Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lajme kulturoro-artistike ne trojet veri-linore Shqiptare( "Kosov ???" )
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Jul 19 2008, 04:29AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shkurta, fituese e "Celesit Muzikor 2008"

E Shtune, 19 Korrik 2008

GJILAN - Edicioni i dyte i festivalit veror mbarekombetar "Celesi Muzikor 2008" u zhvillua mbreme ne Gjilan te Kosoves, ku dhe u ndane cmimet perkatese.

Cmimin e pare e ka merituar kengetarja tashme e njohur, Rezarta Shkurta. Menjehere pas saj jane renditur ne vend te dyte dhe te trete, perkatesisht Fjolla Morina dhe Mimoza Nelaj.

Por festivali kishte dhe nje sere cmimesh speciale. Keshtu "Interpretimi me i mire", u fitua nga Orinda Huta, "Best Female" nga Ciljeta Cilaga dhe "Best Male" nga Berkan Asllani.

Bordi i Festivalit informoi se ka pasur nje pjesemarrje te madhe per konkurrim te artisteve kengetare dhe penave te njohura.

Natyrisht qe stafi i Festivalit kishte perzgjedhur nga ky numer i kengetareve konkurrues ata te cilet do te ishin ne naten finale.

Ne qender te Gjilanit, festivali u ndoq ne pranine e shume artdashesve, kryesisht te rinj dhe te reja. Mes tyre, spikatnin fansat e nje pjese te kengetareve, perfshire dhe ata nga Shqiperia.

Fituesit jane si me poshte:

Best hip hop

Mc-Adi feat. Kreni

Teksti me i mire

Behlul Shala: MC-Adi feat. Kreni 'Amaneti'

Kompozimi me i mire

Genc Prelvukaj: Fatlinda Ramosaj 'Hasta la vista'

Best new artist

Brother Hood

Best styling

Drenusha Latifi

Interpretimi me i mire

Orinda Huta

Zico Tv

Rejhana

Special

Xhuli

Viki Lulgjuraj

Hit Kenga

Adelina Tahiri

Best Female

Ciljeta

Best Male

Berkani

I publikut

Dona

Cmimi i trete

Mimoza Nelaj

Cmimi i dyte

Fjolla Morina

Cmimi i pare

Rezarta Shkurta

Lista e plote e kengetareve dhe grupeve pjesemarrese:

Adelina Tahiri

Rezarta Shkurta

Xhuli

Ciljeta

Bleona Qereti

Berkani

Fjolla Morina

Orinda Huta

Denis Hasa

Drenusha Latifi

Etna & J-Lane

Viki Lulgjuraj

Brother Hood

Dona

Kthetrat

Besarta Krasniqi

Death Melody

Rejhana

Mc-Adi feat Kreni

Vlora Krasniqi

Legenda

Qendrimi

Fatlinda Ramosaj


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:54AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 25 2008, 03:42AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Prishtine, 500 studiues për Albanologjinë

(Dërguar më: 24/07/08)

Rreth 500 person alitete nga e gjithë bota do të udhëtojnë këtë vit drejt Prishtinës. Në datat 18-19 gusht, në kryeqytetin kosovar do të mbahet edicioni i 27-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Studiues nga rreth 90 vende do të prezantojnë punën e tyre kërkimore në albanologji. Një sërë referatash dhe tryeza shkencore do organizohen gjatë këtyre dy ditëve. Në ndryshim nga vitet e tjera, temat e këtij seminari do të reflektojnë edhe në tre përvjetorë të rëndësishëm. Kështu, do të përkujtohet 100-vjetori i Kongresit të Manastirit, ngjarjes ku u vendos edhe alfabeti standard i gjuhës shqipe, 70- vjetori i vdekjes së Millosh Gjergj Nikollës - Migjenit dhe 100- vjetori i lindjes së filologut të njohur shqiptar, Eqrem Çabej. Shqipja, si një nga gjuhët më të vjetra të botës, do të fokusohet në diskutimet e seminarit të 27-të, ku shumë filologë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Jugut dhe Australia do të referojnë tezat e tyre. Sipas drejtorit të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, Imri Badallaj, është i madh numri i të interesuarve që kanë dashur të bëhen pjesë e këtij seminari. "Programi i këtij viti është mjaft i ngjeshur. Pas hapjes do të organizohen gjashtë ligjërata, ku personalitete të njohura nga Kosova dhe Shqipëria do t'i mbajnë në fusha të ndryshme - në fushën e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës në përgjithësi", - shprehet ai. Për shkak të përvjetorëve që përkojnë me edicionin e 27-të të seminarit, do të organizohen edhe dy tryeza shkencore për letërsinë, ku do të lexohen disa kumtesa që kanë të bëjnë me 100-vjetorin e lindjes së Eqrem Çabejt dhe një tjetër për përvjetorin e vdekjes së Migjenit. Jashtë vëmendjes nuk do të lihen as dy ngjarjet e tjera. Dy pasdite me referime janë organizuar për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në të cilin pritet të marrin pjesë gjuhëtarë dhe studiues të letërsisë, ndërkohë që historianë nga vendi dhe të huaj do të jenë të pranishëm me referatat kushtuar 130-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Temat
Gjatë Seminarit të 27-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që do të mbahet në Prishtinë në datat 18-19 gusht, një vend të rëndësishëm do t'i kushtohet gjuhës, duke e parë atë në aspektin "Shqipja në rrjedhën e globalizmit". Ndërsa për letërsinë do të trajtohet tema "Kosova dhe letërsia shqipe". Kumtesat do të përmblidhen në dy botime; në atë të gjuhësisë dhe letërsisë. Diskutime të tjera do të mbahen rreth çështjeve sociale dhe kulturore, duke përfshirë këtu edhe referime për zbulimet e fundit arkeologjike të rrënojave antike të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë këtyre viteve të fundit. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar më 1974, në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Masat e dhunshme serbe në vitin 1989, bënë që seminari të pezullohej për disa vite. Ndërkohë, dy sesione të këtij seminari ishin mbajtur në Tiranë gjatë viteve 1995 dhe 1996. Hyrja e NATO-s në Kosovë bëri të mundur që në vitin 2000, tradita të vazhdonte sërish në Prishtinë. Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Financiarisht mbështetet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kosovë.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:55AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Oct 21 2008, 04:54AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Në përvjetorin e 88-të të lindjes së Akademik Mark Krasniqit

20-10-2008 / Gazeta 55

Një jetë në shërbim të kombit

Opusi shkencor dhe veprimtaria e përgjithshme krijuese e akademik Mark Krasniqit zë një hapësirë të madhe dhe tepër të gjerë në shpirtin dhe kulturën e gjithmbarshme kombëtare dhe patriotike të kombit shqiptar në veçanti, gjegjësisht, në ngritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të shkencave dhe disiplinave të ndryshme shqiptare dhe humaniste në përgjithësi

Bashkësia e Degëve e PSHDK-së për Austri, me rastin e 88-vjetorit të lindjes (19 tetor) i uron akademik Mark Krasniqit ditëlindjen duke i dëshiruar suksese, shëndet në jetë. Akademik Mark Krasniqi, tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Rëndësinë e akademik Mark Krasniqit për çështjen tonë kombëtare e përligjin vetvetiu dhe detyrat e ndryshme, që kreu ai, nga të cilat, këtu, po i përmendim disa më kryesoret: Më 1945- 1946 qe gazetar i të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, “Rilindja”, më 1947-1949 gazetar i programit në gjuhën shqipe në Beograd, prej vitit 1951-1961 punoi në Akademinë Serbe të Shkencave, në fillim asistent e pastaj bashkëpunëtor shkencor; ishte njëri nga doktorët e parë të shkencës në Kosovë, ishte kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik-Ekonomik të Prishtinës, prodekan dhe dekan disavjeçar, themelues i Katedrës së Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematikore-natyrore, kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kandidat për rektorin e parë të Universitetin të Prishtinës, i propozuar dhe i përkrahur nga organet legjitime të fakulteteve të larta, po jo dhe nga organet e pushtetit dhe të Lidhjes së Komunistëve, pastaj antropogjeograf, etnograf, folklorist, përkthyes letrar, polemist dhe veprimtar i shquar për pajtimin kombëtar, përkatësisht për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, dhe politikan, që shumë vjet e udhëhoqi Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. është deputet në Parlamentin e Kosovës. Akademik Mark Krasniqi ishte nismëtar për ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Ai ka shkruar shumë libra shkencorë a letrarë, tekste shkollore e publicistike. Të gjitha këto punë e detyra të përmbushura me përkushtim të lartë dëshmojnë përcaktimin, ndërgjegjësimin dhe flijimin e tij, për mbarësinë dhe mirëqenien e njeriut tonë dhe për studimin dhe njohjen e botës sonë. Së këndejmi, kontributi i tij si i këtillë u bë pjesë e pandashme e ekzistencës dhe e zhvillimit shpirtëror dhe material gjithëshqiptar.
Rëndësia dhe qenësia e punës së akademik Mark Krasniqit për botën tonë nuk qëndron në faktin pse ai u mor me disa lloje të veprimtarisë, por pse arriti rezultate të rëndësishme e të çmueshme në secilën prej tyre. Në disa nga këto fusha ai vuri, të them metaforikisht, gurët nismëtarë të mendimit shkencor. Ky mendim, pastaj u ngrit nga ai e nga kuadrat që përgatiti, por edhe nga autorë e studiues të tjerë shqiptarë e të huaj. Punë prej pionieri në Kosovë akademik Mark Krasniqi bëri në lëmin e antropogjeografisë, të etnografisë dhe të letërsisë për fëmijë.
Ndjekja e profesor Krasniqit nga regjimi serbo-jugosllav/Secili që e studiojmë me kujdes veprimtarinë e tij e ka vështirë të pohojë me siguri se në cilën fushë është më i madh dhe më i rëndësishëm, si antropogjeograf, etnograf, ose poet për fëmijë. Një mëdyshje e këtillë rrjedh nga e dhëna se ai punoi me përkushtim të pazakonshëm dhe me dinjitet të palëkundur në këto fusha të dijes e të veprimtarisë shpirtërore, fryte të cilat janë të pranishme mbi gjysmë qindvjetëshi në botën dhe në jetën e njeriut tonë. Punët dhe arritjet shkencore dhe letrare të akademik Mark Krasniqit bëhen edhe më të vlefshme dhe marrin një peshë dhe më të veçantë kur merren parasysh koha dhe kushtet në të cilat ai punoi dhe krijoi. Vetë fakti se ai ishte ndër intelektualët e parë shqiptarë të pasluftës së Dytë botërore në Kosovë dhe se puna e tij hiqte peshë në zhvillimin dhe në studimin e kulturës dhe të shkencës shqiptare, në ngritjen kombëtare dhe në pasurimin artistik të njeriut tonë-nëpërmjet artit letrar, sidomos për fëmijë-puna e tij u vu nën mbikëqyrje nga pushtetarët dhe në mënyrë të vazhdueshme ai u ballafaqua me pengesa të ndryshme.
Kjo përndjekje mori një formë më të hapur e më të organizuar në mars të vitit 1966, kur nga platforma nacionaliste dhe shoviniste serbe, u sulmua puna e tij, veçmas vepra “Ndryshimet bashkëkohore shqiptare-gjeografike në Kosovë”, botuar në gjuhën serbe më 1963, që ishte teza e doktoratës, mbrojtur më 1960 në Universitetin e Lubjanës. Mbikëqyrja e punës dhe e veprimtarisë së profesor akademik Mark Krasniqit vazhdoi dhe më tutje, për të marrë një formë të egër gjatë viteve 80, kur organet përkatëse të pushtetit e larguan nga procesi mësimor i Universiteti të Prishtinës si njeri i padëshirueshëm, i rrezikshëm, separatist shqiptaromadh, nacionalist dhe u ndaluan nga përdorimi vepra e tij letrare dhe tekstet shkollore dhe universitare. Ky hap anticivilizues dhe antikulturor nuk ishte i rastit, viktimë e politikës jugosllave antishqiptare binin pikërisht krijuesit dhe intelektualët e nivelit më të lartë, siç ishte akademik Mark Krasniqi, për t’u ardhur radha pastaj të tjerëve.
Gjithmonë në shërbim të së vërtetës shkencore dhe të çështjes shqiptare/Mirëpo, përpjekjet e tilla që ta pengonin dhe ta ndalonin në punën e tij shkencore hulumtuese, letrare dhe kombëtare e bënë dhe më këmbëngulës, më të qëndrueshëm dhe më të vetëdijshëm në synimet e tij; e inkurajuan për flijime edhe më të mëdha intelektuale ,për studimin dhe ndriçimin e atyre çështjeve që dëshmonin mirëfilli lashtësinë dhe pasurinë e madhe të trashëgimisë shpirtërore e materiale të popullit tonë e cila ishte mbrojtje më e mirë e botës dhe e qenies sonë. Një vlerë të rëndësishme në këtë fushë paraqesin veprat “Lugu i Baranit”, monografi etnogjeografike, botuar më 1984 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ribotuar nga redaksia e botimeve të “Rilindjes” së Prishtinës, vëllimet me studime e punime etnografike „Gjurmë e gjurmime“, botuar më 1979 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ribotuar në Tiranë më 1982 dhe “Nga gurra e traditës” (Prishtinë 1991), “Qëndrime e reagime” (katër vëllime-1995), “Përpjekje për Kosovën” (2002), “Rrënjët tona etnike”(2002), “Aspekte mitologjike” (Prishtinë 1995), “Mikpritja në traditën shqiptare” (2005). “Toleranca në traditën shqiptare” (2007), dy veprat e fundit të botuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këto vepra dëshmohet një dije e sa e thellë aq dhe e gjithanshme në fushat përkatëse, dhe dëshmohet rigoroziteti dhe objektiviteti shkencor si dhe akribia në hulumtimin e fakteve dhe të dhënave nga ballafaqimi i tyre me zhvillimin modern shkencor. Në to trajtohen në thellësinë, dhe në ndërlidhësinë e kushtëzimit e të bashkëveprimit probleme të ndryshme të botës sonë, të para në dialektikën e zhvillimit dhe të ndryshimit, brenda një kulture të lashtë e të pasur si është kultura shqiptare ose duke e krahasuar me kulturat e tjera. Çështja kryesore, në të cilën u mbështet dhe i besoi akademik Mark Krasniqi qe puna e tij e pavarur, aftësia dhe vullneti i madh i palëkundur për të ndriçuar të vërtetën shkencore dhe të vërtetën për popullin dhe botën që i përkiste. Ai shkruan: “Në punën time modeste pesëdhjetëvjeçare gjithmonë jam përpjekur që ajo të jetë në shërbim të së vërtetës shkencore,dhe që kjo e vërtetë të jetë në shërbim të popullit shqiptar. Kuptohet, kjo nuk u ka pëlqyer atyre që e kanë mbajtur dhe duan ta mbajnë këtë popull në robëri, por e vërteta doli në anën tonë”. Qëndrimin e tij kombëtar e të palëkundur akademik Mark Krasniqi e dëshmoi edhe gjatë kohës kur agresori i Serbisë ishte bërë krejtësisht i qartë dhe kur ndërmerreshin aksione të dhunës e të terrorit të paparë të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur të Kosovës. Kjo gjendje e rëndë, e shqetësonte dhe i shkaktonte dhimbje shpirtërore. Kështu në Senatin e Belgjikës, më 15 tetor 1992, duke folur për çështjen e Kosovës dhe për mundësitë e zgjedhjes së saj, ai thekson ndër të tjera: “Mendoj se zgjidhja më e mirë e problemeve politike dhe kombëtare është ajo për të cilën përcaktohet vetë populli. Prandaj, edhe populli shqiptar duhet të ketë të drejtë të realizojë qëllimet e tij shekullore, për të cilin gjatë historisë ka derdhur një lumë gjak”. Ky qëllim i tij është krijimi i shtetit të pavarur kombëtar, në cilin do të përfshiheshin të gjitha territoret etnike shqiptare, ku sot shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët. Shteti shqiptar sot kufizohet nga të gjitha anët me vetveten me territore dhe popullsi etnike të shkëputur me kufij, i cili kalon përmes Shqipërisë etnike. Vetëm shteti me kufij etnikë mund të jetë garanci e paqes së përhershme në vise të caktuara.
Njeriu që i vuri gur themelin e institucioneve arsimore e shkencore të Kosovës/Një ndihmesë të rëndësishme akademik Mark Krasniqi e dha në fushën e letërsisë, sidomos si poet për fëmijë dhe për të rritur. Shkrimet e para letrare të tij datojnë para luftës, disa nga të cilat u botuan në fletushkën e nxënësve “Ylli” që filloi të dalë në dritë nga viti 1939 kur ndiqte Gjimazin real të Prizrenit. Me fillimin e botimit të revistës letrare “Jeta e re” më 1949, ai filloi t´i botojë poezitë e veta për të rritur. Mirëpo, nga viti 1953, kur botoi përmbledhjen “Përrallat e gjyshit”, akademik Mark Krasniqi është i pranishëm në jetën letrare e artistike të Kosovës. Kjo prani u bë më e madhe me botimin e përmbledhjeve të tjera të rëndësishme, të cilat e pasuruan poezinë tonë për fëmijë në rrafshe e përbërës të ndryshëm. Përmbledhjet “Posta e porositur” (1959), “Kulla e buburrecit” (1989), “Lepuri analfabet”, “Drita e parë”, “Borëbardha” dhe “Postieri i maleve” (1984), zgjedhja e poezisë së tij, bëjnë pjesë në rrethin më të ngushtë të veprave më të vlefshme e më të rëndësishme të letërsisë shqiptare për fëmijë.
Ndërkaq Mark Krasniqi ka botuar edhe vëllimin për të rritur “Jehona e kohës” e cila ka përjetuar 3 vëllime, i fundit i plotësuar dhe i botuar më vitin 2007.
Akademik Mark Krasniqi pa dyshim është njëri prej figurave dhe personaliteteve më të shquara (lapidare dhe monumente) të shkencës, kulturës, letërsisë dhe historisë sonë kombëtare në harkun e përgjithshëm kohor të këtyre pesë dekadave të fundit. Ai është njëri ndër ideatorët, protagonistët dhe themeluesit kryesor të institucioneve shkencore dhe kulturore të popullit shqiptar në Kosovë. Së këndejmi, opusi shkencor dhe veprimtaria e përgjithshme krijuese e akademik Mark Krasniqit zë një hapësirë të madhe dhe tepër të gjerë në shpirtin dhe kulturën e gjithmbarshme kombëtare dhe patriotike të kombit shqiptar në veçanti, gjegjësisht, në ngritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të shkencave dhe disiplinave të ndryshme shqiptare dhe humaniste në përgjithësi. Ndaj, pikërisht i njohur dhe i shquar- për disiplinat e lartpërmendura shkencore dhe shoqërore iluministe, akademik Mark Krasniqi është bërë sot udhërrëfyes dhe një sovran i madh i mendimit shkencor dhe letrar-kulturor në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë.

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:56AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 17 2008, 08:55AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Vdekja s’është fjala e tij e fundit

AGIM VINCA
15/11/2008 (Homazh për Enver Gjerqekun, 1928-2008)

Enver Gjerqeku i takon grupit të parë të intelektualëve shqiptarë të pasluftës në Kosovë, asaj plejade krijuesish e intelektualësh që në shumë fusha dhe sidomos në fushën e arsimit, të shkencës dhe të letërsisë bënë punë prej pionieri. Ishte njëri nga pedagogët e parë të degës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Prishtinë, të themeluar në vitin 1960, ku i kaloi më se 30 vjet të jetës dhe të punës së tij të frytshme (deri në pension). Për të gjithë ne që e kemi njohur nga afër dhe kemi punuar me të, Enver Gjerqeku do të mbetet në kujtesë si njeri i dashur, si intelektual i formuar, si profesor serioz e mbi të gjitha si poet i shquar. Kam pasur nderin që në fillim të karrierës sime universitare të jem asistent i lëndës “Histori e letërsisë shqipe III (realizmi)”, të cilën e ligjëronte profesor Gjerqeku dhe nga puna e përbashkët me të, pos shumë të tjerash, mbaj mend edhe një fjalë, të cilën ai e përsëriste shpesh para studentëve dhe të cilën edhe unë vazhdoj t’ua them studentëve të mi: “Ne dëshirojmë që në provim të shihemi vetëm një herë; në jetë më shumë herë”.

Enver Gjerqeku, Hasan Mekuli, Latif Berisha, Shefqet Pllana, Anton Çetta, nga ata që nuk janë më, profesor Gani Luboteni e të tjerët që vijnë pas, nga të gjallët, ishin pedagogë prej të cilëve studentët tanë, kryesisht me prejardhje fshatare, mund të mësonin jo vetëm dije, por edhe kulturë e mirësjellje. Në këtë kohë krize të sistemit arsimor dhe erozioni të vlerave në shoqëri, ata mund të shërbejnë, prandaj, për shumëçka si shëmbëlltyrë.

I lindur dhe i rritur në qytetin rrëzë Çabratit, në Gjakovën e tij të dashur, ku e kaloi fëmijërinë dhe ku kreu shkollimin fillor e të mesëm, për të vazhduar shkollimin e lartë dhe atë pasuniversitar në Beograd, Enveri u dashurua që në rininë e hershme pas fjalës së bukur poetike, së cilës ia kushtoi pothuajse tërë jetën.

Ai ishte mik i muzave dhe poet lirik par excellence.

Kanë kaluar pesëdhjetë vjet nga koha kur Enver Gjerqeku botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi, “Gjurmët e jetës” (1957) dhe nga ajo kohë e gjer më sot ai i mbeti besnik vokacionit të tij prej poeti, duke krijuar e botuar vazhdimisht, veçanërisht deri në fund të viteve ’80 të shekullit që lamë pas dhe duke lënë kështu me veprat dhe personalitetin e tij poetik gjurmë të thella në rrjedhat e poezisë bashkëkohore shqipe.

Enver Gjerqeku në letrat shqipe është identifikuar dje, identifikohet sot dhe do të identifikohet, besojmë, edhe nesër, si krijues i sonetit a tingëllimës. Enver Gjerqeku është ndër të parët në letërsinë shqipe, në mos i pari, që e kultivoi edhe kurorën sonetike, tok me sonetin mjeshtëror a magjistralin.

Përveç poezisë së shkruar në formën fikse të sonetit, ku trajtoi tema, motive dhe ide të ndryshme, duke përfituar nga përvoja e sonetit shqip, por edhe e atij evropian e ballkanik, por pa e humbur lidhjen me truallin amtar dhe timbrin origjinal, Enver Gjerqeku e krijoi pothuajse në vazhdimësi edhe tipin e poezisë përkushtim. Rrjedhimisht, edhe numri i vjershave përkushtime është relativisht i madh në opusin krijues të Gjerqekut. Ai portretizoi në vargje figura të shquara të historisë dhe të kulturës shqiptare, si Skënderbeu, Moisi Golemi, Naim Frashëri, Çajupi, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Esad Mekuli, Hivzi Sulejmani e shumë të tjerë.

Përveç si poet, ku u tregua posaçërisht i frytshëm, Enver Gjerqeku dha ndihmesë edhe si përkthyes veprash letrare, kryesisht nga letërsitë e popujve të ish-Jugosllavisë, por edhe nga letërsitë e tjera të botës (Tagora, Neruda, Sen-Xhon Pers), punë kjo të cilën ai e konsideronte si urë afrimi e komunikimi mes popujve e kulturave. Edhe vetë i përkthyer në gjuhë të tjera, veçanërisht në serbokroatisht, Enver Gjerqeku ishte pjesëmarrës i shumë manifestimeve letrare; dhe kudo që shkonte, nga Struga e gjer në Sarajevë, Mostar, Zagreb, Lubjanë e gjetkë, e përfaqësonte me dinjitet letërsinë shqipe dhe kulturën shqiptare. Sepse, Enver Gjerqeku ishte bard dhe, siç u quajt këto ditë me të drejtë nga kolegët e tij, edhe aristokrat.

Në varrezat e qytetit në Prishtinë, në kodrën famoze me emrin “Dragodan”, të ripagëzuar “Arbëri”, ku pushojnë edhe sa e sa korifenj të tjerë të kulturës sonë, u ndamë nga Enver Gjerqeku, miku, poeti dhe profesori ynë i dashur. Ai nuk është më fizikisht në mesin tonë, por vepra e tij letrare e jetësore vazhdon të jetojë, si peng dhe si përmendore. Kështu ndodh gjithmonë me poetët, ata ikin, kush më herët e kush më vonë, për të lënë pas këngën e tyre si zogu. Autori i vjershës “Vdekja s’është fjala ime e fundit” dhe i shumë krijimeve të tjera me vlerë, Enver Gjerqeku, s’është më në mesin tonë. Ai vdiq ose “ndërroi jetë”, si themi tani, edhe për ateistët e dikurshëm. Por vdekja s’është fjala e tij e fundit.

(Nga fjala e mbajtur në mbledhjen përkujtimore me rastin e vdekjes së poetit Enver Gjerqeku në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë më 27 tetor 2008)

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:56AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 08 2008, 11:08AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Në Vërmicë…Ku shtëpitë mbrohen nga hyjnitë

» Dërguar më: 07/12/2008 - 13:05

Dr.sc. Flamur DOLI

Fshati Vërmicë gjendet në jug perëndim të Prizrenit. Ky vend banim është i banuar që nga para historia, përkatësisht që nga koha
e neolitit, dhe i përkiste krahinës së Dardanisë. Në shekujt I-IV ishte stacion në rrugën Lissus -Naissus. Nga koha antike e vonë dhe mesjeta janë rrënojat e një bazilike paleokristiane dhe të një varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranë saj. Lënda antropologjike dëshmon se varreza u përkiste banorëve të tipave antropologjikë adriatikë dhe varianteve të tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike për popullsinë arbërore.
Sipas strukturës morfologjike-urbanistike, fshati Vërmicë, në kuptimin më të gjerë, bën pjesë në tipin e shpërndarë (dispersiv) të vendbanimeve. Atë e sajojnë dhjetë mëhallë apo lagje. Meqë strukturimin e gjerë urbanistik të vendbanimit e sajojnë mëhallët, ai duhet përkufizuar si vendbanim i tipit të mëhallëve. Mëhallët e këtij fshati karakterizohen nga një zhvillim spontan dhe një strukturë krejtësisht e çregullt, por në harmoni me tiparet relievore të truallit. Grupimet e shtëpive sipas mëhallëve, me prejardhje të përbashkët familjare, shquhen për dendësi jo të njëjtë, herë–herë shumë të dendur, siç është rasti me mëhallën e Koçinajve. Rrjedha e një përroi, e cila kalon nëpër një luginë të thellë, Vërmicën e ndan në dy pjesë. Në pjesën jugperëndimore të saj janë të ngulitura këto mëhallë: mëhalla e Fanajve, mëhalla e Gjoçajve, mëhalla e Koçinajve, mëhalla e Çovanajve dhe mëhalla e Kadriajve. Ndërkaq, në anën verilindore të fshatit, shtrihen mëhallët e tjera, si ajo e Pulajve, pastaj, mëhalla e Rakajve, mëhalla e Kolukajve, mëhalla e Sulajve dhe mëhalla e Gjahajve.
Kulti i vendeve të larta - majat e nderimit pagan
Fshati Vërmicë është i ngulitur rrëzë malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra të ngritura, të cilat krijojnë një peizash me një plastikë – përthyerje dinamike. Pozita e këtillë e fshatit mundëson një pamje të gjerë mbi gjithë arealin në mes maleve të Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vërmicës. Nga çdo cep i këtij fshati, po ashtu, shpërthejnë pamje mahnitëse edhe mbi shpatijet e malit të Koritnikut, si dhe mbi majën e këtij mali me lartësi mbidetare 2395 metra.
Zumë ngoje majën e malit të Koritnikut, ngase kjo majë ka të bëjë me kultet e lashtësisë së popullit shqiptar. Siç mësojmë, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetër, përballë tij, Maja e Pashtrikut, që në kohët e lashta ishin maja të nderimit pagan. Nga shumë studime të bëra, kuptojmë se Dielli, deri në kohët e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin në mëngjes, në të lindur, në disa vende edhe në perëndim të tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shëndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtës e dobiprurës.
Në fillim të shek. XX edhe studiuesi B. Nopça, kishte vënë re se Shqiptarët i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave të maleve, i disa vendeve të larta, ka të bëjë me kultin e Diellit. Në lidhje me kultin e Diellit, duhet përmendur se ndër shqiptarët e malësisë së Jugut e të Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve të larta ose i majave të maleve. Këtyre vendeve njerëzit u faleshin në mëngjes me të lindur dielli. Apo, në disa raste, në këto maja malesh, në data të caktuara të vitit zhvilloheshin ceremoni që kishin të bënin me Diellin. Vlen të theksohet se, ceremoni të caktuara rituale ndodhnin edhe në Majë të Gjallicës së Lumës (2486 m). Maja e Gjallicës, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnë vizualisht dhe gjenden jo fort larg njëra- tjetrës.
Nga sa u tha më lart, për rrjedhojë, është fare e natyrshme që kulti i Diellit të jetë ruajtur nga banorët që jetuan shekuj të tërë rrëzë këtyre majave, ashtu siç ndodhi edhe me ngulimin parahistorik të fshatit Vërmicë. Pra, kulti i Diellit si mbijetojë e besimeve pagane, apo si mbijetojë e kulteve të lashtësisë, jo rastësisht u ruajt në masë të konsiderueshme dhe në paraqitje artistike shumë interesante, përkatësisht, gjeti aplikim të gjerë në arkitekturën popullore të këtij fshati.
Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë.
Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë, siç janë motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve të gruas dhe motive të tjera, si mbijetoja të besimeve pagane tek arkitektura e gurtë e fshatit Vërmicë, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht në teknikë të relievit - skalitjes në gur.
Ornamentika popullore nga kulti i diellit
Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit në shtëpitë e gurta të fshatit të Vërmicës shquhet për tiparet dalluese dhe karakteristike të teknikës së realizimit.
Elementet e ornamentikës nga kulti i Diellit, të skalitura në gurët këndorë të shtëpive, pastaj në elementet e portave të shtëpive apo në ballinat e oxhaqeve të vatrës familjare, u realizuan në formë të rozetës rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur në anën e djathtë të gurit këndor), në teknikë të relievit të ulët – të cekët. Po ky motiv, u realizua edhe në teknikë të relievit të lartë, në formë të rozetës rroshe – spiraloide, të dalë nga sipërfaqja në formë plisi, gatise gjysmësferike (fig.3. shih dy motivet e poshtme).
Këtë formë të paraqitjes artistike në teknikë të relievit të lartë, apo këtë mystësi të theksuar të motivit diellor, gurëskalitësi popullor e ka realizuar me qëllim sugjerimi më të plotë të formës së trupit diellor, përkatësisht të paraqitjes sa më realiste të këtij ylli.
Vlera të një shkalle më të lartë të modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore në formë të rrathëve bashkëqendrorë, (shih motivin e sipërm në fig.3.), si dhe motivin tjetër, skalitur në anën e majtë të gurit këndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi një strukturim më kompleks të modelimit hapësinor të rrathëve bashkëqendrorë. Me këtë, rrethi i jashtëm i këtij ornamenti është strukturuar si pjesë e gjysmësferës, e cila, përmes një lugu rrethor, shkrihet - ndërlidhet me elementin qendror të ornamentit në formë plisi, në sipërfaqen e të cilit është skalitur - gërryer spiralja. Kjo strukturë gjeometrike e spirales hapësinore paraqet Diellin në livizje rrethore.
Katër motivet e zëna ngoje më sipër, u skalitën mbi gurët këndorë, apo siç u thonë në popull, mbi qoshnikët e kullës së Sherif Kadriajt, ndërtuar në mëhallën e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).
Po këtu në Vërmicë, dhe po këtë ornament nga kulti i diellit në formë të rrathëve bashkëqendrorë e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, përkatësisht tek dy unazat e derdhura në bronzë të gjetura në varret 109 dhe 280 të shek. X dhe XIII, në hapësirën e bazilikës paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).
Pjesa e zgjeruar e njërës unazë (gjetur në varrin nr. 280) është e zbukuruar me gjashtë motive diellore të incizuara në formë të rrathëve bashkëqendrorë. Dy rrathët e jashtme bashkëqendrore të këtyre ornamenteve, të kompozuara në dy radhë, janë incizuar në formë lineare, kurse rrethi qendror është thelluar në formë sferike. Nga më sipër, e mbështetur në provat materiale – gjetjet arkeologjike këtu e 600 deri në 1.000 vjetë më parë, kuptojmë se kulti i diellit edhe tek popullata arbërore në mesjetë zinte vend të rëndësishëm në besimet e tyre religjioze.
Për më tepër, të njëjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit në formë rrathësh bashkëqendrorë, në vazhdimësinë e tyre diakronike, i hasim të incizuara edhe në enën tre vegjake të shek.IV., të gjetur në nekropolën antike të vendbanimit të Gllamnikut afër Podujevës.
Tiparet formësuese të këtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre në dy nivele, përkon tërësisht me ato të unazave arbërore mesjetare të zëna ngoje më sipër. Të këtilla motive dekoruese hasen edhe në gjetjet e tjera arkeologjike të periudhës antike ilire, si dhe të periudhave të tjera parahistorike në trevën e Kosovës dhe më gjerë.
E gjithë kjo provon katërcipërisht se në aspektin e shtrirjes së ornamentikës nga kulti i diellit në kohë dhe në hapësirë, trashëgimia e këtij sistemi dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbërit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi me një përpikëri të madhe në vijimësi të pakëputur.
Në vazhdim, siç shohim nga fig.2., në të dyja anët e gurëve të këndit të kësaj kulle, përballë hyrjes në oborr, janë skalitur gjithsej nëntë motive relievore. Prej tyre, pesë motive të skalitura në pjesën e poshtme të këndit i përkasin kultit të Diellit, ndërkaq, sipër tyre, nga njëra faqe e gurit këndor është skalitur një motiv nga kulti i gjinjve të gruas, realizuar në teknikë të relievit të lartë, por me përmasa paksa më të vogla se motivet e tjera në formë rroshe. Në faqen tjetër të të njëjtit gur këndor, është skalitur edhe një kompozim ornamental në formë trekëndëshi, në teknikë të relievit të cekët (bareliev). Ky motiv, skalitur në anën e djathtë të gurit këndor, siç shohim nga fig.5., në paraqitjen e tij relievore ngërthen dy trekëndësha. Brendapërbrenda trekëndëshit të madh, i dalë nga sipërfaqja e gurit, është thelluar – brendashkruar trekëndëshi i vogël, me pozitë të përmbysur. Trekëndëshin si ornament simbolik e hasim jashtëzakonisht shpesh të aplikuar në gjithë arkitekturën popullore të Kosovë. Ai ka karakter religjioz dhe në këto raste është përdorur në funksion magjik – mbrojtës prej së keqes.
Po kështu, që nga kohët parahistorike e deri në ditët tona, që nga Evropa e deri në Lindjen e Largët, trekëndëshi luajti rol të rëndësishëm në besimet magjike dhe në zakonet e njerëzve. Varëset në formë trekëndëshi, të cilat në shumë qytetërime të lashta shërbenin si amulete, sikundër edhe phallus-i kanë domethënie apotropeike.
Megjithëkëtë, jemi të bindur se në rastin konkret, trekëndëshi me këto tipare formësuese është paraqitur në funksion të simbolizimit të organit gjenital të femrës. Për më tepër, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi përfundime se trekëndëshi e simbolizon vulvën. Këto përfundime i bënë edhe më të qëndrueshme fakti se, në rastin e zënë ngoje, në dy faqet e të njëjtit gurë këndor janë aplikuar në reliev dy ornamente të besimit pagan nga i njëjti kult i gjinisë së amësisë, të cilat e simbolizojnë burimin e jetës, parkatësisht vazhdimin e gjeneratave njerëzore.
Së fundi, në tërësinë e këtij kompleksi motivesh, në pjesën më të lartë të këtij këndi të shtëpisë, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njëra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikë të caktuar. Sipër këtij ornamenti, po ashtu në teknikë të relievit të lartë, është skalitur ornamenti i nëntë, me një formësin jo të rregullt elipsoidal të përzgjatur. Lidhur me këtë ornament nuk jemi në gjendje të themi se a i përket apo jo ndonjë mbijetoje të besimit kultik.
Ndërkaq, ornamenti tjetër gjeometrik, skalitur në teknikë të relivit të lartë, në paraqitjen e tij artistike të bukur, ngërthen një kompozim të dy katërkëndëshave. Katërkëndëshi i jashtëm, në formë drejkëndëshi është i dalë në mënyrë plastike nga sipërfaqja e gurit këndor. Brendapërbrenda këtij drejtkëndëshi e në lartësi të njëjtë me të, me thellim përkatës, është brendashkruar një romboid.
Siç mësojmë nga literatura, edhe ornamenti i rombit në paraqitjen e tij gjeometrike të stilizuar e simbolizon vulvën. Tek ilirët, veç tjerash, rombin e hasim të brendashkruar në drejtkëndsh. Po kështu, tek të njëjtit, rombi haset së bashku me trekëndëshin, i cili, siç thamë më sipër e simbolizon vulvën. Më tej, këtë ornament e hasim së bashku edhe me svastikën e cila e simbolizon Diellin, i cili në vete i ngërthen edhe elementet e simbolikës së plleshmërisë.
Për rrjedhojë, nga kundrimi analitik i këtyre dy ornamenteve të cilat në strukturën e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngërthejnë trekëndëshin dhe rombin, kuptojmë se i përkasin sistemit simbolik të së njëjtës natyrë e cila ka të bëjë me burimin e jetës dhe vazhdimësinë e saj.
Përveç ornamenteve të zëna ngoje më sipër, tek shtëpitë e bukura të Vërmicës, ndërtuar në tërësi prej gurit, hasëm edhe një sërë ornamentesh të tjera nga i njëjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera.
Para se të bëjmë fjalë për ornamentet e tjera nga kulti i diellit të skalituara në gurët e shtëpive të këtij fshati, duhet theksuar se, përveç shtëpisë së Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtëpive të Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt (mëhalla e Pulajve), që të gjitha shtëpitë e tjera u dogjën dhe u shkatërruan nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999. Okupatori serb, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e mëdha të këtyre shtëpive, pastaj për rëndësinë e tyre historike e arkeologjike, i shkatërroi ato pamëshirshëm, duke e lënë një fshat të tërë në rrënoja (shih fig.1.).
Shtëpitë e gurta të fshatit Vërmicë shquhen për portale të bukura, me formësime elegante e harmonike. Po këto tipare i ngërthejnë edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veçmas spikatin gjashtë oxhaqet e vatrave të shtëpisë së Myrtez Fanës, ngulitur në mëhallën e Fanajve. Oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, si dhe oxhaqet e çatisë, shquhen për tipare karakteristike, me formësim elegant dhe të harmonishëm. Oxhaqet e vatrave me tipare të këtilla u ndërtuan gjithandej nëpër shtëpitë e këtij fshati.
Për shkak të vlerave arkitektonike të këtyre shtëpive dhe rëndësisë së tyre, duhet të restaurohen doemos tri shtëpitë e ruajtura, ndërkaq, të gjitha shtëpitë e tjera në rrënoja, të konservohen dhe të ruhen si të tilla.
Në gurin ballor të njërit prej oxhaqeve karakteristike të shtëpisë së Fanajve është aplikuar një motiv, nga kulti i Diellit, në formë ylli – rozete gjashtërrembëshe, brendashkruar në rreth, realizuar në teknikë relievi të cekët.
Në mëhallën tjetër, të Pulajve, siç shohim nga fig.6., në elementin vertikal të kornizës së portës harkore të kësaj shtëpie të shkatërruar, në teknikë relievi të lartë, me përmasa mjaft të mëdha, është skalitur edhe një ornament nga kulti i Diellit në formë plisi. Mbi sipërfaqen pothuaj gjysmësferike të këtij motivi është gërryer-skalitur spiralja hapësinore. Nga elementet e tjera harkore të kësaj porte, të shtrira përtokë në afërsi të saj, kuptojmë së kjo portë kishte një formësim të bukur dhe tipik për shtëpitë e këtij fshati, sikundër edhe oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, shquhen për formësim tipik.
Më poshtë shtëpisë së zënë ngoje më sipër, është ngulitur edhe një shtëpi. Në pjesën këndore të kësaj shtëpie-rrënojë janë skalitur në reliev edhe katër ornamente të tjera.
Njëri syresh, është skalitur në pjesën e poshtme të murit në teknikë relievi të ulët-të cekët, dhe i përket kultit të Diellit. Ndërkaq ornamenti tjetër, skalitur në pjesën e sipërme të së njejtës faqe të murit, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit të gjarprit, dhe po ashtu është skalitur në teknikë relievi të cekët. Në faqen tjetër të kësaj pjese këndore të shtëpisë, është skalitur ornamenti i kultit të gjinjve të gruas, dhe sipër tij ornamenti nga kulti i Diellit, në teknikë gërryerjeje të cekët lineare, në formë të drejtkëndëshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit të gjinjve të nënës të skalitura në teknikë relievi të lartë, hasëm edhe në disa shtëpi të tjera të fshatit Vërmicë. Etnologët, skalitjet e këtilla ornamentale i konsiderojnë si mbeturina të kultit të gjinisë së amësisë, përkatësisht si mbeturina të ngurtësuara e të ndryshuara në brendi të kultit të gjinjve të së parës së gjinisë, ushqyeses së parë të pasardhësve. Pra, këtë kult e marrin si simbolizues të burimit të jetës dhe vazhdimit të gjeneratave njerëzore.
Kulti ktonik i gjarprit
Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathë bashkëqendrorë, nga kulti i Diellit, janë paraqitur afër - njëra tjetrës. Këtë mënyrë të paraqitjes së ornamenteve të këtyre dy kulteve së bashku, e kemi hasur dendur në zbukurimoren e arkitekturës popullore në Kosovë. Kjo dukuri e bashkimit të këtyre dy kulteve, tek ilirët, zë rrënjë që nga shekujt e fundit p.e.r. dhe në fillim të epokës sonë. Para kësaj, në një thellësi edhe më të lashtë kohore, përkatësisht në epokën e gurit, byzylykët prej argjendi, në mbarimet e tyre kishin formën e kokave të gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes së paraqitjes figurale në artin ilir. Paraqitja e motivit të gjarprit i kishte rrënjët e tij të thella në religjionin ilir. Gjarpri ishte një simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, dhe asnjë shtazë tjetër në simbolikën religjioze nuk kishte rol më të rëndësishëm se ai. Gjarprin në mitologjinë popullore shqiptare, në veçanti në Kosovë, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisë” ose “bolla e shpisë”.
Gjarpri si mbijetojë e besimeve pagane, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit tokësor, ai konsiderohej si rojë e shtëpisë dhe e anëtarëve të familjes. Atë e ndeshim edhe si hyjni mbrojtëse të jetës, të mirëqenies e mbarësisë në familje.
Në përmbyllje të këtij studimi analitik, të themi se, nga aspekti i shtrirjes së ornamentikës simbolike në kohë e në hapësirë, trashëgimia e sistemit dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbrit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi, në vijimësi të pakëputur, me një përpikëri të madhe. E gjithë kjo, përveçse provon trashëgiminë kulturore nga ilirët tek shqiptarët, njëherësh provon vazhdimësinë etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe përkatësinë shqiptare të mjeshtërve si ndërtues të arkitekturës tradicionale popullore në Kosovë.

Shënim/ Duhet theksuar se fotografitë dhe eksplorimet në terren autori i ka zhvilluar në tetor të këtij viti.
Marre prej Gazets shqiptare Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:57AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Dec 13 2008, 06:41AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Teatri i Gjakovës, të shtunën në Tiranë

“Hiqe ministrin nga priza” një prodhim i Teatrit Kombëtar të Gjakovës ngjitet për një mbrëmje në skenën e sallës së vogël të Teatrit Kombëtar. Ditën e shtunë në orën 19:00 artistët nga Kosova shfaqin për publikun shqiptar tragjikomedinë e dramaturgut anglez Erik Ilde.

Y.L
Premte, 12 Dhjetor 2008 09:03:00

“Hiqe ministrin nga priza” një prodhim i Teatrit Kombëtar të Gjakovës ngjitet për një mbrëmje në skenën e sallës së vogël të Teatrit Kombëtar. Ditën e shtunë në orën 19:00 artistët nga Kosova shfaqin për publikun shqiptar tragjikomedinë e dramaturgut anglez Erik Ilde.

Pjesa me regji të Ilir Bokshit, sjell në Tiranë aktorët Arta Muçaj (Rebeka, Ledi Çarls), Myrvete Kurtishi (Gjeneral Klementini), Ernest Malazogu (Roni), Gresa Pallaska (Anabela), Hysen Binaku (Billi Bigston), Ylber Bardhi (Shërbëtori), Ramazan Bërkani (Dani) dhe Ylber Mehmeti (Mjeshtri).

Një ministër anglez ka pësuar një aksident të rëndë. Ai mbahet në jetë nëpërmjet një aparature vetëm për shkak të numërimit të votave. Një keqpërdorim i këtyre të fundit do të ndryshonte gjithçka në parlamentin e Anglisë. Kur duan ta heqin nga priza, kuptohet se ministri i vërtetë ka vdekur, por mundohen ta mbajnë edhe pak gjallë derisa të kryhen tërë kombinimet konfliktuoze, që këtë post ta trashëgojë zv/ministri, që tashmë është duke e kryer detyrën.


Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:58AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 22 2008, 09:10AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Intervista/Koha që Kosova të investojë për kulturën dhe të rinjtë

22-12-2008 / Gazeta 55

“Edhe pse ka rezultate bazike në kulturë në komunën e Besianës që disa vite rresht, buxheti është shumë i vogël dhe është shumë vështirë për të realizuar të gjitha programet e parapara, sidomos thellimi i bashkëpunimit kulturor me krahina të tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi”, thotë në një intervistë për Kosovapress drejtori i Qendrës për Kulturë në KK të Besianës, Nexhmi Balaj.

Në komunën e Besianës gjatë këtij viti që po e lëmë pas, ka pasur aktivitete kulturore. Si mund ta rrumbullakoni aktivitetin kulturor në komunën e Besianës për vitin 2008?
Po. Është e vërtetë se në këtë vit që po e lëmë pas kemi zhvilluar aktivitete të shumta kulturore. Sa i përket kulturës së komunës për fund të vitit, na ka mbetur që ta rrumbullakojmë vitin 2008 me takimet e kulturës “Kadri Kadriu”, të cilat janë tradicionale prej vitit 1993. Nuk do të përjashtoj as vitin e luftës, sepse edhe në vitin pas luftës janë mbajtur takimet. Mirëpo, mbetet të shihet. Është në pikëpyetje se për këtë vit a do të ketë buxhet për çmimet e këtij konkursi letrar, për anëtarët e jurisë, për pritjen e mysafirëve dhe për të gjitha ceremonitë kulturore, të cilat e përmbyllin vitin nëse mes kësaj skene kulturore kalojnë takimet, të cilat kanë qenë më të suksesshmet gjatë vitit 2008.

A vlerësoni se ka pasur të arritura në sektorin e kulturës në komunën tuaj?
Në këtë vit që po e lëmë pas, kemi pasur suksese të mira në fushën e kulturës. Kemi marrë pjesë në tri festivale muzikore dhe në dy festivale teatrore. Në Festivalin e Humorit në Drenas, me Teatrin e të Rinjve kemi zënë vendin e parë me shfaqjen “Maleshi”, për rolin e djemve. Po ashtu, kemi marrë pjesë edhe në Festivalin e Skenderajt me “Rapsodi shqiptar”, me të cilën shfaqje kemi hapur programin e këtij festivali në mbrëmjen e parë. Gjithashtu, kemi marrë komplimente që kemi qenë më të mirët edhe nga teksti, edhe nga qëndrimi skenik. Them pa modesti se jam i kënaqur. Ndërsa në ofertat tjera vijuese nuk kemi qenë për shkak të buxhetit.

A ka ndarë Kuvendi Komunal i Besianës buxhetin për kulturë, rini dhe sport për vitin 2009?
Buxheti i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është shumë modest, duke përfshirë edhe bibliotekat në terren, vetëm 25 mijë euro, pa llogaritur letrën edhe shpenzimet tjera për inventar, derisa nuk mbesin mjete për rini, për sport, për biblioteka në terren, për teatrin dhe festivalet. Sigurisht se nuk do të bien as dy mijë euro për një subjekt. Në anën tjetër, ka rezultate bazike qe disa vite rresht, ndonëse buxheti është shumë i vogël. Gjithmonë insistoj që ky buxhet të rritet. Programi vjetor i punës dorëzohet në fillim të vitit dhe çdo aktivitet dhe manifestim e ka paraparë edhe buxhetin e vet. Mirëpo, është shumë vështirë për të realizuar të gjitha programet e parapara, sepse sikur t'i kishim paratë, ne do të ishim një qendër shumë tërheqëse për të gjitha aktivitetet kulturore që zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo Mal të Zi, sepse jemi në skenën kulturore qe sa vite dhe kemi krijuar raporte tepër të mira me të gjitha subjektet krijuese që veprojnë te shqiptarët, por edhe më gjerë.

A mjafton ky buxhet për t'i realizuar synimet në sektorin e kulturës?
Buxheti është i vogël. Mirëpo, në qoftë se menaxhohet prej Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe shfrytëzohet në mënyrë racionale, megjithatë bëjmë diçka, duke marrë parasysh se edhe shoqatat afariste të Llapit dhe biznesmenë të ndryshëm shpeshherë na kanë ndihmuar, jo vetëm në këtë vit, por edhe viteve tjera.

Z. Balaj, a do të thotë që nëse ju keni në plan që një projekt për kulturë të realizohet, duhet të bëni çdoherë kërkesë te KK-ja për të marrë mjetet e nevojshme?
Gjithmonë kërkesat bëhen sipas specifikimit për takimet e kulturës. Kërkesa e parë ka qenë edhe ashtu fare e vogël për çmimet e para, të dyta, të treta, për anëtarët e jurisë, për komplet mbrëmjen ka qenë diku 1.400 euro, ndërsa në kërkesën e dytë është zbritur në 1.000 euro, derisa në kërkesën e tretë ka rënë në 740 euro, por edhe këto nuk i kemi marrë ende.

Nuk ju lejon KK-ja që të menaxhoni vetë me mjetet e buxhetit të ndarë për kulturë? Cila është arsyeja për këtë?
Arsyeja për këtë është se buxheti i kulturës, meqenëse nuk i kemi në xhirollogarinë e kulturës, i marrin Drejtoria e Financave e KK-së dhe kryetari apo të tjerët dhe i paguajnë borxhet që i krijon komuna gjatë vitit, i jep për konkurse të ndryshme, e ku ta di unë. Tash për tash, në xhirollogari nuk ka para.

A mendoni se ka nevojë të bëni ndonjë ndryshim, apo të vazhdoni edhe më tutje që të heshtni?
Në përgjithësi, për aktivitetet kulturore janë shumë të zorshëm, edhe pse konkurrojmë me projekte për të gjitha aktivitetet kulturore që janë të parapara në programin vjetor të punës. Ne e parashohim buxhetin që në fillim të vitit dhe nuk kërkojmë diç më shumë, ndërsa në listën tjetër në qoftë se nevojitet diçka plotësuese, ne i marrim prej donatorëve, prej njerëzve të biznesit. Bie fjala, këtë vit kemi botuar pesë libra, një nga lëmi i historisë, kurse të tjerat në letërsi. Prej tyre, vetëm një e kemi botuar me buxhetin e komunës, ndërsa të tjerat me mjetet e donatorëve. Merrni me mend se në çfarë shpërputhje me buxhetin janë të gjitha këto rezultate.

Të ndalemi pak edhe te biblioteka e qytetit. A ka kjo bibliotekë fond të mjaftueshëm të librave dhe sa janë përmirësuar kushtet për lexuesit?
Në bibliotekë janë bërë investime të mëdha. Me buxhetin e komunës biblioteka është rregulluar brenda dhe jashtë, është blerë inventari i nevojshëm. Biblioteka është pajisur me kompjuterë dhe është instaluar interneti. Është bërë edhe instalimi i ngrohjes qendrore. Kushtet për lexues dhe për ata që e përdorin librin dhe që e marrin me vete, janë ideale dhe më të mira se në çdo bibliotekë që e kemi në vend, me përjashtim të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Pas gjithë këtyre të mirave dhe ngecjeve, a konsideroni se viti 2008 ka qenë i suksesshëm?
Ne kemi realizuar diçka më shumë se sa programi që e kemi paraparë, kurse përjashtim bëjnë vetëm takimet e kulturës ku kemi një “kërrsh” buxhetor, edhe pse dimë si të veprojmë, ndërsa manifestime tjera të parapara, si festivale muzikore, teatrore, botime librash, përmirësimi i kushteve në bibliotekën e qytetit etj.

Mesazhi juaj për vitin e ardhshëm?
Të gjithë ata, qofshin udhëheqës lokal apo të qendrës, duhet të mendojnë më shumë për buxhetin e kulturës dhe të ndajnë më shumë mjete për kulturën, po ashtu edhe për rininë dhe sportin e një komune. Sado që të investohet në këto fusha dhe të jetë ajo shifër e lartë, prapë është e vogël, sepse mosha mesatare e popullatës është e moshës rinore. Andaj, të gjitha këto aktivitete që i kemi pasur gjatë vitit që po shkon, qofshin shfaqje teatrore, festivale muzikore, qoftë Muaji i Rinisë, qoftë rregullimi i bibliotekës së qytetit, botimi i librave etj., e kanë vlerën e vet shumë të madhe. Sado që investohet për ta, për rininë, prapë është investim i vogël dhe i paktë për punën që e bëjnë ata, ngase në Qendrën e Kulturës në Besianë zhvillohen shumë aktivitete kulturore, rinore dhe sportive në mënyrë vullnetare.

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:58AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 13 2009, 08:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Përcillet për në banesën e fundit, historiani e atdhetari i shquar, dr. Zekeria Cana

12-01-2009 / Gazeta 55

Homazh

Dje në Prishtinë me nderime të mëdha u varros historiani dhe veprimtari i njohur Zekeria Cana, i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare në Prishtinë. Gjatë ditës qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të profesor Canës në Institutin albanologjik në Prishtinë. Homazhe bëri edhe kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu, i cili familjen e të ndjerit e ngushëlloi edhe nëpërmjet një telegrami, sikurse edhe kryeministri Hashim Thaçi. Më rastin e vdekjes së akademikut Zekeria Cana, dje në Institutin Albanologjik u mbajt mbledhja komemorative dhe u bënë homazhe në nderim të historianit dhe mbrojtësit të devotshëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, Zekeria Cana. Homazhe bëri, dhe në librin e zisë u nënshkrua edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu dhe Thaçi dërgojnë telegrame ngushëllimi familjes Cana/Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX. Në vitet e lirisë, ai i përkrahu fuqishëm përpjekjet e institucioneve të Kosovës për forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Fjala e tij gjithmonë na nxiti e na dha vetëbesim në kauzën sublime të bërjes së Kosovës shtet sovran e të pavarur. Gjithë jeta e tij ishte luftë për lirinë e Kosovës. Prandaj, duke e çmuar lart ndihmesën e tij në procesin e gjatë të arritjes së lirisë e të pavarësisë së vendit tonë, jemi të bindur se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Zekeria Canën!”. Edhe kryeministri Hashim Thaçi me rastin e vdekjes së historianit, Zekeria Cana, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cana. Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi thuhet: “E nderuara familje Cana, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekeria Cana”.
Paradite në mbledhjen komemorative, të mbajtur në Institutin Albanologjik, jetën dhe veprën e Zekeria Canës përkujtoi akademik Pajazit Nushi. “Është ndër të rrallët intelektualë të guximshëm dhe trim, që në çastet më të vështira të historisë së zhvillimit të shqiptarëve ka gjet pore, ka gjet vend, ka gjet kohë për t’u vënë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Dita e pikëllimit të tij, është dita e pikëllimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Nushi. Duke shtuar se Zekeria Cana do të mbahet në mend edhe si studiues i mirëfilltë i historisë kombëtare, që me shkrimet tija dhe me veprat e tija shkencore ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimit e mendimit shkencor të historisë kombëtare shqiptare”, ka thënë me këtë rast Pajazit Nushi. Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor. Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj. Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çettës. Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar. Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim. Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar. Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912. Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.

...


Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 03:59AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 13 2009, 08:17AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Letra/Kosova ka nevojë edhe për më shumë ….

12-01-2009 / Nga Sami Krasniqi

Se politika është art i së mundshmës dhe mbi të gjitha aktivitet i vetëdijshëm, synim parësor i së cilës duhet të jetë zgjidhja e konflikteve dhe rregullimi i pozitës së njeriut në shoqëri, tanimë sikur është jashtë çdo dyshimi të vertetësisë shkencore. Ishte Makiaveli (1469-1527) ai i cili për herë të parë zbuloi rolin dhe fytyrën e vertetë të politikës. Ai në hulumtimet e tij teorike dhe praktike formësoi diplomacinë si arsye shtetërore, e cila duke ecur tutje në historinë e saj si koncept i filozofisë klasike, është arritur në ditët tona si mençuri e mprehtë dhe art i hollë i sjelljes së popujve dhe shteteve ndërmjet veti.
Në fjalorin: latinisht - shqip, të Henrik Lacajt dhe Filip Fishtës, fjala art (ars) në shqip shpjegohet me fjalët mjeshtëri, muzë, dredhi, dinakëri e dhelpëri. Tre nocionet e fundit gjithsesi duhen marrë dhe trajtuar në kuptimin më pozitiv të mundshëm dhe te arsyeshmërise së lartë. Në të kundërten, mbase edhe si justifikim në emër të qëllimit më të arsyeshëm do të ngaterroheshin e jo edhe pa qëllim do të shfrytëzoheshin mjete të cilat ligjërisht dhe politikisht do të ishin të palejueshme. Për fat të keq, me një praktikë të tillë takohemi jo rrallë. Besoj se ende e kemi të freskët atë që ngjau më 10 shkurt 2007, kur në qendër të Prishtinës në emër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike u vranë dy te rinj (Mon Balaj dhe Arben Xheladini) të cilët po protestonin paqësisht për Republikën e Kosovës.
Do të doja, shumë do të dëshiroja që Moni dhe Xheladini të jenë të rënët e fundit të Kosovës për shtetin dhe republikën e saj. Ashtu qoftë!
17 shkurti i 2008-s, në historinë tonë shënoi një fillim të ri. Që atë ditë sikur u mbyll një epokë e rëndë e mbushur plot ankth të trazuar. Vërtet që atë ditë u lind dita e ëndrrës së madhe. Pikërisht atëherë, mori trajtë të kthjellët ideja qyshmoti e ndërtuar dhe e brumosur thellë ne vetëdijen tonë si thirrje prej shekullit dhe historisë: Kosova shtet sovran dhe i pavarur. Që nga ajo ditë, kushtrimet dhe veprimet e ndara anarkike, doemos duhet t`i lëshojnë udhë aspiratës kombëtare, shtetërore dhe diplomatike.
Për të ndërtuar lirinë kërkohet gjithsesi pune dhe mund, rend dhe bashkëpunim i sinqertë e mbi të gjitha konsensual për gjërat, para së cilave atdheu nuk na i shikon flamujt partiak e as ngjyrat ideologjike. Kosova ka nevojë për më shumë ushqim edhe për më shumë ujë, për më shumë vende pune edhe për më shumë zhvillim ekonomik, për më shumë arsim edhe për më shumë energji elektrike, për më shumë siguri edhe për më shumë rend e drejtësi, për më shumë përgjegjësi dhe kontroll e jo për: bëj ç’të duash e merr sa të duash.
Kosova ka nevojë për më shumë shtet ligjor si përmbajtje dhe mbrojtje e vet lirisë dhe jetës së dinjitetshme të të gjithë shtetasve të saj. Kosovës improvizimet nuk i duhen, të tilla ajo ka tepër. Fundja, ajo ka nevojë edhe për më shumë diplomaci, për më shumë shkathtësi diplomatike dhe mbi të gjitha për më shumë depolitizim të saj.
Sa më i politizuar të jetë shteti i Kosovës, aq më e rëndë do të jetë vetë jeta, aq më e ngushtë do të jetë liria e qytetarëve të saj. E vogël është Kosova, gjithçka perhapet dhe reflektohet si rrufeja dhe si i thonë një fjale nëse dikush do të të shtijë në Llap, pas pak do te semurët tjetri në Kaçanik.
Zëri i saj, pra zëri i diplomacisë sonë duhet të jet zë origjinal, zë i vuajtjeve tona nder shekuj dhe i synimeve të ardhshme njerëzore e kombëtare. Ai nuk guxon të jet i zymtë, por edhe as i vetëm.
Nuk duhet të jet zë i interesave të ngushta, apo siç do te thoshte profesori i shkencave politike, Roy Macridis: “... zë i një qasjeje të ngushtë politike i cili,tërë diplomacinë e sheh si shprehje dhe refleksion të politikës së brendshme....thjesht si shprehje të bindjeve dominante politike, sociale dhe religjioze të liderëve dhe padronëve politik të momentit...”. Kur gjithë këtij konstatimi të profesorit amerikan do t’i vinim përballë mentalitetin tonë të dëshirave dhe ambicieve për bajraktarizëm dhe etjes për t’u dukur, një diplomaci e politizuar do të ishte më pak dhe më hiç sesa një krah politik brenda një partie.
Kosova duhet të dëshmojë më shumë pjekuri politike në këtë drejtim. Ndërtimi i shtetit të Kosovës, ndërtimi i lirisë sonë si dhe zgjidhja fatlume e tërë çështjes shqiptare
është në dorën dhe mendjen tonë, gjithësesi në një lidhje të ngushtë kohezive me ecjet dhe interesat e përgjithëshme euro-amerikane. Punët tona, vetë ne duhet t’i kryejme. Me “Mbinjeriun niçean'' si përrallë, me ligështimet shpirtërore, te stilit ‘të ndodhë çfarë të ndodhë’, si veti e hipive - me zëra, herë radikalë e herë utopistë, nuk ndërtohet shteti i njëmijë halleve, shteti i Kosovës.
Është momenti i fundit për vënien në jetë të Kushtetutës së Kosovës dhe gjithë ligjeve e akteve normative të saj. Nesër do të jetë tepër vonë. Urgjentisht të hulumtohet çdo mundësi dhe të perkrahet çdo ndihmë e sinqert për të sanksionuar veprimet e kundërligjshme, si veprime të dëmshme dhe të rrezikshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Kosova ka nevojë për dorën dhe mendjen tonë te ngrohte e të çiltër, përndryshe bërrylimet do ta vrasin.
Emërimi i dhjetë të ngarkuarve me punë, gjegjësisht ambasadorëve të parë të Republikës së Kosovës në qëndrat më me ndikim në politikën e Kosovës, është gjithsesi nismë e madhe e një ekzistence të re.Edhe këtu si gjithëmonë në histori sikur po vonohemi. Paj, edhe kjo nismë do t’i ketë të papriturat dhe të panjohurat e veta. Në rast të shkujdesjes sonë të tipit “luxeria”, vonesat do te jenë të pakthyeshme dhe me dëme të pariparueshme. Presupozimi i suksesit si dhe i arritjes së tij ka si parakusht gjithënjë elementin e prognozimit, si dhe qe me parë të përpiluarit e planit veprues, ngase të prognozuarit siç do të thoshte diplomati amerikan me prejardhje gjermano-hebreje, Henry Kissinger: ...është aspekti më i vështirë, vërtet më tragjik i politikës së jashtme të shtetit...”. Shembull të tragjizmit në të prognozuar jo të drejtë dhe në kohë të vonuar, Henry Kissinger për ilustrim merrte Hitlerin dhe Gjermaninë e kohës së nacional-socializmit.
Ne në këtë rast si ilustrim të një tragjizmi të tillë po marrim Slobodan Milosheviqin dhe politikën serbe të synimeve ultraekspansioniste me gjithë çmenduritë e saj kriminale. Po të vlerësonin dhe prognozonin drejt e më kohë të gjithë popujt të cilët asokohe ende jetonin në ish Jugosllavi,apo të cilët vetëm pak kohë më parë kishin shpallur shtetet e tyre,së bashku me faktorin paqëdashës se: S. Milosheviq, nuk ishte vetëm një nacionalist serb,por edhe një kriminel maniak,me siguri se edhe reagimi do të ishte më adekuat dhe mbase do të bëhej në kohë te duhur.
Por, prapë bota politike u vonua. U desht ardhja në jetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si zgjim i befasishem e tronditës nga gjumi i rëndë i iluzioneve të thella politike, per t’u pare krimi me te gjithe te zezat e veta. Edhe ata, ambasadorët e emëruar si dhe e tërë diplomacia kosovare duhet të jenë më aktivë. Të ndërtojnë parimet mbeshtetëse të suksesit, të koordinojnë punët me vendet në të cilat janë emëruar (disa edhe të akredituar) dhe të bashkëpunojnë me faktorët e mundshëm dobiprurës politik.
Qëmoti diplomati Vikefort thoshte se nuk është “ambasador i përkryer” oportunisti dredharak, por ai që me zell dhe dashuri thellohet në interesat afatëgjata të shtetit të tij.
Fundja nuk ka edhe rrugë tjetër. Ndryshe do t’i behët dëm shtetit dhe atdheut, ashtu siç bëri ai ambasadori shqiptar në Suedi në fillim të viteve ’90, se më pastaj do të këndohej prapë kënga: “...Ti Halim që s’di këndim, bëju vezir.....”, nga: “Sulltani dhe kabineti”.
...


Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:00AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 07:42AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
The Albanian legend of the “Rothchilds” (Koco Danaj)

Albanians too, have their legends, their “Rothchilds”. More numerous in the North of Albania, in Kosovë. This is one of them:

- How many Vjosa does Albania have, dad, - the daughter asks her father standing on the Hill of the Brave in Prishtinë.
And he replies:
- Two, my daughter, and don’t you forget it. One in the south and 200 in the north. (Imagine if the legend were real, with 200 Vjosa rivers, the Fierza lake with a basin of 14,000 km2 would never dry, and Albanians would never have to face power shortages.)

- How many Berat does Albania have, - the son asks his father in Mitrovicë.
And he replies:
- Two, my son. One in the south of Albania, and over 500 in the north. (The Albanians in Kosova have brought “Berat” to their parliament, in how they run their newspapers and businesses. Berat’s history goes back 2400 years.)

- How many Vlora does Albania have, mom, - the daughter asks her mother in Drenicë.
- Two, my daughter, and don’t you forget it. One in the south and hundreds in Drenicë e kuqe, Drenicë e Pashės, in Pashtrik and Nerodimë, in Llap and Shal-Bajgorë. (“Vlora” is in Kosova’s songs, the leadership of Kosova’s parties. It is found all over Kosova.)

- How many Saranda does Albania have, - the daughter asks her mother somewhere in Preshevë.
And she replies:
- Two my daughter, and don’t you forget it. One in the south and a hundred and one in the north, in Luginë, Prishtinë. Even a business enterprise is named after it. (Saalbatring is the name of an Albanian firm somewhere in the north of the country composed of parts from the nouns: Sarandë, Albania, Tringë.)

We can go on and on with similar stories. There are thousands of “Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa” etc., in Kosovë in the names of men women, boys and girls.

What is this phenomenon? It is not a pagan or areligious rite, it is purely Albaniliad. Those that could not have the real South as part of their country, brought it in their own homes. So, the whole of the South of Albania is in Kosovë, the north of Albania. One would be hard pressed to find in the history, myths or legends of other nations, members of the European Union or not, in Europe or not, something similar to this Albaniliad. Such legends as we recounted above are rare. Enormous efforts have been expanded to undo the Albanian nation, but the resistance has been even more vigorous to remain united, to ensure survival and to keep on living.

Only the Jewish have a similar story. It is the history of Nathan Rothschild and his son:
- How many nations are there in the world, dad, - asked Nathan his son.
And he replied:
- Two my son, and don’t you forget it: the Jews and the rest.

But the Jewish have their own nation and state. Albanians are still unmade. They are told that it is better if they live as citizens of foreign countries, and not be a nation with its own state. They are told not to unite, to have the South be in one state and the North in another, the East in one state and the West in another. That is why the Albanian legend of the “Rothschilds” continues. And where legends linger, reality is absent. (Vlora will be elected a member of the Kosova Parliament, Berat will be too.) That is why this nation as unmade, as unyielding, is seeking new ways to build itself.

Marre prej lajmet.net


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:00AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 07:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Tre vite pa Rugovën - Presidentin e parë e historik të Kosovës

19-01-2009 / Gazeta 55

Nju-Jork: Akademi perkujtimore kushtuar trevjetorit të vdekjes së presidentit Rugova

Në praninë e shumë mërgimtarëve, të shtunën pasdite në njërin prej mjediseve të lokalit "Eastwood Manor", në Bronx - Nju Jork, nën kryesinë e Degës së LDD - Lidhjes Demokratike të Dardanisë, për treshteshin, u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit, të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë disa nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar në SHBA, si zv/vendës-ambasdori Kreshnik Çollaku, sekretari i dytë i misionit shqiptar në OKB, Andi Xhoi, konsulli i Shqipërisë, dr. Albert Jerasi, si dhe krerët e disa shoqatave e organizatave shqiptaro - amerikane, afaristë, intelektualë, studentë, nxënës shkollash, shkrimtarë, poetë, politikanë e liderë fetar. Mori pjesë edhe deputeti shqiptar i Preshevës (Kosova Lindore), zoti Riza Halimi. Akademinë perkujtimore e drejtoi zoti Shkumbin Teta. “Rugova do të jetë përherë emër i lakuar në vjersha fëmijësh, temë hartimi në bangat e nxënësve, provim studentësh në shkallën më të lartë të kritikës moderne letrare, theksoi ai ne fjalen e hapjes. Do të mbetet përherë kuvend në oda burrash, filozofi, në trajtime shkencore. strategji në veprime politike e diplomatike. Arkitekt i ndërtimit të urave me popujt e botës. Epokë ne faqet e lavdishme të historisë shqipëtare e botërore. Do të jetë përherë lëvizja, pavarësia- liria e vendit, përmendore në ar do të jetë përherë I. Rugova shqiptar. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, për Nju-Jork e rrethe, zoti Agim Rexhaj. “Presidenti Rugova ishte personaliteti i cili me veprimet e urta, të matura e të guximshme, hapi shtigje për sendërtim të idealeve të qytetarëve të Kosovës, për shtetin dhe sovranitetin e Kosovës, theksoi ai. Ishte njeriu e udhëheqësi, i cili me jetën e me veprën e tij, me frymën e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri në prag të realizimit të plotë pavarësinë e Kosovës dhe ai, si i tillë, mbetet në shpirtin e në mendjet tona, burim i pashterrshëm i frymëzimit, i përkushtimit atdhetar, i vendosmërisë dhe i vizionit historik”. Në emër të shtetit shqiptar, folën në këtë akademi edhe përfaqësuesit e saj në SHBA, zotërinjtë Çollaku, Xhoi e Jerasi. Më pas, në akademinë përkujtimore e morën fjalën edhe nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Buçaj, si dhe deputeti Riza Halimi. Sali Lajqi - në emër të degës së LDK-së për Nju Jork e rrethina e përshëndeti këtë tubim përkujtimor të organizuar nga dega e LDD-së. Lekë Gojcaj-mik i ish-pres I. Rugova dhe veprimtar i komunitetit e ka vlerësuar Rugovën, si një figurë të paarritshme dhe si një dhuratë nga Zoti, që i erdhi Kosovës, në kohën kur i duhesh asaj më shumë se kurrë. Ibrahim Kolari, kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibrane, ka kujtuar se 21 janari i vitit 2006, kur ndërroi jetë Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ishte lajmi më i pikëllueshëm për gjithë shqiptarët, kudo që ishin. “Mbase ka diçka mitike në këtë botë, thotë qysh në fillim të fjalës së saj Lumi Hadri - veprimtare e komunitetit (vajza e akademik Ali Hadri), sepse muaji janar është muaji më i kobshëm dhe më krenar për ne shqiptarët. Ky është muaji i përkujtimeve dhe homazheve për Gjergj Kastriotin - Skëderbeun, Isa Boletinin, Jusuf Gërvallën, Enver Malokun, Ibrahim Rugovën, Zekeria Canën e varganin e atdhetarëve tjerë të cilët me krenari i kujtojmë dhe i nderojmë”. Në akademinë përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës folën edhe Hakik Mean, kryetar i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, shkrimtari Naum Prifti dhe poetja Rita Salihu.

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:01AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jan 23 2009, 07:50AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Akademik Fehmi Agani, promotor i doktrinës për liri dhe pavarësi të Kosovës

23-01-2009 / Nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari (23.1.1932-6.5.1999; në 77- vjetorin e lindjes)

Në plejadën e dijetarëve të shquar me emrin dhe punën të cilëve është i lidhur ngushtë zhvillimi i gjithmbarshëm i Kosovës, në periudhën e pasluftës, pa dyshim se shquhet akademik Fehmi Agani. Ai zë vend të spikatur në piedestalin e kësaj plejade intelektualësh të merituar.
Fehmi Agani lindi në një kohë kur varfëria dhe terrori serb mbi popullin shqiptar po bënin kërdi. Rrjedh prej një familjeje patriotike nga Plava, e cila si pasojë e dhunës dhe gjenocidit serb si mijëra familje shqiptare, detyrohet të lëshojë vendlindjen e të bëhet jabanxhi në tokën e vet. Edhe një nga pasardhësit e tij të shquar, Mulla Agani qe vrarë e masakruar si pjesëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Të gjitha këto e peripeci e të tjera jetësore lanë gjurmë të pashlyeshme në formimin e karakterit të këtij personaliteti ndër më të merituarit e më të fuqishmit që nxori Kosova. Fehmi Agani lindi, më 23 janar 1932, në Gjakovë, në një familje tradicionale shqiptare me gjendje të dobët ekonomike. Në Gjakovë mbaroi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Beograd në vitin 1959. Po kështu në Beograd më 1965 i kreu me sukses studimet pasuniversitare në shkencat politike, dhe magjistroi në temën Participimi i punëtorëve në qeverisjen e ndërmarrjeve në Gjermani. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1973, me tezën ”Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Fehmi Agani një kohë punoi si profesor i shkollave të mesme në Prishtinë, ndërsa më vonë si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitin 1965 u zgjodh ligjërues i sociologjisë në fakultetet e Prishtinës. Në vitin 1967 u zgjodh drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe Filozofisë, pastaj i Institutit të Sociologjisë, kryeredaktor i revistave “Studia Humanistica” dhe “Thema”. Pas vitit 1981, në valën e diferencimeve ideo-politike (1984), profesor Fehmi Agani u përjashtua nga procesi mësimor. Ai nuk hoqi dorë nga qëndrimet e veta,duke qëndruar gjithnjë në mbrojtje të çështjes kombëtare. Profesor Fehmi Agani që nga viti 1993 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Në saje të përgatitjes teorike nga sociologjia, politologjia dhe filozofia, profesor Fehmi Agani ishte ndër njohësit më të mirë të rrjedhave shoqërore dhe të proceseve politike në përgjithësi dhe në botën shqiptare në veçanti. Studimet e tij brilante për teoritë shoqërore, për kombin, vetëvendosjen dhe demokracinë janë frymëzim dhe armë e fuqishme për gjeneratat e reja të dhe inteligjencën kosovare. Ai gjithnjë me vizionin dhe konceptin e qartë teorik, ishte në funksion të mbrojtjes së kërkesave themelore të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre legjitime, duke e vështruar çështjen e Kosovës dhe mëvetësinë e saj si komponentë të çështjes së përgjithshme shqiptare. Në procesin e emancipimit social dhe kulturor të popullit, shqiptar akademik Agani luajti një rol të madh në krijimin, ngritjen dhe pavarësimin e institucioneve shkencore, kulturore e kombëtare të Kosovës, nga Instituti Albanologjik e deri te formimi i Universitetit dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Nëpër duart e profesor Fehmiut kaluan breza të tërë studentësh dhe nën drejtimin e tij u formuan shumë kuadro shkencore nga disiplina të ndryshme të shkencave shoqërore. Në veçanti duhet theksuar se profesor Fehmi Agani luajti rolin vendimtar në formësimin e filozofisë së politikës argumentuese e të padhunshme figure prominente e artikuluese e kësaj filozofie u bë Dr. Ibrahim Rugova tashmë President historik i Republikës së Kosovës. Funksionalizimi i këtij tandemi si kreatorë të një politike me bazament kombëtar dhe me një mbështetje të fuqishme të kreacioneve dokrinare të politikës bashkëkohore do të bëhen emblema më dalluese e Çështjes Shqiptare në fund të shekullit njëzet që natyrisht mori edhe tipare tjera në hap me momentin historik.
Akademik Fehmi Agani ishte pjesëmarrës aktiv në jetën shkencore, politike e kombëtare dhe prijës i shumë proceseve progresive me rëndësi historike për Kosovën e më gjerë. Së bashku me akademikët Ali Hadrin dhe Gazmend Zajmin, që nga viti 1968, ishte ideolog i projektit për Pavarësinë e Kosovës, për të cilin punoi me tërë qenien deri në minutën e fundit të jetës së tij. Profesor Fehmi Agani këto dhjetë vjetët e fundit ishte koka e lëvizjes politike shqiptare. Nuk kishte dokument, deklaratë, program apo platformë politike ku ai nuk ishte hartues. Si nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dha kahet dhe orientimet ideore jo vetëm të saj si partia më e madhe në Kosovë, por me urtësinë e tij drejtonte tërë logjistikën e partive politike në Kosovë, duke prezantuar ato para botës demokratike në mënyrë të denjë. Me formimin teorik dhe përvojën e tij të begatë jetësore e politike që dispononte, ishte negociatori më i fortë shqiptar, që nga Konferenca e Hagës deri tek ajo e Parisit. Profesor Agani ishte njëri nga politikanët më të respektuar shqiptar te diplomatët e huaj. Ai nuk lejonte të cenoheshin qëllimet bazë të lëvizjes politike shqiptare dhe objektivat e çështjes kombëtare. Profesor Agani duke i shërbyer kësaj ideje fisnike është njëri ndër frymëzuesit dhe përkrahësit më të shquar të rezistencës së armatosur - Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Profesor Fehmi Agani në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe nuk dëshironte ta braktisë Kosovën. Pas një muaji e gjysmë qëndrimi në Prishtinë, nga 24 marsi e deri më 6 maj 1999, duke mos pasur mundësi veprimi, vendosi të kaloi në Maqedoni. Ai ishte i bindur se nga jashtë do të mund të kontribuonte më shumë. Por kurthi i përgatitur nga autoritetet serbo-maqedone, me mbylljen e kufirit, rezultoi me ekzekutimin e tij, në çastet kur ai protestoi kundër ndarjes së të rinjve nga turma. U pushkatua nga eskadronët speciale serbe pas urdhrit të marrë nga eprorët e Beogradit. Fehmi Agani e dha jetën burrërisht ashtu siç e kishte jetuar, për rininë, për lirinë e Kosovës, për popullin shqiptar dhe idealet e tij. Pas vdekjes, më 2002, studentët dhe bashkëpunëtorët e tij e botuan një pjesë të trashëgimisë shkencore të profesor Fehmi Aganit në 8 vëllime, që padyshim është Monumenti më i bukur që e lartëson emrin e këtij Vigani Liberator.
Në këtë përvjetor të lindjes (77 vjetori) së këtij ideologu e veprimtari të madh të Pavarësisë së Kosovës, indiferenca e institucioneve të Kosovës, sidomos e MASHT dhe Universitetit të Prishtinës ndaj Kompleksit Memorial të Fehmi Aganit është jo vetëm shqetësuese por edhe turpësi e fyese. Në vitin 2004 Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganin e ka shpallur e nderuar me titullin “Hero i Kosovës” ndërsa sot e asaj dite Qeveria e Kosovës atë e trajton si viktimë civile duke mos i dhënë familjes së tij tretmanin e duhur. O tempora o mores thoshin latinët e vjetër!!!

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:02AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 14 2009, 09:29AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Librat e historisë së Kosovës heqin mitet kombëtare

» Dërguar më: 14/02/2009 - 10:17
Vjosa Musliu

Shteti i ri po bën përpjekjen e parë të çnacionalizimit të librave të tij të historisë, duke fshirë fjalimet plot urrejtje dhe duke zbutur nacionalizmin. Një iniciativë e Institutit të Historisë së Kosovës, me objektiva dhe më reale për librat e historisë për fëmijët e shkollave fillore e 8-vjeçare, është përshëndetur si një hap galopant, në një kohë kur në Ballkan shtetet janë akoma të fiksuara pas lavdisë, miteve dhe sensit të superioritetit. Ndërkohë që objektiviteti mbetet një çështje perceptimi dhe librat e rinj janë akoma larg nga zhveshja e sensit të krenarisë kombëtare, mësuesit në Kosovë janë shprehur se kjo nismë është një përmirësim i madh i librave të 30 viteve më parë. Grupi i punës për të përgatitur librat është krijuar nga ekspertë të Institutit të Historisë, Fakultetit të Historisë dhe i shkollave të mesme e fillore. "Këta libra janë shumë më tepër objektivë dhe shumë më të mirë se sa librat e historisë së kohës suaj apo times", - ka thënë Sabri Veseli, një mësues historie në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë. "Ata janë më të zbutur dhe nuk nxisin urrejtje … Ata nuk kërkojnë ringjallje nacionalizmi dhe nuk nxisin luftë, sepse luftërat kanë çuar vetëm në tragjedi". Veseli, një recensues i librit, ndihet disi keq për versionet nacionaliste të historisë: "Për sa i përket historisë, ne na thuhej ajo që regjimi donte që ne të na thuhej". Ndërkohë që serbët më përpara përshkruheshin si "barbarë që vinin prej maleve Karpate e që pushtuan Ilirinë mes shekujve 6 dhe 9, ardhja e sllavëve në Ballkan është trajtuar në një mënyrë tjetër". 35-vjeçari Frasher Demaj, sekretar i Institutit të Historisë dhe autori kryesor i botimeve të reja të librave shkollor, ka përjashtuar prej tyre terma siç është ai 'barbar'. "Librat për fëmijët 12-vjeçarë nuk duhet të kenë terma të tillë, - tha ai. - Dhe, ne nuk do të japim përshkrim letrar dhe as poetik të ngjarjeve."
Mitet dhe termat
Një teoricien i famshëm për nacionalizmin, Benedict Anderson, thotë se shkrimtarët nacionalistë dhe vlerësimet historike janë zakonisht "të pasaktë e të errëta dhe kanë një kuptim përfundimtar për ardhjen e një revolucioni". Kjo është sigurisht, edhe për rastin e librave të vjetër të historisë dhe leksioneve. "Hordhitë serbe", "Ultra-nacionalistët grekë", dhe "Ambiciet sllave në tokat shqiptare", ishin termat tipik që përdoreshin. Ndërkohë që përshkrimi i historisë nuk mund të jetë kurrë plotësisht objektiv ose neutral, të qenit gjithmonë të prirur nga interpretimi, hartuesit e librave të rinj të historisë kanë marrë një vendim të qartë që të përjashtojnë fjalimet plot urrejtje dhe diskriminimin. Gjithashtu, ata janë përpjekur ta bëjnë historinë më të kuptueshme për mendjet e të rinjve. "Ne kemi aplikuar idenë e të treguarit të historisë në formën e një rrëfenje, në mënyrë që ajo të jetë më e pranueshme për trurin e moshave rreth 11 vjeç", - ka thënë Demaj. "Kemi parë modelin amerikan dhe atë të Evropës Perëndimore për ta thjeshtëzuar historinë, - ka shtuar Demaj. - Ne duam të jemi model për Ballkanin".
Nuk ka më heronj?!
Çdo shqiptar i Kosovës e ruan ende të fiksuar në mendjen e tij imazhin e "Viganit" Skënderbe. Një film mjaft i njohur shqiptar, në të cilin rolin e luftëtarit të shekullit të 15-të e interpretoi një aktor i gjatë gjeorgjian, ka personifikuar shqiptarin që heroikisht ngadalësoi pushtimet turke në Ballkan. Monedha ku është i gdhendur Skënderbeu me kalin e tij, gjendet në çdo familje shqiptare. Por, historianët e rinj shqiptarë kanë sugjeruar së fundmi që Skënderbeu mbase nuk ka qenë më i gjatë se 167 cm dhe që imazhi i tij magjepsës është stolisur me qëllime nacionaliste. Të pyetur se çfarë dinë më shumë nga historia që iu kanë mësuar profesorët e tyre, shumica e fëmijëve 12-vjeçarë të shkollës 8-vjeçare "Ismail Qemali" thonë se më mirë njohin luftërat e Skënderbeut kundër pushtimit osman. "Skënderbeut i atribuohet frenimi i ekspansionit të Perandorisë Otomane në Evropën Perëndimore", - thotë nxënësi 11-vjeçar Lis Sinani. Ndërkohë që në librat e vjetër ishte tendenca për të "stolisur" imazhet e luftëtarëve dhe heronjve, në librin e ri të historisë, Adem Jashari, komandanti i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është portretizuar me terma normalë. "Jashari nuk është portretizuar si supenjeri, por si një nga komandantët kryesorë të UÇK-së. Ai është një simbol i sakrificës, sepse e gjithë familja dhe fëmijët e tij u masakruan", - shton Demaj.
Hiqet Mic Sokoli
Përveç Skënderbeut, edhe një tjetër hero kombëtar i njohur për trimërinë e tij është Mic Sokoli. Imazhi i tij, si ai i një luftëtari që i doli përpara topit të ushtrisë armike, është një rast i rrallë që teoricieni Anderson e quan "Nacionalizëm banal". Termi i mëvonshëm tregon se disa elementë dhe simbole nacionaliste bëhen të gjithëpranishëm në jetën e përditshme, saqë duken se janë normale. Sokoli është hequr nga libri i ri i historisë, sepse ata duan të "çlirohen" nga këta tipe mitesh. "Mic Sokoli është glorifikim tipik për një figurë të veçantë historike dhe këto glorifikime nuk janë të nevojshme", - thekson Demaj. Theksimi i mëparshëm i vetësakrificës në historinë shqiptare, theksimi i kurajës dhe altruizmit përdorej për të treguar natyrën e dobët dhe të palavdishme të ushtrisë që fshihej pas topit dhe artilerisë. 43-vjeçari Berat Gashi, i diplomuar në histori në Universitetin e Prishtinës, shprehet se miti i Mic Sokolit është bërë prototip për luftëtarët e mëvonshëm që kanë luftuar për çështjen kombëtare. "E parë nga perspektiva e sotme, Mic Sokoli përfaqëson një ekzagjerim të trimërive të një luftëtari dhe është mirë që gjenerata e re të mos mbushet me këto vlera", - ka thënë Gashi.
Serbët
Serbët janë fqinj! Librat e rinj ofrojnë më shumë trajtim të historive të kombeve të tjera, ku një kujdes i veçantë i është dhënë asaj kineze, egjiptiane, persiane dhe greke. Profesor Veseli ka thënë se nëse dikush nuk e di historinë e fqinjëve, nuk mund të dijë as të veten. "Historia dhe kultura e popujve të tjerë duhet të studiohet dhe të mësohet. Është thesar", - shprehet ai. Instituti i Historisë është krenar që ka zgjeruar trajtimin e qytetërimeve të Greqisë së Lashtë, "pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara më Greqinë". I pyetur nëse fëmijët e shkollave fillore dhe 8-vjeçare do të mësojnë mbi Betejën e Kosovës më 1389, Profesor Veseli ka thënë se kjo vështirë se do të bëhet e mundur. "Ata janë akoma të rinj". Në mitologjinë popullore serbe, Princi ose Knez Llazari zgjedh të humbë betejën me ushtrinë osmane, duke preferuar të fitojë "Mbretërinë hyjnore". Në librat e rinj të historisë, ushtria kristiane e vënë në radhë para turqve më 1389, është përshkruar si një "bashkim i trupave ballkanike të udhëhequra nga Princ Llazari". Demaj është shprehur se legjenda e mesazhierit hyjnor që ka vizituar Princin Llazar ishte mit dhe nuk kishte asnjë kuptim që në librat tanë të historisë të vendosnim mitet e të tjerëve, kur ne kemi hequr nga aty ata tanët.
Një hap për vlerat
tradicionale
Ndërsa qëllimi është të "çlirohemi" nga konservatorët nacionalistë dhe fjalimet plot urrejtje, hartuesit e librave të rinj të historisë janë të kujdesshëm të theksojnë mbështetjen për vlerat tradicionale shqiptare. "Çështja e tolerancës ndaj besimeve është për t'u shënuar dhe për t'u theksuar si një veçori e shqiptarëve. Ne mund t'iu japim mësime vendeve perëndimore për sa i përket komplekseve që ata kanë me intolerancën ndaj besimeve fetare", - ka thënë Demaj. Sipas tij, fakti që shqiptarët nuk ishin as ekspansionistë as hegjemonistë, gjithashtu duhet theksuar në histori, jo që të pozicionohemi si viktima, por thjesht për të treguar natyrën tonë si një komb jo pushtues. "Historia serbe i përmend shqiptarët vetëm për t'i etiketuar si elementë negativë dhe shkatërrues, por ne nuk duam të imitojmë këtë sens superioriteti dhe as nuk duam të fyejmë kombet e tjera", - ka thënë Demaj

Marre prej Gazeta Shqiptare Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:03AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 06:39AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Klan Kosova, nis me moton: "Ne jemi nje"

E Marte, 17 Shkurt 2009


Pas mbi dhjete vjetesh nga themelimi i Klan ne Shqiperi, lind edhe Klan Kosova

Televizioni Klan Kosova celi mbreme transmetimet ne oren 20.00 perballe nje audience tejet te larte qytetaresh nga e gjithe Kosova qe prisnin hapjen e tij.

Ne oren 20.00 u transmetua edicioni i pare informativ qe do te jete i perditshem, pikerisht ne oren kur perfundon edicioni qendror i lajmeve te tv Klan ne Shqiperi. Vec ketij edicioni do te kete dhe disa edicione te tjera informative gjate mengjesit dhe gjithe dites deri ne mesnate.

Ne biseduam me drejtorin e televizionit me te ri, gazetarin dhe analistin e njohur Baton Haxhiu. Ai tregon risite me te vilat vjen Klan Kosova, sloganin e tij "Ne jemi nje", si do te jete programacioni si dhe per risite e tjera te nismes se shumepritur nga kosovaret. Jo vetem edicione informative profesioniste, por programe argetuese dhe shume formate te tjera televizive shoqerojne kete televizion qe sikunder thote drejtori i tij Baton Haxhiu, pritet te korre nje audience shume te larte.

"We are one"

Nga Baton Haxhiu

Drejtor i Tv Klan Kosova


Une kam qene edhe pjese i Klan edhe pa qene ne Klani ne Kosove, miqesia, profesioni im, njerezit te cilet dine se cfare eshte gazetaria. Realisht me ka terhequr ideja te jem pjese e nje koncepti. Kjo eshte nje kohe e gjate qe une i njoh nga afer se si kane punuar njerezit ne Klan, ama te gjithe. Natyrisht kishte ardhur momenti qe Klani si familje e madhe te shtrihej jashte adreses shqiptare, jashte kufirit gjeografik shqiptar. Per Klan ne Shqiperi, ose Klan, eshte bere lekura e ngushte qe te funksionoje brenda nje territori prej 4 milione banoresh dhe shtrirja gati ka qene e pashmangshme. Se pari, per shkak te nje perpjekje te mehershme qe ka mbetur ne gjysme, qe Klan menjehere pas luftes te hyje ne Kosove, te cilen edhe atehere i kemi pasur te njejten ide dhe mendoj qe Klan-i e ka gjetur momentin qe te hyje qofte per ne shtrirje te veten, qofte edhe me shtrirjen programore, por edhe si nje investim i nje te ardhme qe shqiptaret realisht komunikojne permes nje koncepti profesionale. Cfare eshte koncepti profesional? Koncepti profesional ndertohet mbi disa parametra, mbi dijet per profesionin, mbi ate qe quhet rrjeti i komunikimit mbareshqiptar, ose brenda hapesires dhe se treti, ndikimi, para se gjithash i nje politike e cila do te shtrihet ne te gjitha fushat dhe ne njohjen me te mire te shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise, dhe Maqedonise. Ideja me e hershme e vitit 1999 ka qene qe Klan te shtrihet ne Kosove per faktin se te dy regjionet gjeografike kane pasur komunikim vetem permes detit, apo permes veres dhe ka qene e nevojshme qe ky komunikim te shtrihet ne te gjitha nivelet, qofte politik, qofte kulturor, qofte edhe ditor, pse jo edhe emocional. Natyrisht askush me mire se sa media nuk mund ta beje kete. Ideja qe nje koncept te mos jete brenda nje territori gjeografik, tek e fundit eshte edhe biznes, biznes te cilin qe gersheton shume gjera dhe me ne fund e lidhin edhe njerezit, ata qe prej nje kohe shume te gjate kane punuar ne keto lloj projektesh. Cfare do te thote Klani ne Kosove? Klani ne Kosove do te thote, nje shtrirje, dy ndikim, tre afrim me njeri-tjetrin dhe kater profesionalizem. Nese mbi keto kater parametra ne funksionojme, atehere edhe slogani yne qe tashme eshte percaktuar "We are one", percakton edhe kuptueshmerine e kesaj qe po themi. Per arsye se ne jemi nje si Klani ne Shqiperi dhe Kosove, ne jemi nje si nje popull dhe ne jemi nje si model profesional i komunikimit.

Nuk ka media kosovare dhe shqiptare. Ka media te cilat funksionojne mbi idene profesionale. Nuk ka media e cila eshte gjermane, mund ta kete logon gjermane, por tek e fundit ju keni nje televizion qe eshte blere nga gjermanet. Ju e dini qe shumica e mediave ne boten lindore dhe qendrore, menjehere pas rrezimit te komunizmit jane blere nga mediat e medha dhe nuk mund te quhen media, per shembull, Homba Group, nuk mund te quhet media gjermane, por jane media te cilat realisht deshirojne shtrirje dhe ndikim, dhe nuk ka te beje qe Klani i Kosoves ka hyre ketu, ka hyre me nje projekt profesionale, qe eshte i perbere nga stafi lokal.

Ajo qe ben te bukur kete eshte konkurrenca. Megjithate, ai i cili e freskon gjithe kete pune eshte edhe drejtori shumevjecar i Klan ne Shqiperi, drejtori i Lajmeve, Armand Shkullaku, i cili realisht e ka mbartur pervojen e tij ketu dhe komunikon me te gjitha idete qe ai realisht i ka fituar gjate asaj kohe, qe te komunikoje me stafin ketu dhe te ndertohet nje koncept televiziv ndryshe. Vete fakti se Klan Kosova e ka nje ngjyre tjeter, dominimi i te bardhes dhe e lehta, tregon per nje koncept i cili eshte i ketij shekulli, domethene shekullit XXI. Natyrisht, gjithashtu eshte shpejtesia e adaptimit, ne nje atmosfere pa asnje pengese, tregon qe paragjykimet per komunikim jane te kota, aq te kota sa qe mund t'ua thote edhe Armandi vete. Ai eshte realisht ai qe e stafin e ka nje per nje te njoftuar gjate kesaj periudhe dhe nuk ka pasur asnje veshtiresi komunikimi, te asaj qe ne nje fare menyre paragjykohet. Une nuk mund te them se s'eshte e veshtire, per arsye se ne po hyme ne nje treg ku ka prezence dhjete vjecare dhe perparesia e Klan Kosoves eshte se megjithate emri Klan eshte prezent prej nje kohe te gjate ne Kosove, dhe eshte me e lehte hyrja ne tregun medial. Ajo qe ofron televizioni eshte risi vizuale, domethene, e cila besoj se do te jete befasuese edhe per Shqiperine, menyra se si eshte e renditur studio, qofte te debatit, te lajmeve. Me gjithe investimet e medha qe jane bere ne Shqiperi ne media, vizualisht Klan Kosova do te duket me bukur, nuk kam dyshim, per arsye se i kam vizituar te gjitha mediat, ne Shqiperi. Do te mundohem qe te mos kem gjuhe inflative, per arsye se gjuha, sidomos ajo e lajmeve ne Shqiperi, eshte inflative. Do te mundohemi qe te kemi nje gjuhe te koncentruar te asaj qe transmetojme, gjuhe qe eshte e ndertuar prej fakteve.

Beteja e Klanit te Kosoves nuk do te ndertohet ne spektakle dhe ne iluzion te bukur, edhe per arsye se njerezit e duan iluzionin e bukur, megjithate ne do te ndertojme nje tip televizioni i cili informon shpejt dhe aty ku eshte forca e Klanit ne Shqiperi. Forca e Klanit ne Shqiperi eshte informacioni, eshte debati. Klani i Shqiperise nuk kulmon me spektaklin, kulmon me dokumentare, me debate, me analiza. Ne do te mundohemi ta ruajme ate tradite te fuqise se informacionit te analizes. Realisht jam pjese e asaj qe quhet presion i iluzionit tek popullata, por nuk e kam deshiren e madhe qe nje popull mund te nderrohet me ato gjera. Gjerat e bukura qe jane spektakle, e freskojne opinionin dhe jane aneks i bukur i nje televizioni, por informacioni dhe dokumentaret, debati, jane ato te cilet e edukojne, e shtyjne procesin perpara, nje nxitje. Nje nxitje per debat dhe jashte kornizes se televizorit. Televizioni megjithate do te provoje qe do t'i perngjaje pak shijes se Mandit, i cili realisht ka bere shume qe ta kete nje pasqyre te tille, per arsye se ai e ka pervojen e medias elektronike dhe e prezanton, ka shume pervoje dhe dije. Natyrisht ajo qe eshte lidhja e gjate e imja me njerezit e Klanit qe ta bartin te gjithe ate pervoja edhe me pervojen time shume te gjate ne gazetari, per te pasur nje staf i cili realisht nuk e kam hallin e te konkurruarit ne Kosove fare, por te konkurruarit shume lehte edhe ne botim mediatike shqiptare. Mos u befasoni nese Klani i Kosoves do te duket edhe me mire, edhe me e forte, me e qendrueshme politikisht, ne kuptimin e analizave, se sa ne televizionet ne boten shqiptare. Mos u befasoni se ne do te jemi konkurrence e vetvetes ne momente te caktuara, ne kuptimin pozitiv dhe te mos befasoheni nese shtrihemi dhe japim argumente, qe te hyjme ne nje treg i cili ju befason edhe juve ne Shqiperi.


Marre prej Gazets Koha jone


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:04AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 31 2009, 01:55AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ardhësit: Këngët e Ali Binakut të Radovan Zogoviqit

Nga Jevrem Bërkoviq

Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herëherë edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i përlavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë, e mandej ata dytësorë e tretësorë. Populli malazias e ka pasur fatin të kishte vjershëtorin e madh, që nga Njegoshi e deri më sot më të madhin, Radovan Zogoviqin, ardhacakun dukagjinas, kosovarin sipas fëmijërisë dhe rritjes, i cili si malazias ardhacak, ndjeu qenien dhe shpirtin e tokës dukagjinase dhe rrënjët shqiptare të ngulitura thellë në atë tokë kosovare. Radovan Zogoviqi si askush tjetër e ndjeu, e përjetoi dhe e jetoi dramën shqiptare kosovare, të shkaktuar nga ardhja e kolonistëve dhe vendosja e tyre në Kosovë e Dukagjin!

Njeriu dhe vjershëtari Radovan Zogoviq e përjetoi dramën kosovare edhe si dramë të vërtetë malaziase. Nga ardhacaku, kolonisti, u shndërrua në dëshmitar, i cili i pari, edhe si vjershëtar, edhe si njeri, edhe si komunist, edhe si malazias dëshmoi ç’janë ata që në Kosovë sollën ardhacakët dhe i popullizuan në tokën shqiptare den-baba-den, dhe vetë Ardhacakët, ç’kanë bërë nga qenia, etnosi, etosi, i popullit shqiptar në Kosovë, ç’kanë bërë nga prona e tyre, meteha, zotërimet, bagëtia, fara dhe trashëgimia. Malaziasi Radovan Zogoviq si vjershëtor malazias është mishëruar me Ali Binakun e moshuar, simbolin e shqiptarisë kosovare dhe në emër të tij dhe të vetin foli, mund të thuhet, në eposin e parë modern të poezisë malaziase “Ardhësit – këngët e Ali Binakut”.

Kjo vepër madhore poetike është shkruar, siç thotë vetë vjershëtari “në vitin 1937, si protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe, të diskriminimit, shtypjes, shpronësimit dhe shfarosjes së shqiptarëve në Dukagjin dhe Kosovë”.

Në vend të Ali Binakut të moshuar vjershëtari Radovan Zogoviq i ka mallkuar ata që kanë ardhur dhe që varret dukagjinase në zhardhokë i kanë shndërruar: ka ndodhur që, kur zhardhoku është bërë për t’u nxjerrur, nga toka është shkulur zhardhoku i rritur në kafkën njerëzore! Malaziasi Radovan Zogoviq, vjershëtar i madh dhe njeri i drejtë, në vend të Ali Binakut të moshuar, i cili numëron rruzaret e tij të heshtura, ka mallkuar:

Të mallkoj gjithë ç’ke deri farën e gjinisë sate!

Pse, pse në pullaz ma vrave të shejtin shpend, lejlekun?

ALI BINAKU, shtyllë etike – Njeri, masiv njerëzor – i therur në mes të tokës kosovare, i ngushëllon bashkëkombasit e tij dhe thotë:

“Mos qaj Ibish, nxënës-peng te ardhësi

Kur e zeza bi mbi njeriun –

Shtrëngoji dhëmbët e mos qaj;

He burr’ Ibish, mbaj mend se kush je dhe i kujt je!”

Poeti Radovan Zogoviq në vend të Ali Binakut të urtë thotë:

”Nganjëherë është më burrërore dhe më e urtë

Rrugët të lëvrohen, se sa arat dukagjinase.

Mark Milani në Medun shënoi

Le të dihet kush jemi dhe të kujt jemi.”

Rënkim, klithmë, ulërimë deri në të nëmitur dukagjinase, të Ali Binakut të moshuar, në natën dukagjinase, rënkim i vjershëtarit Radovan Zogoviq për të vetët dhe për shqiptarët, të cilët janë të tij ashtu sikur edhe të Ali Binakut. Ai rënkim i dërmon malet dhe fushorën, Grykën e Rugovës dhe rezezat e mëdha të Malit të Sharrit:

Nëpër hullitë e këtyre arave, rrudhave të këtyre ballëve

kanë kaluar Shemsi-pashët, Savë Batarët, Todor-bashët tanë, sejmenët, krillashët, xhandarët, qysqijashët, dajaktarët, kamatnikët e mitnikët, belaqarët, noterët… kanë qenë tre mbretër, të cilët kishin ardhur për të mos shkuar, të cilët tërhiqnin topat në shtatë kufij e shtatë rrugë dhe na godisnin me zjarrë, e na godisnin me acar për të na ngrirë, dhe na shkundnin si pemën, e na qethnin si delen.

“Tre mbretër, të cilët kishin ardhur për të mos shkuar,

Dhe shkuan, u thyen si vegshat.

Andaj, Ibish mos qaj, andaj mos belbëzo po trimërohu,

Mbaj mend cili je dhe i kujt je!”

Radovan Zogoviq, sipas dëshirës së tij të prerë para vdekjes, është varrosur në ato varreza të vogla të Deçanit. Edhe i vdekur është kthyer në Kosovë, mes pasardhësve të Ali Binakut! Varrezat e poetëve janë shenjëtore që u takojnë të gjithëve. Radovan Zogoviq i takoi Kosovës shqiptare sa edhe Malit të Zi. Le të bëhen varri i tij dhe vëllamërimi im dhe i Podrimës, ato lidhëse që kurrë nuk do të shpabesen, që me kohë do të rriten nga dashuria e njëshme në atë popullore! Poeti i Ali Binakut një ditë, e ajo ditë tashmë është këtu, do ta ketë rrugën me emrin e tij në Pejë, në Gjakovë ose në Prishtinë!

Marre prej Gazets Tema Online


[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:05AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 19 2009, 02:59AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
“Fola dhe qetësova shpirtin!…” “Autonom” si gegërishtja…

XHEMAIL VESELI

17/05/2009 Intervistë me shkrimtarin, publicistin dhe profesorin Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi (20 dhjetor 1030) i takon plejadës së parë të shkrimtarëve të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Autor i më se tridhjetë veprave letrare, si: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Dy rrëfime”, “Heshtja e arnëve”, “Ahmet Koshutani”, “Abrakadabra”, “Shtegtimet e mia”, “Kapuç me mëngë”, “Letra prej Ulqini” etj., janë vetëm disa nga titujt e tij voluminoz në prozë. Profesor Ramiz Kelmendi pas një karriere të gjatë gjysmëshekullore në gazetari hapi të parën shkollë private të gazetarisë (më pas Fakulteti i Gazetarisë), “Faik Konica” në Prishtinë, nga dera e së cilës dolën qindra gazetarë, që sot bartin mbi supet e tyre “barrën” e këtij profesioni! Në vitet e ashtuquajtura “të arta” të skenës teatrore në Kosovë, profesor Ramiz Kelmendi ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.

Në këtë intervistë ai flet edhe për mllefin e tij ndaj institucioneve, që nuk po i çmojnë aq sa duhet vlerat shekullore të krijuesve të profileve të ndryshme, për intelektualët, artistët e akademikët pejanë, për fillimet e karrierës tij në gazetari, për përvojat e tij jetësore, standardin gjuhësor etj.

“Metropol” – Kohë më parë ju jeni shprehur se hiqni dorë nga vendlindja, Peja. Sikur shihet një atdhedashuri e theksuar në atë ‘dorëheqje’ për vendlindjen dhe një ndjenjë për një ideal tjetër...

R. Kelmendi – Po. Duke marrë shkas nga nobelisti për letërsi, turku Orhan Pamuk, që hoqi dorë nga kombi dhe lëshoi shtetin e vet, e po ashtu dhe asgjëmangut, duke pasur parasysh edhe shkrimtarin disident Kasem Trebeshina, i cili njësoj si kolegu i tij O. Pamuk hoqi dorë nga kombi dhe kërkoi ta shlyejnë nga nënshtetësia shqiptare, jashtë çdo analogjie me vogëlsinë time, unë mora një tjetër vendim. Pas mbi tre çerekë shekulli jete dhe veprimtarie si pejan me vendlindje dhe si rugovas me prejardhje, vendosa të heq dorë edhe nga vendlindja, Peja, edhe nga prejardhja, Rugova. Me një parantezë që në krye, një si shpjegim të menjëhershëm: Pejën, qytetin tim të lindjes dhe Rugovën, vendlindjen e prindërve të mi (Drelajt e babait tim dhe Haxhajt e nënës sime), i kam dashur dhe do të vijoj t’i dua sa të jem gjallë. Sepse vetëkuptohet që me atë “dorëheqje” unë synova paksa të “qëroj hesapet” me ndonjë institucion dhe pushtetar pejan e rugovas të atyre moteve.

“Metropol” – A jeni bërë pishman për dorëheqjen? Më falni, pyetja duhet të jetë kështu: a janë bërë pishman ata që ju detyruan të ‘jepni dorëheqje’ nga vendlindja (mendoj në institucionet)? A ka ndryshuar qasja e atyre intelektualëve a pseudointelektualëve që drejtojnë institucionet ndaj vlerave gjysmëshekullore, jo vetëm tuajat, por edhe shekullore të atyre që dhanë aq shumë për këtë vend dhe këtë ditë që po e jetojmë? Shkurt, si shpjegohet tërë ai mllef e pezëm juaji për vendlindjen?

R. Kelmendi – Tërë ai mllef e ai pezëm, ai injorim i tejskajmë e ai mohim i plotë, ajo pakënaqësi dhe ajo mospërfillje deri në fyerje – të gjitha janë mbjellë e akumuluar me dhjetëra e dhjetëra vjet brenda shpirtit tim. Kështu që i përballova stoikisht në radhë të parë falë vaksinimit tim me kohë për këtë fenomen aspak qytetërues. Prandaj fola dhe qetësova, që të mos them shpëtova, shpirtin tim.

“Metropol” – Si shpjegohet që ky “vendim” juaji, megjithatë, nuk u mirëkuptua edhe nga jo pak admirues tuajt. Pati edhe të atillë që ju keqkuptuan, e madje u zemëruan në ju.

R. Kelmendi – Mbase edhe me të drejtë. U tha “nën rrogoz”, se vuajtkam nga sindroma e vetëmbivlerësimit, e prepotencës, e megalomanisë e çfarë jo tjetër. Ndërsa ndonjë më pak cinik tha: “Jo, po, me këtë letër Ramizi synoi të na bindë se është ende gjallë, se nuk është harruar dhe as e ka në mend të konsiderohet një hiç.” Ndërkaq e vërteta është kryekreje tjetër. Tërësisht e kundërt. Sa më sipër se kisha fare me veten. Aq më bënte. Unë isha pajtuar prej shumë vjetësh (mbi një gjysmëshekulli) me këtë zhvlerësim dhe injorim timin të plotë nga vendlindja. Ndonëse bëra një përpjekje në televizionin “Dukagjini” për të shpjeguar motivin e mirëfilltë pse e shkrova atë letër, sot, ndonëse me vonesë, ja ku m’u krijua mundësia të zë ngoje vetëm disa nga pejanët dhe rugovasit aq të merituar dhe pse jo, asgjëmangut edhe krejtësisht të harruar, që më detyruan ta shkruaja atë letër “famëkeqe”.

“Metropol” – A na e tregoni, pra, ndonjë nga emrat e pejanëve dhe të rugovasve që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë për jetë të jetëve nderi dhe krenaria e Pejës dhe e Rugovës?

R. Kelmendi – Po ja, të përmend vetëm ndonjë nga patriotët, doajenët, martirët dhe politikanët pejanë. P.sh.: Bedri Pejani, Emrush Miftari, Ali Kelmendi, Shaban Basha, Xhemajl Kada, Riza Sapunxhiu, Seit Meraku, vëllezërit Fetë e Sali Ukella dhe pushkatimi makabër i Sali Ukellës para fëmijëve në Parkun e Karagaçit etj. Pastaj rugovasit Zhukë Haxhia, Keri i Sadri Bajrit, amazonia, simotra e Nora Kelmendit e Shote Galicës, Bege Maliqja, e cila luftoi kundër Malit të Zi e veshur me kostume kombëtare meshkujsh, me plis e me shall, që mbante një pushkë të gjatë sa trupi i saj.

“Metropol” – Po akademikët?

R. Kelmendi – Animë akademikët! E dini sa janë? Mjafton të kujtojmë Esad Mekulin, Dervish Rozhajën, Ali Hadrin, Musa Haxhiun, Syrja Pupovcin, Osman Imamin. A ka Zot që i harron tërë këta?

“Metropol” – Po profesorët?

R. Kelmendi – Posi. Pjetër Elezi, Beqir Kastrati, Izet Bebeziqi, Koço Flloko, Memduh Begolli, Halil Agusholli, Petro Flloko, Ekrem Beqiri etj.

“Metropol” – Mos vallë ju si shkrimtar pejan harruat shkrimtarët e Pejës e të Rugovës?

R.Kelmendi – Jo, assesi. A nuk mjafton të kujtojmë edhe vetëm Esad Mekulin dhe Azem Shkrelin, me aq të tjerë?

“Metropol” – Ka dhe më?

R. Kelmendi – Ka, ka, posi. Të kujtojmë edhe aktorët dhe artistët Istref Begollin, Faruk Begollin, Malo Gamin, Ragip Loxhën, Nuredin Loxhën, Melihate Ajetin, Kristë Berishën, Agush Nallbanin, etj. Pastaj mjekët Shefqet Malushi, Nexhdet Çavolli, Mustafë Loxha, Shefqet Lika etj. Se më avokati ynë më i madh dhe aderuesi i pashoq i letërsisë dhe i gjuhës shqipe, që ka ditur përmendsh “Lahutën e Malcis” së Fishtës dhe “Rubairat” e Omar Khajamit, Bajram Kelmendi? Si dhe përnjëherë pas tij Adem Bajri etj., etj. Ku janë? Ku i kemi? Si i kujtuam dhe nderuam deri sot? Çfarë bëmë e ç’kemi ndër mend të bëjmë për t’u njohur, për t’u çmuar e nderuar ndër breza e breza? Thashë e po them: si shpjegohet “harresa” e gjithë këtyre emrave aq të mëdhenj pejanë e rugovas nga vetë pejanët dhe rugovasit?! Cili nga këta u shpall “Qytetar Nderi”?! Kaq të paktën. Pa shikoni ç’po bën Gjakova duke nderuar më të merituarit e vet!

“Metropol” – Opinioni mban mend me shumë pietet sensin tuaj në artin e të shkruarit, sidomos në shtypin e kohës (sa punonit në “Rilindje”). Ç’po ndodh me Ramiz Kelmendin, që gjithnjë është njohur si ‘i ri dhe vital’? Çfarë jeni duke bërë aktualisht?

R. Kelmendi – Thua të jetë e vërtetë kjo që thua?! Uaa, sa shumë do ta lakmoja! Sidoqoftë, edhe pse sapo kam shkelur të tetëdhjetat, kam bukur do vjet që nuk pajtohem me moshën që kam. As e kam pranuar dhe as e pranoj institucionin e pensionit. Kurrë, deri edhe sot e kësaj dite këmba ime nuk ka shkelur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Ç’po bëj aktualisht? Hiç. Po jetoj jetën. Edhe po vijoj ta dua…

“Metropol” – A e mbani mend shkrimin tuaj të parë? Si e kujtoni sot atë mëngjes me gazetë në dorë?

R. Kelmendi – Nuk isha as 15 vjeç, një palo progjimnazist pejan, kur i dërgova “Rilindjes” më të parin shkrim timin, ta quaj “gazetar”. Si e kujtoj sot atë mëngjes, kur e mora gazetën me shkrimin “tim”? Nga gjithë ajo mori fjalësh të mia në gazetë gjeta vetëm emrin dhe mbiemrin tim, në fund të shkrimit “tim”.

“Metropol” – Po Fakulteti juaj i Gazetarisë “Faik Konica”, pas dymbëdhjetë vjetësh a e ka arritur objektivin e tij?

R. Kelmendi – Nuk më takon mua ta vlerësoj. Po ja që prej disa vjetësh mbretëron një opinion pothuajse i përgjithshëm se një numër bukur i madh i gazetarëve më të afirmuar sot në Kosovë u “gazetarizuan” pikërisht në “Faik Konica” dhe dolën nga gjiri i tij.

“Metropol” – Meqë jeni nga të rrallët krijues që bëri aq shumë për kulturën në përgjithësi, e veçmas për teatrin (ishit edhe drejtor i Teatrit Kombëtar një kohë), a ju ka tradhtuar mbamendja për gjeneratën e artë të teatrit dhe a e keni edhe më tej guximin intelektual të bëni një paralele mes krijimtarisë së asaj kohe dhe së sotmes, apo ndoshta edhe ju i jeni nënshtruar realitetit të rremë, që po na ngulfat gjithandej, për dofarë prurjesh të reja’ në skenën teatrore?

R. Kelmendi – Po, patëm vërtet një gjeneratë të artë artistësh me nam e për çdo lavd. Të kujtojmë vetëm Katarina Josipin, Abdurrahman Shalën, Muharrem Qenën, Shani Pallaskën, Istref Begollin, Melihate Ajetin, Xhevat Qenën e shokët dhe shoqet e tyre. Ja që brenda disa vjetësh pas lufte teatri ynë pothuajse vdiq. Më shumë kishte aktorë në skenë se publik në sallë. Kohëve të fundit jo vetëm u kthye dhe sa vjen e më shumë po shtohet numri i aderuesve të Teatrit, por kanë zënë të lindin edhe aktore katariniane e aktorë gjithnjë e më të mirë, si vijues të më të mirëve të djeshëm.

“Metropol” – Ai rrëfimi juaj në tren pas Luftës së Dytë Botërore teksa kishit filluar të punonit në “Rilindje”, është brilant. Opinioni në Shqipëri mbase edhe nuk e di se si u bëtë ju “poeti më i madh dhe më i mirë shqiptar”! Si ndodhi?

R. Kelmendi – Po udhëtoja me tren – në vitet ’50 – për në Pejë. Bashkudhëtar kisha kolegun, profesorin Demush Shala, që ligjëronte në Normalen e Prishtinës. Sapo u nis treni, përnjëherë ia behu me rrëmbim në “kupe” një alamet-shtat, me revole të dukshme “Parabel”, i cili, pasi u ul, iu drejtua Demushit: “Me leje, profesor?”. Ky palo burrë, për të rrahur gjoks para profesorit të vet, përnjëherë zuri ta bindë Demushin se ai mundej edhe pa bukë, edhe pa ujë, po assesi jo pa letërsi. Mua as më njihte dhe as ma varte fare. Atëherë mora spunto, siç do të thoshit ju, nga “letërsia” e tij dhe ia luajta lojën, e bëra për pesë para. E pyeta: “A njeh Esad Mekulin, Hivzi Sulejmanin, Tajar Hatipin, Enver Gjergjekun, Azem Shkrelin, Anton Pashkun, Rexhep Hoxhën?” Ai “i njihte”, posi, që të gjithë. Me një mijë droe nga shtati i tij horongop, po sidomos nga revolja që mbante në brez, e pyeta: “Po mirë, more shok, ti që e dashke letërsinë kaq shumë dhe që i njohke të gjithë shkrimtarët, a e njeh Ramiz Kelmendin?” - “Po kush s’e njeh Ramiz Kelmendin! Mua s’më ndan nga ai as dita, as nata. Ramiz Kelmendi është poeti ynë më i madh dhe më i mirë shqiptar”, - ma ktheu pa më parë me sy fare, edhe pse unë kurrë nuk kisha shkruar as edhe një vjershë të vetme. “Lum si ju!” - ia ktheva. “Po unë kam dëgjuar se Ramiz Kelmendi është shumë njeri i poshtër!” Ai përnjëherë u ngrit më këmbë me tërë atë shtat, m’i çatalloi sytë, u egërsua dhe, pasi ledhatoi revolen, m’u drejtua: “Kush je, more ti, hajvan, që guxon me ma sha Ramiz Kelmendin?! A din, bre, qi t’vras n’ven?!” Dhe m’u vërsul. Sakaq ndërhyri Demushi duke i thënë: “Ndalu, o burrë. Ulu! Qetësohu! Po ky vetë është Ramiz Kelmendi!” Ai u shtang. M’i nguli sytë me tërbim, fërkoi edhe një herë revolen dhe më pyeti: “Kush je tiii?!” Me të dridhura, si në ethe, me gjysmë zëri iu gjegja: “Jam Ramiz Kelmendi!” Mendova fluturimthi: “O Zot, më shpëto!” E ai, pa një, pa dy, briti: “Po ti, more Ramiz Kelmendi, për i më koke i poshtër!” - tha dhe doli nga “kabina”.

“Metropol” – Opusi i krijimtarisë suaj letrare është mjaft i pasur me elemente satire që na mungojnë sot. Ç’po ndodh me këtë popull, profesor? A do të thotë se e ka humbur edhe sensin e humorit për shkak të rrethanave ekonomike etj.?

R. Kelmendi – Se si detyrohem të pajtohem me sa më sipër. Në një kohë kur papunësia, varfëria e sidomos korrupsioni janë kaq me “humor”, s’ka sesi të kemi humor. Kemi dhe jemi për gaz (t’dheut), duam dhe jemi për të (na) qeshur. Po ama… E sa për satirë, Zot, kam kaq vjet që më mungon një Nonda Bulka kosovar!

“Metropol” – Profesor, nëse s’kemi shumë rezultate inkurajuese gjetkë, letërsia, mendoj, asnjëherë s’ka pasur më shumë sasi. A pajtoheni me këtë konstatim?

R. Kelmendi – Jo gjithmonë sasia nënkupton cilësinë.

“Metropol” – Medie, të paktën, kemi edhe për eksport. Si një nga figurat poliedrike që lidhet me kulturën dhe gazetarinë, si e vlerësoni nivelin profesional të medieve tona, e sidomos kulturën e gjuhës?

R. Kelmendi – Mediet dhe kultura e gjuhës? Tragjike! Katastrofike! E lemerishme! Unë edhe këtë patologji gjuhësore të medieve tona, edhe të shkruara, por sidomos elektronike, “e shpjegoj”, po ama assesi nuk e arsyetoj, pos si pjellë kopile e normës, që është barikaduar dhe tabuizuar tash 37 vjet, duke mos ndryshuar as edhe një presje! Edhe me mediet nuk jemi për lavd. Profesionalisht (mjerisht). Kurrë s’kemi pasur më shumë libra e më shumë gazeta dhe kurrë më pak lexues! A nuk flet edhe kjo mjaft?

“Metropol” – Inatçinjtë ju kanë pasur gjithnjë zili, kurse dashamirët lakmi për artikulimin tuaj gjuhësor. Do t’i mbeteshit borxhli opinionit, nëse s’do të flisni për standardin gjuhësor dhe zërat gjithnjë e më të theksuar se standardit i ka kaluar koha dhe se është “një rrobë e vjetër në shtatin e rritur”. A ka të drejtë kjo orkestër zërash me në krye Migjenin, djalin tuaj?

R. Kelmendi – Pa zënë ngoje tim bir, e kam thënë dhe vijoj ta them se jemi të vonuar jo më pak se plot 37 (edhe me shkronja: tridhjete e shtatë) vjet për të mbajtur Kongresin II të Drejtshkrimit (që na duhet si buka), në të cilin do të korrigjoheshin mangësitë e derisotme të dëshmuara. Po para së gjithash “autonomia” e gegërishtes (përkrah toskërishtes).

Intervistoi: Xhemail Veseli




[ Edited Sun Jan 31 2010, 04:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4400 sec, 0.0092 of that for queries. DB queries: 51. Memory Usage: 3,119kB