Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Anti-Shqiptarizmi
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Dec 04 2009, 08:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Popujt që flenë, vdesin



ROBERT PAPA

03/12/2009 E nisa këtë shkrim me një thënie të Ismail Qemalit. Ka pasur të drejtë. Fatkeqësisht, shqiptarët e pëlqyen gjumin, dhe kjo u thellua gjatë diktaturës së Hoxhës.

Ne duartrokitëm, heshtëm dhe u tulatëm më shumë nga e gjithë Lindja komuniste.

Po, popujt që flenë, vdesin! Ngriheshin hungarezët, çekosllovakët apo polakët; te ne sundonte injoranca dhe fshatarët, kriminelët dhe barbarët. Nuk pëlqyen dhunën as Postriba e as Himara, por edhe deri në fshatrat rreth Tiranës për vite me radhë strehoheshin antikomunistët, por pastaj gjumi i gjatë trysnoi çdo ide për liri mendimi. Por as një dritë, dëshirë veprimi. Pra, shqiptarët flinin kur bota hiqte peshën e diktatit dhe skllavërisë moderne. Ndërsa KGB-ja projektonte Gorbaçovin, te ne vareshin poetët si Avzi Nelaj në Kukës. Mos u habitni, KGB-ja projektoi Gorbaçovin, largqoftë nëse edhe Sigurimi ynë ka projektuar një imitim te ne, që vazhdonim të flinin edhe kur binte Muri i Berlinit apo kur pushkatohej si qen Çausheshku me Nexhmijen e Bukureshtit. Po si doli Gorbi?

KGB-ja dhe roli i saj

Në vitin 1985 KGB-ja ishte futur me sukses në aparatin e partisë dhe klasa e lartë politike kishte degraduar dhe ishte shumë e korruptuar.

Në planifikimin e “Perestrojkës” KGB-ja ishte në krye. Memo nga Drejtoria e 6-të e KGB-së (Drejtoria e Problemeve Ekonomike) nënvizonin se ekonomia sovjetike ishte në prag të falimentimin, ndërsa studime nga Departamenti i Spiunazhit Teknologjik pranonin se ishin nën nivelin e SHBA-ve. Në vitin 1980, me një urdhër sekret të Andropovit, u krijua një grup i përzgjedhur ekonomistësh për të analizuar reformat ekonomike në Kinë, Jugosllavi dhe Hungari, me qëllim për të liberalizuar ekonominë sovjetike. Grupi u shpërbë në vitin 1984, pas vdekjes së Andropovit. Në vitin 1990 zëvendëskryetari i parë i KGB-së, Filip Bobkov, thoshte: “KGB-ja në vitin 1985 e kuptoi se Bashkimi Sovjetik nuk mund të zhvillohej pa ‘Perestrojkën’". KGB-ja po kërkonte një njeri për të shpëtuar Bashkimi Sovjetik dhe gjetën njeriun e tyre - Gorbaçovin. Sipas ndihmësit të Andropovit, Arkadi Volski, në testamentin e Andropovit shkruhej edhe: "… Shokë, anëtarë të Komitetit Qendror, për arsye të njohura nga ju, unë nuk marr dot pjesëmarrje aktive në drejtimin e Politbyrosë dhe në Sekretariatin e Komitetit Qendror, ndaj i kërkoj Plenumit të Komitetit Qendror të rishikojë dhe të ngarkojë me drejtimin e Politbyrosë dhe Sekretariatit si Sekretar i Përgjithshëm shokun Mikhail Sergeyevich Gorbachev." Po kur kjo iu lexua Plenumit të Komitetit Qendror, kjo frazë ishte hequr dhe Andropovi u zëvendësua nga Çernenko, edhe ai i sëmurë për vdekje. Gorbaçovi u detyrua të presë edhe një vit, deri në prill 1985, kur hipi në fronin e përgatitur nga KGB-ja. Në dhjetor të vitit 1984 Gorbaçovi kishte kritikuar ashpër ekonominë kapitaliste të tregut, tash kërkonte një "progres tekniko-shkencor".

Në vitin 1984 Gorbaçovi kishte vizituar Anglinë. KGB-ja u interesua shumë për vizitën e Gorbaçovit, duke e paraqitur si një sukses.

Kjo u arrit nga shefi i spiunazhit të huaj, Kryuchkov, të cilin Gorbaçovi do ta emëronte kreun e KGB-së. Gorbaçovi ishte njeriu i KGB-së dhe KGB-ja kishte vendosur të mos luante MS nga prapa perdes, por të dilte hapur ndaj oligarkisë së plakur dhe të degjeneruar. “Perestrojka” hapi dyert drejt pushtetit për KGB-në. KGB-ja punoi shumë të ngrinte idhullin e gorbimanisë dhe hapi shumë lajme diskredituese për Jelcinin. KGB-ja kishte një dosje të gjatë për Gorbaçovin me materiale diskredituese, kësisoj ai do të luante për KGB-në. Në vitin 1959 KGB-ja po punonte për një lloj perestrojke për të manipuluar opinionin botëror. Gjatë kohës së Hrushovit KGB-ja hyri në strukturat e larta të partisë. Për 3 vjet kryetari i KGB-së, Shelepin, bëri gjithë përpjekjet të rekrutonte persona me arsim të lartë që kishin punuar në kërkime shkencore. KGB-ja ngriti bazën e pushtetit të ardhshëm. Në vitin 1961 Shelepini u transferua në pozicionin e sekretarit e Komitetit Qendror. Tre vjet më vonë ai ishte ndër regjisorët që hoqën Hrushovin. Rol kryesor në këtë puç luajti Vladimir Semichastni, një tjetër çekist, që kishte qenë sekretar i Konsomoli.

Po Uashingtoni nga cila anë e donte Tiranën?

Ja çfarë shkruante në vitin 1983 Xhezi Helms për ish-presidentin Regan.

Helms paraqet qartë gjendjen e Shqipërisë-burg: "Ka 18 kampe përqendrimi, 6 burgje politike dhe 4 batalione të punës me forcë. Më të egrat janë burgjet politike, si burgu i Burrelit dhe burgu i Ballshit, më i madhi, me 6 mijë të burgosur. Kampet e përqendrimit, të mbyllura, si kampi i Spaçit, një minierë nikeli, ndërsa kampet në Fier dhe Ishëm janë kampe për punë me forcë, duke mohuar të gjitha kërkesat humane. Në vitin 1975, larg dëshpërimit, të burgosurit e Spaçit morën nën kontroll kampin, pasi vranë rojat dhe e mbajtën për tri ditë. Përfundimisht u shtypën nga dy kolona ushtarake, një e dërguar nga Tirana, një nga divizioni i Veriut me komandë në Shkodër. Të gjithë të burgosurit, 3500 veta, u ekzekutuan. Kampi u rimbush nga mbështetësit e Beqir Ballukut, elementë prosovjetikë në forcat ushtarake, që u përjashtuan pas pushkatimit të Ballukut, ministër i Mbrojtjes." Uashingtoni është informuar për Spaçin, për revoltën. Helms njofton se janë pushkatuar të gjithë të burgosurit. Shifrat nuk ishin të tilla, por dhuna ndaj tyre ishte mizore. Nuk ishte e lehtë të merrej një informacion nga Shqipëria, edhe pse CIA duhet të ketë pasur edhe spiunë, mbase deri afër Bllokut. Helms ndalet gjatë në kushtet e burgjeve dhe kampeve të internimit, ose kampet e punës me forcë, për të bindur Reganin se klika e Tiranës ka ngritur një burg të madh, ku shtypet një popull, edhe pse ka elemente rebelimi, por fatkeqësisht janë elemente prosovjetike. Burgjet e Hoxhës krijojnë ndikim deri te një figurë e madhe e Senatit amerikan, kreut të politikës së jashtme, Helms. Ai ka informacion të gjerë dhe të detajuar, ndaj vazhdon në raportin e tij për ish-presidentin Regan: "Kampet e përqendrimit të hapura, si ai i Vlorës ose tjetri në Mamurras, janë kryesisht bujqësore, ku njerëzit detyrohen të raportojnë tri herë në ditë te komisari i tyre lokal. Batalionet e punës shkojnë aty ku i urdhërojnë të kryejnë punë të renda ndërtimi. Pavarësisht nga komitetet e partisë dhe sistemi i spiunëve, po manifestohen akte rebelimi kundër regjimit. Edhe pse elementët projugosllavë janë eliminuar, disa elementë prosovjetikë kanë filluar të ngrenë kokë. Ndjenja nacionaliste, e fshehtë dhe e pa koordinuar, është e fjetur, por e tregon prezencën e saj mes akteve të sabotazhit. Ka pasur disa lëvizje pajtimi nga sovjetikët, haptas dhe fshehtas. Lëvizja më e hapur është bërë nga vetë Andropovi, e raportuar nga Pravda më 29 nëntor 1982." Pse nuk u bashkua Hoxha me Moskën?! Vallë kishte frikë se Moska do të rehabilitonte Shehun dhe nuk do të garantohej jeta e familjes së tij?! Ngelet enigmatike dhe e pashpjegueshme. Mbase përgjigjja duhet kërkuar te Nexhmije Hoxha dhe presionet që vinin nga Beogradi. Në lojë ishte Kosova. Hoxha dhe Alia nuk e donin Kosovën të ndarë nga Beogradi, ndaj nuk afrohen me Moskën. Bashkimi Sovjetik kishte nxitur revoltat në Jugosllavi, duke kërkuar pas shumë vjetësh raportin e Jaltës, 50 me 50. Jugosllavia kishte dalë nga raporti i Stalinit. Hoxha ka qenë i sëmurë. Nuk kalkulonte dot, edhe pse ftoi një gjerman të krahut të djathtë - Shtrausin. Lëvizje dyshimi dhe dëshpërimi. Thesari dhe arkivi i Hoxhës ishte dhe është në Vjenë. Austriakët me kohë kishin njoftuar Uashingtonin se Hoxha donte të hapej nga Amerika, por Uashingtoni nuk kishte besim te klika e Hoxhës dhe kujtonin se ai bënte lojën e Moskës, edhe pse kishte dalë, ose me mirë ishte dëbuar nga Traktati i Varshavës.

Spostimi i politikës së jashtme shqiptare

Mes vendeve ballkanike, Uashingtoni Shqipërinë e shikon si lojtarin kryesor dhe faktorin ndryshues jo vetëm të kufijve mes shteteve në Ballkan, por edhe kontrollorin e largimit të ndikimit sovjetik.

Në vitin 1948 Titoja e kishte braktisur Tiranën, por as Moska nuk donte të kishte kontroll ndaj Shqipërisë. Të kujt ishim? As të Uashingtonit, as të Moskës. Tokë e askujt! Një tokë neutrale, apo eksperimentale. Stalini u largua vetë nga Jugosllavia dhe e la Titon nën kontrollin e Perëndimit. Titoja nuk donte të merrte Shqipërinë, s’e kishte frikë se mos ndërhynte Bashkimi Sovjetik ushtarakisht, kurse Stalini nuk ishte interes që Tirana të ishte satelit e tij, ndaj Hoxha nuk u thirr as në takimet e partive komuniste, as në Byronë Komuniste. Stalini nuk e pëlqente Hoxhën. Diktatori shqiptar kishte qenë me fat falë servilizmit të tij dhe krimeve të Mehmet Shehut, Berias shqiptar, që donte të mbante larg Kapon, njeriun e Beogradit, por edhe të zgjedhurit të Hrushovit për t’i zënë vendin Hoxhës. Ja se si e analizon komunizmin shqiptar dhe fatin e Hoxhës Xhezi Helms në raportin e tij "Congressional record-senate": "Në vitin 1948 elementët protitistë, nën Koci Dzoxha, u përpoqën për një grusht shteti kundër regjimit të Enver Hoxhës, por u zbuluan dhe u shkatërruan nga forcat e Sigurimit. Më 1960, kur Nikita Khrushchev po predikonte Detantën, ai ndërmori një udhëtim në Ballkan, përfshi Bullgarinë, Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Qëllimi parësor i këtij udhëtimi ishte të siguronte bashkëpunim për politikën e tij të Detantës. Qeveria shqiptare, sipas nevojave të saj për të mbajtur nën kontroll të rreptë popullin e saj, nuk kishte dëshirë të pranonte procesin. Sakaq Khrushchev hyri në marrëveshje sekrete me mareshalin Tito në Jugosllavi, duke e siguruar se BS nuk do ndërhynte, nëse një grusht shteti projugosllav do të kryhej në Shqipëri.

Reagimi nga regjimi në Tiranë ishte i menjëhershëm.

Në një mbledhje të komunistëve botërorë në Moskë në vitin 1961 Enver Hoxha denoncoi intrigat e Khrushchevit, e shau personalisht dhe doli jashtë nga mbledhja. Ai gjeti strehim te Republika Popullore e Kinës. Ndërkohë ai shtypi elementët pro-jugosllavë në Shqipëri. Pas disa përplasjeve të ashpra regjimi i Hoxhës mori bazën ruse të nëndetëseve në Shqipëri, duke iu dhënë diplomatëve dhe teknikëve sovjetikë 12 orë të largoheshin nga vendi." Helms na paraqet largimin e Hoxhës nga Moska, por në fakt ishte Moska që braktisi Tiranën. A kishte mundësi që ushtria e Hoxhës të përplasej me ushtrinë e fortë sovjetike?! Sovjetikët ikën nga baza e Vlorës, duke e lënë Shqipërinë përsëri tokë e askujt. Uashingtoni nuk tregoi asnjë interes për të ndërhyrë në Shqipëri, që vijonte në izolimin e thellë. Për Uashingtonin ikja e Moskës nga Shqipëria ishte një dhuratë, apo një pjesë e skenarit të vjetër, ku Shqipëria nuk ishte as e Uashingtonit e as e Moskës?! Befas në lojë hyn Kina. Amerikanët nuk shqetësohen, edhe pse e dinë se nga Shqipëria Kina ndërtoi baza për stërvitjen e terroristëve.

Helms i tregon me durim Reganit pse Hoxha kaloi drejt Pekinit.

"Lidhja e Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës ishte me interes të përbashkët. Për shqiptarët ofroi siguri dhe ndihma teknike. Kina e Kuqe kishte nevojë për një gojë në OKB dhe një vend që mund të irritonte Bashkimin Sovjetik duke ngatërruar edhe vende të tjera satelite, si Rumania dhe Çekosllovakia. Kjo i dha spiunazhit kinez një rrjet penetrimi në Kaukaz dhe baza trajnimi në Europë për veprime terroriste. Aleanca jo e lehtë zgjati deri më 1875, kur nevojat e Kinës për Shqipërinë ranë shumë. Reagimi i Tiranës ishte prishja e lidhjeve diplomatike më 1978, të cilat i rivendosi më 1979, por në një shkallë më të vogël. Që nga marsi i vitit 1978 Shqipëria nuk kishte pasur asnjë lidhje ideologjike, por kishte degën e marksizëm-leninizmit të vet dhe asnjë lidhje me asnjë vend komunist. Kjo e vë Shqipërinë në një pozitë të vështirë, jo vetëm e palidhur me vendet komuniste, por as me botën perëndimore, dhe kjo e bën shumë të prekshme për ndryshimin e qeverisë." Pra, sipas Uashingtonit, vendi komunist më i lehtë për të përmbysur regjimin ishte Shqipëria. Nëse ne do të kishim pasur një klasë disidente dhe një ndjenjë kombi rebel, do ta kishin hequr Hoxhën, por shqiptarët tregonin se pranonin zgjedhën, edhe pse jetonin në kushte ferri.

Helms kërkon ndihmën e Reganit:

"Zoti President, më 15 dhjetor të vitit të shkuar unë shpreha shqetësimin tim në Senat për uverturën që lideri sovjetik, Yuri Andropov, i bëri Shqipërisë komuniste. Dua t’ju them se të njëjtën gjë po bën sot Pekini. Zoti President, kërkoj që tre artikujt nga ‘Wall Street Journal’ dhe një tjetër nga ‘Washington Post’, që përshkruajnë uverturën e re të Kinëss Kuqe ndaj Shqipërisë komuniste, të shtypen në rekord si konkluzion i vlerësimeve të mia. Zoti President, në vend që ta lejojmë rajonin e Ballkanit të shpërthejë si pasojë e manipulimit sovjetik, Perëndimi duhet të këshillohet më mirë të kërkojë një evolucion natyral në këtë zonë. Një evolucion i tillë duhet bazuar në parime të drejta, që do siguronin integritetin dhe sovranitetin e kombeve të ndryshme brenda kufijve të tyre natyralë etnografikë.

Rënia e Murit të Berlinit nuk u ndie në Shqipëri.

Shqiptarët flinin. Alia nuk ishte realist. Ai viziton Nju-Jorkun në shtator 1989. Aty ka një takim me Shevernazen. Kjo ishte një lëvizje sfiduese ndaj Uashingtonit. Por Moska kishte problemet e saj dhe Gorbaçovi nuk do të ketë pasur ndonjë interes për Tiranën. Gorbi kishte të lira të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, duke u thënë se duhej të mbaheshin mbi këmbët e tyre. Të gjithë diktatorët e Lindjes ishin mësuar të ishin si kukulla të Moskës, e jo të drejtonin vetë. Kjo solli rënien e Lindjes, ose vetëvrasjen e komunizmit.

Po Alia? Ramiz Alia nuk ishte si diktatori Hoxha. Nuk ishte aq kriminel dhe aq gjakatar, por ishte peng i së kaluarës dhe kontrollit nga Nexhmije Hoxha.

Çfarë sekretesh i dinte ledi Makbethi shqiptar!? Alia duhet të flasë dhe të tregojë të vërtetën. Ai evitoi gjakderdhjen, por a nuk duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj pluralizmi të dështuar!?

Shqiptarët fjetën gjatë. Na e vranë zgjimin. Një popull që për 50 vjet mori si hashash komunizmin dhe për 500 vjet si hashash letargjik durimin. Ndaj sot akoma shqiptarët dremisin.

© 2004 METROPOL GROUP





Deshta me shtu ose ma mire deshta me thane se personalisht nuk jam dakord me zotin ROBERT PAPA qi ka shkru kyt artikull, sepse nuk besoj kurrsesi se pjesa e kombit tone mrena kufinit "Shqipnia" ka pa ra me fjete "SE KA PA RA NE GJUM", perkunrazi un e gjej dhe e konsideroj kyt periudhe si periudhe ku pjesa e kombit tone mrena kufinit ka pa ra komplet ne humneren e errsins injorante "T'padijes", pra per mu s'kena pa ra ne gjum, por sllavo-komunizmi i kriminelit antikomtare Enver Hoxha na ka pa detyru me force mu hell ne greminen e errsins te zaptume me injoranc komplet si shtet, pra ka nji nryshim te madh mes gjumit dhe funit te humners ku mizotnon errsina injoanc.



Shqipëria e Bashkim Finove


Shkruan: Teki Dervishi

Me këtë shkrim, analeve nga qarkullon meridianëve politik, i jap një arsyetim Qeverisë së Greqisë, duke dashur t’ia bëjë me dije pse Tirana zyrtare nuk ka bërë notë diplomatike shtetit sekular ortodoks, me rastin e demarshit të gardës elite të armatës greke me shfrimet “do të pimë gjakun e derrave shqiptare”. Zoti Papandreu, qe pse hesht Tirana Zyrtare, dëgjoni!

Kur njeriu kujton elitën politike të Rilindjes Kombëtare, që i printe shtetformit të Shqipërisë, e cila asohere (si dhe sot) rrezikohej nga Evropa, kohën kur një grusht intelektualësh shqiptarë arritën t’i sfidonin Evropës, e cila konkretisht (në shumë konferenca dhe kongrese) planifikonte ta zhbënte Shqipërinë nga faqja e dheut, sot, njëqind vjet më vonë, shqiptarëve të okupuar po u prijnë surrogatë antikombëtarë, që janë vendosur në krye të pushtetit si trashëgimtarë të shtetit të Stalinit udhëhequr nga Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha, shtetit të cilin e fituan Rilindësit tanë, me gjakun e miliona martirëve. Kjo falangë e sotme gjithnjë më qartë po shihet se e ka vënë në tezgë pazari greko-serb shitjen e Shqipërisë, që po e arrijnë me ndihmën e EULEX-it.

Edhe një herë, si shumë herë më parë, formacionet ushtarake elite të shtetit të Greqisë (sekular) Ortodokse, në kremtimin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti, demonstruan atë që gjatë stërvitjeve ushtarake, ushtrojnë idealet historike të kësaj ushtrie për të pirë gjakun e “derrave shqiptarë”. Kjo është mirënjohja tradicionale greke ndaj kontributit që dhanë shqiptarët në themelimin e shtetit grek!

Pra, këtu nuk është fjalën për shovenizimin historik zyrtar ushtarak dhe politik të shtetit aktual grek kundër shtetit shqiptar. Dua të flas për qëndrimin shtetëror politik të Tiranës zyrtare që kjo mban ndaj një ekspansioni permanent dhe kontinuel hexhemonist politik të Greqisë kundër Shqipërisë, që më së miri u pa në pranverën e vitit të tmerrshëm 1998, në vizitën parazgjedhore të Papandreut shokut Edi Rama. Sa më shumë që Serbia dhe Greqia cenojnë dhe shkelin rëndë territorin dhe subjektivitetin e sovranitetit të shtetit nacional shqiptar, elita politike (komplet) e Tiranës koncesionojnë “marrëdhënie miqësore” me Serbinë dhe Greqinë, në favor të ruajtjes së “paqes” (dhe sipas urdhrave të mbrojtësit të kësaj “paqeje” që quhet KFOR) me ata që pretendojnë të pinë “gjakun e derrave shqiptarë”, me ata që e mbajnë të okupuar më shumë se sa gjysmën e territorit nacional shqiptar në Ballkan!

Zoti Papandre, mos u ngushëllo… mos se, ky është shteti i Bashkim Finove dhe Namik Dokleve, shteti i meskinit spiun i EULEX-it Ilir Meta, si dhe shteti i kipcave të tij, që i gjejnë në të gjitha partitë politike të Shqipërisë, deri te PD-ja. Të gjithë janë një brumë, bijtë të Enverit dhe bastardë të Nexhmijes dhe të Alisë, shegertë (mercenarë, vrasës të kombit me pagesë, pasanikë të revolucioneve “demokratike”) liderë të tipit të Norjegës që kontrabandën me narkotik e konsiderojnë si politikë nacionale, lakej të UNMIK-ut dhe hyzmeqarë të BE-së. Lexuesi ynë mund të habitet nga karakterizimi i kësaj falange që po punon për zhbërjen e shtetit shqiptar dhe vendosjen e tij nën protektoratin e BE-së, (përkatësisht kolonizimin e tij nga grekët dhe serbët) me të cilët këta kanë marrëdhënie të mira, sipas këshillave të urta të shokut Zhak Shirak, Solana dhe ndonjë inkuizitori tjetër nga përplot elita politike e BE-së.

Zoti Papandreu! Mos u relakso kur shikon kabinetet e kastravecëve arrivistë të demokratëve ish-komunistë ortodoks në Tiranë, si dhe mercenarëve tu socialist të Namik Dokles! Këta janë barkcullakët e “promovimit të demokracisë” që themeluan “pluralizmin” duke mos pasur brekë nën pantallonat e tyre. I keni blerë lirë! Hidhi sytë pak edhe nëpër faqet e historisë! Vetëm gjatë kohës së Gjergj Kastriotit dhe më vonë gjatë Rilindjes Kombëtare, shqiptarët janë udhëhequr nga elita politike. Në të gjitha “rastet” tjera Shqipëria ka pasur elitë kuislingësh në shërbim të turkut, grekut, serbit. Por, Shqiptaria nuk u zhbë dhe nuk do të zhbëhet kurrë më! Shqipëria nuk gjendet në kabinetet kuislinge të ballabanëve. Shqipëria quhet Popull Shqiptar! Këtë popull nuk mund ta ndalojë më, si edhe gjatë historisë, asnjë komplot ndërkombëtar, siç është ky i fundit i BE-së.

Ata që e kanë bërë dy herë Shqipërinë, do ta bëjnë edhe së treti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëri hyjnor i drejtësisë politike! Drejtësia planetare quhet USA. Populli i vetëm antik në Evropë quhet Shqiptar!

Marre prej Gazeta Bota Sot Online
trokit ketu


[ Edited Sun Apr 18 2010, 01:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 15 2010, 01:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë



Shkruan Teki Dervishi

Ilir Meta: Serbët hyjnë pa viza në Shqipëri, shqiptarët me viza në Serbi!

Kur e pyeten një politikan të vjetër (në Tiranë) se “cili është qëndrimi i Berishës ndaj Kosovës”? - ai u përgjigj: “Është qëndrim në funksion të pushtetit të tij”!

Dhe shtoi, “Kosova njëherë është mashtruar me Enverin, le të mos mashtrohet edhe me Berishën”!

Çdo ditë e më shumë po dalin largpamëse qëndrimet indiferente të Rugovës ndaj Sali Berishës.

Se qëndrimi i Berishës është “në funksion të pushtetit të tij” (që do të thotë jo të shtetit të Shqipërisë), u pa kur ky Zotëri bëri koalicion me socialkomunistin Ilir Metën, dhe më shumë se kaq, kur Ilir Metën e emëroi ministër të jashtëm, duke e ditur çfarë qëndrimi antikombëtar kanë socialistët e Shqipërisë, e sidomos Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, etj.

Por që ende po vazhdojmë të mashtrohemi (si njëherë për Enverin), u pa më së miri kur Tirana zyrtare (me vizitën e Ilir Metës në Beograd) proklamoi marrëdhënie të mira me Serbinë.

Duke zbatuar politikë evropiane e jo atë kombëtare, barkcullakët ish-proletarë të Tiranës harrojnë miliona viktima shqiptare të Kosovës që emigruan dhe u persekutuan qe 100 vjet nga ana e shteti policor rus të Serbisë.

Dhe ende pa kërkuar falje Serbia, dhe ende duke deklaruar se “kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet”, Shqipëria vendos marrëdhënie miqësore me armikun e përbetuar të Kosovës.

Ata kujtojnë se dikush i ka akredituar ta falin gjakun shqiptar.


U dëshmua edhe një herë e dhëna historike se që nga dita e parë e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), të gjitha pushtetet e Tiranës u vendosën me ndihmën e implikimeve ose direkte të Serbisë, ose indirekte (nëpërmjet instrumentit të saj politik në strukturat e influencës antishqiptare evropiane).

Edhe kësaj here, si gjatë historisë, Kosova bëhet viktimë e pushtetit të Tiranës, pushtetit pa mbamendje historike për përmasën e Tragjedisë Kombëtare që e shkaktoi polic-klerikalizmi politik serb!


Shqiptarët janë të copëtuar në pesë shtete! Janë në vijim përpjekjet histerike që fitoren me luftë të Kosovës (1999), ta shesin në tavolinën diplomatike të Evropës antishqiptare që hon e don punoi për interesat e Serbisë, siç punon edhe sot bashkë me Ilir Metën.

Por është këtu gjallë Kristofer Delli që pardje (13 prill 2010) deklaroi në mënyrë të saktë se Kosova dhe Serbia mund të bëjnë dialog vetëm e vetëm si dy shtete sovrane.

Pra po dëshmohet fakti se shtetin e Shqipërisë e bëri Austro-Hungaria, ndërsa shtetin e Kosovës e bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë të tjerët, bashkë me shqiptarët antikombëtarë, zyrtarisht e shpallin veten (dhe janë) aleatë të Serbisë policore-terroriste.


Më 8 prill 2010, sa ishte në vizitë zyrtare Kosovës zv.sekretari amerikan i shtetit Shtajmberg, që tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë “pragmatik”, po atë ditë në Tiranë, pas bisedës me Ylber Hysën e ICO-së, Ilir Meta deklaroi se Kosova dhe Serbia të kenë dialog “institucional”. Do të thotë fjala “shtet” u zëvendësua me “institucion”, sepse, sipas tyre, shqiptarët nuk marrin vesh në nocione politike. Për të hyrë në dialog me “Prishtinën”, Serbia do t’i pranojë “institucionet” e “Prishtinës”, por jo edhe shtetin e Kosovës. Si u bëka kjo? Në gazetën “Die Presse” (6 prill 2010) në artikullin “Serbia vë në lojë ndarjen e Kosovës” citohet deklarata e Dragolub Micuneviq-it (kryetar ky i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Serbisë) i cili, gjatë një qëndrimi të tij zyrtar në Lubjanë, tha se “ndarja e Kosovës është një nga opsionet e mundshme të Serbisë”.

Kronologjia e ngjarjeve në vijim të “opsioneve konfidenciale” në linjë të “dialogut” për “ndarje”, nis me deklaratën e Gjukanoviqit që tha se Serbia në Evropë nuk mund të hyjë pasi që nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë shtet të saj fqinj.

Për ta demantuar kryeministrin e Malit Zi Gjukanivq, ja ku del Ilir Meta i Sali Berishës dhe udhëton në vizitë zyrtare miqësore në Beograd, dhe atje konstaton kategorikisht se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira politike dhe fqinjësore, kështu siç nuk e paska ditur Kryeministri malazias.

Pra “pragmatizmi” i dialogut të mundshëm sipas (edhe) zv/sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Shtajmberg, mund të deshifrohet me ndihmën e analizës së Seth Cropsey, që në trajtesën e tij “Teoria dhe praktika e politikës së jashtme të presidencës ‘Obama’ reduktohet në qëndrimin si (citoj) “në qoftë se SHBA-ja distancohet nga aleatët e saj dhe afrohet me kundërshtarët e saj, konfliktet do të reduktoheshin”.

A mos vallë “pragmatizmi” i ri i Obamës demokrat qenka mundësi e evitimit të konfliktit të mundshëm midis Serbisë dhe Kosovës? Mund të jetë, sikur të mos e kishim të qartë se as Serbia, as Kosova - nuk mund të hyjnë në konflikt të ri luftarak pa lejen e dikujt më të madh në Evropë (Rusia).

Ka më shumë se një vit që diplomacia “ndërkombëtare” në deklarime kontekstuale (nganjëherë edhe të drejtpërdrejta) paralajmëroi “dialogun” e Kosovës me Serbinë.

Ata thonë - dialogun e “Prishtinës” me “Beogradin”, duke e zbritur nivelin shtetëror në nivel qytetesh të një shteti të paragjykuar. A mund të jetë trase e këtij “dialogu” edhe Strategjia mbi Veriun, autor i së cilës është ICO-ja, kurse nënshkrues i saj Qeveria e Kosovës? A do të bëhet “dialogu” edhe për ta zyrtarizuar zbatimin e 6 pikave të UN-it (që është projekt për ndarjen e Kosovës)?


“Prishtina” është prononcuar moti se do ta pranonte çdo lloj “dialogu” me Serbinë, por vetëm në shkallë të dy shteteve sovrane (që nënkupton se prologu i bisedimeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë zyrtare).

A do të hyjë “Prishtina” në “dialog” “pragmatik” edhe para se “Beogradi” ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, e jo vetëm legjitimitetin e “institucionit” të Ilir Metës.

Jo, sepse Tadiqi insiston: “Serbia kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”!


“Terri diplomatik” folklorik feudal i Kosovës i konverton deklarimet e Tadiqit si “Tadiqi flet kështu për ta mashtruar popullin serb”, që përkthehet si “Serbia zyrtare do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës, por populli serb nuk lejon”!

Rrafsh si përgjigjja e Komitetit Qendror të Serbisë kërkesës “Kosova Republikë” të vitit 1981! Pra edhe sot, “dialogu” u dashka të bëhet asisoj që të mos revoltohet radikalizmi pashiqian klerikal i popullit e jo i shtetit serb (!!!).

Por nëse “kurrë” e Serbisë është kategorike ortodokse radikale “në mashtrim e sipër të popullit serb”, kjo “kurrë” e Prishtinës për të mos biseduar pa status shtetëror të Kosovës - menjëherë bie në ujë, posa Ylber Hysa (i ICO-së) dhe Ilir Meta “i zgjidhin” kontekstet “institucionale” (jo shtetërore të Kosovës) në Tiranë.

Derisa pushteti serb u rrezikuaka nga populli serb, pushteti i Kosovës nuk u rrezikuaka nga populli i Kosovës, madje edhe nëse “Prishtina” hyn në dialog “institucional” e jo shtetëror me Serbinë.

Populli i Kosovës kështu nuk ekzistuaka politikisht, por vetëm fizikisht!

Por përvoja e historisë na mëson vetëm një gjë: në fund vendos populli! Dhe si të dojë e si ta meritojë - le t’ia bëjë!

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


[ Edited Sun Apr 18 2010, 01:05pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 04 2010, 09:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Armiq realë në kërkim të shqiptarëve



Nga Valon Kurtishi



Written by Gazeta SOT
E Shtune, 03 Korrik 2010 00:00

Kemi parë e dëgjuar të sulmohen gazetarë të caktuar të medias shqiptare nga qarqe të ndryshme shoviniste të huaja apo edhe qarqe e segmente antikombëtare e partiake të brendshme shqiptare. Kemi parë, dëgjuar e lexuar të njollosen gazetarë e shqiptarë të ndryshëm me epitete, etiketa e emërtime nga më të ndryshmet e nga më degradueset, por kurrë nuk kemi dëgjuar tu mbivendosen mbiemra të tillë si “ksenofob” apo “nacionalist”.

Të them të drejtën u emocionova shumë dhe paradoksalisht në brendësi të shpirtit mu bë disi qejfi kur dëgjova se një gazetar shqiptar apo edhe një shqiptar tjetër kushdoqoftë e kudo qoftë ai qenka: “nacionalist”. Kjo pasi historikisht nacionalistët kanë qenë një specie gati inekzistente në masat analfabete shqiptare të prira sipas rrethanave historike, interesave momentale socio-ekonomike dhe konstitucionit të tyre shpirtëror drejt Stambollit, Athinës, Vatikanit, Moskës, Romës dhe shumë të tjerëve.

Por ja doli një shqiptar “mysliman më kuptoni apo jo”, që e sulmon dhe akuzon një gazetar shqiptar, të një gazetë po shqiptare në Shqipëri, për nacionalizëm dhe ksenofobi. Në të kaluarën e afërt por edhe sot e gjithë ditën, gazetaria dhe publicistika shoviniste, ksonofobe dhe nacionaliste greke, serbe, maqedonase, malazeze dhe bullgare i kanë etiketuar patriotët më të mirë shqiptarë si ksenofobë dhe nacionalistë.

Tani ka dalë në skenë një gjeneratë e re e fundamentalistëve islamikë, fundamentalistëve ortodoksë, atyre katolikë, disa sorosoidëve apatridë, si dhe gjithfarë hajdutësh e spiunësh që punojnë për Serbinë, Greqinë, Maqedoninë, Turqinë etj, gjithë shqiptarë etnikë fatkeqësisht, që u bëjnë jehonë këtyre tezave të vjetra tashmë serbo-greke, duke i etiketuar e përbaltur disa shqiptarë të tjerë si “nacionalistë” dhe “ksenofobë”. Gjithë këtë e bëjnë në emër të lirive e të drejtave të njeriut, lirisë së fjalës, asaj të ndërgjegjes, ushtrimit të lirë të fesë, barazisë para ligjit, demokracisë, paqes, bashkëpunimit mes popujve e eufemizmave e pallavrave tjera që i përdorin të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e kësaj bote në momente të caktuara kur duan tu marrin mendtë dhe ti gënjejnë, tjetërsojnë apo edhe asimilojnë më lehtë të vegjlit.

Në këtë drejtim por shumë më i matur se tjerët është edhe shkrimi me titull ,“Në kërkim të armikut”, i një (supozojmë) shqiptari etnik me emrin Shpëtim Zinxhiria, në gazetën shqiptare "SOT", 30 qershor 2010. Më la përshtypje sidomos fillimi i tekstit ku zotëria në fjalë tregon për gjyshin e tij i cili paska qenë klerik islamik, që korrespondon edhe me profesionin e një pjesëtari të familjes sime së gjerë nga e kaluara më e largët. Por mua më kujtohet edhe një diçka tjetër. Më kanë treguar shumë për luftën e tij të madhe për të larguar gjuhët e huaja nga liturgjia dhe praktikat tjera fetare islamike. Më kujtohet lufta e egër në dy fronte kundër nacionalizmit të egër sllav dhe atij turk për të shqiptarizuar liturgjinë dhe tekstet fetare islamike dhe për të shpëtuar shqiptarët e këtushëm nga turqizimi i planifikuar dhe bashkëkoordinuar nga shteti jugosllav dhe ai turk. Mu kujtuan kalvaret e tyre për tu shpjeguar shqiptarëve analfabetë në masën 90% në vitet ‘50-të të shekullit të kaluar, se gjuha turke s’ka të bëjë me fenë islame dhe se zoti i do gjithë besimtarët njëjtë, pa marrë parasysh përkatësitë e tyre gjuhësore e etnike.

Duke lexuar këtë akuzë për “nacionalizëm” e “ksenofobi”, sesi më erdhën parasysh planet modernizuese të Ataturkut të cilat e shpëtuan Turqinë nga zhdukja totale dhe e sollën në atë pozitë ku është sot dhe nga ku duan ta largojnë forcat e errëta retrograde që sot janë në pushtet atje.

Një diskurs i këtillë i një antikombëtarizmi të sëmurë dhe ekstrem i cili kufizon gati me paranojë, është vërejtur edhe një shkrimin e një “shqiptari” tjetër me emrin Ols (i) Jazexhi (u). Edhe ai në kërkim të argumenteve që si gjen dot në debat me Mirela Bogdanin, binte tërësisht në gjirin e tezave të sëmura raciste, ksenofobe e antishqiptare të nacionalizmit serb dhe grek. Për më tepër, duke dashur të demaskojë një diçka që vetëm ai e ka zbuluar në gjirin e shoqërisë shqiptare - “orientofobinë”, akuzon shqiptarët se kanë urrejtje ndaj lindjes, duke shkruar se shqiptarët i urrejnë rusët, sllavët, grekët, kinezët, etj... Kjo e çon detyrimisht dhe dëshpërimisht pikërisht tek tezat e nacionalizmit të egër grek, serb dhe sllavomaqedonas, diskursi dhe filozofia “argumentuese” e të cilëve është pikë e presje e njëjtë me atë të Olsi Jazexhiut dhe fundamentalistëve të tjerë të sëmurë shqiptarë – shërbëtorë të pavetëdijshëm të nacionalizmave të fuqishëm shtetërorë (state sponsored) turk, iranian dhe arab në Shqipëri.

Megjithatë, armiqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk janë fare imagjinarë po i kemi kudo në mesin tonë. Biles kohëve të fundit janë shtuar aq shumë, janë të tepërt dhe paraqesin rrezik real të na përmbysin krejtësisht neve shqiptarëve të paktë, të shkretë, të varfër dhe të copëtuar në pesë shtete në Ballkan.

Kastriot Myftaraj përtej qëndrimeve disi ekstreme dhe panevojshmërisht konfliktuoze në raport me islamizmin në Shqipëri, ka shumë të drejtë në shumicën e asaj që ka shkruar kohëve të fundit në lidhje me gjeopolitikat antishqiptare ballkanike si dhe keqpërdorimin e qarqeve të caktuara radikale islamike nga nacionalizmat sërbë, grekë, maqedonas, turk, iranianë e tjerë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan aty ku jetojnë shqiptarë etnikë.

Pikërisht këtu qëndron edhe dobësia më e madhe e kritikuesve të tij. Ata gjithë bashkë nuk janë në gjendje të dalin jashtë orbitës së tyre të ngushtë fundamentaliste e të parit të marrëdhënieve e raporteve shoqërore. Kritikuesit e tij duket se janë disi absolutë e dogmatikë në atë që përpiqen të mbrojnë, i shohin gjërat jo bardhë e zi por vetëm zi, gjenden në një vakuum dhe besojnë fuqimisht në dogmat qiellore që vlejnë pak ose edhe aspak në marrëdhëniet shumë të komplikuara dhe aspak të moralshme tokësore mes shteteve dhe kombeve rivale apo edhe armike në rastin tonë.

Organizatat zyrtare që përfaqësojnë ligjërisht myslimanët dhe ortodoksët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, janë shndërruar viteve të fundit fatkeqësisht, në agjentura të fuqishme antishqiptare të cilat janë duke e dëmtuar fuqishëm kulturën shqiptare dhe në perspektivë edhe fuqinë numerike të popullit shqiptar në Ballkan.

Shpëtimi ka shumë të drejtë kur thotë se “ Komuniteti Mysliman në Shqipëri është etnik dhe jo imigrues, i ardhur nga vendet islamike apo arabe. Dihet që është një popull me dopio taban, popull shqiptar”. Por ky komunitet duhet që të respektojë tabanin e tij shqiptar dhe liturgjinë fetare ta kryejë tamam në vijë me tabanin e tij shqiptar, pra në gjuhën shqipe. E njëjta vlen edhe për komunitetin ortodoks, që sot është shndërruar në varrmihës të Shqipërisë dhe në realizues praktik të megalloidesë terroriste greke. Është absurde që më 2010 të gjenden argumente kundër shqiptarizimit të teksteve e liturgjisë së myslimanëve apo ortodoksëve shqiptarë kur gjermanët si puna e Martin Luterit e kanë bërë një të tillë që në shekullin e XV, pra para 500 viteve!?
Këtu del në shesh një paradoks i pabesueshëm i praktikueshëm vetëm në Shqipëri ku komunitetet muslimane dhe ortodokse përdorin gjuhë të huaja në praktikat e tyre religjioze akoma sot më 2010 në mes të Europës së iluminuar, së civilizuar dhe demokratike. Kjo del plotësisht kundër parimeve themelore, bazë të demokracisë dhe drejtave të njeriut, pasi gjuha shqipe flitet nga 99% e popullsisë së Shqipërisë, kurse praktikat fetare nuk realizohen në gjuhën e këtij 99% !?. Kjo është një çmenduri e pabesueshme e cila nuk ndodh askund në botë.

Askush nuk do ta akuzojë dhe askush nuk duhet ta akuzojë Komunitetin mysliman për terrorizëm, mirëpo komuniteti mysliman i Shqipërisë apo edhe ai i Kosovës dhe Maqedonisë të mos bëhen zëdhënës të ëndrrave të sëmura nacionaliste për dofarë neo-otomanizma, dofarë rikthime në Ballkan, botime në gjuhë të huaja, apo edhe përdorime gjuhësh e konceptesh të huaja antishqiptare në mesin e shqiptarëve. Këtu ata kanë dështuar qartazi dhe me shumë dëme për kombin tonë.
Të tregoj të drejtën, ne shqiptarët e vetëdijshëm kombëtarisht jetojmë nën një frikë konstante mos zhdukemi tërësisht kulturalisht dhe fizikisht nga armiqtë tanë shekullorë, që në çdo situatë të turbullt ndërkombëtare përpiqen të shfrytëzojnë si aset strategjik përkatësinë myslimane të shumicës së popullsisë sonë.

Të tregoj të drejtën Shpëtim, shumica e shqiptarëve i shikon me shumë dyshim aksionet politiko-fetare arabiste dhe turqizmat e komunitetit “mysliman” si dhe greqizmat politike antishqiptare të komunitetit “ortodoks” shqiptar. Këtu mos na keqkuptojmë besimtarët e ndershëm shqiptarë të këtyre dy feve se ata s’kanë asnjë lidhje me satanizmat agjenturorë politik dhe afetar greko-arabo-turk në Komunitetet respektive. Këto aksione janë të shumta dhe tmerrësisht antishqiptare. Nëse Shpëtimi interesohet pak më shumë për këto fenomene do bindet vetë në këtë që themi ne. Nëse Shpëtimi i shikon pak sponzorimet e investitorëve të “huaj” turq dhe grekë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kurikulat (planprogramet) e kolegjeve greke dhe turke në tokat shqiptare në Ballkan (sidomos tekstet e historisë kombëtare dhe gjeografisë ), deklaratat dhe veprimet e zyrtarëve të këtyre dy vendeve, aksionet dhe frymëzimin e të a.q “minoritete” greke në Shqipëri apo “turke” në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë do të bindet plotësisht në këtë që themi ne këtu.

Të jesh mysliman nuk përbën fare krim, mirëpo të përpiqesh që në emër të muslimanizmit të turqizosh dhe arabizosh shqiptarët si dhe të futësh kombin e shtetin në aventura gjeopolitike në shërbim të nacionalizmave arabo-turko-iranianë, është një krim i përbindshëm dhe i dënueshëm si nga zoti ashtu edhe nga ligji. Përdorimi i fesë për arritjen e qëllimeve politike është fundamentalizëm i skajshëm dhe antiislamizëm.

Të dëmtosh interesat kombëtare të popullit tënd dhe të vihesh në shërbim të nacionalizmave të huaj është antifetare, antidemokratike, antinjerëzore, antiislamike, antikrisht. Kërkohet dhe shpresojmë që së pari të jemi shqiptarë, dhe pastaj katolikë, muslimanë, ortodoksë, veriorë, jugorë, të pasur, të varfër, nga lindja, nga perëndimi, socialistë, demokratë, kosovarë, lebër, maqedonas etj, etj. Është e turpshme që në shekullin 21 vetëm tek shqiptarët mbizotërojnë akoma subidentitetet e lartpërmendura parapolitike dhe ataviste, që në Europë janë zhdukur me kohë në favor të një identiteti modern gjithpërfshirës kombëtar.

Last Updated on E Premte, 02 Korrik 2010 19:37

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sun Jul 04 2010, 09:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Fri Jul 09 2010, 10:35am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
shkodra ka shkruar:

guinness per qa bahet ne shqiperi as si turist nuk ja vlen me shku...vend ma te keq e ma ekstremist nuk ek ne bote...shqiperin e ka mallku zoti.....



edhe pse asht tem ehershme ty shkodr apo te jap nje te drejt se vertet sot shikjoj disa shqiptar hala e kaj nji mendje drejt evrops e ka ana tjeter shikjojn historin e gabume qe ky komb ka majt e po guxon me e mbrojt prej disave grup njerezish qe vetem dojn me e izolu ket vend te dobet ne forca politike e prezenc ne bote(ska burra shteti ky vend pervec ish diktatorit enver hoxha q ei dha exsistenc ktij kombi tuj enjoft botnisht prej vitit 1955 ne kombet ebashkume)
Back to top
guest
Fri Jul 09 2010, 10:41pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
me t'u duk burr enver hoxha duhet me pa ken familje e ngritun komunistash se ndryshe asht e pajustifikume. kur i ka njoft bota shqiptart shumica e kombeve te ballkanit nuk kan eksistu. duhet me msu para ca asht komb.


Back to top
belgium
Sat Jul 10 2010, 08:51am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
guest ka shkruar:

me t'u duk burr enver hoxha duhet me pa ken familje e ngritun komunistash se ndryshe asht e pajustifikume. kur i ka njoft bota shqiptart shumica e kombeve te ballkanit nuk kan eksistu. duhet me msu para ca asht komb.


edhe komunizmi asht pjes e politikave dhe justifikim ska pse me ken zotni.ne kombet e bashkume jan pas cu ne kam tan bota per te kur vdic ket mas e harro ose ti je i vogel ne moshe kur ai vdic ne vitet 1985...
dhe prej viteve 1944 ai e gjeti shqipnin ne mjerim dhe pa dituni, i dha arsim dhe kultur, i dha lirshmeri mes dallimit grua -burre (barazi)morri tokat dhe pronat te gjithve por i bani shtetnore e jo si sot sali berisha i mori tokat dhe ne vend qe tja japi te zotit ja dha gjithkujt..padrejtsisht..
dhe aktualisht hala spo arrij me dallu nji burr shteti shqiptar qe nderohet nga mbare bota??
Back to top
L - N
Tue Jul 13 2010, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike

Dërguar më: 12/07/2010 - 12:25

Darina Tanushi

Zbulohet për herë të parë dokumenti i bisedës sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë bisedë, ku ka ndërhyrë edhe Ramiz Alia, kuptohet qartë diplomacia e ndjekur nga komunistët shqiptarë në marrëdhëniet me Josif Broz Titon dhe qëndrimet ndaj krijimit të një republike të Kosovës. Në këtë dokument kuptohet qartë se Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste e Shqipërisë në vitin '70 ishte kundër krijimit të një republike të dytë shqiptare. Madje në këtë bisedë sekrete, ish-diktatori Hoxha kërkon të dijë shumë për qëndrimin që mbajnë komunistët kosovarë që drejtoheshin në atë kohë nga Fadil Hoxha. "Në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë", - shprehet në një përgjigje që Enver Hoxha i kthen Hoxhës. Këtij të fundit ai i sugjeron që të mbajë kontakte me Titon. "Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne, Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që në këto konjuktura, nuk bëni keq të mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet", - shprehet në këtë pjesë të parë të bisedës sekrete të shtatorit 1970 Enver Hoxha, në përgjigjen që i dërgon Fadil Hoxhës, përmes të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, Lik Seiti.



Enver Hoxha - Fadil Hoxha - Tino


Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970

Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i KQ të PPSH-së, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e pyet atë nëse e ka mësuar gjuhën serbo-kroatisht dhe kur merr përgjigje se ai nuk di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. "Në përgjithësi, ju diplomatë, - vazhdoi shoku Enver, - nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg. Të jesh në një vend me shërbim dhe të mos dish gjuhën e tij, as shtypin nuk e shfrytëzon dot. Mund të ndodhë që tjetri të kërkojë një bisedë urgjente, por po të mos kesh përkthyesin aty, t'i thuash prit se tani nuk ka kush të na bëjë përkthimin, nuk është e hijshme. Shumë nga ju u mësuat të punoni me përkthyes, por kjo nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.
Çfarë thotë Fadil Hoxha, ka ndonjë çik ndjenjë shqiptarizmi te ky njeri, se sa për marksist-leninist është tjetër punë, është shumë larg që ai të jetë i tillë".

Shoku Lik Seiti: Nga takimi që pata me të, më la përshtypjen e asaj që thatë më përpara, d.m.th, tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Të them të drejtën, mua më bëri përshtypje preokupacioni i tij i madh për rininë, lidhur me mbajtjen e fotografive. Këtu ai theksoi se për sa i përket ndjenjave të njerëzve të moshuar, këto ne jemi në gjendje t'i dominojmë. Për sa i përket rinisë që është një masë më e gjerë dhe që manifeston hapur dashurinë për Shqipërinë dhe shokun Enver, e kemi më vështirë ta frenojmë atë në këtë vrull, jo se unë jam kundër dashurisë ndaj shokut Enver dhe mbajtjes së fotografisë së tij nga ana e rinisë kosovare, përkundrazi, jam unë i pari që e dua më shumë se kushdo shokun Enver, por se kjo na prish punë. Ju e dini se unë edhe gjatë luftës, kur fotografia e shokut Enver filloi të hiqej tek ne, e vura në dijeni shokun Enver dhe ai më këshilloi me të drejtë që këtë çështje ta ngrija në komitetin krahinor të partisë së Kosovës.

Shoku Enver Hoxha: Mos do të thotë Fadili me këtë se rinia nuk duhet të ekzaltohet shumë, prandaj ngriti çështjen që fotografinë e Enverit të mos e mbajnë të rinjtë e të rejat?

Shoku Lik Seiti: Ai la të kuptohej që po të jetë puna për të mbajtur fotografinë e shokut Enver, atë do ta mbaj unë i pari, pastaj të tjerët.
Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e një agresioni kundër Shqipërisë, Fadili theksoi se ai personalisht do të jetë ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrë nuk do t'i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë.
Pastaj më foli për përpjekjet që bën ai për të fituar Kosova autonominë. Këto përpjekje, siç më tha, i ka bërë që në kohën kur ish në fuqi Rankoviçi, prandaj edhe ishte vënë në shenjë prej tij. Fadili atëherë kish gjetur kundërshtarë në këtë çështje, midis të cilëve Petër Stamboliçin.
Shoku Enver Hoxha: Ç'bën tani Stamboliçi?



Enver Hoxha - Popovic themeluesi i PPSH-se shqiptare


Shoku Lik Seiti: Tani ai është mënjanuar, po jo në atë shkallë siç janë lënë mënjanë Tempua me shokë. Ndryshe është me Stamboliçin, këtë diku e aktivizojnë për të dorëzuar në emër të Titos ndonjë dekoratë, apo për të prerë shiritin me rastin e inaugurimit të ndonjë vepre etj.

Shoku Enver Hoxha: Po Tempua bën ndonjë punë, duket nëpër pritjet?
Shoku Lik Seiti: Jo. Siç duket, tani shkruan kujtimet.
Shoku Enver Hoxha: Po Koça Popoviçi?



Shoku Lik Seiti: As ky. Edhe ky si Stamboliçi është.
Shoku Enver Hoxha: A e kanë nënpresident tani?
Shoku Lik Seiti: Jo, me organizimin e ri jugosllavët nuk kanë fare nënpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, në formë kryen njëkohësisht edhe funksionin e nënpresidentit. Në këtë post është Milentije Popoviçi.
Kur punohej për përgatitjet e Kongresit të 9-të, për disa kohë në Jugosllavi u bënë përpjekje për të nxjerrë Kardelin si zëvendës të Titos në kryesinë e Lidhjes së Komunistëve, po pati reagim nga të tjerët. Kështu, kur u mësua për funksionin e nënpresidentit të Lidhjes së Komunistëve, të gjithë të tjerët thanë ç'është kjo e panjohur. Prandaj, në Kongresin e 9-të të Lidhjes së Komunistëve jugosllavë nxorën nga udhëheqja të tërë të vjetrit. Titua mbajti vetëm Kardelin dhe ndonjë tjetër, por theksoi që midis tyre dhe të rinjve që hynë në udhëheqje nuk ka të parë dhe të dytë, të gjithë janë njëlloj.
Shoku Enver Hoxha: Po udhëheqësit kosovarë si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? Kanë grindje midis tyre? Për shembull, si janë marrëdhëniet midis Fadil Hoxhës, Veli Decës, Ali Shyqriut etj?

Shoku Lik Seiti: Gjer tani nuk kemi dëgjuar asgjë serioze që të na ketë tërhequr vëmendjen, megjithatë gjëra të vogla midis tyre ka. Nga sa dimë, del sikur Fadili dhe Veliu janë një, kurse Xhavit Nimani me Ali Shyqrinë janë më ndryshe. Kur ish në fuqi Rankoviçi, Ali Shyqriu pozitat i kishte më të forta se Fadili me Velinë. Sidoqoftë, edhe këto gjëra të vogla që kanë ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumë të qarta e të argumentuara. Për sa i përket aktivizimit të krerëve shqiptarë të Kosovës me funksione të rëndësishme, nga ana e udhëheqjes jugosllave veprohet njëlloj si për njërin, ashtu edhe për tjetrin.

Shoku Enver Hoxha: Nga krerët shqiptarë të Kosovës, kush tregohet pro rrymës serbomadhe të Rankoviçit?
Shoku Lik Seiti: Dyshime ka për Xhavit Nimanin dhe Ali Shyqrinë, megjithëse këtë të fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhënë edhe popullaritet.
Shoku Enver Hoxha: Është i vjetër nga mosha Aliu?
Shoku Lik Seiti: Rreth 45-50 vjeç. Ky ka qenë edhe në Shqipëri. Midis të gjithë të tjerëve, Aliu është njeriu më i përgatitur për funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnë sidomos në marrëdhëniet që ka Jugosllavia me vendet arabe.

Shoku Enver Hoxha: Kanë fëmijë këta, dhe ç'qëndrim mbajnë?
Shoku Lik Seiti: Të gjithë fëmijët e këtyre, gjatë manifestimeve patriotike që janë zhvilluar nga populli kosovar, kanë qenë pro flamurit dhe pro një autonomie më të gjerë të Kosovës. Veç kësaj, kur kanë ardhur në Jugosllavi skuadrat tona sportive, të gjithë këta elementë të rinj janë treguar të afruar dhe kanë shfaqur interesim për Shqipërinë. Në këtë drejtim, qëndrimi i djalit të Fadil Hoxhës është më i theksuar. Ky është edhe më serioz dhe qëndron vazhdimisht në Prishtinë me nënën e tij. Edhe vetë Fadili, me përjashtim të rasteve kur në qendër bëhet ndonjë mbledhje ose konferencë, kur autorizohet të bëjë ndonjë takim, apo kur e dërgojnë jashtë shtetit, pjesën më të madhe të kohës në Kosovë e kalon.

Në Kongresin e 9-të zgjedhjet e udhëheqjes kryesore u bënë në mënyrë të atillë, që në përbërjen e saj të përfaqësoheshin në numër të barabartë të tëra republikat. Kjo u bë me qëllim ekuilibri të forcave. Kështu, për çdo republikë u zgjodhën nga dy veta në Byronë Politike të Lidhjes dhe nga një për të dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga të dhënat e ndryshme që disponojmë, ashtu siç qëndron Fadili në Kosovë, edhe Kardeli pjesën më të madhe të kohës në Slloveni e kalon. Kështu veprojnë edhe udhëheqësit nga republikat e tjera, të cilët gjithashtu e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në vendlindjet e tyre dhe vetëm kur kanë mbledhje shkojnë në Beograd.
Shoku Enver Hoxha: Si qëndron Nikeziqi me shqiptarët?
Shoku Lik Seiti: Kemi dëgjuar sikur i përkrah. Ai ka dhënë mjaft këshilla kur ka qenë në Kosovë.

Shoku Enver Hoxha: Po Veselinoviçi me Tempon etj, me serbët janë?
Shoku Lik Seiti: Po.
Shoku Enver Hoxha: Si mendon ti lidhur me bisedën që pate me Fadilin, a vlen t'i kthejmë ndonjë përgjigje? Ku të takoi ai ty?
Shoku Lik Seiti: Më takoi një natë në pritjen që u dha në ambasadën sudaneze, me rastin e vizitës që bëri në Jugosllavi kryetari i shtetit të Sudanit. Fadili në atë pritje qe bashkë me Ali Shyqrinë, por ndofta, sepse s'më njihte mirë ose për ta justifikuar takimin me mua erdhën të dy së bashku. Mirë po me t'u takuar, Aliu u largua menjëherë, duke u justifikuar se i duhet të takohej me një tjetër. Fadili, pra erdhi vetë i dytë dhe takimi u bë në një pritje përpara syve të të gjithë të tjerëve. Sa mbetëm vetëm, u hoqëm të dy mënjanë dhe aty Fadili gjeti rastin për të më folur.
Shoku Enver Hoxha: Po Velinë, kur e ke takuar?

Shoku Lik Seiti: Me Velinë kam biseduar në takimin e parë me Fadilin. Takimi me të u bë në kohën që po dilnin diplomatët nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kështu, kur po largohesha edhe unë, u takova rastësisht me Fadilin, i cili i tha Veliut që ndodhej prapa nesh, eja të të takoj me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Pas këtij takimi të shkurtër u ndamë menjëherë.

Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ç'mendon ti, a vlen t'i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime?
Shoku Lik Seiti: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen që ai pret një përgjigje.
Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ç'kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç'mendon shoku Enver.

Shoku Lik Seiti: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, - vazhdoi ai, - për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, - tha ai, - nuk e besoj që të jetë kundër.
Shoku Enver Hoxha: Ç'është ky Rezak Shala?
Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr.

Shoku Enver Hoxha: Po si t'u duk ty, këto pikëpamje që të shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat?
Shoku Lik Seiti: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin te Titua, kur donte të më tregonte sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull I tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë.
Çështja tjetër që preku Fadili dhe nga një pyetje që I bëra lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos.
Shoku Enver Hoxha: Ç'tha ai, ç'mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje?
Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t'i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federate e përqendruar, ku të dominojë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën.

Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t'u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t'i thënë se e kishim ngarkuar që t'i transmetonte. Ç'përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë?
Shoku Lik Seiti: Për Titon dhe vijën e tij Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë.

Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij nëse do të jetë ushtar besnik i shokut Enver, jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilin e njihte. Fadili në këtë rast tha që nuk fund të fundit ne do të bëjmë punën tone, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tanë.

Shoku Enver Hoxha: Foli gjë Fadili për ndjenjat antiserbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare?
Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjë.
Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin?
Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin mire. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë.

Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarë që kthehen nga Turqia në Jugosllavi?
Shoku Lik Seiti: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë.

Shoku Enver Hoxha: Kur të vijë rasti t'i duhet t'ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpinë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhem përçapje që të mos nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t'i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash.
Shoku Lik Seiti: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade.

Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur të t'i themi ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t'i kesh në vete, po Fadilit duhet t'i thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurt. Idetë, që po t'i jap të shkruara, janë mjaft koncize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht në rast se ai do të dëshirojë t'i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t'ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s'na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t'ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t'i lexoj një here, pastaj të shohim ç'mendim ke edhe ti:

"Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova një takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët.

Shoku Enver, më porositi, t'ju sjell të falat e tij dhe t'ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tone që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës.
Ne ndjekim me vëmendje ndryshimit që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit, etj. Padyshim këto janë fitore kundër korenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thonë edhe vet, s'është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë.

Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrimi i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë.

Gjithashtu është I drejtë mendimi juaj që duhet punuar për forcimin e autonomisë së Kosovës. Autonomi e plotë, ashtu siç e thatë edhe ju, do të thotë sigurim i të drejtave të plota: në pushtet, në ekonomi, në arsim e kulture, në përgatitjen e kuadrove të të gjithë sektorëve, duke përfshirë edhe oficerë për ushtrinë, për sigurimin e shtetit, etj. Dhe kjo jo vetëm përputhet me politikën e drejtë nacionale, siç e kuptojmë ne, por edhe se Kosova është një entitet kombëtar i madh, i njohur nga vetë kushtetuta jugosllave. Prandaj të kërkosh autonominë e plotë dhe të drejta të plota për Kosovën, në kuadrin e Federatës, nuk është antiserbe, as antijugosllave. Me këtë kërkesë, përkundrazi, luftohen vetëm shovinistët serbë të cilët kanë luftuar e luftojnë për të kufizuar e mohuar të drejtat e Kosovës, sepse këtë duan ta kenë nën administrimin e tyre absolute, në mënyrë që të diktojnë, sipas interesave të tyre shoviniste, gjithë zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Për sa i përket bashkëpunimit tone me ju, ne do ta zhvillojmë këtë brenda kuadrit të Federatës Jugosllave. Por jua themi hapur: në këtë marrëdhënie preferencën ne ua japim marrëdhënieve me ju, me Kosovën. Ne jemi të disponuar ta ndihmojmë Kosovën në të gjitha drejtimet, veçanërisht lidhur me zhvillimin e arsimit, me përgatitjen e kuadrove, me tekstet që ju nevojiten, qoftë për universitetin, qoftë për shkollat e tjera. Mund të shkëmbehet eksperiencë midis kuadrove të sektorëve të ndryshëm, mund të shkëmbehen kuadro për të mbajtur cikle leksionesh etj. Gjithashtu mund të vine tek ne, për vizita për të pare, në forma të ndryshme, vëllezërit kosovarë. Shoku Enver Hoxha më porositi t'ju them juve, shoku Fadil, se nga ana jonë nuk ka asnjë pengesë. Bile do të jeni të kënaqur të plotësojmë të gjitha kërkesat tuaja. Republika Popullore e Shqipërisë, më tha shoku Enver, ka detyrimin ndaj vëllezërve të Kosovës. Por rëndësi ka dhe kjo varet edhe nga ju, nga mbështetja juaj, që në Shqipëri të vine sa më shumë kosovarë e studentë, vetëm përpiquni të jenë njerëz të mire dhe t'ju shërbejnë juve sa më shumë në të ardhmen.
Përgjithësisht lidhur me marrëdhëniet me Federatën Jugosllave ju duhet të na kuptoni drejt. Ju keni politikën e qëndrimin tuaj ndaj Federatës, edhe ne kemi tonin. Të flasim hapur:Historia provoi se nga Jugosllavia e Titua është bërë një politikë e egër kundër vendit tonë, saqë tani edhe vetë udhëheqja jugosllave e njeh zyrtarisht. Ju, që keni hequr mbi kurriz ato çka bërë Rankoviçi e kini kuptuar politikën antishqiptare që është ndjekur në Kosovë, e kuptoni se sa të drejta kanë qenë dhe janë qëndrimet tona ndaj udhëheqjes jugosllave.

Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që në këto konjuktura, nuk bëni keq të mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet. Por ky qëndrim i Titos ndaj Kosovës sipas pikëpamjes sonë nuk diskutohet nga dashuria, ai diktohet nga rrethanat që u krijuan në të cilat çështja shtrohet: o t'ju ketë armiq, ose t'ju ketë miq. T'ju armiqësojë është e rrezikshme për të. Prandaj do që t'ju ketë miq, gjë që ka rëndësi edhe në luftën e Titos kundër rankoviçianëve.
* * *
Në këtë konjukturë ka probleme të interesit të përgjithshëm, për të cilat qëndrimet tona janë pozitive. Në këto qëndrime ne udhëhiqemi nga parimet e marksizëm-leninizmit, nga interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga interesat e shqiptarëve të Kosovës si dhe nga interesat e popujve të Jugosllavisë dhe të popujve të tjerë.
Prandaj, kur shohim se në konjukturat konkrete rrezikohen popujt e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne mbështesim luftën e popujve të Jugosllavisë për mbrojtjen e vendit të tyre.


Edhe udhëheqja jugosllave i sheh këto konjuktura dhe në përputhje me to kërkon që marrëdhëniet me Republikën Popullore të Shqipërisë t'i zhvillojë me vrull. Ky është interesi i saj, por ajo ka edhe merakun që të tregojë se Shqipëria socialiste ndryshoi vijë e ngjyrë, se titizmi ka pasur të drejtë në qëndrimet e tij. Ne ju themi juve se këtë kënaqësi dhe kapital politik nuk ua japim titistëve.

Ne jua themi juve si shok e vëlla i yni, se marrëdhëniet tona me Federatën Jugosllave do të vijnë duke u përmirësuar në rrugë shtetërore. Edhe çështjen e shkëmbimit të ambasadorëve po e studiojmë. Po udhëheqja jugosllave duhet të dijë që ka bërë shumë të këqija ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë dhe shumë qëndrime të saj duhet t'i dënojë publikisht që të mund të pastrohet sadopak rruga nga pengesat që ajo vetë ka krijuar prej vitesh me radhë.


Ne i kuptojmë vështirësitë tuaja, shoku Fadil, ashtu siç dimë edhe dallgët nëpër të cilat keni kaluar, si dhe qëndresën tuaj. Ky është një nder për ju dhe për shqiptarët e Kosovës. Ne i kuptojmë drejt gjithashtu edhe qëndrimet tuaja në konjukturat e ndryshme. Të jeni të bindur se çdo qëndrim marksist-leninist i Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu si deri tani edhe në të ardhmen do të ketë parasysh gjithnjë interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe interesat e vëllezërve tanë shqiptarë të Kosovës, duke forcuar miqësinë me popujt e Jugosllavisë në rrugën marksiste-leniniste.
Siç e sheh, të gjitha këto çështje ti do t'ia thuash Fadilit. E, si mendon tani? T'ia japim këtë përgjigje apo jo? Pastaj mund t'ju themi kështu? Shkon? Mos është e butë apo e fortë, domethënë mos është nevoja ta zbusim ca akoma, apo ta forcojmë më tej? Thuana mendimin tënd, është një përgjigje politike apo sektare, apo mos është liberale? Si të duket pra, se të kemi ekspert për problemet jugosllave.
Shoku Lik Seiti:... (pasi mendohet pak) Mua më duket një përgjigje e plotë.
(vijon në numrin e nesërm)

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Tue Jul 13 2010, 02:48pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 01 2010, 08:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ilir Meta, hija e zezë e diplomacisë shqiptare



Written by Gazeta Sot
E Diele, 01 Gusht 2010 00:00
Nga Mona AGRIGOROAIEI

Vizita e Ilir Metës në IRJM është vizita e një hije të zezë të diplomacisë shqiptare në vendet të pushtuara dhe të kolonizuara nga sllavo-maqedonët.

Një hije që frikësohet edhe nga vetvetja, për të mos folur nga zyrtarët sllavo-maqedonas dhe që flet për të vdekurit e pseudo “Marrëveshjes së Ohrit”:

“Ne mbështesim fuqimisht edhe implementimin e plotë dhe efikas të Marrëveshjes së Ohrit, si një marrëveshje që ka luajtur një rol të rëndësishëm për të forcuar stabilitetin e Maqedonisë dhe për të avancuar agjendën e saj euroatlantike dhe evropiane. Ne besojmë se Marrëveshja e Ohrit është kuadri më i mirë për të forcuar më tej bashkëjetesën midis komuniteteve etnike këtu, për të realizuar më tej të drejtat e komunitetit shqiptar dhe natyrisht edhe për të afruar akoma më shumë vendin tuaj në Bashkimin Evropian” (AL SAT – M).

A mund më të flitet për “marrëveshjen e Ohrit” 9 vite prej nënshkrimit të saj të turpshëm nga shqipfolësit, kur edhe në asnjë moment nuk është respektuar asnjë e drejtë për shqiptarët e kolonizuar dhe të pushtuar?

Vizita e Ilir Metës në IRJM është vizita e një diplomati të dobët, pa fuqi në afirmimin e diplomacisë shqiptare, pa jehonë në imponimin e drejtësisë para hordhive pushtuese sllavo-maqedonase që keqtrajtojnë shqiptarët, i arreston dhe i vret, ashtu siç ka vrarë edhe Harun Aliun me shokë në maj të këtij viti!

Lë përshtypje tonaliteti i njëjtë i deklaratave të Milloshovskit dhe të Metës.

“Nuk ka gjë më të bezdisshme dhe më të lodhshme për qytetarët e Ballkanit se sa të dëgjojnë përsëri plane për ndarje kufijsh apo shkëmbime territoresh, sepse kjo në fakt ka qenë historia e të kaluarës së Ballkanit, një histori konfliktesh, një histori e betejave shpesh të pakuptimta dhe një histori që la prapa rajonin tonë në raport me pjesën tjetër të kontinentit. Ndaj nuk është koha për të folur për ndryshim kufijsh, është koha për të hequr një herë e mirë kufijtë”, deklaroi Ilir Meta, ministër i Jashtëm shqiptar.“Zgjidhja për rajonin nuk është në politikat irracionale ndaj disa kufijve të rëndësishëm por në unitetin dhe bashkëpunimin në një rajon evropian në të cilin kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm.”, theksoi Antonio Milloshovski, ministër i Jashtëm i Maqedonisë. (AL SAT – M).

Këtu zotërinjtë përputhen plotësisht dhe Ilir Meta bëhet vasal i “heqjes së kufijve të rajonit”.

Kjo është ide e kolonizimit sllavo-grek, stereotip i deklaratave të politikanëve shqipfolës me këmbë në baltën e kolaboracionizmit me pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavë.
Kur dihet se integrimi i Ballkanit në BE do të vijë pas 20-30 viteve, çfarë fshihen në këto deklarata?

Këto deklarata fshehin dëshirën e sllavëve të jugut për të shndërruar Ballkanin në një “oaz stabiliteti”, gjerësisht bashkim-vëllazërimi dhe për të penguar krijimin e shteteve etnike në Ballkan, proces që do të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të territoreve.

Historia e Ballkanit ka qenë një histori konfliktesh jo për shkak të procesit të korrigjimit të padrejtësive të vjetra dhe të reja ndaj shqiptarëve, por për shkak të agresionit pushtues të sllavëve të jugut (serbëve, malazezëve dhe “kombit” titisto-serbomadh të “maqedonëve”) ndaj popullit dhe trojeve shqiptare.



Krahasimet të tepruara të bëra nga dyshja Milloshovski - Meta me Evropën Perëndimore të pas Luftës së Dytë nuk qëndrojnë.

Atje nuk ekzistonte një sistem kolonial siç është rasti i Ballkanit, sistem që është si një kancer për trupin e Shqipërisë Etnike, që sfilit edhe Shqipërinë administrative, gjithnjë e më pafuqishme në raport me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë.

Fatkeqësisht, politikanë si Ilir Meta janë në gjendje të lejojnë Shqipërinë edhe të vdes duke qenë nën kontrollin imperialist të fuqive ballkanike të Ballkanit Perëndimor (Serbia, IRJM, Greqia, Mali i Zi) pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

E themi këtë sepse këta parapëlqejnë bashkëpunimin me sllavët se sa krijimin e një shteti të fuqishëm kombëtar shqiptar në Ballkan.
Atyre u dhimbset më shumë për një të ashtuquajturën “pakicë maqedonase” në Shqipëri, se sa për shqiptarët nën pushtim dhe kolonizim rreth e qark kufijve të padrejta të Shqipërisë administrative.

Ashtu veproi Ilir Meta edhe në vizitën në Serbi, duke treguar moskokëçarje për shqiptarët të Kosovës Lindore, të maltretuar dita – ditës gjithnjë e më shumë nga bisha serbe.

Këtyre politikanëve u themi një herë e mirë se heqja e kufijve nuk mund të bëhet me kufijtë koloniale të vizatuara gjatë Konferencave të Evropës Plake, por vetëm pas ribashkimit të shqiptarëve, projekt që do të jepte fund kolonializmit dhe shtypjes në Ballkan dhe do të shënojë krijimin e shteteve etnike: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Kroacia Etnike, Greqia Etnike dhe pse jo edhe Serbia Etnike.


Last Updated on E Shtune, 31 Korrik 2010 18:50

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 01 2010, 08:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 10 2010, 01:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria natyrale dhe një tezë fashiste



Sokol Shameti

Një njoftim për gjithë vëllezërit tanë patriotë nga Ballkani: ky gadishull nuk është epiqendra e sistemit diellor. Këtë dukuri natyrore mund ta shohësh me sy të lirë edhe nga kjo gjerësi gjeografike ku ndodhemi, por ama disa luftojnë me çdo kusht që të mos ta shohin. Megjithatë prova se siujdhesa jonë është thjesht një rrethinë e lënë pas dore dhe e mosmarrë seriozisht, disponon baza të forta. Fjala vjen, si pasojë e këtij fakti, atje artikulohen me lehtësinë më të madhe teori nga më monstruozet të likuiduara kahmot në kontinentin dikur të vjetër e tashmë të modernizuar të Europës. Por çmenduria vazhdon më tej. Këto lloj marrëzish me afat të kaluar skadence, pasi nuk gjejnë kritikën e duhur nga padituria, apo thjesht dembelizmi për të nxënë, nisin madje të imponohen si me qenë ideologji të pranuara gjerësisht. Se ç’mund të përftohet në fund nga ky festival sharlatanizmi të ngritur në nivel serioziteti, mund ta sodisim të ilustruar me ngjyra të forta në kasaphanat përkatëse të ish-Jugosllavisë. Siç thotë Noam Chomsky te “Liberating the mind from Orthodoxies”:

“Tirania aplikohet atëherë kur i përvetësojnë legjitimitetin”.

Debati konstant – por më mirë monologu - mbi Shqipërinë natyrale, për shembull (siç ndodh me debate të ngjashme në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari e Kroaci), është një nga temat e preferuara të një turlie amatorësh folklorikë, historianësh të përciptë dhe atdhetarësh të minutës së fundit edhe këtu në Tiranë.

E parë me një sy praktik, Shqipëria natyrale mund edhe të mos merret fare seriozisht. Ajo lindi në panik e sipër më 1999, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, si një përgjigje qetësuese ndaj kritikëve të shumtë që pas asaj që ndodhi në Kosovë, ringjallën alarmin e Shqipërisë së Madhe.

Vetë Shqipëria e Madhe është një lloj krijese maksimaliste me themelet në kohën e Lidhjes (apo më saktë Lodhjes) së Prizrenit, por më 1999 ajo u ripaketua si një referencë e qartë e kohës së Großdeutschland-it nazist, nën kujdesin e posaçëm të së cilit u krijua për herë të parë në histori një shtet i përbashkët i gjithë shqiptarëve (që koincidon pikë për pikë edhe me hartën e Shqipërisë natyrale).

Megjithatë, duket sikur kjo e fundit, e mbështjellë me këtë ambalazh kaq bio, kaq ekologjik dhe kaq pranë virgjërisë së egjër të natyrës, shpreh qartë si prirjet artistike të shpikësit të saj, ashtu edhe një ironi tallëse ndaj atyre që me daljen në qarkullim të Shqipërisë natyrale do t’u ngecej në dorë “derri maç” i Shqipërisë së Madhe. Në këtë kontekst, krijesa metaforike e Shqipërisë natyrale e ka realizuar misionin e vet.

Problemi është se ka njerëz këtu në Shqipërinë “artificiale” që e kanë marrë atë seriozisht dhe që vazhdojnë të merren me të ende sot, më 2010-n. Dikush mund të justifikohet: të mos kapemi pas termave. Por termat janë të rëndësishëm. Ato përcaktojnë mënyrën e të menduarit të atyre që i përdorin.

Cili është koncepti i Shqipërisë natyrale? E përmbledhur në dy fjalë, ajo është po aq “luftë territoresh”, sa edhe Shqipëria e Madhe.

Ky koncept nënkupton faktin se Republika e Shqipërisë me përmasat aktuale është një lloj anomalie apo çrregullimi.

Territori i saj i momentit është lënë gabimisht i vogël, i pamjaftueshëm dhe jo fizibël, pasi përfaqëson vetëm atë çka mbeti pas një gjymtimi të padrejtë më 1913.

Rrjedhimisht, ky produkt defektoz duhet riparuar.

Shqipëria duhet të bëhet natyrale dhe kjo arrihet duke përfshirë brenda saj edhe territore të tjera (mundësisht etnikisht të pastra) me shpresën, madje bindjen, se kështu ajo do të nisë të funksionojë normalisht si një trup i shëndetshëm.

Se si mund të ndreqet një mekanizëm që s’funksionon duke i montuar përsipër një vegël tjetër që gjithashtu s’funksionon, kjo i takon ndonjë studimi me natyrë psikiatrike, megjithatë, kjo lloj gjetjeje gjeniale prej 1999-s e tëhu është hedhur në treg si alternativa e vetme pa konkurrentë e Shqipërisë së Madhe.

Fatkeqësisht, ky formulim mban të maskuar në nëntekstin e saj disa klishe naive si dhe një kërcënim serioz. Këmbëngulja te Shqipëria natyrale ka në themel të saj mbi të gjitha një ankesë. Ajo është ankesa ndaj një Shqipërie anormale, të denatyralizuar dhe problematike.

Përpjekja drejt Shqipërisë natyrale është rrugëdalja imagjinare nga këto probleme. Është një shteg i shkurtër drejt një parajse të ëndërruar.

Ekziston vetëm një sjellje tjetër politike që shënohet nga ky preokupim obsesiv ndaj zvetënimit të shoqërisë, çnderimit dhe viktimizimit të saj, si dhe që krijon kulte kompensuese uniteti, energjie dhe pastërtie.

Sipas përkufizimit të Paxtonit, kjo filozofi s’është asgjë më pak se fashizmi.

Disa nga klishetë që përfshihen brenda konceptit të Shqipërisë natyrale, qëndrojnë qysh në mënyrën e formulimit të terminologjisë që e përshkruan atë.

Fjalorthi i xhepit me termat që germëzojnë për publikun atë që ndodhi derisa mbërritëm te kjo Shqipëri jo-natyrale dhe e padurueshme ku jetojmë sot, i përket një prodhimi të tejkaluar me kohë e vakt nga diskursi modern i gjeopolitikës.

Një nga këto terma për shembull është ai i “padrejtësisë historike”. Ky togfjalësh është në vetvete një paradoks tepër qesharak. Në disa plane. Së pari, drejtësia është një nocion mjaft relativ.

Çfarë konsiderohet veprim i drejtë për dikë, për dikë tjetër është t’ia kesh bërë borxh. S’ka sot asnjë komb në Ballkan që s’është i bindur se ndaj tij s’është bërë ndonjë padrejtësi në të kaluarën.

Gjithashtu, koncepti i “padrejtësisë historike” vuan edhe nga problemi i atrofizimit dhe shkëputjes nga konteksti.

Një vendim i 1913-s i gjykuar në rrethanat dhe sofistikimet e viteve 2000, mund të duket i habitshëm, i padrejtë dhe deri çnjerëzor.
Por shoqëria e organizuar njerëzore është rrekur të krijojë ekuilibra në çdo fazë të sajën të historisë. Në çdo formë me të cilën ajo ka ekzistuar, sado e palogjikshme të duket sot, ka pasur një argumentim logjik që është konsideruar i mjaftueshëm për kohën në të cilën është krijuar ky ekuilibër.

Ajo që mund të përbënte një diskurs më të përditësuar me logjikën dhe zhvillimin e mendimit të shoqërisë bashkëkohore referuar ndryshimit të statuskuo-ve të shumta “të padrejta” të trashëguar nga e kaluara, do të ishte një terminologji evolucioniste që e përshkruan kombformimin dhe shtetformimin si një proces në zhvillim të pandalshëm kah ndonjë drejtimi që mund të jetë pozitiv ose negativ. Vetëm përmes kësaj optike, mund të shihnim më qartë dhe më pa emocion mbi pikturën që kemi para syve.

Piktura që kemi para syve është e thjeshtë. Në dekadën e parë të shekullit XXI, teksa gjithë bota është zvogëluar, bashkësitë e njerëzve që e banojnë atë po ndajnë dita ditës fate më të përbashkëta. Të gjithë po jetojmë përherë e më njëlloj, po mendojmë përherë e më njëlloj, po mrekullohemi apo indinjohemi nga të njëjtat dukuri dhe teksa edhe informohemi të gjithë në të njëjtën mënyrë, po ndjehemi përherë e më shumë pjesë e një identiteti të përbashkët. Zhvillimi i teknologjisë, influencat kulturore, robërimi përmes kapitalit, madje edhe krizat ekonomike, janë përherë e më të përbotshme dhe të tilla sa vijnë e po bëhen edhe perceptimet e njerëzve.

Njësitë e vjetra shtetërore sa vijnë e po e humbasin sovranitetin e tyre, duke shthurur format e vjetra të organizimit federal apo unitar e duke u shkrirë dalëngadalë në një proces që sapo ka nisur në struktura më të sofistikuara. Njësia brenda së cilës organizohen shoqëritë tashmë, është detyrimisht më e madhe sesa ajo e shtetit-komb të dikurshëm, edhe pse shteti-komb është një hap kalimtar drejt këtyre strukturave. Vini re se si deri edhe Zvicra shkon e anëtarësohet në OKB. Se si deri edhe Shqipëria me Kroacinë bëhen pjesë e NATO-s apo e procesit të liberalizimit të vizave që paraprin dorëzimin e sovranitetit të tyre në një strukturë më të madhe që quhet BE. Simptomat janë të shumta dhe ky shkrim s’ka për qëllim të trajtojë format se si po rendim me shpejtësi drejt realizimit të profecisë për krijimin e Shtetit Global. Ajo që ndodhi me shqiptarët në fund të shekullit të kaluar e që po vazhdon pandalshëm edhe këtë shekull, është thjesht pjesë e një procesi më të madh e më të ndërlikuar se një rapsodi e vjetër me lahutë që këndon baladën e Shqipërisë së Madhe, asaj natyrale, apo qoftë edhe të asaj shkencore. Shqiptarët këtu s’kanë ndonjë rol apo meritë, përveç favorit që mund t’i bënin vetes, duke u çliruar një herë e mirë nga praktikat mburravece dhe ksenofobe, e duke e parë veten siç janë realisht në kontekstin e madh të një bote që po i transformon pa i pyetur, si plastelinë.


©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ty zotni Sokol Shameti nuk te kuptoj se pse u dashka sezban me ken fashist, e me pase luftna per me arrit Shqipnin natyrale ???
A thue nuk ban qi ky natyralizim me ndodh vedvedi, apo ndoshta nocioni moral e patriot i kombit shqetson cdo balance zotsiet per disa qe jan msue vec me perzie, e me ba eksperimente ne at qyqe qoshjet te kombit qe e kane pushtue me ligsinat e tyne.

Hahahaha sa qesharak je mor lum miku: Po si ka lind Shqipnia natyrale ne 1999 ???
Paj ndoshta ka lind per tye (kanveshtrimin tand qi kombi s'ka egzistue kurr per ty) por kjo s'don me thane se ka kuptimi i kombit e i shqipnis natyrale ka le ne 1999 apo mas clirimit te Kosovs, per bojagi do shqiptare qi kane luftue per te ka egzistue qysh se kane egzistue Shqiptart!

Mandej Shqipni natyrale don me thane liri jo lufna, Shqipni natyrale nuk don me thane me zhvat e me gllabrue kojshit e tligat qi jane ba kombit ne te kaluemen, por don me thane me rrespektue deshiren e lirine e vete atyne qi jan pjes e Shqipnis natyrale.

Nejse mor lum miku liri don me thane me rrespektue ndjenjat e idenditetit te shumic qi jeton ne trojet e shqipnise natyrale, po ashtu liri don me thane edhe rrespektimi i dallimeve qi ka minoriteti ne komb e jo e kunerta, gjithsesi shyqyr qi mbi tana ne liri e jo ne diktature rrespektohet e veprohet ne deshiren e shumic dhe shumica e tojeve Shqiptare kane me vendos per shqipnin natyrale e jo dikush ne Tirane qi s'munet me pa kerkend tuj nryshue barazpeshen e influenc pervec vedit .


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Sun Oct 10 2010, 09:38pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
lec sa mir qe nuk ke pritu me shkru ne lidhje me artikullin siper. edhe mu ma prishi pak terezine me ato filozofit qe nuk perkojn kerkun me realitetin e shqiptarve te diskriminum neper shtetet e ballkanit por prap nuk me bani me e lexu komplet shkrimin dhe me e argumentu se cfare nuk shkon ne shkrimin e tij sepse keka fund e kry lamsh. krahasime e shembuj pa kurrfare lidhjet ishin ato qe lexova dhe tesh o jam une tru shperlam apo asht autori i shkrimit tru pjerdhun.


Back to top
L - N
Wed Oct 20 2010, 07:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

lec sa mir qe nuk ke pritu me shkru ne lidhje me artikullin siper. edhe mu ma prishi pak terezine me ato filozofit qe nuk perkojn kerkun me realitetin e shqiptarve te diskriminum neper shtetet e ballkanit por prap nuk me bani me e lexu komplet shkrimin dhe me e argumentu se cfare nuk shkon ne shkrimin e tij sepse keka fund e kry lamsh. krahasime e shembuj pa kurrfare lidhjet ishin ato qe lexova dhe tesh o jam une tru shperlam apo asht autori i shkrimit tru pjerdhun.



Hahahahaha ja ke ba boll mire qi s'je lodh me u marr me te, se autori i shkrimit peshon krejt ka tru pjerdhunit! M'fal per itiketen banale!

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3410 sec, 0.0836 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 3,089kB