Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Krimet & Barbarizmi Komunist Anti-Kombtare
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Feb 10 2010, 03:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dosja e Diktaturës, zbulohet e vërteta e armëve nëpër kisha


(Dërguar më: 10/02/10) Dr. Pjetër Pepa

Mbi bazën e dokument eve të arkivit del e qartë dëshmia e sinqertë e At Çiprian Nikës: “Armët nuk i kam pas vetë. Ishin disa mbeturina të lëna nga gjermanët kohë më parë, që kur ishin strehuar dhe kishin banuar në seminarin tonë”. I shkreti At Çipriani, mendonte se bëhej fjalë për 3-4 mbeturina rrangallë të mbetura si trofe pas ikjes së gjermanëve, dhe me sinqeritet e thoshte edhe atë, pa e ditur se do të dilte në fotografi pranë një mori pushkësh fare të reja, që ishin futur një mëngjes në atë kuvend e në atë kishë. “Njeriu e ka për detyrë të thotë gjithmonë të vërtetën, por jo të thotë gjithë të vërtetat”, – porosit Aristoteli, por ishte koha e Lilo Zenelëve, dhe jo e Aristotelëve. “Gjithë arkivin me vlerë historike e futëm në dy koshunj të mëdhenj, - dëshmon at Zef Pllumi. - Ishte një pasuri e pamasë dokumentesh të Rilindjes Kombëtare, si dhe shkrimet, letrat, kujtimet e dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, imzot Doçit, imzot Bumçit etj. Ishin dhe dokumentet e Gjeçovit, fondi i Fishtës etj. Dorëshkrimet përgjithësisht i sistemuam në valixhe metalike, që kishin qenë dikur arka municioni dhe ishin lënë bosh nga gjermanët, sepse ishin të përshtatshme kundër lagështirës. E ironia e dhimbshme konsistonte në faktin se në libra, revista dhe ekspozita nxirrnin fotografitë tona para atyre arkave të shoqëruar me nënshkrimin: ‘Ja municioni i fshehur në kishë, në ato arka që me shkrimet e tyre gjermanisht kishin diçka të tillë lidhur me municionin...’ Natyrisht, ishte kjo një djallëzi ‘e vogël’ e Sigurimit, e vështirë për ta kuptuar cilido”.
“Ka qenë një vepër e shëmtuar, që na ka kushtuar shumë, - dëshmon at Leon Kabashi. - Më duket, urdhri kishte ardhur nga Tirana. Punonjësit e Sigurimit të Shkodrës u futën nga oborri i gjimnazit të françeskanëve, u lidhën me një student (Xhakua) dhe me ndihmëskuzhinierin, të cilëve me sa duket i kishin thënë që më parë se kleri ka mbaruar, ndërsa ju do të shpërbleheni. At Aleks Baçli, që kishte parë lëvizjet e dyshimta, ndenji gjithë natën nën mbikëqyrje (në sakristi) dhe mundi të shohë hyrjet e daljet e asaj nate në kishë, por ngaqë ishte mjaft larg dhe errësirë, nuk mundi të dallojë saktësisht se çfarë po bëhej aty”.
“Në të dalë të dritës, - tregon at Zef Pllumi, - forcat e Sigurimit shpërthyen brutalisht kuvendin, mblodhën gjithë fretërit, organizuan atë ‘kontrollin e imët’ deri ndër altare, dhe në njërin prej tyre gjetën me shumicë armë...”
I nxorën gjithë fretërit në oborr, shumica përfunduan në pranga, shuplakë e pështymë, shkelma e sharje, çka s’ishte parë asnjëherë në asnjë vend të botës. Kuvendi ishte shkelë në atë mënyrë, sa banorët përreth s’e harrojnë ende sot. S’vonuan shumë dhe ia behën të ftuarit dhe autoritetet. U gjendën menjëherë prezent telekamerat jugosllave për të dokumentuar këtë ngjarje, zjarri i së cilës sapo ishte vënë. E përballë kësaj të vërtete, ja se si bëhej propaganda: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në seminar, kuvend e institucione të tjera, - pohon provinciali françeskan Mati Prendushi, - ne i ruanim me shumë kujdes. Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitralozëve, të bombave dhe mortajave e municionin përkatës, ne i patëm marrë nga ushtria italiane”. (Rakip Beqja, f. 72).
Në altarin e zemrës së Krishtit, në ish-kishën françeskane Shkodër, sipër dhe në fund të tij janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba ), për t’u përdorur kundër pushtetit popullor. (Idem. f.80).
“Në altarin e Shën Ndout, në kishën françeskane u gjetën armë brezi. Disa ditë më vonë, edhe në kishën e madhe në Shkodër u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion”, - thuhet në një vend tjetër.
“Më 16 dhjetor 1946, seksioni i Sigurimit të Shtetit zbuloi në abacinë e Mirditës, brenda në kishë e në qelë, armë e materiale të tjera komprometuese”, - njofton përgjegjësi i Sigurimit të Mirditës, togeri Bardhok Biba. “Më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba e mitraloza të fshehura nga klerikët në arqipeshkvinë e Shkodrës... Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura, që kleri katolik kishte marrë nga gjermanët”, - thuhej në një vend tjetër.
E përballë kësaj propagande që bëhej në opinionin kombëtar dhe
ndërkombëtar, si mund të zbulohej e vërteta, kur dëshmitar i vetëm ishte Zoti e frat (vëlla) Ndou, portieri i kishës? Ai nuk pranoi të dorëzojë çelësat e të hapë portën për të futur armët e reja e pa pluhur, pushkët e gjata e mauzeret e llustrosura, rreth orës 4.30 të mëngjesit të asaj dite të zezë. Për këtë veprim, e masakruan si mos më keq!
“Ishim te burgu i Ulqinakut, - kujton Terezina Zorba. - Natën erdhën e morën At Mati Prendushin. Të nesërmen na tregoi se bashkë me At Pal Dodën, Donat Kurtin e Çiprian Nikën, ata i çuan në kishën e françeskanëve, hapën elterin e Shna Ndout, u vunë pushkë e mitraloza në krahë dhe i fotografuan disa herë”.

Gjithçka, pra, ishte organizuar e përgatitur si s’ka më mirë. Regjisorët kishin qëlluar specialistë të përkryer... Ishin nga ata që pyesnin: “Kako si ti Pope...”, e që drejtonin këtë lojë të dhimbshme. Por, tani le të kthehemi për disa çaste tek përgjigjja që i kishte ardhur lutjes së imzot Gjinit:
Ja shkresa e fundit:
Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje: 1. Mons. Frano Gjini 2. P. Mati Prendushi 3. D. Nikollë Deda, të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan më datën 11.3.1948, në orën 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:
- Rroftë Krishti mbret, Feja katolike dhe katolikët në botë. Rroftë Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten këtu, por shpirti dhe zemra është te Papa! Rroftë Shqipnia!
Mons. Frano Gjini
- Jam i pafajshëm; po vdes në krye të detyrës t’eme. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Papa! Rroftë Kisha Katolike! Rroftë Shqipnia! Ja baj hallall gjyqit dhe atyne që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm.
P. Mati Prendushi.
- Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time! Rroftë Krishti mbret! Rroftë populli shqiptar!
Mons. Nikollë Deda.
P/ Kryetarin e Gjykatës Kapiten I,
Misto Bllaci
(Arkivi i Ministrisë së Rendit).
11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit... Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër... Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur... Te vendi tashmë tradicional i pushkatimeve janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, imzot Gjini e Deda, at Prendushi e Nikaj... 12 të tjerët janë qytetarë që nga gjyqet e mëparshme, janë dënuar për kryengritjen e Postribës: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Sereqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetër Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia. Pra, drejtësia e historia i është borxh edhe atyre për të provuar përfundimisht të vërtetën e për të zbuluar pafajësinë e tyre. Ata janë intelektualë e inxhinierë, avokatë e deputetë, por mbi të gjitha, janë patriotë e martirë të demokracisë shqiptare.
Një shi i imët i shtohej atij sfondi vajtues në orët e para të mëngjesit... Ashtu flokëthinjur, të lidhur pranë njëri-tjetrit, klerikë, myslimanë e të krishterë qëndrojnë para një grope të madhe që ngjason me një gojë të hapur e gatshme për t’i përpirë. Një heshtje si vetë vendi në të cilin ndodheshin, varret ......
-AKTI I DYTË-
ZBULOHET E VËRTETA
Të vërtetën e dinte vetëm Zoti e frat Ndou, portieri, të cilit i kishin kërkuar çelësat... por tashti edhe ai nuk mund të fliste, sepse e kishin çuar edhe atë tek Zoti... Çfarë mund t’i ketë mbetur pa thënë kësaj drame të përgjakshme? Nuk kanë kaluar as katër muaj nga pushkatimi, dhe një valë e re arrestimesh shpërthen sërish në Shkodër, e bujshme dhe tepër e veçantë për llojin e saj. E veçanta konsistonte te të arrestuarit. Është një grup tashmë të rinjsh, 20-25 vjeçarë, tre nga të cilët janë jo vetëm anëtarë partie, por edhe punonjës të Sigurimit të Shtetit. Më 28 korrik 1948 do të arrestohen:
1. Pjerin Kçira - 25 vjeç, anëtar partie, aspirant në seksionin e sigurimit Shkodër, korrespondent i “Zërit të popullit”.
2. Gjovalin Mazreku - 20 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.
3. Lin Çollaku- 23 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.
4. Zef Bardhoku - 24 vjeç, anëtar partie, nëpunës.
5. Nush Simoni - 22 vjeç, nëpunës banke.
Edhe për ta - rituali i zakonshëm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do të bëhej shpejt e shpejt edhe për ta një...
Procesverbal
Prokuroria ushtarake e Tiranës me funksion në Shkodër, me Aktakuzën e saj datë 26.5.1949 i sjell për gjykim kësaj gjykate çështjen penale për të pandehurit Pjerin Kçira... me shokë se:
- Kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar në mbledhje të fshehta.
- Kanë bërë agjitacion e propagande me gojë e me shtyp.
- Kanë marrë vendime që të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit dhe kanë kërkuar të bëjnë atentat kundër një anëtari të sigurimit, por që nuk e kanë kryer nga frika se mos diktoheshin... etj.
Kur u formua dhe çfarë ishte ky grup?
Mbi bazën e dokumenteve rezulton që grupi u krijua më 18 korrik 1948, dhe se në një mbledhje të rregullt me votime kanë zgjedhur kryetar Pjerin Kçirën.
“Koçi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parë të partisë, E. Hoxhën, prandaj ky i fundit është fajtor e përgjegjës për gjithçka që po ndodhte në Shqipëri”. Ishte ky mendimi i anëtarëve të këtij grupi në atë periudhë të turbullt, kur një “tradhti” zbulohej në Shqipëri e që me vonë (3 mars 1949) u hiqej mandati edhe vetë Koçi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor). Pra, veprimtaria e grupit rezulton të jetë zbuluar në krye të dhjetë ditëve... Të ishte një armiqësi apo truk që organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shërbëtorët e vet kur duheshin zhdukur gjurmët?... Dhe, hetimet do të zgjasin njëmbëdhjetë muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion të posaçëm po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumë të tjerë, që deri dje kishin qenë shokë të tyre... Madje, gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit akuzojnë për këto tortura dhe të mësipërmit detyrohen të vijnë dhe të dëshmojnë në gjyq siç e ka kërkuar mbrojtja. Por natyrisht, as që mund të ndodhte ndryshe. U provua “katërcipërisht” se deklaratat e të pandehurve ishin marrë “pa asnjë detyrim e presion”... Akuzohen gjithashtu për atentate që kishin dashur të bënin kundër Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut etj.
Dhe... një procesverbal tjetër:
“Sot, më datën 28.5.1949 trupi gjykues, i përbërë nga kapiten i parë, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri e kapter Ali Tirana, anëtarë, me prokuror, kapiten i parë, Harito Nashin, hapin gjyqin kundër të pandehurve...”
...për të arritur kështu në pretencën e prokurorit që dënon Pjerin Kçirën e Nush Simonin me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet e Lin Çollakun me 8 vjet. Të nesërmen, më 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos për Pjerin Kçirën dënim me vdekje, me pushkatim e gjithçka merr fund. Kjo, së paku zyrtarisht në bazë të dokumenteve të arkivuara.
Pjerin Kçira dërgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siç ishin pushkatuar shumë të tjerë para tij e siç do të pushkatoheshin edhe shumë të tjerë pas tij.
Ku qëndron e veçanta? Fatkeqësisht, dokumentet e arkivit nuk na
ndihmojnë... Ato ose janë zhdukur, ose me qëllim janë ndryshuar që të mos përmendet fare ai sekret që lidh bashkë këto dy akte të kësaj drame të përgjakshme.
Ndoshta e veçanta kishte filluar që më herët... Ajo kishte filluar që atëherë kur Pjerin Kçira, nga A-P kthehej në a-p po me një ndryshim tepër të madh... Pra, nga anëtar partie, në armik i popullit. Dikur, anëtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i sigurimit të shtetit e përgjegjës i burgut të kishës. Dikur, hetues i At Mark Harapit, dom Anton Muzajt e sa e sa të tjerëve. Dikur, i njohur e i fuqishëm me miq e shokë, oficerë e hetues të sigurimit. E tashti, përsëri a-p, por me vulën e zezë si armik i popullit. Pra, antipod i asaj çka kishte qenë dikur; nga persekutor, në i persekutuar e kaq menjëherë e papritmas...
Për hir të së vërtetës duhet pohuar që të rinjtë kishin qëlluar trima dhe realizuan një gjyq që do të kujtohej për shumë kohë për llojin e vet. Të 16 seancat do të vazhdonin njëra pas tjetrës, për të arritur në pikën kulmore, kur kryetari i gjykatës do t’i mbyllë gojën Pjerin Kçirës. Ai, për të pastruar ndërgjegjen, nxjerr një sekret që e digjte prej kohësh, por që do të binte si bombë mbi trupin gjykues e mbi të gjithë sallën:
“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret... Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!”.
Natyrisht, kjo shokoi plotësisht kryetarin e trupit gjykues, që deri atëherë me zor po e mbante veten e po zotëronte situatën. Nuk kishte rrugë tjetër. Seanca duhej të mbyllej.
- Neve që kishim radhën të gjykoheshim mbas Pjerinit, - dëshmon Ernest Përdoda, - gjyqi do të na bëhej me dyer të mbyllura... Deklarata e tij për futjen e armëve në kishë i kishte futur frikën...
- Pjerini ka qenë nxënësi im, - dëshmon at Leon Kabashi. - Në vitin 1947, ndërsa torturohesha nga Anesti Kopali për të vërtetuar akuzat e paqena mbi armët, isha i lidhur për shtyllë pa hangër, pa pirë e pa fjetë. E pranë meje kalon Pjerini, të cilit iu drejtova me fjalët: “A ky është komunizmi i vërtetë, me zhdukë të pafajshmit”? Ai më hodhi një vështrim dhe iku pa folë asnjë fjalë. Mbas pak erdhi roja me pak ujë e ushqim dhe më zgjidhi... Munda të kuptoj që ai diçka ishte rrezikuar. Me fjalën e fundit ai nxori në dritë të vërtetën e madhe se, armët i kishte futur vetë sigurimi dhe për këtë u pushkatua duke u bërë martir i së vërtetës...” Ndërsa bashkëvuajtësi i qelisë, zoti Ahmet Bushati kujton çastet e fundit:
-Erdhën duke kënduar himnin kombëtar e menjëherë sapo e futën në birucë, me sinjalin që kishim filloi menjëherë të më tregojë për qëndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit... U përpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnë, por ai fare i qetë m’u përgjigj: - Jo, jo! Që do të më pushkatojnë atë e di mirë, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty ku atyre u djeg më fort, por unë e bana timen.
- Të nesërmen ne u ndamë se Pjerinin e çuan në Burgun e Gestapos. - Ishte viti 1949, - kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar në burgun e sigurimit, të quajtur Burgu i Gestapos. Tek një birucë-nevojtore, ku zakonisht ndrynin të dënuarit me vdekje, ato ditë kishin futur të dënuarin me pushkatim Pjerin Kçira...Një paradite dëgjova që u hapën hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi të këndojë me zë të lartë: “Por si fleta e ejllit të Zotit” e këngë të tjera patriotike... Nga darka mundi të më tregojë se i kishin komunikuar pushkatimin e se në drekë ishte takuar edhe me nënën dhe të fejuarën për të fundit herë para pushkatimit.
-Deshëm t’i japin shpresë, - vazhdon një tjetër dëshmitar, - duke i thënë se kemi ndërhyrë te Tuk Jakova e se do t’i falej jeta, por përsëri jo!
- Gjithçka ka marrë fund! - ishte përgjigjja e Pjerinit, - veç ju lutem më sillni një prift që të rrëfehem për të fundit herë. E nëse nuk do ta lejojnë si prift, le të maskohet e të veshet si fshatar e të vijë tek unë, se e pres patjetër për rrëfimin e fundit”. Më tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: -Rreth orës 22 dëgjuam sërish zhurmë çelësash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi të thërrasë me zë të lartë: “Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” E kështu, doli në oborr ndërsa zhurma e motorit të një makine që u nis përfshiu gjithçka. Pastaj, prapë heshtje varri...
Shënim: Pjesa e mësipërme është përzgjedhur nga botimi i ri i dr.Pjetër Pepës,
“Dosja e diktaturës”

Gazeta Shqiptare Online
trokit ketu



[ Edited Wed Feb 10 2010, 03:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 11:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjyqet e komunizmit

Jorida Pasku | 21/03/2010 | Kulture


Në simpoziumin e mbajtur për veprën Dosja e Diktaturës, studiuesit referuan për rëndësinë që ka ajo për kujtesën historike, gjykimin e ftohtë të autorit Pepa, gjykim që ngrihet mbi mllefin dhe urretjen. Ribotimi përmbledh Gjyqin Special të vitit '45, Gjyqin e Deputetëve, Gjyqin e Opozitës së parë, si dhe luftën e regjimit me klerikët

Gjyqi Special i 1945-ës, lufta e egër kundër klerit, gjyqi i opozitës së parë shqiptare, gjyqi i deputetëve më 1947-ën, emrat e ekzekutuesve dhe të ekzekutuarve, jetëshkrime, procesverbalë dënimesh, pamje nga sallat e gjyqeve, portrete të akuzuarish që merren në pyetje, gra të veshura me të zeza, turma njerëzish që dëgjojnë me altoparlantë vendimet. Është dosja e një mjeku, në 20 vite kërkimi në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Arkivat e Vatikanit, nëpër dëshmi, materiale të sjella nga familjet e viktimave, në shtypin e periudhës.
Vepra e Pjetër Pepës "Dosja e diktaturës"(Kumi 2009), u diskutua në një simpozium në ambientet e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ku referuan studiuesit: Kolec Topalli, Uran Butka dhe Amik Kasoruho.
Tri referimet vërtiteshin rreth të njëjtit qëllim, mbajtja gjallë e kujtimeve të së kaluarës, një mënyrë që ajo të mos përsëriset. Por edhe për një apel për drejtësi, që studiesi dhe përkthyesi Amik Kasoruho e përmblodhi në retorikën: "Nëse u dënuan ata që nuk kishin faj, fajtorët kanë për të mbetur të pandëshkuar?".


"Të mos e kërkosh të vërtetën, të mos e nxjerrësh atë në dritë, të mendosh se heshtja është mjekimi më i mirë kundër dhimbës, jo vetëm që është një mendim i gabuar, dhe kjo do të ishte e keqja më e vogël, por edhe një faj ndaj plagëve që nuk janë mbyllur ende dhe që nuk mund të mbyllen, deri sa të mos ketë një ballafaqim me të vërtetën historike, që nuk njihet, që është shformuar, që është heshtur", u shpreh ai.
Në takimin e djeshëm u rikujtuan gjyqet absurde, spektaklet dramatikë, persekutimet, torturat në kampe, dënimet e egra të intelektualëve në Shqipërinë e pas 45-ës.
"Shqipërinë e mbushur me burgje të vogla, por që vetë ishte brenda një burgu të madh", pohon vetë autori Pepa.


Kasoruho u shpjegoi të pranishmëve vlerat që e bëjnë të veçantë veprën "Dosja e Diktaturës", në morinë e botimeve të këtij lloji. Ai e vlerësoi për "ftohtësinë" e saj, që nuk ka intepretime të autorit dhe çka është më e rëndësishmja: ajo ngrihet mbi mllefin dhe urrejtjen. "Autori i paraqet faktet me ftohtësinë e një shkencëtari, pa mllef, pa urrejtje, elemente këto që mund të mendohen si reaksioni më i natyrshëm ndaj përbindëshit: diktatura e proletariatit. Unë mendoj se renditja e fakteve pa i komentuar, paraqitja e dokumentuar e gjyqeve-farsa dhe e dënimeve të paravendosura, i shërbejnë më mirë të vërtetës".
Pjesa e parë e veprës, ku prezantohet gjyqet e komunizmit, i është prezantuar lexuesit në vitin 1995, nga i njëjti autor.
Ribotimi është plotësuar me të tjera dokumenta, të tjera fakte të dënimit të klerikëve edhe pas viteve '50.


Tek "Kleri katolik, Epiqendra e tërmetit komunist", Pjetër Pepa i përshkruan klerikët: "Pjesa më e zgjedhur, më e arsimuar dhe më e përgatitur, vuajti në mundime të papërshkrueshme në burgjet e kampet e shfarosjes, shumë humbën jetën ndër toturat më barbare dhe më shumë u vranë e u pushkatuan zajeve dhe prroskave, pa iu ditur ende as vendi i eshtrave të shenjta".
Pjesa e dytë përmbledh fragmente të shkurtra jetëshkrimi, kujtime, dëshmi të vuajtjeve të më shumë se 50 klerikëve, ndër ta Dom Lazër Shantoja, At Anton Harapi, At Donat Kurti, Imzot Luigj Bumçi, Imzot Gjergj Simoni, Dom Ndre Zadeja. Flitet edhe për të huajt e pushkatuar, gjermanët Alfons Tracki dhe Jozef Marksen dhe civilët shqiptarë të dënuar : studentin Mark Çuni, profesorin Gjelosh Luli, 20 vjeçaren Marie Tuci dhe Dom Gjon Gazullit, që i përket periudhës së Zogut.


Këto të dhëna, vetë autori Pjetër Pepa i ka dhënë pak kohë më parë në një intervistë për "Shekullin", ku flet rreth procesit të Kanonizimit, hapi i shpalljes martirë të 40 viktimave të diktaturës nga Vatikani.
Pepa ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Vatikan në vitin 1997. Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor në vitin 1991 dhe 1992.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Tue Mar 23 2010, 11:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Tue Mar 23 2010, 11:51am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ihaaa lec hala te ura shoku kalunen 20vjet tash boll me hakmarrje ....
ma sban edhe ti si berisha tuj i kompesu ish pernjekunit tash 20vjet.
Back to top
L - N
Fri Mar 26 2010, 11:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Komunizmi në modë

Vendosur: 26/03/2010 - 09:14

Ermal Hasimja

Sado e çuditshme që tingëllon, aktualisht komunizmi ka filluar të rikthehet në modë në mjedise të ngushta. Ajo që e nxit është kryesisht fryma radikale që ai ofron. Dallimi me komunistët që dalin në protesta me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës ose më 1 maj është se komunistët e rinj nuk njohin dhe aq shumë (ose fare) komunizmin që kaloi Shqipëria, por komunizmin e librave dhe kryesisht atë të pasuesve bashkëkohorë të Marksit.
Nëse do të pyesësh sot 20-vjeçarët tiranas se çfarë ishte në thelb komunizmi i realizuar në Shqipëri do të mbetesh thellësisht i zhgënjyer nga përgjigjja. Ky është një konstatim që e kam matur personalisht në shumë raste, me individë, por edhe më grupe, si individ, por edhe në cilësinë e studiuesit. Imazhi i krijuar te të rinjtë për komunizmin që përjetoi Shqipëria është ai i një tiranie paksa të ekzagjeruar që karakterizohej nga papërgjegjshmëria e udhëheqjes, varfëria, ndalimi për të dëgjuar rock and roll, tepria në trajtimin e armiqve të regjimit dhe njëfarë dogmatizmi i panevojshëm. Ky imazh i varfër nuk është i rastësishëm, por është pasojë e njëfarë banalizimi të komunizmit. Për ata që frymëzohen sot nga idetë komuniste (nganjëherë edhe pa e ditur që janë komuniste) komunizmi shihet si një ide e përkryer teorikisht, por e zbatuar keq në praktikë në vendin tonë. Pothuajse nënkuptohet se komunizmi do të duhet të ishte zbatuar me më tepër seriozitet, sepse vetëm ashtu do të kishte funksionuar. Në fakt, dhe këtu them natyrisht qëndrimin tim, komunizmi është ideja më e keqe e mundshme dhe fatkeqësisht në Shqipëri u realizua në formën më të mirë të mundshme. Ndoshta, i vetmi vend që ia ka kaluar Shqipërisë në zbatimin e tij është Koreja e Veriut. Komunizmi ynë u ndërtua mbi parimet themelore të marksizmit dhe leninizmit, mbi vullnetin për t’i imponuar të gjithëve një vizion absolut politik, në kufizimin në një totalitet instrumental të mendimit dhe veprimit dhe sidomos me synimin për t’i “edukuar” njerëzit e për t’i shndërruar në “njerëz të rinj”. Fatkeqësisht, rinia shqiptare e përfytyron komunizmin kryesisht mbi bazën e disa simptomave të regjimit, por jo mbi bazën e thelbit të tij.
Përse ndodh kjo?
Së pari, sepse imazhi i komunizmit është thjeshtëzuar, komercializuar dhe “bërë i kuptueshëm” për audiencën.
Së dyti, sepse vështrimet që hidhen sot mbi periudhën komuniste nisen nga konteksti aktual. Meqenëse historia e komunizmit i është lënë në dorë kryesisht mediave dhe jo profesionistëve, këto të fundit nuk mund ta bëjnë të kuptueshëm atë, përveçse përmes projektimit të së tashmes në të shkuarën. Botimi i dëshmive dhe kujtimeve të protagonistëve të kohës, (gjë shumë e mirë në vetvete, por e rrezikshme jashtë një analize të plotë) nganjëherë të krijon përshtypjen se politika e viteve 50-60 ishte në thelb një projektim i konflikteve të sotme mes Ramës dhe Berishës, me dallimin që emrat tashmë janë ata të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Nako Spiros, Koçi Xoxes, etj.
Së treti, vetë protagonistët e epokës komuniste synojnë ta “liberalizojnë” idenë e komunizmit. Një shembull i tillë është ai i një protagonisteje të komunizmit, ish-shefe e propagandës së kohës, e cila pak a shumë shfajësohej me idenë se dëmet e komunizmit nuk ishin ende të njohura në kohën kur ajo ishte ende në pushtet. Kjo është teza e ngjashme me atë sipas së cilës të gjithë fajin e kishte Hitleri, ndërsa Gëbelsi, si shef i propagandës dhe të tjerët me të, ishin vetëm vegla injorante të tij. Në fakt, komunizmi nuk ishte vepër ekskluzive e Enver Hoxhës, por edhe e qindra dhe mijëra shqiptarëve të tjerë që në një mënyrë a një tjetër mundësuan funksionimin e tij. Amnistia politike dhe morale e padeklaruar që u realizua në Shqipëri nuk duhet të nënkuptojë as harresën e rolit të këtyre “veglave” dhe as riinterpretimin e funksionit të tyre. Komunizmi nuk ishte një regjim normal “me të metat dhe të mirat e veta”: synimet dhe ideologjia e tij totalitariste u realizuan plotësisht dhe me sukses të plotë, jo vetëm me dijeninë, por edhe me bashkëpunimin e “veglave”.
Së katërti, është vetë qeverisja që e deformon imazhin e komunizmit te brezat e rinj përmes një ligjërimi historikisht bosh që nxjerr në pah pikërisht simptomat. Kjo nuk është e rastësishme, por është një përpjekje eventualisht e vetëdijshme në formën e një lloj rishkrimi të historisë sipas interesave aktuale. Kështu, historia e komunizmit synohet të rishkruhet, duke riformuluar rolet. Ligji i Lustracionit mund të shërbejë si një formë e rishkrimit utilitar të historisë. Çuditërisht ligji rishpërndan përgjegjësitë e komunizmit në disa kategori të caktuara ekzekutive (p.sh. prokurorë e gjykatës), duke “harruar” ose trajtuar si “të detyruar prej hallit” të shumë kategorive të tjera, kryesisht të atyre që lidhen në fakt me pjesën më vitale të komunizmit: me shpëlarjen e trurit dhe propagandën. Komunizmi nuk do të kishte mbijetuar më shumë se pak vite në Shqipëri, nëse do të kishte qenë thjesht një tirani e thjeshtë e Enver Hoxhës së shërbyer prej disa prokurorëve, gjykatësve e spiunëve. Ai mbijetoi aq gjatë sepse Partia ia doli me sukses të pjellë “Njeriun e ri”, që është baza e vërtetë e regjimit. Tiranitë përmbysen kollaj me një grusht shteti apo një vrasje misterioze, mirëpo totalitarizmi është shumë më rezistent pikërisht për shkak sepse mbështetet te vetë viktimat e tij. Sa për t’i dhënë një shije pikante këtij aspekti: është interesante të vëresh sesi Lustracioni, në versionet e propozuara prej të majtës e të djathtës, nuk do të kapte vetë diktatorin, ndërsa mund të prekë lehtë “veglat” ekzekutive të tij. Nga ana tjetër Lustracioni nuk prek në asnjë mënyrë pjesën më të rëndësishme të totalitarizmit: propagandën komuniste. Në të njëjtin kah shkojnë edhe përpjekjet për “institucionalizimin e kujtesës” së komunizmit. Ndërtimi i memorialeve, instituteve dhe botimeve pa fund nuk do të ketë asnjë vlerë dhe dobi, madje do të jetë i dëmshëm si shmangie, nëse do të shërbejë vetëm për ekspozimin e prangave, veglave të torturës dhe imazheve të vuajtjeve të të burgosurve apo të pushkatuarve. Duke fokusuar vëmendjen te simptomat sipërfaqësore dhe jo te rrënjët, kjo lloj “kujtese” jo vetëm nuk i shërben kuptimit të komunizmit nga brezat e rinj, por e dhunon këtë kujtesë për aq sa ekziston te brezat që e përjetuan dhe e pamundëson kuptimin nga ata që nuk e kanë pasur këtë përvojë.
Kuptimi i komunizmit shqiptar ka vlerë të madhe, jo thjesht historike. Ai merr vlerë edhe në kuadër të këtij rikthimi në modë të komunizmit në formën e tij teorike, pavarësisht se mund të marrë emra të ndryshëm. Ky rikthim në modë, duke pranuar gjithsesi të drejtën e gjithkujt për të besuar në gjithçka, do të duhet të mos ambalazhohej me tezën e mbrapshtë se në Shqipëri nuk kishte komunizëm, por një deformim të tij. Të paktën kështu, ata që magjepsen sot nga teoritë komuniste të ditëve të fundit do të ishin më të legjitimuar në kërkimin e tyre për një rrugë tjetër, qoftë ajo edhe rruga për asgjëkund.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 09 2010, 12:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bedri Spahiu: Tuk Jakovës i morën jetën në spitalin e burgut


Tuk Jakova


» Vendosur: 09/05/2010 - 11:40

AFRIM IMAJ

Në numrin e djeshëm botuam tekstin e letrës në formë testamenti që Bedri Spahiu, ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe ish-ministër i Arsimit, i shkruante Mehmet Shehut nga kampi i Elbasanit në vitin 1966. Me anë të saj vinte në dijeni Kryeministrin për politikën liberale, që regjimi kishte filluar të zbatonte me të burgosurit politikë, duke zbutur ndjeshëm dhunën dhe terrorin e egër ndaj tyre. Po kjo, vren Spahiu, kishte qenë një pranverë e shkurtër që degjeneroi shumë shpejt dhe riktheu kontradiktat e mëparshme midis të dënuarëve politikë dhe administratorëve të burgjeve. Ky tjetërsim, vijon ish-prokurori i dënuar, risolli situatën dramatike dhe në repartet e riedukimit u rikthyen sharjet, druri, hekurat, telat me gjemba, duke shpërfillur hapur masat disiplinore që përmbante rregullorja. Bedri Spahiu informon Kryeministrin se perspektivat e përmirësimit të konditave për të burgosurit u errësuan dhe atyre ju humbi çdo shpresë për t’u liruar. Politika e dhunës, shkruan ai në letrën e tij, i detyroi të burgosurit që të tentonin arratisjen, ashtu siç ndodhi në kampin e Laçit ku u arratisën tre vetë dhe Drejtoria e Kampit, ekzekutoi njërin prej tyre, duke e lënë trupin e tij për 24 orë në oborrin e burgut, në këmbët e të burgosurve. Ajo gjë ndodhi edhe në Kampin e Fushë-Krujës, ku një i burgosur tentoi vetëvrasjen duke u hedhur vetë në tela që ta qëllonin ushtarët.

“Tuk Jakova nuk vdiq, por e vranë pabesisht. U sëmurë një ditë nga apendisiti dhe shkoi si cjapi te kasapi. Kërkoi ndihmë për të shpëtuar, por e lanë të vdiste në vetmi. Vrasjet në sëmundje e sipër janë nga më të dëshiruarat për diktatorat.”

Mënyra si është përshkruar në ditarin e Bedri Spahiut, kjo ngjarje i kapërcen kufijtë e një dëshmie të zakonshme. Teksa u kthehet momenteve, kur është ndarë me të për herë të fundit në korridorin e burgut, Spahiu përshkruan me detaje çfarë ndodhi deri në çastet kur u hap lajmi se Tuk Jakova vdiq. Në letrën drejtuar komandantit të burgut, ish-prokurori i Përgjithshëm, denoncon dhunën dhe terrorin ndaj të burgosurve dhe vë në vëmendjen e tij peripecitë e shumta në përballjen me gardianët e pashpirt....

Letër komandantit të burgut

Objekti i testamentit: Ju padis! I nderuari Hysen Kapllani. Komandanti i Kampit 303 Elbasan.
Në datën 7 prill, në mungesën time, në mbledhjen që bëtë me të burgosurit, ju u thatë se Bedri Spahiut i pret gjuha brisk, por do t’ia presim. Po të kundrohet në kontekstin e fjalimit tuaj, kjo do të thotë se Bedri Spahiu bën agjitacion e propagandë dhe do të marrim masa kundër tij. Eshtë për të vënë re se këtë akuzë ju ma bëni ditën që hordhitë fashiste sulmonin skelat tona. Mirë do të ishte të mos ta kishit përdorur shpatën e antiligjorit vëllavrasës në këtë ditë që mendimet e atyre, që kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë, ishin përqendruar në atë ditë të zezë të të pushtimit. Nga ana tjetër, është për të vënë re se ju emrin tim e kishit vënë në krye të një liste prej tre vetash. Nuk gaboj po të them se dy vetat e tjerë janë një koperturë që ju shërben të mbuloni faktin se akuza kundër meje është një fabrikim i paramenduar. Eshtë për t’u vënë re gjithashtu, se njëri nga shokët në listë është akuzuar si socialdemorat, tjetri është prift katolik. Unë kam të drejtë, pra, të mendoj se mbasi nga pikëpamja ideore ju më quani revizionist, puna juaj ka dashur ta paraqisni atë “të folur brisk” si një agjitacion të frontit revizionist-socialdemokrat-klerikal. As që denjoj të merrem me vetë akuzën, e cila e drejtuar ndaj një të dënuari politik është një turp i shekullit të XX.

Ne, pengjet e gardianëve

Unë dua vetëm të vë në dukje: E para, se në bazë të opinionit të shëndoshë të të burgosurve, zotëria juaj, deri më sot, njiheni si një partizan i ligjshmërisë dhe i rregulloreve të administrimit të të burgosurve. Nga pikëpamja e të kuptuarit të problemeve politike të kohës, ne jemi dy të kundërta antagoniste, por nga pikëpamja e qëndrimit ndaj ligjit, jemi dy të kundërta unitare. Në fakt, juve ju duhet të mbroni ligjet dhe rregulloret se me atë mënyrë kryeni detyrën; mua më duhet ky qëndrimi juaj se me atë mënyrë mbrohen të drejtat e mia si i dënuar. Bash për këtë arsye unë kam për ju atë respekt që duhet të ketë çdo njeri për atë zyrtar që nuk e vë vetveten mbi ligjet. Ka katër muaj që jam në kampin tuaj dhe nuk jemi njohur as përpara kësaj kohe. Më imponohet të nxjerr konkluzionin se ju nuk keni pasur asnjë arsye personale që të më akuzonit kot. E dyta: unë mendoj se komanda që ju drejtoni, po të gjendej përpara një informacioni të besuar, do të përdorte ose metodën e këshillimit, siç e ka përdorur edhe për të tjerë, ose do të përdorte metodën e intensifikimit të përgjimit dhe të spiunazhit. Ju përdorët me mua metodën e provokacionit dhe të kërcënimit publik. Ju nuk jeni pasur motive vetjake për një gjë të tillë, prandaj unë nuk mund të besoj që ju të jeni zgjedhës i metodës në fjalë. E treta: Në kampin e Fushë-Krujës edhe në kampin që administroni ju, është një tabelë, ku thuhet se nuk mund të përfitojë falje, lirim me kusht dhe takim special ai që shprehet kundër situatës së vendit. Kjo është e drejta e shtetit. Asnjë shtet që dënon agjitacionin dhe propagandën nuk i fal ata kundërshtarë që nuk janë rehabilituar sipas pikëpamjes së tij, në situatën e dhënë. Por duke qenë se çështja qëndron kështu, lind pyetja: Mbi cilin nen të Kodit Penal e ngritët ju akuzën kundër meje? Çfarë masash të tjera ju lejohet të merrni kundër një të burgosuri politik, që e akuzoni se bën agjitacion në mes të burgosurve të dënuar gjithashtu për agjitacion e tradhti. Unë nuk mund të besoj që një njeri i ligjit, siç jeni ju, t’i lejojë vetes të ngrejë akuzë të pambështetur në ligj, prandaj më duhet të arrijë në përfundimin se akuzën e ka ngritur tjetër kush dhe juve ju ka vënë në rolin e zëdhënësit.

Burgu: Aty ku jetohet me litar në grykë

Jua them këtë që t’i thoni atij që ju ka servirur materialin provokues, se nuk i shitet mish kasapit dhe se nuk mund të zihet i papërgatitur dhe në befasi, ai që ka respekt për dinjitetin e njeriut sado të rrojë me litar në grykë, siç po jetoj unë. Eshtë një veprim kontradiktor fakti që nuk ju dorëzoj juve letrën që shkruaj për ju. Kjo kontradiktë shpjegohet: Asgjë nuk do t’i vlente antiligjorit, kjo letër që do të binte në dorën tuaj, në qoftë se procesi i arbitraritetit ka arritur apo do të arrijë në atë shkallë që ka qenë, në të cilin i burgosuri është një dash kurban në pritje të dasmës. Edhe nëqoftëse gjendja nuk do të zhvillohet në drejtim të pasigurisë së të burgosurit, nuk do të ishte kjo letër që do të përmbante antiligjorin. Unë kuptoj dhe e përligj plotësisht rolin tuaj si zëdhënës i antiligjorit. E çfarë mund të bënit tjetër kur antiligjori të del përpara me flamurin e partisë, të republikës, të socializmit, të cilëve zotëria juaj i keni kushtuar ndjenjat më fisnike të njeriut dhe jetën tuaj? Në luftën që bën ndërgjegjja juaj si njeri, si ligjor, si komunist, ju i thoni ndërgjegjes po ashtu siç i kam thënë edhe unë dikur ndërgjegjes sime: “Pra! S’ka të drejtë!” Megjithëse veprimi juaj i tanishëm na vë në opozicion me njëri-tjetrin, ne të dy përbëjmë një unitet nga pikëpamja e perspektivës. Po! Se sado e rëndë që të jetë situata e ligjshmërisë, sado pisk që ta ketë kjo, sado e rëndë që të bëhet në të ardhmen (mjaft e rëndë ishte edhe ajo e 1948-ës) në fund të fundit kontradikta ndërmjet zyrtarëve ligjorë e antiligjorë do të zgjidhet në favor të ligjshmërisë së Republikës, të kësaj Republike, të këtij takimi, se shteti ynë si çfarëdo shtet tjetër nuk mund t’i veshë vetvetes funksionet e arbitraritetit. Ripërtëritja e 1966 ishte një dukuri simbtomatike në këtë drejtim. Në qoftë se dikushi, e kam fjalën tek ai që të përdori si zëdhënës, u kujtua të më vërë në shënjestër pikërisht mua, në qoftë se këtë e bëri në kushtet e çiltërsisë së dëshpërimit të të burgosurve dhe të heroizmit të dëshpërimit, në qoftë se këtë e bëri në kushtet që shfaqen konturet e shtypjes me të gjitha format e tija antiligjore, banditeske, ganksteriane dhe mafioze, në qoftë se mbahet parasysh se ai që keni vënë në shënjestër është një personalitet dhe shok i ngushtë i Tuk Jakovës, të cilin e vranë antiligjorët zyrtarë (unë i kam faktet e kësaj që po them, por nuk dua ti jap), në qoftë se mbahet parasysh se unë nga pikëpamja e antiligjorëve nuk jam më pak i rrezikshëm se Tuk Jakova, po të mbahen parasysh të gjitha këto nuk mund të mos arrihet në përfundimin se provokacioni i 7 prillit është preludi i fundit, vënia në zbatim e planit të zhdukjes së Bedri Spahiut.

Ja si e terrorizuat Tukun

Mund të bëhet vërejtja se, po të kishte një plan të tillë, do të më kishin vrarë bashkë me Tuk Jakovën. Para së gjithash duhet thënë se në atë periudhë (gusht 1959) antiligjorëve nuk u paraqitej nevoja e zhdukjes as e Bedri Spahiut dhe as e vetë Tuk Jakovës. Përkundrazi, ata kishin nevojë që Tuku të jetonte. Ata dyshimomanë besonin se Tuku dhe unë do të kishim material të padeklaruar, që mund t’iu interesonte për goditje në udhëheqje. Ata shpresonin nga ana tjetër, se do të na detyronin të viheshim në pozitë që të na përdornin si jallanshahitë për goditje në udhëheqje. Përjashtohet, pra, një dëshirë e antiligjorëve që të vinin në zbatim planin e tyre qoftë mua, qoftë Tukun. Në atë kohë, ndodhën tri ngjarje kompleksiteti i të cilave i përcaktoi:
1-Në muajin maj 1959, në takimin që pati me familjen, salloni i burgut oshëtiu nga britmat e Tukut: “Ç’janë këto që na bëni, o faqezinj? Ne nuk luftuam 20 vjet për këtë gjendje. Këtë as fashistët nuk na e kanë bërë!”. Tuku u inatos pasi i deleguari i hetuesisë, i cili asistonte në takimin me familjen, nuk pranoi ta lejonte Tukun të puthte fëmijët. Vetë prania e të deleguarit ishte e dënueshme nga pikëpamja ligjore, pasi ne nuk kishim asnjë lidhje me hetuesinë. 2-Pak përpara kësaj ngjarjeje Tukun e thirri një antiligjor duke e bërë që roja ta lidhte me hekura dhe ta kalonte, para se ta çonte tek ai, në të gjitha ato rrugë apo vende ku kishte vuajtur në kohën e hetuesisë dhe të izolimit të vetmuar, pas gjyqit. Ky antiligjor cinik kujtonte se nga një trajtim i tillë po aq cinik paraprak, Tuku do t’i shkonte në duar si ajo pula e trembur nga qifti. Ndodhi e kundërta: Kur antiligjori e porositi që të kërkonte rrugën e rehabilitimit, thënie kjo e nxjerrë nga goja e një profesionisti të proceseve të rreme dhe drejtuar një personaliteti si Tuk Jakova, i cili vazhdimisht përpara dhe pas arrestimit ka qenë në pozita autokritike, donte të thoshte: “Shërbena si jallashahit se do të lirojmë!”, Tuku iu përgjigj: “Mjaft më keni mashtruar deri më sot. Këtej e tutje nuk do të mundni kurrë të më mashtroni!”.
3- Tuku u sëmur nga apendisiti dhe u shkoi në dorë si cjapi te kasapi. Unë nuk jam sëmurur ndonjëherë. Vrasja në sëmundje e sipër është më me leverdi nga të gjitha të tjerat. Nga ana tjetër ai u shkoi në dorë pas ngjarjeve të lartpërmendura, kur antiligjorët ishin mbushur plot urrejtje, nervozizëm dhe dyshime ndaj tij, se mos u zbulonte makinacionin e vetakuzës për të cilin e dënuan. Ky është kompleksiteti i atyre rrethanave që përcaktuan vrasjen e Tukut. Shfarosja e të burgosurve për antiligjorët ka një bazë teorike. Zyrtarët tashmë e kanë deklaruar hapur tek të burgosurit se në prag të një rreziku të mundshëm do të shfaroseshin paraprakisht të gjithë ata. Sikur një gjë e tillë ta thoshte një shtetas i lirë i çfardoshëm, ligji do ta dënonte si disinformator të shtetit. Oh ç’ironi e fatit të njeriut të lirë! Hej, ti njeri i lirë i kohës sonë dhe i brezave të ardhshëm! Ti që asgjë s’ke vuajtur, asnjë s’ke parë me sytë e tu dhe që asgjë s’ke dëgjuar të tillë me veshët e tu, po të kishte mundësi që t’lexoje të dy testamentet e mija, do të arrije në përfundimin se shkruesi është relatues i hatave fantastike...
Kur shtypja arrin deri atje sa i burgosuri të kërcënohet me reprezalie ndaj familjes, për shkak të qëndrimit politik të tij në burg, kur i burgosuri dënohet për dëshmi të rreme pse nuk pranon të përsërit para gjyqit shpifjet që ka qenë i detyruar nga torturat t’ia bënte qytetarit të lirë, kur i dënuari politik kërcënohet, apo dënohet për të dytën herë se mbron në burg, para të burgosurve politik, po ato pikëpamje politike për të cilat është dënuar e izoluar nga shoqëria, kur provokimi i ndarjes, i shkatërrimit të familjeve për shkaqe politike është ngritur në sistem, ku, pra, ka dukuri të tilla, i nderuari zoti komandant, kjo është se zyrtarët ligjor e kanë pisk. Nga të gjitha sa ju relatova, ju z. Komandant do të keni në mos bindjen, të paktën një farë dyshimi se “Dikushi” nuk më zgjodhi kot dhe nuk më përdori kot mua si daulle Ramazani me provokacionin e 7 prillit.

Do të vras me dorën time si Dali Nderun e Liri Gegën

Dikush! Me këtë emër të kam pagëzuar ty, zyrtar i pashpirt dhe antiligjor. A të kujtohet që në testamentin tim të parë, unë u nisa nga shprehja jote: “Do të më shohësh!” Tani po nisem nga ajo shprehja e dytë e jote: “Me dorën time do të të vras, siç vrava Dali Nderun dhe Liri Gegën” Dhe unë t’u përgjigja: “Lavdi atyre që vriten nga dora e një vasali feudal!”. Nuk po ta përmend emrin kurrë, sepse e individualizuar figura jote nuk do t’i shërbente më përgjithësimit. Të gjithë xhelatët janë njësoj. Ju me tmerrin e torturave, po i bëni të burgosurit, që të shkojnë drejt telave me gjemba duke i thirrur rojes: Të lumtë ajo dorë! Qëllo!” Ju e keni hallin te herezia e të burgosurve, tek ato muhabetet e tyre, që nuk cenojnë aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, por që zbulon krimet tuaja. Ju kërkoni me krime të reja të zhdukni krimet e vjetra. Tani punoni që të krijoni një tmerr të tillë te të burgosurit dhe askush të mos guxojë e të thotë: “Unë jam viktimë!” A do të fitojë ky kursi juaj? Të lë pra t’i konsumosh qetësisht viktimat. Me pospërfillje Bedri Spahiu.
Elbasan 15 prill 1967
vijon nesër...

Dokumenti i mjekëve: Vdekja mund të shmangej

“Po të zbatohej regjimi klinik i nevojshëm, vdekja e Tuk Jakovës mund të shmangej” Në këtë përfundim ka konkluduar komisioni zyrtar i ngritur me urdhër të ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu për të shqyrtuar rrethanat në të cilat ndërroi jetë i burgosuri Tuk Jakova. Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë një kopje të raportit mjeko-ligjor që mban datën 29/09/1959. Tre nga mjekët më të njohur të kohës Fejzi Hoxha, Xhavit Gjata dhe Petro Cani, pas një studimi të kujdesshëm të kartelës dhe dokumentacionit spitalor, bëjnë të ditur se pacienti Jakova është sjellë me vonesë së klinikë, nuk i është dhënë terapia e plotë për diagnozën e kostatuar dhe i ka munguar asistenca sanitare! Ky raport i tyre, pasi është studiuar nga Kadri Hazbiu, është redaktuar dhe është adresuar në Sekretariatin e KQ me siglën “Tepër Sekret”. Pra, ajo që dëshmon Bedri Spahiu për vdekjen e Jakovës, provohet qartësisht edhe nga bluzat e bardha.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 30 2010, 12:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Vrasësit e Bardhok Bibës u arratisën, Mehmet Shehu vrau 14 të tjerë”





Vendosur: 27/07/2010 - 08:02
Afrim Imaj

“Bëmat e komunizmit shqiptar i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës njerëzore”. Ky ishte lajtmotivi i pjesës së parë të rrëfimit të Nikoll Melyshit, të cilën e bëmë publik në numrin e kaluar. Mënyra si e ka memorizuar, babai i Pal Melyshit, njërit prej heronjve të heshtur të Sigurimit të Shtetit, historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX, është sa e veçantë, aq dhe interesante. Rrjedha dramatike e jetës së tij me karrierën e oficerit të ushtrisë kombëtare dhe kontributin e nacionalistit të orëve të para, me rreshtimin në radhët e Brigadës së Shtatë dhe reagimin e antikomunistit të vendosur, me qëndresën disa mujore në male dhe arratinë për t’iu bashkuar diasporës, që nuk rresht përpjekjet ndaj regjimit të Enver Hoxhës, i ka kushtëzuar një profil të tillë. Melyshi ka parë nga afër pushtimin e vendit nga Italia fashiste dhe sjell fakte konkrete për tradhtinë e eprorëve të lartë të ushtrisë kombëtare. Sakaq, për 30 ditë me radhë ka luftuar përkrah me partizanët deri në Vishegrad të Jugosllavisë, ku veç heroizmit të tyre, ka qenë dëshmitarë i dhjetëra dramave e prapaskenave të komanduesve politikë, në zbatim të porosive të emisarëve serb. Për të tradhtia më e madhe ka qenë pabesia me të cilën u shitën te Titua nacionalistët kosovarë. Por çfarë ndodhi me kthimin e brigadave partizanëve nga Jugosllavia dhe cili ishte reagimi ndaj oficerëve nacionalistë të inkuadruar në radhët e tyre...Kosovarët që ishin arratisur maleve në Kosovë e Metohi, u rrejtën nga fjala e përgjegjësve të shtabeve shqiptare dhe kujtuan se ato kanë ardhur prej Tirane për t’i çlirue nga sllavizmi. Ata nuk e dijshin se në atë kohë, brigadat shqiptare ishin nën komandën e Armatës së Pestë të Jugosllavisë, me qendër në Shkup, e prej asaj merrshin urdhra. Brigadat shqiptare kishin hap lajmin se tashmë jemi të vëllazërum dhe nuk ekziston më kufiri në mes dy shteteve tona. Kosovarët e maleve, më tepër se 300 vetë, u dorëzuen nëpër brigadat komuniste shqiptare, natyrisht t’ue i besue traditës dhe besës shqiptare. Ata shkuan grupe-grupe dhe ranë në duart e xhelatëve të Titos. Brigadat shqiptare i morën në dorëzim dhe pasi i mbajtën një muaj në radhët e tyre, morën urdhër t’i çojnë në repartet sllave të Armatës së Pestë të Jugosllavisë. Pas kësaj procedure tinzare, ato nisën marrshimin për t’u rikthyer në Shqipëri.

Rikthimi nga Jugosllavia

Armata e Pestë Jugosllave urdhëroi Divizionin e Gjashtë shqiptar, që në datën 9 kallnuer 1946 të kthehet në Shqipëri. Pasi u dorëzuen ushtarët kosovarë, të mobilizue armatës jugosllave, brigadat shqiptare u nisën drejt Shqipërisë: Brigada e Pestë në drejtim të Elbasanit, Brigada e Gjashtë në drejtim të Korçës dhe Brigada e Shtatë në Pogradec. Tanimë oficerët e vjetër ishin tue u shfrytëzue si teknikë. Kapiten Mark Doçi u caktua operativ i divizionit, unë u caktova operativ i Brigadës së Shtatë dhe kapiteni Dod Bardhoku, operativ i Brigadës së Gjashtë. Në raportet që komandat përkatëse i çonin eprorëve në Tiranë bëhej e ditur se këtyre oficerëve u është ofruar të bëjnë kërkesë me u fut në parti, por ata nuk kanë pranuar. Më 28 Fruer 1946, u nisa bashkë me disa oficerë të vjetër për me bë një kurs në Tiranë. Në Tiranë u takova me Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Ditën që u nisëm nga Pogradeci, na urdhëruen me dorëzue armatimin në komandë, pasi ishte bërë plani me na arrestue në Tiranë. Unë sa mbërrita aty u regjistrova në hotel të Stringës, lashë aty valixhen në të cilën kisha dy revole dhe dola me takue Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Ata të dy kishin ardh një natë më parë dhe ishin sistemue në hotel “Dajti”. Diku nga mbrëmja u takova me ta dhe shkuam me hëngër bukë në një restorant. Aty në restorant po shifnim disa polica që vinin vërdallë e na silleshin rrotull. E ndjeva që situata ishte kritike dhe se na ishte bërë një kurth i tmerrshëm. Aty për aty i thashë Markut e Dodës të largoheshim menjëherë nga Tirana e të arratiseshim, se ndryshe do përfundonim në birucat e komunistëve. Pikërisht për këtë e çmova, se atë natë nuk duhej të flinim në hotel pasi ndiqeshim, por të shkonim tek ndonjë mik. Ata një moment e pranuan planin tim, por e shtynë arratisjen për një natë më vonë. Nejse. U ndava me ta dhe me një karrocë shkova te një miku im në mëhallën e Shëngjergjit. Teksa u rehatova disi, më shkoi mëndja te revolverët që kisha në valixhe. Të shkoja për t’i marrë, ishte e sigurt se do më rrëmbenin. Kur ia shtrova këtë shqetësim mikut tim, ai vendosi për të shkuar vet te hoteli i Stringës, për të marrë valixhen me dy koburet që kisha fshehur në të. Sa mbërriti ai te hoteli, roja i shërbimit i tha se valixhen e Nikollës e ka marrë policia dhe ajo është hedhur në aksion me e arrestue, si ka arrestue Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Miku u kthye dhe mi tha të gjitha pa rrena. Aty ndenja 24 orë pa armë, e me frikë se mos vinin e më kapnin në befasi. Në muzgun e mbrëmjes, miku më dha dy bomba italiane dhe më përcolli në fshehtësi tue përshkrue rrugën e Shëngjergjit, ullishten përskaj dhe si kalova sipër spitaleve mora drejtimin Krujë-Mirditë. Nëpër pyje pa rrugë, pa armë, por tue më drejtue pak miqtë, munda me arrit në vendlindjen teme pas pesë ditësh. Kthella e Mirdita ishin mbush plotë me forca të ndjekjes në gjurmimin tim, pasi dyshonin se kisha organizue një marrëveshje me Mark Gjonmarkun. Të parin që takova nga të njohurit e mij, e pyeta për gjendjen e familjes. Ai më kallxoi se katër ditë më parë, të gjithë burrat e shtëpisë ishin arratis dhe familja ime, me rreth 30 rob, ishte internue në Lezhë. Ndërkaq, krejt kulla ishte djeg e bërë shkrumb prej forcave të ndjekjes. Krejt të arratisurit e atij vendi ishin largue nga operacioni i fort dhe gjendshin në bajrakun e Fandit me Mark Gjonmarkajun. Strehuesi im dërgoi të birin me lajmërue Mark Gjonmarkun mbi gjendjen time vetmuese. Me ndihmën e njerëzve të besum, pas dy javësh mbërrita në zonën e Gjonmarkut. Mirëpo, ai kishte mbet i vetëm, pasi parija e Dibrës dhe e Lumës kishin dalë në Greqi. Ndërkaq, Pashk Biba ishte vra dhe ndërlidhja bashkë me ndihmën nga jashtë ishte ndërpre. Duhej me u largue. Nuk kishte rrugë tjetër...

Tragjedia e Llesh Melyshit

Ish fillimi i marsit 1946, kur internun Llesh Melyshin prej Kthelle, me krejt fëmijët e familjarët e tjerë, se ishte prej shtëpisë së bajraktarit e se i ishte arratis jashtë vendit i vëllai Ndue Melyshi. Babait të tij, Gjonit, komunizmi i grabiti krejt pasuninë, i dogji krejt kullat, e më në fund e degdisin familjarisht, fillimisht në Lezhë, e prej andej në Berat, Tepelenë, Vlonë e më vonë në Lushnjë. Një ditë, Qeveria komuniste mori informata se ka ardh në Kthellë, si parashutist, Ndue Melyshi, vëllau i Lleshit. Ish muaji korrik i vitit 1949, kur sigurimi i komunistëve vendosi ta lirojë nga internimi Lesh Melyshin familjarisht, me gruen e fëmijët e vet dhe të renë, bashkë me fëmijët e djalit të tij, Markut. Më në fund, ata shkuen në vatrën e shtëpisë së tyre të djegun e të rrënuer, ku nuk kishin kurrsesi me çka me jetue, bile nuk kishin as triskën e rracionit të bukës.
Qëllimi i lirimit të Lleshit dhe familjes së tij u bë me plan, me i bë kurth vëllait të tij Ndues, që ishte marrë vesh se kishte mbrrit si parashutist. Logjika e tyne donte të thoshte se Ndue Melyshi ngado që të sillej, do t’ja donte nevoja patjetër me marrë e me dhënë me familjen e Leshit. Në fakt, Ndue Melyshi kishte zbrit me parashutë në Kthellë të Mirditës, më 15 Fruer 1949. Por ai edhe kur e mori vesh se Lleshi ishte liru dhe ishte në kullën e tij, asnjëherë nuk u duk nga familja e tij dhe as nuk u takue kurrë me vëllanë e vet.

Ndodhi që më 7 gusht 1949 u vra Bardhok Biba nga Oroshi i Mirditës. Llesh Melyshi, pa ditur kurrgjë mbi vrasjen e tij dhe pa asnjë dijeni mbi këtë çështje, u arrestua në befasi po atë ditë dhe u çue në nënprefekturën e Rrëshenit, ku aty kishte ardh vet Mehmet Shehu prej Tirane dhe kishte arrestue 400 burra nga Kthella e Mirditës, për vrasjen e Bardhok Bibës. Llesh Melyshin urdhërojnë me e torturue shumë rëndë. E lidhin me duar pas shpine dhe me konope ia lidhin këmbët me hekura prapa makinës së Mehmet Shehut. Makina ndizet dhe e tërheq zvarr xhadesë, tue rropatë kryet për toke prej Rrësheni e deri tek ura e Fanit, në një largësi afro 10 kilometra. Por, prej Lleshit fatkeq nuk mujtën me marrë as nji informatë mbi vrasjen e Bardhok Bibës. Dy ditë më vonë, më 9 gusht 1949, atë, bashkë me nëntë të tjerë i çojnë në vendin ku ishte vra Bardhok Biba dhe i pushkatojnë tue i rrokullis të lidhun me litarë në një përrue. Katër të tjerë i varën në rrugën kryqëzore të lisave të Shën Palit të Mirdiës. Po për këtë çështje, 300 burra i çuan në burgun e Shkodrës dhe 400 familje i internuan.



Si u vra Bardhok Biba

Në natën e 6 gushtit 1949 u mblodhën bashke 53 luftëtarë, në pikën e caktueme, “Shqopa e Munegjës-Mirditë”. Në datën 7 gusht 1949, në orët e mëngjesit, nënkomandanti krahinor i Mirditës merr një lajm: Bardhok Biba atë ditë do të kalonte prej katundit Simon për në Shen Pal-Mirditë! Informata e lajmëtarit qe ekzakte. Bardhoku kishte qenë me mbajt një konferencë në Kaçinar, prej andej udhëtonte me 30 policë roje për Simon, Peshqesh, Shen Pal. Nënkomandanti i Mirditës, që u ndodh në Shqopen e Munegjës, menjëherë mori një vendim dhe pa humbur kohë dërgoi organin e Shpagimit, me i vu pritat në përrue të Valmirit. Organi i Shpagimit zbatoi urdhrin: Vrau Bardhokun dhe pranë kufomës i la letër-vendimin me firmën e kryetarit të nënkomitetit krahinor të Mirditës. Bardhoku u vra në orën dy të pasdites së 7 gushtit 1949 dhe ky grup me 53 veta, mbasi bëri këtë aksion, u nis fill për në Jugosllavi. Më datën 17 gusht 1949 kalojnë kufirin pa dam dhe hyjnë në Jugosllavi. Bashke me Bardhokun u plagosën dhe dy policë vendas, që mobilizonin popullin si punëtorë për me i dërgue me punë të detyrueshme. Mbas datës 17 gusht 1949, në krahinën tonë tue përfshi Mirditë, Këthellë, Kurbi dhe Lezhë, si çeta qëndresa mbetën të pakta. Në Kthellë qëndroshin vetëm Preng Dod Gjini dhe Gjin Kros Buna me dy grupe luftëtarësh. Në Mirditë Llesh Marka Tuci dhe Llesh Kolziu me dy grupe luftatarësh. Në Kurbin Ndue Lalaj me vllaznit dhe Bardhok Nderu me dy grupe luftëarësh. Në Lezhë, Gjok Dod Përbrunga me një grup luftëtarësh.

Kush ishte Bardhok Biba

Bardhok Biba rrjedh prej një fisi të largët të kapidanëve të Mirditës. Pati fillu shkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës dhe më vonë me ndërmjetësinë e kapedan Gjon Marka Gjonit është pranue në shkollën teknike të Tiranës. Pikërisht aty u filtrue për herë të parë me doktrinën komuniste. Në moshën 28 vjeçare u lidh mirë me komunistët e Tiranës dhe u bë komunist i betum. Kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi, qarkullonte nëpër katunde tue u përpjek me propagandue idetë komuniste në popull. Kjo punë padyshim që ra në sytë e autoriteteve vendore. Ato e kijshin në dorë me e kap e me e zhdukë nga jeta, por prap e kanë lënë se asht fis i kapedanit. Kështu Bardhok Biba përfitoi prej rasteve dhe e vazhdoi punën e vet si komunist. Kur Mehmet Shehu hyni në zonë me partizanët e tij, ju thotë këtyne në formë ceremoniale se Bardhoku është kushëriu i kapedanit të Mirditës. Kur hyni komunizmi në Mirditë, Bardhoku u paraqit si njeri më i madh i asaj krahine. Në fakt ai ka aptur disa cilësi të veçanta: Në popull gjithnjë paraqitej gjakftohtë, tregohej i urtë, i ambël në bisedë dhe shumë i sigurt për çka thoshte. Ishte i squt dhe miklus deh punët i bënte të mbulime. Bardhoku kryesonte nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës dhe kishte fuqi ushtarake të shumta në dispozicion, të cilat ja kishte dhënë vet Mehmet Shehu për ekzekutimin e urdhrave të tij.Ai u bë deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë...

Operacioni për hakmarrjen

Qeveria komuniste e Tiranës tue marr si shkak hakmarrjen e Bardhok Bibës, dërgoi reparte të forta ushtarake për me bë një operacion me stil të gjërë në Mirditë, vetëm e vetëm për me ba hata në atë popull kreshnik. Në operacion mori pjesë Divizioni i Parë që ishte në qëndër (fushim) në Qafë Shtamë dhe që komandohej nga kolonel Rido Cako nga Korça si dhe Brigada Speciale që ishte vendosur në Mirditë e cila komandohej nga majori L. Bolena. Në krye të operacioni ishte vet Mehmet Shehu bashkë me ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu. Në operacion kanë marrë pjesë dy kolonela sovjetik: Sakolovaski dhe Faloskini. Ngjarjet e zeza të atyre ditëve janë këto: Kanë arrestu në masë popullin e Mirditës e të Kthellës, më tepër se 500 burra, kanë internua gra e fëmijë nëpër kampet e përqëdnrimit në Tepelenë e Lushnjë më tepër se 300 familje. Katërqind burra i kanë nis për në burgjet terrore të Shkodrës. 100 të tjerë janë dënu me burgime të gjata. Më 18 gusht janë ekzekutu në vendin ku u vra Bardhok Biba, pa i gjyku aspak 14 persona të pafajshëm: Llesh Melyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Beleshi, Dod Marka Biba nga Kthella. Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka dhe Zef Vila nga Mirdita. Prej këtyre katër janë vjerr në konop po në vendin ku asht vra Bardhok Biba dhe po aty 10 të tjerë janë pushkatu të lidhun me konop. Si i pushkatun me urdhër të Mehmet Shehut i hodhën të gjithë në një gropë, kur ende ishin gjysëm gjallë e pa u dalë shpirti. Në ekzekutimin e këtyne kanë mbledh popullin, burra e gra, më tepër se 2000 vetë nga Kthella e Mirdita dhe para tyne ka mbajt një fjalim Mehmet Shehu dhe është betu në varrin e Bardhok Bibës se pa i mbush 101 të pushkatum për hakmarrje ndaj Bardhok Bibës nuk ka me e lëshu Mirditën dhe Kthellën. Sigurisht që Mehemt Shehu kishte me e çu katastrofën deri në fund, por ato ditë jugu i Shqipërisë u trondit nga provokacionet greke dhe me këtë rast u shkul nga pozicionet e veta në Mirditë Divizioni i Parë bashkë me Mehmet Shehun dhe shkuan në kufirin me Greqinë në jug të vendit...


Marre prej Gazeta Panorma Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4004 sec, 0.0849 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 2,933kB