Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ismail Qemali
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
scutari82
Wed Jul 02 2008, 03:33pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.


Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.


28 nëntor, 1912U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.

Delegatet qe nenshkruan deklaraten e pavaresise ne 28 Nentor 1912 jane: 1)Ismail Qemali 2)Kacorri(Dom Nikoll Kacorri) 3)Abdul Aziz Vehbi(Vehbi Dibra) 4)J.Karbunara 5)Elmas Boco 6)Vehbi Arci 7)Qazim Kokoshi 8)J.Minga 9)Rexhep Mitrovica 10)Nebi Sefa (Lushnja) 11)Abdi Toptani 12)Abas Dilaver(Qelkup-a) 13)Mi'hat Frasheri 14)Shefqet Daju 15)Zihni Abas Kanina 16)Xhelal Kopernacka 17)Hajredin Cakrani 18)Qemal Elbasani (Karaosmani) 19)Iljas Vrioni 20)Salih Gjuka 21)Dhimitër Berati 22)Dhimitër Emanuel (Mborja) 23)Dimitri Zografi 24)Murat Toptani 25)Pandeli Cale 26)Luz (Luigj) Gurakuqi 27)Bedri Pejani 28)Spiro (don) Ilo 29)Thanas Floqi 30)Lef Nosi 31)Dr.H.Myrteza 32)Nuri (Sojliu) 33)Mustafa Asim Kruja 34)M.Ferid Vokopola 35)Ymer Deliallisi 36)Xhemaledin (Xhemal Deliallisi) 37)A.Rruci 38)Zuhdi Ohria. Dy emra te tjere ne deklarate jane te padukshem qarte.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Qemali"


[ Edited Wed Jul 02 2008, 04:36pm ]
Back to top
L - N
Sun Jul 27 2008, 12:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Te lumshin durt scutary82 zotni i nerum per temen dhe pershkrimin e masiperm

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
West****
Sun Jul 27 2008, 12:59pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Ismail Qemali ka per te mbetur ne historine e shqiperise per menqurine ,inteligjencen , patriotizmin , vullnetin, atdhedashurine , qe sot po them se po humbet si shume sidomos tek politikanet tone mendjemedhenj .
Back to top
utter
Fri Oct 31 2008, 12:54am
utter

Registered Member #1737
Joined: Fri Mar 21 2008, 11:05pm

Posts: 321
ismail qemali ishte nje njeri qe fati e deshi te lindte ne shqiperi

shoke! kemi ne mes tene
shum' armiq' e tradhetore
popo!mos u qofte thene !
veç qe s'kane gje ne dore!

Back to top
L - N
Mon Jan 26 2009, 07:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ismail Qemali, Sekretet e jetës së plakut të Shqipërisë

» Dërguar më: 26/01/2009 - 14:23

Darling Ismail Vlora

Ismail Qemali lindi në Vlorë, më 24 janar 1844, në një nga familjet më të lashta të Shqipërisë. “Themeluesi i famil
jes Vlora, nga e cila rrjedh unë, -kujton Ismail Qemali, -ka qenë Sinan Pasha, i cili, pasi kishte qenë Vezir i Madh, erdhi në Vlorë, në kohën e Sulejman Madhështorit, në cilësinë e Kapudan Pashait, ose Admiralit të Madh të Flotës. Ai u vendos përfundimisht aty, deri sa vdiq”(1). Që nga ajo kohë, për gati 5 shekuj, “gjejmë pothuaj pa ndërprerje 18 anëtarë të kësaj shtëpie në ofiqin e mëkëmbësit të Sulltanit në Vlorë (shpeshherë edhe të bashkuar me atë të Elbasanit dhe Delvinës). Edhe kur ky post nuk mbahej nga ndonjëri prej anëtarëve të kësaj familje, në kështjellën e Kaninës do ishte gjithmonë një i tillë si zëvendës (myteselim) i sanxhakbeut në fuqi...”(2).

I ati i Ismail Qemalit ishte Mahmud bej Vlora (1812-1866) ndërsa nëna, Hedie hanëmi, vajzë e Tahir bej Libohovës, nga familja e njohur Arsllan-Pashali, Vezir të Janinës.

Më 1847, Porta e Lartë vendosi të zbatojë në Shqipëri ligjin themelor, njohur me emrin Tanzimat, të cilin Sami Frashëri e kishte quajtur “robërim të dytë të Shqipërisë”. Ky ligj, midis të tjerave, impononte taksa direkte dhe shërbimin e detyruar ushtarak, gjë që ra ndesh me interesat e fisnikëve, por edhe të mbarë popullsisë shqiptare. Për rrjedhim shpërtheu kryengritja e përgjithshme, e njohur në historinë tonë si “kryengritja popullore kundër reformave të Tanzimatit”. Mahmud bej Vlora ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, përkrah Rrapo Hekalit e Zenel Gjolekës.

Pas luftimesh të gjata forcat perandorake arritën ta shtypin kryengritjen dhe për pasojë “të gjithë krerët e aristokracisë, si dhe paria që kishin marrë pjesë në kryengritje, u arrestuan dhe u internuan në Konia të Azisë së Vogël, ose u burgosën në Stamboll. Familjet e krerëve kryesorë u internuan në Selanik dhe në lokalitete të ndryshme të Maqedonisë”(3). Mahmud bej Vlora, së bashku me kushëririn e tij, Selim Pasha Vlora, “u arrestuan dhe u dërguan në Manastir, ku ishte qendra e përgjithshme ushtarake e korparmatës së Rumelisë”(4).

Pas arrestimit të Mahmud beut, familja e tij u urdhërua të largohej nga Vlora dhe të vendosej në Selanik. Në këtë qytet ata gjetën mbështetjen e madhe të konsullit francez, Grasset(5), i cili kishte patur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. “Kur mori vesh që po arrinim, -kujton Ismail Qemali, -na doli përpara me një karrocë e na çoi në shtëpinë që kishte përgatitur për ne... Gjatë mërgimit tonë trevjeçar, në Selanik, jetuam nën mbrojtjen direkte të këtij konsulli kaq fisnik...”(6). Më 1851, Mahmud bej Vlora u fal dhe, së bashku me familjen, u kthye në Vlorë, ku mori sërish në dorë administrimin e vendit.

Rreth vitit 1855 Ismail Qemali u rregjistrua në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, një nga shkollat e mesme më të ngritura të Perandorisë Osmane, e cila “shquhej si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian.... Ky ishte një hap i guximshëm, meritë e madhe e familjes së tij, e cila zgjodhi për çunakun një vatër kulturore përparimtare pa marrë parasysh përkatësitë fetare të arsimtarëve”(7). Megjithatë kjo nuk ishte një rastësi. Mahmud bej Vlora “fisnik dhe idealist”(8), siç e quan Eqrem bej Vlora, “kishte marrë edukatë europiane, gjë e rrallë për atë kohë, lexonte e shkruante turqisht, italisht e greqisht dhe kuptonte frengjisht. Veç kësaj ai ishte shumë i njohur me letërsinë e vendeve perëndimore, me qytetarët e të cilëve kishte marrëdhënie të shpeshta”(9) ndërsa, Hedie hanëmi, fliste dhe shkruante mjaft mirë greqisht(10). Për këtë fakt, “dukuri tepër e rrallë në familjet e tjera aristokratike të Shqipërisë”(11), Mahmud beu dhe Hedie hanëmi, u përpoqën që t’i ushqenin të birit “dëshirën dhe shijen për kulturën europiane”(12), por pa harruar që t’i jepnin dhe një edukatë tipike shqiptare, që të bëhej kështu “një shqiptar i vërtetë”(13).

Më 1859, ndërsa përgatitej për provimet e fundit, Mahmud beu vendosi që ta dërgonte të birin në Stamboll. Këtu ka një moment mjaft interesant. Gjatë luftës ruso-turke, të vitit 1854, andartët grekë kërkuan të përfitojnë nga rrethanat dhe nisën pushtimin e Thesalisë dhe Epirit. Në krye të trupave perandorake, për të zbrapsur grekët nga territoret e pushtuara, u caktua Fuad Pasha. Grekët, të drejtuar nga gjenerali Theodoros Grivas (1797-1862), ishin fortifikuar në Meçovë, por të sulmuar nga forcat e Mahmud bej Vlorës, u detyruan të “tërhiqeshin, nga ai vend që konsiderohej i pakapshëm, dhe i gjithë rajoni u çlirua dhe u vendos rendi(14). Për këtë aksion Fuad Pasha e dekoroi, Mahmud beun, me një gradë të lartë dhe një shpatë nderi, duke ruajtur gjithmonë një dashamirësi të veçantë për të. Ishin pikërisht Fuad Pasha, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, dhe Ismail Pasha Plasa, që i propozuan atij të dërgonte të birin në kryeqytet, duke i ofruar edhe mbështetjen e tyre të plotë.

Më 15 korrik 1859, përpara kohe, Ismail Qemali dha provimet e vitit të fundit në “Zosimea” dhe, përveç diplomës shkollore, u pais edhe me një “dëshmi të veçantë për sjellje të mira”(15). Në maj të vitit 1860 u vendos në Stamboll, kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Meqënëse Ismail Pasha Plasa kishte vdekur, pikërisht në fillim të po atij viti, Ismail Qemali u prit nga ish-Veziri i Madh, Mustafa Pasha Gjiriti, i cili ishte fis i nënës së tij. Po atë vit, me propozim të Fuad Pashës, filloi punë në zyrën e përkthimeve, pranë Ministrisë së Jashtme, njohur si djepi i burrave të shtetit turq. Gjatë shërbimit, gati 50-vjeçar, në administratën shtetërore turke, Ismail Qemali mbuloi detyra të rëndësishme duke krijuar lidhje dhe bashkëpunuar me diplomatë dhe burra shteti nga më të shquarit e kohës, si brënda dhe jashtë Perandorisë.

Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi “kontratën e martesës” sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. “Martesa ime, -shkruan Ismail Qemali, -me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi”(16). I pari që e uroi për këtë martesë ishte vetë Mit’hat Pasha, i cili nuk u zëmërua aspak edhe pse, pak përpara, Ismail Qemalit i ishte propozuar që të martohej pikërisht me vajzën e tij. Me Kleoniqi Surmelin pati “lumturinë”, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë: gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et’hem bej (1885-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.

Më 1869, në moshën 25-vjeçar (duke refuzuar titullin Pasha), Ismail Qemali u emërua guvernator në Varna (Bullgari). Më pas guvernator në Tulçea (Bullgari); Guvernator i Përgjithshëm i krahinës së Danubit të Poshtëm; Kryetar i Komisionit Europian të Danubit; Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme; Guvernator në Bolu dhe në Galipoli (Turqi); Governator i Përgjithshëm në Bejrut (Liban); Guvernator (ad interim) i Sirisë; Anëtar i Këshillit të Shtetit, etj., ku nxorri gjithmonë në pah dëshirën për t’i shërbyer përparimit të Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe atdheu i tij. Që në moshë të re ai bashkëpunoi ngushtë me reformatorin e madh Mit’hat Pashën dhe mori pjesë në hartimin e Kushtetutës së parë osmane, shpallur më 1876. Artikulli 108 i kësaj Kushtetute pranonte që “Administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit”(17).

Një nga idetë e Mit’hat Pashës, emëruar për të dytën herë Vezir i Madh, më 1876, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar. Fatkeqësisht, pak muaj pas emërimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dëbua nga Turqia dhe, më vonë u vra. Kushtetuta, e cila kishte për qëllim forcimin e Perandorisë, mbeti e pazbatuar deri më 1908. Për idetë e tij liberale dhe bashkëpunimin me Mit’hat Pashën, që binin ndesh me regjimin absolutist të Abdul Hamid-it IItë, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884)(18).

Më 1897 ai i paraqiti një “Promemorie” Sulltanit, ku i sugjeronte që të ndërmerrte reforma të menjëhershme për të shpëtuar Perandorinë nga “fundi shumë tragjik”. Për të vënë në jetë këto reforma Ismail Qemali e këshillonte Abdul Hamid-in që të vinte në zbatim, pa asnjë vonesë, Kushtetutën e vitit 1876(19). Duke u përpjekur për forcimin e Perandorisë, ai mbronte edhe tërësinë territoriale të atdheut të tij. “Promemoria” iu dërgua fshehtas shtypit europian, nga vetë Ismail Qemali. “Le Temps”, e Parisit, duke e krahasuar këtë “Promemorie” me raportin e famshëm, që Necker-i, ministri i financave francez, i drejtoi Luigj-it XVI, më 1782, e publikoi të plotë, më 8 prill 1897, ndërsa “The Times” i Londrës, në të njëjtën ditë, publikoi një përmbledhje të gjatë të saj(20).

Idetë liberale dhe këmbëngulja e vazhdueshme për zbatimin e reformave, që do ndihmonin në përparimin e Perandorisë Osmane, mbështetur në një politikë të hapur me vendet e zhvilluara europiane dhe sidomos me Anglinë, të cilën e shihte si një fuqi që kërkonte ta ndihmonte miqësisht Perandorinë, gjatë periudhës së vështirë që po kalonte, solli si pasojë acarimin e marrëdhënieve të tij me sulltan Abdul Hamid-in IItë, i cili gjatë gjithë jetës e çmoi por edhe ia pati frikën burrit të ardhshëm të shtetit shqiptar. Në prill të vitit 1900 Abdul Hamid-i e emëroi Guvernator të Përgjithshëm në Tripoli. Duke dyshuar në një internim ose eleminim të mundshëm, gjë që kishte ndodhur me shumë elementë përparimtarë në Perandori, dhe sidomos pak vite më parë me bashkëpunëtorin dhe mikun e tij Mit’hat Pashën, Ismail Qemali kërkoi strehim politik në një luftanije angleze(21). Më 1 maj 1900, së bashku me tre mga djemtë e tij: Et’hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej, në bordin e anijes egjiptiane Salamander, u largua nga Turqia. Që nga ky vit, e deri më 1908, jetoi në qytete të ndryshme të Europës si Bruksel, Romë, Paris, Londër, Athinë, etj., ku zhvilloi një aktivitet të dendur për çështjen shqiptare.
Pas fitores së Revolucionit të xhonturqve (korrik 1908) u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit, në Parlamentin Osman. Pritja që i bëri populli i Vlorës, ditën që u kthye në atdhe, më 18 shtator 1908, mori pamjen e një manifestimi patriotik madhështor. Me mijëra njerëz ishin mbledhur në Skelë për të pritur bashkëatdhetarin e shquar. Për të treguar dashurinë dhe respektin e madh, që populli ushqente për birin e tij, karrocës së Ismail Qemalit i hoqën kuajt dhe e morën në krahë përgjatë gjithë rrugës, prej afro 2km, deri në qendër të qytetit(22). Më 10 janar 1909, Qamil Pasha, emëruar për të tretën herë Vezir i Madh, “për të forcuar pozitat e Qeverisë së tij”(23) i ofroi postin e Ministrit të Jashtëm, post që e mbuloi ad interim deri në rrëzimin e Qamil Pashës, më 14 shkurt 1909.

Politika e jashtme që donte të ndiqte Ismail Qemali u duk qartë në relacionin që Veziri i Madh paraqiti në Parlament, më 13 janar 1909. Ky relacion, përpiluar nga Ismail Qemali dhe deputeti armen Zohrab Effendi, u prit me brohoritje nga parlamentarët dhe pati jehonë të madhe në shtypin europian(24). Majft pozitiv për interesat dhe forcimin e Perandorisë Osmane ishte edhe akordi austro-turk që Ismail Qemali përpiloi në janar 1909, në bashkëpunim me ambasadorin austro-hungarez Johan von Pallavicini dhe ambasadorin gjerman Adolf Marschall von Bieberstein. Për të forcuar pozitat e tyre, më 14 shkurt 1909, xhonturqit rrëzuan qeverinë e Qamil Pashës, në mënyrë antikushtetuese. Si rezultat i pakënaqësisë së krijuar në popull, më 13 prill 1909, shpërtheu kundër-revolucioni, ku Ismail Qemali do luante një rol mjaft të rëndësishëm, në atë “ditë të paharruar”, siç do ta quante ai vetë.

Me të gjitha forcat ai u përpoq të shmangte gjakderdhjen dhe në seancën parlamentare të mbledhur urgjentisht, rreth 100 deputetë e zgjodhën njëzëri Kryetar të Parlamentit(25).

Të nesërmen, Abdul Hamid-i dhe Veziri i Madh, Ahmed Tefik Pasha, i ofruan postin e Ministrit të Brendshëm ose të Drejtësisë, por Ismail Qemali i refuzoi duke u shprehur se kërkonte të bënte thjesht detyrën si përfaqësues i vendit të tij. U vu në krye të opozitës dhe, në janar 1910, u zgjodh Kryetar i Partisë Liberale. Në krye të deputetëve përparimtar shqiptar bëri të gjitha përpjekjet që populli i tij mos ngelej mbrapa vendeve të tjera të Perandorisë Osmane. Përpjekjet gjatë periudhës 1908-1912, si deputet në Parlamentin Osman dhe përkrah kryengritjeve të armatosura, për autonominë e Shqipërisë, ku të përfshiheshin të katër vilajetet me popullsi shqiptare, ashtu siç kish qenë ëndrra e rilindasve të mëdhenj, e çuan gjithmonë në një konflikt të hapur me xhonturqit të cilët, me politikën e tyre ultra-nacionaliste, përshpejtuan shkatërrimin e Perandorisë Osmane.

I përkushtuar tërësisht në çështjen kombëtare, gjatë muajve tetor-nëntor 1912, në një nga periudhat më delikate që po kalonte Shqipëria, ndërmorri një turne në kryeqytetet europiane. Pasi siguroi mbështetjen e duhur nga Fuqitë e Mëdha, thirri Kuvendin Kombëtar në Vlorë dhe, më 28 nëntor 1912, Shpalli Pavarësinë e Atdheut të tij, duke kurorëzuar përpjekjet dhe aspiratat shekullore të popullit shqiptar.

Nga Kuvendi i Vlorës u zgjodh njëzëri Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare.

Në kushte mjaft të vështira politiko-ekonomike, drejtoi për 14 muaj Qeverinë e Vlorës, e cila kreu “në mënyrë të shkëlqyer detyrat më të rëndësishme historike: siguroi ekzistencën e Shqipërisë së Pavarur; ngriti shtetin e ri shqiptar; përcaktoi qysh në lindje të Shqipërisë një politikë të jashtme të paqes, neutralitetit dhe ekuilibrave në Ballkan; hodhi themelet e arsimit shqiptar; u bë shprehësja e aspiratave të thella të popullit tonë për zhvillime europiane perëndimore”(26).

Më 22 janar 1914, për t’i dhënë fund përçarjes brenda vendit, dha dorëheqjen nga Qeveria, duke kryer një akt tejet demokratik, dhe u largua përkohësisht nga Shqipëria, por pa pushuar për asnjë moment përpjekjet në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij.

Në nëntor 1917, një vit para mbarimit të Luftës së I-rë Botërore, “Partia Politike e Shqiptarëve të Amerikës” e zgjodhi përfaqësues të saj në Europë, me mandatin “për të siguruar e garantuar pavarësinë e plotë politike dhe ekonomike të Shqipërisë” dhe “për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve të Shqipërisë, ku të përfshiheshin të gjitha tokat dhe krahinat e banuara kryesisht me shqiptarë, që Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, më 1912-13, me mospërfillje dhe padrejtësisht, ia kishte kaluar Greqisë, Serbisë e Malit të Zi”(27).

Ndërsa ndodhej në Spanjë, u ftua nga Qeveria italiane, për të arritur një bashkëpunim rreth çështjes shqiptare. Pa nguruar u nis për Itali, i shoqëruar nga dy djem të tij: Et’hemi dhe Qazimi. Më 9 dhjetor 1918 arriti në Xhenova dhe më 20 dhjetor, përgjatë rrugës për Romë, u ndalua në Peruxhia, ku Qeveria italiane i kish “caktuar” rezidencën, në Hotel “Brufani”, me preteksin se “ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin në kryeqytet”!!!(28).

“Më hëngrën me të pabesë!” kishte shfryrë i tronditur Ismail Qemali, pasi e kuptoi se qëllimi i vërtetë i ftesës ishte izolimi i tij(29). Më 15 janar 1919, pasi priti më kot, gati një muaj në këtë “qytet të harruar” të Italisë, i drejtoi një “Promemorie” Kryeministrit italian Orlando, i cili ndodhej në Romë dhe përgatitej të shkonte në Paris, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes.

Kjo “Promemorje” është dokumenti i fundit shkruar prej tij dhe, jo vetëm që është një kryevepër diplomatike por, padyshim, nxjerr edhe njëherë në pah dashurinë e madhe karshi atdheut, të cilit i dedikoj gjithë jetën e tij, deri në ditët e fundit:

“Kryetar i Këshillit të Ministrave, Romë

Përveç admirimit tim personal, me ndjenjën e dëshirës së përfaqësimit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave i kam kushtuar gjithë jetën time, e ndjej për detyrë t’i besoj shpresat e mia, për lirinë e vendit tim, në mbështetjen dhe mbrojtjen e lartë të Italisë, martirizimi i gjatë i së cilës ka qenë njëkohësisht po aq i madh sa edhe vet historia e saj e lavdishme dhe, triumfuse me luftrat mbinjerëzore, u ka siguruar përgjithmonë popujve të shtypur lirinë.

Duke qenë emëruar, në bazë të një akti formal të shqiptarëve të Amerikës, në cilësinë e delegatit, për të mbrojtur, pranë Konferencës së Paqes, të drejtat e Shqipërisë dhe për të kërkuar rikthimet e territoreve të shkëputura më parë, duke përfituar gjithashtu nga ftesa bujare, komunikuar nga Ambasada Mbretërore në Madrid, pasi vura në dijeni zgjedhësit e mi dhe u porosita të kenë besim të plotë, u nxitova të nisem për Romë, për t’u vënë në shërbim të Qeverisë Mbretërore, për të bashkërenduar qëllimet tona në përputhje me pikpamjet Tuaja të larta. Edhe pse i hidhëruar nga privimi i të drejtës për t’ju paraqitur personalisht Shkëlqesisë Suaj falenderimet dhe kërkesat legjitime të popullit shqiptar për rivendikimet territoriale të tij, fatet e të cilave varen nga dashamirësia dhe nga një mbështetje Juaj e fortë, pa asnjë hezitim, duke iu nënshtruar fatit, ndodhem në Peruxhia, në pritje të udhëzimeve Tuaja.
Megjithatë, duke qenë se Konferenca e Paqes, e cila do vendosë të ardhmen e njerëzimit si dhe fatin përfundimtar të Shqipërisë, fillon së shpejti punimet, edhe pse kujdesi i madh i Shkëlqesisë Suaj përbën një garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Shqipërisë, misioni im si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës dhe patriotizmi im i zjarrtë më diktojnë dëshirën legjitime dhe detyrën e shenjtë për të qenë pranë jush dhe për të ndjekur nga afër vendimet rreth fatit të vendit tim dhe të Orientit, aq më tepër që, për këtë qëllim, kam përgatitur një studim, i cili ka lidhje me origjinën e racës sonë, zonën etnografike dhe të drejtat historiko-gjeografike të Shqipërisë, të cilat do të dëshiroja t’ia paraqisja Konferencës dhe opinionit publik, sigurisht pasi të merrja edhe aprovimin Tuaj.

I lutem Shkëlqesisë Suaj që të marrë në konsideratë të veçantë lutjet e mia duke më trasmetuar telegrafisht porosit dhe sugjerimet Tuaja.

Ismail Kemal
15 Janar 1919.

Në rast se është nisur, ju lutem dërgojani në Paris”(30).

I gjendur në një izolim të plotë, pa asnjë lajm nga Qeveria italiane dhe në pamundësi lëvizje, më 23 janar, Ismail Qemali përgatiti një konferencë për gazetarët.

“Pas buke, Ismail Qemali hyri në sallonin ku e prisnin korrespondentët. Që në fjalitë e para të bisedës, i zverdhur dhe i lëkundur, nisi të belbëzojë e të mos i lidhte dot fjalët. Kërkoi ta shpinin në odën e banjës. Atje e mbyti shkuma e të vjellët....”(31).

Të nesërmen, 24 janar 1919, mbylli sytë, në moshën 75-vjeçare, në rrethana akoma të dyshimta.

I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i
Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindisi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

“...Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, -shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora, -duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme... as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit...”(32).

Më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”. Ismail Qemal
.

Pak vite para vdekjes, teksa linte “Kujtimet” e tij, gazetari anglez Sommerville Story do ta pyeste se përse u largua nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me çdo kusht e me forcë, siç do të kishin bërë shumë të tjerë në pozitat e tij.

Përgjigja, që Ismail Qemali do t’i jepte Story-t, është pikërisht filozofia e tij e jetës, ajo çka e udhëhoqi gjatë gjithë karrierës së gjatë në administratën e Perandorisë Osmane dhe në shërbim të Atdheut të tij: “Veprime të tilla nuk mund t’i bënte një njeri që kishte luftuar për Liberalizëm në një vend të prapambetur”(33).


Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Jan 12 2010, 08:32am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 20 2009, 03:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ku isha në vigjilje të pavarësisë


Shekulli | 20/07/2009


Për herë të parë/ Një letër e Eqrem Bej Vlorës e cila jep vendodhjen, lëvizjen dhe orët e fundit të pregatitjes së shpalljes së pavarësisë. Kush ishte sipas tij Ismail bej Vlora? Udhëtimi në Vjenë dhe këshillat e diplomacisë austriake

Eqrem Bej Vlora i përgjigjet Mustafa Krujës:

Nga arkiva e letërkëmbimit të intelektualit Mustafa Kruja, trashëgimtarët nxjerin këtë letër të gjatë që bashkëkohësi dhe bashkudhëtari i tij në disa momente historike, Eqrem Bej Vlora, i dërgon nga Roma më 2 maj 1955.

Të dy janë në mërgim por siç ka për ta vënë re lexuesi edhe në këto letra ata ndajnë kujtimet për historinë, atë që është bërë dhe nuk është bërë, dëshmitë për kohë të hershme si viti 1912. Pikërisht këtu ndalet Eqrem Bej Vlora i cili i përgjigjet disa pyetjeve që Mustafa Kruja duhet t'i ketë bërë për detaje të caktuara për vigjiljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Të dy ishin aty dhe të dy do të ngarkoheshin më pas me detyra të rëndësishme politike dhe administrative. Por edhe dyzetë vjet më pas Mustafa Kruja kërkon detaje për ngjarjen historike.

Ndërsa Eqrem bej Vlora i përgjigjet me atë frymë, stil dhe freski që do të shkruante "Kujtimet" (1973). Kjo letër është shkruar në kohën që bej Vlora ka qenë duke shkruar pikërish kujtimet. Prandaj dhe këto hollësi të mëposhtme janë të vetëkuptueshme.

Romë, më 2 maj 1955 Fort i nderuëshmi mik,

Letra e Juaj, me datë 26 .IV. 1955, që mërriti dje, jo vetëm nuk më mërziti - sikundër druanit ju - por më gëzoj pa masë, për dy arsye: 1) sepse ish letra e një mikut shum të çmuarë; 2) sepse kjo, më detyroj të largohem nga shëmtimet e kohës sotme e më shpuri në kujtimet e një kohës kaluarë, në të cilën kemi patur ende entuziazëm, besim edhe shpresë.

Ngjarjet e asaj kohës më janë dalltuarë thellsisht në mëndjen e në shpirtin t'im, dhe nuk kam harruarë as një hollsië. Kanë qënë çaste e rrethana në të cilat çdo njëri nga neve, ka bërë, pak a shum, detyrën e vet kundrejt atdheut e bashkatdhetarvet, - ka vënë një gur të vogël - për të ngrehur at'godinën e përbashkët që na u shëmb sot.

Mallëngjimi edhe dëshpërimi, më shtynë pra, të merrem shum herë me shënimin e datavet dhe të ngjarjevet në një librezë të vogël, që ndonjë ditë, mund të interesojë ata që nuk shohin botën e sotme shqiptare edhe atë të kohrave të kaluara vetëm ndërmjet tejqyrjes tyre të mangët ose të shtrembëruarë, por në dritën e së vërtetës.

Nga kjo libreza e kujtimevet do marr ato fletët që ju interesojn, edhe do ju përgjegjem me vërtetshmëri e me ndërgjegje.

I - Udhtimi im për në Vjenë edhe rrethanat që e shkaktuan:

Jam nisur nga Vlora me vaporin austriak më 7 tetor 1912. Jemi takuarë bashkë në këtë vapor më 8 tetor 1912 ora më 10 a.l.fr. në mëngjes. Ju ishit ngarkuar nga Abdi bej Toptani të bisedonit me mua mbi udhtimin që po bëja e mbi misjonin që duhej të plotsoja në Vjenë.

Me këtë misjon nuk më kish ngarkuarë vetëm im'at, por edhe mbledhja e parisë Vlorës (ndonse vetëm ajo pjesë që ish antare (mike) e babës t'im). Me anë të kushullës austriake Z. Lejhamer ish vënë në dijeni edhe të misjonit t'im, ish lajmëruar Vjena për ardhjen t'ime.

Në Vjenë pashë më para Kryekushullën Z. Rappaport, mbas atij kryetarin e Seksjonit Ballkanik Kont Hojashin, dhe më së fundi Ministrin Berchtold. Të gjithë këtyre ju çfaqa frikën që na kish kapur (neve), se në përfundim të luftës Ballkanike, Perandoria osmanllije do çdukej nga Ballkanet edhe Shqipëria do mbetesh në dorë të fituesave të luftës ballkanike. Nga bisedimet pata përshtypjen që qarqet dipllomatike të Vjenës ishin të bindur, që nga kjo lufta do dilte fituese Perandorija osmanllije.

Më dhanë premtime (edhe të sinqerta) që në përfundim të luftës Austria do ngulte këmbë që të krijohesh një vilajet autonom shqiptar; të lihesh e lirë gjuha shqipe për mësimet fillore edhe mesatore në Shqipëri; të emnoheshin në Shqipëri nëpunsa shqiptarë; të shërbente ushtria shqiptare (në kohë paqe) në Shqipëri etj. etj.

E pashë që gjindesha ende para asaj mêndësisë që kish drejtuar deri atëhere veprimtarinë politike të Ballkansplatz-it. Kërkova pra një tjatër rrugë veprimi:

Që prej kohe kisha dy miq: Nënsegretarin e Shtetit në Ministrinë e Punravet ekonomike Z. von Riedel, edhe Adjutantin e Nalt T. Arshidukut Franc Ferdinandit, Gjeneralin Baron von Bollfras. Të dy i takova; shpjegova (me sa munda) nevojën e një veprimtarisë të ngutshme edhe ju kërkova në Belvedere.

Këtu gjeta dyerët krejt të çelura për çdo kërkesë. Më këshilluan të këthehem menjëherë në Vlorë, të mbledhim një Kuvênd (sa më të gjërë që të jetë e mundur) dhe të shpallim (jo pamvarsinë nga perandorija osmanllije), por Autonominë e Shqipërisë me flamur e me Qeverië të veçantë.

Më porositën që të bëjmë, ç'është e mundur, që në Janinë ushtria të vazhdojë mbrojtjen kundra Grekvet dhe në Shkodër kundra Malazezvet. Më lutën të mos i japim lëvizjes një pamje antityrke, të evitojm ç'do përpjekje me ushtrinë perandorake, për mos t'i dhënë punës fytyrën e një kryengritjes ose një lidhjes me shtetet ballkanike.

Dy ditë më vonë (20 tetor) më thirrën në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Ndërkohë zhvillimi i ngjarjevet kish shpejtuarë edhe pjekur vendimet e dipllomacisë austriake. Më thanë, që nuk ish më nevojë të çpallej "Autonomia e Shqipërisë", por "Pamvarsia".

Dipllomacija austriake do t'a përkrahte (edhe, nëse kish nevojë, me anë të ushtrisë saj) krijimin e një Shqipërie të lirë. Përsa i përkiste kufive nuk mund të premtonin gjë: do të përpiqeshin të shpëtonin nga dora e Sllavëve Prizrenin, Gjakovën, Pejën (Metohinë), Dibrën, Ohrinë, Korçën dhe Çamërinë.

Nuk kishin shpresa për shpëtimin e Prishtinës, të Gjilanit, të Shkupit, të Manastirit e të Janinës. Premtuanë veçanrisht ç'do përkrahje që ish e mundshme në rrethanat që gjindeshim. U këtheva me një herë në Vlorë, ku mërrita më 23 tetor 1912.

Babën nuk e gjeta në Vlorë, kish shkuarë në Shkodër. Ndërsa unë ishja në Vjenë, baba kish mbledhur parinë e Vlorës, ju kish shpjeguar situatën e dëshprueme të ushtrisë osmanllije në gjithë sektorët e Ballkanikit, bindjen e tij të plotë që shtetet ballkanike do dilnin fituës nga kjo përleshje, edhe nevojën për Shqiptarët të bënin "diçka" për shpëtimin e vet. Nuk gjeti as më të paktin kuptim.

Disa, (por ish një pakicë), e pranuan të bashkpunojnë për mbledhjen e një Kuvendi. Shumica (e nxitur nga dy kudërshtar mjaft të fortë, Elmas efendi Kanina edhe Adem bej Risilia) filloj nga çpifjet. Na akuzuanë se paskemi qënë shitur austrjakvet!!, që paskemi patur qëllimin të krijojmë për vehte!? "një principat nën mbrojen e Austrisë", etj. etj. budallallëke.

Me gjithë këtë, baba vendosi ti çojë letra disa miqve e t'i dërgojë me anë të njerzve të besuarë. Grupi kundërshtar ndërkohë kish lajmëruar autoritetet në Vlorë e në Janinë mbi ç'po pregatitesh në Vlorë.

Esad Pashën dhe Vehip Pashën, komandantë të ushtrisë në Janinë i kishim miq: ishin njerëz t'arsyeshëm, nuk morën masa kundrejt babës, por e paralajmruanë, që ishin të shtrënguarë t'i merrnin po qe se vazhdonte në përpjekjet e tij. I dëshpëruar nga situata, baba shkoi në Shkodër me qëllim që të bindi Esad Pashë Toptanin të çpalli në Shkodër at vetqeverimin Shqiptar që ai vet nuk mundi t'a çpallte në Vlorë.

Me njëqind mundime dhe rrezike mërriti në Shkodër. Bisedoi çështjen me Esad Pashën, por e bisedoi edhe haptazi me Hasan Riza Pashën.

Çudia është që ndërsa te Esad Pasha takoi më një far soj dyshimi e druajtje, gjeti tek Hasan Riza Pasha dyert krejt të çelta. Ky e pranoi pa tjetër mendimin, por zbatimin ja nënshtroi disa konditavet:

a) Kurse ushtrit perandorake të mundeshin në gjith sektorët ballkanik.

b) Ndërkohë të ndaheshin (me anë të propagandës që duhej të bënte Esad Pasha)
malsorët katolik nga Malazezët.

c) Shkodra duhesh të rrethohesh nga të gjith anët e të dukej si e izolluar.
Atherë premtonte të lejonte, e të bashkpunonte në çpalljen e vetqeverimit shqiptar e të ngrehte flamurin kombtar pranë flamurit tyrk. Një kumandant Tyrk nuk mund të bënte më tepër.

Mjerisht këta bisedime venin, rregullisht, në vesh të kumandës Malazeze që ish në
Tarabosh. Baba e pa që edhe këtu nuk kish shum shpresa për realizimin e planit të tij. I dëshpëruarë dolli nga Shkodra dhe mezi mërriti në Shin Gjini, ku hipi në një vapor lufte austriak që e shpuri në Kotor. Andej shkoi në Vjenë. Qëndrimi i tij në Shkodër ish zgjatur mjaft e tue qënë që dukesh se nuk do të kish një përfundim të mbarë, Ministria e P.

Jashtme vendosi të ftoj Ismail Kemal benë (që gjindesh më at'kohë në Bukuresht) e t'a ngarkonte me zbatimin e pllanit të lartpërmendur. Ismail beu mblodhi shpejt e shpejt disa bashkpuntor nga Kolonia Shqiptare (Dhimitër Berati, Pandeli Çali etj.), telegrafoi disa të tjerve të bashkoheshin me të në Vjenë (Luigj Gurakuqi etj.) dhe shkoi në Kryeqytetin e Austrisë dhe këtej në Triesht, ku mori vaporin (Lloyd që bënte udhtimin e rregullt për në Stamboll) që kish marrë urdhër të qëndronte jashtzakonisht në Durrës, që të shkarkonte të lartpërmëndurit. Më at' kohë ish zëvëndës-mytesarif, edhe pak a shum arbitr'i situatës, në Durrës Hamid bej Toptani.

II - Këthehemi tash në pyetjen e dytë që më bëni: letrën që përmendni e prura unë. Ja kish shkruarë baba Abdi beut (ish turqisht); ja u dhash juve në vapor.

Letra shpjegonte gjat e gjërë situatën, qëllimin e udhtimit tim, edhe këshillonte që edhe në rrethin e Durrsit të pregatitej diçka në favor të lëvizjes. Ka qënë pikërisht gjindja e Hamid beut në Durrës një nga pasojat e asaj prëgaditje.

III - Ismail beu mërriti në Durrës në mbramjen e ditës 24 nëndor 1912 (ora më 4); më 25 në mëngjes u nis.

IV - Besoj se mbas kësaja, itinerarin që ndoqi e dini. Një natë fjeti në Çerm (te Dervish bej Biçakçiu); një natë në Fier (te Omer Pasha) dhe në Vlorë mërriti mbas dreke, 27 nëndor 1912.

Unë në at'kohë nuk kam qënë në Vlorë. Kam qënë në Kuç, sepse që prej një muaj kumanda e përgjithshme në Janinë më kish ngarkuarë të mbroja kufinë e Vlorës kundër ndonjë sulmit të Grekvet që kishin debarkuarë në Himarë.

V - Tash në faqet që vijojnë do ju përshkroj curiculum vitae-n e Ismail beut:

Ismail Kemal (më parë Hakki) bej Vlora ka lindur në Vlorë, në shtëpinë e familjes t'onë (pjesa e Haremit) më 18 prill 1844. Është i biri i Mahmut beut dhe i nipi i Ismail beut, i Ahmet beut. Në personin e Ahmet beut lidhet dega jonë me degën e tij. Kur ka qënë 4 vjeç, më 1848, familja e jonë u internua: burrat Mahmut beu, Muhamet beu, Selim Pasha, Mustafa Pasha në Konjë, grat në Selanik.

Këto ngjarjet kanë qënë pasojat e kryengritjes që bënë kundra Tanzimatit. (Epopeja e Gjon Lekës, Rrapo Hekalit etj.)Kur, më 1852 u liruanë, Ismail beu nuk qëndroj në Vlorë, shkoi pranë ungjit të tij, Mustafa Pashë Vlorës, në Janinë dhe hyri në shkollën "Zosimea" më 1855. Mustafa Pasha ish në at kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt (Ismail Pash Tepelenës) që ish bërë ndërkohë Valí.

Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuarë shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shesi pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifliqet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruarë këthimin e të hollave që kish për të marrë. Nuk bëri dot gjë.

Shkoi në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866. Ismail beu ndërkohë mbaroi mësimet në Zosimea edhe shkoi me të ungjin, Mustafa Pashën, në Rusçuk (Bullgarië), ku Mustafa Pasha ish emëruarë Mytesarrif.

Ky ja paraqiti në at'kohë (1867) komisarit të naltë për reformat në Bullgarië, Midhat Pashës. Kur u bë Midhat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si segretar privat. Por kur ra Midhat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje bëri një përshtypje shum dëmprurëse për karjerën e tij. Me gjithkëtë, sepse ish shum i çmuarë nga qarqet qeveritare, u emrua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotsie e shpirt përparimtar.

U bë Mytesarrif i kllasit I në Magnisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonienë, në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishtervet dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrdhënieve të tija të ngushta me Midhat Pashën.

Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emnua "Shuraj - devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ish vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehët.

Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus (Libië). Nuk është e vërtet që ky largim fshihte qëllimin që ta vrisnin në udhtim e sipër. Sikur Abdul Hamiti të kish patur këtë dëshirë mund shum më mirë ta vinte në zbatim në Stamboll. Por Ismail beu u trëmb, se disa miq ja shtinë këtë dyshimin. Me anë të Ambasadës Britanike siguroi mjetin dhe u arratis. Shkoi në Greqíë, në Misir, në Llondër e më së fundi u vendos në Bryksel.

Kudo që vajti u prit me nderime dhe u përkrah. Ismail beu ish atëhere i njohur (në qarqet tyrke dhe në ato të huaja) si një antar i parimevet liberale dhe i rivendimit të Kushtitutës në perandorinë osmanllije.

Me lëvizjen kombtare Shqiptare është marrë për herën e parë rreth vitit 1905 - 6, kur erdhi në Korfuz dhe u takua me disa nga paria e Vlorës dhe e Delvinës. Më 1908 - 9, me rastin e kryengritjes së malsorvet (7 bajrakët) shkon në Cetinjë.

Nga ajo kohë daton edhe një far soj marrveshje që bëri (gojarisht) me Mbretin e Malit të zi. Bashkim i Shqipërisë me Malin e Zi në personin e Kral Nikollës; dy qeverië të veçanta, një ushtrí e përbashkët, arsim i veçantë, dy gjuhë zyrtare etj. Po një bisedë të tillë ka patur me Kryeministrin grek Trikupin më 1896.

Përgjithësisht, Ismail beu ka gëzuarë (edhe si trashëgim nga i ati) një simpathië të veçant e një përkrahje në Greqí. Por "Jeunnes Tyrqit" nuk e kishin mik. Që më 1903 u prishën në Paris (gjatë kongresit që u bë) sepse, ndërsa Jeunne Tyrqit u çfaqën për parimin e "Osmanllillëkut", Ismail beu çfaqi mendime "decentraliste" në mbështetje të parimevet kombtare.

Filloi pra më 1908, kur u vendosën "Jeunnes Tyrqit" (Ittihad ve terekki Xhemijeti) lufta kundra Ismail beut që përfundoi në nëndorin e vitit 1912 me fitorinë e mendimit të Ismail beut. Ndofta pa këtë Ismail beu do kish qënë i detyruar prap të merrte rrugën e arratisë. Nuk e di nëse jeni në dijeni të veprimtarisë së tij në gjirin e parllamentit në Stamboll, në Vlorë 1912-14, në Evropë mbas plasjes së luftës së dytë botnore?

Por kujtoj se po, prandaj nuk desha të zgjatem më. Me gjith këtë nëse keni ndonjë nevoj për hollsina të tjera, më shkroni, më bëni një tjatër radhor pyetjesh, do ju përgjegjem me shum gëzim.Pranoni, sa për tash i dashuni mik, nderimet e mij edhe sigurimin e ndjenjat mija shum miqsore.

I juaj
Eqrem Vlora

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Jan 12 2010, 08:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 12 2010, 08:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kujtimet e Ismail Qemalit u përkthyen nga origjinali në shqip para 42 vjetësh në Kanada

DALIP GRECA

08/01/2010 Ju tregoj vlonjatin që solli i pari në gjuhën shqipe “Kujtimet” e Ismail bej Qemalit

Këto ditë, kur shtëpia botuese “Toena” në Tiranë hodhi në qarkullim librin “Kujtimet” e atit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail bej Qemalit, të përkthyera prej origjinalit nga Abdurrahim Myftiu, media i mëshoi shumë faktit se ishte hera e parë që këto kujtime vinin në shqip nga origjinali. Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vjetësh. Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora, i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Uiskons dhe u varros në Detroit më 1981.

Botimi u realizua në Kanada nga shtëpia botuese “Harmoni Printing Limited”. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në fluturim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi: “Përktheu nga anglishtja Reshat Agaj”. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthyesi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”.

Libri ka në hyrje dy poezi, njërën nga poeti Duçe J. Baba, botuar në “Kalendari Kombiar” të vitit 1900 kushtuar Ismail Qemalit dhe tjetra “Bjen telat” - rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci kushtuar atit të pavarësisë së Shqipërisë.

Para se të shpalosë kujtimet e Ismail bej Qemalit nga origjinali në shqip, përkthyesi ka sjellë shkrimin “Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili”, marrë nga libri i Pietro Scaglione “Historia e shqiptarëve të Italisë”, me përhyrje të Lumo Skëndos (Mithat Frashëri). Ky udhëtim i Ismail bej Qemalit është realizuar në maj të vitit 1909, pra para aktit të shpalljes së pavarësisë.

“Kujtimet” e Ismail bej Qemalit paraprihen nga parathënia e Uilliam Morton Fullerton, që zënë diçka më shumë se 6 faqe të librit.

Historia e sjelljes në shqip të “Kujtimeve”

Përkthyesi na ka lënë shënimet se si i lindi ideja e përkthimit në gjuhën shqipe të “Kujtimeve”, që ai e kishte lexuar në anglisht prej kopjes së vetme që ndodhej në bibliotekën e qytetit të Torontos. Rasti e solli që Reshat Agaj në vitin 1965 pësoi një aksident: një autobus udhëtarësh e goditi dhe e plagosi, duke e kthyer në një invalid të përkohshëm. Mbeti shumë muaj pa punë për shkak të dëmtimit të krahut të majtë. Menjëherë i shkoi në mend libri me kujtime dhe iu fut punës. Pas disa muajsh punë intensive arriti ta përkthente. Vështirësia tjetër ishte financimi i botimit. Në shënimet e veta Reshat Agaj shkruan: “Një libër i tillë kushtonte shumë dhe të gjithë e dimë se sa e vështirë është një nismë e tillë në rrethin e emigracionit tonë të varfër dhe të shpërndarë në të katër anët e lëmshit tokësor si zogjtë e korbit. Iu drejtova për ndihmë shokut tim të vjetër Nysret Bejkosalaj, vlonjat dhe ky si unë dhe i djegur nga malli për Vlorën. Nysreti, me zemërgjerësinë që e karakterizon, m’u përgjigj: ‘Nise botimin, se për mjetet financiare përgjigjem unë!’ Kështu u nis e u krye kjo ndërmarrje: u deshën dy vetë në fillim që këto kujtime të botoheshin në anglisht: Story dhe Fullerton dhe tani dy bashkëqytetarë të afërt në shpirt të plakut të pavdekshëm të Vlorës ia nxuarën në dritë fjalët, mendimet dhe veprat e jetës.”

Përkthyesi ndihej i çliruar shpirtërisht që arriti t’ia dilte në krye përkthimit dhe botimit. Përveç ndihmës që i dha bashkëqytetari vlonjat Nysret Bejkosalaj, ai i bëri thirrje komunitetit shqiptar në Kanada dhe në SHBA për ta mbështetur këtë botim. Thirrjes iu përgjigjën me kontribute financiare prof. Miftar Spahija, Qemal Lepenica, Duro Ciniu, Elez Ndreu, Qani Lesko, Halim Begeja, Enver Risilija, Miftar Saliu, Ismail Kadiu, Xhevat Kallajxhiu (ish-editor i “Diellit”), Islam Shehu, Petraq Ktona, Ruzhdi Daca, Qazim Emra, Fehmi Kokalari, Enver Shaska, prof. Aleksandër K. Vlora, Luan Isufi, Rexhep Hoxha, Jonuz Elezi dhe një sponsorizues që shënohet me inicialet T. K.

Reshat Agaj kujton në përcjelljen që i bën librit se “…në rininë e vet Ismail Qemali vizitonte shpesh Smokthinën, vendlindjen e Agajt, dhe kishte rënë në dashuri me bukuritë e fushës së Mesaplikut, që përshkohej si gjarpri nga Shushica e bardhë dhe e kulluar, rrethohet nga malet e Vetëtimës (Akroqeraunët e vjetër të Ilirëve) nga një anë dhe nga ana tjetër prej maleve të Çipinit, Këndrevicës dhe Tartarit, duke pasur mbi krye grykën strategjike të Kuçit. Agallarët e Smokthinës, duke parë këtë bir të Vlorës që shprehte kaq dashuri për këtë vend, u mblodhën dhe ia caktuan një pjesë të fushës, aty anës së lumit të mbushur me rrepe shekullorë, si pronë të tij dhe sot e kësaj dite, që është përdorur që në kohë të lashta si vend mbledhjeje, si kuvend, quhet “Rrapet e Ismail beut”. Kjo copë tokë në kohën që ne ishim në Shqipëri, dhe besoj edhe sot, nderohet si një vend i shenjtë dhe asnjëri nuk guxonte atëherë të priste një copë dru në rrapet, sepse besohej nga fshatarët se kush vë dorë mbi të prish një vakëf të Perëndisë dhe pëson një të keqe.”

Letërkëmbimi me gazetën “Times” të Londrës

Reshat Agaj në shënimin e titulluar “Parafjala e përkthyesit” falënderon shpirtrat e Somerville Story dhe Uilliam Morton Fullerton për përpjekjet dhe sakrificat që morën mbi vete për të na lënë kujtimet e atit të kombit. Ata me veprën e tyre i bënë kombit tonë një shërbim të shquar dhe për jetë duhet t’u jemi mirënjohës.

Reshati i shkroi gazetës “Times” të Londrës, në shërbim të së cilës ishin të dy autorët në kohën që redaktuan “Kujtimet”. Ai i kërkoi redaksisë që t’i jepte informacion rreth tyre. “Times” iu përgjigj kërkesës së tij, duke i dërguar kopjen e tre artikujve të ndryshëm të botuar në vitin 1952 nga redaksia e gazetës me rastin e vdekjes së Uilliam Fullerton, që ndërroi jetë në Paris. Në to i bëhej homazh jetës dhe veprës së Fullerton.

Uilliam Morton Fullerton qe nënshtetas amerikan, i lindur më 18 shtator 1866 në Norwich të shtetit Konektikat. Ai u arsimua dhe u edukua në “Philipps Academy”, Andover, Masaçusets. U diplomua në vitin 1886 në universitetin “Harvard”. U mor me gazetari dhe hyri në redaksinë e gazetës së Bostonit, “Advertiser” dhe pas disa muajsh përvoje u dërgua në Paris si ndihmës i korrespondentit të famshëm të “Timesit”, De Blowitz, të cilit i zuri vendin pasi ai ndërroi jetë. Më pas Fullerton u tërhoq dhe u mor me gazetari të lirë dhe krijimtari. Vepra më e njohur e tij është “Problems of Power” (“Probleme të fuqisë”). Gjatë Luftës së Parë Botërore Fullerton ishte një nga ndërlidhësit e shtabit amerikan me shtabet aleate të Evropës.

Lejen e përkthimit nga shtëpia botuese “Constable Publishers London” Reshat Agaj e siguroi më 9 janar 1968. Përkthyesi vlonjat pati letërkëmbim gjatë punës së vet edhe me Vandeleur Robinson, që jetonte në Londër, i cili e ndihmoi me informacione. Në shënimet e veta Agaj shkruan: “Dua ta shënoj me mirënjohje emrin e z. V. Robinson, i cili u mundua mjaft që të nxjerrë nga ‘Times’ shënimet e mësipërme dhe u vu në kontakt me shtëpinë botuese të Londrës ‘The Contables’, e cila mban të drejtën e botimit në çdo gjuhë.” Madje, zoti Robinson e njoftonte atë kohë se ndodhej në Muzeun e Londrës koleksioni i gazetës “Le Salut Dela Albanie” (“Shpëtimi i Shqipërisë”), që Ismail Qemali botoi për disa kohë pasi u nda nga “Albania” e Faik Konicës.

Kush ishte përkthyesi në shqip i “Kujtimeve” të I. Qemalit?

Reshat Agaj kishte lindur në mars 1914 në Ramicë të Vlorës. Pasi mbaroi mësimet fillore në fshatin e lindjes, studioi në Shkollën Tregtare të Vlorës. Ishte bashkënxënës me Petro Markon, dy nxënësit më të mirë klasës. Në vjeshtën e vitit 1932 la Vlorën dhe shkoi në Bari të Italisë, ku studio për katër vjet në Institutin e Kontabilitetit. U diplomua më 1936. Për ta përballuar nga ana financiare shkollimin e ndihmoi Lilly Vlora, e shoqja e Mahmut Vlorës, djalit të Ismail Qemalit. Ajo ishte me origjinë nga Nica e Francës, por pas vdekjes së të shoqit u vendos në Bari bashkë me fëmijët. Djali i saj, Ismaili (Aleksandro) studionte në të njëjtin institut me Reshatin.

Në vitin 1936 sapo kthehet nga Bari u emërua nëpunës tatimesh në Korçë. S’shkoi shumë kohë dhe e morën ushtar. Për 9 muaj kreu detyrimin ushtarak në shkollën ushtarake, që ndodhej te kazermat e Ali Rizait. Aty u njoh me Mehmet Shehun, që ashtu si ai stërvitej si oficer rezervë. Më pas filloi punë në Bankën e Shtetit. Jeta gjatë pushtimit fashist dhe nazist qe plot peripeci. Ai u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar.

Ikja e gjermanëve e gjeti në mëdyshje: të bashkohej me kolonat e tyre apo të qëndronte në Shqipëri. Fitoi dilema e dytë, sepse kishte marrë një letër nga Hysni Kapo se nuk do të kishte pasoja. Qëndroi. Menjëherë e nisën në radhët e Brigadës 23 partizane dhe u end në të ftohtët e dimrit të egër nëpër Shalë, Shosh, Pukë, më pas zbritën në Shkodër , për t’u ngjitur sërish në Dukagjin. I sulmuar nga të ftohtët dhe morrat, e ndjeu veten fatkeq. Kur brigada ishte hedhur nga Shala në Pukë, Reshati e kishte ndier veten me fat, se ishte takuar me Kadri Hazbiun, nipin, i cili e kishte qesëndisur:

- E more Reshat, a e fitove luftën, a?

I katandisur si mos më keq, me këmbë të ënjtura nga i ftohtët, plot lyrë e morra, mori guxim e ia ktheu:

- Në qoftë se kam bërë faje kundër jush, më merrni e më futni në burg e më dënoni sa të jetë ligji, jo po lëromëni, të lutem shumë, se kështu më duket se jam i dënuar me vdekje e se kjo jetë nuk durohet.

Kadriu, kur e pa në atë gjendje, i premtoi:

- Sa të mbërrij në Tiranë, do t’i them Hysniut të të transferojë në Tiranë.

Kadri Hazbiu ishte kushëriri i largët i Reshatit. Nëna e tij ishte mbesë tek Imerajt, nga fisi i Imer Agajt dhe Resul Imerit, që ishin gjyshërit e Agajve. Kadriu ishte ai djalë që hallë Xhevua, siç e thërriste Reshati të ëmën e Kadriut, ia kishte lënë këtij në kujdes në kohën e italianëve, kur ishte student në Shkollën Tregtare të Vlorës dhe tani kishte rastin t’ia shpërblente.

Kadri Hazbiu do të përpiqej që ta sakrifikonte Reshatin për interesat e veta dhe të partisë që përfaqësonte në vitet e mëvonshme.

Kadriu, nipi, dhe Shefqet Musaraj, daja, e rikthyen Reshatin në Tiranë. Ai duke qenë se ishte një nga dy stenografët që kishte asokohe Shqipëria, nisi punë si stenograf në gazetën “Bashkimi’. Punoi me kënaqësi nën urdhrat e shkrimtarit Petro Marko, me të cilin kishin studiuar bashkë në Shkollën Tregtare të Vlorës, ndërsa atë kohë ai ishte kryeredaktor i gazetës. Nuk kaloi shumë kohë dhe Reshatit i erdhi radha e arrestimit. Tortura dhe akuza të kota e më pas burg i vështirë. Pas qelisë dhe gjyqit përfundon në kënetën e Maliqit, ku pa vdekjen me sy.

Kthehet nga burgu dhe me ndihmën e miqve nisi sërish punën si stenograf; këtë herë në radhët e gazetës “Zëri i popullit”. Nuk kaloi shumë kohë dhe “nipi” (Kadri Hazbiu) i përgatit kurthin: “Vëllai i Reshatit, Pertefi është arrestuar si armik që kërkonte të përmbyste pushtetin dhe gjyqi i ka dhënë dënim me vdekje.” Pas torturave çnjerëzore dhe pas vendimit të gjyqit, Kadri Hazbiu realizon takimin e Reshatit me vëllanë e katandisur kockë e lëkurë, ku merr pjesë edhe ai vetë, dhe i dikton alternativën: “Ose na shërbe, ose vëllanë e pret plumbi.” Një pjesë e të gjykuarve në të njëjtin grup me vëllanë ishin vrarë.

Reshatit i dhimbet vëllai i katandisur kufomë dhe pranon që të arratiset në Greqi për t’u shërbyer interesave të shtetit komunist. Mirëpo, sapo shkon në Greqi, ai kërkon takim me zyrën amerikane dhe u tregon se pse e kanë nisur nga Shqipëria, ndërkohë që i mbanin peng vëllanë. Amerikanët interesohen dhe pas disa kohësh e kalojnë në Itali dhe nga Italia në Kanada. Punoi në zyrat e Postës së Torontos. Më pas nisi veprimtarinë duke bashkëpunuar me lëvizjen e Legalitetit, madje përgatiti dhe disa numra të gazetës “Atdheu”. I zhgënjyer nga emigracioni, politik shkoi në Kenosha të Uiskonsit, te një miku i tij, shqiptar nga Maqedonia, me të cilin kishin qenë bashkë në kamp në Greqi, derisa ndërroi jetë.

Reshat Agaj nuk bashkëpunoi me Sigurimin Shqiptar, edhe pse qe një ndër viktimat e tij. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse vëllanë ia pushkatuan. Ai la pas një emër të mirë dhe ishte veprimtar i diasporës shqiptare dhe shkroi e përktheu derisa vdiq. Firmën e tij e gjejmë në gazetat “Atdheu”, “Dielli” dhe “Flamuri”. La pas një ditar, që e pati shkruar në çastet e fundit të jetës, ku sqaron të gjitha peripecitë e jetës së vet.

© 2004 METROPOL GROUP

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Mon May 14 2012, 06:37pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764








Me ne fund "Ismail Qemali" po del nga nje figure e ndritur ne nje figur te erret.
.........

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
LUPEN
Sun Apr 17 2016, 04:50pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3730 sec, 0.0813 of that for queries. DB queries: 46. Memory Usage: 2,929kB