Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Rreth turizmit t'Shqypnis veriore Plave -Guci dhe Ulqin ( "Mali Zi" ).
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jul 14 2008, 10:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ju lutem na familiarizone me venet ma te bukura ne trojet Shqyptare ne Mal te Zi se jena beterr kur bahet fjale per me dit venet e bukura ne Trojet shqyptare te Malit te Zi


Ulqin



Plave Gucij



Plave Guci



Gucij






[ Edited Sun May 09 2010, 11:56am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
xho
Fri Sep 26 2008, 09:10pm
Registered Member #1918
Joined: Tue May 27 2008, 08:13pm

Posts: 2
Tesh per tesh Ulqini zoteri ska ma mir per te besh pushim 10 ditesh ,kurse 1-2 dit zgjidh ne shqiperi.
Back to top
ERICbelgium
Thu Oct 02 2008, 12:51pm
Registered Member #2333
Joined: Mon Sep 22 2008, 03:56pm

Posts: 17
Ne sezonin e dimrit te shkosh per pushimet e fund vitit ne alpet e malcise se traboinit dhe trieshit afer plaves dhe gucise ku ka ma bukur se atje?sikur ndihesh ne Zvicer.turizmi alpin ne zonat e malcis shqiptare ne mal te zi jan perla te evropes.
Back to top
lissandro
Thu Jan 22 2009, 06:09pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Mali i zi dhe vend e bukura ku jan te banura me shu me shiptar dhe keto vende dikur i kan ken te shqiperis se madhe .
Plava shum e bukur dhe ka shum shqiptar po ka edhe malazez qe jetojn aty GUCI ,VUTHAJ ,BERAN QE ME ERMIN E VJETER NIFET IVANGRAD ,ULQIN ,HOT ,TRIESH ,TUZ ,KETO JAN VENDE TE BUKURA DHE TE JETUARA NGA PJESA ME E MADHE SHQIPTARE SE SA MALAZEZE KURSE SERB NUK KA TE THUASH HIQ NE KETO ZONA .E VETMJA ZON NE MAL TE ZI QE KA ZERB JAN NE NIKSHIQ TE THUASH NJA 40 KM ME QE KALON SPUZHEN E POTGORICES I NJOFTUN ME ERMIN TITOGRAD .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
belgium
Thu Jan 22 2009, 06:34pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
lissandro ka shkruar:

Mali i zi dhe vend e bukura ku jan te banura me shu me shiptar dhe keto vende dikur i kan ken te shqiperis se madhe .
Plava shum e bukur dhe ka shum shqiptar po ka edhe malazez qe jetojn aty GUCI ,VUTHAJ ,BERAN QE ME ERMIN E VJETER NIFET IVANGRAD ,ULQIN ,HOT ,TRIESH ,TUZ ,KETO JAN VENDE TE BUKURA DHE TE JETUARA NGA PJESA ME E MADHE SHQIPTARE SE SA MALAZEZE KURSE SERB NUK KA TE THUASH HIQ NE KETO ZONA .E VETMJA ZON NE MAL TE ZI QE KA ZERB JAN NE NIKSHIQ TE THUASH NJA 40 KM ME QE KALON SPUZHEN E POTGORICES I NJOFTUN ME ERMIN TITOGRAD .


Tuzi naq e te merr qaf per bukurit e rradha ..ahahhahahahhaha....
dhe per zonat qe ka serb ne mal te zi anqe asht alinovgrad, bielo polje,Nikshic,Plevje........

Popullsia e montenegro -mali i zi!
Totale:684736 hab.
Malazez:267 669 (43,16%)
Serbe: 198 414 (31,99%)
Boshnjak 48 184 (7,77%)
SHqipetar31 163 (5,03%) ner shqipetar ka 70% musulman deh 30% katolik
Muslimani 24625 (3,97%)
Kroat 6811 (1,10%)
Roms 2601 (0,42%)
Italian 500 (0,21%)
Tjer perzim41271(6,56%)................

MALI I ZI asht njivend shum malor dhe ka resurse te bollshme natyrore infrastruktura asht e knaqshme dhe ne alpe disponon nji infrastruktur bashkohore per sportet dimerore si: ski alpinizem ectr......ne bregdet si ULCINJ/BUDVA/HERCEG NOVI/SUTO MORE ASHT NJI PERLE EADRIATIKUT KU PARA LUFTES NE ISH JUGOSLLAVI TURISTET E NDRYESHEM AMERIKAN/ IZRELIT/ ESKANDINAV ISHIN TE PARET QE ACOMODOHESHIN...DHE SOT DAL NGADAL PO RIKTHEHET KJO TRADITE...
Back to top
lissandro
Thu Jan 22 2009, 07:36pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Bravo Belgium per te dhanat e sakata se un dash vetem pak sa kisha njohori .te lumshin duart

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
belgium
Thu Jan 22 2009, 09:51pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
lissandro ka shkruar:

Bravo Belgium per te dhanat e sakata se un dash vetem pak sa kisha njohori .te lumshin duart


GJithsesi ranci ka naqe se din dicka.....
Back to top
L - N
Wed Jul 22 2009, 12:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ulqini



Qyteti i detit dhe i librit

Flora Nikolla

I dyzuar mes lartësisë që ofron relievi i tij shkëmbor dhe butësisë së krijuar nga bregu i detit, Ulqini, qyteti i lashtë ilir, shtrihet nga Kepi Mendrës në veri, deri ku lumi Buna derdhet në Detin Adriatik. Është konsideruar si një nga qytetet më të vjetër të pellgut të Adriatikut dhe për shkak të pozitës së tij gjeografike, që nga parahistoria e deri në fund të shekullit të XIX, ai ka qenë i joshur nga shumë pushtues. Disa kanë qëndruar gjatë në këtë qytet, disa më shkurt, por të gjithë kur vizitonin Ulqinin duket se kanë lënë gjurmët e tyre. Pjesë e perandorisë romake, më pas e asaj bizantine, në shekujt XII-XIV, pjesë e perandorisë Serbe, kohë nga e cila kanë mbetur shumë kisha, Ulqini u mor nga Venedikasit në vitin 1415. Aktualisht, Ulqini banohet nga rreth 40 mijë banorë dhe mbi bazë të statistikave llogaritet që mbi 7 përqind të jenë shqiptarë.

Historikisht, banorët e këtij qyteti kanë qenë të lidhur me aktivitetin e tyre si detarë, tregtarë dhe zejtarë. Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1880, Ulqini me periferitë e tij deri në lumin Bunë, iu bashkua Malit të Zi, një republikë e vogël e përbërë nga 650 000 banorë. Pikërisht, në atë periudhë njihen edhe shpërnguljet më të mëdha të ulqinakëve drejt qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj. Sipas të dhënave historike, rreth 81 trungje familjesh migruan nga Ulqini, ndërkohë që bombardimi i vitit 1944 shënoi një migrim të dytë të madh nga Ulqini drejt Shkodrës. Për mbi 40 vjet, ulqinakët që jetonin në Shkodër nuk mund të shkonin në vendlindjen e tyre dhe qyteti i tyre u kthye për ta në një gojëdhënë të ndaluar.

I njohur në antikitet me emrin "Colchinium" dhe më pas i përmendur nga historiani romak Tit Livi me emrin Olcinium, sipas shumë gjasave, Ulqini mendohet të jetë banuar nga banorë që i takonin fisit ilir të labeatëve, i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur Liqeni i Labeatëve. Ai mori pamjen që ka ende sot, si një qytet-plazh buzë Detit Adriatik, rreth viteve '70, kur udhëheqësi jugosllav, Tito, kreu një sërë investimesh në këtë zonë. Banorët e këtij qyteti tregojnë se edhe shtëpitë e vendosura në kalanë e Ulqinit, ku janë gjetur gjurmët më të lashta të këtij qyteti, u rehabilituan pikërisht në atë periudhë. Të veshura me rrasa guri gri, ato duken mëse të mirëmbajtura. Ndërsa një shoqatë është krijuar enkas për të mbrojtur këtë pasuri, ku si vlerë vërtet e rrallë konsiderohet një beden ilir, i gjetur në shtresat e thella të platesë së kalasë.

Në një bllok guri, i ruajtuar në bedenin mesjetar, i cili dominon mbi gjirin dhe Molon e Ulqinit, figuron ende një reliev me konture primitive dhe arkaike, i cili, sipas historianëve, paraqet perëndinë lokale të detit, apo zotin ilir të detit si mbrojtës të këtij qyteti bregdetar. Por, që kur u pushtua për herë të parë nga turqit në vitin 1393, ai hyri në sferën e ndikimit orientolo-islam dhe nën këtë ndikim u themeluan shumë objekte fetare. I konsideruar si një plazh shkëmbor, por edhe ranor, (plazhi i Madh rreth 13 kilometra i gjatë), përgjatë shumë viteve në Ulqin pushonin kryesisht shqiptarët e Kosovës dhe më pak të Maqedonisë.

Rreth nëntë vite më parë, Ulqini filloi të preferohej dhe të vizitohej edhe nga shqiptarët e Shqipërisë, të cilët vitet e fundit shënuan pikun e preferencës së tyre për të kaluar pushimet në këtë qytet, dikur 'mollë e ndaluar' për shqiptarët. Por, nuk janë të paktë shkodranët, të cilët janë vendosur këtu në Ulqin. Dikush është martuar, dikush është punësur, dikush ka hapur ndonjë tregti. Në baret e pafund buzë detit në klubet e natës shumë këngëtarë shqiptarë interpretojnë këngë tradicionale të Shqipërisë, këngë tipike të Kosovës, këngë tradicionale të kësaj zone. Në maj të vitit 2006 në një referendum, rreth 55.4 përqind votuan pro pavarësisë së Malit të Zi, duke shënuar shpërbërjen përfudimtare të Jugosllavisë dhe njëherazi edhe pavarësinë e Malit të Zi, ku jetojnë veç shqiptarëve dhe malazezëve, dhe boshnjakë dhe romë etj.

Mbi 500 tituj të rinj librash do të ekspozohen në Panairin e Librit "Ulqini 2009" që do të organizohet më 27 korrik

Të paktën 6000 tituj librash, nga të cilat mbi 500 tituj të rinj do të ekspozohen në Panairin e Librit "Ulqini 2009", një panair që pritet të organizohet nga 27 korrik-2 gusht sipas një tradite bujare të vijëzuar mirë në Ulqin një qytet bregdetar i Republikës së Malit të Zi, i banuar nga 40 mijë banorë, shumica shqiptarë, po ku jetojnë edhe malazezë, boshnjakë dhe romë. Ky është viti i nëntë që organizohet ky aktivitet i librit, i cili që kur u iniciua nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe të qeverisë së Malit të Zi, duket se fshiu njëherazi edhe barrierat kulturore që kishin ekzistuar më parë mes dy vendeve fqinjë.

Tashmë një panair tradicional, që nisi të organizohej qëkurse Mali i Zi ishte pjesë e ish - Jugosllavisë, ky aktivitet i librit shqip, cilësohet si një faktor që ndihmon në integrimin e kulturës shqiptare në tërësi. Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, një njeri i dashuruar sa me librin aq edhe me qytetin e tij, aktiviteti që pritet të zhvillohet gjatë javës në vazhdim në qytetin buzë Adriatikut të lashtë, çel njëherazi dhe veprimtaritë me librin që më pas vijojnë me panairet e librit që zhvillohen në disa qytete të jugut të Shqipërisë.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftonte se veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, në këtë panair do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë edhe botues nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike. Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e rajonit tonë dhe që janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare në këto 15 vjetët e fundit. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj., etj., do të jenë librat që do të paraqiten para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj.

Është traditë e panairit të librit në Ulqin, që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu, në vitet e kaluara shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Luan Starova, sikundër kanë marrë pjesë ministra respektivë nga të dy vendet të Shqipërisë e të Malit të Zi.

Vitin e shkuar ishin të pranishëm ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, si dhe homologu i tij malazes, Branislav Miçunoviç. "Është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore", vlerësoi z. Pollo, në ceremoninë e çeljes, duke pohuar "se në këtë ngjarje kulturore botuesit e rajonit vijnë për të shpallur kulturën e tyre'. Ndërsa dy vite më parë, nderuan ceremoninë e çeljes se panairit, ministrja shqiptare e Integrimit, Majlinda Bregu, homologia e saj Gordona Gjuraviç, njëherazi dhe zv/kryeministre e Malit të Zi, si dhe ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, Fuad Nimani.

Këtë vit, në edicionin e 9-të të tij, të ftuar të veçantë dhe në qendër të vëmendjes së publikut bashkë me veprën e tyre do të jenë akademikët Ali Aliu nga Maqedonia, Shefkije Islamaj nga Kosova, shkrimtar romancier, kritik e eseist nga Mali i Zi. Ndërsa nata e parë, ceremonia e çeljes do të ketë të ftuar të veçantë dy presidentët e vendeve fqinje, Bamir Topi dhe Filip Vujanoviç. Nuk është hera e parë, që kultura bëhet faktor për afrimet politike dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen e politikës për problemet dhe vështirësitë që ka sot kultura, jo vetëm në vendin tonë e botën shqiptare, por edhe në Rajon e më gjerë.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Sun May 09 2010, 11:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 04 2009, 12:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryetar i komunës që banohet nga shumica shqiptare, i angazhuar t'i rikthej Ulqinit, shkëlqimin që meriton



Hajdinaga: Projektet që po rrisin vlerat turistike të Ulqinit

"Do të vazhdoj të punoj fort për t'i kthyer Ulqinit vlerat që meriton, si qytet i lashtë me tradita të shumta historike, kulturore dhe me resurse të veçanta turistike", shprehet në një intervistë për ATSH-në, Gëzim Hajdinaga, kryetari i kësaj komune në Mal të Zi, që banohet nga shumica shqiptarë. Në Ulqin, një nga qytetet më të lashta ilire të bregdetit të Adriatikut, jetojnë rreth 40 mijë banorë, shumica shqiptarë. Ish-ministër për Pakicat në qeverinë e Malit të Zi, por që prej vitit 2006 drejtues i Komunës së Ulqinit, Hajdinaga nënvizon se, "Ulqini është qyteti ku nuk ka dallim mes etnive, e vlerësuar kjo si pasuri". Përfaqësues i spikatur i shqiptarëve në Mal të Zi, ai vë në dukje në intervistën e tij për ATSH-në dhe marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis shtetit fqinj dhe Shqipërisë.

-Prej më se dy vjet e gjysmë jeni në krye të një qyteti me tradita në fushën e turizmit. Çfarë keni bërë ju për t'i ruajtur dhe çuar më tej këto tradita?

Duke qenë në krye të komunës, mendoj se asgjë nuk do të realizohej pa mbështetjen e qytetarëve të Ulqinit. Kam bindjen se, deri në fund të mandatit do t'i rikthej Ulqinit, qytetit me Kalanë e tij 2500-vjeçare, shkëlqimin që meriton. Të rëndësishëm do të veçoja investimin prej 1 milion euro, që synon kthimin në identitet të zonës së vjetër të Ulqinit. Rrugës kryesore, e quajtur "Çarshi", i janë kthyer vlerat kulturore, që sistemet e kaluara, edhe pse ka qenë në entet e ruajtjes së trashëgimive kulturore, ia kishin mohuar. Në këto dy vjet e gjysmë janë asfaltuar shumë rrugë. Do të veçoja ndriçimin e 8 km rrugë nga Tivari në Ulqin. Në këto investime, jemi përballur me mungesën e planeve urbanistike, që sot janë drejt përfundimit. Një plan urbanistik i studiuar mirë do t'i hapte rrugë investimeve të reja, legalizimeve të ndërtimeve të vjetra, dhe do të siguronte buxhetin e nevojshëm për këto investime. Një tjetër projekt, jo më pak i rëndësishëm, është dhe investimi për ngritjen e një porti të vogël, në hyrjen e kalasë, qyteti i vjetër. Këto investime sigurohen nga buxheti lokal dhe qeveria malazeze. Do të vlerësoja të rëndësishëm angazhimin e Drejtorisë së Punëve Publike të Malit të Zi, që vetëm në këto dy vjet e gjysmë që jam në krye të komunës, ka mundësuar 1.5 milion euro për investimet e kryera deri tani.

-Po projektet e së ardhmes?

Do të veçoja projektin për ngritjen e një një resorti hotelesh në Plazhin e Madh të Ulqinit, me një gjatësi prej 13 km. Është një projekt i rëndësishëm që aktualisht është në fazën e tenderimit. Në fazën fillestare ky projekt parashikon një investim prej 4 miliard euro. Projekti, me një vlerë prej 20 miliard euro, parashikon ngritjen e disa hoteleve, me kapacitet 70 mijë shtretër për pushuesit. Realizimi i këtij projekti do të bënte të mundur punësimin e rreth 20 mijë njerëzve. Për mua, ky projekt, padyshim i realizueshëm, do ta rendiste Ulqinin ndër vendet kryesore në fushën e turizmit.

-Në ç'nivel është bashkëpunimi juaj me biznesin privat, veçanërisht me atë që operon në fushën e turizmit?

Jam partner i mirë me biznesin. Krahas interesave të tij, biznesi krijon mundësinë e punësimit dhe për të tjerët, ndërkohë që shton të ardhurat në buxhetin e komunës. Me projektet e mëdha që e presin Ulqinin, do të hapen fronte pune, por pritet dhe kthimi i një numri të madh ulqinakësh, të cilët janë shkolluar dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Kjo padyshim do të ishte mjaft e rëndësishme për të gjithë. Jam optimist për mbarëvajtjen e turizmit në Ulqin. Sezoni i këtij viti, në kushtet e krizës financiare, ka qenë një ndër më të suksesshmit. Në Ulqin këtë vit kanë ardhur turistë nga vende të ndryshme si Kosova, Gjermania, Italia, Polonia, Hungaria, etj. Do të theksoja se shtatë prej hoteleve dhe restoranteve në Ulqin janë dekoruar me "Flamurin e kaltër", si plazhe të pastërta e me standarde.

-Mendimi juaj për pikën e përbashkët të kalimit kufitar Muriqan-Sukobinë. A kanë ndikuar procedurat e reja në eliminimin e radhëve të gjata të njerëzve dhe mjeteve që hyjnë e dalin nga kjo pikë?

Pika e kalimit të Muriqanit është ndër projektet më me rëndësi. Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat Olldashi dhe Kallampereviç, në kohën kur isha në qeverinë e Malit të Zi. Tashmë, ky projekt është zbatuar dhe funksionon si shembull i bashkëpunimit mes dy qeverive. Funksionimi i kësaj pike kalimi kufitar, si pikë e përbashkët për të dy vendet, me një administratë të përbashkët policore, është shembull i një bashkëpunimi të mirë, si në asnjë vend tjetër.

-Si e vlerësoni rrugën e re Durrës-Kukës-Morinë?

Është një vepër që nuk ka nevojë për koment, sepse efektet pozitive të saj po i shohim. Kjo rrugë e një rëndësie të veçantë ka ndikuar edhe në rritjen e fluksit të njerëzve që vijnë nga Kosova për të kaluar pushimet në Malin e Zi.

-Kush janë faktorët që ju mendoni se kanë ndikuar në vendimin e fundit të Brukselit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Malit të Zi?

Mendoj se faktori shqiptar në Mal të Zi ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim. Do të veçoja të rëndësishëm dhe rolin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili prej 10 vjetësh është anëtar i Qeverisë së Malit të Zi. Potenciali dhe kapaciteti demokratik i një shteti njihet edhe nga respektimi i të drejtave të pakicave brenda tij. Këtu unë do të theksoja se edhe pse ka akoma për të bërë, Mali i Zi ka bërë hapa.

-Qyteti i Ulqinit njihet dhe si qyteti i festës së librit. A do të jetë i tillë në vitet në vazhdim?

Kujtoj vitin 2001, kur isha ministër i Pakicave dhe kur së bashku me Fatmir Toçin hodhëm idenë e këtij panairi. Atëhere ishte problem të mendohej qoftë dhe për një libër shqip në Mal të Zi, e jo më për një panair. Në panairin e parë të Librit në Ulqin, ekspozuan botimet e tyre 50 shtëpi botuese. Vetëm një ditë më pas, gazetat proserbe në Malin e Zi dolën me sulme ndaj meje. Në këto gazeta thuhej se, "Hajdinaga me këtë panair do të ndërrojë kufirin dhe kërkon bashkimin e tyre", çka për mua nuk ka qenë e lehtë.

Tashmë, panairi ka shënuar edicionin e 9-të të librit dhe ky aktivitet është ndër më të rëndësishmit në rrafshin kombëtar. Kemi arritur të sjellim njerëzit më të njohur të letrave shqipe si Kadare. Këto aktivitete të librit janë përuruar nga krerët e shteteve dhe këtë do ta quaja një vlerësim.

Mira Shkurta

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Sun May 09 2010, 11:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 09 2010, 11:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiperi-Mal i Zi, bashkepunim per turizmin


Ulqin



Velipoj


Shoqatat shqiptare dhe malazeze te operatoreve turistike, po perpiqen te ndertojne nje treg unik mes tyre, duke tentuar zgjerimin e kooperimit dhe me partnere te ketij sektori ne Maqedoni dhe Kosove. Pervec turizmit, qe eshte nje sektor prioritar ne marredheniet dypaleshe, ndermjet Malit te Zi dhe Shqiperise ka shkembime dhe ne industrine ushqimore, ndertim, perpunim druri, lende minerare te paperpunuara etj. Sekretari i Pergjithshem i Dhomes se Tregtise dhe industrise se Tiranes, Gezim Podgorica, mendon se te dy vendet fqinje Shqiperia dhe Mali i Zi nuk kane ate nivel te pritshem ne marredheniet tregtare e ekonomike mes tyre. Pavaresisht se ne planin politik dy shtetet ballkanike shprehin nje stad te kenaqshem dhe nxites per te qene me dinamike ne shkembimet me interes reciprok, Gezim Podgorica thote se shoqatat e biznesit nga Shqiperia e Mali i Zi, jane duke reflektuar per nevojen e zgjerimit te tregtise, eksport importeve dhe investimeve. Duke iu referuar nje forumi biznesi mes dy vendeve, qe eshte mbajtur ditet te fundit ne Malin e Zi, ai thote nuk eshte vetem turizmi ne axhenden e bashkepunimit. Por dhe sektori i ndertimit, industrise ushqimore, ajo minerare, perpunimin i drurit etj. Per turizmin, sektorin kryesor ku dy vendet gjejne mjaft hapesira kooperimi, ka dhe akorde konkrete tani ne prag te sezonit veror, thote Gezim Podgorica sekretari i Pergjithshem i Dhomes se Tregtise dhe industrise se Tiranes per "Dojce Vele". "Gjate ketij sezoni turistik shume turiste, qe do te vijne nga Kroacia dhe kalojne ne Mal te Zi, te mos e kene ketu stacionin e fundit, por te vazhdojne drejt Shqiperise. Vitin e kaluar ky numer ka qene rreth 38.500. Mendohet qe kjo shifer te rritet, pasi mundesite jane shume te medha.
Komentet e juaja

© 1991 - 2010 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2911 sec, 0.0804 of that for queries. DB queries: 46. Memory Usage: 2,783kB