Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Rreth turizmit t'Shqypnis linore Manastirit ( "Maqedoni - sot" ).
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jul 14 2008, 10:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jeni mase te mirpritun me na pru ktu informacione e sygjerime rrath turizmit te trojeve shqiptare te Manastirit ("MAQEDONI - SOT")

[ Edited Mon Nov 16 2009, 07:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 05 2009, 03:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një muze për shqiptarët e Maqedonisë

03/03/2009 I vetmi i këtij lloji për kulturën, historinë dhe traditat e shqiptarëve në Maqedoni, muzeu shtrihet 6 km larg Strugës, në fshatin Livadhi dhe është një nismë private. Deri tani numërohen 3 mijë objekte të mbledhura, ende të pakataloguara

Blerina Goce

Është i vetmi muze me kulturë dhe tematikë për historinë dhe traditat e shqiptarëve në Maqedoni. Në të ndodhen rreth 3 mijë objekte që datojnë nga periudha e bronzit e deri në ditët e sotme. Megjithatë, muzeu i Livadhisë në Strugë ende nuk ka asnjë përkrahje shtetërore dhe asnjë katalogim e klasifikim të saktë të materialeve të tij.

I krijuar në mënyrë vullnetare dhe private me nismën e prof. dr. Nebi Dervishit, muzeu është një “arkiv” i pasur të dhënash arkeologjike, etnografike, etj., të dhuruara nga vetë banorët e fshatrave rreth Strugës dhe koleksionisti nga Ohri, Shpëtim Çoku.

I vendosur rreth gjashtë km larg qytetit të Strugës, në fshatin Livadhi, muzeu sipas specialistit në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Jaho Brahaj, përmban një material të çmueshëm nga etnokultura e krijuar dhe trashëguar në shekuj nga banorët e këtij pellgu. “Objektet materiale-trashëgimi kulturore, kanë fillesë me dëshmi arkeologjike që nga periudha e bronzit e përmbyllen me objekte të punuara tradicionalisht nga mjeshtrit popullorë në ditët e sotme. Nuk është arritur ende t´ju bëhet një katalogim dhe një klasifikim i saktë, por ato janë materiale të mbledhura, të cilat tregojnë se ka një vlerë të jashtëzakonshme ajo krahinë dhe kryesisht fshatrat rreth Strugës”, vëren Brahaj, duke shtuar se beson që në të ardhmen ky muze do të klasifikohet dhe katalogohet në bazë të kritereve shkencore që ka muzeologjia e ditëve të sotme. “Edhe sot e kësaj dite në Maqedoni muzeumet janë të centralizuara dhe vazhdojnë të jenë, të ruhen e të paguhen punonjës, me po atë strukturë që kanë qenë muzeumet para viteve 1990. Dihet që historia, kultura e shqiptarëve nuk kanë qenë subjekt dhe objekt i një muzeumi të veçantë në të gjithë Maqedoninë. Prandaj ky muzeum merr edhe një vlerë jashtëzakonisht të veçantë sepse është muzeumi i parë pionier dhe i ngritur në mënyrë vullnetare”. Materiali i mbledhur përfshin material arkeologjik, etnografik, dorëshkrime, armë dhe armatime, si dhe foto të vjetra.

Studimi

Ideatori i këtij muzeumi, prof. dr. Nebi Dervishi sapo ka publikuar edhe studimin “Etnokultura e fushëgropës së Ohrit”. Monografia e Dervishit për krahinën e gjerë që përfshin Ohrin dhe Strugën është një kontribut me vlerë dhe jep një pasqyrë të plotë e të qartë të zhvillimeve politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj, pra që nga periudha e lashtësisë e deri në ditët tona. Studimi është produkt i hulumtimeve disavjeçare dhe është arritur që të evidentohen dhe shpalosen vlerat historike, kulturore dhe etnografike të pellgut të Ohrit, si dhe të provohet, se banorët e këtij rajoni janë autoktonë me një kulturë dhe qytetërim të hershëm. Pasuria kulturore e shpirtërore e shqiptarëve autoktonë në këto troje ndriçohet mbështetur në të dhënat shkencore arkivore, dokumente dhe dëshmi materiale dhe me hulumtime e studim të një bibliografie të gjerë dhe pothuajse shteruese. Një kapitull i kushtohet folklorit, riteve, zakoneve dhe kalendarit tradicional lokal të trashëguar. Ilustrimi me tekste të riteve e të këngëve është me materiale të botuara dhe të mbledhura nga autori në terren. Ky kapitull është sa një monografi më vete, hartuar dhe paraqitur sipas kritereve e metodologjisë të studimit etnologjik e folklorik dhe shoqëruar me ilustrime, shumica e tyre të pabotuara më parë.


Marre prej gazeta metropol Online


[ Edited Mon Nov 16 2009, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 16 2009, 07:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Grabitet trashëgimia kulturore shqiptare në sytë e UNESKO


Shkup - Katër libra shkencor për trashëgiminë kulturore në Maqedoni me të dhëna kontraverse dhe pa asnjë autorë shqiptarë u promovuan nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe me praninë e drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbert Ruos.
Studjuesit shqiptarë sërish akuzojnë për manipulime dhe grabitje të vlerave dhe trungut të trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni

“Lokalitetet Arkeologjike” , “Ohri, trashëgimia botërore” dhe “Përmendoret Osmane” janë veprat shkencore që këto ditë janë promovuar dhe që janë pjesë e njësisë së librave të “Trashëgimisë kulturore maqedonase”.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA për këto vëllime shkencore kulturore është përkujdesur drejtpërdrejt Ministria e Kulturës e Maqedonisë, e cila është financuese e projektit në bashkëpunim me UNESKO-n.

Siç thuhet nga autorët, me këto libra synohet prezantimi i trashëgimisë kulturore maqedonase në kulturën botërore. Mirëpo, për përkujdesjen e posaçme për botimin e këtyre vëllimeve ka qenë Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nën udhëheqjen e Pasko Kuzmanit, i cili njihet në disa qarqe shkencore dhe kulturore shqiptare si personaliteti kontravers dhe manipulues me faktet historike dhe artefaktet arkeologjike. Në këto vëllime sipërfaqësisht të shtjelluara në asnjë rast nuk përmendet trashëgimia kulturore e kohës ilire apo periudhave të tjera, sidomos periudhës së Dardanisë dhe periudhave më të reja, që mbajnë vulën e trashëgimisë shqiptare.

Gjithë këto të dhëna janë shpalosur para syve të drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbergt Rous, i cili ka qenë i pranishëm në promovim, dhe ka thënë se është i impresionuar nga këto vepra, sidomos ajo për Ohrin.

“Presë që këto vëllime të kenë ndikimin e vërtetë tek njerëzit që e kultivojnë identitetin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe dialogun multikulturor”, ka theksuar Rous, duke shtuar se do të jetë i interesuar për t`u njohur me trashëgiminë kulturore në Maqedoni. Këto libra u publikuan edhe me mbështetjen e UNESKO-s dhe se ato kohë më parë u promovuan edhe në Panairin e Librit në Frankfurt.

Studjues dhe historian shqiptarë kanë dyshuar dhe kanë bërë thirrje që të ndërpriten këto veprime dhe kjo fushatë e paramenduar aktive e institucioneve aktuale maqedonase për të shtrembëruar faktet dhe dëshmitë historike, në këtë rast edhe me trashëgiminë kulturore, pas skandaleve të bëra me “Enciklopedinë Maqedonase”. Nijazi Muhamedi, redaktori i librit më të ri shkencor “Maqedonia shqiptare” që konfirmon të vërtetën historike dhe faktografike shqiptare në Maqedoni ka theksuar se pas “Enciklopedisë Maqedonase” vazhdon fushata maqedonase për zhdukjen e historiografisë shqiptare.

Ai qëndrimet e tij i ka shprehur drejtpërdrejt në gazetën “Dnevnik” duke thënë se duhet të ndërpritet grabitje makabre e pasurisë kulturore shqiptare në Maqedoni nga ana e kulturës maqedonase. “Shën Bigori, Shën Naumi dhe shumë kisha të tjera i takojnë trashëgimisë kulturore shqiptare. Ka shumë dokumente që tregojnë se Bigori është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këto kisha dallojnë nga kishat që janë në pjesët tjera të vendit. Ka shumë dëshmi që sqarojnë se në të gjitha këto kisha janë kryer ritualet në gjuhën shqipe”, ka theksuar publicisti dhe kryetari i këshillit redaktues të librit më të ri “Maqedonia shqiptare”.

Historianët shqiptarë për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se në të ardhmen do të merren kryesisht me çështjen e shqiptarëve ortodoks dhe katolik të konvertuar në maqedonas. Shoqata e Historianëve shqiptarë kërkon që UNESKO të shqyrtojë këto shkelje dhe grabitje, pasi që deklarata universale e kësaj organizate kryesisht respekton dhe përkujdeset për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Ja kush janë autorët

Autorë të katër librave janë hulumtues, arkeologë, historianë të artit si: Aneta Serafimova, Viktorija Popovska, Julia Triçkovska, Mirjana Mashniç, Zoran Pavlov, Radmila Petkova, Pasko Kuzman, Dragan Mitrevski, Dragisha Zdravkovski, Kiro Ristov, Kiril Trajkovski dhe Lençe Jovanova. (Ina/start)

2009-11-15 14:54


Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1806 sec, 0.0247 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,539kB