Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Shkencat -Natyrore dhe të Sakta
 
<< Previous thread | Next thread >>
Informatike. Internet. Teknologji.
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::albweb::
Sun Apr 26 2009, 03:55pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është kujtesa kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërsine e kupjuterit kjo kujtesë pasqyronë trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shurtë.

Kujtesa RAM është pikëprerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vinë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtsit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.

E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe … “ikin dritat” , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memorja RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesen RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).



Back to top
::albweb::
Sun Apr 26 2009, 03:56pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Procesori është komponenti kryesor i kompjuterit, i cili bën ekzekutimin e programeve indivifuale dhe dirigjon punën e pjesëve të tjera. Quhet edhe njësia qendrore procesorike (CPU-central procesor unit), ndërsa kur ai ndodhet në një qark të integruar, quhet mikroprocesor. Njësia qendrore (procesori)ka qenë i përdorur qysh nga viti 1961(Weik 1961:238). Procesori përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njësia aritmetikore-logjike (ALU), ku kryhen të gjitha llogarijet logjike; njësia dirigjuese, e cila bën dekodimin, sinkronizimin, dhe ekzekuton instruksionet e programeve, dhe kujtesa punuese (RAM), e cila mundëson ruajtjen e të dhënave dhe programeve me të cilat mundësohet puna e kompjuterit. Të gjitha komponentët përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapësira të kujtesës së rezervuara për qëllime të veçanta.

Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël të qeramikës me këmbëza metalike anash. Këto këmbëza kanë funksionin e ndërlidhjes së çipit të procesorit me çipa të tjerë në pllakën e stampuar. Në brendi të kutisë së qeramikës është i vendosur vetë çipi, një pllakën nga silici me dimensione prej disa mm². në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndërmjet veti.

Lloji i procesorit i cili është i instaluar në kompjuter e përcakton shpejtësinë e ekzekutimit të instruksioneve të ndryshme. Në ditët e sotme, procesorët mund të ekzekutojnë edhe dhjetra miliona instruksione për sekondë.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 04:59pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Wireless LAN dmth. “lidhje ajrore” te nje “Siperfaqe Lokale/Vendore e Rrjetit Kompjuterik” i cili mundeson te komunikojne permes signale digjitale (eng. digital singlans).

WLAN – qëndron për Wireless LAN por njihet edhe me termet si WiFi ose IEEE 802.11. Pra WLAN d.m.th. Wireless Local Area Network. Info: WiFi që shihni në pakot e WLAN-komponenteve qëndron për Wireless Fidelity nga kompania Wireles Ethernet Compatibility Alliance shkurt WECA. WECA është një alliance prej disa kompanive që parashtrojnë standardet për WLAN-komponentet.

Mbi WLAN në pika të shkurta do ti përmendi disa karakteristika të rëndësishme.

Teknika e transportimit të Datave pa kabla quhet Wireless LAN. IEEE 802.11 është standart për WLAN që është zbuluar në vitin 1997 nga instituti amerikan: Institute of Electrical and Electronics Engineersist, pra kjo organizatë qëndron pas IEEE shkurtesës. Kjo organizatë është përgjegjëse jo vetëm për komponentet në fushën Computer-ike por edhe në fushën e elektronikës dhe elektroteknikës. Momentalisht egzistojnë 860 IEEE standarte dhe 700 janë në fazën zbuluese.

Në sektorin shtëpiak përdoren IEEE 802.11 dhe IEEE 802.11b, por edhe të tjerë standarte egzistojnë. Ndryshimi ndërmjet variants a dhe b është që varianta a punon në një frekuenc prej 5 GHz kurse b përdor 2,4 GHz. 2.4GHz qëndron në të ashtëquajturën ISM-frekuenc dhe kjo është më e rëndësishmja! ISM qëndron për Industrial Scientific and Medicine, dhe është e lirë pra nuk duhet të paguhet nëse shfrytëzohet kjo teknologji !

Më në fund edhe në Evropë është dhënë e lirë (që nga fundi i vitit 2002) edhe IEEE802.11a.

Më parë ishte e lirë për përdorim vetëm në USA. IEEE802.11a është më e shpejtë se sa IEEE802.11b.

A-standardi arrin transferimin e Datave maximal prej 56 MBit/s kurse B-standardi vetëm 11 MBit/s prej një gjatësi ndërmjet 30m (metrave) (teoritikisht). Nëse rritet kjo distancë vetëm prej 70 metreve atëherë Transferrate bie në 5,5 MBit/s, kurse në një largësi prej 100m kjo performancë bie në 2,1 MBit/s.

Për të rritur performancat përdoren të ashtëquajturin Range Extender. Në USA GSM Mobil përdorin frekuencat prej 1.900 MHz (1,9 GHz), kurse në Evropë 900 MHz dhe 1.800 MHz (1,8 GHz). Në frekuencën prej 2,4 GHz punojnë edhe aparate që përdoren në kuzhinat tona, Microwave, dhe janë një faktor pengues dhe destabilizues për WLAN komponentet.

Në Evropë qëndrojnë 13 kanale për përdorim të WLAN kurse në USA vetëm 11 kanale. Një kanal është i gjërë prej 22 MHz, këto kanale kanë një ndërmjetësim prej 5MHz. Që të mos vie deri tek pengesat ndërmjet kanaleve shumëzoni 5 MHz me 5 kanale, që jep një shumë prej 25 MHz. Pasi që gjerësia e një kanali është 22 MHz, 22 MHz mundsojnë një distancë të vie deri tek pengesat e frekuencave të këtyre kanaleve.
Përparsitë dhe të metat e WLAN
Përparsitë që ofron WLAN janë që nuk duhen kabllat të shtrihen dhe instalohen.

WLAN ofron flexibilitet dhe mobilitet. Kësi soji shfytëzuesit që përdorin Notebook mund të lëvizin të lirë dhe nuk janë të mvarun nga prizat e rrjetës. Në metropolet e sotme por edhe në aeroporte dhe hotele me ndihmën e të ashtë quajturve Hotspots, mundeni të surfoni dhe komunikoni pa ndonjë problem. Info: Hotspot quhen pikat ku mundeni të qaseni nëpërmjet WLAN në Internet.

Por kujdes gjatë surfimit mundeni të ju kushtoj shtrenjt. Së pari kontrolloni qmimet dhe ofruesit e WLAN.

Të metat e WLAN janë që IEEE.11b mund të transferon Datat vetëm me një shpejtësi prej max. 11 Mbit/s. Me rritjen e shfrytëzuesve tek WLAN kjo performanc bie dukshëm. Një problem tjetër nuk janë stabile sikurse LAN. Nëse vie deri tek pengesa e WLAN sinjalit ndërprehet transferimi i Datave. Pengues janë edhe Radar stacionet e ushtrisë apo satcionet që punojnë me frekuenca të ngjajshme, trafostacionet elektrike etj.

Materialet që pengojnë dhe janë shkaktarë për humbjen e sinjaleve të WLAN janë si më poshtë :

Materiali ndërtues Humbja e performancave
Dru, gips, qelqE ulët
Ujë, mur prej gurëveE mesme
Muret masive, të betonuaraE lartë
Metal masivShumë e lartë
Një ndër pikat më të dobëta tek WLAN është siguria.

Tek LAN një Hacker duhet që në njërin skaj të kabllës së rrjetës të së paku të ketë një lidhje ose një lidhje në LAN të shfrytëzon pa u hetuar. Kurse WLAN nuk posedon ndonjë fund të kabllës por dërgon Datat me valë në të gjitha drejtimet. Me fjalë të tjera gjdo Computer që kontakton nëpërmjet një WLAN karte teknikisht munden Datat të shihen dhe pranohen. Disa medoda më e njoftuna për përgjimin e WLAN rrjetave janë :

Wardriving

Realizohet me një Notebook që ka të instaluar një Tool për analizimin e rrjetave. Nëse Notebook-in tuaj përforconi edhe me një antenë externe rritet edhe distanca për përgjimin e WLAN-rrjetave. Wardriving nuk është një metodë atakuese dhe nuk denoheni nëse përgjoni ndonjë WLAN-rrjetë. Kjo është baraz sikurse dyert dhe dritartet e shtëpisë tuaj lerni hapun e dikush shikon në shtëpinë tuaj por nuk dëmton apo merr diçka.

Eavesdropping

Një medodë tjetër për atakimin e WLAN-rrjetave është Eavesdropping=përgjim. Sulmuesi së pari kontrollon sigurin e një WLAN-rrjete dhe pastaj me një Program përgjues (Sniffer-Tool) mundet të gjitha Datat të spiunon. Kjo është ana negative e Sniffer-Tool-ve,

Denial of Service

Sa i përket rrjetave nuk kemi vetëm spiunimin por edhe sabotimin e këtyre rrjetave. DOS shkurtesa qëndron për Denial of Service që me anë të këtyre atakeve shkakërrohet plotësisht një LAN apo WLAN-rrjetë.

Hi-Jacker

Me siguri ndoshta keni krijuar një Internet lidhje (ICS) të përbashkët në rrjetën tuaj që të mund edhe shfrytëzuesit tjerë pa ndonjë vështërsi të munden të qasen në Internet. Por ndosha nuk keni menduar për sigurinë që edhe shfrytëzuesit tjerë munden të qasen në rrjetë tuaj. Së pari këto surfues që shfrytëzojnë rrjetën tuaj, vërtetojnë qarkullimin e Datave deri sa të shohin Computer-in apo më mirë me thanë IP-address-ën që drejton Frames.

Pastaj këto surfues të padëshiruar këtë IP-address vendosin në Notebook-in e tyre si Gateway ku dotë munden të surfojnë me shpenzimet tuaja.

[ Edited Fri May 01 2009, 05:00pm ]



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:01pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatroj gjithë sistemin e exploatimit.

Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojn mausin apo tastaturën disa të tjërë pengojn disa programe të funksionojn normalisht por me të rezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.

Si lindi virusi i parë

Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojn një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u vën bazat e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të reprodukohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatik.

Çfare janë viruset?

Virus është fjale e pergjitheshme për programe keqberese qe janë te afte te infektojne kompjuterat dhe te shperndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistet e kompjuterave për te kryer funksione te ndryshme. Viruset kane për qellim demtimin e skedareve, fshirjen e memorjes, pergjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalesimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Virusi i parë informatik “Brain”

Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketes dhe te hard diskut. Qellimi i tij nuk ishte që ti shkatronte të dhënat por vetem ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetem pas dy vjetesh lajmërohet antivirusi i parë për ta desaktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetem disa orë për ta gjetur antivirusin.

Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në menyre manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:04pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Kategoritë

Sipas madhësisë

* Personal Area Network (PAN)
o Wireless PAN
* Local Area Network (LAN)
o Wireless LAN
o HomePNA
o Power line communication (HomePlug)
* Metropolitan Area Network (MAN)
o Wireless MAN
* Wide Area Network (WAN)

Sipas marrëdhënieve

* Client-server
* Multitier architecture
* Peer-to-peer

Sipas topologjisë

* bus network
* star network
* ring network
* grid network
* toroidal networks and hypercubes
* tree and hypertree networks

Sipas funksioneve

* Storage area networks
* Server farms
* Process control networks
* Value added network
* SOHO network
* Wireless community network
Protokollet

Klasifikimi i protokolleve sipas shtresës përkatëse të modelit OSI.

Shtresa e Aplikimit FTP | HTTP | IRC | NTP | POP3 | S-HTTP | SMTP | SNMP | Telnet | TFTP |

Shtresa e Prezantimit

Shtresa e Seksionit DNS | BGMP | LDAP | NetBIOS

Shtresa e Transportit TCP | UDP | Mobile IP

Shtresa e Rrjetit DHCP | ICMP | IP | IPv6 | RIP | IPX

Shtresa e te Dhenave ARP

Shtresa Fizike Ethernet Token Ring FDDI IEEE 802.11 AppleTalk X.25 Frame relay Bluetooth



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:05pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Protokolli TCP/IP. Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura “paketa” dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol) (Protokolli i internetit).

Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.

Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).

Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:06pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Veglat grafike informatike mundëesojnë kuminikimin me kompjuerin. Kartelat e para kan qenë të llojit CGA (Color Graphic Adapter), por gjatë viteve të 90-ta janë paraqitur kartelat të llojit VGA (Video Graphic [shhttt]) si edhe ato SVGA (Super VGA).



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:07pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Local Area Networks (LAN) - rrjetet lokale (fjalë për fjalë rrjete të sipërfaqes lokale), janë rrjete private, të cilat shërbejnë për të ndërlidhur aparatura të rrjetit në një distancë të kufizuar e cila varion nga disa metra brenda një ndërtese deri në disa kilometra brenda një zone të caktuar. LANet dallohen nga rrjetet e tjera (PAN, MAN, WAN) nga madhësia, teknologjia e transmetimit dhe topologjia e përdorur.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:08pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Programet kompjuterike janë programe elektronike të pershtatura në gjuhë të ndryshme elektronike që bëjnë të mundëshëm përdorimin e njehsorit vetjak (ang.Personal Computer lexo Personal kompjuter në kuptimin njesorë/llogaritës personal) për qëllime të caktuara.

Pragramet kryesore për një njehsor vetjak janë programet e sistemit veprues si Windows, Mac, Unix etj. Këto programe vënë në “komunikim” pjeset elektronike (Hardware), parapregatisin (platformën) dhe veprojnë pamvarësisht nga ndonjë program tjetër.

Përndryshe ende nuk ka ndonjë perzgjedhje shkencore të programeve elektronike, përpos që këto në teknoligjin apo në gjuhën programuese ndryshe thirren me një emër të përbashkët “software”.

Programe grafike
Në këtë grupë të programeve elektronike hynë programet të cilat janë pak a shumë të specializuara dhe të posaçme për pershtatjen dhe punimin kryesisht të fotografive statike mirpo nuk bëhet edhe përjashtimin i kombinimit të tyre me efekte që krijojnë skena të shkurta filmike.

Programet e internetit
Në këtë grup të programeve edhe pse është e vështirë të bëhet një përzgjedhje te saktë hynë kryesisht programet që bëjnë të mundshem rrjetin e internetit si dhe programet që shërbejnë për mirëmbatjen dhe përdorimin e internetit.

* Shfletuesit elektronik
* Intepretuesit elektronik
* Shërbyesit elektronik



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:09pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Vegla informatike është një vegël abstrakte e paprekshme me dorë e krijuar në bazë të operacioneve matematikore që luhet nga llogaritës të ndryshëm të quajtur procesorë dhe për qëllim ka aktivizimin apo mbajtjen aktive të funksioneve të makinave të ndryshme mekanike me sisteme të automatizuara elektronike.

Tërësia e këtyre veglave në gjuhën profesionale të zhvilluesve të tyre është e njohur si (lexo: Softuer/ Softver ) “Software” dhe është termi më i përhapur në botë për këto vegla.

Me kombinimin e veglave informatike krijohen kode me informacione të ndryshme që mundësojnë aktivizimin, mbajtjen aktive të aparateve e makinave të automatizuara dhe veglave të instaluara në to. “Luajtja” e këtyre kodeve nga veglat elektronike të dirigjuara nga një procesorë na shfaqet si një program info-auto-matik.

Për dallim nga veglat mekanike informative (rregullatorët mekanik) të përdorura në pajisje të ndryshme elektrike këto vegla futen në formë të dhënash në një pjesë elektronike të ashtë quajtura procesor nga ku komandojnë pjesët tjera elektronike.

Me rritjen e zbatimit të teknologjisë elektronike në sferën argëtuese dhe komunikuese gjatë periudhës së fund shekullit të kaluar, për një kohë të gjatë është sigurua zhvillimi i mëtejshëm i elektronikës.

Historia

Dukuria e zbatimit të njohurive (informatave) mbi natyrën në natyrë nuk është e re. Si efekt i zbatimit të kësaj është edhe bota abstrakte (e imagjinuar) e krijuara pas fillimit të artikulimit të qenies njerëzore. Artikulimi i njeriut ka shkaktuar revolucion në zhvillimin e inteligjencës në planetin e quajtur Toka. Dukuria e zbatimit të informatave nga vetë veglat e punës është një kulm i këtij zhvillimi me të cilin botës së krijuar me artikulim i shtohet edhe një dimension, një artikulim i përsosur nëpërmjet veglave të punës.

Rruga e zhvillimit të inteligjencës deri te veglat informatike ka qenë e gjatë dhe përplot dështime e suksese. Në të kallurën janë bërë përpjekje të shumta që gjërat e vdekura të i fusin të veprojnë në bazë të një kodi. Deri me zbulimin e rrymimit elektrik dhe zbatimit të tij në veglat mekanike, kjo ka qenë e mundshme vetëm nëpërmjet kodeve mekanike. Ka pasur suksese për futjen në veprim sipas kodit biologjik por ai kishte vlerë vetëm për gjallesat.

Në jetën e përditshme zbatimi i kodit mekanik nga rregullatorët është bërë në disa vegla mekanike si p.sh. kutia mekanike muzikore në të cilën në mënyrë mekanike bëhet leximi i të dhënave, makinat mekanike llogaritëse.

Nga rregulatorët mekanikë deri te rregulatorët elektromekanik

Me përsosëshmërin mekanike dhe kombinimin e saj me elektricitetin, pra me ndërtimin e makinave elektrike ishte hapur rruga e kodimit elektrik. Kjo paraqiste dukurin e parë të kombinimit të një substance me një fushë dhe lejonte komandimin e substancës nga fusha e cila qarkullonte në substancë. Me këtë fillon edhe zhvillimi i elektronikës, që paraqiste një kufi në mes të makinave që si fuqi shtyrje përdornin rrymën dhe makinat të cilat këtë rrymë e përdornin edhe për leximin e një kodi elektromekanik me qëllim komandimi të pjesëve të ndryshme.

Kjo dukuri në jetën e përditshme paraqitet me shpikje të shumta si televizori, makinat të tjera me vegla mekanik rregulluese (rregullatorë) si ajo e larje, frigoriferit etj.

Kulmi i zhvillimit të makinave elektrike formohet me zhvillimin e makinave llogaritës elektrike të cilat janë baza e zhvillimit të makinave që funksionojnë me kod informatikë. Këto makina kanë aftësi të komandojnë në mënyrë më inteligjente rrymimin e elektricitetit me çka komandohet edhe aktivizimi i pjesëve të ndryshme elektrike dhe elektronike të makinave.

Nga regullatorët në vegla informatike

Më 1962, Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit fillojë të përdorë një bashkë dyzim të termave shkencore (latin) për të dhënat informacioni dheautomatik për vetë funksionues.

Për dallim nga rregullatorët paraardhës me veglat informatike aktivizimi, ndalimi i aktiviteteve apo freskimi i të dhënave për makinat apo pjesët e saja me qëllim të kryerjes së një funksioni apo pune bëhet sipas një skeme të paramenduar të shkruar në një kod, në një plan program me të dhëna operative që zakonisht quhen gjuhë programuese e cila është e koduar sipas gjuhës së makinës që luhet nga pjesët elektronike të quajtura procesor (aktiv dhe pasiv).

Me ndihmën e këtyre veglave primitive informative (gjuhëve programuese apo operacioneve matematikore) krijohen vegla të ndryshme abstrakte me anën e të cilave bëhet i mundshëm komandimi i substancës së vdekur dhe komunikimi i mendimit të njeriut nëpërmjet fushës me substancën e vdekur si dhe me vetë njeriun. Niveli i shkallës së zhvillimit të gjuhës programuese jep edhe cilësinë e artikulimit të njeriut në këtë dimension. Varësisht se sa primitive është gjuha e përdorur aq më shpejtë e kupton makina dhe anasjelltas sa më komplekse është gjuha aq më shpejtë e kupton njeriu.

Përdorimi i gjerë i këtyre veglave ka arritur kulmin në fushën e argëtimit dhe komunikimit ndër-njerëzorë që bëhet me ndihmën e kompjuterit personal dhe konzolave të ndryshme të lidhura në një rrjetë nga të cilat më e njohura është rrjeta e ashtë quajtur “internet”. Me arritjen e kulimit në këto dy fusha të jetës është mundësuar kalimi shumë më i shpejtë nga veglat elektroteknike në ato elektronike e më këtë në fazën e parë të tyre në makina informatike. Së paku prezenca e tyre edhe në shoqëritë më të zhvilluara nuk dominon.

Llojet e veglave

Klasifikimi dhe sleksionimi i veglave informatike është një “shkencë në vete”. Numri i veglave dhe numri i pagëzimit të paketave me këto vegla është aq i madhë sa që lirisht mund të flitet për një botë në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo botë e të dhënave përbëhet nga veglat më primitive informatike gjer në ato që na duken të njofshme nga bota e artikullimit dhe ajo reale. Në faktë të gjitha elementet e kësaj bote i kanë rrënjët në botën reale të cilën njeriu deri më tani e ka artikulluar. Bota abstrakte e njeriut e krijuar me fillimin e artikullimit është e ngjashme me botën abstrakte të krijuar nga këto vegla dhe njëherit në mënyrë vizuale na paraqitet edhe si botë reale të cilën mund ta “prekim” dhe në të njëjten kohë e komandon makinën për të na paraqitur iluzionin.

Në fillim, me kalimin nga kodi elektrik në kodin informatik paraqiten veglat e para ndërmjetësuese mes gjuhës së makinës dhe gjuhës së njeriut. Për këto vegla thuhej se janë programe operuese të shkruara në gjuhën e makinës. Me ndihmen e këtij kodi krijohej forma e një plani të veprimimit që njihet me emrin platforma. Mbi këto platforma pastaj mund të krijoheshin kombinime të ndryshme të veglave që në përditëshmëri quhen Programe. Në bazë të këtij aspekti veglat informatike mund të ndahen në vegla

* Të aktivizimit të rrjetit elektronik
* Të ndërtimit të sistemit operues të ati rrjeti, platformës
* Të ndërtimit të programeve të varrura apo të lira nga plaforma

Kategoria e parë bëhet në gjuhën e makinës ndërsa e dyta nga gjuha e makinës por mund të krijohet edhe mbi veglat e sistemit operues dhe kategoria e tretë programeve të ndryshme teknike, operative, zbatuese, ekzekutuese etj. Natyrisht të gjitha këto të dhëna pranohen nga procesori në gjuhën e mainës i cili i luan ato sipas rendit të dhënë nga vetë veglat abstarkte.

Kategoria e tretë është më e gjëra dhe zakonisht krijohet në gjuhët programuese. Në këtë kategori hynë kode të shkuara sipas një gjuhë programuese, vegël e krijuar nga gjuha e makinës që shërbehet me shrehje të përkufizuara që më lehtë mund të kuptohen nga njeriu.

Po ashtu kjo kategori ndahet më tutje sipas nivelit të krijmit, qëllimit dhe funksionit. Për krijimin e tyre përdoren gjuhët programuese të cilat ndahen në tri kategori:

* Të afërta me gjuhën e makinës (asembler)
* Të mesme me gjuhën e makinës dhe njeriut (C++, Java etj)
* Të afërta me gjuhën e njeriut të njohura edhe si skripte (Html, JavaScript etj)

Paketat e veglave të shkruara në gjuhët e afërta me atë të makines zakonisht kanë të bëjnë më shumë me anën teknike të pjesëve elektronike dhe më pakë për veglat e programet tjera. Këto paketa të të dhënave futen në tru (memorje) nga ku procesori e merr rradhitjen e tyre dhe e luan atë paketë.

Gjuhët e mesme ndahen në dy grupe të mëdha: të nivelit të lartë dhe të ultë. Ato të nivelit të lartë përdoret në paisje të ndryshme elektronike (telefona, televizor etj) ndërsa ato të nivelit të ulët përdoren kryesisht për kompjuter personal. Gjuhët e nivelit të lartë janë të sakta dhe me paraqitjen e gabimit në kod ato nuk pranohen nga konvertuesi i gjuhës përkatëse. Ndërsa tek gjuhët e nivelit të ulët devijimet përbihen nga konvertuesit ashtu që zbatimi i programit vazhdon më tutje edhe përkundër gabimit që paraqet për makinën.

Përbirja e gabimit nga konvertuesit ka bërë të mundëshem krijimin e botës imagjinare jashtë ligjeve të natyrës, dukuri e cila gjenë zbatim të madhë në lojrat vizuale.

Si do që të jetë me ndihmën e këtyre veglave janë krijuar elemente informatike po thuaj pasqyra e gjitha elementeve nga bota reale, duke filluar nga gjilpëra deri tek gjithësia e duke përfshirë edhe imagjinatën e njeriut jashtë ligjeve natyrore. Janë krijuar programe të cilat në disa lëmi e kanë bërë të pa nevojshëm provën e funksionimit të elementeve reale, e gjithë kjo është arritur në bazë të futjes së të dhënave të njohura nga bota reale në një paketë të të dhënave në një llogaritës.

Krijimi i veglave të reja

Krijimi i veglave të reja është i lidhur ngusht nga përdorimi i atyre primitive edhe përkundër gjuhëve programuese dhe teknologjive të prodhimit të procesorëve të shpejtë. Zhvillimi i intelegjencës njerzore në komunikimit me makinat po thuja se ka arritur një kulm. Kjo vërehet me afësit e njerzëve për të ndërtuar makina elektronike të paisura me vegla informatike. Përderisa veglat informatike janë të mbi zhvilluara ato elektroteknike ende kanë ngelur prapa edhe përkundër luajtësve të shpejtë të informatave.

Kështu krijimi i veglave të reja zhvillohet kryesisht në makinat llogaritëse elektronike si kompjteri për zbatimin e të cilave nuk ka nevojë për veprime inetelegjente mekanike (një ekran, një autoperlant, një komandues).

Veglat në tregë

Tregun e veglave informatie e dominojnë paketat e programeve të njohura si “software” dhe paketat e veglave për sistemet operuese si mbajtës rë rrjetit elektroni të komjuterit apo komjuterave. Si programe ofrohen edhe pjesë të programeve operative të cilat përbëhen nga shërbime të ndryshme mirëmbajtëse të sistemit operativ apo rrjetave të ndryshme elekronike dhe që futen si pjesë të paketave kryesore. Dallimi në mes të pjesëve shërbyese të sistemit dhe programeve për qëllime tjera është i ngatërruara. Si do që të jetë të gjitha janë programe mirëpo qëllimet dhe funksionet janë të ndryshme njëri vepron si i pamvarur ndërsa tjetri hynë si pjesë e në sistein e një programi.

Në tregë hasim paketa të veglave informatike për:

* Mirëmbajtjen e sistemit operues të rrjeteve të ndryshme, këto janë kryesish shtesa
* Kryerjen e një funksioni të caktuar përbrenda një veprimtarie apo disa veprimtarive dhe mund të qëndrojnë të “pavarrua”, dhe
* Krijimin e një veprimtarie të tërë (të bazuar nga jeta reale) një laborë informatik.

Krijimi i veglave dhe pakove të veglave kërkon punë dhe kohë e cila mund të kompenzohet me të holla. Mirëpo për veglat informatike njerizimi kishte liri ligjore të kopjimit dhe inçizimit të tyre në mediume personale, pasi që ato nuk ishin mallë që mund të prekej. Me kalimin e kohës në ShBA fillon të krijohet infrastruktura ligjore për mbrojtjen e punës së krijuesve të veglave. Pas një kohe janë krijuar mekanizma juridik të njohura si liçenca që i mbrojë paketat e veglave por jo edhe veglat primitive. Ashtu që krijimi i paketave të mund të zhvillohej më tutuje edhe si veprimtari ekonomike e shoqërore së pari brenda kufinjëve të ShBA-së e më vonë edhe më gjërë këto. Më këtë paketat informative fillojnë të merren si produkte shërbyese që mund të paguhet. Mirëpo siç është me të drejten e tregjeve disa liçeca nuk kanë vlerë në disa tregje të shteteve tjetra, e disa shtete ende nuk kanë paraparë ligje shtetrore për mbrojtjen e “produkteve” krijuese. Si do që të jetë deri më tani janë të njohura paketat informative:

* Të lira për përdorim të gjërë (Freeware) me disa kushte të paradhëna, dhe
* Të ndaluara për përdorim të gjërë (Shareware) por të lejuara për përdorim personal me kundër vlerë të dhënë në para.

Që të dyja këto kanë një llojë mbrojtje ligjore e cila edhe pas sa viteve është në zhvillim dhe për përdoruesit normal, kufinjët e përdorimit janë të paqarta.

Si do që të jetë këto paketa mund të meren si produkte të regjistruara në një medium (zakonisht disqe rë ndryshme) apo të zhgarkohen (inçizohen) nga rrjeti më i madh “interneti” ose lidhje direkte. Pas instalimit d.m.th aktivizimit të paketës në kompjuter ato futen në regjistrin e sistemit operues dhe është lehtë të identifikohen, gjë që bëhet me qëllime të ndryshme ndër të cilat është edhe aktualizimi i tyre.

Veglat transformuese të gjuhëve prograuese

Janë veglat më primitive informatike që bëjnë transformimin e një gjuhe programuese në gjuhën e makinës saktësisht në impuse me energji të vogël elektrike me të cilat operonë një vegël elektronike. Këto vegla përpilohen nga zhvillues të afërt me logjiken matematikore si me gjuhën amëtare. Këto vegla hynë në nivelin e lartë edhe pse për njeriun janë primitive ato për makinën janë impulse elektrike. Këtyre veglave zhvilluesit u thonë makina vituale, që d.m.th makina vizuale sepse në fakt nuk kanë ndonjë mekanizëm që mund të preket por përbëhet vetëm nga informacioni dhe e vetëmja mundësi e vërejtjes së tyre është ajo e vizatuar në një planë dhe rezulltati që japin, një tekst i koduar i aftë për shëndrim të shpejtë në impulse elektrike.

Ky repart/paket e veglave informatike i quajtur makinë vizuale nga zhvilluesit, ka disa komponente e mekanizma me fjalë tjera vegla që bëjnë të mundëshëm transformimin dhe reagmin në rastë të shkëputjeve të rrjedhës së signalit, të informatës d.m.th në rastë gabimi, i cili shkaktohet përshkakë të kombinimit të gabuar të operacioneve matematikore logjike jashtë të cilave njehësuesi nuk mund të funksiononë.

Veglat e gjuhëve programuese

Veglat e gjuhëve programuese janë vegla informatike që për nga shkalla e zhvillimit hynë në pjesën e lartë të kategoris së parë të veglave informatike në përgjithësi. Këto vegla elemente të gjuhës së shkruar e të pa folur por të luajtur nga veglat elektronike, shërbejnë si alfabeti, gramatika dhe vetit tjera të gjuhës së folur.

Si vegël elementare e gjuhëve programuese merren komandat që na zhvilluesit varrësisht nga gjuha thirren me terme të ndyshme, kryesisht terme të huazuara me kuprimin komanda, urdhëresa, udhëzime etj. Këto përdoren në kombinime përkatëse dhe në mes tyre futen operacione të ndryshme të matematikës, të formuluara afër ësimeve nga matematika në jetën e përditëshme me disa ndryshime të vogla nga gjuha në gjuhë. Disa nga gjuhët të quajtura gjuhë të orjentuara në objekte, për lehtësim të përpilimit të kodit me ndihmen e veglave elementare ndërtojnë vegla më komplekse të cilat i quajnë klasa, e me ndihmen e të cilave krijojnë nën- e mbiklasa ashtu që kombinimi i tyre sipsa rregullave të caktuara mundëson krijimin e objekteve informative. Këto objekte janë amëza të rgjistruara dhe varrësisht nga nevoja mund të përdoret për ndërtimin e objekteve edhe më të larta (më komplekse). Me fjalë të tjera krijohet një regjistër, një rrjetë e tillë që ndërtimi i veglave të thjeshta është i panevojshëm për ndërtimin e veglave më të përsosura. Kështu p.sh një luajtsi virtual të registrae të formateve muzikore (p.sh.: mp3) i cili mund të shkarkohet nga interneti si një objekt (amzë) i një gjuhe programuese mund të i futen individualisht vegla plotësuese dhe nga ai objektë të zhvillohet në lujtës të formateve tjera p.sh të regjistrave të formatit filmik (p.sh.: mpg).

Si do që të jetë si vegla bazë të gjuhëve programuese mund të merren:

* elementet komanduese - fjalë kryesisht të prera nga anglishtja
* operatorët matematikorë - operacione nga matematika logjike, formula matematikore me shkrim të përshtatur për prezentim
* transformuesit në gjuhën e makinës - makinat vizuale, veglat koduese të domenit të shkruar në gjuhën programuese në kodomen elektrikoinformatik
* veglat e krijuara përbrenda gjuhës të krijuara nga elementet komanduese dhe operatorëte gjuhës përkatse
o klasat - një repart i vegave që mund të paraqitet edhe si një aparat apo objekt informatik
o objeket - një rrjetë e veglave dhe klasave informatike të gjuhëve programuese.
o mbi objektet - një rrjetë e veglave, klasave dhe objekeve informatike të gjuhëve programuese.
o veglat grafike informatike - të njohura si ikone, tregues, shfetues, editor, punishte, programe etj.

Veglat më të njohura

Vegla të cilat i hynë në punë po thuaj çdo përdoruesi ë kompjuteri janë:

* Amëza - adresa e përbashkët e disa fletave dhe regjistrave
* Regjistri - adresa vetjake e fleës apo disa fletave
* Fleta - adresa vetjake e një regjistri të thjeshtë
* Formatet - format (prapahtesat) e paraqitjes së fletave, regjistrave, veglave, etj.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:10pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
My Network Places është shfletues i rrjetit built-in i Sistemit Operativ në Microsoft Windows prej Windows 2000 e më pas. Më parë ka qenë e njohur si Network Neighborhood. Shfrytëzuesit shpesh janë të paqartë për dallimet në mes My Network Places, Workgroup Computers dhe Network Connections. Windows Vista do ti rregullojë këto paqartësi duke prezentuar një shfletues të rrjetit të ridizajnuar.

Network Neighborhood

Në Sistemin Operativ Microsoft Windows, Network Neighborhood është një tipar i Windows Explorer i cili mundëson mjete më të lehta për të shfletuar kompjuterë dhe burime tjera në local area network. Network Neighborhood dritarja zakonisht mund të hapet nëpërmjet ikonës së saj në desktop, dhe është prezente në Windows 95, Windows 98 dhe Windows 98 Second Edition.

My Network Places tregon (shortcuts) shkurtesat për t[iu qasur kompjuterëve, printerëve dhe të resurseve tjera në rrjetë. Shkurtesat (shortcuts)krijohen automatikisht tek My Network Places kurdo që i qaseni ndonjë resursinë rrjetë, si p.sh. printer ose ndonjë folder.

My Network Places folder ka edhe hyperlinks tek detyra dhe lokacione në kompjuter. Këto linke ndihmojnë që të shihen network connections, shtimi i shortcuts në network places, dhe për të pare kompjuterët në domain të rrjetit ose në workgroup. Klikoni Add a network place për të filloar “Add Network Place Wizard”. Ky “wizard”-magjistari ndihmon të krijohen shortcuts për tek folderët dhe resourset në rrjetin tuaj, Web, dhe FTP serverët. Nëse nuk keni të krijuar folderë në Web server , “Add Network Place Wizard” ndihmon në krijimin e folderit të ri për vendosjen e skedarëve online.

* Mund të manipuloni me skedarët dhe folderët në web server sikur të ishin në kompjuterin tuaj. Kur e shihni përmajndjen e folderit që është i vendosur në Web, adresa e internetit për folderin shfaqet Address bar.
* Për të hapur My Network Places, kliko Start, pastaj kliko My Computer. Nën Other Places, ck My Network Places.
* View workgroup computers detyra shfaqet në My Network Places kur kompjuteri juaj është në workgroup dhe jo në domain. Klikoni dy here këtë ikonë për të ngushtuar kërkimin tuaj tek ata kompjuterë, printerë, dhe resourse që that ndarë (share) në workgroup me kompjuterin tuaj.
* Nëse komjuteri juaj është i lidhur në workgroup që ka më pak se 32 kompjuterë, Windows automatkisht krijon shortcuts në My Network Places për të ndarë resourset në workgroup.

Për të shtuar “shortcut”-shkurtesë në My Network Places në folder që është në Web server, Web serveri duhet të përmbajë network places. Network places kërkon Web Extender Client (WEC) protokol dhe FrontPage extensions, ose WebDAV protokol dhe Internet Information Services (IIS). Duhet edhe të kemi read dhe write qasje tek Web serveri.

Krijimi i “shortcut” në network place - Hape My network place - Nën Network Tasks, kliko Add a network place. - Ndiqni udhzimet në “Add Network Place Wizard” për të shtuar “shortcut”-shkurtesë për lokacion në rrjetën tuaj, Web site, ose FTP site.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:10pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
MP3 është format i audio skedarëve që zvoglon për 12 herë peshën e audio formatit të numërizuar në CD gjithmon duke e ruajtur kualitetin e përafërt me origjinalin.

Zvogëlimi apo ngjeshja (komprimimi) largon disa tinguj të cilët nuk kapen nga veshi i njeriut. Një gjë e tillë e zvogel shumë përmasën e skedarit pa dëmtuar cilësinë parësore. Kjo bën të mundur që për shembull në një CD normale që normalisht mund të luheshin 20 audio skedare afërsisht 4 minustëshe gjatësi, në këtë rast mudnë të luhen 200 MP* skedare po me aq gjatësi.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:34pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Kali i Trojës (ang.: Trojan horse ) është një malware i fshehur në një program tjëtër i cili pastaj kryen detyrën për te cilën është dërguar. Kështu që worm-ët ose virus-at, mund të jenë Kal i Trojës. Shpeshëherë trojanet hapin porta të kompjuterit pa dijen e shfrytëzuesit dhe shkarkojne virusa nga ndonjë faqe e caktuar e internetit. Ai poashtu mund të ju vjedhë fjalekalimet t´i kopjojë të dhënat apo të ekzekutojë çfardo qoftë aplikacioni. Por më së keqi është ajo se ai mundë të autorizoj dikë të hyjë në rrjetin apo kompjuterin tuaj dhe të marrë kontrollin mbi të.

Evoluimi i trojanëve
Versionet e para të trojanëve (shkurt nga kali i Trojës) nuk ishin shumë diskret sepse ata kur lansoheshin afishonin një mesazh të errorit të tipit: “një faill.DLL requis xxxxx.DLL nuk është gjetur”. Por versionet më të reja të trojaneve është shumë vështirë të detekthen sepse ata jan shumë diskret dhe mundë të jenë në mbrendësin e një programi i cili funksionon normalisht.

Detektimii trojanëve
Prezencen e një kali të trojës mund ta hetojmë me funksionim të pazakonshëm të kompjuterit. P.sh kur jemi të lidhur në internet hard disku juaj punon edhe pse ju nuk bëni asgjë apo nëse dritaret hapen e mbyllen pa kontrollin tuaj do të thotë se ka gjasa të mëdha të jeni i infektuar.

Mbrojtja nga trojanët
Nëse ju dyshoni se jeni të infektuar nga ndonje trojan është e rekomandueshme të përdorni një program i cili i heton dhe i largon këta nga kompjuteri juaj.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:36pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Hard Disk Drive, (lexo: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) është një memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:36pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Më parë përcaktonte termi hardware në anglisht copa metali, me të cilat forcoheshin prodhime druri, me qëllim për të rritur cilësine(forcën, përdorimin e jetëgjatësinë) e tyre.

Sot përdoret harduer ndër të tjera për pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në harduer hyn çdo gjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si softuere programet e të dhënat (që nuk mund të preken).

Në harduer hyjnë:

* Mjetet dhënëse ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]…)
* Mjetet futëse ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]…)
* Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk…)
* Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta…)
* Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
* Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:37pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Programet ndahen në disa grupe, sipas rëndësisë e funksionit:

* Programe zbatimi(ang. application software): këtu hyjnë të gjitha ato programe që nevojiten për plotësimin e nevojave praktike që karakterizojnë qëllimin e vërtetë të kompiuterit (luajtja e muzikës ose videove, krijimi i dokumentave, krijimi i programeve, etj.).
* Programe sistemit (ang. system software): ndërsa këtu hyjnë sidomos programe që merren me komunikimin ndërmjet hardware-it dhe softuerit. Shëmbulli më i përshtatshëm janë Sistemet Operative. Përshëmbull thjesht shfaqja e një mesazhi në ekranin e kompiuterit realizohet me anë të një seri udhëzimesh ndërmjet komponentëve hardware. Në këtë rast vinë në ndihmë të përdoruesit dhe programeve aplikative Sistemi Operativ, që detyrën të bëj si ndërmjetës midis makinës dhe njeriut (përdoruesit), duke i thjeshtësuar punët këtij të fundit.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:38pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Adresa IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit.

Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks.

Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe “dotted quad notation”.

Pjesa e parë këtij numri të përbërë cakton numrin e rrjetit, ndërsa pjesa tjetër numrin (Hostnumber) e llogaritësit të lidhur në rrjetë. E ngjashme me numrat e telefonit ku kemi prefiksin e qytetit, i cili i takon një rrjeti. Me të ashtuquajturin “maskim i rrjetit” përcaktohet pjesa e numrit të rrjetit.

Klasifikimi i adresave IP në fillim ishte i thjeshtë dhe nuk kishte shumë nënklasa. Ky lloj klasifikimi i ri radhitet në vitet ´90 pasi që mundësit e klasifikimit fillestar nuk i mbulonin nevojat. Kjo mënyre e re e klasifikimit quhet CIDR (Classless Inter-Domain Routing ). Me “maskimin e rrjetit” shkohet drejt përdorimit të prefiksit i cili mund të ketë vlerat nga 0 deri 32. Numri i shkruar i përgjigjet hyrjes së qytetit tek numrat telefonikë.

Me dhënien e adresave dinamike, shërbyesit e qendrave (Provide) kane mundësi të rrisin numrin e vërtetë të lidhjeve (klientëve). Gjë që me numrat statikë kjo nuk do të ishte e mundshme pa marrë parasysh janë apo nuk janë klientët të kyçur. Në këtë mënyrë zvogëlohet dhënia e pa nevojshme e adresave IP. Në të vërtet numri i adresave statike që mund të lejohet deri në vitin 2004 ishte shfrytëzuar vetëm 50 %, mirëpo parashihet që nevojat për adresat IP do te rriten në të ardhmen. Si alternativ për rritjen e numri të adresave IP merret iniciativa për krijimin e protokollimi të ri të internetit. Ky version IPv6 përdorë adresat IP prej 128 bitëve. Në ndërkohë përdoret paralelë me versionin e tanishem IPv4.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:39pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Nepermjet adreses se IP-se, çdo uebsit mund ti percjell levizjet tuaja nepër faqet e tij dhe te shikoj interesimet tuaja. Uebsiti mund te eksploatoj lehte vrimat e sigurise ne sistemin tuaja me ndihmen e vetm IP-se suaj dhe llojin e sistemit operativ.

Qeverite dhe organizatat mund te krijojne site me tema kontraverse për te terhequr njerez te pakujdesshem. Keto informata kane potencial te jene te rrezikshme për individet.

Menyra me e lehte për te lundruar Internetin ne anonimitet është duke perdorur server proksi (proxy). Kur adresa IP e ndonjerit prej ketyre servereve futet ne shfletuesin tuaj, ajo do te veproje si mburoja ndermjetesuese ne mes teje dhe uebsitit qe ju e deshironi. Mirepo, nuk është e lehte te vendoset nese proksi është me te vertet anonim.

Lundro ne Anonimitet
Adresa IP është karta e identifikimit ne Internet për kompjuterin tuaj. Nese nje haker e dine IP-n tende, ai/ajo mund te ju sulmoj drejtperdrejte duke skenuar kompjuterin tend për porta te hapura. Si rezulat, anonimiteti ne rrjete zakonisht bazohet ne fshehjen e adreses tende reale. Ekzistojne disa menyra për ta fshehur IP-n tende.

* Duke vendosur IP-n e njer serveri proksi ne shfletuesin tuaj (me e thjeshta, çdokush mund ta bej)
* Duke perdorur nje server proksi te bazuar ne rrjete
* Apo me softuer proksi shtese ne kompjuterin tuaj



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:39pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
BIOS është shkurtesë që del nga fjalët Basic Input/Output System e që ësht e njohur edhe gabimisht si Basic Integrated Operating System i referohet kodit të krijuar nga IBM e që është kompatibil për kompjuterin në ndezje (start) të tijë. Funksioni primarë i BIOS-it është që të përgatis aparatin që programet e tjera kompjuterike të ruajtura në formate dhe media të ndryshme si në hard disk, disketë, CD, DVD etj. të mundë të lexohen, ekzekutohen ose të kontrollojnë kompjuterin. Ky proces është i njohur si rinisje (ang.:Booting , shqiptimi:buting.).

Termi për herë të parë u paraqit në sistemin operativ CP/M për të përshkruar pjesë të CP/M gjat kohës së rinisjes. Shumica e verzioneve të DOS-it kan skedë emëruar si “IBMBIO.COM” ose “IO.SYS” që janë analoge me diskun CP/M njohur si BIOS.

BIOS-i ka fillimisht 3 funksione të rëndësishme:

* Të zbatoj disa teste dianjostike, për të kontrolluar gjëndjen e funksionimit të hardware-it dhe ti senjalizojë gabime të pritëshme, me një kodë sonor (beep code);
* Të lokalizojë sistemin operativë dhe ta karikojë në RAM;
* Të furnizojë një pamje software për futjen në periferikat dhe në hardwarin e PC-s.

Për ti rregulluar disa parametra në BIOS menjëher gjat ndezjes të kompjuterit shtypim tastën “del” apo F2 apo ndonjë kombinacion tjetër sipas produktorit i kompjuterit.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:40pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321

Bluetooth (lexo blututh) është një metodë e transmetimit të informatave nga një vegël elektronike në tjetrën nëpërmjetë rrezeve të pa vrejtuar nga njeriu. Emri i kësaj medote bluetouth rrjedhë nga mbreti Danez Harald Blatand (ang. Bluetooth me kuptimin dhëmbi i kaltër), një sundimtar i shekullit X.

Tërsia e metodës d.m.th sistemi i përbërë nga veglat dhe rrezatimi që shërben si përçuesi i informatave, sot njihet si teknologji për bartjen e të dhënave kompjuterike në mënyrë komfore, pra pa ndonjë kabël. Nismëtarët për standartizimin e veglave dhe të sistemit kanë qenë firmat e njohura elektronike Nokia dhe Ericson. Këto nisma edhe janë konkretizuar me suksesë në futjen e këtij sistemi tek komponentët si Mobil telefona, Headsets, PDA-s etj.

Bluetooth si metodë i takon padyshim grupit të metodave të trasmetimit valorë të informatave brenda një rrejti, të njohura nën termin (lexo Vireles) Wirelees. Në rrjetet e tilla të përbëra nga më së shumti 8 komponente arrihet transmetimimi i të dhënave me sasi prej 1Mbit brenda sekonës në largësi brenda 10 metrave.

Aparatet periferike dhe komponete elektronike tjera në të cilat është futur ky sistem deri më tani janë: sistemi USB-Bluetooth ( PC, Mobil Phone, Organizier, Printer); sistemet me Bluetooth PC-Card; Modemi për ISDN; telefonat mobil; PDAs, printer, scanner, headset etj.

Bluetooth përdor 2,4GHz frekuencat por nuk është e njëjtë me WLAN dhe kushton më e lire se sa WLAN.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:41pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Teknologjia Client Server është një teknologji që bënë të mundur komunikimin më të lehtë në mes të klientit dhe shërbyesve. Kjo teknologji përbëhet nga dy pjese bazë, pjesa shërbyese (sevuesi) dhe pjesa e përdoruesve (klienti). Për llogaritësin ose kompjuterin personal, të kyçur (online) në rrjetin e internetit, pa pasur të aktivizuar ndonjë program për pengimin e kyçjeve nga jashtë (Fireware), të pajisur me një program (software) të instaluar që shërben për marrjen e adresave te kërkuara e prezantimin e tyre në internet, thuhet se është shërbyes. Në teknologjinë e internetit përdoret termi Server. Server janë programe që shërbejnë duke pritur ndonjë porosi për ndonjë fletë të regjistruar në llogaritësin ku janë të aktivizuara. Me hyrjen e ndonjë kërkese në llogaritës ato aktivizojnë mekanizmin e gjurmimit në logaritësin dhe pas gjetjes së fletës ato ja prezantojnë klientit të porosisë. Në bazë të këtyre programeve funksionojnë shërbimet në internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.

Programet Client në të kundërtën janë programe që japin kërkesa për regjistra tipike drejtuar shërbyesve në internet. Këto programe mund të jenë pjesë e programeve më komplekse, p.sh gjatë shtypjes së ndonjë nyje në fletën që keni të hapur, klienti që është i integruar në shfletues gjurmon adresën HTTP dhe dërgon porosinë për atë adresë tek serveri përkatës. Ky proces ndodhë edhe nëse ju shuani ndonjë E-mail. Për rrjedhjen e transmetimit te porosive dhe dërgesave përkujdeset protokolli HTTP.

Klientit me ndihmën e kësaj teknologjie i mundësohet jo vetëm dërgimi i porosisë, por edhe shkarkimi i të dhënave të ndryshme. Kjo në praktik ndodhë kur ju mbushni ndonjë formularë, dërgoni letra postare, apo të dhëna tjera në FTP. Për një transmetim të tillë në këtë teknologji përdoret termi Client-Push (Klienti fut të dhëna shërbyesit).

Po ashtu edhe shërbyesi mund të fusinë informata klientit, kjo teknik quhet Server-Push. në këtë rast shërbyesi fut të dhëna klientit pa kërkesën e klientit. Në kohët e fundit flitet për teknologjinë Push. Kjo teknologji duhet të ju mundësojë klientëve të marrin të dhëna nga shërbyesit e internetit pa pasur nevojë të bëjnë kërkesën. Për një funksionim të kësaj përdoren shërbimet Bodcasting, një lloj shërbyesish të internetit të cilët shpërndajnë lajmet aktuale. Netscape dhe Microsoft Internet Explorer (nga versionet 4.0) kanë përgatitur pikëpremjet për të përdorur këso lloj shërbimesh.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:41pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Chipset
Eshtë një microprocesor i cili mbikqyr apo rregullon trafikun numerik mes komponenteve të një kompjuteri. Ky është i ngjitur në motherboard dhe është i konstruktuar prej dy procesorve. I pari quhet Northbridge i cili është i ngarkuar për shkëmbimin e të dhënave mes procesorit kartës grafike dhe memorjes. Ndërsa tjetri Southbridge është i ngarkuar për shkembimin e te dhënave mes hard diskut,rrjetit,portave te komunikimit,tastaures apo shtypsit.

Disa chipset integroj edhe karten grafike por që nuk janë të destinuar për afishime si psh lojrave te gjenerates se re. Në raste të shumta te PC aktuale chipseti mer rolin te karës ë zërit apo edhe të rrjetit. Prodhuesit më te mdhënj të chipsetit janë: Intel, nVidia, VIA, SIS. Çdo familje e procesorve ka edhe chipsetin e vet çë do të thotë se një chipset i AMD nuk funksionon me procesoret e intelit si dhe anasjelltas.

[ Edited Fri May 01 2009, 05:45pm ]



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:42pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Defragmentacion
Windows i radhit aplikacionet dhe skedat në hard disk nëpër clustra (grupe apo bashkesi). Pas shumë isntalimeve dhe çinstalimeve të programeve dhe fshirjes së skedawe “clusters” ndodhen të ndara. Më saktësish pas çinstalimit të një programi do të formohet një vend i lirë apo një vrimë në hard disk dhe kur e instalojm një program tjetër që është më i madh, ai do të shkoj në vendin e zbrazur të diskut d.m.th do të shpërndahet nëpër pjesët e lira. Kjo quhet Fragmentim dhe shpije deri te ngadalsimi i kompjuterit sepse windows i duhet të kërcej nga një cluster në tjetrin, në vend që të rrëshqas nga nga një cluster në atë fqinje. Pra defragmentimi është ai që i vendos clustrat në vendin e duhur.

[ Edited Fri May 01 2009, 05:44pm ]



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:46pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
DirectX është biblioteka e funksioneve të domosdoshme për funksionimin e programeve multimediale dhe lojërave në windows. DirectX është një program i Microsoftit i cili qëndron mes Windowsit dhe kartës grafike kartës së zërit, mausit tastierës dhe joystick. Ky mundësoi zhvillimin e lojërave sepse kodet informatike tash shkruhet për versionin e DirectX e jo për secilin device veç e veç.



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:47pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Domain Name Service - DNS/ sqt. Servisi i Emrave Domene (SED)” është sistemi i kodimit të emrave të faqeve të internetit.

Lloj sistemi në teknologjinë e kompjuterëve. Me ndihmën e tij lexuesi informohet për zanafillën e shtetit ose organizatës në të cilin është publikuar ajo fletë.

Pasi për kompjuterët më mirë janë të dhënat të shkruara në numra dhe për njerëzit më mirë në shkronja, është futur edhe ky sistem.

Sistemi në fjalë është i ngjashëm me sistemin e Adresave IP. Ky sistem ka emrat e adresave që në këtë teknologji thirret Emri i domenit (Domain Name). Këta emra i takojnë një niveli më të lartë të quajtur Niveli i sipërm i domeneve (Top-Level-Dmain). Pjesët e emrave janë të ndara sikurse tek adresat IP, me një pikë si p.sh yahoo.com, sq.wikipedia.org

Top-Level-Domain janë disa shkurtesa dhe zakonisht shkruhen në fund të emrit të domenit. Shkurtesat janë tipike për shtetet përkatëse ose për organizatat, për :

* .al=Shqipëria
* .it=Italia
* .com=komerciale
* .org= institute ose organizata
* .net=rrjetë e përgjithshme
* .edu=shkollat amerikane (si dhe sistemet e edukimit ne bote)
* .gov=zyre amerikane
* .mil=ushtrisë amerikane

Dhënia e emrave për domen, bëhet nga qendra e lidhjes me internetin (Provider), pasi që të jetë kontrolluar në mos ai emërtim është nënë licencë apo përdoret nga dikush tjetër.



Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3870 sec, 0.0980 of that for queries. DB queries: 82. Memory Usage: 3,224kB