Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kosova. Rreth trojeve Shqiptare veri-linore
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Jul 19 2008, 08:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rajs: E ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, u takuan në Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisë amerikane, Kondoliza Rajs. Rajs e cilësoi "historike" vizitën e parë të udhëheqësve të shtetit të Kosovës dhe përsëriti angazhimin amerikan për Kosovën. Rajs shprehu besimin në angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një demokracie shumëetnike dhe respektimin e pakicave. Duke komentuar kundërshtimin e disa vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës, shefja e diplomacisë amerikane përsëriti se, Kosovën tashmë e njohin mbi 40 shtete dhe shtoi se "e ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer, pasi ka popull të vendosur, miq të vendosur dhe qeveri të vendosur".

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, bashkë me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, pas takimit, mbajtën konferencë të përbashkët për mediat, ku u veçua vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës pranë flamurit të SHBA-ve. "Ky është moment historik", tha Rajs. Ajo shtoi se "Kosova, Presidenti dhe kryeministri i saj kanë mikun e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës". "Përurova kryetarin dhe kryeministrin për progresin e bërë, sidomos në zbatimin e Planit të Ahtisarit". Rajs përmendi se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën. Po ashtu, ajo kujtoi se edhe shumica e vendeve të KS të OKB-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sekretarja Rajs vazhdoi duke thënë se, SHBA do të vazhojë ta ndihmojnë Kosovën, duke përmendur shumën prej 400 milion dollarësh, të ofruar në Konferencën e Donatorëve, ndërsa përmendi se gjatë dekadës së fundit, ndihma amerikanë për Kosovën kap shifrën prej 1 miliard dollarësh.

Presidenti Sejdiu shprehu falenderimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA kanë dhënë për Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe në rrugën e ndërtimit të shtetit demokratik të të gjithë qytetarëve. "Shprehëm falenderime, por edhe zotimet tona se do të vazhdojmë me këtë qasje. Kemi objektiv të ndërtojmë një Kosovë - atdhe i të gjithëve. Për ne do të jetë po ashtu edhe kjo një kthesë e veçantë në kuptim të ringjalljes ekonomike të Kosovës dhe në synimin që, Kosova të bëhet faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon", tha Presidenti Sejdiu.

Kryeministri Thaçi po ashtu falendroi për mbështetjen e fuqishme amerikane. "Kosova sot është vend i paqes, i stabilitetit dhe i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendet e rajonit dhe në të ardhmen edhe me Serbinë, Kosova ka arritur progres në periudhën gjashtëmujore pas pavarësisë. Kjo është një vizitë dhe takim historik, sepse është delegacioni i parë i shtetit të Kosvës që viziton Uashingtonin. Në shprehëm zotimet e reja të Kosovës, e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlantike. Populli dhe institucionet e Kosovës përulen para qeverisë dhe popullit amerikan për mbështetjen e treguar", përfundoi Thaçi.

Në vazhdim, duke u përgjigjur në pyetje gazetarësh, Sekretarja Rajs tha se, Kosova ka një popull të vendosur, por edhe miq të vendosur. "Të gjithë jemi të kënaqur që pamë lajmin se, Kosova është e pavarur. Ne tani kishim Konferencën e Donatorëve dhe pamë se ka Kosovë të pavarur, e cila do të vazhdojë të jetojë si e tillë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndihmojnë në të gjitha mënyrat Kosovën, duke krijuar njëherësh edhe marrëdhënië të mira me Serbinë", tha Kondoleza Rajs. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të takohen me Presidentin Bush më 21 korrik në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë vizita e tyre e parë në Uashington, si udhëheqës të shtetit të pavarur të Kosovës. Pritet që Presidenti Bush t'u shprehë dy udhëheqësve mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumëetnik, institucionet e të cilit, t'u shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kroacia njeh pasaportat e reja të Kosovës

Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, njoftoi se do t'i njihte pasaportat e reja të Kosovës. Ministria theksoi se qeveria kroate e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, prandaj konform me këtë nuk ka pengesë për njohjen e dokumenteve të udhëtimit që lëshojnë organet kompetente të Kosovës. Në komunikatë theksohet se, qeveria kroate edhe më parë ka shprehur gatishmërinë që të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme bashkëpunimi me Kosovën dhe konsideron se ky bashkëpunim nuk rrezikon marrëdhëniet e mira me cilindo shtet në rajon. Mali i Zi do t'i njohë pasaportat e Kosovës dhe do të ishte nonsens që qytetarëve të Kosovës t'u pamundësohet hyrja në Mal të Zi, ka deklaruar ministri malazez i Policisë, Jusuf Kallamperoviç. "Njëqind mijë turistë vijnë çdo vit nga Kosova në Mal të Zi. Ne do t'i humbisnim", ka theksuar Kallamperoviç për agjencinë austriake të lajmeve APA. Gjithashtu edhe një numër i madh mallrash, sipas tij, nëpërmjet Malit të Zi shkon në Kosovë, sikur edhe trafiku hekurudhor dhe transportues. "Mali i Zi kufijtë e vet kurrë nuk i ka mbyllur drejt Kosovës. Këtë e nuk e ka bërë as në kohët shumë të vështira", ka thënë Kallamperoviç. Në lidhje me njohjen formale të Kosovës nga ana e Malit të Zi, ai thotë se, aktualisht kjo nuk është temë dhe se kjo çështje është shtyrë për "një kohë të pacaktuar".

Gernot Erler: EULEX do të jetë kompetent në të gjithë Kosovën

"Çështja e statusit të Kosovës nuk është më temë e diskutimeve. Vendimi për statusin është marrë. Tani kur një numër vendesh, përfshirë edhe anëtarët e KB-së, këtë e ka konfirmuar, nuk mund të ecim prapa. Askush nuk e ka këtë qëllim, ndërsa në një proces të tillë Gjermania nuk do të merrte pjesë", ka thënë Gernot Erler, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në lidhje me mundësinë që Serbia ta njohë Kosovën, nëse dëshiron të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, Erler tha për "Dojçe Velen" se, "kjo është çështje e kohës". Por sipas tij, "nuk është reale që në një periudhë të shkurtër kohore Beogradi të ndryshojë qëndrimin". Megjithatë ai shpreson që, siç shprehet, "fillimi i ri në Serbi do të thotë edhe rishqyrtim i pozicionit ndaj Kosovës". Duke komentuar pohimet se, realizimi i misionit të EULEX-it nën kujdesin e UNMIK-ut do të çojë në ndarjen e Kosovës, Erler tha se, bëhet fjalë "për një ndarje horizontale të punëve", e jo se do të ketë përjashtime, si bie fjala në veri të Kosovës. "EULEX do të jetë kompetent në të gjitha viset e vendit", theksoi Erler.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës konsiderojnë se raporti i kreut të OKB-së për Kosovën është pozitiv

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe analistët politikë, konsiderojnë se raporti tremujor për Kosovën, i publikuar dje nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në përgjithësi është pozitiv. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se ai është një raport që dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e paraparë. "Sekretari i Përgjithshëm e ka kuptuar realitetin dhe ka marrë hapa të guximshëm në kuptimin politik për zhvillimet në Kosovë dhe janë zhvillime e qëndrime që janë në përputhje me njëra-tjetrën. Është një raport që e njeh realitetin në Kosovë, që dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e paraparë dhe mendoj se janë në drejtim të drejtë", tha Kuçi.

Edhe analisti politik, Muhamet Mavraj, e vlerëson pozitivisht raportin me faktin, që zoti Ban ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me planin për transferimin e funksionit policor nga UNMIK-u në BE. "Në vetvete kjo përmban njëfarë fryme pozitive, por në raport me Kosovën, çfarëdo që vjen në lidhje me UNMIK-un, nuk paraqet lajm të mirë. Tani e tutje nuk paraqet lajm të mirë as për pakicën serbe dhe për asnjë njeri që e di se UNMIK-u tani është kthyer në një simbol të zhagitjes së zgjidhjes së çështjeve, përfshirë edhe pajtimin ndërmjet njerëzve në Kosovë". "Sa më shpjet që UNMIK-u zvogëlon kompetencat dhe shkon prej Kosovës, është pozitive, pavarësisht se ato kompetenca i shkojnë një misioni tjetër ndërkombëtar, kësaj radhe një misioni regjional të BE-së", tha Mavraj. Kurse, analisti Driton Lajçi thotë se, raporti i kreut të OKB-së për Kosovën, është një kompromis për të gjithë aktorët që veprojnë në Kosovë. "Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është një kompromis i ri, i paraqitur me qëllim që të harmonizohen objektivat e qasjes së fushë-veprimtarisë të të gjithë aktorëve që veprojnë në Kosovë, pra UNMIK-ut, EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës", tha Lajçi.

Ban Ki Moon në raportin e tij rikujton që ka udhëzuar UNMIK-un që të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian, në mënyrë që misioni i koduar me emrin EULEX t'i marrë përgjegjësitë në fushën e sundimit të ligjit, por që të mbetet në autoritetin e OKB-së. Për analistin Mavraj, vazhdimi i misionit të UNMK-ut në Kosovë është një shpresë e rreme për serbët e Kosovës dhe në veçanti për ata në veri të Mitrovicës. "UNMIK-u e ka kohën që të shkojë dhe është krejtësisht i paaftë; është vetëm shpresë e rreme edhe për shqiptarët atje në veri, edhe për serbët". "Është i panevojshëm, duhet të shkojë dhe duhet të shkurtohen iluzionet e serbëve se me praninë e UNMIK-ut, mund të luajnë me Kosovën - kështu siç po luajnë në përgjithësi në veri, që e kanë shndërruar në zonë të krimit të organizuar", tha zoti Mavraj. Më tutje, Ban Ki Moon në raportin e tij thekson se, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës, raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve janë përkeqësuar edhe më shumë.

Kuçi: Realiteti pas pavarësisë ka ndryshuar

Edhe zëvendëskryeministri Kuçi thotë se, realiteti në Kosovë pas pavarësisë ka ndryshuar. Ai thotë se, serbët dita-ditës po e kuptojnë realitetin. "Natyrisht që një pjesë e minoritetit serb ka qenë nën ndikimin e Beogradit dhe i janë frikësuar të ardhmes së tyre, por dita-ditës ata janë duke e kuptuar realitetin dhe bashkë me realitetin po jetojmë në një Kosovë të re", tha Kuçi. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të debatohet më 21 korrik në Këshillin e Sigurimit. Sipas analistit Mavraj, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fuqizimit të Kushtetutës, raportet mes serbëve dhe shqiptarëve janë përmirësuar dukshëm. "Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja nga fuqitë e mëdha, shumë serbë i ka vetëdijesuar dhe madje i ka penduar. Me sa po shoh unë, frika e serbëve të Beogradit për kërcënimet që ua kanë bërë disa prej liderëve serbë për vrasje etj., nëse bashkëpunojnë me Kosovën ose në rast se i marrin pagat, dalëngadalë po largohet". "Shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka vetëdijesuar serbët se kjo çështje është e kryer", tha Mavraj.

Takimi me Presidentin Bush, njohje e rëndësisë së Kosovës për SHBA

SHBA kanë dëshira të mira për popullin e Kosovës për të realizuar me sukses kalimin drejt një shteti të pavarur

Vizita që Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi, do të bëjnë në Shtëpinë e Bardhë, shihet nga shqiptaro-amerikanët si një inkurajim që Shtetet e Bashkuara po i japin shtetit të ri. Historiani shqiptaro-amerikan Nikolla Pano, i tha "Zërit të Amerikës" se, takimi i udhëheqësve të Kosovës me Presidentin Bush është një njohje e rëndësisë që ka Kosova për Shtetet e Bashkuara. Profesor Pano, një njohës i mirë i historisë së Ballkanit, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë dëshira të mira për Kosovën dhe kjo pasqyrohet edhe në ftesën që vjen nga Presidenti Bush: "Vizita e udhëheqësve të Kosovës në Uashington është një njohje e rëndësisë që ka Kosova për Shtetet e Bashkuara. Ajo është gjithashtu një njohje nga Shtetet e Bashkuara e përparimit që po bëhet në Kosovë për të vendosur institucionet e nevojshme politike. Vizita është edhe një nderim për popullin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë një admirim të madh ndaj përkushtimit të popullit të Kosovës për arritjen e pavarësisë. Vizita synon të inkurajojë popullin e Kosovës dhe t'u japë atyre të kuptojnë se, Shtetet e Bashkuara qendrojnë përkrah tyre jo vetëm materialisht si në rastin e kontributit që dhanë për fondin e donatorëve, por edhe moralisht: Shtetet e Bashkuara kanë dëshira të mira për popullin e Kosovës për të realizuar me sukses kalimin drejt një shteti të pavarur dhe demokratik".

Profesor Pano nuk mendon se ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm që Kosova të dështojë si shtet, por thotë se rruga përpara do të jetë e vështirë. Mes grackave, të cilave ajo duhet t'u ruhet, thotë profesori, është rreziku i paqëndrueshmërisë politike që mund të vinte nga lufta e tepruar politike mes partive politike.

"Shpresoj se Kosova do të nxjerrë mësime nga Shqipëria, sepse lufta e tepruar mes partive, lufta thellësisht përçarëse politike do të çonte në zhgënjim brenda vendit, do të minonte moralin e popullatës. Është e nevojshme që partitë kryesore politike në Kosovë t'i zhvillojnë betejat e tyre rreth parimeve dhe çështjeve serioze e jo të angazhohen në sulme politike apo në kërkim të avantazheve dhe të monopolit politik".

Shumica e ekspertëve e pranojnë se, anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në Kombet e Bashkuara duket i pamundur dhe sipas profesor Nikolla Panos kjo, në një farë mase e dëmton prestigjin e vendit, ndonëse nuk do të ketë ndikim mbi pavarësinë e saj.

"Në vështrimin afatgjatë, kosovarët duhet të shpresojnë se do të ndodhin ndryshime në qendrimet që e pengojnë anëtarësimin e tyre në Kombet e Bashkuara. Ky vendim do të varet nga Rusia dhe nga Kina dhe kosovarët mund të bëjnë pakt në këtë aspekt. Por ajo që mund të bëjnë ata është që me vepra të bindin një numër më të madh vendesh, se Kosova e meriton të njihet prej tyre".

Shtimi i numrit të këtyre vendeve, thotë profesori, do të bëjë që kundërshtimet e Rusisë dhe të Kinës të dobësohen derisa gradualisht Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.

Sejdiu: Takim historik në Shtëpinë e Bardhë

Para udhëtimit për në SHBA, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë vlerësuar lart ftesën që u ka bërë Presidenti amerikan, George Bush, përderisa vetë takimin e kanë cilësuar historik. Udhëheqësit politikë kosovarë, para nisjes për në SHBA, e vlerësuan lart ftesën e Presidentit amerikan për takim me lidershipin kosovar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tyre, ky takim dëshmon për mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë amerikane në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, konsideron se takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Bush do të jetë historik. "Mendoj se janë takime jashtëzakonisht të rëndësishme për ne. Mund të them lirisht, se është një moment historik për marrëdhëniet tona, duke pasur parasysh edhe gjithë investimet tepër, tepër të rëndësishme që SHBA-ja ka bërë për Kosovën - flas në të gjitha fushat dhe në atë që është kryesore - në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", tha Presidenti Sejdiu.


Mare prej Gazets RD online


Rajs:Ndihma e SHBA ne te gjitha menyrat Hashim Thaci

E Shtune, 19 Korrik 2008

UASHINGTON - "E ardhmja e Kosoves do te jete e shkelqyer. Kosova ka popull te vendosur, udheheqje te vendosur dhe miq te vendosur". Keshtu deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice pas takimit dje me drejtuesit e shtetit te Kosoves.

Rice, ashtu si Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci e cilesuan viziten ne Departamentin e Shtetit si "historike". Sipas Rice kjo vizite eshte nje tregues me shume i perkushtimit amerikan ne Kosove. "Shtetet e Bashkuara do vazhdojne ta ndihmojne Kosoven, derisa ajo nderton qeverisjen shumetnike dhe institucionet demokratike", tha Rice.

Ne kete fryme ishin dhe deklaratat e udheheqesve te Kosoves. "Kemi objektiv qe te ndertojme nje Kosove te vlerave me sublime demokratike dhe atdhe i te gjitheve", tha Presidenti Sejdiu. Ndertimi i strukturave demokratike eshte nenvizuar si garancia e Kosoves per t'u perfshire ne arenen nderkombetare dhe per te cuar perpara procesin e njohjes. "Me shume se 40 vende e kane njohur Kosoven, perfshi mbi 2/3 e vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s si dhe shumica e shteteve anetare te Keshillit te Sigurimit", tha Rice. Ajo shtoi se do kete njohje te reja te pavaresise se Kosoves, derisa per kundershtuesit e pavaresise tha: "Ata qe nuk dashur te shihnin nje Kosove te pavarur duhet ta dine se tashme ekziston Kosova e pavarur dhe do vazhdoje te jete". Ajo shtoi se Bashkimi Evropian eshte e ardhmja e Kosoves dhe Serbise. "E ardhmja e te dyja vendeve, Kosoves dhe Serbise eshte ne Evrope", tha Rice.

Ky qendrim u shpreh edhe nga Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i cili nenvizoi te ardhmen e euroatlantike te Kosoves ne fqinjesi te mire me Shqiperine, Maqedonine, Malin e Zi dhe ne te ardhmen edhe me Serbine. Shefja e diplomacise amerikane tha se Tina Kajdanou do beje sot betimin si ambasadorja e pare e Shteteve te Bashkuara ne Kosove.

Me 21 korrik

Takimi me Bush

Delegacioni shteteror i Kosoves pritet qe me 21 korrik te takohet me Presidentin amerikan, George Bush. Ne ftesen qe Shtepia e Bardhe u dergoi drejtuesve te dy institucioneve me te rendesishme te Kosoves, thuhet se "Presidenti mirepret takimin me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaci gjate vizites se tyre te pare ne Shtetet e Bashkuara si lidere te Kosoves se pavarur

Marre prej gazets KohaJone online



Tri gjëra që e sigurojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

22-12-2008 / Nga Avni Dervishi

Kosova ka probleme të shumëllojshme dhe të natyrave te ndryshme. Besoj se të gjithë neve na janë mërzitur demonstratat e protestat. Të gjithë dëshirojmë të jetojmë e punojmë për vete, familjet tona e kombin tonë. Por realiteti i Kosovës sot është shumë i veshtirë. Nuk bën t?ia bëjmë vehtes verë, kur nuk është verë. Por, çka mund të bëjmë atëherë? Ta kuptojmë realitetin kosovar dhe nëse nuk na pëlqen të reagojmë. Ne demokraci ka vend për mendime e veprime të ndryshme, përderisa ato nuk ia cenojnë jetën njerëzve apo themelin e shoqërisë demokratike d.m.th. institucioneve që janë për popullin. Kosova, përmes Kuvendit të zgjedhur nga populli (edhe pse ishe një numër shumë i vogël i votuesve që dolën në zgjedhjet e fundit) e ka miratuar planin e ish kryetarit finlandez Martti Ahtisaari. Në këtë plan rregullohet dhe vendoset për një mision ndërkombëtar evropian d.m.th. EULEX. Ju që jeni kundër veprimit të EULEX it në Kosovë jeni kundër normalizimit të gjendjes në Kosovë. Vini re, nuk them për këto apo ato 6 pikësha (sepse politikanët e mirëfilltë mund të thonë një gjë e të veprojnë ndryshe kur e do interesi i kombit), por për ekzistimin e EULEX it në Kosovë. Drejtësia e Kosovës është shumë e brishtë, këtë e dimë të gjithë. Po ashtu ne duhet ta kuptojmë se pa ndihmën e miqve tanë në rrethanat si të sotmet, ne kurrë nuk do mundeshim që ta rregullojmë situatën në Kosove. Populli i Kosovës po vuan dhe ka vuajtur. Sigurisht se gjithçka merr kohë, institucionet e tanishme kosovare nuk duhet fajësuar për çdo gjë. Mos hrroni, drejtuesit e institucioneve politike ndërrohen shumë lehtë. Nëse ato nuk e mbarojnë punën e vet ashtu si duhet dmth për të mirën e popullit, atëherë ne zgjedhjet e ardhshme (që sipas planit Ahtisaari duhet mbajtur së shpejti), votoni për dikë tjetër, apo angazhohu edhe vetë në politikë. Pse jo? Ne që kemi studiuar shkenca politike, që jemi të zgjedhur nga populli apo jemi aktivë të interesuar në politikë, nuk kemi monopol në qëndrime politike e miratime e ekzekutime të ligjeve. Partitë politike dhe liderët e tyre nuk janë të shenjtë. Partitë ndahen e ndërrohen, po ashtu edhe liderët partiakë e institucionalë në demokraci shumë lehtë mund të ndërrohen, sepse puna që e bëjnë apo se bëjnë, është më me rëndësi se sa kush është në krye të ndonjë partie apo institucioni. Para disa muajsh ne ishim kundër vendosjes se misionit evropian vetëm në zonat ku jetojnë shqiptarët e Kosovës dhe kjo u ndërrua, tash po vendoset EULEX i në tërë Kosovën. Ka vite me radhë që ne flasim e flasim për integrime në Evropë dhe ja tash përbërja dhe puna e EULEX it e shpejton këtë gjë. Janë 3 gjera që e sigurojnë Kosovën në rrugë të sigurt integrimi në UE (Union Evropian). 1. Përcjellja dhe implementimi i çdo pike nga raportet zhvillimore që Komisioni Evropian i lëshon çdo vjeshtë. Ikja nga përgjegjësia insitucionale dhe individuale, dhe mosmarrja seriozisht e këtyre raporteve e dëmton të tashmen e të ardhmen e Kosovës. Raportet e Komisionit Evropian përfshijnë çdo segment të një shoqërie demokratike. 2. Bashkëpunimi e bashkëkoordinimi i ngushtë me EULEX in, na jep vizën për integrime evropiane më të shpejta, 3. Forcimi vetanak i demokracisë dhe ekonomisë së Kosovës, mes tjerash duke i respektuar rregullat për mbajtjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen korrekt te tyre, çrrënjosjen e familiarizmit e korrupsionit ëe arsim e në vende pune, blerjen e produkteve të prodhuara në Kosovë pa menduar në kualitetin (kjo nëse dëshironi që të krijohen vende të reja pune në Kosovë) etj, etj. Ju që jeni kundër bashkëveprimeve me aktorë tjerë që përfaqësojnë demokracinë e Evropës, SHBA ve etj., ju sigurisht se dëshironi të vetizoloheni dhe për një kohë të gjatë ta largoni Kosovën larg Brukselit e Uashingtonit. Ne që mendojmë ndryshe e dimë se duhet të gjejmë zgjedhje të përbashkëta për të mirën e shtetit të ri të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje apo organizata COHU, Lëvizja e Grave të Kosovës etj. dhe OJQ të tjera, sigurisht se iu garantohet e drejta me ligj që të protestojnë në mënyrë të qetë. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje nuk është opozitë politike, siç po e quajnë disa kosovarë, por lëvizje e atyre me mendime e qëndrime të ndryshme që duhet të merr përgjegjësi për veprimet e veta. Ata që janë opozitë politike janë partitë e sotme që nuk janë në qeveri dhe ata deputete të partive qeveritare që nuk pajtohen me çdo mendim të dy partive të mëdha, edhe pse vetë i përkasin asaj, gjë që duhet të jetë e pranueshme në çdo demokraci partiake. Po ashtu ka edhe zëra nga grupe militante në Kosovë që thonë se "deputetët e Kosovës në Parlament nuk e përfaqësojnë popullin" dhe thonë se kanë alternativa tjera. Demokracia, si në Kosovë që është një shtet i varur e më kushte, po ashtu edhe në shtete të vërteta që janë të pavarura, duhet të mbrohet në mënyra të ndryshme. Nëse e kërkon nevoja edhe me forcë. A dëshirojmë ligje të xhunglës (dmth anarki) apo dëshirojmë rregulla që duhet të vlejnë për të gjithë (dmth demokraci)? Nëse me të vërtetë dëshirojmë që Kosova të zhvillohet ekonomikisht e politikisht ku ne, fëmijët tanë e gjeneratat e ardhshme të jetojnë në siguri e prosperitet e barazi me moshatarët tjerë të Evropës, duhet ta kuptojmë e pranojmë realitetin tonë, e ti respektojmë bazat e institucioneve tona, si dhe t'i qortojmë apo edhe ndërrojmë ata vendimmarrës politikë apo drejtues institucionesh, që nuk e kryejnë punën ashtu si thonë rregullat dhe si e do nevoja e popullit. Sigurisht në mënyrë demokratike - që është rruga e vetme e pranueshme. Mirë se vjen Evropë dhe ti fëmija i Evropës që quhesh EULEX. Ke qenë i mirëpritur!

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Sat Apr 17 2010, 07:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 19 2008, 08:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mrenda vitit, Kosova anetare e FMN dhe BB"

E Enjte, 17 Korrik 2008

PRISHTINE - Brenda gjashte muajsh, Kosova duhet te jete anetare e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore, sepse para mbajtjes se Kuvendit te Pergjithshem te OKB-se, shume shtete do te pranojne pavaresine e Kosoves dhe do te permbushet kushti kryesor. Kete e evidentoi dje ne nje interviste me radion Evropa e Lire, eksperti i ekonomise, Skender Berisha.

FMN ka njoftuar per aplikimin e Kosoves ne kete institucion dhe njeheresh ka pranuar Kosoven si shtet te pavarur. Cili eshte vleresimi juaj ne kete drejtim?

Qe te anetaresohet Kosova ne Fondin Monetar Nderkombetar, parimisht duhet qe se pari te jete anetare e OKB-se. Mirepo, ne disa raste, mund te jete ndonje vend, marre parasysh edhe Kosoven, anetar i Fondit Monetar Nderkombetar edhe nese nuk eshte anetar i OKB-se. Ne ato raste kur FMN-ja e sheh te arsyeshme se ndonje vend ka nevoje per perkrahje, per mbeshtetje financiare, atehere merr vendim per anetaresimin e atij vendi ne fond, por me nje status te posacem, jo anetar i perhershem sic jane vendet tjera te OKB-se. Vendimet e Fondit merren me 85 per qind te votave. Domethene, 85 per qind e votave duhet te sigurohen qe te anetaresohet Kosova ne FMN. Per dallim prej OKB-se, ku vendet anetare kane nga nje vote, votat e FMN-se ndryshojne prej vendit ne vend. Vendet e forta, e medha, ekonomikisht te zhvilluara, kane vota shume me te medha se vendet e varfra dhe te vogla. Sa per ilustrim po ju tregoj se vetem SHBA-te, ne baze te kuotes qe kane paguar ne FMN, kane afro 20 per qind te votave, e nese shtohen votat edhe te vendeve te tjera te zhvilluara, per shembull G-7, pa Rusine, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja, votat e ketyre vendeve perfshijne afro gjysmen e votave te FMN-se; vetem te ketyre shtate vendeve te zhvilluara, plus vendet tjera. Keshtu qe ne kete situate, tani per tani, Kosova ma merr mendja se i ka te siguruara diku 70 per qind te votave. Nevojitet edhe pak qe te anetaresohet ne FMN.

Me numrin e vendeve qe kane njohur deri me tani Kosoven shtet te pavarur, a nuk permbushet 80 perqindeshi?

Kur i marrim parasysh 43 vende qe kane pranuar Kosoven deri me sot shtet te pavarur, nuk arrihet 80 perqindeshi i votave te FMN-se. Duhet te pritet edhe pak dhe te plotesohet ai kushti prej 85 per qind te votave, per te qene vendimet e FMN-se fuqiplote.

Sa kohe nevojitet pas aplikimit te nje shteti per t'u bere anetar i FMN-se?

Ajo varet prej rastit ne rast. Rasti i Kosoves eshte paksa i komplikuar, sepse nuk jemi anetare te OKB-se. Sikur te ishim anetare te OKB-se, procedura do te ishte shume me e shpejte.

A mendoni se brenda gjashte muajsh Kosova do te jete anetare e FMN-se?

Mendoj se brenda tre deri gjashte muajsh, Kosova do te jete anetare e FMN-se, sepse ne vjeshte, para mbajtjes se Kuvendit te Pergjithshem te OKB-se, shume shtete do ta pranojne pavaresine, keshtu qe do te permbushet ai kushti kryesor.

Dhe, kur te anetaresohet ne kete institucion, cfare kredish dhe ne cfare kushtesh, sipas jush, duhet te huazoje Kosova?

Kosova, do te anetaresohet brenda gjashte muajsh ne FMN dhe ne Banken Boterore. Kushtet e ketyre dy institucioneve jane shume me te volitshme ne aspektin e lartesise se kamates, ne aspektin e afatit te kthimit dhe plus ajo periudha 'grejs'. Kushtet jane shume me te volitshme ne keto institucione, sesa ne kapitalin privat nderkombetar, ku jane kushtet me te veshtira. Perfitimi kryesor i Kosoves nga anetaresimi ne keto dy institucione eshte se keto institucione e percjellin situaten ekonomike ne Kosove; investitoret private kerkojne prezencen e FMN-se dhe te Bankes Boterore per te dhene ndonje kredi, te jene me te sigurt se ajo kredi do te jete e suksesshme. Keshtu qe si garanci per marrjen e kredive ne kapitalin privat, investimet direkt sidomos, eshte shume me rendesi qe te jemi anetare te FMN-se dhe te Bankes Boterore.

Marre prej gazets KohaJone online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:54am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 22 2008, 07:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bush: Nuk do ketë ndarje të Kosovës

Nga VOA, BBC

Presidenti amerikan, George Bush, rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.

“Unë jam një përkrahës i fortë i pavarësisë së Kosovës. Unë jam kundër çdo ndarjeje të Kosovës”, - tha presidenti Bush pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Bush shtoi se misioni i Kombeve të Bashkuara duhet t’i transferohet misionit të BE, EULEX, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Unë dua t’ju falënderoj për përkrahjen e të drejtave të pakicave dhe për zbatimin e plotë të planit Ahtisaari. Ne diskutuam për një sërë çështjesh. Ne diskutuam për problemet, me të cilat ndeshet Kosova sot, dëshirën e saj për t’u njohur nga sa më shumë vende. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për t’i bindur ato që ta njohin sa më shpejt që të jetë e mundur”, - tha zoti Bush.

Ai shtoi se në takim u diskutua për ekonominë, arsimin, si dhe për aspiratat trans-atlantike si të Kosovës, edhe të Serbisë, që Shtetet e Bashkuara i mbështesin në të dyja rastet.

“U iu theksova dy udhëheqësve që ata ishin ulur poshtë portretit të George Washington-it, themeluesit të Shteteve të Bashkuara në liri. Unë e vlerësoj kurajën tuaj, rolin tuaj udhëheqës dhe po ju shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara se ne do t’ju ndihmojmë për realizimin e ëndrrave tuaja”, - përfundoi zoti Bush.

Udhëheqësit e Kosovës shprehën mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara dhe u angazhuan për ndërtimin e një shoqërie demokratike, që do të respektojë të drejtat e pakicave dhe dëshirën e krijimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Serbinë. Pak orë përpara takimit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi i delegacionit kosovar do të krijojë mundësi që presidenti amerikan të shprehë mbështetjen e tij të thellë për përpjekjet e qeverisë kosovare për ndërtimin e një shteti demokratik dhe një shoqërie multietnike në Kosovë.

SHBA ishte vendi i parë që e njohu shtetin e ri të Kosovës në muajin shkurt.

Uashingtoni ka dhënë deri tani një ndihmë financiare të llogaritur në 1 miliard dollarë për Kosovën dhe ka njoftuar se do të japë edhe 400 milionë dollarë të tjerë për shtetin e ri.

Takim historik

Delegacioni kosovar e ka cilësuar takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe vizitën në tërësi në Shtetet e Bashkuara si historike dhe shprehje të mbështetjes së administratës amerikane për shtetin e pavarur kosovar. Para takimit të së hënës në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni kosovar zhvilloi takimin me sekretaren e shtetit, Condoleezza Rice dhe atë të Mbrojtjes, Robert Gates. Zonja Rice e quajti takimin me përfaqësuesit e lartë kosovarë, tashmë që Kosova ka shpallur pavarësinë, si një moment historik.

Mbështetje amerikane

Zonja Rice i siguroi udhëheqësit kosovarë se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha mënyrat. Pas takimit, në prani të presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, zonja Rice deklaroi se SHBA do ta ndihmojë Kosovën për ndërtimin e një qeverie dhe shoqërie multietnike dhe të institucioneve demokratike.

“Unë jam e nderuar të qëndroj përkrah presidentit dhe kryeministrit të Kosovës së pavarur. Këtë moment e bën edhe më historik betimi i ambasadores së parë amerikane për Kosovën, Tina Kaidanow”, - deklaroi zonja Rice. Në takim dhe në konferencën për shtyp u theksua edhe synimi amerikan i ndërtimit të një demokracie multietnike në Kosovë dhe mbrojtja e komunitetit serb dhe grupeve të tjera etnike dhe lirive fetare. Edhe presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi vlerësuan takimin me zonjën Rice dhe e cilësuan momentin si historik. Ata vunë në pah mirënjohjen për SHBA për ndihmën e pakursyer në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

Marre prej gazets Tema


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:55am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
scutari82
Tue Jul 22 2008, 08:45am

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa ma por po fitoi obama asht nryshe muhabeti sepse ilinoi ka nje komunitet shume te madh serbesh qe e perkrahin obamen e nuk e di se si pozicionohet obama mbi qeshtjen e kosoves
Back to top
L - N
Tue Jul 22 2008, 10:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
scutari82 ka shkruar:

pa ma por po fitoi obama asht nryshe muhabeti sepse ilinoi ka nje komunitet shume te madh serbesh qe e perkrahin obamen e nuk e di se si pozicionohet obama mbi qeshtjen e kosoves


Me ca kam marr vesh deri tash per qendrimin e Obams per Kosoven duket edhe ma i rrezervum por edhe me raste duket pro pretendimeve Serbe, masanej kta Demokrat njifen se flasin shum e bajn pak, por puna asht me majt politiken e shpis bardh qi asht sot ishalla edhe mas Bushit, sepse e kam frige kyt Obamen, per mu ishalla s'fiton sepse interresi jem asht Kosova pamvarun dhe e pacoptume si asht tu e mrojt administrata Bushit sot, lene qe un jam i djatht e s'munem me mshtet demokrat gjithsesi kshtu qe preferoj Rrepublikant zotni scutary82.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
scutari82
Tue Jul 22 2008, 10:12am

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
ja ma me sa di un obama asht pro serb edhe ka shume miq serb ngaqe komuniteti serbe ne shtetin ku ai asht governor asht shume i madh edhe ka pas shume kontakt me ta te shpresojme qe votuesit shqiptar ne amerike ta konsiderojn kte e mas te shkojn si pula pa kry per me votu per obamen
Back to top
L - N
Wed Jul 23 2008, 07:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova: Vizite historike dhe kulmi i perkrahjes se SHBA

E Merkure, 23 Korrik 2008

Perfaqesues te partive politike ne Kosove dhe analiste e vleresojne me noten me te larte viziten e lidereve te Kosoves ne SHBA dhe takimin e tyre me Presidentin Xhorxh Bush. Ata e cilesojne kete vizite historike dhe me ndikim te vecante. Subjektet politike vleresojne se ky ishte kulmi i perkrahjes amerikane per popullin e Kosoves, por ato thone se ky eshte edhe nje obligim i madh per institucionet dhe per qytetaret e Kosoves, per te ndertuar nje shtet funksional. Partite politike ne Kosove u bashkuan dje rreth vleresimit te vizites se Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaci ne SHBA dhe takimit te rendesishem te tyre me Presidentin Xhorxh Bush. Shtetet e Bashkuara i priten udheheqesit kosovare me protokoll shteteror. Perfaqesues te subjekteve politike e cilesuan kete si simbolike e rendesishme per Kosoven. Anetari i kryesise se PDK-se, Rame Buja, thote se vete pamjet televizive te takimit te lidereve te Kosoves me Presidentin Bush japin sinjal te qarte se Kosova do ta kete mbeshtetjen e perhershme amerikane. "Ajo bisede e ngrohte dhe ai shtrengim duarsh flet edhe simbolikisht edhe esencialisht se Kosova do te jete e mbeshtetur ne vazhdimesi nga shteti me i fuqishem ne bote, nga Amerika", tha Buja. Nenkryetari i LDK-se, Rame Manaj, vlereson se kjo vizite shenon piken me te larte te bashkepunimit me SHBA. "Kjo vizite, qe eshte e para ne rrethana te reja te Kosoves shenon piken me te larte te komunikimit mes Kosoves dhe SHBA, vendit i cili ka pasur dhe ka nje rol shume te vecante dhe te rendesishem ne gjitha zhvillimet e deritashme te Kosoves dhe per te ardhmen e saj", thote Manaj. Edhe partite opozitare e vleresuan me nota me te larta viziten e Presidentit Sejdiu dhe te Kryeministrit Thaci ne Amerike.

[b]
MARRE PREJ KOHA jONE ONLINE


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:55am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 29 2008, 10:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
NYT: Arrestoni Mlladicin, pranoni pavaresine e Kosoves

E Hene, 28 Korrik 2008


Shtypi boteror vazhdon te mbetet i fokusuar te arrestimi i Radovan Karaxhicit, te akuzuarit te Tribunalit te Hages. 'Nee York Times' ne nje kryeartikull pershendet lajmin per arrestimin e Karaxhicit, qe, sipas kesaj gazete, ka orkestruar disa nga llahtarite me te medha te luftes ne Bosnje. "Me gjithe shpjegimet se Karaxhici deri tash kishte shmangur arrestimin ne saje te identitetit te rrejshem", 'New York Times' pohon se "shkaqet e verteta te arrestimit duhet kerkuar te vendimi i presidentit Boris Tadiq dhe qeverise se tij pro-perendimore per t'i permiresuar gjasat e Serbise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian". 'New York Times' ve ne pah se arrestimi i Karaxhicit sherben si sinjal lidereve tjere qe nxisin gjenocid me besimin se mund t'i ikin drejtesise. "Nee York Times" shfaq shpresen qe Serbia te arrestoje edhe Mlladicin per te konkluduar se Beogradi gjithashtu duhet te pajtohet me pavaresine e Kosoves. "Rrethimi i gjate i Sarajeves dhe masakra ne Srebrenices nuk ben te harrohen kurre, por eshte ne interesin e te gjitheve qe Serbia t'i jape fund izolimit te vetimponuar", konkludon 'New York Times'.

Nderkaq, gazeta britanike "Times" shkruan se fakti qe rrugeve te Beogradit per te protestuar per arrestimin e Radovan Karaxhicit kane dale vetem disa dhjetera nacionaliste, flet per ndryshimet politike qe jane bere ne Serbi. 'Times' pohon se per arrestimin e Karaxhicit vendimtar ka qene fakti qe ne qeverine e re nuk ka hyre Vojisllav Koshtunica, per te cilin dyshohej se mbronte te akuzuarin e Hages. Pjesemarrjen e Partise Socialiste te Serbise ne Qeverine e re, 'Times' e sheh si deshmi tjeter te transformimit politik te Serbise.

Gazeta ruse 'Nezavismaja Gazeta' pohon se gjykimi i Karaxhicit ne Hage do te jete ne favorin e nacionalisteve si ne Serbi, ashtu edhe ne Bosnje. Kjo gazete ruse pohon se i akuzuari tjeter, Ratko Mlladic, supozohet te kete lidhje te ngushta me ushtrine serbe dhe se arrestimi i tij do te jete pune shume e veshtire. 'Nezavismaja Gazeta' ve ne pah deklarimet e disa lidereve evropiane, sipas te cileve arrestimi i Karaxhicit afron Serbine te integrimet evropiane, por shton se "ata qe naivisht u besojne ketyre premtimeve, mund te zhgenjehen".

Gazetat e Bosnjes kane sjelle hollesi te reja per jeten e Radovan Karaxhicit gjate 13 vjeteve te fundit. Gazeta 'Dnevni Avaz', ne shkrimet e veta, Karaxhicin e cileson "gjakatar", ndersa pohon se pas arrestimit ka kerkuar vetem uje dhe anti-depresive, ndonese nuk eshte duke bere greve urie. Vihet ne pah se leternjoftimi i Karaxhicit me emrin e Dragan Dabiqit eshte i leshuar ne Rume dhe eshte i marre nga njeriu qe kishte lindur ne vitin 1954, ndersa kishte vdekur gjate luftes ne Sarajeve ne vitin 1993

Marre prej Gazets Koha Jone


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:56am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 27 2008, 07:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turp që bota arabe s’e ka njohur Kosovën

Bugajski: Nga Fatmir Bujupi, RFE

“Është e turpshme që bota arabe, bota myslimane, s’e ka njohur Kosovën si shtet. Shpresoj që kjo do ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm”, - thotë Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare / Uashington
Misioni i OKB në Kosovë është në procesin e rikonfigurimit, ndërsa misioni i BE po përgatitet të vendoset në Kosovë. Si e shihni ju gjithë këtë proces?
Për fat të keq, procesi ishte shumë i ngadalshëm. Fillimisht u premtua se gjatë shtatorit çdo gjë do të jetë në vendin e vet dhe EULEX do ta marrë përgjegjësinë në mënyrë komplete nga UNMIK.

Ka pasur vonesa, por tash duket se procesi po ecën. Mendoj se parashikimi i fundit është diku në fund të vjeshtës. Mendoj se sa më parë që kjo të bëhet, aq më mirë do të jetë, sepse mund të ketë kundërthënie sa i përket autoritetit apo konceptit të autoritetit në Kosovë.
Institucionet e Kosovës po kërkojnë vendosjen e shpejtë të EULEX dhe reduktimin e UNMIK. Por, Beogradi po e kundërshton misionin e BE dhe po kërkon që për këtë çështje të merret vendim në Këshillin e Sigurimit të OKB. A shihni ndonjë mundësi që ky organ të pajtohet për këtë çështje?
Nuk mendoj se Këshilli i Sigurimit, në këtë moment, do të pajtohej për çfarëdo çështjeje. Rusia dhe Amerika janë në konflikt lidhur me Gjeorgjinë dhe disa çështje të tjera. Rusia do ta përdorë veton në çdo vendim që e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara dhe anasjelltas.

Pra, është krejtësisht humbje kohe që të pritet ndonjë vendim në Këshillin e Sigurimit. Ajo që duhet të ndodhë, është që Bashkimi Evropian të thotë fuqishëm se do të jetë përgjegjës për monitorimin e progresit të Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës, sipas planit të Martti Ahtisaarit, ose së paku, vendet që e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin përpara dhe ta ushtrojnë këtë mision.

Unë jam shumë optimist se kah fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit, misioni do të jetë krejtësisht komplet.
Zoti Bugajski, disa analistë thonë se situata në veriun e Kosovës është së paku konfuze. Serbët atje ende janë kundër çdo gjëje që bëhet nga institucionet e Kosovës dhe po refuzojnë çfarëdo pjesëmarrjeje në këto institucione. Si e shpjegoni ju këtë situatë?
Ekziston konfuzion, pasi ka konfuzion se kush ka përgjegjësi: EULEX apo UNMIK. Mendoj se është absolutisht madhore për Bashkimin Evropian që të shpallë autoritetin e tij në veri. Mund të jetë vetëm një autoritet ndërkombëtar monitorues, e ky është Bashkimi Evropian.

Është koha që OKB të largohet dhe të fillojë procesi i dorëzimit të kapaciteteve. Po ashtu, është koha për serbët dhe për Beogradin që ta kuptojnë se duhet të jetë një autoritet e jo dy.
Cili është ky autoritet sipas jush?
Autoritet kryesor është Prishtina dhe qeveria në Prishtinë. Janë disa fusha të këtij autoriteti, që supozohet se duhet të monitorohen, sipas planit të Ahtisaarit. Me fjalë të tjera, duhet të ketë monitorues të BE për sistemin e drejtësisë, për strukturën e policisë dhe për disa komponentë të tjerë të zhvillimit të sistemit demokratik.

Kjo nënkupton se Prishtina duhet ta ketë nën kontroll gjithë territorin, derisa procesi të lëvizë përpara. Mendoj se EULEX duhet ta dërgojë një mision të madh në veri, që të ketë siguri se ky proces ka filluar.
Më parë përmendët konfliktin në Gjeorgji. Ka shumë analiza për këtë konflikt. Disa e krahasojnë situatën atje me Kosovën. Të tjerët thonë se është një situatë krejtësisht tjetër. Çfarë mendoni për këtë çështje?
Secila situatë është e ndryshme. Sa i përket Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, Rusia e krijoi precedentin e vet. Rusia ka intervenuar në këto territore, e ka sponsorizuar luftën, ka sponsorizuar lëvizjet separatiste në Gjeorgji, në Moldavi dhe në Azerbajxhan. Pra, është një situatë krejtësisht tjetër.

Askush nuk e ka sponsorizuar pavarësinë e Kosovës, por populli i Kosovës e dëshiroi pavarësinë. Çështje tjetër kryesore është se Kosova po ndërton institucionet demokratike, është shtet demokratik. Osetia Jugore dhe Abkhazia janë sisteme të vogla të paralajmëruara dhe nuk janë demokraci.
Zoti Bugajski, deri tash Kosovën e kanë njohur 46 shtete. A është ky numër solid apo Kosovës i duhen më shumë njohje?
Sa më shumë, aq më mirë. Mendoj se kjo është vala e parë e njohjes dhe pres edhe një valë tjetër rajonale dhe ndërkombëtare. Mendoj se mund të ndodhë që t'i mbetet administratës së ardhshme amerikane që ta shtyjë këtë çështje.

Mendoj se invadimi rus në Gjeorgji është thirrje për t'u zgjuar për Evropën që të bashkohet dhe të gjitha shtetet ta njohin vendin brenda Evropës, që është i pavarur dhe të lëvizin përpara në procesin e zgjerimit.

Po ashtu, mendoj se është e turpshme që bota arabe, bota myslimane, nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Shpresoj se kjo do të ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm.

Marre prej gazets Temaonline


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:57am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 27 2008, 07:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bilanci jonë i hidhur diplomatik me botën arabe

Nga Mero Baze

Një përfaqësues zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet islamike. I dërguari i posaçëm i SHBA në Organizatën e Konferencës Islamike, Sada Cumber, ka takuar Sulltanin e Bruneit, dhe e ka nxitur atë ta njohë sa më parë Kosovën. Ndërkohë, Arabia Saudite, shteti me ndikimin më të madh ndoshta në këtë organizatë, ende nuk po jep shenja ta njohë Kosovën, edhe pse marrëdhëniet e saj me Shqipërinë nga pikëpamja formale duken shumë të mira. Po ç’ka ndodhur në të vërtetë me ngecjen e madhe që ka njohja e pavarësisë nga bota arabe?

Pikësëpari, mendoj se në raport me botën arabe, Kosova është dëmtuar nga Shqipëria. Diplomacia shqiptare është më e paqarta dhe më konfuzja në politikën e saj me botën arabe. E kompleksuar nga një anëtarësim me gjysmë zemre në Konferencën Islamike dhe e tejkompleksuar nga lufta politike për qëndrimin ose jo anëtare në këtë organizatë, Shqipëria kurrë nuk arriti t’i kishte as miq dhe as armiq vendet e fuqishme të botës arabe. Akuzat spekulative kundër Berishës, sidomos pas vitit 1997 për lidhje me botën arabe, dhe injorimi i fuqisë së tyre politike, ekonomike dhe diplomatike, i lanë konfuze marrëdhëniet tona me ato vende. Si rrjedhojë, shumë vende ortodokse, si Greqia, Rusia apo dhe Maqedonia, si dhe vende perëndimore, si Franca, i kanë shumë herë më të forta marrëdhëniet me botën arabe se Shqipëria. Administrata e ardhur në pushtet para tre vitesh u rikthye me kompleksin e distancës ndaj botës arabe dhe për tre vjet ne thuajse s’kemi asnjë vizitë zyrtare të rangut lartë me vendet e Gjirit, përveç një vizite të kryeministrit të Kuvajtit vitin e kaluar. Me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ministri ynë i Jashtëm nuk është takuar asnjëherë që nga viti 1992, mos gabohem. Kjo distancë ka bërë që Rusia të mbushë boshllëkun e lënë nga diplomacia shqiptare atje dhe ata që na janë llogaritur deri tani si miq dhe aleatë, janë kthyer në bllokues të mëdhenj të një prej ngjarjeve kulmore të kombit shqiptar.

Së dyti, mendoj se ka një papërgjegjësi në mënyrën se si po lobohet prej Shqipërisë pavarësia e Kosovës në vendet e Konferencës Islamike. Ministri ynë i Jashtëm, i lehtë dhe i papërgjegjshëm nga natyra, ka shtyrë disa herë me papërgjegjësi takimin me princin e Arabisë Saudite që udhëheq politikën e jashtme të atij vendi. Papërgjegjësia e tij personale në këtë rast është kthyer në papërgjegjësi kombëtare dhe ne kemi një bilanc të hidhur nga vende, për të cilat si argument kryesor në miqësinë tonë me ta kemi pasur ndihmën që do na japin për çështjen e Kosovës. Sa herë që Berisha si ish-president apo diplomatët e tij kanë justifikuar anëtarësimin logjik në Konferencën Islamike, ka qenë fakti se kjo konferencë na jepte, sa here na duhej, votën pro për Kosovën. Në fakt, tani që na duhet vota pro e tyre, nuk e kemi, por kemi vetëm librezën e zverdhur të anëtarësisë, që pa këtë votë nuk na duhet. Diplomacia jonë e ka banalizuar këtë proces deri në detaje, duke krijuar një gjendje as miqësie dhe as armiqësie me vende, të cilat kanë një peshë të madhe në historinë botërore, si atë politike, dhe ekonomike. E vetmja vizitë e nivelit të lartë në botën arabe është bërë nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila, përveç lehtësisë me të cilën i merr vizita të tilla, nuk sjell ndonjë gjë të re për çështjen e Kosovës. Gjatë gjithë atyre vizitave, zyrtarët arabë kanë pyetur në mënyrë të qartë se si i ka punët Shqipëria me Rusinë dhe Egjiptin dhe, kur pyesin për këtë gjë, janë duke thënë se ku është pengesa. Për këtë pyetje duhet përgjigje institucionale, duhet aksion dhe jo propagandë. Zonja Topalli nuk ka as fuqinë, as aftësinë dhe as kompetencat të kuptojë dhe shpjegojë pse na pengon Rusia apo Egjipti. Ajo duhet t’ia raportojë këtë kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe ta kthejë në një problem politik në vendin e saj. Por asaj pak i intereson kjo gjë. Asaj i interesojnë vetëm kronikat, që një grua katolike pa shami takoi ca burra myslimanë me shami në kokë dhe kaq. Por lobimi në emër të shtetit shqiptar do seriozitet dhe institucione dhe jo iniciativa të shpikura si diplomaci parlamentare.

Dhe, së fundi, duhet të ndjehemi pak keq që atë që nuk e bëjmë ne, na e bëjnë shtete perëndimore, si SHBA, Britania e Madhe apo Gjermania. Diplomatët e këtyre vendeve në Konferencën Islamike janë të angazhuar përditë për të lobuar për pavarësinë e Kosovës pa asnjë kompleks, ndërsa ne nuk kemi asnjë skedë të qartë diplomatike se ç’duhet të bëjmë së paku me këto vende, për të cilat kemi marr taksën si aleate. Në takimin e nivelit të lart të Senegalit, në pranverë të këtij viti, pak kohë pa shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne duhet të shkonim aty në nivel presidenti dhe kryeministri, por në fakt shkoi vetëm Lulëzim Basha tranzit dhe u kthye siç shkoi pa asnjë fryt. Shqipëria, natyrisht, nuk ka shumë fuqi të ndikojë për pavarësinë e Kosovës në vende të mëdha larg rajonit, si në Kinë apo Indi e Japoni, por në vendet e Konferencës Islamike ku është bërë anëtare ose duhet të bëj lobojë, ose duhet të dalë prej andej, pasi s’kemi pasur asnjë argument më të fortë sesa Kosova, kur jemi bërë anëtarë.

Është e pafalshme që në atë organizatë të lobojnë më shumë vendet perëndimore sesa ne që jemi anëtarë dhe që nuk dimë ç’të bëjmë me statusin tonë brenda asaj organizate.

Marre prej gazets Temaonline


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Wed Aug 27 2008, 11:22am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
kan inat se dardania/kosova kan prioritet mardhanjet me ameriken edhe nuk dojn me u ba antare e konferences islamike per at gja nuk e njohin. kuvajti edhe afganistani qe jane aleat te amerikes e kan njoft.

[ Edited Wed Aug 27 2008, 11:23am ]


Back to top
L - N
Sat Aug 30 2008, 08:20am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Joseph Biden, fati i minutës së fundit për shqiptarët

Nga Mero Baze

- Natën e 24 marsit 1999 pas mesnate, ndërsa isha duke fjetur, më telefonoi presidenti Clinton: “Z. senator Biden, të thirra të të lajmëroj se forcat ajrore amerikane i kam urdhëruar që të nisen në sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake në Jugosllavi. Tani forcat tona janë në veprim”. Ishte një lajm që e prisja, por dhe që më kapi në befasi. Pyetja ime e parë për presidentin Clinton ishte:

- Z. president, si thua, francezët si do të reagojnë?

- Kush është duke i pyetur francezët! Ne kemi filluar sulmet kundër Jugosllavisë dhe francezët e të tjerë do të na bashkëngjiten!

Ky ishte një nga paragrafët më entuziastë nga rrëfimi i Joseph Biden, më 28 prill 2002, në hotel “Sheraton” në Manhattan, në një takim organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga ish-kongresmeni Diogard.

Me një oratori mahnitëse, me një njohje deri në detaje të çështjes shqiptare, me një përgjegjshmëri prej burri shteti dhe thjeshtësi të paarritshme nga askush, Joseph Biden ka folur për rreth një orë mbi përvojat e tij si kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat rreth konfliktit në Kosovë dhe rrugës së Kosovës drejt pavarësisë. Takimi, i cili provonte themelimin 12 vjet më parë të organizimit të Lobit shqiptar në SHBA, kishte bashkuar përfaqësues të politikës shqiptare dhe shoqërisë civile nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Isha ftuar aty bashkë me të ndjerin Pjetër Arbnori, të cilin e ulën në krah të senatorit Biden dhe Ramush Haradinajt, i cili ishte përfshirë ndërkohë në politikën e Kosovës si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Biden ishte i ftuari kryesor i atij takimi prej politikanëve amerikanë. Ishin ndërkohë dhe Tom Lantos dhe Ben Gilman, si dhe kryetari i ri i Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut, Michael Blumberg.

Fjalimi i Biden mposhti sallën dhe padurimin shqiptar për të heshtur. Duke ditur se çfarë auditori kishte përpara dhe çfarë mesazhi duhet të përcillte, Biden nisi të tregojë disa detaje mbresëlënëse nga misioni i tij sekret në Kosovë. Tregoi se si javën e parë të lirisë së Kosovës shkoi në një mision jopublik në Beograd dhe pastaj në Kosovë. Kishte takuar për herë të fundit udhëheqësin serb, Millosheviç, me të cilin normal që nuk ishte marrë vesh dhe pastaj kishte zbritur në Kosovë.

- Aty takova një njeri me rroba ushtarake, - tha, - tepër energjik dhe nervoz, që dukej se e përjetonte si arritje të lirisë çlirimin e Kosovës. I thashë, duhet t’i heqësh këto rroba dhe duhet të rrish civil. Ky vend, i thashë, ka nevojë për demokraci dhe jo për luftë.

- Unë nuk di të bëj politikë. Mbledhjet më mërzisin dhe nuk i duroj dot.

- Përpiqu ta bësh, i thashë. - Ndryshe SHBA nuk do t’ju mbështesë.

Ika nga Kosova në pritje të lajmeve të mira atje. Dhe lajmi i parë i mirë erdhi shpejt. Njeriu me rroba ushtarake ishte veshur civil dhe kishte themeluar një parti. Ai është zoti Haradinaj, ky që kam këtu në krah, - tha duke qeshur.

Ky ishte dhe stili i tij për të komunikuar me të ftuarit dhe sallën. I drejtpërdrejtë, shpesh ironik me banalitetin dhe shumë i informuar për çdo detaj që përshkruante nga problemet shqiptare.

Haradinaj u skuq i gjithi dhe nuk reagoi. Tundi kokën për të inkurajuar entuziazmin e sallës. Pas kësaj salla u bë rob i fjalëve të senatorit. Ai nisi të tregojë detaje të tjera nga debatet e tij me Shtëpinë e Bardhë, gjeneralët dhe median për Kosovën.

“Kosovës, popullit të Kosovës, politikanëve të saj e institucioneve të sapongritura iu duhet patjetër në radhë të parë të respektojnë të drejtat e të gjithë etniteteve, pa patur qëllime të mbrapshta e emocionale ndaj minoriteteve të tjera. Kosova, - tha ai, - duke ndërtuar institucionet e veta, i ka hapur rrugën e drejtë Pavarësisë. Por, kur Kosova të japë prova ndaj komunitetit ndërkombëtar, se e meriton atë.. Kosova, - tha, - Biden, kaloi njërën prej periudhave më të vështira nën sundim e Millosheviçit, prandaj ajo kurrë nuk duhet të bjerë viktimë e ekstremizmave të çfarëdo lloji e të çdo ane qofshin ato, shqiptare apo kushdo qoftë. Unë mendoj se për Kosovën është e rëndësishme mënyra se si do ta arrijë Pavarësinë. Nga kjo do të varen më pas dhe raportet e saj me komunitetin ndërkombëtar, ndihmat dhe mbështetja politike-ekonomike që ajo do të marrë në të ardhmen. Ky është një mesazh i qartë për ju shqiptarët. Ju duhet të njihni dhe respektoni vetëm format demokratike të zgjidhjes së problemeve, dhe asnjëherë atë të armëve e konflikteve të armatosura”.

I qartë dhe urdhërues në tonin e tij ai tha: “Ndërtoni demokracinë! Ndërtojeni Kosovën! Ne do të qëndrojmë në Kosovë, deri atëherë kur me të vërtetë Kosova do të jetë demokratike dhe e parrezikuar nga fqinjët. Edhe në takimet me presidentin Bush kam kërkuar dhe do të kërkoj që trupat amerikane mos të reduktohen në Kosovë. Pa komandën dhe prezencën amerikane, Evropa nuk është në gjendje të mbajë paqen në Kosovë”.

Më pas erdhi radha të fliste për Shqipërinë. Iu drejtua zotit Arbnori dhe iu referua vuajtjeve të tij në burgje.

“Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë dhe asaj, si shumë vende në rajon, të cilat janë nga më problematiket në Evropë, i mbetet shumë për të bërë. Edhe ato duhet të futen në gjirin e familjes evropiane. Shqipëria duhet që të zhvillojë pikësëpari zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat janë në rrugë dhe duhet të japë prova për një demokraci të vërtetë. Të krijojë kushtet në rrugën e asocimit të saj në Evropë. Qeveria shqiptare duhet të sjellë në Shqipëri demokracinë, për të dëshmuar kështu para komunitetit ndërkombëtar se edhe ajo dëshiron me të vërtetë t’i bashkëngjitet institucioneve demokratike evropiane. Vetëm demokracia, vetëm demokracia, demokracia e vërtetë, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit do të jenë e ardhmja e Ballkanit, Ballkanit, i cili në fjalorin amerikan ka hyrë si fjala “problem”. Prandaj, dhe kur flasim për Ballkanin, çmojmë edhe prezencën tonë në Ballkan, rolin dhe punën që kemi bërë. Ajo për mendimin tim, - tha ai, - duhet të jetë afatgjatë, duke e konkretizuar me atë se çfarë rreziku vjen pas saj. Megjithatë, edhe disa vende evropiane nuk duhet ta lëshojnë Ballkanin, dhe ato duhet të marrin më shumë përgjegjësi në Ballkan. Unë personalisht kam insistuar, deri te presidenti, që ne nuk duhet të largohemi nga Ballkani.”

Pas takimit Biden u takua me secilin prej të ftuarve. Organizatorët kishin përgatitur nga dy rreshta për t’u prezantuar me secilin. Diogard më prezantoi me të, duke i theksuar se “është një gazetar që qeveria do të ishte e lumtur të mos ishte”. Senatori qeshi dhe më ftoi të bënim një foto. Pastaj iu drejtua kamerave që u fokusuan. Dhe përsëriti shqetësimin për deformimet e demokracisë në Shqipëri, nevojën për zgjedhje të lira dhe lirinë e shtypit. Kështu bëri thuajse me të gjithë të ftuarit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi.

Lajmi se Joseph Biden është emëruar kandidat për zëvendëspresident, është ndoshta lajmi më i mirë për shqiptarët në këto momente, kur problemi i Kosovës po ballafaqohet me një krizë të raporteve ndërkombëtare dhe frikës se kandidati favorit për president, Barack Obama, është një politikan shumë larg njohjes së problemit shqiptar. Tani shqiptarët kanë qetësinë e duhur nga Uashingtoni, edhe pse Hillary Clinton ka ikur nga gara. Secili kandidat fitues ka garantin e vet për çështjen shqiptare. Joseph Biden, por dhe McCain janë tërësisht të qartë dhe të vendosur për ta çuar deri në fund misionin amerikan në Ballkan dhe veçanërisht të jenë avokatët e mëdhenj të Kosovës në Uashington. Ai i jep shumë motive shqiptare entuziazmit që ka ngjallur karizma e senatorit Obama te brezi i ri shqiptar për ta mbështetur. Hezitimi se Obama në Shtëpinë e Bardhë do të harronte Kosovën, merr fund tani që aty do të hyjë një njohës i madh i çështjes shqiptare. Ai është fati i minutës së fundit për shqiptarët në këtë garë presidenciale në SHBA


Marrun prej Gazets Tema


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 02 2008, 07:19am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova hyn në bisedime me Serbinë vetëm si shtet i pavarur

Prishtina pajtohet në parim që të dialogojë me Beogradin, si dhe me vendet tjera të rajonit, por nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do të ketë takime të drejtpërdrejta, thonë në Qeverinë e Kosovës.

Shekulli
Hene, 01 Shtator 2008 09:36:00

Administrata e UNMIK-ut synon që për zgjidhjen e disa çështjeve praktike, t'i ulë Prishtinën e Beogradin në një tavolinë bisedimesh, pa ndonjë ndërmjetësues

Prishtina pajtohet në parim që të dialogojë me Beogradin, si dhe me vendet tjera të rajonit, por nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do të ketë takime të drejtpërdrejta, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që lehtësuesi i këtyre bisedimeve, shefi i administratës së UNMIK-ut, pretendon që t’i ulë të dyja palët, Prishtinën dhe Beogradin në një tavolinë bisedimesh, ku do të bisedohej për zgjidhjen e shumë çështjeve, siç po quhen praktike.

Por, për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, dialogu me Beogradin në Prishtinë shihet si dialog mes dy shteteve sovrane, që diskutojnë për çështje praktike që u takojnë shteteve fqinje. Pa këtë kusht, ai nuk sheh mundësi që të ketë një dialog të mirëfilltë mes të dyja vendeve. “Ne kemi pasur qëndrim të qartë në raport me shtetet fqinje, në këtë rast edhe me Serbinë. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për interesa të dy vendeve, të dy popujve, me secilin shtet veç e veç, në këtë rast përfshirë edhe Serbinë, për integrime rajonale, për luftë të ndryshme kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ndërkufitar, luftën kundër terrorizmit, por gjithmonë si dy shtete sovrane e të pavarura, si partnerë dhe mbi bazën e nivelit reciprok”, thotë Kuçi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i administratës së UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, thotë se në njëfarë forme edhe deri më tani kishte një lloj dialogu mes Prishtinës e Beogradit, por që zhvillohet përmes palës së tretë, përkatësisht, shefit të UNMIK-ut. Ndërkaq, në të ardhmen, ai thotë se Lamberto Zannier do të angazhohet që t'i sjellë të dyja palët në një tavolinë bisedimesh. “Ajo që ne inkurajojmë është që të kemi dialog të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësues bisedimesh dhe mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë”, thotë Ivanko.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rikujton se UNMIK-u nuk ka ndonjë mandat të qartë në Kosovë, tash në rrethanat e reja, kur Kosova është shtet i pavarur. Sidoqoftë, ai thotë se Prishtina e çmon rolin e UNMIK-ut, përfshirë edhe angazhimin për dialog me Serbinë, por duke shprehur edhe dilema sa i përket vetë mandatit që ka tash UNMIK-u në Kosovën e pavarur. “Ne duhet ta pranojmë një fakt se gjendja në Kosovë ka ndryshuar si në kuptimin faktik, ashtu edhe në atë juridik.

Duhet ta themi se raportet me UNMIK-un janë të mira, ndërsa dilema në raport me Beogradin nuk është dilemë që i vë në pah dallimet në mes të UNMIK-ut dhe Kosovës, por është dilemë që UNMIK-u ka një mandat që për momentin nuk është i përputhshëm me zhvillimet juridike-politike në Kosovë”, thotë Kuçi. Dialogu Prishtinë – Beograd, sipas planit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, parasheh zgjidhjen e shumë çështjeve, të definuara si praktikë mes dyja vendeve, përfshirë edhe doganat, çështjen e policisë nëpër vendbanimet serbe dhe atë të gjykatave.

Përgjegjësia për dialogun i është veshur pikërisht shefit të UNMIK-ut. Por, deri më tash, as Prishtina dhe as Beogradi nuk kanë dhënë shumë shenja se duan që të lëshohen në çështjet, të cilat përmenden në planin e Ban Ki-moonit, përderisa pala kosovare në vazhdimësi thotë se do të hyjë në këtë dialog vetëm nëse ai nënkupton bisedime mes dy shteteve fqinje dhe jo ndonjë formë tjetër bisedimesh.


Marre prej gazets shekulli online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:59am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 12 2008, 11:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Konf. Islamike, kusht Kosovës për njohjen

(Dërguar më: 12/09/08) Nga Gert Shella
Që pas shpalljes së pavarësisë së saj në 17 shkurt të këtij viti, Kosovën e kanë njohur vetëm katër vende anëtare të Konferencës Islamike. Kjo organizatë ndërkombëtare ka 57 vende anëtare, mes të cilave dhe Shqipëria. INTERVISTA PER BBC

Ajo që dikur ka shërbyer si një alibi për Tiranën Zyrtare se përse duhej të ishte anëtare e Konferencës Islamike, tashmë po hyn në një test kritik. Zyrtarë të lartë të diplomacisë shqiptare, edhe pse më së shumti nën zë, kanë argumentuar deri diku se vendimi i ish-presidentit Berisha për të antarësuar Shqipërinë në Konferencën Islamike kishte të bënte më së shumti me interesat e Kosovës kur kjo e fundit të kërkonte mbështetjen në rrugën e saj të mundimshme të shtetformimit. Një motiv i tillë ka amortizuar deri diku kritikat e forta për këtë vendim gjysëm transparent të shtetit shqiptar, po të mbahet parasysh se Bosnja, shtet ballkanik me shumicë dërmuese myslimane, nuk u bë kurrë anëtare e Konferencës Islamike. Pra Shqipëria është i vetmi shtet, me shtrirje të të gjjthë territorit të vet gjografik në kontinentin europian, që është anëtare e Konferencës Islamike. Tanimë, që vendet Islamike po hezitojnë të njohin kosovën “muslimane” si shtet të pavarur, Shqipëria rrezikon të mbetet pa një alibi antarësimi. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu, i ka thënë BBC-së se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive që t'ju shpjegojë vendeve islamike dhe arabe më shumë se pse çështja e Kosovës është më speciale dhe pse e meriton pavarësinë e saj. Në shkëmbim të njohjes së tyre për shtetin e ri kosovar, vendet e Konferencës Islamike po kërkojnë një çmim shumë të lartë, që Kosova si zor se mund ta paguajë ndonjëherë. Në intervistën dhënë BBC, z. Ekmeledin Ihsanoglu shpreh një të vërtetë të hidhur jo vetëm për aspiratat e Kosoves, por të të gjithë shqiptarëve. “Ata (shqiptarët e Kosovës- shenimi i artikullshkuesit) duhet t'u thonë botës myslimane se janë myslimanë dhe jo vetëm të thonë se jemi kosovarë”. Pohime të tilla të diplomatit islamik, të sjellin në mendje dikotominë Dar al Islam, Dar al Hrab (Tokë paqeje ose Tokë lufte). Dhe, për të jetuar në paqe në shtetin e tyre të ri, kosovarët duhet të afirmojnë muslimanizmin e tyre. Në të kundërt, ata fare mirë mund të vijojnë të mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut të luftës dhe urrejtjes që gjithmonë iu ka ardhur nga kufijtë e tyre verilindorë. Me hizitimin e tyre, që me sa duket ka prapavijë religjoze, vendet islamike po i spastrojnë terrenin diplomacisë Ruso-Serbe në përpjekjet e veta të etshshme për të penguar, madje kthyer mbrapsht, procesin e njohjes së Kosovës. Është fakt që Kosova gëzon sot staturën e një shteti të pavarur, pas vitesh tëra vuajtjesh dhe represioni barbar. Është fakt që një kurorëzim i tillë, edhe pse i merituar tërësisht, pasi është paguar me gjak, nuk do të ishte bërë realitet pa vendosmërinë e SHBA dhe vendeve të tjera lider të Perëndimit. Me sa duket, Lindja islamike, sikurse Rusia, nuk kanë paqe përballë rrethanave të tilla. Z. Ihsanoglu shkon deri atje sa të heqë paralele e madje të paragonojë Konferencën Islamike me BE kur vjen puna tek njohja e Kosovës. “Siç e dijmë, edhe në Bashkimin Evropian janë disa vende, 3 ose 4, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të thonë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës. Vendimi këtu, pra, bëhet individualisht nga vendet sovrane duke e shqyrtuar nga këndvështrimi i vet, duke u munduar që të kuptojnë mënyrën e arritjes së pavarësisë, pasojat nga ajo e gjithashtu duke patur parasysh problemet e veta si dhe faktorin nëse pavarësia e Kosovës ka krijuar precedentë për raste të tjera të ngjashme.” Ajo që z. Ihsanoglu ndoshta më qëllim harron, është se asnjë nga vendet europiane që akoma nuk kanë njohur Kosovën, nuk i ka kërkuar asaj më parë të afirmojë muslimanismin apo kristianizmin e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Marre prej ballkanweb


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Oct 04 2008, 01:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova dhe bota myslimane

Nga Hajrudin Somun

Bota islamike, një term që unë e përdor me kujdes dhe rezerva, është ndarë edhe njëherë rreth një çështjeje që duhet konsideruar mjaftë “islamike” për të merituar mbështetjen e saj unanime. Ajo është kauza e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Për ironi, me më shumë se 90 për qind popullatë myslimane, Kosova deri më tash është njohur si shtet i pavarur kryesisht nga shtetet evropiane dhe vetëm nga një dorë shtetesh islamike. Është për t’u habitur se si një shtet i vockël në Pacifik, Samoa, me rreth 215,000 banorë, njohu Kosovën, ndërsa ajo nuk është njohur nga Indonezia, e cila, me 230 milionë banorë, është vendi më i populluar me shumicë myslimane. Diçka e ngjashme po ndodh këto ditë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Asambleja prej 192 anëtarësh, shumë prej tyre me shumicë myslimane dhe shtete anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OIC), aprovoi një rekomandim të komitetit të saj të përgjithshëm për të futur në axhendë kërkesën e Serbisë për një opinion këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), nëse deklarimi i njëanshëm i pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Të gjitha shteteve anëtare të KB do t'u kërkohet të votojnë për hapin serb. Vetëm një shumicë e thjeshtë nevojitet që rasti të përcillet në Hagë.

Edhe Serbia, edhe Kosova kanë filluar një betejë diplomatike në selinë e KB. Presidentët, Boris Tadiç dhe Fatmir Sejdiu, ishin atje. Tadiç shikonte për mbështetjen e KB për iniciativën serbe për të sfiduar pavarësinë e Kosovës përpara ICJ dhe Sejdiu po mbron pavarësinë e shtetit të tij dhe po provon të fitojë më shumë njohje. SHBA veç e ka distancuar veten nga vendimi i Asamblesë. Shtetet e tjera perëndimore që e mbështesin pavarësinë e Kosovës po përpiqen të ndalin propozimin serb për të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme. Nëse dështojnë, ky do të jetë një rezultat jo vetëm për Rusinë, por gjithashtu për shumë shtete afrikane, aziatike dhe arabe që ende e kundërshtojnë ose hezitojnë, për arsye të ndryshme, të njohin pavarësinë e Kosovës.

Liderët serbë përdorin historinë

Lufta diplomatike e Serbisë është e orientuar veçanërisht në shtete të tilla, shumica e të cilave janë anëtarë të Lidhjes së të Pa-Inkuadruarve dhe Konferencës Islamike. Liderët serbë dhe diplomatët po shfrytëzojnë me zgjuarsi polemikat e ndërlidhura me rastin e Kosovës dhe veçanërisht faktorin e “precedentit” - se pavarësia e Kosovës mund të aplikohet në lëvizjet separatiste në shumë shtete të tjera, veçanërisht pas konfliktit të vonë në Gjeorgji. Serbia me shkathtësi përdor ndjenjat e shumë shteteve aziatike dhe afrikane për ish-Jugosllavinë dhe presidentin e saj, Josip Broz Tito, sikurse edhe injorancën e shumë shteteve të ashtuquajtura të Botës së Tretë rreth zhvillimeve në Ballkan pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka vizituar Kajron dy javë më parë, duke kërkuar ndihmë nga Liga Arabe për tentimet për ta nxjerrë Kosovën para KB dhe duke u munduar të parandalojë njohjen e Kosovës nga disa shtete arabe. Në fjalimin e tij në konferencën ministrore të Lëvizjes së të Pa-Inkuadruarve në Teheran në korrik, ai iu përkujtoi pjesëmarrësve rëndësinë e Beogradit, në samitin e parë të lëvizjes dhe veçanërisht kishte nënvizuar fjalët “Tito ynë”, sikurse Tito t'u takonte vetëm serbëve! Ne boshnjakët e dimë më së miri çfarë domethënie kishte kjo injorancë, kur ne iu drejtoheshim shteteve myslimane, veçanërisht shteteve arabe, duke u munduar të gjejmë mbështetjen e tyre në ditët e para të agresionit serb. Kishte një mosbesim se armata jugosllave, kryesisht e komanduar nga gjeneralët serbë, e cila kishte filluar të furnizonte shtetet arabe me armë dhe pajisje të sofistikuara dhe po trajtohej me shumë miqësi nga establishmenti ushtarak arab, do të mund të bënte diçka të keqe kundër myslimanëve.

Në atë kohë, më 1992, gati asgjë nuk dihej për situatën, madje as se ishte një Bosnjë në Jugosllavi, dhe edhe më pak rreth Kosovës, të banuar kryesisht nga myslimanët. Prandaj lideri i Libisë, Muammar Gaddafi, publikisht shfaqi habinë “çfarë duan këta myslimanë, kur serbët janë kaq njerëz të mirë?” Ai po e thoshte këtë, kur mijëra myslimanë të Bosnjës ishin torturuar dhe mbytur nga serbët. Egjipti ishte veçanërisht dyshues ndaj luftës së boshnjakëve, dhe është edhe sot ndaj pavarësisë së Kosovës.

Po të varej nga disa njerëz dhe shtete, kjo qasje do të vazhdonte dhe Bosnja e Hercegovina do të privoheshin nga ndihma e mëvonshme e zgjeruar dhe mbështetja politike. Turqia ka qenë në mesin e këtyre shteteve dhe mes individëve që nuk i takonin politikës ka qenë Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili, në atë kohë ishte kryesues i Qendrës së Kërkimeve për Historinë, Artin dhe Kulturën e Islamit në OIC. Ashtu ndodhi që takimi ministror i OIC ishte mbajtur në Stamboll në qershor 1992, dy muaj pasi agresioni kundër Bosnjës kishte filluar. Ka pasur konfuzion mes shteteve myslimane lidhur me zhvillimet në ish-Jugosllavi, më shumë sesa në botën perëndimore. Të vetëdijshëm për natyrën e qëllimit të liderit serb, Sllobodan Millosheviç, për të transformuar Jugosllavinë në një Serbi të Madhe, duke dëbuar ose çrrënjosur prej saj të gjithë jo-serbët, qeveria turke e kishte të vështirë të përfshinte çështjen boshnjake në axhendë, për shkak të dyshimeve të shteteve të tjera anëtare të OIC. Ministri dinamik, Hikmet Cetin, dhe intelektuali brilant, profesori Ihsanoglu, ishin veçanërisht të përkushtuar në këtë drejtim, duke sjellë në konferencë Haris Silajdziç, atëherë ish-kryesues i diplomacisë boshnjake. Duke pasur respekt për kushtet dhe rrethanat që janë të ndryshme, unë gjej ngjashmëri mes pozicionit të Bosnjës më 1992 dhe Kosovës më 2008, së paku sa i përket qasjes së shteteve myslimane. Prova më e mirë se qasja e shteteve individuale myslimane dhe organizatës së tyre, OIC, mund të ndryshojë sërish po jepet këto ditë nga Turqia - dhe çfarë koincidence - Ihsanoglu, tash Sekretar i Përgjithshëm i OIC.

Turqia, mes njohësve të parë

Krahas SHBA dhe shteteve kryesore anëtare të BE, Turqia ishte mes shteteve të para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, diku më pak se 24 orë pas deklarimit të saj më 17 shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i OIC shprehu solidaritetin me popullin e Kosovës të nesërmen, duke shtuar: “Kombet islamike i dëshirojnë sukses në betejën e re që i pret e që është ndërtimi i një shteti të fuqishëm dhe prosperues, i aftë për të kënaqur popullin e tij. Nuk ka asnjë dyshim se pavarësia e Kosovës do të jetë një vlerë në botën myslimane dhe do të rrisë edhe më shumë veprimin e përbashkët islamik”.

Sidoqoftë, OIC nuk e kishte parë këtë si një “vlerë” në samitin në Dakar, Senegal, vetëm disa javë më pas. Diplomacia turke nuk ishte e suksesshme në iniciativën e saj për të pasur një paragraf të qartë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës të përfshirë në deklaratën e samitit. Konferenca ka shprehur vetëm “një nevojë për të qenë në solidaritet me popullin kosovar”, duke e lënë çështjen e njohjes së Kosovës te shtetet anëtare. OIC nuk mundi të shkonte më tej as në takimin ministror në Kampala, Ugandë, në qershor. Sikurse në Dakar, shtetet myslimane që e kundërshtojnë njohjen e Kosovës janë kryesuar nga Egjipti. Deri më tash, vetëm gjashtë shtete myslimane e kanë njohur shtetin më të ri evropian.

Tash, të ballafaquar me mundësinë që ICJ mund të marrë dritën e gjelbër nga KB për të nxjerrë një opinion për ligjshmërinë ndërkombëtare të deklaratës së saj të pavarësisë, Kosova varet nga SHBA dhe shtetet evropiane. Në lobimin për Kosovën atyre do t'u bashkohen vetëm disa shtete me shumicë myslimane, siç është Turqia dhe Malajzia. Sa i përket OIC, nuk duket se mund të japë mbështetje të përbashkët për Kosovën. Duke e pritur kreun e diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, në mesin e shtatorit, profesor Ihsanoglu riafirmoi mbështetjen e OIC për popullin e Kosovës. Ai nuk mund të bënte më shumë, meqë duhej folur dhe punuar në përputhje me deklarimet e pavendosura dhe të kompromisit të OIC. Ai ka një rol shumë kompleks për të ushtruar. Është e vërtetë se as Bashkimi Evropian nuk ka arritur një qasje të unifikuar të njohjes së Kosovës, por 21 prej 27 shteteve anëtare e kanë njohur Kosovën. Në OIC, dallimi është gjashtë prej 57 shteteve anëtare.

Unë dyshoj se pranimi eventual i iniciativës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mund ta vërë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, por unë pyes veten se çfarë do të ndodhë, nëse nesër Kosova kërkon të bëhet anëtare e OIC.

*Autori është ish-ambasador i Bosnjës dhe Hercegovinës në Turqi dhe ligjërues i historisë së diplomacisë në Universitetin Ndërkombëtar “Philip Noel-Baker” në Sarajevë. Artikulli është marrë nga “Today’s Zaman” e Turqisë

Marre prej gazets Tema


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 12 2008, 08:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ngjarja në Prishtinë, turpi në Tiranë

Nga Celo Hoxha

Tiranës duhet t’i vijë turp nga ajo që ndodhi pardje në Prishtinë.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dje u festua ditëlindja e armikut më të madh të Kosovës, pas udhëheqësve serbë, Enver Hoxhës.

Tirana duhet t’i kishte treguar vendin në histori këtij krimineli dhe jo ta linte shkrimin e historisë pezull për 18 vjet, saqë sot ndodhemi përpara situatash kaq komike: të përdhunuarit i thurin lavde bashkëpunëtorit të përdhunuesit, i cili njëkohësisht është edhe përdhunuesi i vëllezërve të tyre në anën e poshtme të Drinit.

Kosovarët dhe të gjithë shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën, ajo duhet t’u përcillet atyre nga burime zyrtare: lufta civile në Shqipëri nisi për shkak të Kosovës. Nacionalistët ishin për Shqipërinë etnike, ndërsa komunistët, të drejtuar nga serbët, ishin kundër. Librat e Uran Butkës “Lufta civile” dhe “Marrëveshja e Mukjes” nuk duhen të injorohen, ata shpalosin të vërtetën reale të mbështetur në dokumente autentike, duke sfiduar Akademitë sllavo-komuniste të Shkencave në Tiranë e Prishtinë.

Kosovarët dhe gjithë shqiptarët duhet ta lexonin në tekstin e historisë se Shqipëria e Enver Hoxhës nuk ka qenë për pavarësinë e Kosovës apo bashkimin e kombit, por për të kundërtën. Ajo ka qenë për bashkimin me ish-Jugosllavinë: në Festivalin e Rinisë në Budapest në vitin 1947 Shqipëria (e Enver Hoxhës) është paraqitur me flamurin jugosllav.

Kosovarët, që gjatë regjimit komunist vinin në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes serbe, përfundonin në burgjet komuniste shqiptare, ku trajtoheshin më keq seç mund të ishin trajtuar në burgjet jugosllave. Shumë prej tyre vdiqën në ferrin komunist, por një pjesë janë ende gjallë, dëshmi e gjallë e krimit sllavo-komunist shqiptar.

Është e vërtetë që në vitin 1981 e më pas ka patur një retorikë për pavarësi të Kosovës nga Shqipëria komuniste, por kjo ishte vetëm retorikë nacionaliste që komunistët e përdorën për të fshehur problemet e tyre të brendshme.

Marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë së Titos nuk u prishën për shkak të Kosovës, por për çështje të pushtetit: Enver Hoxhës iu rrezikua pushteti dhe ai bëri reprezalje kundër bashkëpunëtorëve të tij në Tiranë dhe ndërpreu marrëdhëniet me Beogradin. Kjo ishte e gjitha.

Është turp për Partinë Demokratike të Kosovës dhe personalisht për kryeministrin Thaçi, që konsiderohet si udhëheqës i luftë së armatosur (UÇK) kundër Serbisë, që një deputet i PDK, Hydajet Hyseni, ishte pjesëmarrës në festimin e 100-vjetorit të antikosovarit më të madh të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Kosovarët ndoshta nuk e kuptojnë sa e hidhur dhe paradoksale është të nderosh Enver Hoxhën në Prishtinë në emër të luftës së tij për pavarësinë e Kosovës, por le të imagjinojnë sikur në Tiranë të nderohej Millosheviçi dhe do ta kuptojnë ku e kam fjalën. Ata të dy e deshën Kosovën të çliruar, por nga shqiptarët, ama.

Edhe në telegramin përshëndetës të bashkëpunëtores më të ngushtë të diktatorit, Nexhmije Hoxhës, që u lexua nga i biri i saj pardje në takim, ajo i referohej Kosovës si “Kosova dhe Metohia”, ashtu siç i referohej Millosheviçi e çdo serb tjetër, ose “Kosmet” ashtu siç i referoheshin komunistët jugosllavët që gjatë Luftës së Dytë Botërore u instaluan pranë komunistëve shqiptarë për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Kosova ka patur një histori të trazuar në tri dekadat e fundit, ndaj ka qenë detyrë e Shqipërisë për të punuar për shkrimin real të historisë.

Mirëpo Tirana duket vetë e çekuilibruar. Komunizmi këtu është ulur këmbëkryq dhe askush nuk bën ndonjë përpjekje për ta përzënë. Përveç ndonjë deklarate antikomuniste, asgjë nuk bëhet. Tirana antikomuniste harron që një sistem politik ose ekonomik (siç është komunizmi i sotëm), nuk luftohet me parulla, ose nuk di të bëjë ndryshe nga kjo metodë demagogjike.

Ne duhet t’i ishim përgjigjur me një sistem të ri që të ishte i gatshëm t’i kundërpërgjigjej çdo tentative të atij regjimi për t’u kthyer.

Sigurisht, as komunistët dhe përfaqësuesit e tij nuk duan kthimin e të njëjtit sistem politik. Nga çështje politike, komunizmi është kthyer në çështje morale. Ata, siç e tha e Nexhmije Hoxha në intervistën me Rudina Xhungën dy javë më parë, kërkojnë një vend nderi në histori. Nuk do ta zënë dot, sepse nuk e meritojnë. Por nuk do t’i lëmë pa gjë, historia ka edhe faqet e turpshme të saj.

Marre prej gazest Tema online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:01am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 13 2008, 08:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Detyrimet ndaj shqiptareve ne dy shtetet"

E Hene, 13 Tetor 2008


Presidenti Bamir Topi ne nje interviste dhene per Radio-Televizionin e Kosoves vlereson se ndertimi i rrugeve qe lidhin Shqiperine me Kosoven, jane nje rivendosje ne te drejten historike te komunikimit. "Te besh rrugen per te lidhur Shqiperine me Kosoven ke bere detyrimin e pare, detyrimi i pare qe i jep mundesi njerezve qe te komunikojne te lire, t'i krijosh lehtesira atyre dhe te rivendosesh nje padrejtesi historike, sepse eshte e pamundur qe te mendojme qe mungesa e ndertimit te rruges ne kete aks qe po ndertohet te jete bere pa paragjykim", thote Presidenti.

Ne te kaluaren, Ballkani, si nocion ka nenkuptuar nje zone problematike, me shkalle te larte tensionimi dhe eshte perkufizuar si "fuci baruti". A jane qetesuar marredheniet ne Ballkan tani dhe si i vleresoni?

Presidenti Topi: Ju keni te drejte kur e konsideroni ne pyetjen tuaj situaten ne Ballkan ne retrospektive, qe ka qene nje situate e tensionuar, historikisht e tensionuar, me skenare te lufterave nderetnike, me skena dhe prapaskena. Jemi absolutisht ne nje situate te re. Sot Ballkani ka nje realitet te ri, edhe nga pikepamja gjeopolitike, por dhe nga pikepamja e marredhenieve midis shteteve. Them nga pikepamja gjeopolitike, sepse ne Ballkan ka lindur nje shtet i ri, shteti i Kosoves, i cili ne fakt ndihmon ndjeshem stabilitetin e rajonit. Nga ana tjeter, edhe marredheniet midis vendeve te Ballkanit jane permiresuar ndjeshem. Sot nuk jane me tabu takimet midis lidershipit te vendeve te Ballkanit. Bile ka takime zyrtare, ka takime pune, ka takime ne tavolina te rrumbullaketa dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, shtetet e Ballkanit Perendimor sot e kane projektuar te ardhmen e tyre ne familjen euroatlantike, cka do te thote qe keto shtete, jo vetem ne aspiratat qe kane shprehur, por dhe per te arritur standardet, e kane te detyrueshme qe te shkojne ne kete linje, duke vene se pari nje situate te qete ne marredheniet midis tyre dhe duke e bere te gatshem rajonin tone, qe te pranohet si nje rajon i qete dhe i sigurt ne familjen euroatlantike.

Si President i Shqiperise, keni kontakte me zyrtaret me te larte te vendeve te rajonit. Si i vleresoni marredheniet e Shqiperise me vendet e rajonit?

Une besoj qe Shqiperia sot po merret si model edhe nga partneret tane nderkombetare, si model i moderacionit ne rajonin ballkanik. Une e kam thene dhe vazhdoj ta them, nuk eshte thjesht lidershipi politik apo institucionet ne Shqiperi, por eshte edhe nje element tjeter shume i vecante ne rajonin ballkanik; jetojne shqiptare jo vetem ne Shqiperi, jetojne ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi; per shkak te emigracionit te viteve te fundit edhe ne Greqi. Pra nga te gjithe po ndihet qe ky moderacion nuk vjen thjesht nga klasa politike shqiptare apo nga institucionet e Shqiperise, por vjen edhe nga faktori njerezor ne terren.

Shqiptaret sot vertet qe dallohen per vlerat e tyre qytetare, per vlerat e tyre te lashta ne komunikimin me popujt e tjere; ata jane rikthyer totalisht ne nje terren te lire dhe mesa duket, terreni i lire i ka bere shqiptaret qe te shpalosin dhe te shprehin cilesite e tyre me te mira per te realizuar nje fqinjesi te mire dhe per t'i kontribuar pikerisht asaj qe kerkojne te gjithe popujt e Ballkanit, qe te jene te lire, te komunikojne te lire dhe tek e fundit te jene pjese e familjes se vjeter evropiane. Keshtu qe nga kjo pikepamje une mendoj qe jane ndertuar raporte natyrale me fqinjet.

Kemi pasur, sikurse thashe, vizita ne Shqiperi, por dhe kemi qene per vizita ne vende te tjera. Me nje vleresim relativ do te thoja qe nga i gjithe ky konfiguracion vlerash komunikimi, mbetet ne plan sekondar sigurisht Serbia, e cila realisht po punon me nje lloj ambiguiteti, pra me linja te dyfishta. Ka nje krize persa i perket orientimit te Serbise. Nga nje ane, Serbia kerkon te orientohet ne Bashkimin Evropian, por ka dhe nje pjese te rendesishme te shoqerise, edhe qe e terheq Serbine, pikerisht nga lidhjet e tyre tradicionale me Rusine, me Lindjen. Kjo eshte pare edhe ne zgjedhjet politike ne Serbi. Gjithsesi, popujt e Ballkanit, edhe ne praktikisht, duke dale nga cdo lloj kompleksiteti, do te uronim qe lidershipi politik i Serbise te jete i orientuar nga Perendimi dhe nga ana tjeter, pikerisht duke u orientuar nga Perendimi, te mos shohe si ne te kaluaren, duke e pare Kosoven pjese te saj, sepse Kosova eshte absolutisht nje realitet i ri. Kur thashe qe ka linja ambiguiteti, linja te dyfishta, eshte pikerisht kjo lloj kontradikte; nga njera ane kerkon te integrohet ne Perendim dhe nga ana tjeter kerkon te ruaje pikerisht hegjemonine mbi Kosoven, cka presupozon edhe nje kontradiksion per vlerat e Evropes dhe per ate qe ka bere Evropa per Kosoven. Evropa e ka njohur Kosoven, ndersa Serbia kerkon ta mbaje Kosoven ne kundershtim me vendimet e Evropes, duke dashur te integrohet ne Evrope. Pikerisht zgjidhja e kesaj kontradikte do ta bente edhe Serbine pjese te ketij komunikimi te natyrshem, mjaft te frytshem per Ballkanin, qe Ballkani me nje tradite komunikimi, por edhe si nje treg me 60 milione banore, do te bente pune dhe qe stabiliteti politik t'i krijonte hapesira zhvillimit ekonomik dhe marredhenieve me te gjitha vendet e botes.

Si i vleresoni marredheniet e Shqiperise me Kosoven? Cilat jane fushat ne te cilat jane arritur perparime dhe cilat jane fushat qe lene mundesi per intensifikim te ketyre marredhenieve ne te ardhmen?

Marredheniet me Kosoven jane te mrekullueshme. Marredheniet me Kosoven jane te tilla qe te krijojne shanse qe, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, te gjithe aktoret politike, bota e biznesit por edhe te gjithe faktoret njerezore duhet te dine te intensifikojne marredheniet e tyre, secili ne linjen e vet. Dhe une mendoj qe gjeja me e rendesishme eshte intensifikimi i dialogut politik ne te gjitha nivelet. Pra, ju e keni pare qe ne kemi takime te shpeshta, qofte ne nivele Presidentesh, Kryeministrash, Kryetaresh te Parlamenteve dhe do te doja qe te intensifikohej ky komunikim ne te gjitha linjat, me grupe parlamentare, me komisione te Parlamentit, me njerez te botes se biznesit, te botes se librave, te letrave, te kultures, te historise, pra, na duhet patjeter nje lloj intensifikimi i marredhenieve, sepse kjo kohe e arte ka ardhur dhe praktikisht nuk ka absolutisht asnje lloj pengese, sikurse ka pasur ne te kaluaren. Dhe mendoj qe ajo qe eshte me e rendesishmja, eshte qe ky komunikim njerezor duhet te shoqerohet patjeter edhe me permiresim te kushteve te infrastruktures. Kam parasysh ketu qe ndertimi i rruges natyrisht do ta lehtesoje, do ta shumefishoje kete klime, persa i perket komunikimit te njerezve. Ky komunikim, sikurse thashe per shqiptaret qe jetojne ne rajonin ballkanik, shikohet kur qytetaret e Kosoves vijne dhe kalojne pushimet ne Shqiperi dhe kur qytetaret e Shqiperise shkojne per te pare realitetin e Kosoves. Pra, gjerat mesa duket po vijne ne terrenin e tyre natyral.

Cfare kuptimi dhe rendesie kane, simbolike e praktike, ndertimi i rrugeve, lidhja e Shqiperise me Kosoven?

Une besoj qe eshte simbolike e demonstruar dhe nuk ka nevoje per komente. Te besh rrugen per te lidhur Shqiperine me Kosoven ke bere detyrimin e pare, detyrimi i pare qe i jep mundesi njerezve qe te komunikojne te lire, t'i krijosh lehtesira atyre dhe te rivendosesh nje padrejtesi historike, sepse eshte e pamundur qe te mendojme qe mungesa e ndertimit te rruges ne kete aks qe po ndertohet te jete bere pa paragjykim. Sistemi qe kemi kaluar ka frenuar shume gjera dhe ka paragjykuar shume gjera. Eshte bere, une e kam thene edhe here te tjera, e kam thene dhe kur kam qene ne parlament, qe mungesa e nje rruge qe do te lidhte ne menyre te lehte do te thoja, Shqiperine dhe Kosoven, eshte bere me nje paragjykim te forte, per ta lene Kosoven larg Shqiperise, per ta lene Kosoven pjese te atij realiteti qe nuk ekziston me, te nje Jugosllavie, e cila ne menyre te natyrshme u shperbe. Dhe sot, ndertimi i rruges, ne radhe te pare, sipas mendimit tim, eshte nje rivendosje ne te drejten historike te komunikimit. E dyta eshte nje mundesi e madhe e komunikimit per biznesin. Une mund ta gjykoja, jo thjesht per sa i perket faciliteteve qe jep rruga, por klima qe ka, supozojme Myzeqeja me klimen qe ka Fusha e Kosoves, me mundesi te medha qe kane per prodhimin e shume prodhimeve bujqesore dhe diferenca ne temperature, do te jepte mundesi te shkembimeve te ketyre prodhimeve ne te dy krahet. Dhe do te dilte nga ky lloj sezonaliteti qe vuajne fermeret. Nga ana tjeter, edhe komunikimi i shpejte te jep mundesi qe, ajo qe thame pak me perpara per intensifikimin e marredhenieve, te jete fare i lehte dhe i natyrshem.

Integrimi kombetar a eshte parakusht per integrim evropian dhe ne kete sens, sa eshte bere integrimi shpirteror i shqiptareve, natyrisht ne perputhje me rrethanat, me realitetet politike?

Une besoj qe ka nje ndryshim te jashtezakonshem per sa i perket evoluimit te mentalitetit te shqiptaret. Njeriu e ka te veshtire ndoshta te beje dallimet kreativisht me disa vite perpara. Por kur i rikthehet dhe shikon se sa ndryshime jane bere, tregon qe nje pjese te rendesishme te ketij ndryshimi i takon edhe ndryshimit te mentalitetit. Pra, shqiptaret, kudo qe jane, kane treguar qe kane qene pjese e Evropes, jo vetem tradicionalisht, por jane ne Evrope edhe politikisht. Keshtu qe kane nje deshire te jashtezakonshme qe te arrijne pikerisht ne ato parametra qe te jene te absorbueshme nga Evropa. Sot shikon nje deshire te jashtezakonshme tek studentet per te qene qytetare te denje te Evropes. Sot ata punojne me kurrikula universitare evropiane. Mjaft studente dhe mund t'ju them me mijera, studiojne sot ne shkollat dhe ne unversitetet me ne ze te Evropes dhe te botes. Dhe eshte shume e rendesishme kur i takon, te shohesh tek ata deshiren per t'u rikthyer dhe per te dhene kontributin, qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove, kudo ne rajonin ku ata banojne. Keshtu qe mendoj se eshte nje lloj inspirimi i brendshem per te ndryshuar mentalitetin sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe te jene absolutisht qytetare nderi te Evropes.

Nje pyetje qe ngerthen dy nenpyetje brenda, Shqiperia ne raport me shqiptaret e vet, ne planin ekonomik, social e ne plane te tjera dhe karshi vendeve te rajonit, disa parametra, disa te dhena...

Une mendoj qe Shqiperia sot ka nje realitet te ri ekonomik. Sot konsiderohet, sipas te gjitha te dhenave statistikore zyrtare, te pranuara dhe nga partneret nderkombetare, qe ka nje rritje vjetore me 6 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto, cka do te thote qe eshte nje rritje goxha e mire. Se dyti, sipas nje raporti te Bankes Boterore, Shqiperia renditet e dyta per sa i perket lehtesive per zhvillimin e biznesit, cka do te thote qe eshte krijuar nje terren i favorshem per rritjen e investimeve, qe do te thote se rritja e investimeve shkon paralelisht me mundesine per punesim dhe per rritje te te ardhurave. Nga ana tjeter, ne e shikojme Shqiperine jo thjesht si nje ekosistem te mbyllur, por e shohim si pjese te nje rajoni ballkanik, i cili ka mundesi te medha per investime. Kur kemi bere takime apo tavolina te rrumbullaketa me Presidentet e Ballkanit, kemi nxjerre ne evidence qe Ballkani ka nevoje qe te hapet. Ballkani ka nevoje qe te ndryshoje politikat fiskale, t'i harmonizoje ato politika. Ballkani ka nevoje qe te kete nje klime sigurie ne menyre qe investimet te vijne e te perputhen pikerisht me kete treg, qe konsiderohet, sic edhe e thashe, nje treg i rendesishem me 60 milione banore. Keshtu qe ne mendojme qe marredheniet me fqinjet, edhe nga pikepamja e zhvillimit ekonomik jane shume te rendesishme. Une po lexoja jo me larg se sa dje, qe raporti i shkembimeve tregtare me vende qe jane ne Bashkimin Evropian dhe me vendet e Ballkanit, mendoj qe ka ardhur duke u rritur edhe ne favor te vendeve te Ballkanit, cka presupozon qe ky shkembim midis vendeve ballkanike ka filluar qe te intensifikohet.

Si e vleresoni rrugetimin e Kosoves ne rreth 10 vitet e fundit dhe ne c'mase Kosova po i deshmon kapacitetet, aftesite e veta shtet-formuese pas shpalljes se pavaresise?

Po te merrni ne konsiderate qe nga viti 1999 dhe deri ne vitin 2008 ku jemi, jane 9 vjet, dhe per te marre ne konsiderate edhe vitin teper te veshtire para vitit 1999, qe perkufizon pyetjen tuaj ne 10-vjecar, une di te them qe realiteti eshte i paimagjinueshem ne ndryshimet e veta. Pra, Kosova, qytetaret e saj, kane zhvilluar nje lufte te jashtezakonshme ne kuptimin e vertete te fjales per te dale nga ai realitet ku ishin te izoluar dhe kjo padyshim i dedikohet edhe ndihmes se madhe qe ka ardhur nga vendet me te fuqishme demokratike te botes, dhe ne menyre specifike, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pas luftes, Kosova filloi ne menyre graduale te ndertoje nje realitet te ri, te jete pjese e botes diplomatike per te zgjidhur pikerisht ate moment qe u realizua me 17 shkurt te vitit 2008. Pra, u fut ne nje proces te njohjes se saj dhe sot kemi nje Kosove qe ka institucionet e veta te pavarura dhe qe po mundohet te ndertoje nje shtet te ndertuar mbi bazat e multietnicitetit, ku respekti per minoritetin duket qe eshte ne plan te pare. Kjo padyshim ka te beje dhe me ate lloj besnikerie qe lidershipi i Kosoves ka treguar ndaj dokumentit te zotit Ahtisari, i cili eshte aprovuar edhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe nga vendet me demokratike te botes. Une mendoj qe sot kemi nje Kosove qe jo vetem ka bere zgjedhjet politike, ka ditur te beje fushate per zgjedhjet politike, por me e rendesishmja eshte se ka ditur dhe po di ta administroje pushtetin pas zgjedhjeve politike. Sot Kosova, edhe per me skeptiket, konsiderohet nje realitet me i qete se c'mendohej dhe une besoj qe ky realitet do te vije duke u permiresuar cdo dite. Per kete kam bindje absolute.

Jeni ju per aktivitetin tuaj politik e diplomatik lobues per kosovaret. Ne Asamblene e fundit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, keni qene nje avokat i denje i ceshtjes se Kosoves dhe nga kjo perspektive, si e shihni te ardhmen e Kosoves ne planin e pranimit nderkombetar?

Kosova ka vetem nje te ardhme te hapur, cka do te thote qe nuk ka absolutisht asnje lloj mundesie per rikthim ne skenaret e vjeter. Sot, ne kemi nje realitet ku Kosova vertet njihet nga 47 vende, por shumica e ketyre vendeve jane vendet me te rendesishme te globit. Nga ana tjeter, kjo duhet t'i beje te gjithe, qofte strukturat e institucioneve ne Kosove, qofte ne Shqiperi, por edhe miqte tane, qe te intensifikojne patjeter aktivitetin diplomatik ne menyre qe Kosova te njihet edhe nga shume shtete te tjera dhe une besoj qe ky aktivitet po vazhdon. Eshte po aq e rendesishme qe Kosova te njihet edhe nga fqinjet dhe mundesite jane shume te medha qe te shkohet ne kete linje. Ju e keni pare qe ky lloj aktiviteti eshte i pareshtur dhe besoj qe i gjithe parashikimi eshte qe gjithcka do te shkoje ne terrenin natyral ku eshte nisur.

Cilat jane mundesite dhe modalitetet e shtimit te numrit te shteteve qe do ta pranojne Kosoven dhe ne kete plan, a jane shfrytezuar te gjitha mundesite potenciale, politike, diplomatike kosovare e shqiptare?

Une sapo e thashe qe ka tentativa dhe nje pune intensive per te rritur gjeografine e njohjes. P.sh. nje linje shume e rendesishme do te ishte ajo e vendeve islamike, ku patjeter qe ka kontakte. Edhe une personalisht kam pasur kontakte te vazhdueshme, krahas kontakteve te natyrshme qe mban lidershipi i Kosoves, por edhe aktore te tjere te institucioneve te Shqiperise. Jane takime qe zhvillohen ketu ne Tirane, jane takime qe zhvillohen edhe kudo ku ne shkojme, sepse jemi ne perkrahje te nje kauze te drejte, e cila, sikurse thashe, eshte pjese e vendimmarrjes se shteteve me te fuqishme te botes. Nje linje tjeter shume e rendesishme eshte ajo e vendeve te Amerikes Latine. Nje linje tjeter, qe duhet te ishte e para, eshte pikerisht eshte pikerisht ajo e njohjes nga vendet e rajonit, sepse duke e njohur vendet e rajonit, ka dhe nje influencim psikologjik tek vendet qe jane me larg nesh. Ose, le te bejme nje llogari me te thjeshte: nese njihet nga vendet e rajonit dhe eshte njohur nga vende te rajonit, atehere ato e kane me te lehte, shume me te lehte per te marre vendimmarrjen e tyre, sepse ka mjaft shtete qe jane pikerisht ne pragun e vendosmerise. Po e njohu rajoni, sikurse jane te gjitha premisat dhe po punohet per kete pune, te jeni te sigurt qe do te kete nje numer te konsiderueshem vendesh qe do te vijne menjehere pas gjithe atyre.

Pergjithesisht, si i vleresoni marredheniet shqiptaro-serbe dhe ne kete vazhde, a eshte parakusht heqja dore e Serbise nga nje politike tradicionale hegjemoniste koloniale?

Une ju thashe gjate intervistes sime qe niveli i marredhenieve midis Shqiperise dhe Serbise ende nuk eshte ne nivelin qe Shqiperia ka ndaj vendeve te tjera te rajonit. Padyshim qe ne kemi pasur rast te takohemi, te shkembejme mendime, te shkembejme edhe debate ne tavolina te rrumbullaketa ne nivel ballkanik. Padyshim qe ka diferenca te ndjeshme persa i perket asaj qe eshte ceshtja me kryesore, ceshtja e Kosoves dhe pastaj e gjithe retorika e lidershipit te Serbise vjen dhe perqendrohet pikerisht tek ajo qe ato tashme e kane humbur. Ne do te deshironim te kishim marredhenie pa asnje lloj kompleksiteti me lidershipin dhe institucionet e Serbise, ne kuadrin e nje te ardhmeje te perbashket euroatlantike. Pra, sot nuk behet fjale me per t'u rikthyer tek situata qe ka qene. E kam thene, po e them dhe do te vazhdoj ta them qe ish-Jugosllavia eshte nje realitet qe nuk ekziston me. Te gjitha shtetet qe jane krijuar, kane te drejten e tyre legjitime te ushtrojne te gjitha funksionet kushtetuese ne vazhdimesi dhe duhet te ndertohet nje partneritet luajal per te qene pjese e te njejtes filozofi dhe psikologji, per te qene pjese e Evropes se bashkuar dhe familjes euroatlantike, cka do te thote qe lidershipi sot duhet gradualisht te orientohet ne nje drejtim tjeter. Kjo do te thote qe pas stabilitetit politik ne marredheniet me Serbine, atehere nuk ka asnje lloj pengese qe te rritet edhe dimensioni i marredhenieve ekonomike, dhe une besoj qe e ardhmja e Ballkanit kjo do te jete.

Si i gjykoni angazhimet e Serbise qe me te gjitha mjetet te pengojne pavaresine e Kosoves?

Une do ta konsideroja ne pozicionin qe ato kane, me shume nje tendence per te justifikuar ate realitet te ri qe ekziston ne Serbi, ...

(Nderhyrje e gazetarit)...per konsum te brendshem?

...Per konsum te brendshem sigurisht, sepse ne arenen nderkombetare kjo eshte nje beteje e humbur. Por, nisur edhe nga disa sondazhe qe jane bere ne shoqerine serbe, te azhornuara jo me larg se sa dita e djeshme, vetem 8 per qind e shoqerise serbe e quan si problem te rendesishem ceshtjen e kthimit tek Kosova, cka do te thote qe edhe vete shoqeria e sotme, 95 per qind e saj heq dore ne menyre natyrale, te vullnetshme, nga nje ceshtje e cila sot zhvillohet ne nje plan tjeter.

Si e komentoni opsionin e Presidentit serb Tadic per ndarjen e Kosoves dhe cfare pasojash do te kishte per Kosoven, per Serbine dhe per rajonin?

Ky eshte vetem nje halucinacion. Nuk mund te kete skenare te tille. Te japesh ide per hapa te medha retrograde qe do te prishnin cdo lloj balance, jo thjesht evropiane por edhe me gjere, do te thote qe te hedhesh teza qe s'kane asnje lloj shansi, do te thote qe te hedhesh teza qe s'kane asnje lloj vizioni. Une mendoj qe keto jane ne sensin e asaj qe ju thashe pak me pare, per konsum te politikes se brendshme dhe asgje me shume.

Gjate vizites suaj ne OKB, ne Nju Jork, keni takuar dhe ftuar Presidentin Sejdiu qe te vizitoje Shqiperine, teksa ende jane te fresketa emocionet dhe te gjalla nga vizita juaj ne Kosove. A planifikoni se shpejti ta vizitoni Kosoven?

Une padyshim qe, jo i kam te fresketa, por i kam te nxehta kujtimet nga Kosova. Them termin "te nxehta", sepse e nxehte ishte mikpritja vellazerore ne Kosove. Keshtu qe edhe ne distance nga vizita e cila eshte realizuar ne 25 janar te vitit 2008, une deshiroj nepermjet televizionit tuaj t'i pershendes te gjithe banoret e Kosoves per ate pritje fantastike qe m'u rezervua dhe ate emocion te vecante. Une kam qene shume here ne Kosove. Sigurisht, pritja qe iu be Presidentit te Shqiperise ishte nje pritje me nje simbolike te vecante. Ajo qe qytetaret e Kosoves bejne per cdo qytetar te Shqiperise, por ne prag te vigjiljes se shpalljes se pavaresise se Kosoves, e cila erdhi rreth tre jave me vone. Une kam ftuar Presidentin Sejdiu qe te vizitoje Shqiperine, qe besojme se do realizohet ne muajin nentor. Mbeten per te precizuar vetem disa detaje te vizites. Natyrisht eshte vizite zyrtare dhe vizita zyrte edhe pse ne nuk shohim tek njeri-tjetri shume protokollin e vizitave, gjithsesi vizita zyrtare ne kuptimin e vlerave qe mbart, ka rendesi shume te vecante. Dhe me Presidentin Sejdiu do te diskutojme shume teza te rendesishme per te ardhmen e dy vendeve tona, per te ardhmen e Ballkanit dhe besoj per te gjithe ate inkursion diplomatik te perbashket qe duhet te bejme per vazhdimin e njohjes se Kosoves, pra, nga sa me shume vende. Do te kete surpriza te kendshme gjate vizites, sepse do te shohim mjaft gjera interesante qe kane te bejne me interesin e dy vendeve tona dhe padyshim qe nga ana tjeter, une deshiroj te vij ne Kosove. Eshte nje lloj predispozicioni i natyrshem i imi per te ardhur ne Kosove, per te takuar miq dhe mbi te gjitha per te pare nje realitet te ri ne Kosove, per ta ndjere nga afer, sepse informacione marrim perdite, por jam i bindur qe kur te vij ne Kosove, do te shoh nje realitet te ri shume me pozitiv.


Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:01am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 16 2008, 10:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ringjallja e fantazmës në Prishtinë

15-10-2008 / Nga Skënder Mulliqi

Ta ngjallësh fantazmën e Enver Hoxhës midis Prishtinës, është diçka shumë kontradiktore me vizionin e të ardhmës së shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit. Dhe është shumë paradoksale dhe jo e logjikshme për shekullin 21. Kjo ngjarje padyshim se i qiti një hije të keqe Kosovës… Dy ngjarje më rëndësi e karakterizuan javën që e lam pas lidhur me Kosovën.Ne selinë e OKB-së u miratua rezoluta serbe. Ndërsa ngjarja e dytë ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Portugalia e cila e nxori tërësisht në hije ate të parën. Zyrtarizmi i pavarësisë së Kosovës nga faktori ndërkombëtar me 17 shkurt ishte çeshtje politike e jo juridike, dhe çdo vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk mund ta ndal rrugëtimin e shtetit më të ri në botë. Po ashtu, kësaj të premte në Sallën e Kuqe të Prishtinës u shënua 100-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha që është edhe temë e këtij shkrimi. Dikur nese nuk gabohem e pata lexuar një shkrim të shkrimtarit dhe publicistit të njohur të Kosovës, Mehmet Krajës, i cili thoshte “se asnjë shqiptar nuk është me bindje komunist”. Por , këtë thënie të z. Kraja bukur shumë e demantuan komunistët me fe të gjallë siç thuhet duke festuar midis Prishtinës një përvjetor të një diktatori të urrejtur nga shumica e shiptarëve. Të mbahet një përvjetor për një diktator më urdhrin e të cilit u vranë dhe u persekutuan me qindra dhe mijëra bashkëkombas të vet, nuk ka asnjë justifikim. Ky tubim hapi plagën e shumë familjeve të shqiptarëve të vrarë dhe të persekutuar në të dyja anët e kufirit. Prezenca e dy deputetëve të PDK-së në këtë celebrim, me duket mua, do të lëjë pasoja për këtë subjekt politik në zgjedhjet të cilat do të vijnë, dhe ndoshta do të ndikojë në autoritetin e z. Thaçi, i cili po shënonte siç e tha edhe një publicist i njohur para disa ditësh, ngritjen prej lideri karizmatik në Kosovë. Shumica e shqiptarëve janë ngopur për 50 vite me radhë me diktaturën komuniste enveriane. Promovimi i diktatorit Enver Hoxha edhe para syve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, është gjëja me keqe që ka mundur të na ndodhë. Amerika mike dhe miqtë tanë të tjerë perëndimorë kanë dhënë gjithçka për rrënimin e komunizmit si sistem johuman në çdo cep të botës. Vlerat demokratike të një shteti nuk kultivohen duke promovuar sisteme johumane siç është komunizmi. Festimi i dhunës, nuk i duhet Kosovës dhe shumicës së shqiptarëve, kur e gjithë bota demokratike është në krahun tonë. Ta ngjallësh fantazmën e Enverit midis Prishtinës, është diçka shumë kontradiktore me vizionin e të ardhmës së shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit. Dhe është shumë paradoksale dhe jo e logjikshme për shekullin 21. Kjo ngjarje padyshim se i qiti një hije të keqe Kosovës. ...

Komente

Deputet kosovar qe moren pjese ne kete miting te shpallen persona te padeshirueshem ne Shqiperi.PO te ishte Enveri gjalle nuk do te guxonin te flisnin per pavaresi e jo me te ishin deputete te Kosoves se Pavarur.
Postuar nga Pjeter Tanushi ne daten 15-10-2008
Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 16 2008, 10:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Letra/Ngujimi i enveristëve në zgafellën e kohës

15-10-2008 / Nga Bujar Abdullahu

Nëse mund të nxirret diçka e mirë nga tubimi i së premtes në të cilën u festua ditëlindja e 100 e diktatorit Enver Hoxha, atëherë kjo, padyshim, duhet të jetë njohja nga më për së afërmi me pjesëmarrësit zyrtarë në këtë përvjetor, por gjithsesi jo vetëm të tyre. Pra tash e dimë se kush është komunist-enverist në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Mbase, nuk do të ishte fare keq që në spektrin politik të Kosovës të shtohet edhe një subjekt tjetër politik; Partia Komuniste, ashtu siç është edhe në Shqipëri, me ç’rast të gjithë do të dinim se kah ta drejtojmë gishtin kur kemi të bëjmë me komunistë. Në të kundërtën ata, pra, enveristët e Kosovës, do të vazhdojnë të rreshtohen dhe përfshihen në shumë parti të ndryshme politike dhe si të tillë, për aq sa munden, të imponojnë konceptin e tyre, ndërsa partitë të cilat i kanë të tillët në gjirin e tyre do të reflektojnë frymë me të cilën edhe mund të mos përkojnë. Jemi të vetëdijshëm se Enver Hoxha nuk ka dalluar shumë nga diktatorët tjerë si p.sh Musolini, Hitleri e Stalini në kuptimin e përdorimit të mekanizmit shtetëror për institucionalizim të konceptit fashist, nazist respektivisht komunist. Megjithëkëtë përmasat e këtyre diktaturave ishin edhe tej-kufitare gjersa ajo e Enver Hoxhës ishte vetëm e brendshme, pra diktatura e tij shtrihej brenda kufijve të Shqipërisë juridike dhe atë hermetikisht të mbyllur. Ndërsa “intelektualët” e sotëm pro-enveristë mu këtë veprim të diktaturës enveriste e shohin si një lëvizje të duhur strategjike e cila ishte ndërmarrë si masë preventive ndaj kërshërisë gllabëruese të kombeve përreth. E tash shtrohet pyetja, po mirë a ishte e nevojshme që ajo Shqipëri, edhe po të kishte nevojë të mbyllej, të ishte për gati 40 vite e tillë? Nga cilat kombe fqinje kishte frikë Enveri kur dihet se Shqipëria është i vetmi vend i cili në realitet, madje edhe tash, gati nga të katër anët e saj rrethohet me shqiptarë? Dhe, për më tepër, a nuk ishte një zyrtarë i lartë evropian i quajtur Strauss i cili vizitoj Enver Hoxhën që ta bind të hiqte dorë nga koncepti komunist?. Jo nuk kishte kjo asgjë të bënte me ruajtjen e Shqipërisë nga ekspansioni i jashtëm, por ishte nevoja e mbajtjes në ethe e në frikë të asaj pjese shqiptare të mbetur brenda kufijve, se gjoja në çdo moment Shqipëria do të sulmohet nga armiku i jashtëm revizionist. Ishte frika nga komploti i brendshëm, që ja krijoj në mendësinë e tij sulmet e jashtme, pra për t’u mbrojtur nga të brendshmit ai i krijoj armiqtë e jashtëm. Por, megjithëkëto halucinacione 40 vjeçare të Enverit, duket se kremtimi i 100-vjetorit të lindjes së diktatorit në Prishtinë është thjeshtë mungesë e kapjes së realitetit të sotëm, gjegjësisht duket se këta njerëz janë jashtë tredimensionalitetit, pjesëmarrësit e këtij manifestimi duket se akoma janë të ngujuar në zgafellën e viteve komuniste sikurse ai i një hileqari i cili kinse për t’i shpëtuar disa të rinj nga nazistët i mban në zgafellë dhe për shumë vite duke qëndruar aty punojnë dhe me mund të madh merren me prodhim të të mirave materiale të cilat “shpëtuesi” i shfrytëzon. Ndërsa ata të gjorët e zgafellës mendojnë se jashtë komunizmi çdo ditë e më tepër është duke përparuar. Me një fjalë nuk ishin në tokë të bukës. Pra këta komunist të sotëm janë në zgafellen e Enverit i cili edhe pas vdekjes vazhdon t’i eksploatojë. Por, disi akoma nuk mund të gjendet lehtë arsyeja pse në Kosovë? Pse në Prishtinë? Duket disi e cuditshme!? Mund ta gjej arsyen pse p.sh në Italinë e sotme demokratike disa fashistë e kremtojnë ditën e lindjes së Musolinit apo në Gjermani atë të Hitlerit madje edhe në Rusi të Stalinit e qe besa edhe në Shqipëri të Enverit. Por në Prishtinë?! Për të sunduar më një popull të tërë është e natyrshme që kjo nuk mund të bëhet nga një njeri i vetëm, diktatura mund të ekzistojë vetëm atëherë kur një numër i konsiderueshëm shërbyesish të saj janë të shtrirë në sistem dhe janë në funksion të saj. Në të kundërtën diktatura nuk do të funksionalizohej. Shërbyes të tillë kanë pasur privilegje nga më të ndryshmet, madje një gjë të tillë e kanë pasur edhe familjet, miqtë e dashamirët e tyre, por që në fund me ndryshim të sistemit këto të mira e privilegje i humbën. Ndërsa tash, ato të mira dhe privilegje mund vetëm t’i përkujtojnë me nostalgji. Pra kjo mund të jetë arsyeja ndoshta pse këta shërbyes me mallëngjim i kujtojnë kohërat e “mira” dhe ofshajnë se si të tjerët nuk i kuptuakan. Përkundër kësaj doemos duhet thënë se disa prej tyre edhe tash janë kamufluar me petkun e socializmit dhe akoma shijojnë beneficione të shumta. Po po, por në Prishtinë!? Cilat janë ato të mira të cilat i kanë gëzuar komunistët shqiptarët të Kosovës, më saktë enveristët e Kosovës? Në kohën e pasluftës së II Botërore respektivisht me fillimin e shpërndarjes së mortajës së kuqe edhe shqiptarët e Kosovës nuk ishin imun nga kjo epidemi. Por tek ne në Kosovë ishte diçka ndryshe, ishte diçka që disi preku Kosovën dyanshëm. Në njërën anë ishin komunistët që vepronin nga pushteti gjersa nëntoka, pra ana tjetër, ishin gjithashtu komunistë, pra ishte një komunizëm i dyfishtë. Gjersa në vendet e Evropës Lindore komunizmi vepronte nga pushteti, nëntoka ishte ilegale dhe nacionaliste, që rrjedhimisht paraqitej si një antipod i pushtetarëve. Në Kosovë pushtet e nëntokë ishin komunist, ishte komunizmi jugosllav titist në njërën anë dhe tjetri ishte komunizmi enverist. Pra këtu besoj se duhet gjetur arsyen pse shqiptarët e Kosovës kishin drejtim enverist dhe me të hapëruan aq gjatë për të mbajtur “gjallë” Enverin. Nga të tillët aludohej se komunizmi jugosllav për shqiptarët në përgjithësi ishte i rrejshëm moralisht dhe i dëmshëm politikisht e në vecanti për ata të Kosovës, ndërsa komunizmi enverist, pra ai i Shqipërisë, ishte i drejt dhe si i tillë ishte ideal. E tëra kjo ishte për shkak të asaj mbylljeje hermetike të Shqiptarëve për të cilën Faton Abdullahu në temën me titull “Enver Hoxha i Shqipërisë dhe Enver Hoxha i Kosovës të librit “Rezistenca dhe e Mundshmja Shqiptare” të botuar nga Rilindja në vitin 1996 thotë “...shqiptarët e Kosovës bindjen e tyre për Shqipërinë nuk do ta krijojnë përmes perceptimit të drejtpërdrejtë të realitetit të atjeshëm dhe as përmes formave standarde të komunikimit mes dy shteteve, të shkëmbimeve kulturore, artistike, shkencore e sportive”, për të vazhduar më tutje se “...bindja e shqiptarëve të Jugosllavisë për Shqipërinë do të krijohet nga dëgjimi i emisioneve të Radio Tiranës dhe, aty ku kjo ishte e mundshme, nga ndjekja e emisioneve në TV, nga leximi i veprave të shumta të Enver Hoxhës dhe të liderëve të tjerë...”. Jemi të vetëdijshëm se shumë të rinj të Kosovës të asaj kohe, në emër të Enverit, kanë pësuar dënime e mbi ta nga komunistët jugosllav është ushtruar dhunë e terror, jemi të vetëdijshëm gjithashtu se shumë prej tyre kanë vuajtur burgje të gjata e të mundimshme, por po ashtu jemi të vetëdijshëm se ata sot për këto vuajtje e dënime flasin me krenari e mburrje. Pra vërehet lehtazi se e kaluara akoma ua mban peng të ardhmen. Shumë të rinj që ishin në burgje të ndryshme jugosllave në emër të ideologjisë komuniste enveriste, pas të cilës, me njohjen e realitetit të ri, këtë ideologji e kanë tëhujasuar, këto burgje, dënime e mundime besoj se mund të konsiderohen si ngjarje të dobishme kombëtare të cilat megjithatë kanë kontribuar në rrugën deri te synimet e shënuara. Por disa si duket akoma e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara dhe tash pjesëmarrja në ditëlindjen e Enverit dhe vendosja e fotografisë së tij në shtëpitë e tyre u duket akoma si diçka patriotike dhe kombëtare. Jo nuk është. Me një fjalë komunistëve enveristë u mungon orientimi në kohë e hapësirë, për të cilët duhet ndier keqardhje e të cilëve besoj se u duhet ndihmë. Në realitet ndihma e vetme është qe ta “vrasim” Enverin e vdekur në mënyrë që ata të zhvishen tërësisht nga koncepti enverist si gjarpri prej lëkure. Të gjorit nuk dinë se ende janë në të ngujuar në zgafellen e kohës. Pra, ndihma që duhet ofruar atyre nuk mund të sjell rezultate pozitiv vetëm me fyerje dhe përçmim por edhe me ndihmë konkrete, siç u tha më lart, me “vrasjen” e Enverit e cila do t’i lirojë nga hipnoza e kamotshme dhe në fund edhe ata ta kuptojnë se kanë qenë të ngujuar në zgafellën e kohës.


Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 19 2008, 10:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fytyra e absurdit në Kosovë

(Vendosur: 19/10/08) Sami Repishti

Manifestimi përkujtimor i lindjes së diktatorit, satrapit aziatik EHO, në Prishtinë dhe disa vende të tjera të Kosovës, nuk ashtë thjesht i pabesueshëm; ai ashtë bizar, grotesk, padyshim absurd. Ndërsa Nëna Shqipëri rënkon akoma nga plagët e përhershme të shkaktueme nga një regjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit të tyre maniak, në Kosovën e martirizueme nga komunistët jugosllavë, kryesisht serbë, festohet me thirrje histerike ditëlindja e njërës nga figurat ma të shëmtueme të historisë shqiptare, ndoshta ma e shëmtuemja.
Që nga nëntori 1944 deri në mars 1992, ma shumë se 6.000 burra a gra janë vra me gjyq e pa gjyq, ma shumë se 26.000 shqiptarë janë arrestue, torturue dhe burgosur, kryesisht për "faje verbale" ma shumë se 12.000 familje, pleq, gra dhe fëmijë të prindërve të persekutuem kanë kalue vite të gjata në kampe përqendrimi, e punë të rënda nën kërbaçin e policit të kuq; me qindra mijëra vëllazën e motra shqiptarë janë persekutue në mënyrën ma të egër, për 45 vjet me radhë e me format ma çnjerëzore që Sigurimi famëkeq i shtetit shqiptar mësoi nga të tjerët, ose zbuloi në kërkimet e tij me perfeksionue persekutimin. Vuajtja u ba ushqimi i përditshëm; gënjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u përqafue me entuziazëm si mjeti ma i lehtë e ma efektiv me vulosë një status quo, ku liria ishte vra me plumb, ku e vërteta quhej krim, dhe ku dashuria për vëllain e motrën shqiptare ishte mbyt nga zhurma e një propagande, që kërkonte thellimin e përhershëm të "luftës së klasave", sinonim i pabarazisë sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.
Për 45 vjet me radhë, Nëna Shqipëri u izolue nga bota e jashtme; familjet në të dy anët e kufirit u ndanë për jetë. Qindra të rij e të reja që kërkuan lirinë u vranë nga rojet e kuqe ose u coptuen nga qentë e tyre. Vetëm "udhëheqja" udhëtonte për "shërbim", "kura mjekësore" dhe dëfrim. Nëna Shqipëri u ba sinonim i një vendi ekzotik, të çmendur dhe të rrezikshëm për racën njerëzore. Të vorfën pa kufi, të zhveshur, të lodhur deri në kockë, 3-milionë shqiptarë përkulën kurrizin në punë të rënda të planeve të çmendura pesëvjeçare, për një copë bukë, për një pras, për një domate...!
Kur më 1991, mbas përmbysjes së turpshme të regjimit gjakatar komunist në Shqipëri, një popull i rraskapitur nga frika e uria u vërsul si i çmendur me u largue nga vendlindja, larg nga toka nanë që u ndërrue në njerkë, të rinj e të reja shqiptare, shpresa e vendit, u arratisën me rrezikun e jetës, në vende të panjohura, në shtete që nuk i dëshironin, në mes të popujve të huaj që i përbuzeshin dhe i përçmonin, e sot jetojnë në mërgim.
Vëllazën e motra shqiptarë të indoktrinuar të Kosovës! Në qoftë se nuk keni turp që "respektoni" kujtimin e një tirani monstruoz, të paktën kini mëshirë për viktimat e pafajshme që ai krijoi dhe shtypi pa mëshirë. Mos harroni se "shqiptarët e Shqipërisë" janë vëllaznit dhe motrat tuaja që ju duan, që ju ndihmojnë dhe që dëshirojnë vetëm të mirën tuaj. Me mijëra janë vra nga EHO, që ju sot nderoni, vetëm sepse kundërshtuan politikën e tij pro-jugosllave që persekutonte "Shqipërinë Lindore" siç e quajmë ne. "Edhe flamuri kuq e zi/ Do të valojë përsëri/ Në Kosovë e Çamëri/ Plot me gaz, me gaz e në liri!" ka qenë kënga jonë djaloshare e mbytur nga pushka partizane e komunistëve shqiptarë. Ju lutem, mos harroni mijërat e të rinjve dhe të rejave kosovare që u vranë në 1944-'45 atje tek ju në Kosovë, e që u torturuan, u burgosën për vite të gjata nga Sigurimi i Shtetit, e që unë i kam pa në burgjet shqiptare, i kam dëgjuar, i kam prek me dorë dhe kam qarë kur kanë vdekur në burgjet e errëta komuniste dhe ma në fund i kam varros në vende të panjohura, pa shenja, pa gjurmë. Fytyrat e tyre të zverdhura nga uria e kamxhiku i rojës së kuqe shqiptare më ndjekin akoma sot, e sytë e thellë të kufomës sikur më thonë: "Mos na harroni! Erdhëm se deshëm Nënën Shqipëri. Kjo Nënë na vrau. Ju lutem mos na harroni!"
Por manifestimet e fundit enveriste në Kosovë tregojnë se ata viktima jo vetëm që janë harrue, por vriten sot për herë të dytë; kësaj radhe nga vëllaznit e mortat e tyre kosovare. Manifestimet e fundit enveriste në Kosovë janë padyshim fytyra e absurdit kosovar. Ata janë turpi i Kosovës dhe i kombit shqiptar. Ata janë shfaqja ma monstruoze dhe imorale e një pjese të popullit shqiptar të Kosovës, që nuk njeh të drejtën e çdo individi me jetue i lirë dhe me dinjitet, dy armiqtë ma të mëdhenj të komunizmit. Ata përfaqësojnë klasën që ka humbur arsyen dhe që ashtë zhveshur nga ndërgjegjja. Zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes ka vdekur në mendjet e tyre të turbullta dhe në zemrat e tyre të akullta, sepse ata mohojnë sakrificat e shqiptarëve në luftën kundër komunizmit, në të dy anët e kufirit. Kam shumë frikë se këta janë fanatikë të pariparueshëm dhe elementi i hedhur përfundimisht jashtë kuadrit të shoqërisë njerëzore të qytetnueme.
Vëllazën e motra shqiptarë të Kosovës: Ju lutem kini mëshirë për ne, viktimat e komunizmit gjakatar. Dënoni diktatorin!

Marre prej Gazets Panorama


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:03am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 20 2008, 08:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pikëpyetjet për hetimet e reja që po u bëhen dosjeve të Luftës së Kosovës

20-10-2008 / Behxhet Shala

Sipas paralajmërimeve të gazetës “Koha Ditore” të datës 17.10.2008 në shkrimin e titulluar “Hapen dosjet e luftës”, UNMIK-u i ka dhënë leje EULEX-it për të konsultuar grumbullin e dosjeve të krimeve të luftës . Në fakt, është përfolur se Eulex-i në Kosovë do të merret në radhë të parë me dosjet që kanë të bëjnë me krime të luftës, krime kundër njerëzimit , krimin e organizuar dhe krimet që kanë prapavijë motivin ndëretnik. Të gjitha këto janë krime për të cilat ka pasur fakte të mjaftueshme që kryesisht, urdhërdhënësit apo mbështetësit e tyre të përballen me ligjin dhe ta marrin dënimin, në përputhje me peshën e inkriminimit të personave të dyshuar. Para fillimit të luftës, gjatë luftës dhe sidomos pas përfundimit të luftës, KMDLNJ ka grumbulluar prova materiale në bazë të cilave ka bërë kallëzime penale në prokuroritë vendore dhe gjithashtu ka deponuar dëshmi të mjaftueshme edhe në Tribunalin e Hagës. Para Tribunalit të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kanë dëshmuar shumë aktivistë të KMDLNJ-së (Halit Barani, Sabit Kadriu, Fuad Haxhibeqiri etj).Dosjet me materiale dëshmuese, në formë të kallzimeve penale janë bunkerosur në sirtarët e hetuesve dhe gjykatësve ndërkombëtarë ndërkaq që ata vendorë kanë qenë të zhveshur nga kompetencat për t’i hetuar këto raste e lëre më për t’i gjykuar. KMDLNJ ka bashkëpunuar gjatë edhe pas luftës me hetuesit e Tribunalit të Hagës, me hetuesit e policisë së UNMIK-ut, OSBE-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë për ndriçimin e rasteve për krime të luftës. Vlerësimi i KMDLNJ-së është se, ndërkombëtarët, për shkak të oportunitetit politik, ruajtjes së stabiliteti dhe sigurisë në Kosovë nuk kanë shprehur interesim të përballen me kriminelët ,pavarësishtë përkatësisë së tyre etnike. Është bërë barazpeshimi i krimeve. Nga viti 1999 asnjë serb i Kosovës nuk është dënuar me dënim të plotëfuqishëm për krime lufte ndaj civilëve apo për shkelje të ligjeve të luftës. Edhe nëse janë dënuar, gjykatat e shkallës më të lartë (të gjithë ndërkombëtarë) i kanë liruar nga akuzat. Këtë punë, ndjekjen, hetimin dhe gjykimin për krime lufte ,krim të organizuar dhe krime me motive ndëretnike është dashur ta bëjnë prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit e UNMIK-ut e jo t’i lënë në trashëgim EULEX-it. Gjykatësit e UNMIK-ut, në pajtim të plotë me faktorët politik ndërkombëtarë i kanë ngujuar dosjet dhe ato i kanë aktivizuar vetëm kur është dashur ta bëjnë disiplinimin e politikanëve të cilat vetë ata i kanë promovuar dhe kanë marrë në mbrojtje duke u siguruar përcjellje 24 orëshe.
Për krime të luftës nuk do të duhej të kishte dosje “ top-sekrete “ por ato dosje do të duhej ishin top - transparente! Gjatë viteve 2003-2004, OSBE i ka mëshehur ose asgjësuar afërsisht 1000 intervista që i kanë bërë aktivistët e KMDLNJ-së (projekt me ABACELL-in) ku ofrohen shumë fakte për persona të caktuar të nacionalitetit serb dhe rom , përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve gjatë luftës së fundit. Faktori ndërkombëtarë është përgjegjës për arratisjen e 20 të paraburgosurve nga Burgu i Qarkut në Mitrovicë të gjithë këta të dyshuar për krime lufte (përkatësia nacionale e të arratisurve, 19 serbë dhe një i dyshuar i përkatësisë rome). Askush nuk e ka hetuar këtë “ikje” dhe askush nuk i është nënshtruar përgjegjësisë. Askush nga ndërkombëtarët nuk ka kërkuar që këta të arratisur të ekstradohen. Hetuesit ndërkombëtarë nuk e kanë zbardhur rastin e vrasjes së sërbëve në fshatin Grackë (Lipjan), vrasjen e sërbëve në Merdarë , vrasjen e fëmijëve serbë në fshatin Gorazhdec etj. Asnjë rast nuk e kanë zgjidhur deri më tani .Për ngjarjet e Marsit 2004 hetimet janë zhvilluar dhe arrestimet janë bërë vetëm ndaj shqiptarëve të dyshuar ndonëse në ato ngjarje janë vrarë 11 shqiptarë dhe 8 serbë. Është mbyllur rasti i mbytjes së 3 fëmijëve shqiptarë në fshatin Ç|abër vetëm sa mos të zbulohet e vërteta.Hetuesit ndërkombëtarë nuk kanë zhvilluar hetime dhe nuk e kanë arrestuar asnjë person të dyshuar për vrasjen e 11 shqiptarëve dhe zhvendosjen me dhunë e 13.000 shqiptarëve, boshnjakëve etj, nga veriu i Kosovës (Mitrovica ) në shkurt të vitit 2000 ndonëse këto ngjarje kanë ndodhur para syve të ushtarëve të KFOR-it francez. Vrasjet e serbëve, romëve, boshnjakëve dhe pjesëtarëve të pakicave tjera, pas përfundimit të luftës nuk janë hetuar ndonëse ka raste kur këto janë bërë para syve të policëve ndërkombëtarë. Këto raste pastaj janë shfrytëzuar për qëllime politike ndonëse pa asnjë dyshim, më së paku 98% e rasteve kanë prapavijë kriminale, janë bërë me motive të grabitjes së pasurisë dhe pronës së personave të vrarë. Nuk janë hetuar e as dënuar ata që kanë kryer vrasje me motive politike , pas përfundimit të luftës. Nuk janë marrë në mbrojtje dëshmitarët të cilët me dëshmitë e tyre para gjykatësve do të kontribuonin në zbardhjen e shumë rasteve për krime të luftës, krim të organizuar dhe krim ndëretnik. Dhe, pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të “mbrojtur” janë vrarë apo kanë humbur jetën në rrethana të pasqaruara .Për mbrojtjen e tyre kanë qenë përgjegjës ndërkombëtarët, UNMIK-u. Edhe dekonspirimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur e kanë bërë ndërkombëtarët sepse vetëm ata kanë qenë në dijeni për identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur. Ndërkombëtarët i kanë dekonspiruar dëshmitarët e mbrojtur për shkaqe politike dhe materiale. UNMIK-u ka qenë përgjegjës për krim kundër civilëve të paarmatosur që nuk janë pajtuar me politikën e tij (vrasja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat paqësore të 10 Shkurtit dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda apo të lehta për 100 protestues paqësor). UNMIK-u është përgjegjës për mbytjen e 5 të burgosurve në Burgun e Dubravës, në shtator të vitit 2003. Pjesë e krimit të organizuar dhe aferave korruptive kanë qenë zyrtarët më të lartë të UNMIK-ut (Gerhard Fisher mund të shërbejë si ekzemblar meqë ka qenë zëvëndëskryeministrator i Kosovës dhe shumë të tjerë). Këta kanë montuar procese politike (kujtoni procesin maratonik kundër Albin Kurtit i cili është bërë për shkak të aktivitetit politik të Albin Kurtit). UNMIK-u ka shtypur protestat paqësore me dhunë (dhuna ndaj familjarëve të personave të zhdukur, dhuna e skajshme kundër Lëvizjes Vetëvendosja etj. Këta kanë mbajtur gati (3) vite në burg Afrim Zeqirin, pa vendim të gjyqit por me urdhër të ekzekutivit. Edhe sot e kësaj dite mbajnë nëpër burgje persona të cilëve nuk u është dëshmua fajësia e që kanë qenë pjesëmarrës të luftës.Krejtë këtë e kanë bërë dhe e bëjnë sepse kanë qenë dhe janë të pajisur me imunitet. Prandaj nuk janë përgjigjur për krime, të cilat nuk do të mbetnin të pandëshkuara në vendet nga kanë ardhur. Këtë imunitet në disa raste u kanë deleguar edhe politikanëve vendorë, kur këtë e ka kërkuar interesi politik apo material (bashkëpunimi në krim të organizuar dhe afera korruptive). Po të kishte drejtësi dhe ligj, këta do të duhej të përgjigjen për këto krime dhe ngrirjen e dosjeve të luftës, krim të organizuar dhe krime me motive ndëretnike e jo t’u krijohet mundësia qe dosjet e “ngrira” për krime më të rënda, t’ia dorëzojne EULEX-it. Vetëvetiu paraqet krim nëse dosjet me përmbajtje aq kriminale të mbyllen në sirtarë për 10 vjetë të tëra nga ato që kanë ardhur këtu të na mësojnë si vepron shteti i së drejtës dhe si duhet të zbatohet ligji.
KMDLNJ vlerëson se edhe EULEX-i do të sakrifikojë zbatimin e ligjit dhe drejtësinë pikërisht për ta ruajtur stabilitetin, qetësinë dhe sigurinë në Kosovë. Dhe kjo do të vazhdojë të jetë një Eldorado për kriminelët e të gjitha llojeve, atyre të luftës dhe këtyre të paqëe! Imunitetin që do ta ketë EULEX-i do ta gëzojne edhe disa persona që vendin e kanë prapa grilave! Ky paralajmërim për hapjen e dosjeve të luftës më tepër duhet të merret si mesazh për politikanët që eventualisht do të bëhen të padisiplinuar, për pjesëtarët e TMK-së që do të demobilizohen dhe që paraqesin potencial destabilizues si edhe për të gjithë individët që kanë ndikim në masa dhe që e kanë një të kaluar kriminale e që tashmë janë veshur me fuqi politike. Derisa EULEX-i pyet Beogradin nëse i lejohet ta hap një zyrë në lokacionet ku jetojnë serbët dhe administrohen nga Beogradi, ëshë e pabesueshme se do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me kriminelët e luftës dhe të pasluftës që aktualisht janë përqëndruar në veriun e Kosovës. Me një fjalë, KMDLNJ mendon se premtimi për luftimin e krimit është një retorikë kërcënuese, që më shumë i adresohet kundërshtarëve politik se vetë kriminelëve. Madje, është për t’u besuar se imuniteti për kriminelët e të gjitha etnive do të jetë në përputhje me potencialin e tyre për decentralizimin e situates; Sa më shumë të kenë fuqi decentralizuese do të gëzojnë imunitet më të madh! Ndryshe, në Kosovë ka shumë punë në fushën e zbatimit të ligjit , jo për gjykatësit, hetuesit dhe prokurorët e EULEX-it por në radhë të parë për drejtësinë vendore. Nëse zbatohet ligji si duhet dhe funksionalizohet shteti i së drejtës, në radhë të parë përmes dekriminalizimit të politikës, kjo do të ishte ndihma më e madhe që u bëhet qytetarëve të Kosovës , të të gjithë nacionaliteteve , në përgjithësi dhe politikanëve vendorë që janë të përgjegjshëm, në veçanti! Në luftimin e krimit KMDLNJ do t’i përkrah të gjithë, edhe EULEX-in por jo edhe gjyqtarët si Mauricio Salustro dhe të ngjashëm me ta!

Autori i reagimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së


...
Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:04am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Oct 21 2008, 08:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova dhe integrimi i pakicës serbe në shoqërinë kosovare

20-10-2008 / Ferid Selimi

Integrimi i pakicës serbe në shoqërinë kosovare nuk duhet parë si një “tradhti kombëtare” serbe, por si një patriotizëm në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. Republika e Kosovës, (tashmë e njohur nga mbi pesëdhjetë shtete), si shtet qytetar, po bën përpjekjet maksimale për të integruar të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, race, feje ose ideje politike. Mirëpo, tani për tani, edhe pse Qeveria e këtij shteti më të ri në Botë, nuk ndal orvatjet për të treguar gatishmërinë e ndërtimit të një shteti multietnik, pakica serbe injoron organet udhëheqëse të Kosovës e posaçërisht ky injorim u intensifikua që nga shkurti i këtij viti kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Integrimit të pakicës serbe në shtetin e Kosovës, me të drejtë i jepet vend i posaçëm. Liderët politik të Kosovës, përpiqen që nëpërmjet këtij integrimi të përmbushin premtimet që kanë bërë karshi ndërkombëtarëve. Mirëpo, për t’u përmbushur një premtim i tillë, nuk varet vetëm nga dëshira dhe iniciativa e njëanshme e shtetit më të ri në Botë, por edhe gatishmëria e pakicës serbe që jeton në Kosovë. Ky integrim nuk është bërë ende realitet, por kjo nuk do të thotë që Qeveria e Kosovës të ndalet në përpjekjet e saj që në të ardhmen e afërt të bind liderët politik, qytetarët serb në Kosovë si dhe Qeverinë e Serbisë, se integrimi i pakicës serbe në shoqërinë kosovare është pikësëpari në të mirë të tyre e pastaj edhe për vetë Kosovën. Në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, numri i votuesve serb në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të Kosovës, ishte simbolik. Megjithatë, ata morën njëzet vende në Parlament. Dhjetë vende që dolën (kinse) nga zgjedhjet dhe dhjetë ulëse që ishin të rezervuara për ta. Mirëpo, deputetët serb edhe pse të privilegjuar në çdo aspekt, u larguan nga Parlamenti i Kosovës. Këtë veprim ata e bënë, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kjo lë të kuptohet që ata nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, Parlamentin dhe Qeverinë e saj, edhe pse ka individë që kanë pranuar të jenë ministra dhe zëvendësministra. Serbia, në Kosovë organizoi zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale. Zgjedhje ato që nuk u ndaluan nga Qeveria e Kosovës e as nga UNMIK-u. Nga ato zgjedhje, dolën anëtarët e Kuvendit të ashtu quajtur të “Kosovës dhe Metohisë”, këshilltarët komunal dhe kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës ku jetojnë serbët. Me këtë akt, serbët treguan që nuk janë të gatshëm të integrohen në shoqërinë kosovare. Ndërsa, mbajtja e zgjedhjeve të shtetit serb në Kosovë, nuk ishte tjetër, pos cenim i integritetit të shtetit të Kosovës. Edhe pse, Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës si dhe komunat tjera me shumicë serbe sidomos ato në veri të Kosovës, asnjëherë nuk e pranuan këtë realitet dhe ato veprojnë sipas juridiksionit të Republikës së Serbisë. Pakica serbe në Kosovë, asnjëherë (pos kur është emëruar ndonjë ministër a zëvendës ministër) nuk e ka përfillur juridiksionin e Kosovës. Liderët politik serb që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, veprojnë me direktiva të Qeverisë së Serbisë që është shtet fqinj i Kosovës. Integrimi i pakicës serbe në shoqërinë kosovare nuk duhet parë si një “tradhti kombëtare” serbe, por si një patriotizëm në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. Ky patriotizëm nuk tregohet duke injoruar organet udhëheqëse të Republikës së Kosovës, por duke punuar për të ardhmen e popullit të tyre në këtë shtet që tashmë është realitet. Çdo vonesë nga ana e tyre do të thotë dështim i politikës së Qeverisë së Serbisë ndaj bashkëkombësve të vet që jetojnë në Kosovë. Qeveria Serbe duhet inkurajuar serbët e Kosovës që të integrohen në çdo sferë shoqërore në Kosovë, ngase vetëm në këtë mënyrë ata mund të ecin drejt një ardhmërie dhe një integrimi të plotë në jetën demokratike. Qeveria e Serbisë duhet të dëshmojë para Botës se është pro-evropiane dhe pro vlerave demokratike. Në të kundërtën, nuk do të mund të arsyetojnë premtimet e dhëna para opinionit ndërkombëtar që njëherë e përgjithmonë të largohen nga politika ekspansioniste serbe e viteve të nëntëdhjeta e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Serbia ka forcë politike, por duhet vetëm vullnet dhe dëshirë për ta bërë këtë. Në këtë mënyrë, pakica serbe në Kosovë nuk do të mbahet peng e një politike të gabuar të shtetit amë, por do të ecin drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:04am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 31 2008, 03:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Familja e Jasharajve: Kujdes provokimet serbe

( 31/10/08) Tedi Blushi

Familja e komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jasharit kritikon Tiranën zyrtare për reagimin aspak dinjitoz ndaj pretendimeve të Serbisë për çështjen e “transplantit të organeve”. Përfaqësuesi i saj, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, thotë në një prononcim të djeshëm për të përditshmen kosovare “Express”, se Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme para këtyre provokimeve serbe. Jashari i apelon autoriteteve shqiptare të mos bien pre e këtyre “lojnave të ndyta”, sikundër i cilëson, duke i tërhequr vëmendjen për faktin se “lufta është bërë në Kosovë dhe jo në Serbi”. “Mos të bien pre e këtyre lojnave të ndyta se lufta nuk është zhvilluar në Serbi, por në Kosovë. Asnjë ushtar i UÇK-së nuk e ka merituar as gjyqin në Hagë, as gjyqet që janë të kurdisura nga Beogradi përmes UNMIK-ut që janë zhvilluar në Kosovë. Janë vetëm spekulime”, - vlerëson ai. Sa i përket akuzave të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Pontes ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jashari thotë se të gjitha ato janë shpifje të dirigjuara drejtpërdrejt nga Beogradi. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e argumentuar edhe me dokumente relevante ndërkombëtare dhe ka qenë lufta me e drejtë që mund të zhvillohet”, - shton ai. Jashari kërkon një reagim të fortë për çështjen në fjalë edhe nga institucionet e Kosovës. “Unë mendoj që institucionet e vendit dhe gjithë ata që kanë marrë përgjegjësi që ta udhëheqin vendin, është dashtë që të ngritin aktakuza ndaj Serbisë, jo Serbia ndaj Kosovës, sepse ne kemi qenë ata që kemi mbrojtur vendin tonë”, - shton kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Qeveria e Kosovës
Prishtina zyrtare ndjehet e zhgënjyer nga ajo që e cilëson si bashkëpunim mes shtetit të Shqipërisë dhe Serbisë për çështjen e “transplantit të organeve”. Kjo lihet të kuptohet hapur nga Memli Krasniqi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, i cili thotë me ironi në një prononcim për “Express”, se kjo është një çështje që i takon raporteve ndërshtetërore të Serbisë dhe Shqipërisë. “Është e njohur botërisht se kush ka bërë krime të luftës në Kosovë. Për këtë gjë e dinë edhe opinioni i gjerë ndërkombëtar dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës, lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, për liri dhe pavarësi të këtij vendi”, - shton Krasniqi. Ai thotë se lufta në Kosovë ka qenë përgjigje ndaj dhunës sistematike të ushtruar me vite dhe dekada nga ana e ish-pushtetit serb të Sllobodan Millosheviçit. Sipas tij, për drejtësinë e luftës së shqiptarëve është dëshmuar mjaft, pikërisht në nivel të Gjykatës së Hagës.
Prokuroria e Kosovës
Hilmi Zhitia, kryeprok-uror i Kosovës, nuk dëshiron të komentojë bashkëpunimin shqiptaro-serb për të vërtetuar pohimet e Karla del Pontes. “Është një çështje që i takon marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Serbisë. Nuk është çështje e Kosovës ajo. Ne kemi ngritur akuza ndaj shumë personave, disa janë gjykuar, disa janë liruar”, - thotë ai për “Express”. Sipas tij, deri më sot prokuroria ka ngritur disa aktakuza për krime lufte në Kosovë. Megjithëkëtë, kjo, gjithmonë sipas Zhitisë, ishte kompetencë e UNMIK-ut. “Por punë ka shumë. Edhe me ligj mbi veprimtarinë e EULEX-it. Prokuroria Speciale do të jetë në përgjegjësi të EULEX-it sa i përket krimeve të luftës dhe gjenocidit”, - shton ai.


Marre prej Gazeta Shqiptare Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
utter
Fri Nov 07 2008, 09:43pm
utter

Registered Member #1737
Joined: Fri Mar 21 2008, 11:05pm

Posts: 321
bravo lec! si gjithmon ne sherbim te atdheut!

shoke! kemi ne mes tene
shum' armiq' e tradhetore
popo!mos u qofte thene !
veç qe s'kane gje ne dore!

Back to top
L - N
Thu Nov 13 2008, 09:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
utter ka shkruar:

bravo lec! si gjithmon ne sherbim te atdheut!



Falemners shum utter, n'radh t'pare e t'funit jam n'sherbim t'vedit si Shqiptar zotni i nerum

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Feith: Nuk ka imponim të planit

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Pieter Feith ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i imponojë Prishtinës zyrtare planin prej gjashtë pikash, të cilin kjo e fundit e ka refuzuar ditë më parë.

Shekulli Online
Merkure, 12 Nentor 2008 13:51:00


Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Pieter Feith ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i imponojë Prishtinës zyrtare planin prej gjashtë pikash, të cilin kjo e fundit e ka refuzuar ditë më parë.

Megjithatë, në një intervistë për të përditshmen Koha Ditore, ai ka shtuar se procesi i bisedimeve për këtë plan, nuk ka përfunduar.

Feith ka thënë se nuk do të ketë trysni ndaj Prishtinës zyrtare që të ndryshojë qëndrimin e saj, sepse, sipas tij, Prishtina zyrtare ka shfaqur vetë dëshirën për të mbajtur gjallë dialogun.

Mirëpo, ndryshe nga deklaratat e mëparshme, kur është vlerësuar se EULEX-i do të zbarkojë pa një pëlqim të KS të OKB-së apo përmes një deklarate presidenciale të këtij trupi, Feith në këtë intervistë ka thënë se, shpreson që në Këshillin e Sigurimit të gjendet një konsideratë për zbarkimin dhe të qenët e EULEX-it operacional. /Telegrafi/


Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 08:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3855 sec, 0.0419 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,582kB