Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Anti-Shqiptarizmi
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jul 25 2008, 07:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Për mu personalisht ky artikull i Gazets Shqiptare i publikum dje me 25-07-08 qe se permen fjalën Shqiptare kerkun për viktimen Luljeta Kamberi past rahmet e drite atje ku është por e pasqyron viktimen Luljeta Kamberin si Maqedonase e si Kosovare për mu është thjesht diskriminim e antishqiptarizem i hapun i qelbun qe ushtrohet nga (Gazeta Shqiptare) kuner Shqiptarve prej trevave Shqiptare te Kosovs e Maqedonis qe vine e harxhojn lekun e majn kombin e turizmin Shqiptare ne kame. Turp e marrë ju kjoft gazetarve, redaktorve e te zotit te ksaj gazete, e nuk me met gja tjetër me thanë vetëm se i percelli hillnimin tem personal si bashkomas e si Shqiptare familjes te Luljeta Kamberi e rroft Shqiptarizmi e poshtëë tradhtart e injorantat antishqiptare kudo kjoshin sidomos kta mediat Shqiptare qe kan fillu mu qelb ne Tirane, shkurt mediave Shqiptare qe po munohen me na perca e me na nda ju vjen era tradhti e poshtersi


Infarkti i merr jetën pushueses nga Kosova

DURRËS - Një turiste maqedonase, rezidente në Zvicër, ka gjetur vdekjen nga infarkti dje në plazhin e Durrësit. Vdekja,sipas Policisë, ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në rërë duke marrë
rreze dielli. Të martën rreth orës 13:00, në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja Luljeta Kamberi,
lindur në Tetovë të Maqedonisë e banuese në Zvicër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pas kontakteve me të afërmit e viktimës si dhe nga këqyrja e kufomës sqaroi se shkak
i vdekjes ka qenë infarkti i miokardit. 24-vjeçarja, sipas
konfirmimeve për gazetën, edhe më parë kishte vuajtur nga shqetësimet e zemrës. Ajo kishte ardhur familjarisht nga Zvicra për të kaluar pushimet në Shqipëri, duke u akomoduar disa ditë më parë në zonën e Plazhit në Durrës. Të martën, sipas burimeve për Gazetën, ajo ka dalë të marrë rrezet e diellit në rërë, por menjëherë ka ndjerë shqetësime të forta në zemër. Familjarët kanë
nxituar për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme. Materialet për ngjarjen i kaluan organit të prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme hetimore. Gjatë këtij viti, në plazh kanë humbur jetën 8 njerëz


[ Edited Thu Aug 20 2009, 06:56am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri Jul 25 2008, 11:43pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
shtypi i majte dhe nje pjese e atij te pavarun asht antishqiptar me shum se i vendeve fqinje. shpesh here kam lexu antishqiptarizem qe te ban me ndi neveri. njerz te ulet qe nuk i sheh ne asnje vend tjeter, vene interesat e ndyta personale para atyne kombtare. tesh kam ra ne qetsi dhe nuk hapi asnje faqe shqiptare pervec shkodraonline.


Back to top
shehrezade
Sat Jul 26 2008, 12:07am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
o lec a se kupton se ish-komunistat nuk dojn KS as bashkim te trojeve se jan ata qi i kan pa shit 1-her nga Xhaxhi.ca me diskutu kat...
Back to top
scutari82
Sat Jul 26 2008, 01:13pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
ca me diskutu ? si fillim a ban mas me ju referu ma shqiptareve nga dardania si kosovar , kosova asht emer serb i dhanun asaj krahine edhe kosovar asht banor i kosoves mund te jet serb mund te jete rom ,boshnjak etj,pra si fillim mund te fillojm e ti quajm shqiptar edhe ata sepse ashtu e qujn vedin ata SHQIPTAR me te madhe e ja si disa prej neve qe jan spiuna serb apa grek edhe kudo neper evrope ientifikohen si italian apo grek e nuk pranojn qe jan shqiptar
Back to top
L - N
Mon Aug 25 2008, 08:33am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
scutari82 ka shkruar:

ca me diskutu ? si fillim a ban mas me ju referu ma shqiptareve nga dardania si kosovar , kosova asht emer serb i dhanun asaj krahine edhe kosovar asht banor i kosoves mund te jet serb mund te jete rom ,boshnjak etj,pra si fillim mund te fillojm e ti quajm shqiptar edhe ata sepse ashtu e qujn vedin ata SHQIPTAR me te madhe e ja si disa prej neve qe jan spiuna serb apa grek edhe kudo neper evrope ientifikohen si italian apo grek e nuk pranojn qe jan shqiptar


Brravo scutary82 sepse ke fol taman si duhet e per mu i ke vu piken, (Kosova) asht fjale Serbe e per Shqiptarin qi asht Shqiptar asht knaqsi me i thirr Shqiptare, kshtu qe po ashtu asht knaqsi flas personalisht me i thirre Dardanis (Dardani) njashtu si i takon

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Edmond-Cela
Mon Aug 25 2008, 09:33am
Rrushi


Registered Member #977
Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12am

Posts: 3038
Q.N. ky ta ken atyre qe nuk na dojn te miren

Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!!


Back to top
L - N
Thu Oct 09 2008, 02:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Doracak për patriotët

Nga Demir Reshiti
Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptarët mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht, më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot

Patriot (greqisht πατριώτης = atdhetar), person që e do atdheun, person, i cili e do dhe është i gatshëm që ta mbrojë atdheun.

Patriotizmi është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime.

Sipas historianit të kulturës J. Huizing, fjala patriotizëm paraqitet në shekullin XVIII, madje vetë shprehja patriot, e cila vjen nga kuptimi burimor i bashkëvendësit dhe atdhetarit (patrie amans), i cili e do vendlindjen e tij, është shumë më e vjetër dhe e ka prejardhjen që nga antikiteti.

Dallon edhe nga nacionalizmi, sepse nënkupton ndjenjat e përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut me të gjithë qytetarët e tij (të përkatësive të ndryshme etnike) e jo ekskluzivisht dashurinë ndaj kombit të vet. Ushqimi me ndenjen e patriotizmit paraqet një nga detyrat më të rëndësishme të edukimit shoqëror dhe familjar.

Historia tregon se Çezari ka pasur njerëz të përgatitur dhe të shkolluar enkas, të cilët kanë pasur për detyrë që popullatën e territoreve të okupuara ta ushqejnë me patriotizëm (dashuri) ndaj Romës, me qëllim të rekrutimit më të lehtë dhe ngritjes së aftësisë luftarake të rekrutëve të rinj. Aktivitete të tilla më vonë janë zhvilluar edhe në Iliri... e ma saktsisht ne Shkoder kryqytetin Ilir.

Patriotizmi duhet zhveshur nga politikanizmi dhe duhet kultivuar në formën e tij të pastër, që do të ishte vazhdimësi e traditës ilire të popullit shqiptar.

Montesquieu e konceptonte patriotizmin kështu: “Nëpërmjet dashurisë për njerëzit e mi, mësova që mbi të gjitha i përkas njerëzimit”.

Patriotizmi nuk është detyrim moral, edhe pse në të shumtën e rasteve nënkuptohet si i tillë. Detyrimet morale janë universale, bie fjala si detyrime që të mos gënjehet apo të mos heshtet për të vërtetën.

Mëdyshja për atë se patriotizmi është detyrim moral, paragjykoj se rrjedh nga strukturat shoqërore autoritare, ku ata, nga të cilët pritet që të jenë patriotë, nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimit për atë se çka është akt patriotik dhe sjellje patriotike.

Ja disa karakteristika të patriotit shqiptar:

- Patriot është ai që asnjëherë nuk i hedh poshtë vëllezërit e një gjaku, pavarësisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore...

- Patriot është ai që flet gjuhen shqipe dhe mendon shqip në çdo sekondë të jetës së tij, pavarësisht se sa larg është fizikisht nga Shqipëria natyrale.

- Patriot është ai që braktis gjithçka në jetën e tij, dhe shkon pranë atdheut të tij për të dalë në mbrojtje të interesave kombëtare. Patriotët e vërtetë më të shenjtë kanë atdheun e tyre dhe për të janë gati të sakrifikojnë gjithçka, edhe familjen e jetën e tyre.

- Patriot është ai shqiptar që di të bëjë dallimin midis interesave kombëtare dhe interesave politike. Interesat kombëtare qëndrojnë gjithmonë mbi interesat politike dhe i bashkojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.

- Patriot është ai shqiptar që ka një dëshirë dhe ëndje të madhe të njohë historinë, traditën dhe kulturën shqiptare dhe t’ua përcjellë atë edhe pasardhësve të vet.

- Patriot është ai shqiptar që ngre zërin e vet, sa herë që dikush guxon të cenojë a shesë interesat tona kombëtare. Të jesh shqiptar, nuk do të thotë vetëm të kesh lindur i tillë, por të jetosh gjithë jetën tënde me përgjegjësitë që vijnë me të qenit shqiptar.

Dhe ajo më kryesorja dhe e logjikshmja për mendimin tim është se patriot nuk të bëjnë fjalët, por veprat!

Marre prej Gazets Tema online

******************************************************************************************************************************

Tirana zyrtare duhet te kerkoje bashkimin e trojeve shqiptare

11:00/09.10.08 - Danaj:

Kryetari i AMS dhe drejtor i Institutit te prognozave rajonale, Koco Danaj ka adresuar kritika te ashpra ndaj politikes dhe opinionit publik e mediatik ne Tirane lidhur me indiferencen e treguar ndaj miratimit nga OKB te rezolutes serbe per analizen juridike te pavarsise se Kosoves. Ne nje interviste televizive dhene tv Top Channel, Danaj eshte shprehur se indiferenca e politikes se Tiranes, qeveri plus opozite, indiferenca e medias se shkruar te dates 9 tetor qe ne faqe te pare hapeshin vetem me lajmin e serbo-boshnjakut Fazllic dhe nuk thoshnin asnje fjale per efektet politike, gjeopolitike, morale apo psikologjike te rezolutes serbe, tregon se Serbia fitoren me te madhe e arriti ne Tirane, Tetove dhe Prishtine dhe jo ne Nju-York. Ne daetn 9 tetor, per Tiranen duket se Fazllic vlen me shume se Kosova tha Danaj.
Sipas danaj : Qellimi kryesor i Serbise me miratimin e Rezolutes nuk eshte zhberja e pavarsise se Kosoves pasi kete nuk do ta arrije dot kurre, por Serbia kerkon te fitoje kohe per te realizuar ndarjen e Kosoves ne kompensim te njohjes se pavarsise se Kosoves se mbetur.
Ne keto kushte eshte e domosdoshme qe organet shtetore te Shqiperise te mbeshtetura ne Kushtetuten e saj te kerkojne bashkimin e trojeve shqiptare.
Danaj tha se kryeministri Berisha duhet te kerkoje konsultime urgjente me kryeministrin e Kosoves Thaci, presidenti Topi duhet te kerkoje jo vetem takim me presidentin Sejdiu, por duhet te ftoje ne Tirane drejtuesit kryesore te partive politike shqiptare ne te gjithe hapsiren shqiptare dhe te diskutoje me ata nevojen dhe dmd e bashkimit te trojeve shqiptare. Shqiperia Natyrale eshte pergjigja me e mire ndaj rezolutes serbe dhe mirenjohja me e madhe ndaj mbeshtetjes se SHBA qe edhe ne OKB votoi hapur kunder rezolutes serbe ne kundershtim me vendet e BE qe ose abstenuan ose votuan pro sic beri Greqia, Spanja Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

|||Lajme.Net|||
Marre prej lajme.net

Po cila Tirane mor zotni po kastan jena funrrima e Europs sepse jana te percame e keqja ma e madhe e Shqiptarit asht vet Shqiptari kan pa thane Gjergj Fishta e Faik Konica sepse un menoj se kan pase te drejt se Shqiptarte jane (tribalista) farefisnor e si Afrikant e shkrettins Aziatikt e maleve te Afganistanit e Pakistanit


[ Edited Thu Aug 20 2009, 06:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Sun Oct 12 2008, 11:49am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
une mendoj se shkaku i antishiptarismit asht ecja me opinion qe na e kena ba si shum ves.si thojn asaj fjales shkojm ka te fryjn era.
edhe kosovart nuk jan pa gja ne ket mes .se nji koh kur na ishim te myllun ato bertisnin enver hoxha e tunxhatjeta.pa ken nen diktaturen e tij e lene ne qa hiqnim prej tij.enver hoxha e la kosoven qe kishte shance me emarr mas luftet te dyt botnore por TITO ja ofroi boll mire, por sja kishte terezin me i ba balle at koh influences se serbve ne rajon se mrapa kishin nji france dhe austri te rrenume.sot serbia ka probleme ma te rancishme se kosova, ate mes qeshtjes hungareze-vojvodinen.
pamvaresia e kosoves asht nji vendim kohor e jo percaktues.sepse po te njifet si shtet ne kurre nuk do kena shanc te bashkohena.pse shqiperia nuk hap nji referendum si ai kur u ba disa vite ma par per monarki apo republik?? e keshtu te krijohet nji referendum i dyt dhe i fundit ate per nji referendum popullor per bashkim e tjetrin integrim drejt evropes??
ps ete presim gjithmon qa tna ofrojn tjeret,se gjithmon dalim te humbun.mos harroni se administrata BUSH i erdhi fundi dhe neser nuk i dihet se si do sjellet rrota per ne..barak obama apo republikani tjeter nuk ka ma qeshtje shqiptare dhe balkanike ne duar se pse kane tjeter prizem ato qeshtjet clouses te bagdadit e iranit.
e ndersa njerezit vendas qe po dalin anti shqiptar jan vec njerez primitiv te pa shkollum e te diplomum nga administrata e post komunizmit berish-nano..ndryshe me pare .
mendoj se sot qeshtjet shqiptare kan nevoj pe rnji diplomaci te forte dhe korrekte e jo me tubime e propaganda.jo te lihen kohe ne qetesi se sa u shpall kosova e pamvarun, tash vec flejn politikat vendase dhe bajn allishverishe.e kur vjen qeshtja me u nxeh na delkan antishqiptare tash.jo nuk asht keshtu se anti shqiptar jan tan ato qe dalin e bertasin ner mitingje se ato qe japin kontribut e pse jo nxejn situatat ne nji an bajn mire se i qojn prej gjumit llupcat e krimun qe drejtojn fatkeqsisht kombin shqiptar.per mu vetem nji IBRAHIM RUGOV ka pas kombi shqiptar.
Back to top
star
Sun Nov 16 2008, 10:20pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
un menoj qi nuk flet medja po kjo asht deshira e shtetit tone shqiptar i cili e impononon medjat me fol si don.duhet than qi ka shum antishqiptar asht e vertet sidomos qa jan posht qytetit tone menoj se jan te gjith kunru nji bashkimi me pjesen tjeter. se kuptoj pse. por edhe kosova e ka kuptu kte edhe menoj se nuk don me u bashku me ne.
Back to top
L - N
Wed Nov 19 2008, 02:32pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pse po ringjallen Ballabanët ose (Anti-shqiptarizmi)?

18-11-2008 / Fahri Balliu

Prej kohësh, është vënë në lëvizje një projekt i mirëfilltë antishqiptar, në drejtim të goditjes të palcës së kombit. Ky projekt ka të njëjtën vendlindje që kishte ai i teorive të Ivo Andriçit dhe Çubrilloviçit, terrorist e socialist bashkë. Shqipëria, duke qenë se doli gjallë nga mortja më e përbindshme e historisë së saj, nga komunizmi, i la gojëhapur antishqiptarët. Edhe Enver Hoxha, krimineli më i pashpirt ndaj bashkëkohësve, duke stërkaluar mësuesin e tij, Stalinin, veprimin e tij historik antishqiptar e mbajti nën një demagogji apo nyje sekretesh, të cilat me zor po përfytyrohen apo zbulohen.
Ndërsa, projekti i ri antishqiptar, që ka në themel goditjen e identitetit perëndimor të shqiptarit, përmes zbrazjes së kombit nga figurat e ndritura të tij. Është tragjike, që shtypi shqiptar, media apo librushka legalë i godasin figurat historike palcore të kombit me qetësi dhe një mbështetje financiare të paimagjinueshme. Sulmi mbi Skënderbeun, që shfaqet valë-valë e herë pas here, organizohet nga një detashment shkonjësish, të cilët janë të ndarë në tre shkallë. Për të zotëruar të gjitha shtresat e popullit, një prirje e parë, e pacipë e sulmit banal mbi Skënderbeun, si emblemë, si dhe e të gjitha figurave të ndritura të historisë sonë kombëtare, është përfolja dhe bërja objekt i një humori banal, prej ca brekëpalarëve, që kuisin si zagarët në rroga të majme. Por gjithsesi, në një nivel që përpiqet të rrokë fluksin e analfabetëve, të të pakulturuarve dhe të atyre pjesërisht të arsimuar. Pastaj, vjen një bandë tjetër, e cila e ngre pazarin, me ndonjë radio, fshehur pas ndonjë karrigeje pedagogu, zyrtari çinovnik e ca zelltarëve gazetash, pronë e ndonjë trafikanti droge, e ndonjë hajduti tullash, apo edhe e ndonjë injoranti tjetër që i thotë krokodilit “lacosta”. Por gjithsesi, kjo bandë po e ngre stekën e sulmit mbi Skënderbeun, me qitje të rëndësishme, për nga dëmi që përpiqet të shkaktojë në një masë të gjerë të qytetarëve që vlejnë dhe që përpiqet të deformojë edukimin e tyre, koshiencën e tyre kombëtare. Këta sallhanë sillen katedrave apo gazetave, që nga Prishtina e në Tiranë dhe nuk e dinë se fondi i vënë në dispozicion të tyre është fare i kontrolluar dhe i lexuar nga ata që e duan realisht këtë vend dhe nga ata që Zoti i ka ngarkuar me misiuonin për ta mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por Skënderbeu është I Madhi Skënderbe, është fytyrë për flamur dhe për gur, për shpirt e përjetësi, prandaj ata që e kanë bërë projektin e sulmit mbi të, kanë krijuar edhe një batalion special, me forma të stërholluara, me grada e vlera të përqallura, dhe pasi i kanë konsoliduar, fryrë si kacek, me aftësira e kontribute që s’i kanë pasur kurrë, apo duke ua shfrytëzuar disa segmente të inteligjencës së tyre reale, i hedhin në sulm njëri pas tjetrit, përsëri kundër Skënderbeut. Të pafytyrë, ziliqarë, hajdutë, janë njësoj si ata të kategorisë së parë. Janë njësoj si ata, nga grykësia dhe shërbimi i pandershëm, që ndaj Sigurimit të Shtetit e deri tek shërbimi ndaj Serbisë dhe Rusisë. Edhe ndaj Iranit. Të gjithë janë bashkë, llumaxhinjtë e parë, rrogëtarët e dytë dhe këta elitarë-leshët e tretë.
Po pse tani? Sepse tani, Shqipëria po ndahet nga Ballabani e ballabanët, se tani Shqipëria po shkon në NATO, po shkon në Bruksel, se Kosova është e pavarur, se shqiptarët, në Ballkan e kudo që ndodhen po e ndihin kombin e tyre, po dëshmojnë vlera dhe janë përkrah e në anë të lirisë e të demokracisë. Pra, po shfaqin thelbin e tyre, identitetin e tyre perëndimor. Atëhere, o burra ta përlyejmë, o burra ta sakatojmë, të qajmë për Perandorinë Osmane, të qajmë për Iranin, Rusinë, Serbinë... Qafshi e lafshi me lot, jetën tuaj skëterrë, ju, që pasi hyni kokulur, si shërbestarë të famës shqiptare, na nxirrni dy copa letrash për të shembur Skënderbenë, shoqëruar nga një spurdhjak që kërkon lekë edhe për presjet... Dhe e gjitha është mision, mision i mbrapshtë, i turpshëm... Të tundësh ca letra për të zhbërë një histori, një mit. Nga shkencëtarë zbret në batakçi, dhe po të kërkosh ca më shumë, të gjendet edhe se ku i ke marrë ato letra e kush t’i dha.
Nuk është as zbulim, nuk pëson asgjë Skënderbeu, vetëm se sheh rigrupimin e ballabanëve, që siç dihet, u është prerë koka. Një fakt është fatlum, sa më shumë para harxhohet për të vënë në jetë këtë projekt fatzi, aq më shumë shkruhet e flitet nën këtë para. Por ndërkaq, aq më shumë lexohet dhe lexohen ballabanët ose (Anti-shqiptarizmi) .


Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 06:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 03 2008, 08:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një Shqipëri apo disa principata politike shqiptare?

DR. ARSIM SPAHIU

30/11/2008

Kush dëshiron të shkruajë diçka për çështjen kombëtare shqiptare, mendohet dhe matet mirë, sepse lexuesi në përgjithësi parapëlqen tema të tjera. Në shtypin shqiptar të Tiranës, tashmë të zgjeruar, rrallëherë gjen artikuj që i kushtohen kësaj problematike.

Në Shqipërinë shtetërore askush nuk kuturis të shpallë se është nacionalist apo të marrë nismën e kotë për formimin e një partie ose shoqate atdhetare, sepse shqiptarët bëjnë çudi me të dhe fare pak veta e mbështesin.

Afërmendsh, gjatë diktaturës gjysmëshekullore në ish-RPSSH, E. H. formoi dy brezni intelektualësh internacionalistë, të cilët nuk interesohen asfare për çështjen kombëtare shqiptare, krejtësisht të pazgjidhur. Këtu e një a dy vjet më parë një deputete deklaroi në ekranin e televizionit se ndjenjat patriotike tashmë janë vjetruar, çka do të thotë, me fjalë të tjera, se patriotizmit i ka ikur koha. Një deputet shton se kosovarët janë më të interesuar të ndërtojnë ndonjë vilë në bregdetin shqiptar sesa të bashkohen me Shqipërinë. Kurse një deputet tjetër pak muaj para se të shpallej pavarësia e Kosovës deklaroi hapur në Mal të Zi se Kosovës i mjafton një indipendencë e zgjeruar nën sovranitetin e Beogradit (!).

Qëndrime të këtilla antishqiptare janë disa nga arsyet pse bashkatdhetarët shqiptarë që banojnë jashtë kufijve të mallkuar të vitit 1912, detyrohen t’i peshojnë mirë fjalët kur pyeten për çështjen kombëtare shqiptare. Shkrimtari dhe gazetari Kim Mehmeti, shqiptar nga Maqedonia, në një intervistë të dhënë “Osservatorio balcani-t”, kur e pyetën nëse është e vërtetë se ambienti kulturor shqiptar i Maqedonisë vuan nga arroganca e Tiranës dhe indiferenca e Prishtinës, përgjigjet: “Plotësisht e vërtetë. Atje mendohet se këtu nuk bëhet gjë në kulturë, nuk krijohet gjë… Shqiptarët mendojnë ende sikur përbëjnë principata kulturore. Në Tiranë shqiptarët pandehin se nuk kanë nevojë për njeri tjetër, në Prishtinë indinjohen nga arroganca e Tiranës dhe dëshirojnë të shpikin një identitet të tyrin. Nuk ka kurrfarë integrimi kulturor.”

S’do mend, “njeriu i ri” i të paudhëve E. H. dhe R. A. është mbrujtur plotësisht me mësimet e këtyre të fundit, madje aq sa nuk i di kufijtë e atdheut, njësoj si Halim Huta nga Kalaja e Dodës, i cili nuk i dinte kufijtë e arave që i kishte lënë i ati. Intelektualët e formuar në vitet e diktaturës dhe sot e kësaj dite pandehin se nacionalizmi është okë pa pak ose okë e pak shovinizëm apo nazizëm, pra diçka krejt e papranueshme. Dhe ndonjë syresh që ushqen ndjenja të flakta nacionaliste, pra është nacionalist i vërtetë, nuk pranon se është i atillë, madje zemërohet po t’i thuash se është nacionalist. Kjo ndodh ngaqë në Shqipërinë shtetërore termi “nacionalizëm” ka marrë një kuptim vërtet të përçudshëm, rrënjësisht të ndryshëm nga kuptimi i tij i vërtetë. Mjerisht, deri në këtë pikë të paudhët e sipërpërmendur e bënë lanet nacionalizmin.

BE-ja bën sikur nuk e di se sa e pazgjidhur dhe e koklavitur është çështja kombëtare shqiptare në Ballkan; ajo nuk mund ta ngrejë këtë problem përderisa shqiptarët nuk e hapin gojën. Për BE-në është më problematike çështja e romëve sesa problemi i bashkimit kombëtar shqiptar. Ajo njeh vetëm disa çështje kombëtare të pazgjidhura në Evropë: temën e Hungarisë dhe minoritetit të saj jashtë kufijve shtetërorë, si dhe jehonat e saj në Rumani e Sllovaki etj.

Por krijimi i disa shteteve-kombe në Ballkan ka hapur probleme esencialisht gjeopolitike. Me problemet kryesore të Shqipërisë, në vend që të merren “mendarët” shqiptarë, sidomos ata të Tiranës, merren diplomatë të huaj si Lord David Ouen. Ky politikan largpamës ngre problemin e një riorganizimi territorial shqiptar në hapësirën gjeografike tradicionale të kombit shqiptar, madje një “etnicizim” tjetër të Ballkanit, pra një përkufizim të ri të kufijve të shteteve ballkanike, që të përputhen me sovranitetet shtetërore. Kjo do të thotë se ndër të tjera duhet të realizohet bashkimi kombëtar shqiptar. Kurse politikaxhinjtë allçakë të Tiranës, të dalldisur për t’u futur në organizma politike perëndimore, mendojnë se, kur të bëhet Shqipëria shtetërore anëtare e BE-së dhe NATO-s, ne shqiptarët do të dalim në selamet! Në fakt, anëtarësimi i Shqipërisë zyrtare dhe i Republikës së Kosovës në BE do të thellonte ndasitë kombëtare shqiptare: Shqipëria shtetërore dhe shteti i Kosovës ndoshta nuk do të bashkohen ndonjëherë dhe tokat e tjera irredente shqiptare ndoshta do të ngelen përgjithmonë jashtë kufijve të atdheut nënë.

E pra, t’i krahasosh këta të vetëquajtur politikanë të Tiranës me politikanët e vendeve fqinje, qofshin këto të fundit dhe vendet ish-komuniste, do të vinim re ndryshime të jashtëzakonshme. Këto kohët e fundit Vuk Karaxhiç në një intervistë shtypi deklaron me mburrje se është nacionalist serb dhe, si i atillë, nuk njeh asgjë para çështjes së atdheut të vet. Ai, njësoj si shumica e serbëve, po qe se është fjala për të integruar (padrejtësisht) Kosovën brenda kufijve shtetërorë të atdheut të tyre, nuk do t’ia dijë aspak as për NATO, as për BE. Kurse politologu Jacques Rupnik, duke analizuar rezultatet e votimeve të turit të parë të zgjedhjeve të sivjetme në Serbi, nënvizon: “Politika serbe nuk ndahet mes nacionalistëve dhe demokratëve evropianë, por përfaqëson një continuum të nacionalizmit, që shkon nga më radikalët në më të moderuarit… Të gjitha (partitë politike) janë të vendosura njësoj për Kosovën.”

Krejt ndryshe nga politikanët e Tiranës e shikojnë nacionalizmin ata shqiptarë të Shqipërisë zyrtare që kanë pasur mundësinë të dalin në vendet perëndimore dhe të kryejnë studime në ndonjërën nga degët humanitare, pra krejt ndryshe konsiderohet nacionalizmi në vendet perëndimore. Zhvillimi i idesë së nacionalizmit lidhet ngushtë me shtetet moderne të Evropës: Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, ku është përdorur dhe formuar për herë të parë nocioni nacionalizëm. Si doktrinë dhe ideologji nacionalizmi kristalizohet në shek. XIX dhe XX. Sado të ndryshme të jenë formulimet doktrinale të nacionalizmit në këto vende dhe në SHBA, vihet re prania e një fondi ideologjik të përbashkët, të organizuar rreth katër temave kryesore:

1. Nacionalizmi lind bashkë me vullnetin e kombit për të fituar sovranitetin. Këtu fitojnë rëndësi të madhe flamuri dhe himni kombëtar.

2. Në të gjitha rrafshet - etnik, shoqëror, politik, administrativ, gjuhësor dhe nganjëherë fetar - manifestohet e njëjta prirje për të luftuar kundër veçorive krahinore, për të zhdukur shkaqet e antagonizmave të brendshme.

3. Të gjithë bashkëkombësit duhet që pa tjetër të formojnë vetëdijen se i përkasin të njëjtit komb.

4. Ekzaltimi i së kaluarës nacionale lidhet ngushtë me afirmimin e vlerave universale të qytetërimit të njerëzimit mbarë.


Në Francë nacionalizmi ka lindur si një tendencë intelektuale dhe politike e Republikës së tretë. Asokohe nacionalistët përpiqeshin të kapërcenin ndasitë ideologjike, të bashkonin francezët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët, që të formonin një lidhje kombëtare për të mbrojtur atdheun nga ambiciet e gjermanëve. Sot nacionalizmi në Francë është doktrinë politike, që afirmon parësinë e interesit të kombit ndaj interesave të grupeve shoqërore, klasave dhe individëve që e përbëjnë. Ky përkufizim i nacionalizmit, i nxjerrë nga Larousse-i i vitit 1994, është diametralisht i kundërt me nocionin absurd enverist mbi kombin të nxjerrë nga fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1984: “Nacionalizmi është ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre.”

Me këso marrëzish piramidale i paudhi E. H. menjëherë pas Luftës II Botërore i dhuroi Titos me të dyja duart më shumë se gjysmën e Shqipërisë dhe e gremisi kombin shqiptar në humnerë. Dhe e keqja e fundit, kronologjikisht e viteve të diktaturës, politikanët e Tiranës po mbajnë dashka pa dashka të njëjtin qëndrim enverist ndaj çështjes kombëtare shqiptare, ndaj çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar. Prandaj Shqipëria, duke nënkuptuar këtu të gjitha trojet shqiptare, të marra së bashku, është e ndarë në disa principata politike shqiptare.

Si përfundim, nacionalizmi nuk është as shovinizëm, as nazizëm, as djall me brirë. Ne shqiptarët e kemi nxënë termin “nacionalizëm” nga frëngu, ne nuk mund të pretendojmë të mësojmë popujt e vendeve të qytetëruar të Perëndimit se ç’do të thotë fjala “nacionalist”. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA luftëtarët e UÇK-së quhen “nacionalistë shqiptarë të Kosovës”. Ndër nacionalistët më të njohur shqiptarë janë vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Aqif Pashë Elbasani, Avni Rustemi, Faik Konica, Shaban Polluzha, Adem Jashari etj.

Kombi shqiptar gjendet para rrezikut të madh të sanksionimit të përjetshëm të copëtimit kombëtar. Prandaj t’u japim të drejtë atyre politikanëve shqiptarë që kërkojnë bashkimin kombëtar dhe besojnë se vetëm një kongres i ri i Berlinit do të mund të riparonte padrejtësitë e historisë në Gadishullin Ballkanik.
Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 07:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Shqiptar.
Fri Jan 09 2009, 12:56pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Edhe un menoj se da Shqiptar vujn prej antishqiptarizmit por taman e taman e ka fajin injoranca qe kane vet ata Shqiptare, s'ju ka kush faj se dojn me dek injoranta, e per kta injoranta asht ba mode me urry vedin
Back to top
belgium
Fri Jan 23 2009, 10:38am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
pimp ka shkruar:

un menoj qi nuk flet medja po kjo asht deshira e shtetit tone shqiptar i cili e impononon medjat me fol si don.duhet than qi ka shum antishqiptar asht e vertet sidomos qa jan posht qytetit tone menoj se jan te gjith kunru nji bashkimi me pjesen tjeter. se kuptoj pse. por edhe kosova e ka kuptu kte edhe menoj se nuk don me u bashku me ne.


Je gabim naqe, se nuk asht ashtu sic thu ti.
ketu as nuk diskutohet,se gjoja populli jugut posht shkoders gjoja sdashka me u bashku me kosoven....mos harro ato dite kur erdhen kosovaret ne shqiperi masivisht nga lufta dhe deri ne konispilin elarget ihapen dyert me i prit ato, dhe njoh njerez qe sot kan ba lidhje miqsore mes tyne , por ka s adush ashti kosovarsh qe as ja diten askujt ma pe rnder e kete kosovari e ka te theksume, mas me te ba vendin si duhet.
Hala s ekam pa nji artikull mbar popullor kosovar qe i jep mirenjohje pjeses tjeter shqiptare gjat luftes??
dhe per sa e ka kuptu kosova ma sme u bashku me ne asht fallco se ajo q apo hek me u bashku , por spo e len hala nji pjes e vetos ne OKB...
Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 12:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mu ihere per vedi nuk m'pelqen hic qe Shqyptarve te Krahinave tjera te coptume ne 1918 kan fillu me thu ju thirr ne mase "MALA ZEZ" "KOSOVARE" "MAQEDONAS" "CAM" a thu se jan komb tjeter, e a thu se dojn me zort me na nda si dikure ne komunizem.

Asht fatkeqsi me lexu Gazetat Shqyptare sot qe diskriminojn e percajn hapun me terma krahinore sa here qe flasin per trojet Shqyptare dhe per Shqyptart. Nuk besoj kurrsesi se asht e shtire apo e pamujtun mu fut termi shqyptare perpara cdo lajmi rreth shqyptarve kodo kjoshin E KUDO QE JETOJN.

Per mu termi "KOSOVARE" "MAQEDONAS" "MALA ZEZ" "CAM" qe perdoret ne mas prej mediave ne (Tirane, Shkoder apo kudo tjeter neper Shqypni) e konsideroj Antikombtare e Antishqyptare, percams e diskriminus qe nuk ka ven mes nesh se jena vetem 1 komb e 1 gjak, por mi tana s'ka as kuptim e as logjike.

Nuk e kuptoj se ku e marrin kyt helm kto media sot ne 2009, dhe se kuptoj se pse vazhdojn me kyt helmim t'qellimshem t'kombit .


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 06:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Paradigma e Shqiptarit Negativ, edhe nga “turistja” Edith Durham

Nga Nik Leshai

Imazhi i shqiptarit-barbar i trashiguem prej grekve antikë, dhe shqiptarit-pirat prej romakëve, ka tri mijë vjet që ri-kthehet në forma të përafërta në tekstet perëndimore. Drejtëpërdrejtë ose tërthorazi definitizimet e fundit janë, anarkik dhe i pacivilizuem në filmin italian "L'America", lyps dhe kriminel në filmin grek "Eternity and a Day", terrorist musliman në përkthimet dhe albanalogjinë amatore të Robert Elsiet.

Ky qarkim i përjetshëm i shqiptarit negativ rezulton prej faktit se ata që shkruajne mbi ne, për ne, ose rreth nesh, janë të huaj. Ne nuk kemi kapacitet me folë në emnin tonë. Dikush tjetër flet për ne sikur ne të ishim të pagojë. Negativizimi i hapsinës e kohës shqiptare at'herë ndodh sepse ndërtuesit e imazhit tonë ose nuk na kuptojnë ose kanë interesa anti-shqiptare. Nji stereotipizim i tillë kërkon destabilizim të menjihershëm të ortodoksinave të tilla anti-shqiptare të cilat margjinalizojnë prototipin pozitiv shqiptar, ndërsa magnifikojnë prototipin negativ shqiptar. Simbas ksajë paradigme, kontributi pozitiv i shqiptarit në civilizimin botnor nuk regjistrohet, ndërsa shqiptari kriminel, gangster, anarkik, pimp, dhe s'fundi terrorist shpërthen në ekranet botnore. Shembuj e fundit gjinden në "The Sopranos", ku shqiptarët gjinden vetem tue shitë droga, në "Casino Royale", ku krimineli kryesor i filmit asht nji “Albanian chess prodigy and mathematical genius”, i quajtun Le Chiffre. Ky personazh i luajtun nga nji skandinavian, e tejkalon çdo normë stigme. Si ka mundsi që ky Le Chiffre me gjithë atë talent të bâhet kriminel dhe të bashkpunojë me terroristët myslimanë kundër perëndimit? Përgjigja âsht e thjeshtë: Ai âsht shqiptar! Simbas këtij filmi, edhe nji gjeni shqiptar i lindun dhe i rritun në mes të Francës mbetet po ai që përshkruan Robert Elsie dhe kaçakët serb në shkarravinat e tyne, kriminel mysliman. Për këta njerëz negativiteti âsht esenca e paradigmës së tipit shqiptar.

Simbas Robert Elsiet ne jemi nji popull fanatik-islamik, i tretun diku në shkretinat e Ballkanit, nji mbeturinë e Perandorise Osmane, nji përzimje e jevgjve, arabve, turqve dhe ballkanasve-Puerto-Rikanët e Europës. Për ma tepër, historikisht, ne kemi qenë të përvluem me ndërsime terroriste kundër shkjeve të cilët, historikisht, ai i identifikon me Europën.

Për këtë arësye ai e ka titullue librin "Visaret e Kombit", "Frontier VVriors". Fjala frontier dmth kufi. Ky kufi asht ai ne mes mylimanëe shqiptarëdhe Eropë kristiane (sllaveve). Këhtu deformohet epika nga arti i moralit, traditë dhe pëpjekjeve anti-anadollake të Shqipnisë në një ushtje anti-kristiane të myslimanëve terrorista shqiptarë. Robert Elsie, jo vetëm që asht i patalentuem, por ai asht Kriminel i Kulturës Shqiptare. Ai punon e shkruen sikur me qenë i paguem nga persona e organizata të cilët janë të interesuem me krijue nji bazë islamike në Shqipni. Krijimi i kësaj baze nuk mund të ndodhi pa eliminue kulturën tradicionale europiane të shqiptarëve. Kështu Robert Elsie shkime çdo gjurme autentike shqiptare duke ia vu në krye çallmën e Sulltanit. Me paturpësinë ma të madhe ai hiqet si albanolog, etnolog, historian, përkthyes, kritik letrar, e kushedi çka tjetër. Ky person, me mungesë të theksueme talenti, dhe me urrejtje të verbën ndaj shqiptarëve, ka nevojë për TERAPI, ose therpi, për ata që kuptojnë "anglisht".

Me kaq forcë na ofrohet ne shqiptarëve ky imazh negativ saqë edhe ne jemi mësue me prezantimin tonë negativ dhe kemi fillue me u sjellë si të tillë. Ky internalizim i karakterit negativ të shqiptarit ka çue në vet-urrjetje, vet-përccmim, vet-demoralizim dhe përtaci kombëtare. Prandaj ndodhin edhe fenomene të tilla si ai i Himarës ku shqiptarët që kanë internalizue përçmim ndaj vetevetit dhe Identitetit shqiptar, duen me marrë një identitet tjetër, atë grek-ose fenomeni i disa pseudointelektualëve shqiptarë të cilët kryqëzojnë islamin me marksizmin, mandej vetshpallen superpatriotë të kombit. Gjithashtu vërehen shqiptarë, padyshim kryezgavër, që mburren me gangsterët shqiptarë, me "trimninë" shqiptare, dhe me lidhjet e shqiptarëve me terroristët islamikë.

Ndërsa përsonazhet shqiptare në tregimet e kohës fluktojnë nga statik, në negativ, dhe ndërsa bota nuk u vën randësi këtyne personazheve dytsore, krijuesit e ktyne imazheve negative-pseudo-studiuesit, pseudo-albanologët, pseudo-shkrimtarët, dhe pseudo-përkthyesit, e gjejnë marketin e tyne mâ të madh nder ne shqiptarët. Ne jemi blesit mâ të mdhenj të rrenave e stigmave që dâmtojnë personalitetin dhe identitetin tonë.

Nuk domethënë se një studius nuk mundet me hulumtue, kuptue dhe prezantue nji kulturë të ndryshme nga ajo e tij. Të huajt kanë kontribue shumë për kulturën tonë. Fjala âsht për ata të cilët besojnë se kultura e tyne âsht njisi matëse për civilizimin tonë - arrogancë tipike e njeriut mendjeshkurtër. Ata na studiojnë ne sikur të ishim objekte dhe jo njerëz.

I njajti stereotipizim ndaj nesh pat ndodhë edhe me shkrimtarët antikë, por ata e patën marrë informacionin rreth ilirëve nga tregime detarësh analfabetë ose ushtaresh të gjymtyruem e të traumatizuem prej tmerreve që ata kishin përjetue në luftë, ndërsa shkrimtarët e sotshëm kanë mundësi me i studiue shqiptarët drejtpërdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet që po derdhin mbi ne, në veçanti shkrimtareve si Robert Elsie, i cili shumicën e studimeve të tij i ka ba edhe nën direktivat, me librat dhe me fondet e shtetit shqiptar -PPSH. Ai asht nji sharlatan letrar i cili na poshtnon në librat e tij deri në mohim të identitetit, vazhdimësisë e ekzistencës së kulturës iliro-shqiptare.

Etiketat janë si nji virus që i bajnë vend vedit në çdo qelizë të jetës si SIDA. Dhe etiketat anti-shqiptare e kanë ba punën e vet virusale. Nji shembull, KLA! Me kërkue në google shprehjen terrorist-KLA prezantohesh me 3,060 artikuj të cilët përmbajnë këto dy fjalë në të njëjtin artikull. Vetëm përmbajtja e këtyne dy fjalëve në të njëjtin artikull asht shqetësuese pavarësisht se çka thotë artikulli. Me kërkue freedom-KLA gjen vetm 51 përgjigje. Pse? Freedom-KLA asht diçka që shqiptarët do ta kishin shkrue. Pse nuk shkruajmë na për vetvetin? Apo nuk kena çka me shkrue! Jena analfabete!

Mungesa e interesit të shqiptarëve ndaj vetvetit ka krijue një zbrazëtinë të cilën e kanë mbushë të huajtë. Robert Elsie asht ba “autoritet shkencor” në përkthimin e artit, gjuhës, letërsisë, mitologjisë, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundësi që universitetet shqiptare nuk kanë departamente të përkthimit në një kohë që imazhi shqiptar po përzhitet në skenat, ekranet e faqet e librave të botës perëndimore?

Në shekujt e kaluem me qenë analfabet, ka pasë kuptimin e njeriut që nuk ka ditë me shkrue me lexue. Sot me qenë analfabetë d.m.th. mos me pasë potencial me prezentue vetvetin në sytë e botes, mos me qenë pronar i informacionit rreth tejet, me u prezantue në syte e botës prej të tjereve, me qenë memec në mes të Europës.

Na nuk flasim për vetvetin dhe kështu e bajmë të nevojshme që dikush tjetër, një sharlatan letrar apo shkrimtar mediokër me shkrue në emnin tonë. Për ma tepër ne edhe gicilohena në shpirt kur një i jashtëm përdhos e korrupton qenien iliro-shqiptare. Ne i adhurojmë të huajt si zota, ndërsa hahemi me njani tjetrin si me qenë të lidhun në zinxhir.

Edith Durham, të cilën ne e quajmë studiuese dhe antropologjiste, por bota i kategorizon librat e saj si "shënime udhëtarësh", shkruan se në një fshat shqiptar ajo takoi njerëz të cilët i kishin tiparet kaq të deformueme (simbas asaj) dhe të zeza sa ishin pothuaj zezakë. Ajo i quan këta njerëz “tipi i vogël dhe i zeshkët shqiptar”. Sipas Durhamit kjo zezakësi shqiptare rrjedh prej faktit se shqiptarët në këtë zonë nuk kanë pasë “Perziemje gjakut me sllavët”. Këta njerëz “të vegjel, tipa të zi, krye rrumbullakët, fëtyre shkurtë dhe me mollëza të gjana, flokë the sy kafe, gradojne në erresinë e lëkurës deri në afërsi me zezakët”. Vetullat e këtyne shqiptarëve të zi zgjaten drejt njana tjetrës aqë shumë sa pothuaj “bashkohen mbi hundë”. Simbas asaj ky popull tipik asht ndryshe prej tipit të bardhë/bjond (fair) që ajo ka ndeshë në Malci të Madhe. Mbretnesha ose........... e Maleve shkruan se, Malcorët trashëgojnë tipare të njerëzve fair (bardhe/bjond) sepse ata janë të përziem me shkje. Vëne re tekstin origjinal në anglisht:

“The characteristics of the small, dark type are: round head, face short and rather ëide across the cheekbones, broën hair and eyes, varying in darkness to almost black; eyebroës level, often nearly or quite meeting over the nose, ëhich is usually short and straight, maybe slightly aquiline, but never has the long, drooping point characteristic of the fair type of Maltsia e madhe….

I fancy there is no Slavonic admixture at all in the small, dark Albanian type. There are certainly no Slavonic place-names in the parts ëhere it predominates.” (High Albania, Edith Durham, 1909)

Kjo udhëtare angleze, pa njoftuni antropologjike, psikologjike, letrare, filozofike a të ndonji profesioni të përshtatshëm me interpretue karakterin dhe kulturën e një kombi, ka mbetë në histori si shkencëtare e Shpirtit të Shqiptarëve. Kjo ndodh vetëm në Shqipni. Ne e çojmë në qiell këtë turiste, aboslutisht të panjoftun në Angli, ndërsa ajo nuk ka as respektin ma të vogël për shqiptarët autokton ose shqiptarët e vegjël e të zi, siç i quan ajo.

Por ajo nuk asht e vetme. Para pak vjetësh një shkrimtare amerikane shkruante në një revistë amerikane se një shumicë shqiptarësh në rrethin a Kukësit, rreth 30% simbas asaj, nuk i kanë sytë e errët, gja që simbas asaj dëshmon mbeturinat e fiseve Kelte në Shqipni.

Ajo shkruan "probably one third of albanians have blue, gray or greene eyes, ëhich is probably a remnant of Celtic genes ëho roamed these regions for centuries”.

Këta shkrimtarë harrojnë një gja, se n.q.s. shqiptari origjinal nuk asht i bardhë, atëherë as Socrates, Sophocles, Plato dhe vetë bazat e civilizimit european nuk janë të bardha. Rracat deri me emigracionet mbas Luftes së Dytë Botnore kanë pasë vazhdimësi Kohore dhe Hapësinore. Aty ku kanë mbarue zezakët, kanë fillue arabët e hebrejtë, aty ku kanë mbarue arabët kane fillue të bardhët (grekët e sicilianët)


Biologjia socio-politike e shqiptarëve


Dikush mundet me thanë se ngjyra e syve, flokëve dhe lëkurës nuk kanë randësi. Gja që asht e vërtetë për disa dhe e pa-vërtetë për disa të tjerë. Por për këtë shkrim ngjyra natyrale e çfarëdo objekti, qoftë ai objekt edhe një person i gjallë, asht e parandësishme. Asht ngjyra socio-politike ajo që ka randësi. Shqiptarëve u asht dhanë një ngjyrë e zezë në aspektin socio-politik. Kështu çdo gja e bardhë, blue dhe e verdhë që simbolizon europjan "Arian" shihet si diçka e huaj në trupin e shqiptarit, ndërsa gjithçka e errët dhe e zezë që përfaqëson Perandorinë Myslimane shihet si autoktone shqiptare. Ky përshkrim i prototipit biologjik shqiptar bahet me qëllime specifike socio-politike, jo biologjike, as prej paragjykimeve fetare. Qëllimi asht me klasifikue shqiptarët si jo-europian, prandaj edhe asht esenciale me analizue kuptimin e kësaj tendencie të zezakësimit shoqnor të shqiptarëve..

Domethania e kësaj zezakësie shqiptare ka një kuptim specifik. Shqiptari nuk asht autokton në Shqipni, ai asht kolonizator i tokave të bardha europeane që ka ardhë në Ballkan gjatë pushtimit turk. Shqiptari asht turk, arab, jevg, gabel, magjyp, por jo i bardhë. Bardhësia e shqiptarit asht e mujtun vetëm, simbas Edith Durhamit, kur ai përzihet me shkjetë.

Kjo atëherë do t'u jepte të drejtë serbëve e Millosheviçit me na spastrue prej Kosovet e deri prej Shqipniet sepse simbas kësaj teorie na kena zaptue tokat e tyne gjate hyqymit të padishahit. Edhe grekët pretendojnë të njajtën gja për gjithë toskëninë, pra se toskënia asht tokë e pushtueme prej kolonizatorëve arabo-turq gjatë pushtimit osman. Kështu që edhe në sytë e grekëve krejt toskënia asht një përziemje arabësh, turqish, jevgjësh e magjypësh që simbas tyne ka pushtue Vorio Epirin. Kjo asht edhe teza e serbëve se kosovarët janë pushtues arabo-turq që kanë pushtue Kosovën, zemrën e Serbisë. Simbas këtyne tezave atëherë janë të vërteta thirrjet se Europa e Amerika po ndihmojnë terroristët tue ndihmue Kosovën, sepse simbas këtyne tezave, e gjithë Shqipnia qenka nji shtet i nji race të përzieme me fise jo-të-bardha (ashtu siç janë Puerto Rikanët në Amerikën Veriore) Edhe ata pak shqiptarë të bardhë që patën ekzistue në kohën para se Shqipnia me u pushtue prej turqeve, simbas kësaj teze, kanë mbetë të izoluem në malet shqiptare, ose kanë humbë se janë përzie me racën e zezë. Kjo përzuemja raciale, gjithnji simbas këtyne tezave, ka ba që shqiptarët me u tjetërsue si european dhe me ju bashkangjitë interesave të perandorisë turke, e cila e ka mirëpritë shqipninë, i ka dhanë asaj forcë dhe mandej Shqipnia e ka përdore këtë forcë për me qitë kosovarët prej Kosovet, grekët prej Toskniet, dhe malazezët prej Shkodret. Por e gjithë propoganda anti-shqiptare injoron ato ngjarje të vitit 1913, ku gjysma e Shqipnisë ju dha grekëve e shkjeve. Sikur Turqia t'a kishte dashtë Shqipninë ajo s'do t'a kishte coptue. Kësaj i duhet shtue edhe fakti se për 500 vjet Turqia nuk investoi në Shqipni në gja tjetër përveç kazermave ushtarake dhe xhamijave, ndërsa vazhdoi me mbledhë taksa dhe me marr në ushtri djemtë shqiptarë të cilët ndiqen diku në shkretinat e Arabisë të therrun si me qenë kafshë sakrificet.

Feja = Raca

Çdo shqiptar që jeton në Nevv York asht përballue me një person i cili e ka dvetë shqiptarin: A flet Arabisht.

Megjithatë, asht fakt biologjik, të paktën ishte para emigrimeve masive të 30 vjetëve të fundit, që tue fillue në Arabi, sa ma afër t'i afrohesh veriut/fiseve gjermanike, aq ma të bardhë dhe ma t'ë gjatë bahen njerëzit. Pse shqiptarët identifikohen me arabët? Pse jo greket? Qipriotët? Armenasit? Feja! Kjo asht përgjigja?! Feja. Asht e pamujtun për një njeri perëndimor me e konceptue një mysliman si të bardhë. Kështu që errësimi biologjik i shqiptarit vjen prej tendencisë me identifikue fenë me racën. Ky asht edhe parimi i këtyne shkrimtarëve "hulumtues" të racës shqiptare, të cilët po krijojnë imazhin e shqiptarëve si kolonizatorë të Ballkanit. Kjo pikëpamje na zhvatë neve vazhdimësinë Iliro-Shqiptare dhe na vesh pa-vazhdimësinë e nomadit dhe të uzurpuesit të Ballkanit me origjinë turko-jevge-arabe-vllehe.

Tash-për-tash duket se grekët s'mund të kenë pretendime rreth Toskënisë dhe se Kosova asht tashma de-fakto në periudhën post-serbe. Si atëherë ndikon ky zezakësim i vazhdueshëm i shqiptarëve? Errësina fizike që projektohet në tipin autentik shqiptar prej të huejve shitet me qëllim me identifikue shqiptarin me errësinen shpirtnore të terrorizmit, gangsterizmit, prostitucionit dhe injorancës.

Ky zezakësim i shqiptarëve ka për qëllim me krijue një shtresë të ulët në Ballkan e Europë, e cila do të përdoret për punë krahu, do të shfrytëzohet në punë që grekët e shkjetë i refuzojnë, ndërsa vajzat (e tash edhe djemtë e ri) do të shfrytezohen si objekte kënaqësiet seksuale ose si shërbëtore shtëpiash e restorantesh. Shqiptaret do të bahen rracë skllave e rracës sllave. Legacia e përshkrimit të shqiptarëve si racë e zezë prej Edith Durham vazhdon.

Robert Elsie dhe “Balozi i bardhë”

Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tonë sikur ai me qenë vetë Lek Dukagjini. Në fjalorin e termave të librit të tij “Songs of Frontier Ëorriors” (SFË), Kangë Kreshnikësh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjisë shqiptare. Ai jep vetëm referencë për emnin Mujo. Gjithashtu ai refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca për Halil (SFË, 370). Arsyeja që ai refuzon me i identifikue këta dy emna kaq popullore në Malcinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin e Kosovë asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikës drejt burimeve shqiptare, çka asht e papranueshme për Elsien.

Në shpjegimin e Mujit, tue lanë mbas doret fjalën shqiptare me mujtë, Elsie thotë s’e emni Mujo vjen prej emnit Mustafë. (Ai e përmende kalimthi se shqiptarët thonë se emni Mujo/Muji vjen prej fjalës me mujtë, por e kalon këtë fakt si diçka të parëndësishme -natyrisht kur shqiptarët flasin për vetvetin s'u duhet vu mendja). Elsie shkruen se emni Gjeto asht huajtë prej fjalës turko-serbe ćetobaśha, kryetar cetet (se sa të afërta janë serbishtja e turkishtja dihet), ndërsa Basho asht marrë prej emnit BylykBashi, një titull turk.

S'parit, fjala çetë, pavarësisht se nga vjen, asht fjalë shumë e përdoreshme shqiptare dhe askush, me mend në krye, nuk ka si e ngatërron emnin Gjeto ose Gjekë ose Gjokë ose Gjon ose Gjin, ose Gjovalin, me emnin Çetë. S'dyti, pa përmendë se si u zhduk Bylyku prej emnit Bylykbash. Si u çkap bashi dhe ju ngjit çetes e kështu nga fjala çetë the bylykbash u formua emni Gjeto Basho Muji.

Çetë + Bylykbash = Gjeto Basho Muji ??!!!

S'treti, si u shkri Mustafa në Gjeton e Bashin?

S'katërti, si hini Bylyku në hierarkinë e çetave të Jutbinës pa sjellë me veti edhe oficerat e tjerë të ushtrisë turke? Sikur Çetat e Jutbinës me pasë përdorë hierarkinë turke të ushtrisë, atëherë ata do të kishin përdore edhe emna të tjerë eprorësh e vartësish ottoman dhe çetat nuk do të kishin jetue në kulla, në Lugjet e Verdha, por në gazerma turke pranë ndonjë lumi.

Një njohje kaq a mirë e shoqnisë turke nga ana e rapsodëve do të kishte sjellë edhe personazhe turke në Epikën Shqiptare. Por i vetmi personazh turko-arab asht Balozi i Detit, edhe ai asht vetëm personazh metaforik.

Ideja e Bajlozit personifikon njerëzit e zi që vinë prej detit (turqit) dhe kërkojnë taksa, venë, ushtarë, e vajza, gja që ashtë e vërtetë, sepse ushtria turke u ka dhanë të drejtë ushtarëve të vet me plaçkitë dhe me përdhunue gratë e vendeve të pushtueme, robinat siç i kanë quajtë ata. Një shembull i tillë asht edhe Pasha Boshnjak që u pat betue se: ose Malcia do t'i japin atij Norën e Kelmendit, ose ai do t'a bante Malcinë shkrumb e hi. Në një shembull tjetër edhe ma tragjik: në Kruje ekziston një vend i quajtun Guri i Vashës, ku vajzat krutane janë lidhë dorë për dore dhe kanë kërcye në humnerë në mënyrë që mos me ra në dorë të ushtarëve turq. Lidhja dorë-më-dorë asht shumë simbolike, sepse secila vajzë do të kishte mujtë me e lëshue dorën e vajzës që hidhej në humnerë dhe kështu me e pre vargun e vetëvrasjes kolektive, por vargu ka vazhdue deri sa të gjitha kanë ra në humnerë.

Por simbas Robert Elsie, Balozi nuk asht turk. Ai asht italian. Specifikisht Ambasador Italian. Ambasador! Gjergj Elez Alia në anën tjeter asht turk-simbas Robit. Tash pse Gjergji, nji turk, ka pasë emën katolik shqiptar nuk dihet. Por "humori" i Elsiet nuk mbaron me kaq; Balozi simbas Elsiet asht një Ambasador Venecian në Stamboll (SFË, 367). Natyrisht këtu na del faqe edhe një tjetër problem --Gjergji asht i Zi (turk), ndërsa Balozi i Zi asht i bardhë (italian). Kështu që titulli i kangës duhet me qenë jo Gjergj Elez Alia dhe Balozi i Zi, por Gjergji i Zi dhe Balozi i Bardhë. Gjithashtu asht e çuditëshme se si Ambasadori Venecian me shërbim në Stamboll paska ardhë në Shqipni e kërkue venë, gra dhe desh të pjekun. Me siguri që Ambasadori Venecian, pra Balozi i Zi i Robert Elsies, do të ketë qenë Bosi Origjinal Siqelian.

Shpjegimi i Elsiet për Balozin e Z në anglisht: "...the ëordbaloz derives from Ital. bailo, the title of the Venetian ambassador to the Sublime Port... (SFË 367)."

Shpjegimi i Elsiet për Gjergj Elez Aline në anglisht:".. Gurz Ilyaz, ëould seem to be an historical figure. He first appears in Turkish land registers as a landoëner in the year 1455... (SFË 369)."

Na jena me fat që Elsie nuk ka studiue heronjtë e tjerë, sepse ai do ta kishte qitë edhe Prenk Calin turk. Dhe kjo do të kishte qenë shumë e lehtë, sepse Prenk Cali âsht pas ardhs i Memës Smajlit. Robi do të gjente ndonjë idiot turk me mbiemnin Smajli dhe kështu Preka do të na bahej turk në duert e Robit.

Ku bjen Jutbina?

Simbas Elsiet Jutbina asht qyteti Udbina në Kroaci, afër Lumit Lika, 50 km në verilindje të qytetit të Zadarit. Po atëherë pse në SFË nuk përmendet as Zadari as Lumi Lika, por përmendet Kotorri, vendi ku ka qenë kufini i shkjeve para se m’u ul e me zhvatë tokat shqiptare përrreth Podgoricës e Tivarit. Gjithashtu përmenden Bjeshkët e Namuna dhe nallbanet e Shkodrës por jo të Zadarit.

Elsi e përshkruen Jutbinën si një vend mysliman, por për çudi në hartë ai e gjen Jutbinën në një vend katolik, në Kroaci. Si kanë jetue muslimanët dhe aget musliman në zemër të Kroacisë Katolike nuk shpjegohet.

Për ata që kanë lexue Kanget e Trimnisë/Epikën ata e dinë se Muji e Halili jetojnë në Lugje të Verdha dhe se Jutbina nuk asht ndonjë qytet tregtar apo bazë ushtarake turke buzë lumit, por emni i përbashkët i Lugjeve të Verdha ashtu si Malcia e Madhe asht emni i Përbashkët i shtatë Maleve --Hotit, Grudës, Kelmendit (plus Rugova, Vuthajt, Martinajt), Kastratit dhe Shkrelit, Trieshit, Kojes, Kuçit. Sikur Jutbina me qenë qytet, atëherë çetat e Jutbinës nuk kanë nevojë me shkue në qytet me ble as me mbathë kuajt. Gjithashtu kur shkjetë vinë në Jutbinë ata nuk ndalen as prej policisë së qytetit, as princit të qytetit, as pashës e as ushtarëve turq. Ata hyjnë në një zonë malore, e cila ruhet vetëm nga tradita dhe ligji i vendasve - Kanuni.

Në qoftë se Jutbina qenka nji qytet fushor pranë një lumit, atëhere ku janë anijet dhe ku asht porti. Prej ku erdhën Lugjet, që thjesht d.m.th. lugina në male. Prej ku erdhën Orët, Zanat e Shtojzovallet, të cilat jetojnë në pyje dhe jo pranë lumenjve fushorë. Po dhitë e egra si jetuekan ato në Jutbinë? -- Në Qytet? I paskan zbutë edhe dhitë e egra? Edhe do t'i mjelin me siguri! Dhe ushqejnë Robin me atë tamël bjeshke. Kjo mund të jetë arsyeja pse Robert Elsie asht i Çmendun.

Puna e dhive edhe mund të rregullohet. U duhet ndërrue emni në Dhi të Buta me brina Ashtit dhe jo Brina Arit... robi i zotit


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 23 2009, 11:59am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrokullisja e Maqedonisë

Bashkim Muça | 23/09/2009

Sllavo-maqedonasit e treguan "shkencërisht" fytyrën e tyre në raport me shqiptarët. Në "Enciklopedia Maqedonase", botim i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, promovuar para disa ditësh, shqiptarët konsiderohen si ardhacakë që kanë terrorizuar popullin maqedonas dhe janë vendosur në shtëpitë e tij!

Historia e shkruar e botës njerëzore, veç të vërtetave, ka shumë gënjeshtra brenda saj. Ka shumë variante interpretimi, kundërthënie dhe konkluzione të ndryshme.

Diferencat në interpretimin shkencor të historisë janë të pranueshme edhe pse në realitet ka vetëm një të vërtetë historike. Në një rast të tillë e vërteta dhe gënjeshtra janë diku afër njëra-tjetrës pa prishur shumë punë, pa kryer deformime të mëdha.

Historia njerëzore ka njohur deri edhe përmbysje në të shkruarit e historive të popujve, në periudha të ndryshme. Pa shkuar thellë në kohë, mjafton të kujtojmë periudhën e komunizmit, ku si çdo gjë tjetër, edhe një pjesë e historisë u shkrua së prapthi, për shkak interesash politike.

Nuk është ndonjë gjë e re po të them se aty ku politika dikton të shkruarit e historisë, nuk kemi të bëjmë me shkencë historike.

Në rastin e enciklopedisë sllavo-maqedonase nuk kemi të bëjmë thjesht me gënjeshtër, por me provokim, fyerje, cinizëm, e me kushedi çfarë tjetër që, po t'i mbledhim së bashku, përbëjnë një absurd të prodhuar nga një idiotësi kolektive. Të tilla idiotësi, kur janë institucionalizuar, kanë shkaktuar deri edhe përplasje në përmasa të mëdha.

Kur gënjeshtra kap absurditetin, për çdo arsye qoftë, është për t'u kundërshtuar me zë të lartë. Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve, është i vetmi shtet në Europë i rrethuar në të gjitha anët me shqiptarë.

Probleme territoriale me fqinjët kanë edhe grekët, edhe serbët, edhe bullgarët, madje edhe gjermanët apo francezët. Historia e Ballkanit, megjithëse e ngatërruar shumë, ka disa të vërteta të pakundërshtueshme.

Popujt kryesorë që kanë banuar më herët territoret e këtij rajoni janë grekët dhe shqiptarët, më vonë vijnë serbët dhe bullgarët. Kombe këto me identitet të padiskutueshëm, ç'rëndësi ka se shpesh armiq me njëri-tjetrin, por me dinjitetin e vet secili.

Fakti që shqiptarët e Maqedonisë, të detyruar ose jo, kanë pranuar të qëndrojnë në një shtet pa identitet e pa flamur të vetin; të bashkëjetojnë me një komb sllav pa hierarki fetare e pa gjuhë të vet, nuk do të thotë se këtë gjë janë të detyruar ta bëjnë përjetësisht, edhe kur shkelet pragu i shtëpisë.

Maqedonia nuk do të mund të quhet si e tillë sa kohë që cenohet identiteti i Greqisë, nuk mund të kenë hierarki fetare sa kohë që cenohet autoriteti i Kishës Serbe, nuk mund të ketë identitet gjuhësor sa kohë që cenohet identiteti gjuhësor i Bullgarisë.

Me pak fjalë Maqedonia është një shtet konsensual pa bazament identitar, ku Greqia nuk i jep emrin, Serbia nuk i jep fenë dhe Bullgaria nuk i jep gjuhën. Zemërgjerësia e shqiptarëve ka qenë e atillë saqë kanë pranuar, të paktën institucionalisht, të tria këto komponentë, edhe pse shumë mirë mund të kishin bërë të kundërtën.

Të hahesh me grekët, me serbët apo me bullgarët për çështje identiteti, ka njëfarë lezeti, si i thonë. Po të dalin "sllavo-maqedonasit", që nuk e dinë as vetë se çfarë janë, të tregojnë se kur ke ardhur dhe si ke ardhur në trojet e tua, kjo është për të vënë duart mbi kokë. Vetëm një nacionalizëm deficient mund ta bëjë këtë lloj trajtese.

Në literaturën e moçme shqiptare nuk haset askund fjala maqedonas. Sa herë flitet për fqinj, përmenden grekët, bullgarët dhe serbët (ose serbo-malazezët). Qoftë si miq, qoftë si armiq. Është një histori e tërë kjo, jo e shek 18-të, por shumë më e hershme.

Në planin njerëzor e qytetar, shqiptarët duhet të tallen me këtë lloj "shkence". Ndërsa institucionalisht duhet të jenë të vëmendshëm, pasi me paratë edhe të tyre, prej shtetit të konsideruar edhe i tyre, prodhohen absurde fyese që lënë gjurmë të pariparueshme në marrëdhëniet mes popujve.

Faktori politik shqiptar duhet të ndjehet keq, pasi pozicionimi i tij, ka favorizuar materializimin në "shkencë" të një psikologjie që ata e kanë quajtur të tejkaluar me Marrëveshjen e Ohrit, e cila mbajti më këmbë këtë shtet që sot quhet dhe njëkohësisht nuk quhet Maqedoni.

Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë se përrallat e tyre në raport me Marrëveshjen e Ohrit nuk vlejnë për askënd. (Kur hipin në pushtet ata thonë se Marrëveshja e Ohrit po realizohet, ndërsa kur dalin në opozitë për ta kjo marrëveshje ka dështuar!).

E çfarë rëndësie ka se në Maqedoni paska një zv/kryeministër shqiptar, pesë ministra që marrin rrogën për hesap të tyre e disa dhjetëra drejtorë që po ashtu punojnë për hesap të vet e të vartësve të tyre? Interesat e faktorit shqiptar në Maqedoni janë shumë herë më të mëdha se sa këto elemente që përmenda.

Rreshtat që janë shkruar me cinizëm në "Makedonskaja Enciklopedia" do të kenë pasoja mjaft për të ardhmen e Maqedonisë. Vështirë të ekzistojë një shtet harmonik, ku gjysma e popullsisë trajtohet "shkencërisht" si kolone, si pushtuese kaçake.

Nuk ndodh kjo në asnjë enciklopedi të botës njerëzore. Për të gjitha ata që e njohin problemin në thelb, mostërheqja e sllavo-maqedonasve prej kësaj trajtese "shkencore", shënon rrokullisjen e Maqedonisë.

Bashkëjetesa multietnike është cenuar rrënjësisht. Reagimet e ardhura së fundi nga Brukseli, tregojnë seriozitetin me të cilin duhet të merret kjo çështje. Maqedonia, është në fund të fundit, një shtet artificial i fabrikuar nga Europa në një moment krize të saj. Si i tillë, ky shtet mund të zhbëhet brenda një nate.

Shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe ata në Shqipëri e Kosovë, nëpërmjet institucioneve të tyre shkencore dhe politike duhet të reagojnë fuqishëm. Ata ose duhet ta nxjerrin jashtë qarkullimi këtë "shkencë", të paktën zyrtarisht, ose duhet të shpallin ndarjen midis "qytetërimit" sllavo-maqedonas dhe "kaçakërisë" shqiptare.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 30 2009, 04:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ahmeti e Gruevski “ndreqin” bashkëjetesën etnike

Shkup - Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, janë takuar dje pasdite në qeverinë e Maqedonisë për të diskutuar në lidhje me Enciklopedinë maqedonase.
Dy partnerët e koalicionit kanë shprehur keqardhje për ofendimet dhe pjesët kontestuese për shqiptarët të shprehura në Enciklopedinë maqedonase të botuar nga ASHAM.

Gruevski dhe Ahmeti kanë rekomanduar që Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) të gjejnë mënyrat për të tejkaluar problemet e shkaktuara dhe të zgjidhin çështjet e hapura.

Ata konstatuan se nuk guxon që ky rast të ndikojë në marrëdhëniet e mira ndëretnike në Maqedoni dhe nuk guxon të ndikojë në perspektivat e shtetit në kontekst të aspiratave euroatlantike.

Partnerët e koalicionit u zotuan se nuk do të lejojnë që asnjë individ, politikan apo qytetar, të shfrytëzojë këto momente dhe të rrënojë bashkëjetesën ndëretnike në shtet dhe ata bashkërisht do të bëjnë përpjekje për tejkalimin e kësaj gjendje. (ina/start)

2009-09-30 10:01

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 01 2009, 04:59pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topi me Vujanoviç: Dy vendet ndajnë të njëjtën ëndërr!, frasher raci 28 Sep : 21:01 Reply to this

Presidenti Topi edhe nje here e harroj çeshtjen e te drejtave te popullit shqiptar nen mal te zi dhe nuk foli asgje per komunen e plote te Malesise,dalngadal edhe ky vend historike i rendesise se veqant per popullin tone po asimilohet dhe mjere na shqiptaret kur 400.000 malazez na i marrin jo vetem tokat por edhe popullin qe ka mbetur ne meshire te fatit si jetim,historija do na mallkoj dhe nuk do na fale kurre.ashtu si po luajne maqedonasit me tere kombin shqiptar.


T'pershnes zotni inerum frasher raci.

Ka here kam dashte me u perfshi ne diskutimin tand por ihere s'gjesha kohen, e hert tjera m'ka dal prej menes.

Per sa i perket qeshtjes t'asimilimit te Shqiptare te Plavs-Gucis e Ulqinit zotni i nerum asht me te ardh keq, e asht marre me i hup kto troje Shqiptare, gjithsesi un mendoj se e keqja ma e madhe qi ju ka nodh ktyne trojeve Shqiptare, asht eksodi apo emigrimi masiv kundrejt Ameriks, qe ka kthy kto treva Shqiptare prej hallit fillimisht ne shkretine, por qi ka dyn ameriken me emigranta Shqiptare.

Ttash e kuptoj se qeshtja e emigrimit asht qeshtje tjeter e varet si e shef njiri "KANVESHTRIMI INDIVIDUAL", sepse dikush si puna jeme e shef si opsion pshtimi afatshkurt por shum Shqiptare sot mos me thane 99%, si ne kto treva si ne trevat tjera Shqiptare ne Ballkan e shofin emigracionin jo ma si opsion pshtimi afatshkurt me dale prej varfnise, por e shofin si "Rrealitetin e sotem" qi perkthehet apo don me thane eksot perfunimtare apo shpengulje t'perhershme, ose ma mire ne asimilim total.

Un jam vete emigrant dhe e di mire, dhe e shof mire se cfar te ardhmje ka emigrimi per ne Shiptart qi kena emigru!!!!

Nen emen te hallit si fillim e masanej nen pretekstin e integrimit, rrealitetit qe tana qojn emigrantin ne asimilim total brez mas brezit, ashtu si kan ba te part tone qysh se mahet men ne itali-Greqi-Turqi-Egjipt-Liban e si po bajn sot ne europe.

I shkruva tana kto gjana rreth emigrimit me dale te qeshtja Shqiptare e Plavs-Gucis e Ulqinit zotni, sepse e shof shum te shtire me kerku te drejta mbi territoret Shqiptare ne Mal te Zi kur sasht tu mete kush ne kto troje apo me thane ma troc kan mete shum pak Shqiptare dhe kta jane nen presion mu asimilu krejt, ke permbi 350 000 shqiptare te trojeve Shqiptare te Plavs-Gucise e Ulqinit te shperngulun ne Amerike kur ne te njajten kohe (gjithmone simas te dhanave te shtetit Malazez) ke vetem 60 000 Shqiptare sot ne Mal te zi, nejse se kto munen me ken t'dhana te fallsifikume por ky fenomen i shpernguljeve masive per ne emigrim qe s'ka kthim ma mrapa asht fakt fatkeqsie per Shqiptart e Shqipnise veriore apo si asht tu ardh koha te ish tokave Shqiptare te Plavs-Gucis e Ulqinit.

Nejse pamvarsisht ksaj fatkeqsie per kombin tone qe quhet eksod e shperngulje, e mira asht qi qeveria Shqiptare me pas prioritet luften mediatike kuner shpernguljes masive te trojeve Shqiptare ne tana trevat pa perjashtim, por fatkeqsisht prej prapametjes katastrofike te inteligjenc dhe dijes tash 64 vjet mrena shtetit Shqiptare me duhet me pranu se: sot per sot s'ka as klas politike, as klas intelektuale e as klase mediatike qe me luftu kyt fenomen antishqiptare, sot ambjenti politik, intelektual e mediatik mrena shtetit ame Shqiptare ne Shqipni po ashtu edhe ne Kosove mapak sepse qeshtja e Kosovs duket se po lejohet mu kthy ne qeshtje vetjake si me ken Kosova idenditet n'vedi ja pjese e kombit Shqiptare.

Nejse ambienti ne Tirane duket se asht si ne luft civile me padije qe si rrezultat bjen edhe percamje, paragjykime, korrupsion e si perfunim perfunimisht bjen fitoren e antishqiptarizmit qe asht asimilimi e eksodi masiv i trojeve shqiptare.

Po shifsha ne televizjon klan nji emisjon rreth qeshtjes te Shqiptarve ne Maqedoni e Bledi Favziu kishte pru politikan shqiptare prej manastirit apo "MAQEDONISE" dhe disa intelektual gjoja shqiptare te Tirans, me detyrune me lan emisjonin per gjyse sepse u fyva me antishqiptarizem, nji intelektut Tirans dika anej ka Korrca qi kishte ba edhe burg ne komunizem, demek i persekutum per vedi bashk me nji profesor tjeter ne Tirane me ofendune mu qi jam rrite mrena kufinit Shqiptare me antishqiptarizmin e tyne ekstrem e te shemtume, te bazume vetem ne linja fetare por qi edhe perkthehen edhe te bazume ne perkatsi krahinore.

Kastan zotni i nerum frsher raci me keqardhje me duhet me pohu i pikllum, se ala padija e Shqiptarit asht tu na shkatrru, e asht tu na zvoglu perdite e mashum si komb e si troje, padija apo injoranca jone intelektuale, kulturore komtare ka kthy shqiptarin sot ne veglen dhe njeriun ma antishqiptare qi munesh me gjete kund, por shpresoj e uroj qi brezi i arshem ishalla mson e nuk bahet brez i lam trush me te njajten padije e injoranc si kjo pjese e brezit tone qe qujn vedin politikan, intelektual etj etj tash 64 vjet Sllavo-komunizem, "demokraci" etj etj


Shkimet e masiperme si komenti i pare i zotit frasher raci ashtu edhe menimi jem i shprehun maposhte, jane marre prej nji diskutimi ne faqen e pare apo te (krey)te lajmeve te shkodraonline, e pruna ktu sepse ky komunikim mu dukt i pershtatshem per kyt teme


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri Oct 30 2009, 12:58am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
spo di kur do te arrijn kta politikant tone me ba politike per interesat e vendit dhe mos me shku mas valles fqinjve. tane minoritet qe jane ne vend tone i kan te gjitha te drejtat, kurse minoritetet shqiptare ne vendet fqinje diskriminohen dhe politikant tone nuk marrin guximin t'i shtrojn si ceshtje. kam mendu se topi do te jet ndopak politikan me b.le se edhe kur flet mundohet me i dhan autoritet vedit por lajke si gjithe tjeret keka.

[ Edited Fri Oct 30 2009, 12:59am ]


Back to top
_GUINNESS_
Fri Oct 30 2009, 01:16am
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
guest politan tone jane qa te dalin prej mices mij ka me gjujt nuk ka me dal ma i mire edhe topi se kta tjeret qe thojn rrezojeni qeverine se do tju fusim ne evrope per 3 muj ,kur te lodhen tuj vjedh e kooropsion edhe ikun brezi i vjeter edhe brezi i infektum 1990 edhe brezi i korropsionit vitit 2000 edhe te dalin filizat e ri te brezit 2015 athere ka me fillu me ndryshu poltika shqiptare.
Back to top
guest
Fri Oct 30 2009, 01:28am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
shpresoj te jet si thu ti se 2015 nuk asht lerg, 5 vjet kalojn shpejt, por kam frik se prep nuk ka me ndryshu gja ahahahahahah


Back to top
_GUINNESS_
Fri Oct 30 2009, 01:30am
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
2015 une e kam fjalen brezi i ri qe lind jo brezi i politikes
Back to top
guest
Fri Oct 30 2009, 01:35am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
hahahahahah sa optimist je edhe ti. kur te futena ne europe ndoshta ndryshojn politikant tone edhe fillojn e mendojn per popullin se deri ateher kan kohe boll me vjedh qe mos me pas nevoj ma per pare. ahahahah


Back to top
_GUINNESS_
Fri Oct 30 2009, 01:44am
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
optimist ???????
thojn
moti i mire shifet ne sabah
nuk asht te te hajnia e vjedhja e korropsinoni
po asht te mentaliteti e botkuptimi e formini i brezit te ri qe ka me lind
shpresojm per brezat e ri e gjeneraten e re se une si person as qe e kam ndermend me u kthy ma ne at vend vec turist .
Back to top
shkodra
Sat Nov 21 2009, 08:12pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
guinness per qa bahet ne shqiperi as si turist nuk ja vlen me shku...vend ma te keq e ma ekstremist nuk ek ne bote...shqiperin e ka mallku zoti.....

no comment......
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3632 sec, 0.0963 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,353kB