Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Shkencat -Natyrore dhe të Sakta
 
<< Previous thread | Next thread >>
Informatike. Internet. Teknologji.
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:48pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Fibrat optike janë fije qelqi industrial, përçuese (transmetuese) të dritës apo pjesë të spektrit të saj, që në krahsim me fijet e telit lejojnë një transmetim shumë më të shpejtë dhe më të madh të të dhënave. Avantazhi i tyre qëndron në faktin që trasmetojnë sinjale me shpejtesinë e dritës. Një sinjal elektrik për t’u transmetuar në fibër konvertohet në sinjal optik dhe anasjelltas.

[ Edited Fri May 01 2009, 05:49pm ]



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:50pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Haker (anglisht, hacker = prerës) është emri që i jepet një personi që ka njohuri në programim kompjuterik, Teknologjitë e informacionit, Siguri kompjuterike dhe sidomos në njohjen e kompjuterikës në të githa fushat. Hakeri është një njeri që merret me përballimin e grishjeve mendore për te vepruar apo tejkaluar në mënyrë krijuese kufinjtë që i vihen, jo vetëm në fushat e interesuara të tij (zakonisht informatikën apo inxhenierinë elektronike) por në të gjitha lëmet e jetës se tij. Hakeri mund të cilësohet edhe si një njeri zelltar dhe kureshtar në fushën e informatikës dhe kompjuterikës që futet pa leje në kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverisë apo shoqërive (i shtyrë nga kureshtja për të mësuar më tepër) për të marrë informacionet që do.

Emërtimi haker përdorej rreth viteve ‘80 nga media dhe kultura popullore gabimisht për të treguar personin që hyn në një sistem apo rrjet të huaj kompjuterik pa leje me qëllim dëmtimin e tij, duke e ngatërruar me krakerin.

Në lëmin e kompjuter programimit hakeri është një programues që “mat e pret” ose arrin qëllimin e tij duke përdorur një rradhë ndryshimesh të shfrytëzimit apo zgjatjes së kodit (çelësit) apo burimit. Për disa njerëz, emri haker ka një famë të keqe dhe lidhet me personin që “kosit” ose përdor dhunë për të kryer detyra programuese të cilat janë të shëmtuara dhe të pasuksesshme. Trajta negative e emrit “hack” përdoret madje mes përdoruesve në kuptim pozitiv të hakerit.

Në fushën e sigurisë kompjuterike hakeri është një person i aftë të shfrytëzoje apo të hyje pa leje me anë të mjeshtrive e taktikave në një sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjtë). Kundërshtarët e tyre janë White hats (kapele bardhët) të cilet janë hakera me parime dhe etikë, që nuk dëmtojnë kurrë një sistem kompjuterik. Poashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e përhirta). “Hakera” jo të mirfilltë që s´kanë shumë njohuri në programim apo në informatikë dhe që përdorin programe të gatshme nga të tjerët dhe dëmtojne çdo sistem të pambrojtur janë Script kiddies (fëmijë shkarravinash).

Në haker-kulturë, hakeri është një person që ka arritur një status të sigurt shoqëror dhe është i njohur midis antarëve të kulturës për kryerje të vlerave kulturore dhe një sasi të besueshme të diturisë teknike.

[ Edited Fri May 01 2009, 05:50pm ]



Back to top
::albweb::
Fri May 01 2009, 05:53pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
HTML (HyperText Makup Language) është një gjuhë programuese e cila përdoret për krijimin e faqeve në Internet. Një faqe e krijuar me këtë gjuhë mund të lexohet me qfardo shfletuesi (Netscape, Internet Explorer) dhe në qfardo platforme (Windows,Macintosh...). Dokumentet e krijuara me HTML janë të përbëra nga disa instrukcione (ang TAGS) të cilat janë të shkruara në mes të shenjave < >

[ Edited Sat May 02 2009, 03:39pm ]



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:38pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Wi-Fi rrjedh nga fjalët wireless fidelity. Është një markë e liçensuar fillimisht nga Wi-Fi Alliance për të përshkruar teknologjinë nën të të wireless local area networks (WLAN) e bazuar në përcaktimet e IEEE 802.11. Ai u zhvillua për t’u përdorur nga pajisje kompjuterike të lëvizshme si laptop-t, në LAN-e, por tani përdorimi i tij po rritet për më shumë shërbime , përfshi internetin dhe aksesin e telefonik VoIP, lojrat në rrjet, dhe lidhje të thjeshta të pajisjeve elektronike shtëpiake si: televizorët dhe lexues DVD ose aparate fotografike dixhitale. Standarde të tjera janë në zhvillim që do të lejojnë Wi-Fi të përdoret nga makinat në autostrada në mbështetje të një Sistemi Inteligjent transporti (Intelligent Transportation System) për të sigurinë, për të mbledhur statistika, dhe për të nisur tregtinë e lëvizshme (IEEE 802.11p). Wi-Fi dhe Wi-Fi CERTIFIED janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance – organizata tregtare që teston dhe certifikon pajisjet që i pajtohen standardeve 802.11x.

Përdorimet

Një person me një pajisje me Wi-Fi të aktivizuar si p.sh. një kompjuter, celular ose Personal Digital Assistant (PDA) mund të lidhet në Internet kur është në afërsi të një Access Point. Zona e mbuluar nga një ose më shumë Access Point-e quhet një hotspot. Hotspotet mund të mbulojnë zona nga një dhomë e vetme deri në disa kilometra katrorë me mbulim të njëri-tjetrit me hotspote. Wi-Fi mund të përdoret gjithashtu për të krijuar një rrjet mesh. Të dy arkitekturat përdoren në rrjete të komunitetit, rrjete pa fije bashkiake si Wireless Philadelphia, dhe rrjete në shkallë metroje si M-Taipei.

Wi-Fi gjithashtu lejon lidhje në mënyrën palë-më-palë (peer-to-peer), e cila lejon pajisjet të lidhen direkt me njëra tjetrën. Kjo mënyrë lidhjeje është e dobishme në pajisjet elektronike shtëpiake dhe aplikimet e lojrave.

Kur teknologjia u bë komerciale për herë të parë, kishte shumë probleme, sepse konsumatorët nuk mund të ishin të sigurtë që produktet nga kompani prodhuese të ndryshme të punonin së bashku. Wi-Fi Alliance filloi si një komunitet për të zgjidhur këtë çështje dhe ndërkohë të fokusonte edhe nevojat e përdoruesve fundorë dhe të lejonte teknologjinë të maturohej. Alliance krijoi shenjën Wi-Fi CERTIFIED për t’u treguar konsumatorëve që produktet janë të ndërvrepueshme me produkte të tjera që kanë të njëjtën shenjë.

Wi-Fi në lojra

Disa pajisje lojrash dhe pajisje portable lojrash përdorin Wi-Fi-në për të rritur eksperiencën e lojës:

* Pajisja portable Nintendo DS është kompatibël me Wi-Fi, megjithëse nuk ka suport për kriptimin WPA, vetëm për kriptimin më të dobët WEP
* SONY PSP përmban WLAN për t’u lidhur me hotspote Wi-Fi ose për të bërë lidhje pa fije.
* Xbox 360 përmban një aksesor Wi-Fi: një kartë rrjeti pa fije
* PlayStation 3, modeli Premium, përmban Wi-Fi të inkorporuar
* Nintendo Game cube ka Wi-Fi të disponueshme

Wi-Fi: Si punon?

Një instalim tipik Wi-Fi përmban një ose më shumë Access Point (Pika Aksesi, AP) dhe një ose më shumë klientë. Një Access Point shpërndan në broadcast SSID-në (Service Set Identifier, Emri i Rrjetit) e tij me anë të paketave që quhen ‘sinjalizues’ (beacons), të cilat zakonisht shpërndahen çdo 100 ms. ‘Sinjalizuesit’ transmetohen me 1 Mb/s, dhe janë me një gjatësi të shkurtër, kështu që nuk kanë ndonjë ndikim domethënës. Meqenëse 1 Mb/s është shpejtësia më e ulët e Wi-Fi, ajo siguron që klienti që merr ‘sinjalizuesin’ mund të komunikojë me të paktën 1 Mb/s. Duke u bazuar në parametrat e Wi-Fi (p.sh. SSID), klienti vendos të lidhet apo jo me një Access Point. Në qoftë se dy Access Point-e me të njëjtën SSID janë në zonën e klientit, karta e rrjetit e klientit, mund të përdorë fuqinë e sinjalit si kriter për të vendosur se me cilin prej dy Access Point-eve do të krijojë lidhje. Standarti Wi-Fi i lë totalisht të hapur kriteret e lidhjes apo roaming. Kjo është një fuqi e Wi-Fi-së, por gjithashtu do të thotë që një kartë e rrjetit pa fije mund të punojë dukshëm më mirë se një tjetër. Meqë Wi-Fi transmeton në ajër, ai ka të njëjtat veçori si një rrjet ethernet pa switch-e. Madje edhe konflikte mund të lindin si pasojë e ngjashmërisë me një rrjet ethernet pa switch. Në dallim nga etherneti me fije, dhe si shumë radio me paketa, Wi-Fi nuk mund të gjejë konfliktet dhe nga ana tjetër përdor një shkëmbim paketash (RTS/CTS i përdorur për Shmangien e Gabimeve “Collision Avoidance” CA) për të shmangur konfliktet.

Kanalet

Përveç 802.11a, i cili operon në 5 GHz, Wi-Fi përdor frekuencat rreth 2.4 GHz, i cili është i standardizuar dhe i paliçensuar me marrëveshje ndërkombëtare, megjithëse përcaktimet e sakta e frekuencave ndryshojnë lehtësisht në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu fuqia maksimale e lejuar. Megjithatë, numrat e kanaleve janë standardizuara në gjithë botën, kështu që frekuencat e autorizuara mund të identifikohen me anë të numrit të kanalit. Frekuencat për standardet 802.11 b dhe g janë nga 2.400 GHz deri në 2.487 GHz. Secili kanal është 22 MHz i gjerë dhe me një brez 5 MHz nga një kanal në tjetrin. Numri maksimal i kanaleve të disponueshëm për pajisjet më Wi-Fi aktive janë: 13 për Evropën, 11 për Amerikën Veriore dhe 14 për Japoninë. Në Amerikën e Veriut, rekomandohet që vetëm kanalet 1, 6 dhe 11 të përdoren për standardet 802.11b/g për të minimizuar interferencën nga kanale të afërta.

Disavantazhet e Wi-Fi

* Wi-Fi mund të ndërpritet nga pajisje të tjera, veçanërisht telefonat pa tel dhe sobat me mikrovalë që operojnë në 2.4 GHz.
* Përcaktimet e brezave dhe kufizimet e operimit nuk janë të njëjta në botë; pjesa më e madhe e Evropës lejon dy kanale shtesë pas atyre të lejuar në Shtetet e Bashkuara(1 deri 13 kundrejt 1-11); Japonia ka një tjetër kanal shtesë (1-14) dhe disa vende, si p.sh. Spanja, e ndalojnë përdorimin e kanaleve me numër të ulët. Veç kësaj, në disa vende si Italia, kërkohej një ‘autorizim i përgjithshëm’ për çdo Wi-Fi të përdorur jashtë ambientit të një operatori (Access Point), ose kërkohej diçka e ngjashme me një regjistrim operatori. Për Evropën ka një raport vjetor për kufizimet shtesë të secilit vend në faqen trokit ketu.
* EIRP në Bashkimin Evropian kufizohet deri në 20 dBm.
* Konsumi i energjisë është tepër i lartë krahasuar me standarde të tjera, duke krijuar një shqetësim për kohëzgjatjen e baterisë dhe nxehtësinë.
* Standardi më i përgjithshëm i enkriptimit në rrjetat pa fije, Wired Equivalent Privacy ose WEP, është treguar të jetë i thyeshëm edhe kur është konfiguruar saktë.
* Access Point-et Wi-Fi punojnë në përgjithësi në një open mode (pa kriptim informacioni) në versionin bazë nga fabrika. Përdoruesit e thjeshtë përfitojnë nga një pajisje pa nevojë konfigurimi por që nuk kanë ndërmend të lejojnë akses të lirë të LAN-it të tyre. WPA (Wi-Fi Protected Access) që filloi të tregtohej në 2003, synon të zgjidhë këto probleme dhe tani është gjerësisht i disponueshëm, por numri i aplikimeve të tij është i ulët.
* Tepër Access Point-e 2.4 GHz me standarde 802.11b dhe 802.11g punojnë njëkohësisht në të njëjtin kanal, duke dhënë shkas për mbipopullimin e disa kanaleve.
* Rrjetat Wi-Fi kanë rreze të kufizuar. Një router tipik shtëpiak Wi-Fi që përdor 802.11b ose 802.11g me një antenë shtesë ka një rreze sinjali rreth 45 m në mjedise të brendshme dhe 90 m për hapësira të jashtme. Rrezja e sinjalit gjithashtu ndryshon me frekuencën pasi Wi-Fi nuk përjashtohet nga ligjet e fizikës për përhapjen e valës. Wi-Fi në bllokun e frekuencave 2.4 GHz ka më shumë rreze mbulimi se Wi-Fi në bllokun e frekuencave 5 GHz dhe më pak rreze mbulimi se Wi-Fi (dhe para Wi-Fi) ne bllokun e frekuencave 900 MHz. Rrezja e mbulimit për ambientet e jashtme mund të jetë disa kilometra me anë të antenave të përmirësuara ose akoma më larg me vijë vështrimi (LOS – Line-of-sight).
* Ndotja Wi-Fi, duke nënkuptuar interferencën e një Access Point të mbyllur apo të kriptuar me Access Point-e të tjerë të hapur në zonën përreth, sidomos në kanalin e njëjtë apo të afërt, mund të mos lejojë akses dhe të interferojë me përdorimin e Access Point-eve të tjerë të hapur nga persona të tretë e shkaktuar nga mbulimi i kanaleve nga njëri-tjetri në brezin 802.11b/g dhe të ulë SNR (signal-to-noise radio) midis Access Point-eve. Ky është një problem gjerësisht i përhapur në zona me densitet të lartë si p.sh. komplekse të mëdhenj apartamentesh ose ndërtesa zyrash me shumë Access Point-e Wi-Fi.
* Është gjithashtu një problem kur komunat apo bashkitë ose entitete të mëdhenj si p.sh. një universitet kanë për qëllim të mundësojnë zona të gjera me mbulim. Kushdo konsiderohet i barabartë kur përdor këto gjerësi brezi ( përveç operatorëve radio amatorialë të cilët janë personat e parë të pajisur me liçensë); kjo shpesh shkakton zënka kur një përdorues kërkon të ketë zotësi në këtë gjerësi brezi të paliçensuar. Kjo liri veprimi (pra mos nevojitja me liçensa) është gjithashtu e rëndësishme për suksesin dhe përhapjen e gjerë të Wi-Fi.
* Probleme interoperabiliteti midis markave apo devijime nga standardi mund të shkëpusin lidhjet ose mund të ulin shpejtësinë e transmetimit në pajisjet e përdoruesve të tjerë. Wi-Fi Alliance programon pajisje testimi për interoperabilitetin dhe projekton pajisje të cilat i kalojnë testimet dhe pajisen me logon Wi-Fi CERTIFIED.
* Rrjetet Wi-Fi mund të vëzhgohen dhe të përdoren për të lexuar dhe shkruar të dhëna (përfshi të dhëna personale) të transmetuara nëpër rrjet kur nuk përdoret kriptim si në rastin e VPN.

Shembuj Pajisjesh Standarde Wi-Fi

Wireless Access Point (WAP)

Një Wireless Access Point (AP) lidh një grup stacionesh pa fije në një rrjet të afërt me fije lokal LAN. Një Access Point është i ngjashëm me një hub ethernet, por në vend që të suportojë vetëm të dhëna për stacione të tjera LAN, një Access Point mund të suportojë të dhëna në ajër si për të gjitha pajisjet e tjera pa fije ashtu edhe për pajisjet e lidhura në rrjet me anë të fijeve në LAN, ku në shumë raste është një hub ethernet ose switch, duke lejuar pajisjet pa fije të komunikojnë me çdo pajisje tjetër në LAN.

Routerat Pa Fije (Wireless Routers)

Një router pa fije integron një Access Point pa fije me një router IP dhe një switch ethernet. Switch-i i integruar lidh Access Point-in e integruar dhe routerin ethernet të integruar së bashku, dhe lejon për pajisjet e jashtme me fije të LAN-it të lidhen edhe me një pajisje WAN si p.sh. një modem kabllor apo një modem DSL. Një router pa fije, në mënyrë të leverdishme, lejon që të tre pajisjet (kryesisht Access Point-in dhe routerin) të konfigurohen nëpërmjet një vegle konfigurimi qendror, zakonisht nëpërmjet një serveri ueb të integruar.

Ura Ethernet pa Fije (Wireless Ethernet Bridge)

Një urë ethernet pa fije lidh një rrjet me fije me një rrjet pa fije. Kjo ndryshon nga një Access Point pasi një Access Point lidh pajisjet pa fije në një rrjet me fije në nivelin e shtresës së Data-Link-ut. Dy ura pa fije mund të përdoren për të lidhur dy rrjete me fije me anë të një link-u pa fije, tepër e dobishme në situata ku një lidhje me fije mund të jetë e padisponueshme, si p.sh. midis dy shtëpive të ndara nga njëra-tjetra.

Zgjeruesi i Rrezes së Mbulimit (Range Extender)

Një zgjerues i rrezes së mbulimit (ose një përsëritës pa fije) mund të rrisë rrezen mbuluese të një rrjeti pa fije ekzistues duke u vendosur në vende kyçe ku një sinjal ajror është i fortë mjaftueshëm dhe vendeve pranë që kanë një sinjal të dobët apo nuk kanë sinjal fare. Një vend për t’u marrë si shembull mund të jetë cepi i një korridori në formë L-je ku Access Point-i është në njërin skaj dhe një sinjal i fortë dëshirohet në skajin tjetër. Një shembull tjetër mund të ishte vendosja e një përsëritësi 75% të rrugës midis Access Point-it dhe kufirit të sinjalit të përdorshëm. Kjo do të rriste në mënyrë efektive mbulimin me 75%.

Wi-Fi dhe Suporti nga Sistemet e Operimit
Ka dy anë të sportit të Wi-Fi nga një sistem operimi. Suporti në nivel driverash dhe suporti i konfigurimit dhe menazhimit.

Suporti i driverave zakonisht sigurohet nga prodhuesi i pajisjes ose, në rastin e Linux-it apo FreeBSD, shpesh nëpërmjet projekteve me kod burim të hapur (Open Source).

Suporti për konfigurim dhe menazhim konsiston në programe për të numëruar, bashkuar dhe për të kontrolluar gjendjen e rrjetave Wi-Fi të disponueshme. Gjithashtu përfshihet suporti për teknika të ndryshme kriptim. Këto sisteme shpesh mundësohen sistemi i operimit të mbështetura nga një model standart driveri. Në shumicën e rasteve, driverat simulojnë një pajisje rrjeti dhe përdorin veglat e konfigurimit dhe menazhimit qw ndodhen të inkorporuara në sistemin e operimit. Në rastet kur suporti për konfigurimin dhe menazhimin nuk ekziston ose është i papërshtatshëm, prodhuesit e pajisjeve mund të përfshijnë programin e tyre për të manovruar detyrat përkatëse.

Microsoft Windows

Microsoft Windows ka një suport të plotë në shtresën e driverave për Wi-Fi, cilësia e të cilit varet nga prodhuesi i pajisjes. Prodhuesit e pajisjeve pothuajse gjithmonë japin driverat për Windows bashkë me produktin e tyre. Windows-i shitet me shumë pak drivera Wi-Fi dhe varet nga OEM (Original Equipment Manufacterer) dhe prodhuesit e pajisjeve për t’u siguruar qw përdoruesit të marrin driverat. Konfigurimi dhe menazhimi varen nga versioni i Windows-it.

* Versionet e hershme të Windows-it, si Windows 98, Windows ME dhe Windows 2000 nuk kanë suport të inkorporuar të konfigurimit dhe menazhimit dhe duhet të varen nga programet e mundësuara nga prodhuesi.
* Microsoft Windows XP ka suport të inkorporuar të konfigurimit dhe menazhimit. Versioni origjinal i Windows XP përfshinte suportin bazë i cili u përmirësua në mënyrë të dukshme në Service Pack 2. Suporti për WPA2 dhe disa protokolle të tjera sigurie kërkojnë rinovime programi prej Microsoft-it. Për të zëvendësuar suportin e paqëndrueshëm dhe ndonjëherë të papërshtatshëm të konfigurimit dhe menazhimit të Windows-it, shumë prodhues pajisjesh përfshijnë programin e tyre dhe i kërkojnë përdoruesit të çaktivizojnë suportin e inkorporuar të Windows-it për Wi-Fi.
* Microsoft Windows Vista pritet të përmirësojë suportin e Wi-Fi ndaj Windows XP. Versionet beta origjinale lidheshin automatikisht në rrjetet e pasigurta pa aprovimin e përdoruesit. Ky është një problem i madh sigurie për zotëruesin e Access Point-eve respektive të pasigurta dhe për zotëruesin e kompjuterit të bazuar në Windows Vista sepse direktoritë e ndara (shared folders) mund të jenë të hapura për aksesit publik. Release Candidate (RC1 ose RC2) nuk vazhdojnë të tregojnë këtë sjellje, duke kërkuar lejen e përdoruesit për t’u lidhur në një rrjet të pasigurt, për aq kohë sa llogaria e përdoruesit është në konfigurimin bazë.

Apple Mac OS X & Mac OS

Apple ishte një adoptues i hershëm i Wi-Fi, duke prezantuar linjën e produkteve AirPort të saj, të bazuar në standardin 802.11b në korrik 1999. Apple prodhon sistemin e operimit Mac OS, pajisjet kompjuterike, driverat shoqërues dhe programin e konfigurimit dhe menazhimit duke thjeshtuar integrimin e Wi-Fi. Të gjithë kompjuterat Apple të bazuar në mikroprocesorët Intel ose e kanë ose kane opsionin për të vendosur karta AirPort Extreme. Këto karta janë kompatibël me 802.11g. Shumë prej modeleve të mëparshëm të Apple, Power PC, kishin gjithashtu AirPort Extreme, dhe të gjithë Mac-ët, duke filluat nga iBook-u origjinal, të paktën përfshinin vendet e montimit të kartave AirPort.

* Mac OS X ka suportin ndaj Wi-Fi, duke përfshirë WPA2, dhe shitet me driverat për kartat AirPort të Apple. Shumë prodhues të dorës së tretë prodhojnë pajisje kompatible së bashku me driverat përkatës të cilët punojnë me programin e konfigurimit dhe të menazhimit të inkorporuar në Mac OS X. Prodhues të tjerë shpërndajnë programin e tyre,
* Versioni më i vjetër i Apple, Mac OS 9, nuk ka suport të inkorporuar për konfigurimin dhe menazhimin e Wi-Fi dhe as nuk shitet me driverat Wi-Fi, por Apple mundëson drivera dhe programin për konfigurimin dhe menazhimin e kartave AirPort për OS 9 falas, siç bëjnë dhe disa prodhues të tjerë. Versione më të hershëm se Mac OS 9 nuk kanë suport për Wi-Fi.

Sisteme të Ngjashëm me Unix

Linux, FreeBSD dhe klone të tjera të ngjashme me Unix kanë suport tepër të vrazhdë për Wi-Fi. Në sajë të natyrës së këtyre sistemeve operative me kod burim të hapur, shumë standarte të ndryshme janë zhvilluar për konfigurimin dhe menazhimin e pajisjeve Wi-Fi. Natyra me kod burim të hapur nxit gjithashtu krijimin e driverave me kod burim të hapur të cilët kanë aktivizuar shumë pajisje Wi-Fi të punojnë në këto sisteme operimi.

* Linux ka suport jo të plotë për Wi-Fi. Drivera origjinalë për shumë çipe pajisjes Wi-Fi janë të disponueshme si në shitje ashtu edhe falas, megjithëse shumë prodhues nuk prodhojnë një driver për linux, vetëm një për Windows. Si pasojë, shumë çipe të njohur ose nuk kanë fare driver për Linux ose kanë një gjysmë të mbaruar. Për të zgjidhur këtë problem, programi falas NdisWrapper dhe konkurrenti me pagesë i tij DriverLoader, lejojnë driverat për Windows X86 të përdoren në sisteme Linux me bazë X86 por jo në arkitektura të tjera. Përveç mungesës së driverave origjinalë, disa distribucione Linux nuk ofrojnë një ndërfaqe përshtatshme për përdoruesin dhe konfigurimi i Wi-Fi mund të jetë një veprim i vështirë dhe i komplikuar krahasuar me konfigurimin e kartave me fije ethernet.
* FreeBSD ka suport të ngjashëm për Wi-Fi krahasuar me Linux. Suporti i Wi-Fi nën FreeBSD është më i miri në versionet 6.x, të cilët paraqesin suport të plotë për WPA dhe WPA2, megjithëse në disa raste kjo është në varësi të driverit. FreeBSD disponon drivera për shumë çipe dhe karta pa fije, përfshi ato të prodhuara nga Atheros, Ralink, Cisco, D-link, Netgear, dhe shumë çipe Centrino dhe mundëson suport për karta të tjera nëpërmjet një koleksioni në internet. FreeBSD ka gjithashtu “Project Evil”, i cili siguron mundësinë për të përdorur drivera Windows X86 NDIS në sisteme FreeBSD me arkitekturë X86.
* NetBSD, OpenBSD dhe DragonFlyBSD kanë suport të ngjashëm me FreeBSD për Wi-Fi. Kodi burim për disa drivera dhe programet mbështetëse për ta zakonisht ndahen midis 4 BSD-ve.

Përdorimi nga Persona të Jashtëm me ose pa Qëllim

Access Point-i pa fije nuk parashikon mbrojtje teknologjike nga përdorimi i paautorizuar i rrjetit. Shumë përdorues të biznesit dhe rezidentë nuk kanë për qëllim të mbyllin (sigurojnë) Access Point-et e tyre, por duan t’i lënë të hapur për përdorues të tjerë në zonë. Disa njerëz argumentojnë që është shenjë mirësjelljeje lënia me akses të lirë e një Access Point për të tjerët për çdokënd që kërkon pika aksesi për internet duke ecur rrugës.

Masat për të ndaluar përdorues të paautorizuar përfshijnë fshehjen e transmetimit të emrit SSID të Access Point, duke lejuar vetëm kompjutera me adresa MAC të njohura për t’u lidhur në rrjet dhe standarte të ndryshme kriptim. Access Point-et dhe kompjuterat që nuk përdorin kriptim, ose kriptimi i vjetër (para 2003) WEP (Wired Equivalent Privacy) janë të ndikueshëm nga përgjimet e një sulmuesi me program për packet sniffer. Në qoftë se përgjuesi ka aftësinë për të ndryshuar adresën e tij MAC, atëherë ai ka shumë mundësi të lidhet në rrjet duke dhënë një adresë të rreme.

Kriptimi WEP mund të të mbrojë në qoftë se futen hundët rastësisht, por mund të krijojë një kuptim të keq rreth sigurisë meqë mjete të disponueshme falas si AirSnort mund të rikuperojnë shpejt çelësat e kriptimit me WEP. Pasi kontrollon 5 deri 10 milion paketa të kriptuara, AirSnort mund të përcaktojë fjalëkalimin në më pak se një sekondë. Standartet e reja Wi-Fi Protected Access (WPA) dhe IEEE 802.11i nuk e kanë dobësinë serioze të kriptimit WEP.

Eksplorimi për çlodhje i Access Point-eve të njerëzve të tjerë ka filluar të njihet si wardriving dhe lënia e shenjave për të përshkruar shërbime të disponueshme si wrchalking. Këto veprime mund të jenë ilegale në jurisprudenca të caktuara, por legjislacioni egzistues dhe rastet ligjore janë shpesh të paqarta.

Megjithatë, është gjithashtu e zakonshme për njerëzit që të lidhen pa qëllim në rrjetet Wi-Fi të të tjerëve pa një autorizim të qartë. Sisteme Operimi të tillë si Windows XP SP2 dhe Mac OS X lidhen automatikisht në një rrjet pa fije të disponueshëm, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Një përdorues të cilit i ndodh të ndezë një laptop në afërsi të një Access Point, mund të shikojë që kompjuteri i është bashkuar rrjetit pa ndonjë shenjë të dukshme. Për më tepër, një përdorues që synon t’i bashkohet një rrjeti mundet që të lidhet në një rrjet tjetër në vend të rrjetit të kërkuar në qoftë se fuqia e sinjalit të të fundit është më e madhe. Duke u kombinuar me zbulimin automatik të burimeve të tjera të rrjetit, kjo mund t’i drejtojë përdoruesit pa fije të dërgojnë të dhëna me rëndësi në destinacionin e gabuar.

Në Singapor, përdorimi i një rrjeti Wi-Fi i një personi tjetër është ilegale; një 17 vjeçar është arrestuar thjesht pse u fut në lidhjen pa fije të internetit të komshiut dhe akuzohet me 3 vjet burgim dhe një gjobë.

Wi-Fi kundër Radiove Amatore

Në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, një pjesë e brezit radio 2.4 GHz Wi-Fi i është caktuar gjithashtu përdoruesve amatorë radio. Në Shtetet e Bashkuara, rregullat e FCC (Federal Communications Commission), Pjesa 15 drejtojnë operatorët pa liçensë (p.sh. shumica e përdoruesve të pajisjeve Wi-Fi). Sipas rregullave të Pjesës 15, përdoruesit pa liçensë, duhet të ‘pranojnë’ interferencën nga përdoruesit me liçensë dhe mos t’u shkaktojnë interferencë të dëmshme përdoruesve me liçensë. Operatorët amatorë radio janë përdorues të liçensuar dhe ruajnë atë që FCC përkufizon si ‘statusi kryesor’ për përdorimin e brezit, nën një bashkësi tjetër rregullash (Pjesa 97). Sipas Pjesës 97, operatorët amatorë të liçensuar mund të ndërtojnë pajisjet e tyre, të përdorin antena me amplifikim shumë të lartë dhe të rrisin fuqinë e daljes deri në 100 Watt në frekuencat e mbuluara nga kanalet 2 deri në 6 nga Wi-Fi. Megjithatë, rregullat e Pjesës 97 urdhërojnë përdorimin vetëm të fuqisë minimale për komunikim, ndalojnë fshehjen e të dhënave dhe kërkojnë identifikimin e stacionit çdo 10 minuta. Si pasojë, qarqe të shtrenjta për kufizimin automatik të fuqisë kërkohen për të përmbushur rregullat, dhe transmetimi i të dhënave të kriptuara është në pikëpyetje.

Në praktikë, amplifikatorët e fuqisë në mikrovalë janë të shtrenjtë dhe ulin ndjeshmërinë e marrjes të radiourave. Nga ana tjetër, gjatësia e vogël e valës në 2.4 GHz, lejon ndërtimin e thjeshtë të antenave me drejtueshmëri me amplifikim të lartë. Megjithëse rregullat e Pjesës 25 ndalojnë çdo modifikim të sistemeve të ndërtuara për t’u shitur, operatorët amatorë radio mund të modifikojnë sisteme në shitje për ndërtimin optimal të lidhjeve të gjata. Duke përdorur lidhje radio vetëm 200 mW dhe antena me drejtueshmëri me amplifikim të lartë, një rreze tepër e ngushtë mund të përdorët për të ndërtuar lidhje të besueshme me interferenca minimale radio për përdoruesit e tjerë.

Historiku

Wi-Fi përdor si teknologjinë radio direkt-sequence spread spectrum me bartëse të vetme ashtu edhe teknologjinë radio multi-bartëse OFDM (Orthogonal Frequency Division Multiplexing). Këto rregullime lejuan më pas zhvillimin e Wi-Fi, konkurruesin e një kohe HomeRF dhe Bluetooth.

Gjerësia e brezit të paliçensuar u bë për herë të parë e disponueshme nga Federal Communications Commission në 1985 dhe këto rregulla të FCC u kopjuan më pas me disa ndryshime në vende të tjera duke lejuar përdorimin e kësaj teknologjie në të gjithë vendet kryesore. Akti i FCC u propozua nga Michael Marcus i stafit të FCC në 1980 dhe aktit rregullator të diskutueshëm pasues iu deshën edhe 5 vjet të tjerë. Akti ishte pjesë e një propozimi më të gjerë për të lejuar përdorim civil të teknologjisë në breza frekuencash dhe në atë kohë u kundërshtua nga prodhuesit kryesorë dhe disa operatorë të sistemeve radio.

Paraardhësi i Wi-Fi u shpik në 1991 nga NCR Corporation/AT&T (më vonë Lucent & Agere Systems) në Nieuwegein, Holandë. Ai ishte synuar në fillim për sistemet e marrjes së parave; produktet e para pa fije u sollën në treg nën emrin WaveLAN me shpejtësi nga 1 deri në 2 Mbit/s. Vic Hayes, i cili ishte shpikësi i parë i Wi-Fi dhe i është vënë emri ‘babai i Wi-Fi’, u përfshi në dizenjimin e standardeve si IEEE 802.11b, 802.11a dhe 802.11g.

[ Edited Sat May 02 2009, 03:39pm ]



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:40pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Socket është një plakëz plastike e vendosur në motherboard mbi të cilen vendoset procesori. Njëkosisht përmes socket bëhet edhe furnizimi me rrymë i procesorit. Dy prodhuesit me të mëdhenjë të procesoreve Intel dhe AMD kanë zhvilluar socketet në mënyrë të vete edhe pse kanë ngjajshmëri të madhe një socket i destinuar për pentium nuk pranon një procesor të AMD dhe anasjelltas. Shpeshëhërë zhvillimi i procesoreve të rinjshoqërohet me socket të ri. Numri pas fjales socket paraqet se ne sa pika është i lidhur procesori per socket një tabel e vogël për socket dhe procesorin të cilin mund ta vendosim në te.

Socket 462
procesoret: AthlonXP, Sempron, Duron frekuenca prej 1.5deri në 2.2GHz
socket 754
Athlon64, Sempron64,turion64 frekuenca prej 1.4 deri në 2.4GHz
socket 939
Athlon64, AthlonFX, AthlonX2 frekuenca prej1.8 deri ne 2.6GHz
socket 478
Pentium 4,Celeron D frekuenca prej2.4 deri në 3.4GHz
socket 775
Pentium 4Pentium D, Core duo dhe celeron D frekuenca prej 2.5 deri në 3.8GHZ



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:42pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Sistemi Rout dhe Gateway

Sistem i cili shërben për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në një rrjetë tjetër.

Në internet transmetimi direk i të dhënave mund të bëhet vetëm përbrenda nënrrjetit (Subnet). Për transmetimin e të dhënave nga një nënrrjete në tjetrin përdoren llogaritësit që në terminologjinë e kompjuterëve quhen Gateways në të cilët është instaluar programi që zgjedhë rrugën më të shkurtër për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në tjetrin.

Transmetimi i të dhënave ndërmjet nënrrjeteve quhet rrugë (Routing). Rrugët të cilat do të merr transmetimi i të dhënave janë të shkruara në llogaritësin udhëzues (Gateway) në një tabelë të quajtur Tabela e rrugëve (Roting-Tabell).

Kështu nëse të dhënat që ju i bartni nga një llogaritës i vendosur në ShBA nuk do të barten vetëm në një rrugë porse do të jetë e natyrshme nëse një pjesë e tyre të vije nga atlantiku e pjesa tjetër nga ana tjetër e rruzullit, varësish nga ngarkesa e rrjetit dhe tabela e rrugëve



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:47pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
User Datagram Protocol (shqip: Protokolli i Paketave të Përdoruesit, shkurt UDP) është një nga protokollët kryesorë së Suitit të Protokollëve të Internetit. Me anë të UDP, programe në rrjetet kompjuterike mund të dërgojnë mesazhe të shkurta njëri tjetrit, të njojtura si paketa (duke përdorur Socket i Paketave). Protokolli u projektua nga David P. Reed në 1980.

UDP nuk garanton reliabilitet (en: reliability) ose radhimin në rrugë si TCP bën. Paketat mund të vinë të pa radhitura, të duken të dyfishta, ose të humbasin pa paralajmëruar. Jo kontrollimi i vëndarritjes së paketave e bë UDP të shpejtë dhe më eficientë për aplikacionet që nuk duhen të garantojnë mbërritjen e paketave. UDP është e nevojshme për shërbyesët (server) që i përgjigjen pyetjeve (queries) të vogla nga një numër shumë i madh klientësh. Në kundërshtim me TCP, UDP ka kompatibilitet me shpërndarjen e paketave (en packet broadcast, i dërgon paketa të gjithve në një rrjet lokal) dhe multicasting (i dërgon paketa të gjithë atyre që janë të nënshkruar).

Në disa nga aplikacionet e rrjetës që përdorin UDP përfshihen: Domain Name System (DNS), streaming media applications si IPTV, Voice over IP (VoIP), Trivial File Trannsfer Protocol (TFTP), dhe lojrat në rrjetë.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:49pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Topologjia e rrjetit
Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Ndarjet e rrjetave

1. Kategoritë

1.1. Sipas madhësisë
1.2. Sipas marrëdhënieve
1.3. Sipas topologjisë
1.4. Sipas funksioneve

2. Protokollet

Topologjitë e lidhjes së rrjeteve kompjuterike

Topologjia e rrjetit është model i lidhjeve të cilat lidhin çifte të nyjeve të rrjetit. Është formë e rrjetit LAN ose të ndonjë sistemi tjetër komunikues. Një nyje e dhënë ka një ose më shumë lidhje me tjera, dhe këto lidhje mund të shfaqen në shumëllojshmëri formash të ndryshme. Lidhja më e thjeshtë është lidhja e njëanshme mes dy njësive ose mjeteve. Lidhje e dytë mund të shtohet për komunikim të dyanshëm. Topologjia e rrjetit është e përcaktuar prej konfigurimit të lidhjeve mes nyjeve. Topologjitë e rrjetave janë të ndara në këto kategori themelore:

* Linare – (line)
* Magjistralë – (bus)
* Yll – (star)
* Unazë – (ring)
* Dru – (tree)
* Mesh

Topologjia Lineare

Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të ardhshëm. Kjo përvojë është nga fillimi i kompjuterëve, pasi që secili kompjuter, përveç atyre në fillim dhe fund, kërkon dy pranues dhe dy transmetues.

Topologjia Magjistralë

Topologjia magjistralë karakterizohet me bartjen kryesore që paraqet shtyllën e rrjetës ku janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i përgatitur për të dhënë informata,ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon të dhëna në magjistralë, dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij .Në rrjetë si magjistralë më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll shumë pak dallohet prej kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji magjistralë lehtë lidhen dhe zgjerohen në krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një konektor hiqet bien e gjithë rrjeta. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara. Në figurë duket topologjia magjistralë.

Topologjia Yll

Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për lidhje ,shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore si që shihet në figurë.

Topologjia Unazë

Në topologjinë unazë kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë. Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave.

Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta në yll. Në figurën e mëposhtme shihet topologjia e rrjetës në unazë figurë.
.
Topologjia Tree (formë druri)

Topologjia TREE (formë druri) mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.

Si në rrjetin konvencional yll, nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë druri dështon, ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth dështon, një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.

Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe nga cilido vend, janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Switch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë përgjigjet paketë.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:51pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Teknologjia e informacionit është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:53pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Sistemi automatik
Sistemi automatik është një rrjetë e veglave dhe instrumeteve matëse elektronike i cili funksionon në bazë të informatave të paradhëna sipas një programi sistematik që përpunohen nga qarqet komplekse elektrike të futura në veglat komanduese elektronike si çipi, integrali apo procesori.

Me zhvillimin e sistemeve automatike merret informatika.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:55pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Sherbimi Newsgroup
Shërbimi Grup lajmesh (ang. Newsgroup me kuptimin Grupe lajmesh ) është shëbim që ju mundëson grupeve të mbledhura përdoruesish një vend takim (tabela e zezë), ku i lënë lajmet rreth temës së cilës i takon tabela e zezë. Në ndërkohë janë dhjetëra mijëra grupe të tilla të regjistruara në internet. Po thuaj se nuk ka dukuri mbi të cilën nuk ekziston një tabele e zezë (News group). Me dhjetëra mijëra lajmërime shënohen për çdo ditë në këto tabela, aty bëhen pyetje dhe përgjigje për temën, kuvendohet e gjera të ngjashme. Është pjesa më e çmendur e internetit, ku fatkeqësisht bëjnë pjesë edhe shumë tabela të zeza me pornografi.

Sistemi i grupeve të lajmeve është i shpërndarë në rrjete të ndryshme. Ndër to më i popullarizuari është grupi “Usenet”.

Këto grupe përdorin disa shkurtesa si p.sh.:

* alt = alternativ, një mozaikë përmbajtjesh të krisura
* biz= komerciale, pa reklama
* comp = tema rreth kompjuterit
* misc = tema të tjera
* news = grup lajmesh mbi temën “tabela e zezë”
* rec = kohe te lirë, art
* sci = tema shkencore
* soc = tema sociale, kulturore, politike
* talk = biseda të ndryshme, pallavra

Për të lexuar dhe marrë pjesë në këto grupe nevojitet një program lexues i këtyre shërbimeve që në boten e internetit i thonë “Newsreader”. Shfletuesit modern si Netscape (versioni V3.0) dhe Internet Explorer (V4.0) kanë të integruar klientin “News-Client” dhe për pjesëmarrjen në këto grupe nuk kanë nevojë për programe plotësuese. Për aktivizimin e këtyre programeve, përdoruesit i nevojitet të japë të dhënat për shërbimin e grupit “News-Server”. Zakonisht qendrat e shërbimeve të internetit “Provider” ofrojnë edhe shërbime për grupet e lajmeve, nga këto qendra mund të shkarkohen të dhënat e nevojshme për shërbyesit e grupeve “News Server”.

Preferohet që së pari të shkarkohet një listë e grupeve dhe pastaj të zgjidhet, sipas dëshirës dhe të abonohet.

Temat në këto grupe kanë një hierarki, e cila fillon me hapjen e temës “Subject” së re nga përdoruesi i parë. Përdoruesi i dytë përgjigjet në atë temë, i treti inkuadrohet në temën e të dytit po ashtu përdoruesi i katërt e me radhë. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë e degëzua që këtu thirret “Thread”. Ju mund të startoni me një teme të tillë ose të përgjigjeni në ndonjë lajmë.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:57pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
SQ Spell Checker është një modul (shtesë) i programit të njohur për drejtshkrim Microsoft Word i cili është dedikuar për korrigjimin e drejtshkrimit në gjuhën shqipe. Shtojca përmirësohet herë pas here dhe është një ndihmesë gjatë redaktimeve të teksteve në gjuhën shqipe.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:58pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
SHEDH
Shkëmbimi elektronik i të dhënave - SHEDH nënkupton transferimin elektronik të informacionit nga kompjuteri në kompjuter duke shfrytëzuar standardet e pajtueshme për sajimin e informacionit.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 03:59pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Qarqet e inetgruara (shkurtimisht: QI ose qip) (anglisht:Integrated Circuits- IC ose chip) përbëhen prej një numri komponentësh elektronike që së bashku e kryejnë një funksion të caktuar. Këto mund të jenë QI të thjeshta, që si rregull përbëhen nga një numër i vogël elementesh (deri në qindra), ndërsa qarqet më komplekse të integruara, si p.sh procesori i kompjuterit personal, që përmban me dhjeta miliona elemente.

Ideja për ndërtimin e QI ka filluar të bëhet realitet me zbulimin e transistorit që i ka dimensionet miniaturale të rendit të mikrometrit. Në teknologjinë bashkohore, dimensionet e elemeteve të QI arrijnë në madhësi më të vogla së 100 [nm] nanometër. Qarqet elektronike, në kuadër të të cilave zërë vend edhe QI, sot kryesisht punohen në teknologjinë SMD (ang: Surface Mounted Device) me elementet të montuara në sipërfaqe të pllakës së qarkut elektronik.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:00pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Protokolli i transmetimit te regjistrave FTP
Protokolli i transmetimit te regjistrave pse shkurtesa FTP nga angl.: File Transfer Protocol - është shërbim në internet që është i specializuar për shkarkimin (Download) dhe bartjen (Uploade) e regjistrave dhe të dhënave. Përparësi e tij ndaj shërbimeve tjera është që me futjen (Loging) e kompjuterit personal në atë llogaritësin shërbyes (Server) prezantohet e gjithë amëza e llogaritësit nga aty shpejtë mund të barten ose të shkarkohen regjistra të tëra. Përpos kësaj ky shërbim ofron edhe protokollin FTP i cili e bene të mundshëm prezantimin e amëzës dhe përdorimin e saj nga një kompjuter i largët, sikur të ishte ajo amzë në vetë kompjuterin e perdoruesit.

Për futjen në llogaritësit shërbyes FTP janë dy mënyra, ajo e quajtur “normale” FTP dhe “anonime” FTP.

Futja normale është pas futjes në llogaritësin duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalën kalimtare, të dhëna të cilat janë pranuar më parë nga administratori i llogaritësit. Me kontrollimin e të dhënave të futura, përdoruesit i epet e drejta e përdorimit të llogaritësit.

Futja anonime në llogaritësit shërbyes FTP bëhet tek llogaritësit publikë. Për këtë nuk ju nevojitet leja nga administratori. Në vend të emrit të përdoruesit shkruhet emri anonymous dhe si fjalë kalimtare një kombinacion shkronjash e numrash sipas dëshirës. Në kohërat e kaluara për fjalë kalimtare përdorej adresa E-Mail, por me kalimin e kohës për shkak të anonimiteti nuk praktikohet kjo.

Në rrjetin e internetit ka një numër të madh llogaritësish FTP që janë të hapur për përdoruesit e rrjeti. Nga këta llogaritës pa kompensim mund të barten programe (Software), literaturë për ndihmë, galeri figurash etj.

Për shërbyesit FTP të hapur për opinionin ka disa rregulla. Këto rregulla mund të përmblidhen me një fjalë “je mysafir i mirëpritur deri sa …”

Bartja e të dhënave nga shërbyesit FTP tani është e mundshme edhe me shfletuesit e versioneve të reja për rrjetin WWW si p.sh. Netscape,Internet Explorer. Në këta shfletues, regjistrat e amzës së shërbyesit FTP interpretohet si listë e nyejve dhe varësisht nga lloji i të dhënës edhe interpretohet në dritaren prezantuese të shfletuesit.

Për administrimin e projekteve personale të prezantuar në rrjetë, duhet të merren programet FTP. Programe FTP ka për të gjitha llojet e sistemeve operative, për Unix dhe gjitha degët e tij, për OS/2 të cilat kanë të integruar programet FTP klientë.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:01pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Laptopi është kompjuter i lëvizshëm personal i cili mund të punojë me elektricitet por edhe bateri. Janë më të vegjel se desktop-ët por mund të lëvizen lehtësisht nga një vend tek tjetri. Kjo veti i bën ata mjaft të pëlqyeshëm.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:02pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Krakeri (ang. cracker, quhet edhe Black hat - kapelezi) është emërtimi në fushën e informatikës që nënkupton:

* një person që depërton në një sistem kompjuterik pa leje, me qëllim për t´a dëmtuar (fshirjen e sirtarëve, vjedhjen e numrave të kartave kreditore, vendosjen e vireve, etj.), për ta përdorur këtë kompjuter si urëkalim për sulme të tjera ose edhe për të shfrytëzuar aftësinë e tij njehsuese ose gjerësinë e kanalit të rrjetit.
* një person që ndryshon kodin (çelësin) e softuerit për tu dëfryer (shpesh në softuerin e lojrave).

Me fjalë të shkurtra, krakeri është një haker shkatërrues dhe keqbërës në rrjetet kompjuterike.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:02pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Infrared në ditët e sotme përdoret gati çdo kund si tek TV-komanduesi, Telefona mobil, PDAs, Notebooks, Printer etj. IrDA qëndron për Infrared Data Association që nga viti 1994.

Transportimi i datave bëhet bidirektional pra në dy drejtimet. Shpejtësia maximale e datave është 4Mbit/s. Anë negative është që komponentet me IrDA duhet të jenë të drejtuara direkt njëra me tjetrin dhe të mos pengohen apo të mos lëvizin.

Largësia ndërmjet këtyre komponenteve nuk duhet të jetë më larg se 1m (meter) dhe vetëm dy komponente mund të komunikojnë ndërmjet vehti.

Tani, me perdorimin e madh te BLUETOOTH - it, ne shume paisje INFRARED ka filluar qe te perdoret me pak ose edhe te hiqet fare nga perdorimi si p.sh ne telefonat celular



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:03pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
eBay Inc. (shqiptimi: iBej) (NASDAQ: EBAY) është një shoqëri internetore amerikane që drejton eBay.com, një ankand ndër rrjetor dhe një faqe rrjetore në të cilën njerëzit dhe tregëtarët blejnë dhe shesin mallra dhe shërbimet e tyre në mbarë botën. Në shtesë të faqes rrjetore amerikane origjinale, iBej ka themeluar faqe rrjetore në disa vende të tjera, si p.sh. Gjermani, Francë, Itali, Spanjë etj. eBay Inc zotëron edhe PayPal, Skype e firma të tjera.

iBej bazohet në parimin e ankandit të drejtpërdrejtë. Shitësit vendosin në ankand një mall apo shërbim; blerësit (të interesuarit) japin ofertat e tyre. Pjesëmarrja në iBej bëhet me anë të një regjistrimi të detyrueshëm falas në faqen rrjetore të ankandit në linjë. Shitësi është i detyruar ta dërgojë mallin e shitur tek blerësi me postë në adresën e dërguar nga blerësi me anë të postës elektronike.

Historia

iBej u themelua nga Pierr Omidjar, një programues kompjuterik, në San Jose, të Kalifornisë më 3 shtator 1995, dhe quhej në fillim Auctionweb (ankandi rrjetor). Emri ‘eBay’ u vendos më vonë kur ai duhej ta regjistronte firmën e tij në pronësinë e emrave ndër rrjetorë, por emri EchoBay i paramenduar nga Pierr Omidjari ishte i zënë nga echobay.com, një firmë minierash argërmuese, dhe kështu ai e shkurtoi atë në ‘eBay’.

iBej hyri në treg në vitin 1998, dhe pronari i saj Omidjar së bashku me drejtorin e iBejit Xhef Skoll u bënë menjëherë miliarderë. Shoqëria bleu më 14 tetor 2002 firmën ndër rrjetore PayPal.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:05pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shpërndarje te skedarëve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shpërndarë tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinën kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojnë duke ofruar në të njëjtën kohë ngarkim për pjesët që veç i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregtimin e skedarëve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta çojnë deri te “fytet e pakalueshme” për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.

Shpërndarja e Skedarëve
BitTorrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve te tjerë e jo serverit.. Për të shpërndarë një skedar nëpërmjet BitTorrent-it, përdoruesi krijon një skedar .torrent, skedar i vogël “tregues”, i cili përmban:

* Emrin e skedarit, madhësinë, dhe hash-in e çdo blloku në skedarë (i cili ndihmon për vërtetësimin e identitetit te skedarit)
* Adresën e serverit “tracker” (qe do te diskutohet me poshte)

Skedari torrent pasatj mund te shperndahet tek perdoruesit e tjere nepermjet emailit apo duke u vendosur në nje uebsit. Pastaj hapet Klienti BitTorrent qe ju lejon perdoreuesve te tjere te lidhen për te filluar shkarkimin. Kur perdoruesit tjere e perfundojne shkarkmin, ata mund te behen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bere keshtu edhe nje burim për skedarin në fjale. Nje pasoje e kesaj menyre është se nese te gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe te mos ofrohet për shkarkim, edhe pse skedari torrent mund te posedohet nga ju. Shkarkimi me BitTorrent është i thjështë. Çdo person qe deshiron te shkarkoj dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape ate me ndonje program për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresen e percjellsit (tracker) i cili mban një liste te perdoruesve qe po shkarkojne skedarin si dhe te gjitha vendet dhe pjeset ku ekziston skedari. Për çdo burim te arritshem, klienti konsideron cilat blloqe janë te arritshme dhe pastaj kerkon bllokun me te rralle qe nuk e ka. Kjo e shton mundesine qe peers do te kene blloqe për te shkembyer. Posa klienti te kete shkarkuar nje bllok, ai e kontrollon ate për tu siguruar se perputhet me cka skedari torrent thote se duhet te jete. Pasatj fillon te kerkoj për dike për te ia dhene ate bllok. BitTorrent ju ofron shkarkesen me te shpejte personave qe ngarkojne me se shumti, nje veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn ushujzat (leechers) nga marrja e skedareve pa dhene aspak. Edhe pse BitTorrent është protokoll i mire për perdoruesit broadband, ai është me pak i efektshem për lidhjet dialup, ku nderprerjet janë te shpejta.

E ardhmja e BitTorrentit
Protokoli BitTorrent nuk ofron menyre për te indeksuar skedaret. Si rezultat, nje numer i vogel i uebsiteve i ofron shumicen e torrentave duke i shendrruar ato site në caqe te lehta për akuza gjyqsore. eXeem është nje kryqezim i BitTorrent dhe KaZzA apo sistemeve te ngjajshme, megjithese ky program do te instaloj spyware në kompjuterin tuaj.

Software

* Azureus Java BitTorrent Client [1] - Azureus ofron shkarkimin e disa torrenteve ne nje kohe, sistem rradhe/psh (ne torrente dhe skedare), start/stop te opsioneve te shperndarjes dhe hyrje(pranime) te menjehersheme te nje numri te madh informacioni për torrentin e zgjedhur.
* BitComet [2] - BitComet është nje program për Windows me mundesi për te krijuar torrente, sistem rradhe/përparësish, dhe nje sasi shume te madhe informacioni për perdoruesin. Shkruar ne C++, ky klient është shume i shpejte edhe ne kompjutera te ngadalte.
* BitLord [3] - Bazuar tek BitComet, është deri me tani i vetmi klient qe ka mundesi kerkimi torrentesh te integruar.
* BitSpirit [4] - BitSpirit është nje klient i lehte perdoruar por shume i fuqishem qe nuk ofron vetem protokollin e plote te BitTorrent por dhe shume mundesi për personalizim.
* BitTornado [5](i njohur edhe si Shadow’s Experimental Client) ka nje pamje te ngjashme me klientin origjinal por me shume mundësi te shtuara. Lejon shfaqjen ne kohe reale te lidhjeve me ’shoket’ dhe ’shperndaresit’, pushimin e nje shkarkimi, dhe rregullimin e rangut te portave. Mbështet ‘auto-resume’ (vetë-rinisje)por kjo mundësi ka probleme dhe shpesh nuk punon.
* µTorrent [6] - µTorrent është një klient shumë i pasur dhe i lehtë në platformën Windows. I programuar që të përdorë pak memorje(kujtesë) dhe me shumë pak hapësirë, ai ka pothuajse të gjitha funksionet e klientëve të tjerë të përparuar.



Back to top
::albweb::
Sat May 02 2009, 04:06pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
ASCII
Si çdo kodim tjetër kompjuterik që përdoret për paraqitjen e karakterëve, ASCII krijon një lidhshmëri në mes të mostrave të bit-ave dhe simboleve të gjuhës së shkruar. Në këtë mënyrë i lejojnë pajisjeve digjitale të komunikojnë njëra me tjetrën dhe të procesojnë, ruajnë dhe të bartin informata që kanë të bëjnë me karaktera. Enkodimi ASCII apo edhe ASCII e zgjeruar, përdoret pothuajse nga të gjithë kompjuterët, e posaçërisht nga kompjuterët personal. Emri MIME i preferuar për këtë enkodim është “US-ASCII”.

ASCII është kod 7-bitësh, që do të thotë se përdoren 7 bita (në një fushë prej 0 deri në 127 në sistemin decimal) për të paraqitur karakterin. Në kohën kur ASCII u paraqit, shumë kompjuterë kishin të bënin me bajta apo grupe 8-bitëshe (oktete) si njësi më të vogla të informatës. Biti i tetë zakonisht është përdorur si bit për paritet për të bërë kontrollimin e gabimeve gjatë komunikimit apo funksioneve të ndryshme të pajisjeve. Te makinat të cilat nuk e kanë përdorur bitin e tetë për kontrollim të paritetit, zakonisht e kanë kthyer atë bit në zero, edhe pse disa sisteme sikurse PRIME, e kanë kthyer në një.



[ Edited Sun May 17 2009, 12:16pm ]



Back to top
Al Bundy
Sun May 03 2009, 08:34pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
::AlbWeb:: ka shkruar:

BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shpërndarje te skedarëve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shpërndarë tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinën kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojnë duke ofruar në të njëjtën kohë ngarkim për pjesët që veç i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregtimin e skedarëve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta çojnë deri te “fytet e pakalueshme” për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.

Shpërndarja e Skedarëve
BitTorrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve te tjerë e jo serverit.. Për të shpërndarë një skedar nëpërmjet BitTorrent-it, përdoruesi krijon një skedar .torrent, skedar i vogël “tregues”, i cili përmban:

* Emrin e skedarit, madhësinë, dhe hash-in e çdo blloku në skedarë (i cili ndihmon për vërtetësimin e identitetit te skedarit)
* Adresën e serverit “tracker” (qe do te diskutohet me poshte)

Skedari torrent pasatj mund te shperndahet tek perdoruesit e tjere nepermjet emailit apo duke u vendosur në nje uebsit. Pastaj hapet Klienti BitTorrent qe ju lejon perdoreuesve te tjere te lidhen për te filluar shkarkimin. Kur perdoruesit tjere e perfundojne shkarkmin, ata mund te behen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bere keshtu edhe nje burim për skedarin në fjale. Nje pasoje e kesaj menyre është se nese te gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe te mos ofrohet për shkarkim, edhe pse skedari torrent mund te posedohet nga ju. Shkarkimi me BitTorrent është i thjështë. Çdo person qe deshiron te shkarkoj dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape ate me ndonje program për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresen e percjellsit (tracker) i cili mban një liste te perdoruesve qe po shkarkojne skedarin si dhe te gjitha vendet dhe pjeset ku ekziston skedari. Për çdo burim te arritshem, klienti konsideron cilat blloqe janë te arritshme dhe pastaj kerkon bllokun me te rralle qe nuk e ka. Kjo e shton mundesine qe peers do te kene blloqe për te shkembyer. Posa klienti te kete shkarkuar nje bllok, ai e kontrollon ate për tu siguruar se perputhet me cka skedari torrent thote se duhet te jete. Pasatj fillon te kerkoj për dike për te ia dhene ate bllok. BitTorrent ju ofron shkarkesen me te shpejte personave qe ngarkojne me se shumti, nje veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn ushujzat (leechers) nga marrja e skedareve pa dhene aspak. Edhe pse BitTorrent është protokoll i mire për perdoruesit broadband, ai është me pak i efektshem për lidhjet dialup, ku nderprerjet janë te shpejta.

E ardhmja e BitTorrentit
Protokoli BitTorrent nuk ofron menyre për te indeksuar skedaret. Si rezultat, nje numer i vogel i uebsiteve i ofron shumicen e torrentave duke i shendrruar ato site në caqe te lehta për akuza gjyqsore. eXeem është nje kryqezim i BitTorrent dhe KaZzA apo sistemeve te ngjajshme, megjithese ky program do te instaloj spyware në kompjuterin tuaj.

Software

* Azureus Java BitTorrent Client [1] - Azureus ofron shkarkimin e disa torrenteve ne nje kohe, sistem rradhe/psh (ne torrente dhe skedare), start/stop te opsioneve te shperndarjes dhe hyrje(pranime) te menjehersheme te nje numri te madh informacioni për torrentin e zgjedhur.
* BitComet [2] - BitComet është nje program për Windows me mundesi për te krijuar torrente, sistem rradhe/përparësish, dhe nje sasi shume te madhe informacioni për perdoruesin. Shkruar ne C++, ky klient është shume i shpejte edhe ne kompjutera te ngadalte.
* BitLord [3] - Bazuar tek BitComet, është deri me tani i vetmi klient qe ka mundesi kerkimi torrentesh te integruar.
* BitSpirit [4] - BitSpirit është nje klient i lehte perdoruar por shume i fuqishem qe nuk ofron vetem protokollin e plote te BitTorrent por dhe shume mundesi për personalizim.
* BitTornado [5](i njohur edhe si Shadow’s Experimental Client) ka nje pamje te ngjashme me klientin origjinal por me shume mundësi te shtuara. Lejon shfaqjen ne kohe reale te lidhjeve me ’shoket’ dhe ’shperndaresit’, pushimin e nje shkarkimi, dhe rregullimin e rangut te portave. Mbështet ‘auto-resume’ (vetë-rinisje)por kjo mundësi ka probleme dhe shpesh nuk punon.
* µTorrent [6] - µTorrent është një klient shumë i pasur dhe i lehtë në platformën Windows. I programuar që të përdorë pak memorje(kujtesë) dhe me shumë pak hapësirë, ai ka pothuajse të gjitha funksionet e klientëve të tjerë të përparuar.



U bafte 1000 vjeç ai qe ka shpik BitTorrentin.S'di si kam jetu pa te:D

Azerusin e perdori tesh 4 vjet.Shume i mire po ka shume 'oreks' .Me vu me shkarku me te duhet me 1 ore vetem me hap e-mailin psh.

µTorrent nuk e kam provu po thojne qe eshte po aq i mire sa Azereusi, plus si bonus kerkon resurce shume ma pak se ai bullafiqi tjeter.








Back to top
Al Bundy
Mon May 11 2009, 12:03pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Wallpapers shuuuuume te bukur trokit ketu



Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Mon May 11 2009, 12:08pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
::AlbWeb:: ka shkruar:

BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shpërndarje te skedarëve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shpërndarë tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinën kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojnë duke ofruar në të njëjtën kohë ngarkim për pjesët që veç i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregtimin e skedarëve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta çojnë deri te “fytet e pakalueshme” për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.

Shpërndarja e Skedarëve
BitTorrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve te tjerë e jo serverit.. Për të shpërndarë një skedar nëpërmjet BitTorrent-it, përdoruesi krijon një skedar .torrent, skedar i vogël “tregues”, i cili përmban:

* Emrin e skedarit, madhësinë, dhe hash-in e çdo blloku në skedarë (i cili ndihmon për vërtetësimin e identitetit te skedarit)
* Adresën e serverit “tracker” (qe do te diskutohet me poshte)

Skedari torrent pasatj mund te shperndahet tek perdoruesit e tjere nepermjet emailit apo duke u vendosur në nje uebsit. Pastaj hapet Klienti BitTorrent qe ju lejon perdoreuesve te tjere te lidhen për te filluar shkarkimin. Kur perdoruesit tjere e perfundojne shkarkmin, ata mund te behen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bere keshtu edhe nje burim për skedarin në fjale. Nje pasoje e kesaj menyre është se nese te gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe te mos ofrohet për shkarkim, edhe pse skedari torrent mund te posedohet nga ju. Shkarkimi me BitTorrent është i thjështë. Çdo person qe deshiron te shkarkoj dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape ate me ndonje program për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresen e percjellsit (tracker) i cili mban një liste te perdoruesve qe po shkarkojne skedarin si dhe te gjitha vendet dhe pjeset ku ekziston skedari. Për çdo burim te arritshem, klienti konsideron cilat blloqe janë te arritshme dhe pastaj kerkon bllokun me te rralle qe nuk e ka. Kjo e shton mundesine qe peers do te kene blloqe për te shkembyer. Posa klienti te kete shkarkuar nje bllok, ai e kontrollon ate për tu siguruar se perputhet me cka skedari torrent thote se duhet te jete. Pasatj fillon te kerkoj për dike për te ia dhene ate bllok. BitTorrent ju ofron shkarkesen me te shpejte personave qe ngarkojne me se shumti, nje veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn ushujzat (leechers) nga marrja e skedareve pa dhene aspak. Edhe pse BitTorrent është protokoll i mire për perdoruesit broadband, ai është me pak i efektshem për lidhjet dialup, ku nderprerjet janë te shpejta.

E ardhmja e BitTorrentit
Protokoli BitTorrent nuk ofron menyre për te indeksuar skedaret. Si rezultat, nje numer i vogel i uebsiteve i ofron shumicen e torrentave duke i shendrruar ato site në caqe te lehta për akuza gjyqsore. eXeem është nje kryqezim i BitTorrent dhe KaZzA apo sistemeve te ngjajshme, megjithese ky program do te instaloj spyware në kompjuterin tuaj.

Software

* Azureus Java BitTorrent Client [1] - Azureus ofron shkarkimin e disa torrenteve ne nje kohe, sistem rradhe/psh (ne torrente dhe skedare), start/stop te opsioneve te shperndarjes dhe hyrje(pranime) te menjehersheme te nje numri te madh informacioni për torrentin e zgjedhur.
* BitComet [2] - BitComet është nje program për Windows me mundesi për te krijuar torrente, sistem rradhe/përparësish, dhe nje sasi shume te madhe informacioni për perdoruesin. Shkruar ne C++, ky klient është shume i shpejte edhe ne kompjutera te ngadalte.
* BitLord [3] - Bazuar tek BitComet, është deri me tani i vetmi klient qe ka mundesi kerkimi torrentesh te integruar.
* BitSpirit [4] - BitSpirit është nje klient i lehte perdoruar por shume i fuqishem qe nuk ofron vetem protokollin e plote te BitTorrent por dhe shume mundesi për personalizim.
* BitTornado [5](i njohur edhe si Shadow’s Experimental Client) ka nje pamje te ngjashme me klientin origjinal por me shume mundësi te shtuara. Lejon shfaqjen ne kohe reale te lidhjeve me ’shoket’ dhe ’shperndaresit’, pushimin e nje shkarkimi, dhe rregullimin e rangut te portave. Mbështet ‘auto-resume’ (vetë-rinisje)por kjo mundësi ka probleme dhe shpesh nuk punon.
* µTorrent [6] - µTorrent është një klient shumë i pasur dhe i lehtë në platformën Windows. I programuar që të përdorë pak memorje(kujtesë) dhe me shumë pak hapësirë, ai ka pothuajse të gjitha funksionet e klientëve të tjerë të përparuar.


ruje zot se na kenaqi hahahahahaha nuk jetohet pa te hahahah... :x

I care and I wish well!

Back to top
Al Bundy
Mon May 11 2009, 12:15pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
a-cat ka shkruar:

::AlbWeb:: ka shkruar:




ruje zot se na kenaqi hahahahahaha nuk jetohet pa te hahahah... :x




Prandaj asht tu deshtu Hollywoodi.A-cat ban namin tu shkarku filma me bit torrent:) Meqe ra fjala a-cat; ka dale sot e fundit e Desperate Houswifes;)



Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3514 sec, 0.0888 of that for queries. DB queries: 80. Memory Usage: 3,294kB