Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqipnia, politika dhe arsimi !!!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Jul 09 2008, 06:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria, pa asnjë politikë në arsimin e lartë

Nga Prof. Dr. Besnik Gjongecaj

Pak ditë më parë dhe në prani të kamerave kryeministri i vendit tha që arsimi i lartë në Shqipëri duhet të orientohen drejt tregut. Kjo deklaratë u bë menjëherë pas një konstatimi të Bankës Botërore, sipas të cilit, eksportet shqiptare janë më primitivet në kontinent, sepse në produktet që eksporton Shqipëria, ka një investim shumë të vogël dhe të parëndësishëm të trurit. Me fjalë të tjera, universitetet shqiptare ose nuk kanë ndikim, ose nuk janë të lidhura me tregun. Deklarata e kryeministrit në thelb shpall orientimin drejt tregut si politikën që duhet të ndiqet në arsimin e lartë. Jo shumë kohë më parë, kryeministri i po kësaj qeverie ka shpallur jo orientimin drejt tregut, por liberalizimin e universiteteve si politikë thelbësore që duhet të ndiqet në arsimin e lartë. Situata, në të cilën brenda një mandati politik dhe për të njëjtën fushë shpallen dy politika të ndryshme, por secila me natyrë thelbësore, duhet t’i shqetësonte kapacitetet politikëbërëse në qeveri, gjë që në fakt nuk ka ndodhur. Kjo situatë bëhet alarmante, kur i shkon gjërave në thelb dhe konstaton që të dy politikat e shpallura nga kryeministri jo vetëm janë të ndryshme, por ato përjashtojnë njëra-tjetrën. Thjesht, masivizimi apo liberalizimi i universiteteve nuk mund të kryhet në kushtet e orientimit të universiteteve drejt tregut. Ndërsa orientimi i universiteteve drejt tregut nuk mund të bëhet në kushtet, në të cilat gjenden universitetet, kur prirja sunduese e tyre është masivizimi. Në thelb, kjo gjendje absurde, në të cilën politikat qeveritare veteliminohen që në formulim, duke bërë aq më të paimagjinueshëm zbatimin e tyre në praktikë, shpjegon pse sistemi ynë i arsimit të lartë ka mbetur pa një politikë të caktuar zhvillimi dhe pse universitetet tona lëvizin qorrazi në betejën për mbijetesë.

Objektivi i politikës: liberalizim i universiteteve apo orientim i tyre drejt tregut

Të ndjekësh një politikë të caktuar në arsim do të thotë, në thelb, të përcaktosh qartë një objektiv realist për stadin ekzistues të zhvillimit të vendit dhe më pas të formulosh të gjithë mekanizmat që formëzojnë atë politikë, zbatimi i së cilës çon në arritjen e këtij objektivi. Kështu, së pari, nuk mund të përcaktosh një objektiv apriori jashtë kontekstit të zhvillimit historik të vendit dhe, së dyti, të gjithë mekanizmat që do të zgjedhësh nuk mund të jenë të dhëna bllok, të njëjta në çdo kohë, por në varësi të objektivit themelor të përcaktuar. Kjo është arsyeja pse, para së gjithash, politikëbërësit duhet të përcaktojnë se cili është objektivi më realist për Shqipërinë: liberalizimi apo orientimi drejt tregut dhe varësisht nga kjo, të inkuadrojnë të gjithë elementet strukturore, legjislative, administrative, akademike, në një politikë të vetme që e liberalizon arsimin e lartë ose e orienton atë drejt tregut. Shembulli më i mirë që mbështet këtë arsyetim është vetë procesi historik i zhvillimit të politikës së arsimit të lartë në Evropë, të cilin e kam analizuar në mënyrë të veçantë në një shkrim të mëparshëm. Në këtë proces dallohen disa stade apo disa lloje të të bërit politikë. Kështu, deri në Luftën e Dytë Botërore, arsimi i lartë ishte një çështje elite dhe politika në këtë fushë u zhvillua në një kornizë ideologjike që karakterizohej nga motivet sipas meritës. Meqenëse pas luftës kërkohej veçanërisht shmangia e çrregullimeve shoqërore, ose thënë më shkoqur, përgatitja e popujve evropianë për demokraci, arsimi i lartë duhej të përfshinte sa më shumë njerëz. Politika e masivizimit, fillimi i së cilës në Evropë i ka rrënjët në vitet ‘60, u mbështet nga “teoria e kapitalit njerëzor”, pra nga teoria, në të cilën shpenzimet e shoqërisë për arsimimin e rinisë konsiderohen si vlerë e shtuar në këtë “kapital”, investimi i mëvonshëm i të cilit, si i çdo kapitali tjetër, do të sillte fitim (duke mos harruar që në kuptimin klasik kapitali është paraja që sjell pará). Madhësia e këtij fitimi do të ishte e barabartë me diferencën midis të ardhurave që prodhohen nga gjenerata e arsimuar dhe shpenzimet për arsimimin e saj. Thelbi i kësaj teorie është në përgjigjen e pyetjes se ç’natyrë ka e ardhura që mund të prodhojë një gjeneratë, pasi është arsimuar nga shoqëria. Thjesht, është një gjeneratë tashmë e përgatitur për demokraci, që gradualisht fillon dhe stabilizon vetë shoqërinë. Pra, në kontekstin historik, në të cilin qeveria e një vendi mendon që prioritet esencial është përgatitja e popullit për demokraci, ajo përcakton si objektiv të arsimit të lartë jo orientimin drejt tregut, por masivizimin apo liberalizimin e universiteteve.

Si gjithmonë, situata është më e komplikuar për Shqipërinë, për shkak të prapambetjes në kohë të saj. Veçanërisht në njëzet vitet e fundit, “teoria e kapitalit njerëzor” konsiderohet si një teori që i ka kaluar koha dhe tashmë bëhet një pengesë për ndryshime të reja. Akoma më shumë, janë Banka Botërore dhe OSBE ato që pengojnë përhapjen e kësaj teorie politike. Kjo teori, që në fakt justifikon masivizimin, është zëvendësuar me një tjetër teori politike që konsiston në analiza të kujdesshme të drejtimeve të zhvillimit të strukturës së tregut të punës dhe në evolucionin e arsimimit të vazhdueshëm. Arsyeja themelore është se pas aplikimit për njëfarë kohe të “teorisë së kapitalit njerëzor”, pra masivizimit, ndodh një rënie e madhe e efektivitetit të sistemit të arsimit të lartë, gjë që do të thotë se ka shumë njerëz të shkolluar që nuk zënë dot punë, pra të ardhurat janë më të ulëta (“produkti nuk shitet”) se shpenzimet (kosto e shkollimit). Rrjedhimisht, për të përmirësuar efektivitetin e sistemit, teoria politike që orienton arsimin e lartë drejt tregut të punës zëvendëson “teorinë e kapitalit njerëzor”, pra masivizimin, por gjithmonë pasi ky i fundit e ka kryer misionin e tij.

Ç’politikë duhet të ndjekë Shqipëria?

Në pikëpamjen e natyrës së çrregullimeve dhe ekuilibrave të brishtë shoqërorë, Shqipëria është pikërisht në situatën që Evropa ka përjetuar në çerekun e tretë të shekullit të shkuar. Është jashtë çdo dyshimi nevoja për liberalizimin (masivizimin) e arsimit të lartë si e vetmja rrugë që çon drejt përgatitjes së shqiptarëve për demokraci, apo krijimit të asaj valvule sigurie, të domosdoshme në regjimin tonë demokratik, të cilën fatkeqësisht nuk e kemi akoma. Kjo do të thotë që në kohën që jetojmë, vendi ynë duhet, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të aplikojë politikën që bazohet mbi “teorinë e kapitalit njerëzor”. Në të gjitha dimensionet e saj - ligjor, administrativ, strukturor, akademik - kjo politikë synon në themelimin e një universiteti si institucion simbol i demokracisë, ku demonstrohen standarde më të larta demokratike se në zonat e tjera të shoqërisë, me synimin që universitarët të mësojnë demokracinë, duke e ndërtuar atë së pari vetë dhe në universitetin e tyre. Një universitet i tillë duhet të gëzojë një autonomi institucionale, atje mësohet nëpërmjet shembullit konkret apo kërkimit, të gjithë universitarët marrin pjesë në zgjedhjet e lira të autoriteteve dhe organeve universitare dhe, ajo që është më e rëndësishme, universiteti është i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit, duke e përgatitur atë për jetën. Në këtë pikëpamje, liberalizimi apo masivizimi i arsimit të lartë ishte një objektiv i drejtë i qeverisë ekzistuese në 2005. Fatkeqësisht, ai mbeti i parealizuar. Pas tri vitesh qeverisje, pothuajse asnjë element i politikës që çon në zbatimin e “teorisë së kapitalit njerëzor” nuk është zbatuar. Përkundrazi, mosndryshimi i thelbit të organizimit burokratik të universitetit që karakterizohet nga mungesa e autonomisë dhe nga një ndërhyrje pothuajse poshtëruese të qeverisë dhe politikës në të, përbën edhe mënyrën më të drejtpërdrejtë jo për t’i përgatitur, por për t’i larguar universitarët përfundimisht nga procesi i përgatitjes për demokraci. Madje edhe zgjedhja e autoriteteve dhe organeve universitare me pjesëmarrjen e të gjithë universitarëve u bë në kushtet e një dyshimi të rëndë moral, çka e thelloi më tej hendekun midis universitetit dhe demokracisë. Nga ana tjetër, masivizimi jashtë çdo kriteri i arsimit të lartë, pa pyetur fare, nëse ka përputhje apo ruhet njëfarë standardi në raportet midis burimeve universitare dhe numrit të studentëve që i përdorin ato, ka çuar në një rënie të cilësisë të sistemit, nga më tragjiket të njohura deri më sot. Pa e kryer misionin e vet, madje akoma pa nisur zbatimin, politika e masivizimit apo e përgatitjes së popullit për demokraci konsiderohet e tejkaluar dhe politika e orientimit drejt tregut shpallet nga kryeministri i vendit si politikë që do të lëvizë arsimin e lartë tani e tutje në Shqipëri. Pavarësisht nga ndikimi që mund të kenë ushtruar përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri me anë të konstatimit të tyre lidhur me cilësinë e ulët të eksporteve shqiptare që automatikisht ngre çështjen e orientimit të arsimit drejt tregut, për kryeministrin e vendit dhe njerëzit që merren me këtë fushë e qëndrojnë pas tij, dy gjëra duhet të ishin të qarta si kristali. E para, orientimi drejt tregut si politikë e përjashton mundësinë e masivizimit (pavarësisht se në çdo masivizim, brenda tij, ka patjetër dhe elementë të orientimit drejt tregut), aq më shumë kur dihet që tregu i punës në Shqipëri jo vetëm që është i kufizuar, por mbi të gjitha ai është krejtësisht i deformuar. Në këtë pikëpamje, nxjerrja e politikës arsimore të përgatitjes së shqiptarëve për demokraci nga fokusi i qeverisjes në kushtet e balancave të brishta, në të cilat ndodhet Shqipëria, është së paku një papërgjegjshmëri historike. Dhe e dyta, që të startosh politikën e orientimit drejt tregut, duhet që paraprakisht universitetet të kishin pësuar ose së paku t’iu ishte krijuar hapësira për ndryshime shumë të thella dhe të të gjitha natyrave dhe dimensioneve, gjë që nuk ka ndodhur ose më mirë, realizimi i këtyre ndryshimeve është refuzuar nga qeveria.

A mund të orientohen universitetet shqiptare drejt tregut?

Gjithsesi, ekziston mundësia që në kushtet e kërkesave që ka Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të sistemit të arsimit të lartë, të instalohen brenda tij elemente të rëndësishme të orientimit drejt tregut, pra të projektohet një “përzierje” e të dy politikave në të njëjtën kohë, pra në të njëjtin stad historik të vendit, pa harruar rolin e padiskutueshëm parësor të përgatitjes së shqiptarëve për demokraci. Është e komplikuar, por gjithsesi një tjetër shembull se si prapambetja nuk i bën gjërat më të thjeshta se progresi, përkundrazi. Universiteti i projektuar për të funksionuar në kushtet e “teorisë së kapitalit njerëzor”, tani duhet të fillojë të pësojë ndryshime të thella për t’iu përshtatur orientimit ndaj tregut. Kjo nuk përputhet me konceptin semplist, që me sa duket është pjesë e mentalitetit qeveritar se, universiteti është i orientuar ndaj tregut, nëse ai ofron programe që kërkohen në tregun e punës. Përkundrazi, synohet që nëpërmjet ndryshimeve shumëdimensionale (legjislative, strukturore, administrative dhe akademike), institucionet e arsimit të lartë të shndërrohen nga institucionet e “shkollarëve” (në kuptimin e izolimit) në kompani (free enterprises) që konkurrojnë për pará, personel dhe studentë dhe, nga ana tjetër, ofrojnë shërbimet e tyre në zgjidhjen e problemeve që ndesh sot shoqëria, plotësojnë tregun e punës, ofrojnë shërbime në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor. Për këtë, në radhë të parë, pushteti i vendosur jashtë universitetit duhet t’i transferohet atij me ligj. Brenda universitetit ky pushtet duhet të shpërndahet në mënyrë të tillë që profesori të bëhet i aftë të zgjidhë problemet që lindin tek ai (niveli i punës) dhe të drejtojë ekipin në fushën e tij, duke ndryshuar kryekëput konceptin dhe praktikën ekzistuese burokratike, të centralizuar, të menaxhimit universitar, veçanërisht atë financiar. Kjo do të kërkojë një strukturim plotësisht të ndryshëm të universitetit, në qendër të të cilit do të qëndrojë menaxhimi i tij mbi bazë të maksimizimit të efektivitetit dhe përcaktimi i autoriteteve dhe strukturave universitare mbi bazë të aftësisë së tyre menaxhuese dhe jo mbi një votë populiste dhe të dyshimtë. Sistemi i akreditimit apo i vlerësimit të një universiteti që fillon të orientohet drejt tregut, shndërrohet në një mjet të fuqishëm për ruajtjen e standardeve dhe forcimin e rolit të tij. Për këtë, akreditimi ndryshe nga ekzistuesi, duhet të plotësojë tri kushte: të jetë i pavarur nga qeveria dhe politika, të vlerësojë output-in në raport me input-in dhe mbi këtë bazë të vlerësojë jo imazhin, por performancën e universitetit, si dhe akomodimin e universitetit në hapësirën dhe tregun evropian, së cilës, me ligj, arsimi ynë i lartë po i largohet çdo ditë e më shumë. Një universitet i tillë bëhet i aftë të përcaktojë dhe ripërcaktojë vazhdimisht misionin dhe detyrat e tij në përputhje me ndryshimet e tregut dhe këtë nuk e bën në mënyrë mekanike, por përmes një procesi të thellë refleksiv
. . .
Dy vjet më parë, profesorë të profesoratit shqiptar bënë përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur qeverinë se, në gjendjen ekzistuese universitetet shqiptare jo vetëm nuk mund të luanin rolin e përgatitjes së rinisë për demokraci, por ishin plotësisht të zhveshura nga çdo element që mund të ndihmonte orientimin e tyre drejt tregut të punës dhe më gjerë. Qeveria dhe këshilltarët e saj u paralajmëruan në mënyrë shumë të qartë, personalisht dhe publikisht, se në gjendjen ekzistuese universitetet nuk mund të bëheshin bartëse të asnjë politike. Në këtë kontekst, u propozuan një kompleks ndryshimesh në arsimin e lartë, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur reformimin e universiteteve me hapësirë për zbatimin e politikës së përgatitjes të rinisë për demokraci, si dhe me elemente të orientimit drejt tregut, pasi shpallja e të dyjave si politika sunduese është thjesht e pamundur. Në mungesë të këtyre ndryshimeve, kërkesa e qeverisë për orientimin e universiteteve drejt tregut e shton akoma më shumë konfuzionin, mbetet thjesht një gjest servilosjeje ndaj një institucioni ndërkombëtar dhe qartësisht nuk shpreh një vullnet politik për materializimin e elementeve të kësaj politike në realitetin shqiptar. Gjithsesi, si përgjigje të përpjekjeve të tyre të jashtëzakonshme dhe të sinqerta, në mënyrën më të padrejtë, profesorët e profesoratit u akuzuan për interesa meskine. Kjo edhe mund të përtypet, sepse nesër njerëzit nuk do të pyesin a ishin apo jo meskinë profesorët; ata do të pyesin se pse u lanë në këtë gjendje universitetet shqiptare, të paafta për formimin demokratik të rinisë dhe të përjashtuara nga ekonomia dhe shoqëria shqiptare. Që tani parashikohet se kësaj pyetjeje nuk mund t’i gjendet një përgjigje që përtypet lehtë.


Marre prej Gazets Tema online


[ Edited Wed Jan 20 2010, 02:11pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Dec 13 2008, 11:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emërimet, më 2010-n mësuesit e shkollave të mesme me master

Me sistemin e ri të emërimeve është e qartë se një student që përfundon për mësuesi, nuk do ta ketë fort të lehtë të ndjekë rrugën e tij profesionale, nëse nuk ka në xhep edhe një master.

Dritan Laci
Premte, 12 Dhjetor 2008 08:54:00


Drafti i ri i përgatitur nga MASH-i, përcakton se në arsimin e mesëm nuk do të pranohen mësues me 3 ose 4 vite shkollë

Problem mbeten shkollat në zonat rurale, ku askush nuk pranon të kryejë mësim me master në xhep

Me sistemin e ri të emërimeve është e qartë se një student që përfundon për mësuesi, nuk do ta ketë fort të lehtë të ndjekë rrugën e tij profesionale, nëse nuk ka në xhep edhe një master. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por shumë shpejt, ndoshta me fillimin e vitit të ardhshëm mësimor 2009-2010, drejtoritë arsimore rajonale, por edhe ato zonale do të jenë të detyruara të mos pranojnë mësues në arsimin e mesëm pa diplomën master.

Sipas kësaj logjike arsyetimi, studentët që përfundojnë ciklin 3-vjeçar do të kenë mundësi të punësohen në arsim vetëm në ciklin e ulët dhe atë të mesëm, ndërkohë që, për të ngjitur më tej shkallët e profesionit do të duhet medoemos të kryejnë studime pasuniversitare. Ky kriter do të jetë i vlefshëm edhe për studentët, të cilët kanë përfunduar studimet në bazë të sistemit të vjetër 4-vjeçar në arsimin e lartë.

E paqartë mbetet forma e emërimit në shkollat e mesme që i përkasin drejtorive zonale, ku dihet që me kualifikimin master në xhep vështirë se një student mund të pranojë të japë mësim në fshat apo në zona të thella ku nevoja për mësues të kualifikuar është edhe më e madhe.

Ministria e Arsimit po përgatit së fundi një draft të ri lidhur me emërimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ky draft, i cili po diskutohet edhe në grupet e interesit është i pari në 18 vitet e fundit që do të përpiqet të rregullojë dhe të përcaktojë kriteret, mbi të cilat do të kryhen në të ardhmen emërimet e mësuesve, jo vetëm në arsimin e mesëm të lartë, por edhe atë të ulët.

Specialistë të MASH-it, thonë se drafti i ri do të përpiqet të ulë në minimum nivelin e korrupsionit në emërime, si edhe do të rrisë nivelin e mësimdhënies në shkolla, por nuk bëjnë të ditur sesi do të veprohet në drejtoritë zonale. Vendosja e kritereve të tilla, padyshim që do të rrisë konkurrencën midis studentëve, të cilët tanimë e tutje, për t’u bërë mësues do të duhet të marrin studime të thelluara, por që në vetvete përmbajnë kosto të lartë ekonomike.

Specialistë të arsimit thonë se rishikimi i kritereve të punësimit të mësuesve në tërësi është pjesë e reformës që po ndërmerret në arsimin parauniversitar, ku kualifikimi i mësuesve konsiderohet si thembra e Akilit.

Me sistemin e ri të emërimeve është menduar që të ketë edhe një klasifikim të ri të pagave, të cilat do të bazohen në bazë të meritës profesionale. Pagat e mësuesve do të dallohen në bazë të kualifikimit përkatës që ata kanë. Për të arritur këtë objektiv është vendosur në eficencë edhe Portofoli i Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Në muajin prill, të gjithë mësuesit me vjetërsi pune nga 5 deri në 20 vite, të cilët kërkojnë ngritje në pagë, do t’i nënshtrohen testimit kombëtar të kualifikimit, i cili përcakton qartë edhe përfituesit, të cilët krahas shkallës së ngritjes në karrierë, kanë mundësi të kenë edhe një pagesë më të mirë.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 09:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 28 2009, 03:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shtohen protestat ndaj Ministrisë së Arsimit

28/01/2009 Karta e Bolonjës

Shtohen protestat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj qëndrimit të Ministrisë së Arsimit gjatë ditëve të fundit. Përveç studentëve të gazetarisë në protestë janë hedhur edhe ata të Shkencave Sociale, që ankohen për kushtet e këqija në të cilat bëjnë mësim, duke qenë se së fundi janë dëbuar dhe nga ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sipas tyre, Ministria Arsimit duhet të mos heshtë më, por të marrë përgjegjësitë që i takojnë në lidhje me problemet e shfaqura kohët e fundit veçanërisht për sa i përket zhvillimit të procesit mësimor. Studentët kanë kundërshtuar vendimin që të shkojnë në orët e pasdites për të bërë mësim pranë godinave të Universitetit Bujqësor, ndërkohë që godina e tyre dhe ajo e Fakultetit të Drejtësisë, për shkak të çarjeve të shumta rrezikon të shembet nga dita në ditë dhe deri më dje asgjë nuk është bërë për riparimin e saj. Protestuesit kanë kërcënuar jo vetëm me vijimin e protestave, por dhe me mosderdhjen e pagesës vjetore të shkollës, nëse nuk do të ketë një reagim zyrtar. Një tjetër protestë disa-oreshe është zhvilluar dhe në Fakultetin e Infermierisë, ku studentët kanë pohuar se nuk po respektohet fare Karta e Bolonjës. Nëpërmjet shqetësimeve të ngritura studentët pohojnë se moszbatimi korrekt në programin arsimor i kësaj karte u heq atyre mundësinë që diploma e shkollës t’u njihet edhe brenda, edhe jashtë vendit, duke i lënë në këtë mënyrë jashtë tregut të punës. Ndërkohë probleme të shumta vihen re edhe në zhvillimin e orëve mësimore, ku orët e praktikës janë të pakta.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 09:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 16 2009, 06:20am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Universitetet në provim për cilësinë, rezultatet do të skarcojnë më të dobëtit

Mbërrin grupoi gjerman i specialistëve për akreditimin e sistemit universitar

Gati fillimi i akreditimit në vendin tonë për të gjithë universitetet, si për ato publik ashtu edhe për ata privat. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është bërë e ditur se, për më pak se dy muaj universitetet shqiptare publike dhe të sistemit privat do të kalojnë të gjitha në procesin e akreditimit që do të thotë se do të ketë një test të përpiktë për çdo universitet. Në këtë mënyrë do të jepen dhe rezultate për universitetet që do të shpallen të akredituara dhe për ato që nuk do të arrijnë standardet. Me fillimin e vitit të ri akademik do të nisë edhe vlerësimi i të gjitha universiteteve publike dhe private, jo vetëm nga Agjencia Shqiptare e Akreditimit, por edhe nga një tjetër strukturë gjermane. Për më shumë se një semestër, të gjitha universitetet do të vlerësohen dhe jo të gjitha do të kalojnë provimin për të marrë statusin e universiteteve, diploma e të cilave do të njihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhori Kule u shpreh se: “I kemi bërë një kërkesë agjencisë gjermane dhe vitin e ri akademik do të fillojë edhe procesi. Pas shembullit që dha Kosova, ku shumë universitete nuk u klasifikuan, radhën e ka Shqipëria. Megjithatë, fjalën e fundit e japin ekspertët, të cilët do të saktësojnë qartë se cilat janë kriteret bazë për një universitet me standarde bashkëkohore”.
Fazat e akreditimit
Në vitin 2010 do të kemi një listë universitetesh të renditura sipas notës që u ka vendosur Agjencia e Akreditimit. Që do të thotë se të rinjtë mund të vendosin se në cilin universitet të shkojnë, duke ditur se cila është diploma më e mirë dhe cila më e dobëta. Akreditimi është hallka përmbyllëse e procesit të sigurimit të cilësisë. Sigurimi i cilësisë është një nga sfidat që kanë institucionet e arsimit të lartë, dhe është një proces që ka të bëjë në radhë të parë, me ndërtim kapacitetesh. Akreditimi është faza e fundit. Nëse do ta konsiderojmë të gjithë procesin e akreditimit, pjesa më e madhe, madje përcaktuese, është kompetencë e vetë universitetit, pasi është vetë institucioni që siguron cilësinë. Faza përmbyllëse e procesit është ajo e vlerësimit të jashtëm dhe dhënia e vendimit të akreditimit. Çdo universitet, privat apo publik, ka njësitë e vlerësimit të brendshëm, të cilat kërkojnë kohë të kualifikohen. Këto njësi janë koordinuese dhe monitoruese dhe procesi përfshin të gjithë kaskadën e universitetit, nga rektorati deri tek departamenti dhe grupi mësimor-kërkimor. Do të thotë se në proces përfshihen titullarët e grupeve kërkimore shkencore, shefat e departamenteve, zëvendësdekanët, dekanët dhe rektorët sepse duhet të përgatitet raporti i vetëvlerësimit. Ky proces realizohet tërësisht nga universiteti, në mënyrë periodike, në 4 vjet apo 5 vjet dhe është i detyrueshëm për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Ky raport tregon qartë çfarë është ky institucion, çfarë profili ka marrë, pikat e dobëta dhe të forta të tij, cila është cilësia reale e diplomave, etj. Cilësinë e diplomave e tregon në të vërtetë tregu i punës. Nëse tregu thith një lloj diplome, atëherë do të thotë se ajo është e mirë. Procesi i vlerësimit të jashtëm është proces që realizohet nga struktura jashtë universitetit. Konkretisht është Agjencia e Akreditimit ose agjencitë e huaja dhe Këshilli i Akreditimit.
Në Kosovë ka dështuar procesi i akreditimit
Sipas Ministrisë së Arsimit në vendin tonë është bërë e ditur se ne kemi studiuar me kujdes raportin e Kosovës dhe kemi vënë re se shkollat e larta të Kosovës dështuan për shkak të numrit të pamjaftueshëm në personel pedagogjik të kualifikuar. Kishin kurrikula të njëjta me universitetin publik, mjedise shumë më të mira. Ne jemi në një situatë shumë më optimiste, sepse qeveria mbështet investimet në arsimin e lartë privat. Qeveria nuk është mjaftuar vetëm me presionin, në kuptimin pozitiv, për arritjen e standardeve. Ajo u ka ofruar mbështetje jo vetëm shkollave publike por edhe atyre private. Pedagogët e rinj të shkollave të larta private kanë të drejta të njëjta me kolegët e tyre të universiteteve publike të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës dhe mund t'ju them që kandidatja e parë që aplikoi dhe fitoi vjet, ishte nga një universitet privat dhe aktualisht po bën doktoratën në Oxford. Së dyti, qeveria u ka ofruar universiteteve private që në kuadër të programit "Brain Gain", të thërrasin pedagogë shqiptarë që janë aktualisht, për kurse leksionesh. Gjithashtu, në kuadër të këtij programi, shkollat e larta private janë mbështetur që të rekrutojnë asistentë dhe pedagogë shqiptarë që kanë përfunduar studimet e masterit apo doktoraturës. Ky grup përfiton shtesë mbi pagë dhe disa elementë të tjerë mbështetës të paketës "Brain Gain", si mbështetje për konferenca, simpoziume, botime njëlloj si kolegët e tyre në universitetet publike. Kryeministri ka deklaruar se qeveria ka edhe një borxh ndaj arsimit privat në tërësi që lidhet me lehtësi fiskale. Sektori privat i arsimit u prek nga reforma e sistemit fiskal, sepse ajo, në fazën e parë të aplikimit të saj, kërkonte që të hiqen të gjitha përjashtimet.


Raporti i akreditimit tregon
? Çfarë është ky institucion
? Çfarë profili ka marrë
? Pikat e dobëta dhe të forta të tij
? Cila është cilësia reale e diplomave

Testi i universiteteve

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:16.07.09



[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:11am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Emigranti_hupun
Sun Jul 26 2009, 10:03am

Registered Member #3167
Joined: Sat Jul 18 2009, 02:46pm

Posts: 7
Shqipnija ka nevoj per nji sistem te hekurt mas me leju kopjimet e korrupsionin se me hile nuk fitan kush pa hum krejt vendi, se njaj kapjim e korrupsion ne arsim na ka zhgatrru e vazhdan me na zhgatrru

Trupin duhet me ma kontrollu menja
Menen duhet me ma kontrollu arsyja.
Anmik kam veset qe mizotnoj
Synim kam virtytet dhe humanizmin
si vete filozofia e Stoikve




Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 09:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Reforma qeverisese e arsimit te larte

E Enjte, 13 Gusht 2009


Dritan Nelaj

Qeverisja dhe menaxhimi, perbejne dy nga ceshtjet kryesore ne sektorin e arsimit te larte. Analiza jone tregon se ligji aktual i arsimit te larte, perfaqeson nje dokument i cili e modernizon edhe me tej, strukturen qeverisese te universiteteve tona publike. Sipas literatures, reforma te ngjashme ne kuadrin qeverises, kane ndodhur ne shume prej vendeve te Evropes Qendrore dhe Perendimore. Nje nga synimet themelore te ketyre reformave, ka qene thyerja e dualitetit ekskluziv qeveri-oligarki akademike, e cila e ka dominuar sistemin e arsimit te larte evropian, per dekada me radhe. Ne kuader te ketij synimi, reformat forcuan kapacitetin institucional te universiteteve duke nxitur nje strukture qeverisese qendrore me natyre te forte ekzekutive, me qellim zbutjen e fragmentarimimit te tejskajshem te universitetit, ne departamente apo fakultete dhe integrimin e tyre brenda nje institucioni me aftesi per te vepruar si nje organizem. Gjithashtu u forcuan strukturat menaxhuese brenda institucionit dhe u rrit pjesemarrja e anetareve me prejardhje nga mjedisi jashte universitare, ne organet vendimmarrese te universitetit. Ne vazhdim, u krijuan skema financiare te tilla qe, nxisnin konkurrimin midis njesive brenda universitetit apo midis universiteteve, duke shkaktuar keshtu modernizim te administrates dhe shfaqjen e strategjive te zhvillimit te cilat beheshin te domosdoshme ne nje mjedis gjithnje e me kompleks dhe me pak te sigurt. Mund te themi se, prirja e pergjithshme, ishte nxitja e praktikave te organizimit te kompanive apo korporatave private ne strukturen qeverisese dhe menaxhuese te universiteteve publike, me qellim rritjen e efikasitetit dhe eficences se veprimtarise se tyre. Per rrjedhoje, reformat e nderruara synuan nje drejtpeshim me funksional te pushtetit, midis permases ekzekutuese dhe asaj kolegjiale brenda institucionit te arsimit te larte. Nje filozofi e tille, verehet edhe ne ligjin tone te arsimit te larte. Se pari, ligji paraqet dy organe te cilat nuk kane ekzistuar me pare. Rektorati dhe Keshilli i Administrimit. Organi i pare eshte konceptuar si nje organ kolegjial ekzekutiv, i cili propozon politika te brendshme organeve vendimmarrese te universitetit dhe pas aprovimit te tyre angazhohet per zbatimin e tyre ne te gjitha nivelet e institucionit. Paraqitja e nje organi te tille, synon te rrise aftesine ekzekutive te universitetit dhe ne te njejten kohe forcon kapacitetin qendror qeverises, gje qe pritet te ndikoje ne zbutjen e trashegimise se fragmentarizmit te tejskajshem te universitetit ne fakultete apo departamente. Per me teper ekzistenca e Rektoratit rrit premisat per nje lidhje funksionale midis aktiviteteve te perditshme te njesive kryesore apo baze me strategjine e perbashket zhvillimore te institucionit.

Se dyti, ligji prezanton Keshillin e Administrimit, i cili eshte nje organ qe angazhohet ne nje proces bashkevendimmarres me Senatin Akademik, per sa i perket ceshtjeve qe lidhen me buxhetin e universitetit. Ky organ ka kompetenca ne administrimit pronesor dhe po keshtu aprovon strukturen e personelit administrativ dhe monitoron performancen e administrates se institucionit. Duhet permendur qe, Keshilli i Administrimit ben te mundur qe per here te pare, te perfshihen perfaqesues nga mjedisi i jashtem ne strukturen vendimmarrese te universitetit publik. Pra per here te pare vendimmarrja per ceshtje administrative dhe financiare nuk eshte me produkt ekskluziv i vullnetit te ngushte te grupeve brenda universitare, por ne te kundert ajo hapet drejt grupeve dhe komuniteteve me te gjera, te cilat kane interesa legjitime ndaj produktit universitar. Gjithashtu, Keshilli i Administrimit perfaqeson nje mekanizem i cili nxit modernizimin e administrates se universitetit. Per me teper perberja e ketij organi, paraqet nje nivel te larte ekspertize, e cila pritet te mbeshtese vendimmarrjen akademike perkundrejt prioriteteve financiare, shperndarjes dhe menaxhimit te tyre. Por natyra hibride e ketij organi, ku 51% e anetaresise e ka prejardhjen nga mjedisi universitar, ndersa 49% e saj e ka origjinen nga mjedisi jashte universitar, paraqet gjasa per ngerce pergjate procesit vendimmarres. Ky fenomen mund te ndodhe per shkak se dy grupimet kryesore te anetareve te ketij organi, kane prejardhje te ndryshme dhe rrjedhimisht perfaqesojne forma arsyetimi te ndryshme. Per rrjedhoje ky organ mund te shnderrohet ne nje arene perplasjesh midis arsyetimit akademik dhe atij menaxherial.

Nje risi tjeter e ligjit, eshte fuqizimi i rolit te kancelarit, i cili perfiton tashme nje rol me energjik dhe me tipare me te theksuara menaxheriale. Kancelari fuqizohet ne raport me statusin e tij te meparshem, per shkak se ai nuk emerohet me nga rektori por nga Keshilli Administrimit. Per me teper kancelarit i ngarkohet hartimi dhe ekzekutimi i buxhetit te universitetit. Ne kushtet e nje skeme te re financiare, kancelarit i duhet qe te tejkaloje rolin e llogaritarit dhe te marre nje rol me aktiv, bazuar ne aftesi dhe ekspertize te perparuar. Gjithashtu, ai pritet te luaj nje rol te spikatur ne modernizimin e administrates se universitetit. Rektori konsiderohet nje figure ekzekutive qendrore ne ligj, packa se, ne kete dokument nuk vihen re shume kompetenca te drejtperdrejta te tij. Gjithsesi ai eshte njekohesisht kryesues i Rektoratit dhe i Senatit Akademik. Statusi i drejtuesit, duket se i mundeson rektorit pervetesimin e disa prej kompetencave te ketyre organeve. Mendojme se, ne perspektiven de fakto, rektori praktikon me teper kompetenca sesa parashikon ligji. Per me teper, fuqizimi i legjitimitetit te tij per shkak te zgjedhjeve te drejtperdrejta me pjesemarrjen e te gjithe komunitetit universitar, e rrit edhe me tej pushtetin e tij politik brenda institucionit. Ne kete pike verejme nje kontradikte interesante. Nga njera ane vihet re se, ligji perpiqet te forcoje kapacitetet ekzekutive dhe menaxhuese te universitetit, nderkohe qe nga ana tjeter, ky dokument zgjeron edhe me tej formatin demokratik te zgjedhjes se autoriteteve drejtuese. Kontradikta qendron ne faktin se, ligji synon forcimin e rolit ekzekutiv dhe menaxhues te rektorit, gje qe nenkupton se ai duhet te jete i afte qe te marre vendime te guximshme ne favor te institucionit, por varesia politike qe percakton ligji ndaj zgjedhesve te tij mund ta dobesoje rolin e synuar. Ne vend qe rektori te perfaqesoje interesat e universitetit, te cilat jane me te gjera se interesat e grupeve qe veprojne brenda institucionit, rektori eshte i detyruar te perfaqesoje shumatoren e interesave te grupeve brenda universitare, te cilat jo gjithmone perputhen me interesin publik. Se fundi, ligji duket se synon te nxise edhe pse jo drejtperdrejte, modernizimin e administrates se universiteteve publike. Formula e re e financimit me prejardhje nga buxheti i shtetit, kerkon nje administrate me te gjalle. Granti konkurrues nxit konkurrimin midis universiteteve, fakulteteve dhe departamenteve, gje qe kerkon jo vetem aftesi te mira planifikuese dhe argumentuese por gjithashtu nje administrate qe mundeson zbatimin e projekteve ne kohe dhe me cilesi. Po keshtu ne kushtet e masivizimit te universiteteve, administrata duhet te kete kapacitetet e duhura qe te perballoje kerkesa te larmishme dhe shpesh kontradiktore me njera tjetren. Administrata e universitetit, duhet te jete e afte qe te ndertoje nje baze statistikore integrale dhe gjithashtu ta perdore nje informacion te tille me qellim mbeshtetjen e organeve te tjera te universitetit ne perpjekjen e tyre per t'ju pergjigjur sfidave gjithnje e me te komplikuara. Veme re se, ligji per arsimin e larte dhe strategjia e sektorit per periudhen 2008-2013, synon nje ndarje te qarte midis organeve qe do ti pergjigjen ceshtjeve administrativo/financiare dhe organeve te cilat do te perballojne ceshtje me karakter akademik. Marredhenia midis prirjes per te centralizuar pushtetin ne qender te universitetit dhe prirjes per ti decentralizuar kompetencat ne nivelet me te poshtme te institucionit, ku krijimtaria dhe ekspertiza akademike udheheqin vendimmarrjen, paraqet nje tjeter ceshtje te rendesishme. Vleresojme se ligji dhe strategjia e arsimit te larte, paraqesin dy dokumente te cilet garantojne nje sinteze funksionale midis prirjeve zhvillimore ne vendet e Evropes Perendimore dhe kontekstit te arsimit te larte Shqiptar.

Sidoqofte, literatura studimore ne disiplinen e arsimit te larte na tregon se, udhetimi i reformes nga teksti juridik ne realitetin praktik nuk garanton saktesisht synimet e planifikuara nga politikeberesit. Nje gje e tille ndodh sidomos nese, parimet e reformes bien ndesh me normat ekzistuese te mjedisit universitar. Literatura sugjeron se, mjedisi universitar perfaqeson nje hapesire interpretuese, ne te cilen ato pjese te reformes te cilat bien ndesh me normat dhe interesat e akademikeve, ri-interpretohen ne perputhje me keto te fundit. Per me teper, universiteti eshte i mirenjohur per aftesine e zbatimit simbolik te politikave te cilat nuk i shkojne per shtat akademikeve. Universiteti perbehet nga dy realitete shpesh te ndryshme nga njera-tjetra. Ai formal, i cili perbehet nga, ligje, udhezime, statute e rregullore dhe realiteti praktik ne te cilin, studente e pedagoge veprojne sipas nje rutine e cila priret ti shmanget risive formale. Bazuar ne keto njohuri, shume autore mendojne se nuk ka vend per reforma radikale ne hapesiren universitare. Zbatimi i nje reforme ne arsimin e larte, shoqerohet nga procese ri-interpretimi brenda mjedisit universitar, pergjate te cilave disa prej objektivave te reformes mund te transformohen ne domethenien e tyre dhe rrjedhimisht te implementohen ndryshe nga pritshmerine e hartuesve te reformes. Nisur nga sa me siper, sugjerohet qe procesi i ndryshimeve strukturore dhe me pas praktikave te grupeve brenda universitare, duhet konceptuar si nje proces gradual dhe organik. Kjo nenkupton qe, normat e reja te mbeshtetura nga reforma, vendosen ne siperfaqe te shportes se normave tradicionale dhe se me kalimin e kohes ato nderthuren me njera tjetren duke siguruar nje bashkejetese funksionale. Ligji i marre ne shqyrtim, duket se nxit edhe me tej natyren hibride te struktures qeverisese te universiteteve publike. Perfundimi i procesit te implementimit te ligjit aktual te arsimit te larte, do te na njohe me shkallen e aftesise se universiteteve tona, per te brendesuar ne menyre funksionale tipare kontradiktore institucionale, te tilla si, burokracia profesionale, modeli demokratik, modeli instrumental dhe ai i korporates se dijes.

* Master i Filozofise ne Arsimin te Larte *

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Thu Aug 13 2009, 09:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Aug 29 2009, 08:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Brain Gain" ose "Thithja e trunit


Eduard Zaloshnja

Një nga programet me emër anglez të iniciuara nga qeveria shqiptare, është ai që quhet "Brain Gain". Ky term është një antitezë rimuese e termit "brain drain" (përkthimi fjalë për fjalë: rrjedhje e trurit), që përdoret për fenomenin e largimit nga vendet në zhvillim të njerëzve të shkolluar, ose të moskthimit në atdhe të atyre që shkollohen në vendet e zhvilluara. Pra, programi i qeverisë shqiptare, i mbështetur edhe nga PNUD-i, synon thithjen e "trurit", i cili në 18 vjetët e fundit ka rrjedhur si një lumë i madh jashtë Shqipërisë.

Në planin afatmesëm të programit "Brain Gain", parashikohen bursa për të gjithë ata studentë që do të fitojnë të drejtën e studimit në një nga dhjetë universitetet më të kuotuara të botës. Kushti që këta studentë ta marrin bursën është kthimi në atdhe pas mbarimit të studimeve. Gjithashtu, një tjetër lajm i mirë në kuadër të programit "Brain Gain" vjen për ata që duan të punësohen në administratën shtetërore, pasi qeveria ka çelur fonde për funksionimin e një faqeje në internet që do të shërbejë si një "supermarket" i vendeve të punës për të gjithë ata që synojnë të kthehen në atdhe. Në të publikohen të gjitha pozicionet e reja që hapen në institucionet shtetërore.

Deri këtu, bukur fort! Por ç‘ndodh në realitet me një njeri që ka kryer studimet në një universitet perëndimor me emër dhe që synon të fillojë punë në një nga pozicionet e ofruara nga administrata shtetërore? Pengesa e parë e madhe, madje shumë e madhe, është certifikimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Dhe ky proces mund të zgjasë edhe më shumë se dy vjet. Po, e lexuat saktë - më shumë se dy vjet! Nga e di unë këtë gjë? E kam provuar në kurrizin tim...

Pas 16 vjetësh studimi e pune shkencore në SHBA, në janarin e 2008-ës vendosa që një pjesë të 24 orëve të ditës t‘ia dedikoj punës për një institucion shqiptar në Tiranë, ndërkohë që do të vazhdoja punën në distancë për institutin amerikan në të cilin kam punuar 10 vjetët e fundit. Kur fillova punë në institutin amerikan, shefi im nuk më kërkoi as diplomën, as listën e notave, dhe as kopjen e disertacionit. Ai thjesht u fut në faqen e internetit të universitetit ku jam doktoruar, gjeti atje të gjithë informacionin që i nevojitej, i telefonoi udhëheqësit të disertacionit tim për t‘i marrë një opinion rreth meje dhe në përfundim më ofroi vendin e punës.

Ndërsa kur erdha në Tiranë, punët ishin ndryshe. "Të duhet të certifikosh doktoraturën në Ministrinë e Arsimit, përndryshe nuk ta njeh njeri këtu", më tha ime motër. Me përvojë në këtë proces (sepse e bija kishte kaluar më parë nëpër të), ajo më dha listën e dokumenteve që duheshin për plotësimin e dosjes së aplikimit për certifikim. Përgatitja e dosjes nga unë zgjati vetëm një javë. Pas dorëzimit të saj, hamendësova, punët duhet të ecnin shpejt. Hamendje e gabuar! Kanë kaluar 20 muaj që atëherë dhe dosja ka ngecur në vend.

Fillimisht shqyrtimi i dosjes u vonua për hir të një faksi. "I kemi dërguar një faks departamentit ku ke mbaruar studimet, por akoma nuk na janë përgjigjur", më tha një nëpunës i Ministrisë së Arsimit, kur u interesova për fatin e aplikimit tim.

Fill pas komunikimit me nëpunësin e Ministrisë së Arsimit, kontaktova sekretaren e departamentit ku jam doktoruar, e cila më tha se nuk kishte marrë ndonjë faks nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Sidoqoftë, ajo u tregua e gatshme të dërgonte një letër zyrtare me faks, nëpërmjet së cilës të vërtetonte atë gjë që tashmë e kishin vërtetuar letra e pranimit në programin e doktoraturës, diploma, lista e notave, si dhe disertacioni (të cilat flinin në dosjen që kisha dorëzuar në ministri). "Kemi provuar ta dërgojmë letrën me faks 20 herë, por numri i faksit të ministrisë na del gjithnjë i zënë, në çdo orë të ditës e të natës", më shkroi pas ca ditësh ajo. "Dërgojeni me postë, s‘kemi ç‘bëjmë", iu përgjigja, duke shpresuar se një ditë letra do të mbërrinte në ministri...

Dhe a do të mbaronte kalvari i certifikimit me mbërritjen e letrës? Padyshim që jo. Sepse pastaj do të pritej radha që dosja të analizohej nga një komision, i cili do të vendoste në se doktoratura e mbrojtur nga unë në SHBA është e vlefshme për në Shqipëri. Dhe sa mund të zgjasë radha për t‘u futur dosja në komision? Një vit ka kaluar që prej marrjes së asaj letrës prej departamentit ku jam doktoruar, "por ka raste që radha mund të zgjasë edhe dy vjet", më tha dikush që i di mirë sesi shkojnë punët në atë komision...

Kjo historia ime me certifikimin e doktoraturës është pak e veçantë për faktin se mua më ka rastisur të kem komoditetin e vazhdimit të punës në distancë për institutin amerikan ku kam punuar 10 vjetët e fundit. Pra, zvarritja e certifikimit nuk më lë pa bukë. Por shumë të tjerë mund të mos e kenë këtë komoditet. Të tërhequr nga programi "Brain Gain", ose thjesht nga malli për mëmëdhenë, ata mund të jenë kthyer, por të sfilitur nga procesi burokratik i certifikimit të diplomave dhe në pamundësi për të punuar në distancë, ata mund të kthehen në vendet nga kanë ardhur. Dhe atje nuk kanë nevojë të certifikojnë diplomat, ndërkohë që vendet e punës i gjejnë shumë më lehtë dhe paguhen shumë më mirë se në Shqipëri.

Me pak fjalë, edhe atë pak "tru" që thithim, shpejt e shpejt e rrjedhim...

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 02 2009, 07:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pse duhet mbeshtet arsimi i nalte privat

E Merkure, 02 Shtator 2009


Dritan Nelaj

Roli i buxhetit te shtetit ndaj sferes publike dhe private te arsimit te larte perben nje nga ceshtjet me delikate dhe me pak te trajtuara ne hapesiren e komunikimit publik. Ky shkrim synon te paraqese disa argumente te huazuara nga studiues te disiplines se arsimit te larte te cilat ndihmojne ne qartesimin e rolit qe mund te kete buxheti publik ne nxitjen e zhvillimit te sferes private dhe publike te arsimit te larte. Studiues te qasjes ekonomike te arsimit te larte ende diskutojne se cili model i sistemit te arsimit te larte do mund te siguronte nje gershetim te qendrueshem te karakteristikave te tilla si: cilesia, eficenca, larmia dhe aftesia novative. Sfida qendron ne faktin se modele te ndryshme nga njera ane nxisin me fort disa nga karakteristikat e mesiperme ndersa nga ana tjeter dekurajojne disa te tjera. Pjesa derrmuese e studiuesve mendojne se perfshirja e operatoreve private ne sistem, do t'i nxiste edhe me tej tiparet e siperpermendura. Mendohet se nje kombinim i efektshem i rolit te autoritetit publik dhe i grupeve qe ofrojne apo konsumojne produktet e sistemit te arsimit te larte do te forconte njekohesisht qendrueshmerine por edhe aftesite per ndryshim brenda sistemit.

Se pari arsyetohet se mbeshtetja e pjeses private te sektorit te arsimit te larte nga buxheti publik do te ndihmonte ne zgjerimin e sistemit me nje kosto me te vogel per vete buxhetin publik. Fakti qe ne universitetet private nje pjese e cmimit do te perballohej nga individi, do te bente te mundur qe buxheti publik te shpenzonte me pak per zgjerimin e sistemit sesa ne rastin kur zgjerimi i metejshem i sistemit do te perballohej prej universiteteve publike.

Se dyti, nje shqetesim ne rritje i qeverive eshte edhe ngathtesia e drejtimit dhe pershtatjes se produktit universitar publik ndaj kerkesave te mjedisit shoqeror dhe sidomos mjedisit ekonomik. Duke mbeshtetur pjesen private te arsimit te larte ky mision i qeverise permbushet ne nivel sistemi per shkak se operatoret private rezultojne pergjithesisht me te afte per te vepruar ne baze te prirjeve te tregut. Produkti i tyre universitar synon te pasqyroje me thelbesisht prirjet e tregut.

Se treti, nje sistem modern e i shendetshem i arsimit te larte duhet te zoteroje dy tipare thelbesore te cilat jane larmia dhe shtresezimi. Nxitja dhe mbeshtetja e arsimit te larte privat perforcon aftesine e sistemit per te funksionuar ne baze te nen-sektoreve te tille si: shkolla te larta profesionale, universitete politeknike, universitete te profilizuara, universitete te fokusuara ne mesimdhenie, universitete te fokusuara ne kerkim shkencor dhe universitete te fokusuara tek te dyja njeheresh. Nderkohe qe shtresezimi si pasoje e konkurrences dhe cilesise se ndryshme midis institucioneve qe veprojne ne te njejtin nen-sektor ndihmon ne alokimin me te drejte dhe eficent te fondeve me prejardhje publike apo private.

Se katerti, universitetet publike pergjithesisht pershkruhen si burokraci profesionale, ku zakonisht forma dhe permbajtja e sherbimit bazohet ne interesat dhe bindjet e profesionisteve (ofruesit). Ne te kundert universitet private pergjithesisht e orientojne produktin e tyre ndaj kerkeses (tregut te studenteve, kerkimit apo sherbimeve), faktor qe do ta emanciponte edhe me tej sistemin e arsimit te larte ne Shqiperi.

Me tej masivizimi i sistemit dhe rrjedhimisht zgjerimi i tij ben qe trupa studentore te rritet ne numer dhe te behet me heterogjene ne karakteristikat e saj. Keshtu, individet qe disa vite me pare nuk mund te perfshiheshin ne sistem, sot jane pjese e tij. Ky shtim ne numrin e studenteve por edhe ne shumellojshmerine e tipareve dhe interesave te tyre ben qe universitetet publike te perballen me veshtiresi ne akomodimin e interesave dhe pritshmerive te cilat behen gjithnje e me te dallueshme nga njera tjetra. Ne kete situate universiteti publik zgjerohet si per nga permasat edhe per nga shumellojshmeria dhe kompleksiteti i aktiviteteve qe duhet te kryeje ne menyre qe ti pergjigjet rrethanave te reja. Kjo veshtireson mundesine e qeverisjes dhe koordinimit optimal te aktiviteteve te perditshme, gje qe ben te veshtire ruajtjen e cilesise apo perparimin e saj. Per kete shkak keshillohet qe pesha me e madhe e perballimit te zgjerimit te metejshem te sistemit ne vende me dominance publike te perballohet nga hapesira private e tij. Per me teper fuqizimi i operatoreve private te sektorit do te rriste presionin e konkurrences brenda vete sistemit. Keshtu do te kishim me teper konkurrence midis privatit dhe publikut. Si pasoje qeveria do te prirej ta thellonte me shpejtesi autonomine e institucioneve publike te arsimit te larte me qellim, krijimin e kushteve per te perballuar konkurrencen. Nje zhvillim i tille do te mundesonte qe universitetet publike te kishin me teper rol ne percaktimin e tarifave te studimit, numrit dhe llojit te studenteve qe do te pranonin, formave dhe llojeve te programeve te studimit dhe spektrit te sherbimeve qe ofrohen. Gje qe to ti nxiste edhe me teper keto universitete qe te modernizonin aftesite drejtuese dhe menaxhuese me qellim rritjen e performances dhe eficences. Nje argument tjeter qe do ta justifikonte mbeshtetjen e pjeses private te sektorit te arsimit te larte do te ishte fakti qe arsimimi i studentit si ne universitetin publik ashtu dhe ne ate privat mbart ne vetvete ate qe quhet eksternalitet pozitiv. Aftesimi i studentit do te siguronte njeheresh perfitime private por edhe publike. Eshte e arsyeshme te mendohet se pergjate jetes se tij studenti do te paguhet me mire se ne rastin e mos arsimimit. Per me teper ai do te disponoje aftesi me te kualifikuara per te bere zgjedhje te arsyeshme, do te gezojne shendet me te mire, etj. Nderkohe qe perfitimet do te shtriheshin jashte ketyre kufijve duke bere qe dhe shoqeria ti gezohet avantazheve si, nje lidhje me e forte midis dijes dhe rritjes ekonomike, pjesemarrje me eficente ne sferen e politikes dhe politikave, stabilitet kulturor, ulje te agresivitetit etj. Ne kete kuader pritet qe qytetare me te arsimuar te perfitojne pagesa me te larta pergjate karrieres se tyre dhe kjo do te mundesonte qe ne te ardhmen shteti te mund te perfitonte me teper te ardhura per buxhetin publik, per shkak te rritjes se te ardhurave nga taksimi.

Se fundi, cdo qeveri shqetesohet per ate sesi sistemi i arsimit te larte te mund te ofroje ne permbajtjen e tij nje mori veprimtarish dhe sherbimesh te cilat i pergjigjen kerkesave, ekonomike, kulturore dhe politike te vendit. Gjithashtu synohet qe permbushja e tyre te mund te siguroje cilesi. Ne sistemet e zhvilluara sfidave te siperpermendura u behet balle nepermjet dy metodave kryesore, ajo e privatizimit pra zgjerimit te sistemit nepermjet mbeshtetjes se operatoreve privat dhe injektimi i merkanizmave te thuajse-tregut ne pjesen publike te arsimit te larte. Disa politikberes dhe studiues mendojne se duke forcuar sjelljen konkurruese midis operatoreve te arsimit te larte, duke rritur larmishmerine e sherbimeve te ofruara, duke nxitur elemente private te menaxhimit ne pjesen publike te sistemit, duke rritur informacionin ndaj konsumatorit nepermjet mekanizmave te vleresimit, renditjes e prestigjit dhe duke decentralizuar prodhimin e ofertes dhe ushtrimin e kerkeses, sistemi do te mund te perballonte me mire sfidat e paraqitura nga realiteti i ri. Ne perfundim studiuesit vleresojne se nje sistem i qendrueshem dhe funksional duhet te jete ne gjendje qe te perthithe normalisht nevojat e mjedisit rrethues dhe nepermjet nderthurjes se instrumenteve te tregut dhe menaxhimit te ri publik te siguroje cilesi dhe dobi ndaj perdoruesve.

* Master ne Arsimin e Larte

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 16 2009, 08:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeverisja e vendit duhet të “akreditohet” para universiteteve

Nga Besnik Gjongecaj

Një nga lajmet e dhëna për publikun këto ditët e fundit është ai i fillimit të procesit të akreditimit të Universitetit të Tiranës nga British Council, agjenci akreditimi që ka kryer procesin e akreditimit përveç të tjerash edhe për disa universitete të Kosovës. Përfaqësuesi i kësaj agjencie deklaroi publikisht se agjencia do të punojë për vlerësimin e jashtëm të cilësisë të Universitetit të Tiranës si një entitet më vete, pra do ta vlerësojë atë në nivel institucioni dhe nuk do të bëjë vlerësim të pjesëve përbërëse të tij. Ai bëri publik se vlerësimi i cilësisë së këtij institucioni do të bëhet në katër drejtime, midis të cilëve, drejtimi i parë dhe me sa duket edhe më i rëndësishmi i përmendur prej tij do të jetë komponenti i qeverisjes universitare (university governance). Megjithëse në ligjin ekzistues të arsimit të lartë është parashikuar vlerësimi i cilësisë së universiteteve shqiptare edhe nga agjenci të huaja akreditimi, pjesë e Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, deri më sot, asnjë përpjekje nuk është bërë që vlerësimi i jashtëm i cilësisë së këtij universiteti apo i universiteteve të tjera të vendit, si dhe i programeve të tyre, të mund të bëhet nga strukturat vendase të parashikuara me ligj, konkretisht nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë apo Këshilli i saj i Akreditimit. Këtë gjë nuk e kemi dëgjuar të bëhet as për universitete që lëshojnë diplomë për herë të parë, të cilat, sipas ligjit ekzistues, e kanë të detyrueshme t’i nënshtrohen këtij procesi. Akoma më shumë, vazhdojnë të merren vendime nga qeveria për themelimin e universiteteve të reja, siç ishte vendimi i fundit para pak kohësh mbi themelimin e një universiteti në Peshkopi pa kërkuar mendim nga strukturat shqiptare të akreditimit, pra në neglizhim të plotë të tyre, që përsëri, të paktën sipas ligjit ekzistues të arsimit të lartë, do t’i tregonin qeverisë, nëse është apo jo e mundur të themelosh një universitet në Peshkopi. Çdo agjenci akreditimi ka një procedurë të caktuar për këtë qëllim, ashtu sikundër edhe çdo ligj i arsimit të lartë, sado i keq-përgatitur të jetë, siç është ligji që kemi në Shqipëri, parashikon disa kritere dhe kushte, pa plotësimin e të cilave nuk mund të themelosh dhe nuk mund të mbash të njohur zyrtarisht një institucion të arsimit të lartë. Mospërfillja prej qeverisë e strukturave të tilla të rëndësishme për arsimin e një vendi bëhet, sepse para së gjithash është e mundur dhe pastaj, sepse kështu i intereson qeverisë. Në pjesën mbi akreditimin në ligjin aktual të arsimit të lartë thuhet që standardet e akreditimit, pra standardet e vlerësimit të cilësisë universitare, nuk përcaktohen nga Agjencia apo Këshilli i Akreditimit, por nga ministria (nënkupto: qeveria), ministri i Arsimit dhe Shkencës (nënkupto: qeveria) emëron anëtarët e Këshillit të Akreditimit dhe kryetari i Këshillit të Akreditimit emërohet e shkarkohet nga kryeministri… Strukturat e akreditimit, në filozofinë e organizimit të arsimit të lartë, në një unanimitet absolut mendimi, kanë statusin e strukturave tampon, ndërmjetëse, sepse në zinxhirin e hierarkisë institucionale vendosen midis qeverisë dhe universiteteve duke mos i takuar asnjërës. Vetëm kështu ato mund të kryejnë një rol realist në vlerësimin e cilësisë universitare, pa u ndikuar as nga politika dhe as nga vetë të interesuarit, pra as nga vetë universitetet. Te ne strukturat e akreditimit janë në duart e qeverisë. Prandaj, qeveria “mundet” të shpërfillë procesin e akreditimit. Por, nga ana tjetër, është tashmë e provuar që në çdo themelim apo projekt themelimi të një universiteti të ri, qeveria ka një interes të caktuar politik, për realizimin e të cilit ajo përdor brutalisht strukturat akredituese të këtij vendi. Qeveria i detyron këto struktura, ose të flasin sipas interesit të saj politik ose, sipas të njëjtit interes, i detyron të heshtin. Ja pse është kaq dramatike të shohësh se si institucioni i akreditimit universitar në Shqipëri hesht, kur duhet të “ulërijë” sa herë që hapet një universitet në Gjirokastër, në Kukës, në Peshkopi…, sa herë që me të njëjtën lehtësi, siç vendosej dikur për të ngritur një kooperativë të re, vendoset për të hapur një universitet të ri dhe vetëm e vetëm për motive politike; madje edhe nën peshën e frikës për t’i patur studentët të shpërndarë, jo të grumbulluar vetëm në Tiranë, të cilët, si dikur, do të mund të organizoheshin e të kërkonin edhe njëherë demokracinë e munguar.

. . .

British Council do të fillojë vlerësimin e cilësisë të Universitetit të Tiranës duke vlerësuar qeverisjen e tij, pra duke ekzaminuar mënyrën se si pushteti apo kapaciteti vendimmarrës i vendosur brenda universitetit përdoret prej tij, me ç’efektivitet dhe sa në dobi të universitarëve, por edhe të shoqërisë. Pra, që të ekzaminosh vetëqeverisjen e një universiteti, apriori duhet të pranosh se këtij universiteti i është dhënë një pushtet i caktuar, ka një kapacitet të caktuar vendimmarrje brenda tij. Shumë shpejt, dhe unë jam i bindur për këtë, kjo agjenci, si shumë të tjera po të ishin në vendin e saj, do të kuptojë që është e domosdoshme të ndryshojë fokusin e investigimit: nga mënyra se si përdoret pushteti brenda universitetit, te mënyra se si ky universitet në të ardhmen do të mund të marrë pushtetin e nevojshëm dhe vetëm pastaj të mund të vlerësojë se a përdoret apo jo me efektivitet ky pushtet. Shumë shpejt British Council do të kuptojë se nuk ka se çfarë të vlerësojë në qeverisjen universitare (university governance) të këtij universiteti, sepse ky universitet, si secili universitet tjetër i këtij vendi, është i zhveshur nga çdo pushtet, është pa kapacitet vendimmarrës, pa autonomi, të asnjë dimensioni, pra, pa autonomi strukturore, pa autonomi administrative, pa autonomi financiare. Të gjitha vendimet e mëdha dhe jetike, që do të duhej të merrte ky universitet në hapësirën konkurruese, i merr qeveria, ndërsa universitetit në fjalë, si çdo universiteti tjetër në vend, i mbetet vetëm t’i zbatojë ato. Kjo agjenci akredituese, në këtë pikëpamje, nuk do të ketë asnjë mundësi për të aplikuar metodat e saj standarde në vlerësimin e një institucioni të arsimit të lartë, aq më shumë se, për shkak të mungesës së autonomisë universitare, mungojnë edhe strukturat standarde qeverisëse të destinuara për përdorimin e pushtetit që gëzon universiteti brenda një autonomie të dhënë. Dhe si në çdo vlerësim institucional të efektivitetit të qeverisjes universitare, mungesa e strukturave të tilla, rrjedhimisht, edhe “boshllëku institucional” ku do të duhej të ishin vendosur mënyra se si ato funksionojnë, si përdorin pushtetin në raport me njëra-tjetrën dhe me institucionin në përgjithësi, pra kjo mungesë do ta linte vetë agjencinë pa instrumentet e nevojshme të vlerësimit të qeverisjes universitare. Në këtë pikëpamje, kjo agjenci akreditimi është e detyruar t’i heqë sytë nga Universiteti i Tiranës dhe nga çdo universitet tjetër i vendit dhe të merret me qeverinë. T’i shpjegojë asaj se ka marrë një pushtet që në një sistem demokratik nuk i takon qeverisë, por universiteteve; se këtë pushtet duhet ta lëshojë duke filluar me përpilimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, pra duke filluar edhe njëherë nga fillimi, fatkeqësisht. Duke filluar edhe njëherë me atë që quhet reformë legjislative. Pa kryer këtë reformë nuk mund të bëhet asnjë akreditim, asnjë vlerësim i besueshëm cilësie në Shqipëri, sepse thjesht, aty nuk janë mjetet e vlerësimit. Prandaj, akreditimi i universiteteve në Shqipëri nuk mund të nisë pa nisur para së gjithash “akreditimi” demokratik i qeverisjes së këtij vendi.

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 02:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkolla e integrimit evropian

» Vendosur: 19/01/2010 - 08:43

Ndriçim Kulla

Evropa në të gjithë ambientin tonë shoqëror sot është kthyer në një fjalë të magjishme. Me kuptimin dhe besimin kundrejt këtij qytetërimi, duket se po lidhet çdo lëvizje shoqërore, ekonomike, politike dhe jetësore. Është për t’u vlerësuar dhe konsideruar ky entuziazëm optimist, i cili ka epërsi në raport me shumë shtete dhe kombe të tjera përreth nesh, që aktualisht janë bërë edhe pjesë integruese e Evropës apo vende të tjera që janë në garë e aspirojnë të bëhen pjesë ekonomike, politike dhe administrative e këtij bashkimi.
Evropa dhe qytetërimi perëndimor na e kanë bërë tashmë ftesën për të hyrë në gjirin e tyre. Dhe procesi i marrëveshjeve ka filluar.

Mirëpo, përtej marrëveshjeve dhe kushteve politike apo ekonomike, para së gjithash, kjo do të thotë “thëthitje” e ajrit të mendimit dhe filozofisë së qytetërimit të saj; do të thotë njohje, “përvehtësim” dhe “bashkim” dinjitoz me atë korpus gjigand kulture, dijesh e veprash, me anë të të cilit brezat e tërë të mendimtarëve, heronjve, shkencëtarëve, artistëve dhe njerëzve të vet të shquar ngritën shtatoren e një botëkuptimi të lirë dhe mbrojtën formën e një zemre të hapur e të kultivuar.

Rruga është e gjatë, shumë më e vështirë dhe komplekse se integrimi institucional; ndaj që kjo ndërmarrje të mos na kthehet në një gur Sizifi, por në një çlirim shpirtëror, në një proces emancipimi, na lipset patjetër një bazë ku të mbështetemi. “Intellectues luminis sicci non est recipit infusionem a voluntate et affectibus” (Intelekti nuk është një llambë që shndrit pa vaj, por që ushqehet nga vullneti dhe pasioni), thotë Francis Bacon. Po megjithatë, edhe pse vullneti dhe pasioni mund të shërbejnë si një pikënisje e volitshme, përsëri na lipset patjetër një dorë ndihme. Një dorë ndihme që natyrshëm, ashtu siç në çdo gjë të re që mendohet të mbillet, për t’u rritur më pas e shëndetshme, duhet t’u jepet pikësëpari fëmijëve tanë e duhet të fillojë menjëherë nga shkolla jonë.

Po ku konsiston vallë një ndihmë e tillë?

Të gjitha vendet e reja që iu bashkëngjitën së fundmi Bashkimit Evropian, por edhe vendet me histori të gjatë në të (për të marrë një shembull konkret, edhe fqinjët tanë, Italia dhe Greqia), duke synuar ta përshtatin kulturën e mësimit dhe edukimit nëpër shkollat e tyre me këtë perspektivë të përbashkët, që i pret gjithë kombet e kontinentit tonë, ideuan dhe implementuan një program të posaçëm, të shumëformshëm dhe afatgjatë, me titull “Të njohim Evropën”. Nivelet e informacionit qenë të shtrirë, por përqendrimi kryesor ishte ai i bazuar në fëmijët e ciklit të arsimit bazë, por edhe ata të arsimit të mesëm. E duhet theksuar se ky është një program. Dhe i gjithë ky program ishte një iniciativë e mbartur me një vullnet të qeverive dhe parlamenteve të çdo vendi, si dy shtyllat kryesore të çuarjes përpara të këtij procesi, e përkthyer më pas në nivel ministerior, dhe i mbështetur edhe nga iniciativa e editorisë dhe shoqërisë publike.

Pse vallë, nuk do të qe mënyra më e mirë e edukimit dhe perspektivës së fëmijëve tanë dhe të shkollës sonë implementimi edhe në shoqërinë shqiptare i këtij programi?

A s’do të qe një kulturë-formim i dobishëm, i nevojshëm dhe dinjitoz për kohën që po kalojmë, njohja e brezit tonë të ri dhe fëmijëve tanë (sigurisht me histori dhe letërsi në mënyrë të përshtatur me moshën) me historinë e Evropës, me fazat e kalimit të saj që nga grekët e romakët në Mesjetë, Rilindje dhe deri në kohët moderne?

Duke njohur heronjtë, njerëzit e famshëm të kësaj historie, bëmat dhe përpjekjet e tyre në marshimin e gjatë që e nxori racën njerëzore prej skllavërisë së Mesjetës në kohët e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duke njohur pra këtë marshim dhe histori të lirisë së Evropës, çmohet dhe vlerësohet akoma dhe më mirë liria ku sot jetojmë, rrënjoset e brumoset akoma dhe më mirë te fëmijët tanë edukimi demokratik dhe shoqëror, për të cilin kemi aq shumë nevojë, kultura, letërsia, arti, fuqia e optimizmit, çdo ndjenjë e mirë që e shpie përpara shoqërinë njerëzore.

E më tej, nëse krahas miteve, legjendave dhe heronjve tanë më popullorë, krahas eposit tonë, fëmijët tanë mësojnë edhe mitet e legjendat e antikitetit greko-romak apo të Evropës veriore, heronjtë e mesjetës, sagat legjendare të kombeve të mëdhenj evropianë, me baladat dhe epokat e tyre, a nuk do të shfaqen ata vallë më me dinjitet, më me kulturë e formim, nesër kur të jenë pjesë organike e këtij qytetërimi?

Po nëse njihen në mënyrë të orientuar me shkencëtarët dhe shpikjet e tyre të mëdha, me njerëzit e mençur dhe dijen e tyre të filozofisë dhe sociologjisë, a nuk do të jenë më të përgatitur e më të gatshëm për t’u përballur me kërkesat e kohës në tregun e punës?

Ja pse drejtuesit e arsimit tonë, shkolla dhe shoqëria jonë duhet të zgjohen dhe kapërcejnë me urgjencë rutinën ciklore të problemeve të arsimit dhe të parashikojnë programe të tilla novatore, në mënyrë që t’ua japin patjetër këtë dorë ndihme brezit të ri që do të jetë brezi i integrimit evropian.

Ky program duhet të fillojë menjëherë, duke përzgjedhur dhe bërë të gatshme këtë literaturë nëpër shkollat dhe bibliotekat tona, gërshetuar me përpjekjen kurrikulare të transferimit të kësaj kulture edhe në procesin mësimor.

Asgjë se pengon shkollën tonë që me një vullnet të posaçëm t’i ndërfusë këto dije nëpër orët e lira të lëndëve përkatëse të historisë, letërsisë, edukimit shoqëror, shkencor apo human, në perspektivën afat-shkurtër të përshtatjes edhe të kurrikulës me këtë program. E kanë bërë shumica e vendeve që sapo i janë bashkuar BE, literatura e kurrikulave më të mira të BE dhe perëndimit është aty për të na ndihmuar në këtë nismë. Tashmë pritet vetëm vullneti për ta zbatuar atë.

Thirrja tashmë na është bërë; le të na kthehet pra në fat, ligj, busull për të orientuar në universet e saj edhe fëmijët e të rinjtë tanë. Zhak Deluze, një filozof bashkëkohor francez thotë: “Në një ndërmarrje nuk duhet as të kesh frikë e as të shpresosh pa bazë, duhet të kesh vetëm “armët e duhura”. E në këtë ndërmarrje të integrimit që po marrim përsipër, njëra nga “armët” më të duhura është implementimi dhe studimi nga ana e brezit tonë të ri i një programi të veçantë e të specializuar për njohjen e gjerë dhe të thellë të kulturës, historisë dhe traditës së Universit Evropian dhe Perëndimor. Ky program është thelbësor dhe si i tillë duhej t’i paraprinte ndryshimeve strukturore.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 02:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Komisioni i Ekonomise, heq TVSH per arsimin

E Merkure, 20 Janar 2010


Sektori privat dhe ai shteteror i arsimit nuk do te paguaje TVSH-ne. Komisioni Parlamentar i Ekonomise, ka miratuar dje nje projektligj te ri per TVSH ku parashikohet forcim i rregullave te bizneseve qe cregjistrohen nga TVSH-ja dhe heqjen e tatimit ne fjale per sektorin e arsimit. Vendimi u more vetem nga votat e mazhorances, nderkohe qe opozita qendron prej muajsh jashte ketij komisioni. Ndryshimet ne kete projektligj u kerkuan nga kryeministri Sali Berisha vitin e shkuar, nderkohe qe me kete vendim te komisionit, i hapet rruge miratimit nga ana e Parlamentit. Ne baze te vendimit, duke filluar nga 1 tetori i ketij viti, arsimi privat do te perjashtohet nga kjo takse. Vendimi per uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, ne arsim dhe shendetesi ka krijuar debate brenda qeverise. Ministria e Financave kishte propozuar fillimisht pergjysmimin e TVSH-se per bizneset qe ofrojne produkte dhe sherbime ne fushen e arsimit dhe shendetesise nga 20 ne 10 per qind. Por ky variant i mbeshtetur nga ministri i Financave, Ridvan Bode nuk eshte pranuar nga qeveria, pasi kryeministri Berisha ka kerkuar qe TVSH ne keta dy sektore te hiqet perfundimisht. Propozimi i kryeministrit Sali Berisha, per heqjen e TVSH-se per arsimin privat ngjalli debate mes tij dhe ministrit te Financave, Bode ne nje nga mbledhjet e qeverise. Sipas shefit te Financave, kjo nuk eshte koha per te bere dhurata, por kryeministri insistoi ne kete pike, pasi sipas tij ata qe dergojne femijet e tyre ne shkollat private nuk mund te paguajne dy here taksa. Heqja e TVSH-se se arsimit privat eshte nje premtim qe kryeministri i vendit e kishte bere qe prej gati dy vjetesh. Kjo, pas kerkeses se krereve te ketyre institucioneve arsimore, te cilet taksen e kane cilesuar si nje pengese ne zhvillimin e ketij sektori te rendesishem. Madje disa kohe me pare, perfaqesuesit i kane derguar edhe nje leter zyrtare kryeministrit per kete ceshtje. Berisha ne te gjitha deklaratat e tij eshte shprehur, se do te mbeshtese fuqishem arsimin privat ne vend. Ne tre vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i institucioneve arsimore private per te gjitha ciklet. Vetem per arsimin e larte sot kemi te licencuara 33 universitete. Nga kjo reforme fiskale ne TVSH, buxhetit te shtetit do te mungojne kete vit rreth 300 milione leke. TVSH eshte taksa kryesore me te cilen buxheti i shtetit grumbullon te ardhurat. Pikerisht per kete qellim institucionet financiare nderkombetare nuk kane lejuar qeverine qe te aplikoje ulje te TVSH ne teresi dhe per sektore te vecante. Deri me tani, TVSH-ja mbetet i vetmi tatim me te cilin nuk eshte bere politike fiskale nga qeveria aktuale. Tatimi eshte ne nivelin 20 per qind qysh prej vitit 1998.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 04:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vajzat e mbulura nuk do të përjashtohen më nga shkollat

Tiranë – Të gjitha vajzat e mbulura të besimit musliman, do të lejohen të vijojnë studimet nëpër shkollat publike.
Kështu vendimi i një viti më parë i ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, do të hidhet përfundimisht poshtë.

Një grup deputetësh, kanë paraqitur në Kuvend një draft, sipas të cilit lejohet shfaqja e besimit. Projekligji në fjalë pritet të futet së shpejti në axhendën e Kuvendit, për t’u miratuar. Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, parashihet ndalimi i diskriminimit.

“Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, thuhet në pikën e parë të këtij neni. Në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, shkruhet në pikën dy të këtij neni.

Rastet e vajzave të mbuluara me shami, kur janë përjashtuar nga shkolla janë hasur shpesh vitet e fundit. Edhe pse në Kushtetutë lejohet praktimi i fesë, disa drejtorë shkollat të frymëzuar nga ide të izoluara, kanë përjashtuar nga mësimi vajza praktikante. Megjithëse në këtë kohë, nuk duhej të ishte më temë bisede liria për të shprehur fenë, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet demokratike, në vendin tonë, duhen miratuar ende ligje për të penguar diskriminin.

Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal.

Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë.

2010-01-20 09:05

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 02:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mësuesit, ushtrimi i profesionit nëpërmjet licencës

PRANVERA KOLA

05/02/2010 Kontrata e re kolektive e punës, përcakton një sërë ndryshimesh për rekrutimin e arsimtarëve

Për të dhënë mësim në një lëndë të caktuar, mësuesve do t’u kërkohet licenca e profesionit, e cila do të lëshohet pas testimit të njohurive të çdo mësuesi si për arsimin e detyruar, ashtu edhe për shkollat e mesme. Kontrata e re kolektive e punës, që do të nënshkruhet brenda një harku të shkurtër kohor, parashikon një sërë ndryshimesh në sferën e punësimit të arsimtarëve. Lidhur me këto ndryshime, kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha, ka pohuar se mësuesit do të merren në punë nëpërmjet konkursit, i cili do të zhvillohet mbi bazën e disa kritereve të caktuara. Për marrjen e licencës, mësuesi duhet të ketë kryer minimalisht një vit mësim dhe maksimalisht 4 vjet mësim në arsimin përkatës. Një komision specialistësh do të vlerësojë aftësitë e çdo arsimtari, dhe më pas do të lëshojë licencën për mësuesin. Nëse mësuesi fillestar nuk aplikon për katër vjet rresht për titullin “Mësues”, ai e humbet të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesisë. Gjithashtu, është përcaktuar që paga e mësuesit fillestar të jetë shumë afër asaj të mësuesit të shkallës pasuese të karrierës (mësues specialist), në mënyrë që të mos defavorizohet mësuesi fillestar. Kështu, një ndër pikat kryesore që është diskutuar për t’u përfshirë në kontratën e re të punës është kohëzgjatja e ushtrimit të profesionit, e cila pritet të zgjasë nga katër deri në tetë vite. Ky ndryshim, sipas Dobrushës, synon që të shmangë problemet e lindura gjatë viteve të fundit me lëvizjet e vazhdueshme që u bëhen mësuesve sa nga një shkollë në një tjetër çdo fillim viti akademik. Gjithashtu, kontrata e re parashikon edhe shtimin e kohës për dhënien e emërimit të mësuesve. Për këtë është menduar që të jepet emërim definitiv për të gjithë mësuesit që plotësojnë kriterin një vit stazh pune. Deri në miratimin e kësaj kontrate, mësuesit do të vijojnë të punojnë me kushtet ekzistuese, për të cilën është nënshkruar një marrëveshje gjatë ditës së djeshme. Një pikë tjetër e propozuar nga Sindikata e Arsimit për kontratën e re të arsimtarëve është rritja e kërkesave për përgatitjen dhe kualifikimin e mëtejshëm të mësuesve, e cila do të jetë dhe një ndër kriteret kryesore që do të shërbejë për testimin e njohurive të tyre. Sipas të dhënave të raportuara, rezulton se janë të punësuar me emërim definitiv deri më tani rreth 36 mijë arsimtarë, të cilët do të përfshihen në konkursin e marrjes së licencës menjëherë sapo të miratohet kontrata e re kolektive e punës.

Ndarja e titujve

Tashmë është përcaktuar edhe skema bazë e ndarjes së titujve, duke filluar nga “Mësues fillestar” (sapo ka marrë diplomën fillestare të mësuesisë), “Mësues”, “Mësues i licencuar”, “Mësues specialist” dhe më e larta “Mësues mjeshtër”. Secila shkallë do të përshkruhet nga lista specifike e standardeve. Titulli i karrierës jepet për një lëndë ose fushë lëndore dhe për një grup-moshe të nxënësve. Një mësues mund të aplikojë për titull karriere për më shumë se një lëndë.

Licenca

Për marrjen e licencës mësuesi duhet të ketë kryer minimalisht një vit mësim dhe maksimalisht 4 vjet mësim në arsimin përkatës. Nëse mësuesi fillestar nuk aplikon për katër vjet rresht për titullin “Mësues”, ai e humbet të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesisë. Gjithashtu është përcaktuar që paga e mësuesit fillestar të jetë shumë afër asaj të mësuesit të shkallës pasuese të karrierës, në mënyrë që të mos defavorizohet mësuesi fillestar.

Dobrusha shton se në kontratën e re kolektive të punës do të shikojmë mundësinë e uljes së viteve të marrjes së vjetërsisë së punës nga 5-10-20, që është aktualisht, në më pak vite”. Kjo e fundit përcakton edhe rritjen e pagave që do të përfitojnë mësuesit në bazë të vjetërsisë. Ndërsa për sa i përket sjelljes së mësuesve në ambientet e shkollave, Dobrusha bën të ditur se është përgatitur dhe drafti për Kodin e Etikës së mësuesit.

© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu





[ Edited Fri Feb 05 2010, 02:57pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 12 2010, 12:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Matura 2010, ndryshime rrenjesore

E Merkure, 10 Shkurt 2010

MASH vendos heqjen e formulareve A3 dhe A4 si dhe futjen e korrigjimit te dyfishte

Maturantet e sivjetme do te perballen me rregulla te reja te procesit te Matures Shteterore. Jo vetem ata, por edhe mesuesit duhet ta lexojne me kujdes dhe ta zbatojne ate, sepse edhe arsimtaret preken nese shkelin rregullat. Me konkretisht, behet fjale per kurset private. Sipas ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, nuk do te lejohet dhenia e kurseve private nga arsimtaret. Ata qe kane nevoje per konsultime, mund te paraqiten ne mjediset e shkolles brenda afateve qe do te percaktoje rregullorja e Matures Shteterore.

Kurset

"Shkollat do te organizojne konsultime per provimet sipas nje plani te programuar, duke mos lejuar organizimin e kurseve private. Gjithashtu Keshillimi i Karrieres per maturantet kete vit do te marre nje baze me te gjere, duke perfshire jo vetem fushen sensibilizuese ne mediat e shkruara dhe elektronike por edhe organizimin e diteve te hapura per keshillimin e karrieres, ne te gjitha qarqet dhe prefekturat e vendit",-tha Tafaj. Ne fakt, aplikimi i kurseve private nga ana e mesuesve te shkollave te mesme ka qene problematik ne vitet e kaluara. Mjaft prej maturanteve iu viheshin nota jo te mira me qellim qe ata te kerkonin ndihme privatisht tek mesuesit, kundrejt shumave te larta te parave. Ky fenomen nxiti dikasterin e Arsimit qe sivjet te perpiqet te jete me i kujdesshem.

Formularet

Dy formulare me pak, do te mund te permbyllin procesin e pranimeve ne universitete, me shpejt se vitet e fundit. Sipas ministrit te Arsimit, Tafaj, sivjet do te hiqen formularet A3 dhe A4, me qellim perfundimin e procesit te pranimeve brenda afateve. "Kete vit aplikimi i Formularit A2 do te jete edhe permbylles per regjistrimin ne Institucionet e Arsimit te Larte. Per te shmangur tejzgjatjen e procesit te MSH, nuk do te kete me Formular A3 dhe A4", theksoi Tafaj. Me tej Ministri i Arsimit dhe Shkences sqaroi se, Formulari A2 do te plotesohet nga maturantet, pasi cdo nxenes te kete ne dore rezultatet e kater provimeve te Matures. Sipas kesaj logjike, vendet bosh qe pritet te mbeten ne listat e fituesve do te plotesohen duke zbritur vijen e fituesve. Nje gje e tille do te mund te shmange vonesat mjaft te medha te krijuara ne vitet e fundit. Duke zgjatur procesin e pranimit nepermjet formulareve A3 dhe A4, mjaft studente e kane filluar vitin akademik ne janar te vitit pasardhes.

Korrigjimi

Po ashtu, ministri gjate konferences u shpreh se nje nga risite kryesore kete vit eshte fakti se do te kete nje grup te dyfishte korrigjimi, pervec dy mesuesve te lendes qe do korrigjojne provimet. Keshtu, nese rezultati nga korrigjimet e tyre do te kete diference, atehere provimi do te rishihet nga korrigjuesi i trete. Edhe nje ndryshim i tille ndermerret per te shmangur cdo lloj incidenti apo pakenaqesie te maturanteve ne lidhje me rezultatin e cdonjerit prej provimeve te Matures Shteterore. Sa u perket qendrave te korrigjimit, edhe sivjet ato do te jene ne 4 qytete te vendit. Ne menyre qe te shmanget abuzimi me rezultatet e testeve, eshte menduar qe rezultatet e provimeve te nje qyteti te korrigjohen ne nje qytet tjeter.

L.Ndoka

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ne provimet me zgjedhje edhe kur ngelesh ne ata me detyrim


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Sipas ndryshimit me te ri ne rregulloren e Matures Shteterore 2010, rezultati negativ i njerit prej provimeve te MSH nuk do te penalizoje hyrjen e maturanteve ne provimet me zgjedhje. Kjo, vertet nuk do t'i coje maturantet drejt universitetit, por ama duke qene se ruhet rezultati, maturantet mbetes ne D1 dhe D2 mund t'i perdorin rezultatet e Z1 dhe Z2 edhe per vitin e ardhshem. Rregullorja e vitit te kaluar percaktonte se, "nese nje nxenes ka vleresim kalues vetem ne njerin nga provimet e detyruara te Matures Shteterore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshem) edhe ne vitet ne vazhdim". Personat qe e kane kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kane marre deftese pjekurie dhe deshirojne te vazhdojne studimet ne shkollat e larta,do te japin dy provimet me zgjedhje, pasi te jene regjistruar ne shkollen ku kane kryer gjimnazin dhe ne KMSH te DAR-it apo ZA-se, ku ka figuruar shkolla e mesme". Ndersa sivjet rezultatet ruhen edhe per provimet me zgjedhje qe jepen nga maturante, qe kane ngelur ne njerin ose dy provimet me detyrim te Matures Shteterore.

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


[ Edited Fri Feb 12 2010, 12:04pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 15 2010, 09:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrokaj: Doktoraturat, peng i Këshillit të Administrimit në MASH

14/02/2010


Rrokaj: Doktoraturat, peng i Këshillit të Administrimit në MASH
Pas miratimit të doktoratës së Historisë, shkolla për doktorantët pritet të fillojë më 15 mars
Këshilli i Administrimit në Ministrinë e Arsimit po pengon fillimin e studimeve të doktoraturës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, duke mbajtur peng doktoratën e Historisë. Një qëndrim i tillë i drejtpërdrejtë vjen nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, i cili për të disatën herë ka kërkuar nga ana e personave përgjegjës në Ministrinë e Arsimit që të lejojnë fillimin e shkollës doktorale në fakultetin që drejton.

Dekani Shezai Rrokaj sqaron se Këshilli i Administrimit pranë Ministrisë së Arsimit po tejzgjat procedurat. Një veprim i tillë për dekanin Rrokaj nuk mund të cilësohet ndryshe vetëm si një papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni. “Jemi në pritje të historisë, e cila po bëhet një gangrenë. Kemi vonesa të mëdha. I takon Këshillit të Administrimit, ka një mungesë përgjegjësie prej tyre dhe një hallakatje të panevojshme, sepse këto kurrikula janë miratuar njësoj të gjitha, kanë kaluar njëlloj”, tha Rrokaj. Nëse do të miratohen dhe kurrikulat për doktoraturën e historisë, atëherë sipas Rrokaj, shkolla doktorale do të nisë në mes të muajit mars. “Ne shpresojmë që semestrin e dytë ta fillojmë shkollën doktorale, që do të thotë se parashikoj 15 marsin. Kemi përcaktuar edhe kriteret për përzgjedhjen e tyre. Kemi vënë notën 8 si skualifikuese. I kushtojmë rëndësi masterit që ata kanë mbrojtur. Kemi kaluar në përparësi, për dobi publike, të gjithë profesoratin e ri që jep mësim në institucionet publike, pastaj ata që japin në institucionet private”, vijoi më tej dekani Rrokaj. Aktualisht, shkolla doktorale në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, do të përmbajë doktoratura për mësuesi, gjuhësi, letërsi dhe gjeografi. Interesi i aplikantëve për të ndjekur këto studime të avancuara është tepër i madh.


©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 03 2010, 08:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjimnazet pa regjistra, Drejtorët: Jemi njësoj rigorozë nxënësit nuk i marrin seriozisht



Dërguar më: 03/11/2010 - 14:13

Eraldo Rexho

Ndonëse kanë kaluar thua jse dy muaj nga fillimi i shkollës, në gjimnazet e Tiranës, ende nuk kanë mbërritur regjistrat. Përpos gjithë ndryshimeve që ka pësuar arsimi i mesëm gjatë këtyre dy viteve, është përfshirë këtë vit edhe struktura apo ndarja e faqeve te regjistrat. Pra 'libri i notave' do të jetë i formatuar në bazë të sistemit të ri të vlerësimit gjatë këtij viti shkollor...Ky është vetëm një nga ndryshimet që ka pësuar regjistri, të tjera janë numri i faqeve, karakteristikat për secilin nxënës në fund, etj...Por, a përbën një shqetësim kjo vonesë e regjistrave? A ndihen nxënësit më të lehtësuar përballë fletoreve-regjistër? Le të udhëtojmë së bashku në këtë forum që kemi realizuar me nxënës dhe drejtues shkollash...
E para me të cilën kontaktuam ishte drejtoresha e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", e cila si gjithmonë u tregua shumë e gatshme për të na dhënë një përgjigje në lidhje me këtë temë...
Zysh Diana, mungesa e regjistrave gjatë këtyre dy muajve të parë të shkollës ka krijuar ndonjë problem në gjimnazin tuaj?
Mungesa e regjistrave formalë nuk ka krijuar asnjë problem në përmbushjen me rigorozitet të objektivave që ka një orë mësimore.
Vlerësimi i nxënësve bëhet njësoj siç është bërë më parë, mungesat merren gjithashtu po njësoj, kështu që nuk shoh ndonjë problem në këtë mes. Fletoret regjistër në shkollën time të paktën, janë 'qëndisur' në një mënyrë të tillë sa edhe gjithë vitin mund t'ia dilnim pa regjistra.
Gjithçka është shkruar në këto 'fletore-regjistër', do të hidhet në regjistrat përfundimtarë? A nuk i shikojnë me një sy tjetër nxënësit regjistrat provizorë, sepse me sa di unë, ka edhe raste kur bëhen tolerime...?
Pa diskutim, gjithçka. Këto fletore ruhen në drejtorinë e shkollës edhe një vit pas përfundimit të vitit shkollor. Unë kam edhe sot fletoret regjistër të vitit të vjetshëm, që siç e thashë edhe më parë nuk janë fletore më kuadrate, janë fletë të formatuara tamam si një regjistër...
Po pse janë vonuar regjistrat këtë vit?
Siç mund ta kuptoni edhe vetë, për sa kohë në sistemin e ri arsimor janë shtuar lëndët, vlerësimi bëhet në një formë tjetër, karakteristikat për nxënësit gjithashtu, duhej që të ndryshohej edhe regjistri. Nuk mund të vijohej puna me të njëjtat regjistra, kur ka klasa që kanë deri në 22 lëndë, kur është shtuar edhe një faqe për orën e kujdestarisë, kur karakteristikat nuk do të bëhen më siç janë bërë më parë, kur sistemi i notave nuk është më i tillë... ...nesër (pra sot) nëpër të gjitha gjimnazet e Republikës dhe në të do të ketë një sërë ndryshimesh, duke filluar nga numri i faqeve, ndarja e tyre. Nuk do të ketë më një notë për semestrin e parë, një notë për semestrin e dytë dhe një notë përfundimtare, por do të ketë vetëm një të tillë, në të cilën do të llogariten kreditet për secilin nxënës", - përfundon drejtoresha.
Po si ndihen nxënësit përballë këtij fenomeni? Disa nuk i marrin aq seriozisht sa duhet fletoret regjistër, të tjerë përgatiten dhe e frekuentojnë shkollën njësoj siç do të përgatiteshin edhe në rast se do të kishte regjistër, por për më shumë le të lexojmë së bashku përgjigjet e tyre.
Andi, nxënësi i klasës së X-të në gjimnazin "Sami Frashëri", pranon teksa flet për suplementin "Gjimnazistët", se nuk e merr dhe shumë seriozisht fletoren regjistër. "Nga ajo që kam kaluar deri më tani, kur i lutesh mësuesit rezultatet negative ndonjëherë edhe nuk vihen në regjistrin përfundimtar", - tregon ai. Por, shoqja e tij, Enida nga po i njëjti gjimnaz, nxënëse në klasën e XI-të na thotë se për të nuk përbën ndonjë ndryshim në fleta ku hidhen notat dhe mungesat është pjesë e një fletoreje regjistër, apo e një regjistri të vërtetë. Nga ana tjetër në fletoret regjistër hidhen edhe mungesat e nxënësve... Lidhur me këtë flasin 2 prej nxënësve të gjimnazit "Çajupi" të cilët thonë se tashmë i kanë nxirë fletoret me mungesat e tyre dhe shpresojnë shumë që kur të vihen mungesat në regjistrat përfundimtarë, një pjesë e mirë të skarcohen. "Boh, prapë e mbyllën derën këto?"; "Ça njerëzish, na e nxinë jetën, pse s'e nisin në 9 shkollën si gjithë bota?". Kështu nis dita për dy gjimnazistët e "Çajupit", që nga frika mos marrin ndonjë "të shkulur veshi" nga drejtoresha, na luten të mos e publikojmë emrin. Gjumashët e gjimnazeve tashmë i kanë nxirë fletore-regjistrat me mungesat e tyre, megjithëse ka vetëm dy muaj që ka nisur shkolla. Dy gjumashët e "Çajupit", që rastësisht i gjetëm jashtë mureve të shkollës, vendosën që orën e parë ta realizojnë në një prej lokaleve afër shkollës, duke "qarë" hallet e shkollës dhe duke shpresuar që mungesat e vëna në periudhën pa regjistër mos t'i vendosin në regjistrat e rinj. "Po i vendosën, keq e kemi punën", - përgjigjet ezmeri i shkathët. Ndërkohë që po e njëjta situatë vazhdon të jetë edhe në shkollat e tjera të Tiranës.
Të njëjtën bisedë kemi konsumuar edhe me drejtoreshën e gjimnazit "Qemal Stafa", e cila gjatë komunikimit që patëm theksoi gjithashtu se këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e kurrikulës së re. "Edhe ne deri më tani kemi proceduar me fletoret regjistër, sikundër kanë bërë të gjitha gjimnazet e tjera. Për klasat e XII-ta, pra për vitet e katërta regjistrat kanë ardhur, duke qenë se ato i përkasin një tjetër sistemi arsimor. Modeli i ri i regjistrave do të mbërrijë...


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3620 sec, 0.1027 of that for queries. DB queries: 50. Memory Usage: 3,159kB