Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Rreth turizmit Shqiptare veri-linore ( "Kosove" ).
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jul 14 2008, 10:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jeni mase te mirpritun me na pru n'kyt teme gjanat te vecanta e te bukura prej trojeve shqiptare te shqipnise veri-linore Dardani ( "Kosove" ) sepse gjate komunizmit ka pase nji mungese totale rreth ktyne trojeve shqiptare por edhe sot si shum ngatrresa e pakjartsi asht ba rreth turizmit ne kto troje Shqiptare

[ Edited Thu Oct 01 2009, 11:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 09:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Historikisht si Peja si Prizreni e si Mitrovica pa perjashtu edhe tana zonat tjera te Shqypnis veri-linore (Kosov) jan shum t'pasuna qysh ne koh te Iliris por gjithsesi kam nigju se kto zona kan do bukuri e vecanti te rralla, kisha me pas qef me na diftu nakush qi din ma shum per kto zona. Me na pru do fotografia e me nda me ne bukurit e natyrs qi kan kto troje shqyptare
Falemners


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Fri May 08 2009, 09:55am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
nuk e njoh shume po thuaj aspak kosove,por nepermjet internetit po sjell foto.

PEJA:


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Fri May 08 2009, 10:00am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846


STUBLLA MIT DER ERSTEN ALBANISCHEN SCHULE..
Ketu u hap edhe shkolla e pare shqipe.me banore shume patriot dhe besimtare.

[ Edited Fri May 08 2009, 10:05am ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 02:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hiqeni Morinen!

Nga Ilir Mirena

E Merkure, 08 Korrik 2009


E krijuar qe te jete menaxhuese ne marredheniet mes shtetit dhe individit, administrata eshte ne dispozicion te qytetareve per t'i lehtesuar peripecite e merzitshme qe ka secili kur ndodhet perpara sporteleve te saj. Te gjithe kemi shembuj fascinues nga pervojat efikase te administrates se vendeve te zhvilluara. Mes njeri-tjetrit shpesh i tregojme ato pervoja, si mostra krahasuese se si nuk funksionon administrata ketu tek ne.

Na dalin para syve edhe atehere kur, te rraskapitur nga tensionimi i gjate i nervave, dremisim me ore te tera ne pritje te nje certifikate te lindjes, si celesi primar i te gjithe dokumenteve te tjera - nuk e di cka dreqin nevojitet per secilin dokument qe te kesh certifikate lindjeje!? - kur presim per leternjoftime, pasaporta, viza, ne kufij, per pagimin e taksave te ndryshme, regjistrimin e kerrit, regjistrimin e femijeve, regjistrimin e tyre ne cerdhe e deri ne universitet.... E, keshtu, deri sa vjen dita kur dikush pret te na cregjistroje nga lista e te gjalleve.

Per te gjitha keto do te duhej te kishte nje administrate efikase qe ua thjeshton punet qytetareve qe te mos humbin ore e dite prane dyerve te tyre. Gjithkund eshte keshtu.

Me perjashtim te Kosoves. Ne plogeshtine e saj, administrata jone duket sikur te jete e dizajnuar per t'ua nxire jeten qytetareve.

Nje ndjesi te tille krijonte edhe nje reportazh qe pame ne RTK te dielen ne mbremje. Pame radhe te gjata te kerreve KS qe kishin mesyer bregdetin shqiptar. Radhe te gjata kishin mbetur te bllokuara per ore te tera, ne pritje per te dale matane pikes kufitare te Morines. Si cdo here degjuam edhe te intervistuar te mllefosur, por te pafuqishem per te bere dicka.

Njera nder arsyet pse ishim gezuar kur u leshua per qarkullim rruga Durres-Morine, ishte edhe ajo se me nuk do t'ua shihnim syte dhe fytyrat mosperfillese kufitareve maqedonas.

Pamjet qe te grithnin nervat jane pjese e nje administrate te plogesht, e cila assesi te mesoje ta nderroje marshin e shpejtesise. Ne te paren, tash e dhjete vjet. Kur menduam se tekat e doganiereve maqedonas jane e kaluar e tejshkuar, na u shfaqen karvanet e gjate te kosovareve qe prisnin per te hyre ne Shqiperi.

Pse gjithe ai kontroll kufitar ne Morine? Pse te mos krijohet nje pike e perbashket kufitare, sic ka bere tashme Shqiperia me Malin e Zi? Ose, ne fund te fundit, pse duhet te kete kufitare aty!? Krejt cka do te mund te vendosej andej dhe kendej kufirit duhet te jene patrullat policore qe do ta ndalonin ndonje fytyre te dyshimte dallaverexhije. Te pakten, familjaret me gjysher e femije, aty nuk duhet te kene asnje pengese. Pengesa e vetme duhet te jete nje ulje e vogel e shpejtesise se vetures.

Nese policia jone beson se keshtu mund te ndaloje kontrabandimin eventual qe mund te behet neper ate zone, e ka gabim. Aty jane transportuar arme te renda gjate luftes, e pas luftes mund te trafikohet gjithcka nga banoret lokale qe njohin pellembe per pellembe ate territor. Qarkullimin ilegal te njerezve nuk kishte mundur ta ndalonte as Serbia, kur bredhja neper ate zone kushtonte me koke.

Nese kufitaret tane jane vendosur per kete mision, hiqini nga aty! Jane te pafuqishem dhe rrogat i marrin kot! Policise se Kosoves i jane vjedhur gjera nen hunde dhe eshte habi te mendosh se mund te ndalojne dicka ne Morine. Nen shtate pale dryna, SHPK'se iu zhduk pergjithmone Dhoma e Provave, bashke me 47 kilograme heroine.

Nese tollovite aty kane filluar te nxiten nga padija menaxheriale, atehere duhet gjetur ilacin edhe per kete pune. Kjo i bie pergjegjesi ministrit Zenun Pajaziti. Ai do te duhej te dukej me shpesh ne ate zone, ose te pakten ta dergonte dike nga ministria e tij qe te mbikeqyrte drejtpersedrejti qarkullimin ne Morine.

Ndodhemi ne pikun e qarkullimit te qytetareve ne muajt e nxehte te veres. Ministria e Zenunit urgjentisht duhet ta gjeje menyren me Ministrine homologe te Shqiperise qe shqiptareve ne te dyja anet perfundimisht t'iu lehtesohet vajtje-ardhja.

Duhet hequr dore edhe nga praktikat e gjetjes se domosdoshme te nje fajtori mbi te cilin nuk paskemi influence. Shefat e policise sone kufitare provojne ta hedhin fajin matane kufirit, tek kufitaret e Shqiperise.

Perndryshe, me kete gjendje, administrata jone e paafte deri ne absurd, nuk ka se si te mos na beje paranojake dhe te fillojme te besojme se prapa ketij lemshi burokratik ka dicka me djallezore, si ne romanet e Kafkes. Njesoj si personazhet e tij, edhe neve, perballe pengesave qe hasim e qe na duken te paperfillshme ne fillim, na vjen nje moment dhe e kuptojme fragjilitetin dhe pafuqine tone perballe tyre. Pafuqia jone eshte evidente qofte edhe ne prani te nje nepunesi, qe derisa na drejtohet, mbllacit me gojen plote qebapet e drekes se tij.

Keshtu, ngathtesia e burokracise sone bene te mendosh per ekzistimin e nje shtabi pervers ku ndodhet nje grusht njerezish te cilet kenaqen duke ua bere me te rende pritjet qytetareve. Aty eshte nje grup sadistesh qe na sodisin me CCTV dhe kenaqen deri sa ne poshterohemi dhe perpelitemi neper ingranazhet e burokracise.

Krejt cka ka mbetur per ta plotesuar trajtimin aspak human te qytetareve tane, eshte qe derisa jane ne radhet e pritjes qe krijon administrata, t'iu konfiskohet ndonje veshke apo organ tjeter i transplatueshem.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 29 2009, 12:59pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Foto nga Prishtina, gjate kesaj vere.










Biblioteka kombetare











[ Edited Tue Sep 29 2009, 01:08pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 29 2009, 01:18pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Prizreni - me pelqen ky qytet, shume i vjeter e i bukur






Te shpia ku asht ba lidhja e prizrenit










[ Edited Tue Sep 29 2009, 01:20pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 29 2009, 01:28pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Shpella e Gadimes. Ne fshatin Gadime, ne afersi te Lipjanit e Ferizajt. Shpelle e 80milion vjecare. me dy kate, me liqen nentokesor, mahnitese!!













Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 29 2009, 01:43pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
...













Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Tue Sep 29 2009, 05:14pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
woww foto jane fantastike...i kam vizitu edhe une keto vende!!
Back to top
:::ShkoderZemer
Tue Sep 29 2009, 06:55pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Une hala, po kam shume qef me shku.
Po qebabe Prizrenit a keni provu? :d I love them.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
West****
Tue Sep 29 2009, 07:02pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Prizren, Peje , Gjakove i kam vizitu qysh ne vitin 1992,.... mund te vizitoni dhe Plaven dhe Gucin, bjeshke fantastike, mrekulli natyrore.

[ Edited Tue Sep 29 2009, 07:03pm ]
Back to top
SuperGirl
Wed Sep 30 2009, 10:09am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ShkoderZemer ka shkruar:

Une hala, po kam shume qef me shku.
Po qebabe Prizrenit a keni provu? :d I love them.



yummm...shum te mira, sidomos kur i bajne me maze.
Qebabe prizreni e 'bureke' sarajeve ka ne kosove!!!:)


Mos i leni pa i vizitu kto vende!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Sep 30 2009, 10:10am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
West**** ka shkruar:

Prizren, Peje , Gjakove i kam vizitu qysh ne vitin 1992,.... mund te vizitoni dhe Plaven dhe Gucin, bjeshke fantastike, mrekulli natyrore.




tapo ve da foto te bjeshkeve te pejes, ose ma mire bjeshket e namuna
fantastike!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Thu Oct 01 2009, 11:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
T'lumshin durt e falemners per fotografijat e bukura qi na i ke pru ktu Supergirl.



Një shandan, dhuratë e Skënderbeut për Manastirin e Deçanit

» Dërguar më: 30/09/2009 - 14:00

Prof. Dr Valter Shtylla

Manastiri i Deçanit në Kosovë ndodhet pranë qytetit të Deçanit, por edhe ndërmjet Gjakovës dhe Pejës. Vendosja e këtij kompleksi arkitekturor është bërë nën këmbët e Bjeshkëve të Nemuna, ngjitur me shtratin e lumit Bistrica dhe qytetit të Deçanit. Natyra rreth manastirit përbën një peizazh mjaft piktoresk dhe çlodhës për vizitorët e shpeshtë të këtij objekti religjioz, me vlera të gjithanshme. Pyjet e respektuara të Bjeshkëve të Nemuna krijojnë një harmoni të gjelbër rreth manastirit duke e bërë mjaft tërheqës ambientin, madje si një ndërlidhje e natyrës dhe manastirit. Koha e ndërtimit të manastirit i takon shekullit të XIV-të dhe pikërisht këtij intervali 1327-1335. Si në çdo kompleks manastiresh, ndërtimi më i hershëm i manastirit, gjithnjë sipas përcaktimeve të studiuara është kisha, e cila në këtë rast përfaqëson një objekt tipik të arkitekturës romantiko-gotike të shekullit XIV-të. Kisha, përveç pozicionit në qendër të kompleksit si dhe për vlerat arkitektonike dhe artistike që mbart jashtë dhe në interjer, përfaqëson objektin më të rëndësishëm të këtij ansambli monumental. Në muret e brendshme, një numër i madh me skena të ndryshme përbën pikturën murale, e cila duhet thënë, ruhet në gjendje të mirë. Nga pikëpamja funksionale kisha përbëhet nga narteksi në hyrje, nga navata qendrore, në anët e së cilës janë kapelat e Shën Dimitrit dhe Shën Nikollës dhe në fundin lindor të kishës shtrihet altari. Rreth kishës, ambienti kryesor i manastirit përbëhet nga konakët - ndërtime dykatëshe me çardak prej lënde druri. Konakët mbyllin gjithë territorin e manastirit me mure të larta, duke i dhënë kështu këtij objekti religjioz pamjen e një manastiri të fortifikuar. Pas kishës, objekti më i rëndësishëm i manastirit të Deçanit është Trapezaria (mensa), e cila ndodhet në skajin veri-perëndimor të kompleksit. Trapezeria nga pikëpamja kronologjike përfaqëson objektin e dytë pas kishës. Ajo përbëhet nga dy salla për ngrënien, të ndara nga një korridor në mes. Në fillimet e saj, trapezeria kishte vetëm një sallë me përmasa 10.5 x 32.5 m, e cila në fundin e saj lindor mbyllej nga një apsidë gjysmërrethore. Në këtë sallë ndodheshin katërmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë tavolina mermeri, ku mund të uleshin rreth 150 murgj njëkohësisht. Pas djegies së sallës në shekullin e kaluar, trapezeria u nda në tri pjesë përbërëse, siç e hasim në ditët e sotme. Salla e madhe lindore e trapezerisë sot shërben si ambient muzeal për ekspozimin e ikonave dhe të vlerave të tjera të manastirit si punime druri, shandanë, kryqe, etj.

Shandani

Pikërisht në këtë sallë, ku ruhen vlerat përfaqësuese të manastirit, në tavanin e apsidës gjysmërrethore është një shandan metalik prej bronzi. Shandani i trapezarisë, i varur mbi një zinxhir, përbëhet nga 8 krahë koncentrikë në fundin e të cilëve janë suportet për vendosjen e qirinjve, që lartësohen vertikalisht. Në manastirin e Deçanit ekziston një traditë gojore, e transmetuar brez pas brezi, madje nga të gjithë arkimandritët që kanë drejtuar manastirin. Tradita historike e transmetuar shprehet se shandani i trapezarisë që përshkruam më sipër është një dhuratë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, për manastirin e Deçanit në Pejë. Veç këtij burimi, një fakt interesant mbështetës i kësaj dëshmie është dhe vetë forma me tetë cepa e këtij shandani. Dihet dhe është shqyrtuar nga historianë dhe studiues të shumtë, se simboli apo stema e familjes së Kastriotëve ka veç të tjerave, edhe yllin me tetë cepa. Këtë e shohim në vulën e tij, që ruhet në arkivin e Dubrovnikut( Raguza e dikurshme) në Kroaci. Gjithashtu, ylli me tetë cepa është i gdhendur dhe në simbolin e familjes së Kastriotëve, që ruhet shumë i qartë në monumentin mortor të Konstantin Kastriotit, djali i Gjonit, pra nipi i Skënderbeut. Në të djathtë të monumentit mortor ndodhet e gdhendur një mburojë mbi shqiponjën dykrenore, ku janë incizuar dy kurora mbi krahët e shqiponjës dhe në mes sipër është ylli me tetë cepa. Ky varr monumental, sipas dokumenteve arkivore është ndërtuar në vitin 1500 nga gruaja e Skënderbeut, Donika, për nder të nipit, Konstantin, kryepeshkop i Izernias në Italinë jugore. Ylli me tetë cepa apo më shumë cepa në simbolet e dinastive historike përfaqëson simbolet e diellit. Kështu, Filipi i Maqedonisë, i ati i Aleksandrit të Madh, përdori si simbol yllin me 12 dhe 16 cepa. Në burimet e ndryshme historike theksohet qartësisht një lidhje ndoshta trashëgimie ndërmjet Lekës së Madh dhe Kastriotëve. Kështu, në një epitaf të nipit tjetër të Skënderbeut, edhe ai i ndërtuar nga Donika, për nipin Alfons në vitin 1503, i zbuluar në Real Manastirin San Trinidad, në Valencia të Spanjës, ndërmjet të tjerave është gdhendur "... Escardabech krahasohej me mbretin Aleksandër të Maqedonisë". Në burimet e ndryshme historike, gjithashtu theksohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ushtronte një aktivitet të dendur ndërkombëtar. Ai mbante lidhje të ngushta me dinastitë fqinje, si dhe me familjet e shquara princërore nga vendet përreth. Kështu, Skënderbeu mbante lidhje të forta me dinastitë e Aragonëve të Napolit, që mbretëronin dhe në Valencia të Spanjës. Familja e Kastriotëve kishte krijuar marrëdhënie krushqie me princat sllavë si me Stefan Crnojeviçin e Malit të Zi, me Stefan Brankoviçin e Serbisë. Dihen gjithashtu nga dëshmitë dhe dokumentet se, marrëdhëniet e Kastriotëve me Manastiret e Malit të Shenjtë në Selanik, ku në Manastirin e Hilandarit ndodhet kulla e Shën Gjergjit e quajtur me emrin "Pirgu i Shqiptarëve", si dhe varri i Reposhit, vëllai i Skënderbeut. Kuptohet se në kuadrin e këtyre marrëdhënieve normale me fqinjët mund të shprehet dhe fakti i dhuratës- shandan që Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka falur Manastirit të Deçanit, i cili vitet e fundit është shpallur dhe Monument - Pasuri e Kulturës Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
*Autori është drejtor i IMK-së

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Thu Oct 01 2009, 11:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Oct 06 2009, 04:20pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Prishtina, dje










[ Edited Tue Oct 06 2009, 04:21pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Tue Oct 06 2009, 04:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Falemners e te lumshin durt per fotot Supergirl

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Oct 06 2009, 06:22pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
te lutem lec! kenaqesi



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
LUPEN
Wed Oct 07 2009, 03:23am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
shume te bukura fotot.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
SuperGirl
Wed Oct 07 2009, 12:20pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
thnx lupen!



Germi/ Prishtine

Pishina e stermadhe dhe e mirembajtun, dhe parku fantastik, shume i paster, i qete, i fresket, plot me gjelberim.

















[ Edited Wed Oct 07 2009, 12:26pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Oct 07 2009, 12:24pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Prishtine





My favourite bar, De Rada.










[ Edited Wed Oct 07 2009, 12:24pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Oct 07 2009, 12:33pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Prishtina...ndihet vjeshta












Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Bozho
Wed Oct 07 2009, 01:35pm

Registered Member #3363
Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pm

Posts: 226
Valbona eshte perl ja vlen qe ta vizitoni
Back to top
Al Bundy
Wed Oct 07 2009, 07:17pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperG ajo xhamija paska dal si kulla e Pises/

Ajo fotoja me dege e bukur/



Back to top
babo
Wed Oct 07 2009, 07:23pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
SuperGirl ka shkruar:

Prizreni - me pelqen ky qytet, shume i vjeter e i bukur






Te shpia ku asht ba lidhja e prizrenit













i preferumi jem ne Kosove


Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2668 sec, 0.0848 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,165kB