Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Korrupsjoni ne Universitete & sistemin e arsimit Shqyptare
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Sat Jul 12 2008, 03:39pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
*K O R R U P S J O N I*

Perseri duhet te paguash Lek nese do te kalosh nje provim apo kalosh klasen.

Termi "Kalimi me Mik" perseri lakohet tek nxenesit/msusat

Po ato "rrezike" qe mesojne gjithe vitin dhe nuk kane askend te njoftur dhe nuk kan mbeshtetje nga skush tjeter kur vjen koha per provim. Ky person asht viktima e atyre qe nuk mesojne tane vitin dhe paguajne me e kalu.

Qfare mendimesh apo shmbujsh konkrete dini qe e njejta gje eshte shkak i kalimit te provimeve.

Sot ato qe nuk mesojne dhe kane leke dalin Profesjonista ndersa te tjeret qe nuk jane te zotet paguajn "vitin" :-/

[ Edited Fri Feb 20 2009, 11:06am ]
Back to top
::bud::
Sat Jul 12 2008, 03:55pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shkoder - Studentet akuzojne pedagoget per korrupsion
ShkoderZemer
Dy pedagoge te Universitetit "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder jane nen hetim per mitmarrje. Lajmi behet i ditur nga burime e policore prane drejtorise, qe sqarojne se prej disa ditesh ne dyert e prokurorise se rrethit gjyqesor Shkoder jane paraqitur nje numer jo i vogel studentesh, qe kane

deshmuar per skemen e mitmarrjes nga keta individe, emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi. Sipas burimeve, qe u referohen deshmive te studenteve, thuhet se pedagoget kishin caktuar nje cmim fiks per cdo provim prej 5 mije leke te reja. Kjo vetem per studentet qe merrnin kontakte individuale me ta. Burimet ne fakt vene ne akuze vetem dy nga pedagoget e universitetit, por gjate deshmive te studenteve, ne kete skeme jane shfaqur edhe emra te tjere te njohur te botes akademike ne Universitetin "Luigj Gurakuqi". Nese hapet nje hetim, qe ne rastin me te mire mund te shoqerohet me publikimin e emrave te dy pedagogeve te perfolur, ky do te ishte rasti i pare i perfshirjes se pjesetareve te profesoratit te universitetit te Shkodres ne afera korruptive. Denoncimin ne prokurori e kane bere vete studentet, nderkohe qe po shoqerohet edhe nga te tjere, te cilet jane prekur nga ky sistem abuziv.
Back to top
zjermi
Mon Jul 14 2008, 03:17am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
ma merr mendja se nje nder pedagoget qe i ka dale emri do te jete esmeralda uruci

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
eda
Thu Jul 17 2008, 06:11am

Registered Member #2014
Joined: Sat Jun 21 2008, 08:23pm

Posts: 170
po kjo asht marre e faqja e zez. po ca pritet prej ktyne kuadrove si kan me xan vende punet. a thu me to mendon shkodra e shqipnia me ec perpara ? un mendoj se pedagoget patjeter duhet te pushohen nga puna por edhe ato studenta si kane dhane pare duhet te perjashtohen nga universiteti.
Back to top
West****
Sun Jul 20 2008, 01:02am

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
E lexova temen e nuk me habit aspak sepse korrupsion ka pasur e ka me pas sa te jete jeta ,por habitem pse ka shku kaq shume gjate kjo pune. Kam mbaruar ''Luigj Guarakuqin'' e miq e miqesina ka pas dhe ne ate kohe ,mund te them me bindje te plote qe te gjithe profesoret kane marre pare kush me shume e kush me pak, ne kohen time ka pasur miq shume e te them te drejten dhe kam qare disa here pse shoqet e mija merrshin nota me te mira se une sepse e dija se sa kapacitet kishin ,por sot kane mbetur ne nji vend , se miku te ec te marresh shkollen por nuk te ec gjithmone. keshtu qe ne , apo njerezit tone i japin ato pare se femijiet nuk i mesojne se po te mesojne nuk kane nevoje qe te zhbirilojne ke kane fis apo torollop qe te kalojne .
Back to top
::bud::
Mon Jul 28 2008, 05:46pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shume dakort me ju parafolesat. E keqja asht se nxansit jo vetem qe nuk mesojne gjate vitit por dalin edhe me nota ma te mira sesa ato qe ulin koken dhe mesojne tan vitin, duke i lene ato me moral "zero" dhe konfidence per te ardhmen.

T U R P ti vije atyne profesorave qe ja hajn noten atyre qe nuk kan potencjal financjare dhe mbajne koken e ulur, ne nje kohe qe e meritojne noten e mire ma shum sesa disa "shaljashte" qe i marrin vetem me te rrejtun.

Sa turp per nji profesor qe kalon nje vajze vetem se shfaq pak pjese se trupit te saje apo disa djem qe paguajne.

Back to top
Loris
Sun Dec 14 2008, 01:56pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Asht nje bashkepunim dypalesh. Studentit i leverdis me marr provimin pa prek librat, pedagogut ia kande lekun e kollajte. Per mu jane fajtore te dy palet, por padyshim peshorja fajit anon ma shume nga njeriu i akademise, qe i bie te jete demek pedagogu
S'ju vjen marre!!

[ Edited Sun Dec 14 2008, 01:57pm ]

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
Spy Spam
Sun Dec 28 2008, 09:24pm
spy spam

Registered Member #1778
Joined: Fri Apr 04 2008, 07:56am

Posts: 79
un po marr shkollen time.....problemi nuk qendron tek Leku sa qendron tek miku...dmth ...tek ne nuk futet leku..por miku...

Spy Spam world

Back to top
::bud::
Mon Dec 29 2008, 12:48am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Sa vlere ka per jeten e nje student ajo shkolle qe merret me lek?

Per mendimin tem injoranca fillon nga bankat e shkolles. Arsueja asht sepse njezit nuk klasifikohen sipas dituris dhe aftesive te tyre po sipas xhepit te tyre. Dhe kjo asht arsyeja qe postet e larta jan nga ato njeres qe lajn xhepat dhe jo nga ata qe shtryllin trute.
Back to top
L - N
Fri Jan 09 2009, 04:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Sa vlere ka per jeten e nje student ajo shkolle qe merret me lek?

Per mendimin tem injoranca fillon nga bankat e shkolles. Arsueja asht sepse njezit nuk klasifikohen sipas dituris dhe aftesive te tyre po sipas xhepit te tyre. Dhe kjo asht arsyeja qe postet e larta jan nga ato njeres qe lajn xhepat dhe jo nga ata qe shtryllin trute.



O zotni ::bud:: mos u cudit se mos mu pa ba injoranca pjes e kulturs shoqnore shqiptare nuk e kishim pase tan kyt korrupsion, masanej ka edhe ma keq se na s'kena me pushu prej pasojave te ksaj injorance qe krojon tan kyt korrupsion, para disa netve me thane per njanin qe ka ardh ne Angli tash 10 vjet e punon si bojaxhi se ka fillu universitetin ne Shqipni per avokat me korrespondence po provimet i pagun me lek te thata ne dore qe i fiton ne Londer pa u lodh hiq, tash hajde bjeri ne dere kti zotnis prite zot me pase naj hall me ligjet ne Shqipni, ca pa ta nertojm kyt Shqipni taman persmarit

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 11:05am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz


"Fiks Fare" denoncon marrjen e ryshfetit nga një mësuese në shkollën e mesme "Aleks Buda", në Tiranë


Tremijë lekë të reja kushton kalimi i klasës vetëm në një lëndë në shkollat e mesme sot në kryeqytet. "Fiks Fare" denoncoi dje rastin e marrjes së ryshfetit nga ana e një mësueseje të një shkolle të mesme të përgjithshme në kryeqytet, e cila, kundrejt shumës tremijë lekë, premton notë kaluese për nxënësin, i cili nuk ka të drejtë të hyjë fare në provim për shkak të mungesave.

Ngjarja e denoncuar dje në emisionin "Fiks Fare" ka ndodhur në fund të sezonit të kaluar shkollor, në shkollën e mesme të përgjithshme në Tiranë, "Aleks Buda".

Mësuesja e Fizikës në këtë shkollë, Armanda Nikollai, bën pazar me gazetaren e "Fiks Fare" për notën kaluese të nxënësit të vitit të tretë të kësaj shkolle.

Në ditën e parë të takimit, mësuesja nuk pranon që të japë OK për notën kaluese të nxënësit kundrejt pagesës dymijë lekë. Takimin e lënë për një ditë tjetër në kafene.

Pasi i fusin në fletore tremijë lekë, mësuesja, duke bërë gjeste pohuese, konfirmon se nxënësi për të cilin po paguhej do të kalonte klasën, pasi t‘i vinte në provimin e 20 përqindëshit.


Biseda me mësuesen e Fizikës, Armanda Nikollai, mësuese në shkollën "Aleks Buda", në Tiranë


Dita tjetër

Fiksi - Zyshe mirë?

Mësuesja - Ç‘kemi moj zysh? Ç‘a më bëre mua t‘i moj? Si vini moj në orë të mësimit?

Nxënësja e shkollës - Nuk e ka ditur.

Fiksi - Të vij pastaj? Kur mbaron kjo orë, e gjysmë?

Mësuesja - Të mbaroj mësimin dhe flasim.

Nxënësja e shkollës - Të presim jashtë?

Fiksi - Ok.

Mësuesja - Kemi prapë të njëjtën gjë. Ti më ke turpëruar mua atë ditë me këtë, se ky më ka zëvendësuar mua dhe unë jam e piketuar. Ti më thoshe bëjmë me kaq e s‘bëjmë me aq...ai ishte prezent aty (bëhet fjalë për drejtorin e shkollës).

Nxënësja e shkollës - Aty ishte ai?

Mësuesja - Po aty moj zysh, ishte mbrapa kurrizit tonë. Po ti kush do që kalon d.m.th....

Fiksi - Nuk e dija.

Mësuesja - D.m.th se unë do piketohem, fillon, shikon emër pastaj...

Nxënësja e shkollës - Pse filloi ai?

Mësuesja - Ou! Pastaj më thirri në drejtori.

Nxënësja e shkollës - Në sy i fole ti?

Fiksi - Nuk e di. Unë s‘e njoh as drejtorin as njeri.

Mësuesja - Kushdo qoftë...Kushdo qoftë, ç‘punë ke ti?

Fiksi - Të më kishe bërë një pickim, unë do ta kisha kuptuar.

Fiksi- Zyshe na fal. Do vijmë pastaj nga ora 10:00. Po deshe bisedojmë edhe jo brenda ambienteve...

Mësuesja - Unë do dal pastaj sa të mbaroj kjo orë, do shkoj pastaj te tetëvjeçarja tek "Ahmet Gashi".

Nxënësja e shkollës - D.m.th do dalësh këtej lart?

Fiksi - Zyshe ulemi dhe në kafe, sa të pimë një kafe dhe më mirë aty se nuk ju shikon njeri pastaj.

Fiksi- Po të presim nga ora 10:30.

Mësuesja merr fletoren ku janë vendosur lekët (3000 mijë lekë të reja).

Fiksi - D.m.th tani Klajdi është i përfunduar? Se ne e kemi me merak.

Fiksi - Që unë ta mbledh mendjen, dua vetëm një konfirmim.

Miraton me tundje koke.

Nxënësja e shkollës - Ato pyetjet t‘i studiojë tani, t‘i shikojë...

Mësuesja - Po. Të mësojë...

Nxënësja e shkollës - T‘ia nis një çik me atë, e ke vetë ti parasysh. T‘ia nis, t‘ia zgjidh unë ushtrimet.


Flet pasi mori lekët. Nxënësi në fjalë nuk futej në provim sepse kishte 50% të mungesave dhe është i pakualifikuar, nuk i lejohet të futet në provim.


Mësuesja - Të mësojë, ka 20%. Në 20% duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. D.m.th tani u mbyll ky muhabet. Është Ok nga ana jote!

Mësuesja konfirmon përsëri me kokë.


Mësuesja - Të mësojë. Dakord. Por në 20 përqindësh duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. Do vijë në 20%.

Fiksi - D.m.th me 30 je e kënaqur se kaq kishim mundësi.

Mësuesja- Asnji, asnji...(flet kështu që të mos kuptohet nga koleget ngjitur). Po hë moj zysh...(vë në dukje të largohemi)

Fiksi - Po patjetër, vetëm ngaqë dua të më japësh konfirmim për Ok, se më kupton që është me merak. (Ka pamjet e konfirmimit)

Fiksi- Ok, faleminderit, mirupafshim!


Marre prej Gazeta Shqiptare Ne linj


[ Edited Fri Dec 10 2010, 11:17am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
jimm
Fri Feb 20 2009, 11:52am

Registered Member #2202
Joined: Mon Aug 04 2008, 08:56pm

Posts: 725
vllait tem i kan kerku 5000 euro, per me hy ne akademine e arteve ne tirane. person shum i njohun per publikun, aktor. 5000 duhen per me hi ne shkolle 5000 per me jetu ne tirane, i bjen qe me dasht me hy ne shkoll duhet me punu iher nja 15 vjet per me ba pare. shum ma kollaj asht me studju neper universitetet e botes se te shqipnis
Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 12:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
jimm ka shkruar:

vllait tem i kan kerku 5000 euro, per me hy ne akademine e arteve ne tirane. person shum i njohun per publikun, aktor. 5000 duhen per me hi ne shkolle 5000 per me jetu ne tirane, i bjen qe me dasht me hy ne shkoll duhet me punu iher nja 15 vjet per me ba pare. shum ma kollaj asht me studju neper universitetet e botes se te shqipnis



Nuk habitem hic zotni jimm se ishtu ka ken perapra ne komunizen, ishtu ka ken mas komunizmit, ishtu vazhdon me kene edhe sot, nejse ka edhe ma keq sepse njerz qe kane vra (Kriminela) jane me Juridik ne Shkoder sot qe e kane marre me lek.
Tjera shemuj qe kam jane se un kam njof nji emigrant qe punote bojnaxhi ne Londer por qe ishte tu marre po ashtu Juridikun ne Shqipni, korrupsioni nuk asht vetem administrativ e qeveritare por fatkeqsisht asht edhe kulturor e individual ne Shqypni.

Por edhe ma tmerri i tanave ka ken para nja 2 vjetve tu ba muhabet me nji msus kojshi i axhs te kisha madhe qe me tha se ka nxansa ne shkoll te mesme ku jep msim ne shkoder qe nuk dine me shkrujt emnin, po qi nuk ja man me i met se ka frige se e lanojn kyt apo familjen e tij sepse jan familje medhe bilaqorsh e ne gjak me gjysen e Shkodres.



Kyt shemull maposht sa e mora prej gazets Shqiptare

Juridiku, ndjekje penale për 52 mashtruesit

» Dërguar më: 19/02/2009 - 14:19

Të 52 kandidatët, të regjistruar dhe të shpallur fitues në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në sistemin part-time, do të dërgohen për ndjekje penale, pasi akuzohen për mashtrim. Rektori i UT-së, Dhori Kule, ka deklaruar se ata kanë përfituar në kuotat e part-time, duke paraqitur deklaratë të rreme, se nuk janë të regjistruar apo kanë mbaruar asnjë universitet tjetër publik. Rastet e mashtrimit u zbuluan pas kontrollit të ushtruar nga Universiteti i Tiranës në listat e kandidatëve fitues të sistemit part-time për këtë vit.
Ndjekje penale
Universiteti i Tiranës do të çojë për ndjekje penale 52 emra të rinjsh të akuzuar për mashtrim në institucionet e arsimit të lartë. Rektori i këtij universiteti, Dhori Kule denoncon gjestin manipulues të këtyre studentëve të regjistruar në Fakultetin e Juridikut sivjet për të ndjekur studimet në sistemin part-time, por njëkohësisht është zbuluar se ata rezultojnë të regjistruar në një tjetër fakultet. "Është absurde që të shpallesh fitues në një fakultet drejtësie, dhe të zbulosh se kanë manipuluar dokumentet për t'u futur. Dhe, ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, pasi ata kanë shkelur udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, e cila i detyron studentët të deklarojnë nëse janë në një fakultet tjetër apo e kanë tashmë një diplomë në xhep. Këta kandidatë nuk e kanë bërë këtë, por kanë preferuar të mashtrojnë duke falsifikuar dokumentet dhe ne jemi të bindur që këtë listë me emra ta çojmë për ndjekje penale", - ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Rektori i Universitetit të Tiranës e konsideron këtë rast të studentëve të Juridikut në sistemin part-time të pashembullt, ndaj në bashkëpunimin me krerët e fakultetit, po përgatisin procedurat për ndjekje penale. Universiteti i Tiranës është bashkërenduar edhe me universitetet e tjera publike të vendit, për të hetuar nëse ka të tjerë të rinj që kanë kryer këtë mashtrim. Pa asnjë dallim, sipas Kules, të gjithë do të ndiqen penalisht. Studentët e përjashtuar nga lista ishin shpallur fitues në ciklin e parë të studimeve.


Megjithse edhe ne shqypni kane fillu me i ra hiles e tash kane prioritet ata qe marrin diplomat jasht sepse ju garanton punmarrsit vleftsin e diploms e kade kadale ishalla prej konkurenc per pune e per biznes korrupsioni ne arsimin Shqiptare ka mu zvoglu


[ Edited Tue Jan 19 2010, 04:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
babo
Sat Feb 21 2009, 11:42am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
ti po thu 5000 euro per akademine e arteve, po te kerkojne 3000 a 4000 euro per me vazhdu nji cope institut fiskulturet ketu ne Tirane

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Lidia
Sat Feb 21 2009, 01:50pm
Registered Member #2656
Joined: Tue Feb 17 2009, 03:56pm

Posts: 7
sa turp
Back to top
L - N
Sun Feb 22 2009, 09:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lidia ka shkruar:

sa turp



Ke te drejt shum Lidia: jo vetem sa turp, por edhe sa marre per tetan ne qe jena pjestare e ksaj shqoqnie sot, qe per pothujse gjithca qi kena nevoje i drejtohna rrugzgjilljes s'korrupsionit, ky fenomen asht tu i marr shpirtin kulturs e zhvillimit tone si sot ashtu edhe te ardhmes. Ky fenomen asht fenomen individual ne paraqitje t'pare por po u analizu mire ky individualizem i ka rrajt ne vet kulturen e adoptume te korrupsionit te vet shoqnis Shqiptare gjenet sot. shkurt ky turp e kjo marre asht vetem e jona e gjithkush ne mnyren e vet asht mire me ba sado pak me luftu.
Po nuk nryshume vet nuk munena mu befasu pse nuk kane nryshu tjert.
Po nuk e luftume vet, askush nuk vun ma shum se na vet, ne fun te funit.
Korrupsioni asht vetem kancer i zhvillimt e kulturs, si fitove si hume prej tij.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Sun Feb 22 2009, 09:56am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
e lezova me vemendje temen dhe mendimet e juaja.
me dhimbje te madhe them,se vendi yne kaloj nga nji diktarure te medhave komuniste ,ne nje degjenerim te madh ne thojnjeza"demokraci"
korrupsioni ka arritur kulmin dhe lindt pyetja per mua nese fam. nuk kane leke per femijet e tyre dhe ato mesojne si do tja bejne.mendoj duke pare se profesoret shikojne shperblimin e notes ne menyren e lekut atehere ato qe nuk kane ngelin dy mundesi ose ta lene shkollen ose ta shperblejne profesorat me an te tjera te pageses te tyre (pra ti nenshtrohen moralit te ulet te tyre).......
fjala profesor eshte nje titull qe njeriu duhet te jete krenar dhe ta mbroj ate jo ta perdori si mjet defrimi apo pasurie.......ngelem pa fjale kur shikoj tv.shqip shume emisione mbi keto ngjarje dhe me vjen shume keq per vendin tim,sidomos per shume fam.te ndeshme qe mundohen te rrisin femijet e tyre ne rrugen e zotit e bien preh e ketyre vampirve te nje korrupsioni apo degjenerim.......por shteti yne bashkepunon me to, dhe nuk ligje ai vendt......prandaj dhe njerezit vuajne dhe do te vuajne edhe per shume kohe.
me resp.engel.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
::bud::
Tue Feb 24 2009, 12:03pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Per mendimin tim ky fenomen ndodh per dy arsye:
1- Qe studentat mendojn se shkolla dhe dija merret me pare
2- Qe profesoreve i perlqen leku dhe perfitojne


Tashti ta sqaroj pak ma tej.
Si mendojne studentat qe te kalojne vitin kur as nuk paraqinten ne mesim, as qe e nxjerrin nje pike djers me mesue dhe pretendojn me maru fakultetin duke pi kafe tan diten ne klub?

A bahet mushka "mret" i xhungles me pare? kurr!!!

Ai qe meson nuk ka nevoj me la xhepar me msusve se nuk e besoj qe nje mesues te mbes ne klas pa shkak.

Tjetra asht edhe marrja e mesuesve, profesorave qe hedhin po shoshte dinjitetin e tyre qe kan per edukim dhe ja shtrijn dore korrupsjonit.

Turp e marre ti vine. Keta mesues duhen perjashtuar nga puna sepse nuk ndikojne ne perparimin e vendit po vetem ne degradimin dhe degjenerimin e tij.


Sot keta studenta dalin jasht shtetit, apo ngrihen ne pozite me fakiltete falso, ku as nuk dijne me forumlu nje raport te thjeshte mbi ate qe "kan studjuar"

Te rinjt ne boten e jashtme mbyten, dhe nxjerrin djrese per te fituar edhe nje qertifikate te vogel, kurse shqiptaret e ditur behen edhe politikan pa ditur se qfar eshte libri, qanta, fletorja.
Back to top
::bud::
Tue Feb 24 2009, 12:08pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

::bud:: ka shkruar:

Sa vlere ka per jeten e nje student ajo shkolle qe merret me lek?

Per mendimin tem injoranca fillon nga bankat e shkolles. Arsueja asht sepse njezit nuk klasifikohen sipas dituris dhe aftesive te tyre po sipas xhepit te tyre. Dhe kjo asht arsyeja qe postet e larta jan nga ato njeres qe lajn xhepat dhe jo nga ata qe shtryllin trute.



O zotni ::bud:: mos u cudit se mos mu pa ba injoranca pjes e kulturs shoqnore shqiptare nuk e kishim pase tan kyt korrupsion, masanej ka edhe ma keq se na s'kena me pushu prej pasojave te ksaj injorance qe krojon tan kyt korrupsion, para disa netve me thane per njanin qe ka ardh ne Angli tash 10 vjet e punon si bojaxhi se ka fillu universitetin ne Shqipni per avokat me korrespondence po provimet i pagun me lek te thata ne dore qe i fiton ne Londer pa u lodh hiq, tash hajde bjeri ne dere kti zotnis prite zot me pase naj hall me ligjet ne Shqipni, ca pa ta nertojm kyt Shqipni taman persmarit



) =D> e fort kja Lec. Asht e vertete po edhe me te ardhe keq se e ardhmja e nje vedni asht shkollimi dhe jo korrupsjoni.

Keta shenja parashikojn edhe te ardhmen e shqipnise edhe per te pakten 10 vjet.#-o




Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 10:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kopjacët e maturës pushojnë nga puna 30 mësues

Verifikohen testet e kopjuara. Fenomeni i përhapur në rrethe


Fletët e provimit të maturantëve që kanë mundur të kopjojnë gjatë provimeve të Letërsisë dhe Matematikës kanë marrë më qafë 30 mësues, të cilët do të lënë detyrën për shkak se kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore, duke i lënë nxënësit të kopjojnë. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Pas vlerësimit dhe nxjerrjes së rezultateve të dy provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2009, asaj të Letërsisë dhe Matematikës janë evidentuar edhe fletët e testit që kanë rezultuar të ngjashme apo të njëjta. Për to verdikti është dhënë menjëherë pasi kopjimi ka qenë i dukshëm ndaj dhe është vendosur që të merren masa ndëshkuese në përputhje edhe me rregulloren e Maturës Shtetërore. Pikërisht për këtë arsye në rang vendi janë plot 30 mësues që do ta pësojnë nga toleranca e tyre në klasa. Në pozicionin e administratorëve në dy datat e provimeve të detyruara ata kanë pasur për detyrë që përveç të tjerave të mos lejojnë as kopjet mes maturantëve. Por duket se rregulli nuk ka qenë kudo i njëjtë. Kryesisht në rrethe është vënë re se kopja është lejuar, madje duke lënë gjurmë dhe pasoja.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit duke iu referuar të dhënave të servirura nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve AVA, e cila është edhe struktura e posaçme që është marrë me korrigjimin e provimeve, pohojnë se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata mësues që në klasat ku kanë qenë administratorë nuk e kanë kryer detyrën e tyre për të menaxhuar procesin e Maturës Shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë të rinjtë.

Ky fenomen, sipas zyrtarëve të MASH-it, është vërejtur kryesisht në rrethe. Ndërsa në kryeqytet kontrolli ka qenë më i fortë dhe mësuesit nuk kanë lejuar që të rinjtë të komunikojnë me njëri- tjetrin apo të përfitojnë nga ndonjë mundësi kopjimi.

Por numri i mësuesve që do të penalizohen nga verifikimi i testeve të kopjuara pritet që të rritet. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit konfirmojnë faktin se po punohet edhe për evidentimin e kopjeve të dyshuara gjatë dy provimeve të lëndëve me zgjedhje që u kryen më 10 korrik në të gjithë vendin.

Numri i të rinjve që morën pjesë në këto provime ishte më i madh sesa ai i maturantëve të këtij viti. Kjo për faktin se këtë vit u lejua që si pjesë e garës universitare të ishin edhe të rinj të viteve të kaluara që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi që të frekuentojnë shkollat e larta.

Numri i të ndëshkuarve të tjerë bëhet e ditur se do të shpallet menjëherë pas nxjerrjes së rezultateve në total të të rinjve.

Lejimi i kopjes gjatë procesit të Maturës Shtetërore, për drejtuesit e arsimit konsiderohet si një akt mjaft i rëndë edhe për faktin se penalizon pa të drejtë ata nxënës që studiojnë, por që vetëm për pak pikë mund të humbasin shansin e merituar. Gjithashtu, lejimi i kopjes automatikisht favorizon në sistemin e llogaritjes së pikëve mashtruesit, duke cenuar parimin meritë - preferencë mbi të cilën bazohet filozofia e Maturës Shtetërore.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Tue Jan 19 2010, 04:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 19 2010, 04:50pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pedagogë të Fakultetit të Muzikës kërkojnë largimin e dekanit Shupo


Pedagogë të Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve kërkuan dje, në një konferencë shtypi, largimin nga detyra për falsifikim të Gradës Shkencore të Dekanit të këtij fakulteti, Sokol Shupo. Prof. Pjetër Guralumi paraqiti para pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Muzikës kërkesat e një grupi pedagogësh për nisjen e proçedurave të shkarkimit nga posti të Dekanit të Fakultetit të Muzikës, Sokol Shupos, duke thënë se, "ky post do të kërkonte detyrimisht, pastërtinë dhe integritetin moral të drejtuesit dhe garancinë e besnikërisë në zbatimin e ligjeve të shtetit, cilësi që Shupo ka provuar se nuk i ka". Guralumi kërkoi gjithashtu "nisjen e proçedurës së shkarkimit nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranë MASH, pasi mashtrimi publik dhe i pranuar nga vetë Shupo mbi Gradën e pavërtetë shkencore fyen për rrjedhojë anëtarët e nderuar të komisionit si dhe kompromenton misionin, qëllimet dhe vendimet e tij". Por kërkesat e parashtruara prej Guralumit dhe profesorëve të tjerë nuk janë aprovuar nga të gjithë pedagogët e Fakultetit të Muzikës, pasi një tjetër grup, i kryesuar nga Nora Çashku, hodhi poshtë pretendimet me argumentat se pedagogët e ngritur në këtë miniprotestë janë të frikësuar nga reforma që është duke bërë dekani Sokol Shupo dhe kanë marrë përsipër të denigrojnë figurën e tij. E pyetur nga ATSH për këtë situatë, Prof. Hamide Stringa u shpreh se, "nuk arrij ta kuptoj se si mund të justifikojnë këtë pedagog, që nuk ka se çfarë morali t'u kërkojë studentëve kur ata marrin guximin të kopjojnë apo të dorëzojnë zarfe. Një njeri i tillë nuk duhet as të japë mësim, e jo më të drejtojë Fakultetin e Muzikës".

E gjithë kjo histori ka nisur me botimin e "Enciklopedisë së Muzikës Shqiptare" nga Sokol Shupo në vitin 2002, në faqet e së cilës shënohet se gjatë viteve 2000-2003, Sokol Shupo, ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin austriak "Institut Fur Musikëissenshaft Insbruck".

Papërputhshmëria e të dhënave me vetë botimin e librit, u konsiderua në fillim si një lapsus i vet profesorit, derisa një grup pedagogësh morën iniciativën për të vërtetuar gjithçka përmes një e-maili drejtuar universitetit austriak. Përgjigja e universitetit ishte se, "zoti Sokol Shupo nuk i ka mbaruar studimet e doktoratës pranë nesh".


© Copyright 2005 Rilindja Demokratike
trokit ketu


Kto gjana nodhin vetem ne Shqipni DEKAN ME DIPLOME FALLCO, edhe ma e keqja ata qi demek jane edhe intelektual, vete dekant tjere kane guximin moral me mrojt. Ksaj i thojn ku ku sa posht ka ra klasa intektuale Shqiptare qi ka peshen per me nryshu demek per mire brezat e ri intelektual


[ Edited Tue Jan 19 2010, 04:59pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 12 2010, 12:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tafaj-Rektorëve: Merrni masa ndaj korrupsionit

Tiranë - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka kërkuar gjatë një mbledhje me rektorët e arsimit publik, përmirësimin e menjëhershëm të procesit të zhvillimit të provimeve në Universitete dhe transparencë të plotë të tyre
“Të gjitha Universitetet të marrin masa për të zbatuar metoda që mbështeten në Teknologjinë e Informacionit”, tha Tafaj, duke cilësuar se dixhitalizimi krijon mundësi për më shumë transparencë dhe thjeshtëzim më të madh të procedurave të provimeve.

Kreu i MASH ka kërkuar nga Rektorët të marrin mendimet e studentëve për nivelin e zhvillimt të mësimit dhe korrektësinë e vlerësimit në provime, nëpërmjet një formulari anonim. Rektorët nga ana e tyre shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën me hapa konkretë në realizimin e këtyre standareteve.

Takimi i ministrit Tafaj me rektorët, u zhvillua dy ditë pas arrestimit të dy pedagogëve të Universitetit Bujqësor Tiranë, Astrit Frakulla edhe Vasil Kashuta, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Tafaj, i ka kërkuar zyrtarisht rektorit të Universitetit Buqësor Kamëz, Fatos Harizaj, pezullimin nga detyra të dy pedagogëve.
2010-02-12 11:12

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu

MASH kërkon pezullimin e dy pedagogëve të korruptuar të UB

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i kërkoi dje zyrtarisht rektorit të Universitetit Bujqësor Kamëz, Fatos Harizaj, pezullimin nga detyra të dy pedagogëve të Universitetit Bujqësor Kamëz, të cilët janë arrestuar nga policia për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Astrit Frakulla, 59 vjeç edhe Vasil Kashuta, 50 vjeç, profesorë të UBT-së, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjerin në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u dhënë ryshfet shumën prej 25 000 lekë për të kaluar në provim disa studentë mbetës të këtij UBT. Në sajë të një hetimi intensiv 9-mujor të seksionit të Luftës Kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit, u bë e mundur aktiviteti i të gjithë personave të mësipërm. Aktualisht, grupi i hetimit, nën drejtimin e Prokurorëve të Njësisë së Përbashkët Hetimore Task-Forcë, vazhdon punën intensive për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të disa funksionarëve të tjerë, për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari.

Arrestimi në flagrancë i pedagogëve e sekserëve është përshendetur dje edhe nga Këshilli Studentor.

Maturantët mbetës në provimet e detyruara nuk do të përjashtohen nga provimet me zgjedhje

Matura, në fund të muajit nis plotësimi i formularit A1 për provimet me zgjedhje


Maturantët mbetës në dy provimet e detyruara të Maturës Shtetërore 2010 nuk do të përjashtohen nga provimet me zgjedhje. Nëse maturanti nuk arrin të marrë notë kaluese në provimin e Matematikës ose atë të Letërsisë, do të lejohet që të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje (që do të zhvillohen më 30 qershor), të përcaktuara prej tij në formularin A1. Ndërsa, provimi i detyruar, ku ata janë cilësuar mbetës, mund të jepet në sezonin e vjeshtës që zhvillohet në muajin shtator. Por, pavarësisht këtij ndryshimi, ata kurrsesi nuk do të jenë garues për në universitete. Kjo, pasi llogaritja e rezultatit final të maturës do të plotësohet nga të 6 komponentët e maturës, ku përfshihen notat e 4 provimeve, mesatarja dhe llojet e koeficientëve. Ata do të garojnë në universitet vetëm një vit më pas. Ndonëse nuk janë miratuar ende, për këtë vit është menduar që koeficientët e llojit të shkollës së mesme të mos pësojnë ndryshime.

Formulari A1

Plotësimi i formularit A1 do të jetë kushti kryesor për të zyrtarizuar pjesëmarrjen për pranimet në universitete gjatë vitit akademik 2010-2011. Plotësimi i këtij formulari, ku maturantët e rinj dhe ata të vjetër do të caktojnë dy lëndët me zgjedhje, do të nisë në fund të muajit shkurt. Sipas ekspertëve hartues të Maturës, ky formular nuk pritet të ketë asnjë ndryshim krahasuar me atë që është përdorur një vit më parë. Ndërkohë që fazat kohore të plotësimit do të jenë të ndryshme. Kjo, pasi maturantët e vjetër dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit, do ta plotësojnë atë në një tjetër kohë, ndryshe nga nxënësit që mbarojnë aktualisht shkollën e mesme. Nxënësit që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provimet me detyrim D1 dhe D2 dhe ato me zgjedhje Z1 dhe Z2), për t'u pranuar në universitetet tona publike, do të duhet detyrimisht të japin provimet me zgjedhje.

Pranimi

Kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, mund të konkurrojnë në këto institucione të Arsimit të Lartë Publik, pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.


Pranimi i maturantëve të para 2005


Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006 kanë marrë dëftesë pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollën e mesme dhe pranë Drejtorisë Arsimore, nëse ajo shkollë është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin dokumentet e mëposhtme: vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, shoqëruar me notat e katër ose pesë viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza); kopjen e noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar (pasaportë ose çertifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar jo më vonë se tre muajt e fundit, ose letërnjoftim), si dhe kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje.

Përgatiti:

Halil RAMA

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike

trokit ketu


Un nuk besoj se vetem rektort dhe universitetet vete munen me paranalu korrupsionin, por duhet edhe qeveria me kriju nji komision ekspertash te huje ne kyt fushe qe me nertu nji sistem te mirfillt arsimit ne shqipni qi vetelufton korrupsionin. Masanej per ca egzistojn gjykatat se sistemi i drejtsise kur nuk kan ligje me paranalu korrupsionin ne Arsim ????? se kuptoj hic.
Ne qoft se nuk kane munsin financiare me kriju nji komision per krijimin e sistemit vetluftus te korrupsionit ne arsimin shqiptare, a ban te pakten me kopju prej veneve tjera te zhvillume, apo ka edhe pak me marr shemull kopjus te pakten




[ Edited Fri Feb 12 2010, 01:07pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 10 2010, 11:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dy ne 3 studente te anketuar kane paguar ryshfet per nje note me te larte.
Studentet: Paguajme deri ne 30 mije leke ryshfete




Luljeta Ndoka
"Dy ne 3 studente te anketuar kane paguar ryshfet per nje note me te larte, per te marre nje provim apo per nje sherbim ne sekretari". Ky eshte nje nga konkluzionet qe ka dale nga anketimi i rreth 1.500 studenteve, realizuar nga Keshilli Kombetar Studentor, (KKS). Ndonese te gjithe e njohim kete fenomen, asnjehere nuk ka dale nje shifer publike dhe e detajuar ne lidhje me ryshfetet qe u jepen pedagogeve. Anketimi Ne kuader te Dites Nderkombetare Kunder Korrupsionit, kreu i KKS, Qamil Dika, prezantoi dje nje studim mbi korrupsionin ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik. Rezultatet kane qene alarmante. Sipas studimit, 2 ne 3 studente shqiptare kane paguar te pakten nje here ryshfet. "Perceptimi mbi korrupsionin ne Universitetet Publike ne Shqiperi eshte i larte. Nga 1.500 studente te Universiteteve Publike te anketuar ne fazen e pare te sondazhit, 17 per qind prej tyre e konsiderojne Arsimin e Larte si shume te korruptuar, 68 per qind kane paguar te pakten nje here ryshfet, 78 per qind prej te anketuarve shprehen se kane gjetur zgjidhje me ane te ryshfetit dhe vetem 32 per qind jane pergjigjur se s'kane paguar asnjehere ryshfet apo te jene vene nen presion nga pedagoget",-tha kreu i Keshillit Kombetar Studentor, Qamil Dika. Mesohet se kjo ankete, vec matjes se perceptimit mbi korrupsionin ka per qellim edhe shqyrtimin e pervojave personale te te anketuarve me korrupsionin. Te anketuarve u eshte kerkuar qe te shprehen nese kane paguar ryshfete me qellim perfitimin e sherbimeve si: note me te larte apo per te kaluar nje provim gjate periudhes se studimeve. Gjithashtu ata jane pyetur edhe nese ju eshte bere presion nga ndonje prej pjesetareve te stafeve akademike per te paguar ryshfet gjate procesit te nderveprimit me ta. Duhet theksuar se ndikimin me te madh ne kete raport e kane pasur studentet te cilet kane deklaruar se i kane paguar ryshfet nje pedagogu, sekseri apo shefit te departamentit per te kaluar nje provim. Korrupsioni Sipas kreut te KKS, Qamil Dika, pergjithesisht, studentet shqiptare mendojne se vete institucionet e arsimit te larte publik nuk jane duke bere pune te mjaftueshem kunder korrupsionit 74 per qind e te anketuarve shprehen se institucionet ku ata studiojne nuk jane duke bere sa duhet. Ndersa 53.3 per qind e studenteve te intervistuar jane pergjigjur se media luan rol te rendesishem ne denoncimin dhe luftimin e ketij fenomeni. "Sa i perket besimit te studenteve ne institucione, ai vazhdon te mbetet ne shifra mjaft te uleta. Mesatarisht niveli i besimit eshte i theksuar ndermjet studenteve te cilet kane denoncuar nje rast korruptiv ndaj atyre qe se kane denoncuar kete fenomen",-tha Dika. Sipas tij, 26.4 per qind te studenteve te perfshire ne ankete kane "denoncuar" kete fenomen prane drejtuesve te institucioneve te arsimit te larte, ndersa 60.6 per qind nuk e kane "denoncuar" asnjehere ryshfetin e paguar duke mos pasur besimin ne stafet drejtuese apo ne ndeshkimin qe duhet dhene. Korrupsioni Universitetet, nuk bejne sa duhet per ta luftuar Pergjithesisht, studentet shqiptare mendojne se vete institucionet e arsimit te larte publik nuk jane duke bere pune te mjaftueshem kunder korrupsionit 74 per qind e te anketuarve shprehen se institucionet ku ata studiojne nuk jane duke bere sa duhet. Ndersa 53.3 per qind e studenteve te intervistuar, pergjigjen se media luan rol te rendesishem ne denoncimin dhe luftimin e ketij fenomeni. Punimi paraqiti rezultatet e sondazhit te dhjetorit 2010, te kryer me studentet e universiteteve publike ne nje kampion prej 1500 studentesh te anketuar ne total. Ky eshte punimi i pare i ketij lloji dhe do te pasoje raportime te vazhdueshme ne menyre periodike te shtrira ne 10 universitete publike. Objektivi kryesor i ketyre sondazheve eshte qe te mase ne menyre periodike perceptimin e studenteve per pervojat dhe sjelljen e tij kundrejt korrupsionit ne universitete. IAL-te, jo transparente Studentet i perceptojne institucionet si jo transparente. Asnje nga institucionet e vleresuara nuk ka marre me shume se 7 pike ne shkallen nga 0-10, ku 0 do te thote "Aspak transparent" dhe 10 do te thote "Shume transparent". Sipas studenteve, institucioni me transparent eshte rektorati me 7 pike, me 4 pike renditet stafi akademik dhe me 0 pike renditet administrata qe drejton universitetet. Shtrirja Anketa eshte bere ne menyre te rastesishme, cka do te thote se i anketuari eshte perzgjedhur me metoden e rruges rastesore. Anketuesit kane shkuar ne nje ne cdo dy dyer konvikti, si dhe kane pyetur ne menyre rastesore ne godina sherbimi dhe fakultete. Te dhenat: 1500 studente, u perfshine ne anketim 17% mendojne se arsimi i larte eshte shume i korruptuar 68% pohojne se kane paguar te pakten nje here ryshfet 78% shprehen se kane gjetur zgjidhje me ane te ryshfetit 32% thone se s'kane paguar ryshfet 74% mendojne se IAL-te nuk bejne sa duhet kunder korrupsionit 53.3% jane te bindur se media luan rol te rendesishem kunder fenomenit 18-26 vjec, grupmosha e te anketuarve 1-17 dhjetor 2010, periudha e realizimit te anketes 3 universitete publike u perfshine ne anketim 26.4% e studenteve kane denoncuar korrupsionin 60.6 % nuk e kane denoncuar, pasi nuk kane besim ne ndeshkime

© 1991 - 2010 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Sat Jun 16 2012, 09:26pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Anketa: Universiteti i Shkodrës, më i korruptuari. Arrestohet pedagogu i Juridikut

16/06/2012 13:38


Një pedagog i Universitetit të Shkodrës është arrestuar sot me akuzën e marrjes së ryshfetit në këmbim të favorizimit në provim.

Fran Qafa, pedagog në Fakultetin Juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të notës kaluese në provim.

Policia e Shkodrës bën të ditur se pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e tij.

Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre, dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.



Universiteti i Shkodrës i korruptuar, 3 në 4 studentë i blejnë provimet

Universiteti i Shkodrës ka realizuar një anketë, në të cilën shtrohen një tërësi pyetjesh lidhur me shqetësimet dhe ankesat që kanë studentët e këtij universiteti. Sipas përfundimeve të pyetësorit, korrupsioni në Universitetin “Luigj Gurakuqi” është në nivel mjaft të lartë, ku 3 në 4 studentë paguajnë pedagogët për të marrë provimet.

74% e studentëve i janë përgjigjur me po, pyetjes se, “a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për të marrë një lëndë”, pra thuajse 3 në 4 studentë kanë dhënë para për të blerë provimet. Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Përsa i përket përmirësimit të kushteve në sallat dhe auditorët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, 67% e studentëve përgjigjen se kushtet nuk janë përmirësuar. Nga të gjashtë fakultetet e këtij universiteti, Fakulteti Ekonomik paraqitet më problematiku, ku 90% e studentëve të këtij fakulteti shprehen se kushtet nuk janë përmirësuar. Ky fakultet prej vitesh vuan mungesën e theksuar të mjediseve për të zhvilluar normalisht procesin mësimor. Nga ana tjetër fakulteti që paraqitet më mirë është ai i Shkencave të Edukimit, ku 52% e studentëve, të cilit shprehen se kushtet janë përmirësuar. Sivjet në këtë fakultet janë realizuar disa investime në infrastrukturë.

40,3% e studentëve të Universitetit të Shkodrës shprehen se, media ka luajtur rol në uljen e korrupsionit. Në Fakultetin e Drejtësisë 82% e studentëve përgjigjen se media nuk ka luajtur rol në uljen e tij, ndërsa 54% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja përgjigjen se media ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e korrupsionit.

54,3% e studentëve përgjigjen se sekretaritë mësimore respektojnë oraret e tyre të punës. Në dy fakultete situata paraqitet më tepër problematike, në Fakultetin e Drejtësisë, ku 66% e studentëve shprehen se orari i punës nuk respektohet nga sekretaria mësimore dhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku 58% e studentëve të saj mendojnë po të njëjtën gjë. Situata paraqitet më e mirë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku 68% e studentëve përgjigjen se respektohen oraret e punës nga sekretaria mësimore dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 64%.

Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës. /Anila Dushi/

31 Komente

mustafa 16/06/2012 10:04

Fakulteti juridikut eshte me i koruptuari duke filluar qe nga dekani i pari e me radhe.E kam provuar vete ne kurriz.Nuk duan tja dine se ke studjuar apo jo per ta eshte e rendesishme vetem te paguash.
Reply
Lucio 16/06/2012 10:22

pyeteni pak deputeten Arenca Trashani, se ju tregon me shume per juridikun
Reply
dulla 16/06/2012 10:56

ky universiteti i shkodres qeka mire se paska raport 3 provime te blera dhe 1 provim me hak kurse ne universitetin e elbasanit eshte 4 me 4 pra te gjitha te blera
Reply
dinjiteti 16/06/2012 11:12

komunistat i ndertuan shkollat universitetet ndersa ju te quajtur demokrate i shkatarruat.nje shtet pa nje shoqeri te formuar nuk mund te eci perpara,JU PLERA PASTRONI GOJEN KU FLISNI PER KOMUNISTET…
Reply
SHQIPERIA E SHQIPTAREVE 16/06/2012 18:59

ik ti ore .mo na nxirr komunizmin ketu. do jesh djali ndonje sekretari partie
Reply
TROJA 16/06/2012 11:39

Rofte ministri aresimit.Ky lloj prifti,qe edhe kur i thua,ore ja ujku,ai thote ku jane gjurmet,qe dhe kur i ve perfara fakte,ku urdherat e tija si minister dhe VKM,nuk ja zbatojne,ri e shekon si tallen vartesit e tij,edhe kur ne vend te mesusit te gjuhes anleze vendosin nje infermier,vendosin nje me shkolle te mesme,me anglisht te mbrojtur dhe largojne nga puna mesuse me master anglisht.
Si mundet qe keta studente te mesojne sot ne Shkoder,kur gjuhen ja ka dhene agronomi,anlishten,veterineri,matematiken infermjeri etj etj,gje qe fillon nga 9 vjeçarja e mbaron tek shkolla e mesme.
Dikur arsimi shqiptar ishe konkurus,me te gjithe boten,sot edhe kur ka 3 mastera nuk vlen as per kamarjer. Rofte mbreti Sali.
Reply
lucio 16/06/2012 15:40

prandaj edhe jemi akoma ne tranzicion te thelle mendor, kur kerkojme krahasime te paverteta, asnjehere arsimi shqiptar nuk ka qene konkurrues ne bote, por ja ka mbushur mendjen vetes se di me shume se te tjeret. Ju te mjere, qe vleresoni me shume nje diplome masteri te blere dhe per kete zgjidhni te frekuentoni ato shkolla ku sharlatanet sherbejne produktin e tyre me haptas, se ne shkollat ku synohet te formohet nje student qe te jete ne gjendje minimalisht per vendin e punes. U ka dal nami edhe ne Itali, me diploma fallso qe u keni shperndare bidoneve te plehrave e jo me ketu ne vend ku edhe ky lloj arsimimi, qe keni vendosur nuk eshte me atraktiv dhe stimulues per njerezit qe kane vullnetin te studiojne. Pastaj doni edhe ekuivalentim te dokrrave qe leshoni ne fund te kater vjeteve, qe do te ishte mire t’i kthenit mbrapsht ato qe keni perfituar per t’i konvertuar ne diçka te vlefshme, ky do te ishte ekuivalentimi me i mire per mendesine tuaj vetvleresuese
Reply
alex uk 16/06/2012 12:04

hahaha tani u ra ne mend qe jan te gorruptuar universitetet hahah mjer shqipnia qa bahet
Reply
tironas i kahershem 16/06/2012 12:26

Amon mer pa i zot se nuk po na thoni na i gjo te re me at kulture qe ka ky popull nuk pritet gjo tjeter pervec se mashtrimit te vetvetes kjo osht mo se normale per ket popull qe voton Sali Berishen
Reply
Liman Varoshi 16/06/2012 12:51

Mos harroni universitetin e Elbasanit.Ai eshte kampioni i korrupsionit.Ketu te gjithe pedagoget marrin leke me disa perjashtime te vogla.Nuk eshte denuar njeri nga profesoret prandaj ndodh kjo.Korruspioni vjen nga lart nga rektorati.
Reply
LILI 16/06/2012 13:23

SIC jane petagoget e tyre te korruptuar ashtu do jet dhe brezi i ri i paaft kete e them me keqardhje per brezin e ri cjane petagok ne gjith shkollat e larta qe kan mbushur moshen 55 vjecte gjith qeveria duhet ti nxjerri ne pencjon sepse ajo eshte shtrsa me e korruptuar dhe te zevendesohen vetem me brezat e rinj qe kan mbaruar universitetet ne dyert e europes ndryshe brezi i ri do te jet i korruptuar dhe i paaft
Reply
mirot 16/06/2012 13:43

I thenshin Universitet;; ku 80/% e pedagogeve jane krejt jashta standartit ,persa i perket niveleve shkencore;Shumica jane te emeruar me nderhyrje(ryshfete) dhe nepotizem familjar.Keshtu vazhdon stafeta edhe ne studenta…. paguej e mos druej,keshtu thohet ne shkoder.Kam dy dhandure ne Tirane, jane diplomue ne shkoder ne fakultetin e juridikut,pa dhane asnje provim: dhe çeshte me e bukur njeri eshte gjykates i mkamur ne Tirane hej-hej keto jane ndollirat shqipetare.
Reply
Ismaili 16/06/2012 14:06

Deri sa shkruhet e flitet pewr niuvelin e tille sic po e parashtroni ju. Atehere, askush nga te tjeret, edhe spe nuk kane ndonje nivele kushedi cfare. nuk do na njiohin studimet e kryere ne universitetet tona. Kehstu, u fol gjate per Kristalin, tash filluat edhe per shkodren e Elbasanin e ku do ndaleni, Mosni ore se ky shtet, kjo Shqiperi eshet e jona e neve te gjithe. ketoo shkolla e universitete, edhe pse vertet te shumta, jane tonat dhe per neve. Ti ruajm e ti mbrojme per vlera, Pa ndalur edhe te punjojme per korigjimet dhe ngritjen e nivelit te studimeve ne universitete tona publuke e private.jam kosovar, qe te njejtin semuarje studimesh e kemi edhe ne ketu
Reply
gurakuq financa 16/06/2012 14:09

TI NDERROHET EMRI KETIJ ISTITUCIONI BAJGE NGA LU9GJ GURAKUIQI NE AHMET ZOGOLLI OSE ‘LAL KROSI’
Reply
brace 16/06/2012 14:31

Kjo eshte koperativa e korruptuar qe drejtohet nga komunisti plake,u bene te gjithe si ai hajdute e vrases,shikojeni frymen qe ka futur,ne shkolla,universitete e ne administraten e tije,kto jane duarte e pastra te plakut komuniste.Kto jane parametrat e tyre,qe kane ne istitucinet e ktyre koperative te sh/thurura,vetem shtet nuk ka bere,e nuke bene kurre ky flliqesire.
Reply
eri 16/06/2012 14:39

E cfare seshte e korruptuar ne Shqiperi.Ka njerez me nga dy fakultete dhe sdine te shkruajne emrin e tyre.Eshte e vertete shume e hidhur qe duhet pranuar.
Reply
Mark.uk 16/06/2012 14:43

tironas i kahershem:Se je tiranas po dihet,po vetem katunar tiranet ama.
Reply
Alpini 16/06/2012 14:43

FRAN QAFA
Reply
Emri (E Detyrueshme) 16/06/2012 17:54

Me shume vonese ju gjet vendi.Po doli i paf
ajshem,kjo tregon se gjykatat tona jane te pa “korruptuara”
Reply
sadik thaci 16/06/2012 18:00

eeee e ne thoshim femijeve tane ju nuk mesoni
tash ti jape leket te dale por nje eshte pak se kta sbperdorin as seksere po i marrin vete ne dore.
Reply
besnik 16/06/2012 18:35

te koruptuarit kane nxier nje armate te tere juristesh te koruptuar.shko dhe shpreso nga drejteria .
Reply
shkadroni tafoni 16/06/2012 18:37

epo i ka demokracija kto plako se na shkodrant jen demokrata qe pa le…
Reply
vulehumburi 16/06/2012 19:08

hej studenta!
hajdeni ke lala se kom hap nji universitet privat une.
eshte mrekulli…
studentet femna do njelen te knoqme shum se e komvulen origjinale..i vulos diplomat me ket vulen time personale ktu posht.
esht vul me kok rrumbullake dhe me dorez me dy topa..si topa pingpongu jan ato qe mbeshtesin vulen me gryk topi…
kom qejf me i vulos diplomat e gocave te partis demokratike…
a jem a s’jem demokrat mer ..???
Reply
ulqini 16/06/2012 19:19

ketij prof.franit mire ja kane bere.Se une dhe shoku im kemi mesuar dy muaj vetem te lenda e tij edhe na ka lene ne provim,pastaj na thane qe duhet te paguajme,pastaj edhe pse paguam prap na doli fjale e nuk na dha noten,shyqyr qe gjetem nje mik e na dha provimin ne afatin tjeter.shpresoj qe fatin e tij ta kene edhe shume prof.te tjere,sepse nje fjale e urte thote :KRAPI QELBET NGA KOKA.Keshtu qe ishalla i kapin edhe tjeret duke filluar nga gasper k.ILIR BERHANI(SUPER I KORRUPTUAR),prof.Sandri(ekstra i korruptuar) ,Rolandi i te drejtes romake i ashtuquajturi MILIONERI,e te gjithe te tjeret.
Vlen te theksohet se asnjera prej profesoreshave nuk eshte e korruptuar ne juridik.kete e kemi me fakte.
Paramendojeni ,neve nje here na eshte shtyre provimi i te drejtes romake vetem sepse nuk jane mbledh leket e nevojshme prof.per te mbajtuer provimin.ky eshte kulmi.Ojshqiperi e mjera shqiperi,kush te ka qit me krye ne hi.
tung.
Reply
arbjan 16/06/2012 19:29

Hahaha, paskan arrestuar Franin, personifikimin e korrupsionit. E keqja e tij me e madhe nuk eshte se eshte i korruptuar, por se s’di asgje, po asgje fare! Edhe per te shkruar mezi shkruan. Kur ishte student te gjitha provimet i mori duke paguar. Pastaj pagoi edhe ca e u be koleg me ata te cileve u kishte paguar paret. S’do mend qe vetem me pare mund ta marresh provimin me te, edhe nese do donte te kalonte studentet qe kane mesuar vertet si do i dalloje? Pa le kur thote se s’kam nevoje per pare se kam trasheguar token ku ndodhen gjysma e dyqaneve te Fushe Arresit!
Reply
Preng Mehamutin 16/06/2012 19:41

Kjo pra eshte demokracia shqiptare – cdo gje blihet me lek. A nuk e shifni drejtesin? Po me cudit fakti se shkodranet, ne nga malsia modhe i mbajme si malsore me me edukat, te standartit Europian, tani e dime arsyen. Do I bej Sala te zgjuar sic eshte vete.
Reply


"Ec perpara shqiperi, rrenjet per korrupsjon i kemi ne dore ne si rini"

[ Edited Sat Jun 16 2012, 11:46pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
~*Christel*~
Sat Jun 16 2012, 09:38pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Lisso, na e ven linkun e ketij artikullit pls!
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3143 sec, 0.0906 of that for queries. DB queries: 69. Memory Usage: 3,322kB