Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kosova. Rreth trojeve Shqiptare veri-linore
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jan 29 2009, 12:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shtypi shqiptar i Kosoves

08:55/29.01.09 -

Disa nga shkrimet kryesore te shtypit shqiptar ne Kosove:
Gazeta Express, në shkrimin e saj kryesor, “Zgjedhjet me 2011”, përcjell qëndrimin e ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, e cila u është bashkuar shefit të ICO-së, Pieter Faith, i cili e ka mbështetur vendimin e presidentit Sejdiu që zgjedhjet të mbahen më 2011.

Ambasadorja Kaidanow, në një intervistë për RTK, ka thënë se çdo mendim i artikuluar brenda institucioneve të Kosovës është i mirëseardhur. “Çdo gjë tjetër jostabilizuese do ishte diçka tjetër”.

Një shkrim tjetër të cilin mund ta lexoni në Express është “100 ditët e Haradinajt”. Nga qeverisja e koalicionit LDK-AAK, Ramush Haradinaj vazhdon të veçojë 100 ditët e tij në Kryeministri. Pas kësaj periudhe, sipas tij, qeverisja kishte degraduar. Por Agim Çeku dhe Lutfi Haziri nuk pajtohen me këtë distancim të Haradinajt. Pasuesi i Haradinajt në postin e Kryeministrit Bajram Kosumi nuk komenton deklaratat e liderit të AAK-së, shkruan kjo gazetë.

Gazeta Zëri vazhdon të trajtojë për të disatën ditë me radhë në ballinë çështjen e mosmbajtjes së zgjedhjeve parlamentare sivjet. Shkrimi kryesor i kësaj gazete mban titullin: “A ka ndikuar kriza e LDK-së në vendimin e kryetarit Sejdiu për zgjedhje?”. Sipas gazetës, të panjohurat e shumta që përcjellin LDK-në dhe fatin e reformës se saj, dhe supozimet që skena kosovare mund tutje të reduktohet, në respektim të pragut zgjedhor 5%, kanë shërbyer si justifikime shtesë të kryetarit Sejdiu dhe të faktorëve ndërkombëtarë për të mbështetur vendimin e tij për orarin e zgjedhjeve parlamentare.

Gazeta “Koha Ditore”, në shkrimin qendror, raporton për letrën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic dërguar 80 vende që se kanë njohur Kosovën, që të përkrahin Serbinë në dëshminë kundër pavarësisë se Kosovës.

“Kosova garanton fitoren në Gjykatën Ndërkombëtare”, mban emrin titulli i artikullit, ku shkruan se Rusia, Spanja, Venezuela dhe Qiproja i kanë garantuar Serbisë se do të jenë kundër Kosovës. Ndërsa zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka siguruar se kontaktet e deritanishme me vende të ndryshme të botës flasin se ato do të deponojnë përgjigje në këtë gjykatë që janë në favor të shtetit më të ri në botë.

Kosova Sot, sot në ballinë sjell shkrimin “Serbët në terr, s’i paguan borxhet”. Zyrtarët e KEK-ut thonë se është politikë e KEK-ut që, në rast të ndonjë prishjeje në fshatrat ku nuk paguhet energjia elektrike, ata të mos sanojnë prishjen deri në shlyerjen e një pjese të borxhit, raporton kjo gazetë.

Epoka e Re, në ballinë ka një bisedë me nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufi, me titull, “Rrota e votës”. Sipas gazetës, edhe pse stina e vjeshtës është e zbehtë, e zhveshur, e freskët, me mot të vrenjtur, të përcjell herë-herë me bubullima të fuqishme e vetëtima të frikshme, nënkryetari i AAK-së beson shumë se AAK-ja atë kohë do të ngjallet shumë, do të krijojë një imazh të ri të partisë, njëkohësisht do të sjell fryte të reja në të.

Ndërkaq, gazeta Lajm trajton çështjen e rishikimit të testeve të kandidatëve për FSK. Shkrimi kryesor mban titullin “Ende të pasigurt”. Nëse do të jenë definitivisht në FSK, të gjithë të pranuarit do ta dinë pasi t’iu nënshtrohen trajnimeve, sikurse kadetët e policisë. Nëse dëshmohen të suksesshëm, do të lidhin kontratë në FSK, përcjell gazeta pohimet e ministrit të FSK-së, Mujota, të bërë në një konferencë me gazetarë.

Infopress, po ashtu në ballinën e saj ka bisedën e Ambasadores se SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow. “Tina përkrah vendimin e presidentit për zgjedhje”, mban titullin ky shkrim. Ambasadorja amerikane në Kosovë thotë se vendimi për zgjedhje është në pajtim me Kushtetutën dhe Planin Ahtisaari. Përzgjedhja për FSK, sipas saj, ka shkuar sipas kritereve të NATO-s dhe porosit që këtë të mos e shfrytëzoni për interesa politike. Bën thirrje që Kuvendi të mos e miratojë Rezolutën kundër komunizmit. Diplomatja amerikane ka thënë, po ashtu, se është mjaft e kënaqur me punën e EULEX-it.

Gazeta Bota Sot sjell një temë në lidhje për vendimet për koalicione për zgjedhjet lokale. Shkrimi kryesor i kësaj të përditshmeje mban titullin: “Nga koalicionet e miqësisë, në hasmëri!”.
|||Lajme.Net|||


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 05 2009, 12:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosovë-Serbi, biseda vetëm si dy shtete të barabarta

Pozicioni i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, i prezantohet sot shefit të UNMIK-ut

Autori i Lajmit: Zijadin Gashi
Presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi dhe një herë pozicionin e Kosovës në bisedimet eventuale me Serbinë, duke bërë të qartë se Prishtina nuk do të pranojë asnjë formë të dialogut që synon kthimin në tavolinën e bisedimeve të çështjeve të statusit. Kosova mund të hyjë në bisedime teknike me Serbinë vetëm në cilësinë e dy shteteve të barabarta, ku do të trajtohen çështje të interesave reciproke, tha dje presidenti Fatmir Sejdiu.
Ndërsa po vizitonte doganat e Kosovës, Presidenti kosovar tha po ashtu se Prishtina nuk do të pranojë asnjë formë të bisedimeve që ka për qëllim trajtimin e çështjeve të statusit dhe sovranitetit të Kosovës. Me Serbinë, shtoi Presidenti, mund të bisedohet vetëm në kuadër të vendosjes së marrëdhënieve reciproke, ngjashëm si veprohet edhe me vendet e tjera të rajonit.
“Në asnjë situatë, në asnjë vend, në asnjë hapësirë dhe në asnjë temë nuk mund të bisedohet për çështjet që kanë për qëllim hapjen e çështjeve statusore, çështjet që duan të ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës, në sovranitetin, integritetin dhe funksionimin e institucioneve të saj. Prandaj, ne kemi thënë se në aso temash do të bisedojmë, në tema të kësaj ambicieje asnjëherë jo”, - tha presidenti Sejdiu.
Bisedimet teknike, sot para UNMIK
Pozicioni i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, që po përgatiten nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pritet t i prezantohet sot shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Që nga e premtja e kaluar, Zannier ka kërkuar që të takojë Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës, për t ua paraqitur atyre përmbajtjen e një takimi që kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, në Nju-Jork, dhe në lidhje me angazhimet e Kombeve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Presidenti Sejdiu tha se nuk pret diçka të veçantë nga ai takim, pos që do t i ritheksohet UNMIK-ut edhe një herë pozicioni i Kosovës në lidhje me këto bisedime teknike. “Ka kërkuar takim që të informojë për zhvillimet që ai ka në pjesën e vokacionit të tij do të thosha. Natyrisht se ne nuk e kemi shkëputur bashkëpunimin asnjëherë. Nuk ka ndonjë diçka tjetër; më tepër mund të jetë pjesë e informimit nga ana e tij”, - tha Sejdiu. Qeveria e Kosovës
Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës përjashtohet çdo mundësi për bisedime me Beogradin pa përcaktuar qartë axhendën dhe nivelin teknik të këtij dialogu. Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se ky dialog duhet të përkufizohet me qëllimin e qartë pse zhvillohet ose nuk mund të ketë bisedime fare. “Qëndrimi institucioneve të Republikës së Kosovës mbetet i njëjtë dhe i pandryshueshëm për sa i përket çfarëdo mundësie të bisedimeve në të ardhmen, do të thotë pa pasur një pajtueshmëri për parimet bazë, të cilat mundësojnë bisedime të nivelit teknik qofshin ato, nuk mund të ketë as bisedime”, u shpreh Krasniqi.

Çështja e doganave
Një nga 6 pikat që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka përfshirë në planin e tij të bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, janë edhe doganat. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në kufirin verior mes Kosovës e Serbisë, në pikat 1 dhe 31, doganat mes dy shteteve nuk funksionojnë. Presidenti Sejdiu i ka inkurajuar dje doganat e Kosovës që në bashkëpunim me EULEX-in ta shtrijnë aktivitetin në të gjitha pikat doganore. Një angazhim i tillë u konfirmua edhe nga drejtori i doganave, Naim Huruglica, i cili tha se pret që të vihet rregulli edhe në portat 1 dhe 31 në veri. “Më datën 19 shkurt 2008 aty pati një shkatërrim total të asaj infrastrukture. Tash jemi në ngritje të saj, domethënë vendosja e disa kontejnerëve mobilë. Fillimisht është një punë që ka filluar para dy-tri ditësh, një regjistrim, fillimisht i EULEX-it; tash hapi tjetër është kthimi. Nuk mund të them me siguri të plotë se kur do të jetë ajo ditë, por unë shpresoj të jetë shumë e shpejtë”, - tha Huruglica. Në bazë të planit të Ban Ki Munit për bisedimet teknike, Prishtina dhe Beogradi do të bisedonin për çështjet si policia, gjykatat, doganat, menaxhimi i vijës kufitare, transporti e telekomunikacioni, si dhe trashëgimia kulturore e fetare ortodokse serbe në Kosovë. Mirëpo, këto fusha tashmë janë kundërshtuar nga Prishtina, kështu që mbetet të pritet se cili do të jetë edhe reagimi ndërkombëtar, pasi që Beogradi, në anën tjetër, ka një pozicion krejtësisht të kundërt nga Prishtina dhe kërkon që bisedimet të mbahen pikërisht mbi parimet e këtyre 6-pikave.


Ky lajm është publikuar: 05/02/2009

Marre prej Gazeta Ballkan Online



[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 06 2009, 01:59pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rezoluta e PE: Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE

Parlamenti Evropian kërkoi dje njohjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Në rezolutën e miratuar në Strasburg, me 424 vota pro, 133 kundër dhe 24 abstenime, është theksuar se nuk ekziston asnjë mundësi për ndarjen e territorit të Kosovës, pavarësisht pretendimeve të serbëve. Rezoluta ka përshëndetur vendosjen e suksesshme të misionit EULEX në të gjithë vendin, ndërsa vendeve të Bashkimit Evropian u kërkohet të mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Në rezolutë i kërkohet, si Kosovës, edhe Serbisë të angazhohen në dialog për çështje me interes të përbashkët dhe të kontribuojnë për bashkëpunimin rajonal. Parlamenti Evropian i bëri thirrje Serbisë të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, në përputhje me aspiratat e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. "Marrëveshjet kalimtare mes OKB-së dhe qeverisë së Serbisë duhet të rishqyrtohen, sipas zhvillimeve në terren, kur EULEX të arrijë aftësi të plotë vepruese", thotë rezoluta e miratuar. Por ndërsa Parlamenti Evropian ka përshëndetur shtrirjen e suksesshme të EULEX, serbët e kanë kundërshtuar këtë mision. Ata kanë bllokuar dje disa akse kryesore rrugore, në shenjë proteste ndaj vendosjes së misionit EULEX në pikat e kalimit kufitar me Serbinë. Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Rashkë, që prej orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm. U bllokua gjithashtu edhe rruga në dalje të Zveçanit dhe rruga nga Zubin-Potoku, në vendkalimin kufitar, Brnjak. Banorët serbë të veriut pretendojnë se u takon atyre kontrolli i doganave dhe paralajmërojnë veprime të tjera, për të shprehur pakënaqësinë ndaj zhvillimeve të fundit në këtë pjesë të Kosovës.

Marre prej gazets shqip Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 12 2009, 12:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Investimet e huaja dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës

SEVDIE KADRIU

07/02/2009 Me rënien e ekonomisë formale dhe rritjen e shtypjes së regjimit serb në vitet ’90, për shumicën e banorëve të Kosovës tregu joformal, bujqësia dhe kontributet e të afërmve që punonin në emigrim, ishin rrugët e vetme të mbijetesës në atë kohë. Falë “sistemit paralel”, aftësia sipërmarrëse e shqiptarëve ishte mjaft e zhvilluar para konfliktit të viteve 19981999 dhe përparoi përsëri menjëherë pas kapitullimit të Serbisë në qershor të vitit 1999.

Megjithatë, hovi i menjëhershëm në ndërtim dhe tregti i filluar në vitin 1999 ka pasur kufizime të dukshme. Ai nuk ka mundur të plotësojë zbrazëtitë strukturore të ekonomisë. Një masë e madhe e popullsisë vazhdonte të jetonte në varfëri. Mbështetja në remitancat e emigrantëve dhe ndihmën e donatorëve ka nxjerr në pah mungesën e kapacitetit të brendshëm të ekonomisë kosovare.

Megjithatë, regjistrimi i bizneseve ka qenë më i suksesshëm nga ç’pritej. Është aplikuar një kornizë ligjore mjaft e mirë për aktivitetet tregtare. Shërbimi i doganave ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer në gjenerimin e të ardhurave për Kosovën falë bashkëpunimit të faktorit ndërkombëtar dhe vendor në trajtimin dhe zbatimin e rregullave doganore.

Këto kanë qenë disa nga elementet që e kanë karakterizuar ekonominë kosovare në fillim të periudhës së pasluftës në Kosovë. Mirëpo me trendin e globalizimit në kuptimin e plotë ekonomia botërore gjendej në fazën e ndryshimeve të thella strukturale. Duke marr parasysh se Kosova është një vend shumë i vogël, i cili nuk mund të ndikojë në mënyrë të dukshme në ndryshimet e tregtisë globale, është shumë e kuptueshme rëndësia e hapjes së këtyre lëvizjeve në favor të saj. Ekonomia e hapur është politikë përmes të cilës mund të ndikonim në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë aspekt investimet e huaja kanë rol të pazëvendësueshëm. Njësoj është e rëndësishme tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë. Po ashtu është i rëndësishëm edhe eksportimi i prodhimeve vendore, kryesisht në vendet e Evropës Juglindore.

Për sa kohë ka vazhduar frika e shqiptarëve në njërën anë dhe shpresa e serbëve në anën tjetër për rifutjen e Kosovës nën Serbi, përpjekjet për krijimin e marrëdhënieve normale ndërmjet këtyre dy etniteteve nuk ka pasur gjasa të vendosen. Ndërkohë, për sa kohë që kjo çështje ka qenë e hapur, të dyja palët e kanë parë njëra-tjetrën si kërcënim. Kjo përveçse ka rrezikuar paqen e brishtë në Kosovë, ka qenë njëkohësisht pengesë serioze për investime, aq të nevojshme në Kosovë.

Pasiguria lidhur me të ardhmen politike të vendit dhe dobësitë në qeverisjen dualiste (UNMIK–IPVQ) kanë penguar krijimin e kushteve më atraktive për investitorët vendorë dhe ata të huaj. Vlen të theksohet fakti se në Kosovë duhen krijuar 25 000 deri në 30 000 vende të reja pune për çdo vit për të zgjidhur me sukses problemin e papunësisë, pa zgjidhjen e të cilit vështirë se mund të ketë rritje ekonomike në Kosovë. Për këtë arsye, nevojiten investitorë të ndryshëm dhe qasje në institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare, pra nevojitet integrim i plotë i Kosovës në ekonominë globale.

Dy janë rrugët kryesore që mund ta çojnë Kosovën drejt një zhvillimi më të madh ekonomik, që kanë mbetur në gjysmë si pasojë e statusit të pazgjidhur: procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe marrja e huave dhe mbështetjes financiare nga organizatat financiare ndërkombëtare.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka filluar pas një ngecjeje të gjatë për shkak të problemeve juridike rreth pronësisë, që lindën drejtpërdrejt nga problemi i statusit të pazgjidhur të Kosovës dhe mosdefinimit të saktë të bartësit të sovranitetit mbi atë territor. Edhe pse procesi i privatizimit filloi në vitin 2002 me themelimin e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit, ai u bllokua sërish si pasojë e kontesteve juridike të pronësisë. Më vonë ky proces rifilloi prapë të funksionojë, mirëpo një gjë e tillë ka krijuar një atmosferë të pasigurt për investitorët, ngase në prapavijë është i përhershëm rreziku i kontesteve juridike të pronësisë. Me zgjidhjen e statusit të Kosovës, Kuvendit të Kosovës iu njoh e drejta që të nxjerr ligjin për privatizimin e pronës, kurse gjykatës kosovare e drejta për zgjidhjen e kontesteve pronësore.

Mundësia e dytë e zhvillimit ekonomik, sidomos përmes investimeve kapitale në infrastrukturë dhe krijimit të kushteve të favorshme për kredi biznesi gjithashtu është bllokuar si pasojë e statusit të pazgjidhur, meqë nën këto kushte Kosova nuk është entitet sovran dhe nuk gëzon të drejtën e tërheqjes së kredive nga Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dy organizmat më të fuqishëm ndërkombëtarë.

Pa dyshim që përkundër improvizimeve të shumta gjatë këtyre viteve të fundit është bërë e qartë se vetëm zgjidhja e statusit të Kosovës bëri të mundur zgjidhjen e problemeve themelore në fushën ekonomike, që hapën rrugën për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në ekonominë evropiane dhe atë globale.

Synimi i institucioneve të Kosovës është krijimi i një ambienti të sigurt për investime të jashtme.

Investimet e huaja do të jenë vendimtare për suksesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike. Në veçanti ato investime do të garantojnë realizimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit, siç janë autostradat dhe energjetika. Edhe pse gjer më tani vlera e investimeve të huaja llogaritet të ketë kapur vlerën prej 1 miliard eurosh, Kosova edhe më tutje mbetet e fundit në regjion për kah shuma e investimeve të tërhequra.

Kthimi i aftësisë konkurruese dhe rritja e atraktivitetit të vendit si një destinacion i përshtatshëm për investime në fazën passtatusore varet në një masë të madhe nga faktorët vijues:

Së pari, çështja duhet të bëhet preokupim kryesor i qeverisë së re, që fillimisht duhet të pasqyrohet përmes hartimit të strategjisë kombëtare për tërheqjen e investimeve të huaja.

Së dyti, duhet të forcohet dhe profesionalizohet Agjencioni për Promovimin e Investimeve, duke u pajisur me staf të mjaftueshëm dhe profesional dhe duke u vendosur në kuadër të zyrës së Kryeministrisë, në mënyrë që të garantohet një koordinim sa më i mirë mes ministrive dhe institucioneve të përfshira në promovim të investimeve.

Së treti, duhet të jetësohet reforma e propozuar fiskale, duke ulur vlerën e tatimit të korporatave dhe atij në të ardhura personale në një tarifë të fiksuar prej 10 për qind, gjë që tashmë së voni ka filluar të zbatohet në Kosovë.

Këto janë tri parakushte themelore, kryesisht të natyrës organizative dhe teknike, të cilat duhet përmbushur brenda një afati të shkurtër kohor, nëse me të vërtetë synohet krijimi i një ambienti të përshtatshëm për joshjen e sa më shumë investitorëve të huaj.

Pra, pa investime të huaja pa një sektor privat të fuqishëm, pa një strukturë të shëndoshë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Kosova, për fat të keq, do të vazhdojë të jetë vendi më i varfër në Evropë, me shkallën më të lartë të papunësisë dhe me probleme të rënda sociale. Ajo do të vazhdojë të jetë sinonimi i shoqërisë konsumuese që ka humbur identitetin e saj prodhues. Kështu, rritja ekonomike e dy vjetve të fundit fare lehtë mund të dëshmohet si nisma e dështuar e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë drejtim, Kosova ka bërë një hap përpara duke miratuar ligjin për investimet e huaja në Kosovë, qëllimi kryesor i të cilit është nxitja dhe inkurajimi i investimeve të huaja, duke iu ofruar investitorëve të huaj të drejta dhe garancione themelore dhe të ekzekutueshme, që u japin siguri që ata dhe investimet e tyre do të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë e në pajtim të plotë me parimin e sundimit të ligjit dhe standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.

Siç u theksua, gjer tani në përgjithësi janë pranuar efektet pozitive që investimet e huaja kanë në ekonominë e vendit. Sot është gjithnjë e më shumë prezentë konkurrenca mes shteteve për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat mund të kenë efekte pozitive apo negative në mirëqenien e vendit apo edhe atë ndërkombëtare.

Duhet të kemi parasysh faktin se lehtësimet në investime nuk bartin shpenzime më të mëdha sesa është dobia nga shfrytëzimi i tyre në ekonominë vendore, si dhe transparenca e këtyre investimeve, e cila do të ndihmojë që shpenzimet nga këto lehtësime të jenë në kuadër të qëllimeve të parashtruara.

Në qoftë se dëshirojmë që investimet e huaja të jenë funksionale, është e nevojshme që njëkohësisht të subvencionohen edhe ndërmarrjet lokale, me qëllim që t’i përforcojmë kapacitetet e tyre për të absorbuar sa më mirë teknologjinë e huaj. Qëllimet nuk do të arrihen në rast se ndërmarrjet lokale nuk kanë aftësi dhe motiv të mësojnë nga kompanitë e huaja multinacionale dhe të investojnë në teknologji të re.

Vendet e rajonit po ashtu duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për modernizimin e infrastrukturës, ta ngrenë nivelin e arsimimit, ta përmirësojnë klimën e punësimit në harmoni me politikën e promovimit të investimeve të huaja.

Përfundimisht, krijuesit e politikave ekonomike sfidohen me nevojën e nxitjes së investimeve të reja. Prandaj krijimi i një ambienti atraktiv për investime dhe po ashtu krijimi i një ambienti institucional të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja imponohet si një nga prioritetet themelore të politikave ekonomike dhe reformave ekonomike.

Duke pasur parasysh të gjitha këto arsye që u paraqitën në këtë punim studimor, duhet të theksohet fuqishëm se në Kosovë nevojitet një politikë aktive, që do të promovonte mundësitë e bashkëpunimit me investitorë të huaj, rritjen e aftësisë konkurruese në tregun e investimeve të huaja, rritjen e aftësisë absorbuese për investime të përbashkëta etj. E gjithë kjo me qëllim nxitjen sa më shpejt të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës dhe ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të saj.

(Autorja ka përfunduar studimet posdiplomike në Fakultetin Juridik të Prishtinës)

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 15 2009, 10:19am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Festa e Pavaresise dhe perpjekjet per sa me shume njohje

E Diele, 15 Shkurt 2009


Nga Shpend Limoni

Njevjetori i pavaresise se Kosoves me gjase nuk do te sjelle ndonje njohje te re, edhe pse zyrtare te larte te vendit kishin deklaruar se kane marre premtime nga shume shtete per njohje. Ne vend te njohjeve ne adrese te lidereve te institucioneve te vendit jane duke arritur urime per njevjetorin e pavaresise nga shtetet qe tashme kane njohur pavaresine. Qe prej shpalljes se pavaresise me 17 Shkurt, Kosova eshte njohur nga 54 shtete. Zyrtare nderkombetare, mbeshtetes se pavaresise, thone se ky eshte nje numer impresiv i njohjeve, perderisa kundershtaret e prezantojne si numer te vogel ne krahasim me numrin e shteteve anetare te OKB-se.

Por, cfare ka ndodhur me premtimet qe kane marre zyrtaret kosovare nga bashkebiseduesit e tyre nga shtetet qe ende nuk kane marre vendimin per njohjeve?

Xhavit Beqiri, zedhenesi i presidentit te Kosoves, konfirmon premtimet e shumta qe kane marre lideret, pa permendur emrat e shteteve. "Kemi pasur sinjale dhe premtime nga vende te ndryshme qe do te levizin ne procesin e njohjes se Kosoves, por deri me tash nuk ka veprime konkrete. Shume shtete kane shprehur gatishmerine per ta njohur pavaresine, mirepo ende nuk e ka kane bere", thote ai. Zedhenesi Beqiri nuk mund te thote nese mund te vjen ndonje njohje deri me 17 shkurt. "Ky eshte nje proces, neve na ngutet, por secili vend i ka ato proceduarat e veta dhe menyrat per t'i trajtuar keto ceshtje", ka thene zedhenesi i presidentit.

Edhe ne Ministrine e Jashtme te Kosoves rikonfirmojne pritjet per njohja te reja ne pervjetorin e pare te pavaresise. Ministri Skender Hyseni eshte njeri nga ata qe kishte folur per mundesine e ketyre njohjeve, pa permendur emra shtetesh. Zedhenesja e MPJese Albana Beqiri, po ashtu, ka permendur keto premtime. "Ne i qendrojme prapa fjaleve qe i kemi thene. Premtime dhe shenja ne kemi pasur plote, por nuk flasim per emra pa ardhur njohjet zyrtare. Pra, nuk mund te them me shume pervec asaj qe kemi pasur premtime dhe sinjale shume te forta se do te kete njohje, te shumta", ka thene Beqiri.

Shteti i fundit qe ka njohur pavaresine e Kosoves eshte Panamaja, e cila ka ngritur ne 54 numrin e njohjeve. Nderkaq Ishujt Maldive eshte shteti i fundit qe ka paralajmeruar njohjen e pavaresise. Por, zyrtare te institucioneve qe deshirojne te mbesin anonime, thone se pavaresisht paralajmerimeve, nuk ka indikacione se mund te kete njohje ne njevjetorin e pavaresise.


Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:39am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Thu Feb 19 2009, 08:05pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Kosova nuk mund të
konsiderohet si shtet sovran, një vit pasi ajo e shpalli pavarësinë nga Serbia.
Tadiq gjithashtu ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por e ka përjashtuar mundësinë Beogradi të përdorë forcën për ta rikthyer.
Tadiq u takua sot me ekipin ligjor, i cili e përfaqëson Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Po sot, kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq, e ka përshkruar Kosovën si shtet "virtuel".
Cvetkoviq tha se Serbia po bën gjithçka për të penguar njohjet e mëtejme ndërkombëtare të Kosovës. (REL)

Tadiq: KOSOVA NUK ASHT SHTET



[ Edited Thu Feb 19 2009, 08:12pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Sat Feb 21 2009, 10:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova kërkon zyrtarisht Shnjinin "Shëngjinin"

Qeveria e Kosovës kërkoi formalisht leje për përdorimin e portit të Shëngjinit në Shqipëri, duke thënë se po shqyrton një ofertë më të hershme të Tiranës zyrtare për të pasur akses falas në det. Kërkesa e qeverisë së Kosovës drejtuar Tiranës, u miratua në një seancë plenare të posaçme të Parlamentit të Kosovës në përvjetorin e parë të pavarësisë. "I kam dërguar një letër Kryeministrit Berisha në lidhje me përdorimin e Portit të Shëngjinit", deklaroi Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. "Unë besoj se Shëngjini do të vulosë perspektivën e zhvillimit të Kosovës dhe pavarësisë ekonomike", vijoi ai. Shëngjini është një port i vogël për të përpunuar anije tonazhi. Ai është përgjegjës për një pjesë të vogël të tregtisë së jashtme të vendit.

Marre prej Gazeta Shqip Online

Tash e mira kishte me kene qe edhe porti i Buns me u kthy ne port te mirfillt me shfrytzu sado pak, Me kju kthy origjins tuj u ba aktiv ne tregtine me Kosoven tuj pas parasysh se mes Shkodres e Lezhz duhet me pase nji autostrad tjeter lidhse me autostraden Durrs-Morine sa ma shpejt qi te jet e mujtun ose ma mire kyt un e shof si prioritet personalisht


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 25 2009, 11:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova siguron daljen ne Adriatik

Fatjona Mejdini
E Marte, 24 Shkurt 2009


Kosova siguron daljen e saj ne detin Adriatik, nepermjet nje porti qe do te ngrihet enkas per shtetin e ri ne Shengjin. Kryeministri Berisha, ne emer te qeverise shqiptare e konfirmoi dhenien e portit, gjate takimit te tij me tre ministra te Kosoves, Fatmir Limaj, ministri i Transporteve, Ahmet Shala, minister i Ekonomise dhe Financave, dhe Lutfi Zhargun, minister i Tregtise dhe Industrise, te shoqeruar nga ambasadori i Kosoves ne Tirane, Gazmend Pula. Sipas Berishes "Shqiperia eshte plotesisht e gatshme t'i ofroje kete mundesi qeverise te Kosoves, mundesi kjo qe eshte nje ndihme e madhe per shkembimet tregtare te shtetit te ri". Nga ana e tyre, ministrat i dorezuan kryeministrit Berisha, letren e homologut te tij kosovar, Hashim Thaci, per krijimin e nje grupi nderministror te perbashket, per te shqyrtuar procedurat ne ngritjen e kesaj vepre te rendesishme, per shtetin e ri te Kosoves. Palet diskutuan gjeresisht mbi nevojen e nje studimi, mbi zgjerimin e mundshem te portit te Shengjinit, ne menyre qe ai te plotesoje me kapacitetet e tij nevojat e shtetit te Kosoves, nje ide e kahershme e drejtuesve kosovare, per te pasur nje dalje te veten ne det. Burimet nga takimi bejne te ditur per gazeten, se ministrat e Kosoves i premtuan kryeministrit Berisha, se qeveria e tyre do te financonte edhe ndertimin e nje autostrade me gjashte korsi, si degezim i rruges Durres-Kukes me drejtim Shengjinin. Ky aks rrugor eshte cilesuar nga te dyja palet si i rendesishem, ne kuader te ndertimit te ketij porti te ri ne bregdetin e Shengjinit. Duke biseduar per rrugen Durres-Kukes, kryeministri Berisha dhe ministrat kosovare theksuan se pas perfundimit te saj, kjo rruge do te shkurtoje ndjeshem distancen e Kosoves me detin Adriatik, por edhe distancen e ketij shteti me tregun e gjere evropian. Po keshtu gjate bisedimeve mes paleve, u diskutuan mundesite e bashkepunimit edhe ne fushen energjetike per ndertimin e burimeve te perbashketa te energjise, lidhjes hekurudhore, njesimit te programeve arsimore dhe kulturore, ne projekte te perbashketa ne impiantet e turizmit malor ne Alpet e Shqiperise. Biseda mes kryeministrit Berisha dhe tre ministrave te Kosoves, u ndal vecanerisht ne krijimin e nje rrjeti te pikave te perbashketa te kontrollit doganor, per te rrezuar keshtu pengesat burokratike ne levizjen e njerezve dhe te mallrave. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqiperia duhet te punojne ne menyre te perbashket gjithmone e me shume, drejt hapave te integrimit dhe njesimit te praktikave ne fusha te ndryshme, per t'u krijuar sa me shume lehtesi qytetareve te tyre. Sipas Berishes, qeveria shqiptare ndjek me vemendje dhe admirim zhvillimet pozitive ne Kosove, te cilat po e cojne Kosoven drejt nje konsolidimi te sigurt te pavaresise te shtetit ligjor, duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti ne rajon.

Ministrat e Kosoves ne shenje falenderimi dhe mirenjohjeje i dorezuan kryeministrit Berisha edhe nje dhurate te vecante nga ana e kryeministrit Thaci, nje bust bronzi te artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin "Kjo toke ka zot", qe pasqyronte komandantin legjendar te UCK-se, Adem Jashari.

Ministrat, ndihme Bodes per hapesira

Ministrat e Kosoves zhvilluan dje ne Tirane edhe nje takim me ministrin e Financave, Ritvan Bode. Gjate ketij takimi ministri yne i Financave, i garantoi homologet kosovar per krijimin e lehtesirave dhe zgjerim te bashkepunimit, ne fushen fiskale dhe doganore mes dy vendeve. Gjate ketij takimi, ministrat e Kosoves i kerkuan zyrtarisht Bodes, ndihme per portin e ri te Shengjinit, qe pritet te ngrihet. Nga ana e tij, ministri i Financave Ridvan Bode, shprehu vullnetin e qeverise shqiptare per te gjetur rruget ligjore per krijimin e kesaj hapesire, duke respektuar edhe kuadrin ligjor evropian. Ministri Bode i siguroi ministrat e Kosoves, se nga ana e saj qeveria po perqendron investimet ne porte, pasi me perfundimin e investimeve te rendesishme ne rruge, do te rritet nevoja per shtimin e kapaciteteve te ketyre porteve.


Marre prej Gazets Koha Jone

Per mu ky lajm asht shum shum lajm i mire sepse jo vetem saldon kombin edhe ma shum se rruga Durrs-Morine por edhe nimon jashtzakonisht shum zonat Shqiptare ne te dyja ant e kufinit ne mnyre te barabart prej mardhanijeve tregtaro-kulturore qe vine prej krijimit te ktij porti



[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:41am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 12 2009, 03:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Varësi e frikshme

Written by Gazeta SOT

Thursday, 12 March 2009 12:41
Nga Driton AVDIU
Dy deklarata të ditëve të fundit, njëra nëpërmjet kancelares gjermane Merkel, tjetra nga ish- ambasadori slloven në Prishtinë, Vojko Volk (sot drejtor politik për Ballkanin në MPJ të Sllovenisë) dhanë një sinjal alarmi për raportet e skajshme të varësisë së plotë të politikës zyrtare të Kosovës me faktorët e jashtëm. Ato thanë troç diçka që është ditur tashmë në sferat e mirënjohura me zhvillimet politike në Kosovë shumë më herët, por asnjëherë deri më tani nuk është aktualizuar kaq qartë dhe fuqishëm, sidomos nga ana e faktorëve ndërkombëtarë, e që tregon edhe për një deficit të rëndë themelor në raportet politikanë të Kosovës-faktorët ndërkombëtarë. Kancelarja gjermane në një takim të mbajtur ditëve të fundit me gazetarë në Berlin vetëm sa vërtetoi raportin e varësisë së skajshme të politikës së Prishtinës me faktorët ndërkombëtarë dhe dëmin potencial që shkaktojnë këto raporte aktuale. Ajo kërkoi vendosmëri nacionale nga udhëheqja e Kosovës që ta bëjnë atë një shtet funksional. Merkel u shpreh: “Kurrfarë faktori ndërkombëtar nuk mund të nxisë forcat e vendit; njerëzit e Kosovës këtë duhet ta bëjnë vetë.” Kurse Volk ishte edhe më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë.
Ai në një deklaratë për gazetën sllovene “Dnevnik” tha: “Bëhet fjalë për formën e varësisë të cilën nuk e kam parë askund në Ballkan. Në Slloveni nuk ka ekzistuar kurrë kjo varësi. Gjithçka që kemi fituar, kemi fituar dhe rregulluar vet, keq ose mirë.” Më tej ai thekson se kjo varësi në Kosovë është e frikshme. Dhe ky alarm në radhë të parë bie për Kosovën, për perspektivën e zhvillimit të saj në të ardhmen. Alarmi është i thjeshtë: politika e Kosovës është e varur dhe e paralizuar nga “këshillat” e miqve ndërkombëtarë në atë shkallë, saqë pamundëson çfarëdo nisme për ndryshim nga faktori i brendshëm “vendim-marrës” politik dhe kështu është krejtësisht e paaftë të sillet dhe të mendojë e pavarur, në përputhje me shtetin e pavarur dhe sovran të shpallur vetëm një vit më parë. Më e rrezikshmja është që kjo varësi totale vjen nga ato nivele përfaqësimi politik e institucional që do të duhej të ishin shembull për horizont të gjerë e vizionar që buron nga mendje të zgjuara e të hapura, për të cilat varësia e nënshtrimi ndaj “këshillave të miqve” jo vetëm që do të ishte e huaj si mënyrë pune, por edhe si mënyrë e të menduarit politik.
Natyrisht kjo nuk do të thotë injorim i ndikimit të faktorëve të jashtëm apo hapje e vijave të konfrontimit me ta, por thjesht ndërtim i qëndrimit tënd si shtet, jo mbi bazën e shprehjes inekzistente në cilindo fjalor politik “miqtë tanë”, por mbi bazë të një platforme politike e cila është rezultat i analizave të mira të interesave politike, ekonomike e gjeostrategjike të lojtarëve të mëdhenj që janë aktualisht të pranishëm në skenën ndërkombëtare (BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia) dhe përfitimit tënd si shtet nga përputhja apo përplasja e këtyre interesave për dhe rreth Kosovës. Por në Kosovë kjo nuk ndodh pothuajse për vite me radhë. Përkundrazi, fitohet përshtypja që më i aftë është ai politikan apo ajo politikë e cila e ka “më fort” me “miqtë ndërkombëtarë”. Pra njësi matëse e (mos)suksesit të politikës nuk ka qenë së paku deri më sot, aftësia e politikës që të përballet dhe t’i zgjidhë problemet konkrete të qytetarëve, por matet me takimet e nivelit të lartë e jo të lartë me përfaqësues ndërkombëtarë të shteteve të ndryshme, aq sa lajm i rëndësishëm për politikanët është bërë këtyre ditëve edhe marrja e meritave të njëri-tjetrit për njohjen e fundit të Kosovës nga Ishujt Maldive. Ky parametër vlerësimi edhe ka pasur njëfarë logjike deri në përfundimin e luftës më 1999 kur me të vërtetë çdo takim i cilitdo nivel me përfaqësues të jashtëm jepte njëfarë shprese në opinion e brendshëm (sado që edhe kjo keqpërdorej shumë nga politikanët e çdo krahu për ruajtjen e status-quosë nën Serbi), por ndryshimi i madh i rrethanave politike pas këtij viti ka bërë që ky “parametër” të mos mund të pranohet sot, sidomos kur jemi në periudhën e pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së kësaj pavarësie nga shumë shtete anembanë botës.
Një shtytje plotësuese për demagogjinë e këtij parametri në këtë drejtim e dhanë me qëndrimet publike të tyre kancelarja gjermane dhe ish-ambasadori slloven në Prishtinë. Shembuj të kësaj varësie të pështirë janë të panumërt dhe, çka është më skandalozja, kjo varësi nuk është e plotë vetëm në raport më çështjet politike me peshë, siç është “hartimi” i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit të cilën institucionet e Kosovës e kanë përkthyer, kurse Deklarata si e tillë është hartuar - servuar nga lart (lexo: lart nga kodra “Arbëria” në Prishtinë), por edhe në çështje t’i quaj kushtimisht më “të lehta” (kujto këtu përpjekjen e katërt të njëpasnjëshme dhe të pasuksesshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për emërimin e Avokatit të Popullit, që nuk po mund të realizohet që nga viti 2006). Për të vazhduar më tej me fusha tjera me peshë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarit të Kosovës, siç janë decentralizimi i pastër etnik dhe asimetrik duke u thirrur në bashkëjetesë e shumetnicitet, miratimi absurd i një statusi special për kishat dhe manastiret mesjetare serbe, mbrojtja e të cilave nuk ka lidhje në thelb me “mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe”, por është kryekëput imunizim politik i këtyre objekteve të kultit, emërimet në nivele të larta politike që duhet të bëhen doemos me aminin e ndërkombëtarëve, apo marrja e vendimeve që prekin në thelb identitetin kombëtar të Kosovës (aprovimi i ligjit për simbolet dhe festat zyrtare në Kosovë) me të cilat së paku formalisht Kosova zhvishet nga çdo gjurmë sado e vogël shqiptare në simbolet përfaqësuese të saj. Vargani i këtyre shembujve është i pafund, por porosia që ato përçojnë në opinion është e qartë: paaftësi, lakmi e pafre për pushtet dhe mohim i plotë i tërë sakrificave dhe përpjekjeve të derisotme të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar nga ana e krerëve institucionalë.
Të gjitha veprimet e dëmshme të politikës në raport me faktorët ndërkombëtarë vishen me formulime boshe dhe pa përmbajtje të tipit të “integrimeve euro-atlantike” të cilat i aspiron Kosova e që në fakt janë një maskë për servilitetin e pakusht të politikanëve të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Mirëpo defekti qëndron në bazën e këtij konstruksioni akrobatik. Për të qenë e aftë që të hyjë në rrjedhat e integrimeve evropiane dhe atlantike të cilat edhe duhet t’i synojmë pa asnjë dyshim, së pari duhet që në rregullimin kushtetues të Kosovës të përcaktohet qartë bartësi i këtij sovraniteti që do ta çonte vendin drejt këtyre integrimeve. Kjo në Kushtetutën e Kosovës qëllimisht është lënë pezull, pikërisht për shkak të moszgjidhjes përfundimtare të raporteve shqiptaro-serbe, raporte këto që vetëm sa komplikohen edhe më me shpikjen e kategorisë së komunitetit/komuniteteve në të gjitha aktet juridike të Kosovës ahtisariane. E ardhmja jonë do të jetë shumë e pasigurt gjithnjë përderisa ta kemi në pushtet një udhëheqje të këtillë politike çfarë e kemi ne tani, udhëheqje e cila nuk di t’u thotë JO miqve tanë ndërkombëtarë as atëherë kur PO- ja e tyre ka pasoja fatale për popullin tonë. Kambanat e alarmit po bien për të gjithë ne: duhet ndërmarrë diçka që kjo gjendje të ndryshojë...

Marre prej Agjensia e Lajmeve "SOT"


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 16 2009, 03:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Delegacioni serb nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Shekulli Online | 16/03/2009
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndaluar sot hyrjen e një delegacioni zyrtar të Serbisë, i cili ishte nisur në Kosovë për të mbajtur një mbledhje në fshatin Ranillugë të Kamenicës, për t'u takuar me, siç është thënë, strukturat qeverisëse në mjediset e banuara me serbë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka njoftuar se delegacioni është ndalur në vendkalimin kufitar numër 5, që njihet me emrin Dheu i Bardhë, për shkak të mosrespektimit të procedurave dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Delegacioni është përbërë nga një numër deputetësh nga Parlamenti i Serbisë dhe zyrtarë të ministrisë për Kosovën në qeverinë e Beogradit.
Serbët pretendojnë se kanë qenë në rregull. Sipas tyre, delegacioni serb kishte njoftuar zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd për këtë vizitë. Por kërkesa, në bazë të ligjit duhet bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pak kohë më parë policia kufitare e Kosovës nuk lejoi ministrin serb për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic të hynte në territor, pikërisht për faktin se nuk kishte kërkuar leje. Beogradi nuk pranon pavarësinë e Kosovës dhe konsideron UNMIK si autoritetin më të rëndësishëm në Kosovë, por pas 17 shkurtit kompetencat e administratës së OKB-së në Kosovë janë zvogëluar.


Marre prej gazets shekulli Online

Personalisht me bahet qefi qe shteti i ri i Kosovs ka fillu sado pak me marr pergjegjsi mi vedin e kufit e tij.


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
star
Mon Mar 16 2009, 03:59pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
mire ja kan ba,po me vjen keq qi si kan djeg.
Back to top
L - N
Thu Mar 26 2009, 03:51pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prishtina, thirrje shteteve të botës: Tërhiqni personelin nga UNMIK


(Dërguar më: 26/03/09) Prishtina filloi të zbatojë atë që deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se roli i UNMIK në Kosovë duhet të marrë fund. Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, u ka bërë thirrje shteteve të botës, të tërheqin personelin e tyre nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë. ndërkohë sipas raportit të Ban Ki Moon, UNMIK do të vazhdojë të qëndrojë me një staf të kufizuar në Kosovë, kryesisht në Mitrovicë.

PRISHTINE- Prishtina po nis të vërë në zbatim atë që deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se roli i UNMIK në Kosovë duhet të marrë fund. Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, u ka bërë thirrje shteteve të botës, të tërheqin personelin e tyre nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë. Në lidhje me këtë kërkesë në OKB, Prishtina mori një farë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, por raporti i Ban Ki Moon për Kosovën thotë qartë se UNMIK do të vazhdojë të qëndrojë me një staf të kufizuar në Kosovë, kryesisht në Mitrovicë.
Në fakt roli i UNMIK nuk është shumë i nevojshëm as për serbët të cilët kanë thënë se UNMIK edhe mund të largohet nga Kosova, por e rëndësishme është të mos shuhet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Sipas serbëve këtë rezolutë mund ta zbatojnë misionet e tjera në Kosovë, si EULEX apo zyra e Piter Feith, ICO.
Por për shqiptarët e Kosovës, rezoluta 1244 lidhet ngushtë me UNMIK, dhe me largimin e këtij misioni nga Kosova zhduket fuqia e rezolutës.
Ndërkohë zv. Kryeministri Kuci në deklaraten e tij ka komentuar edhe kërkesën e Britanisë për të reduktuar praninë në EULEX, duke thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për numër zyrtarësh të huaj, por thjesht për politikën mbrojtëse të bashkëisë ndërkombëtare. Ai ka vlerësuar pozitivisht tërheqjen e përfaqësuesve rusë nga UNMIK-u. (e.n/news24/balkanweb)


[ Edited Sat Jul 25 2009, 09:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 08:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën

09/04/2009 Intervista me ish-presidentin e Finlandës si ndërmjetës ndërkombëtar mes Prishtinës e Beogradit

Marti Ahtisari, ish president i Finlandës i cili si ndërmjetës ndërkombëtar mes Prishtinës dhe Beogradit rekomandoi pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, thotë se tani që marrëdhëniet Amerikë-Rusi duket se po përmirësohen, edhe Moska do ta njohë një ditë Prishtinën. Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes i bëri komentet për Zërin e Amerikës pas një takimi në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, ku ai foli kryesisht për zgjidhjen e konflikteve më të mprehta në botën e sotme si Lindja e Mesme, Afganistani dhe Iraku.

Zëri i Amerikës: Në thelb, a po zbaton EULEX-i planin tuaj për Kosovën?

Marti Ahtisari: Jo. Vetëm disa elementë të planit. Sepse plani përmban elementë të cilët nuk janë pjesë e mandatit të EULEX-it. Por qeveria ka bërë shumë gjëra që kanë çuar në miratimin e mjaft ligjeve siç janë ato për sigurinë. Pra roli i Bashkimit Europian duhet parë si një element mbështetës në krejt procesin.

Zëri i Amerikës: Në komentet tuaja këtu në Uashington ju nuk e përmendët shumë Kosovën. A do të thotë kjo se Kosova nuk përbën më problem?

Marti Ahtisari: Gjendja në Lindjen e Mesme, në Afganistan, Iran dhe Irak është krejtësisht e ndryshme nga Kosova, ajo është më e mprehtë. Sot, Kosova është një shtet i pavarur, gjë që ka rëndësi të pohohet dhe gradualisht po integrohet në organizatat ndërkombëtare. Shpresojmë se do të pranohet edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Kosova po njihet nga gjithnjë e më tepër vende.

Zëri i Amerikës: Kosova nuk u përmend as nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kur ata biseduan për një fillim të ri në marrëdhëniet mes tyre.

Marti Ahtisari: Mendoj se si amerikanët ashtu edhe rusët e dinë se Kosova është tashmë një shtet i pavarur dhe do të mbetet e tillë. Mendoj se ata nuk duan të harxhojnë kohë dhe të flasin për Kosovën prandaj Kosova nuk duhet të jetë dhe aq e preokupuar që nuk po flitet për të. Mendoj se kjo është shenjë e mirë.

Zëri i Amerikës: Jeni i shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë? Apo mendoni se gjendja atje është e qetë ose relativisht e qetë?

Marti Ahtisari: Krahasuar me shumë vende të tjera në planetin tonë, mendoj se Kosova po ecën përpara. Ajo ka nevojë për shumë punë, kërkon durim dhe gjykim të mirë nga udhëheqja e saj por unë kam besim tek ata dhe shpresoj se këtë verë do të kem rastin të vizitoj Prishtinën.

Zëri i Amerikës: Cilat duhet të jenë shqetësimet e tyre kryesore, politike apo ekonomike?

Marti Ahtisari: Patjetër ekonomike sepse hyrja në institucionet financiare ndërkombëtare është me rëndësi të jashtëzakonshme. Vetëm kështu ato mund t’i japin Kosovës kredi për të zhvilluar, për shembull, burimet e energjisë që ajo ka.

Zëri i Amerikës: Përse Bashkimi Europian nuk u tregua i njëzëshën në njohjen e Kosovës?

Marti Ahtisari: Jam i zhgënjyer që disa nga vendet anëtare nuk e kanë njohur Kosovën. Shpresoj se disa prej tyre do ta bëjnë këtë herët a vonë. Por kjo ka patur gjithashtu një efekt negativ në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo për mua është shumë më shqetësuese. Fakti që afro 60 vende e kanë njohur Kosovën është shenjë e mirë dhe ato përbëjnë 60-70% të ekonomisë botërore. Pra është një fillim i mirë. Ky proces do të shpejtohet dhe shpresoj sinqerisht që edhe vendet e botës islamike do të fillojnë ta njohin Kosovën.

Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni se përpiqet të arrijë Rusia duke mos e njohur Kosovën?

Marti Ahtisari: Mendoj se rrethanat në atë kohë ishin të tilla që kjo nuk ndodhi dhe ndoshta duhet të presim një farë kohe që kjo njohje të vijë. Por shpresoj se, në fund të fundit, sidomos tani që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket se po përmirësohen, edhe ata do ta njohin Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është ndonjë gjëmë e madhe. Nuk duhet zmadhuar.

Zëri i Amerikës: Serbia po përpiqet t’i vonojë njohjet ndërkombëtare të Kosovës duke paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e njëanëshme të pavarësisë. A mund të ketë sukses kjo përpjekje?

Marti Ahtisari: Nuk e di sepse nuk e kam parë dokumentin e paraqitur prej tyre në gjykatë. Mendoj se çdo vend i pavarur ka të drejtë ta përdorë Gjykatën por është tjetër gjë se sa mund të ndihmojë kjo. Sepse çështja thelbësore këtu është që Serbia duhet të fillojë të kuptojë se çfarë gabimi u bë në Kosovë, të kuptojë se duhet ta pranojë atë që ndodhi. Nuk ka dobi nëse ata thonë se “fajtorë nuk ishim ne por ishte Millosheviçi dhe të tjerët”. Sepse edhe qeveritë e tjera që erdhën pas Millosheviçit nuk i lejuan serbët e Kosovës të bashkëpunojnë me Prishtinën dhe ta integrojnë pakicën serbe në strukturat të cilat u mirëpritën nga të tjerët. Pra, ata e penguan integrimin e serbëve të Kosovës dhe ky proces nuk ka filluar as tani.

Zëri i Amerikës: Nëse Beogradi dhe Prishtina do të duhet të fillojnë negociata mes tyre, çfarë natyre duhet të kenë këto negociata?

Marti Ahtisari: Negociata mund të ketë por jo për çështjen e statusit. Gjithnjë ka çështje që fqinjët mund të diskutojnë, për shembull, si të përmirësohet kontrolli i kufirit, por jo për statusin. Statusi nuk është në rend të ditës

Intervistoi Ilir Ikonomi



© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara

[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 09:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Parlamenti, ose zhgenjimi i radhes

Nga Baton Haxhiu
E Premte, 08 Maj 2009

Pas shume e shume zhgenjimesh me Parlamentin e Kosoves, nje zhgenjim tjeter te vecante perjetova me date 30 prill. Parlamenti i Kosoves, me 30 Prill te vitit 2009, debatoi per vitin 2007. Dhe ate per Auditorin Gjeneral dhe auditimin qe ata bene per RTK-ne. Sa cudi!

Me vjen keq qe me duhet te shkruaj per kete fenomen politik e nuk ka marre guximin askush ne RTK, te perballet me nje baltosje publike te pashembullt qe i eshte bere ketij Televizioni. Nuk e besoj qe njerezve ne RTK te mos iu kete bere pershtypje gjithe ai ofendim publik, qe erdhi nga Parlamenti i Kosoves. Por, heshtja nuk eshte e mire edhe per faktin se e gjithe kjo mund te jete uverture per sulme ne te ardhmen. Kjo i ngjan asaj perralles se njohur, te miut qe ece neper mustaqe. Nuk do te beja kete shkrim sikur keta deputete te mos marrin guximin qe nje dite ta bejne te njejten gje edhe per mediat e tjera. Sikur keta deputete te mos marrin guximin dhe te ndeshkojne publikisht te tjeret per faktin se jane te votuar. Sikur mos te isha konkurrent i RTK-se, do te shkruaja shume ndryshe. Kete here do mundohem te them dicka per heronjte e keqkuptuar te nje debati aq paradoksal dhe te paqendrueshem ne Parlamentin e Kosoves. Debati i udhehequr nga Gani Koci, kishte kater qellime kryesore. Objektiv kryesor kishte jo vetem RTK-ne por edhe Zyren e Auditorit Gjeneral. Kjo i bie qe ne nje menyre ishte edhe presion brutal ndaj Auditorit Gjeneral, i cili, edhe pse eshte suedez ne krye, nuk e pa te udhes te reagoje per ate qe Parlamenti ishte perfshire.

Debati kateroresh ka qene interesant dhe fenomenal ne te njejten kohe. Ishte interesant, sepse brenda grupit te deputeteve ishin te ngulitura interesa strikte qe perfaqesoheshin nga deputeti Gani Koci. Kurse, debati ishte fenomenal vetem per faktin se pjesa e pare e fjales "fenomen", pa kete pjesen shtese "al", i takon debatuesve parlamentare qe vertet jane fenomen per arsyen e debatit dhe debatimit.

Por, te kthehem te qellimet e debatit ne Parlamentin e Kosoves. I pari qellim ka te beje me mesazhin qe i eshte dhene Auditorit Gjeneral permes Kuvendit. Ne menyre indirekte, Auditori Gjeneral, kercenohej per faktin se cdo raport pozitiv per ndonje kompani publike, ne kete rast per RTK-ne, ne nje menyre duhet te jete i porositur, ndoshta i falsifikuar dhe natyrisht joprofesional. Dhe u konfirmua teza se nje raport i mire per RTK-ne, ne kete rast, do te cilesohet si i keq, sepse nuk permbush qellimet e atyre qe kishin nisur debatin.

Nese nje raport i Auditorit do te dilte i keq per RTK-ne, kjo i bie qe nuk do te debatohej fare, pikerisht per faktin se eshte i tille. Nuk paragjykoj se Auditori suedez do te kapitulloje, por mbetet hije e keqe e presionit brutal mbi nje institucion te pavarur. Me e renda eshte se ky presion po behet ne momentin kur grupi auditues per jave eshte ne RTK dhe ka nisur edhe auditimin per 2008 qe paraprakisht duhet te shpallet paragjykues per shkak te presionit.

Qellimi i dyte i ketij debati ishte shkaterrimi publik i Televizionit Publik nga te gjitha partite politike. Por, fakti se e sulmuan te gjitha partite d.m.th. se jane te pakenaqur te gjithe, si opozita dhe pozita. Nuk di a ka te beje me projektin dinjitoz programor apo me padijenine e partive politike per qasje ndaj RTK-se dhe nje mediumi. Por, presioni tregoi nje gje: RTK duhet te disiplinohet ne prag te zgjedhjeve dhe ta humbe autoritetin fare. Ky presion publik ishte qellim kryesor nga pozita dhe opozita, qe te dobesohet pozita editoriale dhe menaxheriale e RTK-se. Nese interpretohet drejt ky debat, atehere ky mund te quhet shantazh publik ndaj nje mediumi.

Faktori i trete, qe eshte edhe me i rendi per t'u analizuar, ka te beje me presionin indirekt ndaj medieve te tjera, permes debatit per RTK-ne. Por, si eshte e mundur qe nje teme te jete kaq me interes per debatuesit ne Parlament, kur jane te hapura dhjetera te tjera me prioritet me te larte?

Ky debat i dha nje cilesi, jetes parlamentare ne Kosove. Se te jesh i sinqerte dhe i sakte, do te thote te jesh i pavlere, kurse sinqeriteti ne kete vend pranohet vetem per te keq.

Jetojme ne nje vend qe hajnat nuk kriminalizohen, kurse jo-hajnat po. Duhet te jesh pjese e ndonje strukture qe te shpetosh nga ndonje kriminalizim qe mund te ndodhe ne cdo kohe dhe cdo moment. Eshte gjithashtu per te ardhur keq qe ne raport te mire, Parlamenti i Kosoves duhet gjithsesi te dyshoje dhe te reagoje keq. Kurse per raporte te keqija, qe jane te shpallura per muaj dhe vite, ky Parlament nuk diskuton fare. Eshte e drejte e Parlamentit, natyrisht, qe te debatoje per RTK-ne. Por, menyra e zgjedhur eshte per te ardhur keq.



© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 10:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Eksperti për Europën Juglindore flet për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan në Ballkan

Bardosh: Vizita e Bajden në Kosovë është pozitive

Vizita e ardhshme e zv/presidentit amerikan Xho Bajden në Ballkan është pozitive dhe tregon vëmendjen që po i kushton Uashingtoni këtij rajoni. Kështu shprehet Gordon Bardos, ndihmësdrejtor në Institutin Hariman të Universitetit Kolumbia në Nju Jork. Zoti Bardos, i cili është ekspert për Europën Juglindore thotë se është e rëndësishme që administrata e re amerikane ta kuptojë se sfidat e Ballkanit tani janë shumë më të ndryshme seç ishin në vitet '90.


- Zoti Bardosh, zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden do të vizitojë Ballkanin këtë muaj. Çfarë mund të pritet nga vizita e tij, një ripohim i politikave të mëparshme apo një fokus të ri për këtë rajon?

Mendoj se është diçka pozitive që zv/presidenti Bajden do të vizitojë Europën Juglindore që në fillimet e punës së administratës së re. Është shenjë e mirë që megjithë luftrat në Afganistan dhe Irak dhe krizën ekonomike globale, politikanët në Uashington po i kushtojnë vëmendje këtij rajoni. Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se sa e informuar është administrata e re me zhvillimet në Europën Juglindore. Dhe me këtë dua të them se, njerëz si Riçard Holbruk, i cili është kthyer në Departamentin e Shtetit, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton dhe Xho Bajden, të gjithë kanë qenë shumë aktivë në formulimin e politikës për Ballkanin në vitet '90. Do të jetë interesante të shihet nëse e kuptojnë realitetin e ri dhe sfidat e reja me të cilat përballet ky rajon, apo nëse do të jenë si gjeneralët që luftojnë luftën e fundit, duke u bazuar në të kaluarën. Problemi tani në Ballkan nuk janë më luftërat apo njerëz si Millosheviçi, Tuxhmani apo Izetbegoviçi, por ndërtimi i institucioneve demokratike, i tregjeve të qëndrueshme ekonomike dhe integrimin euro-atlantik të vendit. Këto janë gjëra shumë të ndryshme nga problemet e 10 viteve më parë dhe shpresoj që ata ta kuptojnë këtë.


- Kohët e fundit në Uashington ka qarkulluar ideja e një përfaqësuesi të posaçëm amerikan për Ballkanin. Ç'mendoni ju për këtë dhe a do ta rriste kjo rëndësinë e rajonit në politikat e Departamentit të Shtetit?

Varet. Në përgjithësi mendoj se është gabim të ketë shumë diplomatë për një territor kaq të vogël, sepse kjo do krijonte gara burokratike mbi përgjegjësitë që do të kishte secili. Pastaj, ata mund të punonin me objektiva të ndryshme, amerikanët nga njëra anë dhe europianët nga ana tjetër. Rajonit i duhet kushtuar vëmendje të madhe. Madje unë jam një nga ata njerëz që përkrah idenë e rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë etj., për t'u treguar ekstremistëve se komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë kthimin tek dhuna. Por përveç kësaj, krijimi i një posti burokratik nuk më duket i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve në Europën Juglindore.


- Për sa u përket marrëdhënieve SHBA-Rusi, a mund të pritet ndonjë ndryshim në politikën e Moskës ndaj Kosovës me adminitratën e re të Presidentit Obama?

Shumë njerëz kanë filluar të mendojnë nëse Moska do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Personalisht, nuk mendoj se kjo do të ndodhë, të paktën për sa kohë që zoti Putin dhe Medvedev janë në pushtet. Më vonë nuk di se ç'mund të ndodhë. Vladimir Putin ka investuar një pjesë të madhe të besueshmërisë së tij personale tek çështja e Kosovës dhe do të ishte e vështirë që ai të ndryshonte rrugë tani. Por ka përveç arsyeve politike edhe arsye kulturore, tradicionale dhe fetare. Prandaj nuk shoh ndonjë mundësi që Moska ta ndryshojë politikën e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës.


- Kush mendoni se duhet të udhëheqë politikën për Kosovën, përveç udhëheqësve lokalë, Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian?

Mund të jetë shumë herët që komuniteti ndërkombëtar të tërhiqet nga Kosova dhe t'i lërë serbët dhe kosovarët t'i zgjidhin vetë punët e tyre. Në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ende ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit atje.


- Duke pasur parasysh se Europa mund të mbetet lehtë peng e gazit rus, a nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara më të pavarura në udhëheqjen e politikës për Kosovën?

Në këtë pikë nuk e di, nëse Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të diktojnë zhvillimet në Ballkan në mënyrë pozitive, duke marrë parasysh krizën financiare, luftën në Afganistan dhe Irak dhe nismat e tjera që ka ndërmarrë administrata Obama. Nuk e di, nëse Uashingtoni është në pozitë t'i tregojë Europës dhe Rusisë se çfarë duhet të ndodhë në Europën Juglindore. Por ajo që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara është të ndihmojnë vendet e Ballkanit në integrimin europian.


© Copyright 2005 Rilindja Demokratike.

[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 12 2009, 07:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si i ben lak, shqiptari krizes globale

E Marte, 12 Maj 2009


Nga Shkelzen Maliqi

Kriza ekonomike boterore, e shikuar nga Kosova, i ngjan motit te keq qe kercenon nga larg, me rete e nxira qe levizin shpejte dhe mbulojne skajet e horizontit, me bubullima dhe shkrepje te rrufeve qe zbrazen diku matane, por qe ererat e forta sakaq ia nderrojne drejtimin dhe, si perfundim, nuk ndodh asgje. Paralajmerimet e para disa muajve te krizes se madhe globale te kapitalizmit, epiqendra e te cilet ishin vendet ekonomikisht me te fuqishme dhe me te pasura, ku thuhej se kulmi i saj do te ndodhe ne muajin prill ose maj, nuk jane treguar te sakta. Tani qe kemi hyre bukur qete ne muajin maj, nga rakursi yne margjinal, kemi pershtypjen se nuk po ndodh asgje e rendesishme ose me pasoja te medha. Ne te vertete, per tejkalimin e kercenimet e recesionit ekonomik me serioz me te cilin eshte ballafaquar bota pas Luftes se Dyte Boterore, sigurisht se ka ndihmuar operacioni tejet i madh qe e kane ndermarre shtetet e pasura, duke i derdhur miliarda dollare te fondeve publike per sanimin e bankave, kompanive te sigurimeve dhe aseteve kapitale industriale. Kuptohet, shume kompani te medha jane demtuar rende, sikunder qe edhe shume multimiliardereve u eshte cunguar marramendshem pasuria qe e kane pasur para fillimit te krizes. Edhe disa shtet ne zhvillim, si Kina dhe Rusia, kane perjetuar humbje te medha te shkaktuara nga investimet spekulative te mbuluar me kredi jo te shendosha.

Dhe per ne eshte e rendesishme se e gjithe kjo qe ndodhi, ose rreziku i evituar, nuk ka lene deri me tash, asnje pasoje te dukshme imediate. Per Kosoven ne te vertete krizat jane nje kategori qe tashme cerek shekulli, ose edhe me gjate, dhe perjetohen si perditshmeri. Kosova edhe ashtu nuk ka asete dhe sisteme te medha qe do te ishin te ndjeshme ose te lidhura me recesionin boteror. Nese ndonje kapitalist i Kosoves, qe pasurine e ka bere ne dy dekadat e fundit, ka hasur ne veshtiresi dhe ka humbur para, ose i kane rene punet, kjo nuk ndikon ne boshtin e sistemit te ekonomise te mbijeteses qe eshte ngritur ne Kosove ne koherat e krizes. Ne Kosove jane te pakta firmat e medha qe punesojne me mijera punetore keshtu qe telashet e tyre te shkaktojne rritjen e papunesise. Papunesia ne Kosove eshte fenomen i perhershem, dhe ende nuk ka studime te sakta dhe te sofistikuara qe do te shpjegonin se si Kosova arrin qe te mbijetoje dhe te mbetet stabile me kete shkalle te larte te papunesise. Zakonisht thuhet se Kosova ka mbijetuar fale remitencave te diaspores, e cila ua dergon familjeve ndihmat dhe i mbane gjalle rreth nje te treten e popullsise, keshtu qe nese papunesia llogaritet se eshte 40 per qind, faktori remitence e bene qe rreth 30 per qind te ketyre te papune, te kene nje lloj asistence te perhershme ekonomike familjare!

Ky sistem i asistences per nga natyra eshte molekular dhe ka shpikur prej kohesh forma te ndryshme te gjeturise kundrejt ligjeve te ekonomise. Ky "sistem" eshte shume fleksibil dhe i adaptueshem rrethanave te ndryshme, dhe, cka eshte me e rendesishme, nuk eshte asnjehere burim monolite i mbijeteses te familjeve qe marrin remitenca. Baza e funksionimit te ketij sistemi qendron ne raportet gati obligative te farefisnise, apo te solidariteti i familjeve te medha, ku njesia ekonomike nuk eshte individi apo familja e ngushte, por familja me e gjere, duke perfshire vellazerine, e shpesh edhe farefisnine me te gjere, ne sisteme molekulare te qendreses dhe mbijeteses ekonomike. Nje pasqyre skematike e ketij modeli te mbijeteses mund te ilustrohet kesisoj: shqiptari i Kosoves (kjo vlen edhe per shqiptaret ne pergjithesi) shume rralle lufton per mbijetese dhe prosperitet ekonomik si individ, ose i lidhur vetem me familjen e tij me te ngushte; si pjesetar i nje shoqerie me tradicionale dhe patriarkale, ai kultivon raporte obligative te shumta jo vetem me vllazni dhe mixhallare, por edhe me familjet e dajve, hallave dhe tezeve. Nje bashkesi molekulare ekonomike ne kuptimin qe po flas ketu, mund te kete me shume se 10 pjesetare, ndonjehere edhe 30 apo edhe 50, qe kane aktivitete ekonomike te formave te ndryshme, jo vetem pune "shteterore" por edhe private, ne bujqesi, tregti etj, apo si te punesuar ne diaspore. Qendrueshmeria e ketij sistemi fleksibil konsiston ne ate se ne keto klane te vogla molekulare gjithnje mund te kete rreth 20 deri 30 per qind te atyre qe kane ndonje aktivitet ekonomik dhe paga dhe fitime ne Kosove, si dhe ndonje vella o kusheri te afert ne diaspore, qe dergon fonde shtese per mbijetesen dhe prosperitetin ekonomik te grupit. Keto ndihme shtese nuk eshte e thene te jene ne te keste mujore, edhe pse ka edhe te tilla, por shpesh jane si nje lloj kreditime per aktivitete ekonomike ne Kosove. Pjesetari solidare i familjes ne diaspore, mund te jete edhe djali i dajes nese nuk ki atje vella, ta dergon ne makine te perdorur, qe atje edhe nuk kushton shtrenjte, dhe kjo makine atehere behet burim i fitimeve sepse pronari i tij deri atehere i papune, behet taksiste dhe nxjerre nje pjese te fitimit per familjen. Por, pos ketij modeli te thjeshte, ka edhe te tjera, te investimeve me serioze, qe nuk mbeshteten ne logjiken ekonomike, por ne solidaritetin tradicional obligativ dhe etiken e mbijeteses.


© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 12 2009, 07:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
FMN zyrtarizon anetaresimin e Kosoves

E Diele, 10 Maj 2009


Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) i ofroi dje zyrtarisht Kosoves anetaresimin. Bordi Ekzekutiv i Fondit certifikoi dje voten e guvernatoreve per pranimin e Kosoves gje qe do t'i jepte asaj drejten per te marre kredi prej miliona dollaresh te mbeshtetura nga ky institucion financiar. Ne nje deklarate, Bordi njoftoi se Kosova do te behet anetare e Fondit Monetar Nderkombetar kur perfaqesuesit e saj te nenshkruajne marreveshjen ne Uashington ku ndodhen zyrat qendrore te FMN-se. Kuota fillestare e propozuar nga Bordi per Kosoven eshte rreth 88.6 milione dollare. Secilit nga te 185 vendet anetare qe ka Fondi i caktohet nje kuote e cila bazohet kryesisht ne peshen qe cdo vend ze ne ekonomine boterore. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kosoves, pro anetaresimit te Kosoves ne FMN kane votuar 96 shtete, 38 kane abstenuar, kurse 10 vende ishin kunder.

Serbia dhe Rusia e kundershtuan ne menyre aktive kerkesen e Kosoves per anetaresim ne FMN dhe sipas gazetes "The Wall Street Journal", pranimi i saj u shoqerua me debate.

Kosova e beri kerkesen e anetaresimit ne FMN vitin e kaluar menjehere pas shpalljes se njeanshme te pavaresise. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkeputjen e Kosoves nga Serbia megjithese shteti i ri nuk eshte anetar i Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Pranimi i Kosoves erdhi ne Diten e Evropes kurse nenshkrimi i marreveshjes mes Kosoves dhe FMN-se pritet te behet ne qershor. Anetaresimi i Kosoves ne institucione monetare paraqet edhe pergjegjesi me te medha per kete vend ne zhvillimin ekonomik, por edhe angazhim te shtuar ne luftimin e dukurive negative.

Kryeministri dhe Qeveria e Kosoves e kane kuptuar kete edhe si mesazh per subjektivitetin qe Kosova duhet ta fitoje ne kuader te integrimeve evropiane. Por, Thaci ka terhequr verejtjen se dinamika e ketyre integrimeve varet nga vete Kosova. "E ardhmja evropiane e Kosoves eshte e sigurt. Koha varet edhe nga ne. Sa me teper sukses qe te kemi ne ne qeverisje te mire, sundim te ligjit, ne implementimin e parimeve dhe standardeve evropiane, edhe rruga jone do te jete me e shkurter", theksoi Thaci.

Edhe Ambasada Amerikane ne Prishtine, permes nje deklarate, ka mirepritur anetaresimin e Kosoves ne Fondin Nderkombetar Monetar. Ajo tha dje se anetaresimi ne kete institucion te rendesishem financiar do t'i ndihmoje Kosoves ne perpjekjet e saj per te arritur stabilitet ekonomik dhe prosperitet ne dobi te te gjithe qytetareve te saj.


© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed May 13 2009, 09:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojne

E Merkure, 13 Maj 2009


Albana Isufi

Ndersa ne Shkup inaugurohej presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, ne Prishtine,

Presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi se Shkupi zyrtar nuk i kishte derguar ftese per te marre pjese ne kete ceremoni. Presidenti Sejdiu eshte shume i sigurt se nuk ka marre ftese nga qeveria maqedonase. "Jo, jo, jo. Une nuk kam kurrfare ftese", ka thene Sejdiu, duke sqaruar edhe nje here konfuzionin e krijuar ne lidhje me arritjen e kesaj ftese. Mediat vendore edhe sot kane njoftuar se presidentit i eshte derguar ftesa, por ai eshte lutur qe te mos marre pjese, per shkak te pranise se presidentit serb, Boris Tadic, ne ceremoni. Ka ndodhur qe ne forume apo konferenca te ndryshme, te organizuara ne rajon apo bote, zyrtaret e shtetit serb t'i leshojne takimet ne shenje proteste ndaj pranise se zyrtareve shteterore te Republikes se Kosoves. Mediat vendore njoftojne qe per t'i ikur nje incidenti te tille, Shkupi zyrtar fillimisht nuk ka derguar ftese, ndersa me vone e ka bere kete, por ne kanale jozyrtare ka lutur Sejdiun qe te mos marre pjese. Te gjitha keto pohime hidhen poshte nga kabineti i Sejdiut, zyrtare te te cilit mjaftohen me shpjegimin se presidenti nuk ka marre fare ftese. Sidoqofte, presidenti Sejdiu kete qendrim te Shkupit nuk e sheh si shkas, qe do te mund te ndikoje ne prishjen e raporteve Kosove-Maqedoni. "Kur te jene rrethanat e pershtatshme, une absolutisht do te kem deshire qe edhe presidenti i Maqedonise te jete ne Kosove, edhe une te jem ne Maqedoni. Prandaj, ne do te jemi ne kontakte te vazhdueshme si dy vende. Republika e Kosoves do te nxitoje kualitetshem te ece ne hapat e vet dhe per ne eshte me rendesi qe te bejme hapa pozitive brenda vendit, por edhe ne raporte nderkombetare", u shpreh Sejdiu. I ketij mendimi nuk eshte nje nga perfaqesuesit e opozites. Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar te AAK-se, thekson se nese Maqedonia nuk i ka derguar ftese presidentit Sejdiu, ajo ka fyer Kosoven.

Ai thote se Prishtina zyrtare nuk duhet lejuar kete dhe kritikon institucionet per inferioritetin e treguar karshi ketij vendi fqinj. "Shkupi zyrtar vepron keshtu karshi Kosoves, sepse Kosova nuk e ka asetuar poziten e vet qarte. Perkunder faktit qe edhe Shqiperia, edhe Kosova, pra faktori shqiptar ne Ballkan eshte faktor qe ka ndikuar esencialisht ne vete ekzistencen e Maqedonise, faktit qe i vetmi ne rajon e njeh Maqedonine ne teresine e saj si politike, si etnike, ne cilindo variant tjeter, prapeseprape Shkupi zyrtar gjen luksin te sillet ne kete menyre me ne", shprehet Gjini. Nderkohe, kabineti i presidentit ka mohuar edhe deklaratat se zoti Sejdiu eshte ftuar per nje vizite zyrtare ne Maqedoni me 21 ose 22 maj. Ne rast se kjo vizite do te zhvillohej, Sejdiu do te behej burreshtetasi i pare i huaj qe realizon takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.



Sejdiu: S'jemi ne lufte me Maqedonine

E Merkure, 13 Maj 2009


Presidenti Fatmir Sejdiu perseriti dje se nuk ka marre ftese zyrtare qe te jete pjesemarres ne inaugurimin e presidentit te ri te Maqedonise, George Ivanov, kurse mohoi se ka tensionim te marredhenieve ndermjet dy vendeve. "Eshte me rendesi qe pavaresisht se nuk kam ftese, ne do te vazhdojme me raporte, si dy shtete. Ne ne lufte nuk jemi. Absolutisht kemi raporte te mira... Maqedonia bashke me shtetet tjera eshte qe e ka njohur Republiken e Kosoves", tha Sejdiu, i cituare nga "Kosovalive" dhe "Express". Presidenti kosovar i beri keto komente pas raportimeve ne disa media se ftesa per pjesemarrje i kishte ardhur qysh te shtunen, mirepo nje porosi joformale qe ai te mos shkoje ne Shkup per te mos irrituar presidentin serb, Boris Tadic duket se kishte bere qe ftesa te heshtet. "Jam shume i sigurt se presidenti Sejdiu nuk ka ftese te qeverise maqedonase. Eshte ceshtje e vendimit te qeverise maqedone si ta procedojne. Pavaresisht prej ketij fakti ne do te percjellim ne vazhdimesi sinjale te mira te bashkepunimit dhe ato jane praktike dhe te mira", tha presidenti. Edhe per viziten e tij te perfolur me 21 ose 22 maj ne Maqedoni, presidenti Sejdiu tha se nuk ka kurrfare date per vizite ne ate vend. Ai tha se do ta vizitoje Maqedonine ne rrethana te pershtatshme, ndersa shprehu deshiren e tij per vizita shteterore te ndersjella.


© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 22 2009, 09:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emocione nga vizita e Bajdenit

Luljeta Krasniqi
E Premte, 22 Maj 2009

Qytetaret e Kosoves, viziten e nenpresidentit amerikan, Xhozef Bajden, e kane cilesuar si nje nga vizitat me te rendesishme qe i eshte bere Kosoves qe nga shpallja e pavaresise. Ata thone se me ardhjen e numrit dy te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte konfirmuar edhe nje here mbeshtetja qe eshte duke iu bere Kosoves.

Shefki Jashari thote se vizita e nenpresidentit Bajden eshte nje vizite historike dhe nder i madh qe i eshte bere Republikes se Kosoves. "Edhe nje here e vertetoi me fjalen e tij qe Kosova do te jete e pandare dhe se njohja e pavaresise eshte e pakthyeshme. Eshte me rendesi per ne te rikonfirmohet prape kjo mbeshtetje nga administrata amerikane",thote Jashari.

Rabit Gashi, nderkaq, thekson se z. Bajden u prit si hero ne Kosove, ashtu sic edhe e ka merituar. "Besoj qe nenpresidenti Bajden ka ardhur me nje porosi per udheheqesit e institucioneve te Kosoves. Ne duhet t'i zbatojme dhe t'i degjojme se me siguri qe SHBA-te do te na perkrahin edhe ne te ardhmen, dhe per kete ne duhet t'i respektojme sugjerimet dhe idete e tyre", thote ai.

Aurora Beqiri thote se ndihet shume e lumtur. "Une, ardhjen e nenpresidentit Bajden ne Kosove e shoh si nje ngjarje mjaft te madhe per ne. Besoj qe edhe ne te ardhmen nenpresidenti do te ndihmoje ne zhvillimin e Kosoves", u shpreh ajo.

Xhevat Simnica, nje tjeter qytetar, shprehet i bindur se kjo vizite do te ndikoje ne hapjen e rrugeve te Kosoves drejt Bashkimit Evropian. "Eshte nje vizite, e cila na jep shprese per zhvillimin e Kosoves ne te gjitha sferat. Bajden eshte miku me i madh i Kosoves", thote Simnica.

Nderkaq, Avdush Morina mendon se nje vizite e tille do te sjelle stabilitet ne rajon. "Ai eshte i mireseardhur; e konsiderojme mikun me te madh te Kosoves. Mendoj qe politika amerikane duhet te mos ndryshoje karshi Kosoves", thote ai.

Edhe Osman Vitia, viziten e nenpresidentit Xhozef Bajden e konsideron si mbeshtetje dhe perkrahje per shtetin e Kosoves. "E gjithe Kosova e priti kete njeri te cmueshem, perkrahesin me te madh te pavaresise se Kosoves, njeriun i cili mbrojti interesat e kosovareve. Eshte dite shume e vecante per ne si popull. Kesaj here ne ditem te presim nje nenpresident ashtu si duhet", u shpreh Vitia.

Numri dy i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhozef Bajden, po qendron per nje vizite zyrtare ne Kosove. Ai sqaroi se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, kurse ruajtja e teresise territoriale te saj mbeshtetet fuqishem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Nenpresidenti amerikan, Xhosef Bajden pohoi se "nje Kosove e pavarur eshte prioritet per administraten tone dhe per vendin tim dhe elementi kryesor ne politiken tone per te nidhmuar vendet e Ballkanit Perendimor dhe, per here te pare ne histori, per te qene te integruar teresisht ne Bashkimin Evropian".©
1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 25 2009, 07:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria, Turqia e Arabia Saudite, rezolutë në

Konferencën Islamike për njohjen e Kosovës
24-05-2009 / Gazeta 55

Organizata e Konferencës Islamike do të shqyrtojë të hënën, një rezolutë të hartuar nga Shqipëria, e që mbështetet nga Arabia Saudite dhe Turqia. Zbardhen emrat e shteteve islamike që po luajnë në favor të Serbisë. Ato janë Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani



Organizata e Konferencës Islamike (OIC) mund të miratojë një rezolutë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, në fund të Samitit të 36 të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të organizatës. Samiti ka filluar punimet të shtunën në kryeqytetin e Republikës Arabe të Sirisë, Damask, derisa Rezoluta pritet të hidhet për miratim në përmbyllje të takimit, pasditen e së hënës. Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa ka mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, tri vende këto anëtare të përhershme të OIC-së, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thonë se në rezolutë jepet një pasqyrë e shkurtër e rrethanave historike të zhvilluara në Ballkan, luftërat e përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe faktet që dëshmojnë se Kosova është një rast sui generis. “Rezoluta në mënyrë eksplicite u bën thirrje vendeve anëtare të OIC-së që ta përkrahin shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë një diplomat shqiptar, të shtunën. Edit Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, nuk ka dashur të flasë rreth tekstit të rezolutës, por ka thënë se shpreson se kjo rezolutë do të përkrahet nga vendet e OIC-së. “Rezoluta është hartuar nga Shqipëria. Presim përkrahje nga vendet anëtare”, ka deklaruar Harxhi. “Por u takon shteteve anëtare që të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë kundrejt kësaj rezolute”, ka shtuar ajo. Të shtunën mbrëma, drejt Damaskut ka udhëtuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili pritet të negociojë me homologët e tij për përkrahjen e rezolutës për Kosovën. Basha, bashkë me homologun e tij nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërkaq, do të jenë zëri i Kosovës në këtë samit, pasi që Prishtina nuk ka dërguar askënd në kryeqytetin sirian. Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, thotë se edhe kjo Ministri është në kontakte të vazhdueshme me OIC-në. “Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Sekretariatin e Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe me delegacionet e shteteve veç e veç”, ka thënë Çitaku të shtunën. “Dhe, ndonëse nuk jemi të përfaqësuar atje si Ministri, besojmë se zëri i Kosovës do të dëgjohet”, ka shtuar. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme nuk është deklaruar nëse ka gjasë që kjo rezolutë të miratohet të hënën. “Nuk do doja të deklarohesha paraprakisht. Gjithsesi e dimë që Shqipëria dhe vendet e tjera janë duke punuar intensivisht që kjo rezolutë të kalojë”, ka thënë Çitaku. Sipas saj, miratimi i kësaj rezolute do të ishte një ndihmesë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. “Rezultat do të ishte një ndihmesë e madhe. Por, miratimi i kësaj rezolute nuk mund të përkthehet automatikisht në njohje nga ato shtete”, ka shpjeguar ajo. Organizata e Konferencës Islamike praktikon që rezolutat e saj të miratohen me konsensus të plotë nga vendet anëtare. Nëse ka kundërshtime rreth një rezolute, atëherë ajo nuk hidhet fare në votim formal. Në faqen e vet online, e përditshmja e Prishtinës “Express” i referohet një diplomati shqiptar që ka folur në kushtet e ruajtjes së anonimatit, duke shpjeguar se Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani qysh tash kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për rezolutën në përkrahje të pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, kjo mund të çojë deri te ndryshimi i tekstit të rezolutës, gjë të cilën nuk e dëshirojnë sponsorët e saj. Po ashtu, kundër kësaj rezolute është edhe Serbia. Siç raportojnë mediat serbe, Beogradi zyrtar po mundohet që t’ua propozojë vendeve anëtare të OIC-së një amendament që ta ndryshojnë këtë rezolutë, në mënyrë që nga ai tekst të hiqet kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Fonet, në Ministrinë e Jashtme të Serbisë është thënë se Vuk Jeremic ka biseduar me 15 shefa të diplomacisë të vendeve anëtare të Konferencës për këtë çështje. Dy ditë më parë, sekretari i punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Miliband, gjatë një fjalimi të mbajtur në Qendrën për Studime Islamike në Oxford, u ka bërë thirrje shteteve të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Ka rëndësi shumë të madhe që të jemi të involvuar dhe të sigurojmë pavarësinë e Kosovës dhe kështu të largohemi nga armiqësia e viteve ‘90 dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore dhe me perspektivë”, ka thënë Miliband përpara të pranishëmve. “Ne shpresojmë shumë që në Konferencën Islamike që do të mbahet javën e ardhshme, të mbështetet me një deklaratë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar sekretari i Jashtëm britanik. Samiti i 36 i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OIC-së po shqyrton rolin e kësaj organizate në mbështetje të paqes dhe evitimin e konflikteve në rajonet me popullsi myslimane. Shtetet perëndimore, por edhe disa prej anëtareve të OIC-së, edhe më parë kanë provuar t’i bindin shtetet pjesëmarrëse që ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, por nuk ia kanë dalë. OIC-ja, deri më tash ka miratuar vetëm një rezolutë në përkrahje të Propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Martti Ahtisaari.


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu May 28 2009, 07:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sejdiu: Diplomacia maqedonase me ka fyer. Nuk do ta vizitoj kete vend


27-05-2009 / Gazeta 55

Presidenti Sejdiu nuk do ta zhvillojë nesër vizitën zyrtare në Maqedoni, pasi Shkupi ndryshoi karakterin e kësaj vizite, sapo njoftoi presidenca e Kosovës. ''Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori një ftesë për vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni nga presidenti i saj, Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009. Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçanërisht me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që meritojnë'', thuhet në komunikatën e sapodhënë nga presidenca e Kosovës.


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat May 30 2009, 03:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova hap dy pika të përkohshme kufitare me Shqipërinë

Agjensia e Lajmeve "SOT"

Me qëllim të integrimit të kufijve dhe qarkullimit më të lirë të qytetarëve në relacionin Kosovë- Shqipëri dhe anasjelltas, Qeveria e Kosovës vendosi që të hap edhe dy pika të përkohshme kufitare në rajonin e Prizrenit. Qeveria e Kosovës ka vendosur hapjen e dy pikave të përkohshme kufitare me Republikën e Shqipërisë, për qarkullimin më të lirë të qytetarëve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u dha drita e gjelbërt edhe për inicimin e procedurës për hartimin e Strategjisë nacionale për grumbullimin e armëve të paligjshme si dhe të Planit të veprimit për parandalimin e krimit. Me kërkesën e Ministrisë së punëve të brendshme njëzëri u vendos që këto dy pika kufitare të hapen sa më shpejtë. Sipas ministrit, Zenun Pajaziti, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura. “Këto dy pika të përkohshme kufitare të kalimit janë në Komunën e Prizrenit, njëra në Glloboqicë dhe tjetra në Gorozhub. Për këto dy pika të vendkalimit kufitar Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka marrë vendimin dhe kërkohet të merret vendimi edhe nga ana e jonë. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me policinë kufitare”, u shpreh ai.
Miratohet ligji për anëtarësim e Kosovës në FMN dhe BB
Po ditën e djeshme, është miratuar me shumicë votash ligji për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore. Me këtë, vendi ka përmbushur detyrimet ligjore për marrjen përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë për anëtarësim në këto institucione. Miratimi me procedurë të përshpejtuar e këtij ligji, ndodhi disa javë pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtarë, i bëri Kosovës ftesë zyrtare për anëtarësim.
Miratimi i ligjit përkoi me vizitën në Kosovë të drejtorit ekzekutiv të këtij fondi, Age Bakker, i cili e vlerësoi këtë ngjarje si një hapat më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe përfshirjen e saj edhe në mekanizmat e tjerë të rëndësishëm financiar ndërkombëtarë. “Është me rëndësi përfshirja në këtë komunitet sepse Fondi Monetar Ndërkombëtarë është një institucion për qëndrueshmërinë financiare ndërkombëtare. Anëtarësimi ka të drejta dhe detyrime”, tha zoti Bakker i cili do të hartojë edhe një raport për Kosovën që sipas tij, mund të krijojë besim tek investuesit ndërkombëtarë se Kosova është vend i mirë për investime. Ai tha se anëtarësimi është i rëndësishëm edhe për përballjen e krizës financiare botërore. Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se anëtarësimi në Fondin Monetar dërgon porosi të qarta për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Në të njëjtën kohë është një mesazh i qartë politikë, se Republika e Kosovës është pjekur për të qenë e barabartë me të gjitha shtetet tjera demokratike në botë. Se në Kosovë janë pjekur kushtet dhe konfirmohet, vulosen, politikat zhvillimore të Republikës së Kosovës dhe dërgohet një mesazh i qartë për stabilitetin e saj politik e financiar dhe në këtë mënyrë, këtë mesazh investitorët do ta lexojnë me një sy krejt tjetër nga sa është lexuar deri më tani”, tha ministri Shala. Pas anëtarësimit në Fondin Monetar, është hapur rruga për votimin në Bankën Botërore, një proces ky që mund të përmbyllet deri më 3 qershor. Autoritetet në Prishtinë besojnë se kah fundi i qershorit do të jenë në Ëashington për të nënshkruar pranimin e Kosovës në këto dy organizata financiare ndërkombëtare. Të dyja këto institucione janë të pranishme në Kosovë që nga përfundimi i luftës, por deri tash vendi nuk ka përfituar nga mbështetja e tyre financiare, përveç donacioneve.




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 04 2009, 08:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
As Mali i Zi s’e fton

Presidenti Fatmir Sejdiu nuk është ftuar në samitin e shteteve të Europës Juglindore që mbahet të enjten në Cetinjë të Malit të Zi. Presidenca kosovare thotë ky takim organizohet nga UNESCO, e cila nuk ka ftuar Sejdiun


Nga B. Greiçevci më 03.06.2009 në ora 8:12

Vetëm Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të mungojë në Samitin e presidentëve të shteteve të Europës Juglindore, që mbahet këtë enjte në Cetinjë, të Malit të Zi.

Në uebsajtin zyrtar të presidentit malazias thuhet se do të marrin pjesë presidentët e shtatë shteteve të Europës Juglindore, por askund nuk përmendet Republika e Kosovës.

Në listën e pjesëmarrësve janë emrat e presidentëve nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Pjesëmarrjen e presidentit shqiptar, Bamir Topi, e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e tij, Mimoza Koçiu.

Në samit marrin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO’s Koichiro Matsuura, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terry Davis

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se takimi në Cetinjë organizohet nga UNESCO, dhe kjo është arsyeja që presidenti Sejdiu nuk ka marrë ftesë.

“UNESCO është pjesë e OKB’së, ndërkaq OKB ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Xhavit Beqiri.

Në uebsajtin zyrtar të presidencës malaziase shkruan se nikoqir i samitit është presidenti Filip Vujanovic, ndërkaq në organizohet në bashkëpunim me UNESCO’n dhe Këshillin e Europës.

Sidoqoftë, kjo është ngjarja e dytë brenda pak javësh me pjesëmarrje të krerëve shtetëror të vendeve të rajonit, por pa prani të presidentit të Kosovës.

Në fillim të muajit të kaluar, Shkupi zyrtar e ka përjashtuar vetëm presidentin Sejdiu nga ceremonia inauguruese e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Jozyrtarisht është thënë se pjesëmarrja e Sejdiut në këtë ceremoni do të shtynte presidentin serb, Boris Tadic, ta bojkotojë këtë ngjarje.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë janë lëkundur edhe më shumë kur presidenti Sejdiu u detyrua të refuzojë ftesën për vizitë në këtë shtet fqinj, për shkak se vizitës i ishte ndryshuar karakteri zyrtar.

Debatet në Prishtinë dhe Shkup rreth kësaj çështje ende nuk janë shuar.

Rëndësia e përfshirjes së Kosovës në të gjitha forumet rajonale ka qenë temë diskutimi në një takim pune në Durrës, mes presidentit Topi dhe homologut të tij maqedonas, Ivanov.

Presidenti Topi ka nënvizuar klimën e mirë të bashkëpunimit politik e ekonomik si dhe situatën e re gjeo-politike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë, thuhet në njoftim të Presidencës shqiptare.

Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se Republika e Kosovës tashmë po konfirmohet me shumë sukses si një shtet i pavarur, demokratik e shumetnik dhe se mbështetja e vendeve fqinjë duhet marrë karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë.

“Në këtë pikë Presidenti Topi theksoi nevojën e përfshirjes së Kosovës në tryeza, forume dhe projekte të përbashkëta rajonale duke qenë se kjo do t’i shërbente rritjes së mëtejshme të frymës së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor me synim integrimin e përbashkët në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane”.

© Copyright Gazetës Express-Express Online


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 30 2009, 12:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

Shteti i ri Shqyptare i Kosovs, zyrtarisht në BB dhe FMN

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi firmosin në SHBA për anëtarësimin


Prej ditës së djeshme, Kosova është edhe zyrtarisht anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore. Kjo u arrit pasi Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan në Uashington dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare. Ceremonia u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit dhe një kopje e marrëveshjeve iu dorëzuan nënsekretarit të Shtetit, Xhejms Stajberg. Fondi Monetar Ndërkombëtar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit maj, ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji. Kosova do të ketë të drejtën për të marrë kredi miliona dollarëshe të mbështetura nga këto dy institucione, si edhe ekspertizë për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe shoqërisë. Anëtarësimi në këto dy institucione shumë të rëndësishme financiare ndërkombëtare, përveç peshës politike, është edhe një inkurajim shtesë për shtetin e Kosovës që të vazhdojë të ruajë stabilitetin makroekonomik përmes disiplinës buxhetore dhe fiskale. Në delegacionin e Kosovës morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi e kanë konsideruar pranimin e Prishtinës në këto institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik, që përmirëson imazhin e Kosovës në botë. Udhëheqësit e Kosovës u takuan me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan dhe me Presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 06 2009, 11:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Më i popullarizuari

E Shtunë, 4 Korrik 2009



Lideri i socialdemokratëve të Kosovës, sipas një hulumtimi të kryer nga Indeks Kosova është politikani më i popullarizuar. Ai pasohet nga Albin Kurti, Fatmir Sejdiu dhe Bajram Rexhepi. Kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me liderët opozitar është diku ka fundi i listës.

Agim Çeku, kryetar i Partisë Socialdemokrate është politikani më i popullarizuar tek popullata e Kosovës, ka bërë të ditur Indeks Kosova, pas hulumtimit të opinionit rreth kësaj çështje.

Ai pasohet nga Albin Kurti, aktivist i lëvizjes Vetëvendosje pas së cilit radhitet Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pas kryetarit të shtetit vjen kryetari i Mitrovicës Bajram Rexhepi

Sondazhi ka qenë “i pamëshirshëm” për qeveritarët e Kosovës, filluar nga kryeministri Hashin Thaçi, i cili është kampion në listën e më të papopullarizuarve. Ai pasohet nga bashkëpartiaku i tij, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

As liderët opozitarë nuk janë më mirë. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së , Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së dhe Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, gjithashtu bëjnë pjesë në listën e liderëve të papopullarizuar.

Ndonëse është bërë shumë zhurmë në media, duke quar në qiell dy ministrat “më të mirë” të Qeverisë së Kosovës, qytetarët duket se nuk kanë menduar kështu. Fatmir Limaj, ministër i Postë-telekomunikacionit dhe Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit renditen pranë shefit të tyre, kryeministrit Thaçi, si politikan të papopullarizuar/

Bëhet me dije se për të kryer këtë hulumtim janë anketuar 1.000 qytetarë, shqiptarë dhe 624 serbë.

Ndryshe nga shqiptarët, serbët e Kosovës sipas këtij hulumtimi ë të popullarizuarin e shohin peshkopin Artemije, pas së cilit radhiten ish kryeministri serb Vojisllav Kostunica dhe lideri nacionalist, Tomislav Nikolic.


Gazeta Besa

© 2009 GazetaBesa. All rights reserved.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4283 sec, 0.0930 of that for queries. DB queries: 59. Memory Usage: 3,427kB