Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Krimet & Barbarizmi Komunist Anti-Kombtare
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Feb 22 2009, 03:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Historia dhe vendimet e gjykatës që dënuan Hysen Shoshorin

Nga Lorenc Vangjeli, MAPO

Ishte vetëm 41 vjeç dhe ishte munduar të shpërndante mbi 41 mijë trakte kundër regjimit komunist. Saktësisht, 41,000 të tilla deri në momentin që u arrestua. Historia e pabesueshme e Hysen Shoshorit, antikomunistit të vetmuar, që u dënua me vdekje dhe më pas iu fal jeta për ta shtyrë atë në ferrin e burgjeve komuniste, vjen e ndërtuar nga materiale autentike të kohës. Dy vendime të gjykatave komuniste të kohës, asaj të rrethit të Tiranës dhe më pas edhe Plenumit të Gjykatës së Lartë që e dënoi me 25 vjet burg, japin një pamje të zymtë çfarë ndodhi me një njeri që kundërshtonte komunizmin dhe mbi të gjitha arrinte deri aty, sa të bënte thirrje për eliminimin e drejtuesve më të lartë komunistë të kohës, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

Vite më pas vetë Shoshori ka akuzuar se një nga dëshmitarët e shumtë që kanë hapur varrin e tij “legal” ka qenë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, atëherë gjithashtu anëtar i Partisë së Punës. Vetë Berisha e ka mohuar një gjë të tillë, madje ai ka vënë në dyshim deri dhe ekzistencën fizike të akuzatorit.

Revista “MAPO” ofron detaje rrëqethëse nga dy proceset e shkurt-marsit të vitit 1975, plot 34 vjet më parë.

Vendimi i gjykatës së Tiranës

Është tetë faqe. I shkruar me makinë shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues dhe dy ndihmësit e tij. I firmosur dhe nga prokuroria e çështjes dhe sekretari i gjykatës. Të pandehurit janë dy, Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datëlindjes 15 maj 1934, lindur në Prezë dhe banues në Tiranë, punëtor në uzinën e artilerisë. I martuar me dy fëmijë. I arrestuar më 29 gusht 1974. Bashkëvuajtësit e Shoshorit saktësojnë se ai është arrestuar në krah të ambulancës së madhe në Tiranë, me nëntë trakte në xhep, aty ku ka qenë dikur Muzeu i Luftës që u prish për t’i lënë vendin kullave nëntëkatëshe. Është arrestuar në flagrancë duke ngjitur traktet e tij në një shtyllë. E survejonin prej ditësh me radhë. Bashkë me të në proces dhe viktima tjetër, Vladi, bashkëmoshatar me të, gjithashtu punëtor në uzinën e artilerisë. Është arrestuar një ditë më pas. Shoshori akuzohej për vepra terroriste, agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për të mos e mbyllur këtu, i ishte veshur dhe akuza për vjedhje të pasurisë socialiste. Vladi akuzohej për moskallëzim të krimit. Prokurorja e çështjes kërkoi shpalljen fajtor të Shoshorit për të gjitha veprat penale, për të cilat akuzohej dhe dënimin e tij me vdekje, kurse për Vladin pesë vjet burg.

Vërejtjet e gjykatës

“Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe propagandës…. Veprimtarinë e tij armiqësore e ka filluar që nga viti 1967 dhe e ka vazhduar deri në gusht të vitit 1974, kur u kap duke shpërndarë fletushka me përmbajtje armiqësore kundër Partisë së Punës, pushtetit popullor dhe udhëheqësve të shtetit”, - shkruhet në vendim. Sipas tij, u provua se Shoshori ka ndarë mllefin e tij kundër pushtetit popullor me Vladin, të cilit i ka thënë: “Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktaturë.” Ai i ka lavdëruar sistemin kapitalist dhe revizionist dhe i ka thënë se, sipas mendimit të tij, duhej ndërhyrja e sovjetikëve për të shpëtuar popullin shqiptar”.

Vendimi saktëson se gjykata ka mundur të mbledhë gjithsej 227 trakte, të cilat: “kanë përmbajtje nga më të poshtrat dhe shpifje nga më të poshtrat. Kërkohej hapja e kufirit e bëhej thirrje për t’u ngritur kundër pushtetit”.

Vetë Shoshori e pranon një gjë të tillë. Sipas tij, ai donte që “populli të bëhej sa më i pakënaqur nga partia dhe të ngrihej për të shpëtuar nga kthetrat e diktatorëve”.

Në të njëjtin konkluzion kishte mbërritur dhe ekspertiza grafike e datës 15 nëntor 1974, që u kishte bërë trakteve; ato rezultonin se ishin shkruar me dorën e Shoshorit. Por deri këtu ishte “konsumuar” krimi i agjitacionit. Më e keqja vinte se Shoshorit 41-vjeçar i ishte vënë tyta e akuzës në ballë: Akuza për kryerjen e akteve terroriste.

“Në fletushkat e ndara më 22 janar 1968, ka shtyrë persona të tjerë për të kryer vepra terroriste kundër udhëheqësve të partisë dhe pushtetit duke shprehur se “… Ai njeri që ka një armë dhe nuk shtie në udhëheqësit kryesorë dhe levave të këshillave në lagje, është i lig, frikacak, është servil”.

Megjithatë, me një argumentim krejt të pamendueshëm për kohën, gjykata e interpreton ligjin në një mënyrë që edhe sot tingëllon mjaft e fortë.

“Kjo akuzë (e prokurorit), nuk bazohet në ligj”, vëren gjykata fillimisht. Sepse, sipas saj: “për të pasur nxitje për të gjitha krimet… duhet që nxitësi ta drejtojë veprimtarinë e tij, jo në mënyrë abstrakte kundrejt personave të panjohur, por drejt një subjekti konkret, me qëllim që të krijojë te ky determinimin, vendosmërinë e nevojshme për të kryer një krim të caktuar. Duhet që nxitësi jo vetëm të dëshirojë kryerjen e një krimi, por është e nevojshme që me veprimet e tij të bëjë që kjo dëshirë e tij të përqafohet nga një person konkret”.

Gjykata citon nenin 12 të Kodit Penal, që kërkonte ekzistencën e marrëveshjes mes bashkëpunëtorëve, kur gjithashtu është e nevojshme të krijohet kontakt mesh bashkëpunëtorit dhe nxitësit në krim.

“I pandehuri Hysen Shoshori duke mos iu drejtuar personave konkretë nuk ka bërë nxitje, por vetëm ka bërë thirrje për kryerjen e veprave kundër shtetit nga ana e personave të panjohur… Në esencë kjo nuk është gjë tjetër veçse shfaqje mendimi për kryerjen e krimeve të tilla”.

Duket se të paktën ishte vendosur t’i kursehej jeta, por hetuesia kishte një tjetër “As” të pistë nën mëngë dhe kjo ishte vjedhja e supozuar. Pra, viktima nuk do të dënohej për terrorizëm, çka do të bënte shumë bujë, por për vjedhje për të demonizuar në mënyrë ordinere “armikun e betuar”.

Akuza mbi akuzë

Ishte normale që në atë kohë për armiq të llojit të Shoshorit, hetuesi ta shoqëronte akuzën politike dhe me ato të kryerjes së krimeve ordinere. Ashtu siç ndodhte rëndom dhe e kundërta; vjedhës përsëritës në një moment të caktuar konsideroheshin dhe si kontingjent politik. Shoshori nuk i shpëtoi kësaj “ligjësie” dhe ai u akuzua për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste në masën 7078.40 lekë. Hetuesit kishin llogaritur deri në qindarka gjithçka dhe i atribuonin të pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 gramëve semenca apo vjedhjen e 200 gramëve fletë bakri apo edhe 0.15 metra katrorë meshin. Katër dëshmitarë, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak GJ., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Për Vladin nuk kishte shumë histori; ai e dinte që Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E dënojnë me dy vjet burg. Vetë i pandehuri kryesor ishte në prag të vdekjes: Gjykata vëren se “… me veprimtarinë e tij shumë të theksuar kriminale prej një armiku të tërbuar kundër popullit shqiptar dhe socializmit, e ka vënë veten e tij jashtë shoqërisë dhe çmohet se një dënim i zakonshëm nuk mund të ndikojë në edukimin e tij”.

Ndaj për këto arsye vendoset: “Ta deklarojë fajtor për krimin e agjitacion- propagandës … dhe e dënon me dhjetë vjet heqje lirie. Ta deklarojë fajtor për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste… dhe ta dënojë me vdekje me pushkatim. Ta deklarojë të pafajshëm për krimin e veprës terroriste”.

Kundër këtij vendimi kishte vetëm një ankim prej pesë ditësh. Nga ky moment Shoshori dërgohet në qelitë e burgut të vjetër, që sot njihet me emrin burgu 313 dhe pret marrjen parasysh apo jo të kërkesës së tij për falje. Pesë ditë, në të cilat ai u mbajt i izoluar me kaskë në kokë për të shmangur vetëvrasjen: edhe vdekjen duhet ta jepte skuadra e pushkatimit.

Plenumi i Gjykatës së Lartë

Shoshori ankohet dhe pothuaj një muaj më vonë, në 13 mars 1975, nis procesi i dytë ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i çështjes, i cili këmbëngulte se Shoshori duhej të dënohej me vdekje për krimin e terrorizmit dhe jo akteve të vjedhjes. Aranit Çela, atëherë kryetar i Gjykatës së Lartë, nis procesin dhe në fund të ditës jepet dhe vendimi.

Në vërejtjet e Plenumit shënohej fakti se në vitin 1967, Shoshorit i ishte marrë një kopsht që përbënte sipërfaqe të tepërt të shtëpisë, çka e bëri atë të pakënaqur nga pushteti komunist dhe e futi në rrugën e armiqësisë me të. Ribëhet rishtas një rezyme e veprimtarisë së tij, pranohet si i drejtë vendimi i gjykatës së Tiranës për veprimtari terroriste të Shoshorit - me një interpretim rishtas të pabesueshëm për kohën të ligjit - dhe shkohet madje dhe më tej. Plenumi vëren se: “…Krimi i përvetësimit të pasurisë socialiste është vepër me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk janë të asaj shkalle që për të pandehurin të zbatohet dënimi me vdekje”.

Dhe më pas, me 19 firma, gjykatësit vendosin lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Tiranës, ndërsa për “vjedhjen” Shoshori i shpëtonte plumbit dhe do të dënohej me 15 vjet burg. Gjithsej… “duke bërë bashkimin e dënimeve, i gjykuari Hysen Shoshori të dënohet me 25 vjet heqje të lirisë”, - firmosi Aranit Çela.

Këtu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatësit dhe për të nisi kalvari i vuajtjeve në Spaç, Burrel e Sarandë, prej nga ishte nga të fundit të burgosur politikë të liruar në marsin e vitit 1991. Një njeri që sot është 75 vjeç dhe sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, do të marrë tetë milionë lekë dëmshpërblim për vitet e burgut. Një jetë e këputur, që shtatë vjet më pas, numëronte me gojën e tij si një nga dëshmitarët kundër tij edhe vetë kryeministrin e sotëm.


Marre prej gazets Tema Online


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 02 2009, 12:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë”

AFRIM IMAJ

“U nisëm të luanim me shokët dhe përfunduam në polici me pranga në dorë. Aty na akuzuan për agjitacion e propagandë dhe veprimtari armiqësore. Nuk e kuptonim përse bëhej fjalë. Ishim të vegjël, fare të vegjël e nuk e dinim ç’do të thoshte pushtet popullor, komunizëm, kod penal e nen 55"Në rrëfimin për ngjarjen e pazakontë, Gjergj Mazia nga Suka e Dajçit, mundohet të ndalojë në momentet më kryesore, pa i vënë rëndësi detajeve të saj. E gjithë historia, sipas tij, ka qenë “një marrëzi e Sigurimit të Shtetit”, që këmbëngulte për t’i gjetur kundërshtarët e regjimit edhe në radhët e të miturve. Kështu ka ndodhur dhe në rastin e tij. Ka qenë pasditja e 3 marsit ‘87 kur “syri vigjilent” i policisë sekrete zbuloi autorët, që grisën fotografitë me portretet e Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë në korridorin e shkollës Suka Dajç. Goditja ishte e menjëhershme. Gjergji Mazia dhe Fredi Ograja, në atë kohë nxënës të klasës së pestë duhej të jepnin llogari për krimin e agjitacionit e të propagandës! Për 30 ditë me radhë vazhduan hetimet intensive për t’i lënë radhën procesit gjyqësor. Hakmarrja ndaj dy të miturve ishte e pamëshirshme.
Në intervistën për gazetën “Panorama”, 32-vjeçari Mazia, sjell për herë të parë kronikën e plotë të kësaj ngjarjeje të paprecedentë.
Zoti Gjergj! Në një nga dosjet e ish-policisë sekrete është arkivuar procesi gjyqësor, në të cilin jeni akuzuar për krimin e agjitacionit e të propagandës kundër pushtetit popullor. Cila është historia e vërtetë për të cilën bën fjalë ky dokument?
Një ngjarje vulgare që nuk kam dashur ta kujtoj kurrë. Madje, edhe kur ma përmend dikush ndjehem keq. E vërteta është se veç marrisë së hienave të sigurimit, në të nuk ka asgjë interesante. E gjitha fillon e mbaron me një alibi të pështirë. Ju tek dikujt dhe një ditë të bukur kur nuk e priste kush, gjeti dy kriminelë që propagandonin rrëzimin e pushtetit të Partisë së Punës(!). Gjepura! Gjëra të rëndomta...
Sidoqoftë, një akuzë e tillë për kohën nuk ka qenë diçka e rëndomtë apo jo...
Për kohën ka qenë me të vërtetë një akuzë goxha e rëndë, por ishim të vegjël, fare të vegjël ne të pandehurit e saj...
Në ç’moshë ishit ju atëherë?
Ishim vetëm 11 vjeç. Dy nxënës të klasës së pestë që mendjen e kishim te lodrat. Thjesht, dy të mitur, bile në një gjendje të mjeruar. Ku e dinim ç’do të thoshte pushtet popullor, komunizëm, kod penal e nen 55. U skenua ku e di se ku një “lojë” dhe ne të vegjlit u bëmë kriminelë të mëdhenj, që kishim guxuar të sfidonim Enver Hoxhën e Ramiz Alinë!. Po lëne më. Të shkuara të harruara. Nuk ia vlen me bë heroin me gjëra të tilla bajate...
Në dosjen e procesit gjyqësor akuzoheni se keni grisur fotografinë e Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë. Ju kujtohet si ka ndodhur?
Akuza kjo ka qenë. Për herë të parë jemi njohur me të kur na çuan në Degën e Punëve të Brendshme. Një hetues i gjatë e i egër në fytyrë që u gjend i pari në qelinë ku na futën, ia priti egërsisht: Si guxoni ju spurdhjak të vini dorë te fotografitë e udhëheqësve të lavdishëm! Kjo na ra si bombë mbi krye. Sado të mitur, e ndjenim rrezikun e diçkaje të tillë. Fillimisht hezituam të përgjigjeshim, po ku linte ai të mos të flisje. Pastaj i thamë se nuk ishte e vërtetë. Hetuesi na dha nga një shuplakë dhe aty për aty hodhi mbi tavolinë provat që konfirmonin akuzën e tij...
Pra, ju ishit thirrur aty se policia kishte siguruar prova që vërtetonin krimin e agjitacionit..
Ishte diçka e tmerrshme kur na njohu hetuesi me to. Si ndenji disa çaste në pritje të përgjigjeve tona, hapi një dosje të madhe dhe nxori prej andej dy fotografi me ngjyra, që ishin zhubrosur e vende-vende ishin grisur. I hodhi mbi tavolinën aty pranë dhe duke u kthyer nga ne vazhdoi me egërsi: Ja, kjo është vepra juaj! Kujtoni se flemë ne! Kush ua dha këtë detyrë? UDB-ja u pagoi? Sakaq zgjata kokën dhe hodha vështrimin mbi to. Ishin dy portrete të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, të cilat i shikonim çdo ditë në korridoret e shkollës. U befasuam për mënyrën si kishin ardhur deri aty. Cili kishte qenë ai që kishte vënë dorën mbi to?! Sidoqoftë për grisjen e tyre duhej të përgjigjeshim pikërisht ne dy nxënësit e klasës së pestë. Hetuesi dukej shumë i vendosur në armiqësinë me ne. Vështrimi i tërbuar i syve të tij nënkuptonte dënimin që na priste...
T’i kthehemi pak momentit të arrestimit. Ku ndodheshit kur u hodhën prangat?
Ishte pasditja e tre marsit 1987, diku rreth orës tre, tre e gjysmë. Po loznim me shokët te fusha e shkollës kur mbërriti aty me shpejtësi gazi i kryetarit të kooperativës. Frenoi te këmbët tona, doli që aty i plotfuqishmi i zonës, i cili me pranga në dorë thirri emrin tim dhe të Fredit. Në pak sekonda na mori për krahësh e na futi në makinë. Prej aty na çoi në zyrën e tij në Dajç. Prej Dajçit na nisën në Degën e Punëve të Brendshme...
Pastaj nisi ballafaqimi me akuzën...
Na akuzuan për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Mbaj mend që në gjithë ligjëratën e hetuesit dhe prokurorit përmendej neni 55. Sipas tyre, unë dhe Fredi ishim futur fshehtas në shkollë dhe kishim grisur fotografitë me portretet e udhëheqësve të lartë të partisë...
A ishte e vërtetë akuza që ju bëri hetuesia?
E gjitha ishte një trillim i mbështetur mbi shpifje e dëshmi të rreme. E vetmja provë, sipas tyre, ishin fotografitë e grisura.
Mjaftonin ato për të na shpallur fajtorë e për të na dënuar sipas nenit 55...
Sidoqoftë, më vonë e keni mësuar të vërtetën e këtij skenari. Si i siguroi policia fotografitë e grisura?
Procesi, siç thashë, filloi më tre mars dhe u mbyll diku nga fundi i muajit. Një tabor me hetues e policë na merrnin në pyetje ditë për ditë. Na vinin përballë dëshmitarë të shumtë, të njohur e të panjohur. Duhej patjetër të pranonim alibinë e ngritur prej tyre. Sipas saj, ne ishim futur fshehtas në shkollë dhe pasi kishim marrë aty një top futbolli, kishim grisur në shenjë urrejtje dy portretet e udhëheqësve të partisë! Pas gjithë asaj sfilitje torturuese duhej të “dorëzoheshim” patjetër. Se duhej që sigurimi, Dega e Brendshme të raportonte suksesin e goditjes së një grupi të rrezikshëm. Si përfundim ndodhi ajo që ndodhi. Pavarësisht që nuk doli njeriu i UDB-së, i cili sipas tyre na kishte paguar për këtë marrëzi...
I mësuat ndonjëherë emrat e denoncuesve dhe njerëzve që ngritën skenarin e kësaj goditje?
Një pjesë na dolën haptas gjatë ditëve të hetimit e të gjyqit. Të tjerët që punonin pas shpine, kuptohet nuk kishte si të identifikoheshin legalisht. Megjithatë mjaft nga emrat që u bënë pjesë e kësaj historie, tashmë janë të ditur. Ndër ta mund të përmend emrin e Preng Gjergjit, ish-punëtorit operativ të zonës, atë të Hasan Jerës, ish të plotfuqishmin e Dajçit etj. Ndërkaq nuk kam si të harroj Tatjana Laçin, ish-gjyqtaren, hetuesin, prokurorin e deri polici roje që na shikonte me urrejtje sikur të ishim terrorist. Gjithsesi, prirem nga ndjenja për ta harruar të djeshmen e hidhur. Kemi boll punë përpara e na duhet mirëkuptimi...

Dy ngjarjet që tronditën Sukën në fundin e viteve 80-të

Suka, një fshat i vogël i komunës së Dajçit, ka përjetuar në fundin e viteve ‘80 dy ngjarje tronditëse. Çuditërisht, të dyja në mars, në prag pranvere. Ngjarja e parë ka qenë një demonstrim barbar i forcave të policisë, që tërhiqnin zvarrë në qendër të fshatit kufomën e një djaloshi të vrarë, duke kaluar kufirin shtetëror. Ngjarja tjetër kishte një sfond ndryshe, por gjithsesi po aq rrëqethëse. Përsëri një parakalim triumfal i forcave të policisë me dy fëmijë të prangosur, që shkonin të jepnin llogari për krimin e tradhtisë e të agjitacionit! Mirash Mazia, 60-vjeçari që i ka fiksuar mirë në kujtesë këto dy ngjarje tronditëse, thotë se ka një lidhje të veçantë me to. Më saktë, me viktimat e tyre. I vrari për tentativë arratisje ka qenë shoku i tij i afërt, ndërkohë që njëri nga dy të miturit e arrestuar në mars të ’87-ës për agjitacion, është i biri i tij, Gjergji. Gjithsesi, na thoshte këto ditë në shtëpinë e tij ai, duhet depërtue në domethënien e veprimeve të tilla. “Diktatura përjetonte grahmat e fundit dhe veprime të tilla i duheshin me mbajt njerëzit në panik”, shpjegon njeriu që ka mbetur i lënduar në të dyja goditjet demonstrive. Sakaq i vëllai i tij Gjoni, e lidh arrestimin e dy të miturve me represionin në rritje të policisë sekrete në pragun e vizitës së Ramiz Alisë ato ditë në Shkodër.

Të akuzuarit

1. FREDI ORGAJA: I biri i Luigjit dhe i Marisë, me datëlindje 21.09.1975
2. GJERGJI MAZIA: I biri i Mirashit dhe i Lukes, me datëlindje 22.08.1976


Akuza: Grisën fotografinë e Ramiz Alisë

“Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Kjo është akuza mbi të cilën Gjykata e Shkodrës ka shprehur verdiktin e saj në adresë të pandehurve Gjergji Mazia e Fredi Ograja, në procesin e 30 marsit 1987. Dy fotografi të grisura me portretet e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, ishin e vetmja provë që konfirmoi krimin e parashikuar nga neni famëkeq 55. Në vështrimin e parë të procesverbalit gjyqësor dhe nga mënyra si është artikuluar akuza, të krijohet përshtypja se bëhet fjalë për një vepër të konsumuar nga njerëz të rritur. Po kur lexon me vëmendje dosjen në të cilën është dokumentuar dinamika e seancës gjyqësore, të duket paradoksale dhe e pabesueshme që akuzë e rëndë u përket dy fëmijëve, të cilët ende nuk kanë mbushur 11 vjeç. Dy të mitur përballë “njerëzve të drejtësisë” duhej të përgjigjeshin për krimin e agjitacionit e propagandës. Ja çfarë shkruhet në procesverbalin e mbajtur gjatë procesit...


DOKUMENTI Në Emër të Popullit

Gjykata e rrethit Shkodër e përbërë nga
Tatjana Laçaj gjyqtare
Jakup Mataj nd/gjyqtar
Hysen Kraja nd/gjyqtar
Asistuar nga sekretarja Lumturi Piraniqi, me prokurore Mimoza Pajon shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura me mbrojtëse Violeta Sulku çështjen që ju përket të pandehurve:
1. FREDI ORGAJA: I biri i Luigjit dhe i Marisë, me datëlindje 21.09.1975, nxënës në klasën e pestë.
2. GJERGJI MAZIA: I biri i Mirashit dhe i Lukes, me datëlindje 22.08.1976, nxënës në klasën e pestë në Suka, Dajç.
TË AKUZUAR: Për agjitacion e propagandë
Gjykata pasi shqyrtoi materialet e çështjes, pasi dëgjoi prokuroren, pasi dëgjoi mbrojtjen që kërkoi të përjashtohen të pandehurit nga dënimi, pasi dëgjoi të pandehurit që kërkuan mëshirë,
VËREN
Më datë 03.03.1987, rreth orës 15:00, të miturit Fredi Orgaja e Gjergj Mazia me banim në Suka, Dajç, kanë hyrë prej dritares së shkollës fillore Suka, Dajç, e në bashkëpunim mes tyre kanë grisur fotografinë e udhëheqësit si dhe kanë vjedhur një top futbolli dhe disa stilolapsa fëmijësh. Autorët, pasi janë futur në shkollë, në korridorin e shkollës kanë grisur dy fotografi të cilat ndodheshin në stendën e shkollës. Pastaj janë futur në klasë ku kanë gjetur një portret të udhëheqësit, dhe këtë e kanë grisur. Po në këtë dollap i mituri Fredi Orgaja ka vjedhur edhe një top dhe disa stilolapsa. Topi dhe stilolapsat i mituri Fredi i ka fshehur në banesën e tij. Ky i mitur që nga momenti i pyetjes së fillimit të çështjes penale ka shpjeguar me hollësi mënyrën e kryerjes së veprimeve të tyre, veprime të cilat sikurse u përshkruan më lart përputhen me procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, me thëniet e dëshmitarit Franc Prozhni e dëshmitarit të mitur Martin Livadhi. I mituri Gjergj Mazia ka pretenduar se atë ditë është e vërtetë që orën 15:00 janë takuar së bashku, ku dhe Fredi i kishte thënë atij që do të hynte në shkollë për të vjedhur një top futbolli, më pas ka thënë se e ka takuar mbasi ishte futur në shkollë dhe Fredi i kishte thënë që kishte vjedhur një top futbolli. Vetë fakti që dy të pandehurit-të mitur, ditën e ngjarjes janë takuar provohet prej të miturit Gjergji, që janë bërë bisedat e mësipërme që dëshmitari Martin Livadhi i ka parë të dy së bashku ditën e ngjarjes, se Gjergji hyri nga dritarja brenda, pasi dhe Fredi si dhe ky i fundit i ka thënë që kam grisur fotografinë e xhaxhi Ramizit, kurse Fredi kishte marrë topin e stilolapsat, vërtetojnë se këta dy të mitur kanë kryer veprën e agjitacionit e të propagandës parashikuar prej nenit 55 të Kodit Penal. Sipas certifikatave të gjendjes civile doli se të dy të gjykuarit në klasë të pestë të shkollës tetëvjeçare Suka, Dajç, pra të moshës 11-vjeçare, se në shkollë janë futur për të marrë një top për të luajtur e më pas kanë kryer veprën, tregon atë që të dy të miturit për këtë zhvillim mendor apo dhe atë fiziologjik nuk i kanë lejuar ato të kuptojnë rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale. Mësuesit Franc Prozhni e Mine Pjetri të pyetur gjatë seancës gjyqësore, kanë deponuar se ata në klasë nuk kanë qenë shqetësues dhe për vetë moshën nuk e kanë kuptuar rëndësinë e krimit...
Shkodër më 30.03.1987

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 14 2009, 07:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fakte dhe dokumente që botohen për herë të parë, familja bën apel për gjetjen e eshtrave


12-04-2009 / Nga Nikolin Kurti


Mbi vrasjen e meshtarit 74-vjeçar, Dom Shtjefën Kurti

Kush eshte Shtjefen Kurti - Dom Shtjefen Kurti ka lindur ne Prizren me 24.12.1898 ne nate Krishtlindjes nga nje familie kosovare e cila ne vitet e pare te 1900 u zhvendos ne Ferizaj. Qe nga koha e Turqise dhe deri ne kohen e Serbise se Pare, i jati ka qene marre me tregtine e drithrave dhe artikujve ushqimore duke siguruar nje pasuri te mire. Shkollen fillore e kreu ne Ferizaj ndersa gjimnazin ne shkollen e Jezuiteve ne Shkoder . Ne vjeshten e v.1918 eshte regjistruar ne Universitetin Shteteror e Insbruck – Austri per teologji. Pas nje viti me mbarimin e luftes se pare boterore shkon ne Itali per te vazhduar atje studimet e e tjera te larta. Mbasi ne vitin 1921 shugurohet prift kthehet ne Mbreterine Jugosllavise dhe fillon pune si sekretar i Kryepeshkopit ne Shkup per 6 muaj dhe meqenese Kryepeshkopi u transferua ne Shkoder caktohet famullitar ne katundin Novoselle te nenprefektures se Gjakoves. Kercenuar nga organizata serbe “Crna Puka” me dt.2 janar 1930 kalon kufirin ilegalisht per ne Shqiperi . Po ate vit merr nenshtetesine shqiptare duke mbajtur dhe nenshtetesine jugosllave pasi nuk kishte bere shperngulje civile . Fillimisht vendoset ne Shenaprende te Krujes dhe ne v.1933 emerohet famullitar ne fshatin Gurez. Ne prill 1938 emerohet famullitar i Famullise Katolike te Tiranes deri ne tetor 1947 kur ndodh arrestimi i pare dhe denohet nga nje Gjykate Ushtarake me 20 vjet burg. Denimin e kryen ne burgun e Burrelit deri ne maj 1963. Mbas refuzimit per te punuar si famullitar ne Jube te Durresit nga organet komuniste te atij qyteti rikthehet ne kishen e Gurezit. Pas mbylljes se dhunshme te objekteve fetare dhe ndalimit te ushtrimit te fese punon si kooperativist ne kooperativen bujqesore te Gurrezit deri me 11 qershor 1970 kur ndodh arrestimi i dyte. Ne 22 korrik te v.1971 denohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet ne moshen 74 vjec ne menyre shume te fshehte me 29 shtator 1971. Akoma deri me sot nuk i eshte gjendur varri i tij.
Vepra baritore ne sherbim te Kishes Katolike dhe Kombit Shqiptar/Mbasi mbaron me nota te shkelqyera universitetin teologjik te “Propaganda Fide” ne Rome, ftohet te punoje ne Shtetin e Vatikanit por ai refuzon duke e motivuar “fatin tim e kam te lidhur me fatin e popullit tim shqiptar dhe prandaj dua te gjendem prane tij”. Por gjendja popullsise shqiptare ne Kosove ishte e mjerueshme nen sundimin dhe gjenocidin e vazhdueshem serb ndaj tyre. I edukuar dhe shkolluar me parimet e te drejtes se patjetersueshme universale te jetes, te lirise, te prones, gjuhes amtare, te shprehjes se mendimit etj. nuk mund ta paranonte realitetin shtypes dhe vrases qe shteti i Mbreterise se Dyte te Jugosllavise ushtronte mbi popullsine e pambrojtur shqiptare ne trevat e saj. Per kete qellim ay se bashku me dy prifterinj te tjere Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbledhin fakte, deshmi etj.dhe pergatisin nje material te fuqishem denoncues te emertuar “Memoire” ku ne 50 faqet e saj ne menyre te shkelqyer denoncohet dhuna dhe genocidi i shtetit te jugosllavise mbi popullsine shqiptare qe jetonte ne ate kohe ne hapsirat e Mbreterise se Jugosllavise. Ky material ju dorezua Eric Drumond, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve, ne ate kohe me qender ne Gjeneve. Aty ne Gjeneve te Zvicres ai deklaronte: “Zoti Sekretar i Pergjthshem, ne nuk jemi te derguarit e pare te popullsise shqiptare qe jetojne ne Mbreterine e Jugosllavise e qe po paraqesin perpara Lidhjes se Kombeve gjendjen aq te trishtuar qe i eshte krijuar kesaj popullsie nga thundra serbe. Ne me siguri, nuk do te jemi as te fundit qe po protestojme perpara ketij forumi te larte per te kerkuar drejtesi nderkombetare , po qe se politika e pushtetareve te Beogradit nuk do te ndryshoje rrenjesisht ne qendrimet e tij kunder popullsise shqiptare… Denuar nga nje fat i zi dhe duke kaluar nga nje verdikt ne tjetrin, kjo pjese e kombit shqiptar jo me e paket ne numer se sa ajo qe perben Shtetin e Pavarur Shqiptar , asnjehere e per asnje cast , pas kaq shekujsh , nuk e ka shijuar miresine e lirise. E drejta e vetvendosjes se popujve , e shpallur me aq solemnitet nga themeluesit e Lidhjes se Kombeve, apostuj te paqes nderkombetare mbetet per ne vetem nje deshire e shenjte”. Ky fjalim dhe materiali denoncues “Memoire” beri qe Lidhja e Kombeve te hapte nje hetim nderkombetar duke ngritur nje komision te perbere nga perfaqesues diplomate nga Spanja, Kina dhe Norvegjia. Mbreteria e Jugosllavise menjehere per te amortizuar situaten e krijuar ne kete organizem nderkombetar te larte emeron menjehere si ambasador prane Lidhjes se Kombeve shkrimtarin e madh serb, fitues i cmimit Nobel Ivo Andrric. Ky ambasador me reputacion te madh europian duke perfituar nga diplomacia e dobet e shtetit ame dhe duke shfrytezuar lidhjet e forta qe Serbia kishte me kancelarite perendimore arriti pas tre vitesh te bindte Komisionn ntri palesh Spanje-Kine-Norvegji qe ky dokument te konservohesh. Kjo veprimtari e madhe patriotike rriti akoma me shume reputacionin e tij qe nuk ishte gje tjeter vecse vazhdim i angazhimeve fetare dhe patriotike qe gjithmone kane kryer kleriket tane.
Persekutimi, Dënimi dhe Martirizimi/Ardhja e regjimit komunist ne 28 nentor 1944 Dom Shtjefen Kurtin e gjen ne krye te Kishes Katolike te Tiranes te cilen e drejtonte prej vitit 1938. Reputacioni i tij ishte shume i larte, reputacion i ngritur jo vetem si meshtar i kishes katolike autoritare mbi 100 vjeçare te ndertuar nga Perandori Austriak Franc Jozef ne qender te kryeqytetit por dhe se per nje vit deri ne prill 1939 ay ishte Kapelani i Mbretereshes Gjeraldine te ciles i kishte ndertuar nje kapele ne pallatin mbreteror per nevojat e saj shpirterore te lutjes. Nderkohe gjate periudhes se pushtimit italian dhe gjerman ay shpetoi mbi 10 hebrej nga persekutimi, shpetoi me dhjetra familie tiranase duke i strehuar ne kishe gjate bombardimeve , duke shperndare e dhene ndihma , mbeshtetje, solidaritet njerezve ne nevoje , antar i komisionit qytetar te Tiranes per mbrojtjen e qytetit nga djegia qe mund te pesonte nga projekti i futjes se partizaneve ne kryeqytet pas largimit te pushtueseve italiane shtator 1943 etj. , nga influenca absolute qe ay kishte ne Kupolen e Arqipeshkvise se Durres-Tirane. Per kete aresye ai qe ne ditet e para te vendosjes se qeverisjes komuniste shenjestrohet per izolim dhe likujdim. Ne tetor 1946 arrestohet dhe ne prill 1947 denohet nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Ne vendimin e saj nr.s’ka dt.17.4.1947 thuhet: “Me akuzen: ka qene antar i udheheqjes dhe organizator i Organizates Fashiste Terroriste te Sami Qeribashit dhe ne baze te neneve 3,7 paragrafi 8,9,10 te Ligjes nr. 372 e denon me 20 (njezet) vjet burgim pune te detyruar, humbjen e te drejtave civile dhe politike per 5 (pese) vjet kohe”. Me 11 qershor 1970 ne moshen 72 vjeç ai arrestohet per se dyti tanime ne Gurrez ne magazine si puntor kooperative duke shkoqur miser. Pas nje viti hetuesi te pashembullt per te vertetuar akuzat e rrejshme politike, propagandistike dhe deshmite false ne korrik te 1971 ai denohet nga Gjykata e Rrethit Kruje pas nje gjyqi popullor treditor me denim maksimal.
Reagimi ndërkombetar mbi vrasjen e Dom Shtjefen Kurti/Pushkatimi i Dom Shtjefen Kurti u be ne menyre jashtezakonisht te mistershme per te cilen ay rregjim e kishte pervojen me te mire. Varrimi u krye ne nje vend te fshehte dhe nuk eshte gjendur asnje dokument ne te cilen te pershkruhesh veprimi i pushkatimit dhe vendi i varrimit sic behej per raste te tilla. Kjo vrasje u mbajt e mbyllur dhe vetem ne pranvere te v.1973 ay u be e ditur nepermjet agjensive italiane e austriake te cilet morren te parat informacion e ketij rasti. Reagimi nderkombetar mbi kete krim ishte i menjehershem dhe regjimi komunist u vendos nen kritika dhe akuza mjaft te renda. Pothuajse te gjitha agjensite e lajmeve, gazetat prestigjioze europiane, televizionet kryesore më me ze e denoncuan kete fakt dhe denuan regjimin e Enver Hoxhes si regjimin me te eger e kriminal te botes lindore. Ne Amerike diaspora shqiptare u trondit thelle nga ky akt dhe organizoi tubime te fuqishme prane pallatit te xhamte te OKB ne Nju-Jork. Ato me parulla dhe slogane antikomuniste u ngjiten deri ne katin e 14 ku ndodhesh misioni yne diplomatik dhe vetem nderhyrja e policise zmrapsi nje shperthim dhe nje ndeshkim inati mbi kete mision. Radio Vatikani zyrtarisht konfirmoi si barbare vrasjen e Dom Shtjefen Kurti. Papa Piu XII e denoi rende kete akt te papare ne historine e njerezimit duke denuar rendin komunist shqiptar dhe ngritur lart heronjte e katolicizmes shqiptare. Vatikani u lut per shpirtin e tij dhe per popullin martir shqiptar qe vuante nen rregjimin diktatorial enverian. Me dt. 1 Prill 1973 perpara godines se OKB ne NewYork qindra shqiptare te ardhur nga shtete te ndryshme te Amerikes ishin grumbulluar me pankarta ne duar dhe protestuan me letra e memorandume , drejtuar autoritetit me te larte te OKB , per te nderhyre vendosmerisht prane qeverise komuniste qe te ndaloje persekutimet ne popull. Kjo proteste drejtohej nga Zef Pashko Dedaj, Dom Zef Oroshi dhe Pader Daniel Marku te cilet shprehen ne emer te qindra protestuesve indinjaten e thelle mbi vrasjen e Dom Shtjefen Kurtit. Diplomate shqiptare te misionit ne shenje provokative ndaj ketij tubimi, prej katit të 14 ku ndodheshin zyrat e Perfaqesise Shqiptare hodhen veze dhe boca me uje ne drejtim te tyre. Acarimi arriti kulmin dhe protestuesit kaluan rojet ne hyrje te pallatit te xhamte dhe me ane te ashensoreve u ngjiten deri ne katin e misionit. Vetem nderhyrja energjike e perforcuar e policise ndaloi konfrontimin midis protestueseve te irrituar dhe diplomateve komuniste provokative. Gazetari Angelo Montanati shkruan , me 29.04.1973 , nje artikull te posaçem nen titullin “Il Prete Fugilato d’Albania” ne gazeten prestigjioze “Famiglia Cristiana”, ku synon te hedhe drite mbi jeten dhe vepren shpirterore te Dom Shtjefen Kurtit, nje pasqyre te jetes plot vuajtje, punes plot pasion dhe vdekjes se mistersheme te ketij Shenjtori te paharruar. Vatra e luftes kunder padrejtesive qe po i behej fese dhe martireve te saj tashme ne Europe ishte ndezur ndersa ne Shqiperi fillimisht mbizoteronte heshtje varri . Figura e persekutimit deri ne pushkatim ne moshen 74-vjeç ishte me e diskutuara ne mediat europiane dhe ato amerikane. Gazeta gjermane “FELS” me 17 Mars shkruante: “Qeveria komuniste me dekretin ‘Per heqjen e besimeve fetare’ me 1967, shkaterroi te gjitha shpresat e besimtareve katolike. Shtjefni (Shtjefen Kurti) u zhvesh nga petku i fese dhe punonte si puntor magazine ne nje kooperative bujqesore. Shume militante komuniste prishen ne Lezhe nje kishe, buze Drinit. Shtjefen Kurti i pa dhe protestoi me energji kunder ketij akti barbar. Pas pagezimit te nje femije me kerkesen e prinderve te vet ai kapet nga policia dhe kjo i kushti jeten. Prifti u denua ne njejten salle qe kishte qene me pare nje kishe. Shtjefen Kurti ne fjalen e tij te fundit tha: Une jam nje prift eshte detyra ime te pagezoj dhe te ndaj sakramentet te gjithe atyre qe me luten per kete”. Gazeta gjermane “Weltbild” e dt. 16.05.1973 shkruante ne titullin: “Pagezimi i solli Vdekjen” ...Nje prift 74 vjecar beri detyren e tij, ai pagezoi nje femije per te cilin u pushkatua… Procesi gjyqesor u be ne nje kishe te atëhershme. Kisha u mbush plot me njerez. “Doni te uleni , ju lutem? – pyeste gjykatesi me ironi te pandehurin i cili qendronte prane vendit kur dikur kishte qene altari dhe tregonte me gisht nga ai. – Ju mund te filloni me meshen, - foli perseri gjyqtari me ironi cinike dhe qeshi. Heshtja ishte pergjigjia. - A keni pagezuar nje femije? - pyeste gjyqtari. - Une jam prift, - tha Shtjefen Kurti si pergjigje - eshte detyra ime per me dhurue cdo sakrament dhe per me u lut”. Denimi ishte me vdekje, me pushkatim. Nje emigrante nga Shqiperia, zonja G.T. qe sot banon ne Vjene, i tregon me hollesi te gjitha keto …Ajo ka qene deshmitare e ketij procesi. Ajo thote se “do ta them emrin vetëm atëhere kur nje proces per rehabilitimin shpirteror te Shtjefen Kurtit do te behet nje dite. Ajo eshte plotesisht e bindur se Shtjefen Kurti ka vdekur si nje martir i vertete”. Tashme opinioni nderkombetar ishte sensibilizuar. Te gjitha organet e shtypit ne mbare boten perkrahnin levizjet masive perpara ambasadave, perkrahnin forcat demokratike ne mbeshtetje te figures se Dom Shtjefnit dhe denojne dhunen e pashembullt qe po ndodhte ne Shqiperi. Gazeta italiane “L’Osservatorio Romano” ne Maj 1973 shkruante, “revolucioni kulturor i vendosur me force ne te gjithe shtetin shqiptar ka arritur qellimin e tij. Kishat Katolike, Ortodokse dhe Xhamite jane kthyer ne shtepi kulture. Per te çrrënjosur mizorisht e egersisht ndjenjat rregulltare dhe traditat fetare ne popull drejtuesit komuniste te perkrahur nga fanatizmi i te rinjve kane mbjellur terrorizmin dhe vdekjen .Prifterinj e rregulltare me paturpesine me te madhe akuzoheshin per tradheti ndaj partise dhe spiunim ne favor te Vatikanit apo nje force te huaj. Mbi Shtjefen Kurtin meshtar katolik teper i moshuar urdherohet pushkatimi. Te profesionosh fene nuk do te thote te kryesh nje krim dhe te ndiqesh penalisht por eshte nje e drejte krejt e shenjte dhe natyrore e personit njerezor. Figura e Dom Shtjefen Kurti merr permasa universale”. Dom Anton Kcira , prift i Kishes Katolike te Detroit USA kujton “ Ishte dite pranvere kur degjoj nga valet e Radios Komuniste te Tiranes Zyrtare se kishin gjetur kriminelin, tradhetarin e shtetit shqiptar. …Shkoj menjehere ne Vjene te Austrise tek Pader Paulini dhe me dhimbje i tregoj per ngjarjen e kobshme qe kisha degjuar ne Radio Tirana. Padre i prekur thelle nga ky lajm i zi takon menjehere Atasheun Austriak ne Ministrine e Jashteme i cili me ane te nje note-proteste ne emer te Qeverise se Republikes se Austrise i drejtohet shtetit shqiptar per kete dhunim te rende ndaj jetes se nje prifti kaq te moshuar.
Reagimi i regjimit komunist/Sikurse ka qene zakon per qeverine komuniste ay i priti me indiference dhe heshtje keto ngjarje duke mos i pranuar ato. Por kur faktet e sakta, protestat mbuluan rruget e kryeqyteteve kryesore europiane dhe e tere media e shkruar dhe vizive trajtonin dhe argumentonin kete vrasje dhe dhunen qe ushtrohej ne Shqiperi, Qeveria Komuniste u detyrua te reagonte duke e pranuar kete vrasje te padegjuar. Zbardhja e krimit te vrasje se meshtarit katolik Dom Shtjefen Kurti nga bota perendimore e vuri ne nje pozite jashtezakonisht te rende rregjimin komunist perpara vendeve dhe shteteve perendimore. Menjehere ky rregjim pasi ju zbulua krimi i bere filloi sulmet e tij paranojake mbi te gjithe armiqte e tij te jashtem dhe te brendshem. Keshtu gazetat “ Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinise “ etj. Radio e TVSH, Ministria e Jashtme e qeverise se Mehmet Shehut dhe te gjtha perfaqesite diplomatike te atij rregjimi ne bote. Kongreset e PPSh ne Tirane, ajo e gruas ne Shkoder, Frontit Demokratik Shqiptar e BRPSH, qindra letra dhe telegrame te organizatave te partise, gruas e rinise etj. shpallen kryqezaten me te eger ndaj figures dhe vepres se Dom Shtjefen Kurtit dhe njekohesisht te gjithe botes kapitaliste dhe revizioniste te botes. Te gjitha ambasadat dhe misionet shqiptare ne Europe e deri ne Turqi porositen te marrin masa per te perballuar kete vale protestash. Ato filmojne fshehurazi nga ambientet e brendshme dhe dergojne filmime dhe raporte per dite ne ministrine e Jashteme ne Tirane ku jo vetem informonin por kerkonin ndihme dhe mbeshtetje per perballimin e situates. Jane me dhjetra fonograme te shifruara me raporte , pseudonime diplomatesh apo personazhe te huaj agjente apo mbeshtetee te rregjimit komunist. Aty jepeshin porosi, udhezime dhe urdhra per te perballuar kete denoncim nderkombetar qe i be vendit dhe rregjimit me te mbyllur dhe te eger te kampit komunist. Te gjitha keto raporte mbanin shenimin “Teper Sekret”dhe ne qoshe lexohet shenimi “per sh.Enver, sh.Mehmet” Si rrjedhim drejtimin e luftes mediatike, diplomatike e deri agjenturore ndaj botes perendimore per fshehjen, disinformimin apo shtremberimin e saj , pergatitej , urdherohej e porositej direkt nga dy dheheqesit me te larte te Shqiperise komuniste e pikerisht Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Angazhimi i tyre personal ne kete proces sulmesh e shpifjesh antiperendimore verteton faktin se ato jane drejtpersedrejti projektuesit e arrestimit, gjykatesit e denimit me vdekje, zbatuesit e pushkatimit dhe fshehesit e krimit te kryer mbi meshtarin katolik 74 vjecar, Dom Shtjefen Kurti.
Apel i familjarëve “Kurti”/Ne emer te mbi 120 familjareve, te aferm, pjestare, trashegimtare te familjes Kurti dhe shume te tjereve miq e dashamires tane, ju bejme Apel te gjitha institucioneve shteterore, publike, shoqerore, private, religjioze, humanitare, gazetave, revistave, radiove, televizioneve etj. individeve te ndryshem, persona qe kane njohuri apo munden te na ndihmojne: ju paraqesim kerkesen tone per ndihme, mbeshteteje dhe bashkepunim ne gjetjen e varrit enigme ku ndodhen eshtrat e njeriut tone te dashur viktimes Shtjefen Kurti
.

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Tue Jul 28 2009, 12:02pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jun 17 2009, 02:47pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kujtohet vrasja në kufi e 17-vjeçarit Shkodran

17/06/2009 Në vitin 1990

SHKODER- Shkodranët kanë përkujtuar sot ditën e të vrarëve në kufi. Me qindra banorë të Shkodrës të drejtuar nga shoqata antikomuniste e qytetit, janë mbledhur sot dhe kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të martirit të parë të demokracisë, Pëllumb Pëllumbit, i cili u vra në kufirin shqiptaro-malazez me 16 qershor të vitit 1990. Pikërisht me këtë datë djaloshi 17-vjeçar nga qyteti i Shkodrës u vra nga forcat kufitare teksa po tentonte të kalonte në shtetin fqinj, Mal të Zi, me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë. Fatkeqësisht ëndrra e këtij djaloshi u pre në mes nga plumbat e sistemit të kuq që kishte filluar të rënkonte. Sikur të mos mjaftonte vetëm vdekja, trupi pa jetë, i gjakosur dhe i rrethuar me tela me gjemba, i Pëllumb Pëllumbit u vendos në bagazhin e një makine dhe u shëtit nëpër qytetin e Shkodrës, për t’u treguar të rinjve të tjerë se ky do të ishte fundi i tyre nëse do i binin ndesh sistemit diktatorial të asaj kohe. Pavarësisht këtyre veprimeve, të rinjtë shkodranë, në vend që të trembeshin, organizuan një protestë kundër veprave kriminale që vazhdonin të kryheshin në kufi. Kjo revoltë u organizua paditen e 16 qershorit 1990, gjatë ceremonisë mortore të Pëllumb Pëllumbit. Në demokraci 16 qershori u shpall nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës si “Dita kombëtare e të vrarëve në kufi”. Njëkohësisht ky këshill e ka nderuar Pëllumb Pëllumbin me titullin “Qytetar nderi”.


© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 16 2009, 07:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dy pasionet e mëdha të Selman Rizës

» Vendosur: 15/07/2009 - 08:04

• Uran Butka

Vetë autori i “Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme”, por edhe studiuesi i mirënjohur i veprës shkencore të Selman Rizës akademiku Rexhep Ismaili, përmes parathënies shumëdimensionale, kanë shpërndarë bukur mirë mjaft mjegull, zullum dhe moskuptim mbi jetën dhe veprimtarinë e Selman Rizës, por edhe më kanë forcuar bindjen e shfaqur vite më parë se vepra e Selman Rizës është produkt i një gjenialiteti dhe i një pune jashtëzakonisht intensive e të vështirë, por edhe i një luftëtari të paepur. I një luftëtari kryengritës të lirisë, të mendimit e të fjalës së lirë, të punës shkencore të lirë, të kritikës shkencore të lirë, të së vërtetës, por edhe luftëtar i pashmbshëm i Kosovës, i irredentizmit kosovar, i kundërkomunizmit, i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Ky dimension i luftëtarit, që prekte edhe vetë sistemin politik e shtetëror, bëri që pushtetet policore komuniste në Shqipëri e Jugosllavi, herë në bashkëpunim e herë në rivalitet kundër tij, ta konsideronin të rrezikshëm dhe ta persekutonin çmendurisht.
E arrestuan në janar të vitit 1945, sipas dokumenteve që disponojmë1, me kërkesën e qeverisë jugosllave, cilësuar si bashkëpunëtor me okupatorët fashistë dhe kriminel lufte. Akuza krejtësisht të pabazuara, madje absurde, sepse, së pari, Selman Riza ishte një nga intelektualët e parë antifashistë, që mori pjesë e foli në protestën për vetëflijimin e oficerit gjakovar Xhemali Rexha dhe në demonstratën kundërfashiste të 28 nëntorit 1939 në Korçë. Për veprimtari antifashiste u burgos nga italianët në fillim të vitit 1940 dhe u internua në ishullin Ventotene. Po ashtu, në Kosovë e Shqipëri qe kundër pushtuesve nazistë, ideator i lëvizjes antifashiste irredentiste kosovare, pa u bërë as “bisht” i Ballit e as “shtojcë” e Frontit NÇ të Shqipërisë e të Jugosllavisë2, për një luftë të kosovarëve në krah të Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë “për të dhënë edhe ne kosovarët kontributin tonë të gjakut kauzës botërore të lirisë së popujve dhe për të paragarantuar materialisht ushtrimin efektiv të së drejtës së vetëvendosjes”.
Me këto akuza kundërthënëse, shteti komunist policor, antinjerëzor dhe antikosovar i Shqipërisë dhe ai i Jugosllavisë, e arrestuan S.Rizën pa asnjë fakt apo faj, e burgosën pa e gjykuar, e mbajtën në burg pa e dënuar, në Shqipëri (1945-1948), mandej ua dorëzuan jugosllavëve pa “inventar” si një plaçkë tregu për ta ç’bërë, duke qenë shtetas shqiptar. Jugosllavët e futën në burg pa e gjykuar dhe pa e dënuar (1948-1951).
Motivi i vërtetë ishte qëndrimi i pashëmbshëm i S.Rizës ndaj Kosovës. Sipas vetëvlerësimit të tij, dy ishin pasionet e mëdha të Selman Rizës: Gramatika dhe Kosova.
“Unë qysh atëherë (në rininë e tij, shën. im UB), problemin kombëtar e ndërballkanik të Kosovës e bëra preokupimin politik (jo numër një, por) të vetëm të jetës sime. As detyrës elementare për të mbrojtur (jo pa ndonjë vetërrezikim) kreditin moral të emrit kosovar, mund të pohoj lirisht se kurrë nuk i kam bërë bisht”, shkruan Riza. 23
Çështjes së Kosovës ai iu përkushtua “sa me mendje e me ndjenja”. Dhe, sipas tij, e vetmja platformë e përshtatshme për zgjidhjen plotësisht shqiptare ishte ajo e irredentizmit kosovar, që imponohej vetiu, edhe si çlirim nga pushtuesit fashisto-nazistë në krah të aleatëve antifashistë, edhe si shkëputje nga Jugosllavia, edhe si bashkim me Shqipërinë mbi parimin e vetëvendosjes.
Ja si e vlerëson Lëvizjen Irredentiste të S.Rizës, Pavle Joviçevic, sekretar i Komitetit të PK Jugosllave për Kosovën, në një letër drejtuar PKSH:
“Lëvizja irredentiste është më pozitivja nga të gjitha rrymat e tjera, por për ne më e rrezikshmja, ngase në krye të saj është avokati Selman Riza, i cili nuk ka bashkëpunuar me pushtuesit… Ai është kundër bashkëpunimit me LNÇ Jugosllave dhe Partinë Komuniste Jugosllave dhe gjithashtu thotë se nuk dëshiron të lidhet as me Partinë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjen NÇ të Shqipërisë. Ai dëshiron njëfarë pavarësie qysh sot. Ai dëshiron që qysh sot Kosmeti të shkëputet nga Jugosllavia…”4
PKJ e konsideronte të papranueshme këtë lëvizje, ashtu siç quante të tillë edhe Lëvizjen e pavarur Kryeziu, e udhëhequr nga Gani Kryeziu dhe e mbështetur nga britanikët dhe që synonte çlirimin e Kosovës me anë të luftës antifashiste, por jashtë Frontit NÇ të Jugosllavisë e të Shqipërisë. Thuajse Irredentizmi kosovar i Selman Rizës e gjeti mishërimin tek Lëvizja e armatosur Kryeziu (1941-1944), në të cilën ndihmësoi edhe Llazar Fundo, miku i Selman Rizës. Madje, në takimet e bisedimet e majorit britanik Kemp me kryezinjtë, që u zhvilluan në shtëpinë e Hasan beg Kryeziut në Gjakovë në vitin 1943, ku morën pjesë edhe irredentistët Selman Riza dhe Ejup Binaku, u arrit marrëveshja që të formoheshin çeta nga ana e Ejup Binakut.
Dihet fati i Lëvizjes Irredentiste dhe i Lëvizjes Kryeziu, si edhe fati i Gani Kryeziut, që e mbyllën në burgun e Sremsko Mitrovicës, ku vdiq, i Llazar Fundos që e pushkatuan me urdhër të E.Hoxhës dhe i Selman Rizës që e burgosën në Shqipëri e në Jugosllavi.
Të njëjtin trajtim edhe pas burgimit.
Jugosllavët e vendosën pedagog të frëngjishtes në Universitetin e Sarajevës dhe punonjës të Institutit Albanologjik në Prishtinë, por e mbajtën nën kontroll të plotë të UDB-së, mandej e suprimuan Institutin Albanologjik të Prishtinës, e ndaluan Selman Rizën, i bënë një kontroll të rreptë shtëpisë së tij dhe i sekuestruan edhe dorëshkrimet, i kërkuan sërish të merrte nënshtetësinë jugosllave, por ai nuk pranoi, ndaj e nxorën jashtë kufijve si të padëshiruar.
Edhe pushtetmbajtësit e Shqipërisë e emëruan në Institutin Albanologjik të Tiranës, por e vunë nën një mbikëqyrje e survejim të plotë nga Sigurimi i Shtetit dhe, kur ishte në kulmin e punës shkencore, e pushuan nga puna, e dëbuan nga Tirana si të padëshiruar dhe e internuan në Berat.
S.Riza ndiqej e përgjohej nga agjentët e Sigurimit të Shtetit kudo: në shtëpi, në rrugë, në vendin e punës, në lidhjet familjare e shoqërore. I kontrollohej gjithçka: çdo bisedë, çdo korrespondencë brenda e jashtë, çdo lëvizje. Madje, i kishin vënë edhe aparate përgjimi. Me dhjetëra titullarë të Ministrisë së Brendshme, operativë të sigurimit dhe bashkëpunëtorë të fshehtë ishin vënë në vëzhgim e përndjekje të Selman Rizës. Me dhjetëra raporte tepër sekrete për S.Rizën kalonin deri në qarqet e larta të pushtetit dhe të partisë, midis tyre dhe një raport i hollësishëm i ministrit të Brendshëm drejtuar Enver Hoxhës. Kjo mbikëqyrje e rreptë vazhdoi edhe kur u internua në Berat, edhe pas daljes në pension në Tiranë deri ditën që vdiq.
Bie fjala, një agjenti me nofkën Tarabosh, i qe ngarkuar nga Drejtoria e Sigurimit: “Meqenëse je i interesuar për të mësuar frëngjishten, vazhdo të bisedosh me S.R., për t’u futur thellë në mendimet e tij në çdo drejtim”. Pra, për t’i kontrolluar edhe mendimet.
Kjo trysni e shtetit policor nëpërmjet Sigurimit të Shtetit dhe trysnia tjetër e padurueshme e shtetit burokratik, e mishëruar tek drejtori i Institutit, ia nxinë jetën S.R. dhe më në fund e rebeluan atë. Është tepër eklektike të thuhet se ky rebelim ndodhi për motive personale, për shkak të marrëdhënieve Kostallari-Riza, se nisi me letrën, arriti kulmin me fletërrufetë dhe u mbyll me mbledhjen dyditore inkuizicionale në vitin 1967.
Në të vërtetë lufta kundër Selman Rizës kishte filluar me kohë, qysh nga viti 1943-1944 dhe vazhdoi për gjithë jetën e tij, në Shqipëri dhe në Kosovë. Në letrën e Enver Hoxhës të 10 prillit 1944, drejtuar sekretarit të Komitetit Krahinor të PKJ për Dukagjin, botuar për herë të parë nga prof. Rexhep Ismaili, gjejmë urrejtjen e E.Hoxhës për “reaksionarin pseudo-demokrat Selman Riza, dishepull besnik i Zai Fundos”5
Në letrën që i dërgon Fadil Hoxha KQ të PKSH më 09.02.1944 shprehet: “Vendin e Ballit këtu tek ne po e zen iredentizmi që s’asht gja tjetër veçse nji degë e Ballit. Irredentizmi (shkëputje kryengritëse e Kosovës nga Jugosllavia, -shën UB) drejtohet këtu prej Selman Rizës, mikut e shokut të Safet Butkës. Këta kanë botue edhe nji farë broshure ku kallëzojnë karakterin e cilësitë e tyne si edhe rrugën qi do të ndjekin. Në broshurë direkt nuk na atakojnë, por lenë me kuptue se do të na atakojnë edhe me shkrim, mbasi me gojë s’ka pushue së atakuemi, po të thuesh qyshse pushti Selman Riza ka ardhë në Kosovë”6
Lufta kundër Selman Rizës bëhej për motive nacional-politike, vazhdoi e ndërthurur në të dy shtetet dhe vendimet përfundimtare u morën në nivelet më të larta të tyre.
Në Shqipëri, drejtori i Institutit, A. Kostallari, duke qenë pjesë e Partisë që drejtonte çdo gjë, pjesë e Sigurimit të Shtetit që kontrollonte çdo gjë dhe pjesë e administratës shtetërorë që sundonte me dorë të hekurt, drejtonte kryqëzatën kundër Selman Rizës. Në një bisedë informative me operativin e Sigurimit, datë 03.10.1961, Kostallari e informon: “Pranë fakultetit tonë punon i quajturi Selman Riza, i cili vitet e fundit ka ardhur nga Jugosllavia. Gjatë punës së tij këtu, ka shfaqur mendime jo të drejta mbi kuadrin e vjetër e të ri, i akuzon se nuk dinë dhe se janë të aftë të drejtojnë punën shkencore, këto i bën në mënyrë demonstrative”.7
Në një informim tjetër të A. Kostallarit në vitin 1962 për Sigurimin, thotë: “...punonjësi shkencor S.R. ka qenë një nga aktivistët e organizatës tradhtare të B.Kombëtar, në ngarkim të të cilit nga një trakt që është lëshuar nga partia jonë gjatë luftës, demaskon të përmendurin si eksponent dhe armik në shërbim të Ballit e të okupatorëve. Në një leksion për albanologjinë që ish ngarkuar ta bënte, nuk ka shkruar realitetin duke i dhënë një frymë në favor të Jugosllavëve… Na ka thënë Selmani nuk merremi me politikë, por jemi të pavarur si shkencëtarë. Ne jemi autoritete shkencore dhe jo administrative, nuk duhet bërë propagandë për çështjet shkencore …Studimet i ka kryer në Francë, por nuk ka asnjë dokument për fakultetin e kryer. (S.Riza ka kryer dy fakultete njëherësh, për literaturë dhe drejtësi, shën. im, UB). Është tip egoist dhe e mbivlerëson veten e tij. Qysh nga prishja e marrëdhënieve me BS, ka filluar të aktivizohet duke goditur sistematikisht punonjësit e tjerë të vjetër e të rinj, sidomos tani flet kundër A.P., gjë që më parë nuk e bënte. Me qenë se na prish punë, do t’i propozoj KQ për ta larguar nga Instituti.”8
Dhe ky qëndrim në vitin 1962, kur Selmani ishte në kulmin e suksesit të punës shkencore dhe merrte grada shkencore.
Ishte një punë e organizuar nga lart, por, siç thotë prof. Rexhepi, “nuk duhet të ketë qenë i parëndësishëm edhe zelli apo shpirtligësia e ndonjërit” në Institutin Albanologjik. Ishte zelli i papërmbajtur i A. Kostallarit, tiranit të vogël, që e përqendroi fushatën e fshehtë e të hapur kundër Selman Rizës me fletërrufenë e tipit fashist në orët e hershme të mëngjesit “T’i pritet koka Selman Rizës”, e cila, meqenëse bëri shumë përshtypje tek studentët e pedagogët, u zëvendësua me fletërrufenë: “T’i çjerrim maskën Selman Rizës”. Mandej mbledhjet e gjata të demaskimit si veprimtari antiparti, ku nuk mungonte dhe udhëheqja e lartë e PPSH (Fadil Paçrami etj.) dhe ku u kundërshtuan tezat e S.Rizës: 1. Kundër vënies së drejtuesve të institucioneve në disa funksione, partie dhe shkencore, sepse “përqendrimi i tyre në një dorë të vetme, siç ndodhte në të vërtetë edhe me drejtuesit e Institutit, dëmtonte punën dhe krijonte mundësi abuziviste”. 2. Filozofia marksiste nuk mund të zbatohej në gjuhësi. 3. Ky institucion nuk e ka trajtuar drejt çështjen e Kosovës.
Vendimi për një grup antiparti në Institut, ku përfshiheshin Dh.Pilika, S.Riza, Zija Shkodra etj., i hartuar në Ministrinë e Brendshme, jepte disa arsye për ndëshkimin e tyre: “Janë goditur (demaskuar) për pikëpamjet e tyre anti-parti… që konsistojnë në mohimin e rolit drejtues të partisë në punën shkencore etj. Megjithëse kemi marrë disa masa agjenturalo-operative, deri tani nuk kemi vërtetuar nëse kjo veprimtari është organizuar nga ndonjë zbulim i huaj”9
Pas goditjes politike dhe profesionale, largimi nga puna shkencore dhe mosbotimi i veprës së tij, erdhi dhe përndjekja në provincë, sipas modelit të Revolucionit proletar Kinez.
Ishte shteti policor komunist që e vrau për së gjalli Selman Rizën, por jo veprën e tij madhore “deri në fund emancipuese, shkencërisht të thelluar, kritikisht rrugëhapëse, pretendimisht rithemeluese”10


1 Dosja e Selman Rizës
2 S.Riza, Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme.
3 Po aty
4 EE.Angoni, “Selman Riza”, Tiranë 1999
5 Zbornik dokumenta i podataka o Narodnooslobodilaçkom ratu jugoslovenskih naroda, Beograd 1949.
6 AQSH, F.14 v.1944
7 Dosja operative e S.Rizës
8 Po aty
9MPB. Raport 15.VI.1967
10 R.Ismaili, parathënie e veprës në fjalë.

© Gazeta Panorama


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:30am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 23 2009, 03:51pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kujtohen me nderim dhe dhembje 1400 vlonjatët që u vranë dhe u burgosën në burgjet e diktaturës


Vlorë, ekspozohen fotografitë e të pushkatuarve nga diktatura


Një ekspozitë me fotografi u çel dje në qytetin e Vorës, ku janë përkujtuar rreth 1400 banorë të kësaj zone që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e diktaturës komuniste. Fotoekspozita ishte konceptuar në trajtën e një muzeumi, ku në rreth 50 stendat e saj spikaste qëndrimi i martirëve të diktaturës komuniste. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në mjediset e Universitetit të Vlorës, ishin të pranishëm familjarë të të pushkatuarve, të burgosurve apo të dënuarve nga komunizmi si dhe deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike. Të pranishmit sollën kujtime dhe evokuan atë periudhë të errët, kur ata u përballën me goditjet dhe persekutimin e diktaturës, si në asnjë vend tjetër. Ata u shprehën se ishin kundër urrejtjes dhe hakmarrjes, deviza e tyre ishte dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë mes shqiptarëve. Kryetari i degës së PD-së së Vlorës dhe njëkohësisht deputeti Ardian Kollozi, vlerësoi këtë nismë që, sipas tij, i shërben historisë dhe demokracisë në Shqipëri. Ekspozita e viktimave të komunizmit në Vlorë, është e para e këtij lloji e çelur në këtë qytet. Ajo u çel nën kujdesin e zotërinjve Shaban Xhyheri e Fahri Shaska dhe do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë verës.

425 të pushkatuar dhe të varur

Vetëm të pushkatuar apo të varur janë 425, nga të cilët 14 janë gra. Kurse 980 janë të burgosur, nga të cilët 52 kanë vdekur në burgje. I persekutuari Shaban Xhyheri tha se, po realizon atë pjesë të mohuar të historisë së Vlorës, e cila është e pandashme nga historia kombëtare, qëllimin e hapjes së kësaj ekspozite. Fahri Shaska, ndër të tjera tha se, në Shqipëri u vendos diktatura e hurit dhe e litarit. Injorantët dhe të pashkollët pushkatonin inxhinjerët, ekonomistët, juristët. Vetëm në fshatin Kuç janë 35 të pushkatur mes tyre 5 gra. Në fshatin Bolenë 32 një familje e tërë, një nënë dhe vajza e saj. Sot, tha Shaska, ne po vendosim gurin e parë të një klauze. Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth 3 muaj.

Kujtohen me nderim dhe dhembje 1400 bija dhe bij të Vlorës, që u vranë dhe u burgosën në burgjet e diktaturës. Po e nis shkrimin me këto vargje kuptimplotë, tha shkrimtarja Vilhema Vranari, të cilat janë sentencë e romanit "Dilema e së nesërmes", Nga këto rreshta, çdo individ, i majtë, i djathtë, apo i qendrës, është në gjendje të bëjë një analizë të mirëfilltë, jo të njëanshme. Kur janë probleme kombëtare kardinale, kur bëhet fjalë për bashkim dhe jo për rindarje klasore, njëanshmëria është e dëmshme. Ndaj le të shërbejë si kujtesë për këdo se kemi lindur në këtë tokë dhe historinë e kemi gdhendur të gjithë bashkë papërjashtim. Për gjysmë shekulli diktaturë u tjetërsua historia, u zhvat prona, u vodh identiteti shekullor i familjeve fisnike, u mohuan vlerat njerëzore dhe mbi të gjitha individi. U gënjyen brezat me një histori të gjymtuar, të gënjeshtërt, të njëanshme dhe tejet të politizuar. Për gabimin e një individi apo të një fajtori të pafaj u dënua një familje, një fis, u mohua një krahinë dhe u lanë në harresë, me dashje, duke mos u përfshirë në historinë tonë kombëtare. Ky dallim klasor i ndau shqiptarët në "atdhetarë" dhe "armiq të betuar" të tokës që i lindi. Dashuria amtare bëri që ata të vinin shenjën e barazisë mes lirisë dhe jetës. Si në gjithë vendin edhe në Vlorë dhe rrethinat e saj, ndodhi e njëjta gjë nga regjimi komunist. Mes këtyre njerëzve, që u gënjyen dhe u flijuan, mes këtyre luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë, që u vranë e u sakatosën, u burgosën, familjet ua internuan, u mohuan profesionin, këto ditë kujtohen me nderim dhe dhembje 1400 vlonjatë të harruar. Pikërisht atë detyrë që nuk e bënë historianët, po e bën një grup qytetarësh të mirë vlonjatë. Ata janë njerëz të thjeshtë. Nuk janë akademikë, as doktor shkencash sociale apo juridike, as me detyra shtetërore, por me përgjegjësi morale qytetare, që ia vlen të admirohen. Ideator i kësaj pune, që e quaj si një ringjallje e jetëve të varrosura, rilindje e jetëve të mohuara, dergjur burgjeve dhe internimeve, ishte qytetari fisnik, Shaban Xhyheri.

Ekspozita

Puna e kryer me një vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm e të gjithë grupit, bëri të mundur që ditën e mërkurë, me datë 22, në qytetin e Vlorës të çelet ekspozita fotografike e të vrarëve dhe të burgosurve politikë nga diktatura komuniste. Nuk janë pak, por 1400. Vetëm të pushkatuar apo të varur janë 425, nga të cilët 14 janë gra. Kurse 980 janë të burgosur, nga të cilët 52 kanë vdekur në burgje, duke e rritur varrezën gjigante të kombit më të lashtë të kontinentit. Shumica e tyre u vranë dhe u burgosën në kope. Dënimi kolektiv, shpikja e "madhe" e diktaturës më të egër që ka njohur njerëzimi, shfarosi palcën kurrizore të kombit; fisnikërinë dhe intelektualët. U mohuan këta bij të një klase fisnike, që në shekuj ka qenë palca e kombit dhe pati vlerat e saj të pazëvendësueshme si në politikë, ekonomi dhe kulturë. Vrasjet dhe dënimet sollën ndarjen e kombit më dysh, në dy klasa armike. Si pasojë, lindi urrejtja dhe hakmarrja. Krimet u bënë vetëm për të mbajtur në këmbë sa më gjatë kolerën komuniste, një shtet të pathemeltë.

Gëzim Llojdia

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:31am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 25 2009, 05:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tradita dhe regjimi

Shkodra i raporton në verë të vitit 1959 Enver Hoxhës. Në emër të luftës kundër zakoneve prapanike, shqiptarëve duhej t'u ndaloheshin shpenzimet për vdekje, festat fetare me miq dhe therje bagëtish.

Po emancipimi në fshat?

Çdo familje të ketë të paktën një shtrat të thjeshtë me jorgan. Deri ku shkonte fantazia ndaluese, ndëshkuese e diktaturës së proletariatit në Shqipëri? Raporti i plotë.

Të ndalohen krejtësisht shpenzimet për gjama siç janë drekat me shpenzime në raste vdekjesh dhe mos të theret asnji bagëti, pa buk dhe vetëm të qitet kafe...

Festat fetare të shkurtohen dhe të festohen me familje pa miq dhe pa therë bagëti d.m.th pa shpenzime, dhe të jetë ditë pune me përjashtim të festave që njihen me ligje... Kryesia e Frontit të bashkëpunojë me organet e Punëve të brendshme të rrethit, Prokurorinë dhe Gjykatën për çdo shkelje të vendimeve.

Vendime si këto dhe marrje masash që shkojnë për shkelësit e tyre deri tek gjyqet popullore, vijnë nga Shkodra e gjysmë shekullit përpara. Në gusht të vitit 1959 ato vendime ishin edhe një raport që Këshilli i Frontit Demokratik të Rrethit Shkodër i përcillte shokut Enver Hoxha, shefi i Frontit Demokratik të Shqipërisë prej vitit 1945 e deri në vdekje (1985).

Historia e shqiptarëve pas Çlirimit është një histori shumë komplekse. Pa lënë mënjanë format tipike të mbajtjes në këmbë me represione të një regjimi, përdorimit total prej tij të policisë sekrete, burgjeve dhe sistemit gjyqësor, akoma nuk po ngjall interes për shkencat tona humane studimi i jetës sociale të shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës.

Para pak kohësh "Shekulli" botoi një relacion të vitit 1963 nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Fadil Paçrami, "Relacion mbi luftën kundër paragjykimeve fetare dhe propagandën ateiste-shkencore". Ky dokument i nxjerrë nga Arkivi i Shtetit dëshmonte pregatitjet disavjeçare para revolucionit kulturor të 1967-ës, i shpallur si viti zyrtar i luftës kundër fesë.

Raporti u shoqërua me komentet e historianit polak Tadeusz Czekalski i cili i bënte një lexim të kujdesshëm marrëdhënieve që vendosi diktatura sidomos me kultet, duke dalë pastaj në disa konkluzione për pasojat që ka në shoqërinë e sotme ai transformim shpirtëror i shqiptarëve në vitet gjashtëdhjetë.

Në kërkim të këtyre materialeve që dëshmojnë strategji të frikshme që diktatura zbatoi, jo vetëm mbi kultet po edhe mbi traditën, edhe atë pagane, po botojmë të plotë këtë raport me vendime drejtuar Enver Hoxhës, nxjerrë edhe ky nga Arkivi i Shtetit.

Përditshmëria e shqiptarëve brenda sistemeve si feja dhe tradita të zakonore, do të hiqeshin me programe të posaçme për të cilat shfrytëzoheshin me dhjetëra qindra vullnetarë, të thirrur nga strukturat në rang lokaliteti, rrethi e deri tek më të lartat që drejtoheshin nga vetë Hoxha.
Deri ku shkonte fantazia ndaluese, ndëshkuese e diktaturës së proletariatit në Shqipëri?
Deri në ndalimin e vajtimit të vdekjes, e "festimit" të vdekjes sipas një riti shekullor i quajtur i dëmshëm dhe prapanik.

Në emër të emancipimit lufta kundër të vjetrës u bë me vendime si këto më poshtë, për zbatimin e të cilave duheshin njerëz të stërvitur e të bindur për shërbim popullor. Po ndaloheshin ato që nuk i përgjigjeshin higjenës së jetës në kolektiv.

A nuk është pasojë e një higjene si kjo sterilizimi dhe tredhja e artit të kultivuar? A nuk po i ndalohej në këtë mënyrë artit komunikimi me tejbotën, me botën e fantazisë, e religjionit? A nuk po ndalohej të fliste me njeriun tjetër, me imazhet që mbart e ashtuquajtura botë primitive, botë prej të cilës do të ushqehej arti modern i shekullit të njëzetë që hoqi dorë nga arti retinal?

Mund të thuhet se mes atyre vendimeve ka të tilla që edhe një shtet demokratik do ta kishte për nder t'i zbatonte sot e kësaj dite, fjala vjen heqja e çarçafit. Po, por ndalimet që shtrohen në raport kanë pasur si mjet zbatimi frikën.

Para se të vepronin sanksionet apo ndëshkimet apo gjyqet popullore për të cilat flitet në raport ashtu si nëpër të, mbillej frika. Nëse as frika nuk është argument serioz për njerëzit, atëherë edhe ky raport le të lexohet si mijëra faqe gazete me Enver që boton shtypi demokratik sot.

Letër shokut Enver Hoxha që mban datën 11-8-59

Vendim Këshilli i Frontit Demokratik të Rrethit Shkodër i mbledhur më datën 21 prill 1959 mbasi analizoi dhe diskutoi problemin e madh të zakoneve të dëmshme dhe prapanike,

Vendosi:

1. Të bëhet mbledhja e konsultave në bazë lokaliteti ku të marrin pjesë kryesitë e frontit, kryetarët e kooperativave bujqësore, patriotë aktivistë e të tjerë të cilët të zgjidhen në mbledhjet e popullit në fshat, këto konsulta të bëhen deri më datën 10 maj 1959 dhe u rekomandohet të kenë parasysh:


a) I rekomandohet konsultave që festat fetare të jenë një ose dy në gjithë lokalitetin e mos t'i kenë çdo fshat festën e vet.


b) Festat fetare të shkurtohen dhe të festohen me familje pa miq dhe therë bagëti d.m.th pa shpenzime, dhe të jetë ditë pune me përjashtim të festave që njihen me ligje.


c) Të ndalohen krejtësisht shpenzimet për gjama siç janë drekat me shpenzime në raste vdekjesh dhe mos të theret asnji bagëti, pa buk dhe vetëm të qitet kafe.


ç) Fejesat me pare dhe pa plotësue moshën të ndalohen krejtësisht të cilat ndalohen dhe me ligje dhe çdo shkelje të bëhet problem i popullit dhe t'i denoncohet gjykatës popullore.


d) Për grindje, rrahje, gjaqe etj të evitohen menjëherë dhe të preokupojë përfaqësinë për të zgjidhë këtë deri në rreth.


dh) Për pajtimin e ngatërresave, konflikteve, rrahjeve e të tjera të mos lejohen dreka e darka, por aty ku shkohet të priten me kafe.


e) Konsulta e lokalitetit të zgjedhi një komision prej 5-7 vetash me një kryetar i cili të ndjeki gjithë aktivitetin e vendimit e konsultës në çdo fshat të lokalitetit.

2. Kryesija e Frontit të rrethit të pregatisi me anën e lektorëve gdhe gjyqatarëve të rrethit leksione mbi zakonet prapanike brenda muajit Maj dhe Qershor dy leksione.

3. Buletini i Frontit Demokratik për çdo numër të trajtojë material për zakonet prapanike për të mirë dhe për të meta që do konstatohen në fshat.

4. Për çdo shkelje që mund të bëhet në fshat lidhur me vendimin e konsultës të mblidhet menjiherë organizata e frontit dhe të mbajë qëndrim ndaj atyre që shkelin vendimin e popullit dhe të përfaqësisë së lokalitetit.

5. Vendimi i konsultës të punohet në mbledhjet e zgjanueme të kryesive të frontit në fshat dhe në mbledhjen e popullit brenda muajit maj 1959.

6. Kryesitë e Frontit në lagjet e qytetit dhe në disa fshatra të marrin masa që asnji grue të mos ketë në qytetin tonë dhe në fshat çarçaf të çfarëdo boje dhe të merren masa nga kryesitë e frontit tue thirrë në kryesi kryefamiljarët dhe ma në fund të mblidhet dhe populli dhe të shqyrtohet çështja e tyre dhe të vendoset.

7. Kryesitë e frontit të fshatrave të bashkëpunojnë më afër me vatrat e leximit he të bashkëpunojnë ngushtë me përgjegjësin e sajë në drejtim të punës politike dhe kulturale për konferenca, leksione, biseda etj.

8. Të organizohet një seminar me kryesitë e frontit të qytetit deri në fund të muajit prill 1959 për çarçafin.

9. Kryesitë dhe organizatat e frontit në fshat të marrin masat e nevojshme për përmirësimin e jetesës në familje që deri më 30 shtator 1959 të jenë largue të gjitha bagëtitë nga vendbanimi familjar dhe në çdo familje të paktën të jetë ngritë një shtrat i thjeshtë me jorgan dhe rregullimi i gropave të zeza të çdo shtëpije në fshat.

10. Kryesija e Frontit të Rrethit dhe ato të bazës të aktivizojnë më shumë arsimtarët, juristët, mjekët etj për konferenca shkencore në bazë të një plani që do aprovojë kryesija në muajin maj 1959.

11. I rekomandohet Radio Shkodrës që çdo ditë tregu të japin lajmet në emisionet e saja për punën e organizatës frontit për zakonet prapanike.

12. Kryesitë e frontit në fshat të forcojnë dhe t'i ëvnë para përgjegjësisë komisionet e pajtimit me qëllim që ato të kryejnë detyrën që u është besue.

13. Kryesia e Frontit të rrethit të bashkëpunojë më afër me organet e Punëve të brendshme të rrethit, Prokurorinë dhe Gjykatën dhe çdo shkelje e vendimeve të merren masa në vend nga kryesija e frontit të rrethit.

14. Kryesija e frontit të rrethit të thërresi herë pas here kryesitë e frontit të fshatrave dhe të lagjeve në raport lidhur me zhdukjen e zakoneve prapanike.

15. Anëtarët e këshillit të frontit të rrethit të mbajnë përgjegjësi për fshatrat dhe lagjet që kanë në patronazhe lidhur me zbatimin e këtij vendimi dhe të informojnë me shkrim ose verbalisht kryesinë mbi zbatimin e këtij vendimi në katundin ose lagjen që ka në patronazhe.

16. Nga ana e antarëve të këshillit t'i shkruajnë shtypit qendror gazetës "Bashkimi" lidhur me sukseset që po arrihen në rrethin tonë për zakonet prapanike dhe në mënyrë të veçantë dhe në mënyrë të veçantë të shkruej korrespondenti i gazetës Bashkimi.

17. Çdo anëtar i Kryesisë së Frontit rrethit që ka lokalitet në patronazh në bashkëpunim me antarët e këshillit të atij lokaliteti të caktojë zgjedhjen e përfaqësive në fshat dhe pregatitja për konsultën dhe data e vendi ku do bëhet konsulta.

18. Kryesija e Frontit të rrethit të analizojë në muajin tetor 1959 punën e organizatave të Frontit në drejtim të zbatimit të këtyre detyrave në një konsult rrethi dhe në muajin qershor të epet një informacion në kryesinë e rrethit për punën e bame.

Këshilli i Frontit Demokratik të rrethit, ka besim se nënn udhëheqjen e partisë dhe për nder të 15 vjetorit të çlirimit të atdheut organizata e frontit dhe gjithë anëtarët e sajë do të përmbushin me nder detyrat që i shtrohen për eliminimin e zakoneve të damshme me prapanike për t'i shërbye ma shumë mirëqenies të jetesës materiale e kulturale të punonjësve të fshatit e të qytetit, për të ecur ma me vrull në ndërtimin e socializmit të vendin tonë.

Këshilli i Frontit Demokratik të Rrethit Shkodër


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:32am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 12:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ate GJon Shllaku

Atë Gjon Shllaku, martir në përvjetorin e lindjes/Atë Gjon Shllaku OFM, lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). Regjimi komunist e arrestoi para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe e pushkatoi më 4 mars 1946 së bashku me Atë Gjon Faustin, Atë Daniel Dajanin, me seminaristin Mark Çuni,e Qerim Sadikun.

Fjalët e tij të fundit para ekzekutimit për vdekje me 4.03.1946, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!” Shprehje e heronjve të kohës moderne, shprehja e forcës së dhënë nga Shpirti Shenjt, si në të gjitha kohët heroike. Martir i vërtetë.

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Wed Sep 16 2009, 10:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 11:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Radiogrami i KQ për Hrushovin: Liri Gegën nuk e pushkatuam shtatzënë


» Vendosur: 11/08/2009 - 08:04

afrim imaj

“Autoritetet shqiptare kanë pushkatuar Liri Gegën shtatzënë!” Lajmi i bujshëm mbërriti nga Moska në kulmin e fushatës sensibilizuese kundër tradhtarëve të kryqëzuar rishtas në Konferencën e Tiranës të ‘56.I pari që u përball me akuzën e Kremlinit ishte Enver Hoxha, gjatë vizitës në Moskë në prillin e vitit 1957. Hrushovi që më herët i kishte hequr vërejtje për arrestimin e Liri Gegës dhe Dali Nderut me anën e një radiogrami sekret, këtë radhë e sulmoi papritur me “bombën”: Pse e pushkatuat shtatzënë Liri Gegën?! Profesor Agim Popa në rrëfimin për “Panorama” sjell një retrospektivë të ngjarjes së panjohur në pragun e divorcit të madh.
Zoti Agim! Në ditarin tuaj shpjegoni se fryma e Konferencës së Tiranës së ‘56, ishte përthyerje e mesazheve të Kongresit të XX të PK të BS dhe Hrushovit për më shumë debat e liri në radhët e Partisë. Cili ishte reagimi i kreut të Kremlinit pas dënimeve të rënda për delegatët e penalizuar si devijues e elementë antiparti?
Unë jam një nga dëshmitarët e debateve të atij kuvendi, ku mjaft nga delegatët e nxitur nga materialet e Kongresit të XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, por sidomos nga mesazhet e Hrushovit në të, vranë si me thënë “frikën” dhe ngritën probleme të shumta, që në thelb kishin të bënin me rishikimin e vijës së partisë dhe rehabilitimin e mjaft prej figurave të goditura politikisht me akuza të ndryshme. Guximi në këtë rast u “shpërblye” aty për aty dhe mjaft syresh përfunduan në ferrin e burgjeve politike. Reagimi sektar i Enver Hoxhës në ditën e dytë të Konferencës, u bë në një farë mënyre “fletë” arresti e “aktakuzë” për shumëkënd prej delegatëve që shfaqi mendime të kundërta me lidershipin e kohës...
Mjaft nga viktimat e Konferencës së Tiranës u etiketuan agjentë të Titos e të revizionizmit jugosllav. Me çfarë argumentesh i penalizonte Enveri si të tillë?
Argumentet e Enverit janë dokumentuar në veprat e tij të botuara qysh atëherë, por edhe më vonë. Nuk mendoj se përtej tyre kreu i Partisë fshihte diçka tjetër. Në këtë aspekt është me interes mënyra si këta “shërbëtorë” të UDB-së, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, u identifikuan edhe si agjentë të revizionizmit hrushovian(!) Ishte koha kur raportet e Beogradit me Moskën përjetonin muajin e mjaltit...
E keni fjalën pas divorcit me Moskën në vitin ‘60...
Në fakt konfliktet siç dihen kishin nisur më herët. Qëndrimi ndaj verdiktit të Konferencës së Tiranës, ishte një nga problemet për të cilat Tirana dhe Moska ndanin mendime të ndryshme. Madje, Hrushovi shprehej shumë i indinjuar për mënyrën si Enveri kishte goditur delegatët që kishin shprehur mendime në kundërshtim me vijën ekzistuese të Partisë...
Pra, kreu i Kremlinit nuk e kishte miratuar frymën me të cilën u procedua në Konferencën e Tiranës...
Më shumë se kaq, Hrushovi sa ishte njoftuar për penalitetet ndaj delegatëve “devijatorë”, kishte reaguar me ashpërsi dhe në rrugë diplomatike i kërkonte lidershipit të Tiranës për të rishikuar qëndrimin. Pati ndërkaq dhe këshilla të drejtpërdrejta, siç ishte ajo për të mos dënuar Liri Gegën e Dali Ndreun, të cilët u arrestuan pas Konferencës së Tiranës me akuzën si agjentë të UDB-së dhe shovinizmit titist...
Në cilat rrethana Hrushovi i kërkoi Enverit për të nxjerrë nga burgu Liri Gegën e Dali Nderun...
Në periudhën pas Konferencës së Tiranës, ambasadori i Bashkimit Sovjetik në vendin tonë, Kriovit, dorëzoi në KQ një radiogram me karakter tepër sekret. Nëpërmjet tij transmetohej porosia e Hrushovit që Enveri të ndërhynte për të nxjerrë nga burgu Liri Gegën e Dali Ndreun, të cilët ishin arrestuar si elementë antiparti dhe agjentë të UDB-së jugosllave...
Reflektoi Enveri pas këtij mesazhi nga Moska?
Enveri ishte në kulmin e fushatës ndaj të ashtuquajturve shërbëtorë të revizionizmit titist dhe agjentë të zbulimit jugosllav dhe kuptohet nuk mund të kishte kthim prapa. Megjithatë, radiogramit të Hrushovit nuk mund t’i përgjigjej negativisht. Kështu që dokumenti i ardhur nga Moska mbeti në sirtarët e Komitetit Qendror dhe për shumë kohë nuk u mor njeri me të. U zgjodh heshtja, si reagimi më i mirë ndaj tij. Po Moska dhe Hrushovi nuk e lanë në harresë çështjen e Lirisë dhe Dali Ndreut...
Ndërkaq, në Tiranë u bë pushkatimi i tyre...
Me sa më kujtohet pushkatimi i Liri Gegës dhe Dali Ndreut u bë diku nga muaji nëntor i vitit ‘56. Ky akt nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Kremlini, ca më tepër që kreu i tij më herët kishte apeluar zyrtarisht drejtpërdrejt tek Enveri. Këtë radhë Hrushovi do ta kapërcente vërejtjen e tij përtej caqeve miqësore. Madje, do akuzonte për brutalitet dhe shkelje flagrante të së drejtave të njeriut...
Si vazhdoi sjellja e Hurshovit pas pushkatimit të Liri Gegës dhe Dali Ndreut?
Për herë të parë Hrushovi çështjen e Liri Gegës dhe Dali Ndreut ia ngriti ballë për ballë Enverit gjatë bisedimeve në Moskë në prill të vitit 1957. Plotë katër muaj pas pushkatimit të tyre. Pa pikë droje kreu i PK të Bashkimit Sovjetik, në shtëpinë e tij e qortoi ashpër Enverin për barbarinë ekstreme në ekzekutimin e këtyre dy figurave të rëndësishme të lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare. “Dënimi i Dali Ndreut dhe Liri Gegës me pushkatim ishte një gabim shumë i rëndë”, e kritikoi lideri i Moskës homologun nga Tirana. Enveri nga ana tjetër u mundua të argumentonte me mënyrën e vet fajësinë e tyre si elementë antiparti me një aktivitet të zgjeruar agjenturor në dëm të interesave kombëtare. Debatet vazhduan disa çaste. Pastaj Hrushovi me një ndërhyrje të papritur, e la Enverin të shtangur. “Ju nuk pushkatuat dy, por tre”, i tha mikut nga Shqipëria, duke i kujtuar faktin që Liri Gega u ekzekutua kur ishte shtatzënë. Me sa duket kjo e zuri në befasi Enverin, që aty për aty nuk dinte çfarë të thoshte. Akuza në adresë të autoriteteve shqiptare këtë radhë bëhej më kritike. Do të përmendej kjo shkelje e rëndë sipas sovjetikëve edhe pas divorcit historik me Kremlinin, ku vihej në dukje jo për herë të parë se Liri Gega ishte shtatzënë kur u pushkatua.
Si u mbrojtën përballë kësaj akuze autoritetet shqiptare?
Me përmbajtjen e saj, ato për herë të parë u njohën pas kthimit të Enverit nga Moska në fund të prillit ‘57. Me mbërritjen në Tiranë ai kërkoi shpjegime të hollësishme për rrethanat në të cilat ishte pushkatuar Liri Gega. Mjaftoi kaq për t’u vënë në lëvizje me dhjetëra mekanizma e institucione shtetërore. Të parët ia nisën nga puna për zbulimin e së vërtetës rreth akuzës së Hrushovit mjekët e besuar të nomenklaturës. Ato hodhën idenë për të bërë riekzaminimin e kufomës dhe një autopsi të plotë të saj. U morën të gjitha masat dhe kur do niste operacioni i fshehtë i bluzave të bardha një urdhër tjetër ndërpreu çdo gjë. Mrekullia kishte ndodhur pas një bisede konfidenciale të mjekut Selaudin Bekteshi me një nga zyrtarët e lartë të KQ. Profesori i njohur, sa kishte marrë vesh shqetësimin e udhëheqjes politike, kishte shfrytëzuar njohjen me mikun e tij, duke i pohuar se Liri Gega nuk kishte mundësi të ishte shtatzënë pasi pak vite më parë ai kishte marrë pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale me anën e së cilës i kishin hequr mitrën. Kjo do vendoste përfundimisht mbi përgjigjen e Enverit në adresë të Hrushovit rreth akuzës për pushkatimin shtatzënë të Liri Gegës. Së paku, për liderin e Tiranës nga ky moment nuk do të kishte më dilemë për këtë çështje...
U informua Hrushovi me të dhënat e siguruara nga profesor Selaudin Bekteshi?
Unë nuk kam pasur drejtpërdrejt kontakt me këto procedura, por nga kolegët e punës kam marrë vesh se menjëherë pas zbardhjes së këtyre provave, është përgatitur e adresuar një radiogram i veçantë për Moskën në të cilën sqarohej e vërteta për rrethanat në të cilat u pushkatua Liri Gega. Se çfarë efekti bëri ky sqarim, fakti që Hrushovi e ringriti si akuzë edhe gjatë përplasjeve të vitit ‘60, tregon se jo vetëm nuk e ka besuar, por e ka vlerësuar të manipuluar...
Po ju vetë keni pasur rast ta diskutoni me profesor Bekteshin këtë çështje?
Profesor Bekteshi, për të cilin kam pasur respekt jo thjesht si mjek i talentuar, por edhe si një nga intelektualët më në zë të kohës, ma ka treguar këtë gjatë një bisede spontane kur flisnim për konfliktet në Mbledhjen e 81 Partive në Moskë. Të them të vërtetën e kam besuar dhe për asnjë moment, për aq sa e njihja, nuk e kam vënë në diskutim rrëfimin e tij. Kështu që akuza e Moskës për rrethanat në të cilat u pushkatua Liri Gega, për mua ka qenë një alibi dhe vetëm kaq...
vijon nesër

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 05:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si u vranë inxhinierët e shkëlqyer pas letrës anonime të një roje

AURORA DAMINI

05/10/2008 Tregon inxhinieri Vangjush Kokonozi: Çfarë di unë rreth atyre ngjarjeve. Ende e pashpjegueshme barbaria e Enver Hoxhës ndaj këtij sektori

Vitit 1975/ Grupi armiqësor i naftës

FIER - Inxhinier i vjetër, që ka mbaruar studimet e larta për shfrytëzimin e vendburimeve të naftës në universitetin e Bukureshtit, i cili punoi për më shumë se 50 vjet në sektorin e naftës, që nga inxhinier i thjeshtë deri në postet më të larta drejtuese të sektorit të naftës, rrëfen gjithë atë dramë të ndodhur në vitin 1975. Pas mbarimit të studimeve me nota të larta, Vangjushi emërohet në Patos, më pas në Kuçovë në laboratorin qendror, në Institutin e Naftës në Fier, më vonë nëndrejtor i Institutit të Naftës, pastaj, kur Instituti i Naftës erdhi në Fier e Piro Gusho ishte sekretar i parë i rrethit të Fierit, e çuan në këtë qytet si sekretar i sektorit të naftës. Ishte viti 1972, koha e “grupeve armiqësore” në sektorin e naftës. Më pas ai do të shikonte me sytë e tij dramën e ndodhur në vitin 1975, ku fill pas kësaj do t’i vinte edhe atij radha. Për fat, ai vetëm sa dërgohet në sektorin e largët të Qafës së Kashit, nëpër puset e largëta të Hekalit e Romsit. U përjashtua nga partia dhe u cilësua anëtar i “grupit armiqësor të naftës”. Por jo i cilësuar për krime aq të rënda. Si sekretar i përgjithshëm i naftës në rrethin, nga ku dilnin armiqtë e pushtetit, Vangjushi edhe sot pranon se ai do të merrte plumbin, por e shpëtoi Haki Toska, me të cilin ai kishte një miqësi të hershme familjare. Inxhinieri i gjysmëshekullit të sektorit të vështirë të naftës thotë se e gjithë kjo rrëmujë politike mban ende edhe sot e kësaj dite një mister për barbarizmin që tregoi Partia e Punës për inxhinierët e talentuar dhe punëtorët në këtë sektor të vështirë, për denigrimin që u bëri ajo bijve të saj më të mirë, deri në eliminimin fizik të tyre.

Parë nga këndvështrimi juaj, pse gjithë ajo egërsi për atë plejadë inxhinierësh dhe specialistësh të lartë dhe të mirarsimuar në universitetet e huaja?

Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vjet dhe kemi kaluar sisteme të ndryshme politike, ende pyes veten time: “Pse gjithë ajo egërsi e Partisë së Punës për njerëzit e saj?” Them kështu pasi më shumë se 80% e punonjësve në sektorin e naftës ishte tërësisht e majtë, me teserë dhe bindje, pasi punonjësit e këtij sektori jetik për kohën kalonin në sitën e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ushtria, inxhinierët e naftës, agronomët dhe mësuesit kanë qenë ushtarët e PP-së dhe provën e kishin kaluar në biografinë e dokumentacionit për shkollën e lartë. Mbase jam i gabuar, por unë kam nxjerrë një përfundim: përveç natyrës së egër që kishte qeveria dhe aparatçikët e kohës, ishte një periudhë mediokre, kur fati, qoftë edhe i një specialisti të talentuar, mbetej në dorën e një aparati që luante rolin e shtrigave të Salemit. Atje ku kishte kundërshti mendimesh dhe oponencash, atje ku nuk realizohej plani i prodhimit, duhej të kishte patjetër sabotatorë. Kishte njerëz që influenconin tepër në KQ vetëm nga letrat anonime që bënin, ku përshkruanin “sabotimet” në fushën e naftës ose të gazit. I afti dhe punëtori nuk kishte vlerë. Jo rastësisht drama e 1975-s lindi në qytetin e naftës, në atë të Patosit, i cili në atë kohë ishte qyteti i intelektualëve. Mirëpo ajo ishte një shportë karavidhesh. Në atë kohë në sektorin e naftës ishin dy rryma të kundërta, të cilat u përplasën në pikëpamje teknike dhe që çuditërisht mori edhe ngjyrimin e përplasjes politike. KQ i PPSH-së eliminoi njërin krah dhe pas 3 vjetësh eliminoi edhe krahun kundërshtar, atë të Kadri Ramës, që ishte kundërshtar i grupit “armiqësor” të naftës më 1975-n, i kryesuar nga Lipe Nashi. Ky ishte edhe paradoksi. Në atë kohë të turbullt nuk kuptohej kurrë se cili ishte njeri i mirë dhe cili i keq, shkaktari i shumë tragjedive. Sepse që kishte njerëz të kë[shhttt] dhe në atë kohë nuk diskutohej. Në ambientin punëtor ishte shumë më ndryshe. Kur dikush përfaqësues i Komitetit Qendror i PPSH-së sillte mes tyre “për edukim” ndonjë inxhinier të dënuar, ata ditët e para e shihnin me egërsi, por kur të njihnin mirë në frontin e punës, atëherë linin kokën për filan inxhinier dhe i bënin kushedi sa herë pyetje vetes: “Pse partia e ka dënuar këtë shpirt njeriu? Edhe unë atëherë pas 1975 shkova në Qafën e Kashit mes gjirit të klasës punëtore si një inxhinier i dënuar. Pasi jo të gjithë u burgosën, u internuan apo edhe më keq u pushkatuan.” Kishte dhe shumë të tjerë që patën më shumë fat, si puna ime. Mua nga sekretar i ekonomisë në KQ të rrethit Fier, më dërguan si inxhinier i thjeshtë në Kash, rreth 3 km larg Ballshit, pasi më mbajtën më shumë se 2 javë rresht në hetuesi. Nuk pranova fajësinë time. Nuk e kuptoj as vetë si shpëtova. Çudirat ishin shumë të mëdha. Kashi 20 vjet rresht ishte “lule”, pas tmerrit dhe shokut traumatik që pësova unë dhe të tjerët. Pas çdo mëngjesi pyesje veten: “A do të më thërrasin sërish në hetuesi dhe të pranoj një faj që se kam bërë?” “Sabotim”, “armik i Partisë dhe popullit”, “tradhtar” ishin fjalët që lëshoheshin pa dorashka në atë kohë nga aparatçikët e KQ-së

Cilat ishin këto çudira?

Çudira kishte shumë. E para, kishte filluar analiza e parë, u bë mbledhja e Byrosë Politike. Unë rastësisht, kur mbaroi mbledhja e Byrosë Politike, isha në Tiranë në Komitetin Qendror. Ishte një instruktor shumë i mirë dhe i ndershëm. Dhe unë po prisja përfundimin e mbledhjes. Kur mbaroi mbledhja, që zgjati me orë të tëra, për veprimtarinë në sektorin e naftës, instruktori erdhi dhe më puthi e më tha: “Mbaroi kjo punë, shpëtuam të gjithë.” Deri atëherë ishin bërë 3-4 aktive, në Patos, Fier, e Tiranë. Sipas instruktorit, Enver Hoxha i kishte thënë në mbledhje Koço Theodhosit: “Për këto që kanë ndodhur, ata që punojnë në KP të rrethit, minimalisht duhet të përjashtohen nga partia, por të mos i krijojmë partisë një traumë të re, pasi boll na krijuan këta të ushtrisë. (Bëhej fjalë për grupin armiqësor të ushtrisë.) Prandaj unë them ta mbyllim këtë punë me një vërejtje të rëndë gjithë juve përgjegjësve të sektorit të naftës. Ti Koço shlyeja Partisë këtej e tutje me punën tënde.” Kështu menduam se u mbyll mbledhja e Byrosë, pas shumë analizave që ishin bërë deri atëherë. Ishte dhjetori i vitit 1974. Ndërkohë në Institutin e Naftës në Patos ishin bërë disa mbledhje të përgjithshme dhe përfundimet e këtyre mbledhjeve kishin vajtur në Komitetin Qendror të PPSH-së. Madje, Avdyl Këllezi kishte bërë një raport shumë negativ, ku shkruante se gjendja në naftë ishte shumë e vështirë, bëhej punë armiqësore, në Institut punonin vetëm armiq, ndaj duhej bërë një analizë e përgjithshme. Por fatmirësisht edhe mbledhja e Byrosë Politike u mbyll mirë. Por këtu nis çudia. Një mediokër, një i çmendur nga Patosi, me origjinë himariote, teknik i mesëm, që nuk bënte asgjë veç shkruante letra në KQ, i shkruan një letër Enver Hoxhës. Ai ishte dezhurn, dispeçer dhe si profesion dispeçerët mbajnë shënim. Ngaqë nuk kishte punë ai, rrinte pranë sobës dhe i shkruante letra Komitetit Qendror. Nga 10 letra dërgonte në javë dhe i bënte në 3 kopje. Një KQ, një Ministrisë së Brendshme dhe një kryeministrit. Ai shkruante në letër se në naftë në Patos kishte një çorganizim të organizuar dhe mbaj mend atëherë se u kap pas një elementi që në atë periudhë të pavolitshme i shërbeu atij. Lipe Nashi, drejtor i përgjithshme i naftës, që ishte një njeri i zoti, tepër korrekt dhe punëtor, vendosi në relacionin që i dërgonte KQ të PPSH-së për realizimin e planit 200 000 tonë, që në të vërtetë nuk mund të realizohej, edhe nëse të gjitha puset ishin prodhimtarë. Kjo për puset e naftës në Sarandë. Saranda doli keq, sepse puset jepnin vetëm gaz dhe jo naftë, dhe kjo u cilësua sabotim shumë i madh. E vërteta ishte që kjo i shërbeu ngatërrestarit të letrës dhe nuk e kuptoj ende pse Enveri e cilësoi sabotim shumë të madh. Enveri rihapi “dosjen” e sektorit të naftës. I pamoralshmi i letrës, bënte garë me një kolegun e tij në Vlorë kush do t’i dërgonte me shumë letra KQ të PPSH-së. Ta mallkoj atë njeri tashmë, nuk ia vlen, por ai mori më qafë dhjetëra e dhjetëra njerëz të shkëlqyer. Enveri mblodhi sërish Byronë Politike dhe e cilësoi si një veprim armiqësor tepër të sofistikuar, prej nga ku do të merreshin masa në mbledhjen e qeverisë. Mbledhja e përgjithshme me përfaqësues të qeverisë u bë më 6 shkurt 1975. Unë isha vetëm, Piro Gushoja kishte shkuar në Pukë për një problem familjar. Instruktori i KQ të PPSH-së më porositi që t’u thosha inxhinierëve përgjegjës që të merrnin përsipër gabimin, por me masë që të mos cilësohej si faj apo sabotim. Unë vajta dhe i porosita, edhe Lipen, edhe Beqir Alinë dhe Myzafer Trebeshinën. Në pritje të kësaj mbledhjeje, ku kish ardhur Mehmet Shehu, mua më informonte sekretari i Mehmetit, Kiço Kasapi, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i naftës në Kuçovë, burrë shumë i mirë, sekretar i përgjithshme i Kryeministrisë. Deri nga dreka mbledhja shkoi mirë, me kritika të ashpra, por gjithsesi mirë. Nga ora 12:00 mbledhja u ndërpre dhe Mehmet Shehu shkoi te Enver Hoxha. Kur rifilloi mbledhja, më marrin në telefon dhe më thonë se mbledhja është kthyer në gjyq. Shkova me një frymë. Mehmeti i tha shprehimisht Lipe Nashit: “Dëgjo këtu Lipe, kur ke shkuar në Kinë, ke bërë një udhëtim me tren nëpërmjet Moskës, jo drejtpërdrejt. Në tren je takuar me një shok të shkollës së partisë që ishte ne nivelet e KQ të BS-së. Nuk them se çfarë keni thënë me njëri-tjetrin, por ky detaj tregon diçka, se ti ke të bësh me agjenturën ruse.” Beqir Alisë i tha: “Për ty Beqir nuk kam ndonjë fakt konkret, por e vërteta është që ti ke pasur grua ruse, djemtë i ke në Moskë dhe gruaja juaj ruse është agjente e KGB-së, ajo mban ende mbiemrin tënd edhe pas divorcit. Unë nuk kam kompetencë t’ju shkarkoj, por ju pezulloj nga detyra.” Myzaferit i tha diçka që tani tingëllon qesharake: “Për ty Myzafer nuk kam ç’të them, ti me fekalet merresh, nuk merresh me punët e naftës.” (Myzaferi ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Fierit). Unë jam befasuar kur kam dëgjuar këto fjalë. Nga Fieri (mbledhja bëhej në Patos). I dërgoj një radiogram Pirro Gushos dhe i them të vinte urgjent në Fier. Ai ishte nisur nga Puka me gjithë Mihal Bishën (drejtor i Drejtorisë së Kuadrit në KQ). Ai e nuhati që situata ishte shumë e rëndë, ndërsa Mihali na këshilloi që të qetësoheshim dhe ta merrnim qetësisht. Duhej të lidhesha unë me KQ të PPSH-së dhe konkretisht Haki Toskën (sekretar i KQ-së, që mbulonte ekonominë, nga i cili varesha unë), ndërsa Pirro Gusho të lidhje me Hysni Kapon. Pirroja e provoi tel. e shtëpisë, por Hysni Kapo e ngriti tel. dhe ia mbylli menjëherë. Vjen Pirroja tek unë i verdhë dyllë, nga ku kuptova saktësisht se gjendja ishte shumë e rëndë. Pastaj pas vendimit që mori Mehmet Shehu për pezullimin e tyre nga puna, u zhvillua aktivi në Patos. Ne u përgatitëm për këtë aktiv. U dyndën instruktorët e KQ të PPSH-së. Në krye ishte Nimet Cani. Ai më kërkoi mua një listë të “atyre që do të jepnin llogari”. Të them të drejtën, nuk e vlerësova, ose nuk e konceptoja dot se do të vinte puna në arrestim, por si gjithnjë në mbledhje të stërzgjatura, me kritika të ashpra dhe me vendime për vërejtje të rëndë. I porosita ata të tre, Lipen, Myzaferin dhe Beqirin, që të mendoheshin dhe të sillnin emrat e inxhinierët përgjegjës për mos realizim të planit të naftës. Të nesërmen më thonë nga KQ i PPSH-së se ata listën e kishin gati dhe kjo listë do të paraqitej në aktiv. Shikoj unë listën: në krye Lipja dhe 50-60 veta, të gjithë inxhinierë. Pyes njërin prej instruktorëve të KQ-së: “Me kë biseduat që bëtë gati këtë listë?” Më tha:”Ashtu janë punët, kemi biseduar dhe me sigurimin e naftës në Fier.” Atë çast e kuptova se ata çdo gjë e kishin përgatitur “lart” dhe mendimi ynë as që merrej parasysh. Kishte vënë dorë sigurimsat. Erdhi 3-4 ditë para aktivit Adil Çarçani. E vura në dijeni për listën dhe ia tregova. Më tha shprehimisht kështu: “Ore, keni shkalluar ju të gjithë?! Pse, ore, gjithë naftën do të fusim në burg ne?!” Ngriva. Atëherë e mora vesh: ajo fjala që më gënjyen duke më thënë se “do të jepnin llogari”, ishte ekuivalente me burgun. Mbaj mend se më tha shprehimisht kështu: “Pirroja nuk është mirë me shëndet dhe ti do të merresh me organizmin e këtij aktivi. Është shumë i rëndësishëm. Atje do të ketë arrestime. Arrestime do të ketë edhe në sallë. Por ne kemi eksperiencë nga ai aktivi i Durrësit dhe atje u binte të fikët njerëzve në sallë. Thirrjet e forta: tradhtarë, sabotatorë, ndikonin negativisht në shëndetin e atyre që akuzoheshin. Kështu, - më tha Adili, - do të sjellësh dhe mjekë, përveç kësaj do të incizohen. Adil Çarçani dhe Haki Toska ishin ngarkuar nga Byroja Politike që të organizonin aktivin e naftës në Patos. U morën masat, u përgatit salla. Filloi aktivi dhe absolutisht asnjë nga ne të bazës, nuk e dinte se do të shpallej publikisht “grupi armiqësor”, apo ç’kishte ndodhur në KQ të PPSH-së. Menduam se do të lexohej letra e shokut Enver për problemet ne naftë dhe pastaj do të kalohej në diskutime ku do të jepej llogari nga përgjegjësit sipas listës. Unë u befasova kur dëgjova fjalët e Enver Hoxhës që citohej nga Adili: “Është grup armiqësor i drejtuar nga Lipe Nashi.” Ata që do të jepnin llogari ishin ulur jo bashkë, por një këtu e një atje në sallë, ku gjithsecili prej tyre ishte i ulur me 2 komunistë “të ndershëm”, të pacenuar, d.m.th. Nuk mungonin edhe oficerët e Sigurimit. Pas kësaj filluan të japin llogari inxhinierët e listës. Në përgjithësi pranonin se kishin bërë gabime gjatë punës. Lipja jo se bëri ndonjë gabim, por ai thoshte se të gjitha çka thuheshin në letrën e Enverit ishin të vërteta (për pjesën e mosrealizimit të planit), por nuk pranonte që gjërat ishin bërë fshehurazi, nën rrogoz. “Kemi vënë në dijeni Ministrinë, - tha Lipja, - dhe kemi vënë në dijeni edhe Partinë.” Erdhi radha e Protoko Muratit, i cili ishte shef i sektorit në Institutin e Naftës. Por organizata e Partisë së Institutit nuk e përjashtoi nga Partia, por i bëri një relacion KQ të PPSH-së, ku thuhej se ata e veçonin Protokon nga të tjerët. Protokoja ishte njeri i komunikueshëm, ndërsa kishte dhe një lloj arrogance. Milto Gjikopulli në fjalën e tij tha një fjalë që e rëndoi veçanërisht atë. “Nëse është bërë punë armiqësore dhe Partia e vërteton këtë gjë, atëherë ju nuk keni punë me të tjerët t’i merrni më qafë, se atë punë e kam bërë punë, pasi përgjegjësia është imja. Të tjerët kanë zbatuar ato që u kam thënë unë.” Miltoja ishte shef i projektimit të puseve të shpimit. Kjo frazë e fundosi atë, se këtë deklaratë e bëri edhe në gjyq, ku unë merrja pjesë si dëshmitar. Protokoja kishte një avantazh për të shpëtuar dhe këtë e kishte Haki Toska. Hakiu i tha në aktiv: “Dëgjo Protoko, ne e dimë që ti nuk je shok me ta, ti je njeriu ynë, por këtu ke rastin që ti ta vërtetosh këtë duke i stigmatizuar shokët.” Mbaj mend që Protokoja tha në aktiv: “Pse ti marr më qafë njerëzit? Si kam punuar unë, ashtu kanë punuar dhe të tjerët. Unë nuk kam ndryshim nga ata.” - “Paç veten në qafë, unë të dola borxhit”, - i tha Hakiu. Ndërkohë unë isha në sallë dhe nuk i pashë, por mësova se jashtë kishte ardhur urdhri dhe forcat për t’i arrestuar të gjithë inxhinierët. Kishte ardhur djali i Hysni Kapos. Në sallë erdhi një biletë. Bileta iu dha Paskal Sinanit, që drejtonte seancën e aktivit. Ai, pasi lexoi këtë biletë, na u drejtua të gjithëve ne në sallë: “Kam një propozim: pse ti mbajmë këtu brenda të gjithë këta armiq dhe të diskutojmë më tej për problemet e naftës në prezencë të tyre? Unë them ti nxjerrim jashtë.” Haki Toska pranoi. U ngritën të gjithë ata që dëgjuan emrat jashtë. Koço Plaku (njëri prej inxhinierëve të pushkatuar), të cilin unë e kisha fqinj, vuante atëherë nga një hernie diskale. Ishte i kërrusur dhe ashtu i sëmurë e kishin detyruar të vinte në aktiv, koka i takonte te gjunjët. Kështu e mbaj mend portretin e tij. Sa dolën (më saktë i përzunë për t’i arrestuar), të gjithë, drejtuesi i aktivit, shërbëtori i tyre Paskal Sinani, nuk vazhdoi më mbledhjen, siç na tha, por propozoi 10 min. pushim. Dola i dërrmuar me pak vonesë. Një shok imi, që pësoi edhe ai më pas fatin e keq vjen me një frymë dhe më tha: “Vangjush, i morën ata, i futën brenda!” Sapo dilte njëri, sigurimsat e fusnin në makinë. Po kështu edhe të tjerët nëpër makinat “Gaz-59” të Sigurimit. Kështu mbaroi seanca e parë. Në pushim drejtuesi i aktivit tha se ata që do të diskutojnë të japin emrat. Unë isha në mëdyshje. Kisha dhe vëllanë, drejtor në Gorisht dhe që të gjithë e trajtonin si shokun e ngushtë të Lipe Nashit. Shkrova edhe unë emrin, pasi e dija që do të më thërrisnin që të jepja llogari, se isha sekretar i ekonomisë në KP të Fierit. Një dashamirës që ishte sekretar imi, por që në aktiv ishte mbajtës protokolli, kishte parë në listë emrin tim dhe vjen e më kap në seancën e pushimit. Në atë kohë po debatoja ashpër me një rektor të Universitetit, që dikur ishte në pozicionin tim në Fier. Ai kërkonte të më faturonte mua një pjesë të fajit për zbulimin e grupit armiqësor të naftës. Vjen ky sekretari dhe më thotë shprehimisht: “Po ti gomar, veten tënde ke shkruar?! Do të të hanë të gjallë, po diskutove. Do ta shikosh çdo të ndodhë!” Isha në mëdyshje. Ç’të bëja?! “Ik, - më këshilloi miku im. - Gjej një shkak.” Dhe vërtet kështu kam shpëtuar, se me atë egërsi që mori drejtim mbledhja, unë do ta haja edhe më keq. Thirrjet “në litar, të pushkatohet” ishin terma të zakonshme, por që bëheshin realitet. Po të kishe pak pozitë drejtor, nëndrejtor, shef ose si unë, cilësoheshe menjëherë armik, pasi e kishe ti fajin për grupin armiqësor. Haki Toska më nisi në Komitetin e Partisë në Fier që t’u merrja teserat e partisë gjithë të arrestuarve, sepse ishte puna ime. (Në fakt, vetëm 2 prej tyre nuk i kishin dorëzuar, se të tjerëve ua kishin marrë teserat me kohë). Isha në ankth, por më vonë mësova se pati arrestime të tjera, si Jani Konomi, Dhimitër Stefa etj. Duhej shpartalluar i gjithë grupi armiqësor. Madje, ai që e ndiqte çështjen nga hetuesia e përgjithshme ishte një gjeneral, “Hasnedari” e kishte mbiemrin. Ai më kishte piketuar edhe mua, por fati më shpëtoi. Hakiu më hoqi nga lista që ishte çuar në hetuesi. Ka qenë edhe një fakt tjetër, pasi unë kisha dërguar më parë një letër, ku në njëfarë mënyre e kisha parapërgatitur Hakiun për disa probleme në sektorin e naftës, pra Hakiu nuk ishte fare pa dijeni. Por më pas do të pasoja edhe unë. Sigurisht, shumë më lehtë se kolegët e mi, me një “edukim në gjirin e klasës punëtore”, duke më syrgjynosur në puset më të largëta të zonës.

Si mendoni pas kaq e kaq vjetësh, ka qenë vetëm mosrealizimi i planit shkaku?

Jo, kanë qenë edhe ligësitë brenda nesh, kryesisht edhe brenda intelektualëve. Sebepi ishte plani. Por vijmë te plani. Çfarë ishte plani? Është një fat që nafta shkëlqeu pas viteve ’67-68, nafta filloi të ngjitet me shpejtësi. Mirëpo ngjitja me shpejtësi solli edhe atë euforinë e madhe dhe një pjesë e kuadrove, sidomos ata në Komisionin e Planit të Shtetit, dhanë një shifër plani të tmerrshëm. Na vunë ne që duhej të realizonim 4 milionë tonë naftë në vit. Ne arritëm deri në 2.4 milionë tonë naftë në vit. Bëhet fjalë për vitin 1973-1974. Një plan edhe ky i paparë, që flet për punë të mirë tonën. Në fakt, nuk morëm falënderime, por u cilësua si punë e zezë, armiqësore. Plani 4 milionë tonë ishte krejt i parealizueshëm. Madje, në Vlorë, Sarandë Urë-Vajgurore dolëm shumë keq. Vetëm puseve të Gorishtit u kërkuan një shifër plani krejt qesharake.

Këto shifra nuk i jepnin specialistët?

Këtu qëndronte edhe e keqja mes konfliktit të specialistëve lart të KQ të PPSH-së dhe atyre të bazës. Ka qenë një luftë e hapur. Ata lart thoshin se “ne kemi harta, kemi studime dhe plani mund të realizohet”. Në të vërtetë, specialistët e bazës nuk i pranonin dot këto shifra qesharake. Vetë unë, në vend që të gjeja cilat ishin mundësitë reale tonat, merresha si të gjeja argumente teknikë që të rrëzoja poshtë shifrat e dhëna me orientim nga lart. Dhe me këtë merresha gjithë vitin. Në të vërtetë, u krijua një eufori, ku të gjithë ne jemi fajtorë për këtë, sepse e vërteta është që nafta mori ritme të papara dhe ishte fat që vendburimet filluan të zbuloheshin njëri pas tjetrit, por do të vinte një fund. Toka nuk kishte vetëm naftë. Aq ishte. Dhe në Amerikë dalin çdo vit rreth 50000 puse shterpë, ndërsa ne për disa puse shterpë na u quajt sabotim. Ky është karakteri i punës sonë.

Çfarë dini rreth fatit të mëtejshëm të Milto Gjikopullit dhe Koço Plakut?

Miltoja bëri një gabim për veten e tij. Po kështu edhe Koço Plaku. Sipas të dhënave të disa dëshmitarëve, shokë të tij të burgut, kur mësoi se vëllai i tij kishte vdekur në hetuesi kishte thënë se në moment që mësoi për vdekjen e vëllait, kishte vendosur të sabotonte. Sigurisht këto ishin përçartje. Edhe të donte të sabotonte nuk kishte çfarë të sabotonte. Çfarë kishte në dorë? Ndërsa me veshët e mi dëgjova në gjyq që Miltoja tha të njëjtën gjë që tha edhe në aktiv, pra qëndroi burrërisht në fjalën e tij që ishte e vërteta: “Nëse partia e konsideron se puset, projektimi dhe kërkimet janë sabotuar, atëherë sabotimin e kam bërë unë.” Të dy kishin një defekt të madh, sepse e kanë pohuar me gojën e tyre fjalën sabotim, pavarësisht se kjo nuk ishte e vërtetë.

Gjyqi është bërë në Tiranë?

Po, brenda në burg në Tiranë. Gjyqi i dënoi me vdekje, ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor ua fali duke i dënuar me 25 vjet burg, me përjashtim të Koço Plakut dhe Milto Gjikopullit, pra gjyqi i naftës hëngri 4 koka: dy shokët tanë, Milton dhe Koçon dhe ministrin Avdyl Këllezin zv.kryeministër dhe Koço Theodhosin ministri ynë.

Po rreth pushkatimit të inxhinierëve Milto dhe Koços, çfarë mësuat?

Një i dënuar, pasi doli nga burgu na ka thënë tepër me emocion për një foto makabre, ku duken qartë pamje nga ekzekutimi i Koços dhe Miltos. Ata janë ekzekutuar në Malin me Gropa në Tiranë dhe në 2 lisa afër njëri-tjetrit, me duart e lidhura prapa dhe në ballë currili i gjakut, pasi i kanë qëlluar nga afër me pistoletë në ballë. Hetuesi që urdhëroi ekzekutimin dhe që ishte atje, duhej edhe të fotografonte që të vërtetonte provën e vdekjes së tyre. Fotoja i tregon të rënë më gjunjë të dy, me duar të lidhura pas lisit dhe me currilin e gjakut që u lante fytyrën. Ky ka qenë fundi makabër i tyre.

Në çfarë date është bërë ekzekutimi i tyre?

Ka qenë maji i vitit 1976. Kjo sepse ndenjën gati 1 vit në hetuesi pas aktivit dhe gjyqi është bërë 1976. Dy muaj pas gjyqit janë ekzekutuar. Më pas do të dilnin grupe të tjera armiqësore, çuditërisht oponentët e grupit të parë, pra kundërshtarët e tyre do të kishin të njëjtin fat, më pas edhe grupi tjetër, ku grupet armiqësore do të jepnin shpirt vetëm pas vitit 1981 me grupin e fundit, atë të Petraq Xhaçkës. Ishin kohë të çmendura!…

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 14 2009, 02:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gëzim Peshkëpia: Në burg me priftërinjtë françeskanë

A.Rr. | 13/08/2009

Të shkruash për të mos harruar krimet e tmerrshme të diktaturës. Për të mos i lënë brezat e sotëm dhe të nesërm pa atë histori tragjike që përjetuan shqiptarët për gati gjysmë shekulli nën diktaturën e proletariatit.

Rreth 19 vite pas rënies së komunizmit, njëri prej mijëra të burgosurve, merr kurajon të shkruajë për ato kohë. Është Gëzim Peshkëpia, tashmë 69-vjeçar që në librin "O njeri..." sjell rrëfime për vitet e gjata të persekutimit familjar, burgut dhe dëshirës për të jetuar.

"Është e vështirë të shkruash për këto kohëra të vështira. Njëkohësisht, më e vështirë është shmangia e unit nga cilido këndvështrim që e sheh këtë epokë, në të cilën në mos pjesëmarrës protagonist, të paktën jam dëshmitar, e ky status më vë para detyrës të rrëfej sa e si mundem.

Herë pas here kisha botuar ndonjë shkrim për ngjarje të shkëputura me hezitimin e përhershëm ndaj penave të njohura që e sillnin këtë kohë tragjike nëpërmjet librave të tyre. Edhe përshkrimi pasiv nuk shkon, prandaj m'u desh të bëhem komentator i kësaj periudhe me qëllim paraqitjen jo vetëm të tragjikes, por në përgjithësi të asaj jetësores",-shprehet Peshkëpia.

I lindur në vitin 1940, me origjinë nga Gjirokastra, familja e tij do të përjetonte persekutimin komunist. I ati, Manush Peshkëpia, në vitin 1951 u arrestua për incidentin e bombës në ambasadën sovjetike dhe u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm.

Pastaj për familjen do të kishte vetëm dhimbje dhe një persekutim pa fund.

"Me këto shkimëza rrëfenjash nuk pretendoj të sjell imazhe të gjalla, por një kontribut fare të vogël në memorialin për nder të kujtimit të tyre",- thotë Peshkëpia duke uruar që në kujtesën e gjithkujt, të gërvishet ajo membranë sado e hollë e harresës, që pështjellon memorjen historike të gjithsecilit.

------------------------------------

DITAR BURGU

Rrëfimet e djalit të njërit prej intelektualëve të pushkatuar pas incidentit në ambasadën sovjektike

Ecim me autoburgun prej disa orësh. Me sa nuhasim, po udhëtojmë drejt jugut. Jam i lidhur me Patër Aleks Baqlin, at françeskan, i cili vinte në kampin e riedukimit për të plotësuar dekadën e tretë të burgosjes.

Kishim biseduar gjatë gjithë rrugës për at Viktor Volajn, mikun tim prej të cilit ruaja kujtimet më të bukura. E pyeta me merakun nëse e kishin arrestuar gjatë "fushatës" së fundit apo jo, po ai më tha se deri ditën e fundit të lirisë së tij, nuk kishte dëgjuar gjë.

At Viktori bënte një jetë krejt të izoluar. Priftërinjtë katolikë, veçanërisht ata françeskanë, më kishin tërhequr gjithmonë me patriotizmin e tyre, me përkushtimin ndaj misionit që kishin, me dijet e tyre të thella dhe ndoshta të veshur me një lloj veli misterioz në organizimin e tyre.

Kjo e fundit, si rezultat i gjithë asaj propagande të fuqishme që ishte bërë kundër klerit në përgjithësi, por në veçanti ndaj atij katolik, i cili kishte meritën si kultivues i patriotizmit dhe bartës i nacionalizmit shqiptar. Kisha dëgjuar për gjyqin e organizuar në Shkodër kundër patër Ndue Meshkallës duke zgjedhur si dëgjues studentët e institutit pedagogjik. Ky gjyq ishte kthyer në boomerang ndaj organizatorëve të tij.

Megjithëse me agjentë të sigurimit dhe injorantë të atij kallëpi që ulërinin "Crucifige", gjyqi dështoi dhe pati jehonë në mbarë Shqipërinë. Pater Meshkalla, me një fizik sa një grusht, kishte bërë zë si një titan i mendimit e i kurajës. Me erudicionin e tij të spikatur, të cilin nuk e kishin llogaritur persekutorët, ai i kishte vënë në pozitë të papëlqyer së bashku, aktorë e regjisorë.

Patër Aleksin e kishin arrestuar në vendin e punës duke shtyrë karrocën e dorës ngarkuar me tulla. Punonte në ndërmarrjen komunale punë të rënda, megjithëse me fizik të dobët e invalid. Arrestimin ia kishin bërë të bujshëm, ashtu si e kërkonte sëra e një "agjenti" të Vatikanit.

Ishim në mesin e kamionit autoburg. Dora ime e djathtë ishte e lidhur me të majtën e tij. Për të ndezur shkrepësen, unë mbaja kutinë e ai fërkonte kunjin në të, ritual ky që përsëritej shpesh, ngaqë cigaren unë e mbaja si diçka për t'u eglendisur.

-Mos kërko të falur, sepse kam qenë vetë zanatçi i këtij vesi,- më thoshte duke qeshur. Kishte një të folur të ëmbël e të ngadaltë, një i kuq i purpuronte fytyrën dhe shpesh dora e tij e lirë i shoqëronte me lëvizje fjalët. Më dhimbsej pa masë. Më ngjante sikur e kisha parë diku, por më kot rrekesha ta sillja ndërmend.

Përherë kam patur një dukuri amnezie në kujtimin e emrave dhe fytyrave. Së fundi, m'u ndriçua në mendje. Ai më ngjante si shëmbëlltyra e dikujt nga piktura e famshme "Deposizione" e Van der Weyden ku tregohej Krishti që hiqej nga kryqëzimi. I gjori patër! Ishte mishërim i vuajtjes. Të ngjallte një ndjenjë të atillë që gjithkush provon kur ndodhet para një viktime të pambrojtur. Por ai s'e ndiente vehten aspak të tillë .

Ai e ndjente pranë "Atë" në çdo çast. Aty ishte burimi i qëndresës së tij e i shokëve të vet. Sa të fortë ndiheshin këta njerëz! Ishte autori i dramës "Oso Kuka", e shfaqur me sukses në kohën e pushtimit italian. Aludimi ishte mjaft i prekshëm.

Autoritetet e ndaluan.
Patër Aleksi, së fundi, më rrëfeu një shqetësim. Komisari i burgut të Tiranës, kur i kishin dorëzuar sendet personale, i kishte dhënë në dorë rozaret që i kishin gjetur në momentin e arrestimit. Ishin rozare qelibari në sadef të bardhë. Në krye kishin një kryq afro tetë centimentra me statuetën e Krishtit të kryqëzuar.

Çdo kokërr ishte e veshur në gjysmën e saj me një punim filigrami. Ishin vërtet të bukura. Këto rozare ishte i porositur t'ia dorëzonte komisarit të burgut. Inskenime të tilla që kishin qëllim poshtërimin e fesë dhe predikuesve të saj, ishin të njohura sidomos në vitin 1967 gjatë "Revolucionit kulturor".

Poshtë, në mes të këmbëve të mia ndodhej një vrimë nga e cila hidhja jashtë bishtat e cigareve dhe derdhnim ndonjë qese plastmasi me të vjellat e atyre që i zinte makina. I thashë t'i hidhnim aty duke e marrë fajin unë përsipër, sikur më kishin rënë padashur nga dora drejt e në vrimë. Patër Aleksi m'u përgjigj: - Ruejna zot! Jo, mor patër nuk due me qitë bela!

I thashë se veç ndonjë jave izolimi, s'do më bënin gjë tjetër, sepse nuk isha katolik, kështu që nuk do të merrej si kundërvënie e organizuar.
-Rri, or patër,- më tha,- se ti i njeh ata shejtanët jashtë, kurse këta të brendshmit i njoh vetë ma mirë.

Ndërkohë, mbas një sfilitjeje të gjatë mbërritëm. Dera së fundi u hap dhe thithëm ajër të pastër. Mbas një udhëtimi afro shtatë orësh në një ambient ku nuk dalloje se çfarë lloj qelbësire kutërbonte, zbritëm ashtu si ishim, të lidhur dy e nga dy prej autoburgut në një oborr, para një dere të madhe me zgarë hekurash. Kisha afro shtatë muaj që s'kisha parë natyrën. Ishte maj.

Sytë e uritur rrëshkitën nga gjelbërimi i pyllit tek kecat, tek lulet, tek gurët, te hardhucat dhe kuptova se jeta s'kish ndalur në vend, ashtu siç kishte ndodhur me ne në mes muresh të betonta, izoluar prej kaq kohësh.

Vëzhgoja. Të gjithë soditnin ato që njerëzve të zakonshëm s'u tërheqin vëmendjen. Në distancë prej dhjetë metrash, gjashtë ushtarë me automatikë në duar na shikonin të vrenjtur, por jo pa kureshtje. Ne qëndruam në këmbë derisa shoqëruesi i dorëzoi oficerit të rojës dokumetacionin përkatës.

Ai na verifikoi sipas kartelave shoqëruese. Patër Aleksi kishte pasur të drejtë, sepse shoqëruesi ynë nga Tirana diçka foli duke parë në drejtim të tij, ndërsa oficeri i rojës, financier, një vllah nga Selenica, u drejtua nga ne dhe i kërkoi priftit rozaret. I mori në dorë dhe i kundroi gjatë.

Pastaj i lëshoi ngadalë në kutinë ku ishin kartelat dhe i vendosi mbi një bankë afër barakës së takimeve.
Ndërkaq, te dera afrohej një skuadër të burgosurish që ktheheshin nga puna. Tek porta qëndronte nënoficeri që e quanin Ali.

Ai me një shufër të gdhendur me brisk, rrihte çizmet e sapo porta u hap, filloi të numëronte të burgosurit duke lëvizur thuprën për çdo çift, a thua se dirigjonte vazhdimisht me kohën 2/4. Nga zyrat e komandës u afrua komisari i burgut, një shtatmadh me fytyrë të vrenjtur. Ai qëndroi para nesh hijerëndë e duke na parë haptas me urrejtje.

- Cili është prifti katolik prej jush? - pyeti me ton.
- Unë zoti oficer, - u përgjigj patër Aleksi.

-Hëm! U bënë dhjetë vjet që populli rrafshoi kisha, teqe e xhamira, kurse ti vazhdon t'i biesh legenit për t'u prishur mendjen njerëzve me atë propagandën tënde të poshtër. Por sapo të kërkoni terren për atë veprimtarinë tuaj konseguente armiqësore, ta dini se këtu e kini vendin. Ju jeni të vendosur, por ne më shumë se ju dhe këtë besoj se deri më sot e ke marrë vesh. Çfarë i ke këto?
- ...
-Fol, për çfarë i ke këto tespije?
-Për t'u lutur.
-Lutu sa të duash, këtu s'të bën dot derman as Zoti e as dreqi. Ali, merr një çekan dhe jepja këtij në dorë.

Të burgosurit e kthyer nga puna qëndronin në një oborr me ne pa hyrë ende në kamp. Shfaqja e organizuar i kishte rezervuar atyre rolin e publikut.

Qëllimi diskreditues i shfaqjes si duket bënte pjesë mbas punës së lodhshme në procesin e riedukimit. Aliu u kthye dhe pruri nga kovaçhana aty pranë një çekiç të cilin ia dha patër Aleksit në dorë. Komisari nxori rozaret nga sirtari dhe i vendosi mbi një sofa guri.
-Bjeri!
- ...
-Bjeri, të them, dëgjon? Thyeje!

-...
Asgjë s'pipëtinte. Shikoja profilin e patër Aleksit. Veshët i ishin skuqur. Gjaku i kishte hipur në fytyrë. Ai njeri që dukej i frikësuar në atë çast, u tendos dhe shikonte komisarin drejt e në fytyrë pa i lëvizur qepallat e syve.

Ai dukej i prerë në qëndrimin e tij. Komisari me trup dy herë sa të priftit, papritur m'u duk si një liliput para tij, ndërsa patër Aleksi mori një dimension të stërmadh. Isha në botën e Sëiftit... Sa përjetësisht realë janë David-i e Goliath-i!

Auditori u step i tensionuar. Komisari po vendoste se si do të reagonte...
Situatën e zhbllokoi nënoficer Aliu. Ai ia rrëmbeu nga dora çekiçin patër Aleksit dhe qëlloi mbi statuetën e Krishtit.

Rruazat u shpërndanë duke fluturuar në të gjitha drejtimet, ndërsa statueta e Krishtit u thye në copëra. Aliu mori nishan dhe qëlloi me çekan përsëri duke i ulëritur priftit: - Hë more, ku është Krishti yt? Pse s'më vret dhe ai po të jetë vërtet Zot, si thua ti?

Komisari u gajas bashkë me disa fytyra servile, më pas ktheu kurrizin e u drejtua për nga zyra. Trimi Ali, duke u ngërdheshur, flaku çekiçin drejt kovaçhanës. Shikoja profilin e patër Aleksit. Shikoja buzët e tij që mërmërisnin... Kërkonte mëshirë për ata që... dinin se ç'bënin.
Disa ditë më pas më tha: - Ati ynë nuk ka nevojë për ulërima. Ai na e ndjen nevojën që kemi kemi për të edhe përmes rrënqethjes së shpirtit...

Kuzhina personale, Agimi, Beqiri e Nasi

Kur udhëtonim me autoburg, patër Aleksi më foli për at Zef Pllumin si një prift franceskan me karakter të fortë. Më tregoi se ç'kishte hequr nëpër burgje që i ri e deri më sot. Ai ishte më i ri se patër Aleks Baqli.

Siç ishte zakoni, at Zefi më ftoi dhe mua për kafe meqë isha mysafir i ri e isha shoqëruar me mikun e kolegun e tij, për të cilin mbas mbërritjes në kamp, veç respektit për të, tashmë ndieja adhurim. Shkuam tek kuzhina personale, njëri prej vendeve më të këndshëm të kampit. Ky ishte prezantimi i parë me të.

Kuzhina ishte një hapësirë 6 x 8m, e ndarë në mes prej një muri të trashë, të lartë një metër e që në të dyja anët kishte njëzet furnela ku përdorej pluhur briketi i përzier me hi e baltë, i bërë sa një top tenisi apo diçka më i madh, aq sa mund të formohej në mes të dy duarve.

Para çatisë ishte një hapësirë nja dy pëllëmbë dhe e zënë me tel gjembaç të thurur nga ana e rrethimit. Që nga muri i kuzhinës e deri tek "kloni" ku ishin karakollet e rojave, ishin afro njëzet metra.

Pak përpara se të vinim ne, një i burgosur kishte tentuar të mbërrinte telat e klonit, por roja i kish gjuajtur me breshëri para këmbëve dhe e kishte detyruar të shtrihej pa lëvizur.

Nuk ishte marrë vesh nëse ishte tentativë arratisjeje apo vetëvrasje.
Biznesin kulinar e kanë bërë monopol disa vetë, shpjegoi me ironi at Zefi, ndërsa po i afroheshim kuzhinës.

Ai iu afrua një meso burri me mustaqe të holla mbi buzë që i frynte zjarrit me një kompensatë të vogël të cilën e mbante nga një bisht gome e që i lehtësonte lëvizjet e shpejta pa lodhur kyçin e dorës.
(vijon)

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 14 2009, 03:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Antena e Ferrit në Rozafë

BEDRI BLLOSHMI

14/08/2009 Të gjithë e dimë legjendën e njohur të kalasë së Rozafës në Shkodër. Të ngjashme me këtë por të vërtetë që ka ndodhur në këtë qytet të lashtë unë po e tregoj se çfarë kam mësuar. Më 22 maj 1984 në burgun –ferr të Qafës së Barit, Sigurimi i Shtetit provokoi një ngjarje aq të tmerrshme me qëllimin e vetëm për të derdhur gjak të pafajshëm. Këta mjeshtër të terrorit që dinë të organizojnë vetëm komunistët, në bashkëpunim me shërbimin e fshehtë të asaj kohe, ia arritën qëllimit. Mbas përplasjes që ndodhi me policinë u arrestuan 12 të parët, sipas listës që lexohej nga jashtë burgut. Këta të dymbëdhjetë mbasi u torturuan e u sakatuan në një dhomë që quhej “Dhoma e takimit”, i hodhën në një makinë të zbuluar. Ne që ishim pak më larg dëgjonim vetëm rënkimet dhe gjakun që u rridhte nga fytyra. Makina e rrethuar me civilë të armatosur të ardhur nga Tirana, u zhduk në kthesën përballë burgut. Burgu u mbush plot me civilë e ushtarë që filluan terrorin mbi ne që mbetëm aty. Ndërsa në “dhomën e takimit” thirreshin të dënuar të tjerë me lista emërore dhe kur ktheheshin andej, dilnin zvarrë ose këmbadoras. Në listën e tretë u futa edhe unë, vetë i dhjetë. E gjithë dyshemeja e dhomës ku u futëm për të na torturuar ishte e mbuluar me dru ahu të llangosur me gjak të ët pafajshmëve. Mbas disa ditësh na mbledhin në mensë ku te dera ishin dy civilë që na godisnin me shkelma dhe grushte. Mbasi zumë vend nëpër stola në derë u duk skenaristi Mond Caja me kapele mbi sy e me një suitë nga prapa. Ishte ky person që para disa ditësh kishte dalë nga burgu me vrap duke e lënë kapelen me yllin e Stalinit në oborrin e mencës bashkë me shumë policë të tjerë. Ky fëmijë i rritur nga shkolla e Makarenkos, tani vinte i qeshur, krenar dhe me një letër në dorë. Të gjithë ne sa ishim në menc: as frymë nuk guxonim të merrnim. Ai bëri një xhiro rreth nesh me një shikim provokues dhe doli para nesh duke thyer heshtjen.

- Ka këtu ndonjë trim që do të matet me ne, tha

Ne të gjithë sa ishim ulëm kokat e ndalëm frymëmarrjen.


- Tani dëgjoni këtu një komunikim, vazhdoi – Gjyqi mbaroi me këto dëme. Sokol Sokoli bashkë me Tomë Ndojën u dënuan me pushkatim, me vdekje. Të tjerët me dënime të ndryshme – dhe doli duke qeshur me ata që e shoqëronin.

Deri në datën 5 korrik që u transferova për në burgun e Spaçit, bashkë me dhjetë të dënuar të tjerë, drurin e kisha pa pushim. Atë ditë që na lajmëruan se do të na transferonin, lamë nën rrënojat e galerisë dy të vrarë. Në Spaç ishte më keq se në Qafën e Barit për ne të burgosurit. Të gjithë e dimë se çfarë ngjau në 11 prill 1985. Mua më ra fati “i mirë” që edhe mbas vdekjes së diktatorit të haja dru për të. Mbas dy tre muaj, më morën nga birucat me duar të lidhura mbrapa drejt e në degën e Punëve të Brendshme të Pukës. Aty, me një shokun tim të birucës, e pjeta nëse kishte dëgjuar gjë për ata që u dënuam me vdekje në Qafën e Barit. Unë di se ata janë nisur në Shkodër dhe atje mund t’i kenë pushkatuar, më tha.

Pas disa ditësh më mbyllin në burgun e Burrelit. Unë gjithmonë e kisha në mendje për ti gjetur eshtrat e atyre dy djemve me të vërtetë trima që si thonë malësorët nuk vriteshin për gjak. Mbas shumë përpjekjesh dhe interesim unë arrita të siguroja në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër një kopje të procesverbalit të pushkatimit. Pas kësaj dola dy herë në televizion dhe bëra thirrje publike. Apelova për njerëzit që kryen pushkatimin. Qëllimi im ishte të gjeja eshtrat e dy martirëve. Këtë problem e kisha biseduar edhe me një mik nga Shkodra. E marr në telefon dhe i them se nesër jam në Shkodër. U nisa bashkë me dy kushërinj të parë të Sokol Sokolit për të takuar personin që i kisha telefonuar.

Shkodër, ora 12.

Miku shkodran në bisedë e sipër më thotë se kam gjetur një person që ka punuar 25 vjet tek vendi i Antenës dhe me siguri duhet të dijë diçka. Personi i Antenës erdhi me ne dhe shkuam në fshatin Rrens. Papritur u gjendëm përballë një porte me hekura të ndryshkur. Brenda këtij rrethimi ngrihej një Antenë sa e lartë aq edhe kobëzez. U futëm brenda dhe njeriu i Antenës na tregoi si më poshtë:

Atë natë ishte fikur drita e kësaj vendroje (ku rrinte gjithmonë një ushtra me shërbim) dhe më njoftojnë për defektin. Nisem me vrap nëpër errësirë dhe kur arrita te dera e rrethimit të Antenës, më ndaluan disa civilë të armatosur.

-Kthehu mbrapsht, më thanë.

-Kam ardhur për të rregulluar dritat, sepse vendroja s’ka ndriçim.


Do na largohesh këtej apo të të fusim edhe ty një plumb, më thanë. Unë i njihja të gjithë rojet e Antenës, por atë natë ishin ndryshuar të gjithë. Më mbyllën brenda. Pas pak u dëgjua një zhurmë makine. U hap porta dhe makina hyri Brenda. Filluan të sharat: bini more qenave se kanë sharë Nexhmijen. Ata qenë trima dhe syri nuk ua bënte tërt përpara plumbit. U dëgjua një breshërimë e gjatë automatiku. Ekzekutorët hipën prapë në makinë dhe ikën. Më nxorrën edhe mua atje ku më kishim mbyllur dhe më thanë: hape gojën për çfarë ke dëgjuar, atje e ke edhe ti vendin.

Të nesërmen vij në punë dhe shoh se dheu ishte i gërmuar. Ja këtu tridhjetë hapa nga vendroja ishte kabulli i këputur i korrentit dhe po aty në gropë ishin dy martirët e Qafë Barit. Më kujtohet edhe një histori tjetër. Këtu kemi pasur një kalë të bukur, të urtë që rrinte gjithmonë brenda rrethimit. Ai ishte edhe më i zgjuar se njeriu. Të nesërmen pas pushkatimit, vinte kali te vendi i gërmuar, godiste me këmbë dheun dhe hingëllinte si të vajtonte. Dilte nga rrethimi dhe ia merrte vrapit përgjatë fushës dhe vinte sërish te dheu i gërmuar duke bërë të njëjtin ritual. Vendi i Antenës ishte bërë për të pushkatuar dhe groposur njerëz dhe kali përsëriste të njëjtat veprime. Por këtë kalë e vranë një ditë bashkë me një të burgosur.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 18 2009, 12:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mirditë, kujtesë për 14 burrat e pushkatuar 60 vite më parë

GJERGJ MARKU | 18/08/2009

RRESHEN - Shoqata e të përndjekurve politikë në Mirditë, ka përkujtuar 60 vjetorin e Masakrës së Valmirit, në një tubim homazh si dhe përurimin e monumentit simbol në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit të Rrëshenit. Pos familjarëve dhe të afërm të burrave që u pushkatuan pa gjyq 60 vite më parë, si dhe nga familje që u internuan dhe u maltrajtuan për dekada të tëra nën sundimin komunist, të pranishëm ishin dhe drejtues nga shoqata kombëtare e të Persekutuarve Politikë si dhe nga shoqata të rretheve të tjera, deputetë e drejtues vendorë, ndërkohë që mori pjesë dhe Kryetarja e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli.

Veprimtaria u përcoll përmes një homazhi në shenjë respekti si dhe disa prurjeve të reja nga fakte historike që dëshmojnë jo vetëm masakrën e kryer më 17 gusht 1949, por dhe episode të tjera që lidhen me persekucionin e gjatë ndaj familjeve të tëra në Mirditë dhe vetë krahinës në përgjithësi. Sipas folësve në këtë tubim, ndaj Mirditës është ushtruar një holokaust i gjatë që me ardhjen në pushtet të klikës së Enver Hoxhës, si krahinë që nuk ishte nënshtruar në shekuj, ndërsa vrasja e Bardhok Bibës, ish sekretar i parë i partisë së këtij rrethi dhe deputet, shërbej si rast për të vrarë e masakruar qindra e mijëra familje mirditase si dhe copëtimin e kësaj krahine, duke ia ndarë ashtin e saj edhe gjeografik edhe zakonor e dokësor të ruajtur ndër shekuj në 5 rrethe të tjera, ashtu si nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Këtë e kumtoj në fjalën e tij kryetari i shoqatës Gjon Nikoll Deda, por dhe Preng Gjomarkaj që mbajti kumtesën e zgjeruar rreth kësaj ngjarje dhe asaj që ndodhi me tërë Mirditën.

Takimin e përshëndeti dhe kryetari i shoqatës kombëtare të të përndjekurve dhe persekutuarve politikë të vendit Skënder Qendro, drejtori i Institutit Për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Përndjekurve Politikë Simon Miraka, deputetët Mark Marku dhe Edi Paloka, kryetari i Qarkut Bardh Rica, kryetari i bashkisë Rrëshen Gjon Dedaj e të tjerë.
Duke nderuar kujtimin e 14 martirëve të demokracisë të ekzekutuar pa gjyq të mirëfilltë më 17 gusht 1949, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është ndalur në kujdesin që duhet treguar për këtë shtresë nga shteti dhe qeveria shqiptare për ta integruar në shoqëri. Ajo i ka përshëndetur për gjithë kontributin që ata kanë dhënë në udhën e demokracisë së vendit dhe që padyshim kanë qenë pararoja e ruajtje së vlerave njerëzore, e vlerave më të mira të demokracisë shqiptare. Ju keni qenë mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike dhe fitoren tonë ua dedikojmë për gjithçka keni dhënë për ecjen e demokracisë.

Jo pak nga anëtarët e kësaj shoqate, të pakënaqur me koalicionin e ri Berisha-Meta, por të prirur nga deviza "Duam më shumë Shqipërinë", kanë kërkuar trajtesë më të theksuar nga shteti e qeveria, pasi më e shumta në detyrat shtetërore bijtë e kësaj shtrese po i lënë roje tek dera!

Më pas në praninë e qindra banorëve të qytetit dhe përfaqësues nga shoqata e të të përndjekurve, pas fjalës së rastit mbajtur nga Lek Shtinja, njëri prej bijve të njërit prej martirëve të demokracisë vrarë më 17 ghusht 1949, është përuruar monumenti simbol, i punuar nga skulptori i ri Klejv Pjetri, një punim artistik në gur, tejet domethënës, që më së pari tregon një shqiponjë karakteristike të Shtetit të Parë të Arbrit, me epiqendër në Mirditë, e plagosur në gjoks nga bisha komuniste. Topalli ka përgëzuar autorin për punën pasionante dhe me nivel të lartë artistik.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 18 2009, 01:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Të përndjekurit kërkojnë gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve

V. ABDYLI

18/08/2009 Enigmë varret e të vrarëve gjatë pushtetit diktatorial

Shoqata e të përndjekurve politikë ka filluar dje gërmimet në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës, për gjetjen e eshtrave të dy personave 32-vjeçarë Sokol Sokoli dhe Toma Ndoja, ish të burgosur në burgun e Qafë Barit të Pukës, të pushkatuar nga regjimi komunist. Gërmimet në këtë vend, që ndodhet pranë përsëritësve të vjetër të radio televizionit shqiptar kanë filluar pas një informacioni të dhënë nga një prej ish-punonjësve të kësaj pike. Madje në këtë zonë, janë gjetur kohë më parë dhe eshtrat e të pushkatuarve të tjerë nga diktatura e egër komuniste. Deri tani gërmimet nuk kanë nxjerrë asnjë rezultat, por megjithatë drejtuesit e shoqatës së të burgosurve vazhdojnë të këmbëngulin në gërmimet e tyre. Besim Ndregjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, është shprehur se qeveria shqiptare duhet t’i ndihmojë me të gjitha forcat dhe mundësitë për gjetjen e eshtrave të 4000 të pushkatuarve shqiptarë gjatë periudhës së diktaturës. “Ka 18 vjet që të përndjekurit politikë kërkojnë eshtrat e prindërve të familjarëve të tyre, të cilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shteti shqiptar dhe politika po hesht ndaj krimit komunist, atëherë është detyra jonë që e përballuam terrorin komunist t’i kërkojmë këto eshtra dhe t’i bëjmë një var. Kurrë nuk do të ketë qetësi në Shqipëri nëse nuk do të gjenden eshtrat e dëshmorëve të fjalës së lirë”, tha Ndergjoni. Bedri Blloshmi, ish i burgosur me dy të pushkatuarit, eshtrat e të cilëve po kërkohen, ka dhënë informacionin për vendin ku mund të jenë eshtrat. Ndërsa ka paraqitur detaje mbi periudhën e protestës së të burgosurve të vitit 1984 në burgun e Qafë Barit, si dhe momentin e dënimit me pushkatim në qershor të atij viti për shtetasit Sokoli e Ndoja.

Më 22 maj të vitit 1984, rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë Barit, organizuan një demonstratë kundër dhunës që ushtrohej do ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja të dy nga rrethi i Dukagjinit të Shkodrës, ishin iniciatorët e kësaj proteste. Një muaj më pas të dy u dënuan me

© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Wed Aug 19 2009, 05:21pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 19 2009, 05:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gaspër Çurçia, dosja e muzikantit që u pushkatua për biletat false të trenit

» Vendosur: 19/08/2009 - 08:20

Ferdinand Dervishi

Mëngjesin e acartë të 12 dhjetorit 1984, dy fatorino treni të linjës së Shkodrës, L. Dukeli dhe S. Çekerku, kishin rendur të takonin njëra-tjetrën si të marra. Fytyra u kishte ikur, ndërsa nëpër duar shtrëngonin ca bileta treni të cilat ua kishin marrë në mirëbesim pasagjerëve të nisur nga Tirana. Dyshimi i ditëve të shkuara ishte vërtetuar sërish. Pasi ishin marrë vesh, dy gratë, të cilat më pas do të dekoroheshin për këtë zbulim, që nga ana tjetër do të shkaktonte pushkatimin e dy qenieve njerëzore, një prej të cilëve muzikanti i njohur Gasper Çurçia, kishin nxituar të takonin dispeçerin, apo përgjegjësin e trenit, Xh. Beshnuni. Në kabinën e këtij, dy gratë këmbëngulnin se një pjesë e biletave që pasagjerët kishin në vagonët e tyre, ishin krejt ndryshe nga të zakonshmet. Ato nuk kishin as ngjyrë, as letër të njëjtë. Dispeçeri ishte bindur shpejt se diçka e madhe ishte duke ndodhur, se biletat sigurisht duhet të ishin false dhe se kjo histori duhet të përfundonte medoemos në polici. Duke i punuar mendja, ai i urdhëron dy gratë që në afërsi të stacionit të Shkodrës t’u grumbullonin udhëtarëve të gjitha biletat duke gjetur justifikime të ndryshme dhe të njëjtin urdhër ua komunikon edhe fatorinove të tjerë.
Pak kohë më vonë, teksa zbrisnin në stacionin e Shkodrës, udhëtarët vëzhguan forca të shumta të policisë, që bllokuan zbritjen e pasagjerëve nga dy prej vagonëve.

Në gjurmë të shitëses së biletave

Në stacionin e Shkodrës policia e kishte pasur fare të thjeshtë. Të gjithë pasagjerët që kishin në duar biletat e dyshimta, kishin dhënë të njëjtën adresë të blerjes së tyre. I kishin blerë atë mëngjes tek sporteli i dytë në radhë, në biletarinë e stacionit të trenit të Tiranës. Madje, dikush kishte përmendur edhe emrin e gruas që punonte aty. Quhej Bukurie.
Brenda të njëjtës ditë, 12 dhjetorit, pa përfunduar orarin zyrtar të punës, kolegët e policisë së Tiranës kishin vënën nën vëzhgim sportelin e dytë të biletarisë së stacionit të Tiranës. Gruaja quhej Bukurie Gjeçi, ishte rreth të dyzetave, e martuar, me dy fëmijë të mitur dhe pa ndonjë problem të reklamuar me mbarëvajtjen në punë. Urdhri kishte qenë i prerë. Ajo duhet të ndalohej dhe kontrollohej pa përfunduar orarin zyrtar. Policët që iu afruan sportelit të saj më pas do dëshmonin se tjetrës për pak i kishte rënë të fikët kur i kishin thënë se duhet të bënin një kontroll.
Sipas një hetuesi të çështjes, shuma e përfituar nga biletat false të shitura kryesisht gjatë vitit 1984 nga Bukurie Gjeçi, bashkë me shumën e atyre biletave false që ende nuk ishin shitur, shkonte diku te 4.7 milionë lekë të vjetra. Një shumë që në atë kohë mund të konvertohej me vlerën e përbashkët të disa shtëpive të banimit.
Pra, policia e gjeti çantën personale të Gjeçit tumllas me bileta të falsifikuara. Kishte qenë vetëm ajo shitësja e biletave false të trenit, të njëjtave bileta për të cilat kishin dyshuar ato ditë të ftohta të dhjetorit 1984 dy fatorinot e linjës Tiranë–Shkodër.
Pa shkuar te marrja në pyetje e shitëses, policët duke i hedhur një sy çantës së sekuestruar, kishin vëzhguar me sy të lirë dy lloj biletash false. Një pjesë ishin pothuaj bardhë e zi, ndryshe nga origjinalet që kishin një nuancë të ngjyrës jeshile. Ndërsa pjesa tjetër, apo gjysma e tyre, ishin krejt si origjinalet. Por gruaja e terrorizuar nuk i kishte lënë të mundoheshin gjatë. Ajo ishte treguar e gatshme të bashkëpunonte.
Arrestimi i muzikantit
Gasper Çurçia
Atë natë do të kishte edhe një tjetër arrestim. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes një grup policësh do të zbrisnin nga makina pranë një pallati në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ku banonte muzikanti Gasper Çurçia. Nuk dihet se si kishin rrjedhur ngjarjet me marrjen në pyetje të shitëses së biletave, por sigurisht që ajo makinë policie u gjend aty në bazë të së dhënave të saj. Policët kishin kërkuar fillimisht të bënin kontroll në dhomën personale të muzikantit duke e pyetur me kërcënime se ku i mbante lekët. Muzikanti u kishte treguar një sirtar, u kishte dhënë edhe çelësin madje, por policët kishin mbetur të pakënaqur nga sasia e të hollave të gjetura. Më tej ata e kishin mbyllur dhomën, për të shmangur prezencën e familjareve të tjerë dhe e kishin bindur Çurçinë se tashmë dinin aq shumë sa do ishte mirë, që ai të tregonte të hollat si dhe makinerinë stampuese të biletave të trenit.
Më pas në popull do të përhapej fjala, apo thashethemi i vërtetë, se Gasper Çurçia i kishte fshehur të hollat në brendësi të pianos dhe se këto të holla ishin në një sasi habitëse. Në të vërtetë policia në brendësi të pianos kishte gjetur vetëm stampën, ndërsa të hollat ishin në një sirtar të kyçur.
Rreth mesnatës policët ishin larguar “duarplot” duke e marrë me vete edhe të zotin e shtëpisë, Gasper Çurçia. Sipas një përllogaritjeje ata kishin gjetur në shtëpinë e tij një shumë prej rreth 15 mijë lekësh, pa llogaritur vleftën e biletave të fabrikuara që ishin ende të pa shitura.
Arrestimet e dy grupeve
Po atë ditë, pasi ishin ndërruar vetëm datat, por jo ngjyra e zezë e natës, Gasper Çurçinë e Bukurie Gjeçin do i ndiqnin nëpër hapat e të njëjtit fat edhe disa të prangosur të tjerë, që të gjithë të implikuar në falsifikimin e biletave të trenit. Shpejt hetuesit kuptuan se po konfiguroheshin dy grupe të ndryshme falsifikuesish që ia jepnin biletat të njëjtës shitëse, Bukurie Gjeçit. Po sipas hetimit, grupi i parë, që kishte bashkëpunuar me shitësen e sapoprangosur, kishte në përbërje, veç Çurçisë edhe një bashkëpunëtor të tretë, N. Hyskajn, një punonjës të NTUS (Ndërmarrja Tregtare e Ushqimit Social) të Tiranës. Edhe ky kishte ndihmuar në realizimin e falsifikimit të biletave të trenit dhe rrjedhimisht kishte marrë një pjesë të fitimit.
Nga ana tjetër, grupi i dytë i të arrestuarve, që duket kishte vepruar në konspiracion të plotë, nuk kishte asnjë lidhje me Gasper Çurçinë, madje asnjë prej tyre nuk e dinte se edhe Çurçia “furnizonte” me bileta të njëjtën shitëse.
Kreu i grupit të dytë ishte një djalosh i gjatë e i pashëm, me punë në postën e Tiranës, që quhej Shkëlzen Doçi. Ai duket kishte qenë gjahu i madh i radhës për policinë. Në shtëpinë e tij, saktësisht nën krevatin ku flinte i vëllai, ishte gjetur edhe një valixhe metalike me të holla, që të gjitha të përftuara nga shitja e biletave false të trenit. Duke qenë se para hetuesve të asaj kohe nuk mund të trimërohej askush, shpejt në pranga përfunduan edhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë, të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me Shkëlzen Doçin dhe falsifikimin e biletave të trenit. Përfundimisht, në mars të vitit 1985, shkojnë para gjykatës, kryesisht nën të njëjtën akuzë, dhjetë të arrestuar për falsifikimin e biletave të trenit.
Dy mënyrat e falsifikimit
Habia e hetuesve ishte bërë edhe më e madhe pasi kishin mësuar se dy grupet, që kishin si pikë të përbashkët shitësen e tyre Bukurie Gjeçi, kishin metoda të ndryshme të prodhimit të paligjshëm të biletave të trenit. Në dokumentet e dosjes gjyqësore nuk thuhet saktësisht se cili nga grupet ka nisur i pari falsifikimin. Vetëm shkruhet në një rast se Bukurie Gjeçi kishte komunikuar më parë me një të njohur të Shkëlzen Doçit. Kështu që për të dy palët përmendet e njëjta periudhë e bërjes lekë me anë të biletave false, që korrespondon me fillimin e mbarimin e vitit 1984. Nga ana tjetër dokumentet sqarojnë saktësisht dy mënyrat se si realizoheshin falsifikimet.
Ish-muzikanti Gasper Çurçia kishte mundur të sajonte në ambientet e shtëpisë së vet një pajisje artizanale stampimi që punonte me filma dhe që realizonte bileta treni false të një cilësie të lartë. Saktësia e tyre dukej qartë te ngjyra e arrirë e biletës, që pothuaj nuk dallonte nga origjinalet, por çalonte në elementët e tjerë, sidomos në shkronjat e numrat.
Ndërsa grupi tjetër, që falsifikonte biletat me ndihmën e një makine fotokopjuese që gjendej në zyrën e inxhinierit të Postës Qendrore, Shkëlzen Doçi, ishte më pak i suksesshëm në cilësinë e ngjyrës së biletave, por tepër si saktë në projeksionin e germave e numrave. Madje, pohohet se biletat edhe pse fotokopjoheshin bardhë e zi, shiteshin me sukses duke mos shkaktuar dyshime te pasagjerët e trenave.
Në plumb për 5 milionë lekë
Në kohët e ardhura mund të duket e pabesueshme, por dikur, kur e ashtuquajtura “diktatura e proletariatit”, apo “lufta e klasave” mbanin gjallë ngrehinën e kalbur të Shqipërisë komuniste, mund të shkohej në plumb edhe për vjedhje ku nuk përdoreshin armë, ku nuk plagosej apo kërcënohej kush. Kështu vetëm për vjedhjen e vleftave të biletave të trenit me anë të falsifikimit në vitin 1984, me një shumë dëmi prej rreth 4.5 milionë lekësh të asaj kohe, gjykatat dërguan në plumb tre prej dhjetë të akuzuarve. Dhe kjo bëhej, jo sepse dëmi i shkaktuar mund të trondiste Bankën e Shtetit Shqiptar, por për t’u treguar gjithë banorëve të vendit të rrethuar me tela me gjemba se shteti komunist është shumë i fortë dhe se që të gjithë ata që do tentojnë të vënë dorë mbi “pasurinë e përbashkët” do të kenë fat të njëjtë. Pra, një politikë që më shumë se zbatimin e ligjeve, kishte për qëllim jetëzgjatjen e sistemit përmes frikës së krijuar nga bërja shembull e një pjese të qytetarëve të vet.
Gjithsesi, Presidiumi i Kuvendit Popullor, që kishte atributin e faljes së jetës, vë dorën në zemër vetëm për një të dënuar me vdekje të dosjes së biletave të trenit, ndërkohë që nuk ndryshon asgjë për fatin e Gasper Çurçisë dhe Shkëlzen Doçit. Të dy këta do të pushkatoheshin natën, 24 orë para se ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha të jepte shpirt zyrtarisht.
Edhe të arrestuarit e tjerë të së njëjtës dosje nuk u shpëtuan dënimeve të skajshme, që shkonin deri në 17 vjet heqje lirie. Si për të plotësuar gjithë kuadrin, nga ana tjetër, nga ana e atyre që ishin pajtuar me rregullat pavarësisht cilësisë së jetës që ato diktonin, për të njëjtën çështje, pati edhe të dekoruar. Ishin pikërisht dy fatorinot e linjës së Shkodrës dhe dispeçeri i trenit, që morën meritat e zbulimit të këtij grupi keqbërësish. Duke i bërë edhe këta, krejt padashur, protagonistë të një historie që dikur tronditi një popull të tërë.
Për këtë ngjarje të përmasave të pazakonta, që pati një impakt të madh në opinion në kohën kur ndodhi, gazeta "Panorama" ka përgatitur një cikël të plotë shkrimesh duke sjellë fakte dhe dokumente të papublikuara më parë. Janë siguruar gjithashtu edhe dëshmi të protagonistëve, të hetuesve të çështjes si dhe të njerëzve që morën pjesë drejtpërdrejt në pushkatimin e Gasper Çurçisë dhe Shkëlzen Doçit.

vijon nesër

-email-

Të arrestuarit

1-Bukurie Gjeçi, e datëlindjes 20.11.1946, lindur në Shijak dhe banese në Tiranë, lagja Nr. 1, rruga “Dhimitër Kamarda”, Pallati Nr.7, hyrja 9, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë e gjendje shoqërore punëtore, me punë ish-shitëse biletash në Stacionin e Trenit në Tiranë, e martuar me dy fëmijë të mitur, e padekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm ekonomik, e padënuar, pa parti, e arrestuar më datën 12.12.1984.

2-Gasper Çurçia, i datëlindjes 13.11.1934, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, lagja Nr. 3, rruga “Ferit Xhajko”, Pallati Nr.63/1, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore tregtar i mesëm, me gjendje shoqërore pensionist, ish-punonjës në ndërmarrjen e mjeteve mësimore në Tiranë, i martuar me tre fëmijë, me shërbim ushtarak të kryer, pa imunitet, i pa dekoruar, me arsim të mesëm, i padënuar, pa parti, i arrestuar më datën 12.12.1984.

3-N. Hyskaj, i datëlindjes 25.01.1942, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, Lagja Nr.4, rruga “H.Dalliu”, pallati 16/1, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore tregtar i mesëm, me gjendje shoqërore piktor në NTUS, Tiranë, i martuar me një fëmijë, me, i padënuar, pa imunitet, pa Parti, me arsim të mesëm të pambaruar, arrestuar më 15.12.1984.

4-Shkëlzen Doçi, i datëlindjes 30.11.1949, lindur dhe banues në Tiranë, lagja Nr. 4, rruga “Kongresi i Përmetit”, Pallati 144, ap, 44, me origjinë shoqërore nëpunës i pushtetit popullor, me gjendje shoqërore nëpunës në Ndërmarrjen e Shërbimeve Transite, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, beqar, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të lartë, pa Parti, i pa dënuar, i arrestuar më 13.12.1984.

5-B. Erebara, i datëlindjes 25.06.1951, lindur dhe banues në Tiranë, lagja Nr. 9, rruga “Skënderbej”, pallati 33/2, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore piktor në Ndërmarrjen Elektroteknike Tiranë, i martuar me dy fëmijë, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të lartë, Instituti i Arteve, i padënuar, pa Parti, i arrestuar më 15.12.1984.

6-K. Shefqeti, i datëlindjes 21.10.1948, lindur dhe banues në Tiranë, Lagja Nr.7, rruga “Pandi Dardha”, pallati 44, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Kombinatin e Autotraktorëve, beqar, me shërbim ushtarak të kryer, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm, i pa dënuar, pa Parti, i arrestuar më datën 15.12.1984.

7-S. Sadkaj, i datëlindjes 15.11.1950, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, Lagja 10, rruga “Aleksandër Moisiu”, Pallati 36/3, Apartamenti 39, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Fabrikën e Këpucëve, i martuar, martesa e dytë më katër fëmijë, me arsim të mesëm dhe shkollën e Lartë Ushtarake, i pa dënuar, pa imunitet, pa Parti, i arrestuar në datën 13.12.1984.

8-D. Vasho, i datëlindjes 25.10.1948, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, lagja Nr.8, rruga “Myslym Shyri”, pallati 10/1, apartamenti 20, me shtetësi dhe kombësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në sektorin e serave të ndërmarrjes së gjelbërimit, i martuar me dy fëmijë të mitur, me shërbim ushtarak të kryer, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm, i pa dënuar, pa Parti, i arrestuar më datën 13.12.1984.

9-B. Koxhaxhiku, i datëlindjes 10.03.1949, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë. Lagja 9, rruga “Muhamet Gjollesha, pallati 39/1, Apartamenti 19, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë e gjendje shoqërore nëpunës, inxhinier elektrik në fabrikën e këpucëve, i martuar me dy fëmijë, i dekoruar me Urdhrin e Punës të Klasit të Tretë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pa imunitet, me arsim të lartë, i padënuar, pa Parti, i arrestuar në datën 13.12.1984.

10-R. Fejzo, i datëlindjes 15.06.1953, lindur në Allagjatë dhe banues në Tiranë, lagja 10, rruga “Niko Avrami”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Urave, i martuar me dy fëmijë të mitur, me shërbim ushtarak të kryer, pa imunitet, i padekoruar, i dënuar për mashtrim me 6 muaj heqje lirie në vitin 1977, me arsim 8 klasë, pa parti, i arrestuar në datën 17.12.1984.


ne vijim do lexoni

Vendimi i gjykatës: Planet e Bukurie Gjeçit me Gasper Çurçinë e Shkëlzen Doçin dhe realizimi i vjedhjes me anë të falsifikimit

Si funksiononin dy grupet. Pse u tërhoqën nga “loja” edhe bashkëpunëtorët e Çurçisë edhe ata të Shkëlzen Doçit

Sa lekë u grumbulluan me anë të shitjes së biletave false dhe si u ndanë ato

Rrëfimi i ish-funksionarit të drejtësisë: Si pushkatuam Gasper Çurçinë një ditë para vdekjes së Enver Hoxhës

Dokumenti me fjalët e fundit para pushkatimit, Gasper Çurçia: Po më vrisni
për 20 mijë lekë

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 06:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrok Gera, ose një pjesëz e historisë shqiptare

Nga Skifter Këlliçi

Në verën e vitit 1951, kur nuk isha veçse 11 vjeç, shkova përsëri në Shkodër, në qytetin ku kishte lindur nëna ime. Por nëse vite më parë, shumë i vogël, nuk kisha shkuar më larg se varrezat e vjetra, ku diku aty, më pas u ndërtua Teatri “Migjeni”, këtë herë së bashku me një kushëririn tim, më i madh se unë në moshë, i nxitur edhe nga disa prej tregimeve të vëllimit “Hijet e maleve” të Ernest Koliqit, që kisha lexuar fshehurazi, sepse ishte libër i ndaluar, shkuam më tutje.

Kaluam mëhallën “Firej”, pastaj rrugën “Geraj” dhe përmes një porte që kishte mbetur e hapur na u shfaq oborri me kalldrëm, kopshti me lulet shumëngjyrëshe dhe një shtëpi e madhe, e gurtë, ashtu siç i përshkruante Koliqi.

-Kjo është shtëpia e Rrok Gerës, -më tha kushëriri, me zë të ulët, sikur të kishte frikë se mos na dëgjonte ndokush, ndonëse ishim të vetëm në rrugë. -Ai ka rënë në burg prej vitesh, sepse ka qenë ministër i Financave në kohë të Zogut. Por këtu në Shkodër e lëvdojnë se ka qenë burrë i kënduar e fort i zoti.

Më 1954, një vit para se të mbaroja gjimnazin, në katin e parë të shtëpisë sonë, ku banonte një familje shkodrane, erdhi për të bujtur nga Shkodra një vajzë. U njoha me të dhe u habita kur mësova se ajo ishte e bija e Rrok Gerës, atij ministrit të Financave që vazhdonte të ishte në burg, i dënuar me 20 vjet…

Ajo do të mbaronte një vit më pas maturën, por siç m’u shpreh nuk kishte asnjë shpresë që të vazhdonte studimet e larta, ndonëse ishte nxënëse e shkëlqyer. Dhe arsyeja merrej me mend. "Por baba im nuk ka bërë asgjë në dëm të popullit që të meritojë këtë dënim kaq të rëndë”, më pati thënë ajo atëherë plot trishtim. Dhe përfundoi kështu mësuese në fshatrat e Burrelit. Në pranverë të vitit 1960, tashmë gazetar në Radio Tirana, pata rast të ndodhem përsëri në Shkodër, për të shkruar një reportazh. Dhe ja, në "Kafen e Madhe”, siç quhej, u takova përsëri me kushëririn tim. Tek pinim kafe, pamë që hyri një burrë, disi i moshuar, me pamje të fisme, që u përshëndet me përzemërsi nga të tjerë, të cilët e ftuan të ulej në tryezë me ta.

-Ky është Rrok Gera, për të cilin të pata folur dikur, -më tha kushëriri. -Ka dy vjet që është liruar nga burgu. E nxorën të pafajshëm e tash punon diku nëpunës i thjeshtë, kur mund të kishte qenë specialist i rrallë në Ministrinë e Financave, ku ka punuar në vitet ‘30, pas mbarimit të studimeve në Austri.

Të gjitha këto ngjarje m’u rikujtuan pasi lexova librin “Rrok Gera, jeta dhe vepra” të prof.dr.Vladimir Misjes, në të cilin, natyrisht, lexon ngjarje e fakte të tjera të hollësishme që shpalosin jo vetëm jetëshkrimin dhe veprimtarinë e këtij këtij ekonomisti të madh shqiptar, por edhe një pjesëz të historisë së Shkodrës dhe të Shqipërisë në fushën ekonomike, në fund të shekullit të 19-të dhe në dakadat e para të shëkullit të 20-të. Por m’u kujtua edhe vetë autori, Vladimir Misja, edhe ai ndër ekonomistët më të njohur, këtë radhë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe sot, akademik, fitues i Çmimit të Republikës për veprimtari të lartë shkencore, autor i shumë veprave të rëndësishme në fushën e ekonomisë, të cilin e kam njohur në fillim të viteve ‘50-të, kur u kthye nga studimet e larta të kryera në Bashkimin Sovjetik, edhe si një ndër gjyqtarët më të mirë të basketbollit të atyre viteve.

Libri “Rrok Gera, jeta dhe vepra”

Libri i tij i ri “Rrok Gera, jeta dhe vepra”, është një portret për këtë personalitet të shquar në fushën e financës, që ashtu si studiues të tjerë, u bënë pre e diktaturës së egër komuniste, vetëm e vetëm se u përpoqën, ashtu siç ka pohuar vetë Rrok Gera në procesin gjyqësor, se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë për të mirën e vendit. Kur lexova këto radhë në libër, m’u kujtua një tjetër financier i dëgjuar, Haxhi Shkoza, mbaruar studimet e larta në Stamboll, që pas vendosjes së diktaturës komuniste, vërtetë nuk përfundoi në burg, por mbeti llogaritar i thjeshtë në një ndërmarrje të Tiranës, në një kohë që vepra e tij “Financat në Shqipëri”, botuar më 1935, shqyrtohej nga tërë studiuesit tanë në fushën ekonomike dhe qysh në vitin e botimit cilësohej nga Rrok Gera si “…një mik i çmueshëm i të gjithë atyne që dëshirojnë me plotësue ditunitë e tyne mbi gjendjen financiare të shtetit tonë…një vepër që përmbledh legjislacionin financiar të Shqipnisë”,(“Rrok Gera, jeta dhe vepra”, faqe 78)…

Pas studimeve me nota shumë të larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Vjenës, Rrok Gera i kishte të gjitha mundësitë që të qëndronte në Austri, por vendosi të kthehej në atdhe dhe më 1930 të fillonte të punonte në Ministrinë e Financave për t’u bërë, së pari sekretar i përgjithshëm dhe për të përgatitur mbi 70 projektligje të rëndësishme për çështje të sistemit tatimor dhe për të themeluar të parën revistë shkencore, me titull “Ekonomisti Shqiptar”.

Për merita të veçanta në punë, më 1935 Rrok Gera u emërua Ministër i Financave në qeverinë e Mehdi Frashërit, e quajtur “e të rinjve”, që bënte thirrje për marrëdhënie më të ngushta me Italinë,” kurse në planin e brendshëm, angazhohej të përmirësonte dhe të forconte administratën, të zhvillonte kulturën, artin, arsimin (“Rrok Gera, jeta, vepra”, faqe 80). Gjithashtu, qeveria do të luftonte për çrrënjosjen e nepotizmit e të korrupsionit si dhe do të luftonte për pavarësinë e sistemit gjyqësor. (Po aty). Por ky program u kundërshtua në parlament dhe qeveria u detyrua të jepte dorëheqjen. Bashkë me të edhe Rrok Gera.

Kjo ishte etapa e parë e veprimtarisë së tij. Më pas për Rrok Gerën, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe (Forein Ofis), do të shprehej kështu: “Në tetor të vitit 1935 iu dha portofoli i Ministrit të Financave në kabinetin e Mehdi Frashërit. Ai erdhi në vendin e punës plot entuziazëm. Por pati liri të kufizuar në inisiativat e tij për të bërë ndryshime radikale në administratën financiare gjatë qëndrimit për një kohë të shkurtër të qeverisë së Mehdi Frashërit. “Rrok Gera…”, faqe 80).

Etapa e dytë e veprimtarisë së Rrok Gerës në fushën e financave është riemërimi i tij si ministër i Financave, më 5 qershor të vitit 1938, deri më 7 prill 1939, ku ai do të bëhej një ndër protagonistët në përpjekjet për të ndaluar pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Ishte çasti kur Musolini i kërkonte mbretit Zog kontrollin e të gjitha porteve, komunikacioneve, rrugëve dhe aerodromeve…;që në çdo ministri të kishte nga një këshilltar italian; të cilëve t’u njiheshin në Shqipëri të njëjtat të drejta politike si shqiptarëve…(“Rrok Gera…”faqe 86).

Këto kërkesa në formë ultimatumi nuk ishin tjetër veçse prologu i pushtimit të Shqipërisë. Siç përshkruhet në libër, në prag të pushtimit personalitetet më të larta të shtetit u mblodhën në shtëpinë e kryeministrit, Koço Kota. U vendos që për të biseduar me gjeneralin Guxoni, komandant i përgjithshëm i ushtrisë italiane, të caktohej një delegacion dhe ndonëse “...nuk ishte ministër i jashtëm dhe as komandant i ushtrisë, kjo detyrë iu ngarkua Rrok Gerës (“Rrok Gera…”, faqe 90). Por qeveria fashiste nuk përfilli bisedimet me delegacionin shqiptar, të kryesuar nga Rrok Gera, që kërkonte të bënte ç’ishte e mundur për të mënjanuar pushtimin fashist të 7 prillit, të cilin ai e ka cilësuar si ditën më të tmerrshme të jetës së tij (“Rrok Gera…”, faqe 91. Për rolin e tij në bisedimet e 7 prillit të vitit 1939 është shkruar edhe në revistën “Studime Historike” nr.1 të vitit 1964 dhe nr. 3 të vitit 1976). Në këtë situatë Rrok Gera vendosi të largohej së bashku me familjen në Larisa të Greqisë. Pastaj kërkoi të kthehej në atdhe, por autoritetet fashiste nuk e lejuan. Madje edhe e internuan në Itali, ashtu si edhe familjarë të tjerë të tij. U kthye në atdhe vetëm pas deklaratave se nuk do të merrej me çështje politike.

Etapa e tretë e veprimtarisë së Rrok Gerës lidhet me përpjekjet e tij për kombëtarizimin e Bankës Shqiptare në vitin 1944, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermania naziste. Është periudha kur pozitat e kapitalit italian në Bankën Kombëtare të Shqipërisë pas kapitullimit të Musolinit, filluan të lëkundeshin. Por, megjithatë “…drejtuesit italianë të Bankës Kombëtare Shqiptare kishin marrë direktivë që të bënin të gjitha përpjekjet për të ruajtur të pacenuar interesat e grupit fianaciar të Bankës. (“Rrok Gera….”,faqe 98).

Në këto rrethana, krejtësisht në kundërshtim me parimet, karakterin dhe dëshirën e tij, Rrok Gera, aty nga mesi i vitit 1944, pranoi më së fundi të bëhej ministër i financave. “Familjarët kujtojnë se herën e fundit për ta marrë nga shtëpia thuajse me detyrim, erdhi një veturë e një kamion me njerëz të armatosur… Për Gerën kishte ardhur koha të vinte në jetë projektin e tij për kombëtarizimin e Bankës. (“Rrok Gera…” faqe 104). Ky projekt u rrëzua me kundërshtimet e Fejzi Alizotit dhe Eqrem bej Libohovës, i cili kishte deklaruar “se në një projekt të tillë nuk do të hidhte kurrë firmën e tij” (“Rrok Gera…”, po aty).

Kthimi në Shkodër, lirimi

Në këto rrethana, qeveria dha dorëheqjen dhe Rrok Gera u kthye në Shkodër. Ai kishte mundësi të largohej nga Shqipëria, por e pa të arsyeshme të qëndronte, sepse siç e kam përmendur më sipër “gjithçka që kishte bërë e kishte bërë në të mirë të vendit”.

Sidoqoftë, në janar të viti 1945 u arrestua dhe u dënua nga i ashtuquajturi gjyq special në mars- prill të po atij viti. Me 10 vjet heqje lirie, ndonëse nuk pati asnjë dëshmitar kundër, u lirua nga burgu me një amnisti në nëntor të vitit 1949. Por, më 21 prill të vitit 1951 u arrestua sërishmi. Dhe, ndonëse përsëri nuk kishte asnjë provë kundër tij, u dënua me 20 vjet heqje lirie, me akuzën se “… ka ndihmuar në pushtimin e Shqipërisë dhe ka sabotuar rezistencën e popullit shqipatar’(“Rrok Gera….” faqe 106).

Më së fundi, më 15 maj të vitit 1958, me vendim të Plenumit të Gjykatës së Lartë, Rrok Gera u deklarua i pafajshëm dhe u lirua nga burgu. Në shtëpinë e tij në Shkodër, ku kishte lindur, gjeti dy vajzat, por jo të shoqen, Gjyljetën, që kishte vdekur më 1955, kur ai kalonte vitet e tmerrshme në burgun e Burrelit. Rrok Gera u nda nga jeta më 28 janar 1969,pasi kishte punuar llogaritar në një fabrikë.U nda duke mbetur i respektuar nga shkodranët, ashtu i çiltër dhe i mirakandshëm, sic e njohta edhe unë nga larg, atë ditë pranvere të vitit 1960.

Thashë më sipër se libri “Rrok Gera, jeta dhe vepra” është edhe një pjesëzë e historisë sonë. Dhe jo pa arsye. Akademiku Vladimir Misja ka arritur të ndërthurë jetën e këtij ekonomisti të dëgjuar, viktimë e diktaturës komuniste, me kushtet social-ekonomike të Shkodrës dhe Shqipërisë, ilustruar gjithashtu me fakte, dokumente e foto të një periudhe prej më shumë se një shekulli, duke zgjeruar në këtë mënyrë edhe horizontin e lexuesit. Jo vetëm kaq..! Artikujt e Rrok Gerës, që në vitet e studimeve të tij në Austri dhe deri më 1940, të vendosura në fund të librit, janë një pasqyrë e zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë së atyre viteve dhe përpjekjeve që ato të ecnin me një ritëm sa më të lartë, pavarësisht nga vështirësitë e kohës.

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 11:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vrasja e Bardhok Bibës, komunizmi u hakmor me 14 jetë njerëzish

19/08/2009 Përkujtohet 17 gushti, dita kur tërbimi komunist u derdh në Mirditë

Thonë se ra dëborë, megjithëse ishte mesi i gushtit 1949. Atje në Qafë të Valmirës, në vendin ku dora komuniste do të pushkatonte 14 burra të Mirditës, për t’u hakmarrë për komunistin Bardhok Biba, që ishte vrarë vetëm dhjetë ditë më parë. Terrori i kuq, në pamundësi për të gjetur ata që shtinë mbi Bardhok Bibën, do të pushkatonte 14 burra dhe do internonte në zonat më të largëta të vendit dhe 300 të tjerë. Mirdita nuk donte të gjunjëzohej. Dheu i butë dhe bora e skuqun që mbuloi drurët mbuloi dhe trupat e tyre që s’kishin vdekur ende....

Vrasja e Bibës

Më datë 7 gusht 1949, Bardhok Biba i shoqërua nga 2 të tjerë pasi kishte kaluar malet e Kaçinarit, po zbriste drejt bregut të Fanit të Madh për t’iu ngjitur të përpjetës së Shpalit, ku gjendej edhe qendra e lokalitetit. Sapo i afrohen një maje kodre e ecin në një rrugë në formë ulluku për të arritur në Qafë-Valmiri qëllohen nga 3 anëtarë të Komitetit të Maleve që u kishin zënë pritë. Bardhok Biba mbeti i vrarë i qëlluar me 2 plumba. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe, mësohet se Bardhok Biba ka qenë në shoqërinë dhe të dy personave të tjerë dhe të tre kanë qenë të armatosur. Zona ku ishte menduar t’i ngrihej pusi njihej nga e gjithë Mirdita si një zonë, ku shpesh ishin zënë prita gjakmarrjeje. Nga një zonë e zbuluar, Bardhok Bibën, e kanë qëlluar nga një distancë rreth 70 metra, me dy plumba, vetëm atë. Atentatorët, pasi kanë këqyrur nga afër dhe janë bindur saktësisht se “i pari i Mirditës” kishte dhënë shpirt, kanë lënë një pusullë në gëmushat ku kishin zënë pritën me mbishkrimin: “Në emër të Komitetit të Maleve!”. Bardhok Biba ishte kushëri me Gjon Markun, apo Gjon Markagjonin siç e thërrasin shpesh, një njeri patriot i ardhur nga një familje bajraktarësh në zonën e Mirditës, dhe që s’mund ta pranonin se një pinjoll pasardhës i bajraktarit më të fuqishëm të zonës të bashkohej me komunistët. Mirdita ishte tepër reaksionare për ta pranuar këtë fakt.

Kupola e Kuqe

Shuplaka do konsiderohej tepër e rëndë për sistemin komunist. Bardhok Biba ishte deputet i Parlamentit të asaj kohe, dhe vrasja e tij cenonte paprekshmërinë e kupolës së kuqe. Për t’u hakmarrë ndaj tij, u ngarkua Mehmet Sheshu, një nga figurat më të urryera dhe kriminele të kohës. Thuhet se kur ka shkuar në shtëpinë e Marka Bibës, të atit të Bardhokut për ngushëllim i ka thënë “100 kriminelë do të çoj tek koka e tët biri”. Plaku i Bibëve i është përgjigjur “Mos merr në qafë njerëz të pafajshëm, ti në je i zoti kap fajtorin”. Në kuadër të hakmarrjes ndaj Mirditës, u ngrit një ekspeditë ndëshkuese komuniste diku në datën 8-9 gusht të atij viti, e cila quhej “brigada e Mbrojtjes Popullore”. Forcat komuniste sipas dëshmive u dislokuan në Qafë Shtamë dhe nën komandën Medi Bilbilit dhe Zija Kambos, hynë natën e 9 gushtit në Mirditë dhe arrestojnë 300 persona. Një ditë më vonë së bashku me familjet e tyre ata internohen në Tepelenë. Por makthi nuk mbaron me kaq.

Vrasje dhe arrestime

26 persona u arrestuan po atë natë dhe u vendosën në burgun e improvizuar të Rrëshenit, për t’iu nënshtruar një gjyqi farsë. Nga këta 14 prej tyre vendosin të pushkatohen, ndërkohë që prokurori Misto Bllaci kishte kërkuar pushkatimin e 20 prej tyre. Popullsia u lajmërua që të mblidhe mesditën e 17 gushtit në qafë të Valmirës, pikërisht aty ku ishte vrarë Bardhok Biba për të parë me sy kasaphanën që do të organizonte regjimi i kuq. Atë ditë u kryen dy lloj ekzekutimesh, dhjetë prej atyre burrave u vranë me plumb, ndërsa katër të tjerë u dënuan me varje. Ata që i shpëtuan plumbit të parë e patën dhe më keq, sepse u varrosën të gjallë. Dëshmitarët shprehen se atë ditë ra një dëborë e pazakontë, një si dëborë e kuqërremtë që mbuloi tërë Valmirën, si një lëngatë e motit ndaj këtij krimi të shëmtuar komunist. Diktatura e kuqe me anë të këtij akti kërkonte të nënshtronte Mirditën, kërkonte të nënshtronte burrat e saj dhe gjeti një pretekst. Deshi t’i tregonte se jeta e një komunisti vlente shumë më tepër se jeta e atyre burrave fisnik të Mirditës, që e urrenin komunizmin, dhe këtë e paguan me jetët e tyre atë 17 gusht të vitit 1949. Ekspedita famëkeqe ndëshkuese e Mehmet Shehut kishte vendosur që numrin e mirditorëve të vrarë ta çonte në 100, por ndodhën provokimet në jug dhe forcat u shpërngulën për atje.

Emrat e të ekzekutuarve më 17 gusht 1949 në Mirditë

Të varurit:

1. Preng Ded Kola, Orosh.

2. Pjetër D. Vila, Kacinar.

3. Dodë Mark Biba, Kthellë Epërme.

4. Pjetër Paloka, Kaçinar.

Të pushkatuar:

1. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen.

2. Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj.

3. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh.

4. Ndrece Mark Ndoj, Kacinar.

5. Bardhok Dodë Gjini, Prosek.

6. Gjok Gjin Kaci, Bukmirë.

7. Gjergj Beleshi, Kthellë Epërme, vritet në vend të vëllait, Dodës.

8. Ndoc Gjet Çupi, Blinisht.

9. Preng Shkurt Nikolli, Orosh.

10. Frrok Mata, Kacinar.

Kush ishte Bardhok Biba

Lindi në janar 1920. Shkollohet në konviktin e Oroshit dhe pastaj në gjimnazin e Shkodrës. Atje bie në kontakt me idetë komuniste, me Emin Duraku, Branko Kadia, Sadik Bekteshi, Hajdar Dushi, kosovarin Xheladin Hana, Nazmi Rushiti, Tom Kola e të tjerë. I ndikuar nga këto ide e qëndrime, përjashtohet nga shkolla dhe i shoqëruar me xhandarë dërgohet në Orosh. Është koha kur ai qëndron gjysmë ilegal për disa kohë, deri sa përfshihet në vorbullën e luftës, fillimisht në Shkodër dhe më pas komisar i çetës Pukë-Mirditë, duke përhapur idetë komuniste. Pas çlirimit të vendit, në vitin 1947, zgjidhet deputet i Mirditës në Kuvendin Popullor. Më 23 dhjetor 1948 emërohet sekretar politik i Partisë Komuniste për rrethin e Mirditës. Më datë 7 gusht 1949, Bardhok Biba i shoqërua nga 2 të tjerë pasi kishte kaluar malet e Kaçinarit, po zbriste drejt bregut të Fanit të Madh për t’iu ngjitur të përpjetës së Shpalit, ku gjendej edhe qendra e lokalitetit. Sapo i afrohen një maje kodre e ecin në një rrugë në formë ulluku për të arritur në Qafë-Valmiri qëllohen nga 3 anëtarë të Komitetit të Maleve që u kishin zënë pritë. Bardhok Biba mbeti i vrarë i qëlluar me 2 plumba. Atentatorët, pasi kanë këqyrur nga afër dhe janë bindur saktësisht se “i pari i Mirditës” kishte dhënë shpirt, kanë lënë një pusullë në gëmushat ku kishin zënë pritën me mbishkrimin: “Në emër të Komitetit të Maleve!”



Topalli në Rrëshen për të përkujtuar 17 gushtin

“Mirdita, zona që i rezistoi më fort regjimit”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte dje në Rrëshen, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me rastin e 60-vjetorit të masakrës së 17 gushtit të vitit 1949, e njohur si masakra e Qafë Valmirit. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Kryetarja Topalli shprehu respektin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë burrat e gratë e Mirditës, të cilët u vranë nga regjimi komunist për shkak të vendosmërisë së tyre në besimin tek liria. Sipas saj, "ky përvjetor duhet të qëndrojë si një reflektim i thellë dhe memorie e fortë edhe për të ardhmen".

"Unë gjithmonë kam vlerësuar një edukatë të fortë, një vlerë të madhe: forcën për të falur. I fortë dhe me kurajë është ai që fal dhe ju e keni bërë këtë, më shumë se kushdo tjetër, me një fisnikëri të paparë, forcë dhe kurajë të jashtëzakonshme. Kjo është gjëja më e mirë", tha Kryetarja Topalli. Sipas Kryetares së Kuvendit, "nuk ishte rastësi që terrori dhe dhuna më e madhe është ushtruar në Mirditë". "Kjo ishte zona që qëndroi më fort dhe ndaj së cilës regjimi nuk mundi të gjente zgjidhje tjetër, por veçse të provonte më ekstremen, t’i përçante njerëzit, ta përçante krahinën dhe të tentonte t’i vendoste njëri kundër tjetrit", tha ajo. "Ne tani ndihemi si një komb i ringjallur", tha Kryetarja e Kuvendit, duke shtuar se "edhe pse me një histori jashtëzakonisht të vështirë, ky komb gjeti energjitë që të besojë te liria dhe te mundësitë e veta". Ceremonia vijoi para memorialit në nderim të viktimave të 17 gushtit 1949, i punuar nga skulptori i ri Kelvin Pjetri. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe deputetët e qarkut të Mirditës, Edi Paloka dhe Mark Marku, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të shoqatave dhe të institutit të të përndjekurve politikë, etj. Të pranishmit në këtë ceremoni përkujtuan viktimat e masakrës së Qafë Valmirit, e cila njihet si një nga masakrat më të përgjakshme të regjimit komunist. Ngjarja e 17 gushtit 1949 me 14 të ekzekutuar e qindra familje mirditore të internuara vinte 10 ditë pas vrasjes në Qafë Valmir të deputetit dhe sekretarit politik të Partisë në Mirditë, Bardhok Biba, pinjoll i derës kapidanore të Gjomarkaj, pas një prite që i ishte bërë në emër të "Komitetit të Maleve".

© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 02:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zyrtari i lartë: Si e pushkatuam Gasper Çurçinë një ditë para vdekjes së Enverit

» Vendosur: 23/08/2009 - 09:38


Ferdinand Dervishi

Në numrat e shkuar gazeta bëri një panoramë të plotë të ngjarjes së bujshme të viteve 1984-1985 të falsifikimit të biletave të trenit nga dy grupe të ndryshme. Sipas dokumenteve të hetimit dhe të gjykimit, biletat false që kishin një vit në treg ishin diktuar nga dy fatorino të linjës së Shkodrës. Më tej policia kishte arrestuar një shitëse të biletave të trenit në stacionin e Tiranës, të quajtur Bukurie Gjeçi. Menjëherë më pas hetimit të policisë i ishin konfiguruar dy grupet e falsifikatorëve. Njëri drejtohej nga ish-muzikanti i njohur Gasper Çurçia, tjetri nga inxhinieri i Drejtorisë së Përgjithshme të Postave, Shkëlzen Doçi. Të dy grupet ishin joshur dhe futur në këtë lojë me rrezik nga shitësja, e cila që nga viti 1973 kishte futur duart në xhiron e arkës, duke shkaktuar një deficit prej afër 2 milionë lekësh të vjetra të kohës. Sipas llogarive të ekspertëve të gjykatës, i lakuari i madh, Gasper Çurçia ishte i treti në listën e përfituesve nga shitja e biletave false me 40 mijë lekë të rinj, ndërkohë që shuma më e madhe, prej 215 mijë lekësh, ishte përvetësuar nga shitësja Bukurie Gjeçi, ndërsa i dyti në radhë ishte inxhinieri Shkëlzen Doçi, me 116 mijë lekë të përfituara.

Shumëkush prej nesh ka një ngjarje nga jeta që e veçon. Një ngjarje që mbetet thellë, rezistente ndaj çdo lloj lavazhi të trurit, e që të mundon për gjithë jetën. Që të fanepset edhe në gjumë, që të përsillet në ëndërr në versione nga më të pabesueshmet, që të bën ty protagonist, të bën të ndihesh fajtor pa qenë i tillë, që e detyron shpirtin të zvarritet, të jetë kundër dhe të protestojë deri në pështirosje, që të shton makthet dhe të bën të zgjohesh i terrorizuar...
Kjo përshtypje të mbetet në mendje pas takimit prej gati dy orësh me një ish-punonjës të sistemit të drejtësisë në kohën e komunizmit, që ka marrë pjesë në pushkatimin e dy protagonistëve të vjedhjes së famshme me anë të falsifikimit të biletave të trenit. Një ngjarje që tronditi jo pak Tiranën e vitit 1985, edhe pse përpikmërisht në të njëjtën kohë vdiq, duke shkaktuar një zhurmë edhe më të madhe, edhe më eklipsuese, Enver Hoxha, diktatori komunist i shqiptarëve.

Njeriu përballë sapo ka kaluar të gjashtëdhjetat, është pensionist, vuan nga shqetësimet në zemër dhe nis të rrëfejë se si dikur, gjatë kohës së diktaturës, paguhej për të vërtetuar paudhësitë e krimet e pjesës që quhej popull. Dhe është pikërisht një nga ata që kanë emrin e firmën përfund një procesverbali të datës 9 prill 1985, që vërteton pushkatimin e muzikantit Gasper Çurçia, inxhinierit të postës Shkëlzen Doçi, që të dy të dosjes së falsifikimit të biletave si dhe një tjetër të burgosuri, të dënuar për vrasje.
Gjashtëdhjetëvjeçari hoqi rrugën që të çon në një lokal të qetë diku pas “Hotel Tirana”, zgjedhja e të cilit duket se kishte lidhje me faktin se frekuentohej nga njerëz të së njëjtës moshë. Duket njeriu, që rezistoi deri në fund të mos ishte një protagonist me emër në këtë shkrim, ndihej më ngrohtë, më komod, mes të njohurve të vjetër. Në temë nis të futet vetëm pasi rrufit gllënjkën e parë të kafes së trazuar me një grimcë sheqer.

“Ishte prilli i vitit 1985. Bënte acar. Nuk mbahet mend të jetë përsëritur më një i ftohtë i tillë si atëherë. Mbase edhe për këtë shkak, një ditë më pas do të vdiste Enver Hoxha. Kohën nuk e gaboj sepse kjo është ngjarja më e rëndë, më e tmerrshme e gjithë jetës. Ishte një periudhë kur shqiptarët ishin katandisur për bukën e gojës dhe sistemi u bë shumë agresiv në dënime për çdo lloj vjedhjeje. Prandaj edhe i dënuan me vdekje këta të biletave të trenit. Mesa mbaj mend, vjedhjen e të hollave, nëse kapërcente një shumë të caktuar, në mos gaboj, 70 mijë lekë të vjetra, Kodi Penal i kohës e dënonte me burg që shkonte deri me vdekje. Kështu që këta të gjorët i shkuan në plumb. Nuk më harrohet fjala e fundit e Gasper Çurçisë, para pushkatimit, që tha se po e vrisnin për 20 mijë lekë, por më shumë përshtypje më ka bërë ai më i riu, Shkëlzen Doçi. Atë e vranë fare kot...”, nis të rrëfejë njeriu që duket ende ushqen veten dhe vendos këtë ngjarje jashtë apo përmbi ish-detyrën e tij të dikurshme në një hallkë jo pak të rëndësishme të shtetit komunist. Për më tepër gjithçka ka nisur e përfunduar natën, nën dritën e zbehtë të elektrikëve të dorës. Natën, për t’u mbështjellë edhe më shumë nga enigmat. Por edhe fatmirësisht natën, për t’i lënë udhë ndonjë vegimi nga ata që sjell ndonjëherë mendja e stërlodhur, që për të gjetur pak prehje e veçon, e vendos te raftet e sipërme të magazinës, aty ku stivohen të gjitha jo realet, të gjitha të pavërtetat, të gjitha ato që rëndom quhen pjella të imagjinatës.
“Të them të drejtën ato dy orë të kaluara natën diku në afërsi të Linzës, në rrëzë të malit Dajt, në ndërrimin e datave 9 e 10 prill 1985, përveçse më lanë nën shok psikologjik për 15 ditët në vazhdim, më kanë lodhur gjatë gjithë jetës së mëpastajme. Madje, jam i bindur se edhe kjo ngjarje duhet të ketë ndikuar në shëndetin e rrënuar...”

Një mision i kundërshtuar

Njeriu që rrëfehet duket se është nga ata që janë djegur keqas nga ndjekja pas, pa u menduar dy herë, e rutinës së diktuar. Ndodh kështu me qeniet njerëzore, kur ndihen komod në një detyrë ku e kuptojnë vonë se janë nxituar për të bërë protagonistët. Në një detyrë që ka të bëjë me ndërhyrjen në jetët e të tjerëve, apo me vetë ekzistencën e mëtejme të këtyre jetëve. Kur për shkak të statusit të tyre e vendosin veten larg shumicës, sipër saj, në rolin e barinjve, rojeve, kontrollorëve, gjykuesve, gjykatësve dhe në fund, kur nuk ka më kohë, kur nuk e kuptojnë menjëherë se çfarë janë duke ndërmarrë, kur nuk kanë as fuqi, sepse gjithçka diktohet nga shumë shkallë përmbi ta, pranojnë, qoftë me rritje agresive të frenimit, edhe rolin e ekzekutorëve. Kështu që vetëgjykimi për këtë situatë, kaptuar dekada, rëndohet.

“Çështja e falsifikimit të biletave të trenit nuk ishte imja. Atë e kishte hetuar duke e çuar në gjyq, kryetari, S. Baboçi. Ishte data 9 prill 1985 kur shefi na mblodhi dhe na komunikoi se një nga stafi duhet të ishte prezent në pushkatimin e dy të dënuarve për falsifikimin e biletave të trenit si dhe të një të treti. Sipas një rregulloreje, në të tilla raste duhet të ishte një përfaqësues i akuzës, një njeri që të përmbushte prezencën e shtetit. Kur shefi pa se asnjë nuk po dilte vullnetar, drejtoi gishtin nga unë. Fillimisht mu duk se po bënte shaka, sepse e kisha ose e konsideroja mik, sepse më dukej se kishim respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Menjëherë më pas u trazova dhe i kërkova me ngulm që të ndryshonte vendimin, duke u justifikuar se nuk kisha zemër për të parë skena të tilla. Por shefi, për të cilin gjithsesi kam ruajtur respekt, nuk lëvizi nga e tij. Të them të drejtën mu duk e rëndë ajo që më ngarkuan të bëja, por po ta dija se çfarë do të më shkaktonte në të vërtetë, mbase do kisha kundërshtuar deri në atë pikë sa të ndryshoja rrjedhën e ngjarjeve. Qoftë duke marrë pasoja mbi supe”.

Po atë ditë, sipas të njëjtit, në Prokurorinë e Tiranës kishte ardhur një vendim i Presidiumit të Kuvendit Popullor, që mbante datën 8 prill 1985, dhe që thoshte se tre të dënuarve, një vrasësi ordiner, Gasper Çurçisë e Shkëlzen Doçit, nuk u ishte falur jeta. Kështu që ekzekutimet, sipas një rregulli tashmë të vjetër, duhet të bëheshin të nesërmen, më 9 prill 1985, në prezencë të një ekipi të përbërë prej përgjegjësit të forcave të policisë, një hetuesi, një prokurori, një mjeku dhe një sekretari që duhet të fiksonte gjithçka në një procesverbal, sidomos fjalën e fundit të së dënuarve para pushkatimit, një formalitet i detyrueshëm.

“Siç kishim rënë dakord më parë mua më morën me makinë diku të kryqëzimi i “Farmacisë nr. 10”. Kujtoj se ngriva nga të ftohtët duke pritur. Makinat ishin disa, ndërsa në njërën prej tyre, që më është fiksuar se ishte e blinduar, mbaheshin tre të dënuarit. Ishte ora rreth 23:00 e datës 9 prill 1985 dhe kur kalova pranë makinës që mu duk e blinduar dëgjova psherëtima të rënda, të njëjta me ato që ende më fanepsen në ëndrra. Nuk e dija më parë, sepse nuk kisha pasur rastin as të më rrëfenin për histori të ngjashme, se ato ishin psherëtimat e shpirtrave që ndienin se pak minuta më pas do të pushkatoheshin...”

Te varri i përbashkët

“Makinat nisën të ngjiteshin rrugës së Dajtit dhe unë vura re se të gjithë në kabinë nuk flisnin. Vetëm shoferi pinte cigare dhe shkundte hirin jashtë dritares gjysmë të hapur. Kujtoj se ato ditë kishte rënë edhe dëborë. Ose gabohem. Po kështu nuk jam i saktë, por më duket se dikush pëshpëriti se njëri nga të dënuarit kishte ditëlindjen. Pasi u ngjitën në Linzë, makinat u futën në oborrin e Batalionit të Sigurimit, e përshkuan atë në të gjithë gjatësinë dhe në fund ndaluan. Më tej, duhej bërë një copë udhë në këmbë. Kujtoj se terreni vinte me ngritje. Nisëm të ngjiteshim varg, njëri pas tjetrit me shpejtësi të ulur, pasi të dënuarit, që i kishin duart të lidhura, mezi i hidhnin hapat. Me siguri që kishte nisur t’u helmohej gjaku, të mpiheshin, prej mendimeve se pak minuta më pas do të qëlloheshin për vdekje. Dikur ndaluam rreth 100-150 metër më lart, pranë një grope të madhe të hapur. Duhet të ketë qenë mesi i natës kur nisëm nga procedurat. Kujtoj se në afërsi nuk pamë asnjë varrmihës, vetëm policë të armatosur. Varri i përbashkët ishte hapur gjatë ditës. Ata të togës së shoqërimit, që duket nuk e kishin për herë të parë, i ulën të dënuarit në tokë me këmbët varur poshtë në gropë. Syprina e sipërme e varrit ishte stoli, karrigia e fundit ku u ulën...”

Ish-nëpunësi i shtetit pushon për pak dhe sërish mbush gotën me ujë me dorën që i dridhet. Ndërsa kafes i ka nxjerr fundin me tre të kthyera.
“Në këtë kohë dëgjova për herë të parë zërin e Gasper Çurçisë. Iu drejtua atij të dënuarit për vrasje, që gjatë gjithë kohës qahej e na lutej për mëshirë. Ishte një djalë nga veriu që kishte vrarë një qytetar për t’i grabitur treqind lekë. Ngjarja kishte ndodhur në një hotel të vogël në qendër të Tiranës. “Vjosa”, mos gaboj. Gasperi i tha me pak fjalë se tashmë nuk kishte më kohë për lutje e mëshirë, sepse gjithçka kishte përfunduar, ishte vendosur. Kujtoj se përdori ca fraza si ‘hajt mor burrë, mjaft dërdëllite... kjo punë ka marrë fund...’ Dhe për çudi fjala i bëri vend, pasi tjetri nuk e hapi më gojën”.

Në këtë kohë procedura e kryer në errësirë, nën dritën e kufizuar të elektrikëve të dorës, parashikonte futjen në lojë të një përfaqësuesi të akuzës. Të njeriut që duhet të ndiqte dhe të garantonte atë që quhej vullnet i shtetit.

“Kishte ardhur radha ime. Para se të dënuarit të thoshin dëshirën e fjalët e fundit, unë duhet t’u komunikoja vendimin apo më saktë mosndryshimin e vendimit të dënimit me pushkatim nga ana e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në ato kohëra, pasi gjykatat vendosnin për ekzekutime, të dënuarit kishin një mundësi të fundit që t’i falte Presidiumi i Kuvendit. Por këta të zinjtë nuk i kishte falur. Me sa më kujtohet kishte falur vetëm atë gruan e përfshirë në rrjet, ajo që shiste biletat e falsifikuara...”, shpjegon njeriu përballë, duke porositur edhe një tjetër gotë ujë me copa akulli. Kamerieri, që duket e njihte, nuk vonon. Ndërkohë tjetri rinis ligjërimin: “Për të shënuar fjalën e fundit, por edhe për të hartuar gjithë procesverbalin, bashkë me ne ishte edhe një sekretar, D. Mata. Kujtoj se ai shkruante duke ndriçuar fletën me anë të një feneri. Kujtoj gjithashtu se ishte shumë i saktë. Një ditë më pas, kur më solli procesverbalin e daktilografuar për firmë, pashë se nuk kishte ndryshuar asnjë germë nga fjala e fundit e të dënuarve. Po le të kthehemi aty ku e lamë. Me ndihmën e një elektriku dore u lexova të dënuarve vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Kujtoj se letra nisi të më dridhej në dorë, se u ndjeva keq dhe se i shtrëngova fort muskujt, por pa ndonjë ndryshim të dukshëm. Në vazhdim u kërkova që të thoshin dëshirën e fundit...”
(vijon nesër)
-email-

“Kur zhvarrosëm eshtrat e babait,pamë se e kishin lidhur me tel”

Ferdinand Dervishi


“Gropa ishte gërmuar në një vend me shtuf që kishte ruajtur mirë kufomat...”. Një nga familjarët e muzikantit Gasper Çurçia, të pushkatuar pas akuzave për falsifikimin e biletave të trenit, pohon se pas përmbysjes së diktaturës, për ta nuk kishte qenë e lehtë të shkonin deri tek varri i njeriut të dashur. Shtatë vjet më pas, më 1992, me mbështetjen e një oficeri të autorizuar të policisë, djemtë e Gasper Çurçisë nuk kishin lënë asnjë gur pa luajtur që të gjenin eshtrat e të atit. “Në atë kohë shumë njerëz kërkonin të afërmit e tyre të pushkatuar dhe ndodhte që pas zbulimit të varreve, në mungesë të ekspertëve, të merrnin me vete eshtrat e gabuara. Por ne na ndihmoi fati”, rrëfen njëri prej djemve të muzikantit të talentuar. Sipas tij, dikur dikush u kishte dhënë informata të sakta për vendvarrimin e të atit dhe ata ishin nisur bashkë me oficerin e policisë të ngarkuar me këtë detyrë. Kufomat ishin gjetur pikërisht atje ku thoshin informatat, rreth 150 metër sipër ish-repartit të Batalionit të Sigurimit, në afërsi të Linzës.
“Nisëm të gërmonim dhe kujtoj se dikush na tha se shtufi i ruan më mirë kufomat. Por unë nuk mund të gaboja eshtrat e babait edhe pse varri ishte i përbashkët. Kujtoj se sapo hasëm eshtrat, punuam me kujdes duke pastruar gjithë vendin, me qëllim që të mos ngatërronim qoftë një grimcë prej tyre. Ja kisha çuar vet në burg babait atë bluzën e leshtë me ngjyrë bezhë, me të cilën e keni paraqitur edhe ju në gazetë këto ditë të fundit, madje njihja mirë edhe pantallonat e tij prej stofi, këpucët që i bënte me porosi pasi anash gishtit të madh kishte një gungë, syzet... Prandaj nuk u gabuam”, rrëfen një nga djemtë e muzikantit Çurçia. Po sipas tij, eshtrat e të atit ishin të padëmtuara, madje të futura në brendësi të bluzës së leshtë dhe të pantallonave prej stofi, edhe këto pothuaj të padëmtuara. “Vetëm vendet ku ishin qepur pantallonat, duket me penj pambuku, ishin kalbur dhe shqepur, por pjesa tjetër e rrobave ishin të padëmtuara. Por edhe eshtrat e dy pushkatuarve të tjerë ishin kompakte. Kujtoj se morëm me vete edhe eshtrat e Shkëlzen Doçit dhe ua dhamë familjarëve”, rrëfen një nga djemtë e muzikantit Çurçia duke shtuar se ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje ishte pikërisht fakti se në varr, pranë kufomave kishin gjetur copa teli. “Ishin copa teli jo më të gjata se 40-50 centimetra, që dukej qartë se kishin shërbyer për të lidhur të dënuarit para se t’i pushkatonin. Kuptohej se kishin shtrënguar mes tyre forma të rrumbullakëta që përftohen nga kyçet e duarve. Kjo lidhje me tel e të dënuarve është çnjerëzore, por të paktën pasi i kishin vrarë, ua kishin hequr”, përmbyll rrëfimin djali i Gasper Çurçisë.

Nesër do të lexoni

Përjetimet e ish-punonjësit të drejtësisë në momentet e pushkatimit të Gasper Çurçisë, Shkëlzen Doçit dhe një të dënuari të tretë.

Fjala e fundit e të dënuarve para pushkatimit. Pse muzikanti i njohur nuk lëshoi lavde për Partinë e Enverin.

Argumentimi i gjykatës dhe masa e dënimeve për të dhjetë të akuzuarit e dosjes së falsifikimit të biletave të trenit

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 04 2009, 10:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Ju rrëfej përse u ndërtua alibia e zhdukjes së Doçit”

(Vendosur: 03/09/09)

Ferdinand Dervishi

“Ma bëni hallall se kam bërtitur e rënkuar kur më rrihnin...”. Këto kanë qenë fjalët e fundit me zë të lartë të Shkëlzen Doçit, të dënuarit me vdekje për falsifikimin e biletave të trenit, në kohën kur i lidhur këmbë e duar është marrë nga policia për t’u çuar në vendin e pushkatimit. Britmat kumbuese janë lëshuar në oborrin e burgut 313 të Tiranës, mbrëmjen e datës 9 prill 1985, ndërkohë që një nga dëgjuesit e vëmendshëm të tyre, ka qenë pikërisht Skënder Haluci, në atë kohë bashkëvuajtës në burg, ndërsa aktualisht komisioner i Avokatit të Popullit. “Shkëlzen Doçi foli që ta dëgjonim të gjithë. Ndërsa mua mu duk sikur ai u çlirua, sikur po gëzohej prej daljes nga ferri i katër muajve tortura në birucë edhe pse po shkonte drejt plumbit. Duhet të kalosh edhe vetë një kohë të gjatë një qeli të ngjashme burgu për të kuptuar dëshirën përvëluese për të thithur pak ajër tjetër, pak ajër të pa molepsur, dëshirën për të parë më shumë se sa mundësi të krijon katrori sa një tavllë cigareje i dritares së qelisë. Prandaj Shkëlzeni shpërtheu duke kërkuar ndjesë me zë të lartë, prandaj u duk sikur u çel, sikur u kënaq pas daljes nga qelia. Krijohet një situatë që e përjeton sikur të jesh i dehur...”, rrëfen me sytë e ngulitur diku tej Skënder Haluci, si ai njeriu që rrëmon nëpër dosjet e memories që më shumë dhemb prej rikujtimeve.

“Shkëlzenin e njihja më parë...”

“Shkëlzen Doçin, që ishte pasardhës i një familjeje nga më të respektuarat në Tropojë, unë e njihja para se të futej në burg. Së pari e kishim nga Tropoja, edhe pse jetonte në Tiranë, së dyti ai ishte një djalë që e kalonte mirë me të gjithë, nga ata tipat e veçantë që zënë shoqëri e miqësi me të gjithë. Ishte njëkohësisht kavalier, por edhe kishte shumë informacion. Mos gaboj si funksionar në Postën Qendrore, atij i ishte dhënë mundësia që të dilte jashtë shtetit, diçka e rrallë për kohën. Kujtoj që na rrëfente se kishte qenë deri në Brazil. Në postë punonte me djalin e Enver Hoxhës, këtë e pohonte, por në asnjë rast me mburrje dhe neve na bënte përshtypje. Kështu e kisha njohur para burgut. Ndërsa në burg Shkëlzeni më shumë pati kontakte me kushëririn tim, Isuf Halucin, pasi i kishin qelitë ngjitur. Kështu që një pjesë të kujtimeve që kam për Shkëlzen Doçin, i kam në memorie jo drejtpërdrejt, por në formën e rrëfenjave të kushëririt”, vazhdon rrëfimin ish-bashkëvuajtësi i të pushkatuarit për falsifikimin e biletave të trenit.
Sipas rrëfimit të Halucit, Shkëlzen Doçin e torturuan në mënyrë të pashembullt para se ta pushkatonin. Të gjithë të arrestuarit dhe të dënuarit e burgut 313 i dëgjonin britmat e torturave. “Ende pa e dënuar Shkëlzenit i futën një të dënuar me vdekje në qeli. Një veprim që bëhej rëndom nga hetuesit dhe Sigurimi i Shtetit. Me qëllim që tjetri të terrorizohej. Që t’i thërriste mendjes të bënte llogaritë mirë, pasi ashtu do të përfundonte edhe ai. Sepse i dënuari me vdekje rrinte i gozhduar në një kënd të qelisë, me skafandër në kokë, me duar të lidhura nga pas me pranga gjermane, që shtrëngoheshin me bulon dhe mbylleshin edhe me çelës. Një të dënuari që priste ekzekutimin i hiqeshin prangat e duarve vetëm kur hante bukë, ndërsa kur çohej në banjë i hiqeshin edhe ato të këmbëve. Por në banjë ai qëndronte i lidhur nga shpatullat me një litar, fundi i të cilit mbahej nga gardianët. Litari ishte vendosur në një mënyrë të tilla që po të tentoje të bëje lëvizje të papritura, shtrëngohej deri në asfiksi...”

Amaneti i Shkëlzenit

Të burgosurit e kohës së komunizmit kanë pasur një mënyrë tyren për t’u marrë vesh pa përdorur gjuhën e folur dhe kur muret ndarëse ishin të gjerë. “Ishte si një lloj alfabeti MORS, ku çdo germë kishte një numër të caktuar goditjesh në mur. Një mënyrë komunikimi që me kalimin e kohës përvetësohet shumë mirë. Ndërsa pas orës 24:00 të natës, kur bëhej qetësi, komunikonim edhe më zë. Meqë i kishin qelitë ngjitur Shkëlzeni dhe kushëriri im ishin marrë vesh gjatë gjithë kohës me këtë kod, apo edhe duke biseduar në qetësinë e natës. Ndërsa pak orë para se ta çonin në plumb, Shkëlzeni kishte trokitur murin duke i kërkuar kushëririt tim, Isuf Halucit, që nëse një ditë fitonte lirinë, të shkonte të takonte nënën Lirie. Ta përqafonte njëherë për të. Ishte një amanet. Ne patëm fat që nuk u dënuam me vdekje. Një fat që na e dhuroi edhe pushkatimi i Shkëlzen Doçit, por kjo është një tjetër temë. U liruam një ditë para se të vinte në Shqipëri Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker. Pak ditë më pas, kushëriri, Isufi, më tregoi se si kishte shkuar të takonte nënën e Shkëlzenit për të përmbushur amanetin e tij të fundit...”
Para së të rrëfejë takimin e kushëririt të vet me familjarët e Shkëlzen Doçit, Skënder Haluci kthehet pak mbrapsht, pasi kujtohet për të sqaruar një tjetër moment. “Duke gjykuar se Shkëlzeni kishte një xhaxha Admiral të Flotës Ushtarake dhe njëkohësisht anëtar të Komitetit Qendror dhe njëkohësisht duke bërë bashkë me këtë edhe faktin se ai rridhte nga një prej familjeve më të nderuara në Tropojë, unë gjatë gjithë kohës kam qenë i bindur se atë të paktën nuk do ta pushkatonin. Kjo bindje më ka shoqëruar deri në ditën që Presidiumi i Kuvendit nuk e fali. Ndërkohë kisha pasur debat edhe me një oficer të Sigurimit të Shtetit që donte të më fuste frikën. Ai, duket erdhi tek qelia ime në të njëjtën ditë që gjykata dënoi Shkëlzen Doçin, Gasper Çurçinë dhe atë gruan që shiste bileta me vdekje. Mu mburr se i dënuan që të tre dhe se së shpejti do i ekzekutonin. Ndërsa unë iu ktheva duke i thënë: Vetëm Shkëlzen Doçin nuk e vrisni dot. Por nuk më doli fjala, apo më saktë nuk doli fjala ime...”
Në fund të rrëfimit Skënder Haluci sjell takimin me kushëririn e vet Isuf që kishte shkuar të takonte nënën e Shkëlzen Doçit. “Isufi më tha se si kishte shkuar te familja e Shkëlzenit. Por para se të takonte nënën e tij, i kishte dalë përpara dikush nga familja, duke e sqaruar se gruaja plakë nuk e dinte që Shkëlzeni ishte pushkatuar. Për mos ta vrarë edhe atë, i kishin thënë se e kishin nisur me shërbim jashtë vendit ‘për interesa të larta të Partisë dhe të shtetit”.

“Si njoftova të afërmit se Shkëlzeni nuk ishte më i gjallë”

Një nga ish-funksionarët e sistemit të drejtësisë që asistuan në pushkatimin e Shkëlzen Doçit dhe Gasper Çurçisë, i cili e rrëfeu këtë histori për “Panorama”, veç të tjerave përmendi edhe keqkuptimet me fatin e Shkëlzen Doçit. Sipas tij, menjëherë pas ndryshimit të sistemit, pas vitit 1990, në media ishte shkruar se Shkëlzen Doçi nuk ishte pushkatuar, se ai ishte i gjallë diku jashtë vendit, i dërguar si agjent. “Me të mësuar për këtë histori u dërgova fjalë të afërmve që të më kontaktonin. Nuk doja që të vazhdonin të vuanin më tepër. Kur erdhën, unë u shpjegova se Shkëlzenin e kishin vrarë dhe se unë vetë isha një nga njerëzit që e kishin parë me sytë e tyre këtë”, kishte qenë pak a shumë shpjegimi i ish-funksionarit të drejtësisë për të afërmit e Shkëlzen Doçit.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
S~erenity
Fri Sep 04 2009, 11:00am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
Sa dhimje n'shpirt e cfare torturet.. padrejtesi njerezore
deri ne frymarrjen e funit..,sad
Back to top
L - N
Wed Sep 16 2009, 10:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryengritja e Postribës, si u pushkatuan burrat që morën armët kundër regjimit

ARMAND MAHO
10/09/2009 Vendimi i plotë i gjykatës komuniste për kryengritësit e vitit 1949

U cilësua si kryengritja më e madhe e organizuar kundër regjimit komunist. Ishin të gjithë burra patriotë, të cilët rrëmbyen armët për të përmbysur atë regjim të urryer, i cili megjithëse në fillimet e tij, kishte filluar ti nxirrte keq kthetrat. Kishte filluar të kafshonte bijtë më të mirë të kësaj toke, duke i vrarë e burgos, duke i internuar, shtypur dhe mohuar gjërat më të shtrenjta që ata kishin: lirinë, besimin, familjen, fenë. 9 shtatori i vitit 1946, që shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat e mëdha që mori, pasi në të u përfshinë me armë në dorë burrat e Postribës, Shkodrës, Gurit të Zi, Rrethinave, Oblikës e më gjerë, u shtri në një kryengritje të vendosur antikomuniste, e cilësuar e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europën Lindore. Një pjesë e protagonistëve të kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë dhanë jetën, të tjerë u burgosën, u internuan dhe u persekutuan gjatë viteve të diktaturës komuniste. Hakmarrja komuniste do të binte pa mëshirë mbi ta. Tetë burra u dënuan me vdekje, shumë të tjerë u burgosën dhe u internuan. Gazeta “Metropol” në përkujtim të kësaj dite sjell të plotë vendimin e atëhershëm të gjykatës komuniste, prokurorët dhe gjykatësit që u treguan aq të zellshëm në pushkatimin e atyre njerëzve, por që nuk bënë gjë tjetër vetëm se i gdhendën përjetësisht

Vendimi i gjykatës më 27 nëntor 1947

Në emër të popullit shqiptar

Këshilli gjykatës ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej:

Kapiten I Misto Bllaci - kryetar

Kapiten II Pertef Alizoti - anëtar

N/toger Anastas Koroveshi - anëtar

Duke qenë gati prokurori, kapiten Namik Qemali, dhe sekretari Shaban Qamil Dautaj.


Në audiencën publike më datë 27 shtator 1947 ora 16.00 ditën e enjte në sallën e kinema “Rozafat” të Shkodres dha këtë:

VENDIM

Në çështjet penale të regjistruara me numrat 459 deri 480 të Radhorit Themeluar për vitin 1947, kundra:

1. Taf Hysenj Osmani, i biri Hysenjit dhe i Fatimes, vjeç 46, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, me gjendje ekonomike të mesme, shqiptar, analfabet, në burg ka të arrestuar vëllain e tij Zyber Hysejnin, nga katundi Ragami reshtuar me datën 16/09/1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ferdi Kumbaro.

2. Nuh Dul Cufi, i biri i Dulit dhe i Rukijes, vjeç 29, i pamartuar, i padënuar, bujk, me gjendje të mesme ekonomike, shqiptar, analfabet, ka të ekzekutuar nga Gjykata Ushtarake vëllain Hyder Dulin, nga Bërdica, i rreshtuar më datën 14.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ranko Cerkoviqi.

3. Tom Palok Enjëlli, i biri i Palokës dhe i Palinës, vjeç 61, i martuar me 4 fëmijë, i padënuar, bujk, me gjendje të mesme ekonomike, shqiptar, analfabet, ka vëllain e tij të ekzekutuar Lush Palokën, lindur dhe banues në Bërdicë i rreshtuar më datën 13.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Emid Tedeskini.

4. Abas Hys Mehmetaj, i biri i Hysit dhe i Rabijes, vjeç 52, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, i varfër, shqiptar nga katundi i Vidhgar i rreshtuar më datën 12.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ranko Cerkoviqi.

5. Hajdar Taf Hajdari, i biri i Tafës dhe i Rukës, vjeç 60, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, shqiptar, ka djalin e tij në burg, Taf Hajdarin, nga Dragoçi, i rreshtuar më datën 6.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ferdi Kumbaro.

6. Jakup Dan Alia, i biri i Danit dhe i Fifës, vjeç 47, i martuar, pa fëmijë, i padënuar, bujk, din pak të shkruaj, i varfër, në burg ka të arrestuar vëllain Hajdar Danin dhe të ekzekutuar kushëririn Ymer Zenelin nga katundi Kullaj, i rreshtuar më datën 17.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Pjerin Koliqi.

7. Abas Sulejman Smaili, i biri i Sulejmanit dhe i Hanës, vjeç 60, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, i varfër, në burg ka një kushëri Cen Muratin të dënuar nga gjyqi ushtarak, gjithashtu dhe 3 kushërinj të ekzekutuar dhe axhën të arratisur, nga katundi i Boks i rreshtuar më datën 15.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Pjetër Koliqi.

8. Osman Haxhi Spahia, i biri i Haxhiut dhe i Nuries, vjeç 45, i martuar me 1 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, me gjendje të mesme ekonomike, i paprekur nga reforma agrare, në burg ka njerëzit e tij, lindur e banues në Boks, i rreshtuar më datën 25.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ranko Cerkoviqi.

9. Myrto Dan Isufi, i biri i Danit dhe i Lajes, vjeç 55, i martuar me 4 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, i varfër, nga Drishti, i rreshtuar më datën 14.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu.

10. Shaban Abdullah Alia, i biri i Abdullahut dhe i Hakes, vjeç 54, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, me gjendje të mesme ekonomike, shqiptar, ka dy vëllezër ne burg të rreshtuar për këtë çështje nga Katundi Gur i Zi, i rreshtuar më datën 26.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu.

11. Xhemal Beqir Hardalli, i biri i Beqirit dhe i Nazifes, vjeç 36, i martuar me 2 fëmijë, i padënuar, me gjendje të mesme ekonomike, ka mbaruar shkollën bujqësore të Kavajës dhe vazhdon studimet me korrespondencë në “Robert Kolegj” në Stamboll, lindur në Krajë të Jugosllavisë, shtetas Jugosllav, kombësi shqiptare, i rreshtuar më datën 28.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Emid Tedeskini.

12. Bilbil Hysni Hajni, i biri i Hysniut dhe i Merushes, vjeç 50, i martuar, pa fëmijë, i padënuar, i varfër, me shkollë ushtarake, ish-major i ushtrisë lindur në Progonat të Kurveleshit dhe banues në Tiranë, i rreshtuar më datën 12.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Fredi Kumbaro.

13. Sulo Kurt Selimi, i biri i Kurtit dhe i Zybes, vjeç 60, i martuar me 5 fëmijë, i padënuar, bujk, analfabet, me gjendje ekonomike të mesme, shqiptar, nga Katundi Rjoll, i rreshtuar më datën 25.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Pjerin Koliqi.

14. Dulo Sal Kali, i biri i Salës dhe i Bibës, vjeç 58, i martuar me 6 fëmijë, i padënuar,shqiptar, analfabet, me gjendje ekonomike te mesme, me profesion nallban, i prekur nga Reforma Agrare, lindur dhe banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 10.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Emid Tedeskini.

15. Hafis Musa Derguti, i biri i Hetemit dhe i Meleqes, vjeç 60, i martuar me 4 fëmijë, i padënuar, shqiptar, me gjendje ekonomike te mesme, me shkollë mendrese Tirce, me profesion hoxhë, lindur e banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 11.09.1946, dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Pjetër Koliqi.

16. Padre Rrok Gurashi, i biri i Gegës dhe Lukës, vjeç 54, i pamartuar, i padënuar, i varfër, ka mbaruar Universitetin e Teologjisë, me profesion meshtar, i prekur nga Reforma Agrare, lindur në Shkodër dhe banues në Rubik, i rreshtuar më datën 21.05.1947 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ranko Cerkoviqi.

17. Monsinjor Gjergj Volaj, i biri i Lazërit dhe Tones, vjeç 43, i pamartuar, i padënuar, shqiptar, i vobektë, ka mbaruar Universitetin e Teologjisë, ipeshkëv, lindur në Shirokë dhe banues në Nënshat, i rreshtuar më datën 20.05.1947 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu.

18. Cin Shuk Serreqi, i biri i Shukut dhe i Ages, vjeç 57, i martuar me 2 fëmijë, i padënuar, tregtar, me 4 gjimnaz, me gjendje ekonomike të mesme, i prekur nga reforma e pushtetit, ka një vëlla në burg për këtë çështje, i rreshtuar më datën 22.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu.

19. Syrja Smail Anamali, i biri i Ismailit dhe i Seferes, vjeç 25, i pamartuar, i padënuar, i varfër, me dy vjet universitet, shqiptar, ish-profesor, lindur e banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 17.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ferdi Kumbaro.

20. Sami Ibrahim Repishti, i biri i Ibrahimit dhe i Havas, vjeç 22, i pamartuar, i padënuar, i varfër, me një vit universitet, ish-nëpunës, lindur e banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 21.10.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Emid Tedeskini.

21. Rakip Fetah Meta, i biri i Fetahut dhe i Adilës, vjeç 32, i martuar, me 2 fëmijë, i padënuar, me 6 klasë gjimnaz, ish-mësues, me gjendje ekonomike të mesme, ka një kushëri të dënuar me 8 vjet burg, i prekur nga reformat e pushtetit, ka vëllezërit të arrestuar për këtë çështje, lindur e banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 12.09.1946 dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu.

22. Isa Fetah Meta, i biri i Fetahut dhe i Adilës, vjeç 33, i martuar, me fëmijë, i padënuar, me gjendje ekonomike të mesme, ka një kushëri të dënuar me 8 vjet burg dhe 2 vëllezërit të arrestuar për këtë çështje, i prekur nga reformat e pushtetit, lindur e banues në Shkodër, i rreshtuar më datën 4.08.1947, ish-nëpunës dhe i përfaqësuar prej avokatit, z. Ranko Cerkoviqi.

Të akuzuarit me akt-akuzën e përgjithshme dhe të veçanta të prokurorisë ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës për fajet se: janë organizatorë të një organizatë klandestine kundra pushtetit popullor. Kanë bërë mbledhje ilegale. Kanë ngritur Komitete e nënkomitete në qark dhe në periferi, të cilët i kanë drejtuar për një aktivitet kundra rendit konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë. Janë mundua me anë agjitacioni dhe propagande të sabotojnë reformat e pushtetit, të krijojnë disfatizëm dhe pasiguri në plotësimin me sukses të ndërmarrjeve të shtetit dhe në rindërtimin e vendit, të dezorientojnë masat mbi gjendjen ekonomike dhe politike duke pasur për qëllim diskreditimin e pushtetit. Kanë krijuar lidhje me kriminelët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë ndërlidhur me kriminelët e luftës Muharrem Bajraktari Prenk Prevezi, Gjon Marka Gjoni dhe kanë marrë udhëzime prej tyre. Janë lidhur me Vatikanin me anë të monsonjor Nigris dhe kanë marrë direktiva për punën politike që do të bënin. Kanë kombinuar veprimtarinë e tyre në mënyrë të organizuar me qendrën e organizatës terroriste në Tiranë, nga e cila kanë marrë vazhdimisht direktiva pune dhe shkëmbim eksperience me anë të Riza Danit, Abdyl Kokoshit e të tjerë. Kanë arritur lidhje të ngushta e të sigurta me të arratisurit kriminelë brenda vendit dhe me mbështetjen e të huajve kanë përgatitur përpjekjen e armatosur të 9 shtatorit 1946, e cila synonte rrëzimin e pushtetit popullor. Kanë hyrë në lidhje me agjentët e shteteve të huaja dhe u kanë dhënë atyre informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak dhe gjithçka tjetër vetë dhe nëpërmjet qendrorit të organizatës së tyre në Tiranë. Kanë përpiluar memorandume dhe ua kanë dorëzuar agjentëve të huaj me anën e të cilave kanë kërkuar një ndërhyrje të huaj në vendin tonë. Kanë kryer një aktivitet të organizuar sabotimi me qendra pune dhe në miniera, si në Rubik e gjetkë. Me qëllim që të përgatitnin fushën për një ndërhyrje anglo-amerikane dhe një zbarkimi të fuqive imperialiste, kanë nxitur të arratisurit të bëjnë aksione dhe kanë përgatitur përpjekjen e 9 shtatorit 1946. Faje mbi fajet kundra shtetit dhe popullit. Në procedimin e zhvilluar faqe të pandehur, prej të cilëve Taf Hysejni, Hajdar Tafa, Bilbil Hajni, Syrja Anamali, të përfaqësuar prej avokat, z.Fredi Kumbaro, dhe Nuh Duli, Abas Hysi, Osman Haxhia, Padre Rrok Gurashi, Isa Meta prej avokatit z. Ranko Cenkoviq dhe Tom Paloka, Xhelal Hardolli, Dulo Kali, Sami Repishti, të përfaqësuar prej avokatit z. Emid Tedeskini, Jakup Dani, Abas Sulejmani, Sulo Kurti, Hafis Musa Derguti, të përfaqësuar prej avokat z. Pjerin Koloqi dhe Myrto Dani, Shaban Abdullahu, monsinjor Gjergj Volaj, Cin Serreqi, Rakip Meta, të përfaqësuar prej avokatit, z. Qemal Shehu. Prokurori ushtarak ka kërkuar që të pandehurit të cilësohen fajtorë sipas neneve 2 e 3 të pikave 2, 3, 7, 8, 9, 10, 13 e 14 të ligjit nr. 372 dhe në bazë të nenit 4 po të këtij ligji ka kërkuar dënimin e tyre si vijon: për të pandehurit Dulo Kali, Gjergj Volaj, Bilbil Hajni, Xhelal Hardollin, Cin Serreqin, Rakip Meta, Osman Haxhia, Shaban Abdullahu, Isa Metën me vdekje. Për Rrok Gurashin, Abas Hysin, Myrto Danin, Jakup Danin me burgim të përjetshëm. Për të pandehurit Syrja Anamali, Nuh Duli, me nga 20 vjet privim lirie e punë të detyrueshme. Për të pandehurit Sami Repishti, Musa Derguti, Sulo Kurti dhe Hajdar Tafa me 15 vjet privim lirie e punë të detyrueshme. Për të pandehurin Tom Paloka me 10 vjet privim lirie e punë të detyrueshme. Për të pandehurit Abas Sulejmanin dhe Taf Hysejnin me nga 5 vjet privim lirie e punë të detyrueshme. Pasi dëgjoi mbrojtjen e avokatëve dhe fjalën e fundit për secilin të pandehur, që kërkuan lehtësimin e dënimit dhe mëshirë.

Gjykata, mbasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi çështjen, konstaton se:

Përgjithësisht të pandehurit e sipërpërmendur qysh prej vitit 1939 dhe deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, nëntor 1944, jo vetëm nuk kanë ndihmuar në Luftën Nacionalçlirimtare që bënte populli kundra dy okupatorëve, italianë dhe gjermanë, por kanë ndihmuar këta dhe kanë bashkëpunuar ngushtë kundër lëvizjes, kundër rezistencës për liri që bënte populli shqiptar, duke bërë pjesë në organizatat tradhtare, si Demokristiane ose Socialdemokrate, Balli Kombëtar, Legalitet etj., organizata këto që krijoheshin me të vetmin qëllim për të grumbulluar sa më tepër masë në gjirin e tyre, duke i gabuar me demagogjitë e tyre për ti larguar këta nga lufta dhe për të hedhur kundra saj, duke e paraqitur lëvizjen tonë të pakomb, pa fe, pa nder e të tjera, pse te kjo të pandehurit, si gjithë tradhtarët e tjerë, shihnin rrezikun e tyre, rrezik për humbjen e influencës, pasurisë dhe parazitizmës në kurriz të popullit. Disa nga të pandehurit edhe para okupacionit kanë punuar për të përgatitur terrenin për zaptimin e Shqipërisë nga ana e okupatorëve fashistë. Disa nga të pandehurit kanë qenë pjesëtarë aktivë në njësitet e armatosura të xhandarmërisë dhe ushtrisë kuislinge të Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe të bandave bashibozuke, të cilat bashkë me okupatorët kanë vazhduar luftën e rreptë kundra lëvizjes nacionalçlirimtare duke pasur në këto pozita me rëndësi.

Një pjesë e të pandehurve kanë qenë iniciatorë dhe organizatorë të organizatave dhe në komitetet qendror të tyre, si Demokristianes, Ballit Kombëtar, Legalitet e tjera, organizata këto si Demokristiane, që është krijuar qysh në vjeshtën e vitit 1942 me iniciativën e klerit katolik reaksionar, e cila i kishte udhëzimet nga Vatikani, nga Papa) për të bërë çka ishte e mundur që kjo parti (Demokristiania) të të mobilizonte krejt klerin dhe me anën e këtyre masën për luftë të rreptë kundra lëvizjes dhe për tia dalë këtij qëllimi të shtonte radhët e saj edhe me elementin mysliman dhe për të pasur sukses në këtë punë ndryshoi emrin në paraqitje, nga Demokristiane në Socialdemokrate, sepse kështu kishte mundësi tia arrinte qëllimit si kundër bëri. Kjo parti, d.m.th Demokristiania, nuk u mjaftua me kaq, por për të mobilizuar edhe rininë në luftë kundra lëvizjes, të gjitha rrethet fetare që kishte krijuar, si “Don Bosko”, “Antonjiane” e të tjera i kthyen në rrethe politike, i edukoi dhe i hodhi në luftë aktive kundra lëvizjes, duke pasur si udhëheqës në këto rrethe politike gjithmonë klerin reaksionar. Demokristiania gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kishte lidhje të vazhdueshme dhe direktiva nga papët dhe për të bërë të pamundurën dhe me të gjithë se mundohej të fshihej gjoja se merrej vetëm me fe, por e hoqi maskën, duke dërguar edhe në qeverinë kuislinge njerëzit e saj të Komitetit Qendror të Demokristianes, si padre Anton Arapin, i cili ishte anëtari regjencës, i lejuar jo vetën prej organeve të tij në Shqipëri, por edhe prej vetë Vatikanit, prej Papës i cili qëndroi deri në fund.

Demokristiania qysh në kohën e okupacionit kishte komitetin qendror të saj me anëtarë politikë të regjur, si Thaçin, Gjinin, Volaj etj. Për këtë punë nënkomitetet e saj në qendër e nënprefektura duke pasur mbi krye të nënkomitetit gjithmonë klerikë reaksionarë, si Patre Gurashin etj. Për të pasur sukses në punën e saj Demokristiania, kur u paraqit me emërimin “Socialdemokrate” krijoi Komitetin e Përbashkët me elementë klerikë dhe civilë reaksionarë, katolikë e myslimanë, por duke pasur gjithmonë drejtimin Demokristian.

Demokristiania bashkëpunoi ngushtë me organizatat e tjera tradhtare, Balli Kombëtar, Legalitet, Nacional Indipendentë etj., duke dashur që në të gjitha kishte drejtim dhe për të cilat punë kanë bërë mbledhje të përbashkëta kanë marrë vendime të rëndësishme për të shuar rezistencën e popullit në bashkëpunim me gjermanët.

Mbas kapitullimit të Italisë fashiste dhe Gjermanisë, ku Shqipëria fitoi lirinë dhe sovranitetin e saj dhe e mori pushtetin në dorë populli, duke u ikur përgjithmonë personave armiq të popullit, ku disa nga ata u burgosën dhe morën dënimet e meritueshme, disa shkuan në Itali e gjetiu, disa u arratisën pse u futën vrimave, pjesa tjetër mbeturinat e Demokristianes, Ballit, Legalitetit, Nacional Indipendentes. Intelektualët reaksionarë, duke parë se e humbën pushtetin, filluan të lëviznin dhe të organizoheshin, por këtë herë jo në bashkëpunim me Italinë dhe Gjermaninë, por me ndihmën e reaksionit anglo-amerikan, i cili edhe gjatë kohës së Luftës Nacionalçlirimtare u munduan të asgjësonin lëvizjen, sikurse u provua nga faktet që dolën para gjyqit nga të pandehurit Xhelal Hardolli, Gjorgj Volaj, Rrok Gurashi dhe shpjegimtari Ndoc Sahatçia.

Veprimtaria e të pandehurve cilësohej “tradhti” që parashikohej në nenet 2, 3 pika 1, 2, 3, 7, 8, 9 10, 13, 14 të ligjit mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit.

Vendimi:

- Cin Serreqi, Xhelal Hardolli, Rakip Meta, Gjergj Volaj, Bilbil Hajni, Osman Haxhia, Dulo Kali, Shaban Abdullai u dënuan me vdekje.

- Isa Meta, Rrok Gurashi, Jakup Dani, Myrto Dani u dënuan me burg të përjetshëm dhe punë të detyruar.

- Abaz Hysi, Syrja Anamali me nga 20 vjet burg e punë të detyruar.

- Nuh Duli, Sami Repishti, Hajdar Tafa me nga 15 vjet burg e punë të detyruar.

- Musa Derguti e Sulo Kurti me 10 vjet burg e punë të detyruar.

- Tom Paloka, abaz Sulejmani, Taf Hyseni me 5 vjet burg e punë të detyruar.

Për Osman Haxhiun dhe Shaban Abdullain u mor parasysh dorëzimi i tyre.

Më 30 janar 1948 në bazë të kërkesës së gjykatës ushtarake Shkodër, kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, major Niko Ceta, njoftonte se ishte miratuar ndëshkimi “dënim me vdekje” për 5 të dënuarit.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Oct 06 2009, 04:52pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Anmiku i Popullit" dhe intelektuali i madh Selman Riza

Prof. Dr.Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar, i përndjekur politik gjatë gjithë jetës


Selman Riza, zotërues i 12 gjuhëve, studiues i përkushtuar dhe i pasionuar i gjuhës amtare, zë vend ndërmjet gjuhëtarëve shqiptarë më në zë, si një ndër themeluesit e gjuhësisë së re shqiptare. Bir i denjë i Kosovës kreshnike, i rezistoi haptazi e me vendosmëri pushtimit fashist, punoi e luftoi me të gjitha forcat për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, për lirinë e mendimit dhe demokratizimin e jetës në vendin tonë. Bash për këto u përndoq gjatë gjithë jetës, u internua e u burgos disa herë nga tri prej regjimeve më totalitare: regjimi fashist italian, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe regjimi komunist i Josif Broz Titos.

***

Nxënës dhe student i shkëlqyer, antifashist i vendosur

Selman Riza lindi më 21.12.1909 në qytetin e Gjakovës. U rrit në një familje të thjeshtë qytetare. Që i vogël dallohej për zgjuarsi dhe interes të veçantë për dije, të cilën nuk mund ta merrte në shkollat serbe, prandaj në vitin 1922, pa mbushur 13 vjeç, bashkë me një grup të rinjsh kosovarë, kalon fshehurazi kufirin shqiptaro-jugosllav dhe vjen më këmbë në Tiranë. Me bursë shtetërore mbaron shkëlqyeshëm shkollën 6-vjeçare "Naim Frashëri" në Tiranë në tre vjet dhe nëntë klasat e Liceut Kombëtar të Korçës në 6 vjet. Me përfundimet unikale në mësime dhe sjelljen shembullore meritoi vlerësimet më të larta nga kolektivi i shkollës. Drejtori teknik i saj, Leon Perre, më 25.06.1931, në përfundim të provimeve të pjekurisë, ku u diplomua shkëlqyeshëm për matematikë, do t'i shkruante ministrit të Arsimit: "Selman Riza është një i ri tepër i talentuar, shumë serioz, i cili do të mundë me të njëjtën lehtësi të kryejë çdo degë të studimeve universitare dhe unë nuk dyshoj që ai të mos i bëjë më vonë nder atdheut me emrin e tij". Jeta dhe vepra e Selman Rizës ia vërtetuan parashikimin. Po me bursë shteti ai ndjek studimet e larta në Francë në Universitetin e Tuluzës. Në tre vjet, 1933-1935, mbaron shkëlqyeshëm dy fakultete, të letërsisë dhe të drejtësisë, dhe kryen po me atë sukses specializimin në gjuhën gjermane në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë. Emërohet mësues i frëngjishtes dhe i shqipes, më vonë dhe i latinishtes dhe i gjermanishtes në Liceun Kombëtar të Korçës.

Pa dyshim, pushtimi i atdheut tonë nga fashizmi italian, më 7 prill 1939, ishte një ngjarje e hidhur, ashtu si për gjithë popullin shqiptar, edhe për Selman Rizën. Ndërmjet profesorëve të Liceut, ai ka qenë njëri nga demonstruesit më të ekspozuar dhe qëndrestarët më konsguentë kundër pushtuesit. Jo rastësisht, në mbledhjen që u organizua ato ditë në Bashkinë e qytetit, Selman Riza u zgjodh sekretar i Komitetit të Shpëtimit Publik për Korçën, me kryetar Fazlli Frashërin, me qëllim që të regjistroheshin dhe të dërgoheshin vullnetarë në Durrës dhe të organizohej qëndresa e armatosur kundër pushtuesit italian edhe në Korçë. Ja si vlerësohet qëndrimi antifashist i Selman Rizës, brenda e jashtë shkolle, nga organet e policisë: "Selman Riza është kundërshtar i vendosur kundër politikës italiane. Propagandist i zoti ndërmjet elemetit studentor. I rrezikshëm" (Arkivi Qendror i Shtetit, Dosja 312, f. 408 ).

Sipas prof. Abaz Ermenjit, "Në demonstratën e madhe antifashiste të 28 nëntorit 1939 Selman Riza ishte në rreshtin e parë bashkë me organizatorë të tjerë të saj" ("Dita informacion", 02.11.1995). Natën e asaj dite karabinierët e arrestuan Selman Rizën. Do të ishte takimi dhe njohja e tij e parë me burgun, fillimi i përndjekjeve politike të shumëllojshme, që do ta shoqëronin gjatë gjithë jetës. Më 08.12.l939, Selman Riza transferohet në gjimnazin e Tiranës nga prefekti i Korçës, Anton Kosmaçi "në marrëveshje të plotë me Komandën e Grupit të Karabinierëve në Korçë" dhe duke njoftuar njëherazi me shkresë nr. 235 XVII rez. 07.12.1939, Ministrinë e Punëve të Brendshme (AQSh, fondi nr. 252/2, dosja nr. 2, 1939, f. 897). Pa kaluar dy muaj ndëshkohet përsëri: e arrestojnë dhe internojnë në ishullin Ventotene të Italisë, bashkë me antifashistë të tjerë "duke marrë parasysh personalitetin dhe të kaluarën e tyre politike, veprimtarinë e zhvilluar dhe rrezikshmërinë e tyre", Komisioni i Internimeve i internon 3 vjet, për t'i vuajtur në Itali (AQSh, fondi nr. 253, dosja nr. 312, 1943, f.408).

Më 4 tetor 1941, Selman Riza lirohet nga internimi, por qysh një muaj më parë, më 3 shtator 1941, Mëkombësia e Përgjithshme në Shqipëri i kërkon Komandës së Lartë të Karabinierisë "gjurmim dhe vigjilencë për Selman Rizën". Gjendja e Selman Rizës në vitin 1942 u vështirësua shumë, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe të përndjekjeve të vijueshme nga të gjitha kuesturat e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë (AQSh, fondi nr. 2253, dosja nr. 275, 1942, f.58).

Truri i vërtetë i lëvizjes irredentiste antifashiste

Në këto rrethana të vështira, por i shqetësuar edhe për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës, Selman Riza vendoset familjarisht në Prizren, ku punon si avokat, por në radhë të parë merret me veprimtari politike. Shquhet si një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Irredentiste Antifashiste. Majori Piter Kemp, njëri nga përfaqësuesit kryesorë të misioneve ang1eze në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, e quan Selman Rizën "truri i vërtetë i Partisë së Irredentistëve". Veprimtarët e kësaj lëvizjeje kërkonin që synimi i drejtpërdrejtë dhe i ngutshëm i luftës për çlirim nga fashizmi të lidhej pandërmjetshëm me moskthimin e sundimit jugosllav në Kosovë, me 1uftën e mëtejshme për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës me popullin dhe shtetin shqiptar. Selman Riza ishte kundër bashkëpunimit me Partitë Komuniste në Shqipëri dhe në Jugosllavi, si dhe me Lëvizjet Nacionaçlirimtare në to. Ai nuk u bashkua as me forca të tjera politike. Ndërkaq, ka përshëndetur çdo përpjekje a kërkesë të rëndësishme të cilësdo force politike shqiptare për lirinë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve, siç ishte, ndër të tjera, pika 2 e "Dekalogut", programi 10 pikash i organizatës së Ballit Kombëtar, ku thuhet shkurt, por qartë, "Luftojmë për një Shqipëri të lirë, etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne" çka përkonte me synimet themelore të Lëvizjes Irredentiste Antifashiste. Për të njëtën çështje është mbajtur i njëjti qëndrim vlerësues edhe ndaj një dokumenti tjetër të rëndësishëm dhe pikërisht ndaj rezolutës së Konferencës së Bujanit, 31.12.1943 - 02.0l.1944, ku, ndër të tjera, theksohej: "në Kosovë e Metohi shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët që kanë dëshirue e dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë".

Duke ndjekur nga afër platformën dhe veprimtarinë e Lëvizjes Irredentiste Antifashiste dhe peshën e Selman Rizës si udhëheqës politik i saj, komunistët jugosllavë, sidomos, u rrekën shumë që ta afronin dhe ta bënin për vete, për të arritur synimet e tyre. Ja si e informon KQ të PK Jugosllave, më 31.01.1944, Pavle Javiçeviç, sekretar i Komitetit Krahinor të PK Jugosllave: "Lëvizja Irredentiste është më pozitivja nga të gjitha rrymat e tjera, por për ne më e rrezikshmja, sepse në krye të saj është avokati Selman Riza, i cili nuk ka bashkëpunuar me pushtuesit.... Ne disa herë kemi mundësuar kontakte me të, por pa bereqet, ngase po i shtruam çështjet mbi bazën e 'Kartës së Atlantikut' nuk kemi mundësi të arrijmë gjë. Ai është kundër bashkëpunimit me LNÇL Jugosllave dhe PK Jugosllave, dhe gjithashtu thotë se nuk dëshiron të lidhet as me PK Shqiptare dhe LNÇL të Shqipërsë. Ai dëshiron njëfarë pavarësie qysh sot që Kosmeti të shkëputet nga Jugosllavia, megjithëkëtë qëndrim të tij dhe bisedim pa fryt, ne vazhdojmë të mbajmë lidhje me të, ngase ka ndikim të madh" (Arkivi i IRPS, nr. Regj. 4319). Siç pohon vetë Selman Riza, nuk kanë munguar as kërcënimet. Sipas tij, "Udhëheqësit shqiptarë të LNÇL të Kosovës, si Xhavit Nimani etj., e njoftojnë se LNÇL Jugosllave do të luftonte si armike çdo organizatë jashtë saj qoftë edhe sikur të luftonte në mënyrë konseguente kundër okupatorit" (Arkivi i Ministrisë së Brendshme, "Dosje përpunimi" Tiranë, 07.12.1955, f. 16).

I burgosur nga dy regjime komuniste

Më 12.01.1945, vetëm disa ditë pas kthimit të tij në Shqipëri, përkatësisht më 12 dhjetor 1944, për t'iu shmangur rrezikut të xhelatëve titistë "si kosovar antijugosllav", burgoset nga forcat e Sigurimit të Shtetit Shqiptar, me urdhër të Koçi Xoxes, me kërksën e jugosllavëve, të cilët e akuzuan si udhëheqës të Lëvizjes Irredentiste Antifashiste. Pas tre vjetësh burg, pa u gjykuar, më 11 janar 1948, Selman Rizën ua dorëzuan autoriteteve jugosllave, që e mbajtën të burgosur në Prizren më se tre vjet e gjysmë, deri në gusht 1951, përsëri pa u gjykuar. E internojnë në Sarajevë, përkohësisht i papunë. Në vitet 1952-1953 shërben si lektor i frëngjishtes në universitetin e këtij qyteti. Shquhet si një nga profesorët më të mirë në tërë trupën mësimore. Në tetor 1954-1955, me interesimin e autoriteteve shkencore kosovare, shërbeu si punonjës shkencor dhe shef i seksionit gjuhësor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Selman Riza iu rivu me sukses të plotë punës studimore, që e kishte filluar qysh në vitin 1944 me botimin në Tiranë, të veprës "Tri monografina albanologjike", ku me të dhëna e me ndihmesa të shumta vetjake trajton probleme të rëndësishme të gjuhës letrare shqipe. Brenda 5 vjetësh shkroi përveç disa artikujve edhe disa vepra të rëndësishme ("Gramatikë e serbo-kroatishtes", 1952; "Fillimet e gjuhësisë shqiptare", 1952; "Diftorët e shqipes dhe historiati i tyne" 1953 etj.), me të cilat dha një ndihmesë të çmuar që studimet albanologjike të marrin një zhvillim të mbarë në Kosovë. Ja pse, gjuhëtarët kosovarë e vlerësuan Selman Rizën si "mbjellës i farës së albanologjisë në Kosovë" (Hilmi Agani, Besim Bokshi, Rexhep Ismajli, Parathanie, f. VII, Prof. Selman Riza, "Studime Albanistike", "Rilindja", Prishtinë, 1979).

Selman Riza, ndonëse edhe i kërcënuar, nuk pranoi të mohonte nënshtetësinë shqiptare në këmbim të nënshtetësisë jugosllave. Si rrjedhim, organet e UDB-së më 12.12.1955, e rikthejnë në Shqipëri si i padëshiruar nga regjimi i tyre. Në janar të vitit 1956, Selman Riza emërohet punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë në Tiranë. Këtij emrimi i prin letra që ish-ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu i dërgon Enver Hoxhës, në të cilën, ndër të tjera, e informon se nga hetimet që kanë bërë organet e sigurimit "arrijmë në konkluzionin se Selman Riza është njeri me kulturë të lartë, i dhënë shumë pas studimeve shkencore, veçanërisht në fushën e gjuhësisë, është shovinist, luftëtar i rreptë kundër Jugosllavisë, e urren komunizmin, por gjatë luftës nuk rezulton të ketë punuar me okupacionin. Mendojmë të lejohet me banim në qytetin e Tiranës dhe t'i jepet mundësia të punojë në Institutin e Shkencave, siç ka dek1aruar dhe kërkuar (Letra është botuar e plotë në "55", Tiranë, 14.06.2006. f. 17). Gjithë duke qenë punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, ai dha disa vjet radhazi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filo1ogjisë të UT, lëndën e morfologjisë, një kurs special për gjuhën e autorëve të vjetër të shqipes, si dhe lëndën "Histori e gjuhës së shkruar shqipe".

Ndihmesat kryesore në fusha të ndryshme të shkencës

Në një periudhë të shkurtër 11-vjeçare, 1956-1967, si punonjës shkencor dhe pedagog, Selman Riza zhvilloi veprimtarinë shkencore më të gjerë e më të suksesshme, përfundimet e së cilës i siguruan një vend nderi në gjuhësinë shqiptare. Duke rrokur veprimtarinë shkencore të Selman Rizës në tërësinë e saj, të bie në sy jo vetëm puna këmbëngulëse dhe kultura e gjerë, përkushtimi i jashtëzakonshom shkencor dhe logjika e argumentimit, forca krijuese dhe origjinaliteti i spikatur, qëndrimi kritik e parimor, gjerësia e thellësia e të menduarit, mprehtësia dhe aftësia për të depërtuar në thellësinë e problemeve, por edhe shtrirja e interesave shkencore në shumë fusha të rëndësishme, siç janë gramatika, historia e gjuhës, gjuhësia e përgjithshme, tekstologjia, kritika gjuhësore, terminologjia, gjuha letrare etj. Por fushat kryesore, ku ka dhënë ndihmesat më të çmueshme dhe ka lënë gjurmë të pashlyera janë: 1. Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe dhe morfo1ogjia historike e saj, 2. Gjuha e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë dhe arbëreshë.

Në fushën e gramatikës së gjuhës shqipe Selman Riza lëvroi disa nga temat më problemore e më të vështira, siç janë nyjat, përemrat dëftorë e pronorë, sistemi i rasave, sistemi foljor etj. Këto tema përfshijnë pjesën më të madhe të morfologjisë. Temat që ai bën objekt studimi janë trajtuar edhe më parë, nga studiues vendas e të huaj, por asnjëherë me gjerësinë e thellësinë e duhur. Ai i çoi shumë më përpara arritjet e këtyre studimeve, plotësoi, saktësoi e thelloi shumë pikëpamje të tyre, i pasuroi ato me teza të reja të qëndrueshme.

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë shkencore të Selman Rizës zë edhe studimi i gjuhës së shkrimtarëve tanë të vjetër shqiptarë dhe arbëreshë: Gj. Buzukut, P. Budit, F. Bardhit, P. Bogdanit, L. Matrëngës.

Në gjithë veprimtarinë shkencore Selman Riza është shquar edhe si gjuhëtar kritik. Shkolla shqiptare e kritikës shkencore, po të flitet për një të tillë te ne, pa dyshim fillon me Selman Rizën si themelues i saj. Ai kritikon me ashpërsi të pashembullt diletantizmin, mediokritetin, përshkrimin e thjeshtë e të pathelluar, konformizmin, vetëkënaqësinë e tepruar e të pambështetur në studimet për gjuhën shqipe. Në themel të kritikës së tij gjuhësore qëndron zbulimi i së vërtetës shkencore.

Selman Riza ka dhënë ndihmesën e tij të vyer edhe në fushën e terminologjisë shkencore. Si anëtar i disa komisioneve mori pjesë në përpunimin e terminologjisë së gjuhësisë dhe të disa shkencave të tjera, natyrore e teknike (si: termodinamika, optika, akustika, elektromekanika, mekanika, elektromagnetizmi, gjeologjia, minierat etj,), si dhe për hartimin e fjalorëve gjegjës shumëgjuhësh. Punoi me këmbëngulje për pastrimin e terminologjisë së këtyre shkencave nga huazimet e panevojshme, si dhe për pasurimin e tyre me terma të rinj, formuar me mjetet e vetë shqipes.

T'i pritet koka Selman Rizës

Gjatë periudhës njëmbëdhjetëvjeçare, 1956-1967, Selman Riza nuk u shqua vetëm për veprimtarinë e tij aq të gjerë, të larmishme e të frytshme në fushën e shkencës dhe të kulturës. Ai u shqua po në atë shkallë edhe si njeri me karakter të pastër e të fortë, me guxim qytetar e ideale demokratike. Në çdo rrethanë ai nuk hoqi dorë nga bindjet dhe qëndrimet e tij parimore, nga përpjekjet këmbëngulëse për një shkencë e kulturë plotësisht të lirë e të papolitizuar.

Edhe në vitin 1967, kur në vendin tonë flitej me të madhe për të ashtuquajturin "Revolucioni kulturor kinez i 100 shkollave dhe i 100 luleve" dhe gjoja nxitej kritika e hapur dhe pa druajtje, Selman Riza u tregua njeri me karakter. Qëndrimet e tij kritike, në opozitë me stilin dhe metodat thellësisht politike e klasore në Institut, ishin të hapta e të drejtpërdrejta, parimore dhe për të mirën e punës edhe në letrën e dërguar gazetës "Zëri i Popullit" në fillim të vitit 1967. Në të ai kritikonte dobësitë e theksuara që vëreheshin në punën e përditshme në Institut, shumë nga të cilat, përfshirë edhe ato për drejtuesit, ai i kishte shfaqur edhe më parë në mbledhjet e ndryshme në qendrën e punës, bashkë me mënyrën e zgjidhjes, por kurrë nuk ishin marrë parasysh. Meqë gazeta nuk ia botoi letrën, Selman Riza pati guximin dhe vendosmërinë që ta vendoste në "këndin e fletërrufeve", që ishte ngritur, sipas shembullit kinez, edhe në Institut, si kudo në vendin tonë. Por, përsëri, menjëherë dhe me forcë të llahtarshme u shfaq atmosfera mbytëse për mendimin e lirë dhe të pavarur. Sipas shembullit kinez vërshuan fletërrufetë, strumbullari i të cilave ishte fletërrufeja zyrtare, vënë e para me mbështetjen e sekretarit të Komitetit të Partisë së Rrethit, në të cilën u lëshua thirrja makabre "T'i pritet koka Selman Rizës", e zëvendësuar pas pak me thirrjen "T'i çirret maska Selman Rizës".

Po sipas shembullit kinez u organizuan pa vonesë mbledhje "demaskuese" para kolektivit, në të vërtetë gjyqe politike inkuizicionale, që zgjatën dy ditë, deri në orët e vona të natës, të përgatitura në hollësi.

Dy ishin konceptet kryesore që kishte guxuar të shprehte Selman Riza, me shkrim e me gojë, rreth të cilave u kërkua që punonjësit e Institutit të shfaqnin "lirisht" mendimet: 1. Nuk ishte e drejtë dhe e volitshme që drejtuesit e institucioneve shtetërore të visheshin me disa funksione zyrtare, madje edhe partie, duke qenë, si rregull, anëtarë të byrosë së organizatës-bazë të partisë, sepse qëndrimi i tyre në një dorë të vetme, siç ndodhte në të vërtetë edhe në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, dëmtonte punën dhe krijonte mundësi për shpërdorime. Për të njëjtat arsye ai nuk e shikonte me vend që drejtuesit e organizatës-bazë të partisë të zinin doemos edhe vende drejtuese në institucion. 2. Filozofia marksiste nuk mund të zbatohej në gjuhësi.

Në përfundimet që dha sekretari i KP të rrethit, njëherazi i deleguar i KQ të Partisë, si dhe drejtuesit shtetërorë e partiakë të Institutit, Selman Riza u godit, ndër të tjera, për shfaqje të huaja e armiqësore dhe për pikëpamje të papranueshme. Ndëshkimi nuk vonoi. Më 22.4.1967 e syrgjynosën në Berat, ku u detyrua të punonte ciceron në Muzeun lokal, dhe aty nga fundi, në Bibliotekën e qytetit. Pas një vetmie të rëndë, në kushte të vështira jetese dhe i mbikqyrur si gjithmonë në çdo hap nga agjentura e Sigurimit të Shtetit, rikthehet si pensionist pranë familjes në Tiranë. Ndonëse në gjendje pune, me arritje të mëdha në fushën e shkencës, me gradat dhe titujt më të lartë shkencorë e pedagogjikë, nxituan ta nxirrnin në pension jo të plotë dhe ia mbyllën të gjitha rrugët për veprimtari shkencore e pedagogjike. Punimet e përgatitura për botim u lanë në harresë, si vepra të ndaluara. Nuk u lejua të merrte pjesë në asnjë kuvend a tubim shkencor brenda e jashtë vendit, madje as në Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranë, 20-25 nëntor 1972), ku do të mund të jepte, si gjithmonë, ndihmesat e tij të çmuara.

Me gjithë vështirësitë dhe pengesat që iu krijuan, vuajtjet e përndjekjet që s'iu ndanë gjatë gjithë jetës, vetminë e plotë, moshën e thyer dhe sëmundjet, Selman Riza nuk e ndërpreu veprimtarinë krijuese dhe nuk hoqi dorë nga bindjet dhe qëndrimet e tij parimore, nga idealet demokratike dhe atdhetare, çka të bën ta duash, ta çmosh e nderosh edhe më shumë.

Pas një veprimtarie më se 50-vjeçare, tejet të lodhshme, të dendur e me peshë të madhe për të ndriçuar çështje nga më të rëndësishmet e më të vështirat të gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë së përgjithshme, por edhe si atdhetar, sidomos për lirinë e Kosovës dhe bashkimin mbarëkombëtar të shqiptarëve, Selman Riza u nda përgjithmonë prej nesh më 16.12.1988. Vdekja u dha fund vuajtjeve të tij fizike e shpirtërore dhe njëherazi përndjekjeve që e shoqëruan gjatë gjithë jetës.

Vazhdimisht "nën kontrollin agjentural"

Që të kuptohet dhe të vlerësohet drejt jeta dhe vepra e profesorit tonë të nderuar, rrethanat tejet të vështira në të cilat ka jetuar e punuar, po ndalemi, sadopak, edhe në përndjekjet që i janë bërë nga organet e Sigurimit të Shtetit, kryesisht në periudhën pas rikthimit në Shqipëri nga Jugosllavia, përkatësisht që nga 12 dhjetori i vitit 1955. Për periudhën 1945-1948, kur ai mbahej i burgosur në Tiranë, nuk kemi mundur të gjejmë materiale për ndonjë veprimtari nga agjentura e Sigurimit të Shtetit. Ndërkaq, për periudhën e pushtimit fashist, duke u mbështetur në dokumentacionin që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përndjekjet ndaj tij janë pasqyruar për aq sa kemi mundur dhe e lejojnë caqet e këtij shkrimi.

Përndjekjet e para, të dokumentuara, i gjejmë pa kaluar mirë java pranë familjes së tij. Qysh më 20.12.1955, kryetari i Degës së II-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, nënkolonel P. Sh., kërkon zyrtarisht që Selman Riza "element mjaft i dyshimtë, duhet të mbahet nën kontroll agjentural" (Dosje përpunimi, më tej Dp, 20.12.1955, f. 9).

Pa dyshim këto përndjekje, me kalimin e kohës bëhen më të studjuara, më të sofistikuara, me forma e mjete të larmishme, sidomos pas datës 22.04.1957, kur nënkolonel Feçor Shehu, në ato kohë drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme, miraton të mbahej një "Dosje përpunimi" për prof. Selman Rizën dhe të regjistrohej në kartotekë si element kundërshtar në kategorinë 2/B, me qëllim që "Agjentura të drejtohet për të vërtetuar e zbuluar çdo aktivitet të tij armiqësor, meqenëse është element me shumë flamurë dhe që ka dyshime të mëdha që jo vetëm mund të jetë agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav, i rekrutuar gjatë kohës që ishte i burgosur, por që mund të jetë edhe i zbulimeve të tjera, italiane e franceze" (Dp, f. 31 - 32).

Sikurse raportojnë oficerët e sigurimit, punëtorët operativë përkatës (më tej Po), tani përpjekjet "janë drejtuar nga agjenturë e mirë dhe e kualifikuar" (Po, kapiten M. Ç., Dp, Tiranë 2.2. 1961), e cila, shpesh, e ka ndjekur këmba-këmbës, gjatë gjithë ditës, "nga ora 6-22" (Po, toger, K. N., Dp. Tiranë, 3.11.1959), madje ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, me qëllim që "nga të gjashta shtëpitë që rrethojnë shtëpinë e të përmendurit, si majtas edhe djathtas, të mund të shikohet shtëpia e tij, se nga kush frekuentohet dhe kush hyn e del" (Po, nëntoger H. Ç., Tiranë, 5.8.1957). Jo vetëm kaq, por, ndër të tjera, është kërkuar që "të vihet në kontroll korespondenca e tij jashtë dhe brenda vendit, dhe të studjohet mundësia e përgjimit me anën e T. O. - si në shtëpi ashtu dhe në qendrën e punës", madje, edhe "në hotelin ku fle" (Po, B. L., Berat, 9. 6. 1967, f. 70 dhe f, 71, 2.6.1969).

E pra, me gjithë përpjekje të tilla kaq intensive dhe plot zell, me forma e mjete nga më të ndryshmet dhe për një kohë të gjatë mbi 30-vjeçare, kryer nga një agjenturë e përzgjedhur, që i shtriu tentakulat e saj kudo që punoi e jetoi Selman Riza, edhe brenda sektorit të tij të gjuhës pranë Institutit, duke marrë në hetim edhe mjaft dëshmitarë nga rrethi familjar e shoqëror, pa dallim gjinie e moshe dhe të çdo detyre e përgjegjësie, partie a shtetërore, civile a ushtarake, në asnjë rast nuk ka qenë e mundur të zbulohet e vërtetohet, përveç vlerësimeve dashamirëse, ndonjë veprimtari armiqësore si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav a i zbulimeve të tjera, italiane a franceze.

Dhe këtë e pohon vetë agjentura e Sigurimit të Shtetit në raporte, relacione e materiale të tjera gjegjëse. E gjejmë të pohuar që më 02.02.1961 nga po kapiten M.Ç. dhe të miratuar nga zv.kryetari i Degës së I-rë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit kol. Z.S. Sipas tyre, "Selman Rizës deri më sot nuk i është konstatuar ndonjë aktivitet qoftë edhe i vogël kundër pushtetit, është person shumë i mbyllur në shoqëri dhe i dhënë shumë pas punës (profesionit), (Do, Tiranë). Gjykime e pohime të tilla i ndeshim edhe në vijim në materiale të agjenturës pranë drejtorisë së P. të Brendshme të Tiranës (Po B.D., Tiranë, 19.05.1967, f. 67) të degës së Punëve të brendshme të Beratit (Po B.L. dhe Zv.Kryetari i Degës së P. të Brendshme, K.H., Berat, 02.12.l969, f. 72) dhe, më në fund, edhe në "Vendimin për arkivimin e Dosjes 2 B, me nr. 2282, në ngarkim të Selman Rizës", përgatitur nga Po B.Z. dhe shefi i seksionit K.H., miratuar nga zv. drejtori i P. të Brendshme të Tiranës, P.K., më 22.02.l989, vetëm dy muaj pas vdekjes së prof. Selman Rizës. Në të, ndër të tjera, vihet në dukje se "Gjatë kohës që është mbajtur në kontroll operativ 2 B në drejtim të tij nuk kanë dalë materiale me rëndësi deri sa doli në pension" (Do, f. 85).

Pa dyshim që nuk mund të ndodhte ndryshe: Prof. dr. Selman Riza ishte dhe mbetet përgjithmonë gjuhëtar dhe atdhetar i shquar.
***

Sa qe gjallë asnjë shkrim vlerësues për Selman Rizën, as si gjuhëtar, pale si atdhetar. Regjimi komunist u përpoq t'ia shuajë emrin dhe ta varrosë përgjithmonë jetën dhe veprën e të pavdekshmit Selman Riza. Regjimi demokratik e zhvarrosi dhe e ngriti në piedistal, që ai me jetën dhe veprën e tij të vijojë edhe më tej t'i shërbejë shkencës dhe kulturës shqiptare. Dhe sa më shumë shkon koha, aq më shumë rritet vlera e veprës së tij, aq më tepër do t'i drejtohen e do t'i jenë mirënjohës studiuesit sot e në të ardhmen.

Engjëll ANGONI


[ Edited Wed Dec 02 2009, 02:38pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 02 2009, 02:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si i dogjën e i vranë Allamanët e Matit

XHEVAHIR GRADICA 02/12/2009

Historia e dhimbshme e 2 brezave të këtij fisi. Personazhet e asaj kohe që i çuan drejt shuarjes

Dy breza Allamanë në fshatin Kurdari të Burrelit në krahinën e madhe të Matit janë pushkatuar, dënuar me dhjetëra vite burg, djegur e persekutuar në 45 vite vetëm pse krerë të fisit të fshatit nuk pranuan të bashkëpunonin me forcat komuniste në mbrojtjen e trojeve nga gjermanët. Në sarajet e Allamanëve kishin strehë forcat e Abaz Kupit me urdhër të të cilit qëndruan për disa ditë edhe misioni anglez në dimrin e ashpër të vitit 1944. Isuf Allamani e Dyl Allamani do të vendoseshin para togave të zeza njëri fill pas çlirimit, kurse i dyti pa u mbushur viti. Pas tyre Man Allamani, Selman Alamani, Sherif Allmani, Petrit Allamani dhe Asllan Allamani do të dënoheshin për agjitacioni e propagandë dhe tentativë arratisje duke vuajtur birucave të sigurimit të shtetit shqiptar dhe në qelitë e burgut të Spaçit e Burrelit.

Një familje e shuar

Gjashtëdhjetë vite burg, pesë kulla të larta të djegura, 2 burrat më të dëgjuar të fisit Allamani të pushkatuar dhe dhjetëra bagëti të sekuestruara së bashku me të gjithë pasurinë e shtëpive. Eduart Allamani djali i Petrit Allamanit të dënuar me 20 vit burg, tregon se fisi i tij është vrarë, burgosur dhe është djegur vetëm pse ishin nacionalistë. Eshtrat e Isuf Allamanit të vrarë tek Ura e Beshirit kanë qëndruar të groposura për 48 vite duke qëndruar larg familjes deri në vitin 1992. Të njëjtin fat, por më të hidhur e pati Dyl Allamani i pushkatuar në vitin 1945, në pranverën e parë pas çlirimit dhe që atëherë eshtrat e patriotit nuk janë gjetur më. Nga të gjithë të dënuarit që kanë hequr në burgjet e diktaturës ka mbetur vetëm Asllan Allamani, i cili jeton me të bijën në Tiranë, kurse kullat në fshatin e dëgjuar për atdhetarizëm, Kurdari të Burrelit, janë rindërtuar pas përmbysjes së sistemit komunist. Për qëndresën e matjanëve dhe veçanërisht për rezistencën e burrave të kullës së Isuf e Dyl Allamani janë shkruar shumë rrëfime një pjesë e të cilave kanë jetuar deri në ditët e sotme pasi janë përcjellë gojë më gojë. Në to përcillet vendosmëria e burrave për të mbrojtur me jetën e tyre deri në vdekje krahinën e Matit. Të tjera rrëfime dhe episode dëshmojnë pushtetin e fjalës së Isuf, Dyl e Selman Allamani, të cilët sakrifikuan gjithçka për nderin e vendit të tyre kundër pushtuesit gjerman. Në luftën e Matit e njohur si luftë e nacionalistëve shqiptarë kundër gjermanëve është plagosur Man Allmani, ndërsa forcat nacionaliste detyruan pushtuesin të tërhiqet. Ka të tjera materiale të mbërritura deri më sot që dëshmojnë se janë paguar napolona floriri për të “hequr” qafe Dyl Allamanin për shkak të pushtetit që ai kishte në Kudari, Patin. Lis e në Dibrën e Madhe e të Vogël. Allamanët të nisur nga shprehja matjane “Matin e çlirojnë vet matjanët pa nevojën e të huajve” nuk përkrahën as Haxhi Lleshin e as Shefqet Peçin, të cilët nuk mundën të shtronin vëllezërit e Kurdarit në Burrel. Dy herë u provokua djegia e kullave për t’u shkrumbuar vetëm në vitin 1945 pas një marshimi të një batalioni të tërë të kryesuar nga Mehmet Shehu, i cili vrau 18 burra të fshatit dhe dogji të gjitha kullat e Allamanëve në shenjë hakmarrjeje, duke lënë gratë, fëmijët dhe pleqtë e fisit në të ftohtë, në ngricë e në dëborë pa asnjë mbështetje. Dyl Allamani duke parë egërsinë e Mehmet Shehut vendosi të dorëzohet për të shpëtuar nga plumbi burrat e nipërit e fisit të tij. 50-vjeçari Dyl Allamani është ekzekutuar natën në Breg Lum të Tiranës, por pa mundur të mbyllë hasmërinë me regjimin komunist. Miqësia e vëllazërimi me Myslim Pezën nuk e shpëton burrin e Allamanëve për të përfunduar në plumb edhe pse komandanti i çetës së Pezës mundi të bindte Enver Hoxhën për t’i falur jetën Dyl Allamanit. Mëritë e vjetra të Haxhi Lleshit me Allamanët ishin më të forta sesa lutjet e Myslim Pezës. “Nëse nuk do të pushkatosh Dyl Allamanin më vra mua”, mësohet t’i këtë thënë Haxhi Lleshi diktatorit Enver Hoxha, ndikimi i të cilit ka qenë vendimtarë për fatin e jetës së 50-vjeçarit. Regjimi kishte lënë mënjanë atdhetarin Suljeman Allmani, babai Dyl, Isuf, Selman dhe Shahin Allaman, i cili është vrarë në Shkodër teksa luftonte kundër dyndjeve serbe. Regjimi komunist e mbuloi me harresë emrin e këtij patrioti të madh për t’u ribërë edhe një herë në vitet e pasrënies së diktaturës. Sulejman Allmani është dekoruar me titullin Dëshmor i Kombit duke rikthyer lavdinë dhe nderin në kullat e Kurdarit të Burrelit.

Pushkatimi

Vëllezërit Dyl, Isuf, Selman dhe Shahin Allamani gjatë rezistencës shqiptare kundër pushtuesit të huaj përkrahën forcat e Abaz Kupit. Allamanët kishin ndikim të madh në Kurdari të Burrelit dhe miqësi me fise shumë të njohura e të forta në pushkë e në penë. Ata ishin lidhur me fisin Deliallisi në Shijak të Durrësit për shkak të frymës nacionaliste, lidhje që do u kushtojë jetën dy prej burrave të fisit matjan. Isuf Allamani kishte përfunduar studimet e larta në Firence të Italisë për mjekësi veterinere. Në vendin fqinj ishte njohur me italianen Leonela me të cilën pati vetëm një djalë pasi Isufi do të pushkatohet në moshën 37-vjeçare. Gjatë viteve 1936-1944 Isufi qe drejtor në Xhafzotaj dhe mbarështoi racat më të mira të gjedhit. Pikërisht në këtë periudhë nisi njohja me familjen e Deliallisëve, të cilët kishin bërë figurë të keqe tek komunistët e Durrësit. I shkolluari në Firence ka lënë një sërë dorëshkrimesh, të cilat pritet të botohen shumë shpejt dhe që mund të jenë të vlefshme për auditorin e studentëve të zooveterinarisë. Vëllezërit e tij shiheshin me dyshim pasi u organizua rezistencë komunistëve duke mos i lënë të futen në fshatin Kurdari, ndërsa për disa ditë, me porosi të Abaz Kupit mbajtën misionin anglez në kullat e tyre. Dy-tre ditë pas çlirimit, aty nga data 30 nëntor 1994, në shtëpinë e Isuf Allamanit në Xhafzotaj shkojnë për darkë miqtë e fisit të tij, Jakup e Kapllan Deliallisi. Disa orë pasi burrat kishin nisur bisedën, shtëpia e Allamanit rrethohet nga forcat e ndjekjes së sigurimit të shtetit dhe rrëmbejnë forcërisht dy burrat e Delillisëve. Por Isuf Allmani nuk mundi ta përballonte tundimin e marrjes me forcë të miqve të shtëpisë nga konaku. Kështu ai vendos të shkojë me Deliallisët të futurë në mes të disa personave të armatosur. Sali Verdha, njëri nga anëtarët e skuadrës së pushkatimit, u ka treguar Allamanëve pas rënies së komunizmit se Isuf Allmani dhe Jakup e Kapllan Deliallisi janë vrarë tek Ura e Beshirit dhe janë futur në një gropë të tre për t’u rivarrosur 48 vite më vonë, në vitin 1992. 37-vjeçari i shkolluar në Itali u ka dalë përpara pushkatarëve për të mbrojtur miqtë që ia rrëmbyen në shtëpi dhe është qëlluar i pari nga skuadra e pushkatimit. Gruaja italiane dhe djali i tij Allaman Allmani lanë Shqipërinë një vit më pas, në vitin 1945 për të mos ardhur më kurrë deri në vitet e demokracisë. Leonela deri në vdekje nuk e ka besuar se burri i saj Isuf Allmani ishte pushkatuar dhe gjithnjë i thoshte të birit, Allmanit “Si nuk erdhi një herë babi yt të na shohë e të na takojë?!”. Pas tij radhën do e kishte Dyli vëllai i madh i Allamanëve. Të pesë kullat nën të njëjtin mur të lartë shpëtuan nga zjarri në vitin 1994, pasi Shefqet Peçi nuk mundi t’i vinte flakën. Pas tij dështoi edhe Haxhi Lleshi. Dyli kishte pasur probleme edhe vite më parë, me Zogun pasi kishte gisht në heqjen e Beqir Valterit. Për të shpëtuar nga xhandarmëria Dyl Allamani ikën në Dibër të Madhe dhe njihet me Myslym Pezën me të cilin pinë gjak e vëllazërohen. Por armiqësia me Haxhi Lleshin do i kushtojë shumë. Allamanët ishin nip e dajë me fisin e fortë të Çelës, ndërsa kullat e palëve u futën në hasmëri dhe kjo u shfrytëzua nga Haxhi Lleshi, i cili nuk u la të hynte në Mat gjatë luftës nga Dyl Allmani e nacionalistë të tjerë matjanë. Pas tij në Kurdari, në Burrel e në Mat shkon Mehmet Shehu. Ai vendos të vrasë të gjithë pleqtë, gratë e fëmijët e Allamanëve në pamundësi për të kapur kokat e fisit që kishin dalë në mal. Pasi u vë zjarrin shtëpive bën gati skuadrën e pushkatimit, por pengjet shpëtojnë pasi një vendin nga Tiranë detyron Mehmet Shehun të tërhiqet duke lënë fshatin të përfshirë në britma e në tymin e kullave që digjeshin. Allamanët kishin mundur të bindin Çelët për pajtim dhe u kishin falur nipërve të tyre gjysmën e malit Allamani, shenjë kjo e bashkimit kundër pushtuesit gjerman. Nën të tilla presione Dyl Allmani vendos të dorëzohet për të shpëtuar djemtë e nipërit nga përndjekja e regjimit. Ai merr përsipër rezistencën dhe dënohet me pushkatim për t’u vrarë në pranverën e majit të vitit 1945, ditën e Bajramit në Breg Lum të Tiranës. Eshtrat e tij disa vite më pas i ka marrë lumi pasi gropa sipas dëshmive është hapur buzë rrjedhës dhe në një thellësi të vogël. Myslym Peza qe më me pak ndikim tek Enver Hoxha sesa Haxhi Lleshi, pasi ky i fundit bëri të gjitha përpjekjet deri sa e pushkatoi Dyl Allmanin. Në kohën që pushkatohet Dyli, përfundon në burg Selmani, vëllai tjetër duke vuajtur në qeli tortura dhe vite burgu.

Arrestimet e burgimet

Allamanët kishin zë të madh në krahinën e Matit pasi ishte lidhur me fise të forta, nacionaliste dhe atdhetare. Ata kishin miqësi me fisin Kaloshi, Ndregjoni e Reçi në Dibër dhe me Selmani, Çela e Valtëri në Mat, të gjitha fise të njohura për nacionalizëm. Pikërisht një lidhje e tillë rëndoi edhe më shumë palët duke shtyrë regjimin komunist të përndiqte një nga një burrat e nipërit. Në vitin 1970 ra në burg djali i Dylit, Petriti, nipërit Sherif e Asllan së bashku me kushëririn e tyre Man Allamanin. Gjykimi pas një hetuesie speciale i dënon pa prova nën akuzën e agjitacionit e propagandës dhe tentativës për arratisje. Sherifi dënohet me 22 vite burg, Petriti 20 vite dhe Asllani me 15 vite dhe së bashku u dërguan në Burrel e Spaç për të vuajtur dënimin. Kryengritja e Spaçit rrëmbeu edhe Sherif Allamanin, i cili u ridënua. Brezi i dytë i familjes patriotike kaloi vite të tëra në qendrat e persekucionit të rëndë, ndërsa pinjollët e tyre vuanin në përçmimin e regjimit duke mos pasur të drejtën e shkollimit dhe të barazisë në shoqëri. Në mënyrë të çuditshme regjimi synoi të zhdukte gjithçka që kishte të bënte me rikthimin në kujtesë të llagapit Allamani. Të gjitha gjyqet kundër tyre ishin të sajuara me dëshmitarë të rremë. Nipi Allamanëve, Eduarti, i diplomuar për drejtësi pas rënies së komunizmit, ka treguar se dëshmitari kyç për dënimin e të atit të tij me 20 vite burg ka qenë shoku i tij. “Ishte shoku i babait që u përpunua nga hetuesit për të dëshmuar në gjyq gjera aspak të vërteta. Por ai ishte njeri i ndershëm dhe nuk e duroi dot krimin duke përfunduar në sytë e njerëzve nën gomat e makinës”,-tregon Eduarti. Pasi shkatërroi jetën e krerëve të fisit në burgje e miniera, regjimi komunist u hoqi të gjitha liritë nipërve e stërnipërve, ndërsa mali Allamani nuk do të mbajë këtë emër për shumë vite. Me anë të një vendimi ky mal nga ajo kohë e persekutimit të Allamanëve dhe deri në vitin 1992 do të quhet mali i Kurdarisë dhe çdokush që do të gabonte duke e thërritur në emërtimin e njohur historikisht ndëshkohej. Dëshmitarë të rezistencës së Allamanëve kundër pushtuesit janë dëshmitë në mbarë krahinën si dhe vet lumi Mat e Lusa, pragje qëndrese për Kurdarinë. Krimet e regjimit, vuajtjet, dënimet, burgosjet, torturat dhe mbijetesa e Allamanëve kanë zënë vend në librin e Eqrem Bej Vlora “Histori e Shqipërisë”, Juli Ameri, ish-misionar anglez pranë Abaz Kupit në kohën e luftës së vitit 1943-44 “Bijtë e Shqipes”, në dhjetëra faqe e dokumente të arkivave të shtetit si dhe në novelën e prozatorit të njohur Shpendi Topallaj “Allamanët”. U dënua me 10 vite burg dhe Shefki Allamani si nacionalist (kushëri i afërt me Dyl Allmanin e Isuf Allmanit të pushkatuar në vitet ‘44 e ‘45). Në të gjitha rastet theksohet se Allamanët në një shekull janë vrarë e prerë me serbët dhe regjimin komunist në ruajtje të parimeve kombëtare e nacionaliste. Më 16 nëntor 2009 në Tiranë në 65-vjetorin e Ditës kundër torturës së organizuar nga presidenca dhe ambasada amerikane janë dekoruar 38 intelektualë të pushkatuar në vitet 1944-1945. Këto ditë presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të dekorojë me titullin “Nderi i Kombit” intelektualin Isuf Allamani të pushkatuar në vitin 1994. Janë dhjetëra të ftuar mes tyre edhe pinjollë të fisit Çela, Lisi, Patini, Kaloshi, Ndergjoni etj me të cilët mbijetuan kullat e Allamanëve.


© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jan 17 2010, 11:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dosja e Sigurimit,boksieri që i vuri flakën vetes për të mos spiunuar të vëllanë

» Vendosur: 17/01/2010 - 11:13


Ferdinand Dervishi

“Historia e Esat Komtit, që u vetëdogj në mes të Tiranës, në vitin 1980, për të mos dëshmuar kundër vëllait e nipit, është rasti i dytë i njohur në historinë e Komunizmit Lindor, pas vetëdjegies së një studenti çek më 1969, në mes të Pragës, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik...” Këto fjalë Kurt Kola, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, i thotë me bindje, por pa ndonjë emocion të veçantë. Mbase sepse në jetën e tij të gjatë, kaluar burgjeve i rreshtuar në krahun e pakicës së shtypur nga ish-diktatura komuniste shqiptare, që njihet nga shumëkush edhe si e proletariatit, ka prekur e vëzhguar histori edhe më të dhimbshme. Në të vërtetë Esat Komtit, ish-boksierit të ekipit të Tiranës, që i dha fund jetës në mënyrën më të egër të mundshme, ardhur deri tani, shqiptarët nuk i kanë rezervuar asgjë të ngjashme me atë që populli çek e më tej e gjithë pjesa e botës së qytetëruar i rezervuan studentit Jan Palash, që më 16 janar 1969 u vetëdogj demonstrativisht në mes të sheshit Vaclav të Pragës në shenjë proteste ndaj pushtimit të vendit nga trupat e Traktatit të Varshavës. Kjo për faktin e thjeshtë se historia ka mbetur e panjohur, mbase edhe për shkak të familjarëve, që ose nuk e kanë vlerësuar sa duhet, ose nuk u është dhënë mundësia ta bëjnë publike, ose, më keq akoma, këtë mundësi nuk e kanë pasur. Mosgjetja e një fotoje të vetme të këtij personazhi të pazakontë, qoftë përmbi pllakën e varrit, shkon në dobi të kësaj ideje. Nga ana tjetër, këmbëngulja e Kurt Kolës për të bërë krahasim me heroin çek, që u vetëdogj publikisht për t’i dhënë një mesazh të fortë popullit të vet për mospajtim me pushtimin, nuk është krejt e pabazë. Sepse edhe tiranasi Esat Komti u kujdes që t’i jepte fund jetës me një mënyrë që të linte pas një mesazh sa më të fortë. Një ngjarje, që megjithë përpjekjet e pushtetit të kohës për ta izoluar, nuk mbeti e pakonsideruar nga bashkëkohësit, qoftë si vlerë njerëzore, qoftë si rebelim ndaj sistemit antihuman që regjimi kishte ndërtuar. Një akt burrërie, që të paktën si i tillë, nuk ka asnjë nevojë të vihet në peshoren e vlerësimit të mëtejmë. Fundja kjo histori, vetëvrasja me djegie në shenjë proteste ndaj regjimit, është e vetmja e njohur në historinë e komunizmit shqiptar.

Vetësakrifikimi

Dëgjuar kujtimet e ish-të persekutuarëve politikë të Tiranës, njohës të fisit Komti, ngjarja ka qenë pak a shumë e tillë. Më 6 maj 1980 Esat Komti kishte trokitur në shtëpinë e së motrës, që gjendej pranë ish-pastiçeri “Flora”, te Rruga e Durrësit. Përpara se të spërkaste veten me vajgur, ai kishte kërkuar që të bënte një dush. Ishte mëngjes, kohë e pazakontë dushi për shqiptarët e kësaj kohe, por motra, si gjithë motrat, i kishte krijuar të gjitha kushtet, pa bërë asnjë pyetje, pa kuptuar vendimin ekstrem në sytë e tij, pa e vënë re hijen e vdekjes, që kishte nisur ti ngatërrohej të vëllait nëpër këmbë. Sepse ish-boksieri profesionist i peshave të mesme të ekipit të Tiranës njihej, apo kishte krijuar rreth vetes, atë përshtypjen e një njeriu të ftohtë e sqarimepak, atë pamjen e lodhur nga bërrylat e shumta të jetës e të brejtur nga hallet, që nuk ja rrëfente askujt. Prandaj edhe e motra ishte bindur pa bërë pyetje.
Të parët që do të mësonin të vërtetën e vetëdjegies së Esat Komtit ishin njerëzit e shërbimit policor politik të kohës, apo Sigurimit të Shtetit, siç njihet. Sepse Esat Komti listohej diku si bashkëpunëtor i tyre. Lajmi se ishte vetëdjegur në mënyrë demonstrative ishte përplasur me zhurmë të papritur. Sepse njerëzit që siguronin gjithë mbarëvajtjen e shëndetit të kastës në pushtet, që për pasojë gëzonin mbështetje absolute dhe fuqi të pakufi, që kishin sajuar e realizuar me sukses njëmijë të zeza me duart e tyre, që kishin arritur të shpërfytyronin të gjithë sa kishin vënë në shënjestër, pavarësisht cilët ishin e nga vinin, nuk kishin dëgjuar kurrë për një fund të ngjashëm. Madje, madje, rasti ishte krejt i panjohur në historinë e gjithë ekzistencës së këtij organizmi. Fatmirësisht për ta, vetë Esati e kishte bërë gjithçka më të lehtë, më të shpjegueshme. Ishte kujdesur që para se të largohej nga kjo botë, të shkruante dy gisht letër.

Njeriu që i binte shtetit me grusht

Historitë e komunizmit shqiptar nuk fillojnë kurrë me “na ishte se ç’na ishte njëherë”. Sepse e nisur në këtë formë, historia duhet të përfundojë në totalin e rasteve me fund të lumtur, me frazën “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”. Historitë e komunizmit shqiptar, sidomos bëmat e Sigurimit të Shtetit, të ulur këmbëkryq në një vend të varfër e me kultivim të kufizuar të humanizmit, janë që të gjitha të trishta me përfundime edhe më të trishta. E tillë është edhe historia e rrobaqepësit Esat Komti, tiranasit të vënë në shënjestër të regjimit për shkak të prejardhjes familjare, babait Islam Komti, që dikur kishte shërbyer si xhandar i Mbretit Zog dhe një vëllai, që për pak kohë kishte punuar për rojet e financës në Itali. Të dhëna që lexohen në një dokument të Sigurimit të Shtetit të përpiluar menjëherë pas vdekjes së tij me mbishkrimin “Informacion mbi vetëvrasjen e bashkëpunëtorit ‘Luani’ të Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë” dhe të nënshkruar përfund nga Tahir Malo, Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Një dokument, që në faqen e fundit të tij, u “heq veshin” strukturave të sigurimit për punë të dobët, të pakujdesshme që për pasojë ka çuar drejt vetëvrasjes bashkëpunëtorin.

Esat Komti, sipas këtij dokumenti, ishte një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Luani”. I njëjti dokument lë të kuptohen edhe rrethanat e vendosjes së këtij pseudonimi. Sepse pothuaj në krye të shpjegimeve shënohet se Esat Komti nuk ka pasur qëndrim të mirë përballë regjimit, se ai ishte dënuar disa herë me burg, në të gjitha rastet për rrahje, në shumicën e tyre saktësisht për “fyerje, kanosje e goditje të personit zyrtar”. Pra Esat Komti ishte njëfarë luani, një tip luftarak që i përsheshte turinjtë më të mirit, që i dilte përpara, qofshin këta njerëz më pushtet apo jo, qofshin policë apo spiunë të Sigurimit të Shtetit. Dhe detajet e dokumentit pohojnë se pikërisht për këtë lloj sjelljeje të pazakontë, Esat Komti është dënuar disa herë dhe konkretisht: “Me vendim nr. 175 datë 13.06.1956, për goditje të personit zyrtar dënohet me një vit heqje lirie dhe me kusht për 5 vjet. Me vendim nr. 246 datë 13.08.1956 dënohet me 8 muaj heqje lirie për rrahje. Me vendim nr. 275, datë 14.09.1957 dënohet me një vit heqje lirie për sjellje të padenja në shoqëri. Me vendim nr. 58 datë 03.06.1960 dënohet me një vit e gjysmë për heqje lirie për kanosje dhe fyerje të personit zyrtar. Me vendim nr. 212, datë 24.10.1970 dënohet me tetë vjet heqje lirie për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të pushtetit”. Transkiptuar, pak a shumë një pasqyrë e tillë fillon e thotë se Komti, pasi ka rrahur një njeri të shtetit dhe është mbyllur në burg, sërish pas dy muajsh ka rrahur në brendësi të rrethimit me tela me gjemba dhe sërish është dënuar. Bashkëkohësit e tij rrëfejnë se në rininë e vet Esat Komti ka qenë boksier i peshave të mesme i ekipit të Tiranës, ndërsa të paktën për një rast rrahjeje ata konfirmojnë se viktimë ka qenë një oficer i Sigurimit të Shtetit. Pra Esati ishte një format i pazakontë i atyre kohërave, që nuk kishte frikë të ngrinte dorën ndaj askujt, edhe pse një grusht i vetëm mund të kushtonte pesë apo tetë vjet burg. Këtu duhet të ketë lindur edhe ideja e mjeshtërve të rekrutimeve në Sigurimin e Shtetit, të cilët pasi e kanë bindur tjetrin, pasi kanë marrë aprovimin e tij për detyrën, e kanë emërtuar “Luani” pseudonimin e bashkëpunëtorit më të ri të tyre.

Bashkëpunëtori i Sigurimit

Rrethanat në të cilat Esat Komti ka pranuar të jetë një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit nuk shkruhen në informacionin për vetëvrasjen e tij. Aty lexohet vetëm se ai, Esat Komti “është tërhequr në bashkëpunim nga sektori i ndjekjes së krimeve të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Tiranë në datën 19.11.1966 dhe përjashtuar në vitin 1968, pas arrestimit dhe dënimit”. Ndërkohë në pasqyrën e dënimeve të Komtit, që gjendet në faqen 2, në të njëjtin dokument, nuk është shënuar asgjë për periudhën 1966-1968, ndërsa dënimi me 8 vjet heqje lirie, të kryera kokërr më kokërr, “për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të pushtetit”, mban datën 24.10.1970. Gjithsesi çelësi i rekrutimit të Komtit duket se qëndron te vetë familja e tij, e gjitha e vënë në shënjestër të diktaturës së proletariatit. Në dokument thuhet se familja e tyre ka zbritur nga fshatrat e Krujës në Tiranë më 1920, se mbiemri është ndryshuar nga Koçi në Komti, se janë marrë me tregti dhe bujqësi, se kanë blerë shtëpitë e tyre në kryeqytet, se gjatë kohës së Zogut babai i Esat Komtit, Islami, ka qenë polic, punë që e ka lënë më 1942, se në këtë kohë ai ka pasur miqësi me burrin e ardhshëm të së motrës, Muharrem Telën, i cili edhe ai, kishte dyqane e toka... Në vazhdim në të njëjtin informacion thuhet se “qëndrimi i familjes së Esatit, pas çlirimit nuk ka qenë i mirë” dhe se që të gjithë vëllezërit e Esatit kanë provuar burgun, më i madhi, Bastriu, 8 vjet, i dyti në radhë, Bedriu, 3 vjet, i treti, Bahriu, ishte arrestuar më 30 prill 1980 nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit dhe nën të njëjtën akuzë, në janar 1980, ishte arrestuar edhe nipi, Ylvi Komti. Duket ekzistenca e një familjeje të tillë, e dalë nga “udha e Zotit”, e kishte detyruar Sigurimin e Shtetit të kërkonte një informator “të brendshëm” në fisin armik “Komti”. Apo gjithçka kishte qenë një përllogaritje edhe më djallëzore se kaq. Nga ana tjetër vetë Esat Komti, apo “Luani”, nuk dihet se përse u ka thënë “po” kasapëve të familjes së tij. Mbase pa e menduar gjatë, mbase për të përfituar, për të gëzuar edhe ai të mirat e një shoqërie me pak të tilla, mbase me detyrim, në këmbim të disa viteve burg më pak, mbase për të siguruar njëfarë mbrojtjeje për veten dhe të afrimit, pa e kuptuar kurrë deri në fund se çfarë mund ti kushtonte, pa e kuptuar kurrë se çfarë donin në të vërtetë, pa e mësuar menjëherë se qëllimin kryesor e kishin që ai të spiunonte para së gjithash fisin e vet, filluar nga vëllezërit. Se në atë sistem, në sistemin komunist të Shqipërisë, kështu ishte ndërtuar. Vëllait i kërkonin të spiunonte të vëllanë, gruas i kërkonin të spiunonte burrin, birit të spiunonte të atin, nënës të bijën... Kështu Sigurimi i Shtetit lexonte mendimet në mesin e familjes shqiptare, në mesin e fisit, në mesin e mëhallës, lagjes, qytetit duke ndërhyrë për të bërë modifikimet e duhura, duke nxjerrë jashtë radhëve me përdhunë më të pakënaqurit me pushtetin, duke i degdisur burgjeve e kampeve të përqendrimit. Një mendje gjeniale, vetëm me anë të këtij sistemi, i kishte garantuar jetëgjatësi absolute pushtetit. Dikur, vetë njeriu brenda këtij sistemi nisi të kishte frikë edhe nga mendimet e pabindura në kokën e vet.

Nipi dëshmitar

“Paraditen e 6 majit 1980, Esati duhet të vinte të dëshmonte në gjyqin tim. Gardiani më kishte lajmëruar se do të nisesha për në sallën e gjyqit në orën 10:00. Por ora erdhi e shkoi dhe nuk më trazuan. Nga dreka gardiani erdhi sërish duke më thënë se nuk do shkoja atë ditë në gjyq. Më vonë e mësova se xhaxhai im, Esati, atë mëngjes i kishte vënë flakën vetes vetëm e vetëm që të mos vinte në sallë e të dëshmonte kundër meje”, rrëfen i tërë dhe i plotë, Ylvi Komti, nipi i Esat Komtit, tashmë 67-vjeçar, me detyrë Sekretar i Shoqatës Kombëtare të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë. Dhe historia në vazhdim është e pabesueshme. Ylvi Komti është një dëshmitar i gjallë i historisë së fisit të vet të vënë në shënjestër të Sigurimit të Shtetit. “Ne Komtët, sidomos xhaxhallarët e mi, na merrnin të gjithëve në rajonin e policisë, sa herë që në Tiranë vinin delegacione të huaja. Kaq shumë me ‘damkë’ na konsideronte regjimi”, vazhdon ai rrëfimin e pazakontë. Por edhe vetë Ylviu ishte arrestuar në rrethana të habitshme. Më 1979 punonte si dizenjator i Ndërmarrjes së Ushqimit Social, kur e kishin dërguar me shërbim në Korçë. Rrugës, në Elbasan, Sigurimi i Shtetit e rrëmben me një makinë dhe për 14 ditë me radhë - sepse një kohë të tillë, pa masë arresti, e parashikonte edhe ligji - u nënshtrohet torturave të egra më qëllim që të tregonte bashkëpunëtorët që bënin propagandë kundër shtetit. “Se që unë bëja, për këtë ishin të bindur, pasi nuk kishte të ngjarë që për ta nga fisi Komti të dilte ndonjë bimë e mirë.”, rrëfen Ylviu buzagaz dhe me një babaxhanllëk karakteristik për tiranasit e vjetër. Kujton edhe identitetet e kasapëve të tij, N. Dautaj, F. Trebeshina, E. Kadia, N. Mici... “E niste dajakun i pari, dhe kur lodhej, ndërrohej me tjetrin. Dhe ishin goxha të bëshëm nga trupi. Qëllonin fort e më bërtisnin: armik i popullit! Por një xhaxha imi, Bedriu, më kishte mësuar, më kishte përsëritur shpesh që, nëse një ditë do të shkoja në duar të hetuesve, apo prokurorëve, të mos pranoja asgjë. Prandaj ata e patën të vështirë me mua dhe duket, për të arritur atë që donin, më sollën si dëshmitar në qeli Esatin, xhaxhain e vogël. Por ai nuk e hapi gojën. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ai u vetëdogj vetëm që të mos vinte të dëshmonte në gjyqin tim”, shpjegon Ylviu një histori që vërtetohet kapërcipërisht në iformacionin e Sigurimit të Shtetit për vetëvrasjen e bashkëpunëtorit “Luani”. Sipas këtij: “Më 26.01.1980, Ylvi Komti u arrestua sekret dhe pas 14 ditësh në hetim nuk u zbërthye, mohoi kategorikisht që kishte zhvilluar veprimtari armiqësore...” Ndërkohë që Ylli ishte marrë në Elbasan me thes në kohë dhe torturohej me turne, edhe Bahriu, vëllai tjetër i Esatit dhe njëkohësisht xhaxhai tjetër i tij, ishte arrestuar nën akuzën për agjitacion dhe propagandë. “Unë nuk arrita ta mësoja shumë shpejt, por ka të ngjarë që edhe arrestimi i vëllait, veç historisë sime, ti ketë rënduar Esatit dhe ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes”, rrëfen dëshmitari i gjallë i një prej historive më ekstreme të komunizmit shqiptar. Por këtu vetëm nis, vetëm fillon. Sepse e keqja për gjithë fisin, vjen menjëherë pas vetëdjegies së Esat Komtit. “Po atë natë që Esati i vuri flakën vetes, gjithë lagjia ku jetonim, shtëpitë tona private, u rrethuan nga policia e Sigurimi i Shtetit. Kishin sjellë pesë kamionë dhe forcërisht na internuan familjet. Morën edhe familjen time, sigurisht. Por edhe familjen e vëllait, Fatmirit, motrat Violetë dhe Jolldiz, nënën Ikbale, nusen e vëllait, Melihanë dhe djalin Lukino, në atë kohë një vjeç, të cilin e kishin futur në raftin e bukës, pasi në kamion nuk kishte vend. Kështu i degdisën në Akërni të Vlorës, në ca baraka ushtrie, një vend i shkretë, ku rriten ca bimë të egra, mishtore, gjithë kripë”, rrëfen Ylvi Komti duke ruajtur më të keqen për në fund. Një fund me përmasa apokaliptike, edhe pse për një komunitet të vogël. Një fund që të kujton pushtimet e hakmarrjet e ushtrive, apo hordhive, në ditën që arrinin të rrënonin muret e kështjellave, momentin që kronikanët e kohës e përshkruanin: “... në fund, pasi shkulën edhe gurët e themelit të kështjellës, e pluguan dhe e mbollën tokën me kripë, që asgjë të mos rritej në jetë të jetëve”. Pak a shumë kjo ishte realizuar me pronat, saktësisht banesat e fisit Komti menjëherë pas internimit të qenieve humane në bregdetin e Vlorës. “Unë kisha një shtëpi të bukur, rreth 2500 metër/katrorë pas godinës së ‘Zërit të Popullit’. Por pas burgosjes sime në Spaç dhe internimit të familjes, komunistët e shembën shtëpinë dhe në truallin e përftuar ndërtuan dy pallate të rinj, që i populluan me familjet e pinjollëve të tyre”, përmbyll thelbin e historisë së jetës së vet Ylvi Komti, pa harruar të shtojë se të njëjtin fat patën edhe shtëpitë e xhaxhallarëve të tij, djemve të tyre, ndërkohë që familja që u shkatërrua totalisht ishte pikërisht ajo e të sapo vetëdjegurit, Esatit, pasi gruaja dhe vajza e tij, mbetën në mëshirë të një shteti që nuk e njihte mëshirën.

Fundi si i Luanit

“Vëllezërit e mi nuk janë armiq. Nuk mund të dëshmoj kundër tyre. Të gjithë fajin e ka agjenti A. Mataj, që më detyroi... Ju nuk më latë asnjë rrugëzgjidhje...” Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e letrës së fundit të Esat Komtit para se të vetëvritej. Letra që kishte ndihmuar agjentët e Sigurimit të Shtetit të kishin shumë shpejt të qartë përse-në e aktit të pazakontë të njeriut që e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre. Sipas informacionit që Sigurimi i Shtetit kishte përpiluar menjëherë pas vetëdjegies së bashkëpunëtorit “Luani”, Esat Komti ishte rekrutuar dy herë, fillimisht më 1966, duke shërbyer deri në 1968 dhe së dyti më 17.01.1979. Këtë radhë, si objekt pune Sigurimi i Shtetit i kishte dhënë të kishte nën vëzhgim... tekstualisht në dokument: “...për t’u përdorur në përpunimin e një grupi që zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore dhe që përbëhej nga Bedri e Bahri Komti (vëllezër të ‘Luanit’), Ylvi Komti (nipi i ‘Luanit’), Jalldez Komti (mbesa e ‘Luanit’), Ali Oseku, dhe J. e G. Tela (krushq te familjes Komti. red) të cilët u morën në 2A (hetim i personave që dyshohej se ushtronin veprimtari armiqësore. Red.) e PP (përpunim paraprak. Red) dhe u çel dosja agjenturiale”.
Sigurimi i Shtetit, në pamje të parë, duket sikur e kishte tepruar të ngarkonte një personalitet me karakteristikat e sjelljet e Esat Komtit me spiunimin e njerëzve të vet më të afërt. Sepse të dhënat e bashkëpunëtorit “Luani” i kishte krejt të qarta. Ai nuk ja përtonte kujt grushtet e shkelmat. Qofshin këta njerëz me pushtet apo jo, përfshirë policët, hetuesit apo edhe vetë njerëzit më të paprekshëm, agjentët e Sigurimit të Shtetit. Në informacion nuk saktësohet, por dënimi i fundit, ai i vitit 1970 me 8 vjet heqje lirie, me motivacionin “për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të pushtetit” ka të ngjarë të ketë lidhje pikërisht me rrahjen publike të një agjenti të Sigurimit të Shtetit. Ylvi Komti, nipi i Esatit, e rrëfen një histori të tillë, të vëzhguar me sytë e tij. “Një ditë, kur të katër vëllezërit dolën nga rajoni i policisë, Esati, sa e pa, i kërceu me grushte e shkelma një operativi të Sigurimit të Shtetit, që quhej, mos gaboj, Harun. Për këtë bëri tetë vjet burg të plota”, rrëfen Ylviu një moment kyç, që ilustron karakterin e Esat Komtit.

Pas daljes nga burgu, më 1979, Sigurimi i Shtetit e kishte kontaktuar sërish Esat Komtin duke i marrë sërish dakordin për të rifilluar zanatin e “bashkëpunëtorit”. Duket, nga ana e vet, Esati nuk e ka marrë shumë seriozisht kërkesën për të spiunuar vëllezërit, nipat e mbesat. Prandaj i përballur me faktin e kryer, me një nip të arrestuar e të dërguar në gjyq dhe me një vëlla të sapo arrestuar, duket nuk gjen dot më tej një rrugëdalje.

“Në datën 06.05.1980, me cilësinë e dëshmitarit ‘Luani’, ishte thirrur si dëshmitar nga gjykata për të dëshmuar për nipin e tij Ylvi Komti. Po këtë ditë, në orën 09:30, në shtëpinë e së motrës, u vetëdogj me vajgur, dhe në orën 09:30 vdiq në spital. Në shtëpi u gjet një fletore ku shënonte shkaqet e vetëvrasjes, ku ngre akuza për p. operativ (punëtorin operativ. Red) A. Mataj, që e ka rimarrë e mbajtur në lidhje, shënon se vëllezërit e tij nuk janë armiq dhe kërkon që këtë çështje ta zgjidhë...”, thotë ekzaktësisht informacioni i Sigurimit për këtë ngjarje. Ndërsa në fund, në faqen 5 dhe të fundit të këtij informacioni, lexohen edhe dobësitë e të metat “në punën tonë”, pra në punën e Sigurimit për këtë çështje. Që janë katër gjithsej. E para: “Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbështetur në personalitetin e këtij personi, nuk duhej ta kishte rimarrë në lidhje...” Që transkiptuar do të thotë se një njeriu me personalitet të fortë si Esat Komti, që i përsheshte turinjtë kujtdo, nëse ishte me të drejtën, nuk duhet t’i ishte ngarkuar detyrë të spiunonte të afërmit. E dyta: “Shpejtimi dhe nxjerrja dëshmitar në kundërshtim me përcaktimin për t’i marrë dëshmi vetëm për sanksionim, në një kohë kur ishte goditur edhe i vëllai, e ka tronditur dhe e ka shtyrë në vetëvrasje”. Që do të thotë se edhe vetë Sigurimi i Shtetit është nxituar ta nxjerrë bashkëpunëtorin si dëshmitar, duke tejkaluar normat e zakonshme të punës. E treta: “Shpejtimi dhe dërgimi në gjyq i Ylvi Komtit, pa e analizuar në Drejtorinë e Parë, kur ky problem ndiqej i centralizuar, përbën shkelje dhe ka lejuar kontradikta ndërmjet sektorit operativ dhe atij hetimor”. Që do të thotë se për Ylvi Komtin, që nuk e hapi gojën në 14 ditë tortura, duhet të gjendej një tjetër zgjidhje. Dhe e katërta: “Dega e VIII nuk e ka udhëhequr mirë problemin dhe me një punë të kujdesshme mund të kishte eliminuar të metat e të parandalonte këtë ngjarje”. Që kuptohet se çfarë thotë. Por nuk mbaron as këtu. Sigurimi i Shtetit ka lënë pas këtë dokument të vitit 1980, ku në pamje të parë duket se ai kritikon veten për punë të dobët. Por në të njëjtin dokument nuk shkruhet se ditën që Esat Komti i vuri flakën vetes, i gjithë fisi i tij i afërt u internua me përdhunë në një zonë të shkretë, të zgjedhur sa më larg qenieve të tjera njerëzore. Se vëtëdjegia e bashkëpunëtorit ua bëri më të lehtë punën për të larë duart me “armiqtë” e këtij fisi. Po kështu aty nuk thuhet asnjë fjalë për një qarkore të viteve ’70-’80, të shkruar dhe të nënshkruar nga vetë Enver Hoxha, sipas së cilës “klasat e përmbysura duhet t’i shkatërrojmë duke përdorur njerëzit e tyre, duke i futur të spiunojnë njëri-tjetrin, vëllai- vëllanë, gruaja-burrin...”. Një histori të tillë, të provuar në lëkurën e tij edhe një piktor i mirënjohur shqiptar e ka deklaruar botërisht: “Edhe ajo me të cilën ndava për shumë vjet të njëjtin shtrat, më doli dëshmitare kundër në gjyq”. Prandaj edhe historia e vetëdjegies së Esat Komtit ka përmasa të konsiderueshme. Një histori që në totalin e saj veçon një njeri me shpirt të paepur, akti i të cilit, vetëdjegia si zgjidhja e vetme për të mos u bërë keq njerëzve të tij të afërt dhe më tej edhe si protestë kundër veprimeve të regjimit të kohës, duhet të paktën të respektohet nga shoqëria pasardhëse. Një histori e pazakontë që tregon thelbin e së ashtuquajturës diktaturë e proletariatit në Shqipëri, ku shumica sundonte mbi pakicën, një pakicë të cilën me anë të ligjeve të paligjshme, që zbatonte, e trajtonte njëlloj sikur një ushtri pushtuese në kohërat e Epokës së Gurit deri në Mesjetë trajtonte një popull të mundur, duke i rrëmbyer gjithçka, që nga liria, pasuria e deri te vetë jeta. Shpesh duke i realizuar të gjitha këto, me anë të mjeshtërive më të rafinuara, pa i futur fare duart në zjarr për të nxjerrë gështenjat, me anë të metodës së shkatërrimit mes tyre. Një rend shoqëror që duhet të kujtohet me turp, pa harruar njëkohësisht respektin e mirënjohjen për ata që i rezistuan, ata që sakrifikuan për të mos e pranuar.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


[ Edited Sun Jan 17 2010, 11:01am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 10 2010, 12:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pavijoni për diktaturën mbahet pezull

Jorida Pasku | 10/02/2010

Rikthehet çështja e pavijonit "Genocidi". Drejtori ri Luan Malltezi thotë se hapet "së shpejti". Objektiv i largët, i Muzeut Historik Kombëtar, duket dixhitalizimi i pasurisë historike

Në shkurt të vitit 2009, kur hapej ekspozita "Nderim viktimave të sistemit komunist" në Muzeun Historik Kombëtar, u vë për herë të parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë institucionet e kujtesës historike për të dëshmuar krimet dhe dhunën e diktaturës. Aty u tha se ky ishte vetëm fillimi.

Se ekspozita në fjalë do të shërbente si modeli bazë për një pavijon permanent në Muzeun Kombëtar. U tha dhe u harrua. Qysh atëherë u ndërruan disa ministra kulture, u ndërrua dhe drejtori i Muzeut, por në asnjëra palë deri tani nuk ka pohuar se çfarë ka ndër mend të bëjë me projektin e pavijonit antikomunist apo të të ashtuquajturit "Pavijon i Genocidit".

Apo duhet besuar se ekspozita e 19 shkurtit 2009 ishte një show politik.
I pyetur nga Shekulli për projektet e vitit 2010, ndër të tjera edhe për këtë pavijon, Luan Malltezi, tha se po punohet dhe "së shpejti" do të ngrihet.

Është ngritur një grup pune që po merret me projektin, më pas ky projekt shqyrtohet në Këshillin Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar dhe prej këtej në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Procedurat, hallkat dhe ritmi i burokracisë nëpër cilën kalojnë "këto punë", lënë të kuptosh që do duhet kohë për të parë rezultatet e kësaj ideje që u shpall nga kryeministri Sali Berisha, u propagandua nga ish ministri Ylli Pango dhe u premtua deri vjeshtën e shkuar nga ish drejtori Kasem Biçoku.


Megjithatë projekti më i afërt për zbatim për drejtorin Luan Malltezi është pavijoni për diktaturën. Duket utopike kur MHK ka nëpër këmbë çështje më të vogla se kaq, e që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Se çfarë projektesh të tjera ka për vitin 2010, ku në asnjë prej tyre nuk zë vend një politikë më e mirë për prurjen e vizitorit në Muze, Malltezi tregon në këtë intervistë.

Z. Malltezi cila është detyra e ngutshme që duhet të përmbushë gjatë 2010-ës Muzeu Historik Kombëtar?

Muzeu Historik Kombëtar paraqet disa probleme. E para, është një muze i politiziuar dhe e dyta ka mbetur pas zhvillimeve teknologjike. E them këtë sepse muzeu ka probleme të paraqitjes muzeale.

Ai nuk paraqet situatat reale të fushave të tjera, si për shembull arkeologjia.

Konsideroj shumë të rëndësishëm dixhitalizimin. Ky është një program afatgjatë.

Institucionet kryesore të trashëgimisë dhe të kujtesës e kanë vënë në vijë më kohë procesin e dixhitalizimit. Ju në ç'fazë jeni?

Do të depozitohet i gjithë informacioni për figurat dhe periudhat historike, sipas një programi shkencor të përpunuar nga specialistët.

Çfarë po bëhet për pavijonin për diktaturën? Ka një vit është premtuar.
Aktualisht për të po punojmë. Kemi mbledhur specialistët më të mirë dhe shpresojmë që shumë të shpejtë të kalojmë në krijimin e pavijonit të genocidit.
Do të kemi një bashkëpunim me Arkivin e Shtetit, me Bibliotekën Kombëtare, me Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me muzetë e rretheve, kudo që të ekzistojë materiali.

Cilët specialistë po punojnë?

Marrin pjesë specialistë të Muzeut Kombëtar, të Arkivave dhe nga Ministria e Brendshme. Projekti do ta kalojë në Këshillin Shkencor, pastaj në Ministrinë e Kulturës për ta ekzekutuar.

Po punojmë ndërkaq, për të ngritur pavijonin e etnografisë, ku do të ekspozohet kultura e qytetit dhe të fshatit.

Keni gjurmuar dhe mbledhur të tjera materiale veç atyre që u ekspozuan një vit përpara në ekspozitën e antikomuznimit?

Janë materiale për një kategori njerëzish të cilat, aktualisht, nuk pasqyrohen në Muzeun Historik Kombëtar. Prandaj thashë edhe më parë, Muzeu Historik Kombëtar është i politizuar. Muzeu është Kombëtar dhe duhet t'i shërbejë gjithë kombit.
Materiali filmik dhe fotografik do të jetë më i pasur sesa ai që kemi parë në ekspozitën e kaluar.

Ndërkohë muzeu ka një veprimtari të përhershme të tijën. Organizimin e ekspozitave të ndryshme, siç kishim këto ditë, ekspozitën kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Duke iu referuar stendës që përmendët, por edhe ekspozitës për 90-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Vihet re mungesa në prezantim e dokumenteve origjinale.
Në muze nuk pasqyrohet i gjithë dokumentacioni që disponon shteti për ngjarjet. Tek stenda dedikuar hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë paraqitur pak materiale. Ekipi i punës në MHK sigurisht që do të punojë, për pasurimin e mëtejshëm.

Deri tani nuk përmendët vizitorin. Çfarë do bëni për ta sjellë në muze?
Aktualisht, numri i vizitorëve nuk është shumë i madh. Por nëse fusim një program të pasur, besoj se do ta bëjë shumë interesant. Sigurisht kjo kërkon që idetë të diskutohen me specialistë, të fillojë kërkimi i këtij materiali që gjendet në institucione të ndryshme.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Wed Feb 10 2010, 12:52pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6789 sec, 0.0924 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 4,243kB