Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Arsimi ne Shkoder - Shkollat e Ndryshme
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed Jul 02 2008, 04:17pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ketu mund te diskutoni rreth Shkolles suaj dhe nivelit te arsimit.
Pse jo dhe diskutime rreth Mesuesve/Profesorve/Petagogeve te Nderuar te Shkodres, qe nga aftesite dhe mundi i tyre lindin Filizat e Ri te Artit dhe Kultures.
Back to top
L - N
Sat Nov 29 2008, 09:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Universitetet britanike, sponsor personal për studentët ekstrakomunitarë
Studimet, Britania e Madhe, në muajin mars, kalon në fuqi regjimin e ri për studentët që aplikojnë jashtë Komunitetit Evropian


Liri Saraçi
Premte, 28 Nentor 2008 10:07:00

Studimet, Britania e Madhe, në muajin mars, kalon në fuqi regjimin e ri për studentët që aplikojnë jashtë Komunitetit Evropian

Ligji është kundërshtuar nga akademikët, por është përkrahur nga drejtues të qeverisë britanike

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë në vitin 2009 regjim të ri aplikimi për studentët me rezidencë jashtë Komunitetit Evropian, që kërkojnë të ndjekin studimet në universitetet britanike. Duke nisur nga muaji mars i vitit të ardhshëm, individët, të cilët paraqesin kërkesë për të kryer studimet në universitetet britanike, nuk do të kenë garanci vetëm kursimet vetjake. Ata do të duhet, medoemos, të kenë si garant për të ndjekur më tej studimet, sponsor personal, i cili do të përzgjidhet nga universitetet dhe kolegjet e licensuara në ishull. Bazuar mbi regjimin e ri, roli i sponsorit do të jetë ai i menaxhuesit të studentit gjatë gjithë ecurisë së tij shkollore. Me anë të relacioneve të vazhdueshme, sponsori do të tregojë me fakte ecurinë e arsimimit të studentit. Ai ka për detyrë të paraqesë kërkesë për një kurs që plotëson nivel minimal kualifikimi. Njëkohësisht, krahas ofrimit të gjurmëve të gishtërinjve, sponsori duhet të tregojë se është në gjendje të mbajë financiarisht vetveten dhe secilin prej personave në ngarkim. Në të njëjtën kohë, universitetet dhe kolegjet që rekrutojnë studentët jashtë kufijve të Komunitetit Evropian, do të duhet të marrin licencë për rekrutimin e studentëve nga Agjencia e Kufirit-MB (UKBA), si edhe të kenë përgjegjësi për studentët e huaj të tyre dhe të sigurojnë se ata janë tërësisht të ndërgjegjshëm për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga të qenit sponsorë. Për të paraqitur kërkesë për licencë, këto ofrues arsimorë, duhet të paraqesin prova se zotërojnë akreditime të vlefshme nga një organ akreditimi, i miratuar nga UKBA-ja dhe po kështu duhet të tregojnë se kanë kaluar me sukses një inspektim nga Zyra e Standardeve në Arsim (OFSTED). Çdo institucion arsimor që dëshiron të përfshihet në regjistrin e sponsorëve, duhet të sigurohet se kërkesa e tyre të jetë e përfunduar para muajit mars 2009. Në fakt, dispozita e fundit nuk është përkrahur nga akademikët në Britaninë e Madhe. Ata kanë reaguar ashpër, ku përmes një letre të hapur të quajtur“Akademikët nuk janë punonjës të imigrimit”, kanë denoncuar rolin e tyre të “inteligjencës” në sistemin e ri. “Mbikëqyrja, e ngjashme me atë policore, nuk është funksion i universiteteve”,- pretendojnë akademikët.

Deklarata

Deivid Lemi, ministër i Arsimit të Lartë në MB, thotë se nuk do të tolerojë dëmtimin e nivelit arsimor ne vend

“Britania, nuk do të lejojë studentë mediokër”

Por, nuk mendojnë kështu hartuesit e sistemit të ri, të cilët shprehen se ky sistem ngrihet me qëllim frenimin e ardhjes së studentëve të rremë. Ministri i Kufirit dhe Imigrimit në Britaninë e Madhe, Fill Uollës, është një nga përkrahësit më të fuqishëm të regjimit të ri që do të ndiqen në universitete për pranimin e studentëve jashtë Komunitetit Evropian. “Ato që vijnë këtu, duhet të ‘luajnë sipas rregullave’ dhe t’i sjellin përfitim vendit”,- shprehet zoti Uollës. “Ky kanal i ri për studentët, do të sjellë sigurinë që ne të dimë saktësisht se cili po vjen këtu për të studiuar, si dhe të na mundësojë të ç’rrënjosim kolegjet e rremë, të cilët ndihmojnë, apo lehtësojnë ligjshkelësit”,- shton ai më tej. Në të njëjtën vijë është edhe ministri i Shtetit për Arsimin e Lartë, Deivid Lemi. Ai thotë se e mirëpret përfshirjen e sektorit në zhvillimin e këtij plani të zbatimit, i cili do të ndihmojë që të përvijohet një strukturë, e cila u mundëson studentëve ndërkombëtarë të përfitojnë nga përvoja e shkëlqyer arsimore e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të punojnë në ishull për dy vjet pas diplomimit. “Sidoqoftë, ne nuk do të tolerojmë atë pakicë individësh që kërkojnë të dëmtojnë cilësinë e sistemit tonë arsimor, përmes kolegjeve të rremë. Ja përse futëm kontrolle më të rrepta mbi Regjistrin e Ofruesve të Arsimit dhe Formimit. Sistemi i ri do ta rreptësojë edhe më shumë procesin dhe do të të ofrojë më shumë mbrojtje ndajdëmit që mund të shkaktojnë kolegjet e rremë”.

Studentët, kushtet për të studiuar në Britani

Për të paraqitur kërkesë për vizë studentore,

një shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së,

duhet që të plotësojë këto kushte:


• Të ketë një sponsorizim nga ofrues të licencuar arsimorë;

• Të tregojë një ecuri të provueshme në arsimimin e tij;

• Të paraqesë kërkesë për një kurs, që plotëson një nivel minimal kualifikimi;

• Të jetë në gjendje të provojë se mund të mbajë financiarisht vetveten

dhe secilin prej personave në ngarkim

• Të ofrojë gjurmët e gishtërinjve.
Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:53pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 29 2008, 09:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
YES, rregullat që duhet të dini për të prekur ëndrrën

Të rinjtë gjimnazistë do të kenë në vitin 2009, një mundësi të artë për të ndjekur studimet për të paktën një vit akademik në kolegjet e Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Dritan Laci
Marte, 25 Nentor 2008 10:05:00

Programi YES, përzgjedhja nis në pranverë. Të rinjtë gjimnazistë, kriteret për të fituar bursë studimi në Amerikë
Nuk do të pranohen në aplikim të rinjtë që kanë qendruar 3 muaj apo më shumë në 5 vitet e fundit në SH.B.A

Të rinjtë gjimnazistë do të kenë në vitin 2009, një mundësi të artë për të ndjekur studimet për të paktën një vit akademik në kolegjet e Shteteve të Bashkuara Amerikane. Gjithçka bëhet e mundur falë programit Youth Exchange and Study (Shkëmbim me të rinjtë dhe studime) të ndërrmarrënga ECA (Zyra për Edukim dhe Çështjet Kulturore e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara), nisma e së cilës mbështet financiarisht nga Qeveria Amerikane.

Qëllimi i programit është aftësimi i komunikimit ndërmjet të rinjve që ndjekin studimet në tokën e premtuar dhe atyre në vendet partnere, ku aderon edhe Shqipëria. Për të fituar të drejtën për të qenë pjesë e këtij programi të rinjtë aplikantë duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat njëkohësisht do të përbëjnë edhe bërthamën ku do të mbështetet përzgjedhja e tyre.

E para dhe më e rëndësishmja është që të rinjtë e interesuar për të përfituar nga mundësia që jep programi i bursave të studimit, duhet të jenë të regjistruar aktualisht në mungesë të vitit të parë, në vitin e dytë të shkollës së mesme. Kriteri i dytë është mosha.

Për të marrë vizën amerikane J-1, akorduar për studentët e shkollave të mesme, të rinjtë gjimnazistë nuk duhet të jenë mbi 17 vjeç. Ata duhet të kenë njohuri të mjaftueshme akademike si dhe të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze, të cilat duhet t'i demostrojnë edhe në momentin e regjistrimit. Po kështu të rinjtë duhet të paraqesin aftësi për të marrë vizë amerikane.

Nxënësit të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën për të ndjekur studimet në kolegjet amerikane, do të jetojnë për gjatë gjithë kohës që qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një familje pritëse. Gjatë kësaj kohe ata do të ndjekin shkollën e mesme, do të angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, si dhe do të ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.

Qëndrimi në tokën amerikane do të njohë të rinjtë me principet e edukimit qytetar, shoqërinë civile, normat ligjore, shërbimet ndaj komunitetit ashtu sikurse praktikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht, nxënësit amerikanë do të mësojnë mbi mënyrën e jetesës së shokëve të tyre të klasës në vendet e YES (Youth Exchange and Study).

Në rast të fitimit të së drejtës për të qenë pjesë e programit YES, bursa e akorduar nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e programit, siguron udhëtim ndërkombëtar vajtje-ardhje nga vendbanimi në Shtetet e Bashkuara dhe kthim. Po kështu për të gjithë nxënësit që marrin pjesë në aktivitete sociale, bursa siguron ndihmë financiare mujore, e cila në këtë rast është ndihmesë edhe në blerjen e mjeteve personale të nevojshme.

Bursa në këtë rast do të heqë edhe shpenzimet e qendrimit për një vit të nxënësve në familjet pritëse amerikane të zgjedhura; regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane; aktivitete orientuese të programit, duke përfshirë parapërgatitjet dhe hyrjen në program; aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane si edhe siguracion mjekësor.
Kjo është pjesa që mbulohet nga bursa, ndërsa ajo që nuk sigurohet është pajisja me pasaportë ndërkombëtare; shpenzime personale që nuk mbulohen nga paga mujore; kostot për bagazhet mbi peshë dhe telefonatat e bëra nga Amerika ose llogari për e-mail. Jo të gjithë të rinjtë do të kenë mundësi të ndjekin procedurat e aplikimit për bursat YES.

Studentët nuk mund të pranohen si aplikantë nëse kanë qëndruar 3 (tre) muaj ose më shumë në Shtetet e Bashkuara gjatë 5 (pesë) viteve të fundit ose në rastet kur familja e tyre ka aplikuar ose po aplikon për të emigruar në Shtetet e Bashkuara ose ka bërë plane të emigrojë ose ka emigruar në kontinentin përtej Atlantikut.


Përzgjedhja Panele me specialistë amerikanë, në shkolla

Të rinjtë që do të preferojnë të jenë pjesë e programit të bursave YES, do të përzgjidhen nga panele të pavarura me profesionistë amerikanë të specializuar në fushën e edukimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Përzgjedhja do të bazohet në bazë të meritës që do të dalë nga aplikimi tërësor, referencat nga mësuesit dhe gadishmërinë që do të demostrohet për një eksperiencë shkëmbimi njëvjeçare.

Gjithashtu studentëve do t'u kërkohet të kenë vlerësimin mjekësor dhe të deklarohen si të aftë fizikisht për të marrë pjesë në program. Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë në pranverë dhe të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre deri në mesin e muajit maj. Aftësitë në gjuhën angleze do të jenë të rëndësishme, por jo element përzgjedhës.

Menjëherë pas njoftimit, finalistët dhe prindërit e tyre do të marrin materiale orientuese për t'u përgatitur për nisjen. Ata duhet të njoftojnë zyrtarisht American Councils që pranojnë bursën e studimit dhe t'i sigurojnë ndonjë dokument që mund të kërkohet. Studentët mund të fillojnë proçesin e aplikimit për pasaportë ndërkombëtare dhe procesin e vizës menjëherë me miratimin e programit.

Nga muaji maj deri në gusht, American Councils dhe organizatat e tjera partnere do të lidhin finalistët me familjet e përzgjedhura pritëse si dhe do të bëjnë regjistrimin në shkollat e mesme lokale. Në qershor dhe korrik, përfituesit e bursave do të marrin pjesë në një program orientimi në vendet e tyre.

Më pas studentët do të udhëtojnë për tek familjet pritëse amerikane për të filluar eksperiencën e shkëmbimit në gusht. Studentët duhet të kthehen në vendet e tyre në përfundim të programit në datën e caktuar nga American Councils. Viza amerikane e lëshuar për pjesëmarrësit në program nuk mund të ndryshohet ose të shtyhet për asnjë arsye pas përfundimit të afatit të programit.

Aplikimi Kujdes, ka edhe disavantazhe

Bursat e akorduara nga programi YES, kanë në një farë mënyre edhe disaavantazhet e tyre qëmund të sjellin penalizimin e të rinjve fitues. Kështu të rinjtë duhet të marrin parasysh efektet negative që lidhen mevetë programin. Një shembull është fakti që ata mund të mos kthehen në kohë për të zhvillaur provimet përfundimtare, dhe në rastin më të keq mund të përsërisin vitin shkollor.

Kjo lidhet me faktin se tekstet shkollore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të ndryshme nga ato në Shqipëri. Pra megjithëse të rinjtë e përfshirë në programin YES marrin pjesë në një program akademik në Shtetet e Bashkuara, kjo nuk do të thotë se ata do të mësojnë të njëjtin material si në vendi nga ata vijnë.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:IROLF:
Wed Jan 28 2009, 07:44am


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Une me keqardhje them se arsimi ne Shqiperi po bahet nji "Gerdec" i dyte qe do ia degjojme krismen me vone.Niveli i dhenjes se mesimit asht ne nivelin me te ulet.Kjo si rrjelloje e e perzgjjedhjes se arsimtareve jo sipas pergatitjes,ose mesatares qe ata kane,Por simbas ryshfeteve qe ata pagujne.Pra ky nivel nuk mund te jape frut perderisa nuk jane frut vete.E nga kjo une ndjej nje shqetsim shum te madh mund te them se ne te ardhmen,me çfare pergatitjeje do te dale ky brez.Cfare frutesh do i japin ato shoqrise dhe vendit.
Back to top
drejtesia
Wed Jan 28 2009, 07:55am

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
Arsimi ne shqiperi vetem sa ka emrin e till,nxenesit nuk tregojn shum interes per mesimet pavarsisht qe numri i te rinjve neper shkolla sa vjen e shtohet.E shohin shkollen me shum si nje vend argetimi ku mund te kalojn koh me shoqerin.Sa per mesuesit korrupsjoni akoma eshte i pranishem,dhe nuk besoj se ju intereson shum nese mesojn nxenesit apo jo
Back to top
L - N
Wed Jan 28 2009, 08:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Me shum rrespekt per ju te dy forumista te nerum zotni ::IROLF:: e zoja/zonjusha drejtsia

E verteta asht taman si thoni ju se sistemi dhe kualiteti i arsimimit lene qe jane posht por edhe jane burim (per nxansist argtimit me kalu kohen) kurse (per msusat mjet fitimit e korruptimit) gjithsesi sado i mire te jet sistemi i msimit apo arsimit Shqiptare fajtori krysor dhe i vetem asht kultura e shoqnis shqiptare. Mu me duket se arsimimi asht vetem pasqyre e gjenjes kulturore ku nodhet shoqnia shqiptare sot.
Nxansit/studentat msusat/profesorat e marrin/gjejn dhe ushqejn kyt prapametje e korrupsin prej vet shoqnise qe nodhen ata kastan edhe ky problem asht problem qe i perket tan shoqnise Shqiprtare. Mir po me duket se ve re se na Shqiptarte ne pergjithsi kena teori e fjalt e bukura por punt nuk i kena aspak te mira sepse kyt e difton vete gjenja e arsimimit ne Shqipni ku ka raste qe njerzt kryjn shkollat e mesme e s'dine as me shkru emnin e vet, apo ka edhe prej atyne qe kane marre juridkun pa kene asnjihere ne universitet sepse jane ne gjak e jane kriminela. Nejse se shemujt jane te pa fun.
Shkurt se e zgjata shum gjenja e keqe e arsimimit Shqiptare asht pasqyre e shoqnise dhe kulturs shqiptare. Nuk na i ka kush fajet fajet i kena vete dikush ma shum e dikush ma pak sepse jena vete produkt i ksaj shoqnie e ksaj kulture, do prej nesh nuk dina ma mire e vazhdojm korruptimin e brezave te ri dhe sistemit te arsimit te pavetdishem se jena na vete fajtore. Noshta jam gabim po kshtu e logjikoj un


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
drejtesia
Wed Jan 28 2009, 08:20am

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
Te jap shum te drejte zotni Lec se vete na i kena fajet per gjendjen ku ndodhemi,nga njera ane thojm qe kjo eshte e gabuar dhe nga ana tjeter sbejm asgje per ta ndryshuar perkundrazi ne ndonje moment dhe ne behemi pjes e ksaj shoqerie.Ndryshim mund ta bej populli mjafton te mari guximin the te thote stop nuk vazhdohet me keshtu
Back to top
::bud::
Fri Apr 24 2009, 12:34pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Me ke te rrish bahesh Drejtsia asht e vertete ajo qe thu qe dashje pa dashje bahena pjese e kesaj shqnije.

"Slowly but surely" si thote Bush shpresoj te ndryshojne
Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 09:51am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Arsimi nuk asht aspak i mir ne shkollat shqiptare por po them ne shkoder ma mir se ne shqiperi nuk e kam pa por besoj se edhe atje njashtu eshte si ne shkoder .... ne shkollen teme hin zysh me pi kafe me kabinet etj vjen profesori me leter skedinash etj por kjo asht keqardhje per arsimin ne shkoder !!!!!! Me Respekt Dergusiani !

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
::bud::
Tue Jul 14 2009, 09:59am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ketu shifet e ardhmja e vendit Dergusjani, edhe garantojme BE-ne qe korrupsjoni po luftohet dita dites.

Po ku?

Back to top
L - N
Tue Jul 14 2009, 10:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Ketu shifet e ardhmja e vendit Dergusjani, edhe garantojme BE-ne qe korrupsjoni po luftohet dita dites.

Po ku?





Taman ke fole drejt zotni ::bud:: sepse me kyt pergjigjen tane por edhe kur flasim per kyt teme gjithmone me kujtohet nji lidhje mes problemit tone te edukimit dhe te ardhmes tone te perbashkt.

Kur Klintoni u ba presidenti Ameriks per here te pare, kshilltart e tij si edhe media ishin ne dileme se si ka me permirsu gjenjen katastrofike te Getove Zezake ne Amerike qi asnji administrate qysh ne vitet 50 nuk kishte mujt me permirsu, kto Geto ishin ba te pa pershkushme prej krimit sa e kishin cu shtetet si New York dhe LA ne kry te qyteteve me kriminalitetin ma te madh ne bote sa ja kaloshin veneve qe ishin pothujse ne luft civile prej korrupsionit si Kolumbis e Meksisks.

Nejse pergjigja e Klintonit ishte (Education-Education and only dhe Education is the solution = Arsimimi-arsimimi dhe vetem arsimimi asht zgjillja) dhe faktikisht ashtu u ba, me insentiv inkurajus e me premtime per karriere si ne adnministrat si ne ushtri Getot e Zezakve u pushtune prej investimeve shtetnore me nertu shkolla e kurse kualifikimi dhe ashtu mrriti administrata e Klintonit me nxjerr kyt pjese te shoqnis pothujse 1/3 e popullsis prej krimit e fukaradhekut te s'kajshem.


Kastan besoj se e ardhmja e Shkodres ashtu si e aardhmja e kombit tone ne cdo cep varet direkt per te ardhmen e tij te standarti i Arsimit sot e neser


[ Edited Tue Jul 14 2009, 10:15am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 10:25am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Perzoten njaja qe po ju tham asht e vertete por ne BE ishalla kena kryeminister tjer jo edi ramen as sali berishen se as njeni si duhet dreqit 1 lek por 1 qe asht i drejt dhe i ndershem ..... ishalla liberalizohen vizat se per BE kismet ka 2014 Flm ..!

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
sunríse
Tue Jul 14 2009, 10:27am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Dergusjani ka shkruar:

Arsimi nuk asht aspak i mir ne shkollat shqiptare por po them ne shkoder ma mir se ne shqiperi nuk e kam pa por besoj se edhe atje njashtu eshte si ne shkoder .... ne shkollen teme hin zysh me pi kafe me kabinet etj vjen profesori me leter skedinash etj por kjo asht keqardhje per arsimin ne shkoder !!!!!! Me Respekt Dergusiani !



me ke ba me qesh per zoten ahahahahahahahahahah
lum europa si ka me na pas edhe ne lol


Think happy thoughts!

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 10:29am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
ehhh ma choco sa te vazhdojne shkollat ishalla me kujtohet me ba video kur me qon kaher profesori me vu eurolloto ka shanc gamari

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
HANA
Tue Jul 14 2009, 10:29am

Registered Member #3071
Joined: Thu Jun 18 2009, 12:56pm

Posts: 195
iDREJT E I NDERSHEM :-?
vEQ ME I THAN NAJ SKULPTORIT ME E BA ;SE NDRYSHE SKA NKET BOT:
Back to top
sunríse
Tue Jul 14 2009, 10:31am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Dergusjani ka shkruar:

ehhh ma choco sa te vazhdojne shkollat ishalla me kujtohet me ba video kur me qon kaher profesori me vu eurolloto ka shanc gamari



hahahahahahhahahahahhahah edhe kyt e lexova me te cu presori me vu lloto!!=))
mire se tek i ikun lekt per l....ezhe atij paska shanc me ty


Think happy thoughts!

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 10:32am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
ahhahahhahahhahah hana jo ma naq ka boll njerez te ndershem dhe te drejt por se kan pushtetin ato ne dor ske qa i ban se me ita njerez qe te vrasin per 50 lek nuk hihet ne BE askund

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
sunríse
Tue Jul 14 2009, 10:34am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
e bate chit chat kyt ven ose e bame ma mire.une dola para se me marr naj kritik


Think happy thoughts!

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 10:38am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
choco nuk te besohet sa keq asht shkodra perzoten ma naq si nuk vjen naj her njaja koha e enverit ....... qe ke pas vend pune tana gjanat i ke pas fabrika etj ... me respekt dergusiani !

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
HANA
Tue Jul 14 2009, 10:42am

Registered Member #3071
Joined: Thu Jun 18 2009, 12:56pm

Posts: 195
Dergusjani,edhe ncoftese ka ashtu qe thu ti,,,,,sa te marrin qeverin ne dor,fillon e bahet si paraardhesit e tij!!!! Nxansi asht si nji pem, qe po ta rritesh mir dhe ti japesh drejtimin ,rritet e drejt e i bukur.
Aty korrupsioni ka ken gjithmon,edhe nkohen e komunizmit.(mas ta harrojm HARAPIN)
Tesh nuk e di sa mushen zarfat!!!!
Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 11:25am

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Hana ka shumm njerez te drejt dhe te ndershem por ato nuk kan qeverin ne dor pushtetin dmth Qa mi ba ? per punen me qu zarfin asht ose zarfin ose mikun shummmmmmm te fort

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
West****
Wed Sep 09 2009, 11:30pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Nuk jam shume e informume per arsimin ne Shkoder, por tani qe isha aty me bate shume pershtypje reklamat qe i bashin shkollave private. Nuk e di se qfare cilesie kane ( kuptohet arsimdhanse). A thu kane cilesi me te mire se shkollat publike apo ka hy dhe ai egoizmi qe te shkojme ne shkolla private. Ju lutem nqs ndonji din me shume te na informijne. Faleminderit.
Back to top
L - N
Mon Sep 14 2009, 11:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
MESUESI, KY KALORES I DIJES

Qasje mbi një qëndrim të ri ndaj mësuesisë si zeje

NDUE DEDAJ

Himni i pashkruar i mësuesit

Rasti që po sjellim për lexuesin është si të ketë dalë nga librat didaktikë të iluministëve francezë, apo "abetaret" e Rilindjes Kombëtare. I thjeshtë në dukje, pa shumë fjalë, por mjaft domethënës… Mjeku i thotë asaj gruaje se do të operohej pas mesit të shtatorit, le të vinte gishtin në një datë, kur ta kishte më për mbarë, pasi deri atëherë, vijoi ai, do të kem disa punë të tjera, do të vete jashtë shtetit për pak ditë etj. Ajo e dëgjoi po nuk po dinte si t‘i thoshte atij, se ajo puna e saj (jo sëmundja, se atë e dinte më mirë ai) në njëfarë mënyre nuk priste. Mjeku vuri re njëlloj pezmi tek e sëmura, një si prishaqejf, por që nuk po e kuptonte psenë. Po ja që "enigmën" e zgjidhi sakaq bashkëshorti i saj: "Doktor, kjo e ka një hall dhe a di ti se cili është halli i saj? Është mësuese e klasës së parë dhe nuk do, kurrsesi, që në ditën e parë të shkollës t‘i lërë nxënësit e vegjël në oborr!... Prandaj, në mundsh, bëja ndërhyrjen më parë se 14 shtatori, kur fillon shkolla. Atëherë kirurgu i spitalit 2 të QSUT-së "Nënë Tereza", vendosi: "Me që është kështu, do ta lëmë për në datën 8 shtator…" Por ky është vetëm një episod i lidhjes së mësuesit me klasën, i përkujdesjes shembullore për secilin nxënës dhe kur ndonjëri nga ata nuk flet e dëgjon, e ti si mësuese e ciklit të ulët, e merr çdo pasdite (për katër vjet) në shtëpinë tënde, bashkë me fëmijët e tu, vetëm për humanizëm, pa pranuar shpërblim. Ani se shembulli yt mbetet gjithnjë anonim, nuk shkruhet për të në gazetë, nuk jepet kronikë në televizion, nuk merr dhe një fletë nderi… Ky është mësuesi. I tillë ka qenë ai gjithherë, ka dhënë frymë nga vetja, pa pritur ndonjë çmim. Ndaj dhe ai doktori, që kishte fituar në olimpiadat e matematikës kur kishte qenë nxënës, nuk kishte si të mos e kuptonte pacienten e tij - mësuese, se ku i dhembte shpirti asaj, këtë messhtatori…

Kur mësuesi ishte një "zotëri"

Edhe një tjetër episod mbi atë kredon misionare të arsimtarit te ne. Një grup arsimtarësh veteranë ishin mbledhur në një kremtim, kur njëri prej tyre, gjithë nostalgji, po rrëfente për ndodhi, miq e kolegë të një gjysmë shekulli më parë. U përfshinë dhe të tjerët në atë "stuhi" kujtimesh, si të kishin ndodhur dje ato për të cilat po flisnin. Ndiheshin mirë tek kujtonin me përnderim një mësues të vjetër shkodran, Kin Baqlin, që e kishin pasur njëlloj udhëheqësi shpirtëror. Kishte dashur të transferohej ai, vit për vit, që nga ‘59-ta, por nuk kishte mundur, pasi nuk e linte biografia, se kishte vëllain të dënuar politik. Dhe kishte ikur nga qyteti i vogël verior vetëm pasi ishte shuar!… Kolegët e tij e kujtonin si një aristokrat të vërtetë dhe pse nuk ishte më kohë aristokratësh, njeri të ditur, që fliste pak, tipik i racës së fisnikëve të dikurshëm. Kur kalonte ai në qytet, ngriheshin në këmbë jo vetëm nxënësit. Kishte pasur mirësinë që në vitin 1967 të sillte dhuratë për bibliotekën e Rrëshenit, një fond të pasur literature kulturore - kishtare, nga ato libra që nga raftet e kishave të Shkodrës po flakeshin drejt e në rrugë. Kujtimet e kolegëve ishin "monografia" më e mirë për mësuesin e vjetër të historisë, me të cilin historia nuk kishte ditur si të sillej… Por nuk ishte vetëm ai mësues i atillë. Pas luftës pati një periudhë kur mësuesi ende ishte zotëri, jo vetëm se vazhdonte të thirrej "zotni mësues". Deri sa nisi revolucionarizimi i shkollës, me punë prodhuese, stërvitje ushtarake etj. Ishte brezi i fundit i mësuesve të shkolluar jashtë, që vinte stoic dhe i përkorë nga vitet ‘30, kohë kur mësuesi kishte qenë një zotëri, ndër të paktit zotërinj të asaj kohe, ashtu si deputeti, inspektori i përgjithshëm, gjyqtari, avokati, prifti, tregtari etj. Vërtet s‘kishte status, po ama e kishte një profil të vetin, paguhej mirë dhe emërimi i tij bëhej nga një instancë e lartë shtetërore. Por ky soj mësuesi, si një specie e "vjetër" sallonesh, po binte me kohën. Deri nga fillimi i viteve ‘70 edhe e dëgjoje ndonjë t‘i drejtohej me "zoti mësues" mësuesit, po që pastaj kafshonte buzën, duke parë anash…

Bjerrja e profilit "klasik" të mësuesit

Një mësues pensionist, në kujtimet e tij, shkruante: "Kurrë nuk do ta harroj ditën e parë të mësimit mes nxënësve të mi, e them pa droje se ka qenë provimi më i vështirë i jetës sime…" Ky është mësuesi tipik i viteve ‘50, që vinte në gjurmë të rilindësve, i cili mbeti gjithë jetën misionar i arsimit. Po erdhi një kohë që mësuesi u përdor nga politika puniste, duke e përhumbur jo pak identitetin e tij. Mësuesi tashmë ishte më shumë njeri i masave dhe më pak elitar. Ai duhej të vishte çizmet dhe të shkonte në aksion për hapjen e kanalit, të lexonte gazetën para brigadës së arave, të mbante protokollin e mbledhjeve të Frontit, të ishte gjithkund si biçim nëpunësi i sekretarëve, kryetarëve, shefave mediokër. Mësuesi u bë më "popullor" se sa duhej, jo vetëm se me përmasat që mori zgjerimi i arsimit, mësuesit u bënë një ushtri, porse ai nuk duhej të ishte më një zotëri, që të dallonte nga masat, por një bir revolucionar i tyre. Vetëm në një situatë të tillë populiste e gjente kurajon kryetari i këshillit të fshatit të hynte në sallën e këshillit pedagogjik dhe të kontrollonte ditarët e mësuesve, duke i detyruar ata të reagonin ndaj tij! Kjo ka qenë ironia e fatit, ndëshkimi kolektiv i mësuesisë, bjerrja e profilit historik të arsimtarit. Ashtu si çdo gusht, në komitetet ekzekutive shihej një situatë absurde, mblidheshin në një sallë të gjithë arsimtarët e rinj, 50-60 veta, disa të ardhur edhe nga rrethe të tjera dhe njëri nga zyrtarët lexonte listën e shkollave ku ishin caktuar. Ky ishte fillimi për një universitar. Një listë e thatë burokratike dhe ti arsimtari i ri, një emër në atë listë! Gjendja u rëndua edhe më nga fundi i viteve ‘80, kur shkollat u mbushën me mësues pa arsim përkatës, dukuri që vazhdon edhe sot. Patriarkë të arsimit e dijes

Në Shkodër të gjithë përuleshin me nderim kur kalonte "Piacës" ish-drejtori i gjimnazit "28 Nëntori", Lutfi Hoxha, edhe pse kishte vite në pension, apo gjuhëtari e pedagogu i njohur Kol Ashta dhe aradha e tij diturake, që kishte mbijetuar nëpër travlajët e kohëve. Siç nuk ka sot veprimtari publike ku nuk ftohet ish-drejtori i gjimnazit, Mark Vuji, që ish-nxënësit e tij e kanë pagëzuar "patriark i arsimit" të trevës. Një profil mësuesi e intelektuali unik që vinte nga një qytetërim i mëparshëm e që gjallonte deri vonë në mjedisin shqiptar të pasluftës; që herë do të përqasej me një Millosh Gjergj Nikolla, me trup të hajthëm, që mes të ftohtit dimëror, me një kollë që sa vinte e i shtohej, ikte për te nxënësit e tij në Pukë; herë me një Ndrec Ndue Gjokë, që shtegton gjithkund nëpër katundet e Mirditës për të çelur shkolla për vocërrakët, duke bërë kështu epokën e tij në arsimin e vendit. Dy kryemësuesit, si njëri (Migjeni), si tjetri (Ndrec Ndue Gjoka), ishin si meteorët, që vërtet do të shuheshin shpejt, por drita e tyre nuk do të reshte për njëqind vjet... Po a ka mbaruar kjo racë arsimtarësh emblematikë, me një përkushtim "hyjnor" ndaj shkollës? A thua vetëm ata ishin, ata? Jo. Ne mësuesit e sotëm spikasin jo pak nga ata që i kanë për zemër si nxënësit si komuniteti. E dëshmon këtë edhe një dukuri interesante. Nëse komunat, bashkitë, zyrat e tjera të rëndësishme nuk iu lihen edhe aq në duar zonjave, për "çudi" shkollat për t‘i drejtuar, iu besohen më së shumti atyre. Rasti e ka sjellë që vitin e kaluar të ishim në gjimnazin e Lezhës dhe atë të Laçit, që prihen nga dy drejtuese me përgjegjshmëri të lartë për detyrën, njëra e ardhur nga Puka e tjetra nga Mirdita. Dy gjimnazet e sipërthënë e kanë krijuar tashmë profilin e tyre në 40-50 vjet, po drejtueset dhe stafet pedagogjike përpiqen për më tej, pasi modernizimi i shkollës te ne është ende një proces në fillimet. Edhe pa e shprehur me fjalë ato, merret me mend përgjegjësia e një drejtuesi që vjen në krye të punëve në një institucion shkollor me emër, ku më parë kishin drejtuar ata, "patriarkët" e arsimit...

Dilema për me qenë mësues…

Pas viteve ‘90, ekonomia e tregut thithi mjaft mësues, i mori nga klasat e i futi në dyqane, të cilët tashmë bënin zanatin e tregtarit. Shkolla sigurisht që pësoi një krisje jo të vogël nga kjo arrati dhe sidomos nga emigrimi i mjaft arsimtarëve. Pati plot që thanë, vetëm në mos gjetshim një punë tjetër, se nuk rrimë një ditë në arsim. Por kjo gjendje duket se po kapërcehet dita-ditës. Falë edhe nismave qeveritare për rritjen e pagës së mësuesve. Kjo është njëra anë, ajo që ka të bëjë me shtetin. Po ana tjetër, që lidhet me vetë njeriun e arsimit? Doemos që përmban shumë sfida e meritime profesionale, por e ka dhe një pjesëz të sajin të "errët", shpërdorimin e profesionit nga disa mësimdhënës. Dikush mund të thotë se nuk e dëmton imazhin e edukuesit në tërësi ai "tipi" i mësuesit/pedagogut të tranzicionit që gjeti ta shiste zanatin duke i këmbyer provimet me para. Apo duke pranuar dhurata të shtrenjta nga nxënësit/studentët e varfër! Orë, telefon, bizhuteri, kostum, sende mundësisht "firmato"… Si jo? U cenua kësisoj shenjtëria e profesionit, ra miti i mësuesit, kulti i tij. Në çastin që humbën kuptimin (e dhurimit) lulet. Se nuk kanë qenë pa gjë ato imazhet fëmijërore: të mësuesit që nuk ha bukë, nuk pi ujë, si të ishte një shenjtor i gjallë. Mbase këndej duhet të nisin gjërat, të ketë një "Urdhër të Mësuesit", si i çdo profesioni, i mjekut, i ushtarakut, i gjyqtarit, i njeriut të fesë, që kanë një betim, më shumë se një pakt me profesionin. Se një marrëdhënie "zyrtare" mësues-nxënës. Fjala është për diçka më sipërore, racionale se etika e mësuesit. Për një ndryshim rrënjësor të qëndrimit të shoqërisë dhe shtetit ndaj mësuesisë si zeje. Mbi katër-pesë herë kanë ndryshuar gradat në Policinë e Shtetit në këto njëzet vjet. Nga ato të vjetrat me toger e kapiten, te të rejat me inspektor e komisar… Por kurrë në këto vite nuk u fol për "gradat" e mësuesisë, ato të thjeshtat e deri për "komisaret" a "gjeneralët" e shkollës e hierarkisë së arsimit, se kush duhet të drejtojë në bazë të meritave profesionale, certifikimeve, krediteve etj. Sot e kësaj ditë vazhdon të mungojë statusi i mësuesit. Kohët e fundit ka një përpjekje për klasifikimin e mësuesve sipas disa titujve, por që ende nuk dimë sa të vlefshëm do të jenë. Në është gjetur mënyra më e mirë për "gradimet" në lëmin e mësuesisë? A do të jenë gjithsesi këto titujt e rinj, "mësues specialist", "mësues mjeshtër" etj., ato që do ta ngrenë prestigjin e mësuesit? Pa thënë se nuk ka ndonjë titull nderi për mësuesit, si dikur "Mësues i merituar"?…

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Sun Feb 17 2013, 10:46pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
sot gjithkush po merr shkolle niveli i mesimit ka ra shum ne shqiperi...para 1 mujit e gjys nigjova ne lajme..40% e studentave ce kan maru studimet per profesora kishin mbet ne provime ce kan dhan me hy ne pune shteti...imagjino ku do shkojn e ca do mesojn ato fmi te vegjel ce shkojn ne shkolle..

no comment......
Back to top
SuperGirl
Wed Feb 27 2013, 04:08pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
shkodra ka shkruar:

sot gjithkush po merr shkolle niveli i mesimit ka ra shum ne shqiperi...para 1 mujit e gjys nigjova ne lajme..40% e studentave ce kan maru studimet per profesora kishin mbet ne provime ce kan dhan me hy ne pune shteti...imagjino ku do shkojn e ca do mesojn ato fmi te vegjel ce shkojn ne shkolle..



Pff...ca thu ti. Un kam pas nji te aferme qe ka ken ne uni per gjeografi e nuk ka dit cilat jane oqeanet qe ka toka. lene ma me iu fut kontinenteve a shteteve e kryeqyteteve
Kjo asht fatkeqesi ne shqipni aktualisht. Taman me pas frike ku i con fmit!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3851 sec, 0.0917 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,208kB