje ku sundonte Kapllan pashë Delvina. Um Gulsumi, ose siç e thërrisnin ndryshe, Emineja, mendonte se kishte qenë me fat, kur kujtonte se Aliu për pak sa nuk ishte martuar me vajzën e Pashait të Beratit. Edhe kështu mund të kishte ndodhur nëse Kurt Pasha nuk do t’i kishte dhënë fjalën Pashait të Vlorës.

Fakte kundër... Kapllan Pasha i Delvinës krushqi me një prostitutë?!

Megjithatë, nëse marrim parasysh se Hankoja nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një prostitutë, mbetet mjaft i çuditshëm fakti, se si Kapllan Pasha i Delvinës pranoi një krushqi të tillë. Tashmë e tutje do të kishte rastin që në shtëpinë e tij, në raste gostish e festash të kishte pranë krushkën, Esmihan Hanëmin, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një prostitutë, e përdhunuar nga meshkujt e Kardhiqit për 40 ditë me radhë, siç shprehen jo në pak raste kronikat e kohës. Gjithkush që është marrë me jetëshkrimin e Ali Pashë Tepelenës, nuk le rastin të përshkruajë anën shpirtërore të kësaj gruaje, pa harruar të përmendë se Esmihan Hanëmi ishte kapur rob nga banorët e Kardhiqit dhe të Hormovës, të cilët e mbajtën peng 40 ditë, ku meshkujt e dy fshatrave nuk dihet mirë se çfarë bënë me të. Hankoja, siç e thërrisnin ndryshe, pas vitit 1758, kur i kishte vdekur i shoqi, Veliu, ngjeshi armët në brez dhe u vu në krye të çetës që dikur udhëhiqeshin nga burri i saj. Pikërisht në një nga këto luftime Esmihan Hanëmi, Aliu i vogël dhe motra e tij Shanishaja, e cila ishte dy vjet më e vogël nga i vëllai, u kapën rob nga kardhiqiotët. Këtë fakt e gjejmë edhe tek libri i Irakli Koçollarit, “Policia Sekrete e Ali Pashës”, fq. 161, i cili i referohet William Plomer; “The diamond of Janina-Ali Pasha”, 1741-1822. London, 1961, por që në të vërtetë është i përmendur gjithkund ku shkruhet për Ali Pashë Tepelenën. Jo vetëm kaq, Irakli Koçollari, duke iu referuar William Plomer thotë se “dy femrat u kthyen në subjekte të një shfrytëzimi masiv seksual”. Po në këtë libër fq. 162 thuhet se Hankon dhe bija e saj Shanicën, mundën të shpëtojnë pas 40 ditëve “falë bamirësisë së një Dervishi”, i cili u kërkoi bashkëfshatarëve “t’ia ofronin edhe atij një natë prehën çlodhëse”, por që në të vërtetë ai liroi dy femrat. Për këtë ngjarje, Koçollari shfrytëzon edhe një burim tjetër nga R.A.Devanport, i cili thotë se Hankoja dhe Shanica shpëtuan fal ndihmës së një tregtari gjirokastrit të quajtur Malikovo, por që ky i fundit u helmua nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës. Por edhe pse nami i saj “si kurvë” kishte shkuar deri në Stamboll, Kapllan Pasha i Delvinës, ndihet mjaft i kënaqur me krushqinë që ka bërë.

Detaje që përplasen. Përdhunimi i Hankos, interpretimi nga shkrimtarë të ndryshëm

Duket qartë se kronikanëve të kohës u ka shpëtuar një detaj i vogël. Nëse duhet ta marrim të mirëqenë përdhunimin e Hankos, atëherë na rezulton se kur Esmihan Hanëmi u kap rob nga kardhiqiotët, Ali Pashë Tepelena, i cili ka lindur në vitin 1743, duhet të ketë qenë 14 vjeç, (kur i kishte vdekur i ati, sepse pas vdekjes së burrit të saj, Esmihan Hanëmi ngjeshi armët në brez), ndërsa e motra e Aliut, Shanishaja 12 vjeç. Duket e çuditshme kur e mendon se për ç’arsye kjo grua gjatë luftimeve merrte me vete dy fëmijët, Aliun dhe Shanishanë, ndërsa i duhej të luante rolin e prijësit. Nëse marrim parasysh moshën e Shanishasë, 12 vjeç, përdhunimi i saj duket edhe më absurd, sepse në kohën kur rrjedhin ngjarjet, rregullat e moralit ishin aq të forta sa nuk do të kishte shqiptar që do të guxonte për të kryer një akt të tillë, madje nuk gjen të tillë as sot e kësaj ditë, përveçse të sëmurëve psikik. Shkruhet se: “Hankoja së bashku me të bijën mundën të largohen pas një përdhunimi masiv prej burrave të fshatit, vetëm fal bamirësisë së një Dervishi që banonte në atë vend. Ai u kërkoi me mençuri bashkëfshatarëve që të mos diferenconin atë nga të tjerët dhe t’ia ofronin edhe atij një natë prehun çlodhës. Natën që fshatarët i çuan Dervishit dy robinjat, ai menjëherë u krijoi kushte, i shkëputi nga kthetrat e përdhunuesve dhe u hapi shtigjet drejt lirisë së tyre”. (Fragmenti është shkëputur nga libri i Koçollarit, i cili u referohet burimeve të tjera. Vëllimi i parë fq. 162). Por në të vërtetë ku qëndron mençuria e Dervishit?! Cili Dervish do të deklaronte veten imoral, kur nami i tij do të shkonte deri në Stamboll dhe pa asnjë dyshim nga feja e tij do të kërkohej ekzekutimi. Për më tepër, cili nga kardhiqiotët nuk do të dyshonte se me kërkesën “ma jepni dhe mua një natë prehun çlodhës”, Dervishi me siguri kishte synime të tjera atë të lirimit të dy femrave. Për shpëtimtarin e robinjave nuk ka vetëm një emër. Në një version tjetër, në kujtimet e Pukvilit, shkruhet se, “dy robinjat mundën të shpëtojnë nga kthetrat e fitimtarëve falë bamirësisë të një tregtari gjirokastrit, i thirrur Malikovo, i cili pagoi një shumë të konsiderueshme për lirimin e tyre. Vite më pas, më 1870, bën të njohur konsulli francez, Ali Pasha vuri njerëz dhe helmoi tregtarin që kishte shpëtuar nënë dhe motrën e tij, në fshatin Elefterohori”. Këto janë kujtimet e Pukvilit, por edhe në këtë rast, absurditeti logjik, është aq i dukshëm sa të le të kuptosh se është djallëzor. Kujtojmë se Hankoja është kapur rob bashkë me të bijën Shanishanë, por edhe me Aliun e vogël, atëherë si është e mundur që Ali Pashë Tepelena nuk i ka qëndruar mirënjohës. Për këtë rast, në këtë përfundim del edhe Koçollar duke shpjeguar se “Pukvili është nisur nga motivet e njohura të armiqësisë politike të Francës dhe atij vetë, kundër pashait shqiptar”. Një version tjetër të kësaj ngjarjeje sjell, Sabri Godo, ku sipas tij, rrëmbimi i Hankos ka ndodhur kur Aliu ishte vënë në shërbim të pashait të ishullit Negropont, si bylykbash, çka do të thotë se Aliu ishte shumë më i rritur dhe nuk ndodhej në Tepelenë. Në atë kohë Aliu duhej të ishte të paktën 18 vjeç. Cili nga versionet është i vërtetë? Dhe a ka ndodhur në të vërtetë kështu? Kronikat e botës evropiane, të cilat flasin për periudhën e Ali Pashë Tepelenës, tregojnë për zakonet e shqiptarëve se, si silleshin burrat, në rastet kur të kapurit rob ishin femra: “E bukur apo e shëmtuar, shpjegojnë kronikat, e re apo plakë, myslimane apo kristiane, sido që të ishte ajo, për tërë anëtarët e bandës së hajdutëve, ajo apo ato, robinjat qenë një objekt i shenjtë dhe i paprekshëm. Një komandant hajdutësh, i cili kishte dështuar në respektimin korrekt të pengjeve femra duhej të braktisej menjëherë nga trimat e tij përgjithmonë, si një njeri i pandershëm dhe i papërshtatshëm të komandonte luftëtarët”. (Fragmenti është marrë nga Irakli Koçollari, “Policia Sekrete e Ali Pashës, vll 1, fq 75).


© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.



[ Edited Thu Oct 01 2009, 09:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 01 2009, 06:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vdekjet e pashallarëve që sollën në krye të Janinës Ali Pashë Tepelenën





VEPROR HASANI

23/04/2009 A kishte dorë në të gjitha intrigat e ëma, Hankoja apo fati deshi ta përkëdhelë pashain e famshëm shqiptar

Vijon nga dje....

Pas vrasjes së Ali Pashë Delvinës në krye të këtij pashallëku u emërua Mustafa Pashë Delvina. Deri në atë kohë ishin vrarë dy pashallarë të Delvinës, babë e bir. Këtë fat pati edhe i treti. Mustafa Pasha u gjend i vdekur brenda sarajeve të tij. U kërkuan autorët e kësaj vrasjeje, por nuk u gjetën kurrë. Vrasja e pashait mbeti e mbuluar nga misteri. Por edhe për këtë ngjarje nuk kanë munguar kronikat e kohës, të cilat janë shkruar shumë më pas nga dita e ngjarjes, madje pas shumë vitesh. Sipas tyre, edhe në vrasjen e Mustafa Pashës kishte dorë Hankoja. Ajo nuk do të tërhiqej deri sa të shikonte të birin në krye të Delvinës. Por edhe pse u vra edhe pashai i tretë, përsëri Aliu nuk e pa veten në krye të pashallëkut. Pashallarët emëroheshin vetëm me urdhër të sulltanit. Deri në atë kohë emri i Ali Pashë Tepelenës nuk ishte përmendur ndonjëherë në Divanin e Sulltanit. Ai ishte i panjohur për Portën e Lartë. Pas ekzekutimit të Mustafa Pashës, në Delvinë u vendos Selim Pasha, jo vetëm se e thonë kronikat e kohës, por është fakt se ky i fundit u vra nga Ali Pashë Tepelena. Nga Porta e Lartë e Stambollit kishte mbërritur fermani për prerjen e kokës së Selim Pashë Delvinës, sepse ky pasha kishte favorizuar venecianët, të cilët për më shumë se 360 vjet qëndronin të ngulur në ishujt e Jonit, por në armiqësi të përhershme me turqit. Prerja e kokës i ishte kërkuar Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit, e ftoi Selim Pashë Delvinën në shtëpinë e vet dhe aty i preu kokën për t’ia çuar në Stamboll, e megjithatë në krye të Delvinës as kësaj radhe nuk u emërua. Posti që i dhanë ishte ai i Dervenxhi Pashës në Trikallë, por që do të ishte ky post që do t’i hapte të gjitha rrugët për të mbërritur tek një pasha që do të linte të habitur gjithë botën.

Intrigat

Për vrasjet e Pashallarëve të Delvinës, mjaft kronika përpiqen të implikojnë Esmihan Hanëmin, ose siç e thërrisnin ndryshe Hankon, për të cilën mendohet se kërkonte të vendoste të birin në krye të pashallëkut. Mund të jetë edhe kështu, por nuk është shumë bindëse, po të kemi parasysh faktin se trashëgimia kalonte nga një dorë në dorën tjetër vetëm brenda familjes. Faktet tregojnë se vendin e pashallarëve të vrarë e zunë djemtë e tyre. Ç’mund të përfitonte Ali Pashë Tepelena, kur në derën e Kapllan Pashë Delvinës nuk ishte gjë tjetër veçse një dhëndër. Martesa e tij me bijën e Kapllan Pashë Delvinës, në të vërtetë kishte qenë një zgjidhje e merituar për vetë pozitën shoqërore që kishte patur deri në atë kohë. Vetëm për këtë arsye, Aliu nuk mund të priste degën, ku qëndronte e ardhmja e tij. Me vdekjen e Kapllan Pashë Delvinës ai humbiste përkrahjen e një pashai që e kishte fituar me anë të një martese. Emri i Ali Pashait kishte shkuar deri në Stamboll, por atje ishte përmendur vetëm si një kaçak që sillte trazira dhe asgjë të mirë. Askush nuk mund të fitonte gradën e pashait me kaq lehtësi, kur emërime të tilla bëheshin nga vetë sulltani. Që Aliu i Tepelenës, nip i Myftar Pashës, i cili u vra në mbrojtje të interesave të perandorisë turke dhe djali i Veli Pashait që e fitoi këtë gradë pas vdekjes, të arrinte deri tek posti i pashait, së pari duhej të vihej në provë. Dhe rasti e solli. Iu kërkua vrasja e Selim Pashë Delvinës. Sipas dokumenteve të asaj kohe, Ahmet Kurt Pasha i Beratit, ishte ankuar tek Porta e Lartë për Selim Pashë Delvinën, të cilin e akuzonte për lidhje dhe bashkëpunim me venerianët. Dhe letra kundër pashait të Delvinës ishte shkruar jo nga një njeri i panjohur, siç ishte Aliu deri atëherë, por nga Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte një nga pashallarët më të fuqishëm të vendit, një ujk i vërtetë siç e shpjegon dhe mbiemri i tij. Pas këtij denoncimi, Porta e Lartë i kërkoj Ali Pashë Tepelenës ekzekutimin e Selim Pashë Delvinës që nuk është çudi që këtë njeri ta ketë sugjeruar Kurta Pasha i Beratit, me qëllim që në krye të Delvinës të vinin njerëzit e pashait të Beratit, sepse edhe pas kësaj vrasjeje, Aliu nuk u emërua pasha, por Sanxhakbej i Trikallës dhe dervenxhipashë i rrugëve të Pindit, ku pasi vuri rregull dhe siguri në rrugët e Greqisë, e pa veten pasha të Trikallës, ndërsa kërkonte sa më shpejt që të ishte e mundur Janinën.

Kurt Pasha i Beratit

Historikisht është e njohur që mes pashait të Delvinës, Kapllanit, dhe Kurt Pashës ka patur grindje të herëpashershme. Kapllan pasha, vasal i Pashait të Beratit, jo në pak raste i ishte treguar i pabindur, ashtu siç nuk mori parasysh as kërkesën e Sulltanit për të nënshtruar Himarën. Pranohet nga të gjithë se lidhjen miqësore mes Pashait të Delvinës dhe Pashait të Tepelenës, nuk u pa me sy të mirë nga Ahmet Kurt Pasha. Tashmë Tepelenën dhe Delvinën ai i shihte si një rrethim që i bëhej Beratit. Ndoshta mund të ketë qenë kjo arsyeja që ai kërkonte një pasha tjetër në Delvinë, i cili të ishte besnik i tij. Vetëm në këtë mënyrë Delvina dhe Tepelena do të mbeteshin pa ndonjë lidhje miqësie mes Ali Pashës dhe pashallarëve të Delvinës. Gjithsesi në misterin e qindra viteve të shkuara, Esmihan Hanëm mbetet personazhi më interesant për gazetarët e huaj. Me këtë grua ata përpiqen të lenë botën të habitur, të tregojnë se kush ishte Ali Pashë Tepelena, por që në të vërtetë ishte gjenialiteti i këtij njeriu, dashuria më e madhe njerëzore që gëlonte në shpirtin e tij, për çdo njeri që jetonte në pashallëkun e tij. Miqësitë e tij janë kaq të shumta dhe të paharruara aq sa të bën të mendosh se ai kishte lindur nga një nënë që nuk dinte se çfarë ishin intrigat në këtë botë.

Fakte kundër përdhunimit të Hankos

Kapllan Pasha i Delvinës krushqi me një prostitutë?!

“Hankoja është gruaja që meshkujt e Kardhiqit e kapën rob gjatë një luftimi dhe që e përdhunuan për 40 ditë me radhë”. Kjo është njëra nga frazat e shkëputura nga kronikat e kohës ndërsa komentohej Hankoja, nëna e Ali Pashë Tepelenës. Megjithatë nëse marrim parasysh se Hankoja nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një prostitutë, mbetet mjaft i çuditshëm fakti, se si Kapllan pasha i Delvinës pranoi një krushqi të tillë. Tashmë e tutje do të kishte rastin që në shtëpinë e tij, në raste gostish e festash të kishte pranë krushkën, Esmihan Hanëmin, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një prostitutë, e përdhunuar nga meshkujt e Kardhiqit për 40 ditë me radhë, siç shprehen jo në pak raste kronikat e kohës. Gjithkush që është marrë me jetëshkrimin e Ali Pashë Tepelenës, nuk le rastin të përshkruajë anën shpirtërore të kësaj gruaje, pa harruar të përmendë, se Esmihan Hanëmi, ishte kapur rob nga banorët e Kardhiqit dhe të Hormovës, të cilët e mbajtën peng 40 ditë, ku meshkujt e dy fshatrave nuk dihet mirë se çfarë bënë me të. Hankoja, siç e thërrisnin ndryshe, pas vitit 1758, kur i kishte vdekur i shoqi, Veliu, ngjeshi armët në brez dhe u vu në krye, të çetës që dikur udhëhiqeshin nga burri i saj. Pikërisht në një nga këto luftime Esmihan Hanëmi, Aliu i vogël dhe motra e tij Shanishaja, e cila ishte dy vjet më e vogël nga i vëllai, u kapën rob nga kardhiqiotët. Këtë fakt e gjejmë edhe tek libri i Irakli Koçollarit, “Policia Sekrete e Ali Pashës”, fq 161, i cili i referohet William Plomer; “The diamond of Janina-Ali Pasha, 1741-1822”. London,1961, por që në të vërtetë është i përmendur gjithkund ku shkruhet për Ali Pashë Tepelenën. Jo vetëm kaq, Irakli Koçollari, duke iu referuar William Plomer thotë se “dy femrat u kthyen në subjekte të një shfrytëzimi masiv seksual”. Po në këtë libër fq, 162 thuhet se Hankon dhe bija e saj Shanicën, mundën të shpëtojnë pas 40 ditëve “falë bamirësisë së një dervishi”, i cili u kërkoi bashkëfshatarëve “t’ia ofronin edhe atij një natë prehun çlodhës”, por që në të vërtetë ai liroi dy femrat. Për këtë ngjarje, Koçollari shfrytëzon edhe një burim tjetër nga R.A.Devanport, i cili thotë se Hankoja dhe Shanica shpëtuan fal ndihmës së një tregtari Gjirokastrit të quajtur Malikovo, por që ky i fundit u helmua nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës. Por edhe pse nami i saj “si kurvë” kishte shkuar deri në Stamboll, Kapllan Pasha i Delvinës, ndihet mjaft i kënaqur me krushqinë që ka bërë.

© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara





[ Edited Sun Aug 01 2010, 07:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 01 2009, 08:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

une jam i mendimit se do te ishte ma mir me e lan figuren e ali pashes ne hije sepse do te ndikonte ma shum ne afrimin e arvanitasve dhe cameve te tjere ortodox qe jetojn ne greqi me shqiptaret. kajher asht ma mir me pa perpara edhe te kalumen me e anashkalu dhe ne ket rast arritja do jet ma madhore se figura dhe idealet e ali pashes.




Zakonisht me perputhen menimet me ty zotni guest por kam frige se ne kyt rast nuk me perputhen me at qi ke shkru masiper, sepse po te shpjegohem.

Asht fatkeqsi qe historia e Epirit ne linj me Illyricum nuk perfshihet kerkun ne historin Shqyptare pamvarsisht tradhtis, genocidid e asimilimit qe i ka nodh asaj qi ka met prej ksaj rrace qe asht njoft qysh ne kohe te Rroms e Bizantium si Arber-Alban-Arvanitas etj (Shkurt si Shqyptare).

Asht edhe padrejtsi e mashtrim historik qe qeshtja e Epirit vazhdon mu mshef e injoru me qellim (T'pakten kshtu menoj un),kushdo kjoft arsyja ma e marshme me te mira e me te kqija kjo histori besoj se duhet mu sqaru ihere e mire. Pamvarsisht ngatrresave te historis "lamshit historik" Nuk flas i karikum prej patriotizmit apo nacionalizmit sepse qeshtja e Epirit te jugut ka maru perfunimisht se s'ka ma Arvanitas se jan asimilu vet pjesa Ortodokse kurse pjesa Muslimane (Camt) asht vra e shperngule me force ne epir te veriut (sot-Shqypni), por flas sepse asht lane ne terr kjo histori qe i ka taku me ken gjysa e kombit tone, kastan edhe kam pru e vazhdoj me pru shkrime ter marrun prej historis ne lidhje me Epirin e hsitorin e tij bashk me Ali Pash Tepelenen si djali tij.

1) Popullsia e Epirit ka ken 90% Arvanitase ose Shqyptaro-Epiriote ku 35-45 % maksimum kan ken shqyptare-Epiriote ose "Arvanitas" te fes ortodokse e pjesa tjeter ka ken Shqyptare-Epiriote ose Arvanitas muslimane si kan ken t'njoftun prej Grekve e gjithkuj tjeter qe deri ne 1918 jan njoft si "Albanian" edhe prej vet Grekve.

2) Ali Pasha ka marr medalje e emen te porta e nalt sepse ka ken luftar e rufjan i zoti, qi ner tjera ka shtyp ne mnyre barbare kryengritjen kristiane te Sulit qe ka pas nji pjese te mire te saj te mshtetun edhe prej Epirjotve ortodoks Arvanitas ashtu si edhe te rracave tjera.

3) Pamvarsia e shtetit te ashtequjtun Grek u ba vetem mas vdekjes te Ali Pashs por edhe si pasoje e tij, mos te harrojm se Mehmet Alia i Egjyptit (Shqiptar edhe ky) ka mshtet Ali Pashen por mas ramjes te Ali Pashs flota e djalit te Mehmet Alis (Ibrahimit) asht shkatrru prej aleanc Europiane ne mrojtje te popullsis kristiane te Greqis.

4) Veshja nacionale e ushtarbve Grek edhe sot ne Athine me fustanela asht veshje e adoptume prej Arbvanitasve te Epirit kyt e gjen ne tana shkrimet e asaj kohe mas shpalljes t'pamvarsis Greke, mos me than gjysa e qeveris te pare greke mas Shpalljes t'pamvarsis ka ken Epiriote-Arvanitase, ku edhe Micotaqis e Dorjanis si politikan Grek sot jan me komsi Arvanitase

5) Shumica mos me thane krejt tan herojt e clirimit Grek prej Ottomanve kan ken Arvanitas-Epiritot (Ortodoks) "Shqyptare Ortodoks"

6) Genocidi i ushqym prej Grekve kuner Epirjotve apo Arvanitasve Musliman (Camve) asht nimu e ekzekutu prej vet Arvanitasve ortodoks kuner vllazenve te te njajtit gjak por me fe te nryshme Arvanitasve Musliman qe ka ken shumica e popullsis te Epirit.

7) Duhet mu pranu se asimilimi i Arvanitasve Epiriotve Ortodoks asht nimu prej kisht Greke por asht pranu me deshire (arsyt i din ata vete e te part e tyne) prej vet Arvanitasve Ortodoks atje, sa sot s'munesh me gjet ma (Arvanistas apo Shqyptare) ne Epir te Jugut apo ne veri te Greqise sepse tan ta mohojn e tan pretendojn se jan Grek, noshta kan marre e menojn edhe ata rrezikt se jan tu u civilizu apo asht marre me ken Shqyptare e asht ner me ken Grek.

8) Historia e mavonshme e Epirit-Illyricum-Greqis asht e lidhun direkt me Ali Pash Tepelenen, kastan si figure duhet mu studju me te mira e me te kqija sepse asht marre me varros Shqyptart figuren e tij si kena ba na e kan ba Grekt deri sot. Epiri vazhdon mu mulu prej pothujse 100% te historianve si rrac Greke kur dihet se asht fakt i pamohushem qi Epiriot jan njoft gjithmone prej vet Grekve si Arvanitas apo Shqyptare.

Kshtu qe un menoj se Ali Pasha e Epiri qe ai ka lin e udhheq asht pjes e historis Albane ne Ballkan si ka ken gjithmone para 1918 kur u nda ne 2 pjes, ne qoft se ala i thojm vedit Alban na sot me te mira e me te kqija, mire asht me msu na si (Iliro-Alban e si Alban0-Epiriot) prej gabimeve e prej historis tone te kalume me tana gjanat qi ka mren sidomos (Tradhtine e Percamjen mes njani tjetrit e pasojat qi na ka pru kjo tradhti e percamje).


[ Edited Wed May 06 2009, 06:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri May 01 2009, 01:44pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
z. lec per kta fakte qe ke permend nuk kam ca tham. por jam i interesum me e dit se si mendon se mund te afrohena me ata arvanitas dhe cam ortodoks qe kam met dhe qe e njohin vedin per te tille?


Back to top
L - N
Wed May 06 2009, 06:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

z. lec per kta fakte qe ke permend nuk kam ca tham. por jam i interesum me e dit se si mendon se mund te afrohena me ata arvanitas dhe cam ortodoks qe kam met dhe qe e njohin vedin per te tille?



A din si asht nji fjale e urt Angleze qi thote " Do gjana asht ma mire mos me i thane" e prejmen kajhere me duket se asht mire mos me i thane da gjana, se asht marre e faqja e zez me i menu e ja ma me i thane e me i pranu, sepse harro se ca i ka ba Shqyptaro-Epirioti njani tjetrit, e per ca. Harro se Shqyptari arvanitas ka ken kontribusi pothujse krysor ne krijimin e shtetit Grek, por asht edhe ma marre me pa sot se ose jan shum pak ose nuk jan hic, se jan asimilu ne Grek zotni, por edhe ba me ken ta mohojn se jan Shqyptare, per ma shum munesh me pyt ata qe jetojn apo ata qi kan ken ne Veri te Greqis apo ne ish Epirin e Jugut se e kan perjetu vet. Gjithsesi noshta asht mire se jan shkri ne nji komb me Grekt Epiriot e Jugut e nuk ka met gja tjeter vetem me pranu se s'ka ma e se edhe me pas nuk dojn mu njoft si (Arvanitas) "Shqyptaro-Epiriot" (si thash masiper arsyt sepse e bajn kyt pune i dijn ata vet e te part e tyne qi ja u kan lan kyt stafet me nryshimu komsin). Kshtu qi me keqardhje zotni guest di me thane se afrimin qi kerkon ti asht i pamujtun, sepse pamvarsisht se simpatizohem me qellimin tan, kyt afrim se dojn ata vet edhe vet fakti i nryshimit ne pergjithsi te komsis ne Grek te Arvanitasve apo Shqyptaro-Epirjotve e verteton kyt mosdashje.


[ Edited Wed May 06 2009, 06:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri May 08 2009, 01:57pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
z. lec une prep vazhdoj me ken optimist se mundena me u afru me arvanitasit sepse mendoj se prejardhjen e vet e respektojn tan popujt. kurse per ali pashen kam vu re se arvanitasit dhe epiriotet ortodoks kan alergji. nejse nuk mendoj se duhet me i hum shpresat.


Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 02:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

z. lec une prep vazhdoj me ken optimist se mundena me u afru me arvanitasit sepse mendoj se prejardhjen e vet e respektojn tan popujt. kurse per ali pashen kam vu re se arvanitasit dhe epiriotet ortodoks kan alergji. nejse nuk mendoj se duhet me i hum shpresat.



Zotni guest edhe mu m'pelqen si menim e simpatizoj iden e rujtjes te trungut komtare, gjithsesi vetem tuj u bazu ne eksperiencen teme personale qi kam pase ne 1992 ne Jug te Epirit- Camris (veri te Greqis sot) e gjej te shtire fort menimin se noshta ka munsi me i afru trungut komtare Arvanitasit (ish Shqyptart e dikurshem), nejse une noshta jam gabim se kam jetu vetem 3-4 muj ne Greqi athere, e per ma shum rreth problemit te afrimit te Arvanitasve ortodoks sot vetem Shqyptart qi kan emigru ne Greci qysh ne 1990 munen me na diftu taman, kuptohet ne qoft se ka met me na diftu naj gja.

Ju emigrantat qe jetoni ne Greqi ju lutem na diftoni se a veni re e a asht tuj u afru sado pak Shqyptarit qytetari (Arvanitas ne Epir te Jugut) n'Greqi t'veriut apo vazhdojn me mohu kategorikisht komsin Shqyptare. A ka naj shoqat qi munohet me lilidh rrajt Shqyptare apo vetem shifen e konsiderohen Grek shumica e tyne kaqi edhe 99% kan hup edhe gjuhen Shqype.

[ Edited Fri May 08 2009, 02:38pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 01 2009, 09:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Babai i mirë dhe fëmijët e tij



Fransua Pukëvil: | 01/10/2009

Deri më këtu kam shkruar pas tregimeve të dëshmitarëve pamorë dhe pas vetë rrëfimeve të tij historinë e një njeriu që mori nam falë ndihmës së një fati të verbër pa besë e pa fé.

Tani do të flas për ngjarjet që ndodhën pak para zbritjes sime në Epir dhe për ato që i përjetova vetë gjatë një qëndrimi dhjetëvjeçar si konsull i përgjithshëm i Francës pranë vezirit Ali pasha të Janinës.

Tani që kam mbërritur te kjo pjesë e analeve të satrapit të Epirit, tmerrohem nga karriera e përgjakur që hapet përpara meje.

Më duhet të zbuloj sa e sa fëlliqësira, pabesi dhe krime; kaq e vështirë është lënda që duhet të shpalos këtu, saqë, megjithë korruptimin e sotëm të kodeve politike, kam frikë se mos u dukem cazë i anshëm atyre zotërinjve që tallen me nderin dhe gjakun e popujve, sepse, edhe pse në thelb e përçmojnë humanizmin, shpirtrat e tyre janë ende larg së përfytyruari se gjer në ç'skaj arrin një tiran i pafre, vetëm e vetëm që të kënaqë pasionet e tij, i sunduar kryekëput nga ambicia; mirëpo më anë tjetër më duket e domosdoshme që të ndërtoj një tërësi tablosh, disi më pak të neveritshme, duke lënë mënjanë shumë e shumë hollësi të pështira që morali s'i gëlltit dot; arrij të jap kështu jetën e një njeriu që i përket historisë moderne të Greqisë, si për shkak të tërmetit që vuri në lëvizje, ashtu edhe për të këqijat pa numër që solli sundimi i tij, duke marrë kësisoj që në gjallje gjykimin e brezave të mëpasëm mbi të.

Shkatërrimi i suljotëve, atyre që kishin ngadhnjyer për mbi njëqind e dyzet vjet mbi orvatjet e muhamedanëve, e rriti pa masë famën e satrapit të Janinës; bëmat e tij këndoheshin nëpër Shqipëri dhe rrëfeheshin nga njëri skaj i perandorisë në tjetrin. Turqit e quanin shpëtimtari; zëri i lavdisë së tij mbërriti deri te sulltani, i cili mendoi se nuk mund ta shpërblente më mirë fatkeqësinë e të krishterëve të pavarur të Epirit sesa duke i dhënë atij titullin dhe autoritetin e valiut të Rumelisë.

Për të kjo do të thoshte që i jepeshin në dorë mundësi për t'u shquar sërish, pasi në Maqedoni e Thraki bënin kërdinë aso kohe bandat e kusarëve. Kersalët apo Krisalidët, diçka si condottieri, ku përziheshin bullgarë, tribalë e shqehë së bashku, të prirë nga kapedanë kokëkrisur, shkretonin rrethinat e Filipopolisit dhe luginat e malit Pange, duke u shtyrë me shpeditat e tyre deri në Pelagoni. Karvanet s'qarkullonin dot, punët e shtetit ishin pezulluar, kasnecët plaçkiteshin, asnjë autoritet qeveritar nuk njihej më.

Dyshohej se pashallarët e Smokovos dhe të Shkupit kishin interes t'i mbanin e t'i mbështesnin këta kaçakë apo hajdutë; kishte ardhur ora që t'u vihej fre të tilla rrëmujërave. Ja pra ç'detyrë i ra të zgjidhte fitimtarit të Nikopolisit dhe të Sulit; megjithatë, siç do të mësohej më vonë, nderet e shumta fshihnin një prapamendim të qeverisë otomane.

Veziri i Janinës po i bënte si shumë hije kështu, ndaj duke i lajkatuar ambicien krijohej mundësia që ta kompromentonte me një mision, të cilit vetë i trembej; kështu që po të dështonte mund të hiqej qafe, ose edhe të kapej e të likujdohej me t'u larguar nga trevat e qeverisura prej tij.

Ali pasha në të vërtetë nuk kishte asnjë të dhënë për këto plane, megjithatë masat i mori sikur të ishte rrethuar prej armiqsh.

Me ndihmën e fermanit perandorak mblodhi rreth vetes dhjetë mijë ushtarë shqiptarë, me të cilët kaptoi Pindin dhe e vendosi fushimin në Bitolë në pranverë të vitit 1804. Pasi i qëroi zonat rreth e qark nga disa tufa banditësh dhe i bëri sërish tok forcat e ajanëve të Ilirisë e të Maqedonisë këtej Vardarit, e kapërceu këtë lumë në Çuperli.

Mblidhte atë kohë nën flamujt e vet, pos njësive të veçanta, kontingjentet e pashait të Delvinës, vezirit të Beratit, bejlerëve të Myzeqesë, vojvodave të Taulantisë, sanxhakut të Shkodrës, djep trimash; pastaj krerët e Dibrës, Ohrit, Lakulakut, Baksorit, kantoneve të malit Bora, të Kalkanderenit, të Prishtinës, si dhe gjithë spahinjtë e Thesalisë.

Erdhën e iu paraqitën pastaj në shtab, të rusur nga gurrat që ushqejnë lumenjtë e Maqedonisë, kaloria e Seresit, agallarët e trevës së Selanikut, timariotët e Melenikut, të Kavalës, Dhramës, të Demir-Hisarit, Radoviçit, Humlekeut, Dubnicës dhe krejt bajraku i Sofjes: mbërriti kështu te portat e Filipopolisit në krye të një ushtrie me mbi dyzet e tetë mijë vetë.

Fushimin e ngriti jashtë qytetit, mes ultësirës pa anë të Thrakisë, këtu thirri para gjyqit të vet edhe krerët e rebelëve që ishin kapur deri më aty, u preu kokat pashallarëve të Shkupit dhe të Smokovos, burra viganj, të cilëve u trembej personalisht, shkoi pastaj në shpatë disa njerëz kuturu dhe u kënaq që më të rëndësishmit t'i mbante robër.

Në gjithë qytetet nga kaloi pati vënë haraç; kush i afrohej, duhej t'i dorëzonte shuma të majme dhe ky lloj marshimi, sa i çuditshëm aq edhe aktiv, e bëri shumëkënd të mendonte se tani perandorisë do t'i jepej grushti fatal.

Në kampin e tij po dëgjoheshin thirrje të pazakonta; emri i sulltanit zihej në gojë vetëm me përçmim; çdo mbrëmje nën shatorren e Tartar agait të tij këndohej karmanjola, kur papritur mes gjithë këtyre njerëzve të ndarë nga njëri-tjetri prej gjuhëve dhe interesave plasi revolta. Kjo lëvizje ishte pasojë e grushtit që kishte menduar Divani, i cili e quajti çastin të volitshëm për ta qëruar Ali pashën.

Njerëzit kishin rrëmbyer armët dhe ishin nisur drejt shtabit të tij të përgjithshëm, kur papritur ai u doli para rebelëve i rrethuar nga shqiptarët e tij besnikë. "Doni që të dalim nga plogështia?! thirri ai. Jam me gjithë zemër me ju.

Oburra pra, t'i ngrëmë çadrat dhe hajt më ndiqni nga pas; takohemi para Sofjes!" Sa tha këto fjalë, u nis vetë i pari për marshim, i bindur se ai sinjal do t'i shpërbënte pa vonesë njësitë më rebele, që mezi ç'prisnin rastin për t'u kthyer në krahinat e tyre.

Mori pastaj rrugën e Bitolës, ndërkohë që ministrat e padishahut, me frikë në zemër, po prisnin të shfaqej në portat e Stambollit që t'i hynte spastrimit të këtij qyteti, kur mbas pak morën vesh se ishte kthyer mbrapsht përmatanë Vardarit.

Këtu mori frymë i qetë e i lehtësuar dhe i kërkoi Portës që t'i jepnin kartë të bardhë, nëse donin t'u vinte prapë nëpër fushime. U ngutën t'ia plotësonin dëshirën, duke i kumtuar se padishahu, tepër i kënaqur me veprimet e tij, ia tërhiqte fuqitë me të cilat e pat pajosur.

Funksioni i valiut të Rumelisë shihet si titull honorifik nga personat që e marrin; kurse Aliu, njeri që nxirrte përfitim nga gjithçka i binte në dorë, i batërdisi krejt provincat e tij me haraçet që u vuri; ata që duhej t'i dënonte, i lëshoi kundrejt shpërblimesh; ngriti pastaj fortifikata artilerie, që mund të barteshin, dhe u rikthye në Janinë si pati bërë mirë e mirë plaçkë në Rumeli.

Shtrohet pyetja: a mos është vallë fatkeqësia e një vendi më e madhe kur është i lig kreu, apo kur janë të ligj favoritët e tij? përgjigja mund të jetë e lehtë, nëse pranohet që nënshtetas të emancipuar ndodh edhe të vënë në krye të tyre një princ vesemadh; kjo për arsye se sahanlëpirësit pa besë e pa fe shtrëngohen të jetojnë jashtë shoqërisë, ashtu si edhe izraelitët, të cilëve Hyu u shpifi sëmundje të rënda për shkak të idolatrisë së tyre.

Në oborrin e Aliut, sikundër në oborret e gjithë tiranëve, ndesheshe vetëm me hipokritë, besëqenër dhe bukëshkalë: si ustai ashtu dhe çirakët ishin të zhgjyer në krim. Sapo që u kthye në sundimet e veta, doli para epiriotëve si ndonjë baba i mirë që kënaqet sa herë sheh rishtas fëmijët.

Kërcitën festat dhe ahengjet në begati e hare, me po ata njerëz që do të kishin kënduar e vallëzuar njësoj sikur të merrnin vesh se ia kishin prerë kokën në Stamboll e ia kishin ngulur te porta perandorake e gropës së kufomave, aty ku marrin fund përgjithësisht ambiciet e mëdha.

Edhe ai vetë ishte i bindur kryekëput për këtë të vërtetë; andaj edhe ulja e disa taksave, që kishte premtuar në kohën e rrezikut, u shty për më vonë, ndërkohë që puna angari jo vetëm nuk u mpak, por u përhap si kurrë ndonjëherë.

Kështu, prej këtij forcimi të pushtetit të tij tani e tutje Epiri do të ndjente qetësinë e shtypjes; ngushëllimi i vetëm i fshatarëve ishte kur shihnin se si rrënoheshin kullat e bejlerëve, shtypësve të dikurshëm, të cilët, njësoj si ata, u vunë nën nivelin e despotizmit që, bashkë me anarkinë, pranon për popujt vetëm barazinë e mjerimit.

Si vuri poshtë të mëdhenjtë, Aliut i mbetej të thyente disa qëndresa të vockla aty-këtu dhe, nën fajësimin banal të bashkëpunimit me suljotët, me akuzën se kishin ndihmuar armikun, ua hëngri kokat njëri pas tjetrit pronarëve të pasur të Akarnanisë dhe Etolisë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP




Bajroni, flirtet me djemtë e oborrit të Ali Pashës




Vendosur: 01/10/2009 - 08:06

Përvjetori i dyqindtë i udhëtimit nëpër Mesdhe, ka rikthyer sërish vëmendjen karshi një prej figurave më interesante të botës letrare, Lord Bajronit. Ky udhëtim e bëri atë të njohur si poet. Viseve të Mesdheut u frymëzua për të shkruar poemën e gjatë "Çajld Harold", që e bëri atë të famshëm, nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky udhëtim e bëri atë të njohur dhe të diskutuar edhe si njeri. Letërkëmbimet me të ëmën, apo miqtë e tij hedhin dritë mbi jetën personale të poetit, e cila duket se nuk ka qenë edhe aq e përkorë. Kur pak kohë më parë aktori britanik Rupert Everet tregoi në një dokumentar për aventurat skandaloze të poetit, iu hodhën në grykë bajronistët anë e kënd Britanisë e më gjerë. Por disa letra të shkruara nga vetë Bajroni, të cilat sapo kanë dalë në dritë shkojnë në rrjedhën e Everetit. Bëhet fjalë për një seri letrash, të cilat do të dalin në ankand e që hedhin dritë mbi jetën intime të poetit. Në këto letra që ia dërgonte mikut të tij klerik, Francis Hofgson, tregohen histori "pikante" me shërbyese, udhëtime. Por nuk mbetet pa përmendur dhe haremi i famshëm i Ali Pashë Tepelenës me "200 gra e shumë djem". Kleriku konservator që kishte marrë letrat, ndoshta është ndierë ca i shokuar: në to tregohen detaje të një marrëdhënieje dashurore me një shërbyese, përshtypje plot kolorit për të huajt dhe sarkazma letrare.
Por edhe ndoshta jo. Mbi të gjitha, dërguesi ishte Lord Bajroni. Është i njohur nami i poetit romantik superstar për zbulimet seksuale, talljet për portugezët ("shumë vese, përveç morrave dhe marrëdhënieve seksuale të panatyrshme") dhe komenteve thumbuese për rivalin e tij, Wordsworthin (Turdsworth").

Sipas Dawn/The Guardian News Service, shtëpia e ankandeve "Sotheby" është duke organizuar ankandin e serisë më të rëndësishme të letrave të Bajronit, disa prej të cilave të papublikuara deri më sot. Ato u blenë nga ish-kryeministri Earl of Rosebery në 1885 dhe mbetën në familje deri më sot. Letrat hedhin një dritë fantastike mbi një nga figurat më karizmatike të letërsisë, një njeri i përshkruar nga e dashura e tij Lady Caroline Lamb si "i çmendur, i keq dhe i rrezikshëm për t'u njohur". Letrat e Rosebery - të gjitha dërguar shokut të tij të ngushtë Francis Hofgson - nuk të zhgënjejnë.

Gabriel Heaton, specialist pranë "Sotheby" thotë për Dawn/The Guardian News Service, se "Bajroni qartësisht i ka dhënë liri vetes të shkruajë gjëra disi fyese për një klerik, por kjo të jep mundësinë të kuptosh thellësinë e miqësisë që ata kishin. Aty ka një intimitet të vërtetë". Mësohet se gati 15% e përmbajtjes së këtyre letrave është e papublikuar dhe e pastudiuar ende. Aty përfshihet edhe rrëfimi për një marrëdhënie dashurore të Bajronit me një shërbyese të re, Susan Vaughan, lidhje së cilës ai i dha fund kur dëgjoi se ajo shihej me dikë tjetër.

Sipas Heaton: "Parimisht ai e mori atë për dashnore dhe ai asnjëherë, në asnjë rast, nuk është shprehur se do t'i qëndronte besnik asaj, por ai priste që ajo t'i ishte besnike atij dhe kur dëgjoi fjalë, që nuk i ishte besnike, e pushoi nga puna". Në një letër tjetër Bajroni flet për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe Ali Pashën, sundimtarin që e impresionoi atë si një njeri i mbushur "me 200 gra dhe me shumë djem, shumë prej këtyre të fundit i kam parë se ç'krijesa të bukura që ishin".

Në këto letra ka edhe shumë thashetheme e prapaskena nga bota letrare. Bajroni dhe poetët e tjerë të njohur të kohës, si Robert Southey dhe William Wordsworth mund të ishin të gjithë romantikë, por ama nuk ishin miq. Në letrën e fundit ai tregon me zemërim për denigrimin e poetit që ai e admironte shumë Alexander Pope, nga poetët Southey dhe Wordsworth, apo si shkruan ai "Southey dhe Wordsworth, këta renegatë mashtrues".

© Gazeta Panorama


[ Edited Sun Aug 01 2010, 07:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 05 2009, 12:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rilindasit dhe Ali pasha





Ardian Klosi | 05/10/2009

Në përgjithësi, rilindasit shqiptarë, qoftë arbëreshë të Italisë së jugut, qoftë përfaqësues të kolonive të ndryshme të kryeqyteteve evropiane e ballkanike, qoftë pjesëtarë të administratës dhe elitës së Turqisë, ishin iluministë dhe Evropën e përparuar e shihnin si ideal të vetëm për kombin dhe shtetin e ardhshëm shqiptar.

Kjo vetiu i bënte të ishin entuziastë për figurat më të ndriçuara të Renesansës e të Iluminizmit, të Revolucionit Frëng, filozofëve dhe ideologëve të Kohës së re. Sikurse kuptohet lehtë, përfytyrimet dhe vlerësimin për Aliun ata i morën në radhë të parë nga vepra e Pukëvilit, ajo e Liikut dhe disa bashkëkohësve të tjerë evropianë, që arritën ta njohin mirë pashain e Janinës.

Bie në sy veçanërisht, qëndrimi i qartë e i prerë i Sami Frashërit në artikullin e tij për Aliun te Enciklopedia Turke (Botuar te libri: Sami Frashëri, Personalitete shqiptare në Kâmûs al-a'làm, Shkup 2002). Pasi përmend faktet kryesore të jetës së tij ashtu siç i gjejmë te Pukëvili, kryeideologu i Rilindjes sonë kombëtare vjen në këto përfundime: "Ali Pasha megjithëse ishte njeri analfabet dhe pa shkollë, ka qenë shumë i zgjuar dhe i zoti.

Në vendet që ka qeverisur, ai ka siguruar qetësinë, ka përmirësuar rrugët dhe ka ndërtuar shumë fortesa, ura dhe godina të mëdha e të forta. Por ka qenë deri në gradën e fundit keqbërës, i egër, gjakpirës dhe intrigant, në sytë e tij bëheshin tortura të tmerrshme e të shumëllojshme, nga të cilat kënaqej duke i parë.

Sa i rritej forca, pushteti dhe pasuria, aq i shtoheshin dredhitë dhe intrigat dhe shumë njerëz i fuste në dorë me mënyra djallëzore madje dhe i zhdukte. Shumë herë bënte që të vritej vëllai me vëllanë dhe pastaj atë që mbetej gjallë e dënonte me vdekje. E tillë ka qenë ngjarja e kardhiqiotëve.

Kudo që gjendej në Shqipëri një familje e parë, me influencë dhe e denjë, Ali Pasha nuk mund ta duronte, prandaj niste dhe zhdukte pjesëtarët e saj, ose e dëbonte familjen haptas, apo me dredhi dhe intriga.

Ata që mbeteshin, për të shpëtuar nderin dhe jetën e tyre, shtrëngoheshin ta linin vendin dhe iknin në vende të largëta. Popullsia e vobekët nga keqbërjet e ndryshme e sidomos nga punët angari, nuk mund të ngrinte kokën. Vajzat dhe gratë e bukura, duke e quajtur bukurinë e tyre një faj të madh dhe shkaktare të fatkeqësisë, qenë shtrënguar të fshiheshin..."

Nuk mund të thuhet se Sami Frashëri i shkroi këto radhë që të konformohej disi me politikën dhe historinë zyrtare të Perandorisë osmane. Nga njëra anë, duket qartë në gjithë artikullin qëndrimi i tij i iluminuar kur gjykon për shtetin, për burrin e shtetit dhe virtytet që duhet të ketë ky ndaj popullit që udhëheq; të kundërtat gjen tek Aliu, ndaj dhe penelatat janë të forta, pak a shumë siç i ndeshim te Pukëvili.

Nga ana tjetër, nuk mund të mendohet kurrsesi se ka patur droje në të shkruar ky frashërlli që në veprën e tij "Shqipëria çka qenë ç'është e ç'do dë bënetë" e paraqiti Perandorinë osmane si një karabina të mbaruar e cila duhet të shpërbëhej një orë e më parë e shqiptarët të përfitonin prej kësaj.

Aq më pak, mund të pritet droje te një përfaqësues tjetër i rëndësishëm i Rilindjes kombëtare, për një kohë edhe guvernator i Libanit në shërbim të Perandorisë, Pashko Vasa.

Tek flet për Kara Mahmutin e Shkodrës dhe Ali pashën, ai shënon: "Njëri sundonte mbi Shqipërinë e Sipërme dhe tjetri mbi të Poshtmen, me pak ndryshim si feudalët e mëdhenj të mesjetës. Që të dy ditën të bashkonin elementin mysliman dhe elementin e krishterë në të njëjtën ide patriotike dhe në të njëjtin vrull për lavdi ushtarake...

Por rivaliteti që ishte shfaqur midis tyre ua hëngri kokën më në fund, ata ishin bërë tiranë, qeverisnin vendin me një despotizëm të tepruar dhe populli i braktisi në dënimin që u dha sulltani".


(Pashko Vasa, Vepra Letrare 1, Tiranë 1987, fq.95-96).
Një tjetër frashërlli dhe përfaqësues i kombëtarizmës, Mehdi Frashëri vjen në këtë përfundim te "Një studim kritik për vrasjen e Ali Pashës": "...Një nga këto fuqi jashtëqëndrore ishte edhe ajo e Ali Pashës.

Ky faqeza thoshte se ishte Asllani i Dovletit, por në realitet mpronte me qëllim që të çdukte fuqitë lokale të Toskërisë dhe, si të mbetej i vetëm, kur t'i vinte rasti, kundrejt Turqisë deklaronte indipendencën e tij, si një satrap që përfiton nga rasti dhe jo si një burrë-shteti që ka për qëllim ringjalljen e Kombit të tij, nën kryesinë e tij" (te Walsh, R., Koka e Ali Pashë Tepelenës dhe rrethanat e vrasjes, Tiranë 1934.).

Për njerëz që e kanë vënë si qëllim të jetës së tyre ngritjen në këmbë të kombit është e natyrshme që shembulli i Aliut nuk entuziazmon: satrap që përfiton nga rasti dhe jo një burrë-shteti që ka për qëllim ringjalljen e Kombit - ja një përkufizim që është e vështirë ta lëvizësh.

Ali pasha nuk përfaqësoi ose nxiti idealin kombëtar - përveçse ndoshta në fund të jetës, kur e gjeti veten ngushtë dhe Porta kishte kthyer armët kundër tij. E pra duke mbajtur parasysh të gjitha këto, ai nuk mund të ishte ideal prapavajtës i rilindasve tanë, një shembull që provonte aftësinë e shqiptarëve për t'u vetëqeverisur; ndryshe ndodhi me Skënderbeun, në të vërtetë e vetmja figurë politike nga e kaluara që mund t'i shërbente zgjimit dhe bashkimit të shqiptarëve.

Mirëpo nuk është gjithkund kështu. Për çudi ndeshim një gjykim krejt të kundërt te një tjetër kampion i kombëtarizmës, Faik Konica, sikurse në artikullin e tij "Ali Pasha i Tepelenit": "Shqiptarët u ngjallnë, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundim të tij... Shihet sheshit se mendimi i tij qe çlirimi i Shqipërisë... Provat gjenden me qindra në jetë të Ali pashës...

Princi i Meternikut, kancelari i athershëm i Perandorisë austriake shkruan në kujtimet e tij: ‹Ali pasha më dërgoi më 3 mars 1822 një njeri të besës me një letër... për të bërë një konstitucion për Shqipërinë›..." (Albania 1902, shih Vepra, Tiranë 1993):
Më 3 mars Aliu nuk jetonte më, vetëm koka e tij rrinte e ekspozuar prej 23 shkurtit në hyrje të Portës perandorake.

Letra e Aliut për princin e Meternikut dëshmon edhe një herë që të vetmet shprehje të kombëtarizmës ose për një Shqipëri të pavarur (më saktë për një Shqipëri-Greqi të pavarur) ai i lëshoi kur humbi çdo përkrahje nga Stambolli dhe kishin ardhur t'i merrnin kokën.

Këto fakte prapëseprapë nuk e pengojnë Konicën të vijë në përfundimin: "është turp të ndodhen njerëz të lindur shqiptarë që përpiqen të pakësojnë fytyrat që i dhanë shkëlqim Shqipërisë... Por kur mendohemi se çfarë shqiptarë janë ata që duan të mbulojnë me këlbaza emrin e luanit që i vuri sëpatën Turqisë, shpejt ngushëllohemi".

Mjetet me të cilat operon Konica në këtë artikull propagandistik janë ato të propagandës. Thotë p.sh.: "Njerëz si lord Bajroni, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolf i Suedisë e kishin për nder të piqeshin me të" - mirëpo dihet fare mirë se për t'u pjekur vetëm Bajroni u poq me të, kurse simpatitë që mund të kenë shprehur dy të tjerët, ndryshojnë nga takime reale që kurrë nuk ndodhën.

Mendoj se çelësi që shpjegon admirimin e Ali pashës nga Konica, ky europian kaq i kultivuar, vetë armik i dhunës e i gjakderdhjeve mes shqiptarëve, gjendet te prejardhja e tij: e ëma e Aliut, Hankoja, ka qenë nga dera e bejlerëve të Konicës.

Shkruan ai vetë te "Autobiografi e Faik Konicës" (1922, Vepra, f. 5-7): "Shtëpia nga e cila lindi Faik Konica është jo vetëm një nga më të vjetrat e Shqipërisë dhe të Epirit, po dhe një nga më të nderuarat për të shkuarën e saj të pastër.

Duke qenë se e ëma e Ali Pashë Tepelenës ishte prej kësaj familjeje, të gjithë biografët inglizë, frëngj dhe grekë patnë rastin të flasin për derën e Bejlerëve të vjetër të Konicës dhe të gjithë me një zë e mburrin." Në vijim mësojmë se stërgjyshi i Faikut, Sulejmani e ka patur hallë Hankon, të ëmën e Aliut.

Në këtë pikë mund të themi se Faik Konica ngjan me jo pak shqiptarë që mburren për të parët e tyre fisnikë, pavarësisht ç'mund të kenë bërë këta të parë.

Nuk mund të thuhet se Faiku ka qenë i vetëm në admirimin e tij për Aliun; vlerësim pozitiv gjejmë edhe më parë p.sh. te Dora d`Istria ("Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore", artikull në Revue des deux mondes, 1866), ku autorja e quan një burrë shteti të krahasueshëm me burra të tjerë shteti europianë.

Studiuesja Nathalie Clayer në veprën e saj "Fillimet e nacionalizmit shqiptar" (aktualisht në shtyp) vëren: "Fabrikimi i "panteonit kombëtar", filluar shumë më parë se 1896-a, përmblidhte personazhe të tilla si Aleksandri i Madh, Pirroja, Bushatllinjtë dhe Ali pashë Tepelena..."

Edhe pse ndër rilindasit admiruesit e pashait të Janinës, si njeri me aftësi të jashtëzakonshme që u përpoq për një shtet të mëvetshëm shqiptar, janë një pakicë, në tërësi mund të thuhet se deri në Luftën e dytë botërore, për këtë figurë mbijetuan dy lloj vlerësimesh herë-herë diametralisht të kundërta.

Sido të ishte, librat e Pukëvilit, biografit kryesor të tij, asnjëherë nuk u vunë në diskutim

Historia e vezirit të tmerrshëm. Nga "Historia e ringjalljes së Greqisë", shqip prej A. Klosit


Ethet e luanit dhe ëndjet e zotërisë

Nga Libri I, kapitulli i tretë

Si ra Janina nën thundrën e Aliut, zakonet e rrepta të vendit erdhën e u këmbyen nga një shthurje e paparë.




Satrapi, i braktisur prej Eminesë, të cilën e kishte degdisur në thellësi të pallatit (diçka që ndodh shpesh me gratë e kurorës që s'kanë më pjesë në asgjë pos në rropatjet shtëpiake), satrapi e mbushi haremin e vet me një luzmë hanëmesh që i kishte zgjedhur si ia donte ënda; dhe pikërisht ai që mburrej se s'kish njohur tjatër femër për një kohë të gjatë veç gruas së vet u lëshua në vorbullën e epsheve.

Nuk kam dashur tjetër veç Eminesë, e kam dëgjuar të thotë shumë herë, por Janina më mori në qafë, shtonte dhe zgurdullonte sytë e ndezur irnimi. Qejfet e thjeshta i hapnin përditë oreksin për qejfe edhe më të mëdha dhe kështu nga çorodia në çorodi dukej sikur po rrokullisej në një orgji të vetme pa fre.


Dilte natën nëpër qytet, tebdil si bakall, dhe binte në krahët e atyre krijesave që kurvërimi i bën të pështira, po prapë jo aq të pështira sa ganecët, që damkën e tyre e përdorin për të fryrë xhepin, sepse në Turqi strofulla të tilla turpi gjenden nën mbrojtjen e policisë dhe agjentëve të saj. E diktuan një ditë nën vello disa gra greke që po ndihnin në shërbesë fetare, e qysh atë ditë çdo shtëpi u kthye në një burg seksi...


Bijtë e tiranit hapën edhe ata vetë, duke shkelur në gjurmët e babait, shtëpi shkandullirash; festat që shtronin aty ishin thjesht ziafete e ruspihane, dhe i gjithë qyteti, i mësuar në kohën kur anarkia mbretëronte brenda mureve të tij vetëm me trokëllimat e armëve, tani jehonte nga këngët e ciganëve dhe nga gërvëret e qemoneve të tyre.


Myftari kishte namin e kryesarhoshit; do ta kishte zbrazur edhe vetë kupën e Herkulit - sepse e kam dëgjuar me veshët e mi kur lëvdohej se pat pirë dikur një kacek të tërin me verë, si ishte dëndur njëherë mirë e mirë me të ngrëna dhe të pira të tjera.


Le që nuk mbaronte këtu ngjashmëria me heroin maqedonas, pasi një herë, në një nga orgjitë e tij, kishte vrarë edhe seliktarin e vet, që e kishte mik vegjëlie dhe shok të ngushtë.


Kurse Veliu, të cilit i kishin përkthyer librat më lapërdharë të Europës, udhëhiqej në jetë vetëm nga këshillat e një greku, njëfarë Qirikosi, i cili e kishte për mburrje të tregonte si kishte provuar të kryente atë incestin që i pat nxirë derën Edipit fatkeq, ia kishte arritur bile, pa i rezistuar shumë ajo që i pat bërë kokën.


Edhe më mizor se tigri, Veliut i këndej shumë ta trazonte dhimbjen me epshin, t'i gjakoste me kafshime buzët e femrës që përdhoste e t'i shqyente me thonj trajtat që sapo kishte ledhatuar; ende mund të shikoje në kohën time një nga viktimat e afshit të tij, së cilës, pas një përqafimi të zjarrtë, i kishte këputur veshët: Katerinë veshprera, këtë llagap i kishin vënë asaj femre.


Shkanduj si këta dukej sikur paralajmonin tatëpjetën e shpejtë të racës tepelenase; por fundin e tyre, siç do ta shohim më vonë, e kishte llogaritur mirë Aliu, që kishte si qëllim kryesor shthurjen e një popullsie të tërë, duke ngjitur pas pjesës tjetër të epiriotëve, pasi i ndante nga zakonet e tyre, janiniotët, ata banorë që, ç'është e vërteta historike, e kanë mbajtur shtratin martesor dhe vatrën familjare të dlirë qysh nga koha kur sorkadhet kaoniane preheshin në krah të bashkëshortëve të vrazhdë që për ushqim të vetëm kishin lendet e lisave nga malet e tyre.

Nga Libri II, kapitulli IV


...Ia kapërthejnë shpirtin tmerret e ferrit sidomos kur është i sëmurë; i përhihen në kokë Eumenidet, sheh në ëndërr se si ngrihet mbi kryet e tij dora e një Zoti shpagues. Shan e mallkon veten, nxjerr ca rënkime të gjata nga kraharori; thërret mjekët që t'i vijnë pranë, i quan ata vëllezër, u lutet ta shpëtojnë, u premton se do t'i ngarkojë me të mira. Liron të burgosur, kërkon të falen për të dervishë, po aq edhe të priftërinj. „


At i shenjtë, i tha një ditë mes këtyre krizave Gabrielit, kryepeshkopit të devotë të Janinës, at i lartë, kam parë në ëndërr virgjëreshën e Kosovicës, e ajo më dha urdhër ta ngrë sërish kishën që të lanj fyerjen e rëndë që u kam bërë kallogjerëve të saj; jam gati t'ia përmbush vollën, po si ta çvendos shëmbëlltyrën e saj?"


- Kryepeshkopi iu përgjigj se do të shkonte ai vetë në manastir, do ta merrte që aty shëmbëlltyrën çudibërëse dhe do ta çonte në tempullin e vet, sapo që të rindërtohej. - „O derëziu ti, krimatozmene, bërtiti, ka për të të bërë pluhur e hi, se ishte një llahtarë e po kanosej si mos o Zot..."


Urdhëroi që ta kthejnë menjëherë atë që u kishin marrë kallogjerëve, iu përgjërua Gabrielit që të lutej fshehurazi për të që t'ia arrinte faljes së mëkateve. Mirëpo, sapo që bëhej më mirë dhe i fashitej lemeria, s'vononte t'i padiste mjekët për paaftësi, sepse kështu kursente shpërblimin për ta.


Sa i pafe aq dhe mosmirënjohës, i hidhte përsëri në hekura fatzinjtë që kishte çliruar; dhe me ca pak të holla mendonte se i kishte shpërblyer lutjet në të mirë të shëndetit të vet.


Sëmundjet e satrapit, ashtu si dhe gjumi, megjithë përdhosjet që i shoqërojnë, kanë të mirat e tyre, pasi për sa kohë zgjasin, populli dhe gjithë të shtypurit mund të marrin njëçikë frymë. Por temperamenti i tij pëson, veç këtyre rasteve, edhe një krizë që riprodhohet në kohë të caktuara.


Ashtu sikundër mund të kuptohen shkundullimat e nëndheshme nga disa shenja ogurzeza, po ashtu llokoçitja e zemëratës gulçonjëse të tij mund t'i diktohet nga një si ngjyrim i errët i mendimeve.


Tërhiqet atëherë brenda kthinave të veta dhe si mjerë ai që shkon t'i flasë për çështje pune. Këto çaste, kur shpërthejnë ethet e luanit, vijnë zakonisht në çerekun e fundit të hënëzimeve, kur afrohet stina e shirave ose kur ka fryrë disa ditë me radhë era ligështuese e shirokës.


Mileti hamend që tani do të pllakosin të zeza. Gratë, djemtë, agjentët i qasen tiranit duke u dridhur kokë e këmbë; pyesin njëherë nëse ka fjetur, nëse merr frymë mirë; dhe të gjithë përgjojnë çastin kur mërzitia i dyfishohet, sepse këtu kuptohet që kulmi u kapërcye.


Atëherë ai thërret shortarët e vet, i pyet, u tregon ëndërrat që ka parë, dhe, si dëgjon ngushëllimet që i japin me përgjigjet e tyre, i kthehet sërisht qetësia në shpirt. Përqafon me et përgjigjet që i falin zullumet e pushtetit të tij, i thith me ngazëllim të tjera që i premtojnë një jetë të gjatë, sepse mendimi i vdekjes është për të vetëm tmerr.


Fillon atëherë sërish rrjedhën e potershme të ëndjeve dhe punëve; pallati ushëtin nga këngët e ciganëve dhe kërcimet e akrobatëve; varret kanë mbyllur rrasat; ekzekutimet kanë ndalur; ai është rishfaqur në skenë me qejfe dhe ahengje. Pa ruajtur asnjë etiketë, pa zgjedhur asfare, zbret nga shkallët e madhështisë së tij në shkallaret më vulgare të shoqërisë.


Fton vetveten te sofra e kryepeshkopit, i cili gjatë gjithë darkës duhet të rrijë në këmbë, te bejlerët që duhet t'i shërbejnë më gjunjë; në shtëpi të primatëve grekë, të cilët i quan skllevër.

Nuk e përçmon as gostinë e çifutëve, atë të kundraxhiut të vet, të rrobaqepësit e të kujtdo zanatçiu tjetër, sepse pas këtyre gostave ka edhe peshqeshe (Dhuratat e zakonit në të tilla raste janë dy-tri palë mbathje dhe po kaq këmisha.


Por në qoftë se Lartësia e Tij shkon me mirësinë e vet deri aty sa të rruhet në shtëpinë e ndonjërit, ky favor kaq i përpjetë meriton si dhuratë ibrikë dhe një takëm të tërë kafeje në serm, pa harruar edhe bakshishin për berberin, i cili në oborrin e satrapit, ashtu si dhe në atë të sulltanit, është një personazh shumë i rëndësishëm.).


Nuk mungon në asnjë nga dasmat e shërbëtorëve të vet, të spiunëve dhe të shatërve, që i marton vetë duke u dhënë plaçkë nga trashëgimitë e veta të panumërta.


Porse as nderi që u ka bërë, as të mirat që i janë shtruar, as damka që u ka vënë më se një herë familjeve fatkeqe me ardhjen e tij, nuk e pengojnë që të nesërmen t'i hedhë prangat mikpritësit, në qoftë se kështu i thonë trillet ose interesat e tij.



© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sun Aug 01 2010, 07:56am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Xhulio8
Mon Oct 05 2009, 12:37pm
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓

Registered Member #3289
Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pm

Posts: 5265
nejse
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5020 sec, 0.0930 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,610kB