Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Qeshtja Shqiptare e Shqipnis linore Manastir ( "Maqedoni ???" )
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Jul 19 2008, 10:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
FATVA E ARBER XHAFERIT

Nga Migjen Kelmendi
Jun 22, 2008, 16:24

Faksimil nga artikulli i Arber Xhaferrit
E kisha lexue me vonesë nji shkrim skandaloz të autorit Arbër Xhaferi, me titull “Shtetformimi vs. Kombformimit”, që e boton gazeta “Koha Ditore” dhe e riboton gazeta “Express” (9 Qershor 2008). Teksti ishte i mbushun me terme e çashtje të mëdhaja si Shteti, Kombi, Gjuha…edhe pse fund e maje ishte vetëm nji gja – Fatva. Nji pamflet dhe ftesë skandaloze për linç, që ta kujtonte kohën e vendimeve politbyroiste për “ballafaqime me anmiq klasorë”, dhe me “dlirjen e radhëve tona nga tradhtarët’. Nji shkrim që arsyetonte dhunën dhe ftonte për dhunë.

Ky shkrim i Xhaferit e kishte marr nji përgjegje meritore nga Halil Matoshi, sa e gjej te tepërt me i shkue edhe une tashti tana kontradiktave të këtij pamfleti. (Shif suplementin JavaPLUS). Po ndalem shkurt vetëm në diçka pak.

Shkrimin e tij Xhaferi e fillon me nji përshkrim të Serbisë si Shejtan shtet. Me këto shamje e anatema kuptojmë se bota e Xhaferit asht e thjeshtë, shumë e thjeshtë: Serbët janë të Kqij, na Shqiptarët jemi të mirë. Ata janë të Zi, na jemi të Bardhë. Ata janë Shejtana e na jemi Meleqa. Simbas Xhaferit, Shqiptarët janë të vaksinuem prej vrasjeve, prej dhunimeve, mëkateve, të ligave, SIDAs.

Xhaferi shkruen: “Shqiptarët, në dallim nga serbët nuk e vrasin kryetarin e dikurshëm të shtetit (Ivan Stamboliqin), nuk vrasin kryeministrin (Zoran Gjingjiqin), nuk vrasin gazetarët hulumtues (Slavko Çuruvia), nuk i vrasin ministrat, shefat e policisë, nuk kanë klane të tipit të Zemunit, etj.”

Imagjinoni: njeriu që na la si legatë të veten PDSH të udhëhequn nga politikani i quejtun - Menduh Thaçi – që u emnuen nga Ali Ahmeti dhe BDI si organizatorët dhe egzekutuesit e atentatit ndaj Ahmetit këto ditë (e gjuejtën me e vra, po nuk e qëlluen!), e shkruen dhe boton këte fjali (sic!).

A duhet me ia kujtue Xhaferit ndoshta Enver Hoxhën që vrau gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhe internoi e burgosi me qinda-mija shqiptarë, si nji argument të shpejtë se Shqiptarët nuk janë të vaksinuem nga vrasjet dhe dhuna. E sidomos, nuk janë të vaksinuem nga – budallakia.

A ka argument ma kundërshtues ndaj kësaj fjalie të Xhaferit sesa Shqipnia e Bunkerizueme dhe e izolueme ndaj bote për katërdhetë e sa vjetë?

A duhet me ja kujtue Xhaferit bandat që i kanë mbushë gazetat e Shqipnisë si “Banda e Lulit”, “Banda e Çulit”, Banda e Milit”, “Miri i Çikës”....

A duhet me ja kujtue Xhaferit se shqiptarët jo e vrasin kryeministrin, po e kallin krejt Shtetin për Pushtetin si në vitin 1997….

A duhet me ja kujtu Xhaferit Maqedoninë perendimore të këtyne ditëve kur u krye sulmi ma flagrant ne historine moderne ndaj votës së lirë të shqiptarëve nga shqiptarët: Menduh Thaçi dhe PDSH…

Këto janë vetëm disa argumente të shpejta që diskreditojnë jo vetëm këte fjali, po krejt këte njeri që e nënshkruen këte pamflet.



“Nuk vrasin gazetarë hulumtues”, shkruen Xhaferi, dhe mbrenda të njajtit artikull fton për dhunë ndaj atyne që nuk mendojnë njisoj si ai, ndaj atyne që nuk e respektojnë Standardin, identifikon dhe zbulon “projekte me elemente antikombtare”, fton për linç.

E njajta, rrafsh e njajta mendësi dhe e njajta ideologji që Xhaferi e shejtanizon ndër serbë, asht ajo ideologji dhe ajo mendësi që e formëson, e udhëheqë dhe e dikton Arbër Xhaferin.



Sidomos i gjej jo amatoreske, po të turpshme mendimet e tij që i sjell për Gjuhën Standarde në këtë artikull Xhaferi. Xhaferi, pik-ma-s’pari, nuk e ka kapacitetin me e identifikue çashtjen gjuhësore për të cilën angazhohen tanë shqiptarët e kulturuem. Askush asnjihere s’e ka kontestue nevojën e nji Standardi. Ajo që kontestohet gjithmonë asht – Standardi i vitit 1972.

“Hë për hë për shqiptarët i vetmi ind koheziv kombëtar ka mbetur gjuha standarde shqipe”, shkruen Xhaferi. Po si i paskan ba ball procesit historik para vitit 1972 shqiptarët e paskan mbetë – Shqiptarë – pa Standard? Si kanë mujt me egzistue fare pa Standard për krejt këta shekuj? Standardi i vitit 1972 si ‘ind koheziv i shqiptarëve’ asht nji nga Mashtrimet dhe Keqinterpretimet ma flagrante që zakonisht e kanë përdorë gjuhëtarët enverianë në përpjekje me i ba ball akuzave, pyetjeve, dhe argumenteve që flasin rrafsh të kundërtën e Xhaferit. Mungesa e argumenteve e linguistave enveristë, që mbështesin vendimet që Tosknishtja me qenë Standardi, i ban enveristat me e veshë “Tosknishten si Standard” me 1000 konotacione politike për gjoja “Shqipninë e Madhe”, për standardin si “ind koheziv të kombit”. Ky asht Standardi mbrenda të cilit jemi bashkue, dhe nji ditë të bukur ka me na çue edhe deri te Shqipnia e Bashkueme. Dështimi i “Tosknishtes si Standard” (sepse askund nuk u mësue me u folë e me u shkrue si duhet në hapsinat shqiptare për 35 vjet), mospasja e argumenteve gjuhësore e shkencore që mbështetnin Tosknishten si Standard (pos që ishte gjuha e diktatorit dhe Polytbyrosë së Partisë së Punës), i banë ata me e vesh “Tosknishten si Standard” me 1000 konotacione politike për Bashkimin Kombëtar dhe “indin koheziv” e n’esencë e kishin vetëm nji qëllim – legjitimimin e nji imponimi dhe diktati. Diktati dhe Dhuna e Standardit ‘72 arsyetohej me Bashkimin e nesërm shqiptar.



Mirëpo, nëse Standardi ’72 paska pas me na e krijue Shqipninë e Madhe, atëhere Kosova si shtet qytetar asht argument i fundit, final, KUNDER Standardit 1972. Standardi i vitit 1972 nuk na bashkoi! Shqipnia e Madhe e Xhaferit dhe Maliqit nuk u krijue. Standardi ’72 DËSHTOI!



Ka aq shumë me u thanë, e aq shumë edhe asht thanë e shkrue për këte çashtje, sa nuk po du me u ndal ma gjatë, sepse për njerëzit e kulturuem shqiptarë, për njerëzit patriotë shqiptarë, çashtja e standardit të vitit 1972 asht çashtje e kryeme dhe e vërtetueme, asht aksiomë: dhunë, dhunë dhe vetëm dhunë – që duhet urgjentisht me u ndryshue. Çdo vonesë në këte çashtje shkon në proporcion gjeometrik me diskreditimin dhe kompromitimin civilizues të kulturës shqiptare.



Por, Xhaferi e arsyeton dhunën. Si me polemizue me njeriun që dhunën e ka argument. Për te dhuna asht Ligj dhe ai fton institucionet me sanksionue mosrespektin e Standardit të vitit 1972. Xhaferi me këtë apel për dhunë e ligj, me këtë apel për tabuizimin e çashtjeve me randësi kombtare si Stadardi dhe Planifikimi Gjuhësor, e jo debatimi e familiarizimi me të vërtetat e Standardit dhe Planifikimit, na e zbulon nji natyrë të fshehtë intrinsike prej diktatori dhe dhunuesi. Prej antidemokrati. Xhaferi na dëshmon dhe provon se Menduh Thaçi nuk asht rastësi, po nji zgjatim dhe alter ego i tij. Xhaferi nuk e kupton se Ligji në shoqnitë demokratike asht mjet dhe garant i Pajtimit, i Konsenzusit, i Marrëveshjes, e jo i Diktatit, Imponimit dhe Dhunës. Me ligj mbrohet Marrëveshja e arritun, mbrohet Konsenzusi, e jo Dhuna. Me këte artikull Xhaferi e ban publike se ai vuen nga nji keqkuptim thelbësor për shtetin ligjor dhe demokracinë. Xhaferi në vend se me ftue në hapjen e debatit për vitin 1972 dhe “Tosknishten si Standard”, ai fton për mshefjen e të vërtetës dhe tabuizmin e atij viti. E din Xhaferi çka o mirë për qytetarin. S’ka nevojë qytetari me i dijtë krejt senet.



DHUNA DHE FARSA E VENDIMIT TË LIRË. Une e njof mirë dhe i besoj sensit për të drejtën dhe sensit për të vertetën që e kanë shqiptarët e Kosovës. Të gjithë ne që kërkojmë publikisht hapjen e debatit për mënyrën dhe rrethanat se si u standardizue Gjuha Shqipe në vitin 1972, dhe kërkojmë që ky Standard, që për 35 vjet u petrifikue mbrenda atyne rregullave drejtshkrimore të hapet, të pasunohet, të rishikohet, të studiohet e kultivohet - TE NDRYSHOHET - njikohësisht jemi të bindun se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dijnë të vërtetën se si u krye kjo punë e Standardizimit në vitin ‘72.

Le ta krahasojmë nji moment shumë të ngjajshëm ku kështu përmes nji Mbledhje, Kongresi quje, u abrogue dhunshëm autonomia e Kosovës, me Kongresin e Drejtshkrimit kur abrogohet Gegnishtja. Metoda, konteksti, mendësia dhe procedura jane shumë të ngjajshme. Veç çashtjet janë tjera. Ajo që i ban krejt të ngjajshme këto dy momente historike shqiptare janë Dhuna dhe Farsa e Vendimit të Lirë.

Nëse e vërteta për Kongresin e vitit 1972 nuk qenka me randësi, po me randësi asht me i pranue pa asnji pyetje vendimet e atij Kongresi, atëhere krahasimisht, edhe ne shqiptarët e Kosovës ka qenë dashtë që t’i bindemi vendimeve për ndryshimet kushtetuese që Serbia e Milosevicit ia imponoi shqiptarëve të Kosovës? Zyrtarisht, si edhe thojshin autoritetet në Beograd në vitin 1989, Kuvendi i Kosovës mbajti seancën dhe i votoi me rregull dhe simbas procedurës ato ndryshime. Por, e vërteta e ndryshimeve ishte kretj tjetër. Ato ndryshime u imponuen me dhunë, u krijue Farsa e qetësisë dhe e rregullit edhe pse kudo kishte forca policore e ushtarake jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës. Mbrenda në sallën e Kuvendit kishte edhe pjesëmarrës të policisë sekrete, UDB, që banin presion mbi delegatët dhe….delegatët votuen: PRO ndryshimeve kushtetuese. Ndryshime që abroguen lirinë dhe autonominë e tyne. Njisoj si votuen delegatët n’Kongresin e Tiranës, pjesa ma e madhe e tyne Gegë, kundër Gegnishtes. Mirëpo, shqiptarët e Kosovës kurrë s’i pranuen ato vendime të viti 1989 dhe këtu dëshmuen se sa shumë për ta ka randësi E Vërteta dhe E Drejta. Ata sakrifikuen vendet e tyne të punës, familjet e tyne, mirëqenien e tyne. Në fund edhe jetën e tyne që, tevona, krejt kjo sakrificë bahej metaforikisht vetëm për nji gja – për Të Vërtetën e asaj mbledhje të Kuvendit.

Prandaj, jam i bindun, tuj e besue sensin për drejtësi të kësaj shoqnie, që kjo shoqni ka të drejtë me e dijtë nji gja që e dijnë të gjithë në Shqipni – se Standardi i vitit 1972 ishte i dhunshëm. Që Gegnishtja ishte abrogue ngjajshëm siç asht abrogue autonomia e Kosovës. Që Standardi ‘72 asht vetëm dhunë, dhunë, dhunë dhe kurgja tjetër.

Kurrfar ‘indi koheziv i kombit’. Janë njerëzit si Xhaferi, si Rexhep Ismajli, si Rexhep Qosja e shumë tjerë, që qytetarit të Kosovës ja mungojnë të vërteten për nji mbledhje që Enver Hoxha i tha Kongres. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë me dijtë të vërtetën. Kaq. Nëse “e vërteta” e Xhaferit, Qosjes, Ismajlit…qenka aq e qartë, pse janë ata që gjithmonë ftojnë për ligj, për dhunë, për tabuizimin të asaj mbledhje, e jo për hapjen e saj para qytetarëve të Kosovës? Pse po tuten? Prej çkafi po tuten? Se kur ta marrin vesh çka ka ndodh mos po çbahen prej t’kenunit Shqiptarë? Une e kam nji mendim krejt tjetër, mbrenda këtij argumentimi nacionalist për gjuhën: po si mundeni me qenë e me u quejt shqiptarë, e me e ndalue të vëretetën për Gjuhën Shqipe, me e ndalue shkrimin e Gegnishtes, botimin e Gegnishtes, përdorimin e saj? Gegnishtja asht gati krejt ajo që i themi - Gjuha Shqipe. Si mundeni me u quejt te kulturuem tue ndalue e tue u tut Gjuhe?
Nji opcion i rendomte n'Web per me u percaktue per Anglishten

Qytetarët e Kosovës me 10 vjet mosbindje qytetare ndaj dhune dhe të “vërtetave” shumë të ngjajshme si këto të Xhaferit, kanë dëshmue se për ta – E Vërteta – ka shumë domethanie.

Ata e meritojnë me e dijtë ate që edhe zogjtë n’Shqipni e dijnë – se Standardi 72 asht dhunë, dhunë dhe vetëm dhunë.

Ani Xhaferi diku e përmend Planifikimin Gjuhësor! Paj, argumenti ma i madh i krejt kritikëve të Standardit të vitit 1972 asht pikërisht – Planifikimi Gjuhësor. Se ai Standard s’asht planifikue me i shërbye hapsinës së përgjithshme linguale shqiptare, po vetëm me imponue nji kierarki të re vlerash proletare, nji botëkuptim të ri të klasës që kishte marr pushtetin në Shqipni me revolucion.


Wikipedia dhe diferencat mes Angishtes Amerikane dhe Britaneze
Xhaferi sjell edhe do shembuj shpejt e shpejt, përmend Anglishten pa e kuptue se sot kudo has në dy forma t’Anglishtes, US English dhe UK English, pa i permend me dheta forma tjera t’Anglishtes, dhe përçudi, Anglezët s’u çbanë gjuhe! Përmend gjuhë e shembuj tjerë, por harron shembullin kryesor, Norvegjinë, ku bashkëjetojnë dy Standarde gjuhësore dhe nuk asht këput ‘indi koheziv norvegjez’. Qysh kanë pshtue norvegjezët pa u farue gjuhe? Nji spjegim mrekullues kësaj çashtje i ban edhe Roland Basha, dhe e ftoj Xhaferin me lexue e me msue prej djemve të ri.

Por, le ta lam gjuhën, se po them, këto mendime të Xhaferit jo se janë amatore, po të turpshme për nji njeri të kulturuem. E sidomos kur edhe fton ligjin me e mbrojtë – injorancën.

Le të kthehemi te kredibiliteti dhe e drejta morale e Xhaferit me na folë për Shtetin dhe Kombin. Sidomos me dal publikisht në momentet ma dramatike për lindjen e Kosovës si shtet, me propozime për Shqipninë Etnike, njisoj si Ivica Dacic (shif Top Channel). Si u ba që në sinkron e pleduen Shqipninë Etnike Ivica Dacic, Dobrica Cosic, Nebojsa Covic…Arber Xhaferi, Shkelzen Maliqi, Astrit Salihu…..këte le ta gjykon lexuesi.

Ne të gjithë jemi patriota të gazetave, sidomos të gatshëm për ta zbulu “tradhtarin ne radhet tona”, si Xhaferi. Por, ajo që krejt neve na determinon janë veprat tona, punët tona konkrete. Trashigimia dhe legata jonë.

Cila asht legata politike e Arber Xhaferit ne Maqedoni?

Trashegimia politike qe na e la Xhaferi ne Maqedoni asht – PDSH e udhehequn nga Menduh Thaçi. Po ajo parti e ai lider që dhunoi votën e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, që kriminalizoi procesin politik dhe devalvoi në përgjithësi çashtjen shqiptare në Maqedoni. Xhaferi na la trashigim asi lideri e asi partie që jo vetem cenuen çashtjen shqiptare ne Maqedoni, po edhe stërpikën Momentin Shqiptar n’Europë. Në momentin kur çashtja shqiptare ishte çashtja ma e arritun në rajon, përmes pranimit si shtet shok i Shqipnisë në NATO dhe pamvarësimit të Kosovës si shtet, PDSH dhe Menduh Thaçi stërpiken me dhunë e primitivizma këte Moment Shqiptar, si u vlersue n’Europë, kur si asnjihere ma para çashtja shqiptare si e tanë nuk kishte evolue e përparue. Në momentin kur të gjithë e prisnim njohjen që duhej të vinte nga ana e Maqedonisë, PDSH dhe Menduh Thaçi banë çmos e çnuk që situata me qenë e tille që çashtja e njohjes se Kosovës nga shteti maqedon me u shtye dhe me pas pretekst - çashtjen shqiptare të Maqedonisë!

Asgja nuk flet ma shumë për moralin dhe kredibilitetin e Arbër Xhaferit për me na folë e mbajt ders për kombin shqiptar dhe Shqipninë Etnike se sa legata e tij – PDSH me Menduh Thaçin.



KJO NUK ASHT POLEMIKË. Njimend u deshtën disa rreshta ma shumë, që po vinin mbas nji abstenimi dhe shumë vjet përmbajtjeje mos me ju gjegj Shkelzen Maliqit, por mendoj se kanë vlejtë, sepse në fund të tyne u çplue qëllimi intrinsik i Shkelzen Maliqit: kualifikimi, përçmimi, denigrimi dhe fyemja publike. Krejt këta “rreshta”, që Maliqit i duken shumë, le ta kujtojmë, filluen me kualifikimet e Maliqit si “xhuxhe dhe joserioze” për mediat që udhëheqi une, për të vazhdue me “katranosje”, “gazetari abdibaletiane”, dhe në fund me nji ofendim publik – “migjengjitis”. Kaq e kisha une: me e qit në shesh, me e ba eksplicit këte obsesion të Maliqit me Atituden teme e mediat e mia, që po vazhdon me vite dhe që nji gjegje e muer vetëm kësaj here. Çka e ban nji njeri me halle të veta, me smundje të veta, po e përsëris, asnjihere i tanguem, asnjihere i përmendun në tekstet e mia, kështu me u obsesionue me mediat dhe atituden teme, sidomos kur i kualifikon si xhuxhe dhe joserioze? Bindjet e tij të kryeme për Flamurin Shqiptar dhe Shqipninë Etnike dhe nervoza që e ka kap se s’u realizuen?

Ai thotë se Java dhe Kelmendi polemizojnë me te. Kjo s’asht polemikë, kjo asht vetëm përgjegje dhe mbrojtje ndaj nji sulmi flagrant përçmimesh e kualifikimesh. Asht edhe përpjekje, po, e kontekstualizmit të kësaj nevoje të Maliqit me pshtye e me sha, tuj u mundue me ja gjetë nji spjegim racional kësaj nevoje: Shqipnia Etnike e tij e dështueme, Flamuri Shqiptar i tij i paaprovuem, lufta e huqun (“nuk ka moment ma të pavolitshëm në histori se tash me nis luftën me Serbinë…), komplekset, huqjet, smundjet, hallet…libido e pëlkyeme…bindja se kanë nis me ju rritë cicat….apo veç gjelozi pleqnishte? Kjo nuk asht polemikë.



JARANAT E BEOGRADIT. Maliqi thotë se në nji rresht të tij une ja kthej me 1000, rrafsh si Abdi Baleta. E para, Maliqi nuk o gjithfarë huqsi, Maliqi o Huqs Monumental. E meriton pak hapsinë:). Atij gjithmonë i ka pëlqye bukurshkrimi jem, beletra jeme, le ta kupton si nji portret dhuratë beletre (me kusht që e lexon e rilexon, sepse diku në këte portret beletre asht e vërteta kuruese e tij). E dyta, nuk janë vetëm disa rreshta të tij, kur i mbledh krejt rreshtat e botuem deri sot për këto vite që s’paten gjegjen teme, kur jau shton tana ato përçmime e riinterpretime nëpër kafe e Off the Record, shtoja edhe krejt kete mori rreshtat t’orkestruem që miku i tij i studimeve në Beograd, Arbër Xhaferi, i botoi po këto ditë tuj i dal në ndihmë jaranit, dhe krejt ate sulm qe Maliqi ja ban Halil Matoshit, sepse kishte marr guximin me ju përgjegj Xhaferit, numri i rreshtave të Maliqit tejkalon rreshtat e përgjegjes seme. E treta, ajo që e ban me u quejt nji gazetari “gazetari abdibaletiane” e “buçpapiane” nuk asht e as ka qene ndonjihere – gjatësia dhe numri i rreshtave të tyne – por, përkundrazi, mendësia e ndjekësve, policëve, gazetaria e pogromit, gazetari e linçit, fatvas, rrafsh njikështu si e lexojmë në shkrimin e Arbër Xhaferit që e mbron dhe arsyeton Maliqi, e që identifikon “projekte me elemente antikombëtare” dhe fton për dhunë ndaj tyne.

Ky sulm i sinkronizuem i dy jaranave prej Beogradi, ta çon mallin jo të Abdi Baletës, po të Milovan Drecun’it, të atij eksperti për çashtje ushtarake të Radio Televizionit të Serbisë, që gjithmonë zbulonte do ‘anmiq’ e do ‘projekte me elemente antikombëtare’ si Xhaferi e Maliqi në atituden teme publike dhe në mediat e mia. Dhe taman, ‘udbashski’, njani denigron personalitetin, e tall e ofendon (Maliqi); e tjetri ia ngjet etiketen në shpinë me target, me shej (Xhaferi), dhe te dyte n’unison piskasin: Qe tradhtari!

Aq skandaloz e gjej artikullin e Xhaferit që e arsyeton Maliqi sa, po them, le të mbetet në ndërgjegjën e tij e të Maliqit.

Se Maliqit ja ka mujt obsesioni dhe urrejtja edhe gjykimin edhe leximin, konstatohet në faktin se në krejt ate paskuil e pamflet të Xhaferit, Maliqi shef gjithçka pos – fatvas dhe fteses për linç. Asnji fjalë s’e thotë për pogromin e Xhaferit. Ate qe Matoshi e heton menjihere dhe kollaj. Ate qe shihet prej avionit n’ate shkrim. (Shif suplementin JavaPLUS).

Nëse Maliqi mendon se dispariteti në rreshta e jo në argumente po e bajka ate me ofendue e me denigrue publikisht, une i kisha botue edhe dy foto n’ate përgjegje teme sa me i ndihmue – edhe pa rreshta hiq – me e pa se cila asht pika prej nga Maliqi na flet për gazetarinë – “Express”, si gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar që akuzohet ndërkombtarisht.

Maliqi ka drejtë me na folë për Moralin e Gazetarinë tue shkrue prej platformës “Express”, po njaq sa ka të drejtë me na shkrue për Shtetin e Kombin Xhaferi tuj na lan si legat – Menduh Thaçin.

Të dy këta jarana të Beogradit, prej megalomanie, karabythën me tema të mëdhaja shqiptare si Gjuha, Shteti, Kombi, Lufta, Flamuri e përfundojnë të dy vetëm si - Dr. Jekyll e Mr Hyde. Njani si “Mr. Hyde” na e len trashigim gazetën “Express” dhe pledimin për Shqipninë Etnike; tjetri si “Mr. Hyde” na e len trashigim - Menduh Thaçin!

© by Gazetajava.com

Marre prej Gazetajava.com


[ Edited Sun Jan 31 2010, 08:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 19 2008, 11:19am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Xen, a beson ti në shtetin e Kosovës?

Nga Halil Matoshi
Jun 22, 2008, 16:22

Krejt mosmarrëveshjet e mia me debatuesit rreth çështjes së identitetit kombëtar dhe atij shtetëror burojnë nga fakti se a jemi tash, pas pavarësimit të Kosovës, më shumë shqiptarë seç ishim, apo po “shkombëtarizohemi” dhe po shndërrohemi në kosovarë!?

Bindja ime është se tashti si kosovarë (komb-shtet) jemi më shqiptarë se kurdoherë më parë. Shqiptarë emblematikë!

Sipas Urs Altermatt’it nëse në Europë po bëhet realitet shoqëria multikulturore, aq më tepër edhe konceptimi i kombit – shtet bëhet një imperativ kategorik. Në këtë rrugë, thotë Altermatt, shteti kombëtar në një farë kuptimi shkombëtarizohet. Shtetet moderne janë në gjendje të jetojnë kur e shkëpusin nënshtetësinë politike nga identiteti kulturor dhe etnik. Por nëse ata (shqiptarë, serbë, romë, turq etj. etnikë) “harrojnë” se ç’janë me gjak, për t’u unifikuar në një bashkësi qytetarësh, në një njësi të rritur, kjo nuk d.m.th. se ata janë më pak të tillë, shqiptarë, serbë...Janë etni, të tillë, çfarë ishin vetëm se tashti paraqesin një cilësi të re politike, prandaj Xhaferi hiq nuk do të duhej të bëhej merak për kosovarët, që sipas observimeve të tij, na dalin diqysh ma pak shqiptarë se ai, madje edhe antikombëtarë!?

Jam thellësisht i bindur se arritja e shtetit, kosovarët i bën më shumë shqiptarë seç ishin kur megjithatë e kishin të drejtën e eksponimit të simboleve kombëtare dhe 28 Nëntorit!

Shkëlzen Maliqi krejt “Cool” u përpoq ta “nxjerr” nga humnera teorike Arben Xhaferin, ku ishte katandisur, por Xeni pos solidarizimit blanco me të nuk tha ndonjë të re, madje as që u muar me tezën e Xhaferit se “procesi i shtetformësisë në Kosovë duhet të ketë një limit të caktuar që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të vlerave kombformuese”. Maliqi vetëm sa e abstrahoi edhe më shumë çështjen e shtetit dhe kombit. Kam pritë që Maliqi do të jetë ndër mendimtarët që nuk e favorizojnë mendimin tradicional etnonacionalist, për t’i hapur udhë një mendimi të ri, që mbështetet në vlerat e reja evropiane. Por edhe Maliqi po ashtu konsideron se çështja shqiptare mbetet e pazgjidhur. Ndërkaq unë mendoj se përfundimisht çështja serbe dhe ajo shqiptare pas ndarjes së Kosovës nga juridiksioni serb dhe njohjes cilësore ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe sovran, nga shtetet më relevante demokratike të kësaj bote unipolare, pra që të dyja këto çështje kombëtare mund të konsiderohen historikisht të zgjidhura. Mirëpo serbët etnonacionalistë vazhdojnë me politikën e fashizmit koncesual millosheviqian sipas motos “atje ku është një serb është Serbi”, duke mëtuar që çështjen e serbëve kosovarë ta shpallin konflikt të ngrirë që varësisht nga fuqia politike t’i rikthehen sërish, pra të kërkojnë në mos luftë të re, së paku negociata të reja! Po aq sa etnonacionalistët shqiptarë (këto tesha po i vesh edhe Maliqi) që duan t’ia përputhin kufijve gjuhësor kufijt e shtetit. Kjo, nuk përket me realpolitikën, madje pas pavarësimit të Kosovës është absurd.

Xeni e quan shkrimin tim si “sulm të ashpër” ndaj Xhaferit, e jo shkrimreagim, ose pikëpamje kundërshtuese e tezave të tij. Sipas Maliqit shkrim im i takuaka “këtij lloji të keqkuptimit të një platforme më të gjerë të shtruarjes së çështjes kombëtare shqiptare, ku ajo ende mund dhe duhet të trajtohet si tërësi, dhe nuk është domosdoshmërisht formë e etnonacionalizmit, që kinse është e kundërta e patriotizmit konstitucional”.

Valla njeri, të kërkosh përputhjen e kufijve të gjuhës së kulturës me kufijt e shtetit është super-etnonacionalizëm, bile edhe petrolej-patriotizëm (turbo) dhe ky, hiq pa kinse, është kundërvënie patriotizmit konstitucional!

Sipas Xheferit “shteti i Kosovës duhet t’i ketë limitet e caktuara, për hir të kombformimit”, e për mua kulmi i kombformimit është shteti, por jo ai etnik sipas mendësisë etnocentriste. Shtetin-komb unë e perceptoj krejt ndryshe nga etnonacionalistët, sepse sheti-komb nuk është më shteti etnik, por shtet (bashkësi) i qytetarëve. Se ku çojnë teoritë biologjistike të lidhjes së gjakut apo amanetet emotive “të parëve të kombit”, dihet. Deja vu! Atje kthehen Xhaferi e Maliqi. Unë s’kam kohë!

Maliqi më tej shkruan se Arbën Xhaferi e ndan qartë dhe afirmativisht çështjen e shtetformimit të Kosovës, në frymën e idesë policentrike, nga procesi i kombformimit, të cilin e konsideron të papërfunduar, si një çështje me të cilën shqiptarët ende duhet të merren, të paktën atje ku ata nuk mund të kanë ndonjë emër tjetër, p.sh. në Maqedoni”.

Unë me saktësi matematike thash se Xhaferi do të duhej t’i hapte udhë “patriotizmit kushtetues” në Kosovë, nëse jo në Maqedoni, ku ende nuk ka përfunduar lufta politike për faktorizimin e etnisë shqiptare. Kurse Maliqi nuk ndalet fare këtu, të lexojë, por nxehet në apologjinë e tij. Ai ndonëse është më i hapur se Xhaferi, ai mendon njëjtë për ruajtjen e identitetit gjuhësor, “të një gjuhe standarde, që është shumë legjitim dhe jo diçka anakronike. Veçantia dhe shtetformimi i Kosovës nuk rrezikohet aspak me insistimin në standardin unik”. Absolutisht as unë nuk them se shtetformësia e Kosovës rrezikohet nga standardi i gjuhës, por mendoj se ai standard duhet reformuar sepse e kufizon shprehjen e vetëqenies së kësaj “njësie të rritur” (etosin dhe logosin). Gjuha është kategori e gjallë dhe dinamike, e jo diçka e betonuar që duhet mbrojtur me ligj.

Për dallim nga Xhaferi i cili kërkon një hegjemon për ta vënë në zbatim standardin, Maliqi mendon se është i domosdoshëm një rishikim dhe ndoshta përshtatje e standardit rrethanave të reja. Pajtohem. Të kërkosh mbrojtjen e një standardi gjuhësor shumë të diskutueshëm, me ligj është thjesht paranojë (frikë iracionale) nga zhbërja, nga humbja e nxitur nga kompleksi i inferioritetit. Tendencat për t’i përputhë territoret e gjuhës së kulturës me kufijtë e shtetit ka prodhue në fundshekullin XX spastrimin etnik dhe gjenocidin, në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Asnjë përkufizim i kombit nuk sjell një përgjigje të padiskutueshme për një pyetje themelore: Si të përcaktohet territori i kombit dhe këtej të nxirren kufijtë e një shteti? – pyet Anne-Marie Thiesse dhe përgjigjet: “Kombi është një parim, shteti një realitet konkret.”

Po ashtu, pajtohem me Maliqin për mundësitë e marrëveshjeve të përbashkëta me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, mirëpo këso marrëveshjes objektivisht nuk mund të dalin jashtë kornizave të programit të NATO-s, “Partneritet për paqe” dhe integrimeve, sepse vetë fakti se Shqipëria ka marrë ftesën për në NATO kurse Kosova zotohet se aspiron këtë organizatë veri-atlantike, sikur edhe Maqedonia, kjo d.m.th. se marrëveshjet në fushën e mbrojtjes midis hapësirave shqiptare janë të nënkuptueshme brenda këtyre kornizave ose edhe të detyrueshme.

Xhaferi e vëren saktë se “dekodifikimi nacional i Kosovës shtet është i pashmangshëm, por ai pak më parë e hedh një kundërthënie. “Manifestimi i kapaciteteve shtetformuese të elitës kosovare ka marrë aq shumë revan, sa që kanë filluar t’i dëmtojnë, t’i zvetënojnë ato kombformuse”. Dhe në këtë kundërthënie të tij flenë vet djalli, prandaj ai më poshtë kërkon kufizim të shtetëformësisë kosovare.

Urs Altermatt citon Klemns Kudwig’un që thotë se koncepti i kombit-shtet e vendos në qendër parimin e barazisë dhe të përbashkësisë për të konkluduar se vendimi subjektiv i individit qëndron në rrënjët e kombit të shtetasve. Shtetasi i veçantë i përket drejtpërdrejtë shtetit, pa ndërmjetësinë e një instance të mesme që quhet komb ose etni.

Maliqi nuk merret tutje me ligjëratën nacionaliste të Xhaferit, ku ai bënë edhe disa gabime teorike dhe konceptuale, pra ai ia hesht “lluftat” teorik dhe logjik. Maliqi nuk merret me faktin se, disparitetin e gjuhëve sllave, Xhaferi e sheh të nxitur nga intenca ekspansioniste dhe hegjemoniste, e është krejtësisht e kundërta. Thiesse thotë se Vuk Karadzic, krijuesi i serbo-kroatishtes, paditet si një nder veprimtarët e parë të imperializmit mbarëserb. Xen të lutëm banu fer!

(14 Qershor 2008, “Express”)

Shkelzen Maliqi

Çështja kombëtare shqiptare nuk është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës. Pavarësia ende e pamaturuar e Kosovës, që më 15 qershor do të bëhet republikë kushtetuese, është vetëm një hap i madh përpara në stabilizimin e një modeli të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, e cila në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar është quajtur "zgjidhje policentrike" (Gazmend Zajmi). Kjo nënkupton një konstruktim të përbërë prej disa njësive politike, ku shqiptarët si një etni me një gjuhë dhe kulturë të përbashkët, nga pamundësia që të krijojnë një shtet unik, akomodojnë veten në disa modalitete të shtetëformimit. Shqipëria dhe Kosova janë shtete ku shqiptarët janë përbërës dhe faktor kyç shtetformues, në Maqedoni shqiptarët janë pakicë në krahasim me shumicën maqedonase, që synojnë pozitën sa më të avancuar të barabarësisë proporcionale shtetformuese, kurse në Greqi, Mal të Zi dhe Serbi, aspirata e tyre është t’i kenë të garantuara të gjitha të drejtat të minoriteteve sipas standardeve më të larta evropiane. Ideja pragmatike e policentrizmit është kritikuar ashpër nga forcat që ende angazhohen për krijimin e një shteti unik kombëtar. Por, kohëve të fundit, sidomos pas pavarësimit të Kosovës, fuqizohet një pikëpamje tjetër që angazhohet për afirmimin e plotë të identitetit të veçantë të Kosovës, ku çdo tentim që etnia ose kombi shqiptar të shikohet si tërësi, madje edhe me atë qasje pragmatike policentrike, trajtohet si "etnonacionalizëm".

Sulmi i ashpër i Halil Matoshit ndaj një shkrimi të Arben Xhaferit "Shtetformimi vs kombformimi" i takon këtij lloji të keqkuptimit të një platforme më të gjerë të shtruarjes së çështjes kombëtare shqiptare, ku ajo ende mund dhe duhet të trajtohet si tërësi, dhe nuk është domosdoshmërisht formë e etnonacionalizmit, që kinse është e kundërta e patriotizmit konstitucional. Arbën Xhaferi e ndan qartë dhe afirmativisht çështjen e shtetformimit të Kosovës, në frymën e idesë policentrike, nga procesi i kombformimit, të cilin e konsideron të papërfunduar, si një çështje me të cilën shqiptarët ende duhet të merren, të paktën atje ku ata nuk mund të kanë ndonjë emër tjetër, p.sh. në Maqedoni. Kosova, sipas tij, mund t’i lejojë edhe luksin dhe ngutin e ridefinimit të simboleve etnike me ato shtetformuese, por kjo nuk mund të ndodhë në Maqedoni, e as në trevat ku shqiptarët janë minoritetet dhe kanë nevojë për simbole veçuese kombëtare, jo vetëm ato shtetërore. Përndryshe, shqiptarëve në Maqedoni do të duhej t’iu sugjeronim që të pranojnë simbolet shtetërore të Maqedonisë, në frymën e patriotizmit konstitucional. Formula që vlen për shtetet multietnike, nuk është imponimi i patriotizmit konstitucional, por një kombinim i këtij patriotizmi me simbolet e veçantisë, ato kombëtare, ku shqiptari i Maqedonisë nuk do dhe nuk mund të ndahet nga një trung tjetër i përkatësisë, që është përkatësi dhe identitet po aq legjitim dhe i fuqishëm, në këtë moment historik edhe më përcaktues, se ai shtetëror.

Insistimi i Xhaferit për ruajtjen e identitetit gjuhësor, e një gjuhe standarde, është shumë legjitim dhe jo diçka anakronike. Veçantia dhe shtetformimi i Kosovës nuk rrezikohet aspak me insistimin në standardin unik. Për dallim nga Xhaferi, i cili nuk futet në këtë çështje, unë mendoj se është i domosdoshëm një rishikim dhe ndoshta përshtatje e standardit rrethanave të reja, çka edhe është praktikë e gjuhëve të ndryshme që janë standardizuar prej kohësh.

Një çështje tjetër që nuk prek Xhaferi në artikullin që mëton baraspeshimin e çështje së shtetformimit me kombformimin, është ajo e strategjisë unike të mbrojtjes nga çdo rrezik që mund t'i kanosët shqiptarëve në të ardhmen. Dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, duhet të arrijnë një marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, në rast të rrezikut nga ndonjë sulm i jashtëm, ku kjo marrëveshje do të ishte garantuese edhe për pjesët tjera të kombit policentrik. Ne ende jetojmë në ambientin ku edhe nacionalizmat sllav dhe të tjerë paraqesin politika dominuese dhe një shkallë më e madhe e kujdesit për elementet e unitetit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve të ndarë në 6 njësi të ndryshme shtetërore, duhet të ekzistojë domosdoshmërisht.

Migjengjitis

Një polemikë që zhvillon Migjen Kelmendi në Java kundër meje dhe Expressit kalon çdo kufij të debatit normal. Në një rresht që kam shkruar unë, Migjeni përgjigjet me një llogore të tipit të Abdi Baletës dhe çiftit Buqpapaj të Botës sot të dikurshme, i mbush faqe të tëra të Javës me argumente ad hominem dhe spekulime nga më të pabesueshmet egocentrike. Në këtë kuptim, në një koment të mëhershëm, pata thënë se patrioti më i spikatur i vetëshpallur kosovar, M.K., i ngjanë falangës fjalamane dhe spekulative të Shqipërisë dhe se në të mirat dhe të këqijat, ne jemi një komb. Një çun inteligjent duke lexuar Javën, e tha diagnozën për këtë lloj të gazetarisë - migjengjitis.

Marre prej Gazetsjava.com


[ Edited Tue Jul 28 2009, 11:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 11 2008, 10:06am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptari e mban fjalën. Po Menduh Thaçi?

» Vendosur: 11/09/2008 - 09:17

• Martin Leka

Para disa muajsh, kur mediat shqiptare ishin fokusuar në një pjesë të rëndësishme të programeve të tyre në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, kemi parë disa prej politikanëve atje të na servirin opinionet, programet, idetë e tyre për zhvillimet atje. Sigurisht, zgjedhjet në një vend fqinj kanë rëndësi, sepse në bazë të tyre mund të shihen prirjet për zhvillimet e ardhshme politike. Kurse në rastin konkret, në Maqedoni, zgjedhjet, plus kësaj që sapo thamë, kanë një tjetër specifikë, për shkakun se atje konkurronin dy parti të rëndësishme shqiptare, çka e bënte fushatën mjaft intriguese.

Shumë prej politikanëve me përvojë, por dhe opinionistëve e intelektualëve me emër, janë shprehur se për kushtet në të cilat ndodhet komuniteti shqiptar atje, konkurrimi dhe përfaqësimi duhet të ishte kompatibël.

Por përkundër kësaj, sa për shkak të politikës ballkanike, sa për shkak të politikës periferike, sa për shkak të politikës egoiste e karrieriste, partitë shqiptare, edhe pse në fokusin e përgjithshëm të vizioneve e programeve nuk kishin ndryshime thelbësore, nuk arritën dot të mos shkonin të ndara e të përçara në zgjedhje. Kështu, në zgjedhje hynë me objektiva të qarta pushteti partia në pushtet e Menduh Thaçit dhe partia në opozitë e Ali Ahmetit.
Përpara zhvillimit të zgjedhjeve, në një prej televizioneve më të shikueshëm në vend, jo vetëm njëherë, kemi mundur të shohim Menduh Thaçin, liderin e PDSH-së në Maqedoni, parti në pushtet asokohe. Me tone herë patetike e herë folklorike, me një besim prej të verbëri dhe me një sarkazëm prej sfide ndaj kundërshtarit të tij politik (shqiptar) Ali Ahmeti, ky njeri me pamje “firmato”, nuk kishte pikë dyshimi se partia e tij do të dilte e para ndër partitë shqiptare konkurruese dhe do të ishte sërish në pushtet. Megjithatë, pyetjes së insistuar të një kolegut tonë se nëse partia e tij - pra PDSH me kryetar Thaçin - do t’i humbiste zgjedhjet, pra do të dilte e dyta, a do të jepte dorëheqjen, pa ekuivok, ai u përgjigj se do ta bënte një gjë të tillë dhe në qeverisje duhet të ishte partia e parë shqiptare. Madje, me xhentilesë, por me besim në të kundërtën, zoti Thaçi pranoi atëherë se… “ne duhet t’i lëmë vendin brezave të politikanëve të rinj”…, “se në demokraci ka rregulla…” etj., etj.

Siç dihet, zgjedhjet në Maqedoni u zhvilluan dhe partia e parë shqiptare në këto zgjedhje doli partia e zotit Ahmeti. Përpos akuzave për një fushatë jo etike dhe të dhunshme të partisë së zotit Thaçi, ky dhe kjo parti i humbën zgjedhjet.

E gjithë kjo ngjarje që duket se është inkoherente, m’u kujtua para dy-tre ditësh, kur në një kronikë televizive, duket zoti Thaçi (Menduh) duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik me një prej partive opozitare në Kosovë, partinë e zotit Haradinaj. (Për ironi, Thaçi nënshkroi marrëveshje me një prej luftëtarëve e liderëve kosovarë, shembulli i të cilit me dorëheqjen nga Kryeministër i Kosovës dhe dorëzimin e tij vullnetar për në Gjyqin e Hagës, i dha një leksion të madh demokracie jo vetëm politikës shqiptare).

Gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte kjo: të ftoja kolegun tonë - në studion e të cilit foli atëherë Thaçi - ta riftonte sërish këtë lider orator të na tregonte se pse nuk e mbajti fjalën? Pse nuk e dha dorëheqjen?
Por, edhe publikisht, kushdo ka të drejtë ta pyesë zotin Thaçi për këtë dhe ky e ka për detyrë të na japë përgjigje. Por jo të na thotë se “zgjedhjet u manipuluan, se na i vodhën” e broçkulla të tilla që i dëgjojmë nga politikanë mbarëshqiptarë prej rreth dy dekadash…

Ky rast apo ky shembull, tregon se sa pa vlerë dhe sa sipërfaqësore janë oratoria, fjalori, shfaqja dhe protagonizmi okult krahasuar me atë çka fshehin në brendësinë e karakterit prej politikani disa liderët tanë.
Shembuj të tillë na zhgënjejnë pafund, sidomos kur na përmendin historinë e vjetër, gjer tek legjendat “mumifikuese” të traditës së mirë shqiptare, epika e disa prej të cilave për virtytet tona shkon gjer në makabritet, si “për fjalën, shqiptari ther djalin”?!?!?!

Marre prej gazets Panoramaonline


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 09 2008, 01:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedoni Perendimore apo Shqiperi Lindore?

13:00/07.10.08 - Danaj:

Drejtori I Institutit te Prognozave rajonale, Koco Danaj ne nje interviste dhene televizionit Alsat, ka deklaruar se faktori politik shqiptar ne Maqedoni duhet te pozicionohet me aktivisht gjate diskutimit disa vjecare lidhur me emrin e saj. Politikanet shqiptare nuk kane te drejte dhe gjykojne gabim kur shprehen se emri eshte problem I etnise maqedonase dhe marrveshjes vetem midis faktorit politik maqedonas. Sa kohe qe ne Maqedoni jetojne ne trojet e tyre afer 1 milion shqiptare, sa kohe qe ata zyrtarisht dhe me kushtetute kane atributin e popullit shtetformues, per aq kohe problemi I emrit nuk mund te lejohet te zhvillohet jashte dhe pa shqiptaret.

Sipas Danaj: Problemi I emrit te Maqedonise eshte edhe problem kyc i popullit shqiptar qe jeton perkohesisht ne shtetin maqedonas. Danaj eshte shprehur se : Ka ardhur koha qe politikanet shqiptare ne Maqedoni te flasin me hapur per probleme themelore te kombit shqiptar. Ka ardhur koha qe Ali Ahmeti te deklaroje hapur dhe zyrtarisht se ku ndodhet Zajazi, fshati I tij I lindjes, atje ku sic thote ai ka varret e te pareve te tij, ndodhet ne maqedonine Perendimore apo ne Shqiperine Lindore. Arber Xhaferri, Menduh Thaci, Bardhyl Mahmuti etj duhet te shprehen hapur dhe zyrtarisht se ku ndodhet Tetova ku ata jetojne dhe kane qendrat e partive te tyre ; ne Maqedonine Perendimore apo ne Shqiperine Lindore.

Ky deklarim duhet bere jo thjesht ne respect te Marreveshjes se Ohrit, qe vazhdon te mbaje ne kembe Maqedonine, por me shume se kaq. Ai eshte nje detyrim nacional pavarsisht se kujt partie i perket, apo se synon te integrohesh ne BE. Ka ardhur koha qe ne fjalorin politik te maqedonise te futet nocioni politik : Shqiptaret e Shqiperise Lindore
|||Lajme.Net|||


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:20pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 17 2008, 02:12pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berberë të gjuhës, samarxhinj të lirisë..!

16-11-2008 / Nijazi Muhamedi/ Marrë nga e përditshmja e Tetovës

Rafizi s'e kupton Gjykatën, Gjykata s'e kupton Rafizin..! Marrim nisje nga bejtet e Rafiz Halitit që ia qet ky Gjykatës kushtetuese, e cila "gjatë kohë është duke bërë politikë ditore, sepse gjithçka që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve, në këtë gjykatë merren vendime në dëm të Komunitetit Shqiptar". Nga kjo mendje e ngatërruar në të shprehur fjalish marrim të kuptojmë që Gjykata kushtetuese gjatë kohë është duke turbulluar paqen servile të motit 2008 që na ka sjellë kjo çetë dënglamadhe e "lirisë" dhe na shpie bythas në paqen servile të motit 1991. Këtu, në hesap të paqes servile, dalin të ngatërruar në punë dhe në fjalë Gjykata kushtetuese dhe Rafiz Haliti. Gjykata, që lexon si shkruan, thotë që paqja servile e motit 2008 është njësoj me paqen servile të motit 1991, sepse është e njësojshme Kushtetuta e motit 2001 me të motit 1991 dhe e njëshme është dhe Gjykata. Po, Rafizi qet bejte dhe donë thotë që paqja servile e motit 2008 është më e re dhe, si më e re që është, duhet të jetë dhe më e mira, ndaj edhe ia kanë ngjitur emrin paqe servile në liri, se vetë këta e kanë bërë kështu...!!! Tashti që dihet dhe që del se vetë e kanë bërë kështu, le të rrëkëllehen në këtë baltë e të mos qesin bejte të reja për këtë turp të vjetër që na sollën. Po, ama, gjithë marifeti i tyre qëndron këtu: që të mos rrëkëllehen në baltë të tyre, po t'ia hedhin fajin Gjykatës dhe të thonë që është Gjykata ajo që na rrëkëllen në baltë dhe në gropë të saj e të poshtërimit, po që dihet dhe del ashiqare që është gropë e hapur nga ligjet që na i sollën këta, ligjvënësit e përgjumur dhe të karashtisur të njerëzisë sonë, të cilëve Gjykata ua lexon ligjet ashtu si i kanë shkruar, kurse këta kërkojnë që kjo t'i lexojë ashtu si na kanë mashtruar e që është punë që s' bëhet! Ky Rafizi, nënkryetar i Parlamentit, pra, ky ligjvënës si i thonë në Amerikë dhe gjetkë deputetit, i qet bejte Gjykatës pse nuk njeh gjuhën e njerëzisë sonë për gjuhë të dytë zyrtare, kurse Gjykata ia kthen me fjalë të hedhura larg se nuk shkruan gjëkundi në ligj apo në Kushtetutën e 1991 se gjuha jonë është zyrtare në Gjykatë, që të mos e kuptojë njerëzia jonë se këtë të zezë njerëzisë sonë ia kanë bërë këta që i qesin bejte gjykatës, dhe që është një punë e dijtur qëmoti edhe nga ana jonë. Berberi i zorrëve që u bë berber i gjuhës/Ne tashi ia themi dhe ia shkapesim faqeza e në ballë ligjvënësit tonë ca të vërteta që mbase nuk i ka dijtur me kohë, po duhet t'i ketë kuptuar më vonë si avazxhi i kryeçetarit të BDI-së dhe ish-komandant që frikohej nga vdekja, por nuk frikohej nga turpi... Dhe, e vërteta është që fatin e gjuhës sonë, që si i thoshte fjalës Atë Shtjefën Gjeçovi, është Rrnesa Jonë, e kanë prerë keq, për dëm të saj dhe të njerëzisë sonë, që në bisedimet që bëheshin për Marrëveshjen e Ohrisë, kur fati i gjuhës ishte në dorë të berberit të zorrëve, që vjen me thënë, të kirurgut Azis Pollozhani dhe ky berber i zorrëve, si deputet i PPD-së, në emër "të Atyre të Malit", si u thoshin asohere njerëzve rreth kryeçetarit të tashëm të BDI-së, ia preu gjuhën gjuhës sonë dhe e bëri të jetë as zyrtare, as bashkëzyrtare, pak sikështu atje, pak siashtu tutje dhe e la edhe pa emër të shkruhet në Marrëveshje, si "gjuhë e popullatës që e flet popullata që numëron mbi njëzet për qind njerëzi", pasi i përzunë 20 eurodeputetët që erdhën në Ohri asohere dhe thanë që në Marrëveshje duhet shkruar kështu: "Maqedonishtja dhe shqipja janë gjuhë zyrtare". Dhe, është e dijtur se ky berber e hodhi firmën se pranon këtë status-mushkë për gjuhën tonë tinëzaj nga kryetari i asohershëm i PPD-së, Ymer Ymeri, të cilit i rrotullohet mëndja kur mëson këtë dredhi dhe ky berberi mandej, tok me një deputet i quajtur Rizvan Sulejmani, i mbajnë një ligjëratë atij dhe ca të tjerëve pse e kanë bërë ashtu si e kanë bërë,gjersa një deputet me kuptim të hollë të një juristi, sikundër ishte Abdurrahman Haliti, i thotë këtij berberi të gjuhës, Aziz Pollozhanit: "Ma paska marrë bukën prej juristi, zotëria jote (!), dhe e fishkëllen në heshtje me zemëratë..!?. Më vonë u kuptua se ky berberi i zorrëve bëri kështu si bëri pasi ishte Rrëzuar në Xhep nga ana e qeverisë së Georgievskit dhe me paratë që mori si berber i gjuhës ngriti një spital në Strugë, që ia kishte zaptuar më parë Shoqatës "Nënë Tereza", kurse nga "këta të malit" që u bënë parti kur prunë paqen servile, për shpërblim të kësaj pune, u bë deputet dhe u bë ministër dhe zananë e të rrëzuarit në xhep e përdori edhe më mirë(!).Dhe, i jap liri tashi të më hedhë në gjyq për këto që thashë..?! Dhe, tashi që ky berberi i zorrëve që u bë berber i gjuhës sonë, është vënë në Këshillin për kremtimin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, më shkon mendja kah e keqja se mund të bëhet edhe berber i Alfabetit që e kremtojmë tashi, se tok me të është edhe një hanxhi Akademie, që ka punuar Ligjin për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, ligj që e nxori bashkë me të tjerët ligjvënësi Rafiz Haliti në ditët e para të uljes së përgjumur në kolltuk të nënkryetarit të Parlamentit dhe sipas këtij ligji, tash e tutje mbishkrimet e firmave shqiptare gjithandej ku janë e ku do të ngrihen dhe në ca të shkruara të tjera, do shkruhen me fjalë shqipe, ama me alfabet të sllavosur, cirilik, dhe kush nuk bën kështu, do paguajë herën e parë dy mijë euro gjobë, herët e tjera pas herës së parë lart e më lart, ashtu si e thamë me shembuj në javën e shkuar..?! Berberë e samarxhinj të rrëzuar në xhep/Dhe, asohere, ligjëvënësi R.Haliti prapë do t'i qesë bejte gjykatës pse e zbaton këtë ligj që poshtëron shqiptarët dhe Gjykata do t'i japë përgjigje se e zbaton pikë për pike ashtu si e ka nxjerrë ligjvënësi që i qet bejte dhe nuk i ka shtuar asnjë poshtërim të ri prej atyre që ia kanë bërë ligjvënësit dhe s' mund të bëjë poshtërim më të zi prej atij që ligjvënësit e njerëzisë sonë ia kanë bërë gjuhës së vet...!!! Nga kjo që thamë e që lexuat del e kuptuar se, pse shkojnë takëm këta berberë të gjuhës dhe samarxhinj të "lirisë", që u nisën të sjellin liri dhe vetëm i vunë lirisë një samar të ri përunjësie të lëmuar' që të ujdisë paq mbi shpinën tonë sepse njësoj nuk Janë Frikuar dhe nuk Frikohen prej Turpit dhe njësoj u rrëzuan në xhep, njëri në Strugë, të tjerët në Kala të Tetovës, kur bënë shitkën e saj dhe Rrëzuan Gjuhën Tonë, Rrëzuan Rrnesën Tonë në Marrëveshje të Ohrisë!!! Kanë frikë nga "drejtësia", s' kanë frikë nga turpi! Tashi që mbaruam me ligjvënësin që i bën bejte Gjykatës, vjen sëraja e dënglave të Teutkës, që asohere rrinte në Shkup si gazetare dhe bënte dritë, si Hëna, me dritë të huaj dhe fallet që ia thoshte një kallauz i Brankos në PPD i bënte lajme mbi bisedimet "e serta" në Ohri dhe mbi errësirën e bukur të Marrëveshjes që do bëhej dhe që thotë tashi në TV se, me rastet e kthyera nga Haga do provohet "drejtësia e drejtë" e këtij vendi! Dhe, kur do provohet drejtësia me tre rastet e para, do dalë drejtësia e do flasë "drejtë", se për rastin e katërt, që kap çetën e BDI-së, do vlejë Ligji për Amnestinë, që vjen me thënë ndryshaj, ashtu si janë marrë vesh në dezertimet e tyre të natës në bodrumet e VMRO-DPMNE-së. Të dinin gjuhën tonë e të kuptonin edhe pulat këtë që thotë Teutka, do të shkuleshin së qeshuri dhe në fëmijërinë tonë, Nënmadhja Marta e Mëhallës së Gjinajve në Gjinarë, që vëzhgonte fluturimin e shpendëve për të parafolë ndodhjet e motit, thoshte se, kur qeshin pulat, do na vijë ndonjë e keqe, ose mund vijë një kohë kur njerëzia jonë nuk do të trëmbet nga kulshedra me nëntë kokë, por do të trembet nga njerëzit me dy faqe, se në njerëzinë tonë, dy faqe nuk bëjnë një fytyrë, se fytyrën e bën nderi, ashtu si ka ardhur tashi ky turp dhe kjo e keqe pa e parafolë nga njerëzit me dy faqe..?! Ne tashi apim mendjen tonë që këtë të keqe mund ta ndalojmë vetëm nëse drejtësia jonë e shtrembër provon drejtësinë e vet "të drejtë", duke e bërë rast të parë rastin e katërt të Hagës, se më mirë se në këtë rast, nuk mund të provohet gjetkë drejtësia e drejtë e drejtësisë sonë të shtrembër, e mund të ketë rasje njerëzia jonë të mësojë edhe për ca dallavere pisanjose që janë bërë asokohe, nga gjithë këta që për veten e tyre i frikohen "drejtësisë" , por nuk i frikohen turpit..!!! ...


MARRE PREJ GAZETS 55 ONLINE


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:21pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 17 2008, 02:16pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Homazh për politikanin Arben Xhaferri, sot kur po na turpëron bashkëqeverisja e BDI-së

16-11-2008 / Gazeta 55

Nuk u deshën as 1 muaj qeverisje dhe ky koalicion solli ligje, ca nga të cilët shqiptarët në Maqedoni ëndërronin ti bënin e që t'i venin në makinerinë e zbatueshmërisë më pastaj. Ligje këta, të cilat nga goja e shumë intelektualëve e opinionistëve shqiptarë, por dhe maqedonas me aq sa ndjek, u cilësuan si degraduese të Marrëveshjes së Ohrit, degraduese për shqiptarët dhe aspak triumfaliste për një kuptim shteti demokratik. Këtyre ditëve, pas 3 muaj ekzistimi të këtij koalicioni, mes shqiptarësh flitet e debatohet si asnjëherë më parë për këtë lloj degradimi. Dilema e shqiptarëve që shkruajnë e bartin brengë është megjithatë fisnike, pasi gabimet i kërkon në taborin e vet fillimisht. Ne të gjithë pohojmë se fjala degradim nuk mund të zëvendësohet për t'u arsyetuar me: "këto janë vetëm zgjidhje provizore", sepse ligjet në parim sillen që të jenë të qëndrueshme, të kapshme dhe realisht të zbatueshme. Po ti besonim variantit provizor, logjikisht presim që Marrëveshja e Ohrit të jetë po ashtu zgjidhje provizore, e si pasojë Kushtetuta po ashtu, ndërsa 2001-in ta besonim të ishte kod komploti ndaj këtij territori gjeografik. Pastaj, në mossukses definimi e ndarje ideologjish, koalicionet qeveritare të kërkuara të jenë multietnike, preferojnë më së shumti një jetë provizore e cila mbi të gjitha nuk prodhon
qëndrueshmëri sistemi, e si pasojë, shteti. Pastaj, një shtet multietnik (ish-pjesë e domino-efektit të shkatërrimit të ish-RSFJ-së) në të cilin ka kërkesa për zgjedhje të shpeshta, me sajesa koalicionesh provizore, që synojnë prurje ligjesh provizore gjoja për t’u standardizuar etapisht me BE, parashtrohet me të drejtë dhe pyetja, sa provizore është jeta multietnike e këtij shteti. Pastaj, kur parashtrojmë pyetjen e këtillë, doemos që e kemi edhe më të arsyeshme të pyesim se sa janë provizorë edhe kufijtë e këtij shteti. Pastaj, kur fjala provizore bëhet njëkohësisht pjesë e fjalorit politik, atij analitik, akademik dhe të masës, shteti e humb kuptimin e vet! Si pasojë, provizorja prodhon paranojën për veten, tënden, timen! Doemos që kësisoj e me plot të drejtë, fqinjët tanë, pa nevojë shpalimi megalomani' (në parim ne ballkanasit jemi të prirë të luajmë lojën e megalomanit, pa justifikuar potencialin tonë real në të vërtetë) fillojnë të na trajtojnë si pjesë të tyre, përderisa qytetarët binden nga ajo se ç'dëgjojnë nga mesazhet politike se madje edhe provizorisht së shpejti do mbajnë pasaportat e këtij shteti. Pra, në fakt Maqedonia del se nuk është më as në dimensionin e tranzicionit nga një sistem në tjetrin, përderisa në tentim kalimi të kësaj ure, ajo vetëdëshiroi të zgjedhë filozofinë provizore për ekzistimin e vet. Si pasojë, i/e nderuar lexues/e, ndërtimi i demokracisë është zëvendësuar me paranojën nga efektet e bërjes politikë provizore në subkoshiencën tonë qytetare. Një titull kolumne shkruar nga i Friedman "Shpëtojeni shpëtimin"dedikuar zgjedhjeve presidenciale në USA, shumë puthshëm mund t’i përshtatet realitetit ose historicizmit që shënon aktualisht Maqedonia. Doemos që njeriu mbi të gjitha tenton të shpëtojë veten, e si rezultat, meqë aura e qenshmërisë sime është në këtë shtet, them se gjithmonë mund të shpëtojmë (njeriu ka që në lindje ndjenjën e mbijetesës si pjesë neuroni zhvillimor) nga filozofia provizore (paranoja) për vetveten dhe territorin gjeografik ku veprojmë. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur të flasim hapur edhe për alarmin se megjithatë vuajmë nga frustrime identike, të dy popujt më të mëdhenj në Maqedoni, si shqiptarët ashtu dhe maqedonasit. Nëse shqiptarëve në Maqedoni me dekada, përmes një sistemi të korruptuar mentalisht e strukturalisht iu është denigruar vetëbesimi për vlerësim e njohje të identitetit kulturor, proces ky i lejuar të lëvrojë me një synim të saktë, që quhet asimilim gradual (ose, dyndje anatomisë së origjinës drejt një origjine të depersonalizuar- suborigjine) nga popujt dominant sllavë në ish RSFJ e në vazhdimësi në Maqedoni, maqedonasit këtyre ditëve intensivisht iu mohohet identiteti, por jo nga shqiptarët, por nga fqinji grek, i cili në parim është dhe investitori më i fuqishëm në tregun e këtij shteti derimëtani. Nevojitet të flitet hapur për alarmin që ndizet përmes ambivalencave dhe vektorëve kundërshtarë. Alarmi ka të bëjë pikërisht me shpëtimin e shpëtimit për të cilin mbi të gjitha duhet të pyetemi sa të sinqertë jemi për ta fikur gumëzhimin e tij. Do ishte fer politikë multietnike nëse: 1. fillojmë të kuptojmë dhe të pranojmë gabimin se tranzicionin e zëvendësuam ndërgjegjshëm me provizoren; 2. nëse eventualisht i kthehemi pastaj kodit të tranzicionit, le të mundohemi që të asgjësojmë ndjenjën se cdo gjë duhet të fillojë nga fillimi (sepse pikërisht kjo ndjenjë, tranzicionin tonë e shndërroi në revoluvionar, të mos përmbyllet me kapituj - por për më keq, të degradojë në provizor). 3. le të pranojmë se kemi një keqkuptim total të shoqërisë së hapur e demokratike; 4. le të pranojmë se koncepti i demokracisë dhe pluralizmit tek ne nuk u manifestua si diversitet doktrinash, por si diversitet etnik dhe le të mendojmë se si dhe sa mund të funkcionojë edhe si i tillë; 5. le të pranojmë se për gjëra të ndryshme ne flasim me gjuhën e abstraktes e rigjides dhe jo me kategori konkrete; 6. le të pranojmë se jemi hidhëruar me Perëndimin, i cili fascilitoi në civilizimin e konfliktit të 2001, që për shumëkë ishte terrorizëm, prandaj dhe misteri e hija e tij ende na ndjek dhe sot; 7. le të pranojmë se Maqedonia vërtet ka të vërtetën e vet, por ajo e vërtetë nuk ka vetëm një gojë ekskluzive të etnisë maqedonase; 8. së fundmi që ta shkëpusim ndjenjën provizore në jetën tonë qytetare, le të pyetemi se a duhet të vazhdojmë vetëm me rigjiditetin e së vërtetës maqedonase ose me rigjiditetin e së vërtetës shqiptare, apo të pranojmë simplicitetion e së vërtetës së Maqedonisë; 9. le të pyetemi se nëse derimëtani pranuam të bëjmë garë lideraliste (garë liderësh) për ta zëvendësuar garën liberaliste (garë idesh), a erdhi kjo si pasojë e epshit banal politik për zëvendësim të demokracisë me autokracinë (demokratët vs autokratët), apo është thjesht - arsyetim frustrues për t'u bërë avoketër të nënshtrimit tonë para dijenisë qytetëruese, e për ta këmbyer atë banalisht me injorancën! 10. dhe së fundmi, kur flasim për identitetet tona, sa i duam, sa i lartësojmë, sa me
ortodoksi (xhelozi) i mbrojmë ato, përse flasim sikur duam gjithmonë sëpari të vërtetojmë para pasqyrës sonë të frustruar se ne jemi të lirë me veten, në ndërkohë që lejojmë dogmat të na depersonalizojnë lirinë tonë!!! Dhe për këtë simplicitet është folur gjithmonë në historinë e popujve, në garën e tyre por dhe tani në historinë e re... Nuk mjaftojnë kodet e marrëveshjeve paqënënshkruese, si Marrëveshja e Ohrit, sepse janë thurur përmes kodeve limituese, që janë të harxhueshme dhe të dekodueshme gjithmonë
me ngushtësinë e një vullneti politik të një trashëgimie të frustruar, por nevojiten debatet, quaji afrodiziake, që pranojnë marrëveshjet historike mes popujve. Këta popuj, herët a vonë duhet të mësojnë kodin religjioz për të kërkuar falje dhe për të vazhduar mëtej. "Marrëveshja historike" ishte pjesë e konsumit në fjalorin politik të këtij vendi, kishte dhe autorësinë e Z. Arbën Xhaferi , këtij njeriu, që në kujtesën tonë do e flasim gjithmonë si gjeniun e filozofisë politike, njeriun që vonë do e kuptojmë se në fakt ishte/është "Ai Që
Mungon"mes nesh, tek kapërçapemi të definojmë lirinë tonë. Sidoqoftë, shkruajmë…,
flasim…, jemi….ashtu si jemi! Na pëlqen vetja?
...


MARRE PREJ GAZETS 55 ONLINE


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 21 2008, 08:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Trashëgimia e hipokrizisë nga LDB-ja, tek “Muzeu i Lirisë”, sponsorizuar nga BDI-ja

20-11-2008 / Bardhyl Mahmuti

Krijimi i Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të Federatës jugosllave, mbështetur në Parimet themelore të Jaltës, në vend të respektimit të drejtës për vetëvendosje u shoqërua me një dhunë të dyfishtë ndaj shqiptarëve: terror fizik dhe terror psikologjik. Që nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të këtij viti, nën akuzat e “anti- komunizmit ekstrem” u ekzekutuan me mijëra shqiptarë: në Kumanovë me rrethinë u ekzekutuan mbi 700 shqiptarë; në Shkup me rrethinë 1400 shqiptarë; në Kampin e Gostivarit ku kishte mbi 5000 të burgosur 800 u ekzekutuan, ndërsa një pjesë e madhe vdiqën nga pasojat e torturave; në Kampin e Monopolit të Tetovës ku kishte mbi 10.000 të burgosur, 1200 shqiptarë u ekzekutuan brenda natës ndërsa mbi 500 të tjerë i dërguan në Shkup, gjoja për t’i mobilizuar për frontin e Sremit. Asnjëri nuk u kthye që andej; në Kërçovë, vetëm nga fshati Zajaz u ekzekutuan 320 shqiptarë; në vendbanimet tjera shqiptare e njëjta gjë: vrasje, burgosje, tortura... ! Këtij terrori fizik iu shtua edhe terrori psikologjik, që konsistonte në paraqitjen e instalimit të komunizmit në trojet shqiptare dhe mosrespektimin e së drejtës për vetëvendosje, si “Çlirim”! Sintagma “Pas Çlirimit” do të imponohet si interpretim i vetëm i historisë në të gjitha diskurset publike dhe private në Maqedoni dhe më gjerë. Bartës kryesorë të përçimit të këtij interpretimi të historisë ndër shqiptarët do të jenë disa shqiptarë të “ndershëm” që u integruan në strukturat shtetërore për të trumbetuar për gjysmëshekulli vëllazërim-bashkimin dhe “parajsën jugosllave” të respektimit të të drejtave kombëtare. Trumbetonin me aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “ballistë - armiq të popullit”! “Pas Çlirimit”! Trumbetonin me po aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “NDSH-istë - armiq të popullit”! “Pas Çlirimit”! Trumbetuan edhe më tepër kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “nacionalistë - armiq të popullit”! “Pas Çlirimit”! Trumbetuan po aq zëshëm kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “irredentistë - armiq të popullit”! “Pas Çlirimit”! II - Sintagma “Pas Çlirimit” do të trumbetohet edhe pas krijimit të Maqedonisë si shtet i pavarur, por me një ndryshim të vogël: në vend të “ekstremistëve antikomunistë”, shqiptarët u vranë, burgosën dhe u keqtrajtuan nën akuzën e “ekstremistëve antidemokratë”. Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Bit Pazar! “Pas Çlirimit”! Në demokraci! Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Gostivar! “Pas Çlirimit” ! Në demokraci! Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Ladorishtë! “Pas Çlirimit”! Në demokraci! Vrasje, burgosje, tortura... në Kollare te Kërçovës! “PAS ÇLIRIMIT” ! Në demokraci! Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Sopot, Brezë, Tanushë, Brodec...! “Pas Çlirimit”! Në demokraci! III - U dashtë të kalojnë më shumë se pesë dekada që shqiptarët e Maqedonisë të flakin sintagmën “Pas Çlirimit” dhe t’i përgjigjen apelit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për t’u çliruar. Nga të gjitha pasojat e luftës arritëm një rezultat: Parimet Themelore të Jajcës u zëvendësuan me Parimet Themelore të Marrëveshjes së Ohrit. Për të ruajtur Maqedoninë unitare! Për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, analogjia e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së UÇK-së është kuptimplote: iu premtua vetëvendosja dhe liria dhe këto premtime nuk u realizuan as pas Luftës së Dytë Botërore e as pas Luftës së UÇK-së; shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së UÇK-së u vranë e po vriten, u burgosën dhe po burgosen, u torturuan e po torturohen, u diskriminuan e po diskriminohen...; disa shqiptarë të “ndershëm” u integruan pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së UÇK-së në strukturat shtetërore maqedonase për të trumbetuar për gjysmëshekulli “vëllazërim-bashkimin” dhe tani siç e quajnë “bashkëjetesën ndëretnike”… Ajo që mbushi kupën dhe që i dha kuptimin e plotë vazhdimësisë së sintagmës mashtruese “Pas Çlirimit” është shkatërrimi i Institutit për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku duhej të përcaktohej mënyra e sistemimit të vlerave historike dhe kulturore, pa gjykuar për statusin politik të shqiptarëve, dhe krijimi i “Muzeut të Lirisë”! A ka hipokrizi më të madhe se një populli të robëruar t’i servohet “Muzeu i Lirisë”?! A ka tallje më të madhe për shqiptarët, që vriten çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që ndiqen çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që burgosen çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që plaçkiten çdo ditë nga pushteti i Shkupit, t’u bëhet apel që të dorëzojnë reliket e rezistencës në “Muzeun e Lirisë”?! IV - Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “Muzeun e Lirisë” harta dhe pergamenë me vlera historike… ; Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “Muzeun e Lirisë” akt-vendimet e proceseve kundër NDSH-së… ; Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “Muzeun e Lirisë” uniforma dhe gjëra personale të dëshmorëve… ; Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “Muzeun e Lirisë” fotografitë e deputetëve shqiptarë në parlamentin osman! Mungojnë fotografitë e deputetëve shqiptarë në “Sobranjen” e Maqedonisë dhe të deputetëve aktualë; Trumbetohet me pompozitet që deputetë dhe ish-ushtarët e ish-UÇK-së, ata që kanë mbetur të pa arrestuar deri tani, të mbledhin reliket e rezistencës ku janë e ku s’janë dhe t’i dorëzojnë në “Muzeun e Lirisë” – Paradhomë e Burgut të Idrizovës! BDI-ja është në pushtet! BDI-ja ju garanton procese gjyqësore të drejta! V - Kam vetëm një kërkesë për subjektin shqiptar, i cili merr pjesë në “vendimmarrje” në këtë qeveri antishqiptare dhe për timonierin e “Muzeut të Lirisë”: Platformën dhe komunikatat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare t’i shkruajnë në Lëkurë Dhelpre dhe t’i dorëzojë në “Muzeun e Lirisë”!Populli shqiptar ende mbetet i robëruar në Maqedoni! ...


Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 08 2008, 01:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Skenaret serbe per ndarjen prekin dhe Maqedonine

E Shtune, 06 Dhjetor 2008

Partite politike ne Maqedoni vleresojne se debati i vazhdueshem qe konsiston ne ndarjen e Kosoves po trimeron dhe po afirmon konceptin e ndarjes edhe ne Maqedoni. Nenkryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe nenkryetari i Parlamentit te Maqedonise, Rafiz Haliti, theksuan dje se partia e tij eshte e shqetesuar nga promovimi me i theksuar i projekteve ndarese ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Sipas tij, zhvillimi i tendencave te tilla per ndarje ne Kosove, sidomos te veriut nga pala serbe gjithsesi po reflektohen edhe ne Maqedoni. "Ne me vemendje te madhe po ndjekim zhvillimet ne rajon sidomos ne Kosove. Mundesite dhe tendencat per ndarje te Kosoves sigurisht qe kane shkaktuar pakenaqesi edhe tek shqiptaret ne Maqedoni", theksoi nenkryetari i BDI-se, Rafiz Haliti. Ai vlereson se mund te nxiten forca te erreta qe sigurisht do te kerkojne kufijte te rinj ne Ballkan. "Kjo mendoj se nuk eshte ne interes te pergjithshem te rajonit", deklaroi Haliti. Sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe deputeti, Imer Aliu, kritikoi Qeverine e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI per qasjen joserioze ndaj ceshtjeve te ndjeshme ne vend dhe rajon. "Qasja joserioze e Qeverise aktuale per ceshtjet serioze te shqiptareve ne Maqedoni mund te shkaktoje per eskalim eventual te situates", paralajmeron deputeti Imer Aliu. Sipas tij, Qeveria duhet qe ne menyre serioze t'i trajtoje ceshtjet sic jane gjuha shqipe, perdorimi i simboleve kombetare dhe rastet e Hages. "Historia, sidomos historia me e afert, sidomos kur behet fjale per ceshtjet nderetnike na ka treguar dhe vertetuar se zhvillimet ne Ballkan mund te kene edhe efektin domino", theksoi sekretari i pergjithshem i PDSH-se, Imer Aliu.

Marre prej Gazets Koha Jone online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 09 2008, 07:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shëtitësi i lirisë së ngordhur

09-12-2008 / Nga Nijazi Muhamedi

Shkretani që poshtëroi vullnetin e shumicës shqiptare dhe u bë qiraxhi jargavel në guvernën e Gruevskit, i pari, kryeheqësi i BDI-së, i çon punërat politike hënë-hënë. Gjatë muajit hënakarth (si i thonë në ditërrëfenjësin, në kalendarin e njerëzisë sonë nëntorit), që e shpalli hënë të bardhë të yllit të vet politik, i ra rrokull "vëndit" me shëtitje të lirisë. Kështu, më 22 nëntor 2008, në akademinë me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, tok me një mysafir të tij, këtë vënd të njerëzisë sonë ia fal "solemnisht" Gruevskit, sikur të ishte bostan-çairi i baballarëve të tyre dhe ky nënshkroi Ahd-namen (aktdorëzimin) e tyre, duke na bërë jabanxhi, diasporë dhe "bashkësi shqiptare" e goditur rastësisht këtu, dhe paskemi puqur telat,paskemi qenë barkë e shpinë me njëri-tjetrin në këtë "vend të tij", si thotë ky Gruevski dhe si tha ai tjetri nga Tirana, që nga kohërat kur këta ishin të paqenë. Ama që kujtojnë vetë se na dalin të qenë që nga koha kur është mbytur varkë e Nuhut në det afër këtij vendi. Dhe pa nxirë fytyrën, me mjeshtërinë e një dredharaku me vulë, turpërimin e një jubileu, që e bënë bashkë, e ktheu në "histori bashkimi" të shqiptarëve, por nën këmbët e Gruevskit..!!! Pasi një mysafir i Gruevskit, në delir përunjësie të çmendur, i dha zë njerëzisë sonë se miku i tij Gruevski na qenkërka shumë i kënaqur me jargavitjet për pushtet të qiraxhiut të tij, kryeheqësi i BDI-së bëri mendjen t'i japë fund leçitjes, përhapjes së lirisë nëpër vënd, e sosi shëtitjen e livadhisjen në "Muze të lirisë", për t'i vënë, si i vë zakonisht, gjërat së prapthi, majën në vend të rrënjës, si e ka lënë fjalë Seneka, dhe murosi dredhinë e tij si "liri historike", se "kish ndjerë", si tha ky njësoj si thoshin edhe vetë latinët, se na merr mendja, po nuk e dimë se ç'është, po mandej tha që "ia thotë mëndja" që ky biçim lirie "është liri historike"..!!!

Të këqijat e radhës të dit-nemitjeve - Dhe, si zakonisht, kur u jep përfundje me ca këngë qestare, bukolike, fjalëfurdeve të këtilla të pakuptuara, apo tjetër-për tjetër të kuptuara, si përgjigjet e Pities, orrakullit të Delfit; hiqet mënjanë në nemitje ditësh e netësh, si u hoq pas zgjedhjeve, për të mejtuar divnesat (parafoljet) e radhës dhe do t'i japë, në një hënë tjetër,si parabola, që vjen me thënë, si e folur me përralla, me enigma, që do ta bëjnë të mejtohet kjo njerëzi se që ka dashur të thotë për të ngjarat historike të pritme, se të shkuarat dhe të sotmet, që i sollën dit-netët e nemitjeve të tij, i dimë dhe i hoqëm vuajtje në lëkurë dhe i hoqëm si poshtërim i shkuar poshtërimit..! Në meskohë, që vjen me thënë, në ndërmjet kohë, të kësaj heqjeje të nemitur mënjanë, do t'i bëjë ato punëra që "ia ka ndjerë mendja t'i bëjë" dhe që i bën si kurdoherë-do luajë telat prapa kallogjerëve, murgarëve në dobi të "vëndit",sikundër bëjnë qiraxhinjtë e ligë politikë në guvernë të vëndit kur "vëndin" e vet e qesin në shitkë dhe e bëjnë të huaj. Do ta mejtojë dhe do ta bëjë, vjen me thënë kjo, bëmën e ligë të radhës dhe do të dalë prapë ta shëtisë e ta leçisë nëpër "vënd" si liri, barazi e lumturi për njerëzinë tonë..! Ndër këto dit-nemitje të para të tij, sikundër ishte e pritur, u shpërfaqën ca punëra të para të bëra ndër strehë guverne e që na stepin mëndjen prap- ka sosur të na bjerë të ligat e të këqijat lëmsh, si herën e parë:njëherë e me një sërë, me pako ligjesh me yrysh, për të na vënë lakun e fundmë në qafë si njerëzi, para se kësaj njerëzie t'i dalë gjumi i afiontë, para se kësaj njerëzie t'i zbresë mendja nga havaja në tokë, ku e ka vënë kënga e tij qestare mbi lirinë e ngordhur, e që ia ka vënë emrin "liri historike"..!

Dredhi historike më e çuditshme në dynja - Dhe, kjo liri historike që, për të vërtetë, është dredhia historike që i ka ngjarë njerëzisë sonë këtu nga një çetë bastardësh politikë, është faktuar në një marrëveshje-paçavër, në Marrëveshjen e Ohrisë, së cilës ia kushton këngët qestare, për të maskuar mashtrimin historik që ia ka bërë njerëzisë së vet,duke e bërë atë "bashkësi etnike", biles një shkallë më poshtë se në dokumentin e ASNOM-it, një shkallë njësoj si në Kushtetutën e 1991-shit, që u përshkrua dhe jo u ndryshua në Partallen e Ohrisë dhe ia ka bërë poshtërimin më të madh historik kësaj njerëzie, se e qet si poshtërim të kërkuar vullnetisht, që vjen me thënë shqip-biles edhe me luftë ka kërkuar kjo njerëzi që në vendin e vet, me dashjen e vet,nuk don tjetër veçse të jetë "bashkësi etnike", të jetë pakicë etnike, të jetë nën këmbën e tjetrit dhe me gojë të vet do ta quajë këtë "liri, barazi, shtet të përbashkët" dhe do të vetëgënjehet ashtu si do ta gënjejnë! Po, një tallje kaq poshtërisht të hidhur, një mashtrim kaq të çmendur nuk do ta duronte t'ia bëjnë me gojë e t'ia shkruajnë në paçavër as ndonjë tribu i egër në kumet e Afrikës, ama e duron vullnetisht "populli heroik shqiptar" në "këtë hise Shqipërie që i thonë Maqedhoni", si e la fjalë Josif Bageri ynë nga Reka e Epërme përmbi Gostivar Dhe, nga ky merak vetëposhtërimi vullnetisht që i ka ngjarë, kjo njerëzi pranon edhe ta gënjejnë halldupët dhe u beson çmendurisht kallpazanëve që ia kanë bërë marrëveshjen -paçavër më të çuditshme në dynja, me dredhinë më të habitshme në dynja, ca shekuj pas marrëveshjes edhe më të çuditshme në dynja, që është bërë në kumet e Rabistanit, në luftën arabo-perse në kohët e para të përhapjes së besimit islam, si na e përshkruan intelektuali i sotëm iranian, Ali Sheriati dhe një ditë do radhisim një rrëfim edhe për këtë.

Natën mbarsur, ditën pjellë - Tashti që ka provuar se kjo njerëzi nuk e turbullon mendjen kur të këqijat i vijnë lëmsh në nadje, i ka thënë mendja dhe "ia ka ndjerë mendja", se nuk do të turbullohet as kur të këqijat do t'ia sjellë lëmsh në pikë të ditës, në pako ligjesh me yrysh, dhe ca të tjera të këqija në radhë, në nadje, që vijnë me thënë-ca të këqija që vijnë si natën mbarsur, ditën pjellë. Si mbarsje nate në kafeterinë "Den i noq" të Shkupit, pjellë e zezë dite në Tetovë, kur hiqet nga posti një pishtar i atdhetarizmës dhe i shqipes e kulturës..!!! Dhe, është tmerr e lebedi kjo që ia ka bërë gjer më tashi dinjitetit të njerëzisë sonë dhe e çon tutje duke e bërë, si "vlerë për vëndin" shtrembërimin e gjuhës, të kulturës dhe të shpirtit shqiptar..! Dhe, pikërisht në Tetovë ku e ka zgjedhur të ndenjurit e tij, në këtë Tetovë me shumicë shqiptare, në këtë Tetovë me dy universitete dhe me një deng shkollarësh të lartë pa punë, ndër këto muaj të jargavitjes si qiraxhi në guvernë ka bërë edhe një tjetër punë të ligë, kur në Entin për sigurim shëndetësor ka hequr nga postet dy shqiptarë dhe ka sjellë dy të tjerë të VMRO-së nga Shkupi, që të mos ia diktojë dallaveren njerëzia jonë dhe një të afërm të vet nga Kërçova..?! Nga këto "leçitje të lirisë" që i bën për të na mbajtur mendjen të mpirë që t'i bëjmë vullnetisht osanara lirisë së ngordhur dhe të këqijat që na i hedh në lëmë, na ka bërë mendjen të tymtë, të mjegulluar sa të mos kuptojmë se kur na sjell të këqija-kur leçit lirinë e ngordhur kur është hënabrenda, apor kur hiqet mënjanë si eremit në dit-nemitjet e tij, kur gatuan të liga, e që na i bie mbi kokë, aty ku don të na i bjerë Gruevski, apor tek gatuan të liga kur është hënajashtë..! Ç'na ka ngatërruar keq, or ky, rrojtjen në tokë dhe hënat në qiell ndër këto orë..!!!

Marrë nga e përditshmja e Tetovës “Koha”


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 16 2008, 11:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore

Bardhyl Mahmuti:

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” është emër që duhet të mbështesin forcat politike shqiptare për emrin e ri të Maqedonisë

Në Komunikatën e 5 dhjetorit Bashkimi Demokratik Shqiptar vuri theks në faktet se siguria e Maqedonisë nuk rrezikohet nga jashtë por destabilizimi i vendit vjen, në mënyrë të pashmangshme nga politika e diskriminimit permanent të shqiptarëve në këtë shtet.

Duke u nisur nga fakti se mbështetja e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike pa hequr diskriminimin që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve është politikë shkurtëpamëse dhe nuk i shërben as paqes dhe as sigurisë afatgjate të kësaj pjese të Ballkanit ne kërkuam nga të gjitha aktorët e interesuar që kjo pjesë e Ballkanit të jetojë në paqe dhe siguri që të ushtrojnë ndikimin e tyre që Maqedonia të heq të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit racial dhe të sillet në përputhje me orientimet e Aleancës për liri, siguri, demokraci dhe vlera të përbashkëta.

Bashkimi Demokratik Shqiptar konstaton, me keqardhje, se strategjia e përqendrimit të vëmendjes jashtë kontekstit të brendshëm të Maqedonisë ka sjellë rezultatet e dëshiruara për Shkupin. Në vend që të kërkohet me ngulm heqja e diskriminimit dhe respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, kërkesa e vetme që dëgjohet për anëtarësim në NATO lidhet me angazhimet diplomatike për të gjetur konsensus me Greqinë për emrin e këtij shteti.
Duke mos lënë anash asnjë nga kërkesat që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe plotësimin e të gjitha kushteve paraprake për anëtarësim në strukturat euro-atlantike Bashkimi Demokratik Shqiptar insiston në faktin që shqiptarët duhet të integrohen edhe në bisedimet lidhur me emrin e ri të Maqedonisë.
Për këtë arsye rikujtojmë faktet se:

- Shpërbërja e Perandorisë Otomane që u shoqërua me krijimin e shteteve të reja në Ballkan u hapi rrugë apetiteve ekspansioniste të fqinjëve të shqiptarëve në kurriz të territoreve të banuara me shumicë dërmuese shqiptare;
- Një pjesë e madhe e Shqipërisë Veriore dhe Shqipërisë Lindore iu aneksua Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene;
- Krahas copëtimit të territoreve, shtetet e reja të krijuara edhe mbi territoret shqiptare aplikuan politikën ekspulsioniste (dëbuese) në funksion të ndryshimit të strukturës demografike të territoreve shqiptare;
- Politika ekspulsioniste ka qenë karakteristika dominonte e të gjitha regjimeve në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor: Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavia e Vjetër, Jugosllavia e Titos, shteti serb dhe Maqedonia e pas shpërbërjes së Federatës jugosllave kanë aplikuar të gjitha format e presioneve dhe të diskriminimit me qëllim të realizimit të spastrimit etnike;
- Sot, kur sytë e popujve të kësaj pjese të Evropës Juglindore janë kthyer në drejtim të strukturave euro-atlantike autoritetet e Shkupit, me arrogancë tentojnë të imponojnë vështrimin e tyre historik si interpretim i vetëm i të kaluarës. Ata këmbëngulin në përvetësimin e të kaluarës së huaj si pjesë të identitetit të vet.

Në pengesat që Greqia nxjerr lidhur me emrin e shtetit të Maqedonisë dhe divergjencat toponimike imponuan bisedime me ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara.

Në këto bisedime nuk u përfillën aspak shqiptarët e Shqipërisë Lindore, territoret e të cilëve ju aneksuan fillimisht Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e që sot bëjnë pjesë në shtetin e Maqedonisë.
Edhe pse përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë së këtij shteti dhe fakti se emri i shtetit ekzistues nuk përmban asgjë që lidhet me identitetin e shqiptarëve propozimet që vijnë për të gjetur “kompromis me Greqinë” injoron tërësisht domosdoshmërinë e komponentëve të identitetit shqiptar në emrin e ri të këtij shteti.

Propozimet lidhur me ndryshimin e emrit, dhe sidomos propozimi i fundit i ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, z. Metju Nimic , i cili na prezantohet si propozim i mbështetur edhe nga Parlamentit Evropian, për emrin “Maqedonia e Veriut” është i njëanshëm dhe antihistorik për shqiptarët e Shqipërisë Lindore.
Çdo tendencë që të na imponohet emri që nuk ka lidhje edhe me identitetin tonë kombëtar fsheh qëllimin për të përjetësuar diskriminimin e shqiptarëve në këtë shtet.
Bashkimi Demokratik Shqiptar del me propozim që emri i ri i shtetit të jetë “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”.
Arsyetim
- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të mbulonte toponiminë reale të kësaj hapësire gjeografike;
- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të integronte komponente të dy etnive që përbëjnë shumicën e popullsisë se këtij shtetit;
- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” . si emërtim që mbulon disa hapësira territoriale, nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se një numër i madh i shteteve anëtare të OKB-së kanë emra të kësaj natyre (shembuj: Bosnja dhe Hercegovina, Vincent dhe Grenadine, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Papuazia dhe Guineja e Re e shumë shtete tjera që janë anëtarësuar në OKB para Maqedonisë)
- Figurimi i toponimit “Shqipëri” në emërtimin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se kemi numër shtetesh, anëtare të OKB-së, që kanë në emrin e tyre toponimin e njëjtë ( Guineja, Guineja Bisau, Guineja Ekuatoriale, Guineja e Re )

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha medieve që të hapin një debat publik rreth këtyre çështjeve ku intelektualët, organizatat joqeveritare dhe qytetarët do të mund të jepnin mendimet dhe kontributet e tyre për të gjetur një konsensus minimal rreth këtyre çështjeve.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha forcave politike shqiptare që të organizohet një tryezë për harmonizimin e pikëpamjeve dhe që të dalim me një qëndrim që emri i ri i shtetit të marrë parasysh komponentë edhe të identitetit të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore.
Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron si të domosdoshme harmonizimin e qëndrimeve dhe me një zë unik t’u drejtohemi negociatorëve ndërkombëtare dhe institucioneve euro-atlantike për heqjen e diskriminimit që nga emërtimi i shtetit e deri te të gjitha institucionet shtetërore e publike në këtë shtet.
Bashkimi Demokratik Shqiptar mendon se shqiptarët nuk duhet të ngelin rob të realitetit të hidhur historik të komunitetit maqedonas dhe të fundosen në anijen e përbashkët me ato. Një emër i cili do përmbante komponentët e shqiptarëve të Shqipërisë Lindore do ishte hap i duhur drejt integrimit të maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe BE-së.

Bashkimi Demokratik Shqiptar
Dhjetor 10, 2008
Shkup

Edhe BDK perkrah BDSH lidhur me emrin e FYROM


Bashkimi Demokratik Kombëtar, si subjekt politik, është gjithnjë në funksion të çështjes kombëtare, meqë kjo del edhe nga përcaktimet e saja programore, që kanë për qëllim avansimin juridiko kushtetues të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj apeli i BDSH-së, për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, rreth emrit të shtetit, jo vetëm që është i pranueshëm, por paraqet edhe një nevoj të domosdoshme, kur kemi parasyshë pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni, jo vetëm kur është në puetje emir i shtetit, por edhe statusi juridiko kushtetues, i shqiptarëve në këtë shtet.Ne e mbështesim këtë nismë, duke pasur për bazë pikërisht përcaktimet e BDK-së, për ndryshimin e rregullimit të brendëshëm të shtetit, si një shtet binacional, shqiptaro-maqedonas, bazuar në iden e federalizimit.Njëherit, këtë apel të BDSH-së, për tu ulur në një tryezë të përbashkët, të gjith subjektet politike shqiptare, duhet shfritëzuar për ndërtimin e një strategjie të përbashkët kombëtare, e cila do të mbështetej në një platformë politike, që do të obligonte të gjitha partit shqiptare dhe shoqërin civile, që të sillen me përgjegjshmëri, kur janë në pyetje interesat madhore kombëtare.
|||Lajme.Net|||



Marre prej gazets Lajme.net


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jan 12 2009, 10:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Greqia "fshin" nga lista Maqedonine

E Hene, 12 Janar 2009

Maqedonia do te shkaterrohet ndaj Greqia, nuk ka pse te frikesohet nga Shqiperia e madhe apo Bullgaria e Madhe. Deklarata e papritur u be dje nga Ministri Grek i Kultures, Andonis Samaras. I sapo emeruar ne kete post, Samaras beri deklaraten e forte, kunder Maqedonise. Ai u shpreh me bindje se Maqedonia me te cilen Greqia ka konflikte per shkak te emrit, do te shkaterrohet dhe nuk do te ekzistoje si subjekt i vetem. Ndaj per kete arsye sipas tij, shteti helen nuk ka asnje motiv, se pse duhet te frikesohet nga Shqiperia e madhe, apo Bullgaria e madhe, te cilat per Samaras do te krijohen pas shkaterrimit te Maqedonise. "Besoj, se shume shpejt Shkupi nuk do te ekzistoje si subjekt i vetem. Kjo do te thote, se koha eshte ne anen tone, dhe praktikisht eshte ne anen tone, per shkak se mendoj se ata nuk do te kene sukses qe te ruajne unitetin, i cili tani nuk ekziston. Greqia eshte si force ne zhvillim dhe me popullsi me te madhe dhe me te forte dhe nuk ka pse absolutisht te frikesohemi nga ata", u shpreh ministri Samaras. Nga ana tjeter, ministri grek, i njohur per reagimet e tij radikale nacionaliste, u shpreh se Bashkimi Evropian, nuk do te heqe dore nga partneri i saj ne kufirin jugor te Evropes. Sipas tij, Greqia ne keto kushte, nuk duhet te pranoje qe ne propozimin per emrin si kompromis te ekzistoje nocioni Maqedoni dhe se per kete nuk duhet te heq dore Athina zyrtare. Ministri shtoi se, koha punon per Greqine dhe opinioni i brendshem sipas tij nuk duhet te frikesohet nga pozicionet e forta te Athines ndaj ceshtjes maqedonase. Samaras, njihet si nje zyrtar me qendrime radikale. Deklarata e tij e forte, u be dje ne nje interviste per televizionin shteteror grek ERT. Samaras eshte minister i sapo emeruar ne qeverine greke. Ai ka qene anetar i kabinetit te qeverise greke ne vitin 1993 dhe u largua nga Qeveria e kryeministrit Micotakis pikerisht per shkak te qendrimeve te tij te forta.

Ne samitin e NATO-s ne Bukuresht ne muajin prill pati disa turbullime pasi Uashingtoni ngulte kembe qe Maqedonia te pranohej si anetare e NATO-s edhe pa zgjidhjen e konfliktit per emrin mes Greqise dhe Maqedonise. Por Greqia ishte kunder. Meqenese pranimi i anetareve te rinj behet ne unanimitet, Shkupi mbeti jashte.

Emri ende i pazgjidhur

Prej kohesh dy shtetet, Greqi dhe Maqedoni jane ne negociata te vazhdueshme ne lidhje me zgjidhjen e ceshtjes se emrit. Greqia bllokoi ne muajin prill, anetaresimin e Maqedonise ne NATO dhe eshte e prirur te beje te njejten gje edhe per anetaresimin ne Bashkimin Evropian, nese nuk gjendet nje zgjidhje ne ceshtjen e emrit, qe te jete e kenaqshme per qendrimin grek, qe bazohet ne ate se perdorimi i fjales Maqedoni, ne emrin kushtetues te vendit fqinj, fsheh pretendime territoriale ndaj Greqise. Ministrat e puneve te jashtme te vendeve anetare te NATO-s konfirmuan konstatimet nga samiti ne Bukuresht, se Maqedonia do te behet anetare pas zgjidhjes se kontestit per emrin me fqinjin jugor. Greqia eshte shprehur e pakenaqur deri me sot dhe nga propozimet e bera nga negociatori Metju Nimic per zgjidhjen e mos marreveshjes per emrin e Maqedonise.


Marre prej gazets Koha Jone online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 12:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
GNK: Mosmarrëveshja Maqedoni-Greqi për emrin, kërcënim për stabilitetin rajonal

15-01-2009 / Gazeta 55

Maqedonia dhe Greqia duhet të rindërtojnë besimin si një hap i parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre për emrin, e cila mund të bëjë të dështojnë planet e BE dhe NATO-s për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi në një raport Grupi Ndërkombëtar i Krizës

Mosmarrëveshja për një kohë të gjatë e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është kërcënim për të penguar përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi të hënën (12 janar) një institucion i shquar vëzhgues e studimor. "Kjo është më tepër se një mosmarrëveshje e ndërsjelltë midis Shkupit dhe Athinës," tha nënpresidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës (ICG), Donald Stainberg. "Ajo rrezikon të rrëzojë strategjinë kryesore si të NATO-s dhe të BE për stabilizimin e Maqedonisë dhe rajonit, bazuar në zgjerimin dhe integrimin". Nuk ka "rrezik të shpejtë" të një kthimi në dhunën etnike në Maqedoni, theksoi grupi me bazë në Bruksel në një raport të hënën titulluar "Emri i Maqedonisë: Thyerja e Bllokimit". Megjithatë, lidhjet midis Shkupit dhe Athinës janë përkeqësuar në nivelet që të kujtojnë ato të viteve të para 1990, pas vendimit të Greqisë prillin e kaluar për të vënë veton ndaj një ftese ndaj fqinjës së vet veriore për t'u bashkuar me NATO-n, vinte në dukje ICG. Athina po kërcënon gjithashtu të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Maqedoninë. "Duke bllokuar integrimin në NATO dhe BE, Greqia duket se i kundërvihet detyrimit të saj në marrëveshjen e përkohëshme të 1995 midis dy vendeve, për të mos vënë çështjen e emrit në udhën e anëtarësimit të Maqedonisë në organzatat ndërkombëtare," tha Sabinë Fraizer, kreu i Programit Evropian të ICG. Por organizata i kërkoi gjithashtu Maqedonisë të shmangë hapat të cilat grekët i konsiderojnë përvetësim provokativ të trashëgimisë së tyre helenike. Vënia e emrit të Aleksandrit të Madh si aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dhe udhëshpejtës kryesore të Maqedonsië, i zemëroi grekët. Të dy vendet duhet të rindërtojnë besimin si hapin e parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre më tepër se 17 vjet të gjatë, vinte në dukje ICG, duke i kërkuar Shkupit të pranojë propozimin e fundit të ndërmjetësit të OKB Methju Nimetz për të quajtur vendin "Republika e Maqedonisë Veriore" për qëllime ndërkombëtare. "Në pritje të marrëveshjes, Shkupi duhet të përdorë emrin e vet të përkohshsëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në të gjitha forumet e shumëfishta dhe Athina duhet të heqë kërcënimet e saj të vetos," thoshte grupi. Greqia duhet të njohë gjithashtu identitetin dhe gjuhën "maqedonase" të fqinjës së saj veriore duke patur parasysh se kjo nuk cënon përdorimin e të njëjtit term ndaj krahinës greke të Maqedonisë. ICG kërkoi që aeroporti i Shkupit të rimarrë emrin e vet origjinal dhe u kërkoi gjithashtu të dy vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së përkohëshme të 1995. Së fundi, grupi u bëri thirrje vendeve të tjerë të NATO-s dhe BE të "inkurajojnë aktivisht" Greqinë për të zhbllokuar ofertën e Maqedonisë për t'u bashkuar me dy organizatat dhe "të reagojë pozitivisht ndaj lëshimeve të Shkupit mbi emrin e vendit".



Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Tue Dec 29 2009, 03:47pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jan 26 2009, 07:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedoni, aleancë shqiptare për zgjedhjet

SHKUP -Partitë shqiptare në Maqedoni përgatiten për një aleancë parazgjedhore që mund të sjellë një kandidat shqiptar për presidencën e vendit. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është takuar dje me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas ftesës që ka marrë nga ky i fundit. Burime nga PDSH-ja kanë bërë të ditur se Ahmeti i ka kërkuar Thaçit që të dalin me kandidat të përbashkët shqiptar në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit. Takimi i papritur midis dy liderëve të partive më të mëdha politike shqiptare në Maqedoni është zhvilluar në selinë e Komunës së Tetovës. Zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit dhe zhvillimet e fundit politike, sidomos pas debateve që kanë të bëjnë me kandidaturat presidenciale, ishin tema kryesore e takimit, njofton media maqedonase. “Kemi rënë dakord që zgjedhjet e ardhshme të 22 marsit të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike”, - citojnë mediat maqedonase, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk bëri shumë komente lidhur me takimin. “Kur isha unë në pushtet, Ahmeti nuk pranoi të takohet me mua, ndërsa tani unë në mënyrë korrekte pranova të takohem”, - tha ai. Mediat maqedonase njoftojnë se Ahmeti mund të ketë kërkuar nga kundërshtari i tij politik që të dilet me një kandidat të përbashkët me PDSH-në në zgjedhjet presidenciale, një ofertë – që sipas këtyre burimeve - nuk është pranuar nga PDSH-ja, sikur nuk është pranuar as propozimi i liderit të BDI-së që të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së për president, Gjorgji Ivanov.
Partitë shqiptare kanë aleancat e tyre me partitë maqedonase, në varësi të preferencave dhe momentit elektoral, por para zgjedhjeve presidenciale të marsit, ato duket se do t’i afrohen një aleance me qëllim që kandidat për postin më të rëndësishëm të vendit të jetë edhe një shqiptar. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar pak ditë më parë se do të donte që partitë shqiptare në Maqedoni të arrinin një marrëveshje për kandidatin shqiptar. “ Është një platformë që mund të bëjë kthesa në Maqedoni, mund të sjellë një frymë të re, që në në zgjedhjet e ardhshme për president të vendit, të mund të garojë me shanse të mëdha për të fituar edhe një shqiptar”, tha Ahmeti në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare”. “Idenë e kemi hedhur, grupet e punës janë në bisedime, dhe unë pres rezultatet e punës gjatë këtyre ditëve për të vendosur më pas në nivelin më të lartë të partisë, a do të vendosim të mbështesim kandidatin maqedonas apo jo”, tha ai.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Mar 20 2009, 08:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!

» Vendosur: 20/03/2009 - 09:24

• Blendi Fevziu

Për herë të dytë në historinë e afërt politike të Maqedonisë zgjedhjet nuk duket se fshehin ndonjë surprizë. Presidenti i ardhshëm pritet të jetë një njeri i përzgjedhur nga Gruevski, pavarësisht se si quhet ai. Në më pak se një vit kryeministri radikal që po i qëndron presioneve të perëndimit për të gjetur një konsensus me Greqinë për emrin e vendit të tij; njeriu që po vendos pathosin nacionalist mbi integrimin, po arrin një fitore të dytë politike që i konsolidon jo pak pozitat e tij. Por krahas rezultatit zyrtar, Nikolla Gurevski ka arritur edhe një fitore tjetër. Një fitore të padukshme, pa triumf, por krejt të vërtetë.

Për herë të parë prej 11 vjetësh, shqiptarët e Maqedonisë, një komunitet prej afro 730 mijë banorësh ose afro 29% e popullsisë së Maqedonisë, janë zhdukur së qeni një faktor real politik në vend. Pavarësisht tre emrave që garojnë për kreun e shtetit, pavarësisht përfshirjes në garë të Imer Selmanit, një emër i njohur dhe rikthimit në betejën lokale të Gostivarit të Rufi Osmanit, një ish-kryetari që bëri një betejë të fortë politike dhe legale në vitin 1998, duke përfunduar madje në burg për të mbrojtur të drejtën e flamurit kombëtar në komunat shqiptare, pavarësisht betejës së fortë nën tavolinë të ndërkombëtarëve për të defaktorizuar dhe nxjerrë jashtë politikës Menduh Thaçin, asnjë produkt politik nuk pritet më nga faktori shqiptar atje.
Në fakt, historia është më e gjatë. Të ndarë pas lëvizjes së UÇK–së dhe marrëveshjes së Ohrit në dy grupime politike të mëdha dhe dy më të vogla, shqiptarët e Maqedonisë filluan të kishin një rol disi real në politikën e vendit. Numrat e tyre në parlament vlenin për të garantuar maxhorancën e njërës apo tjetrës forcë politike maqedonase dhe si të tilla, mund të siguronin një përfaqësim më dinjitoz së paku në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Fitorja ushtarake dhe më pas politike ndaj shtetit njëngjyrësh të Maqedonisë që u vulos me marrëveshjen e Ohrit, iu kishte dhënë shqiptarëve një peshë tjetër, që ata nuk e kishin pasur kurrë. Por padyshim që problemet ishin ende të mprehta.

Shqiptarët përbëjnë 83% të Maqedonisë perëndimore, por ata ishin përfaqësuar vetëm 7% në institucionet shtetërore dhe politik në këtë zonë. Sot ata kontribuojnë me taksat e tyre 33% të buxhetit të Maqedonisë, por vetëm 9% e investimeve bëhen në zonat ku banojnë shqiptarë. Shqiptarët vijojnë të jenë pjesa më e pashkolluar e Maqedonisë dhe pjesa e shkolluar me një cilësi shumë të ulët.

Në një logjikë normale dhe në këtë kontekst, hapi tjetër duhej të ishte shumë më i thjeshtë: bashkim i forcave politike shqiptare në një formacion të vetëm dhe imponues nacional. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë dallime ideologjike mes tyre, por interesa kombëtare. Një bashkim i mundshëm do ta çonte në 33 numrin e deputetëve shqiptarë në parlamentin e Shkupit, nga 28 që janë sot. Një parti e tillë mund të ishte madje e dyta në një kontekst të caktuar dhe fuqia e saj do të ishte e pandalshme.

Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Gruevski, si edhe të tjerë më parë, ka luajtur në mënyrë mjeshtërore për të mos e lejuar një bashkim të tillë dhe i ka përdorur shqiptarët sipas interesave të tij politike. Për një kohë ai mbajti në koalicion PDSH e Menduh Thaçit; më pas, në prill të vitit të kaluar shtyu Ali Ahmetin e opozitës të kërkonte zgjedhje të parakohshme, duke ditur fuqinë e tij politike të momentit. Ali Ahmeti e bëri këtë dhe partia e tij u përfshi në koalicion pas zgjedhjeve të qershorit 2008 thjeshtë si standard, sepse Gruevski i kishte vetë votat për të krijuar qeverinë. Më pas PDSH u ça, duke krijuar një pol të tretë të konsiderueshëm shqiptar.

Sot, tre partitë kryesore shqiptare nuk mund të imponohen për asgjë. Ato kanë tre kandidatë për president që s’i merr seriozisht askush dhe që s’i duhen askujt; ato përplasen për komunat ku jetojnë shqiptarë, duke i parë më shumë si feude pushteti se sa si njësi që meritojnë trajtim të barabartë dhe modern brenda Maqedonisë. Ata janë sot të pafuqishëm dhe ndjekin pas politikën e Shkupit, në një kohë, që politika e tij mund të vendosej fare thjeshtë në Tetovë.

Pak rëndësi ka nëse një qasje e tillë konsiderohet nacionaliste apo jo; e kritikueshme apo jo! Ky nuk është nacionalizëm, por interes nacional dhe përpara interesit nacional nuk mund të bjerret askush. Ndaj, në vend të një fushatë pa sens me tre krerë dhe përpara përdorimit nga politika e Shkupit pa mëshirë, politika shqiptare e Maqedonisë duhet të gjejë mundësinë e unifikimit në një për të përfaqësuar siç duhet dhe me nivel atë që realisht shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë. Zgjedhjet presidenciale ishin rasti më i mirë për të filluar këtë eksperiment, duke u paraqitur me një kandidat unik...

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 19 2009, 06:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ceshtja e emrit: Reagojne politikanet shqiptare

03:15/19.05.09 -

Shqiptaret e Maqedonise ndjehen te injoruar nga fakti se nuk jane pjese e vendimmarrjes per ceshtje te rendesishme.
Nje shembull ne kete drejtim jane edhe konsultimet per emrin, ku partite shqiptare nuk jane thirrur asnjehere.

“Nuk pajtohemi me perjashtimin e shqiptareve, sepse kjo nuk i kontribuon zgjidhjeve proceseve te rendesishme, sic eshte ai i emrit”, deklaron deputeti i PDSH Sulejman Rushiti.

Edhe deputeti tjeter i kesaj partie, Imer Aliu thote se PDSH do te reagoje ashper ndaj politikes se qeverise. “Ne do ta ndjekim ne vazhdimesi kete ceshtje dhe do te reagojme ashper ndaj kesaj politike te cmendur”, pohon Aliu.
Nga ana e tij, kryeministri Gruevski ka refuzuar te beje komente, ndersa deputeti i LSDM, Vlllado Buckovski thote se per kete situate eshte faji i vete shqiptareve.

|||Lajme.Net|||


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:29pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 29 2009, 06:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Menduh Thaçi kërkon marrëveshje të re të Ohrit

(Dërguar më: 11/05/09)

TETOVE-Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi të dielën në Tetovë se patjetër duhet të arrihet një marrëveshje e re, për shkak të mosfunksionimit dhe skadimit të afateve të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai këtë e deklaroi në kuvendin qendror të PDSH-së të, ku u votuan edhe ndryshimet dhe emërimet e reja në kryesinë e kësaj partie.

“Marrëveshja e Ohrit është me afat të skaduar. Është koha për një marrëveshje të re, më precize dhe më obliguese. Fajtor për mosimplementimin e Marrëveshjes aktuale të Ohrit është BDI, e cila për interesa personale e dogji epopenë historike të popullit shqiptar”, ka theksuar Thaçi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në radhët e kryesisë së re janë emëruar si nënkryetarë të rinj Mirushe Hoxha, kandidatja presidenciale e kësaj partie në zgjedhjet e fundit si dhe Azem Ismani, ndërsa nga detyrat e deritanishme janë shkarkuar deputetja dhe anëtarja e kryesisë Flora Kadriu dhe nënkryetarët e deritanishëm Mevlan Tahiri dhe Besim Dogana, i cili më parë ishte larguar me vendim të kryetarit të PDSH-së nga radhët e kësaj partie.

Në mbledhjen e kryesisë është zvogëluar numri i kryesisë nga 40 në 30 anëtarë.

(d.b/INA/BalkanWeb)


Asnje shqiptar nuk zgjidhet ne Akadeine e Shkencave te Maqedonise


Faktori shqiptar ne Maqedoni nuk ka mirepritur zgjedhjen e 24 anetareve te Akademise se Shkencave dhe Arteve, per faktin se mes tyre nuk kishte asnje shqiptar.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave zgjedhjet u bene pas 32 propozimeve per anetare te rregullt dhe te jashtem te ASHAM.

Deri tani, anetare shqiptare te Akademise kane qene vetem dy, personalitete te njohura te jetes shkencore dhe letrare shqiptare ne Maqedoni.
|||Lajme.Net|||


[ Edited Tue Dec 29 2009, 03:47pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jun 01 2009, 07:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjermania po krijon krizë politike në Maqedoni

Veçer:
Nga Express më 29.05.2009 në ora 10:28

E përditshmja maqedonase “Veçer” shkruan sot se Gjermania po tenton që të krijojë krizë politike në Maqedoni dhe rënien e Qeverisë aktuale.

Sipas kësaj gazete, lajmi i plasuar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA se BDI do të tërhiqet nga Qeveria e VMRO-DPME-së, për shkak të anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, ka qenë edhe një tendencë e plasuar nga autoritetet gjermane.

Veçer shkruan se mediat gjermane jorastësisht publikojnë informacione të tilla, për shkak se siç nënvizohet Gjermania është vendi kundërshtar për heqjen e vizave për Maqedoninë. Shtypi maqedonas sulmet ndaj Qeverisë i ndërlidh edhe me aktivizimin e mediave të konzorciumit medial gjerman WAZ me gazetat Dnevnik, Utrinski dhe Vest.

“Muajve të fundit politika gjermane është agresive kundër Maqedonisë. Ajo po nxit tema se shqiptarët në këtë Qeveri shumë pak janë të pozicinuar. Gjermania po nxit tezën e shtetit dygjuhës, një ide e plasuar nga ambasadorja gjermane, por edhe nga lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi, i cili së bashku me liderin e ri të opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski janë politikanët më të afirmuar”, shkruan gazeta “Veçer”.
Gazetës Express trokit ketu


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:31pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 09:33am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
PDSH publikon pikat e marrëveshjes së re mes shqiptarëve dhe maqedonasve
E Martë, 7 Korrik 2009



Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) më në fund ka publikuar dokumentin e shumëpritur, që është bazë për një pakt të ri për barazi midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në dokumentin e publikuar theksohen 12 pikat të cilat janë pjesë e siç thuhet kontratës së re që do të përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të shqiptarëve dhe maqedonasve. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se të gjithë faktorët politik në vend duhet të lexojnë dhe shqyrtojnë këtë marrëveshje, pa dalur paraprakisht sipas tij me paragjykime.

Thaçi i pyetur se cilat janë dallimet midis Marrëveshjes së Ohrit dhe projekt dokumentit më të ri të PDSH-së, deklaroi se “në shikim të parë duket se nuk ka fort dallime dhe se ato janë shumë të vogla, por po të analizohet thellë dallimet mund të jenë edhe esenciale në aspektin e procesuimit, realizimit dhe garantimit të implementimit të kësaj marrëveshjeje”.

Sipas kryetarit të PDSH-së, kanë kaluar të gjitha afatet për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, që ishte paraparë fundi i implementimit të saj më 2004, dhe se pastaj në kuadër të kësaj marrëveshje nuk parashiheshin penalizime apo sanksionime për ngecjen e procesit.

“Marrëveshja e Ohrit është bukur e paqartë në aspektin e krijimit të shtetit etnik, multietnik, gjysëm etnik dhe të tjerë, ndërsa kjo mendoj se i përmban parimet bazë politike të krijimit të shtetit multietnik”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë është platformë politike e PDSH-së, e cila do t`i nënshtrohet një debati të gjërë. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se janë të përcaktuar për vlerat demokratike dhe integrimit në NATO dhe BE.

Marrëveshja e re e hartuar nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme i është shpërndarë të gjithë faktorëve politik në vend dhe në Kosovë e Shqipëri, faktorëve institucional, përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare.


Pikat e Marrëveshjes:

1. Zbatim e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxirret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;

2. Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bënë pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabartë, të drejtat e ofruara, ashtu siç u theksua më lartë , do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;

3. Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;

4. Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;

5. Marrëveshjen që njëri nga tri postet kryesore të shtetit ( presidenti, kryeministri, ose kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;

6. Ligjin e ri për funksionim konsensual të Qeverisë;

7. Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;

8. Ndarjen e re territoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor ;

9. Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;

10. Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;

11. Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve të tjera shtetërore;

12. Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivokë për integrim në NATO dhe BE.

© 2009 GazetaBesa



Pamvarsisht se kam shum rrespekt per zotnin e nerume Menduh Thaçi, e pamvarsisht se e shof kyt figure Shqyptare si teper patriot, e pamvarsisht se rrethanat noshta e pengojn kyt qe du me shprehe, per mu personalisht marrveshja ma e mire do te kishte kene ndamja e Maqedonise njihere e mire me qellimin madhore te bashkimit marekomtare, ose te pakten me pase nji marrveshje apostafat per kyt qellim madhore

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 18 2009, 11:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedonia nuk respekton të drejtat e njeriut

Shkup -Në Maqedoni nuk respektohen sa duhet të drejtat e njeriut. Organizatat për të drejtat e njeriut atje dhe Komisioni Evropian kërkojnë marrjen e masave përmirësuese për garantimin e të drejtave dhe lirive qytetare.


Maqedonia, edhe pse është nënshkruese e shumë akteve ndërkombëtare, konventave për të drejtat e njeriut, nuk ka arritur që këto dokumente, të cilat edhe u bënë pjesë e sistemit juridik në Maqedoni, t’i zbatojë në praktikë. Përkundrazi, vazhdon me avazin e vjetër duke shkelur si të drejtat individuale, ashtu edhe ato kolektive”, thotë Milaim Fejziu, kryetar i degës për Maqedoninë të forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Sipas tij, në Maqedoni ende vlejnë gjykimet dhe ndëshkimet e deliktit verbal.

“Ende në Maqedoni ka të burgosur politikë, ende në Maqedoni ka procese të montuara politike, ende në Maqedoni nuk respektohet e drejta në arsim dhe në mbrojtje kulturore", vlerëson Fejziu. Edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kanë theksuar në raportet e tyre se institucionet në Maqedoni duhet të bëjnë më shumë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kryetari i Komitetit të Helsinkit për Maqedoninë, Iso Rusi, gjithnjë veçon gjyqësorin si sferë kryesore nga e cila burojnë shkeljet dhe mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ndikimi i politikës ndaj gjyqësisë është punë që kryhet në vazhdimësi në Maqedoni, dhe jam i mendimit se të gjitha qeveritë e deritanishme nuk kanë qenë të sinqerta kur kanë deklaruar se mbështesin gjyqësinë e pavarur, thotë Iso Rusi.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian është konstatuar se Maqedonia ende çalon sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, prandaj edhe Brukseli i ka rekomanduar autoritetet vendase që të punojmë për të garantuar respektimin e konventave ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. (dw/start)

2009-07-18 10:59

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Tue Jul 28 2009, 11:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LUPEN
Sat Jul 18 2009, 11:55am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
tham se Maqedonia vepron keshtu se ka perkrahjen e disa shteteve tjera ,si rusia .
pa hajt se kan me xan mend.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
L - N
Sat Jul 18 2009, 12:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
LUPEN ka shkruar:

tham se Maqedonia vepron keshtu se ka perkrahjen e disa shteteve tjera ,si rusia .
pa hajt se kan me xan mend.


Per mu personalisht zgjillja qe shpresoj dhe anrroj asht shperbamja e Maqedonise me rreferendum e mirkuptim mes dy etnive qe bashkjetojn sot ne kyt shtet, asaj Shqyptare dhe asaj Sllavo-Bullgare, nuk shof naj rrugzgjillje tjeter, tana rrugzgjilljet tjera tuj pase parasysh dallimet ekstreme prej historis fese etjetj se jane shum, mes dy ktyne kombsive me duken vetem rrugzgjillje afatshkurte dhe humje kohet. Nejse noshta koha ka me provu se ca jam tu fole asht kanveshtrimi i gabum, e Maqdenia e sotme ka me egzistu e ka mu zhvillu ne kyt gjenje etnish pamvarsisht deshirs teme.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LUPEN
Sat Jul 18 2009, 12:23pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
edhe un jam i mendimit qe nuk ka me ndryshu asgja ne at shtet ,ndoshta ka me pas moderime por asgja ma shum,per fat te keq.
ka shum ndrymje te jashtme qe nuk kishin me e lan ate vend me ndry ashtu siç dan ti z.Lec por gjithashtu e kisha deshiru edhe une.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 11:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Reeker: Maqedonia nuk i respekton liritë fetare

Shkup -Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni Philip Reeker, u shpreh i shqetësuar për mungesën e implementimit të ligjit mbi organizatat fetare në Maqedoni, në nivelet më të larta të Qeverisë.

“Ne në Ambasadë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara e monitorojmë nga afër statusin e organizatave fetare në Maqedoni. Një vit më parë, unë e kam përshkruar ligjin mbi organizatat fetare në Maqedoni si model për regjionin, kur bëra fjalimin tim para Senatit të Shteteve të Bashkuara. Gjatë vitit të kaluar ne e kemi bërë të qartë shqetësimin tonë, për mungesën e implementimit të ligjit, në nivelet më të larta të qeverisë. Ky është një ligj shumë i mirë, por duhet të implementohet në fjalë dhe vepra”, theksoi Reeker pas një takimi mek Kryesuesin e Komunitetit Bektashian në Maqedoni, Baba Edmond Brahimaj.

Sipas tij, kjo mungesë e implementimit është duke i goditur edhe grupet e tjera fetare, duke përfshirë edhe grupet nga Shtetet e Bashkuara që kanë qenë prezente dhe kanë kontribuar për Maqedoninë për shumë vite. “Një mungesë e vazhdueshme e regjistrimit dhe e implementimit të ligjit mund të tërheqë vëmendjen e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Shqetësimet tona i kemi bërë publike në Raportin tonë vjetorë për të Drejtat e Njeriut dhe në fund të vitit gjithashtu do të paraqiten në Raportin për Liritë Fetare që është i mandatuar nga Kongresi i SHBA”, theksoi Reeker. /ina/start

2009-07-24 08:39

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 11:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
PDSH: [Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Tetovë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të jetë këmbëngulëse që në debatin e caktuar për Ligjin për Parlamentin më 17 gusht, përfundimisht të zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në të gjitha nivelet e këtij institucioni legjislativ.
Më 17 gusht do të pasojë debat i ashpër midis partive politike për Ligjin për Parlamentin, me ç`rast janë paraparë amendamente nga opozita shqiptare për plotësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e Parlamentit.
Pikërisht koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se kërkesa e partisë së tyre është e qartë një kohë të gjatë se gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërësi në kuadër të Parlamentit.
“Qëndrimet tona janë të qarta që para një viti dhe se edhe raporti i Komisionit Evropian bën të qartë faktin se patjetër duhet të merren parasysh sugjerimet e PDSH-së sa i përket përdorimit të gjuhë shqipe”, ka theksuar Aliu, duke shtuar se deputetët e partisë së tyre kanë amendamentet për të kërkuar përdorimin e tërësishëm të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare krahas asaj maqedonase.

Sipas tij, PDSH-ja ndjek politikën shantazhuese dhe inkriminuese të Demokracisë së Re, e cila është dorë e zgjatur e Gruevskit dhe tani dëshiron të implikohet gjoja për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ata po tregojnë para opinionit se janë dëmtues dhe përçarës me qëllime të inkriminuara dhe të diriguara nga Gruevski. Kjo parti u pa se funksionon me Gruevskin edhe në rastin e strategjisë nacionale për emrin të propozuar nga Andovi, kur pikërisht deputetët shërbëtor të Gruevskit, gjegjësisht të DR-së propozuan amendamente, që ishin instrumentalizuar nga partia e Gruevskit. Me këtë ata realizuan qëllimin e këtij të fundit”, ka theksuar deputeti Aliu, duke kërkuar që kjo parti të tërhiqet nga skenaret e errëta. Shefat e grupeve parlamentare janë dakorduar që nga mesi i gushtit të hyjë në procedurë parlamentare edhe ligji për nëpunës shtetëror.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka theksuar se deri tani është paraparë një agjendë e ngjeshur për miratimin e ligjeve të kërkuara nga BE-ja, në bazë të afateve të përcaktuara, para shpalljes së raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Pritet që partitë politike parlamentare të caktojnë anëtarë të grupeve punuese, të cilët do të merren me çështjen e precizimit të Ligjit për Parlamentit. (ina/start)

13:30

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:36pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:51pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Parlamenti po shkatërron të drejtat e shqiptarëve

Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu dje ka shprehut të gjitha vërejtjet për punën e parlamentit në takimin me kryetarin e këtij institucioni, Trajko Veljanovski.
“Ne i shtruam vërejtjet tona serioze për sa i përket rolit të Parlamentit i cili është shndërruar në shkatërrues të të drejtave të shqiptarëve.PDSH-së deri tani në Parlament nuk i është pranuar asnjë iniciativë. Strategjia parlamentare e VMRO-së tashmë është e qartë dhe e zbuluar nga ana jonë. Ata tentojnë të konstruojnë parti politike kinse shqiptare, të konstruojnë opozitë kinse shqiptare dhe në fund kinse realizojnë projekte dhe nxjerrin e miratojnë ligje kinse në favor të shqiptarëve”, ka theksuar deputeti Imer Aliu.

Ai theksoi se presin që në ditët në vijim që iniciativa e PDSH-së për interpretim të Ligjit për amnesti të dorrëzuar në Parlament para 11 muajve do të vijë në rend dite, me çka do të mbyllej çështja e rasteve të Hagës. PDSH i ka të gatshëm ligjet për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe ligjin për amnesti ku do të përfshihet edhe rasti i Sopotit dhe shumë shpejtë do t’i dorëzojmë në procedurë parlamentare”, ka theksuar Aliu, që sipas tij, organet partiake do të vendosin për bojkot të mundshëm të Parlamentit.

Sipas Aliut, veprimi i PDSH-së në të ardhmen sa i përket dorëzimit të projekteve të tjera siç ishte edhe ligji për përdorim të gjuhës shqipe dhe të tjerat, do të varen nga sjella e shumicës parlamentare ndaj kësaj iniciative. Nga kabineti i kryetarit të parlamentit informojnë se kanë angazhuar kryetaren e komisionit të kërkojë mendim urgjent nga qeveria lidhur me këtë çështje.

“Komisioni juridiko ligjdhënës ka dorëzuar kërkesën deri te qeveria ndërsa për fat të keq nga ekzekutivi deri më sot nuk kemi marrë mendim. Pa atë mendim, parlamenti nuk mund të debatojë. Kryetari i parlamentit sot kërkoi nga kryetarja e komisionit ti drejtohet urgjent qeverisë që të marrë mendimin nga qeveria dhe kërkesa e PDSH-së, të hyj në procedurë”, theksoi Todor Pendarov, zëdhënës i kryetarit të parlamentit. (INA/start) 2009-07-30 11:55

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Wed Sep 09 2009, 05:35pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4511 sec, 0.0848 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,469kB