Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kosova. Rreth trojeve Shqiptare veri-linore
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jul 16 2009, 12:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fazat e dritës

Qeveria e Kosovës ka prezantuar pesë fazat e zhvillimit të energjetikës, me të cilat mendon ta heqë përfundimisht terrin nga vendi. Fazat kryesore janë ndërtimi i termocentralit të ri me kapacitet 1000 + 1000 megavat, dhënia me koncesion të termocentralit Kosova B dhe hapja e minierës së Sibofcit. Kjo pritet të përfundojë deri në vitin 2014.


Nga Arben Hyseni më 16.07.2009 në ora 9:01

Me ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet 2 mijë megavat, dhënia me koncesion e termocentralit Kosova B dhe me prodhimin e energjisë alternative, Qeveria mendon ta nxjerrë në dritë përfundimisht Kosovën.

Sipas saj, e tëra duhet të përfundojë deri në vitin 2014. Kështu ka premtuar me plot optimizëm kryeministri Hashim Thaçi.

Pas një mbledhjeje me Qeverinë, kryeministri tregoi se kanë ndarë në pesë faza zhvillimin e energjetikës në Kosovë. E para, tha ai, është ndërtimi i termocentralit Kosova e Re me kapacitet 2 mijë megavat dhe hapja e mihjes së thëngjillit në Sibofc. E dyta, termocentrali ekzistues Kosova B, përmes partneritetit publiko-privat të rigjenerohet dhe të adoptohet për prodhim. Në fazën e tretë do ta mbyllin dhe do ta zhdukin nga faqja e dheut termocentralin Kosova A, me ndihmën e Komisionit Evropian.

Në të katërtën, të vazhdojë me projektin për ristrukturimin dhe privatizimin e KEK-ut. Dhe në fazën e pestë, tha ai, do të vazhdohet me investimet në prodhimin e energjisë alternative – hidroenergjisë, energjisë solare dhe energjisë nga era.

“Zbatimi i kësaj strategjie do të kërkojë jo vetëm ekspertizën teknike, por edhe kontribut të konsiderueshëm financiar dhe garanci nga donatorët dhe investitorët privatë”, tha Thaçi.

Kryeministri shtoi se ky është hapi konkret i Republikës së Kosovës për të vazhduar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Strategjia vepruese, sipas tij, parashikon që Kosova deri më 2014, përfundimisht të dalë nga terri energjetik.

“Me kapacitetin prodhues të këtij termocentrali, do të plotësohen edhe nevojat energjetike për vendet e tjera të rajonit”.

Ndërtimi i termocentralit të ri do të nisë menjëherë pas shqyrtimit të ofertave dhe përfundimit të procedurave për selektimin e kompanisë ndërtuese - të cilat, sipas Thaçit, nuk do të jenë të gjata. Ky termocentral do të vendoset shumë afër atij “Kosova B”. Ndërtimi i tij kryhet në dy faza: 1000 + 1000 megavat.

Pas tërheqjes së kompanisë RWE, në konkurrencë për ndërtimin e termocentralit kanë mbetur edhe 3 konsorciumet ndërkombëtare të parakualifikuara. Ato janë firma çeke CEZ dhe AES nga SHBA-ja, grupi italian ENEL dhe Sencap dhe kompania gjermane EnBW. Një vendim tjetër i rëndësishëm, tha kryeministri, është edhe rregullimi i çështjes së minierës së Sibofcit. Miniera e re, përkatësisht depozitat e linjitit në veri të mihjes së Bardhit dhe të Mirashit, sipas tij, do t’i ofrohet investitorit të ardhshëm për zhvillim në baza koncesioni.

“Transparenca do të jetë elementi kyç që do ta përcjellë çdo fazë të zbatimit të këtyre projekteve”, ka premtuar ai.

Ndërsa për termocentralin Kosova A, prijësi i Qeverisë tha se kanë qenë të detyruar ta shuajnë, pasi që kjo është në pajtim me obligimet që dalin nga Marrëveshja për Komunitetin Energjetik. Kjo do të ndodhë më së largu deri në fund të vitit 2015.

“Me përkrahjen e Komisionit Evropian, Qeveria e Kosovës përkushtohet që deri më 2015, të mbyllë dhe dekomisionojë termocentralin Kosovën A, në mënyrë që të adresojë brengat serioze për ambientin dhe shëndetin, të lidhura me këtë termocentral”.

Qeveria e Kosovës bashkë me Komisionin Evropian, USAID-në dhe Bankën Botërore, gjatë këtij viti do të organizojnë një takim të partnerëve të Kosovës për energji, për të harmonizuar modalitetet dhe për të gjetur rrugën më të mirë për të tërhequr investimet private në sektorin e energjisë.

Kryeministri Thaçi përfundoi konferencën duke thënë se për zbatimin e të gjitha këtyre masave, Qeveria do ta ketë partneritetin e vazhdueshëm dhe përkrahjen nga Banka Botërore, Qeveria e SHBA-së dhe Komisioni Evropian.

Jane Armitrage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, tha se ky proces kërkon kohë, por se është thelbësore që Kosova të joshë investime private. Banka Botërore, tha ajo, do të vazhdojë përkrahjen e plotë për zbatimin e strategjisë së energjisë. Edhe përfaqësuesi i FMN-së, Edgardo Ruggiero tha se kjo është një ditë shumë e mirë për Kosovën, për faktin se vendimi që është marrë nga komiteti drejtues është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ky vendim është i rëndësishëm për disa aspekte, por ajo që është e rëndësishme është fakti se Kosova po vendoset në hartën e investimeve ndërkombëtare”, tha ai.

Ai deklaroi se FMN-ja do ta mbështetë këtë projekt me shpresë se procesi do të menaxhohet në pajtim me dëshirat e kryeministrit, që të kemi një proces transparent.

Në stërgjinë e Qeverisë për Kosovën e Re kanë kontribuar fort edhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Komisionit Evropian, Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe Qeverisë së SHBA-së.

ÇOHU kritikon

Organizata Çohu është çuar kundër projektit Kosova e Re duke e konsideruar si mashtrim dhe tradhti ndaj interesave të Kosovës. Në një komunikatë për media thuhet se vendimi i shpallur nga Qeveria për ndërtimin e termocentralit Kosova C me kapacitet prej 2100 MW dhe dhënien e minierës së Sibovcit me koncesion për 40 vjet, është mashtrim dhe tradhti ndaj interesave të qytetarëve.

“Ekspertët kosovarë të energjetikës në letrën e hapur dërguar kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit të Kosovës, kanë rekomanduar që mos të ndërtohet termocentral më i madh se 500-600 MW, sepse Kosova nuk ka nevojë për më shumë energji. Ata ofruan zgjidhje konkrete që këto kapacitete të ndërtohen me paratë nga fondi i privatizimit”, thuhet në komunikatën e organizatës ÇOHU.

Marre prej Gazeta Express Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 12:35pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 18 2009, 07:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sfidat e integrimeve evropiane dhe Kosova

Nga Edita Tahiri, Magjistre e Administrimit Publik, Universiteti i Harvardit


Synimet tona për integrimin sa më të shpejtë të Kosovës në familjen evropiane janë jo vetëm synime strategjike, por edhe një prirje e natyrshme. Jemi një popull që përherë i kemi takuar botës perëndimore në mendje dhe shpirt. Por çështja është se ku qëndrojmë sot në raport me këto synime.

Pavarësia e Kosovës dhe njohjet nga pjesa më e fuqishme e botës hapën mundësi reale për ta qeverisur mirë vendin tonë, si dhe për ta bërë Evropën dhe botën të na pranojnë krahëhapur në familjet e tyre.

Mirëpo rezultatet që kemi nuk janë ato të pritshmet. Sa janë inkurajuese disa rezultate, si njohjet e reja, anëtarësimi në Bankën Botërore e Fondin Monetar Ndërkombëtar, rritja e buxhetit shtetëror, vendime e përparime të rëndësishme në planin strategjik, të infrastrukturës, arsimit, të legjislacionit e fusha të tjera, aq janë dekurajuese ngecjet si në ekonomi, në punësim, në zgjidhjen e çështjeve sociale, në planin e politikës së jashtme etj.?

Qeveria e Kosovës nuk ia doli ta shpejtojë hapin. U vonua, neglizhoi apo u hutua pas interesave dytësore dhe si pasojë Kosova mbeti jashtë regjimit të liberalizimit të vizave. Kriteret teknike për këtë çështje, si pasaportat biometrike apo menaxhimi integruar i kufijve, nuk arritën të plotësohen me kohë. Derisa pati përparime në kriterin e dytë, duhej një qasje racionale rreth pasaportave biometrike dhe jo të bëhet një punë e dyfishtë.

Nga ana tjetër, po ashtu mendoj se edhe BE nuk mbajti një qëndrim koherent ndaj Ballkanit Perëndimor përkundër zotimeve të axhendës së Selanikut për një integrim global të kësaj pjese të rajonit. Ishte gabim politik i BE që favorizoi Serbinë, si agresore dhe autore e gjenocidit në këto hapësira dhe e cila më tej vazhdon mos t’i përmbushë obligimet ndaj Gjykatës së Hagës; ndërsa të izolojë Kosovën, e cila si viktimë u dëmtua në masa marramendëse. Kosova duhet të kishte trajtim specifik dhe të ndihmohej nga BE, në mënyrë që të evitonte më shpejt pasojat e krizës shumëvjeçare.

Megjithatë, përgjegjësia më madhe bie te ne. Qeveria e Kosovës duhet të zotërojë shumë më mirë qeverisjen e vendit dhe të jetë në shërbim të plotë të interesave të qytetarëve dhe të interesave nacionale. Si anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane mund të them se me shumë kujdes trajtuam arritjet dhe ngecjet e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e sfidave të dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian të vitit 2008. Bëmë një punë të madhe për të vlerësuar me saktësi rezultatet. Ishim shumë të lumtur për arritjet, por mbetëm të dëshpëruar nga ngecjet, dhe veçmas të pakënaqur me raportimet e zbehta dhe improvizuese të disa ministrive e komisioneve të Kuvendit që pamundësuan ta vlerësojmë plotësisht pasqyrën e arritjeve.

Nga ky vlerësim me lejoni të veçoj disa nga standardet ku kërkohet vërtet një angazhim serioz. Një standard parësor është forcimi i sundimit të ligjit në kuptimin cilësor e gjeografik. Ligji duhet të vlejë dhe të zbatohet për të gjithë pa përjashtim. Shtrirja e pushtetit në veri është imanente.

Kërkohet thellimi i reformave në gjyqësi, një luftë e pakompromis kundër krimit, korrupsionit e dukurive tjera.

Kemi nevojë për një qeverisje më efektive dhe shumë më transparente, që i bën ballë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe sidomos shtresave më të goditura të shoqërisë. Një qeverisje që menaxhon mirë dhe krijon imazhin e Kosovës si një shtet funksional. Mjafton të rikujtojmë skandalin në policinë e Kosovës, ku u zhdukën mbi 40 kg narkotikë apo manifestimin e dhunshëm të pakënaqësive të një grupi të qytetarëve (ish-veteranëve të luftës) që ndodhi dje, për të konstatuar se duhet një reflektim i thellë i institucioneve për të qenë pro-aktive ndaj shqetësimeve dhe kërkesave të qytetarëve.

Jemi zotuar për krijimin e një shteti demokratik dhe jo të një demokracie të kontrolluar, për një administratë publike vilsoniane të liruar nga ndërhyrjet politike. Por Raporti i Progresit të KE, Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë kanë adresuar vërejtje serioze për kompromiset që po i bëjmë në këtë relacion. Ndërhyrja e politikës në gjyqësi, media, e organizata publike është e patolerueshme dhe dobëson demokracinë e re të Kosovës. Pastaj, mungesa e debatit për çështje relevante në Kuvendin e Kosovës është një standard në ngecje

Ne po synojmë integrime të shpejta evropiane, por ky proces ka pengesa serioze me faktin se pesë vende anëtare të BE ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia e Qipro duhet të ishin në shënjestër të lobimit, por me gjasë busulla e diplomacisë së Kosovës është ngatërruar. E kam thënë edhe herë tjera se me një diplomaci donkishoteske Kosova nuk mund t’i arrijë caqet e politikës së jashtme. Padyshim që rrethanat janë specifike dhe vështirësitë janë të mëdha për veprimtarinë diplomatike, por mund të shfrytëzohet më mirë mekanizmi i diplomacisë parlamentare dhe jo të pengohen aktivitetet, siç ishte rasti me refuzimin e kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane për të vizituar Spanjën.

Kjo qasje në diplomaci nuk e di se në interesin e kujt është. Të mos flasim që mungojnë trajtime strategjike në pozicionimet gjeopolitike të Kosovës. Siç dihet, rivalitetet gjeopolitike të vendeve të Ballkanit janë me zhvillime të hovshme, por mbahen tejet sekrete. Ku është Kosova në këto zhvillime? A jemi duke e humbur hapin dhe a po ia ngushtojmë vetes perspektivën? A jemi duke menduar për gjeopolitikën në sektorin e gazsjellësve apo të transporteve të tjera? Këto ditë u nënshkrua marrëveshja për gazsjellësin NABUKO, i cili nuk kalon as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Sa po lobojmë për implementimin më të shpejtë të gazsjellësit AMBO që kalon nëpër Shqipëri dhe nga i cili doemos përfiton Kosova?

Pyetja fondamentale e imja është: A mos vallë e kemi reduktuar debatin për politikën e jashtme në garën e aktorëve zyrtarë e jozyrtarë për atë se kush po grumbullon më shumë merita, derisa vendet rreth nesh po krijojnë avantazhe gjeopolitike?


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:32am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 07:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pasojat e një procesi përjashtues

Nga Ardian Zejnaj

Vendimi i Komisionit Evropian që qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë t’u hiqen vizat nga 1 janari i vitit 2010, por që nga ky proces të përjashtohen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, më shumë, ose aq sa është çështje teknike, është edhe çështje politike. Edhe Komisioni Evropian e pranoi se jo shumë larg Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës ishte Serbia në përmbushjen e kritereve. Megjithatë ndarja ndodhi, ani pse u tha që Shqipëria e Bosnjë-Hercegovina janë në dhomën e pritjes, që do të thotë se janë në “Listën e Bardhë” të liberalizimit të vizave, por se u duhet ende kohë për t’i plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara. Por, më keq se këto dy shtete, e ka pësuar Kosova kësaj radhe, e cila nuk ka asnjë shpresë se do të mund të gjendet shpejt brenda “Listës së Bardhë”.

Kosova, një vend i administruar nga OKB që prej vitit 1999 deri në vitin 2008, dhe që nga 17 shkurti 2008, kur shpalli pavarësinë, e vendosur nën “protektoratin” e Bashkimit Evropian (BE), mbetet vendi me më së paku perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor. Një investim i bërë dhe monitoruar për vite të tëra nga OKB dhe BE duke se nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta futur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve. Të paktën kështu na ngjan nga ajo që kemi dëgjuar dhe lexuar ditëve të fundit brenda mesazheve të Brukselit për procesin e shumëpritur të liberalizimit të vizave, që konsiderohet si hapi i parë në rrugën drejtë integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ky përjashtim i Kosovës, sipas këtyre burokratëve në Bruksel, është rrjedhojë e pasigurisë që prodhon Kosova, jo vetëm për veten e saj, por për rajonin dhe vetë Bashkimin Evropian. Sipas asaj që thonë ata, heqja eventuale e vizave për qytetarët e Kosovës do të thotë importim i pasigurisë brenda BE. Sipas një studimi të bërë nga organizata: Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI), brenga për rrezik pasigurie që mund të shkaktojnë kosovarët, ka bërë që Komisioni Evropian as të mos e përmendë mundësinë për një proces të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komisioni Evropian madje ishte gati të shkonte deri në ekstrem për ta refuzuar Kosovën dhe qytetarët e saj, kur i kërkoi Serbisë, vendit që qytetarët e Kosovës, jo vetëm ata serbë, e mendonin si adresë për mundësinë e marrjes së një pasaporte biometrike si mundësi lëvizjeje pa viza, që pasaportave që lëshohen për qytetarët e Kosovës t’u vendoset një “K”, si shenjë identifikuese për t’u ndaluar dhe kthyer prapa në kufijtë e vendeve të BE.

Ky mendim fillestar i burokratëve në Bruksel, neve, njerëzve në Kosovë, na kujton apo na ngjan në diçka tjetër, në fatkeqësinë që u kishte ndodhur hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur forcat nazifashiste u vendosnin nga një shenjë si element identifikues për t’u diskriminuar, internuar dhe shfarosur më vonë, të cilën logjikë po kjo Evropë e ka luftuar. Megjithatë, ne duhet të besojmë se burokratët në Bruksel nuk kanë menduar vërtet kështu, por se ka qenë më tepër një mendim i paqëllimshëm dhe i pamenduar mirë.

Sido që të jetë, as vendimi i ndryshuar nuk ka ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj. Këta qytetarë edhe pa shenjën “K” mbeten me të izoluarit dhe përjashtuarit nga mundësia e hapjes së një faqeje të re në historinë e tyre të post-luftës. Qytetarët e Kosovës më shumë se për çdo gjë tjetër tani kanë nevojë që t’u shtrihet dora e ndihmës, e cila gjë nënkupton bashkimin me vlerat që sot ndajnë 27 shtetet e bllokut të BE.

Në vend të kësaj shtrirjeje të dorës, qytetarëve të Kosovës u është ofruar refuzimi, duke i “burgosur përbrenda një enklave të re, edhe me të vogël se ajo e deritanishme”. Organizata ESI thotë tani “vetëm për kosovarë nuk ka shpresë. Propozimi për kosovarët është një tmerr”, gjendje e cila mund t’i dërgojë këta të burgosur në zgjidhjen me të keqe, vetëvarjen brenda qelisë, si masë për të shpëtuar nga vetmia.

Kush i ka fajet për këtë shans të humbur? Burokratët nga Brukseli deklaruan se fajtor nuk është Komisioni Evropian, por autoritetet e vendeve që nuk janë përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave, ku hyn edhe Kosova, sepse ato nuk i kanë përmbushur kriteret e parapara. Kjo përgjigje është e saktë, për periudhën pas 17 shkurtit të vitit 2008, kur Kosova është shpallur shtet i pavarur. Por, çka bëri BE dhe OKB që ta përgatisin Kosovën për këtë proces gjatë nëntë viteve të administrimit të saj nga ana e tyre?

Nga ajo që dëgjojmë, rezulton se qytetarët e Kosovës kanë humbur nëntë vite kot, dhe se u duhet të rifillojnë gjërat. “Kosova nën Rezolutën 1244 nuk ka qenë pjesë e dialogut të vizave dhe për këtë, si edhe për shkaqe të sigurisë, nuk do të përfitojë nga liberalizimi i vizave”, - ka thënë Olli Rehn, Komisioneri për Zgjerim i BE. Kjo sugjeron se Kosovës i duhet një fillim i ri tani, me një ritëm turbo -të shpejtë, që do të ishte barazi me një përfundim brenda periudhës 2015-2020.

Pra, që nga tani qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për skenarin e mërzitshëm të deklaratave dhe kundër-deklaratave rreth procesit të integrimit në Bashkimin e Evropian për rreth një dekadë. Kjo përforcohet edhe më shumë nga deklarimet e burokratëve të BE, që Kosovën e konsiderojnë ende si një vend të qeverisur nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Pra, BE as shtet nuk po na njeh, që do të thotë një pengesë më shumë, ngaqë BE bisedon vetëm më shtet të pavarura për këtë proces. Atëherë, si do të përfshihet Kosova në këtë proces, nëse nuk njihemi si shtet nga ana e saj?

Ky shpjegim, edhe pse është konfuz dhe i papërgjegjshëm, vërteton tezën se, Kosova nuk është përballur vetëm me pengesa teknike, siç thuhet, kur është injoruar nga Komisioni Evropian, por më shumë me pengesa politike. Pesë vende anëtare, nga 27 sa ka Bashkimi Evropian, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato po ia arrijnë që të bllokojnë ecjen përpara të proceseve në relacionin Kosovë-BE.

Ky realitet është tepër i rëndë për Kosovën, kur dihet se ajo edhe ashtu nuk ka aftësitë dhe kapacitetet për të bërë gjëra të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Madje, qeveria e Kosovës edhe ato gjëra që ka mundur t’i bëjë, nuk i ka bërë, e që kanë qenë themelore. Komisioni Evropian ka të drejtë në pikën kur thotë se Kosova nuk ka plotësuar kriteret për t’iu liberalizuar vizat dhe askush nuk është duke amnistuar qeverinë e Kosovës nga përgjegjësia, pse nuk ka përmbushur asnjërin nga kriteret kryesore për këtë proces, që ka kërkuar Komisioni Evropian.

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta fitojë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjyqësia është katastrofë, e korruptuar dhe e politizuar. Siguria ka shkuar drejt degradimit këta muaj. Kufijtë nuk mund të sigurohen dhe garantohen se dikush nuk mund t’i keqpërdorë ata. Ekonomia është përtokë dhe zhvillimi ekonomik nuk shihet askund në horizont. Madje, as procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ka filluar, të cilin po BE është duke e bllokuar.

Por, qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë as hapin më të lehtë që ka pasur mundësi ta bëjë, lëshimin e pasaportave biometrike. Ky element ka pasur mundësi të bëhet për mrekulli dhe shumë lehtë, sepse rrethanat ia kanë mundësuar për ta filluar këtë proces që nga fillimi i këtij viti. Ka mjaftuar që qeveria ta shtynte procesin e nxjerrjes së pasaportave që kemi tani për gjashtë muaj, hap i cili do të mirëkuptohej nga qytetarët e Kosovës, dhe të fillohej këtë vit me dhënien e pasaportave biometrike, dhe për këta gjashtë muaj do të ishin pajisur më mijëra vetë. Ky hap do ta ndihmonte shumë Kosovën, që nëse jo t’i liberalizoheshin vizat, të paktën të futej në “Listën e Bardhë” të pritjes, siç është Serbia tani.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, sepse dikujt i është ngutur të hapet tenderi për prodhimin e pasaportave të shekullit XX, e që të njëjtat të ndërrohen pas një viti, që i bie një punë dhe harxhime kot, ani pse është pretenduar se po bëhet një punë patriotike, por që po na del se ishte një ngutje për propagandë të brendshme politike. Burokratët e Brukselit e kanë vërejtur se një nga pengesat e dështimit të këtij procesi, janë dallaveret me tenderë. Kosova me këto pasaporta që ka tani po rezulton se është një vend i izoluar, sepse përveç katër shteteve të rajonit që na lejojnë udhëtimin pa viza, të tjerat nuk duan as të dëgjojnë.

Për këto çështje Evropa ka kërkesa konkrete ndaj institucioneve të Kosovës, të cilave u bën thirrje që të jenë më aktive në arritjen të standardeve për liberalizimin e vizave. Të kota janë raportet e lexuara në Kuvendin e Kosovës, ku diskutohet për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, në kohën kur të gjithë qytetarët dhe e gjithë Evropa e mori vesh se Kosova nuk është në asnjë listë dhe axhendë të Bashkimit Evropian për t’u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave, si hap i parë drejt integrimit.

Sipas një studimi të organizatës “Forum 2015”, refuzimi për të marrë një vizë nga kosovarët në ambasadat e shteteve të BE është 37% në Kosovë dhe për të plotësuar dokumentet për një vizë, një qytetari të Kosovës i duhet të harxhojë rreth 120 euro, që është përqindja me refuzuese dhe pagesa me e lartë në rajon. Madje, për qytetarët e Kosovës problemi rëndohet edhe më shumë, ngaqë, edhe nëse kanë viza Schengen në pasaportat e tanishme, nuk mund të shkojnë në të gjitha 28 shtetet që janë brenda zonës Schengen, por vetëm në shtetin që u ka lëshuar vizën. A nuk është e gjitha kjo një “GETO” për njerëzit që jetojnë në Kosovë?

Ambasadori i Austrisë në Kosovë nuk është dakord me termin “GETO” dhe se për të kjo fjalë nuk duhet të ekzistojë, kur bëhet fjalë për shtetin më të ri. Për të, dhe të gjithë ndërkombëtarët që shërbejnë në Kosovë, Kosova është një vend i bukur. Natyrisht që është i bukur, sepse këtu ndërkombëtarët i kanë të gjitha të mirat dhe askush nuk ua prish “as tymin e duhanit”, sepse politika e Kosovës veç u përkulet dhe lutet që karriget të mos ua prekin, ndërsa çështjet e tjera i kanë në dorën e tyre për të vendosur. Pra, ne në Kosovë përballemi me një politikë qeveritare servile dhe nënshtruese dhe jo me një politikë që është kërkuese dhe reaguese për dhe ndaj të drejtave që na takojnë.

Por, një dritë në fund të tunelit po shihet, falë disa zërave kritikues nga politika, diplomacia, shoqëria civile dhe media që janë ngritur brenda vetë shteteve të BE, duke kërkuar rishqyrtimin e vendimit të Komisionit Evropian. Ata kanë të drejtë, vetëm se na duhet edhe neve që t’u bashkohemi, ngaqë ai vendim nuk ka kuptim, në një kohë kur Bashkimi Evropian është i pranishëm në Kosovë, me dy misionet e tij: EULEX dhe ICO, që dëshmon një përfshirje të tij si kurrë më parë në histori, gjë që e bën të papranueshme dhe padurueshme futjen në këtë getoizim.

Nëse Kosova është vërtet vend i pasigurt dhe që prodhon pasiguri, siç thotë BE, atëherë ajo duhet ta thotë se nga vjen kjo pasiguri apo rrezik, sepse i kanë mekanizmat kryesorë të sigurisë në dorë. Kjo do të ndihmonte edhe Kosovën, sepse do të eliminonte një kërcënim. Në të kundërtën e kësaj “kredibiliteti i BE në Kosovë do të vuajë prej këtij procesi”, - thotë ESI, në njërën anë, dhe në anën tjetër duhet thënë se qytetarët e Kosovës në një mënyrë apo tjetër do të futen përsëri në vendet e Bashkimit Evropian.

Hyrja përmes liberalizimit të vizave dhe proceduarave legale në vendet e BE është me pak e rrezikshme dhe e kushtueshme për vetë BE, sesa hyrja ilegalisht dhe në mënyrë të paverifikuar. Mbase, frika nga emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, nëse do t’u liberalizoheshin vizat, është çështja e dytë, pas asaj politike, që Kosova mbeti jashtë procesit të liberalizimit të vizave, duke u getoizuar.

Marrë nga gazestart.com

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 25 2009, 08:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Plagët” e drejtësisë, Prishtina pajtohet me EULEX

Prishtinë -Zyrtarë të Qeverisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës konsiderojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reforma të thella.
Ata pajtohen me raportin monitorues të misionit të EULEX-it, si dhe me kritikat e bëra. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës pajtohen me kritikat e shumta të bëra në raportin monitorues të EULEX-it, në lidhje me funksionimin e institucioneve të sundimit të ligjit, ku apostrofohen sidomos gjyqësori dhe prokuroria, si institucione me mangësi të shumta.

Zyrtarë të Qeverisë dhe deputetë kosovarë thonë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reforma të thella. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se raporti është shqyrtuar nga Bordi i përbashkët për sundim të ligjit. Ai thotë se ky raport do të jetë një bazë e mirë për vazhdimin e reformave në sistemin e drejtësisë, i cili në të gjitha raportet e deritashme paraqitet si fusha me më së paku të arritura në Kosovë.

“Është e vërtetë që sistemi i drejtësisë është i pavarur, sistemi gjyqësor. Do ta respektojmë një pavarësi të tillë, por nuk është jollogaridhënës dhe shpeshherë në Kosovë po krijohet përshtypja që pavarësia e mungon llogaridhënien. Në Kosovë kemi nevojë për një sistem të drejtësisë më efikas, më efektiv, për gjyqtarë më efikas dhe për një rifreskim të tërë sistemit gjyqësor në Kosovë”, thekson Kuçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shpreson se riemërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të mund të sillnin një freski në përmirësimin e këtij sistemi. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, nuk ka preferuar ta komentojë raportin e EULEX-it, deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se rekomandimet e EULEX-it janë të bazuara dhe se Kosovës i duhet një sistem më i shëndoshë i drejtësisë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit parlamentar për legjislacion dhe gjyqësi, thotë se vërejtje të ngjashme me ato të EULEX-it, sistemit gjyqësor e prokurorial i janë bërë edhe nga vetë deputetët.

“Vërejtjet që i kanë rreth sistemit gjyqësor në Kosovë janë me vend. Ju e dini një fakt që organet e drejtësisë po funksionojnë për 7-8 muaj pa organin mbikëqyrës, pa organin kryesor që vendos për menaxhimin, inspektimin, emërimet, shkarkimet e gjyqtarëve - pa Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Dhe, mendoni një shtyllë e pushtetit me rëndësi të veçantë, një shtyllë e pavarur e pushtetit të mos e ketë një organ mbikëqyrës për 7-8 muaj, mund ta kuptoni se në çfarë situate jemi”, thotë Hyseni.

Kosova ka një sistem klasik të drejtësisë, i cili nuk përkon me kohën, thotë deputeti i Aleancës Kosova e Re, Riza Smaka. Reformat në këtë sistem, ai nuk i sheh ndërhyrje në shtyllën e drejtësisë. Përkundrazi, thotë Smaka, mosveprimi është edhe më i dëmshëm, pasi që po lejon që ky sistem të shkatërrohet.

Smaka rikujton mijëra lëndë që presin fjalën e drejtësisë dhe të cilat nuk trajtohen, pasi që, sipas tij, ka zvarritje të shumta, që shpesh lënë dyshime të hapura për korrupsion dhe dukuri tjera negative. “Kritikat e EULEX-it, unë i konsideroj me vend, nuk janë tendencioze. Duhet të bëhet një reformim esencial i sistemit gjyqësor. Sistemi gjyqësor është klasik, është i tejkaluar dhe koncepti nuk është adapt me kohën”, vlerëson Smaka.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulëzim Zeneli, konsideron se EULEX-i ka qenë shumë i butë në kritikat e bëra, pasi që, sipas tij, gjyqësori, por edhe Policia e Kosovës, janë në pozitë më të rëndë sesa që paraqiten në raportin e publikuar dje.

“Dhe, kur kësaj ia shtojmë edhe të metat që e kanë përcjellë Policinë e Kosovës, atëherë lë të kuptohet se në këta dy sektorë apo segmente vitale të shtetësisë së Kosovës, ka çalime, për të cilat do të duhej të ishim mjaft të brengosur”, thotë Zeneli.

Në raportin monitorues të EULEX-it për institucionet e sundimit të ligjit, gjendja në sistemin gjyqësor e prokurorial paraqitet si shumë e rëndë dhe kërkohen reforma të thella, përderisa më shumë lavdërime ka marrë Policia e Kosovës. Raporti përmban rreth 70 rekomandime për institucionet e sundimit të ligjit për të qenë më efikase në ndërtimin e shtetit ligjor të Kosovës. (rel)


Kosova do të shlyej borxhet nga ish-Jugosllavia

Prishtinë -Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen me FMN-në dhe Bankën Botërore.
Përveç marrjes eventuale të kredive të reja, Kosova është e detyruar që t’i kthejë borxhet e vjetra nga koha e ish-Jugosllavisë, të cilat ende nuk dihet saktë se sa janë. Me gjithë faktin se ende mungojnë shifrat zyrtare se sa është borxhi ndërkombëtar, autoritetet kosovare kanë deklaruar se janë të gatshme që ta paguajnë këtë borxh.

Ata vlerësojnë se borxhi i huazuar ndaj institucioneve të huaja ndërkombëtare arrin në 800 milionë euro, të cilat, thuhet se janë shpenzuar për ndërtimin e hidro-sistemeve, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhave.

Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike pohojnë se Kosova ka mundësi për shpagimin e borxhit, por duhet gjetur mënyrën e duhur për t’iu qasur kësaj çështjeje.

2009-07-25 09:40

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Wed Jan 20 2010, 02:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 25 2009, 11:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dy pushues Shqyptare te Kosovs humbin jetën afër Podgoricës

Nga Express më 25.07.2009 në ora 9:57

Dy anëtarë të familjes Kryeziu nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik, të premten pasdite, në afërsi të Podgoricës. Katër pasagjerët e tjerë, anëtarë të kësaj familjeje, kanë marrë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetë..

Policia e Malit të Zi konfirmoi sot se në aksidentin që ndodhi të premten në orët e pasdites, në aksion rrugor Podgoricë–Kollashin, te vendi i quajtur Dromira, kanë humbur jetën, Raba (34) dhe djali i saj 7-vjeçar, Graniti, shtetas të Gjermanisë me prejardhje nga Kosova.

Fatkeqësia ka ndodhur kur makina e tipit xhip me targa të Gjermanisë, të cilën e drejtonte Asllan Kryeziu (36) me gjashtë anëtarët e familjes së tij brenda, ka rënë në humnerë në kanionin e lumit Moraça, transmeton KosovaLive..

Familja Kryeziu po kthehej nga pushimet në bregdet. Asllani dhe katër fëmijët e tij të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen të shtruar në Qendrën klinike spitalore të Malit të Zi (QKSMZ), në Podgoricë, ka konfirmuar gjykatësi hetues i Gjyqit themelor të Podgoricës, Miladin Pejovic.

Dragutin Dobricanin, drejtor i Urgjencës së QKSMZ ka thënë në orët e vona të mbrëmjes se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i makinës, Asllani, i ka deklaruar policisë së Podgoricës se është përpjekur që t’i shmanget automjetit përballë, por ka humbur kontrollin, duke “hyrë në gërshërë” dhe ka rënë në kanionin e Moraçës.

Për shkak të këtij rasti tragjik, trafiku ka qenë disa orë i bllokuar. Për shpëtimin e përkujdesjen e të lënduarve kanë marrë pjesë njësiti i zjarrfikësve, ekipi i urgjencës dhe alpinistët nga Çaçaku i Serbisë.

Gazeta Express


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:34am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 03:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thaçi: I kam 50 milionë euro për autostradën

Kryeministri Shqiptare i Kosovs premton vijimin e rrugës Durrës-Kukës drejt Prishtinës dhe Serbisë

Thaçi: I kam 50 milionë euro për autostradën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi dje se ka siguruar rreth 50 milionë euro financim për një autostradë që duhet të lidhë kufirin shqiptar me atë serb dhe që konsiderohet si zgjatim i autostradës Durrës-Kukës. Thaçi nuk dha detaje mbi burimin e financimit, por theksoi se autostrada Vërmicë-Merdarë do të fillojë të ndërtohet në vjeshtë. Ai shtoi gjithashtu se për këtë projekt madhor ka kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të investojnë.

Thaçi tha se mjetet e miratuara në Kuvend mundësojnë realizimin e ëndrrës kosovare, ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. "Është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për fillimin e kësaj autostrade, e cila do t‘i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit", tha Kryeministri.

Është shumë me rëndësi, sipas tij, që ka investitorë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të marrin përgjegjësi dhe të investojnë në Republikën e Kosovës.

"Jemi duke punuar me bindje të plotë, me respektimin e plotë të transparencës, të të gjitha procedurave. Ky proces i aspekteve procedurale do të përfundojë së shpejti dhe me fillimin e muajve të parë të vjeshtës do të fillojë definitivisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor".

Buxheti i qeverisë së Kosovës është vënë në vështirësi serioze gjatë kohëve të fundit, për shkak se gjatë vitit 2008, qeveria e drejtuar nga Thaçi shpenzoi pothuajse të tërë rezervat buxhetore që vendi pati kursyer gjatë viteve të fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi republikën e re të kujdeset për një buxhet të balancuar, që në deklaratën e parë që bëri pas anëtarësimit të Prishtinës në organizatat financiare ndërkombëtare

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 10 2009, 11:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
MEDYSHJE TE BASHKEQYTETAREVE TANE


Xhavit Haliti

Është fjala për pozicionin e dyzuar të banorëve serbë të Kosovës ndaj një vargu çështjesh jetike për qytetarët e një shteti demokratik. Ky dyzim i bashkëqytetarëve tanë serbë është i pranishëm e manifestohet në qëndrime ndaj problemeve politike, ekonomike, administrative, sociale, kulturore, arsimore etj. Fillojnë me mëdyshjet për të jetuar apo mos jetuar në Kosovë; për t‘u punësuar apo jo në organet e administratës publike, në polici dhe në organet e drejtësisë; për ta konsideruar veten qytetarë të shtetit të Kosovës, apo, për ta injoruar e refuzuar statusin preferencial që u njeh Kushtetuta; për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në krijimin dhe funksionimin demokratik të shtetit qendror e vendor në Kosovë; për t‘i kundërshtuar apo për t‘ju kundërvënë atyre. Vargu i dilemave të bashkëqytetarëve tanë serbë, që vazhdon e mund të rritet edhe më, me detajimin e mëdyshjeve që përmendëm, mund të reduktohet lehtësisht vetëm në këtë kundërvënie: Banorët e etnisë serbe në Kosovë do të pranojnë dhe do të angazhohen realisht për t‘u ndierë qytetarë të barabartë të këtij shteti, apo do ta refuzojnë në mënyrë paradoksale këtë status, duke jetuar e punuar në Kosovë?! Përdorëm fjalën paradoks, për të cilësuar mëdyshjen thelbësore të serbëve, sepse kundërshtimi kokëfortë i shumicës së tyre për të anashkaluar e injoruar shtetin dhe ligjin në kundërshtim e në dëm të interesave të tyre jetike, nuk mund të shprehet me fjalë tjetër. Por, edhe pse ky dyzim është paradoksal në shfaqje e në rrjedhoja, ai ngrihet dhe mbahet gjallë nga realitetet e arsyeshme.

Numri dhe fushëshfaqjet e mëdyshjeve të serbëve kanë qenë fund e krye në varësi të zhvillimeve politike në Kosovë pas vitit 1999 dhe, sidomos, pas shpalljes së Pavarësisë sonë. Ato ushqehen e nxiten nga Beogradi, i cili, jo vetëm është i interesuar për kundërvënien e bashkëqytetarëve tanë serbë ndaj shtetit të Kosovës, por edhe "kujdeset" për ruajtjen dhe kultivimin e kësaj kundërvënieje. Një gjë e tillë është aq evidente, saqë sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, në një intervistë të dhënë ditët e fundit në radion "Europa e Lirë", në përgjigje të pyetjes për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet vendore të 15 nëntorit, deklarohet pa hezitim: "Nëse Serbia thotë qartë jo, atëherë asnjë serb nuk do të pranojë. Secili serb që e ndjen veten serb, nuk do të pranojë ndonjë gjë tjetër. Cilido prej tyre, që mund të mendojë ndryshe pa ndihmën e Serbisë, nuk mund të bëjë asgjë". E shprehur ndryshe, kjo çka u thotë Ivanoviç bashkëqytetarëve tanë është imponimi flagrant i Beogradit për të nxitur ndër ta qëndrimin antiligj dhe antishtetit të Kosovës.

Dihet që dilemat e vështirësojnë jetën. Kjo ndjehet nga çdo individ, bashkësi, komunitet, madje dhe komb. Por dihet gjithashtu që jeta e dhimbshme në mëdyshje nuk zgjidhet e nuk pëlqehet; ajo kushtëzohet nga ballafaqimi e konkurrimi i arsyeve të fuqishme e të barasvlefshme. Serbët e Kosovës vuajnë dilemën nga kundërvënia kokëfortë politike, diplomatike, ekonomike e etnike e Beogradit ndaj Prishtinës. Kushtëzohen e ndikohen shpirtërisht, ekonomikisht dhe, jo rrallë, persekutohen edhe psikologjikisht si "tradhtar", nëse zbatojnë ligjin e respektojnë shtetin e Kosovës. Por, njëherësh kur duhet t‘u binden kërkesave jo vetëm propagandistike të shtetit serb, bashkëqytetarët tanë, që kanë të ndryshme nga gjithë shtetasit e tjerë të Kosovës vetëm përkatësinë etnike, ngrysen dhe gdhihen në shtëpitë, bizneset dhe pronat e tyre në Kosovë, bashkëjetojnë e komunikojnë jo vetëm me njëri-tjetrin, por pashmangësisht kontaktojnë me struktura shtetërore e ndeshen me ligjin, presin lindjet dhe përcjellin ata që largohen nga jeta. Jetojnë në Kosovë! Për sa kohë nuk mendojnë të largohen prej saj u duhet të tregohen të "kujdesshëm" dhe "jo agresivisht anti në shumicë" ndaj shtetit kosovar. Por edhe të lidhur "shpirtërisht dhe përjetësisht" me Serbinë, shtet gati 200-vjeçar, bashkëqytetarët tanë serbë enden mes historisë dhe realitetit, mes diskriminimit pozitiv, që u bën dhe u garanton Ligji Themelor i Shtetit të Kosovës (Kushtetuta i favorizon dukshëm, krahasuar me pakicat e tjera në Kosovë, madje edhe krahasuar me qytetarët e kombësisë shqiptare) dhe mbështetjes financiare politike, morale dhe fetare të Serbisë.

Bashkëqytetarët tanë serbë janë bartës dhe aktorë të mëdyshjeve, që i pengojnë të gëzojnë e të ushtrojnë një varg kompetencash të gjera, të ofruara nga ligji për menaxhimin sidomos të çështjeve vendore në fushën e arsimit, shëndetësisë, ruajtjes së rendit, infrastrukturës, etj. Me këtë pozicionim ata, me dashje apo pa dashje, në vend që të shërbejnë si urë lidhëse e miqësie mes Serbisë e Kosovës, si çdo minoritet në vendet demokratike, fatkeqësisht po i shërben së kundërtës, duke u shndërruar në një barrierë ndarëse midis dy popujve tanë. Ngjarjet më të fundit te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, e përcjellin dukshëm një mesazh të tillë.

Sidoqoftë, mëdyshjet e shumicës së serbëve të Kosovës janë dhe me siguri do të jenë të përkohshme, sepse e shkuara, e sotmja dhe e nesërmja e tyre janë të lidhura ngushtësisht me Kosovën. Çdo ditë e më shumë ata do të ndërgjegjësohen për këtë dhe detyrimisht do t‘i nënshtrohen kësaj logjike.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Sep 02 2009, 07:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 07:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Malazezët formojnë partinë, kërkojnë më shumë të drejta


Shekulli Online | 12/08/2009

Partia Popullore Malazeze e Kosovës (NCPK) është emri i organizatës së re politike që është regjistruar në KQZ në Prishtinë.

Kryetari i kësaj partie është Lazar Raduloviq, ndërkaq, partia - siç thuhet në një komunikatë për media - do të angazhohet për të drejtat e refugjatëve dhe popullatës së zhvendosur malazeze dhe të tjerëve, që të kthehen në shtëpitë e tyre, sikurse edhe të sigurojë ndihmën ekonomike për këta persona.

Po ashtu thuhet se, kjo parti do të angazhohet për zgjidhjen e pozitës kushtetuese të popullatës malazeze në Kosovë, sikurse edhe për afirmimin e të drejtave njerëzore e lirive dhe për mbajtjen e lidhjeve ekonomike, arsimore, kulturore dhe të tjera me shtetin amë Malin e Zi, dhe shtetet tjera të rajonit.

"Do të angazhohemi për barazinë e të gjithë qytetarëve dhe popujve, pakicave kombëtare dhe grupeve etnike në Kosovë", thuhet në komunikatën e kësaj partie, të cilën e transmetojnë mediat serbe.

Podgorica zyrtare disa herë ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës të shqyrtojnë tretmanin e malazezve në Republikën e Kosovës, si dhe çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke jetuar në Malin e Zi.

Madje, në mënyrë të tërthortë është thënë se, kjo është arsyeja pse Mali i Zi ende nuk është shprehur i gatshëm për t'i vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, përkundër faktit se ka njohur vendin tonë - si shtet të pavarur dhe sovran. /Telegrafi/

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 12:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
RTK transmeton xhirimet; ja ç’bisedonin tri spiunët serbë

Prishtinë - Radiotelevizioni i Kosovës ka transmetuar pamje ekskluzive filmike, ku shfaqen tre spiunë serbë, të arrestuar dy muaj më parë, duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rreme.
Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rreme në çështjen e transplantimit të supozuar të organeve, për të cilat ata shprehen se qeveria e Serbisë është e gatshme të paguajë deri në 100 mijë euro.

Në xhirimet ekskluzive të Radio Televizionit të Kosovës, të transmetuara në edicionin qendror të lajmeve të mbrëmjes së kaluar, shihen qartë tre spiunët e arrestuar serbë duke iu premtuar shumat e parave personave, për të cilët ata kanë shpresuar se do të bëjnë dëshmi të rreme në çështjen e "transplantimit të organeve".

Sipas pamjeve, pyetjes së një "dëshmitari" se kush do t'i paguante paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë asnjë problem, por se për këtë është e domosdoshme një lloj procedure.

Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviç dhe Predrag Zheljkoviç, shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë pas sigurimit të fakteve vizuale, vërtetohet se u kanë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të dëshmive të rreme për transplantim organesh.

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 10:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Faktori Berisha

Mufail Limani

E Enjte, 20 Gusht 2009


"Ne kemi nje projekt dhe ky projekt eshte qe t'i bejme shqiptaret ta ndjejne bashkimin ne cdo gje". "Rotacionet e pushtetit nuk mund te rrezikojne kete projekt ne te cilin shqiptaret kane shume pune per te bere. Mendoj se jane fare primitive interpretimet jashte ketij konteksti". Ky eshte Sali Berisha. Ikona e fundit e politikes shqiptare. E vetmja figure e gjalle politike, emri i te cilit e ka te garantuar historine. Por, per disa, si socialistet e Fatos Nanos dikur e te Edi Rames tash, ai eshte personifikim i demonit historik, burimi i te gjitha te keqijave. Per te tjeret, ai eshte Profeti. Ai qe e mori Shqiperine nga trashegimtaret e stalinistit Enver Hoxha dhe e dergoi ne NATO, nderkohe qe tash po ben hapat e fundit drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Edhe ne Kosove, Sali Berisha ka nje fuqi ikonike. Dikur, ai ishte binjaku tiranas i Ibrahim Rugoves sone. Nje hero i madh! Pastaj, me kalimin e kohes (pra, me acarimin enigmatik te Rugoves me gjithe politiken tiranase), edhe ai u be pak i dyshimte. Ndonjehere ai dukej aq pragmatik sa me nuk mund t'i besohej thuajse per asgje. Dhe, ne nje cast, kur ai nisi te fliste per autonomine e Kosoves ne kuader te Serbise, Berisha tashme ishte nje Tradhtar. Por, si do te mund te jetonim pa harruar? Dhe tash, pas etheve te zgjedhjeve te atjeshme, ku u perfshime te gjithe nga pak, Berisha u rikthye ne skenen politike kosovare permes nje marreveshjeje interesante me Ramush Haradinajn dhe, pastaj, permes reagimeve te tija relativizuese ndaj alarmimit te LDK-se. Megjithate, ne nje moment dukej sikur Kosova do te fillonte ta percillte Shqiperine ne rrjedhen normale te ndarjes se blloqeve politike elektorale. Por, vete percaktimi fillestar i tij per AAK-ne si partnere politike partiake nga spektri i djathte, alarmoi ne radhe te pare LDK-ne, ndonese demtimi i PDK-se duhet te kete qene cak i asaj marreveshjeje. LDK parti djathtiste? Ndoshta. Por, vetem po qe se harrojme se lideret e saj kryesore aktuale vijne nga trashegimia e majte. Por, prape, si do te mund te jetonim pa harruar? Tek e fundit, Kosova eshte e tille.

Perplot me ish-marksiste e ish-titiste, ose familjare te tyre luajale. E destinuar, pra, qe te vazhdoje tutje, pa peshtyre ne ikonen e Titos a te Enverit, pra as te praktikave te tyre kriminale. Dikush tha se ata qe sot mbajne fotografine e Enverit e bejne kete per t'i mashtruar "enveristet e mire e te sinqerte", nderkohe qe ne te vertete jane shnderruar ne djathtiste dhe mbrojtes te eksploatimit. Kjo ndoshta edhe eshte e vertete. Por, pohimi me i degjuar ne debatet "e majta/e djathta" megjithate eshte ai se ne Kosove ne te vertete nuk ka te majte e te djathte. Dhe, vertet, klasa politike kosovare nuk eshte se ka lindur nga dallimet midis koncepteve universale politike per rolin social te shtetit, ose per rolin e shtetit ne ekonomi.

Jo.

Klasa e tashme politike kosovare, per dallim nga vendet me trashegimi te ngjashme me tonen, nuk ka lindur as edhe nga akti i shembjes se komunizmit. Ne Kosove, casti i ngjizjes se klases politike, cfare e njohim sot, eshte ai kur Milloshevici i futi ne te njejtat qeli komunistet e Titos bashke me ata te Enverit. Ne ato qeli ka nisur gjithcka qe sot njohim nga harmonia nacionale ne skenen politike. Sidoqofte, nje Kosove qe ende ka telashe me njohje, me anetaresim ne OKB dhe me teresine territoriale, nuk ka se si te jete vend i pershtatshem per diskutime dhe polemika ideologjike mbi te djathten e te majten, mbi rolin e shtetit, taksat dhe politikat sociale. Andaj, perpjekjet e Berishes per te konstituuar dhe organizuar dicka qe do dukej si nje front i partive te djathta ne harten e komplikuar politike te shqiptareve ne Ballkan, duken te parakohshme. Fakti se nje front i tille nuk ka gjasa te jete efektiv per edhe nje kohe te gjate, nuk flet shume mire per gjendjen e Kosoves. Madje, ne nje vend ku bashkimi me Shqiperine gjithnje e me shpesh duket si nje shtegdalje pragmatike nga ankthi i "mbikeqyrjes permanente" i te gjitha vendimeve me te cilat duhet te jetojme ne dhe qeverite tona, duket se eshte heret edhe per vet profilizimin e partive ekzistuese si dhe per organizimin e tyre eventual ne blloqe elektorale. Dua te them se Kosova duhet ta tejkaloje fazen vitale te tranzicionit te saj, duke u konstituuar ose si nje shtet solid multietnik, qe presupozon njohjen nga vet Serbia, ose te vendose qe e tera te kthehet drejt Adriatikut. Ne te dyja rastet (aktualisht hipotetike ne te njejten mase) do te mund te fillonin te ekzistonin parakushtet elementare per nje jete normale politike, ku diskursi shekullor patriotik i shqiptareve te Kosoves do te mund te zevendesohej me diskursin e perparimit. Deri atehere, te ngecur ne status quo-ne e pas 17 shkurtit, do te na duhet te mjaftohemi me nje konflikt midis ikonave te ndryshme historike, qe ndonese do ta derivojne nje nivel te besimit e mosbesimit elektoral ndaj aktoreve te ndryshem politike, megjithate do te na lene pa nje debat te vertet ideologjik per temen: "Cfare te behet tash e tutje, ne kater vitet e ardhshme?".

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 01 2009, 03:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Raportet tregtare të Kosovës

Luljeta Krasniqi

Kosova, sipas përfaqësuesve të institucioneve ekonomike, këmbimin tregtar e ka më të lartin në vendet e rajonit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, thotë se bashkëpunimi i mirë ekonomik mes vendeve të rajonit ka sjellë përfitime edhe për shtetin e Kosovës. Por, siç thekson ai, duhet avancuar bashkëpunimi me këto vende dhe duhet ngritur niveli i këmbimeve tregtare, që Kosova të mos mbetet edhe më tej një vend më shumë importues, sesa eksportues. "Për neve, partnerë të rëndësishëm janë të gjitha vendet e rajonit. Maqedonia është një partner mjaft i rëndësishëm në këmbimin tregtar". "Ky vend eksporton në Kosovë 300 milion euro në vit dhe importon nga Kosova rreth 14 milion euro, që praktikisht është një gjendje e debalancuar. Kjo ka nevojë për një rishqyrtim të marrëdhënieve ekonomike në mes këtyre dy vendeve, në mënyrë që të krijohen partneritete të qëndrueshme dhe jo të kemi marrëdhënie të thjeshta tregtare", thotë Beqaj, duke treguar se me Shqipërinë dhe Kroacinë, Kosova ka këmbime tregtare deri në 40 milion euro. Sipas tij, Kosova nga Serbia importon në formë të rregullt produkte të ndryshme në vlerë prej 200 milion eurosh në vit, përderisa Kosova nuk eksporton as edhe një produkt në këtë vend, për shkak të bllokadës që i ka bërë produkteve të Kosovës. "Në përgjithësi, më pak se 50 përqind e këmbimeve tregtare të Kosovës bëhet me vendet e rajonit, një pjesë e madhe bëhet me Unionin Evropian, pastaj me Turqinë". "Rajoni, si i tillë, në vitin e kaluar ka shënuar një ngritje që mund të thuhet se është rezultat i CEFTA-s, por problemet që kanë ndodhur me Serbinë dhe Bosnjën, kanë krijuar probleme serioze me Kosovën dhe këmbimet tregtare me vendet e rajonit", thotë Beqaj. Zyrtarja për marrëdhënie me jashtë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Igballe Rexha, pohon se raportet ekonomike me Shqipërinë mbesin më të avancuara krahasuar me vendet e tjera të rajonit. "Kosova vazhdon të bashkëpunojë me eksport dhe import me Maqedoninë. Vendin e parë me eksporte vazhdon ta zërë Shqipëria, ndërsa sa i përket importit, kemi një import të vogël me Shqipërinë". "Pastaj, kemi Serbinë në vendin e tretë, Kroacinë e Bosnjën. Me Malin e Zi kemi një ulje të madhe të shkëmbimeve tregtare", shpjegon Rexha. Sidoqoftë, ekspertët e ekonomisë mendojnë se autostrada Durrës-Kukës është mundësi mjaft e mirë për këmbimet tregtare me vendet e rajonit, e në veçanti ato Kosovë-Shqipëri. Kryetarja e Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari-Lila, thotë se funksionalizimi i autostradës ka ndihmuar në një bashkëpunim më të mirë në mes këtyre dy vendeve."Më tepër e shoh si rrugë që do të mundësojë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, sesa që do të mundësojë formën e tranzitit". "Tranziti më i mirë për kosovarët do të ishte përmes portit qoftë të Shëngjinit apo atij të Durrësit, që përmes Shqipërisë të kalojmë në pjesën tjetër të Evropës", thotë Kusari-Lila.

Doganat e Kosovës tashmë kanë filluar të mendojnë për pritjen e fluksit të madh të mallrave të ndryshme, që pritet të kalojnë tranzit në Kosovë, pas funksionalizimit të autostradës Durrës-Kukës-Merdare.

Sfidë për institucionet e Kosovës dhe vendet e tjera të rajonit mbetet nënshkrimi i marrëveshjeve zyrtare dhe zbatimi i tyre për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 02 2009, 07:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bechtel i pari

Ministria e Transportit sot do t’i publikojë emrat e gjashtë kompanive që janë parakualifikuar për të ndërtuar autostradën Vërmicë – Merdare. Express ka mësuar se kompania Bechtel është parakualifikuar si e para për nga pikët për ndërtimin e këtij projekti kombëtar. Tenderi hapet brenda dy javësh.


Nga Arben Hyseni më 02.09.2009 në ora 8:40

Ministria e Transportit dhe e Postë Telekomunikacionit ka përpiluar listën e ngushtë të parakualifikimit të kompanive që do ta ndërtojnë autostradën Vermicë – Mërdare. Burime të Express`it kanë treguar se konkurrent në këtë tender është edhe kompania e njohur amerikane Bektel. Bektel është kualifikuar si e para për nga pikët dhe thuhet se është pretendenti kryesor për ta çuar deri n`fund këtë projekt.

Bile kjo kompani, në konzorcium me kompaninë turke Enka, po ndërton edhe pjesën e autostradës në Shqipëri, atë Durrës – Kukës – Morinë. Kompania kontraktuese nga Ministria e Transportit, për selektimin dhe përpilimin e kushteve për këtë tender, ka parakualifikuara edhe gjashtë kompani tjera. Ajo gjithashtu ka rekomanduar që këto kompani të futen në stazën e dytë të kualifikimeve shumë shpejt.

Fatmir Limaj, ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, ka pranuar se është kaluar faza parakualifikuese e kompanive për tenderin e autostradës. Ai tha se janë gjashtë kompani të parakualifikuara, por nuk ka pranuar të japë asnjë emër.
Gjithashtu tregoi se tenderi për këto kompani do të hapet brenda dy javësh.
“Ka kaluar faza parakualifikuese dhe presim që së shpejti të hapet tenderi për ndërtimin e këtij projekti”, tha ministri Limaj.

Marre prej Gazetës Express


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 07 2009, 03:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
EU-MIK

Shkelzen Maliqi

Popullsia shumicë e Kosovës, shqiptarët dhe minoritetet që mbështesin pavarësinë, prej kohësh dhe pa rezervë janë deklaruar dhe deklarohen pro integrimeve evropiane, dhe duket paradoksale që EULEX’i, duke ndjekur politikën e UNMIK’ut, po ndjell diçka që i ngjanë ftohjes, nëse jo edhe armiqësimit, me Evropën.

Nga Shkelzen Maliqi më 07.09.2009 në ora 12:28

Çka na ishte UNMIK’u? Zannieri dje deklaroi se misioni që ai e kryeson do të mbetet edhe më tej në Kosovë. Kjo është e kuptueshme dhe askush nuk brengoset për këtë përderisa UNMIK’u sot është vetëm hija e fuqisë që kishte më parë, kur luante rolin e sovranit dhe ishte vet pushteti ekzekutiv. Tash, Zannieri ankohet që Qeveria e Kosovës e injoron gati tërësisht, pos Ministrit të Jashtëm, i cili e ka për detyrë të konsultohet me të rreth mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit që e kanë në rend të ditës shqyrtimin e zhvillimeve në Kosovë.

Shumica e peshës që e kishte më herët UNMIK’u, tani ka kaluar te EULEX’i. Qeveria e Kosovës nuk mund ta anashkalojë EULEX’in edhe pse për herë të parë pas shumë kohësh është sfiduar që ta bëjë këtë, duke i treguar dhëmbët prej qumështi të sovranit që tash numëron një vjet e gjysmë të pavarësisë ende të njomë dhe të mbikëqyrur. Paketa e kompromisit nga fillimi i vitit të kaluar, e bazuar në Planin e Ahtisaarit por me ca ndryshime që përfshijnë mu këtë mbetje simbolike të UNMIK’ut dhe fillimin e EULEX’it me kapacitet të cunguar në krahasim me atë që e parashihte Ahtisaari, mundësoi që Kosova të ecë përpara nga pat pozicioni që ishte krijuar në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë.

Uashingtoni dhe shumica e shteteve anëtare të BE’së njohën pavarësinë e Kosovës, por nuk u arrit konsensusi i plotë dhe kjo e kushtëzoi edhe qëndrimin e paqartë të EULEX’it në Kosovë: Çka mbikëqyrë ky mision? A është EULEX’i mbikëqyrës garantues i sovranitetit të Kosovës, se si po realizohet kundrejt Planit? Apo, ai i mbikëqyrë vetëm mungesat e sovranitetit, duke balancuar ndërmjet aspiratave të Kosovës për sovranitet të plotë dhe atyre të Serbisë “sovrane” efektive në disa pjesë të Kosovës?

Përderisa EULEX’i qëndronte pezull dhe pa iniciativa në kufijtë e tolerueshëm të misionit që po kërkonte veten, nuk kishte ndonjë kundërshtim të madh nga zyrtarët e Prishtinës. Më shumë probleme kishte Beogradi, për të cilin paraqiste problem edhe vetë shtrirja e EULEX’it në tërë Kosovën, sepse kjo në heshtje e përhapte planin e Ahtisaarit, të cilin Serbia edhe më tej e refuzon. Mirëpo, problemet filluan kur EULEX nën presionin e Beogradit, u fut në negociata për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, duke e përjashtuar Qeverinë e Kosovës, ose duke luajtur rolin e UNMIK’ut, pa e marrë për këtë lejen paraprake ose pa e gjetur ndonjë formulë të kompromisit të avancuar me Prishtinën.

Protokolli ndoshta edhe ka mbështetje në dokumentet që i ka aprovuar edhe Kosova, nëse kjo marrëveshje shikohet me syza praktike dhe si formë e tërthortë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane që ende nuk e kanë njohur njëra tjetrën, ku EULEX’i paraqitet vetëm si ndërmjetës. Problemi me Protokollin qëndron në momentin i cili është zgjedhur që ai të nxirret në opinion. Kosova gjendet para zgjedhjeve lokale dhe koalicioni qeveritar është vënë në hall të madh të pajtohet me një protokoll të tillë që cenon tepër ndjeshëm fuqinë sovrane të Kosovës, për të cilin nuk është konsultuar.

Kështu si ndodhi, EULEX nxori në pah dhe sforcoi deri në maksimum dobësinë kryesore të Qeverisë së Hashim Thaçit, mungesën e ingerencave të plota dhe faktin se pushteti i saj nuk shtrihet në tërë territorin e Kosovës, dhe se EULEX’i me Protokollin njëfarëdore legalizon sovranitetin e Serbisë në pjesët e Kosovës.

Pakujdesia e EULEX’it që tërë procesin e negociatave ta bëjë pa e informuar Qeverinë e Kosovës, e pastaj edhe presioni që ajo të pajtohet me këtë Protokoll nga pozita e një diktati, nuk ka mundur të mos hasë në reagim të vendosur të Qeverisë kundër Protokollit. Në kushtet e politizimit, i zbardhur dhe i propaganduar fillimisht nga mediat e Serbisë, Protokolli kërcënoi seriozisht imazhin dhe reputacionin edhe ashtu të zbehur të koalicionit qeveritar në Kosovë te në pjesë e opinionit dhe te partitë opozitare. Nëse Thaçi dhe Sejdiu do ta jepnin pëlqimin për Protokollin tash para fushatës zgjedhore, ky do të ishte një minus tepër i madh për ta në fushatë dhe në vet zgjedhjet, dhe po kështu edhe një autogol i EULEX’it në raport me shumicën në Kosovë.

Strategjistët e EULEX’it dhe Brukseli zyrtar sikur kanë hyrë në një fazë të pandjeshmërisë totale ndaj gjendjes delikate në Kosovë për shkak të politikës së pritjes pa cak dhe pa afate. Në sfondin e lëshimeve të mëdha që i bëhen Serbisë, e fundit ishte ajo e heqjes të vizave nga 1 janari i vitit që vjen, BE’ja rrezikon që misioni i saj më i madh deri më tash të humbë kredibilitetin te shumica e popullsisë së Kosovës, duke mos e fituar këtë kredibilitet as te pakica që gjithnjë e më shumë po privilegjohet dhe miklohet.

Popullsia shumicë e Kosovës, shqiptarët dhe minoritetet që mbështesin pavarësinë, prej kohësh dhe pa rezervë janë deklaruar dhe deklarohen pro integrimeve evropiane, dhe duket paradoksale që EULEX’i, duke ndjekur politikën e UNMIK’ut, po ndjellë diçka që i ngjanë ftohjes, nëse jo edhe armiqësimit, me Evropën.

Është një politikë vërtet miope dhe tejet burokratike e Brukselit kjo që demonstron sot në rajonin tonë: të ketë oferta dhe politikë aktive ndaj Serbisë dhe të mos ketë oferta dhe politikë aktive ndaj vendeve që janë viktima të politikave të dënuara dhe kriminele të po kësaj Serbie. Kjo i ngjanë amnistimit arbitrar të krimit dhe rindëshkimit të viktimës.

Marre prej Gazets Gazeta Express


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 09:12am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Heshtja e Prizrenit

E Merkure, 09 Shtator 2009
Nga Baton Haxhiu

Nese do te duhej kerkuar nje qytet te vetem ne Kosove, qe ka ngrohtesine, shijen dhe nuk i takon periferise, qe ka dicka te vecante sa here qe e preke dhe shetit neper te, qe eshte unikat ne keto cilesi ne Kosove, padyshim se emri qe te bie ndermend eshte - Prizreni. Kjo eshte pjesa e bukur e tij, pa halle dhe pa nuanca te perfoljeve politike. Pikerisht ky qytet e ben joshes nocionin e orientalizmit dhe jetes ndryshe nga gjithe pjesa tjeter e Kosoves. Prizrenasit perbejne nje popull te qete, me halle shtepie dhe me idene e munguar te influences. E "shijojne" kujdesshem gjendjen "koloniale" te qeverisjes dhe e pranojne se, ne nje menyre, jane te pafuqishem qe ta ndryshojne dhe ta kthejne vendimmarrjen. Eshte e habitshme qe ne kohet e fundit ne Prizren po ndertohet nje ndjellje etiketimesh per grupe dhe klane politike te cilat jane gjysme te zhvilluara dhe ende te pashnderruara ne fenomenin e damkosjes totale per perkatesite politike. Ka filluar nje rrjet percmues per grupe te ndryshme politike qe pretendojne te marshojne drejt postit me te rendesishem politik te ketij qyteti ne zgjedhjet lokale qe po vijne. Prizreni i shtepive dhe kafeneve po behet i ashper me qendrime, duke permendur saktesisht gjerat qe po ndodhin ne politiken e Kosoves. Kete radhe po marrin qendrim. Po marrin qendrim homogjen ndaj percmimit dhe mungeses se respektit per njeriun e Prizrenit dhe qytetarin e tij. Ne zgjedhjet lokale qe po vijne i kane renditur gjerat nga e kaluara dhe po ndertojne strategji refuzuese. Po flasin qarte se ky nuk eshte me qendrim transitor dhe as ikje nga pergjegjesia. Per shkak te karakterit te tyre te papercaktuar, ose te lene anash, prizrenasit sikur po vendosin te ikin nga gjendja margjinale ngase po konsiderojne se jane te rrezikuar vete nga qeverisja periferike. Ata po flasin per Gjakoven e shkaterruar dhe per Pejen e bere shoshe nga provincializmi qeverises. Dy referenca qe prej kohesh e kane bere Prizrenin te kujdeset per rikthimin e besimit te ideja e politikes dhe e kthimit duke u marre seriozisht me veten dhe jo duke ndejtur dhe fajesuar te tjeret qe vendosin per fatin e tij. Ndergjegjja e njefare shkalle qe eshte krijuar koheve te fundit per te qene i fuqishem ne qytetin ku jetojne, i bene ata qe te ikin nga ndjeshmeria e viktimizimit e cila ka qene per kaq kohe teme e tyre.

Ikja nga viktimizimi ka ndodhur koheve te fundit, kur ndergjegjesimi per njeriun e Prizrenit dhe mungesen e tij neper institucione te Kosoves i ka bere ata ta marrin hapin e pare. Fillimisht, ta marrin qytetin. Prizrenasit ankohen zeshem se kane shume pak deputete ne Kuvendin e Kosoves. Nuk kane asnje ambasador, kurse ne Qeveri kane vetem nje minister (Yagcilar) dhe asnje zv.minister. Nuk kane asgje ne administrate dhe, mbase, veshtire se e njohin ndonjerin nga drejtoret e qytetit ku jetojne. Keto jane fjalet qe i turbullojne ata, prandaj edhe i konsiderojne si fakte te bezdisshme per te qene rehat. I konsiderojne keto anomali te qellimshme duke shkuar aq larg sa e quajne crregullim qytetar deri ne ndotje.

Theksi i tyre vihet te kufiri i pakapercyeshem ndermjet asaj qe kerkojne dhe asaj qe iu duhet. Ndermjet jetes ne qytet dhe qeverisjes per te. Nje gje dihet: ne Prizren ka klube te verrinasve, hasjaneve, turqve, ashkalinjeve dhe boshnjakeve, por nuk ka klub te prizrenasve per te votuar per Prizrenin.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 13 2009, 12:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fushata, sulmohet me armë kandidati i AAK-së

Shekulli Online | 13/11/2009

PRISHTINE - Persona ende të panjohur kanë sulmuar mbrëmë me armë zjarri kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar komune në Mitrovicë, Hysni Ahmeti.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në këtë qytet, Besim Hoti, ka thënë se zoti Ahmeti ishte i vetëm në automjetin e tij, kur persona të panjohur kryen sulmin.

"Më shumë se një plumb i shkrepur ka goditur automjetin. Zoti Ahmeti nuk ka pësuar lëndime", ka thënë zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, duke shtuar se organet e rendit janë duke zhvilluar hetime.


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar atentatin ndaj Hysni Ahmetit, kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës duke thënë se" ky akt, njësoj sikurse ai i mbrëmshmi në Deçan, është një përpjekje e ligë për ta njollosur procesin e mirë parazgjedhor që kanë zhvilluar partitë politikë, kandidatët e pavarur dhe të gjithë qytetarët anekënd Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në veprimtaritë përuruese që janë zhvilluar deri sonte".

Feith reagon për sulmin ndaj Thaçit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, bëri sot thirrje që fushata për zgjedhjet komunale të vazhdojë në mënyrë të qetë.

Duke iu referuar sulmit që ka ndodhur ndaj eskortës të kryeministrit Thaçi, në Deçan, Feith ka thënë se incidenti nuk ishte në interesin e askujt.

"Aktet e dhunës nuk kanë vend në një fushatë zgjedhore demokratike. Shpreh keqardhjen për incidentin e djeshëm në Deçan i cili nuk ishte në interesin e askujt".

"Kam folur me kryeministrin dhe me z. Haradinaj. Kam marrë garanci të qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të vazhdojnë në atmosferë të qetë", ka thënë Feith. /Telegrafi/

Kthehej nga fushata, sulmohet eskorta e Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar sot në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur sapo ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK. Eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.

Eskorta e kryeministri para pak kohe është nisur në drejtim të Prishtinës. /Telegrafi/

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Sat Nov 14 2009, 12:56am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ja paskan fillu edhe kta ne kosove sikur shqiptart e macedonis t'u ba budallece me njeni tjetrin neper fushata. cfare idiotash. tesh per 1 pakice te paperfillshme me kriju emen te keq asht skandaloze.


Back to top
L - N
Sun Nov 15 2009, 11:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

ja paskan fillu edhe kta ne kosove sikur shqiptart e macedonis t'u ba budallece me njeni tjetrin neper fushata. cfare idiotash. tesh per 1 pakice te paperfillshme me kriju emen te keq asht skandaloze.



Ash fillimi i krijimit te nji shteti komplet te ri Shqiptare, qe asht hale ne syt e pothuj shum shtetve ne Europe zotni guest, dhe sigurisht qi ka me pas ndikime si prej faktorit te huj ashtu edhe prej faktororit politik te nryshem permrena ktij shteti te Shqipnis veri-linore se smunem me i than "Kosov" se asht fjale e huj. Pa supozu apo pa u munu me kriju nji teori konspiciet duhet me ken teper te kujdesshem sepse ndikimet permrena ktij shteti te sapoformun jan te shumllojshme, por kurrsesi nuk munet as mu perjashtu faktori i padishem, i korruptum dhe kriminal permrena shoqnis Shqiptare. E ransishme asht qi me i kalu tana pengesat sepse fillimi asht gjithmone i shtire, per vedi jam optimist se ka mu ba mire ne kto troje shqiptare dhe ne shtetin e II-te shqiptare ne Europe dhe ne bote

[ Edited Sun Nov 15 2009, 11:16am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 01 2009, 08:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova kërkon nga BE liberalizim të vizave

Prishtinë- Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti, ka kërkuar përkrahje konkrete nga homologët e tij evropianë, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në dialogun për liberalizim të vizave me BE-në.
Për këtë arsye, ministri Pajaziti u ka dërguar një letër ministrave të BE-së, përkatësisht atyre të Brendshëm dhe të Drejtësisë, duke kërkuar që Kosovës t’i ofrohet proces i njëjtë si vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe që Kosova të trajtohet si shtetet e tjera të rajonit.

Në vijim, ministri Pajaziti ka kërkuar përkrahje në ofrimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave me BE-në, të ngjashëm me shtetet tjera të rajonit. Letra është dërguar në prag të takimit të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme i BE-së, ku pritet që miratohet rregullorja e Këshillit, e cila e amendon rregulloren (EC) nr 539/2001 që rendit shtetet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të zotërojnë viza kur kalojnë kufirin e jashtëm të BE-së dhe shtetasit të cilët nuk e kanë të nevojshme këtë.


2009-11-30 16:03


Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 14 2009, 03:52pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zgjedhjet në Kosovë, PDK fiton në 10 komuna

Prishtinë – Në Kosovë janë dhënë rezultatet paraprake të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas rrjetit të organizatave “Demokracia ne Veprim”, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 10 komuna nga 21 të tilla ku është votuar gjatë së dielës. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa probleme.

Mes tyre permendet Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina dhe Mitrovica. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Podujevë dhe në Novobërdë. Sipas të njëjtave rezultate, LDK-ja ka fituar në 6 komuna mes të cilave edhe Prizrenin ku të dyja partite si PDK ashtu dhe LDK pretendojnë fitore. Ndërsa AAK-së ka marrë Pejën, Suharekën dhe Junikun.

Në Han të Elezit ka dalë fitues një kandidat i pavarur, Shterpcën e fitoi kandidati serb. Kryeministri Hashim Thaçi shpalli fitoren e partisë së tij në 11 komuna. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta ka bërë të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37. 88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. “Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37. 88 për qind”, tha Lushta.

2009-12-14 08:42

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 20 2010, 02:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shume femije jetojne ne varferi

E Diele, 17 Janar 2010

Nadie Ahmeti

Nje nga dy femijet e te gjitha komuniteteve ne Kosove, jetojne ne kushte te veshtira sociale, apo jeten e fillojne ne varferi. Keto te dhena dalin nga nje raport i Fondit Nderkombetar te Kombeve te Bashkuara per Femije (UNICEF). Johanes Vedening, shef i ketij fondi, thote se familjet e ketyre femijeve nuk kane mundesi per t'u siguruar ushqim cilesor per moshen e tyre. "Nese merret parasysh vija absolute, nje nga dy femije jetojne ne varferi, qe do te thote ne nje ambient me 1.42 euro ne dite. Nderkaq, ne familjet qe jetojne ne varferi ekstreme, qe shpenzojne me pak se nje euro ne dite, cdo i pesti femije jeton ne kushte te veshtira", shpjegon Vedening. Ai thote se per te kuptuar varferine e femijeve nuk mjafton te shqyrtohen te dhenat e varferise absolute, por duhet te analizohen ne menyre specifike vetem te dhenat e varferise se femijeve. Ne lidhje me kete, ai tregon disa nga qytetet ne Kosove, ku femijet kane kushte me te veshtira. "Ajo qe ne kemi vene re eshte se, nese lind ne nje familje, e cila ka se paku kater e me shume femije, gjasat jane me te medha te jesh femije i varfer".

"Rrjedhimisht, po te ishe femije ne nje familje qe jeton ne Ferizaj dhe Mitrovice, do te jetoje ne nje familje, pjesetaret e se ciles jane te papune ose punojne here pas here", thote Vedening, duke shtuar se varferia te femijet ndikon ne jeten normale te tyre dhe ka efekte negative edhe ne zhvillimin e pergjithshem ne te ardhmen.

Edhe ne Institucionin e "Avokatit te Popullit", pohojne se shume femije ne Kosove jetojne ne varferi. Igbale Rrahmani, nga Grupi per te Drejtat e Femijeve ne kete institucion, thote se ka shume ankesa te prinderve, per kushtet e renda, ne te cilat jetojne dhe qe nuk kane mundesi per t'i siguruar gjerat elementare per femijet e tyre. "Ku prinderit ankohen, kerkojne ndihme qe te behet strehimi i tyre, ngase nuk kane strehim dhe jetojne ne kushte te renda. Ata shpesh vijne dhe ankohen se kane femije me nevoja te vecanta. Dhe, pavaresisht kesaj, nuk kane mbeshtetjen e duhur nga ana e institucioneve perkatese qe e kane per obligim t'u ofrojne ndihme, strehim ketyre familjeve", thekson Rrahmani.

Por, ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale thone se per te zbutur sado pak kete gjendje, mbi 35 mije familje kosovare, me mbi 155 mije anetare, marrin asistence sociale, nga 40 deri ne 80 euro ne muaj, nderkaq 60 per qind prej tyre jane femije. Muhamet Gjocaj nga kjo ministri sqaron se kusht kryesor per ta gezuar kete ndihme, eshte qe familja te kete femije nen moshen 5 vjec. "Ne e kemi bere kete kriter dallues qe mund ta realizojne vetem ata qe kane femije te vegjel nen moshen 5-vjecare. Jane rreth 80 mije femije ne keto familje me asistence sociale. Gjithashtu, kemi edhe 615 femije, per te cilet paguajme strehim familjar te te afermit e tyre, qe kane mbetur si pasoje e luftes apo rrethanave te ndryshme, pa te dy prinderit. Dhe, kemi nje kontingjent tjeter te femijeve te braktisur fare nga prinderit e tyre dhe paguajme nga 150 euro per koke femije, te familjet strehuese", sqaron Gjocaj.

Sakaq, Igballe Rrahmani thote se varferia te femijet eshte arsyeja kryesore qe shume nga ta jane te detyruar te punojne pune nga me te ndryshmet, duke rrezikuar mireqenien e tyre. RFE

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 15 2010, 12:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
S’ka viza pa riatdhesim

Nga Express më 14.02.2010 në ora 16:47

Qeveria e Kosovës po përmbyll marrëveshjet për riatdhesim me të gjitha vendet e BE-së. Riatdhesimi i kosovarëve me status të parregulluar në vendet perëndimore, është një nga kushtet bazë në procesin e liberalizimit të vizave. Pavarësisht kësaj, grupet e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë procesin e riatdhesimit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale në Kosovë.

Kosova ka nënshkruar marrëveshjet për riatdhesim me Francën, Belgjikën dhe Zvicrën. Në proces e sipër janë të tjera marrëveshje me shtetet evropiane, ku janë të strehuar qindra mijëra kosovarë.

Riatdhesimi nga ana e autoriteteve kosovare, është i pranueshëm, meqë shihet si një nga hapat kryesor drejt liberalizimit të vizave.

Artan Duraku, nga Ministria e Punëve të Brendshme, shpjegon: “Në procesin e liberalizimit, kriteri kryesor është riatdhesimi dhe kjo nënkupton se duhet të nënshkruhen marrëveshjet e riatdhesimit me gati të gjitha shtetet e BE-së, me ato që na kanë njohur”.

“Ndërsa, me ato që nuk na kanë njohur, jemi duke e përgatitur rregulloren e brendshme ligjore dhe është duke u bërë gati ligji për riatdhesim. Pritet së shpejti të nënshkruhen marrëveshjet me Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë”.

Riatdhesimi nënkupton kthimin me vullnet, apo të detyrueshëm, të shtetasve kosovarë nga vendet përkatëse.

Derisa autoritetet e shohin këtë si një hap më afër liberalizimit të vizave, organizatat për të drejtat e njeriut ngrenë zërin se me këtë veprim po shkelen të drejtat e njeriut.

Ka qenë vetë komisionari për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Tomas Hamarberg, ai që ka kërkuar nga BE-ja, që të mos i bëjë presion Prishtinës për të pranuar fluks të madh të azilkërkuesve.

“Kam qenë i shqetësuar në lidhje me këto zhvillime, dhe nga bisedat që pata në Kosovë, vetëm sa më është përforcuar ky shqetësim. Ne kemi një situatë ku brenda Kosovës ende janë rreth 20 mijë të zhvendosur, të cilët ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Kemi krizë në të dy kampet në veri. Kemi një papunësi në shkallë prej 50 për qind. Nuk është koha për një kthim të tillë”, ka thënë gjatë një vizite që i ka bërë Kosovës, Tomas Hamarberg.

Në të njëjtën frymë shprehen edhe aktivistët kosovarë për të drejtat e njeriut.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se marrëveshjet kryesisht janë të imponuara, ndërsa Kosova nuk ka kushte për t’i pranuar shtetasit e saj.

“Kosova me gjendje të rëndë ekonomike-sociale, me një pa-perspektivë, me mungesë të një strategjie për hapjen e vendeve të reja të punës, nuk ka kurrfarë kapaciteti për të pranuar numër kaq të madh refugjatësh, ngase ka probleme me vetë qytetarët e saj që janë këtu”.

“Ne vlerësojmë se është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ngase nga një situatë, ku e kanë të siguruar një ekzistencë, qoftë ajo minimale, po i sjellin në një situatë ku nuk kanë të siguruar asgjë ”, thekson Shala.

Ministria e Punëve të Brendshme, e cila i nënshkruan marrëveshjet, nuk i merr parasysh rrethanat se ku do të kthehen refugjatët.

Artan Duraku thotë se puna e tyre është që të vërtetojnë se personi që do kthehet, është shtetas kosovar.

“Ne verifikojmë shtetësinë e të kthyerve dhe nëse vërtetojmë se ai person që do të kthehet, është shtetas i Kosovës, atëherë e japim dritën e gjelbër”.

“Ndërkohë, vepron Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe pushteti lokal. Ky proces është duke vazhduar me vite të tëra. Deri më tash nuk kemi hasur në vështirësi të mëdha dhe besojmë se do të vazhdojmë me ritëm të njëjtë”, thotë Duraku.

Duraku shpjegon se çdo vit pranojnë rreth tre mijë persona, të cilët kthehen pa vullnetin e tyre nga shtetet evropiane.

Eksperti për çështje të integrimeve evropiane, Avni Mazreku, thotë se procesi i riatdhesimit dhe ai i liberalizimit bien ndesh me njëri-tjetrin.

Por, sipas tij, nëse Kosova do të shkojë përpara në procesin e regjimit të lirë të vizave, nuk bën pa marrëveshjet për riatdhesim.

“Normalisht që dikush nga ky kontingjent i madh i njerëzve që jetojnë jashtë vendit, do të duhej të rregullonte statusin e tij legal. Pa rregullimin e këtij statusi, asnjë qeveri nuk mund t’i qaset rregullimit të pozitës së tyre”.

“Prandaj, normalisht që për ne, si kosovarë, për ekonominë më të varfër evropiane, kjo çështje ka pasoja të këtilla, mirëpo është nevojë e domosdoshme, që të rregullohet ky status”, vlerëson Mazreku.

Por, aktivistët për të drejtat e njeriut alarmojnë se ata të kthyer, që nuk mund të integrohen në shoqërinë kosovare, do të kërkojnë sërish rrugë për të dalë jashtë vendit, qoftë edhe në mënyrë ilegale.

Ata apostrofojnë si shembull negativ, rastin tragjik në lumin “Tisa”, ku disa kosovarë humbën jetën në lumë, në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Hungari.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 10:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Josipoviç: Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian

Vjenë - Presidenti kroat Ivo Josipoviç deklaroi dje gjatë një vizite në Austri, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, përfshi edhe Kosovën.
Josipoviç shprehu bindjen e tij se, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, një ditë do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Qëndrimin e Josipoviçit e ka mbështetur edhe kryetarja e parlamentit austriak Barbara Pramer, e cila ka thënë se, nevojitet një bashkëpunim me i ngushtë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe se rruga e tyre duhet të çojë në BE.

2010-03-16 10:21

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 19 2010, 12:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Albin Kurti: Po shqyrtojmë mundësitë për të hyrë në zgjedhje



19/04/2010

Kreu në “arrati” i “Vetëvendosjes!” tregon planet e lëvizjes
Lëvizja “Vetëvendosje!” mund të shndërrohet së shpejti në një parti politike. Lideri i lëvizjes, Albin Kurti, e deklaron këtë në intervistën e dhënë për gazetën “Shqip”. “Meqë pavarësisë formale të shpallur nuk po i shtohet sovraniteti dhe integriteti territorial, asaj po i rrjedh edhe formaliteti”, thotë Kurti duke argumentuar diskutimin që ka nisur brenda “Vetëvendosjes!” për të marrë pjesë në zgjedhje e për të synuar pushtetin. Kurti sqaron gjithashtu pozicionin e tij si “person në kërkim” nga EULEX-i dhe “fshehjen” në publik.

Zoti Kurti, le ta nisim nga pozita në të cilën gjendeni sot e disa ditë si person i kërkuar. A jeni aktualisht në Kosovë?

Në Kosovë jam për çdo ditë. Më së shumti, në Prishtinë. Në muajt shkurt, mars e prill, nuk kam qenë jashtë Kosovës.

Gjykatësi i EULEX-it, de Mongeot, lëshoi një urdhër-arrest të ri ndaj jush, duke iu bërë njeriun më të kërkuar nga drejtësia e Kosovës. Ju do të vazhdoni të “fshiheni” apo do të kërkoni azil?

Nuk e kam bash të qartë pse lëshojnë kaq shpesh flet-arreste të reja. Besoj që një flet-arrest do të mjaftonte deri në arrest. Ka mundësi që këtë e bëjnë që ta shtojnë trysninë mbi policinë, e cila nuk duket aq e vullnetshme për të më arrestuar. Thjesht, edhe policët e kanë parë padrejtësinë e këtij persekutimi të cilit EULEX-i përpiqet t’i japë formë ligjore. Po ashtu, 175.000 nënshkrime në peticionin që kërkon mbylljen e gjykimit dhe hapjen e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit 2007, sigurisht që kanë ndikuar edhe te policët. Madje, ka jo pak policë që e kanë nënshkruar këtë peticion.

Unë vazhdoj të ‘fshihem’ gjithandej nëpër Kosovë, nëpër tubime e takime publike në kuadër të aktiviteteve të rregullta të lëvizjes “Vetëvendosje!”. Nuk lejoj që të ma ndryshojë kollaj jetën e orarin e veprimtarisë ky proces.

Odiseja juaj gjyqësore duket si skenar i një teatri absurd, ku po kuptojnë pak publiku në Kosovë dhe aq më pak ai në Shqipëri. Cila është e vërteta e kësaj çështjeje, e cila është kthyer tashmë në një rast për të mbrojtur dinjitetin e EULEX-it dhe të Zyrës Ndërkombëtare?

EULEX-i, si një trashëgimtar i UNMIK-ut, e riaktualizoi lëndën kundër meje, lidhur me demonstratën e 10 shkurtit 2007. Atëbotë, procesi pat ngecur, meqë askush nga Oda e Avokatëve të Kosovës nuk pranoi që të më mbronte më, duke iu përgjigjur kësisoj pozitivisht thirrjes sime. Paraprakisht, 6 avokatë sipas detyrës zyrtare të caktuar nga UNMIK-u, ishin ndërruar njëri pas tjetrit deri në pikën kur secili ishte bindur që, në fakt, nuk janë ftuar të më mbrojnë, por që ta legjitimojnë një proces të gatuar më herët. Mirëpo, edhe dëshmitari kryesor i prokurorisë, polici kosovar Ismet Hajdini, pat deklaruar plotësisht në favor timin. Procesi u bë skandaloz dhe kolapsoi. Më kishin mbajtur në burg për 5 muaj dhe 5 të tjerë në arrest shtëpiak. Gjatë 5 muajve sa isha në burg më kanë marrë në pyetje vetëm një herë për 30 minuta, duke vërtetuar kështu se qëllimi i tyre nuk ishte zbulimi i së vërtetës a drejtësia, por izolimi im politik. Më patën liruar 9 ditë para se të shpallej pavarësia e Kosovës.

Akuza ndaj jush është “pjesëmarrje” në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-s, në të cilat u vranë dy protestues. Ky formulim ekziston në Kodin Penal të ri të Republikës së Kosovës, pasi duket paksa si një akuzë politike e ish-Jugosllavisë së vjetër...

Akuza e parë është ‘tentim për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm’. Në fakt, rrezik të përgjithshëm më 10 shkurt 2007 patën shkaktuar policët e UNMIK-ut. Atë ditë në demonstruesit duarthatë janë shkrepur gjithsej 232 plumba gome, me afat të skaduar që prej 12 vjetësh, në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, nga afërsia dhe derisa masa po tërhiqej. Akuza e dytë është: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Policët rumunë të UNMIK-ut kanë pasur urdhër për të vrarë, por edhe leje për të ikur nga vendi krimit. Ish-kreu i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nuk ua pat hequr imunitetin, ndërsa Kryeprokurori i UNMIK-ut, Robert Dean, i pat marrë në pyetje vetëm si dëshmitarë e jo si të dyshuar policët rumunë. Ata u kthyen në Rumani, duke i marrë me vete pushkët me të cilat kishin vrarë dhe atje mandej u dekoruan për punën që kishin bërë në Kosovë! Unë do të kisha dashur shumë sikur të kisha mundur që t’i pengoj policët e UNMIK-ut në kryerjen e kësaj detyre zyrtare të tyre. Sa i përket asaj akuzës së tretë, ‘thirrje për rezistencë’ i kam thënë prokurorit ndërkombëtar që këtë gjë e përjetoj si kompliment.

Këto akuza janë në bazë të Kodit Penal të Kosovës. Mbase ka shumë mbeturina të periudhës së Jugosllavisë aty. Ashtu siç ka edhe në gjyqësinë e Prokurorinë e Kosovës.

Deri tani kanë dhënë dorëheqjen një numër i madh avokatësh shqiptarë, të cilët janë caktuar kryesisht nga gjykata, ndërkohë që kryesuesi i panelit ka kërcënuar me masa represive. Si e konsideroni ju performancën e qeverisë së Kosovës me këtë rast, gjegjësisht të Ministrisë së Drejtësisë, pasi bëhet fjalë për një qytetar të njohur të Republikës, që është vënë në shënjestrën e zyrtarëve të EULEX-it?

EULEX-i po e përdor rastin kundër meje që t’i disiplinojë prokurorët e gjykatësit e Kosovës, e madje po përpiqet që këtë ta bëjë edhe me avokatët e Kosovës. Heshtja e qeverisë së Kosovës dhe e Ministrisë së Drejtësisë është kontribut në orvatjen e EULEX-it që ta heshtë lëvizjen “Vetëvendosje!” dhe mua. Atyre po iu konvenon ky persekutim që po na e bëjnë. Sepse ata nuk duan t’ia dinë se si lëvizja jonë po i ndihmon shtetit të Kosovës, por vetëm sesi ajo mund t’ua rrezikojë pushtetin atyre.

Si e konsideroni ju determinimin e misionit të BE-së për t’ju dënuar me çdo kusht. Bëhet për të mos krijuar precedent, apo për të treguar që pavarësia nuk është e plotë, ndaj dhe hapësirat demokratike nuk janë të tilla...

EULEX-i është ajo që dikur quhej Shtylla e Parë e UNMIK-ut: Departamenti i Drejtësisë dhe Policia (në të njëjtin vend). EULEX-i është mision jodemokratik dhe neokolonialist. Ne kemi nevojë për një BE, e cila na këshillon e ndihmon për demokratizim e për zhvillim ekonomik, që sjell mirëqenie për qytetarët, e jo për misione policore të BE-së. Prania e BE-së në Kosovë duhet të ridefinohet. Është e papranueshme që EULEX-i të mos na e pranojë pavarësinë. Dhe, për më keq, të bazohet në Rezolutën 1244 e në 6 Pikëshin famëkeq të Ban Ki-Moonit, të mos ketë afat të qëndrimit të Kosovë, të kenë imunitet nga ligji në Kosovë i gjithë personeli i EULEX-it me familjet e tyre, të kenë fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovës dhe të nënshkruajnë protokolle për bashkëpunim policor me Serbinë. Këto të vërteta i themi vetëm ne të “Vetëvendosjes!”. Dhe, vetëm ne veprojmë ashtu siç themi. Andaj iu pengojmë kaq shumë.

Zoti Kurti, a keni apeluar në institucionet ndërkombëtare apo në organizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për rastin tuaj?

Lëvizja “Vetëvendosje!” ua ka dërguar një memorandum organizatave e institucioneve të ndryshme anekënd botës. Po ashtu edhe peticioni me 175.000 nënshkrime po dërgohet. “Amnesty International” e pat quajtur këtë proces kundër meje të motivuar politikisht qysh në kohën e UNMIK-ut. Patën reaguar edhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare si “Human Rights Watch”, “War Resisters International” etj., si dhe organizata vendore si Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Ombudspersoni etj.

Mbështetës tuaj goditën dy ditë më parë njërin prej avokatëve me vezë. Si e çmoni këtë gjest dhe a përbën ai një akt të dhunës etike në sjelljen e mbështetësve tuaj?

Asnjë avokat nga 527 sosh sa janë në Kosovë deri më tani nuk ka pranuar të më mbrojë. Unë u falënderohem për këtë. Unë s’kam nevojë të më mbrojë kush në një gjykatë që nuk e njoh, por kam nevojë të më bashkohen njerëzit në sulmimin e kësaj gjykate të padrejtë. Avokati Avni Gjakova e braktisi rrugën e të gjithë avokatëve të tjerë, që u solidarizuan me mua. Aksioni ynë kundër tij ishte simbolik. Po të ishim të interesuar për dhunë dhe për lëndimin e avokatit nuk do ta gjuanim me vezë.

A mendoni se në këtë rast ka gisht tjetërkush, veç faktorit ndërkombëtar?
Besoj që heshtja e qeverisë së Kosovës është heshtje që flet dhe heshtje aktive. EULEX-i zakonisht e njofton paraprakisht qeverinë e Kosovës për hapat që ndërmerr për ta pasur edhe aprovimin e tyre. Nuk besoj të ketë qenë ndryshe as kësaj radhe me rastin e persekutimit tim në bazë të aktakuzës së UNMIK-ut për demonstratën e 10 shkurtit. Të dyja palët janë të interesuara për kriminalizimin e protestave dhe demonstratave, si mënyra të veprimit politik demokratik.

Mediat e Kosovës nuk e kanë mbuluar shumë rastin tuaj. Pse ndodh kjo sipas jush?

Televizioni publik, RTK-ja, është plotësisht nën kontrollin e qeverisë dhe të ndërkombëtarëve. Krerët politikë e institucionalë i kanë gazetarët e redaktorët e tyre pothuajse në secilin medium.

Cili është drejtimi që ka marrë Kosova sipas jush dhe a do t’i futeni politikës. Nëse po, me çfarë forme?

Meqë pavarësisë formale të shpallur nuk po i shtohet sovraniteti dhe integriteti territorial, asaj po i rrjedh edhe formaliteti. Pas 6 Pikëshit të Ban Ki-Moonit që na i trash dhe shton lidhjet me Serbinë, erdhi protokolli për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Në këtë vit parashihen edhe dy protokolle të ngjashme – njëri për gjyqësi e tjetri për dogana. Po ashtu, e kanë ndërmend që t’i shesin shpejt e shpejt dhe shumë lirë gjigantët ekonomikë të Kosovës, PTK-në, KEK-un, Aeroportin e Prishtinës dhe Trepçën, duke e zbrazur komplet Kosovën nga pasuria shoqërore e publike. Lëvizja jonë po ristrukturohet. Në njërën anë i kemi komitetet e lëvizjes që e mishërojnë atë si politika të lëvizjes, ndërsa në anën tjetër i kemi sekretariatet e lëvizjes që e konstituojnë atë si organizatë. Lëvizja jonë nuk do ta ndryshojë qëllimin e as konceptin. Përveç diskutimeve ideore e politike jemi duke diskutuar edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje në të ardhmen. Ky është një debat i gjerë dhe i gjatë. Po ashtu, nuk duam të ngutemi: po i debatojmë hollësisht dobitë dhe dëmet, përparësitë dhe mangësitë, në raport me realizimin e qëllimit tonë. Pra, po diskutojmë për mundësitë e ndryshimit të strategjisë sonë, por jo në kuptimin e zëvendësimit të metodave por të pasurimit të tyre. Nuk duam që aksionet protestuese dhe demonstratat t’i zëvendësojmë me pjesëmarrje në zgjedhje, por eventualisht t’i kombinojmë.

Intervistoi: Ylli Pata

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


[ Edited Mon Apr 19 2010, 12:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4499 sec, 0.0970 of that for queries. DB queries: 56. Memory Usage: 3,373kB