Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Turizmi ??? Kena me korr njat qi jena tu mbjellë
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jul 14 2008, 08:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizmi, po korrim atë që kenai mbjellë

Po nisin ankesat e para. Fillimisht Durrësi, pastaj dhe Saranda: “Këtë vit turistët duken shumë të rrallë. Nga një anë moti, por edhe mungesa e reklamës...”, - ankohen pronarë hotelesh e restorantesh. Pakkush shprehet se menaxhimi i keq i sezoneve të mëparshme nga ana e pritësve, po sjell pasojat dhe numrin gjithnjë e më të vogël të turistëve. Tashmë, reklama e keqe është bërë. Mes familjeve kosovare apo shqiptarëve të Maqedonisë, llaf pas llafi janë përcjellë ankesat për pushimet më të fundit të kaluara në Durrës e që për këtë vit janë të detyruar të mos kthehen më, por të shkojnë, në Turqi a Mal të Zi. Mungesa e tejzgjatur e infrastrukturës minimale në vendet e pushimit, higjiena, shërbimi i pakulturuar, kanë bërë t’i humbasë durimi e dëshira edhe atdhetarit më të flaktë. Mediat kanë qenë në linjë të parë të kritikave të sezoneve turistike, ndërsa qeveritë shqiptare jo. Përgjithësisht, por sidomos së fundmi, administratorët e shtetit shqiptar kanë ndjekur politikën e hipokrizisë, gënjeshtrës deri në mashtrim, në sponsorizimin e turizmit shqiptar. Nuk mund të deklarohen shifra false fluksesh turistike, të bëhen reklama milionere në televizionet më të shtrenjta në glob, kur realisht shërbimi që ofrohet është i keq. Turizmi në Shqipëri reklamohet si një parajsë me 5 yje, por njerëzit kur vijnë, gjejnë hotele me ujë me orar e fekale në brigje. E kjo politikë nuk mund të kthehet veçse në një antireklamë. Edhe emigrantët ndjehen të lodhur. Do të vijnë edhe këtë vit, pa dëshirë, por do të vijnë të gjithë. Do të shpenzojnë paratë me familjarët në ndonjë hotel a restorant në Durrës, por përditë do të shajnë e do të thonë fjalën më të fundit, që gjërat jo vetëm që s’janë përmirësuar, por i gjejnë edhe më keq. Qeveritë do të shkojnë e do të vijnë, një gjë e rëndësishme duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë nga ne të gjithë: nëse pronarët e hoteleve e restoranteve në brigjet tona të mrekullueshme nuk vënë buzën në gaz e të presin e sajdisin siç duhet çdolloj turisti a klienti, gjithnjë e më keq do të shkojnë punët. “M’i hiq petullat, por mos m’i ngrys vetullat”, i thotë vjehrra nuses në rrëfimet popullore. S’ka njeri në botë që të dashurohet me një vend, nëse “petullat” ia ofrojnë me “vetulla të ngrysura”.

(GazetaShqiptare/Balkanweb)[

Tashi imagjinoni plazhed e Velipojs e Shnjinit, imagjinoni Razmen e Thethin e liqenin e Shkodres dhe sherbimet qe ju afrohen Turistave te huj e pushusve Vllazen Shqiptar prej Dardaniet (Kosovet) e prej Maqedoniet


[ Edited Thu Oct 08 2009, 11:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Jul 18 2008, 05:33am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Turizmi në Shqipëri reklamohet si një parajsë me 5 yje, por njerëzit kur vijnë, gjejnë hotele me ujë me orar e fekale në brigje Hahahaaaa.......hahahaaaa........ m'ke hedh dekun ma.

Harrove Lopet vegjetarjane neper plehna...hahahaaa..... si i hapshin celefonat jam habite tuj i pa 3:-O
Back to top
~*Christel*~
Fri Jul 18 2008, 12:15pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Edhe lopet dine ku me ardh per turizem mar
Back to top
scutari82
Fri Jul 18 2008, 03:54pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
e verteta asht e hidhun
Back to top
zjermi
Fri Jul 18 2008, 04:53pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
ne fakt prej turizmit asht korre ma shume se sa asht mbjelle

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
scutari82
Fri Jul 18 2008, 05:28pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
cdo i huaj qe shkon ne shqiperi per pushime per here te pare nuk e perseri te njejtin gabim
Back to top
Shqiptar.
Fri Jan 09 2009, 01:36pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
A ban me dit qa kena mjell qe dona me korr. Da vene si periferinat e shkodres e velipoja vetem jan shkatrru menoj un
Back to top
L - N
Tue Jun 23 2009, 10:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Plehrat dhe ujërat e zeza po shkatërrojnë turizmin në
Shqipëri dhe po dëmtojnë investimet


Nga Adam Tanner, “Reuters”

Sarandë - Duke e izoluar Shqipërinë nga bota e jashtme, liderët e saj komunistë arritën të ruajnë brigjet e virgjëra të Mesdheut nga zhvillimet e pakontrolluara.

Tani, mbeturinat dhe plehrat e konsumatorëve dhe ndërtimeve të shumta pas rënies së komunizmit, rrezikojnë këtë bukuri perfekte që mund të furnizojë në të ardhmen rritjen ekonomike përmes turizmit.

Kandidatët kryesorë në zgjedhjet kombëtare të 28 qershorit, kryeministri, Sali Berisha, dhe rivali i tij, lideri socialist, Edi Rama, thonë se do ta luftojnë këtë problem, nëse do të fitojnë zgjedhjet.

Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë dhe vendi më i izoluar nën regjimin komunist dhe njerëzit konsumonin shumë pak.

Hapja e vendit me botën e jashtme në vitin 1990 solli dhe më shumë mallra të paketuara që sollën gjithashtu dhe male plehrash në të gjithë vendin.

“Ky është me të vërtetë një realitet shqetësues. Është një realitet i ri i një shoqërie të konsumit”, - thotë Edi Rama, lideri socialist dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, që shpreson të bëhet kryeministri i ardhshëm.

“Është një prioritet absolut që të pastrojmë vendin nga mbeturinat, veçanërisht në zonat me turizëm, ku situata ka dalë jashtë kontrollit.”

Një udhëtar në Shqipëri përballet përherë me grumbuj plehrash në krah të rrugës e shpesh të hedhura në sasi të mëdha nëpër lumenj e në brigje të tjera.

Në raste të tjera, shishet plastike grumbullohen në lumenj apo në brigje, edhe pse shumë plazhe e male mbeten të izoluara dhe të paprekura.

Turizmi e ka ndihmuar Shqipërinë që të shijojë një rritje të qëndrueshme ekonomike prej më shumë se pesë përqindësh në vitet e shkuara, por, ndërsa kriza globale financiare po kafshon, zyrtarët ndërkombëtarë parashohin se Produkti i Brendshëm Bruto do të ketë një rënie në vitin 2009.

Vende të tjera në Ballkan kanë gjithashtu probleme me plehrat dhe mbeturinat, por kontrasti mes bukurisë madhështore të maleve dhe deteve me plehrat e mbeturinave është veçanërisht shqetësues në Shqipëri.

I pyetur se si do e përshkruante situatën e plehrave në vendin e tij, kryeministri Berisha, politikani dominues i vendit që pas rënies së komunizmit në vitin 1991, përgjigjet: “Keq”.

“Ne duhet të përgatisim sa më shpejt një strategji të re. Përfundimisht një Shqipëri e pastër do të jetë prioriteti kryesor”, - tha ai në një intervistë javën e kaluar.

“Ne po ndërtojmë landfille në çdo qark të vendit dhe nuk jam akoma i bindur, nëse kjo është zgjidhja përfundimtare.”

Disa zyrtarë thonë se ka progres gjatë kohëve të fundit, përfshi këtu dhe grupe të rinjsh që pastrojnë brigjet në fundjavë me ndihmën e ndërkombëtarëve për të ulur përhapjen e plehrave.

Të tjerë thonë se madje dhe në shtetet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, dikur kishte mjaft debat dhe përplasje deri në fushata publike për këtë çështje.

Problemet mjedisore

Nëse plehrat janë një problem i padiskutueshëm, çështja e ujërave të zeza shpesh nuk çohet ndërmend e shumë preferojnë të mos diskutojnë realitetin e fatit të vërtetë të këtij problemi.

Ambientalistët thonë se ujërat e zeza të Tiranës shkojnë në lumenj, por i pyetur dy herë në mënyrë direkte për këtë çështje, Rama refuzoi të përgjigjej në mënyrë direkte duke thënë se ai kishte nevojë të punonte më të tjera komunitete për të hartuar një plan rajonal.

Edmond Komino, kryetar i Bashkisë së vogël jugore të Përmetit, që është e rrethuar nga malet dhe ka një lumë që i kalon përmes, u tërhoq, kur u pyet për këtë çështje.

“Ti më pyet sikur unë jetoj në një shtet të Amerikës”, - thotë ai. “Një qytet nuk mund të ndërtohet për dy vite. Ky vend daton që në shekullin e 12 dhe duhet shumë punë këtu”.

Ai thotë se ujërat e zeza derdhen në lumin e qytetit. Ndërsa hotelet po mbijnë si kërpudha përgjatë brigjeve të Shqipërisë, shumë pak kanë menduar për të krijuar vende të posaçme për ujërat e zeza dhe ekspertët thonë se ato përfundojnë në detin Adriatik dhe Jon.

“Këto zhvillime nuk janë kontrolluar gjatë këtyre viteve dhe problemi është bërë kritik”, - thotë Xhemal Mato, një aktivist mjedisor dhe drejtor i Eko Lëvizja. “Ata janë miopë, shohin thjesht që të investojnë në hotele.”

Një banor i qytetit bregdetar jugor të Sarandës thotë se vendi i tij është shkatërruar dhe ai nuk do të notojë më aty për shkak të ujërave të zeza.

“Ata nuk investojnë për ujërat e zeza, për shkak se mendojnë se kjo është një detyrë e bashkisë. Kjo iu është kthyer në bumerang atyre”, - thotë ai.

Berisha thotë se situata do të ndryshojë, në rast se ai do të fitojë një mandat të dytë.

“Brenda dy viteve, asnjë pikë nga ujërat e zeza nuk do të shkojë në detet tona”, - i tha ai “Reuters” në anglisht.

“Punime po bëhen gjithandej, në Durrës, në Vlorë, në Sarandë, projektet kanë nisur. Ne kemi nevojë të mbrojmë fillimisht liqenet e detet. Më vonë do fillojmë me lumenjtë.”

“Reuters” hap debatin

Kur në televizionet e gazetat shqiptare debatet zgjedhore janë krejt shterpë, një lajm i mirë vjen nga agjencia “Reuters”. Gazetari i saj, Adam Tanner, ka mbërritur në Shqipëri për të bërë një sërë artikujsh në prag zgjedhjesh. Me këtë rast ai ka ndërtuar disa nga debatet më të rëndësishme për këto zgjedhje.

Tanner ka intervistuar veçmas kryetarin e PS, Edi Rama, dhe kryeministrin, Sali Berisha, dhe po i përball në shkrime të veçanta.

Fillimisht ai shkroi në lidhje me qëndrimin e dy kandidatëve kryesorë për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, më pas për rritjen ekonomike në vend, ndërsa në këtë shkrim ai hap diskutimin në lidhje me një çështje shumë të ndjeshme për vendin, si turizmi.

Tanner prek problemin e plehrave, për të cilin shumë pak është diskutuar në nivel kombëtar, e sidomos nga dy emrat kryesore të garës, Rama dhe Berisha.

Sipas gazetarit të “Reuters”, çështja e plehrave dhe ujërave të zeza mund të jetë një bombë me sahat për turizmin në vend. Por, edhe pse është problem shumë i mprehtë, për kandidatët ai është thjesht një premtim. Mjafton të shikohet si përgjigjet Berisha për këtë problem, kur thotë se pastrimi i plehrave do të jetë prioriteti kryesor i tij.

E rëndësishme është që tani për tani “Reuters” po na zbulon probleme që nuk i kemi parë të rrahura më parë, edhe pse premtimet mund të jenë thjesht shashka elektorale.



“Club Med” heq dorë nga resorti në Shqipëri, shkak problemet me pronat
Nga Benet Koleka,




Reuters


“Club Mediterranee” e Francës ka hequr dorë nga projekti për të ndërtuar një resort turistik në bregdetin jonian në Shqipërisë, pas një përplasjeje të gjatë në lidhje me pronësinë e vendit. Këtë e bëri të ditur “Club Med” me anë të një letre të martën.

Përplasja prej më shumë se pesë vitesh në lidhje me pronësinë e gjirit në formë patkoi kali, që ndodhet përballë ishullit të Korfuzit në Greqi, është ilustrim i kaosit në lidhje me titujt e pronësisë në Shqipërinë postkomuniste, një problem i komplikuar që pengon investimet.

Bashkimi Evropian, që pret nga Shqipëria që të shkëputet nga historia e saj dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka bërë thirrje që të zgjidhet problemi i titujve të diskutueshëm të pronësisë për thithjen e investitorë të huaj dhe për të plotësuar kriteret për anëtarësim.

“Nuk ka projekt të “Club Med” në Shqipëri”, - tha Florence Le Gall, drejtori për Zhvillim Rajonal i “Club Mediterranee”, në një letër drejtuar fshatarëve që pretendojnë pronësinë e tokës në Kakome, afër Sarandës, në jug të Shqipërisë.

Chrystel Baude, një zëdhënëse e “Club Med” konfirmoi autenticitetin e letrës.

Njerëzit e Berishës pas ndërtimit në Kakome

Pak përpara se të vinte në pushtet kryeministri, Sali Berisha, premtoi se nuk do lejonte ndërtimin e këtij fshati turistik në zonën e Kakomesë. Ai madje deklaroi se fshati turistik ishte një biznes i Fatos Nanos. Një gjë e tillë ndihmoi që PD të merrte vota e madje të drejtonte njësi vendore në zonën ku jetonin pronarët e tokës së Kakomesë.

Por, pas ardhjes së Berishës në pushtet premtimet ndryshuan. Firma e ndërtimit nis punimet në mënyrë ilegale në këtë zonë, duke e pushtuar atë. Banorët e zonës, pronarë të tokës, u dhunuan nga policia, e cila komandohej nga lart.

Vetë kryetari i komunës u vu nën presion duke i ofruar një ryshfet të majmë prej 1 milion eurosh.

Punimet në atë zonë kanë vijuar, ndërsa kryetari i komunës ishte i pari që shprehu dyshimet se pas ndërtimit të kësaj firme nuk ishte “Club Med”, por vetëm kompania shqiptare.

Gazeta “TemA” ka zbuluar se pas projektit qëndron pronari i ri i ARMO-s, Rezart Taçi dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj. Ata janë bërë mbështetësit e pronarit të kompanisë “Riviera”, Dritan Çela, duke i ofruar atij suportin e kryeministrit, Sali Berisha.

Banorët kanë ngritur paditë përkatëse ndaj këtij pushtimi.

Firma ka nisur punimet duke bërë një masakër të vërtetë mjedisore në këtë zonë, një nga më të bukurat në gjithë Mesdheun. Ajo akoma nuk ka bërë një studim të mirëfilltë për punimet që ka ndërmarrë, por vazhdon të zhdukë bimësinë e zonës e të ndërhyjë në strukturën e saj.

Policia ka përkrahur në çdo krah këta pushtues të Kakomesë. Siç ka ndodhur dhe në rastin e Jalës, ajo është vënë në dispozicion të Familjes Berisha.

Berisha në vitin 2005: Kakomeja është biznes i Fatos Nanos

“Tani, mesazhi im për Fatos Nanon është që ai ka bërë zgjedhjen e tij, pensionin në Sarandë. Pyeteni veten ju, pse ka zgjedhur Sarandën. Duhet të shkoni në Sarandë ta kuptoni. Absolutisht po, për ato motive që po investon në Kakome. Se Kakomeja është vetëm e tij. Mos mendoni ju se do ishte një shqiptar që do t’i vërsulej pronës tjetër veç kryeministrit, askush s’mund ta bënte. Ai e bëri, siç po ndodh me fshatarët e Kakomesë, me gjithë dokumentet që provojnë pronësinë e tyre. Mirëpo ky tani nga Kakomeja mendon dhe i është hapur mendja për Ksamilin, ka bërë dhe disa projekte me disa grupe, që në fakt do merren vesh.”

* Marrë nga emisioni “Fahrenheit” i gazetarit Sokol Balla. Transmetuar në “Vizion Plus” në datë 19 qershor 2005

Familjet kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në Shqipëri

Nga Kerin Hope, “Financial Times”

22.04.2009

Arben Leka hap me kujdes një dokument ngjyrë kafe që ka vite, dhe rrëshqet gishtin te një listë e shkruar me dorë e pronarëve të tokës, që është skicuar që në vitin 1937.

Lekajt janë një nga 129 familjet që luftojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik me pesë yje në Shqipëri.

Kompania “Riviera” me qendër në Tiranë dëshiron të ndërtojë një resort me 800 krevate në gjirin e Kakomesë, një gjysmërreth me rërë të bardhë dhe me pemë ullinjsh mbrapa, një oaz gjelbërimi të përhershëm dhe manastiri i shekullit të 13 i Shenjtores Mari. Kompania ka ndërtuar barriera duke rrethuar gjirin dhe ka bllokuar hyrjen për në manastir.

“Ne të gjithë kemi tituj pronësie, po e mbrojmë pronën në gjykatë, kurse buldozerët kanë rrethuar zonën dhe ne nuk kemi akses në pronën tonë”, - thotë zoti Leka, një inxhinier civil.

Dritan Çelaj, president i kompanisë “Riviera”, thotë se Kakomeja është një tokë publike. Kompanisë së tij i është dhënë një qira 99-vjeçare në vitin 2004 për zhvillimin e gjirit, por projekti prej 40 milionë eurosh nuk u zbatua dhe u vendos në pritje pas protestave nga ana e banorëve dhe ndryshimit të qeverisë.

Vladimir Kumi, kryetar komune në Nivicë, 6 kilometra nga Kakomeja, ku jetojnë shumica e protestuesve, thotë se shumica e familjeve kanë tre tituj pronësie për tokën e tyre. Një daton që prej vitit 1870, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, një tjetër i lëshuar nga regjistri i pronave i hartuar nga Mbreti Zog në vitin 1930 dhe një i tretë i vitit 1994, kur u bë rikthimi i tokës së kolektivizuar nën regjimin komunist.

Përplasjet për pronësinë e tokës janë shumë të shpeshta përgjatë bregdetit malor të jugut të Shqipërisë, kryesisht për shkak të potencialit të zhvillimit si një nga brigjet e fundit të virgjëra të Mesdheut.

Rikthimi i tokës te pronarët e periudhës para komunizmit vazhdon të jetë një çështje e mprehtë, me shumë pretendime akoma të pazgjidhura.

Një regjistër i ri i pronave, i ngritur me asistencën e ekspertëve të huaj, ka një listë të gjatë aplikimesh për tituj pronësie.

Sistemi gjyqësor shqiptar është kritikuar nga Komisioni Evropian si i dobët dhe i hapur ndaj influencave, duke shtuar vështirësitë e zgjidhjes së çështjes së pronësisë përmes gjykatave.

Protestuesit, që preferojnë ta quajnë veten “Klubi 129”, thonë se ata nuk kanë kundërshtime për zhvillimin e turizmit të “butë” në Kakome - shtëpi të vogla të pavarura apo hotele - pasi pretendimet për pronësi të jenë njohur dhe ata të kenë pjesë në projekt.

Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit, Sali Berisha, e kundërshtoi projektin, kur ishte në opozitë. Tani ajo mbështet zotin Çelaj.

Ylli Pango, ministër Turizmi, thotë se sektori po rritet me shpejtësi, me një rritje prej 60 për qind të vizitorëve gjatë vitit të kaluar, duke e çuar numrin në 2 milionë.

“Shumica e vizitorëve vijnë në Shqipëri për fundjava të lira përgjatë bregut. Por ne duhet të zhvillojmë dhe një numër të vogël të resorteve cilësore”, - thotë ai. “Kakomeja është një shembull i tillë”.

Vizitorët do të fluturojnë për në ishullin grek të Korfuzit dhe më pas të kalojnë me varka për në Kakome. “Riviera” planifikon të ndërtojë një resort me 800 krevate, që do të krijojë dhe qindra vende pune. “Sigurisht që ne do iu ofrojmë vende pune vendasve”, - thotë zoti Çelaj.

Shumica e banorëve të Nivicës u larguan pas rënies së komunizmit për t’u punësuar në ndërtim dhe turizëm në Greqi, duke lënë pas të vjetrit që kujdesen për shtëpitë dhe ullinjtë.

Në verë, popullsia e fshatit rritet nga 400 në më shumë se 2000 banorë, për shkak se familjet rikthehen për të rikonstruktuar shtëpitë dhe për t’u çlodhur buzë detit.

Falë kontributeve nga diaspora e saj, Nivica mblodhi 20 mijë euro përmes një projekti të Bankës Botërore për të ndërtuar një rrugë të asfaltuar dhe për të sjellë ujë të rrjedhshëm në fshat.

“Zyrtarët na akuzojnë se po braktisim pronën dhe po lëmë vendin”, - thotë Vangjel Cari. Ai ka punuar për dhjetë vite në hotelet greke, përpara se të kthehej për të drejtuar kafenë e fshatit.

“Në fakt, ne po investojmë, në mënyrë që të bëjmë turizëm në mënyrën që ne duam”.


© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Wed Aug 19 2009, 02:30pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 11:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
11 plazhet e ndotura në vend

Ministria e Mjedisit nxjerr fiktivisht nga lista e zezë


Megjithëse ka disa kohë që ka nisur ky sezon turistik, plazhet e vendit tonë vazhdojnë të jenë në gjendje skandaloze. Në listën e zezë të plazheve të ndotura ka disa kohë që janë radhitur 11 plazhe të cilët janë shpallur të mosfrekuentueshëm nga pushuesit pa llogaritur këtu që edhe shumë plazhe të tjera nuk sigurojnë në ambient totalisht të pastër. Ndërkohë që ka më shumë se një vit që Ministria e Ambientit shpalli një listë të plazheve të ndotura në vendin tonë tani kjo ministri del dhe thotë se plazhet janë të pastra. Ajo në prononcimin e djeshëm bëri të ditur se janë plazhe të pastra vetëm ato që kanë qenë vazhdimisht dhe plazhet e ndotura prej kohësh nuk u përmendën fare. Më tej ajo bëri të ditur se këtu janë 10% e plazheve të ndotur po pse sa plazhe na paska vendi ynë?
Raporti i 11 plazheve të ndotura në vendin tonë
Jo pak, por 11 plazhe në vendin tonë ka rrezik të mos frekuentohen për shkak të ndotjes së madhe në to. Ishte ky raporti i Ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, që bëri prezent hartën e plazheve të ndotura, të cilat janë të dëmshme për shëndetin vetëm disa kohë më parë. Një pjesë e plazheve dhe pikave bregdetare vijojnë të jenë tepër të ndotura, çka mund të shërbejë si problem për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, apo infeksioneve, nëse frekuentohen nga banorët apo pushuesit.
Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka pohuar se 11 plazhe të ndryshme në vendin tonë vuajnë nivelin e lartë të ndotjes së ujit dhe të rërës. Jo vetëm konstatim, por ky ministër rekomandon që pushuesit duhet të vihen në dijeni për këtë fakt dhe duhet t’u sugjerohet që të mos shkelin në to derisa të pastrohen.
Zonat më të rënduara
Nga analizat paraprake mikrobiologjike të zhvilluara ka rezultuar se vetëm 61 pika të stacioneve të plazheve rezultojnë të jenë brenda parametrave të vendosura nga Organizata Botërore Shëndetësisë, në lidhje me treguesit e ndotjes të pranishëm në ujë dhe rërë lidhur me praninë e ngarkesave bakteriologjike. Pjesa tjetër e mbetur janë të ndotura shumë herë mbi normat e përcaktuara nga OBSH-së.

Ndotje, e cila konsiderohet të jetë në nivele tepër të larta, e çka mund të sjellë rrezikimin serioz të shëndetit të frekuentuesve. Shpërndarja e pikave të ndotura është e tillë, duke filluar që nga plazhet e Adriatikut deri në detin Jon. Në plazhet e qytetit të Durrësit kanë dhe numrin më të lartë të pikave të ndotura, përkatësisht me katër pika, që nga Vollga deri tek Rruga e Plazhit. Me nivel të lartë ndotjeje kanë rezultuar dhe dy pika në Golem, për të cilat vlerat e mikroorganizmave të ndotjes fekale janë shumë të larta si rezultat i shkarkimeve urbane dhe dëmtimit të gropave septike, në Vlorë plazhi i vjetër si dhe ai pranë shkollës së Marinës. E njëjta situatë problematike është dhe në Sarandë tek plazhi i Çukës.
Rreziku nga hidrokarburet në Seman
Ndotja e plazheve nuk shkaktohet vetëm prej shkarkimit të mbetjeve urbane apo devijimit e prishjes së gropave septike. Plazhi i Semanit kërcënohet nga derdhja e hidrokarbureve dhe e naftës nga subjekte të ndryshme. Këto të fundit shkaktojnë një nivel të lartë ndotjeje të këtyre ujërave, duke i detyruara pushuesit që të ekspozohen drejt infeksioneve të ndryshme nëse frekuentojë këto plazhe.
Megjithatë, sipas drejtuesve dhe përgjegjësve të kësaj zone po vijohet me kontrollimin e kompanive apo subjekteve, të cilat bëjnë derdhjen e hidrokarbureve në këtë plazh dhe për të gjitha kompanitë që do të shkelin këto rregulla do të vendosen ndëshkime të caktuara dhe në bazat ligjore për ndotjen e mjedisit.
Aktualisht këtyre kompanive u janë vendosur dhe gjoba në lidhje me mosrespektimin e kushteve dhe lejeve mjedisore ndaj dhe ato janë të detyruara që të paktën një herë në tre muaj të bëjnë dhe raportime përkatëse në lidhje me këta tregues. Nga monitorimet e këtyre treguesve ka rezultuar të jenë mbi normat e lejuara. Megjithatë, është paraqitur shqetësues fakti që shirat e herëpashershme e kanë tejkaluar dhe nxjerrë më në sipërfaqe këto ndotje, duke i bërë ato prezent dhe të rrezikshme për zonën, për të cilat kërkohet dhe ndërhyrje e menjëhershme.
Durrësi e Kavaja me plazhe të ndotura nga fekalet
"Programi i Monitorimit mikrobiologjik i ujërave bregdetare është përqendruar në plazhet kryesore të vendit, si Durrës, Velipojë, Shëngjin, Kavajë, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë", kanë pohuar disa kohë më parë burime pranë ministrisë së Mjedisit, të cilat konfirmohen edhe nga specialistë pranë Institutit të Shëndetit Publik, duke qenë se është një punë e përbashkët e këtyre dy dikastereve. Sipas tyre, zonat më të ndotura sipas monitorimit, janë pikërisht plazhi tek Bërryli, plazhi Zhiron, Plepat dhe Shkëmbi i Kavajës, pasi kanë rezultuar mbi normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për vlerat minimale dhe maksimale të mikroorganizmave indikatorë të ndotjes fekale. Monitorimi i deritanishëm, shkruan me nota jokaluese edhe për zonën e plazhit të Golemit (vaporit të mbytur), zonën e plazhit "Majam" dhe në stacionin e kampionimit (Mali i Robit). Sipas specialistëve të ISHP-së dhe ministrisë së Mjedisit, në këto zona ndodhen tre kanale shkarkimesh të ujërave të larta, të cilat derdhen në det. Më i rrezikshmi është kanali në plazhin e Golemit, sepse sjell ujërat e zeza të fshatit Golem.

Plazhet e tjera

Edhe plazhet e tjera të Shqipërisë përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Madje, edhe aty ku kryeministri Berisha shkoi në fundjavë për të nisur sezonin turistik. Ai ftoi turistët e huaj të vizitojnë vendin tonë, pikërisht aty ku derdhen fekalet.

Saranda, ashtu si të gjitha qytetet e tjera të bregdetit të vendit tonë, nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave urbane të tij, sidomos në zonën që quhet Plazhi i ri. "Ujërat e përdorura urbane të tij, shkarkohen ne det, në 3 pika. Shkarkimi kryesor i ujërave të zeza të qytetit bëhet nëpërmjet stacionit të pompimit në kanalin e Çukës dhe prej andej, indirekt në det, pa asnjë lloj trajtimi", pohojnë burime zyrtare pranë ministrisë së Mjedisit dhe specialistë të ISHP-së. Gjendje thuajse e njëjtë është edhe në plazhin e Shkollës së Marinës, në Vlorë dhe zonat përreth.
“Indekset e ndotjes fekale dalin mbi normat e rekomanduara dhe kjo zonë duhet të ndalohet rreptësishtë për larje. Me shumë ndotje rezultojnë edhe stacionet e kampionimit në Plazhin e Vjetër, kabinat, ku edhe gjendja higjienike e plazhit është shumë e rëndë nga mbeturinat e shumta urbane. Ish-kabinat në Plazhin e Vjetër janë kthyer në shtëpi banimi, prandaj ujërat e përdorura të tyre me vetërrjedhje derdhen në det”, thonë për gazetën burimet zyrtare.




Ndotja ndikon nga infeksionet e lëkurës, deri tek sytë
Infeksione gastrointestinale, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve, veshëve, hundës dhe lëkurës. Këto janë disa nga efektet negative që jep uji i ndotur i plazheve mbi pushuesit. Këtë e pohojnë specialistët e Shëndetit Publik, të cilët theksojnë se më të prekurit janë sidomos fëmijët. Ndërkohë ata pohojnë se ujërat bregdetare të larjes në përgjithësi, përmbajnë përzierje të mikro-organizmave patogjene dhe jo patogjene. Këto mikroorganizma, shpjegojnë ata, mund ta kenë origjinën nga efluentet e ujërave të zeza, nga vetë përdoruesit e ujërave bregdetare të larjes, banjatoret, defekimi ose nga lëkura e mukozat, bagëtitë e ndryshme, proceset industriale, aktivitetet bujqësore, kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra. "Në përgjithësi, mund të theksojmë se nga uji i ndotur i plazheve shkaktohen infeksione gastrointestinale, si rezultat i pirjes së ujit ose infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve, veshëve, hundës dhe lëkurës, në persona me dëmtime të imunitetit, tek fëmijët e vegjël, ose tek personat e moshuar",- pohojnë specialistët. Shumë efekte shëndetësore negative, e kanë origjinën pikërisht nga ujërat e larjes, kur ato kanë qenë të ndotura nga materiet fekale.



Laguna e Vilunit në Velipojë pushtohet nga inertet
Pas prishjes së ndërtimeve në plazhin e Velipojës në këtë zonë është vënë re një fenomen tepër shqetësues, që dëmton rëndë turizmin dhe ekosistemin e bregdetit. Një sasi e konsiderueshme mbetjesh inerte nga prishjet e ndërtimeve pa leje janë hedhur buzë lagunës së Vilunit në Velipojë. Pjesa, ku plazhi i Velipojës bashkohet me lagunën e Vilunit që është dhe pjesa më e bukur, me të cilën mburret Velipoja ka marrë pamjen e një vend grumbullimi mbeturinash inerte.
Pas prishjeve të bujshme të dhjetëra ndërtimeve pa leje nisi pastrimi i këtyre mbetjeve, të cilat me financim të komunës u mor përsipër të kryhen nga mjetet e ushtrisë. Ndërkohë, sipas dëshmive te banorëve dhe pronarëve të disa lokaleve aty pranë, situata e hedhjes së mbeturinave në lagunë për pak sa nuk ka degjeneruar në përplasje me armë mes policisë pyjore, e cila ka dalë në mbrojtje të territorit dhe punonjësve të ushtrisë, që merren me pastrimin. Laguna e Velipojës me një sipërfaqe prej 950 ha njihet për vlerat e veçanta të faunës dhe florës, për shpendët ujorë, sidomos llojet migratore, një pjesë e të cilave mbrohen nga konventa e Bonit.




Mbeturinat dhe ujërat e zeza shkatërrojnë plazhet e Vlorës
Plazhet e qytetit të Vlorës po humbasin vit pas viti për shkak të moskujdesit njerëzor. Nëse dikur Vlora ka pasur një plazh që quhej i Vjetër, që mblidhte me qindra e mijëra njerëz në muajt e verës, atij tashmë ka filluar t’i humbasë identiteti. Uzina e Sodës (PVC) dikur e më së shumti këto vite, ka bërë që atje të shkojnë pak njerëz dhe ata që nuk kanë mundësi tjetër zgjidhjeje. Kjo pasi rëra e këtij plazhi është mbuluar nga mbeturinat inerte, që jo vetëm janë hedhur aty për vite të tëra, por fatkeqësisht vazhdojnë edhe të hidhen edhe sot e kësaj dite. Duke qenë se në mes të këtij plazhi është tashmë edhe reparti i Delta Forcës, aty ku për disa vite ishin dislokuar forcat italiane, dy anët e tjera janë të pamundura për zhvillimin e plazhit normal. Rëra e tij tashmë ka vite që është përzier me llucën e ardhur kushedi se nga cila gropë e hapur për ndërtimin e një pallati shumëkatësh, e ka bërë atë të pabanueshëm nga plazhistët.
Në këto kushte, si plazh i vetëm pronë publike e bashkisë, ka ngelur ai pranë ish-Vefës dhe ai pranë shkollës së Marinës. Ndërkohë që edhe plazhi tjetër pranë shkollës së marinës po shkon drejt zhdukjes. Kjo për vetë faktin se aty në një gjatësi pak më shumë se 200 metra pazh, derdhen kanalet e ujërave të zeza të lagjes më të populluar të qytetit, në kohë vere. Të gjitha ujërat e zeza të kësaj lagjeje derdhen në det të hapur, duke e bërë edhe këtë plazh pak të frekuentuar, për të mos thënë edhe të braktisur, sepse kushdo që vjen nga një qytet tjetër për të kaluar disa ditë pushime në qytetin bregdetar, nuk do të pranonte që fare pranë vendit ku ai bën plazh, të kalojë kanali i ujërave të zeza.


Plazhet e ndotura:
Durrës
Katër pika që nga Vollga deri në Rrugën e Plazhit
Golem
Dy pika të superndotura grimcat bakteriologjike
Vlorë
3 pika, plazhi i vjetër, Marina si dhe plazhi i ri
Sarandë
Plazhi i Çukës

Agjensia e Lajmeve "SOT"


[ Edited Thu Oct 08 2009, 11:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Wed Jul 08 2009, 02:23pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Athu do t'kete ndojhere Turizem ne kyt vend kur na hala nuk dina se ne qfar kushtesh jetojm per vedi?

PO PERPAROJME POR JENA SHUM LARG NGA PERPARIMI :-??

[ Edited Wed Jul 08 2009, 02:24pm ]
Back to top
L - N
Thu Jul 09 2009, 07:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Athu do t'kete ndojhere Turizem ne kyt vend kur na hala nuk dina se ne qfar kushtesh jetojm per vedi?

PO PERPAROJME POR JENA SHUM LARG NGA PERPARIMI :-??



SIDOMOS NE VECANTI ZONAT E ASHTEQUAJTUNA ZONA TURISTIKE ZOTNI ::bud::

[ Edited Thu Jul 09 2009, 08:11am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Thu Jul 09 2009, 08:07am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ah po me duket se te kuptova z.Lec te ato zona ku nuk banojn njerz e ke fjalen hahaa..... Atje vetem turismi i skijjimit ka shans.
Back to top
L - N
Thu Jul 09 2009, 08:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Ah po me duket se te kuptova z.Lec te ato zona ku nuk banojn njerz e ke fjalen hahaa..... Atje vetem turismi i skijjimit ka shans.



Ma ban i nere zotni i nerum ::bud::, e mos e permen ma najhere tjeter ne jet tane njat turizem, pamvarsisht qellimit te mire qe ke n'zemer, se asht ala heret e ala s'kena as komb e as shtet, se kam frige se po perfunon edhe ai prej mosegzistimin ne naj tip kasaphanet si Velipoja e plazhet e qytetet tjera ne per tane shqypnine

[ Edited Thu Jul 09 2009, 10:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 12 2009, 09:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"I thoni stop betonizimit te plazheve"

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

E Diele, 12 Korrik 2009


Intervista/ Flet per "KJ" Pierre Frustier, shef i departamentit te Komunikacionit ne Universitetin e Nantes, France

Ai jep mesim per komunikimin e organizatave ne Universitetin e Nantes ne France, shef i departamentit te Komunikacionit, ne themelimin e te cilit ka marre pjese; ndersa ka qene per mbi 15 vjet gazetar i specializuar ne menyre te vecante ne turizem. Pierre Frustier ka udhetuar ne mbare boten per te pare vende te ndryshme dhe agjenci te menaxhimi dhe tanime ndodhet ne vendin tone ku jep mesim prane EUFT-se. Eksperienca e tij e gjate ne fushen e komunikimit dhe ate te turizmit, e ben ate te shprehet pozitivisht per ndryshimet e pesuara ne Shqiperi. Megjithate, Pierre Frustier jep keshillat e tij kunder betonizimit te plazheve, krijimit te hapesirave te nevojshme dhe faciliteteve per turistet, qe nga nje biciklete e thjeshte, e deri te varkat me kanoe apo shtepite ne mal. "Vendi juaj i ka te gjitha. Ka nje bukuri te pashoqe, arkeologji, kulture, gastronomi. Ka edhe shume te rinj te talentuar. Mendoj se e vetmja gje qe nuk duhet te ndryshoni eshte gastronomia, gatimet tuaja tradicionale", thote ai.

Nuk eshte hera juaj e pare qe ndodheni ne Shqiperi. Vereni ndryshime te dukshme kesaj radhe?

Eksperienca ne Shqiperi eshte interesante dhe verej zhvillimin qe ka pesuar vendi juaj gjate ketyre viteve. Ne fakt, per here te pare e kam vizituar kete vend ne vitin 1978, ndersa ndodhej nen regjimin komunist, ndersa tani ka shume mundesi per zhvillimin e vendit, si nga ana industriale, ashtu edhe ajo turistike.

Keni pasur mundesi te levizni dhe te vizitoni destinacione turistike ketu?

Nuk eshte se e njoh shume vendin ne fakt. Heren e fundit qe isha ketu, ishte prilli i ketij viti dhe kam ndenjur vetem nje jave. Kohen e kisha shume te kufizuar, ishte me shume e mbushur me mesimdhenien, ndaj mundesite ishin disi te kufizuara per te levizur dhe shetitur larte e poshte vendit. Megjithate, heren qe shkoi une isha ne qytetin e Pogradecit, ishte vertete shume bukur, me pelqeu shume peizazhi i atjeshem, sidomos liqeni. Pashe gjithashtu edhe zhvillimin qe kishte ndodhur ne plazhin e Durresit, ku kishte betonim te papare, qe nuk eshte aspak gje e mire.

Ju keni nje eksperience te gjate ne fushen e turizmit. Sipas jush, cfare duhet te bejne me mire investitoret shqiptare?

Ne krahasim me vendet e tjera, te cilat kane kohe qe merren me zhvillimin e turizmit, disa prej te cilave shume dekada, mund te them se investitoret dhe aktoret e tjere atje, e dine qe ne turizem ka gjera qe duhen dhe gjera qe nuk duhen bere. Nuk jam i sigurt qe ketu ne Shqiperi e kane mesuar kete leksion. Ndertesat pergjate gjithe plazhit te Durresit, nuk jane menyra e duhur per te terhequr turistet e shekullit 21-te. Ata qe e vizitojne kete vend, nuk deshirojne te qendrojne ne dhome dhe pushimet te marrin fund me kaq. Edhe nese dhoma e hotelit eshte mire e arreduar, kjo nuk do te thote qe aty ka luks. Ka shume menyra per ta shprehur luksin dhe cmimet gjithashtu. E gjithe ceshtja qendron ne menaxhimin e asaj qe zoterojme. Mendoj se nje tjeter pike qe duhet menaxhuar mire, jane rruget qe cojne ne hotel nga aeroporti, aktivitetet qe mund te behen nga pushuesit rreth e qark hotelit etj. Po keshtu, oferta qe merr nga informacioni ne dispozicion eshte aktualisht ne Shqiperi ne nivele qe lene mjaft per te deshiruar. Verej se informacioni mund te merret vetem prane recepsionit te hoteleve, ndersa nga ana e tyre, turistet kane nevoje gjate gjithe kohes per asistence dhe informacion, per ate se cfare mund te bejne, cfare mund te zgjedhin te vizitojne, apo edhe cfare mund te hane.



Ne kete drejtim, cfare mund te mesojne per standardet e turizmit studentet te cileve ju u jepni mesim?

Ne duam t'u mesojme studenteve ketu qe te ndertojne nje refleksion ne vitet ne vijim, qe nga menyra sesi te mendojne per turizmin, menyra sesi te menaxhohet zhvillimi i ketij sektori etj. Ne jemi ne vitet e para, kjo gje do te vihet re me vone, ndoshta pas 15 vjetesh. Eshte e rendesishme per studentet qe te dine se suksesi eshte te bashkepunimi edhe me pushtetin lokal, qe siguron rruget, dritat, ujin etj. Njerezit te gjithe duhet te punojne se bashku, qe kur turistet te kerkojne nje windsurf, nje biciklete apo nje makine me qira, keto t'u behen te mundura ne minimumin e kohes.

Bashkepunimi me qeverine dhe pushtetin lokal. Sipas jush, cilat jane veshtiresite ne kete bashkepunim?

Nuk eshte e veshtire vetem ne Shqiperi, e njejta gje ndodh thuajse kudo. Psh., ne France, ne vendin nga une vij, ne pritem deri ne vitin 1997 qe te kishim nje ligj qe sanksiononte pjesemarrjen e popullates ne vendimet qe marrin institucionet. Kjo nuk eshte e lehte per t'u realizuar, por eshte menyra e vetme per te negociuar mes qytetareve dhe pushtetit. Ama, eshte e rendesishme qe te arrijme ne kete pike, sepse zhvillimi i turizmit eshte i veshtire pa popullaten, pasi nese qytetaret nuk bien dakord me nje vendim, nje dite ndoshta do te kete probleme. Bashkepunimi duhet te nise qe nga oferta qe qytetaret e thjeshte kane per produktin dhe zhvillimin e turizmit. Psh., mund te marrim rastin e nje bukepjekesi, i cili gjate pasdites do te dije me se te merret e cfare te prodhoje, sepse e njeh oferten e restoranteve te zones. Kjo vjen nga bashkepunimi, apo jo?

Cfare spikat me shume ne Shqiperi. Perse turistet duhet te zgjedhin te vizitojne kete destinacion?

Shqiperia ka dy burime te rendesishme, natyren dhe njerezit. Eshte nje vend i bukur per t'u vizituar. Nje gje qe duhet theksuar eshte padyshim arkeologjia, pra historia juaj, pa lene menjane kulturen dhe sidomos gastronomine. Kjo e fundit nuk duhet ndryshuar absolutisht, sepse cdo turist kerkon te provoje pijet dhe ushqimet karakteristike kur viziton nje vend.

Keni ndonje keshille per biznesmenet vendas dhe ata qe vendosin te investojne ne kete vend?

Keshilla ime per investitoret eshte te kujdesen per Shqiperine, ta duan ate, mjedisin dhe gastronomine. Duhet te jeni te ndergjegjshem se ju keni nje dhurate te madhe; natyren e bukur, qe nga plazhet, malet, pyjet etj

Po detyrat qe i shtrohen qeverise, cilat jane?

Qeveria duhet te marre parasysh se turizmi eshte nje faktor i rendesishem zhvillimi. Zhvillimi i turizmit duhet te behet kryesisht nese qeveritaret qe miratojne ligje, kujdesen per ambientin, per te parandaluar demet, per te mos lejuar ndertimin e ndertesave, duke dhene lehtesi per vizitoret, ne menyre qe ata te mund te shkojne ku te duan. Nese turisti qe mberrin ne Shqiperi shkon ne zonen jugore, si ne Sarande dhe Vlore, kjo nuk eshte me e mira e mundshme. Ai duhet te kete mundesi te zgjedhe edhe malet, apo argetime si shetitje me kuaj, me biciklete, me kanoe etj, te cilat te gjithe se bashku duhet te punojne qe t'ia bejne atij te mundura.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 07:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizmi në Shqipëri, si një makinë “Ferrari” që ecën shumë ngadalë

Nga Prof. Dr. Salvatore Messina*

Turizmi në Shqipëri më ngjan me një Ferrari që ecën shumë ngadalë duke “ngrënë veten me dhëmbë” që nuk mund të fluturojë më shpejt, edhe pse i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë.

Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhè që gëzon ende një ndërthurje të mrekullueshme të dhuratës së natyrës me mundësitë për zhvillim.

Unë kam parë reklamat dhe konstatoj se ato japin një mesazh të vetëm: “Shqipëria, perla e Mesdheut”. Ky slogan është përdorur në vite dhe vazhdon të përdoret nga thuajse të gjitha vendet e Mesdheut deri në Marok etj. Unë mendoj se fushatat e Shqipërisë duhet të japin mesazhe konkrete, mbi të gjitha siguria. Ende nëpër botë ka një imazh pasigurie për Shqipërinë dhe këtu duhet të jepet mesazh i qartë: Në Shqipëri siguria është në parametrat evropiane.

Një avantazh shumë i rëndësishëm i shqiptarëve që duhet patjetër të evidentohet, është mikpritja dhe bujaria që janë më se të dukshme. Ky avantazh duhet të përbëjë bazën e promovimit të Shqipërisë.

Të bësh fushatë publicitare nuk është rruga e duhur për të rritur Shqipërinë. Është njëlloj sikur një person që e di se vuan nga stomaku, të shkojë për të blerë një veshje të bukur, por shëndeti do të vazhdojë të vuajë.

Duhet të investojmë te produkti. Duhet t’i themi të gjithë atyre pronarëve të hoteleve që ka një klasifikim, që duhet të investojnë në politikat e turizmit dhe jo thjesht të ofrojnë për turistët një shtrat fjetjeje. Duhet të themi që nga rreth 500 agjenci turizmi që gjenden të licencuara në Shqipëri, e vërteta është që shumë pak nga këto janë të specializuara në sektorin e turizmit.

Ato janë bërë të afta deri diku, vetëm pas një periudhe, megjithatë unë mendoj se nuk ka më vend për të punuar duke ofruar shërbime pa edukimin e duhur turistik. Kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për të mbajtur “të gozhduar” klientelën pas këtyre bizneseve, por në të kundërt shërbimi i keq largon klientët dhe shkakton dëmtim serioz të këtyre bizneseve.

Ka kaluar tashmë koha e pionierëve, kemi nevojë për shërbime të organizuara, ashtu si edhe vendet perëndimore, të cilat janë vende që kanë investuar në turizëm.

Ata kanë investuar te kompetencat, ne mund të bëjmë më të mirën në shumë pak kohë, sepse kemi burimet e duhura.

Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në të vërtetë janë edhe ambasadorë shëtitës, ndaj duhet investuar në cilësinë e shërbimit turistik, sepse këta ambasadorë do të “raportojnë” çfarë gjetën në Shqipëri, duke u bërë faktor ftues ose bllokues i turistëve të tjerë.

* Rektor i Universitetit Evropian për Turizmin, (EUFT). Përshtatur nga konferenca e djeshme për shtyp

© Copyright 2007 tema.al.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 03:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Albanopolis", qyteti i harruar në hartat e turizmit

Shekulli Online | 29/07/2009

Rruga drejt qytetit antik është një rebus i vërtetë dhe tymi i gomave që digjen është orientimi më i mirë

TIRANË- Prej dy vitesh Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve iu paguan shuma të konsiderueshme kanaleve televizive më në zë të botës, për promovimin e turizmit vendas, duke e konsideruar atë si një burim të rëndësishëm të të ardhurave. Ndërkohë, në mëyrë të vazhdueshme, në sy të vizitorëve vendës dhe të huaj digjen pa kriter sasi të mëdha gomash të përdorura, madje edhe afër zonave historike. "Ne pretendojme të jemi një vend që ka prioritet turizmin. Kështu që duhet t'i japim vendit një profil tillë. Do të ishte një tmerr i vërtetë në qoftë se do të shikohej të digjeshin goma në ambient të hapur në zona turistike të vendeve përreth nesh, si Mali i Zi dhe Kroacia, të cilat ashtu si Shqipëria kanë prioritet turizmin", -thotë ekologjisti Lavdosh Ferruni.

Krahas ambientit të ndotur, një arsye tjetër që do ta bënte një vizitor të huaj të mendohej dy herë para se të vizitonte vendin tonë, do të ishte mungesa e tabelave orientuese drejt destinacioneve që mund të përfshihen në itinerarin e tyre, por edhe pasaktësia e tyre. Megjithëse thonë se duke pyetur gjen Stambollin.

Një shembull i tillë është qyteti antik i Albanopolisit, që gjendet në Veri-Lindje të qytetit të Fushë-Krujës. Nëse merr mundimin për të vizituar këtë vend, në hyrje të fshatit do të përballesh me një tabelë, e cila të thotë një destinacion që nuk ka të bëjë farë me këtë qytet. "Qyteti antik i Zgërdheshit", shkruhet në të. Ndërkohë, që vetëm disa metra më tej pasi ke pyetur disa banorë të zonës për vendin ku je nisur, me në fund të shfaqet muri i lokalit të fshatit, në të cilin me bojë të zezë shkruhet drejtimi për në qytetin antik të Albanopolisit.

Por, më shumë e mundimshme se gjetja e vendndodhjes së qytetit do të jetë eksplorimi i tij. Për të parë qytetin të duhet të kacavirresh mbi gardhet e fshatarëve të zonës, të cilët e kanë "ndarë" qytetin e lashtë në parcela të veçanta për të kullotur bagëtinë.

E nëse merr mundimin të kalosh edhe këto "fortifikime", përballë të shfaqen muret antike, të mbuluar në një sipërfaqe të konsideueshme me gjemba dhe ferra, të cilat nën vete varrosin mijëra vite histori. Banorët e zonës shprehen se, as pushteti lokal dhe as ai qendror asnjëherë nuk kanë treguar interes për promovomin e këtij vendbanimi përveç disa inciativave individuale nga persona të apasionuar pas arkeoligjisë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 10 2009, 11:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Velipoja, plazh i pasigurt për pushuesit

Mungesa e rojeve të plazhit i bën stresuese ditët e pushimeve për prindërit që kanë fëmijë të vegjël

Ardi Hoti

Plazhi më i madh në veri të Shqipërisë, Velipoja, edhe këtë sezon turistik ka mbetur në mëshirë të fatit, pa roje bregdetare. Kjo situatë ka bërë që pushuesit realisht të ndihen të frikësuar përballë detit, që jo pak herë ka marrë jetë njerëzish. Gjatë këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det tre persona. Nëse gjatë bregdetit do të kishte pasur roje apo vëzhgues, mbase numri i viktimave do të ishte më i vogël. Në Velipojë pushojnë çdo ditë rreth 200 mijë veta, kryesisht banorë të rretheve të veriut të vendit dhe nga Kosova. I shtrirë në një gjatësi prej 15 kilometrash, plazhi i Velipojës është një nga zonat turistike që e ka të domosdoshme praninë e rojeve bregdetare. Për të mos mjaftuar mungesa e rojeve, një tjetër problem në këtë plazh është edhe fenomeni i baticës dhe zbaticës në det që ndodh dy herë gjatë 24 orëve. Ky fenomen është thuajse i panjohur nga pushuesit, të cilët rrezikojnë të mbyten nëse i zë batica në det, pasi thellësia e ujit rritet me gati një metër. Dy vite më parë, në plazh kanë qenë të vendosura disa pika vrojtimi, në të cilat qëndronin gjatë gjithë ditës rojet bregdetare që ngrinin flamujt nëse hyrja në det ishte e rrezikshme nga dallgët apo kur ishte koha e baticave detare. Por ato pika vrojtimi që ishin të ndërtuara nga elemente hekuri janë hequr nga persona të papërgjegjshëm, që i kanë shitur për skrap. Që nga ajo kohë plazhi i Velipojës ka mbetur pa pika vrojtimi dhe roje bregdetare. Për pushuesit situata është kthyer në një makth, pasi u duhet të ruajnë fëmijët dhe të afërmit në kohën që hyjnë në ujë për t‘u freskuar. Një pushues nga Kosova, Mit‘hat Ukshini, duke folur për gazetën thotë: "Kemi disa vite që kalojmë pushimet në plazhin e Velipojës. Kur kishte roje bregdetare zinim vend afër tyre te pika e vrojtimit, sepse i kishim fëmijët nën kontroll. Tani na duhet ta bëjmë vetë rojen. Të them të drejtën, kemi ardhur për të pushuar, por mendjen e kemi te fëmijët, pasi uji është i rrezikshëm, sidomos kur ka baticë. Ky është një plazh madhështor, i pastër dhe me gjithçka tjetër, por mungesa e rojeve e hedh poshtë gjithçka. Shpresojmë që kur të vijmë vitin tjetër të gjejmë rojet". Drejtues të Komunës Velipojë pohuan për gazetën se mungesa e rojeve në plazh është fenomen shqetësues dhe pavarësisht se pikat e vrojtimit janë vjedhur për t‘u shitur për hekur, serish komuna do të vendosë pika të reja vrojtimi, si edhe roje bregdetare, por kjo periudhë është lënë pa roje, për shkak të kushteve financiare. Në gjithë plazhin e Velipojës, vetëm në një territor privat ka pikë vrojtimi e roje dhe në këtë territor numri i pushuesve është më i lartë se në pjesët e tjera të plazhit, pasi pushuesit ndihen të sigurt. Krejtësisht ndryshe është situata në plazhet fqinje, në Mal të Zi, të cilat e kanë të detyrueshme prezencën e rojeve bregdetare, madje çdo ditë ngrihen flamujt në bregdet sipas ngjyrave që përcaktojnë edhe rrezikun e hyrjes në det.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 17 2009, 05:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përpjekje për konsolidim të investimeve në kurriz të pronarëve

15/08/2009 “Pronësi me Drejtësi” shprehet kundër privatizimit të trojeve të fshatrave turistikë

Ergys GJENÇAJ

Tokat mbi të cilat janë ndërtuar fshatrat turistike nuk duhet t’u shiten atyre që kanë ndërtuar këto fshatra - ky është qëndrimi që ka mbajtur shoqata “Pronësi me Drejtësi”, e cila kundërshton propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, që në mbledhjen e fundit të qeverisë theksoi se të gjitha fshatrat turistike të ngritura në Shqipëri do të privatizohen duke respektuar të gjitha normat dhe kriteret që do të përcaktohen në një ligj të veçantë. Përfaqësues të shoqatës shprehen kundër shitjes së detyrueshme të tokës, ku jo rrallëherë sipas tyre i presupozuari “fshat turistik” është kthyer në vilë rezidenciale. Duke folur në emër të pronarëve të tokave, përfaqësues të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” theksojnë se megjithëse ndërtuesit e fshatrave turistike u privilegjuan duke marrë tokat pothuajse falas përmes një qiraje qesharake për 99 vjet, tani kërkojnë të konsolidojnë investimet e kryera në fushën e turizmit në vend në kurriz të pronarëve të ligjshëm të trojeve. Sipas tyre, të gjitha këto investime janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për pasojë duke e shkelur atë. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” deklaron se duhet të bëhet e mundur që prona t’u kthehet pronarëve të ligjshëm dhe më pas ata (pronarët e tokës) të zgjidhin vetë marrëdhëniet me ndërtuesit e fshatrave turistike. Përfaqësuesit e shoqatës theksojnë gjithashtu se ndërtuesit apo pronarët e vilave në këto fshatra turistike duhet të paguajnë me çmimin e tregut jo vetëm tokën, por dhe të ashtuquajturën “tokë mbrojtëse”.

Reagimi erdhi pasi Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë se së shpejti Këshilli i Ministrave do të miratojë projektligjin për privatizimin e fshatrave turistike. Ai nënvizoi se ligji do të jetë tërësisht për privatizimin dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me procesin e legalizimeve, pasi janë dy procese krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Duke prezantuar këtë iniciativë të re ligjore në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri sqaroi se ata që kanë ndërtuar vila në fshatrat turistike do të blejnë tokën me çmimin e tregut, fonde të cilat do të përdoren për pronarët. Ai deklaroi se në Shqipëri tashmë është krijuar shtresa e borgjezisë dhe të gjithë ata që janë pjesë e saj duhet t’i nënshtrohen ligjit dhe të blejnë tokën ku kanë ndërtuar vilat e tyre të pushimit. Kryeministri theksoi se përmes këtij ligji të kënaqur duhet të mbeten të dyja palët, si pronarët e tokave, mbi të cilat janë ndërtuar vilat apo fshatrat turistike, ashtu dhe biznesmenët apo borgjezët, siç parapëlqeu ai t’i quajë pronarët e këtyre vilave. Ndërkohë përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, duke iu kundërvënë propozimit të kreut të qeverisë, theksojnë çmimet e ofruara për privatizimin e trojeve ku janë ndërtuar fshatrat turistike janë tërësisht qesharake. Sipas tyre, çmimet e tregut që u përkasin trojeve në fjalë janë shumë herë më të mëdha nga ato që ofrohen. Ata shprehet se çmimet e ofruara janë disa dhjetëra herë më të ulëta se çmimet e tregut dhe se gjithçka është thjesht një manovër për të legalizuar shkelësit e ligjit. Sipas shoqatës së pronarëve, nga 32 fshatra turistike të licencuara vetëm dy funksionojnë si të tillë. Një zgjidhje e mundshme për përfaqësuesit e shoqatës, që pretendon se mbron interesat e pronarëve të ligjshëm të pronave, do të ishte rritja e qirasë 99-vjeçare për të gjithë ata që kanë ndryshuar destinacionin e fshatit, zgjidhje kjo që nuk i detyron pronarët legjitimë të shesin tokën.

Propozimi i Kryeministrit

Shefi i ekzekutivit kërkoi përpilimin e një projektligji që do të ketë për qëllim privatizimin e të gjitha fshatrave turistike të ngritura në Shqipëri, duke respektuar të gjitha normat dhe kriteret që do të përcaktohen në një ligj të veçantë. Ai nënvizoi se ligji do të jetë tërësisht për privatizimin dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me procesin e legalizimeve, pasi janë dy procese krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Duke prezantuar këtë iniciativë të re ligjore në mbledhjen e qeverisë, kreu i qeverisë sqaroi se ata që kanë ndërtuar vila në fshatrat turistike do të blejnë tokën me çmimin e tregut, fonde të cilat do të përdoren për pronarët. Berisha kujtoi se statusi i fshatrave turistike ka qenë një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, por tani duhet t’i jepet një përgjigje përfundimtare në interes të dyanshëm. Kështu, ai ka theksuar se përmes këtij ligji të kënaqur duhet të mbeten të dyja palët, si pronarët e tokave mbi të cilat janë ndërtuar vilat apo fshatrat turistike, ashtu dhe biznesmenët, apo borgjezët, siç parapëlqeu ai t’i quajë pronarët e këtyre vilave.

Ligji për qiranë e tokës

Ligji për dhënien me qira të tokës shtetërore lejonte që fillimisht toka të merrej me qira për një periudhë 30-vjeçare, por me të drejtë ripërtëritje të kësaj qiraje deri në 99 vjet. Ky ligj u shfrytëzua në maksimum për të ndërtuar fshatra të shumta turistike pranë brigjeve detare të vendit tonë. Ndërkohë me ligjin e përgatitur dhe të miratuar pak vjet më parë, “Shqipëria 1 euro”, flitej se me rastin e mbjelljes së ullinjve, vreshtave dhe pemëtarive qiraja e tokës shkonte direkt për 99 vjet. Por përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, që pretendojnë se mbrojnë interesat e pronarëve të ligjshëm të pronave, duke kundërshtuar propozimin e fundit për privatizim të trojeve ku janë ngritur fshatrat turistike, shprehen se një zgjidhje e mundshme do të ishte rritja e qirasë 99-vjeçare për të gjithë ata që kanë ndryshuar destinacionin e fshatit, zgjidhje kjo që nuk i detyron pronarët legjitimë të shesin tokën. Në oponencën e tyre ata nënvizojnë se, megjithëse ndërtuesit e fshatrave turistike u privilegjuan duke marrë tokat pothuajse falas përmes një qiraje qesharake për 99 vjet, tani kërkojnë të konsolidojnë investimet e kryera në fushën e turizmit në vend.

© 2004 METROPOL GROUP


JAM SHUM DAKORD ME “Pronësi me Drejtësi” POR GJITHSESI NJI FAKT NUK PERMENET HIC SE KUR BAHET FJALE SOT PER PRONAT NE BREGDETE (PER FSHATNA TURISTIKE) SHUMICA E TOKAVE BREGDETARE SOT JANE TE ZAPTUME DHE SHUMICA E NERTIMEVE JANE NERTIME PA LEJE QE VETEM E KAN SHEMTU BREGDETIN SHQIPTARE, GJITHSESI NUK JAM PER ME BA LIGJ ME DETYRU PRONART E TOKS ME JA DHAN SEZBAN TOKEN E TRASHGUME FIRMAVE TE FUQISHME QE PROJEKTOJN FSHATNA APO REZORTE TURISTIKE, PERKUNRAZI NE NJI SHOQNI TE LIRE KJO DUHET MU VARE TE UJDIA MES PRONARVE DHE NERTUSAVE


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 19 2009, 02:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizëm mes skeleteve të betonit

Enver Robelli

Një çerek milioni euro ka paguar Qeveria e Shqipërisë për ta prezantuar rivierën e vendit nëpër botë, me qëllim të joshjes së turistëve. Është një spot mjaft amator, i cili përpiqet të shpalosë një Shqipëri me ambient të pastër dhe paqësor. Për fatin e zi të Shqipërisë, mu në mes të sezonit turistik, një person që fajësohet të jetë i përfshirë në shumë krime, vrau katër policë. Edhe sikur spoti në "CNN" të emetohej 24 orë pandërprerë - imazhin e Shqipërisë ai s'e përmirëson dot. Hiq problemet me sigurinë në vend, Shqipëria vazhdon të deformohet edhe nga papërgjegjësia e madhe ndaj natyrës. Duhet të jesh dashamir i verbër i Shqipërisë, që Durrësin ose Sarandën t'i shikosh si qytete piktoreske. E vërteta e hidhur është se këto qytete i përngjajnë një grumbulli betoni. Syrin e çdo vizitori të interesuar për zhvillim e vrasin skeletet e betonit, të cilat ia kanë zënë frymën Durrësit dhe Sarandës. Ato sot u përngjajnë disa vendbanimeve palestineze të rrethuara dhe të shkatërruara nga terrori i shtetit izraelit. Shpresa e njerëzve në Sarandë dhe Durrës, megjithatë, është turizmi. Për shembull, në Sarandë tashmë janë nënshkruar kontrata për sjelljen e turistëve nga Korfuzi. Turistët kureshtarë vijnë, zbresin në Sarandë, këmbejnë euro në lekë, hanë drekë, pinë kafe dhe ikin. Të rrallë janë ata që qëndrojnë më shumë se një ditë. Oferta turistike e këtij qyteti nuk i josh të huajt që të kalojnë më shumë kohë këtu.

Tredhësi i mizave

Ka edhe tipa të tjerë që vijnë këtu, në Sarandë. Janë disa shqiptarë me pamje mafiozi, me zinxhirë të trashë në qafë dhe në duar, me unaza pompoze. Ata rrinë së bashku rreth një tavoline, njëri bërtet, tjetri flet me dikë në telefon, tjetri kërcen në pishinë dhe befas çirret si i çmendur, sepse tashmë e ka kuptuar se është hedhur në ujë me kuletë në xhep. Dy gra vrapojnë, ia marrin portofolin dhe i nxjerrin bankënotat e lagura, të cilat i shtrijnë në një krevat plazhi. Një skenë bizare. Një varg me euro teret në diellin e Sarandës. Në Sarandë mund të takosh papritmas edhe ish-zyrtarë të lartë të UNMIK-ut, të cilët vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, duke punuar si këshilltarë për tredhjen e mizave dhe si numërues të thumbave. Shumica e të huajve që vijnë në Sarandë menjëherë vazhdojnë rrugën drejt Butrintit. Një rrugë e ngushtë që i ngjason Urës së Xhehenemit. Po nuk ua lëshuat rrugën shoferëve shqiptarë, ata të hedhin pamëshirshëm përtej në det. Këtu është në fuqi ligji i atyre që nuk kanë vetëdije për rrezikun. Vetëm gjatë ditëve të fundit, mbi dhjetë persona kanë humbur jetën nëpër rrugët e Shqipërisë. Raportet policore tingëllojnë si të ishin buletine lufte. Dy të vdekur këtu, tre atje, katër të lënduar diku.

Butrinti është thesari i Sarandës, madje i gjithë Shqipërisë. Këtu vijnë grekë e italianë, anglezë dhe amerikanë, por edhe polakë e çekë. Dikur, në kohërat antike, Virgjili e kishte quajtur Butrintin një Trojë të vogël. Këtu kanë lënë gjurmët e tyre civilizime e kultura, helenë, romakë, bizantinë dhe venedikas. Në hyrje të qytetit antik, i cili është pothuaj i mbuluar me pemë e drurë si dafina, vidhi dhe shkurre të tjera, gjenden disa fidanë të mbjellë - jo nga Hashim Thaçi!, por nga Sali Berisha, Romano Prodi, Silvio Berluskoni, Stipe Mesiqi, Ivo Sanaderi. Qeveritë shqiptare - prej asaj të Enver Hoxhës deri te qeveritë e Fatos Nanos dhe Sali Berishës - nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi mirëmbajtjes së Butrintit. Viteve të fundit, një fondacion nga Britania e Madhe po kujdeset që Butrinti, kjo perlë e Mesdheut dhe pjesë e trashëgimisë botërore, të mirëmbahet dhe të hulumtohet. Nga mesi i viteve '50-të, Sarandën e kishte vizituar vetë Nikita Hrushovi, shefi i madh i Bashkimit Sovjetik. Nga Enver Hoxha kërkonte një bazë, flitej se BRSS-ja do të sillte këtu nëndetëse me koka bërthamore. Hoxha u mendua dhe tha jo. "Megjithatë, Perëndimi nuk e shpërbleu", - thotë një banor i Sarandës. Në fakt, Hoxha, një diktator megaloman, as që dëshironte të afrohej me Perëndimin. Pasi u prish me vëllezërit sovjetikë, gjeti miq e vëllezër në Kinë. U inspirua nga Revolucioni Kulturor kinez dhe e shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë.

Ndërrim skene: "Kafe Himara 1928" është hapur në vitin e largët 1928, siç e tregon edhe emri. Këtu takohen çdo mëngjes pleq e të rinj. Kamerierët sjellin kafe, raki dhe ëmbëlsira. Po në vitin 1928, Ahmet Zogu e shpalli veten Mbret të Shqiptarëve. Sundimi i tij shihet nga historianët si periudhë relativisht paqësore, gjatë së cilës, me para të Italisë u konsolidua ushtria shqiptare dhe burokracia, u ndërtuan rrugë dhe ura. Kur Zogu u përpoq të shkëputej nga dominimi italian, Shqipëria u pushtua nga trupat e diktatorit Benito Mussolini. Në murin e "Kafe Himara 1928" është varur një fotografi, në të cilën shihet Mbreti Zog duke qëndruar para këtij restoranti, në diell, dikur në vitet '30-të. Kthim në kohën e sotme: Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil (ose: Vasillaq) Bollano, prej vitesh sillet si kapadai. Kështu së paku e përshkruajnë gazetat e Tiranës. Sivjet ai e dha një shembull të bindshëm për kapadaillëkun e tij, duke ia ndaluar një grupi të fëmijëve nga Durrësi këngët me motiv patriotik shqiptar. Lajmi u dha në të gjitha mediat shqiptare, por për Bollanon nuk pati asnjë konsekuencë. E vetmja protestë mund të lexohej në një teneqe në qendër të Tiranës, ku dikush kishte shkruar me bojë të kuqe: "[shhttt] Bollano". Me gjasë, e njëjta dorë kishte shkruar edhe këtë parullë: "Shqipëri Etnike".

Ndotësit patriotikë

Kthim në Sarandë: Sikur të mos ishte mbuluar me beton dhe me arkitekturë primitive, Saranda do të ishte një qytet vërtet piktoresk në Mesdhe. Natyra është tepër e pastër, për shkak se këtu nuk ka pasur asnjëherë industri. Por, për ndotje tani kujdesen shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke hedhur mbeturina kudo. Sikur t'i hapnin vetëm pak sytë këta njerëz të papërgjegjshëm, do t'i shihnin turistët maqedonas, të cilët gjithnjë e më shumë po vijnë në Sarandë dhe, për dallim nga patriotët e rrejshëm shqiptarë, as nuk hedhin mbeturina, as nuk bëjnë zhurmë dhe as nuk pështyjnë në asfalt. As në Sarandë dhe as në Ksamil, një katund aty afër, buzë rrugës drejt Butrintit. Ksamili ka disa plazhe të mrekullueshëm, të cilët njeriu i sheh vetëm në televizor, për shembull në ishujt Maledive në Oqeanin Indian. Emri antik i këtij katundi është Heksamilion. Gjatë sundimit të Enver Hoxhës, Ksamili ishte vendpushim për zyrtarë të shtetit dhe të kombinateve të mëdha. Në vitet '60-të këtu u mbollën mijëra fidanë ulliri, limoni dhe qitroje (dru frutor i ngjashëm me limonin). Mund të thuhet se Ksamili ia kishte parë hairin Nikita Hrushovit. Në prag të vizitës së liderit sovjetik, në vitin 1959, autoritetet komuniste asfaltuan rrugën drejt Ksamilit dhe Butrintit. Turistët edhe sot kalojnë nëpër asfaltin e Hrushovit, por nuk e gjejnë më Ksamilin e qetë, të fjetur, të dremitur pranë valëve të Detit Jon. Që në hyrje të katundit bien në sy një kishë ortodokse dhe një xhami, të dyja të ndërtuara viteve të fundit. Gjithçka tjetër çfarë sheh njeriu janë skelete të pafundme betoni, godina të ngritura pa asnjë shije arkitektonike, aty-këtu ndonjë ndërtesë e prishur nga shteti. Edhe pak vite dhe Ksamili do të shpërfytyrohet tërësisht. Plazhet e tij tashmë ndodhen në duar të privatëve, ata kanë hapur restorantet e tyre dhe kanë vendosur shtretërit e çadrat e diellit, për të cilat kërkojnë herë 4 euro, herë 6, nganjëherë edhe më shumë. Nga bregdeti i Ksamilit shpesh mund të shihen anije të mëdha me turistë ose me mall, të cilat përmes Korfuzit largohen drejt Italisë. Nga Ksamili ato duken tepër larg.

Histori më vete është puna me kamerierët e Sarandës dhe të Ksamilit. Nëse jeni vetë i dyti, atëherë lirisht porositni tri rizoto ose tri pica, sepse do t'ju vijnë dy. Ose asnjë. Arsyetimi i kamerierit tingëllon kështu: "Harrova", ose "Rizoto do të jetë gati për 40 minuta", natyrisht pasi tashmë ke pritur 40 minuta orizin e bekuar dhe të stolisur me fruta deti. Edhe largimi nga Shqipëria është përherë legjendar. Sepse çdoherë polici kufitar të pyet nëse e njeh, për shembull, "një Ilir nga Gjilani". Ec e gjeje për cilin Ilir e ka fjalën. Kësaj radhe, në pikën kufitare Qafë-Botë, polici na pyeti nëse e njihnim Qefser Majacin nga Prishtina. Ishte i zhgënjyer kur i thamë se, për fat të keq, nuk e njohim. U nevrikos kur i treguam se Kosova ka dy milionë banorë dhe vërtet ne të gjithë jemi disi dajë e kushërinj mes veti, por prapëseprapë s'njihemi të gjithë, se një gjë e tillë është e pamundshme. Për disa çaste të gjitha këto përvoja bizare harrohen, kur kujtojmë kamerierin e restorantit afër Butrintit, i cili me të drejtë lavdëronte prodhimet e detit që na shërbente, duke thënë: "Shijoni, shijoni se këtë zanat e kemi me librezë të Enver Hoxhës".

(Nesër: Me "alvanitët" në Pargë të Greqisë)

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 19 2009, 05:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar

» Vendosur: 19/08/2009 - 08:21

• ANDI BEJTJA

Sa herë kam tentuar të shkruaj një shkrim mbi turizmin shqiptar: jam vetëpë-rmbajtur dhe më kanë përmbajtur. Fjalia standarde ka qenë: jo tani në sezon se dëmton turizmin e vendit tënd. Kam tentuar të shkruaj në maj apo në mars dhe ka qenë e njëjta fjali: jo para sezonit se ndikon për keq. Të njëjtën ndjesi provova dhe disa vite më parë kur isha nisur për një reportazh për kosovarët në Durrës dhe shkrova shkrimin “Turizmi Patriotik”, i bindur si atëherë dhe tani, se këtij lloj turizmi do t’i vijë fundi gjithsesi, pavarësisht nga rruga Durrës-Kukës apo nga tuneli i famshëm i kombit. Dhe atëherë nuk i thashë të gjitha sërish për shkak të “vetëpërmbajtjes patriotike”. Tani, them se po nuk u thanë dhe në fund të sezonit nuk kanë kur të thuhen më. Jam i bindur se të konstatosh dobësitë e turizmit shqiptar është shumë e thjeshtë se të japësh rekomandime për të dalë nga kjo gjendje, ashtu sikurse jam i bindur se pas leximit të këtij shkrimi do thuhet, “s’na the asgjë të re”. Kur rendit mangësitë e kupton se shumë gjëra mund të rregullohen thjesht dhe vetëm me vullnet dhe me një funksionim më pak se normal të shtetit ligjor.
Kam biseduar me dhjetëra turistë të huaj që kanë shkelur në Shqipëri dhe kam naviguar me orë të tëra në internet nëpër forume, ku fatkeqësisht kuptohet shumë lehtë se ata turistë (jo kosovarë) që kanë shkelur në Shqipëri, megjithëse kanë evidentuar plazhet si në Tajlandë, ushqimin e freskët dhe të lirë, mikpritjen etj., nuk kanë ndërmend të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kontekst autoritetet shqiptare duhet të mendohen gjatë se si ka mundësi që numri i turistëve maqedonas, (jo shqiptarë) turistë familjarë me pretendime nën mesataren europiane ka rënë kaq dramatikisht në krahasim me vjet, vit kur ata zbuluan masivisht Shqipërinë, edhe pse publiciteti për Shqipërinë në median maqedonase ka qenë shumë herë më i madh këtë vit. Pse? Si ka mundësi të kesh këto elementë kryesorë si klimën, detin, ushqimin, arkeologjinë, ekzotikën dhe vendin europian me çmimet më të lira e mos duash të kthehesh sërish.
Fatkeqësisht, nga të gjitha vrojtimet, nga të gjitha bisedat kokë më kokë me turistët e huaj, nga navigimet në forumet on line, kuptohet fare qartë, se fatkeqësisht ose thënë më mirë, dramatikisht, Shqipëria klasifikohet si një vend i Pisët. Shumë shqiptarëve, të imunizuar me plehrllikun, kjo i duket diçka lehtësisht e riparueshme, madje as nuk e rendisin te mangësitë, por personalisht mendoj se ky është imazhi më i rëndë që mund t’i jepet një vendi, imazh i cili dhe sikur të mos gjesh më asnjë bisht cigare në Shqipëri në tokë, do shumë vite të kalojë. Imazhi i pisllëkut nuk ndalon këtu, por shtrihet kudo që nga natyra e përdhosur e deri tek tualetet e restoranteve apo hoteleve shqiptare. Të gjithë jemi koshientë sa banjo hotelesh e restorantesh, madje dhe luksozë kemi parë në Shqipëri me kokme uji, me sapun ngjyrë kafe e me mure bojë kafe. Kam rastisur me miq të huaj në lokale në mes të Korçës, që shquhet për pastërti, janë kënaqur nga ushqimi dhe ndërkohë pasi kanë shkuar në tualet, kanë vjellë dhe janë çuar vrik. Ç’mund të bëjë shteti në këtë situatë? E mbetur në lojën e kompetencave, qeveria shqiptare ka ngritur duart përpara kësaj situate, duke vënë pas muri pushtetin lokal, por duke e lënë gjendjen ashtu siç është. Fakti është se nuk kemi të bëjmë thjesht me qytete të pastra dhe qytete të pista, por kemi të bëjmë në tërësi me një Shqipëri të Pisët. Plehrat tashmë janë kthyer në një problem kombëtar, që po e cenojnë dinjitetin tonë më shumë se çdo akt tjetër, më shumë se njolla e kriminalitetit apo trafikut të qenieve njerëzore. Qeveria shqiptare duhet të gjejë formën ligjore a jo ligjore për të ndërhyrë urgjentisht. Ka ardhur koha për një strukturë Task Forcë për Pastrimin e Plehrave jo vetëm nga rrugët e qyteteve shqiptare, por dhe atyre nacionale dhe bregdetit shqiptar, kodrave e fushave, pse jo ndoshta ka ardhur koha dhe për një Ministri të Posaçme Antiplehra, me buxhet më vete, me drejtori, që jo vetëm të pastrohen plehrat, duke inspektuar e ç’licencuar kompanitë që punojnë në terren, por edhe të licencohet e inspektohen hotelet e restorantet që nuk përmbushin kushtet e higjienës, të gjobiten qytetarët që hanë shalqi në rërë, qytetarët që hedhin plehrat nga ballkoni, qytetarët që lahen në det me cigare në gojë…… apo qoftë dhe të pronarëve të lokaleve që therin qengjat në sy të njerëzve në rrugë. (Deri tani çdo mik të huaj që kam ftuar në Llogara është shndërruar në vegjetarian). Tashmë plehrat janë me të vërtetë një problem kombëtar, i cili nuk mund të zgjidhet duke menduar lokalisht, por kombëtarisht. Personalisht, mendoj se po nuk u ndërhy në mënyrë energjike tani nga qeveria shqiptare, në Shqipëri, për pak vite do kemi vetëm emigrantë që vinë për të takuar mamin me babin ose tezen. Ky është problem më i madh jo vetëm i turizmit shqiptar, por problem më i madh dhe i imazhit tonë dhe në fund të fundit siç e thashë dhe më lart i dinjitetit tonë kombëtar.
Imazhi dhe dinjiteti jonë nuk cenohen vetëm nga plehrat, por dhe fenomene të tjera të ngjashme. Kam parë turistë të huaj të qajnë përpara amfiteatërve të tillë si ai i Durrësit p.sh., ku pallate shumëkatësh ngrihen mbi mozaikë apo fare afër tyre. Dhe kjo kafshëri administrative shqiptare i kthen këmbët e turistëve mbrapsht njëherë e mirë, duke i bërë të mos i hynë në sy as deti, as qielli, as ushqimi i freskët. Raste të tilla të turpshme janë të panumërta dhe babëzia e pushtetarëve lokalë nuk jep garanci se ky fenomen mund të ndërpritet. Ndoshta dhe këtu ka vend për një Task Forcë, për t’i lënë Shqipërisë fytyrën që ka në të vërtetë dhe jo atë të përçudnuar.
Të kësaj natyre, ku ndjehet qartë mungesa dhe kontrolli i shtetit, janë dhe problemet e tjera, edhe pse më të lehta në dukje për t’u riparuar. Ndoshta nuk ka asnjë vend në botë si në Shqipëri ku qytetarit vendas t’i vijë gjynah për turistin e huaj. Sa herë na ka ndodhur në mes të Tiranës të shohim turistë të hutuar me harta në dorë që nuk dinë ku të shkojnë. Në kryeqytetin shqiptar nuk ka asnjë zyrë informacioni turistike, ku turistët të kenë mundësi të marrin informacion ku dhe kur niset autobusi për Dhërmi, sa kushton, pas sa orësh arrin, në çfarë qytetesh shkon treni apo ku merret furgoni për Vlorë, si shkohet në Butrint etj. Kioska të tilla informacioni nuk ka në asnjë zonë turistike të Shqipërisë. Nuk ka asnjë informacion sa muze ka, kur janë të hapura. (Në shumicën e kohës ato janë të mbyllura). Më ka rastisur në Voskopojë të shikoj turistë gjermanë me orë të tëra përpara kishës, duke pritur të hapej më kot dera, derisa erdhi një vajzë dhe u tha se duhej të merrnin priftin në celular të vijë t’u hapë derën, për më tepër ishte ditë e diel.
Kaq e vështirë qenka për t’u hapur disa kioska të tilla dhe kaq shumë vite u dashkan për t’u realizuar një projekt kaq i vogël? Kaq e vështirë është të jepet një urdhër që muzetë, monumentet kulturore duhet të jenë të hapura, të paktën, në pikun e sezonit turistik?
Mungesa e dorës së shtetit dhe policisë gjithashtu ndjehet kudo, pavarësisht se në rrugët e Shqipërisë në sezonin turistik sheh më shumë polici se në çdo vend tjetër të botës. Disa turistë italianë një ditë të shtune shkuan në Dhërmi në darkë për të pirë një gotë birrë dhe dolën të nesërmen në 5 të mëngjesit për shkak të qindra makinave që kishin bllokuar rrugëdaljet. Telefonuan disa herë policinë. Policia erdhi, por ngriti duart përpjetë para asaj morie të madhe makinash. Nuk u tentua as për gjoba e as për asgjë të kësaj natyre. E vetmja fjali që erdhi nga goja e policëve ishte: “Do prisni, s’kemi ç’të bëjmë”. Thuhet se të njëjtin fat ka pësuar dhe vetë kryeministri shqiptar në tentativë për të lënë vilën qeveritare në Dhërmi. E njëjta panoramë është dhe në rrugën nacionale përgjatë Himarës, ku pushuesit parkojnë jashtë çdo kriteri në të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pakalueshme rrugën. Qytetarë të shumtë dëshmojnë se nuk kanë parë asnjë inkursion të policisë për të zhbllokuar rrugën, madje dëshmojnë se për ditë të tëra nuk kanë parë asnjë polic në Himarë. Të njëjtat pamje shikojmë për ditë në akset e tjera të rrugëve shqiptare. Kaq e vështirë është të disiplinohet trafiku apo parkimi i gabuar? Kaq e vështirë të vihen shenjat sinjalistike apo tabela orientuese? Ka rrugë në Shqipëri ku nuk ka asnjë tabelë dhe ku rruga dytësore është më e gjerë se rruga nacionale. Pyesni një turist të huaj që vjen në Shqipëri me makinë sa mund t’i shijojnë pushimet pas stresit dhe ankthit që heq në rrugët shqiptare. Hyni në një supermarket në Jug të Shqipërisë në sezon turistik dhe shikoni sa i shitet e njëjta shishe uji një qytetari nga Saranda, sa i shitet e njëjta shishe një qytetari nga Tirana dhe sa një qytetari kosovar apo maqedonas? Mos ka ardhur koha që edhe në këtë sektor tërësisht privat shteti duhet të ndërhyjë me çmime tavan?
Mund të vazhdosh me faqe të tëra të rendisësh fenomene të tilla krejtësisht shqiptare, që bëhen më të dukshme në sezone turistike, por në fakt po të mendohesh paksa më gjatë këto janë probleme që duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse vinë ose jo turistët, janë një pjesë e atyre problemeve që i çojnë qytetarët në kalimin ilegal të kufirit, në plotësimin e lotarive amerikane apo kanadeze, në blerjen e një vize Shengen. Le të na shërbejë turizmi për të përmirësuar standardin e jetës tonë që shpeshherë prishet thjesht nga mosfunksionimi normal i shtetit, apo qoftë dhe nga mungesa e vullnetit të mirë. Duken probleme të vogla, por në fakt janë njolla të mëdha.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 12 2009, 09:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
TURIZMI SHQIPTAR, NJE ILUZION TEJMASE I USHQYER

Adri Nurellari

Eshtë bërë tanimë traditë në Shqipëri që, çdo sezon turistik të shoqërohet me komente entuziaste për ecurinë dhe zhvillimin "marramendës" të turizmit shqiptar. Toni i papërmbajtur optimist me të cilin komentohet turizmi shqiptar, si dhe të dhënat, gati-gati të kujtojnë arritjet e planeve pesëvjeçare të komunizmit. Vetëm se ka ndryshuar terminologjia, jo përqasja. Atëherë kapërcehej plani, sot me sa duket kapërcehen parashikimet.

Në fakt, kjo mani për të thurur lavde ndaj turizmit apo potencialit turistik shqiptar është jo vetëm e pavërtetë, por edhe e rrezikshme. Pasi ky inkurajim i tepruar i politikave qeveritare dhe i amplifikuar prej mediave apo aktorëve të tjerë stimulon një deformim të ekonomisë, duke bërë që gjithnjë e më shumë burime të çohen në një sektor të gabuar të ekonomisë, që vështirë se është shumë premtues për një vend si Shqipëria. Kuptohet që të qenurit në Mesdhe dhe Europë na rezervon edhe neve njëfarë hapësire për të pasur turizëm në përmasa modeste, por kurrsesi nuk mund të jetë turizmi shtylla mbajtëse e ekonomisë sonë, e aq më pak epiqendra e investimeve publike dhe private.

Pikësëpari duhet pasur parasysh konkurrenca: sa hapësirë ka në tregun ndërkombëtar për ne? Mjafton të shikohet se sa kilometra bregdet kanë vendet e afërta të Mesdheut për të kuptuar sa të vobektë jemi ne me potencial bregdetar. Sipas librit të fakteve të CIA-s, Greqia ka një linjë bregdetare prej 13676 kilometra (më shumë se një e treta e ekuatorit, i cili ka një gjatësi prej 40092 kilometra), Italia 7600 kilometra, Turqia 7314 kilometra, Kroacia 5835, kurse Shqipëria vetëm 362 kilometra (pothuaj një e treta e bregdetit të ishullit grek të Kretës). Për mos të folur pastaj për cilësinë dhe bukurinë e bregdetit, praninë e monumenteve, florën dhe faunën, reputacionin ndërkombëtar etj., etj.

Një njeri që flet për plazhe shqiptare të virgjëra e të pashkelura, për një perlë në Mesdhe, është pa dyshim një romantik i padalë dhe i keqinformuar, që nuk e ka bredhur as bregdetin shqiptar të infektuar anembanë nga një epidemi ndërtesash të shëmtuara, dhe as bregdetin e vendeve fqinje, që mbetet ende larg të qenurit tërësisht i saturuar. Mjafton të bësh një vizitë në qindrat e kilometrave të bregdetit të rajoneve të Pulias e Kalabrisë në Itali, Peloponezit në Greqi apo Makarskës dhe Korçulës në Kroaci për të përvetësuar tamam domethënien e shprehjes bregdet të pazhvilluar dhe për të kuptuar që nuk është aspak një rastësi që, në bregun tonë nuk gjendet qoftë edhe një hotel apo resort i vetëm i ndonjë prej kompanive të mëdha ndërkombëtare hotelerike.

Ky iluzion është fryrë nga disa rrethana, ndër të cilat spikat në rend të parë izolimi. Shqiptarëve të Shqipërisë u janë shtuar të ardhurat, por jo mundësia për të udhëtuar, e për rrjedhojë pushimet u është dashur t‘i kalojnë këtu, në pamundësi për të marrë viza. Nga ana tjetër, sasinë më të madhe të të ardhurave të turizmit e sjellin emigrantët, të cilët detyrohen të kombinojnë çlodhjen me çmalljen me të afërmit e kthehen të kalojnë pushimin në Shqipëri. Mirëpo, nëse hiqen vizat, siç edhe pritet, në janar të vitit 2011, kjo situatë ka për të ndryshuar. Shqiptarët, ende të padalë, do të vërshojnë të eksplorojnë Perëndimin, jo vetëm për të parë ato vende të famshme që deri më sot i kanë shijuar vetëm në ekran, por edhe sepse zbulojnë një larmi shumë më të madhe e cilësore ofertash turizmi, që shpesh ka për të qenë shumë më e leverdishme se bregu i Jugut.

Emigrantët do të preferojnë të ftojnë familjarët e tyre aty ku ndodhen e të pushojnë tjetërkund, sesa të kthehen në Shqipëri për periudhën e verës. Përpos faktit që, me kalimin e kohës edhe emigrantët po i ftohin lidhjet me Shqipërinë, po u rriten fëmijët, të cilët shpesh janë plotësisht të asimiluar e do të integrohen më shumë në tregjet turistike të vendeve të adoptuara. Grupi i dytë i konsumatorëve të turizmit shqiptar janë pa dyshim bashkatdhetarët e Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët sikurse shtetasit e Shqipërisë kanë pasur vështirësi për të udhëtuar. Maqedonisë do t‘i hiqen vizat në janarin që po afron dhe shtetasit e këtij vendi do t‘u rikthehen brigjeve të Greqisë. Edhe kosovarëve, herët a vonë, do t‘u hiqen vizat, dhe sikurse po ndodh me emigrantët tanë, edhe atyre do t‘u ftohet delli apo kurioziteti patriotik për të vizituar Shqipërinë.

Pra, turizmi ynë është inflacionuar në një farë mënyre si pasojë e disa rrethanave të përkohshme izolimi dhe kjo periudhë, prej një dekade, gjatë së cilës kemi pasur një klientelë të garantuar turistike nuk është shfrytëzuar aspak për ta ngritur ofertën tonë hotelerike në një nivel që të konkurrojë në nivele ndërkombëtare. Përkundrazi, është menduar se situata e izolimit do jetë jetëgjatë, e për rrjedhojë, është ngurtësuar e njëjta mënyrë e të ofruarit turizëm në Shqipëri.

Mirëpo, në vendin tonë po vihen re edhe premisa të tjera që zvogëlojnë edhe vetë këtë klientelë "të garantuar" e që lënë të mendohet se investimet e deritanishme kanë për të shkuar dëm. Një pjesë e mirë e ndërtimeve buzë detit janë ndërtim banesash e jo hotelesh, që do të thotë se një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh, që deri dje merrnin hotele, tanimë zotërojnë apartamente ku gatuajnë vetë dhe kanë për të shpenzuar më pak se më parë gjatë pushimeve. Këtu përfshihet edhe një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, që kanë blerë apartamente në Durrës, Shëngjin apo gjetkë, por që deri dje paguanin për hotele. Edhe ata që marrin me qira ambiente apo shkojnë nëpër restorante nuk kënaqen më me pak, si më parë, kanë rritur pritshmërinë dhe kërkesën për cilësi në shërbim, që do të thotë se bashkë me konkurrencën në rritje, po i detyrojnë restorantet apo hotelet ekzistuese të ulin marzhin e fitimit për shërbimet apo produktet që ofrojnë, duke e bërë këtë biznes më pak të leverdishëm. Nga ana tjetër, janë masivizuar që tani ofertat për të udhëtuar e pushuar jashtë në Turqi, Kroaci e vende të tjera.

Është i vërtetë shtimi i numrit të vizitorëve të huaj që rezultojnë se kanë hyrë në Shqipëri, mirëpo me numrin dhe natyrën e tyre spekulohet. Një pjesë e mirë e atyre që kanë hyrë me shtetësi të huaj në Shqipëri janë emigrantë shqiptarë të legalizuar në vendet ku kanë emigruar e që zotërojnë pasaportën e një shteti të huaj. Përveç kësaj, një pjesë e mirë e të huajve që kanë hyrë janë eksploratorë, ‘backpackers‘ dhe jo pushues klasikë, të cilët janë të gatshëm edhe të paguajnë më shumë. Pra, bëhet fjalë për të huaj që derdhin në xhepat e turizmit shqiptar shumë më pak sa, ta zëmë, një emigrant shqiptar i Italisë, i kthyer për pushime. Këta të huaj, që po vihen re të vizitojnë vendin tonë, vijnë shpesh me çadra për të parë Veriun apo me kampera e makina me rulotë, duke shpenzuar shumë pak ose që zbresin për një ditë shkurtimisht sa për të parë Butrintin. Për të thënë të drejtën, kjo është edhe tipologjia e turistit që mund të pretendojmë se do joshim në një treg ndërkombëtar turizmi. Individë kureshtarë në kërkim të aventurës, të joshur nga pushime aktive e kuptimplota e që do e vizitonin Shqipërinë të ndjellë nga diversiteti fetar, kulturor, etnografik, monumental apo thjesht sepse vetëm vendi ynë u ka mbetur i pashkelur nga Europa. Vështirë se mund të priten pushues në bregun tonë të rrëmujshëm, me trafik e shërbime përtokë, ku vetëm pushim nuk bëhet. Sipas të gjitha gjasave, ne do mund të thithim udhëtarë eksploratorë.

Pavarësisht se nuk janë bërë studime të mirëfillta cilësore lidhur me potencialin tonë turistik apo mënyrën më të mirë të zhvillimit të turizmit shqiptar, bregdeti ynë tashmë është masakruar, shpesh në mënyrë të pakthyeshme. Po kështu, është e zorshme të shpresojmë që çmimet e apartamenteve të blera buzë detit sot, do rriten mot, me shpresën se së shpejti do vijnë blerës potencialë të huaj. Këta blerës të huaj të mundshëm të apartamenteve të bregdetit tonë, pa dyshim që kanë për të hezituar për një kohë të gjatë për t‘i blerë këto apartamente për sa kohë nuk kemi ndonjë nam të mirë, kur vazhdojmë të kemi kriminalitet të lartë, kur kemi probleme me pronat dhe ligjin, kur mungojnë elemente bazike si uji i vazhdueshëm, parkimi, pastërtia kolektive, sistemet e ujërave të zeza etj. Aq më tepër që apartamentet në bregdetin e Turqisë, Tunizisë e Egjiptit janë më të mira dhe më të lira se te ne.

Fatkeqësisht, ky iluzion është vaditur dhe kultivuar akoma më shumë prej politikave qeveritare gjatë viteve të fundit, ku spikasin veçanërisht parulla si "shqiptarët, sytë nga deti" apo "shtoni katet e shtëpive në bregdet". Investimet tejmase të reklamuara në ndërtimin e rrugëve në bregun jonian inflacionojnë akoma më tepër mitin se turizmi do jetë çelësi i begatisë së shqiptarëve. Inkurajimi ndaj turizmit familjar nuk bën gjë tjetër përveçse i hap dritën jeshile vijimit të ndërtimeve pa leje e pa kriter, që e kanë shndërruar Himarën nga xhevahir monumental e historik në ndotje estetike. Këtë linje reklamimi të tepruar të fryrjes së turizmit shqiptar e kanë ndjekur edhe mediat, të cilat nuk rreshtin së shtypuri faqe apo së dhëni kronika të gjata nga bregdeti, thua vetëm ne kemi det dhe se ai yni është më i miri. Flitet për investitorë të mëdhenj anglezë apo izraelitë, që befas u kujtuan për bregdetin tonë e po vërshojnë të interesohen për të ndërtuar e blerë. Dhe kur? Pikërisht në një periudhë, kur çmimet e apartamenteve të bregdetit të Spanjës kanë pasur një rënie prej 60% në çmim. Kuptohet, këtu luajnë edhe interesat ekonomike të ndërtuesve të apartamenteve dhe fshatrave turistikë, të cilët ngrenë lart potencialin turistik të bregdetit tonë për të ringjallur shitjet e mijëra metrave katrorë ndërtimi, të mbetura stok.

Mirëpo, kjo fryrje artificiale e këtij sektori qëllon edhe në një moment të keq të tregut ndërkombëtar të turizmit, i cili ka qenë ndër viktimat kryesore të krizës globale financiare. Në kushte krize, gjëja e parë që bëjnë njerëzit është heqja dorë nga gjërat jo të domosdoshme, siç është turizmi, gjë që ka çuar në një rënie të ndjeshme të sektorit në të gjithë botën. Franca, gjatë kësaj vere, ka pasur dy të tretat e turistëve të vitit të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, Italia ka pasur një rënie prej 10% të turistëve, kurse Spanja prej 8%. Po kështu, paratë e harxhuara nga turistët kanë rënë. Në Portugali, turistët kanë sjellë 13.2% të holla më pak se vjet, kurse në Greqi 14.7% më pak. Prandaj, tani që mbaroi ky sezon do të ishte mirë që të vinim me këmbë në tokë e ta pranonim që investimi me kësilloj përmasa në turizmin shqiptar nuk është dhe aq vendim i mençur. Ka sektorë të tjerë të lënë pas dore, si bujqësia dhe industria e lehtë, që premtojnë shumë më tepër qëndrueshmëri dhe siguri të investimeve. Mirëpo, këta sektorë penalizohen, jo vetëm sepse një pjesë e kapitalit që potencialisht do ishte hedhur tek to po shkon e fundoset në ndërtime turistike, por edhe sepse shumë pronarë në bregdet apo mal nuk i shesin apo kultivojnë tokat që kanë në zotërim, sepse iludohen që prona e tyre ka të ardhur të ndritur turistike, e për rrjedhojë, presin blerës me çmime të larta, ndaj nuk denjojnë ta përdorin për frutikulturë apo hortikulturë, edhe pse çmimet e produkteve të këtyre kulturave kanë ardhur në rritje. Po kështu, kjo turisto-mania e shoqëruar nga ndërtimo-mania ka çuar në fryrjen e tepruar të çmimeve të tokës, duke e bërë të vështirë investimin në industri, pasi çmimi i tokës ku do të donin të ndërtonin fabrikën, shpesh shkon më shumë se kostoja e ndërtimit dhe teknologjisë së nevojitur.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Sep 16 2009, 08:12am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 16 2009, 08:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizmi shqiptar, një realitet tej mase i kequshqyer

Nga Lavdosh Ferruni

“.. Një iluzion tej mase i ushqyer” e quan që në titull turizmin shqiptar Adri Nurellari në shkrimin e tij në fundjavë. Në thelb të shkrimit Nurellari e quan zhvillimin e turizmit si deformim të ekonomisë dhe vetë sektorin e turizmit si sektor të gabuar të ekonomisë. Një pikëpamje kjo thellësisht kontroverse me opinionin e gjerë sot mbi vendin e industrisë së turizmit në ekonominë shqiptare. Një pikëpamje po aq kontroverse sa dhe etiketimi prej Nurellarit, rreth 2 vjet më parë në një emision të Top Show, i fenomenit të ngrohjes globale si fenomen të stisur nga forcat majtiste dhe marksiste në botë. Kontroversiteti nuk qëndron vetëm në raportin e pikëpamjeve të Nurellarit me një pjesë tjetër të madhe të opinion-bërjes, por dhe me vetveten. Ndërsa në fillimet e tij në publik ai është prezantuar si kalorës i ekonomisë liberale dhe globalizmit (p.sh., si përkrahës i fortë i futjes së OMGJ-ve në Shqipëri), na del së fundi me pikëpamje jo-liberale për të mos thënë antiglobaliste duke sugjeruar zhvillimin e bujqësisë e industrisë në vend, madje del diku si promovues i fushatës së shpallur së fundmi, “Blej shqip”. Çdo njeri mund të ketë luhatjet e veta, rrjedhojë e bindjes apo pragmatizmit dhe kjo është normale, por një shkrim i tillë në kushtet e një politike ekonomike mishmashi, siç e cilëson Lubonja së fundmi, mund ta bëjë edhe më të zhbëshëm këtë mishmash. E thënë më qartësisht, një goditje e perspektivës turistike nuk bën gjë tjetër veçse krijon turbullirën e nevojshme, prej së cilës pritet të katalizohet më pas Shqipëria si platformë e shkëmbimit energjitik midis Ballkanit dhe vendeve perëndimore (kupto Italinë), siç shprehet Ing. Caruso, drejtor ekzekutiv i projektit për ndërtimin e Parkut Eolik në Karaburun në një intervistë të gjatë të tij së fundmi (gazeta “Standard”, 12 shtator 2009). Edhe Nurellari nuk është larg kësaj ideje, tek e mbyll shkrimin e tij duke u merakosur për investimet në industri, të cilave, sipas tij, po u bie në qafë sektori i turizmit. Ai shkruan: “.. kjo turisto-mania e shoqëruar nga ndërtimo-mania ka çuar në fryrjen e tepruar të çmimeve të tokës, duke e bërë të vështirë investimin në industri, pasi çmimi i tokës, ku do të donin të ndërtonin fabrikën, shpesh shkon më shumë se kostoja e ndërtimit dhe teknologjisë së nevojitur”. Në rastin më të mirë ky konkluzion i Nurellarit është fare naiv, thjesht për faktin se po të kishte bazë, do të kishim parë fenomenin e mungesës së investimeve në industri në vendet që prej dekadash kanë rritje të madhe të sektorit të turizmit, si Italia, Franca, Spanja, Greqia, Kroacia, qoftë dhe Mali i Zi.

Turizmi shqiptar, një realitet

Turizmi shqiptar nuk është aspak një iluzion. Ai është një realitet i gjallë që pulson fort në ekonominë shqiptare dhe që shihet prej të gjithëve. Shifra prej 1.5 milionë turistësh të ardhur gjatë 2009 është tepër e besueshme për cilindo që mund të ketë bërë një shëtitje gjysmë-orëshe në një ditë gushti në plazh të Durrësit, edhe pse mund të mos jetë e besueshme shifra e rritjes prej 36% krahasuar me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë arsye pse të ketë më pak turistë. Fakti që është vit krize nuk e dizavantazhon Shqipërinë, përkundrazi. Shqipëria, sidomos që prej këtij sezoni, që ka dhe një shkurtim të udhëtimit prej të paktën 5 orësh me Kosovën e si rrjedhojë më tej edhe me Serbinë dhe disa shtete të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, është bërë destinacioni më i shkurtër për të arritur bregdetin Adriatik dhe Jonian. Aksi i ri i Rrugës së Arbrit do të kanalizojë flukse të reja turistësh prej Ballkanit lindor. Në vitet e ardhshme, për shkak të shtrenjtimit të pritshëm të fluturimeve, edhe si rrjedhojë e angazhimeve të Evropës për reduktimin e emetimeve të CO2, pritet që të rritet fluksi i lëvizjes të turistëve evropianë me makina drejt Shqipërisë si destinacioni më i afërt i jugut të Adriatikut dhe detit Jon. Greqia mbetet e dizavantazhuar në këtë situatë, pasi turistit evropian do t’i duhej të përshkonte dhe nja 700 km të tjera për të arritur në portin e Pireut, prej nga ku do t’i duhej të merrte tragetin për në ndonjë ishull. Një faktor mjaft atraktiv dhe mjaft kompetitiv njëherësh është se Shqipëria ka mbi 250 km bregdet ranor, që i mungon Kroacisë e Malit të Zi. Ky lloj bregdeti ofron shumëfish kapacitete krahasuar me atë shkëmbor dhe është mjaft atraktiv për turizmin familjar që ofron sidomos cektësirën e detit për fëmijët. Shqipëria ka shansin e madh dhe që e ka vetëm Ajo, ku turisti mund të kalojë tashmë brenda 2 orëve nga plazhet ranore të Adriatikut në plazhet e mrekullueshme të Jonit. Nurellari pretendon se e ka bredhur bregdetin shqiptar dhe se ky bregdet është, sipas tij, “i infektuar anembanë nga një epidemi ndërtesash të shëmtuara”. Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Po përmendim këtu vetëm hapësirën bregdetare nga plazhi i Nartës (tashmë i okupuar nga TEC-i i Vlorës), deri në derdhje të Vjosës që është rreth 20 km plazh tërësisht i virgjër. E njëjta gjë mund të thuhet për km të tërë plazhe nga Gjiri i Lalzit deri në derdhje të Bunës.

Një argument fals që sjell Nurellari është ai i largimit të turistëve shqiptarë në destinacione të tjera, në momentin që Shqipëria do dalë nga izolimi, që vjen prej mungesës së vizave. Kjo mund të ndodhë vetëm përkohësisht dhe në grupe shumë të vogla të popullsisë. Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh që një vend i turizmit të detit të ketë flukse të konsiderueshme të këtij lloji në një vend tjetër. Për shembull, nuk kemi grek të shkojnë me pushime detare në Itali dhe anasjelltas apo kroat të shkojnë në Mal të Zi dhe anasjelltas. Edhe në Tailandë nuk janë grekë, italianë, spanjollë, portugezë që shkojnë, por suedezë e norvegjezë. Emigrantët me hapjen e vendit përsëri do të vijnë në Shqipëri edhe më gjatë, ndoshta për t’iu mësuar fëmijëve të tyre të flasin më mirë shqipen dhe të çmallen me vendin e tyre. Madje, fëmijët e rritur të emigrantëve do të sjellin në Shqipëri dhe të dashurat apo të dashurit e tyre të huaj. (Autori i shkrimit: pranoj që ky mund edhe të mos klasifikohet si argument).

Në vijim të argumentimit të tij për të zhvleftësuar turizmin shqiptar Nurellari përmend vijën bregdetare shumë herë më të madhe të Greqisë, Kroacisë Italisë e Turqisë krahasuar me atë të Shqipërisë. Në këto krahasime “harrohet” Mali i Zi. Në krahasim me të Shqipëria ka një vijë bregdetare më të gjatë, 362 km kundrejt 295 të Malit të Zi, por ka dhe një raport të vijës detare me kufirin tokësor gjithashtu më të madh se Mali i Zi. Por në Shqipëri sektori i turizmit përbën 4.1% të GDP, në Mal të Zi 20% dhe në dekadën e ardhshme parashikohet 27% të GDP dhe duke arritur 25% të të gjithë të punësuarve. Në Shqipëri pjesa e punësuar në turizëm është vetëm 11%, edhe pse kap 130 mijë vetë. Nëse Shqipëria do t’i afrohej parametrave si më sipër të Malit të Zi, bregdeti i të cilit ka dizavantazhe të dukshme (bregdet shkëmbor) krahasuar me atë shqiptar, ekonomia e vendit do të ishte shumë më e shëndetshme. Zhvillimi i turizmit do të ndikonte në rritjen e sektorëve të tjerë, sidomos sektorin e bujqësisë, ndryshe nga sa thotë Nurellari që e pengon atë.

Kequshqyerja e turizmit

Turizmi shqiptar nuk është tej mase i ushqyer, përkundrazi, rezulton të jetë “kequshqyer”. Është turp të përmendet se fondet e buxhetit të shtetit për investime në fushën e turizmit nga ministria për tre vitet e fundit kanë qenë mesatarisht rreth 20 milionë lekë në vit, të themi sa vlera e një apartamenti në qendër të Tiranës.

Investimet në këto 20 vite në turizëm janë të pandjeshme. Thuajse po ato rrugë e po ato kanalizime. Një pjesë rruge që ndërtoi Meta, kur ishte kryeministër nga Llogoraja në Palasë dhe asgjë tjetër. Akoma me probleme dritash e uji, akoma me pirgje plehrash, akoma me qytete turistike, ku turistët mund të shohin si digjen plehrat në fushë të hapur. Ajo që ka bërë qeveria, është pikërisht pengimi i iniciativës private, e cila që në fillimet e viteve ‘90 e deri sot e ka parë si prioritet investimin në turizëm. Pengimi vrastar është mosnjohja e pronarëve shekullorë, sidomos në bregdetin jonian, nga Karaburuni në Konispol dhe vërsulja e hajdutëve të ndërsyer nga vetë qeveria për të vjedhur toka turistike. Veç kequshqyerjes së turizmit duket se po përgatiten dhe “tortura vdekjeprurëse për turizmin”, siç janë planet e super TEC-eve, super-eolikëve, super-porteve, super-gazifikuesve a naftësjellësve, super-cementerive etj., si këto.

Para zgjedhjeve i gjithë spektri politik i mëshoi fort zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Pas zgjedhjeve Berisha gati i habiti shqiptarët me premtimet e mëdha për të investuar realisht për turizmin në Shqipëri, deri edhe heqja e qeseve plastike nga përdorimi (fantastike). Por Berisha ka provuar që në anijen e ekonomisë drejton pa busull, por së paku ne mos t’i flasim së prapthi.

© Copyright 2007 tema.al


Apolonia, në rrezik!

AURORA DAMINI

16/09/2009 Jepet alarmi për qytetin antik të Apolonisë. Po dëmtohet muzeu dhe objektet e tjera me vlerë

Administratorët e parkut të Apolonisë kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në restaurimin e objektit të rrezikuar si dhe të shumë të tjerëve që kanë pësuar tashmë dëmtime. Gjithashtu ata kërkojnë prej autoriteteve të qeverisë frenimin e kodrës ku ndodhet muzeu, pasi sipas tyre ajo po rrëshket e për pasojë do të shkatërrojë edhe muzeun. Admir Xhelaj, specialist arkeolog është shprehur se Portiku i Muzeut të Parkut të “Apolonisë” ka pësuar çarje dhe dëmtime të konsiderueshme në pothuaj të gjithë godinën. “Çarjet kanë prekur jo vetëm dyshemenë , por edhe muret si dhe vetë salla e muzeut është prekur nga dëmtimet, pasi në dyshemenë e saj çarjet janë të konsiderueshme. Edhe ambjentet ku qëndrojnë statujat kanë pësuar dëmtime të mëdha”, ka thënë specialisti.

Xhelaj konsiderohet si arkeoologu i parë që ka deklaruar edhe shkakun e shkatërrimit të portikut dhe të shumë mjediseve dhe objekteve me vlerë në Apoloni. Ai ka thënë se përveç mungesës së fondeve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve, më e rëndësishme është ndërhyrja në kodrën ku ndodhet muzeu, e cila po përballet me rrëshqitje.

“Kodra ku ndodhet portiku dhe muzeu arkeologjik po rrëshket. Duhet urgjentisht frenimi i këtij fenomeni. Autoritet e qeverisë duhet të ndërhyjnë me ndërtimin e disa pritave dhe muraleve mbajtëse të kësaj kodre, e cila duke lëvizur nga vendi dhe duke u fundosur shkakton shkatërrimin e të gjithë ndërtimeve që ndodhen mbi të. Padyshim që ndërtimi I pritave të rrëshqitjes së kësaj kodre kërkon fonde të mëdha, por nëse nuk ndërhyhet sot për këtë pritet që muzeu të humbasë ose më mirë të shembet”, - ka vërejtur Xhelaj.

Nga konstatimi i bërë prej specialistëve ka dalë se rrëshqitja e detitanishme ka vënë më në rrezik murin arkaik të muzeut si dhe portikun, por shirat e vjeshtës do të thellojnë edhe më shumë fenomenin e rrëshqitjes dhe për pasojë nëse nuk ndërhyhet brenda pak javësh rreziku i shembjes së muzeut është më evident.

“Duke patur rolin e një specialisti duhet të pranoj e të them se situate ku ndodhet sot portiku dhe muzeu, si dhe me përparimi i rrëshqitjes së kodrës lë një afat shumë të vogël për mosshembjen. Nëse nuk ndërhyhet muzeu dhe

© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Thu Oct 08 2009, 11:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 08 2009, 11:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Muri antik në Finiq të Sarandës

» Dërguar më: 07/10/2009 - 13:52

Fatmira Nikolli

Shembet muri antik i Finiqit në Sarandë. Muri antik 3 metra i lartë dhe 6 metra i gjerë, gjendej vetëm 30 metra nga vendi ku është punuar për rikonstruksionin e rrugës, por ndryshe nga sa është bërë publike nga shumë media dje paradite, dëmtimi nuk erdhi nga punimet e pakujdesshme për hapjen e rrugës, por për shkak të ndërtimit të një shtëpie nga një banor i zonës. Ajo çfarë ka ndodhur me monumentin është konstatuar para dy muajsh gjatë një ekspedite të arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, të cilët lajmëruan për këtë problem institucionet që janë të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së monumenteve. Por, lajmi u bë publik vetëm dje, e me sa duket iu ka shpëtuar hallkave që përpiqen t'i "mbulojnë" me heshtje këto probleme. Por, si dhe pse ka ndodhur kjo ngjarje, në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve? Versionet janë të ndryshme. Hipotezat, po ashtu. Për disa nuk është shembur muri antik, por muri i një shtëpie e për disa të tjerë ajo që ka ndodhur është një hap më shumë drejt zhdukjes së lashtësisë sonë. Gurët e murit antik janë thyer. Janë të shtrirë përdhe, të thërrmuar copa-copa. Diku tjetër një llamarinë ka mbuluar një pjesë të tyre. Ndanë tyre qëndrojnë rrënoja të tjera antike të Finiqit të hershëm, e diku më tej disa kolona betoni të kohëve të sotme. Edhe këto të shtrira përdhe. Afër "thërrimeve" të gurëve të murit antik, i lartë dhe "krenar", qëndron një bolier dushi...Shekulli i gjashtë në këtë sit arkeologjik sapo ka humbur një dëshmi të veten. Pas 15 shekujsh, dëshmia u zhduk pothuajse fare.
Versionet
Për ngjarjen ka dy versione. Njëri i takon Institutit të Arkeologjisë dhe tjetri drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papës. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë tha për "Gazetën Shqiptare" se, ky problem është konstatuar nga arkeologët e institutit që para disa javësh, kur këta të fundit shkuan atje në një ekspeditë. "Ne shkuam atje për gërmime dhe gjatë punës sonë konstatuam se muri që është zbuluar atje që në vitet '30 nga Luigi Maria Ugolini është shkatërruar". E pyetur se cila është arsyeja që muri është shembur, duke pasur parasysh hipotezat mbi shembjen e tij për shkak të punimeve të pakujdesshme gjatë ndërtimit të rrugës, Gjongecaj tha se shembja nuk ka të bëjë me rrugën. "Aty afër është një shtëpi, pronari i së cilës do që ta zgjerojë atë, për t'i dhënë shtëpi edhe të vëllait. E gjitha kjo është bërë në kurriz të murit antik. Aty është komuna, është Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Sarandës, është parku i Finiqit, e të gjitha këto varen nga Ministria e Kulturës dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik (ASHA), dhe me sa shoh nuk kanë bërë asgjë". Por, a ka Instituti i Arkeologjisë përgjegjësi për këtë ngjarje, ose cili është roli i tij në objektet e sitet arkeologjike? Drejtoresha Gjongecaj thotë se, instituti prej kohës nuk ka në dorë asgjë. "Ne, ka kohë që na i kanë hequr që të gjitha kompetencat dhe na kanë lënë vetëm të drejtën që të gërmojmë, të bëjmë kërkimet e specializuara dhe të kryejmë ekspedita sipas planeve që aprovohen nga Komisioni i Kombëtar i Arkeologjisë. Ne kemi gërmuar, i kemi mbaruar detyrat tona, pas gërmimeve ato që gjejmë i dorëzojmë tek monumentet, dhe janë institucione të tjera që duhet t'i ruajnë ato". E revoltuar, ajo thotë që pasi arkeologët kanë parë dëmtimin e murit, kanë njoftuar për problemin institucionet e lartpërmendura, duke iu treguar gjendjen reale të monumentit dhe duke kërkuar një zgjidhje për të. Por, çfarë thotë për këtë problem drejtori i Drejtorisë së Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa. I kontaktuar në telefon nga "Gazeta" dhe i pyetur se si qëndron problemi i shembjes së murit dhe çfarë ka ndodhur realisht, tha se, "aty para dy muajsh, pronari i shtëpisë ka tentuar të prishë një pjesë të shtëpisë së tij. Për këtë ai është ndaluar nga komuna dhe DRKK-ja e Sarandës. Janë bërë konstatimet dhe të gjitha procedurat e nevojshme. Pas zhurmës që u bë tani në media, ne vajtëm sërish dje dhe e gjetëm murin në të njëjtën gjendje që e kishim lënë herën e parë". I pyetur për një reagim të tijin pas asaj që deklaroi drejtoresha e IA-së, ai tha se aty nuk është ndërtuar shtëpi, sepse ndërtimi i paligjshëm është ndërprerë nga komuna. Papa tha se aty ka qenë një shtëpi, dhe pronari i saj ka dashur të prishë njërën nga dhomat, dhe kaq ka ndodhur. "Ai ka prishur dhomën e tij. Me sa pashë unë në vendngjarje, muri nuk është mur antik", - shtoi ai. Për t'u siguruar e pyetëm sërish, nëse ai në fjalën e tij po thoshte që muri për të cilin bëhet fjalë është mur antik apo jo, dhe përgjigja e tij ishte: "Muri që është shembur nuk është mur antik, por është muri i njërës prej dhomave, dhe kjo mund të shihet shumë qartë, është muri i vazhdimit të shtëpisë". Ai hedh poshtë publikimin në media të faktit që muri është dëmtuar për shkak të punimeve të pakujdesshme të rrugës që po ndërtohet. "Muri është në anë të rrugës. Siç thashë, aty pranë tij është një shtëpi, të cilën i zoti e prishi për të ndërtuar diçka tjetër, por kjo u pezullua edhe nga komuna edhe nga DRKK-ja Sarandë".

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Thu Oct 22 2009, 06:37pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
di me thane se kete vere ne shkoder kan ken disa shoke te mije edhe kan mbetur te habitur nga shkodra licenet qe e rrethojne e zonat malore...u knaqa krejt kur me folen mire per shqiperine e shkodren...

no comment......
Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 11:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizmi shqiptar paguan taksën e TVSH-së më të lartë në rajon.

Krahasimet

Operatorët turistikë: Nuk konkurrojmë dot. Të rishikohet paketa
Pavarësisht se jemi tre muaj larg fillimit të sezonit turistik veror, operatorët privatë ngrenë shqetësimin për masat që duhet të marrë qeveria. Duke marrë si shembull vendet e tjera që lagen nga deti Adriatik dhe ai Mesdhe, me të cilat Shqipëria përpiqet të bëjë konkurrencë, vihet re niveli i ulët i taksës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh). “Aktualisht bizneset shqiptare te hotelerisë dhe restoranteve, që aplikojnë regjimin e TVSH-së, nuk mund të thuhet se ofrojnë shërbime me çmime konkurruese për të njëjtën cilësi shërbimi krahasuar me fqinjët apo vendet e tjera europiane”, thotë Jak Topuzi, President i Sektorit të Akomodimit, në Shoqatën Shqiptare të Turizmit.

Aktualisht, taksa e TVSh-së prej 20 për qind në Shqipëri, për çmim dhome, krahasuar me Turqinë (8 për qind), Greqinë (6-9 për qind), Malin e Zi (7 për qind), Italinë (10 për qind), Francën (5.5 për qind), Maltën (5 për qind) etj., është 200-400 për qind më e lartë.

Krahas TVSh-së, taksat lokale si 5 për qind e çmimit të fjetjes në hotel, pagesat relativisht të larta të transaksioneve bankare (komisioni për kartat e kreditit 2-4.5 për qind), çmimi i energjisë elektrike, karburantit për ngrohje etj., e bëjnë sektorin e hoteleve të diskriminuar. E njëjta situatë paraqitet dhe me restorantet.

“Pjesë e politikave mbështetëse e qeverisë për industrinë turistike, duhet të jetë dhe rishikimi i nivelit të TVSh-së për hotelet dhe restorantet. Argumentimet për një TVSH të reduktuar për hotelet dhe restorantet në Shqipëri bazohen në praktikën që po ndjek BE-ja për sistemin e TVSh-së së reduktuar në vendet anëtare të saj”, thotë Topuzi. Prej vitesh hotelet e tashmë edhe restorantet në vendet e BE-së, sipas direktivave të Komisionit Europian (Direktivës 2006/112/EC), kane mundësinë te jene subjekt i TVSh-së reduktuar, (20 nga 27 vendet e BE-së kanë një TVSh më të vogël ose baras me 10 për qind për hotelet, kryesisht ato të Mesdheut). Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë, takimi i Këshillit Europian për Heshtjet e Ekonomisë dhe Financave në Bruksel më 10 mars 2009 u ka dhënë dritën jeshile shteteve anëtare të aplikojnë TVSh-në e reduktuar dhe për sektorin e restoranteve.

Sipas Topuzit, niveli i çmimeve të hoteleve është faktor vendimtar i konkurrueshmërisë së destinacioneve turistike. Mjaft shtete mesdhetare ndjekin politika mbështetëse për sektorin e turizmit përfshi dhe ato fiskale.

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3809 sec, 0.0805 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,461kB