Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Manastir dhe Diber e Madhe! Rreth trojeve Shqiptare ( "Maqedoni ???" )
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jul 24 2008, 07:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiperi-Maqedoni; qarkullim pa viza


17:00/23.07.08 -
Parlamenti në Maqedoni ka ratifikuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që parashikon regjim pa viza për qytetarët e dy vendeve.
Vlerësohet se ratifikimi shënon përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe pse arritja e marrëveshjes shënoi tensione si brenda Maqedonisë ashtu edhe mes Tiranës dhe Shkupit.

Marrëveshja nënkupton se shtetasit e një vendi nuk do të kenë nevojë për viza për të hyrë në vendin tjetër ku do të mund të qëndrojnë 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.

Gjithashtu, parashikohet që banorët e zonave kufitare, të mund të kalojnë në vendin fqinj vetëm me karta identiteti.

Marrëveshja që u ratifikua, u votua nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, edhe pse ajo u nxit nga PDSH e cila nuk është më pjesë e kolicionit qeverisës.

Ajo do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet edhe nga parlamenti në Shqipëri.
|||Lajme.Net|||


Shyqyr mor qi i hekne kta viza qe te pakten mos t'na dajn ma si kan ba deri tash.


[ Edited Fri Apr 16 2010, 08:41am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 25 2008, 08:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zgjohu: Ligji per gjuhen maqedonase gjymton gjuhen shqipe

15:00/24.07.08

Lëvizja qytetare ‘Zgjohu!’ në Shkup reagoi ndaj miratimit të ligjit për mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe të shkrimit të saj, si dhe ndaj dispozitave të përdorimit publik të mbishkrimeve, të cilat duhet të jenë të shkruara në dy alfabete. Pra, fjalët dhe emërtimet shqiptare të reklamave të firmave duhet të shkruhen të transkriptuara dhe në alfabetin cirilik.
“Lëvizja ‘Zgjohu!’, reagimin e vet e ka shkruar sipas këtij shembulli gjë që është e pamundur të ketë ndonjë lloj kuptimi, sepse gjuha shqipe ka 36 shkronja, ndërsa gjuha maqedonase 29, prandaj gjymtohet shumë fjala shqipe e transkriptuar me këtë alfabet, ndërsa kuptimi i tyre humbet tërësisht.
|||Lajme.Net|||


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 02 2008, 07:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
PDSH: Votoni rezolutën për Kosovën

Partia Demokratike Shqiptare, ftoi sot BDI-në dhe partitë maqedonase të votojnë pro rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shekulli Online
Hene, 01 Shtator 2008 17:06:00

Partia Demokratike Shqiptare, ftoi sot BDI-në dhe partitë maqedonase të votojnë pro rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ftojmë partitë maqedonase që në interes të qytetarëve dhe të këtij kursi pro-perëndimor të votojnë këtë rezolutë, kurse BDI-ja të mos sillet si struci që kokën e ka në rërë e trupin jashtë”, u tha sot në konferencën e PDSH-së.

Sipas PDSH-së “është momenti i fundit ku Qeveria e Maqedonisë duhet të sjellë vendim, me apo pa ministrat e BDI-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila do të kontribuojë shumë në stabilitetin e rajonit.

Nga kjo parti theksojnë se PDSH-ja është e qëndrueshme në politikën e saj pro SHBA, NATO dhe BE dhe e ka të gatshme rezolutën, të cilën do t’ia dorëzojë Parlamentit për miratim.

Partia opozitare shqiptare theksoi se edhe pse BDI-ja kishte premtuar njohjen e Kosovës nga Maqedonia menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme kjo u pa se ishte vetëm një premtim bosh.

“Zëdhënësja e Ali Ahmetit në një emision debativ tha se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të njohin pavarësinë e Kosovës. I pyesim publikisht, sa mbledhje të Qeverisë janë mbajtur deri tani dhe a marrin pjesë ministrat tuaj në ato mbledhje? Nëse marrin pjesë a guxojnë të përmendin njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, u theksua në konferencë. (INA)

Marre prej gazets Shekulli online


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 09 2008, 03:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sprova/Fli politika shqiptare në Maqedoni, fli!

09-10-2008 / Nga Ilir Sefaj

Shteti maqedon ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Maqedonia fqinje me një popullsi mbi njëzetepesë përqind shqiptare, ende nuk e njeh shtetin fqinj, Kosovën. Vërtetë paradoksale. Si do që të jetë, një ditë gjithsesi imponueshëm, edhe kjo krijesë artificiale do ta njoh pavarësinë e Kosovës, mirëpo se do të rezistojë kaq gjatë, nuk është menduar as edhe nga skeptikët më të mëdhenj. Në vazhdën e shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës ishte edhe Samoa, ndërsa Maqedonia ende heziton ta bëjë këtë. Vërtet kjo është nonsens. Ku konsiston çështja? Pse ngjet kjo? Shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoni, një përqindje e madhe e deputetëve në parlamentin maqedon janë shqiptarë, ndërsa shteti maqedon ende nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kjo dëshmon se influenca e politikës shqiptare atje, është e barabartë me zero. Argumentet gjeni vet. Shteti i Kosovës me mbi nëntëdhjetë përqind shqiptarë përcaktohet si shtet shumetnik, bile nëse u teket serbëve problematik, brenda njëzet e katër orëve e shndërrojnë Kosovën në një zonë konflikti, e shndërrojnë Kosovën në një zonë të rrezikshme. Flejë politika shqiptare në Maqedoni, flejë! “Maqedonia do ta pranojë Kosovën atëherë kur do të thotë Partia Demokratike Shqiptare”, pati deklaruar shumë kohë më parë në Dibër lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ky prononcim i paskrupullt nga ana e liderit të PDSH-së atëbotë, dëshmon se shqiptarët në Maqedoni janë vetëm numër. Ngase nëse bëhet fjalë për vendimmarrje, ka kush përgjigjet. Dihen synimet fashiste të sllavëve karshi shqiptarëve, është i njohur fakti si kjo krijesë artificiale nuk njeh pavarësinë e Kosovës duke mos dashur t’i prishë marrëdhëniet me Serbinë, mirëpo ky injorim kaq jetëgjatë i realitet të ri të krijuar në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, nga ana e kësaj krijese të brishtë nuk guxon të na lërë të qetë. Së këndejmi nuk më befason fakti se Maqedonia dhe Mali i Zi, hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës, ngase vetëm para pak vitesh këto të dyja shtete ishin kundërshtare të pa luhatura kundër idesë së bërjes së Kosovës shtet, mirëpo indiferenca e politikës shqiptare sidomos në Maqedoni, më bën të ndjehem i irrituar. Kam përshtypjen se intelektualë shqiptarë në Mal të Zi, kanë qenë më të zëshëm pro njohjes së Kosovës shtet nga ana e Malit të Zi, sesa politika shqiptare në Maqedoni, edhe pse kjo e fundit është pjesë aktive e organeve legjislative, vendimmarrëse në IRJM. Kur jemi këtu mendoj se Kosova më shumë ka gëzuar përkrahje nga intelektualë të pavarur shqiptar në Maqedoni, si ta zëmë nga një zë tepër i arsyeshëm që vije nga një analist i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, sesa i tërë opusi partiak i akëcilës parti shqiptare, qoftë pjesë apo jo e pushtetit maqedon. Do i kisha thënë edhe dy fjalë, ama kësaj radhe kaq, ngase ende më mban gjallë, dhe me sedër të ndjeshme, humaniteti i shqiptarëve të Maqedonisë i treguar karshi vëllezërve të tyre shqiptarë gjatë luftës në Kosovë... ...


Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 15 2008, 01:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
INA, mundesia e informimit shqip ne Maqedoni"

E Diele, 16 Nentor 2008


Qytetaret shqiptare ne Maqedoni, qe nga viti i kaluar, kane nje mundesi me shume per t'u informuar ne kohe reale dhe me seriozitet. Agjencia e lajmeve INA ua mundeson kete sherbim, permes informacioneve te perditshme per aktualitetin ne vend dhe pjesen tjeter te botes. Naser Pajaziti, drejtor i agjencise INA ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", flet dhe per vijen editoriale qe ndiqet nga kjo media dhe perpjekjet per zgjerimin e saj, si dhe bashkepunimin qe ka ne Shqiperi.

I nderuar z.Pajaziti, qe nga viti 2007 keni themeluar agjencine e pare informative ne gjuhen shqipe per Maqedonine. Se pari duam t'ju pyesim mbi angazhimet tuaja te meparshme mediatike?

Une me shume kenaqesi, them se fillesat e gazetarise i kam ne Tirane, ku kam studiuar per kete profesion. Fatmiresisht kjo eshte pjese e suksesit tim, sepse i takoj shkolles se re te gazetarise shqiptare. Angazhimet e mija te para kane qene ne shtypin shqiptar ne Tirane, duke punuar si gazetar i lire dhe me disa shkrime neper disa redaksi te gazetave dhe radiove. Por, pjesen me te madhe te punes e kalova gjate periudhes se studimeve ne vitet 96-98 punova ne redaksine e gazetes Rilindja ne Tirane dhe njekohesisht kam punuar si korrespodent nga Tirana i gazetes Fakti ne Shkup. Pas mbarimit te studimeve jam kthyer ne Maqedoni ku kam nisur te punoje ne Radiotelevizionin Shteteror si gazetare dhe me pas redaktor. Ne nje periudhe kam bashkepunuar edhe me disa media te tjera elektronike, per te arritur me ne fund qe nga viti 2003 te jem edhe korrespodent i Zerit te Amerikes nga Shkupi deri ne fillim te ketij viti.

Vijme tek INA. Si lindi ideja per kete agjenci?

Nje kohe te gjate kisha vleresuar se mungonte nje media e tille ne Maqedoni dhe sidomos per shqiptaret. Ideja per themelimin e agjencise se lajmeve ka lindur para disa viteve dhe ne shume kontakte me biznese, nuk kemi arritur te imponojme bindjen se duhet te investohet ne kete drejtim. Duke pare mungesen e sensit per te realizuar nje projekt te tille qe duhej te jete ne Maqedoni, me investimet tona private beme hapat e pare dhe vendimtar. Njohja e profesionit, perkushtimi yne profesional dhe duke pare nevojat qe kerkon gazetaria edhe ne kete sfere, brenda nje periudhe te shkurter me kapacitete dhe nje staf solid arritem te afirmohemi. Ne kuader te intensifikimit te puneve tona kemi pasur perkrahjen e nje grupi te kolegeve, te cilet ne te njejten linje kane per qellim avancimin e hapesires mediale ne Maqedoni. Projekti me pas u mbeshtet edhe nga nje grup gazetaresh profesionist, me qellim avancimin e informimit dhe shpejtesine e transmetimit te lajmeve nepermjet internetit, sidomos per zhvillimet ne Maqedoni, Kosove, Shqiperi dhe diaspore.

Konstatohet se ka nje audience te larte te agjencise. Ajo eshte dhe pike referimi per disa media jo vetem ne Maqedoni por dhe ne rajon dhe me gjere. Cilat jane sipas jush nismat qe kane sjelle keto arritje?

INA per nje periudhe te shkurter arriti te jete konkurruese ne tregun medial jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne rajon. Kjo eshte deshmuar, sepse INA tashme si burim informimi dhe pike referimi shfrytezohet nga shume media dhe institucione ne rajon dhe me gjere.

Ajo qe flas eshte faktuar sepse ne sferen e informimit elektronik sot gjithcka mund te verifikohet. E vecanta e agjencise INA eshte se ajo tashme eshte burim informacioni per tere hapesiren mediale sidomos ne Shqiperi, Kosove dhe diasporen shqiptare, sepse nje media e tille i ka munguar shqiptareve ne Maqedoni, por i ka munguar edhe maqedonasve, te cilet jane shume pak te njohur apo i mungon informacioni, analiza, debati per zhvillimet ne hapesirat e tjera shqiptare.

Mund te na jepni hollesi per menyren si funksionon agjencia, stafi i saj, partneret, rrjetin e korrespondenteve dhe bashkepunimet qe keni me homologet tuaj?

Po sic e dini ne jemi ne Shkup dhe kryesisht jemi te fokusuar me lajme nga vendi, rajoni, diaspora. Kemi nje ekip te vogel redaktues dhe te gazetareve. Por ajo qe ne praktikojme eshte angazhimi i gazetareve nga mediat e tjera, te cilet per INA kane kontrata part-time apo honorare per cdo lajm. Ne kemi nje rrjet korrespodentesh ne rajon, qe jane kryesisht gazetare te lire - freelance ne Tirane, Prishtine, Presheve si dhe zyren koordinuese per Evrope ne Cyrih te Zvicres, por edhe zyren e korrespodences ne Nju Jork. Korrespondentet jane ata qe kontribuojne ne mase te madhe me informacione dhe lajme duke mbuluar ngjarjet nga vendi dhe jashte. Per momentin kemi nje perfaqesi dhe korrespodence ne Zvicer, e cila mbulon vendet perendimore si dhe korrespodentin tone ne SHBA. INA shfrytezon ne mase te madhe informacione te nje rrjeti te gjere te bashkepunetoreve vullnetare, te cilet megjithate sjellin informacione per ngjarje te ndryshme.

Ne kete kuader cilat jane planet e INA-s per te ardhmen e afert?

Agjencia INA per nje periudhe te shkurter ka zgjuar interesin e shume mediave, sidomos mjeteve elektronike brenda dhe jashte vendit. Ideja dhe planifikimi yne eshte qe te shtojme edhe sherbimin e lajmeve ne gjuhen angleze duke pretenduar qe te jemi ne agjenci me karakter rajonal dhe jo vetem brenda vendit. Paraprakisht kemi arritur qe te jemi te pranishem dhe te cituar nga mediat e rajonit, Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Greqi, Serbi, Bullgari dhe boletini yne i lajmeve shfrytezohet edhe nga disa institucione mediale dhe hulumtuese italiane, te cilet i perkthejne lajmet tona. Kemi vale ofertash nga kolege nga vende te ndryshme sepse kane vleresuar punen tone dhe jane te gatshem ne cdo rast per te bashkepunuar. Ne Shqiperi bashkepunojme me gati te gjitha mediat, sepse sic e thash edhe me larte INA tashme eshte harta ku pasqyrohet Maqedonia brenda 24 oreve dhe kjo ka krijuar besueshmerine qe ne jemi te paret dhe si pike referimi per shume media ne rajon. Se shpejti pritet te nenshkruaje kontrate partneriteti me agjencine e njohur bullgare "Focus". Ne planin afatgjate fale miqesise dhe kolegjialitetit te krijuar me shume media, kemi premtime ne rast te zhvillimit tone dhe realizimit te projekteve te reja. Por per kete do te deshmoje koha dhe ecuria e implementimit te synimeve qe permban projekti INA.

Ne Maqedoni gjendet edhe MIA, nje agjenci shteterore lajmesh edhe ne gjuhen shqipe, si jane raportet mes jush dhe cili eshte ndryshimi mes dy agjencive, nisur nga fakti se njera eshte shteterore, e detyruar te ndjeke linjen e qeverise dhe tjetra private?

Po agjencia INA dallon shume nga MIA, e cila eshte shteterore dhe ka sherbimin e lajmeve edhe ne gjuhen shqipe. Ne dallojme ne menyren e berjes se lajmit, qasjen per te informuar, meqe agjencia shteterore duke qene si e tille me shume mbulon ngjarje protokollare. Perkunder kapaciteteve njerezore qe ka MIA dhe mbeshtetjes financiare nga buxheti i shtetit, ne si agjenci jemi me te vizituar dhe me te ndjekur dhe kjo deshmohet nga te gjitha sondazhet e bera nga rrjete te ndryshme te internetit.

Ju keni edhe nje perfaqesi ne Zyrih, cili eshte roli i saj?

Ne Zvicer kemi nje zyre perfaqesie dhe korrespodence qe drejtohet nga gazetari dhe publicisti Dashnim Hebibi, i cili gjithashtu eshte nje gazetar qe i takon gjenerates se re te gazetareve shqiptare te dalur nga shkolla e gazetarise e Universitetit te Tiranes.

Ne per here te pare si agjenci shqiptare kemi aplikuar rubriken e vecante te diaspores qe koordinohet drejtperdrejt ne Zvicer dhe se shpejti do te kete risi ne kuader te kesaj rubrike. Gjithashtu, agjencia INA do te jete pjese e projektit dhe paketes mediale Albanian Media Center ne Evrope me qender ne Zvicer, qe do te menaxhohet nga gazetaret Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi. Ky do te jete nje investim ne fushen e medias dhe se shpejti do te shpalosen projektet me te reja qe do te realizohen ne kuader te Albanian Media Center.

Nderkohe ne SHBA, konstatohet se INA eshte nje burim i besueshem dhe i citueshem informacioni. Per te mbetur ketu, mund te na flisni pak per mbulimin qe po i behet zgjedhjeve presidenciale nga INA. Nese jam i sakte, ju jeni ftuar si agjenci dhe media e vetme shqiptare ne debatet presidenciale ne SHBA, ne debatin e pare ne shtator 2008 mes Obama dhe McCain?

Po, agjencia e lajmeve INA ka qene nje nga mediat e vetme shqiptare dhe ato nga rajoni qe ka ndjekur drejtperdrejt kete eveniment te rendesishem ne SHBA, te mundesuar nga Foreing Press Center e Departamentit Amerikan te Shtetit dhe ambasada amerikane ne Maqedoni. Sigurisht qe gjate fushates dhe zgjedhjeve ne SHBA, kemi qene nje nga agjencite e vetme shqiptare qe me gazetare te derguar nga rajoni kemi ndjekur dhe mbuluar nje pjese te konsiderueshme te fushates zgjedhore. Kulminacioni u arrit edhe ne diten e zgjedhjeve, te cilat u ndoqen nga gazetaret Llukman Halili, Dashnim Hebibi si dhe korrespodenti yne i perhershem Beqir Sina. INA ndiqet shume ne mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan ne SHBA, por nga ana tjeter, jemi nder mediat gati te pakta qe i shtojme kujdes te vecante ketij komuniteti shume te fuqishem dhe te rendesishem shqiptare ne diaspore. Kjo qe them bazohet ne fjalet dhe komentet e shume protagonisteve te komunitetit shqiptaro-amerikan, sepse ne per cdo dite jemi me ta dhe informojme per aktivitetet e tyre, fale gazetarit dhe korrespondentit tone Beqir Sina dhe rrjetit te bashkepunetoreve qe kemi atje.

Kalojme ne disa pyetje qe lidhen me vijen editoriale te INA-s. Lexuesit mund te shtrojne pyetjen, cilen nga forcat politike shqiptare, BDI, PDSH apo Demokracia e Re, ju mbeshtesni ne agjencine tuaj ?

Agjencia e lajmeve INA kryesisht eshte nje investim i pavarur dhe nuk behet fjale per ndonje mbeshtetje politike nga ndonje faktor politik. Ne vazhdimisht po ballafaqohemi me sfida te ndryshme, por po i perballojme ato me punen dhe rezultatet qe po tregojme vazhdimisht. Permes agjencise po mundohemi per te krijuar nje mentalitet te ri ne Maqedoni, qe gazetari megjithate te kete nje respekt te vecante perballe politikes injorante qe po dominon me shumice te ne. Ne po mundohemi qe te imponojme raporte qe gazetari te mos akceptohet si nje informator klasik i futur ne rrethin vicioz te shablloneve apo strukturave te njemendesise. Percaktimi yne eshte qe gjate shkrimit dhe raportimit te respektohen parimet themelore per informim te shpejt, te sakte dhe te paanshem. Ne tere punen tone, ajo qe na ben pershtypje dhe qe tregon shenja mediokriteti sidomos nga qarqe politike, ku ne forma te ndryshme behet zhurme banale me etiketime te pareshtura. Por thashe deri tani kemi sfiduar gjithcka dhe besojme se do te ngelemi me plote vetedije pas ketij percaktimi, sepse gjithcka qe eshte kunder ketij parimi sjelle zhgenjim dhe neperkembje profesionale.

Ceshtja e emrit final te Maqedonise qe nga shume shtete njihet me kete emer dhe nga te tjere si FYROM, eshte teper e ndjeshme per maqedonasit, perfshire popullsine shqiptare. Cili eshte mendimi juaj per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje?

Zgjidhja e kesaj ceshtje vleresoj se pritet qe serish te kete prolongime te reja, pas inaugurimit te administrates se re amerikane ne Uashington dhe pas zgjedhjeve te ardhshme ne mars te vitit 2009 ne Maqedoni. Zgjidhja e ceshtjes se emrit do te jete nje sfide e re per Maqedonine, sidomos pas zgjedhjes per president te kandidatit demokrat Barak Obama, i cili njihet si nje mbeshtetes i pales greke mbi kete ceshtje. Ai gjate kohes si senator propozoi ne Senatin Amerikan nje rezolute ne mbeshtetje te Athines. Edhe perkunder deklarimit siperfaqesor te diplomateve amerikan se nuk do te ndryshoje politika amerikane sidomos ndaj Shkupit per ceshtjen e emrit, une kam nje doze dyshimi se megjithate do te kete zhvillime dhe qasje te reja sa i perket zgjidhjes se ketij problemi, me presione diplomatike qe Shkupi te ndryshoje emrin. Pra sic eshte nenvizuar nga shume faktore relevante boterore, kompromisi dypalesh mund te arrije nje zgjidhje qe me ne fund te mbyllet ky kontest disavjecar midis Shkupit dhe Athines.

Dhe se fundi, a mund te na flisni edhe per lidhjet tuaja me Shqiperine?

Pra duke e konsideruar veten si nje banor te Tiranes per nje periudhe te shkurter ne kohen derisa isha student i gazetarise, vazhdoje te jem shume i lidhur me kete vend.

Keto lidhje sigurisht qe i mbaj me miqte, koleget dhe mediat, ku vartesia ndaj tyre eshte 24 oreshe, edhe perkunder mospranise fizike. Po ashtu vlen te theksoj se shpeshhere vizitoje Tiranen dhe vendet tjera te Shqiperise. Planifikoj qe se shpejti te jem ne Tirane, per te promovuar librin tim te ri publicistik "Sfidat politike".

Ju falenderojme per intervisten dhe rishihemi ne promovimin e librit tuaj me te ri.

Bisedoi: Edison Kurani

Marre prej faqes Koha Online


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 21 2008, 07:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ohër, Presidenti Topi sot në Forumin Ekonomik

(Dërguar më: 21/11/08) Presidenti Bamir Topi do të marrë pjesë sot në Forumin Rajonal Ekonomik që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë. Topi do i kushtojë vëmendje përfshirjes së Kosovës në nismat rajonale dhe në proceset e përbashkëta integruese.

OHER- Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të marrë pjesë sot në Forumin Rajonal Ekonomik me temë “Konkurrentë dhe partnerë në rrugën drejt BE-së”, që do të mbahet në Ohër. Në fjalën e tij, kreu i shtetit do të përqendrohet në bashkëpunimin e ndërsjelltë që duhet të bëjnë bashkarisht të gjitha vendet e rajonit për të përballuar ndikimin e krizës globale financiare, të energjisë dhe rrezikut të rënies ekonomike. Topi gjithashtu do i kushtojë vëmendje në fjalën e tij, aktualitetit politik dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës dhe përfshirjes së saj në nismat rajonale dhe në proceset e përbashkëta integruese. Në Forumin Rajonal Ekonomik do të marrin pjesë presidentët e Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë, Bosnjë Hercegovinës e Malit të Zi. Ndërsa nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Kabineti i presidentit Cërvenkovski sqaroi dje mosftesën e presidentit të Kosovës. Sipas tyre, Kosova nuk ështe pjesë e këtij forumi dhe nëse dëshiron të jetë pjesë e saj atëherë duhet t’i drejtohet organizatorit të kësaj nisme që pesë vite me radhë organizohet në rajonin e Evropës Juglindore nga organizata Revikon. Nisma joqeveritare përbëhet nga personalitete të biznesit, akademikë dhe personalitete publike nga rajoni.

(s.g/BalkanWeb)


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:53am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 27 2009, 12:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedonia me President shqiptar

E Marte, 27 Janar 2009

Maqedonia nje dite mund te kete president apo kryeminister shqiptar. Keshtu mund te ndodhe nese dalin reale parashikimet e liderit te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti. Gjate nje takimi zyrtar dje, me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, Ahmeti deklaroi se kushtetuta e Maqedonise hap rrugen qe te kandidohet nje shqiptar per postin e presidentit. Sipas tij, askund ne Kushtetute nuk shkruhet origjina qe duhet te kete nje president i Maqedonise. "Maqedonia si shtet multietnik ofron shanse edhe per komunitetin shqiptar. Tani ne jemi duke analizuar, studiuar rrethanat. Jo vetem president, por pse mos te jete nje kryeminister shqiptar", tha Ahmeti. Ai shtoi se akoma nuk ka ndonje qendrim te prere te partive shqiptare ne Maqedoni. Megjithekete ai vleresoi se zgjedhjet qe do te mbahen ne Maqedoni duhet te jete te lira, demokratike dhe te qeta. Ndersa, kryeministri Thaci lidhur me mundesine e kandidimit te nje shqiptari per president ne Maqedoni, ishte me i permbajtur. Ai tha se ne Maqedoni duhet te kete zgjedhje te qeta dhe demokratike. "Maqedonia eshte vendi i te gjitheve, pra pergjigjen mund ta japin vete qytetaret e Maqedonise", vleresoi Thaci. Ai shtoi se bashkepunimi i dy vendeve eshte ne interes te paqes dhe bashkepunimit rajonal dhe integrimeve euroatlantike. "Tani Maqedonia eshte ne prag te zgjedhjeve lokale. Deshira dhe vullneti i Kosove eshte qe edhe atje te kete zgjedhje te lira dhe demokratike, te qeta, qe te jene nje shembull i mire per te ardhmen e Maqedonise. Takime do te ndodhin edhe ne te ardhmen", paralajmeroi Thaci. Sipas tij, Kosova dhe Maqedonia synojne integrimet euroatlantike, prandaj te dyja vendet jane te interesuara qe te kene nje bashkepunim cilesor per interesa te dypaleshe. Ne kete aspekt, Thaci permendi edhe idene e dy presidenteve, atij te Shqiperise Bamir Topi dhe atij te Kosoves, Fatmir Sejdiu qe rajoni te lehtesoj qarkullimin e njerezve dhe mallrave, duke marre shembull lirine e levizjes per vendet e Bashkimit Evropian. "Eshte nje ide e menduar prej dy presidenteve. E ardhmja e Kosoves, e Shqiperise por edhe e gjithe rajonit eshte integrimi ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian, pra ajo ide nderlidhet me integrimet euroatlantike", theksoi Thaci. Nderkohe, edhe kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti tha se rajoni ka rastin e mire qe te deshmoje se, eshte i gatshem per bashkepunim mes vendeve.

Pas vizites ne Tirane, Ahmeti ne Prishtine

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, me seli ne Tetove, pas vizites qe beri ne Tirane, dje vizitoi Prishtinen. Ai u takua me drejtuesit me te larte te vendit si Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi. Ne delegacion me Ahmetin eshte nenkryetari i Parlamentit te Maqedonise, Rafiz Haliti, deputeti Xhevat Ademi dhe zyrtare te tjere te larte partiake te BDI-se, si Nevzat Bejta dhe Agron Buxhaku

Marre prej gazets Koha Jone Online


Pesonalisht s'kam asnji lloj shpreset se ka me nodh najhere qi shteti fantazem i Maqedonis me pas president Shqiptare, sepse edhe po e pati, ka me pas president lolo qe e terhekun per hunes Sllavt e ktij shteti fantazem, ashtu si jan tu ba me klasen politike shqiptare atje sot, qe vetem e poshtnojn prej vete padijes e interres individuale qe kan politikan te nryshem Shqiptare atje (Deshta me shtu se kyt virusin e pasunimit dhe perfitimit personal na Shqiptart e kena ba dhe e bajm ma s'miri tash 2000+, nuk asht virus i ri kastan jena ktu)

[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 27 2009, 12:55pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Larva fatkeqe që po del nga shkrirja e Institutit “Pjetër Bogdani” në Maqedoni

27-01-2009 / Nga Xhabir Ahmeti (Koha)

Institutit do t'ia ndërruakan emrin... Nuk u pëlqyeka emri i Pjetër Bogdanit... Instituti bëka marrëveshje me Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe me Institutin Albanologjik të Tiranës. Do ta ndihmuakan ata... Në Institut do t’u pranuakan pesëdhjetë veta në punë, thonë një herë. Pastaj, jo pesëdhjetë, por tridhjetë e pesë... Sidoqoftë - shumë... Instituti do të caktuaka drejtorin!... E dini më... Të gjitha këto janë për mashallah dhe për aman-aman! Të gjitha janë një lavër që do të bëhet (kujdes: koha është e ardhme) nëpër re, janë gjetja e ilaçit për vidhat që i ka sosur sëmundja përfundimisht, janë mbjellje e lugëve të çajit, për të korrur dikur (ah, kjo koha e ardhme!) lopata. Marifete... Akrobacione iluzioniste... Për të blerë kohë. Ndërrimi i emrit të Institutit flet për Ata se ende nuk e dinë ku janë. Se mendojnë që janë duke mbajtur mbledhje në han për të bërë një zadrugë. Se nuk i kanë lexuar aktet, elaboratin, programin. Se janë futur me dhunë në ëndrrën e huaj. Se nuk e dinë se emri i Pjetër Bogdanit askund nuk figuron. Se, fundja, edhe po të ishte ky emër, çfarë pengese paraqitka në punë, në arritjen e caqeve? Kurrgjë. Ama bash kurrgjë! Në përmbajtje - jo e! Një cak i politikës ndërkëmbëzore arrihet, sigurisht: demek e heqim emrin e Pjetër Bogdanit, pse s'e dashka ndonjë atje, ku ta di unë... Ia bëjmë qejfin dikujt që gogësin me sy gjysmë të mbyllur nga rehatia pas drekave e darkave!... Kësaj pune i thonë aman-aman!

Pastaj marrëveshjet për bashkëpunim... Nga këto marrëveshje krerët e frontit për mbjelljen e lugëve të çajit (që mendojnë se instituti udhëhiqet me frena kuajsh) presin të vijë një forcë e padukshme e t'i bëjë punët të cilat ata nuk dinë t'i bëjnë vetë. (Natyrisht për vete i duan meritat). Nuk u shkon e as që do t'u shkojë mendja se tjetër është ndihma, tjetër është puna që duhet ta bësh vetë. Nëse e lëmë pas dore punën tonë, obligimin tonë, pra atë magji e cila i jep dritën dhe frymëzimin, po edhe frymën Institutit, dhe presim që "ndihma" t'i bëjë punët tona, atëherë do të mbetemi përjetë të lërojmë retë. Dhe, sa qesharake dhe sa për gjynah janë deklaratat se Instituti i Prishtinës dhe i Tiranës i paskan kryer punët e veta e do të ardhkan këtu që tash e tutje t'i bëjnë punët e zadrugës së këtushme. Kësaj deklarate i thonë mashallah!

Shkojmë më tutje. Pesëdhjetë veta do të punësohen (Gjithmonë në kohën e ardhme). Lere që nuk e kanë dert që deklarojnë se do të pranuakan kaq e kaq veta në punë, një herë kështu e pastaj ashtu, po halli është se ku do t'i gjetkan gjithë këta doktorë apo magjistra (pa le të jenë edhe tridhjetë e pesë)? A në "universitetin" e Vrâjës, të Kurshumlisë apo të Mitrovicës së veriut? Pastaj... Pastaj thonë se do ta zgjedhin (do ta emërojnë, do ta caktojnë, do ta vendosin - kanë plot terma për ta vënë në fron një bajraktar...) drejtorin. Kurse ligji është i pamëshirshëm: drejtorin që duan ata nuk e lejon ligji! Me ligj nuk i plotëson kushtet. Mirëpo Ata thonë: me ligj e pa ligj ne e bëjmë! Epo, e bëjnë, pse jo! Kështu e paska kur funksionon sipas qejfeve shteti i së drejtës. Ndërrojnë emra, prishin themele, bëjnë marrëveshje në hava, zgjedhin e vendosin me ligj e pa ligj, marrin në punë pesëdhjetë titujxhinj inekzistentë! I bëjnë të gjitha Ata! Por... Por Institut s'bëjnë dot!


Marre prej gazets Gazeta 55 online


[ Edited Thu Sep 24 2009, 09:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 08 2009, 08:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedonasit përpiqen më kot t’i ndërojnë drejtimin Rrugës së Arbrit

08-02-2009 / Gazeta 55

Për biznesmenët shqiptar të organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore është i papranueshëm vendimi i fundit i qeverisë që të financohet projekti për ndërtimin e aksit rrugor të Korridorit 8, që kalon përmes Gostivarit, Kërçovës dhe fshatit Izvor me destinacion të fundit Dibrën. "Shumë më herët, Qeverisë së Gruevskit i kemi dorëzuar projektin falas për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Si duket, ky projekt po mbetet vetëm si dekor plus për të zbukuruar raftet e kabinetit të tij", tha Shefki Aliti, projektues i projektit Rruga e Arbrit. Përkundër premtimeve të mëparshëm të ministrave shqiptarë se të gjitha projektet rrugore që lidhin vijën rrugore Shkup- Prishtinë-Tiranë, përfshi këtu dhe Rrugën e Arbrit, Aliti shprehet se nuk janë parapara të financohet nga buxheti i Agjencisë së rrugëve të Maqedonisë. "Në vend që të financohet projekti që do të shkurtonte rrugën Shkup - Tiranë për 190 km përmes projektit të njohur tek shqiptarët si Rruga e Arbrit, kjo qeveri pranon projektin rrugor që është për 180 kilometra më i gjatë" thotë Aliti. Sipas tij, qeveria në vend që të zgjedhë projektin e ekspertëve shqiptarë të Maqedonisë, e cila duhej të kalonte përmes aksit rrugor Gostivar-Mavrovë - Lugina e Radikës dhe Dibër, qeveria ka zgjedhur aksin rrugor të Korridorit 8 që kalon përmes Gostivarit në Kërçovë, në fshatin Izvor e deri në Dibër. "Është vendim skandaloz dhe absurd. Qëllimi i ndërtimit ose realizimit të projektit Rruga e Arbrit ishte të shkurtohet distanca e udhëtimit e jo të zgjatet, kurse rruga ekzistuese në Korridorin 8, e cila duhet të ndërtohet, ka distancë prej 370 kilometra. Aliti thekson se vlera e ndërtimit të Rrugës së Arbrit Gostivar-Dibër, në pjesën e Maqedonisë, kap shifrat prej 400 milion euro, ndërsa projekti që ka kaluar në Qeveri, është parashikuar të përfundojë brenda 6 viteve dhe bashkë me Korridorin 8, që brenda saj përfshinë edhe projekte të infrastrukturës, hekurudhë, energjisë elektrike dhe telekomunikime, arrijnë vlerën prej 1.4 miliardë euro.



Përsëritja e gabimeve shqiptare në presidencialet e Maqedonisë

08-02-2009 / Nga Valon Bela

Shqiptarët e Maqedonisë ndodhen prapë para një sfide të shprehjes së bindjeve dhe synimeve përmes zgjedhjes së liderëve të tyre, qoftë në nivelin shtetëror, qoftë në atë lokal. Për t'ju qasur ndryshimeve drastike (ashtu siç kërkon i nderuari Ismet Ramadani), do të duhej një vetëdije e lartë dhe zgjuarsi politike tepër të theksuar nga popullata shqiptare. Se kjo veti mungon tek shqiptarët në Maqedoni, jemi dëshmitar nga përsëritja e gabimeve të bëra pothuajse që nga pavarësia e këtij shteti. Kontribut shumë të madh në lidhje me kotjen e elektoratit shqiptar dhanë më së shumti subjektet politike shqiptare. Është më se e sigurt se vetëm atyre u shkon për shtati kjo gjendje e mjerueshme e këtij populli. Kjo kotje nuk kërkon përgjegjësi politike, morale dhe profesionale, dhe nuk është në gjendje të sanksionojë subjektet politike për mosarritjen e rezultateve dhe mosmbajtjen e premtimeve të dhëna. Qysh nga daljet e elektoratit shqiptar në mënyrë masive dhe me ardhjen e shqiptarëve nga kurbeti për të votuar, me një besim të pakrahasueshëm, kur ata përkrahnin subjektin e parë politik shqiptarë, ata do të tradhtohen nga premtimet e mëdha si dhe nga niveli i demokracisë së brishtë, qoftë të shtetit, qoftë të vetë anëtarëve të atij subjekti politik. Ai subjekt politik u përball me korrupsion skandaloz, si në atë monetar ashtu edhe në atë profesional e moral. Ish presidenti i atëhershëm maqedonase, Kiro Gligorov, dhe subjekti i tij politik, LSDM, arritën përmes metodave tepër të suksesshme të bëjnë për vete këtë subjekt politik edhe pse, duhet pranuar, brenda këtij subjekti të brishtë politik shqiptarë kishte njerëz të guximshëm dhe profesional. Kjo ishte lajthitja e parë e politike e subjektit shqiptar, e cila (për mendimin tim) duhej të tërhiqej në momentin e duhur për t'i hap rrugën proceseve të reformimit të shoqërisë dhe ngritjes së vetëdijes politike. Mallkimi nga kjo pakuptueshmëri ndaj proceseve dhe lëvizjeve politike do të vazhdon edhe më tej, por kësaj radhe me përmasa akoma më alarmante. Pjesëmarrja në formulimin dhe përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit nga "ekspertët" juridik shqiptar do të shkaktojë lajthitjen tjetër të radhës. Ky devijim ishte më i dëmshmi për shqiptarët, nga vetë fakti se shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë tjetër nuk do të kenë shans tepër të favorshme për promovimin e kauzës së tyre. Këta "ekspertë" juridik shqiptar lëshuan pe që nga termi GJUHA SHQIPE të zëvendësohet me "më së paku 20%". Ky lëshim pe dëshmoi së "ekspertët" juridik shqiptar dështuan profesionalisht, moralisht dhe burrërisht për vetë faktin se nuk qëndruan stoik ndaj presionit maqedonas, ndërkohë që ushtarët e ish UÇK-së përballeshin me tytat e automatikëve dhe tankeve të ushtrisë maqedonase. Ky lëshim pe gjithashtu tregoi se nuk kishte solidarizim mes juristëve "ekspertë" dhe djelmoshave nëpër male. Kjo gjithashtu tregon se këta "ekspertë" bën këto pazarllëqe në kurriz të atyre djelmoshave, mirëpo akoma sot e asaj dite ne po ballafaqohemi me pasojat e mosqëndruarit stoik ndaj momenteve historike. Dhe se ky "20%" vazhdimisht po kthehet dhe po godet si shuplakë e hekurt për çfarëdo kërkese politike. Se politikanët nuk kuptojnë kohën e largimit të tyre nga politika apo skadimit të afateve të tyre (meqenëse po flasim për reformimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes dhe kulturës politike), tregohet nga gabimi (sipas mendimit tim) i moslargimit nga skena politike të liderëve politik të PDSH-së gjatë zgjedhjeve të periudhës 2002. Largimi nga skena politike do t'i kishte kontribuar traditës së mirëfilltë politike dhe zbutjes egoiste të urisë ndaj pushtetit. Tejkalimi i vetvetes, një term ky i nxjerrë nga i nderuari Arbën Xhaferi, (edhe pse u praktikua nga ai qoftë me fjalë, qoftë me vepra), nuk u respektua nga pasardhësit e tij. Të gjithë pajtohemi se Ali Ahmeti nuk ka aftësi politike dhe aspak nuk është shembull i një lideri konceptiv, por vetë fakti që u zgjodh nga popullata duhej që t'i jepet rëndësi më të madhe trashëgimisë së ndryshimeve dhe kulturës politike në vend. Me daljen e subjektit më të ri politik në vend (Demokracia e Re) ndodhi prapë e njëjta. Sikur të mos kishim mësuar asgjë nga gabimet e mëhershme. Menjëherë subjekti u ngulfat nga ish politikanë tashmë të skaduar nga afati dhe të cilët nuk qëndrojnë në pozicion të dhënies së këshillave (ku ata mund të kontribuojnë), por të tentativave të vjeljes së beneficioneve personale politike, duke mos hapur rrugë për personat e rinj me kapacitete profesionale-shkencore, për të cilën gjë ishte zotuar vetë lideri i këtij subjekti politik, Imer Selmani. Është shumë interesant fakti që politikanët shqiptarë përputhen me analizën që Roskin ka dhënë për politikanët. Pikat që ai theksoi për politikanët ishin: duan pushtetin, mendojnë me terma politik, japin pikëpamje të forta, japin shpjegime njëshkakësore, shohin kostot afatshkurta, punojnë për zgjedhjet e radhës etj. Politikanët me përvojë, qofshin të dëshmuar për rezultate, qofshin për dështime, duhet të kalojnë nga kategoria e politikanëve tek ajo e studiuesve politik ku: janë skeptik për pushtetin, synojnë saktësinë, mendojnë për terma abstraktë, japin përfundime tentative, japin shpjegime shumëshkakësore, shohin rrjedhojat afatgjata, punojnë për afate të gjata etj. Unë nuk jam i mendimit se ndryshimi historik rrjedh nga ngritja spontane e vetëdijes shoqërore dhe as i atij se vetëm lideri është ai i cili sjell ndryshime. Unë mendoj se ndryshimet vijnë nga qasjet reciproke, duke përfshirë edhe masmediat si një faktor shumë të rëndësishëm për arritjen e reformave pozitive dhe frytdhënëse brenda shoqërisë. Vazhdimi i gabimeve të njëpasnjëshme gjithashtu sjell ndryshime dhe reforma, por këto ndryshime dhe reforma do të jenë njolla të zeza në historinë politike shqiptare. Kjo mënyrë është e hidhët dhe revolton qytetarët tashmë të ngulmuar me dëshpërim dhe pashpresë. Zbutja e toneve të betejave politike përplot rezultate formale dhe metodologjike sjell një kulturë dhe ambient të shëndoshë dhe trashëgimor. Largimi i interesave individuale-partiake dhe tejkalimi i vetvetes tregojnë pjekuri politike ku inicojnë procese të reja të strategjisë gjithëpërfshirëse të shqiptarëve në Maqedoni, ku ata do të realizojnë kërkesat e kahmotshme politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Vlen të përmendim hapjen e debateve publike nga Demokracia e Re dhe përfshirjen në këto debate të analistëve, shkencëtarëve, OJQ-ve dhe studentëve si një hap para drejtë vetëdijesimit konkret të qytetarëve ndaj asaj çfarë ndodh dhe çfarë duhet bërë.

Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”


From Gazeta 55 Online


A thu ka me ardh ajo dite qi me msu taman e mu mush me njohuri persmarit, qi me fitu kultur e patriotizem me dasht kombin mbi interresin personal na Shqiptart ???

[ Edited Sat Jan 09 2010, 10:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 10 2009, 03:24pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vranësirat e pritshme që po rrezikojnë Maqedoninë

10-02-2009 / Branko Geroski



Më 3 prill 2008, në gazetën "Shpic", në tekstin me titull "Prapa e kemi dimrin" paraqita disa parashikime konkrete, për atë se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë në muajt pas Samit të NATO-s në Bukuresht.

Më 3 prill 2008 parashikova. Ja se ç'shkruajta atëherë: 1. Reaksioni i parë do të jetë derdhja e emocioneve të forta anti-greke. Ne ndjehemi të fyer nga veprimet e fqinjit tonë (…). Kampanja anti-greke edhe shumë do ta keqësojë pozicionin tonë ndërkombëtar, sepse do ta verifikojë tezën e liderëve grek se Maqedonia është fqinj me disponim armiqësor. Kjo do t'i rëndojë gjasat për kompromis konstruktiv në situatën kur Aleanca, prapëseprapë na la derën e hapur. 2. Retorika nacionaliste e llojit millosheviqian u bë lajtmotiv bazë i jetës politike në vend. Zurlat mediale të pushtetit do të bëjnë çmos që maqedonasit të besojnë se janë popull "hyjnor", se janë të kënaqur, se mund të jetojnë duke hëngër rrënjë, se izolimi politik në dimensionin hapësirë mund ta tejkalojnë me aventurat në dimensionin kohë, duke u zhytur në të kaluarën antike (…) 3. Flatra do të fitojnë euroskeptikët, njerëzit që hapur angazhohen që vendi ynë të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe Unionit Europian(…) Para se gjithash mendoj për të pafajshmit e kampanjës anti-NATO të pushtetit, që udhëhiqet me besim e shpresë, siç do të thoshte Gruevski, se Maqedonia mund të bëhet vend i pasur dhe me prosperitet (si Zvicra), edhe sikur të mos jetë pjesë e procesit të integrimit në Evropë, në hapësirën e unifikuar ekonomike, politike dhe të sigurimit (…) 4. Qeveria do të zhvillojë koncepte shterpë se si të fitojmë ndonjë të mirë nga kjo situatë, duke e paditur Greqinë në Hagë për mospërfilljen e Marrëveshjes së përkohshme dhe duke ngritur procedure në Organizatën botërore kundër Greqisë për heqjen e referencës IRJM (…) 5. Nikolla Gruevski, alfa dhe omega e politikës maqedonase, do të tentojë dhe mendoj se do të ketë sukses, ta konkretizojë idenë e zgjedhjeve të parakohshme. Maqedonia do të bëhet farkëtare e pasioneve politike, do të harxhohet energji e madhe, e cila mund të përdoret për konsolidimin e pozitës sonë ndërkombëtare për vazhdimin e proceseve eurointegruese. 6. Çështjet e hapura të ndërlidhura me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të kalojnë në krizë ndëretnike. Në mungesë të pozitës së forte ndërkombëtare (kjo do të thotë ftesa për NATO), kjo qeveri nuk ka kapacitete t'i zgjidhë këto çështje, por edhe ta menaxhojë krizën. 7. Turbulencat politike, kriza ndëretnike dhe histeria e përgjithshme nacionaliste mund të shkaktojnë keqësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Bullgarinë (…) Por, edhe me Serbinë do të kemi probleme kur do ta pranojmë Kosovën si shtet të pavarur, të cilën gjë patjetër duhet ta bëjmë nëse dëshirojmë që të kemi një paqe me shqiptarët në vendin tonë. 8. Maqedonia s'do të mund të mbajë nivelin e përkrahjes së miqve të saj perëndimor, siç është sot (…) Për fat të keq, maqedonasit nuk kuptuan se sa e rëndësishme ishte përkrahja e Bushit, ndaj edhe e ofenduan jo vetëm Metju Nimicin, por edhe Daniel Fridin dhe Viktorija Nulandin dhe shumë të tjerë që u përpoqën të na ndihmojnë. Kur do të pushojnë këto ofendime, pozita e Greqisë në NATO dhe UE do të jetë edhe më e fortë. 9. Në një atmosferë të këtillë, në Maqedoni mendoj se do të forcohen konceptet jo demokratike dhe antiliberale. Do të jemi dëshmitarë të përpjekjeve të ashpra për vënien e censurës, në rrezikimin e lirive bazë politike, në forcimin e intervencionizmit shtetëror në ekonomi, në rrezikimin e karakterit sekular të shtetit dhe në zhvillimin e shumë koncepteve tjera karakteristike jo vetëm për konservatizmin, por edhe për despotizmin në politikë".

Ja, kështu kam shkruar para dhjetë muajve. Sot mund të them se jam i lumtur, jo për atë që në mënyrë precize i kam paraparë proceset e pavolitshme, por për atë që nuk u realizuan disa parashikime të mia të zeza. Duke iu falënderuar durimit të liderëve të shqiptarëve në Maqedoni, kriza ndëretnike nuk ndodhi. Mbajtëm marrëdhënie korrekte me fqinjët tanë, duke përjashtuar këtu Greqinë. Përkundër kësaj, euforia nacionaliste në vend dhe keqësimi dramatik i pozitës sonë ndërkombëtare i tejkaluan parashikimet e mia. Por, edhe sikur shumë analistë tjerë, nuk e parashikova shpërthimin e recesionit global.

Parashikoj sot, më 7 shkurt, 2009:

Sërish, edhe tani, do të jem i pakujdesshëm dhe do të rrezikoj të parashikoj se çfarë do të ndodh me ne në muajt pas zgjedhjeve lokale dhe presidenciale, bile pavarësisht çfarë do të jetë rezultati. 1. Porta e Uniont Evropian do të mbyllet fort. Pos Kroacisë, të gjithë pretendentët tjerë do ta presin ratifikimin e Aktit të Lisbonës. Dhe vetëm pastaj Brukseli do ta redefinojë politikën e zgjerimit, gjatë së cilës nuk përjashtohet mundësia që gjithnjë e më zëshëm shprehet - angazhimi për krijimin e njëfarë bafer-zonë për aplikantët e rinj, në formë të anëtarësimit të përkohshëm ose jo të plotë në shoqërinë e të privilegjuarve. 2. Nuk do të anëtarësohemi edhe në NATO. Kontesti me Greqinë nuk do të zgjidhet. Ky është vit i krizës edhe për Shkupin, edhe për Athinën. Në të dy metropolet nuk do të ketë vullnet për kompromis. Do të bisedohet sa për të thënë se po bisedohet. Zgjidhja e kontestit është e njohur, ndërkaq këtë e tregoi Grupi Ndërkombëtar i Krizave - Maqedonia duhet të pajtohet me emër të pranueshëm për përdorim ndërkombëtar, ndërkaq si kompensim të marrë garanci të fuqishme për identitetin e saj. Sikur të ishim të mençur, tash kjo do të ishte punë e kryer. 3. Qeveria e Gruevskit do të vazhdojë me politikën e saj për "antikvizimin" e Maqedonisë (emër i keq për politikë edhe më të keqe!). Por, mendoj se shumë shpejt do të sqarohet se cili është qëllimi i kësaj aventure, e cila edhe më tepër do ta prishë imazhin e Maqedonisë në botë. Do të humbim edhe miq të tjerë, ndërkaq kjo do t'i japë argumente plus Greqisë për ta bllokuar procesin e mënjanimit të barrierave të Shengenit për qytetarët e Maqedonisë. 4. Iluzioni për vetekzistimin e Maqedonisë, vend i cili mund të ekzistojë i izoluar nga bota, nën valën e krizës botërore ekonomike shpejt do të rrënohet. Vendi do t'i thith rezervat e brendshme dhe në mënyrë eksprese do të përballet me probleme të shumta në ekonomi. Me mijëra njerëz do t'i humbin vendet e tyre të punës dhe do të shtohet numri i të varfërve. Nëse deri në fund të vitit nuk bien barrierat energjetike, gjendja do të ashpërsohet edhe më shumë. Njerëzit nuk do të mund të kërkojnë punë dhe bukë në vendet fqinje. Maqedonasit do t'i humbin shpresat e tyre, do të mbretërojë letargjia, apatia dhe ndjenja e paperspektivës. 5. Edhe më tej jam i bindur - e do të kisha dëshiruar të gaboj - se trendet e këtilla të pavolitshme mund të shkaktojnë një krizë të re ndëretnike. Nëse bashkësia shqiptare në Maqedoni mbetet e izoluar si tani, nuk e besoj se liderët shqiptarë gjatë kohë mund të bashkëpunojnë me ata maqedonas. Nuk përjashtohet që rrugëdalja përkohësisht të kërkohet në prishjen e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës me krijimin e "mini Shengen zonës", e cila në shfaqjet mitike gjithsesi do të përjetohet si "Shqipëri e Madhe". Nuk e kam të qartë se si këtë do ta gëlltisë Qeveria vmro-iste e Gruevskit. 6. Dhe në fund, konceptet jodemokratike, despotike dhe anti-liberale për të cilat pata bërë fjalë para dhjetë muajve, do të marrin hov dhe do të shkrihen në politika konkrete në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Megjithatë, pres që këto të përballen me rezistencën e ashpër të forcave progresive dhe liberale në shoqërinë maqedonase.

A do të realizohen këto parashikime? Kuptohet, nuk do të thotë kjo që të ndodhë. Filozofi i njohur Hana Arent thotë se parashikimet e ardhmërisë nuk janë asgjë tjetër pos "projektime të proceseve dhe procedurave të tashme, të cilat me siguri do të bëhen ngjarje nëse njerëzit nuk veprojnë ose nëse nuk ndodh diçka e papritshme". Çdo aksion kah e mira apo e keqja, çdo incident, thotë Arent, "patjetër e prish kornizën në të cilën zhvillohen parashikimet dhe në të cilën ato e kërkojnë dëshminë e vet". Me fjalë të tjera, nëse dëshirojmë ta ndërrojmë kornizën që proceset i bën lehtë të parashikuara dhe nëse dëshirojmë ta ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, atëherë - duhet të veprojmë.

Maqedonisë i nevojitet një kornizë e re, një rrëfim i ri. Shpresoj se kampanja që do të pasojë do ta shënojë fillimin e saj.

Nga e përditshmja e Shkupit "Koha"


Marre prej Gazets 55 Online

15:35/09.02.09 -

Partite shqiptare kunder Cervenkovskit: Nuk e rrezikojme ne Maqedonine


Partite shqiptare ne Maqedoni kane kundershtuar deklaraten e presidentit Branko Cervenkovski, se shqiptaret mund te kerkojne ndarjen e vendit.
Sipas partive shqiptare, kjo deklarate eshte tendence e kreut te shtetit per te adresuar ceshtjen e emrit tek popullsia shqiptare.

Subjektet shqiptare kane shprehur qendrimin e tyre per zgjidhjen sa me shpejt te kontestit te emrit, ne menyre qe Maqedonia te integrohet ne BE dhe NATO.

Presidenti Branko Cervenkovski deklaroi pak dite me pare se shqiptaret do ta kerkojne ndarjen nese Maqedonia nuk heq dore nga beteja e saj rreth Maqedonise antike.

|||Lajme.Net|||


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 12:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Retorika pansllaviste që po ripërdoret ndaj Rufi Osmanit

17-02-2009 / Jeton Shazivari



Isha tek mendoja për lojën e pistë me kandidaturën e shtetasit Rufi Osmani dhe, përnjëherë, më ranë në mend, tri 7-she si një simbolikë e numrave edhe atë, viti 1997, neni 7 i kodit zgjedhor dhe 7 vjet burgim. Refuzimi i kandidaturës së profesorit të nderuar Rufi Osmani për kryetar të Komunës së Gostivarit, paraqet një shembull tipik se si nuk duhet interpretuar dhe zbatuar normat ligjore. Aktvendimi i KZK të Gostivarit është tendencioz, diskriminues, joligjor, jologjik dhe arbitrar. Pas një analize të këtij aktvendimi, mund të konstatohen tri faktet në vijim:

I pari, neni 7 paragrafi 2 i Kodit zgjedhor përcakton kushtet e asaj që në të drejtën zgjedhore njihet si "e drejta pasive zgjedhore" ose e drejta e një personi për t'u kandiduar për një funksion. Në dispozitën e tij përcaktohen katër kushte: mosha madhore prej 18 vjet, zotësia e veprimit, personi të mos ndodhet në vuajtje të dënimit me burgim dhe të mos jetë dënuar me vendim të prerë gjyqësor, me dënim të pakusht me burgim mbi 6 muaj. Meqenëse, falë liderit të BDI-së, shqipja nuk është zyrtare në shtet, patjetër duhet referuar kësaj dispozite në maqedonisht e aty thuhet: "ne e osuden so pravosillna sudska odlluka na bezusllovna kazna zatvor nad 6 meseci", pra, ligjvënësi nuk thotë "ne bill osuden" por, thotë "ne e osuden" që nënkupton kohën e tashme, e jo kohën e kaluar. Sipas interpretimit gjuhësor të kësaj dispozite ligjore arrijmë deri te domethënia e drejtë e normës juridike si dhe te qëllimi i kësaj norme ligjore, e cila konsiston në kërkesën e ligjit që personi që kandidohet, në momentin e kandidimit të mos jetë i dënuar me vendim të prerë me burgim prej së paku 6 muajsh, sepse është normale, se personi që ka një dënim të tillë të plotfuqishëm, nuk duhet ta bëjë gati veten për në parlament, komunë apo presidencë shteti, por për vuajtje të dënimit me burg dhe ky është qëllimi dhe "ratio legisi" i kësaj norme ligjore. Nëse këtë normë e interpretojmë ashtu siç e ka interpretuar KZK-ja e Gostivarit, atëherë del se të gjithë personat që kanë qenë (në të kaluarën) të dënuar me burgim prej së paku 6 muajsh, asnjëherë nuk do të kenë të drejtë për t'u kandiduar nëpër funksione shtetërore dhe lokale. Dhe, kjo është një kuptim absurd i ligjit që i diskriminon këta persona si shtetas të shtetit për arsye se kështu këta persona mbesin gjithë jetën të dënuar (në fakt, burgimi prej së paku 6 muajsh, de jure, u shndërrohet në burgim të përjetshëm). Paramendoni Nelson Mandelën që në vendin më diskriminues në botë, Republikën Jugo-Afrikane ishte bartës i një funksioni të zgjedhshëm, edhe pse ka vuajtur me dekada nëpër burgjet e këtij vendi. Në drejtësi është i njohur parimi "non bis in idem" që d.m.th. "jo dy herë për të njëjtën", pra, në këtë rast prof. Rufiu dënohet dy herë për një "vepër penale" të kryer në v. 1997, për çka të gjithë shqiptarët e dinë se ai ishte një proces i montuar politik nën diktatin e atëhershëm të Cërvenkovskit. Neni 14 paragrafi 2 i kushtetutës thotë: "Askush nuk mund të gjykohet sërish për vepër për të cilën ka qenë i dënuar një herë dhe për të cilën është marrë vendim i plotfuqishëm gjyqësor". Habit fakti se, si kryetari shqiptar i KZK-së ia sheh për të madhe prof. Rufiut që në v. 1997 e ka shpalosur "këmishën e popullit shqiptar" pra, flamurin kombëtar para godinës komunale të Gostivarit. Kjo do të ishte shumë normale për një maqedonas, por për një shqiptar! Turp!

I dyti, me Ligjin për amnisti të 5 shkurtit 1999, prof. Osmani është liruar plotësisht nga ekzekutimi i dënimit me burgim kurse, nga ana tjetër, sipas Kodit penal, amnistia ka për efekt juridik edhe fshirjen e dënimit, që d.m.th. se ai është i rehabilituar dhe i risocializuar në jetën shoqërore por, edhe në jetën publike dhe, si çdo shtetas tjetër, i gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë të garantuar me kushtetutë, me ligje dhe me aktet ndërkombëtare. Këtu, vlen të përmendet neni 23 i kushtetutës ku thuhet: "Çdo shtetas ka të drejtë të merr pjesë në ushtrimin e funksioneve publike", që në këtë rast, si një e drejtë e garantuar i është shkelur në mënyrë drastike shtetasit Rufi Osmani.

I treti, aktvendimi i KZK-së ka efekt prapaveprues, sepse thirret në "vepër penale" që është kryer para 12 vitesh. Ndërkaq, aktet juridike zakonisht vlejnë "pro futuro" (për të ardhmen). Neni 52 paragrafi 4 i kushtetutës thotë: "Ligjet dhe dispozitat e tjera nuk mund të kenë efekt prapaveprues, përveçse përjashtimisht, në rastet kur kjo është më e favorshme për shtetasit". Është evidente se ky aktvendim i KZK-së të Gostivarit me të cilin i refuzohet kandidatura, nuk është më i favorshëm për shtetasin Rufi Osmani, prandaj është në kundërshtim me këtë normë kushtetuese dhe me të drejtat e tij. Në fund, një mendimtar i njohur juridik me emrin Benxhamin Konstant lidhur me arbitrarizmin e pushtetit thotë: "Arbitrarizmi mund të ndalet vetëm me respektimin e ligjit, sepse germa e ligjit është një engjëll mbrojtës i secilit njeri, një mburojë për pafajësinë e secilit. Në të kundërtën, çdo gjë do të ishte e padukshme dhe do t'i lehej ndërgjegjes personale. Germa e ligjit është e vetmja gjë që shihet dhe personat e shkelur në emër të kësaj germe, vetëm asaj mund t'i referohen". Mbetet të shihet nëse kjo germë ligjore "ne e osuden" do të jetë engjëll mbrojtës për shtetasin Rufi Osmani.

Autori është ligjërues i së drejtës kushtetuese në Fakulteti juridik-UEJL

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:01am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Mar 04 2009, 03:50pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
] Që tek shqiptarët e Maqedonisë të mos përsëriten më vonesa

04-03-2009 / Nga Ismet Ramadani

Në një nga takimet e shumta me delegacionet e huaja, në cilësinë e koordinatorit të Grupit Parlamentar të Partisë për Prosperitet Demokratik, më kujtohet një bisedë me një delegacion respektabil, i ardhur për të inspektuar gjendjen politike dhe atë të sigurisë, si dhe reformat në vendin tonë. Kryesuesi i delegacionit në pjesën kurtoaze të bisedës mu drejtua me këto fjalë: ,,Ju paskeni vend të mrekullueshëm, paskeni popull të mrekullueshëm, por ju...!? E kuptova menjëherë çka dëshiroi të më thotë, e ndërpreva për një moment, kuptohet duke i kërkuar falje, për t'i thënë se e kam të qartë - nuk kemi politikanë sa duhet të përgjegjshëm të përballen me sfidat që e presin Republikën e Maqedonisë. Ai më dha shenjë me kokë për të më vërtetuar atë që kishte dashur të ma thotë.
Sot, kur e analizoj qasjen e disa politikanëve në pozita të larta shtetërore ndaj çështjeve të rëndësishme për shtetin tonë, në të njëjtin moment, me një inerci, kthehem në retrospektivë të disa ngjarjeve dhe zhvillimeve politike nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot. Atëherë liderët politikë më me përgjegjësi, të merituar për shpërbërjen paqësore te Republikës së Maqedonisë nga RSFJ, nuk e shfrytëzuan këtë përparësi të vendosin mekanizma cilësorë për zhvillim normal demokratik, politik, juridik dhe ekonomik të një shteti që tanimë ishte i pavarur dhe sovran. Me qëllim ose nga mungesa e guximit dhe vizionit, shkohej në zgjidhje të dozuara dhe gjysmake që krijonin probleme në rregullimin e brendshëm të shtetit, posaçërisht në marrëdhëniet ndëretnike. Ndërsa në politikën e jashtme bihej në provokime të caktuara nga disa shtete fqinj, për të cilat shpeshherë përgjigjja ishte e përshpejtuar dhe pa nivel të duhur në fjalorin politik dhe diplomatik.
Në vitin 1991, në fazën e projektimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Maqedonisë së pavarur, Grupi parlamentar i PPD-së dorëzoi Deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni. Në tekstin e Deklaratës trajtoheshin çështje nga statusi politiko-juridik i shqiptarëve, arsimi, gjuha, kultura, simbolet kombëtare, decentralizimi i pushtetit dhe përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në të gjitha segmentet e shtetit. Fatkeqësisht, nga pala maqedonase nuk pati guxim të mjaftueshëm politik që këto çështje të inkorporohen në nivel të duhur në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Si pasojë e kësaj mospërfilljeje të skajshme, deputetët shqiptarë nuk e votuan Kushtetutën, e kjo situatë e krijuar i ndau qytetarët në të kënaqur e të pakënaqur në baza etnike, që fare nuk ishte e favorshme për rrjedhat e mëtutjeshme në shtet. Kushtetuta e miratuar me mbivotim etnik, u bë gjenerator i problemeve në marrëdhëniet ndëretnike, të multiplikuara edhe në segmentet tjera të përditshmërisë. Për fat të keq, në vend të rrjedhës normale të zgjidhjes së problemeve me një dinamikë step by step, ndodhi konflikti ndëretnik në vitin 2001, varianti më i keq për ndryshimin e Kushtetutës dhe inkorporimin e pothuajse të njëjtave çështje të Deklaratës, por pas dhjetë viteve, me një Marrëveshje Kornizë të vonuar dhe të imponuar. Kush është fajtor që gjithnjë vonohemi?
Të përkujtojmë vetëm sa biseda dhe energji ishin harxhuar që të funksionojë një paralele në shkollën e mesme të mjekësisë ose një Fakultet Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe. Atëherë, numër i konsiderueshëm i studentëve maqedonas etnik, të manipuluar nga grupe të caktuara ekstreme politike maqedonase, pa kurrfarë turpi brohoritnin parulla skajshmërisht të pahijshme antishqiptare kundër kolegëve studentë të tyre shqiptarë. Koha dëshmoi se hapja e universiteteve dhe institucioneve te arsimimit të lartë, shtetërore dhe private, kishte qenë çështje rutine dhe e pashmangshme në një shoqëri demokratike multietnike. Sa ka qenë larg lidershipi politik maqedonas nga realiteti i sotëm vetëm para disa viteve! Ku ishte guximi politik dhe vizioni për zgjidhjen e problemeve në mënyrë të drejtë dhe në kohë të duhur!? Për shkak të këtyre problemeve dhe të ngjashmet si këto, krijohej ambient neveritës politik që ndikonte në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit si dhe në vonimin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve për anëtarësimin në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Partitë shqiptare, të pakënaqura nga statusi i shqiptarëve dhe në pamundësi t'i zgjidhin problemet me politikanët dhe lidershipin maqedonas me dialog të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësim, ishin të detyruar rregullisht ta informojnë Bashkësinë ndërkombëtare për të gjitha çështjet e pazgjidhura. Kuptohet, në situatë kur mungon sensi për dialog të përbashkët pozitiv dhe produktiv, në kontinuitet ishim dhe jemi të ndjekur me monitoring të faktorit ndërkombëtar. Gjithë këto vite të shkuara, asnjë çështje ndëretnike nuk është zgjidhur pa ndërmjetësues të huaj (Gert Arens, Van der Shtul, Leotar, Perdju, Bruns, Le Rua, ambasadorë të OSBE-së, SHBA-së, BE-së dhe të tjerë). A janë tani të vetëdijshëm po ata politikanë maqedonas se sa të papërgjegjshëm dhe jopragmatikë ishin në zgjidhjen dhe tejkalimin e problemeve ndëretnike?
Jo rrallë ndodhte që për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet nesh, të vonojmë edhe në aplikimin për anëtarësim në strukturat ndërkombëtare. Atëherë, me të drejtë të tjerët, që vazhdimisht i përcjellin kapricet tona në politikë, na deklaronin se gjithnjë vonojmë në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme politike për perspektivën europiane të vendit. Kur menduam që politika jonë u ngop me grindje ndëretnike, në derë të madhe, kur më se paku është e nevojshme, grindja gjithnjë e më shumë po merr intensitet me ndarje të rrezikshme dhe mosdurim të brendshëm për dallimet konceptuale te origjinës historike të identitetit maqedonas. Ky sindrom i përçarjes dobëson pozitat në bisedimet për emrin me Greqinë, në të njëjtën kohë i humbur në histori e mite, mjegullon të ardhmen e Maqedonisë në integrimet Euro-Atlantike. Me qëllim të sinqertë për gjetjen e kompromisit në zgjidhjen e çështjes së emrit, kuptohet jo të identitetit, nuk ka dobi nga inatet dhe shërimit të frustracioneve me telefonata nga diaspora e largët. E respektojmë nostalgjinë dhe dashurinë e tyre për atdheun, por emocionet kurrë nuk garantojnë rezonim të shëndoshë për vendim politik të drejtë dhe të mençur. Të jeni të bindur se një ditë do të ndodhë kompromisi me Greqinë, por nuk besoj që koha punon për ne për një pozicionim me të përshtatshëm. Përkundrazi, tani më ka indikacione të qarta që nuk përkojnë me interesin tonë. Si duket është koha që edhe në kampusin politik maqedonas të paraqitet një opsion i ngjashëm si Demokracia e Re. Miqtë tanë të cilët kohën e fundit i kemi gjithnjë e më pak, ende përsërisin vërejtjen - pse gjithnjë vonohemi? Sidoqoftë, të nderuar, le të vlejë popullorja për pak optimizëm, më mirë vonë se kurrë.


Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 05 2009, 03:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sulmi ndaj turistëve, Shkupi e Athina në krizë

SHKUP -Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni reagon në lidhje me incidentin e ndodhur në fundjavë me disa turistë grekë, të cilët kishin vizituar qytetin e Ohrit. Ministria e Jashtme e Maqedonisë hodhi poshtë deklaratat e homologes greke, e cila e cilësonte incidentin si "rezultat i dukshëm i nacionalizmit dhe mostolerancës ndaj Greqisë, të cilat prej disa kohësh në mënyrë të vetëdijshme ndërtohen në Shkup". "Vlerësojmë se reagimi i tillë grek është përfundimisht jopërkatës dhe shumë i theksuar dhe apelojmë që ky incident i izoluar dhe dhjetëra të cilat vitin e kaluar ndodhën në Greqi, ndërsa në qendrën e të cilëve ishin shtetas maqedonas, të mos keqpërdoren në kontekst të politikës ditore", bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke. Më tej ajo dënoi ngjarjen në të cilën u dëmtuan autobusët grekë, dhe jo siç theksohet, shtetas grekë, dhe propozon që të formohet komision i përzierë maqedonaso-grek, i përbërë nga organet kompetente për siguri dhe transport i të dy shteteve, të cilat bashkë dhe me bashkëpunim të afërt duhet të parandalojnë dhe të zgjidhin incidente të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen. Shpresojmë se ky propozim do të hasë në pranim pozitiv te pala greke", theksohet në njoftimin për shtyp të ministrisë maqedonase. Incidenti në Ohër është dënuar edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski. Pyetjes së gazetarëve se Athina i ka bërë apel qytetarëve të mos vizitojnë Maqedoninë, Gruevski i është përgjigjur se nuk beson se kjo ishte porositur nga qeveria greke. "Më vjen keq për atë incident, kjo nuk është punë e mirë dhe e dënoj, kushdo që ta ketë bërë. Por nuk ka nevojë për një apel të tillë, për shkak se nëse shikojmë kështu, qytetarët tanë vazhdimisht janë të ekspozuar nën presione të tilla dhe zhgarravitje të automjeteve. Nuk mendoj se atë e ka porositur qeveria greke, ose se është organizuar. Në secilin shtet ka individë të cilët do të bëjnë diçka, por kështu nuk zgjidhen problemet. Unë jam për zgjidhjen e tyre, por jo në mënyrë të këtillë. Kështu mund të sjellim vetëm pengesa dhe jo të japim ndihmë", - ka thënë kryeministri Gruevski. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Jashtme greke apelonte qytetarët e saj të bënin kujdes të posaçëm kur vendosin të vizitonin Maqedoninë fqinje. Reagimi erdhi menjëherë pas incidentit të ndodhur këtë fundjavë në Ohër, kur nw tre autobusët me turistë grekë janë shkruar parulla si "Maqedonia e Bashkuar", "Aleksandri i Madh" dhe ofendime të tjera të rënda për Greqinë. Pas kësaj ngjarjeje, turistët u shoqëruan në Greqi nën mbrojtjen e policisë. Ndërkohë autoritete të qytetit të Ohrit kërkuan ndjesë. Athina dhe Shkupi janë pwrfshirw në një mosmarrëveshje 18-vjeçare mbi emrin e Maqedonisë. Tensionet arritën kulmin prillin e kaluar kur Athina bllokoi hyrjen e Maqedonisë në NATO, duke argumentuar se emri Maqedoni nënkupton pretendime territoriale ndaj provincës veriore të saj e quajtur me të njëjtin emër. Që prej kësaj dite janë raportuar incidente nga të dyja anët e kufirit.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 27 2009, 05:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Neutraliteti proserb i Maqedonisë

» Dërguar më: 27/04/2009 - 11:03

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Nga PETRIT HALITI

Më 24 prill, MPJ e Maqedonisë publikoi një komunikatë shtypi, ku njofton se “Republika e Maqedonisë ka vendosur të mbesë neutrale dhe as të mos shprehë mendim dhe as të mos paraqesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dokumentin lidhur me arsyet e njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Më tej, ajo e quan të nevojshme ta cilësojë këtë “një vendim sovran”, për t’u dalë përpara dyshimeve të shumta në qarqet diplomatike dhe në opinionin publik se ajo e ka vendosur këtë “neutralitet” nën presionin e Serbisë. Kështu që Maqedonia nuk figuron në listën e atyre shteteve, të cilat kanë dërguar dosjet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, GJND, për të paraqitur mendimin e tyre lidhur me ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Neutraliteti” i vendosur nga qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk krijon bindje se ka ngjyrë dhe përmbajtje neutrale. Ai është një qëndrim politik dhe diplomatik, që favorizon hapur Serbinë. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në datën 17 prill ishte afati i fundit i paraqitjes së dosjeve nga çdo shtet, për t’i dhënë gjykatës mendimet e tij për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe u paraqitën 35 shtete, ku raporti është dy me një në favor të shteteve që mbështesin drejtësinë dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova. Duke qenë se në listën e GJND-së është një numër dy herë më i madh i shteteve që përkrahin pavarësinë e Kosovës, në krahasim me numrin e shteteve që nuk e përkrahin atë, Serbia ka bërë çmos të ndikojë disi që të ulet numri i këtyre përkrahësve të pavarësisë në GJND. Sepse ky raport shtetesh në listën e GJND-së e vë atë në pozitë të vështirë diplomatike dhe juridike.
Beogradi ushtroi një fushatë presionesh shumë të mëdha, sidomos në Ballkan, dhe sidomos mbi shtetet që kanë dalë nga ish-Federata Jugosllave, sepse p.sh, një dosje me mendimin e Maqedonisë do ta rëndonte edhe më shumë kandarin e opinioneve të drejtësisë në disfavor të Serbisë. Ndërsa mospjesëmarrja e Maqedonisë në listën e GJND-së, pra neutraliteti i Maqedonisë, favorizon pozitën e Serbisë.
Në fakt, lista e shteteve që dërguan mendim në GJND, dëshmon një dështim diplomatik të Serbisë. Para disa muajve, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç u dërgoi letra ministrave të Jashtëm të 90 shteteve të botës, të cilët nuk e kanë njohur Kosovën, për t’i nxitur ata të dërgonin mendimet e tyre në përkrahje të Serbisë në GJND. Tani në listën e GJND-së janë vetëm 11 shtete që kanë dërguar mendim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si Rumania, Sllovakia, Qipro dhe natyrisht Rusia.
“Neutraliteti” i Maqedonisë për të mos dërguar mendimin zyrtar për Kosovën në GJND, në fakt vepron si një qëndrim politik dhe diplomatik. Në Hagë do të diskutohet për njohjen, nuk do të diskutohet ndonjë debat për kufijtë, ujërat apo emrin mes dy shteteve fqinje, ku Shkupi gjykon se duhet të mbajë asnjanësi. Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, pra ajo e ka bërë zgjedhjen e saj. Kjo është diçka zyrtare dhe e njohur dhe në Hagë, Shkupi thjeshtë do të përsëriste këtë gjë.
Duke mos paraqitur dosjen e mendimit dhe të arsyetimit për njohjen e Kosovës, qeveria e Maqedonisë bie në kundërshtim me vetë veten e saj, sepse është po kjo qeveri, e cila vendosi ta njohë Kosovën 7 muaj më parë dhe ajo veproi drejt. Në GJND ajo do të paraqiste arsyetimin e këtij qëndrimi të njohjes, të ndërmarrë prej saj 7 muaj më parë.
Ky qëndrim ishte i njohur nga Serbia, dhe madje vetë Serbia, me gjithë protestat në atë kohë ndaj Shkupit për njohjen e Kosovës, kishte filluar ta harronte inatin me Shkupin, derisa i ka miratuar kthimin e ambasadorit të Maqedonisë në Beograd, të cilin Serbia e dëboi, kur Shkupi njohu Kosovën. Tani neutraliteti bie në kundërshtim me vetë qëndrimin zyrtar të qeverisë Gruevski, që e ka njohur Kosovën. Ai bie në kundërshtim me vetë interesat e popullit të Maqedonisë, i cili jo vetëm ka në kufi shtetin dhe popullin e Kosovës, por ka interesa jetike të mbajë marrëdhënie shumë të mira miqësore me Kosovën dhe popullin e saj.
Kjo është kaq e vërtetë dhe kaq e ndjeshme, sa që edhe kryetari i partisë së dytë më të madhe në Maqedoni, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Zoran Zajev, në një konferencë shtypi më 25 prill kritikoi fort këtë “neutralitet” të vendosur nga qeveria, duke deklaruar se “Maqedonia nuk guxon të mos ketë qëndrim të qartë për sa i përket pozitës së shtetit lidhur me kontestin midis Serbisë dhe Kosovës në GJND dhe jo të mbajë qëndrim neutral”.
I ashtuquajturi neutralitet hap çështjen e madhe të raporteve dhe kushteve të pjesëmarrjes së partive politike shqiptare në koalicionet qeveritare me partitë maqedonase. Natyrisht në Kosovë, në Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë, nuk mund të pritet mirë, që një qeveri në Maqedoni vendos të mos paraqesë në Hagë arsyetimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në një kohë kur në atë qeveri merr pjesë një parti politike shqiptare, BDI, dhe disa ministra shqiptarë. Natyrisht partia maqedonase VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski, ka shumicën dhe mund t’i marrë vendimet vetë, por çështja është se partia shqiptare, BDI, deri tani nuk ka reaguar fare, nëse ajo ka qenë dakord me neutralitetin e qeverisë, dhe nëse nuk është dakord, përse nuk prononcohet e nuk distancohet nga një qëndrim i qeverisë maqedonase, që cënon interesa kombëtare shqiptare, ku bën pjesë mbrojtja e pavarësisë së Kosovës?
Është e njohur se, për çështje të politikës së jashtme, kryeministri Nikolla Gruevski është sjellë me mospërfillje ndaj partive shqiptare që ka pasur në qeveri, edhe para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2008, edhe pas atyre zgjedhjeve. Nxjerr krye një problem, të cilit nuk i është kushtuar shumë kujdes nga partitë shqiptare: ai i peshës dhe i rolit të partive shqiptare, pjesëmarrëse në koalicione qeveritare, në politikën e jashtme të Maqedonisë. Sepse kur vjen puna për çështje si Kosova apo anëtarësimi i vendit në NATO e në BE, kjo ka të bëjë me një pozicion të rëndësishëm strategjik politik. Sepse, nëse kryeministri Nikolla Gruevski ka shtatë muaj që e ka njohur Kosovën dhe ende nuk vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ky është një problem për t’u ndalur.
Sepse qoftë edhe për të justifikuar këtë të ashtuquajtur neutralitet, Shkupi duhet të hapë ambasadë në Prishtinë, siç e ka hapur në Beograd dhe ku po nxiton të çojë ambasadorin.
Nuk është sekret se Beogradi ka ushtruar një presion të drejtpërdrejtë mbi qeverinë e Gruevskit, për të mos paraqitur dosje në GJND për të shpjeguar pse Maqedonia e ka njohur Kosovën. Ne nuk kemi mendimin se Vuk Jeremiçi është më i rëndësishëm për Maqedoninë se sa Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e Imer Selmani.
Shpjegimi naiv se neutraliteti synon të ruajë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, nuk qëndron, sepse nuk ndërtohet fqinjësia e mirë duke dëgjuar vetëm interesat e njërit fqinj dhe duke injoruar interesat e fqinjit tjetër. Kosova nuk është më pak e rëndësishme për Maqedoninë se Serbia, madje në pikëpamje gjeostrategjike, mund të thuhet se për të, Kosova është më e rëndësishme se Serbia.


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:04am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 19 2009, 06:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Menduh Thaçi kërkon marrëveshje të re të Ohrit


(Dërguar më: 11/05/09)

TETOVE-Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi të dielën në Tetovë se patjetër duhet të arrihet një marrëveshje e re, për shkak të mosfunksionimit dhe skadimit të afateve të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai këtë e deklaroi në kuvendin qendror të PDSH-së të, ku u votuan edhe ndryshimet dhe emërimet e reja në kryesinë e kësaj partie.

“Marrëveshja e Ohrit është me afat të skaduar. Është koha për një marrëveshje të re, më precize dhe më obliguese. Fajtor për mosimplementimin e Marrëveshjes aktuale të Ohrit është BDI, e cila për interesa personale e dogji epopenë historike të popullit shqiptar”, ka theksuar Thaçi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në radhët e kryesisë së re janë emëruar si nënkryetarë të rinj Mirushe Hoxha, kandidatja presidenciale e kësaj partie në zgjedhjet e fundit si dhe Azem Ismani, ndërsa nga detyrat e deritanishme janë shkarkuar deputetja dhe anëtarja e kryesisë Flora Kadriu dhe nënkryetarët e deritanishëm Mevlan Tahiri dhe Besim Dogana, i cili më parë ishte larguar me vendim të kryetarit të PDSH-së nga radhët e kësaj partie.

Në mbledhjen e kryesisë është zvogëluar numri i kryesisë nga 40 në 30 anëtarë.

(d.b/INA/BalkanWeb)


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 09 2009, 09:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Greqia dhe Maqedonia, pa zgjidhje çështja e emrit

Shekulli Online | 09/07/2009

I dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic ka shprehur një optimizëm ne rritje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit.

Pas takimit me ministren e jashtme greke, ai tha se do ta vazhdonte akoma më mirë punën e tij.

"Kisha një takim shumë të mirë me ministren e jashtme, i përcolla bisedat që kisha në Shkup, e informova dhe u informova dhe unë për pikëpamjet e të dy palëve", tha zoti Nimic, duke shtuar se tashmë ekziston një inkurajim për vazhdimin e negociatave.

"Besoj se do ta vazhdoj punën time edhe më mirë", tha i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Zoti Nimic shtoi se i kishte paraqitur palës greke, disa ndryshime të vogla, siç tha, të propozimit të vet të tetorit të vitit të kaluar, kur kishte sugjeruar emrin Republika e Maqedonisë Veriore për vendin fqinj, me të cilin Greqia ndodhet në sherr që prej fillimit të viteve 1990.

Zoti Nimic nuk bëri të ditur se cili ishte reagimi i palës greke, ndërkohë që bashkëbiseduesja e tij, ministrja e jashtme Dora Bakojanis, nuk u paraqit para gazetarëve.

Duke iu referuar hapave të mëtejshëm, zoti Nimic tha se Athina dhe Shkupi do të studiojnë idetë e tij dhe se ai do të jetë në kontakt me të gjitha palët.

E rëndësishme është që negociatat do të vazhdojnë, kjo mund të thotë se do të ketë takime të veçanta me secilën palë, ose një takim të përbashkët.

Methju Nimic u përball me pyetjet e gazetarëve grekë, për deklaratat që kishte bërë në Shkup se nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjë zyrtar grek që të vinte në diskutim ekzistencën e një gjuhe dhe identiteti të veçantë kombëtar për maqedonasit.

"Në atë shtet flitet një gjuhë dhe populli aty ka një identitet kombëtar. Këto kisha parasysh kur thashë se askush nuk vë në diskutim ekzistencën e gjuhës e të identitetit", sqaroi zoti Nimic, pasi kishte thënë se çështja primare është ajo e emrit, ndërsa çështjet e tjera, siç tha shprehimisht, janë sekondare.

I pyetur se sa optimist është se do të ketë progres deri në fund të vitit, i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe se "nuk besoj në afate", duke theksuar njëkohësisht se "ka një vullnet të fuqishëm nga të dy palët për gjetjen e zgjidhjes. Besoj se jemi shumë afër gjetjes së zgjidhjes, prandaj jam më optimist se më parë".

Pavarësisht optimizmit të shprehur nga ndërmjetësi Methju Nimic, ecuria e mëtejshme e procesit parashihet e vështirë.

Greqia ndodhet në një atmosferë të tejzgjatur elektorale, teksa forcohet dita-ditës mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta edhe brenda vjeshtës së këtij viti.

Në kushtet që mosmarrëveshja me Maqedoninë është përsëri shumë lart në agjendë, asnjëra prej dy forcave kryesore politike, nuk do të bënte atë që quhet kapërcim i madh e të pranonte një kompromis historik, që do të sillte dhe zgjidhjen e kontestit, gati 20 vjet pas fillimit të tij.

Athina pranon vetëm një emër me përcaktim gjeografik dhe prandaj konsideron si një bazë të mirë për negociata emrin Republika e Maqedonisë veriore, ndërsa nuk pranon asnjë diskutim për çështjen e tjera që shtron Shkupi, si ajo e gjuhës dhe identitetit kombëtar të maqedonasve. /BBC/

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 25 2009, 08:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përdorimi i shqipes në Parlament, shtyhet seanca

Shkup -Komisioni për çështje evropiane anuloi seancën kushtuar në të cilën duhet të debatohej për propozim ligjin për kuvendin me arsyetimin se ndryshimet do të votohen pas arritjes paraprake të konsensusit për rregulloren ashtu siç kishte kërkuar opozita.
PDSH dhe LSDM tashmë kanë dorëzuar amendamentet e tyre lidhur me ligjin për Parlamentin. Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se partia e tyre ka dorëzuar amendamente kryesisht për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha trupat dhe organet e Parlamentit. “Ne nuk do të merremi me çështjet tjera që janë përfshirë në këtë ligj, përveç se që kërkojmë përdorim të plotë të gjuhës shqipe”, ka theksuar Aliu. Nga ana tjetër, LSDM me amendamentet e saj kërkoi ndryshime lidhur me procedurat parlamentare si dhe për shkarkimin e Rafiz Halitit nga posti i kryetarit të kanalit të tretë të RTVM, dhe zgjedhjen e kuadrit të saj në këtë detyrë. Nga VMRO DPMNE kanë theksuar se vërejtjet do ti shqyrtojë në takimet e koordinatorëve të grupeve parlamentare. (ina/start)

2009-07-25 10:33

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Sat Jan 09 2010, 11:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jan 09 2010, 11:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nëse nuk zgjidhet statusi i UÇK-së, rikthehet viti 2001!

Shkup - Nëse statusi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nuk zgjidhet së shpejti, Maqedonisë mund ti përsëritet viti 2001.


Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), Fazli Veliu thotë se janë duke parë mundësinë e strategjisë së përbashkët për zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, por nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje, atëherë ata do ti përsërisin veprimet e vitit 2001. “Nëse statusi i luftëtarëve të lirisë nuk zgjidhet, ne do ti përsërisim veprimet tona të vitit 2001”, tha kryetari i kësaj shoqate, Fazli Veliu.

Ai sqaron se SHVL, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar dhe do ti qëndrojë pranë këtyre njerëzve për të siguruar kushtet ekzistenciale.

“Ne me shoqatën e kemi vazhduar veprimtarinë për plotësimin e kushteve ekzistenciale dhe kushteve për vetë ngritjen tonë kombëtare në kuadër të shoqatës së bashku me disa atdhetarë për të rregulluar këtë çështje për familjet e dëshmorëve. Ne kemi vepruar gjatë gjithë vitit duke dalë edhe në hapësirën tjetër të trungut natyror të shqiptarëve, në Shqipëri dhe Kosovë për ti mbajtur familjet deri në momentin e zgjidhjes së statusit të dëshmorëve të kombit”, tha Fazliu.

Ndërsa për deklaratat e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami se deri në fund të vitit 2009 do të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, Veliu thotë se Bajrami duhet të tregojë se ku e ka gjetur atë burim se gjoja paska zgjidhje.

“Ai duhet të tregojë se nga i ka marrë ato informata. Ndërsa ne do të qëndrojmë prapa familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve të lirisë, për të parë mundësinë e strategjisë së përbashkët të statusit dëshmor i atdheut”, theksoi Veliu.

Në fund të muajit tetot të vitit 2009, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami paralajmëroi se statusi i invalidëve dhe familjeve të ish pjesëtarëve të UÇK-së do të rregullohet deri në fund të atij viti.

“Bisedimet me partnerin e koalicionit kanë nisur dhe shpresoj se në fund të vitit, do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranuar nga ajo kategori e qytetarëve”, pati deklaruar Bajrami. Menjëherë pas kësaj ai u demantua nga zëvendësministri i tij dhe së fundi ish-ushtarët e UÇK-së sërish mbetën pa asnjë zgjidhje.

Ndërkaq, statusi i “branitellave” është rregulluar menjëherë pas konfliktit. Ata kanë favore shumë të mëdha, si përshembull kanë banesa, janë punësuar, fëmijët e tyre arsimohen pa para, madje edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). /lajm/

2010-01-08 13:08

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 01:57pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedoni, BDI rebelohet brenda Qeverisë

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndryshojë metodën e të funksionuarit brenda qeverisë së kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Kryesia qendrore e partisë shqiptare në pushtet, përgjatë tre ditëve të fundit ka mbajtur çdo mbrëmje mbledhje, duke shqyrtuar rrugët sesi duhet të funksionojnë në të ardhmen, ku mendimet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Një opsion ka qenë dalja nga qeveria dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër, ndryshimi i ministrave dhe marrja e ministrive të reja, si dhe i treti, padëgjueshmëri ndaj vendimeve të qeverisë që i merr VMRO pa përfilljen e shqiptarëve.

Burime të gazetës “Lajm” brenda BDI-së, kanë pohuar se vendimi më i pranueshëm ka qenë rebelimi brenda institucioneve shtetërore. Shqetësimet e tilla të shqiptarëve në Maqedoni i ka dëgjuar edhe vetë ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.

“Me Rikerin është folur hapur për të gjitha çështjet. Rreth një orë e gjysmë, Ali Ahmeti i ka treguar Rikerit se nuk vazhdohet puna në këtë mënyrë me Gruevskin, dhe në të ardhmen nuk do të ketë më vetëm ‘amin’ të vendimeve të tij”, ka deklaruar për “Lajm” një burim nga BDI.

Ambasadorit amerikan i janë treguar të gjitha problemet me të cilat hasen shqiptarët, si çështja e maqedonishtes, vendosja e busteve në Shkup, ndërtimi kishës dhe mosndërtimi i xhamisë në sheshin Maqedonia, çështja e emrit të pazgjidhur dhe bllokimi për në BE etj.

Hapi i parë i padëgjueshmërisë politike ndaj vendimeve të ministrave të Gruevskit është bojkotoi i mësimit të gjuhës maqedonase nga klasa e parë. Edhe pse fillimisht ky vendim u kundërshtua nga shoqëria civile, në fund mbështetje kanë dhënë edhe kryetarët e të gjithë komunave shqiptare në Maqedoni.

Kundërshtimi i dytë i Ahmetit ndaj Gruevskit është deklarata se nuk ka zgjedhje të parakohshme duke hedhur poshtë kërkesën dhe pohimet e shumë partive politike se VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhje të parakohshme ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur, në Maqedoni koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend”, ka deklaruar Ahmeti.


Gjithashtu, veprimtaria e BDI-së pritet të zhvillohet edhe në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me faktorin ndërkombëtar dhe korrin diplomatik në Maqedoni. /lajm/
2010-01-21 13:43

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


[ Edited Thu Jan 21 2010, 01:59pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jan 31 2010, 08:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ish-spiuni serb ambasador në Shkup

Tomisllav Gjurin, ambasadori i ri serb filloi të premten misionin zyrtar në Maqedoni. Presidenti Gjorgji Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar serb.

Gjurin është i mirënjohur si një nga ish-udhëheqësit e shërbimit ushtarak serb në Serbi dhe një nga funksionarët e lartë të sigurimit shtetëror serb në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.

Ai vjen në detyrën e ambasadorit me urdhër dhe propozim të presidentit Boris Tadiq, ndërsa deri tani ka mbajtur pozitën e shefit të sektorit të sigurimit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, edhe pse ai ishte pensionuar nga detyra e zyrtarit të lartë të shërbimit sekret ushtarak të Serbisë dhe në të kaluarën gjatë ish-Jugosllavisë.

Në mediat serbe ai është i njohur edhe me lidhjet e tij me vrasësit e ish-presidentit serb Zoran Gjingjiq.

Promovimi i tij nga kabineti i MPJ së Serbisë u bë duke i`a ndryshuar mbiemrin nga Gjurin në Çurin, me qëllim për t`iu shmangur kritikave të opinionit dhe mediave serbe, për shkak të ngjarjeve kontraverse që janë të lidhura me aktivitetin e tij.

Ai njihet edhe me propagandën dhe misionet anti-izraelite që janë të shfaqura me shkrimet e tij, ku ka shprehur qëndrimet se hebraikët ishin fajtorë për rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në ish-RSFJ.

Ai këto të dhëna i ka shpalosur në librin “Antisemizmi” të autorit serb Dragan Filipoviq, po ashtu një nga bashkëpunëtorët e forcave paramilitare serbe të Millosheviqit dhe shefi i kabinetit të Radovan Karaxhiqit.

Burime shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë theksojnë se “ardhja e Gjurinit është një tendencë për të forcuar instalimet e shërbimit sekret serb në Maqedoni dhe ringjalljen e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete që kanë qenë shumë aktive dhe me celula të zgjeruara gjatë ish-Jugosllavisë në territorin e Maqedonisë”. /INA/

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

Ndërtohet kolegji amerikan Wilson në Tetovë

Në Tetovë filloi ndërtimi i kolegjit amerikan Wilson. Ky kolegj do të ofrojë programe arsimore parashkollore, shkollimin fillor dhe ate te mesëm në gjuhën angleze. Përndryshe ky është investimi më i madh në arsim në vendin tonë, ndërsa hapja e tij pritet vitin e ardhshëm. Wilson në Tetovë, do të hap 150 vende të reja pune, ndërsa është e dedikuar për 999 nxënës.

“Si president i shkollës Wilson në Tetovë, unë planifikoj që të vazhdoi sjelljen e dritës së edukimit për rininë e kësaj ane. Shpresoj të kem një administratë që do operoj me inteligjencë dashuri dhe integritet. Shpresoj të kem një shkollë që do ju mundësojë studentëve dhe stafit të jetojmë dhe mësojmë rrugën amerikane duke përdorur rrugën demokratike dhe duke respektuar të gjitha racat nacionalitetet dhe fetë”, deklaroi Adrijan Masha, kryetar i bordit të kolegjit Wilson - Shqipëri.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


[ Edited Sun Jan 31 2010, 09:09am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 12:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA
Mëngjesi i Lutjeve është një takim vjetor që mbahet në Washington D.C të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë
Kryetari i komunës së Tetovës,Sadi Bexheti me ftesë të Kongresit Amerikan nga dita e martë po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA,ku do të marrë pjesë në takimin e Mëngjesit të Lutjeve.Në këtë ceremoni që do të mbahet më 4 shkurt në Washington D.C. do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama, kongresmenë amerikan, zyrtarë të qeverive nga mbarë bota, komunitete diplomatike, liderë nga mbarë Amerika dhe miq nga 160 shtete, të cilët do të ndajnë shpirtin e shoqërimit nëpërmjet Mëngjesit të Lutjeve.Mëngjesi i Lutjeve është një takim vjetor që mbahet në Washington D.C të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu



Buxheti i Komunës së Strugës për këtë vit kap shumën prej 874.668.900 denarë

Buxheti i Komunës së Strugës për këtë vit(2010)kap shumën prej 874.668.900 denarë. Buxheti për vitn 2010 është më i lartë nga buxheti i vitit 2009 për 11.52% dhe është ekuivalent me rreth 14 milion euro. Para se të miratohet në Këshillin e komunës, projekt buxheti u shqyrtua nga Komisioni për financa dhe ishte në debat publik.Në pregatitjen e buxhetit të Komunës janë inkuadruar edhe programet zhvillimore të cilat planifikohen të realizohen në vitin 2010.Në buxhetin për vitin 2010 vëmendje e veçantë i është kushtuar rregullimit të tokës ndërtimore, mbështetjes për zhvillim ekonomik lokal, nxitjes të zhvillimit të turizmit, ndriçimit publik, pastërtisë publike, mirëmbajtjes dhe mbrojtjes të rrugëve dhe rrugicave lokale, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të parqeve dhe hapsirave të gjelbëruara, ndërtimit të ndriçimit publik, ndërtimit dhe rekonstruimit të rrugëve dhe rrugicave lokale, ndërtimit të sinjalizimit të komunikacionit, ndërtimit të sistemeve për furnizim me ujë, ndërtimit të sistemeve për grumbullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, ndërtmit të deponive për mbeturinat, manifestimeve kulturore dhe krijimtarisë, sportit dhe rekreacionit, mbrojtjes të mjedisit jeësor dhe natyrës, mbrojtjes nga zjarret, etj.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu


[ Edited Thu Feb 04 2010, 12:13pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 02:43pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kushtetuesja “betonon” kishën në qendër të Shkupit

Shkup - Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë refuzoi iniciativën e Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”, për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit për ndërtimin e kishës në qendër të Shkupit.

Truku i Qeverisë me transferimin e tokës ku është paraparë ndërtimi i kishës në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) ka dhënë rezultatin e dëshiruar për KOM-in. Gjykata Kushtetues ka vlerësuar se meqë kjo tokë është transferuar në pronësi të KOM-it, nuk ekziston bazë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ndërtimit të kishës.

“Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën e Lëvizjes Qytetare ‘Zgjohu’ rreth ndërtimit të kishës Ortodokse Maqedonase në Sheshin e Shkupit, me vlerësimin se më 26 qershor të vitit 2009 me vendim qeveritar toka ndërtimore është dhënë në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe në këtë rast nuk ekziston akt në bazë të të cilit do të mund te prononcohet Gjykata Kushtetuese”, deklaroi zëdhënësi i gjykatës, Jugosllav Milenkoviç.

Ndërkohë, Lëvizja Qytetare “Zgjohu” ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e vlerësuar atë si diskriminues.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padrejtë sepse favorizon një komunitet fetar ndaj një tjetri dhe Lëvizja Qytetare Zgjohu do të vazhdoje me aktivitetet e saj kundër këtij vendimi”, deklaroi Ismail Krifca, përfaqësues i LQ “Zgjohu”.

Ai paralajmëroi se “Zgjohu” do të shqyrtojë të gjitha format e mundshme për të iniciuar sërish shfuqizimin e vendimit për ndërtimin e kishës ortodokse. Vendimi i Gjykatës kushtetuese paraqet një hap plus në drejtim të qëllimit të qeverisë maqedonase për të diskualifikuar figurën e humanistes së madhe shqiptare, Nënës Terezë, sepse kisha duhet të ndërtohet pikërisht mbi themelet ku ka qenë shtëpia e lindjes së saj.

“Në këtë lokacion vendin e ka vetëm shtëpia memorialë e Nënës Terezës si objekt me leverdi të jashtëzakonshme për vendin tonë. Ky vendim është në kundërshtim të plotë edhe me frymën e tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore “, theksoi Krifca.
2010-02-04 14:07

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 07 2010, 02:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shembet një pjesë e kodrës, rrezikohet qyteti i Ohrit

Nga Express më 07.02.2010 në ora 14:40

Shembja e një pjesë të kodrës, mbi kompleksin e “Shtëpisë së Robevcëve” që është e shëndërruar në Muze, ka shkatërruar një nga ambientet e objektit “Lapidarium” dhe shumë eksponate arkeologjike, që ndodhen në ambientet e objekteve të “Lapidariumit”.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, pos dëmeve që ka shkaktuar mbi objektet e “Lapidariumit”, shkëmbinj të mëdhenj kanë rrezikuar edhe vetë kompleksin e “Shtëpisë së Robevcëve” dhe objektet tjera përreth. Këto shembje, që mbase edhe kanë sinjalizuar kohë më parë ekspertët, kanë rrezikuar në masë të madhe edhe objektet që janë ngritur mbi këtë pjesë të kodrës, objekte që janë ndërtuar në një pjesë tepër të ndjeshme nga shembjet.

Përkundër faktit se është ngritur një mur mbrojtës, nuk ka mundur të përballojë “presionin” e sasisë së madhe të shkëmbinjve dhe dheut të shkëputur. Sipas drejtoreshës së Muzeut në Ohër, Tanja Paskali, shkaktar i kësaj havarie është dukuria natyrore, reshjet e shumta të shiut e dëborës. Plasaritjet janë vërejtur kohë më parë, por për arsye të kohës, nuk kanë mundur të sanohen dhe të parandalohet një gjë e tillë- deklaroi Tanja Paskali dhe shtoi se ky projekt është paraqitur edhe në Ministrinë e kulturës dhe nga kjo ministri janë ndarë edhe mjetet e duhura për sanim.

“Vetëm para dy ditësh, ishim këtu së bashku me ekspertët e fushave përkatëse, për të vlerësuar mënyrën e sanimit, por ja havaria ishte më e shpejtë. Do të bëjmë çështë e mundur për të sanuar gjendjen dhe për të shmangur rrezikun potencial”, ka thënë Paskali.

Shtëpitë e ndërruara në këtë zonë, janë seriozisht të rrezikuara, sepse bazamenti dhe statika e tyre dukshëm janë lëkundur pas shembjes së kësaj pjese të kodrës. Mbase edhe informaliteti i ndërtimit kanë “kontribuuar” për rrezikimin e objekteve të tilla, sidomos ato që janë ngritur mbi pjesën e kodrës që është shembur.

Dëmet e shkaktuara mbase nuk janë aq të mëdha, sa është rreziku për ndonjë shembje edhe më të madhe, që mund të rrezikojë jo vetëm kompleksin e “Shtëpisë së Robevcëve”, por tërë pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit, ndaj organet kompetente duhet të reagojnë urgjentisht, për të shmangur më të keqen. /INA/

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Partitë shqiptare sërish kundër projektit 'Shkupi 2014'


BDI dhe PDSH sot edhe një herë kanë kundërshtuar projektin e prezantuar para dy ditësh “Shkupi 2014”. Për zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademi, të gjitha projektet që bëhen në vend, duhe të ndihmojnë në integrimin e gjitha bashkësive etnike dhe mos të provokohen fqinjët. Për kreun e PDSH-së Menduh Thaçi projekti “Shkupi 2014” është qesharak.

“Të gjitha projektet që promovohen në Maqedoni dhe të gjitha projektet që do promovohenm në të ardhmen duhet të jenë projekte që do ndihmojnë në integrimin e brendëshëm të të gjitha bashkësive etnike,do reflektojnë kulturën dhe historinë e të gjithëve në Maqeoni, duhet të jenë gjithashtu projekte që do ta ndihmojnë Maqedoninë në integrimet euroatlantike dhe nuk duhet të jenë projekte që do të provokojnë fqinjët tanë.”, vlerëson zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

“Shumë qesharake, po gati sa komiko-tragjike, Shkupi rrezikohet që Shkupi i 2010 qytetarët të ngelin pa bukë, pa punë, pa perspektivë, në krizë të jashtëzakonshme ekonomike, këta dallavere të ndryshme të marketingjeve bajate nuk do të funksionojnë pas muajit prill, kur kriza do të jetë shumë e madhe”, parashikon Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

I pyetur për ndërtimin e Xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit, zëvendëskryemkinistri Ademi, fajin për këtë e hedh te Bashkësia Fetare Islame.

“Kompetente për të kërkuar ndërtimin e Burmali Xhamisë është BFIM, si institucion që përfaqëson muslimanët këtu në Maqedoni dhe ngelemi me shpresë se BFI do bëj kërkesë deri tek komuna qendër që të fut në plan edhe ndërtimin e Burmali Xhamisë, sigurisht që në gjithnjë kemi thënë që nëse ndërtohet kishë do duhet të ndërtohet edhe Burmali Xhamia", sqaron Abdylaqim Ademi.

Dy ditë pas prezentimit të prjektit “Shkupi 2014”, nga Bashkësia Fetare Islame, ende askush nuk është prononcuar për ndërtimin e Xhamisë Burmali.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


[ Edited Sun Feb 07 2010, 02:50pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 08:59am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Maqedonia mund të përfshihet nga përmbytjet

Nga Express më 19.02.2010 në ora 20:10

Rreziku nga derdhja e e pakontrolluar, mbase e detyrueshme nga Liqeni i Ohrit është permanente, pohojnë nga Qendra për menaxhimin e krizave

Shaban Saliu, nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim gjatë qëndrimit në Ohër deklaroi se ekipet e kësaj Drejtorie, që nga orët e hershme të mëngjesit pandërprerë janë në teren dhe ndërtojnë arginaturat në rajonet e rrezikuara, duke angazhuar edhe mekanizmat e duhur. Sipas Saliut, në rajonin ku kishte shpërthyer uji, ka ekzistuar rreziku i përmbytjeve, prandaj janë vendosur mbi 2.000 thasë me rërë, duke përforcuar arginaturat.

Rreziku nga derdhja e e pakontrolluar, mbase e detyrueshme nga Liqeni i Ohrit është permanent, pohojnë nga Qendra për menaxhimin e krizave.

Kjo mbase është e kushtëzuar në një mënyrë, varësisht se si do të zhvillohet situate e mëtejme hidrometeorologjike, me reshje të reja. Edhe sot është shënuar rritja e nivelit të Liqenit të Ohrit, dhe sipas matjeve të fundit, tashmë është 13 cm mbi kuotën maksimale, që shënon 693.88 m.

Në portat e shkarkimit nga Liqeni i Ohrit në lumen Drin, janë të hapura 5 porta, që shkarkojnë mbi 60 metra kub ujë për sec., por që nuk mjafton të stabilizojë gjendjen në liqenet akumulues në Glloboçicë dhe Shpile të Dibrës. Sasia prej 60 metër kub ujë për sec që shkarkohet në portat e shkarkimit, nuk e “zbutë” situatën në Liqenin e Ohrit, por edhe më tej rrezikon akumulimet në drejtim të Dibrës, ku janë vërejtur edhe përmbytje në afërsi të fshatit Llukovë.

Situata emergjente përcillet me vëmendje edhe nga sistemi i hidrocentraleve të Elektro Makedonisë, duke shkarkuar maksimalisht sasitë e ujit nga akumulimet, ndërsa Drini i Zi, me akumulimet e mëdha në rrugëtimin e vet, megjithate shkakton dozë të rrezikut permanent. (INA)

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 10:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hezitimi i Shkupit për traktatin me Bullgarinë

Dërguar më: 15/03/2010 - 13:51

Petrit Haliti

Ka dicka qe nuk ecen ne marredheniet mes Bullgarise dhe Maqedonise, derisa zedhenesja e Ministrise se Jashtme
bullgare, Vesela Çerneva njoftoi më 9 mars se Bullgaria i ka ofruar Maqedonisë një Traktat të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa MPJ e Maqedonisë në fillim e mohoi se ekziston një ofertë e tillë, dhe pastaj, pas dy ditësh, e pohoi se kjo është e vërtetë dhe pala maqedonase po e shqyrton këtë propozim. Burime diplomatike nga të dy vendet ballkanike bëjnë të ditur se traktati i është propozuar palës maqedonase që në vitin 2008, dhe duke qenë se pala maqedonase nuk dha asnjë përgjigje, iu përsërit propozimi nga kryeministri, Bojko Borisov, kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së këtij të fundit në Sofje, në fund të vitit 2009. Heshtja e gjatë e pashpjeguar dhe mosdhënia e një përgjigjeje nga Maqedonia edhe në kanalet diplomatike, duhet ta ketë shtyrë palën bullgare që ta bëjë publik informacionin për çështjen e traktatit, e cila qëndron në dosjen e problemeve të pazgjidhura ende me palën maqedonase. Dhe që kjo heshtje apo hezitim i Shkupit për të dhënë përgjigje duket se do të vazhdojë më gjatë, rezulton edhe nga deklarata e zëdhënësit të MPJ të Maqedonisë, Petar Çulev, më 11 mars, i cili nënvizoi se qeveria maqedonase ende po shqyrton draftin e paraqitur dhe se, kur të mbarojë analiza e brendshme, Shkupi do të informojë autoritetet bullgare për qëndrimet tona. Si rregull, nënshkrimi i traktateve të miqësisë dhe të bashkëpunimit presupozon shkallën më të lartë të kuadrit ligjor të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe sigurisht zgjidhjen e plotë të problemeve të trashëguara nga historia apo të atyre aktuale në marrëdhëniet dypalëshe. Por Ballkani, zakonisht është jashtë skemës dhe ka plot shembuj që të shtyjnë të mendosh se me traktatet nuk zgjidhen të gjitha problemet mes dy shteteve, ashtu siç ndodh që shumë probleme vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura edhe pas nënshkrimit të traktateve. Por fakti se çështja e traktatit kthehet në një çështje të pazgjidhur të dosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, do të thotë se ajo situatë reflekton një panoramë më të gjerë të vështirësive që hasen në ecurinë e përgjithshme të marrëdhënieve. Dhe është e logjikshme, që diplomacia të kërkojë dhe të punojë për shtrimin e rrugës së zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura.
Në rastin e traktatit me Bullgarinë, qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski ka ndjekur taktikën e zvarritjes së tij, dhe është përpjekur ta mbyllë në sirtarë dhe, sipas analistit maqedonas, Eroll Rizaov, ta ruajë atë si sekretin më të madh në Maqedoni. Ky qëndrim i qeverisë së Shkupit është me interes për të ndriçuar më mirë disa qëndrime, dhe në përgjithësi politikën, që kryeministri Nikolla Gruevski po ndjek me shtetet fqinje. Traktati i propozuar nga pala bullgare parashikon institucionalizimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, luftës kundër krimit të organizuar, etj. Në të njëjtën kohë, në projekt-traktat parashikohet edhe një marrëveshje për interpretimin e historisë dhe eliminimin e gjuhës së urrejtjes në raportet mes popujve dhe opinionit publik në të dy vendet. Këto janë të kuptueshme për këdo që njeh sadopak historinë e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Është normale që çështjet e propozuara në projekte marrëveshjesh mes dy vendeve të kenë nene dhe pika që ngjallin nevojën e një diskutimi, dhe që mund të ketë kundërpropozime dhe sugjerime. Por nuk është normale që të mos i jepet përgjigje zyrtare, qoftë pozitive, qoftë negative, një propozimi, i cili vjen nga nivelet më të larta qeveritare të një shteti fqinj, marrëdhëniet me të cilin janë të rëndësishme. Për më tepër, Bullgaria përveçse shtet fqinj është edhe anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s, dy organizata ku Shkupi po pret që të pranohet sa më parë. Pavarësisht se Bullgaria, nëpërmjet zëdhënëses së MPJ e përsëriti se nënshkrimi i traktatit nuk është kusht për dhënien e mbështetjes bullgare për anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe në BE, çdo zyrë modeste në institucionet shtetërore e kupton rëndësinë e krijimit të një klime sa më të qëndrueshme të besimit në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe për dy shtete fqinje. Nuk mund të mos të tërheqë vëmendjen se deri tani kryeministri maqedonas nuk ka dhënë përshtypjen se vërtet e kërkon këtë klimë me Bullgarinë. Disa raste të ndodhura gjatë qeverisjes së tij, që nga çështja e varrezave të ushtarëve bullgarë të vrarë në luftërat botërore në Maqedoni, apo deri në çështjen e burgosjes së një shtetaseje bullgare për një çështje civile, pa përmendur fushatat e herëpashershme antibullgare që ndërmarrin mediat pranë apo të lidhur me rrethin e kryeministrit, forcojnë bindjen se marrëdhëniet me fqinjin e Lindjes nuk kanë gjetur dimensionin e rëndësisë që u takon. Edhe në rastin e hapjes së çështjes së traktatit, në disa media maqedonase u përhap versioni i "një kurthi të Bullgarisë ndaj Maqedonisë", siç shkruante gazeta " Vesnik", apo versioni se Bullgaria ka kushtëzuar votën e saj për integrimin euroatlantik të Maqedonisë me nënshkrimin e traktatit, siç shkruante gazeta "Vreme".
Është vështirë të kuptosh logjikën e planifikimeve të kursit të politikës së jashtme të kryeministrit Nikolla Gruevski, si në plan global, por sidomos në marrëdhëniet me fqinjët. Ajo që bie në sy është sidomos dukuria se Gruevski nuk ka ndërmarrë hapa dhe veprime serioze për të lehtësuar apo zgjidhur edhe probleme të trashëguara nga qeveritë e mëparshme në dosjet e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët. Vërtet çështja e emrit me Greqinë është e trashëguar, por kryeministri Gruevski ka bërë regres, duke ndërmarrë acarimin më të madh me Athinën, në krahasim me qeveritë e mëparshme të Shkupit. Ky acarim ndodhi në kohën kur Maqedonia sapo kishte vënë dorën në dorezën e derës së hyrjes në NATO, dhe do të ishte sot njëlloj si Shqipëria dhe Kroacia, një anëtare e NATO-s, nëse intransigjenca nacionaliste e kryeministrit do të kishte kuptuar se integrimi euroatlantik është më i rëndësishëm se mitologjia false historike që ushqen qëndrimin e tij politik. E njëjta mungesë e ndërgjegjshme gatishmërie bie në sy edhe në rastin e qëndrimit ndaj Bullgarisë, ku provokimet antibullgare duken më shumë reflekse të një kursi politik të planifikuar se sa incidente sporadike. Ndaj dhe hezitimi për nënshkrimin e një traktati miqësie me Bullgarinë dhe zvarritja afro trevjeçare e një përgjigjeje zyrtare, nuk mund të merren ndryshe, veçse si një qëndrim politik. Jo rastësisht edhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Georgi Spasov deklaronte lidhur me traktatin se "ky rast nuk duhet humbur. Maqedonia duhet të evitojë hapat që mund të irritojnë opinionin publik bullgar". Natyrisht se ekzistojnë shkaqe dhe motive të përcaktuara në bazën e qëndrimit dhe të politikës së kryeministrit Nikolla Gruevski. Për të mos i lënë shteg asnjë keqkuptimi për ndonjë të ashtuquajtur teori konspirative lidhur me qëndrimin e kryeministrit të Maqedonisë, ne po ia lëmë fjalën një ish-kryeministri të Maqedonisë, Lubço Georgievski, i cili presupozohet se e njeh mirë situatën, prapaskenat dhe lidhjet e brendshme dhe të jashtme të personaliteteve dhe të forcave politike në Maqedoni. Ja se si e shpjegon ish-kryeministri i Maqedonisë: "Ka disa struktura të vjetra në Maqedoni, të cilat i kanë shtyrë gjërat në një situatë të konfliktit konstant me Bullgarinë. Këto struktura kanë qenë gjithmonë pjesë e qeverisë. Duket qartë se ka forca që kanë nevojë t'i mbajnë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të ftohta. Maqedonia është viktimë e politikës së trashëguar nga Jugosllavia e dikurshme. Maqedonia e formulon qëndrimin e saj mbi bazat e një politike antibullgare, që vjen nga ish-Jugosllavia". Pavarësisht se ish- kryeministri maqedonas, edhe tetë vjet pasi ka ikur nga pushteti, ende ka drojën të identifikojë se kush është sot "Jugosllavia e dikurshme", kuptohet lehtë se pas atij eufemizmi diplomatik është Serbia, në qeverinë e së cilës kryeministri i sotëm maqedonas, Nikolla Gruevski ka marrë rrogë si këshilltar.
Marrëdhëniet mes dy shteteve në Ballkan janë çështje dypalëshe, por nëse në politikën ballkanike të një shteti konstatohen kurse të acarimit të marrëdhënieve, kjo nuk është pozitive për krejt klimën e marrëdhënieve në rajonin tonë dhe bëhet objekt i interesimit publik rajonal.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


E di se per shum ken problemet e pals Sllave te Maqedonise me Bullgarine nuk jan dica qi i shqetson ne menime, por tuj pase parasysh qeshtjen madhore Shqiptare ne rrepubliken e Maqedonise uroj e shpresoj qi ose Serbt ose Bullgart te fillojn me kerku pjesen Sllave te Maqedonise qi te krijohen kushtet per shkputjen e trojeve Shqiptare prej ktij shteti fallco, sepse meca shifet klasa politike Shqiptare ne Maqedoni ose asht e pa-aft ose asht komplet e korruptume prej klas Sllave atje qe vetem vazhdon me ju ba fresk Sllave te Maqedonise pamvarsisht padrejtsive t'pafunme

Di me thane ishalla plas sherri mes Sllave vete qi mu kriju kushtet qi klasa politike Shqiptare mos me pa rrug tjeter pervec ndamjes njihere e pergjithmone se na smurne me pretendime e pa-aftsi gjithmone ne kurriz te bashkatdhetarve tone Shqiptare ne trojet e Reepubliks Maqedonase
.


[ Edited Tue Mar 16 2010, 10:54am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4210 sec, 0.0827 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 3,401kB