Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Diktatura & Te Perndjekurit Politik |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Mbas sa e sa vitesh pas "çlirimit" te djallit Komunist pse nuk doli askush te paguaj për krimet ç'njerëzore te te vrarëve pa asnjë te drejte bile edhe pa gjyq, për ato njerëz qe u kalben neper burgje, për ato familje qe u internuan me pune te renda duke "ndyre" biografinë e gjithë familjes" Kush do te paguaj dhe japë drejtësi, dhe kur do te shpërblehen familjet e te përndjekurve qe ky "djall" ja mori nga gjiri??? A mendoni ju qe shpërblimi "simbolik" me lek "paguan" jetën e marre? ..apo shteti ne fuqi duhet te vazhdoje "sportin" e sharjeve dhe përparjeve mes tyre dhe populli duhet te vazhdoje tu mbaje tifozllëk. :-?? (çdo gjë rreth te përndjekurve Politike) [ Edited Thu Sep 18 2008, 03:03pm ] | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Teme taman e goditun zotni ::bud:: e te pershnes per kyt ::bud:: ka shkruar: Mbas sa e sa vitesh pas "çlirimit" te djallit Komunist pse nuk doli askush te paguaj për krimet ç'njerëzore te te vrarëve pa asnjë te drejte bile edhe pa gjyq, për ato njerëz qe u kalben neper burgje, për ato familje qe u internuan me pune te renda duke "ndyre" biografinë e gjithë familjes" Po ata qi kan kene e qi kan ba vet kta krime jan prap por edhe ne qofte se nuk jane te dukshem dora e tyne asht teper influencuse ne shtetin e mas komunizmit Shqiptare zotni i nerume pamvarsisht se populli shqiptar ja u ka per borxh te persekutumve te diktaturs mirnjohjen e damshperblimin sepse ata ishin taman herojt qe dhane kontributin e tyne kuner diktaturs ma te shemtume qe ka njoft najhere populli shqiptare. Kush do te paguaj dhe japë drejtësi, dhe kur do te shpërblehen familjet e te përndjekurve qe ky "djall" ja mori nga gjiri??? Me vjen keq po nuk shof klasen politike apo naj politikan te paster dhe patriot me nergjejge qe me luftu per drejtsin e te pernjekunve sepse ish egzutusat vashdojn me me egzekutu por kane nryshu vetem emrat. A mendoni ju qe shpërblimi "simbolik" me lek "paguan" jetën e marre? Kurren e kurres nuk i paguhet jeta e marre te herojve shqiptar nen komunizem biles as vujtjet si personale si familiare jan te pa kompensushme per menimin tem ..apo shteti ne fuqi duhet te vazhdoje "sportin" e sharjeve dhe përparjeve mes tyre dhe populli duhet te vazhdoje tu mbaje tifozllëk. :-?? Kjo qi ka nodhe dhe kjo qe vazhdon me nodhe difton paster e pa mdyshje vet fajin dhe pergjegjshmerine e atyne qe kan kene dhe atyne qe jane sot qe ky popull i shejt per menimin tem vazhdon me vujt sot, me hajninat, percamjen dhe injorancen e tyne Pe ne si komb marrja ma e madhe ka ken e jane te pernjekunit dhe mosmirnjohja karshi tyne si pishtar te lirise e zhvillimit ner nji ner kohnat ma mizore te historis Shqiptare (çdo gjë rreth te përndjekurve Politike) [ Edited Wed Jul 30 2008, 08:12am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Lec te lumt goja per komentet e me fal se nuk i pakam pa kahere. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Shkoder - Genocidi komunist mbi intelektualët në një dokumentar VIRTYT ABDYLI 28/08/2008 Dëshmi rrëqethëse për arrestimet, torturat, dënimet e asgjësimin e elitës shkodrane Filmi dokumentar “Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist” i shfaqur dje në qytetin e Shkodrës ka rrëqethur dhe u ka sjellë në kujtesë të persekutuarve politik vuajtjet dhe trajtimet makabre nga sistemi diktatorial i pas vitit 1944. Dokumentari Filmi i shfaqur nga Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë antikomunistë ka sjellë dëshmi dhe fakte mbi asgjësimin e qindra e mijëra intelektualëve shqiptarë nga sistemi komunist i udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha. Për të marrë pjesë në shfaqjen e këtij filmi ishin ftuar jo vetëm të persekutuar nga sistemi diktatorial dhe familjarë të tyre, por edhe drejtues të pushtetit vendor dhe të komuniteteve fetare të Shkodrës. Kreu i shoqatës së të persekutuarve nga sistemi komunist Skënder Qëndro kërkoi vëmendje të veçantë të të pranishmëve ndaj këtij filmi dokumentar të realizuar në bashkëpunim me Televizionin Publik Shqiptar në mënyrë që të mund të vlerësojnë drejt dhe të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e elitës intelektuale shqiptare, e cila u masakrua nga sistemi diktatorial. Ndërsa skenaristi i filmit në fjalë, ish i burgosuri politik, Tomorr Aliko, i bëri thirrje Parlamentit dhe Qeverisë shqiptare që të mos e lërë në harresë çështjen e të persekutuarve. Dëshmitë Filmi sillte dëshmi rrëqethëse të persekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, kur në vendin tonë mori pushtetin Partia Komuniste shqiptare. Ky film u shfaq në Shkodër për vetë faktin se ky qytet, madje e tërë kjo zonë njihet si mbajtja e peshës më të rëndë të persekutimit të egër komunist. Faktet dhe dëshmitë flasin për një numër të konsiderueshëm personash të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, të torturuar në mënyrë çnjerëzore, apo të trajtuar mizorish me gra, pleq e fëmijë nëpër internime. Përfaqësuesit e shoqatës së të përndjekurve politikë në Shkodër u shprehën se diktatura komuniste në Shqipëri ishte nga më të egrat dhe barbaret që ka historia e njohur në vendet komuniste të Evropës. Statistikat dëshmojnë se në qytetin dhe qarkun e Shkodrës janë pushkatuar 601 persona, ndër të cilët 61 klerikë, janë burgosur 2503 persona, janë internuar 2700, kanë vdekur në burgje 128. Kujtojmë se të gjitha këto masakra kanë ndodhur në një qytet me 40 mijë banorë, që ishte qendra e një zone rurale me 60 mijë banorë ku funksiononin 13 burgje. Sipas vetë të persekutuarve politikë, diktatura komuniste ka qenë një tmerr në Shqipëri, pasi në ndryshim me vendet e tjera të Evropës, diferenca rezultonte në faktin se vendi ynë vuajti 50 vjet, ndërsa vendet e Evropës më së shumti 15 vjet. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Poetët e vrarë nga shteti Autori: Ismail Kadare Atje pasi i shkuan në plumb, ashtu në pranga siç ishin, i rrokullisën në gropën e hapur, mbi të cilën, pas hedhjes së baltës, nuk vunë as gjurmë as shenjë, në mënyrë që të mos i gjente dot askush. Ky është epilogu i librit tronditës të Sadik Bejkos me titullin prej balade: “Vilsoni dhe Genci”. Ky libër, ashtu si memoriali i tyre përuruar pak kohë më parë, ashtu si shkrimet që na lanë, ashtu si kujtesa jonë, i ngre ata nga toka, plot dritë e shkundëllimë, për të rrokullisur në gropë e në baltë vrasësit e tyre, e bashkë me ta, epokën e krimit komunist në Shqipëri. S’ka shumë kohë, Këshilli i Evropës, pas shumë pengesash, nxori, më në fund, Rezolutën historike për dënimin e krimeve të komunizmit. Të gjitha vendet ish-komuniste janë vënë përpara kërkesës për pastrimin e ndërgjegjes së popujve që kaluan nëpër këtë kalvar. Në qoftë se gjithë vendet e Evropës ish-komuniste ndodhen sot të përfshirë në këtë proces të vështirë moral, Shqipëria duhej të ishte në radhën e parë të tij. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se, ndërsa në të gjithë treguesit e jetës Shqipëria zinte vendin e fundit, kishte një tabelë ku, për turpin e saj, zinte vendin e parë: atë të krimit shtetëror. Per fat te keq, Shqiperia e sotme, aq e zellshme në të keqen që shkoi, nuk po tregon asnjë ngut për t’u ndarë prej saj. Jo vetëm kaq. Ka njëfarë kohe, që hapësira mediatike dhe botimet shqiptare, kanë pësuar një përmbytje të paparë prej pranisë gati nostalgjike të regjimit që u përmbys. Kujtime e dëshmi të dyshimta, mashtrime uluritëse, portrete xhelatësh me ngjyra të rreme, kureshti rozë e falsifikime pa fund, të gjitha këto janë të shkruara nga njerëz që hiqen sikur nuk kanë parë, madje as kanë kuptuar se ç’ndodhte. E këta bablokë kinse naivë, jo vetëm që kanë ditur gjithçka, jo vetëm kanë ndjekur me admirim xhelatët te sheshi i varjes apo pushkatimit, por shpesh ka ndodhur që i kanë dhënë viktimës plumbin e fundit, për të festuar pastaj, siç e tregon Sadik Bejko në librin e tij “fitoren mbi armikun e klasës”. Raporti me krimin është një nga raportet themelore të një populli me ndërgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj, asnjë popull nuk mund të ketë një shëndet moral normal. Një pjesë e madhe e zvetënimit të paparë që po përjeton Shqipëria sot, lidhet me këtë proces të munguar. Pas librit monumental “Rrno për të tregue”, të At Zef Pllumit, libri “Vilsoni dhe Genci”, është i dyti që po botohet kohët e fundit në këtë rrafsh. Në kohën kur diktatura e përmbysur përpiqet të riciklohet nëpërmjet shtypit dhe botimeve në jetën shqiptare, libra të tillë janë si ledhet që do t’i presin udhën sulmit të saj. Ndaj këta libra e këto ledhe duhet të shtohen e të forcohen gjersa ta vënë në gjunjë të keqen, gjersa ta detyrojnë të heshtë krrokamën e saj. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Ne mars 1993 gazeta "Ringjallja", organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten "Ringjallja" mund t'i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori: 1. Funksionare te larte te Ministrise se Puneve te Brendshme si: Koçi Xoxe, Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu, Feqor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Vaskë Koleci, Mihallaq Ziçishti etj. 2. Prokurore dhe gjykates, qe kane gjykuar per motive politike si: Bedri Spahiu, Aranit Çela, Faik Minarolli, Ago Çela, Mithat Goskova, Llazi Polena, Dhori Panariti, Sotir Qirjaqi etj. 3. Hetues per çeshtje politike, qe kane ushtruar torturen gjate proçesit hetimor si: Nevzat Haznedari, Avram Koja, Myftar Tare, Dilaver Bregasi, Muço Saliu etj. 4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati. 5. Komandante burgjesh dhe kampesh me pune te detyruar me te burgosur politike, qe kane ushtruar dhune dhe tortura, gjate ushtrimit te detyres si: Tasi Marko, Besnik Çomo, Beqir Baja, Çelo Arrza, Bajram Korvafaj, Janaq Karapataqi, Vangjel Rrëmbeci, Niko Kolitari, Qamil Mane, Haxhi Pela, Haxhi Gora, Beqir Liço, Hazbi Lamçe, Burhan Beqari, etj. Ne vijim po japim listen e emrave, te botuar ne gazeten "Ringjallja" te muajit mars 1993, organ i Shoqates se ish te perndjekurve politike te Tiranes, qe jane nxjerre nga kallezimet e ish te perndjekurve politike prane Shoqates Kombetare dhe ne ate te Tiranes. I bashkangjisim kesaj liste edhe emra te tjere, te denoncuar ne gazeten "Liria" dhe ne shtypin demokratik te kohes. Lista e personave qe jane denoncuar se kane ushtruar terror, dhune, tortura dhe kane dhene denime politike ne kohen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi 1. Aranit Çela, 2. Arzem Leskoviku, 3. Avram Koja, 4. Azbi Lamçe, 5. Ali Kubati, 6. Angji Faberi, 7. Angji Lubonja, 8. Anastas Dushku, 9. Ali Korbi, 10. Ago Çela, 11. Abedin Topi, 12. Agim Shkupi, 13. Ali Shtino, 14. Arben Meço, 15. Agron Tafa, 16. Aleksander Nakolli, 17. Adil Prishtina, 18. Agim Alimeta, 19. Ali Xhunga, 20. Asllan Liçi, 21. Anastas Koroveshi, 22. Aleksander Shundi, 23. Asaf Kondi, 24. Arqile Lole, 25. Besnik Çomo, 26. Bexhet Mema, 27. Beqir Baja, 28. Banush Goxho, 29. Bujar Jazexhiu, 30. Behar Xheka, 31. Besim Selita, 32. Bajram Tresova, 33. Bedri Spahiu, 34. Bajram Korvafa, 35. Bejtash Kore, 36. Burhan Beqari, 37. Bilo Bregu, 38. Çelo Arrëza, 39. Çome Simaqi, 40. Çome Vodica, 41. Delo Balili, 42. Dilaver Bregasi, 43. Demir Prodani, 44. Dusho Dushaj, 45. Dulaq Lekiqi, 46. Dyl Rrjolli, 47. Dhosi Mborja, 48. Dhosi Progri, 49. Dhimiter Bonata, 50. Dhori Panariti, 51. Dhimiter Shahini, 52. Dhimiter Shkodrani, 53. Dhimiter Berati, 54. Dhimo Sinani, 55. Enrike Bilbili, 56. Engjëll Backa, 57. Edmond Caja, 58. Qerem Anxhaku, 59. Eleni Hado, 60. Edmond Vodica, 61. Qerem Xhafa, 62. Esad Mane, 63. Faik Minarolli, 64. Florian Kolaneci, 65. Ferhat Matohiti, 66. Fadil Pineti, 67. Fadil Kapisyzi, 68. Flamur xhemali, 69. Fuat Brinja, 70. Fatos Trebeshina, 71. Fejzo Aloci, 72. Frederik Nosi, 73. Farudin Poçari, 74. Faredin Jaho, 75. Feçor Shehu, 76. Feti Smokthina, 77. Filat Muço, 78. Gole Boshari, 79. Gani Vajza, 80. Gaqo Meçi, 81. Galip Sojli, 82. Gaqo Progri, 83. Gani Kodra 84. Gjolek Gërbi, 85. Gjolek Aliu, 86. Gjon Banushi, 87. Gjeli Argjiri, 88. Gjysh Tafili, 89. Gjovalin Ndoi, 90. Halim Xhelo, 91. Hasaf Kondi, 92. Hilmi Seiti, 93. Hajdar Aranitasi, 94. Hysen Hoxhati, 95. Haki Dule, 96. Hava Bekteshi, 97. Haki Keta, 98. Haki Vinçani, 99. Hilmi Telegrafi, 100. Hadër Isaj, 101. Hamdi Meta, 102. Hasan Ulqinaku, 103. Harun Ismaili, 104. Him Kolli, 105. Haxhi Pela, 106. Haxhi Gora, 107. Hodo Habibi (toger Baba), 108. Hazbi Lamçe, 109. Hysni Ndoja, 110. Hekuran Pobrati, 111. Irakli Kocani, 112. Irakli Bozo, 113. Isuf Keçi, 114. Ilo Vera, 115. Ismail Qineti, 116. Irfan Devolli, 117. Ilo Qafa, 118. Irfan Shaqiri, 119. Isuf Çobani, 120. Ilia Gaqo, 121. Ilo Bodeci, 122. Ilo Pano, 123. Isamedin Resmja, 124. Isa Halili, 125. Idris Çoba, 126. Janq Karapataqi, 127. Jani Naska, 128. Josif Gjika, 129. Josif Gjipali, 130. Josif Gegprifti, 131. Jorgo Sulioti, 132. Jaho Gjoliku, 133. Janaq Syko, 134. Koçi Xoxe, 135. Kadri Hasbiu, 136. Kadri Ismailati, 137. Ksenofon Nushi, 138. Koli Rrëmbeci, 139. Koço Josifi, 140. Kristo Mushi, 141. Koço Konstandini, 142. Kasem Kaçi, 143. Kristofor Mërtiri, 144. Kadri Bojaxhi, 145. Kiço Caja, 146. Kosta Prela, 147. Kiço Gjonçi, 148. Kapllan Sako, 149. Kapo Kapaj, 150. Kiço Proko, 151. Kasem Troshani, 152. Kamber Lipeshani, 153. Kopi Niko, 154. Lefter Lakrori, 155. Lake Devolli, 156. Luki Misha, 157. Lola Mano, 158. Lilo Zeneli, 159. Laudin Bardhi, 160. Lefter Kasneci, 161. Luan Avdia, 162. Lufter Hoxha, 163. Leo Baba, 164. Loni Dimoshi, 165. Llambi Peçini, 166. Llazi Stratobërdha, 167. Llazi Polena, 168. Llambi Titani, 169. Llazi Petro, 170. Mehmet Shehu, 171. Mihallaq Ziçishti, 172. Manush Myftiu, 173. Muço Saliu, 174. Myftar Tare, 175. Memisha Stepa, 176. Mustafa Iljazi, 177. Manol Milo, 178. Maqo Pecani, 179. Mexhit Metohu, 180. Mane Sevrani, 181. Muharrem Shehu, 182. Mynyr Tirana, 183. Muharrem Vasjari, 184. Mine Bejko, 185. Mehdi Bushati, 186. Meço Ahmeti, 187. Mustafa Rrapushi, 188. Mustafa Beqo, 189. Mëhill Doçi, 190. Mark Dodani, 191. Mehmet Jaho, 192. Mustafa Qilimi, 193. Nevzat Hazdenari, 194. Nesti Kerenxhi, 195. Niko Ceta, 196. Nexhat Hyseni, 197. Naum Bezhani, 198. Niko Paskali, 199. Nysret Dautaj, 200. Nuri Çakerri, 201. Nasi Poloska, 202. Niko Popllo, 203. Nesti Saraçi, 204. Ndreçi Plasari, 205. Niko Kolitari, 206. Nazmi Brinja, 207. Nuçi Tira, 208. Njazi Zjarri, 209. Namik Cakrani, 210. Namik Veizi, 211. Nuredin Dobrusha, 212. Nuri Luçi, 213. Nazmi Biçoku, 214. Namik Qemali, 215. Nuçi Tira, 216. Petrit Hakani, 217. Pilo Shanto, 218. Paskal Andoni, 219. Petrit Arbana, 220. Peçi Kalluci, 221. Petrit Çakerri, 222. Piro Laska, 223. Petrika Mushi, 224. Pelivan Luci, 225. Pëllumb Kokona, 226. Pëllumb Karkanaqe, 227. Pandi Prifti, 228. Qemal Bulluku, 229. Qamil Mane, 230. Qazim Myftiu, 231. Qamil Gavoçi, 232. Qemal Nallbani, 233. Qatip Dervishi, 234. Qazim Kondi, 235. Qamil Lamaj, 236. Qamil Meçe, 237. Qazim Mysliu, 238. Rexhep Kolli, 239. Rasim Deda, 240. Riza Lubonja, 241. Raqi Iftica, 242. Raqi Zavalani, 243. Rexho Hyseni, 244. Rustem Çipi, 245. Ramazan Hoxha, 246. Rrapi Dhima, 247. Rrapi Mino, 248. Stavri Xhara, 249. Stefo Grabocka, 250. Skënder Konica, 251. Skënder Kosova, 252. Sali Hoxha, 253. Stavri Madhi, 254. Sabri Bebeti, 255. Skënder Backa, 256. Skënder Baftjari, 257. Sabri Hoti, 258. Sylejman Maloku, 259. Serafin Meçe, 260. Sotir Vullkani, 261. Stavri Naçi, 262. Selman Vishocica, 263. Stefi Trebicka, 264. Siri Çarçani, 265. Sotir Xheka, 266. Spiro Xhai, 267. Subi Bakiri, 268. Sotir Mero, 269. Salo Petroshati, 270. Sotir Spiro, 271. Selim Alimerko, 272. Sami Abazi, 273. Spiro Lame, 274. Sali Bundo, 275. Skënder Myftari, 276. Simon Stefani, 277. Sulo Gradeci, 278. Skënder Tashollari, 279. Skënder Breca, 280. Shefqet Peçi, 281. Shemsi Totozani, 282. Shim Kolli, 283. Shuap Panariti, 284. Shyqyri Kusi, 285. Shkëlzen Bajraktari, 286. Shkëlqim Zaloshnja, 287. Tasi Marko, 288. Tamaz Beqari, 289. Tamaz Nepravishta, 290. Thoma Karamelo, 291. Thoma Fisniku, 292. Thoma Nako, 293. Thoma Napo, 294. Thanas Caku, 295. Vaske Koleci, 296. Veli Hoxha, 297. Vasil Milo, 298. Vaskë Afezolli, 299. Vangjo Mitrojorgji, 300. Vangjel Pecani, 301. Vilson Pecani, 302. Vaniamin Martini, 303. Veli Bakiri, 304. Vaskë Dimoshi, 305. Xhule Ciraku, 306. Xhevdet Gavoci, 307. Xhavit Struga, 308. Xahvit Miloti, 309. Xhafer Ramadani, 310. Xhemal Selimi, 311. Xhafer Pogaçe, 312. Xhako Bubësi, 313. Zoi Themeli, 314. Zylfi Saliu, 315. Zyhdi Aga, 316. Zajë Hysa, 317. Zihni Muço, 318. Zef Lokja, 319. Zoi Shkurti Shenim: Keta emra u moren nga "arkivat e gjalla", nga kujtesa e disa ish te burgosurve politike. Ata qe kane qene ne "ferrin komunist" dhe kane mbijetuar, le t'i bejne te njohur emrat e xhelateve, te torturuesve dhe te shkaktareve te vuajtjeve fizike e shpirterore te ytre dhe te shokeve qe nuk jetojne me. Ne kete liste, nuk jane pasqyruar te gjithe personat qe kane punuar ne organet e diktatures, qe kane marre pjese ne perndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime per motive politike dhe qe gjate detyres se tyre, kane ushtruar dhune dhe tortura. Sigurisht, numri i tyre, gjate diktatures komuniste 45-vejçare, ka qene disa mijra dhe jo sa botohen ne kete liber. Koha e vdekja e nje pjese temadhe te te persekutuarve politike, ka bere qe shume emra persekutoresh, t'i mbuloje pluhuri i harreses. - marrë nga "Gjëmat e komunizmit ne Shqipëri" dheshkoder.net | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | O zotni ::bud:: sa prej tyne vazhdojn me ushtru profesionin e avokatit dhe sa prej tyne punojn ne gjykate te nalt ala, se ma merr meja se gjysa e ktyne xhelatave te kuq ala ushtrojn e fitojn prej profesionit tyne pamvarsisht krimeve kundrejt njerzimit e kombit Shqiptare Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Si u formua në Shkodër "Përpjekja Shqiptare" Historia e lëvizjes antikomuniste në Liceun e Shkodrës e rrëfyer nga një prej ish-gjimnazistëve të saj. Si u krijuan grupimet e ndryshme dhe çfarë aksionesh kryen - nga Dashnor Kaloçi Dëshmia e 73 vjeçarit Ahmet Bushati: "Gjatë viteve të para të pasluftës në gjimnazin e qytetin tonë u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata "Përpjekja Shqiptare", që e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi Social-demokrat me Mark Shllakun etj., të cilat kryen dhe aksione konkrete. Nga viti 1945 deri në 1953 u arrestuan e u burgosën gjashtëdhjetë gjimnazistë, nga të cilët u ekzekutuan Bardhosh Dani, Brahim Dërguti, Mark Caca dhe Asim Rusi" Gjatë viteve 1945-1953 në Liceun e qytetit të Shkodrës apo siç u quajt më vonë gjimnazi i shtetit, u krijuan disa grupe antikomuniste të cilët e kryen veprimtarinë e tyre si në ambinetet e asaj shkolle ashtu dhe jashtë sajë. Kjo lëvizje antikomuniste e cila në vitet e para të pasluftës hodhi baza të forta në atë gjimnaz jo vetëm që nuk ka pasur një udhëheqje të vetme, por grupet e ndryshme që u krijuan herë pas here aty nuk kanë pasur fare lidhje me njëri-tjetrin E vetmja gjë që i ka bashkuar të gjitha ata, ka qenë urrejtja ndaj komunizmit", Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 73 vjeçari Ahmet Bushati, ish-Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës në vitet 1992-1996 dhe ish-nxënësi i atij gjimnazi i cili në vitet e para të pasluftës u kthye në një bastion të Lëvizjes Antikomuniste. Vetë Bushati i cili gjatë kohës që studjonte në bankat e atij gjimnazi, ka marrë pjesë në atë lëvizje dhe ka qenë një nga organizatorët kryesorë të rinisë nacionaliste të asaj shkollë, pranon të rrëfejë një pjesë të vogël nga historia e saj, duke sjellë në kohë disa nga ngjarjet e asaj periudhe të cilat i ruan ende të freskëta në kujtesën e tij. "Përpjekja Shqiptare" Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjestarët e grupit të fundit antikomunst me nxënësit që kishin dalë nga ajo shkollë. Lidhur me këtë lëvizje e cila rifilloi në gjimnazin e atij qytetit (pak kohë pas mbarimit të Luftës) me krijimin e organizatës "Përpjekja Shqiptare" që kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli, Bushati kujton: "Në tetorin e vitit 1947 në shtëpinë e Nihat Bakallit në qytetin e Shkodrës u formua një organizatë antikomuniste e quajtur "Përpjekja Shqiptare", cila kryesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli. Për formimin e asaj organizate unë u njoftova nga Bardhosh Dani i cili pasi më takoi më tha: Ahmet, na jena të rinj e pa ekseriencën e duhur, e kena nevojë me na drejtue dikush. Mua më ka shkue mendja te ti". Pas fjalëve të Bardhosh Danit unë hezitova që t'i përgjigjesha menjëherë dhe për të fituar kohë nisa ta pyes për veprimtarinë që kryenin ata. Pasi ai më foli gjerë e gjatë rreth veprimtarisë së tyre, më tregoi dhe për një vendim që ata kishin marrë ato ditë, i cili kishte të bënte me shkruajtjen e disa parrullave kundër pushtetit në muret e gjimnazit. Unë ia kundërshtova atë aksion, sepse ata do të zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte njerzit e tij në gjimnaz dhe si rezultat i kësaj do të dështonte i gjithë misioni që ata i kishin vënë vetes. Mbas këshillave të mija Bardhoshi u bind dhe më premtoi se së paku përkohësisht nuk do e kryente atë aksion. Pas kësaj bisede me Bardhoshin, unë pranova të bashkëpunoja me të dhe grupin e tij, por i vura disa kushte. Së pari unë nuk pranova të isha në rolin e Kryetarit të Grupit dhe i kërkova që asnjeri nga antarët e grupit të tij, të mos e mësonte asnjëherë lidhjen që kisha unë me të. Pas këtij kompromisi, unë u bëra një nga kordinatorët kryesorë që mbaja lidhjet në mes nxënësve të gjimnazit dhe kryetarit të atij grupimi që ishte Bardhosh Dani. Për ta shtrirë aktivitetin e asaj organizate edhe në qytete të tjera, unë bisedova me Xhevat Qukun, të cilit i rekomandova Ramazan Kthupin nga Durrësi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjëherë), që ta zgjeronte grupin në atë qytet, por lidhjet e mija me Bardhosh Danin nuk ia tregova. Mbas pak ditësh nga takimi që pata me Bardhoshin, në muret e gjimnazit të Shkodrës u gjetën të shkruara me bojë të zezë parullat "Poshtë Komunizmi", "Jashtë rrebelet" etj. Pas kësaj unë mora takim menjëherë me Bardhoshin dhe i thashë se pse e kishin bërë atë gjë, por ai mu justifikua, duke më thënë se nuk kishte pasur mundësi që t'i ndalonte dot shokët për atë veprim, ngaqë ata ishin përgatitur shpirtërisht për atë gjë. Pasi nuk kishin kaluar as katër-pesë ditë nga ajo ditë, ndodhi ajo që unë e kisha paralajmëruar Bardhoshin: u arrestuan dy shokët e mi, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkë me ta dhe Osja, vëllai i vogël i Xhevatit," kujton Ahmet Bushati atë periudhë kur u formua organizata antikomuniste me emrin "Përpjekja Shqiptare". Veprimtaria e Organizatës Po cili ishte aktiviteti që organizata antikomuniste "Përpjekja Shqiptare" zhvilloi më pas dhe kush ishin personat që morën pjesë në aksionet që kreu ajo? Lidhur me këtë Ahmet Bushati kujton: "Veprimtaria e organizatës antikomuniste "Përpjekja Shqiptare" e cila u krijua nën drejtimin e Bardhosh Danit u zhvillua e shumëanshme dhe mjaft e dendur e aksioni i parë që kryen antarët e saj, ishte ai shkruajtjes së parrullave antikomuniste në muret e gjimnazit. Boja me të cilën u shkruan ato parrulla, u përgatit nga Mysret Muka në dyqanin e Visho Barbullushit. Pas këtij aksioni, Sigurimi i Shtetit ra në gjurmët e asaj organizate nëpërmjet njerëzve të tij dhe si rezultat i kësaj u arrestuan një pjesë e antarëve të atij grupimi antikomunist që përbëhej kryesisht nga maturantët. Pas këtyre arrestimeve situata në gjimnazin tonë u acarua aq shumë nga survejimet e Sigurimit, saqë organizatorët kryesorë që e drejtonin atë, u detyruan që veprimtarinë e tyre antikomuniste ta zgjeronin dhe ta zhvillonin jashtë mureve të asaj shkolle. Kështu në janarin e vitit 1948 me ndërmjetësinë e Viktor Lukës, kjo organiztaë u lidh ngushtë me grupin social-demokrat që kishte si kryetar të saj Mark Shllakun. Atë kohë duke e parë situatën tepër të acaruar nga ndjekjet dhe survejimet e Sigurimit të Shtetit, Bardhosh Dani me dy shokët e tij Brahim Dërgutin e Mark Cacën vendosën që të kalonin kufirin dhe të arratiseshin nga Shqipëria. Kështu në janarin e vitit 1948 teksa ata ishin duke kaaluar kufirin, u rrethuan nga forcat e ndjekjes dhe mbetën të vrarë të tre. Kjo vrasje e dëmtoi rëndë organizatën "Përpjekja Shqiptare" e cila në atë kohë u detyrua të riorganizohej për të zgjedhur njerzit që do të merrnin drejtimin e saj dhe mbledhjet për këtë gjë u zhvilluan herë pas here në shtëpitë e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukës. Mbas riorganizimit që bëri ajo organizatë, filluan të bëhen dhe aksionet e para të cilat konsistuan në shtypjen dhe shpërndarjen e trakteve të ndryshme në të cilat propagandohej kundër regjimit komunist që ishte vendosur në Shqipëri. Trakti i parë që shtypi dhe shpërndau kjo organizatë, ishte ai me rastin e 28 nëntorit 1948, trakti i dytë u shtyp një vit më vonë në 28 nëntorin e 1949-ës dhe i treti u shtyp në shtatë prill të vitit 1950. Në traktin e tretë që u shtyp nga ajo organizatë, në mes të tjerash thuhej: " 29 nëntori i vitit 1944 i cili festohet nga komunistët si dita e çlirimit të Shqipërisë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga dita e shtatë prillit të vitit 1939 kur Shqipëria u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste". Në atë kohë këto trakte u shtypën me makinën e shkrimit të Mërgim Danit, por me që makina e tij nuk mund t'i përballonte dot në të gjitha rastet që kishte nevojë ajo organizatë, u mendua dhe për një makinë shkrimi tjetër dhe për gjetjen dhe sigurimin e saj u caktuan Zef Vila dhe Agostin Dema. Këta të dy arritën ta gjejnë makinën e shkrimit duke e marrë atë fshehtas në Drejtorinë e Muzeut të Shkodrës dhe më pas e nisën menjëherë për në Mirditë tek Gjon Marka Ndoj. Këto trakte që vazhdimisht konceptoheshin nga Et'hem Bakalli, shpërndaheshin më pas për në Shkodër, Kelmend, Mirditë e Tiranë dhe një nga personat që e kryente atë punë, ishte Ndoc Ljarja, i cili në atë kohë ishte nxënës në Teknikumin "7 Nëntori" në Tiranë. Organizata "Përpjekja Shqiptare" në atë kohë mundi që të shpërndante në malësitë e Shkodrës elegjinë kushtuar Prek Calit të cilin e kishte sjellë prej fshatit Vukël, Zihni Baja që ishte mësues atje. Mbas disa kohësh nga dita e krijimit të asaj organizate, u arrestova dhe unë dhe përfundova në hetuesinë e Shkodrës. Gjatë kohës që isha në burg mësova se Bardhosh Dani e kishte ndërprerë për disa kohë mbledhjen e grupit dhe veprimtarinë e tij, por kjo nuk kishte zgjatur shumë sepse ai e rifilloi përsëri atë duke u thënë antarëve të grupit: "Përderi sa ne nuk po pësojmë gja, tregon se Ahmet Bushati po reziston në hetuesi, e na duhet të vazhdojmë punën që kena nisë", kujton Ahmeti atë kohë kur Bardhosh Dani e rifilloi përsëri aktivitetin e tij antikomunist me organizatën "Përpjekja Shqiptare". Anëtarët e organizatës Po kush ishin personat që morën pjesë në organizatën antikomuniste "Përpjekja Shqiptare" dhe cili qe fati i tyre? Lidhur me këtë Ahmet Bushati dëshmon: "Studentët që u grupuan në atë organizatë si në kohën që drejtohej nga Bardhosh Dani ashtu dhe pas vrasjes së tij, ishin: Ismail Baruti, Gjon Mark Ndoj. Viktor Luka, Et'hem Bakalli, Nihat Bakalli, Mërgim Dani, Rrok Jubani, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Njazi Uruçi, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, të cilët u arrestuan të gjithë në periudha të ndryshme kohe dhe u dënuan me burg. Kurse pjestarët e asaj organizate që në atë kohë mundën të arratiseshin ishin: Zef Hila, Ali Llukaçi dhe Lec Vasia. Po kështu pjestarë të asaj organizate që u arrestuan më pas ishin dhe Ramadan Lumani dhe Rrik Prendushi, kurse Karlet Luka u internua familjarisht. Nga pjestarët e organizatës që mundën të shpëtonin pa u arrestuar në atë kohë ishin: Agustin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sukniqi dhe Hilmi Hoxha. Po kështu u përjashtuan nga shkolla antarët e asaj organizate si Terezina Baba. (një nga vajzat më të shquara të "Përpjekja Shqiptare") Emil Prenushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koci, Kolec Simoni, Rrik Kraja, Çiljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi (vajza e Llesh Marashit) Anica Maloku, Terezina Dajçi, Gjina Dajçi, Rexhina Kola e Marjeta Kiçi. Gjatë asaj kohe përveç veprimtarisë që kryenin këta pjestarë të organizatës "Përpjekja Shqiptare", në gjimnazin e shtetit kishte dhe disa konviktorë të cilët ishin të lidhur ngushtë me Partinë Komuniste dhe e kryenin me devocion punën e saj si P. F.,K.O., A.U. etj", kujton Ahmet Bushati antarët e organizatës antikomuniste të gjimnazit të Shkodrës. Grupet e tjera dhe profesorët Po si vazhdoi më tej lëvizja antikomuniste në gjimnazin e Shkodrës dhe a u krijuan grupe të tjera pas arrestimit të antarëve të grupimit "Përpjekja Shqiptare" ?Lidhur me këtë Ahmet Bushati dëshmon: "Edhe pas arrestimit të një pjese të madhe të atyre nxënësve që bënin pjesë në organizatën antikomuniste "Përpjekja Shqiptare", lëvizja antikomuniste në gjimnazin tonë nuk e pushoi aktivitetin e saj. Në atë kohë krahas asaj organizate në qytetin e Shkodrës vepronte dhe grupimi Social-demokrat që e udhëhiqte Mark Shllaku i cili më pas u arrestua dhe u dënua me vdekje. Po në atë grup në atë kohë bënte pjesë dhe Kolec Pikolini i cili ishte i lidhur me të arratisurit që ndodheshin në malet e Mirditës. Koleci u kap dhe pasi u dënua me vdekje, dënimi iu kthye në burg të përjetshëm. Më pas ai u arratis nga burgu dhe nga Shqipëria e përfundoi në SHBA. Po kështi si pjestar i grupimit social-demokrat ishte dhe Martin Shyti i cili ndonëse mundi që të arratiset nga hetuesia, nuk e fitoi dot lirinë sepse u vra nga kufitarët në zonën e Oblikës teksa ishte duke tentuar të arratisej jashtë vendit. Një nga pjestarët e tjerë të këtij grupimi ka qenë dhe Martin Camaj i cili pasi u arratis nga Shqipëria për në Jugosllavi, u vendos në Gjermani ku dhe fitoi famë të madhe si shkrimtar. Nga pjestarët e tjerë të këtij grupimi ka qenë dhe Isa Beqiri i cili u arrestua dhe vuajti në burg. Pas grupimit social-demokrat u krijua dhe një grup tjetër antikomunist i cili nuk u zbulua dot nga organet e Sigurimit të Shtetit dhe antarët e tij në atë kohë nuk u arrestuan. Në përbërjen e këtyre grupeve ishin Pjetër Filipi (Arbnori) Adnan Muka, Gjovalin Preka e Bep Jubani. Pas këtyre grupi i fundit që do të zbulohej ishte ai i vitit 1953 me Ali Spahisë dhe Llesh Topallin. Ky grup që përbëhej nga ish-gjimnazistë të Shkodrës, shënoi dhe fundin e grupeve anrikomuniste të gjimnazit të Shkodrëstë cilët luftuan për tetë vjet me rradhë pa e ndërprerë aktivitetin e tyre për të bërë të mundur rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Nga gjithë vepritarria tetëvjeçare e këtyre grupeve antikomuniste që dolën nga rradhët e gjimnazistëve shkodranë, u arrestuan dhe përfunduan burgjeve të regjimit komunist mbi gjashtëdhjetë nxënës dhe katër të tjerë si Bardhosh Dani, Brahim Dërguti, Mark Caca dhe Asim Rusi dhanë jetën. Po kështu gjatë gjithë veprmtarisë antikomuniste tetëvjeçare që kryen studentët e gjimnazit tonë, një ndihmë të madhe patëm edhe nga profesorët tanë të nderuar si Preng Kaçinari Qemal Draçini, Prof Fundo, Kol Alimhilli, Gaspër Jakova, Hydajet Ceka, Kolë, e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Menduh Agolli, Abdyl e Eqerem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani (Sekretar i shkollës) etj.", përfundon rrëfimin e tij mbi lëvizjen antikomuiniste të gjimnazit të Shkodrës, Ahmet Bushati, një nga ish-nxënësit e asaj shkolle të famëshme që siç thonë shkodranët" I ka lenë emën të mirë vetit" Po cila është e kaluara e Ahmet Bushatit dhe e familjes së tij fisnike tepër të njohur në qytetin e Shkodrës? Cili është aktiviteti i tij antikomunist dhe si i kaloi ia shtatë vitet e burgut nën tortura pa iu nënshtruar askujt? Lidhur me këto Ahmeti nuk pranon të rrëfejë për "Gazetën" duke u shprehur se për atë ka shkruar gjatë në librin e tij të botuar kohët e fundit të cilin e ka titulluar "Në gjurmët e një ditari". -- Gazeta Shqiptare, 30-01-2002 -- | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Lec Neli ka shkruar: O zotni ::bud:: sa prej tyne vazhdojn me ushtru profesionin e avokatit dhe sa prej tyne punojn ne gjykate te nalt ala, se ma merr meja se gjysa e ktyne xhelatave te kuq ala ushtrojn e fitojn prej profesionit tyne pamvarsisht krimeve kundrejt njerzimit e kombit Shqiptare Fatkeqsisht e vertete kjo qe thu .Lec | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Ç'mendojnë të përndjekurit e komunizmit për dëmshpërblimet | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Rose Dosti dhe projekti per ish te perndjekurit | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Prison Nation: Albania 1943 - 1990 | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Të përndjekurit, kufizohet numri i përfituesve PRANVERA KOLA 13/11/2008 Komisionet e verifikimit kthejnë mbrapsht dosjet për mungesa të dokumentacioneve Vetëm 30 % e të përndjekurve do të dëmshpërblehen, edhe këta nëse kalojnë verifikimin Procesi për verifikimin e dosjeve të të përndjekurve politikë që do të përfitojnë dëmshpërblimin financiar po ecën me ritme shumë të ngadalta. Një pjesë e konsiderueshme e dosjeve, pasi dorëzohen, kthehen mbrapsht për shkak të mungesës së dokumentacioneve verifikuese dhe konkretisht të vendimeve të gjykatës. Sekretari i Shoqatës për Integrimin e të Përndjekurve Besim Ndregjoni pohon se ky proces po zvarritet së tepërmi, madje në sitën e ministrisë janë certifikuar si përfitues shumë pak të përndjekur. Shifër kjo që mbetet vetëm me 100 rastet e evidentuara që në muajin gusht. Teksa vijon se në total nga numri i personave që gëzojnë statusin 70 për qind e tyre përjashtohen nga e drejta e përfitimit, duke qenë se nuk kanë me çfarë të verifikojnë statusin, pasi nuk disponojnë vendimet e gjyqit. Kështu, të drejtën e përfitimit do të mund ta gëzojnë vetëm një pjesë e vogël e të përndjekurve, por dhe këta nëse do të arrijnë të kalojnë sitën e verifikimit të Ministrisë së Drejtësisë. Lidhur me këtë situatë Ndregjoni ka pohuar se, në rast se do të vazhdojë me këto ritme situata deri në fund të muajit nëntor, ata do t’i drejtohen grevës, si një formë për të ndaluar burokracitë verifikuese të mëtejshme. Komisionet Aktualisht po vijon puna pranë komisioneve të verifikimit, ku çdo ditë e më shumë po depozitohen dosje nga të përndjekurit, të cilët kërkojnë verifikimin e statusit. Por në masë ata detyrohen t’i marrin sërish mbrapsht, pasi u mungojnë dokumente të shumta. “Numri i përfituesve është shumë i vogël, pasi sipas kritereve të nxjerra kanë të drejtë të përfitojnë vetëm ish-të burgosurit politikë për të cilët mund të gjenden vendimet e gjyqit. Ndërkohë janë shumë të tjerë të përndjekur që janë pushkatuar dhe pa gjyq apo në forma të tjera, që gëzojnë këtë status, por që nuk mund të përfitojnë, pasi komisionet po u kthejnë mbrapsht dosjet për shkak të burokracive”, - pohon Ndregjoni. Problematike është cilësuar zvarritja e plotësimit të formularëve të nxjerrë së fundi. Nëpërmjet tyre do të bëhet verifikimi dhe deklarimi nëse personat që kanë aplikuar kanë përfituar më parë në ndonjë formë të caktuar apo jo. Këto verifikime do të bëhen nga komisionet në çdo institucion, procedurë kjo që kërkon shumë kohë, zvarritje e burokraci të mëtejshme të procesit. Ndërsa afati i fundit i përcaktuar sipas ligjit për dorëzimin e dosjeve është muaji dhjetor. Procesi Të dhënat e nxjerra nga shoqatat tregojnë se gjithsej janë rreth 22 000 persona në të gjithë vendin që përfitojnë kompensimin financiar. Deri tani pohohet se janë dorëzuar më shumë se 12 mijë dosje pranë komisioneve të verifikimit. Përkundrejt kësaj, burimet zyrtare të drejtësisë kanë pohuar se deri në muajin gusht nga verifikimet e bëra janë certifikuar si të rregullta rreth 100 dosje, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer mbrapsht për mungesa në dokumentacion. Njëkohësisht është pohuar se, nëse deri në fund të muajit dhjetor Ministria e Drejtësisë arrin të depozitojë një listë të caktuar përfituesish, të cilët janë certifikuar, kompensimi financiar mund të nisë edhe më përpara afateve të përcaktuara në ligj. Kjo pasi në buxhetin e vitit të ardhshëm është përcaktuar dhe fondi përkatës që do të shkojë për këtë kategori, i cili llogaritet të jetë në vlerën 2 miliardë lekë, por që mund të pësojë rritje të mëtejshme. Përfituesit Përfaqësia e shoqatave pohon se ligji diskriminon kategoritë përfituese, pavarësisht mbajtjes së statusit ose jo nga individë të caktuar. Vetëm 30 për qind e të përndjekurve do të kenë mundësi të përfitojnë nga kompensimi, pasi jo të gjithë disponojnë dokumentet apo vendimet e gjyqit, që janë edhe dokumenti kryesor i verifikimit të statusit si të përndjekur Verifikimet Aktualisht vijon puna e komisioneve verifikuese, por me ritme shumë të ngadalta, pasi shumë pak prej dosjeve të depozituara janë certifikuar si të rregullta për përfitim. Pjesa më e madhe e aplikuesve të dëmshpërblimit janë kthyer mbrapsht, pasi në dosjet e tyre ka mungesa dokumentacioni. Deri në muajin gusht janë certifikuar vetëm 100 dosje përfituese. Fondet Është përcaktuar dhe buxheti për vitin e ardhshëm, që do të shkojë për zbatimin financiar të kompensimit të të përndjekurve. Konkretisht janë vënë në dispozicion të këtij procesi 2 miliardë lekë. Financat kanë pohuar se fondi mund të pësojë rritje të mëtejshme në rastet e paraqitjes së listës përfituese dhe faturës financiare që do të dërgohet nga Ministria e Drejtësisë. Tabela Mungesat sipas rretheve Kukës - mungesa në 15 shërbime Durrës - mungesa në 12 shërbime Lushnjë - mungesa në 11 shërbime Shkodër - mungesa në 16 shërbime Tropojë - mungesa në 10 shërbime Gjithashtu ka mungesa të shumta në Elbasan, Gjirokastrës, Korçë dhe Sarandë Mungesat sipas shërbimeve Shëndeti Publik Mjekë pediatër Specialist obsetgjenekologji Anestezi reanimacion Specialist për kardiologjinë Mjekë endokrinologë Mjekë familjeje Marre prej faqes Metropol Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Burgosja e firmëtarit të Pavarësisë dhe pasardhësve Sot është juriste në qendrën spitalore të Elbasanit, por deri para viteve ‘90 nuk ishte gjë tjetër veçse një njeri që kishte biografi të keqe, që iu deshën mbi katër vjet që të sorollatej për të gjetur një punë pasi mbaroi gjimnazin, Bardha Nergjoni Marte, 09 Dhjetor 2008 12:15:00 28 Nëntori 1912 ka qenë gjithnjë një datë historike për kombin shqiptar në mbarë trojet e veta. Është respektuar pavarësisht atyre që kanë qenë në drejtim të shtetit, që kanë ikur e ardhur. Por pati nga ata që, megjithëse respektuan datën, mohuan njerëzit që kontribuan për ta realizuar këtë datë, duke dënuar ata dhe duke u mohuar pasardhësve të tyre krenarinë Sot është juriste në qendrën spitalore të Elbasanit, por deri para viteve ‘90 nuk ishte gjë tjetër veçse një njeri që kishte biografi të keqe, që iu deshën mbi katër vjet që të sorollatej për të gjetur një punë pasi mbaroi gjimnazin, pasi shkollën e lartë nuk e vazhdonte dot për shkak se ishte mbesa e një armiku dhe ky armik ishte pikërisht një ndër firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së vitit 1912, Shefqet Daiu. Mbesa e tij, Ballkyzi, që mban dhe emrin e bashkëshortes së Shefqetit, rrëfen përdhosjen e emrit të gjyshit të saj, vdekjen e tij në burg, dënimin e të atit padrejtësisht e pastaj gjithçka që do të damkoste biografinë e tyre. Ballkyzi është mbesa e Shefqetit, i cili u burgos bashkë me të birin, që ishte në moshën 21-vjeçare (fakte që thotë se i ka mësuar nga gjyshja e saj). Ajo tregon se në gjyq pati shumë njerëz që mbrojtën gjyshin e saj dhe të atin, por sidomos këtë të fundit, i cili ishte shumë i ri. Shefqet Daiu u akuzua se ishte mik i ngushtë dhe se kishte bashkëpunuar me Shefqet Verlacin (kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian) dhe se kishte qenë një kolaboracionist. “Gjyshi im nuk e mohoi, - thotë Ballkyzi, - duke pranuar se kishte qenë gjithashtu mik me Lef Nosin e Grigor Nosin apo edhe shumë atdhetarë të tjerë të kohës. Dënimi ishte 30 vjet për Shefqet Daiun dhe 10 vjet për babanë tim, – rrëfen ajo.Më tej tregon se në moshën 68-vjeçare gjyshi vdiq në burg, ndërsa babai i saj u lejua që të dilte për ta varrosur dhe për t’i bërë nderimet e fundit. - Babai im bëri 9 vjet burg dhe më pas u lirua. Kur doli nga burgu, gjithçka ishte shtetëzuar. Më vonë vdiq edhe gjyshja, ndërsa 5 motrat u martuan disa në familje të persekutuara si ne, ndërsa të tjera në familje të njohura. Fillimisht, babai nisi punë në ullishtat e qytetit, ndërsa më pas kaloi si bojaxhi në ndërtim, vazhdon më tej Ballkyzi. - Në këtë kohë u martua me një vajzë që vinte nga fisi Starova i Pogradecit, babanë e së cilës e kishin pushkatuar. Ajo ishte nëna ime. Babai kishte mbaruar shkollën pedagogjike, ndërsa nëna liceun e Korçës, por puna e vetme që mund të bënin, ishte puna në ndërtim, si bojaxhinj. Gjithë jetën u morën me këtë punë, ndërsa shikoheshim si reaksionarë”. Ferit Daiut i lindën dy fëmijë, një djalë e një vajzë, të cilëve u vuri emrat e prindërve të vet, Shefqet dhe Ballkyz. “Gjithë jetën ne fëmijët e tij jemi parë si reaksionarë, - thotë Ballkyzi, - edhe pse nuk e dinim ç’do të thoshte një fjalë e tillë. Unë nuk u pranova as në organizatën e pionierit dhe pasi mbarova gjimnazin nuk gjeta dot asnjë punë, ndërsa për të vazhduar shkollën as që bëhej fjalë, pasi ishim fëmijë me biografi të keqe, megjithëse të dy, si vëllai dhe unë, shkëlqenim në mësime”. Ballkyzi e kujton me dhimbje kohën e kaluar. U desh që ajo të kalonte shumë vite duke u sorollatur pas përfundimit të gjimnazit që më në fund të gjente një punë në një pulari. Ajo tregon se punën arriti ta gjente vetëm pas 4-5 vitesh. Pas trazirave që çuan në ndërrimin e sistemit ajo fitoi të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë, duke zgjedhur degën e juridikut. Po atje u njoh edhe me bashkëshortin e saj të ardhshëm, me të cilin u martua në moshën 32-vjeçare. Sot, Ballkyzi punon si juriste në qendrën spitalore të Elbasanit, krenare që është mbesa e Shefqet Daiut, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë për krijimin e shtetit të parë shqiptar më 1912, duke folur për gjyshin e saj pa frikën e madhe të biografisë së keqe dhe përgjimit. Heshtja e pasardhësve, frikë për jetën e tyre Mes shumë vështirësive nipërit e Shefqet Daiut kanë mundur të shpëtojnë disa foto që tregojnë sesi beu nuk ishte thjesht një njeri i pasur, por me kulturë të gjerë, i shkolluar, me personalitet dhe me një kontribut të theksuar atdhetar. Jeta e tyre nuk ka qenë e lehtë, pasi si shumë familje të tjera do të burgoseshin, persekutoheshin, do të përfundonin në punë të rënda krahu. Ballkyzi dhe Shefqeti, dy nipërit që u rritën në komunizëm, tregojnë se punët e nënës dhe të babait kanë qenë nga më të vështirat. Vajza e Shefqet Daiut përfundoi bojaxhie dhe po kështu punë të vështira kaluan edhe pasardhësit e tjerë. Ata duhet të harronin se vinin nga një familje që kishte dhënë një kontribut të theksuar për çështjen kombëtare, për pavarësinë dhe për arsimin. Frika e persekutimit dhe e burgosjes bëri që ata të heshtnin deri me ardhjen e demokracisë, kur emri i Shefqet Daiut u rikthye në vëmendje si një ndër firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë dhe sekretar i dytë i Ismail Qemalit në qeverinë e Vlorës. Së fundi, me nismën e prefektit të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, me rastin e festës së Pavarësisë, nipërit e tij morën edhe një kopje të deklaratës të kombinuar me emrin e atdhetarit. Për vite me radhë mbi emrin e tij kishte rënë heshtja dhe anashkalohej në të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin për pavarësinë. Jeta dhe vdekja e hidhur e firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë Shefqet Daiu, një ndër firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, pati fundin tragjik të një të dënuari që vdiq në burg. Përndjekja ndoqi edhe fëmijët e tij, të cilët përfunduan si punëtorë krahu. Jeta e vështirë gjatë komunizmit bëri që kjo familje të fshihte thellë kujtimin e njeriut që u rendit ndër patriotët elbasanas me kontribut në çështjen kombëtare. Daiu u lind në Elbasan në vitin 1882 dhe mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit, ndërsa studimet e mesme në Stamboll. Studimet e larta i mbaroi në degën e shkencave Politiko-Juridike. Në vitet 1900-1905 lidhet me rrethet patriotike të kohës dhe përfshihet në Lëvizjen Kombëtare. Pas përfundimit të studimeve të larta në Stamboll emërohet si prefekt e nënprefekt në Skrapar, Pogradec e Starovë. Gjatë kësaj periudhe kishte korrespondencë e bashkëpunim me Mihal Gramenon, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashë Elbasanin, Lef Nosin, Thanas Floqin dhe Xhelal Koprenckën. Në gazetën “Liria” të Selanikut në vitin 1908 shkruhet ndër të tjera se “në Elbasan, nën drejtimin e patriotit Aqif Pashë Elbasani, u bë një mbledhje që të mësojnë djem e vajza në gjuhë të vetë e në kësi farë soje të ndrisë e të lulëzojë gjuha tonë… ndihmat nisën me i dhanë Aqif Pasha, Shefqet Beu e Dervish Beu…” Ndihma e Shefqet Daiut për hapjen e Shkollës Normale do të vazhdonte në fushën e arsimit, ku punoi si mësues në Dibër. Kontributi i tij nuk ishte vetëm për gjuhën, por edhe për çështjen kombëtare. Atje bashkëpunoi me Vehbi Dibrën e shumë atdhetarë të tjerë. Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet përfaqësues i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku edhe shënoi firmën e tij në deklaratën e Pavarësisë. Ishte sekretar i dytë në Shpalljen e Pavarësisë dhe fillimisht u rendit si ndihmës i ministrit të Arsimit, Luigj Gurakuqi, ndërsa me forcimin e administratës shtetërore qeveria e Vlorës e ngarkoi në shtator të vitit 1913 me detyrën e nënprefektit të Fierit. Për disa vite pas pavarësisë shërbeu për përhapjen e arsimit kombëtar në Elbasan. Në vitin 1919 botoi veprën “Abetare e re për shkollat fillore t’ulta djemsh e vajzash”. Studiuesi elbasanas Kujtim Bevapi, shkruan se nga konsultimet dhe kërkimet e bëra në periodikët e kohës, të dhënat dëshmojnë se autori i vërtetë i saj është elbasanasi Shefqet Daiu. Teksti meriton vëmendje përsa i takon metodës didaktike të përdorur në të. Që në titull autori tërheq vëmendjen dhe të jep të kuptosh se kemi të bëjmë me diçka të re. Në vitin 1920-1923 Shefqet Daiu ishte deputet në parlamentin shqiptar duke bashkëpunuar me Shefqet Verlacin. Shumë artikuj e studime mbajnë emrin e tij në revistën “Kopshti Letrar”. Më vitin 1938 përkthen “Ç’është Kurani”. U vendos në krah të atyre që mbrojtën qëndrimin e Shkollës Normale në Elbasan më vitin 1938. Vdiq në vitin 1946, pasi ishte burgosur nga regjimi komunis Shekulli Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Letra/Takim në folenë e kriminelëve 13-01-2009 / Nga Bedri Blloshmi I ftuar në një konferencë të organizuar nga Universiteti Europian e Tiranës, Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës si dhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me temë: "Shqipëria pa torturë", vendosa të marr pjesë, pasi më intrigoi një nga temat që do të mbahej nga Avokati i Popullit "Veprimtaria e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të të persekutuarve politikë nga regjimi komunist". Kur arrita në hollin e këtij universiteti konferenca sapo kishte filluar. Nxitova dhe hyra në sallën ku pa zhvillohej dhe u ula ne një karrike në fund të sallës për të ndjekur punimet e kësaj konference. Dikush më njohu dhe më ftoi të ulesha në krye tryezës dhe pasi më prezantuan para auditorit duke thënë se "është kënaqësi që na nderon me pjesëmarrjen e tij Z. Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të pushkatuar nga regjimi komunist Vilson Blloshmi”. Në sallë pati një lëvizje si gumëzhitje, sidomos nga ana ku ishin ulur përfaqësuesit e Avokatit të Popullit. Një person i ulur andej nga fundi i sallës, i kollarisur dhe me flokë të krehura komunistçe u ngrit dhe vjedhurazi doli nga salla. M’u duk se atë person kishte vite që e kisha njohur dhe fillova të mendohem se ku mund ta kisha takuar. Por, papritmas dikush që ishte ulur pranë meje më thotë me zë të ulët, ai për të cilin po mendohesh ishte Petrit Azemaj, hetuesi juaj. Përpara syve m’u shfaqën rrufeshëm të gjitha torturat që ai dhe shefat e tij kishin bërë mbi mua dhe vëllain tim. Në këtë konferencë nuk shkova për të takuar Petrit Azemajn, por shefin e tij, Avokatin e Popullit Ermir Dobjani, sepse Petrit Azemaj shërbëtor i bindur i xhelatëve të diktaturës ka qenë dhe do të mbetet gjithë jetën. Pasi mora fjalën, duke shprehur mendimet e mia për temat që u diskutuan, para studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, denoncova Avokatin e Popullit Ermir Dobjani, se institucionin që drejton, e ka kthyer në një fole kriminelësh dhe persekutorësh që kanë lyer duart me gjakun e viktimave të pafajshme, të arrestuar, hetuar, torturuar, dënuar dhe ekzekutuar për motive politike. Për këtë arsye ky "Avokat Populli" nuk ka të drejtë morale dhe njerëzore për të trajtuar të drejtat e viktimave të regjimit më të egër komunist të Europës, të cilit i ka shërbyer me devotshmëri gjithë jetën dhe vazhdon t'i shërbejë edhe sot e kësaj dite. Pa përfunduar fjalën time dikush përballë meje më ndërpreu dhunshëm duke më akuzuar se unë, sipas tij, duke denoncuar xhelatët e diktaturës po bëja luftë klasash. Ishte në një moshë të re dhe u prezantua si përfaqësues i Avokatit të Popullit. Pra shkurt ai mbrojti me fanatizëm shefat e tij, posaçërisht xhelatin e diktaturës komuniste Petrit Azemajn. Natyrshëm më lindën disa pyetje. Kush punon në atë Institucion? Kush i ka përzgjedhur? A kanë lidhje me diktaturën? A ka xhelatë të tjerë në këtë institucion? Unë kam vite që shkruaj dhe denoncoj publikisht jo vetëm xhelatët që kanë arrestuar, hetuar, gjykuar, torturuar, dënuar dhe ekzekutuar në mënyrën më barbare mua dhe familjarët e mi por edhe të gjithë hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që kanë masakruar barbarisht bashkëvuajtesit e mi. Ky është qëllimi im i jetës. Pas disa hulumtimesh mësova se ai, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, që mbrojti me fanatizëm shefat e tij ishte pjellë e komunizmit dhe quhej Ervin Karamuça dhe që nga krijimi i Institucionit te Avokatit të Popullit, sapo ka përfunduar studimet është rekrutuar aty, sepse është i biri i një ish-prokurori te diktaturës komuniste dhe dhëndërr i Fehmi Abdiut, gjyqtarit që në vitin 1988 dënoi dhe ekzekutoi me varje poetin dhe bashkëvuajtësin tim Havzi Nela. Në këtë shkrim e ndjej si detyrë qytatare që të ndalem më tej tek ky Petrit Azemaj që më vrau sytë në konferencën e fundit. Ky Petrit Azemaj, që u largua si mi kanalesh nga konferenca "Për një Shqipëri pa Torturë", në vitin 1976 ka filluar punë si hetues në Degën e Brendshme në Librazhd. Shef i tij në atë kohe ishte një ish-oficer i Shkollës së Bashkuar i përjashtuar për vjedhje nga shkolla, por meqenëse ishte familje komunistësh dhe kishte prirje për xhelat, e bënë komunist dhe shef hetuesie në Librazhd, quhej Selim Caka. Petrit Azemaj dhe Sulo Ymeri, nën urdhrat e ish-Kryetarit të Degës Merdar Hasajt, Sekretarit të Partisë të Degës së Brendshme Hekuran Rrezha si dhe nën drejtimin e shfit të hetuesisë Selim Caka, në një kohë rekord, në bodrumet e nëndheshme të degës sajuan një zyrë hetusie përballë birucave, për Gencin, Vilsonin dhe për mua. Në atë zyrë të nëndheshme ku kishte një tavolinë dhe karrike të betonuara, këta kriminelë të regjur na kanë torturuar barbarisht per netë të tëra. Nga kjo zyrë, dera e të cilës ishte e veshur me sfungjer e beze nga brenda, sado që të thërrisje dhe të ulërije nga torturat qe bënin mbi ne Selim Caka, Petrit Azemaj etj, asgjë nuk dëgjohej në koridor. Këtë qeli zyre, Petrit Azemaj e njeh shumë mirë pasi aty, ai bashkë me Selim Cakën, Pjetër Ndrecën etj, kanë ushtruar dhunë dhe tortura çnjerzore ndaj disa bashkevujtësve të mi. Lind natyrshem pyetja: A ka të drejtë morale dhe ligjore Petrit Azemaj te flasë dhe të mbajë leksione para studentëve të drejtësisë të Universitetit Europian të Tiranës kundër torturës dhe trajtimeve çnjerzore? Studentët le ta gjykojnë. Pa hyrë në detaje të mëtejshme, i drejtohem Presidentit të Republikës Z. Bamir Topi si dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Zj. Jozefina Topalli qe të marrin masa të menjëhershme për të larguar këta persekutor gjakatar nga ky institucion dhe pastaj institucioni i Avokatit të Popullit të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshi edhe viktimat e regjimit komunist të cilët kanë shumë nevojë. Si mund t'i drejtohemi unë dhe bashkëvuajtesit e mi këtij institucioni kur sapo afrohemi për të paraqitur ankesat dhe pretendimet tona për të kërkuar rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura përballemi me Petrit Azemajn. Në një fletë-palosje të shpërndarë nga Avokati i Popullit në kopertinen e parë shfaqet si dikur fytyra e tmerrshme e Petritit të partisë, sadistit dhe persekutorit të bindur. Më e bukura e kësaj flete–palosje është fjalia e fundit me të cilën ai u drejtohet shqiptarëve: "duke uruar që ju të mos keni nevojë për ndërhyrjen tonë". Edhe unë i lutem Zotit që shqiptarët të mos kenë nevojë për të kërkuar ndihmë në këtë fole persekutoresh të regjimit me gjakatar që ka njohur Europa në shekullin e 20. Ne, një grup të persekutuarish politikë të regjimit komunist po krijojmë një grup nismëtar dhe së shpejti do të organizojmë prtesta demokratike përpara këtij institucioni dhe do të kërkojmë largimin e persekutorëve tanë nga të gjitha institucionet Kushtetuese duke filluar nga Institucioni i Avokati i Popullit ... Marre prej gazets 55 Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ::bud:: ka shkruar: Prison Nation: Albania 1943 - 1990 <object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/MQSQDvBtBng&hl=en&fs=1"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/MQSQDvBtBng&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object> SHume tregjike ka ken per te gjithe shkodrant eshqiptaret dhe ato q ejetonin gjoja lirshem ne qytete! habitem se si me gjithe ket krim anti njerezor ne kohen ekomunizmit te filmohej dhe dokumentohej keto filmime??a thu valle edhe ate kohe denoncohej kjo tragjedi njerezore?duke ruajtur keto filmime?po nga vet PPSH-ja? | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Mbi luftën kundër paragjykimeve fetare dhe propagandën ateiste-shkencore Elsa Demo | 09/02/2009 Botohet për herë të parë Arkivi Qendror Shtetëror Problemi që është paraqitur për shqyrtim, siç del edhe nga raportet e komiteteve të partisë të Korçës, të Shkodrës dhe Ministrisë së Arsim-Kulturës nga sa konstatuan në vend dy ekipet që u dërguan në këto dy rrethe nga Komiteti Qendror, nga studimi i marrëdhënieve të kulteve me shtetin, nga të dhënat e organeve të punëve të brendshme është një problemi i rëndësishëm, që me të drejtë duhet të tërheqë vëmendjen e partisë. Në të dy rrethet si në Korçë ashtu edhe në Shkodër, nga ana e partisë tregohet kujdes për këtë problem, punohet dhe ka rezultate. Të tre raportet e paraqitur tregojnë, në vija të përgjithshme, gjendjen reale me të mirat dhe të këqiat e saj. Në anët e mira, përveç sa thuhet në raportet, mund të përmirësohet edhe se organizatat bazë dhe komitetet e partisë nuk bëjnë lëshime në këtë çështje dhe luftojnë me vendosmëri kundër përpjekjeve të bëra kohët e fundit nga klerikët për tu riaktivizuar e për të rifituar ndonjë pozitë të humbur. Me gjithë këtë kohët e fundit vihet re se jo gjithnjë komitetet e partisë dhe organizatat bazë merren seriozisht me luftën kundër influencës së fesë. Ndërsa për të luftuar kundër disa zakoneve prapanike që dëmtojnë ekonominë, shëndetin e popullit dhe pozitën e gruas në shoqëri është bërë një punë më e mirë, në drejtimin e influencës së fesë bëhet më pak. Në takimet që u bënë me punonjës të aparateve të partisë, të organizatave të masave, sekretarë të organizatave bazë, arsimtarë dhe punonjës të thjeshtë dalin edhe këto çështje: 1.-Puna e partisë nuk është e vazhdueshme, ajo bëhet në raste të caktuara psh kur merret në shqyrtim nga byroja e rrethit, përpara ndonjë feste ose kur papritur del ndonjë çështje, siç mund të jetë rasti kur gabon ndonjë shok apo kur ndonjë klerik kryen ndonjë akt të shëmtuar. Në qoftë se lufta kundër paragjykimeve fetare dhe propaganda ateiste-shkencore nuk bëhet nga të gjithë, me të gjitha mjetet dhe format, kudo dhe kurdoherë rezultatet do të jenë të avashme. Sidomos lufta kundër paragjykimeve fetare, besimeve të kota, zakoneve jo të mira, riteve fetare, mbajtjes së ikonave etj. duhet të bëhet nga çdo komunist, aktivist i organizatave të masave, arsimtarë etj. dhe çdo ditë sa të ndeshemi me këto gjëra në kontaktet e marrëdhëniet me njerëzit. Kjo luftë duhet bërë kryesisht për ato paragjykime e zakone që dëmtojnë ekonominë, shëndetin e njerëzve dhe ulin personalitetin e gruas, por edhe për çështje të tjera që pengojnë edukimin e njeriut të ri me botëkuptim të ri, e norma të reja morale në përputhje me kushtet e sotme të marrëdhënieve socialiste në prodhim. 2.-Kryhet një farë përpjekje e klerikëvë për tu riaktivizuar, për të rifituar ndonjë pozitë të humbur dhe për t'iu adoptuar kushteve. Kjo sigurisht ka lidhje me gjendjen politike të jashtme sepse duke parë lëshimet që bëjnë revizionistët edhe në çështjet e fesë, klerikët mendojnë të fitojnë ndonjë gjë dhe tek neve. Kjo ka lidhje edhe me përpjekjet që bëjnë ata për të shtuar burimet e të ardhurave për veten e tyre duke zgjeruar aktivitetin fetar. Përpjekja e tyre për të rifituar ndonjë pozitë të humbur shprehet në shtimin e kërkesave ndaj komiteteve ekzekutive të K.P. të rretheve dhe ndaj Kryeministrisë, degës së kulteve psh. për t'iu dhënë e drejta priftit që të hyjë në spitalet e shtetit etj. ose duke i rënë kambaneve jashtë çdo rregulli të caktuar. Kurse tendenca për t'iu përshtatur kushteve konkrete tani duket më qartë. Përpara psh pagëzimi bëhej në një ditë të caktuar, tani mund të bëhet kurdo, përpara mesha bëhej në mëngjez, tani mund të bëhet edhe pas dreke, pasi të kenë dalë njerëzit nga puna etj. 3.-Shkolla bën një punë të pamjaftueshme dhe të mjerueshme lidhur me këtë çështje. Arsimtarët, inspektorët, shefat e sektorëve dhe vetë ministria në përgjithësi mjaftohen me atë që thuhet se vetë programet e shkollës sonë janë ateiste dhe se edukimi në botëkuptimin ateist-shkencor bëhet nëpërmjet procesit mësimor. Megjithëse edhe kjo punë bëhet mjaft dobët mendojmë se të kufizohesh në programet dhe në procesin mësimor është e pamjaftueshme. Me nxënësin e shkollës fillore e shtatëvjeçare nuk është puna vetëm për të luftuar botëkuptimet fetare dhe për të rrënjosur tek ata botëkuptime ateiste-shkencore, por kryesisht për të luftuar kundër disa traditave e zakoneve fetare të cilat nxënësit i marrin në shtëpitë e tyre dhe u bëhen si shprehi, siç mund të jenë nderimi për kishat, xhamitë, e klerikët, vajtje në kishë, në xhami, ose krezmimi, agjerimi etj. Siç mund të jenë edhe marrja pjesë në korrin e kishës. Shkolla jonë duhet të luftojë përditë kundër këtyre gjërave, por kjo nuk bëhet, si duhet, sepse ky problem nuk është ngritur kështu përpara arsimtarëve dhe sepse disa arsimtarë nuk iu futen këtyre gjërave. Shkolla ka për detyrë që me punën e saj të bëjë që fëmijët tanë të rriten ateistë. Prandaj, me anë të vetë procesit mësimor me anë të punës së përditshme edukative të mësuesve dhe me anën e punës të organizatave të rinisë, duhet të bëjnë që brezi i ri të çlirohet nga paragjykimet fetare. Kjo është plotësisht e mundshme në qoftë se do të punohet mirë. Fshatarin, gratë dhe pleqtë, është e vështirë t'i bindësh se "nuk ka zot" apo si "bie shiu" etj. Kurse me nxënësit kjo duhet arritur medoemos. Shtëpia e kulturës, klubet e Bashkimeve Profesionale dhe shtëpitë e vatrat e kulturës në fshat, problemin e propagandës ateiste-shkencore nuk e kanë pasur parasysh si një problem politik dhe ideologjik të vazhdueshëm. Aktiviteti i tyre është mbështetur më tepër mbi leksionet ose repertorin artistik të dërguar nga Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë, të cilën e kanë përdorur herë pas here pa e lidhur me gjendjen dhe influencat fetare e prapanike që janë më të theksuara në rrethin e tyre. Ministria e Arësim-Kulturës dhe Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë, mund të kishin bërë një punë më të mirë për përhapjen e eksperiencës ose institucioneve kulturale në drejtim të propagandës ateiste-shkencore, ashtu siç kanë filluar këtë kohë. Nuk janë botuar albume, skica, pllakate, karikatura dhe materiale të tjera të ilustruara nga Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë, ashtu siç porosit vendimi i Sekretariatit. 4.-Nuk bëhet një koordinim i mirë i punës politike të partisë me punën e organeve shtetërore dmth me veprimin e ligjeve nga ana e Komiteteve ekzekutive të K. P. të rretheve si dhe me punën e organeve të sigurimit që ndjekin veprimtarinë armiqësore të disa klerikëve. Kështu ndodh që kur partia demaskon ndonjë veprim të priftit a të kishës kjo nuk shoqërohet me masa shtetërore në bazë të ligjeve në fuqi, Psh vdiq një fëmijë pse hoxha i shkroi nuska dhe pengoi që atë ta çonin te mjeku. Ose ndodh që ndonjë prift për veprimtarinë e tij armiqësore goditet nga organet tona të sigurimit, por nuk është punuar më përpara për demaskimin e tij në mënyrë që goditja të mos bëjë përshtypje në besimtarët. Ose ndodh që kur kleri katolik, ai mysliman apo ai ortodoks kërkon, qoftë në Komitetin ekzekutiv të P.K.të rrethit qoftë edhe në Kryeministri për të ndrequr një kishë apo një xhami përpara se t'u refuzohet organet shtetërore nuk e ngrejnë këtë problem përpara komitetit të partisë, që ky i fundit, me anë të punës së tij, të ndalojë mbledhjen e parave në popull për ndreqjen e faltores, të marrë dhe masa të reja, duke punuar me njerëzit që faltorja të mos ndreqet. Mendojmë se kjo është e domosdoshme. Si përfundim mendimi ynë i përgjithshëm është se pa krijuar asnjë problem të ri në lidhje me fenë dhe klerikët, të forcohet puna e partisë për të luftuar paragjykimet fetare, për të shtuar e përmirësuar propagandën ateiste-shkencore për të mos bërë asnjë lëshim po përkundrazi të fitohen edhe pozita të reja duke i ngushtuar gradualisht dhe hap pas hapi aktivitetet fetare mendojmë se duhet synuar drejt këtij objektivi: që shërbimet fetare të bëhen vetëm brenda faltoreve. Këtu nuk është fjala që besimtari të falet vetëm në xhami në kishë, por që ceremonitë fetare ku merr pjesë prifti ose hoxha të bëhen vetëm në faltore. Psh procesionet fetare kur del prifti ose hoxha për të shoqëruar të vdekurin në vorrezet, kur shkon shtëpi më shtëpi për ujin e bekuar, për t'iu lutur Zotit që të bjerë shi etj. Sigurisht këtu duhet ecur me takt, por mund të bëhet diçka. DREJTORESHË E DREJTORISË ARËSIM-KULTURËS P. NEXHMIJE HOXHA TEFIK ÇAUSHI d.v SEKRETARI K.Q TË P.P.SH RAMIZ ALIA d.v DREJTORI I DREJTORISË AGIT-PROPIT FADIL PAÇRAMI d.v 17.XII. 1963 Marre prej Gazets shekulli Online [ Edited Mon Feb 09 2009, 04:04pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Refleksion dhe për ata që sabotuan dekomunistizimin Shqipëria mbetet vendi model në gjithë vendet e Lindjes komuniste që ka dështuar në projektet e saj politike për të rehabilituar dhe integruar në shoqëri një shtresë të gjerë të qytetarëve të saj që janë përndjekur, persekutuar dhe privuar nga shanset e barabarta gjatë regjimit komunist. Reformat gjysmake dhe politike, të ndërmarra në ndihmë të tyre, kanë devijuar gjithmonë thelbin për të cilin janë ndërmarrë, dhe në disa raste kanë dështuar ose degraduar.Nga Mero Baze Problemi madhor që kanë të persekutuarit politikë është starti i pabarabartë i tyre në vitin 1991 me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Fëmijët e tyre ishin të pashkolluar, ekonomia e tyre ishte e tejrrënuar dhe pozita e tyre shoqërore shumë e ulët. Qeveria e kryeministrit Aleksandër Meksi ndërmori një sërë masash lehtësuese për ta, ku përfshihej arsimimi pa konkurs i fëmijëve të tyre, kompensimi me letra me vlerë i viteve të burgut, si dhe disa përpjekje modeste për të zgjidhur çështjen e strehimit dhe integrimit të tyre. Por, duke pasur një politikë parimore dhe ligjore ndaj tyre, masat mbetën në nivel politik dhe humbën kuptimin e tyre pas vitit 1997. Me rikthimin në pushtet të Partisë Socialiste, efekti i atyre masave lehtësuese u ndërpre. Në një shenjë karshillëku të paprecedent, qeveria e asaj kohe kompensoi financiarisht dhe amnistoi gjithë ish-anëtarët e Byrosë Politike, të dënuar po ashtu me gjyqe qesharake për shpenzime financiare gjatë viteve ‘90. Ish-byroistët morën paratë për dy apo tri vite burg në demokraci, ndërsa ish-të persekutuarit ende nuk kanë marrë sot shpërblimin që iu takon, jo vetëm për humbjen e dhunshme të lirisë së tyre, por dhe për kontributet e papaguara gjatë regjimit komunist. Përpjekja zyrtare për t’i përdorur politikisht përfaqësuesit jozyrtarë të të përndjekurve, u kthye po ashtu në një garë. Grevat dhe protestat e të persekutuarve sabotoheshin rregullisht prej politikës dhe gjithmonë ekzistonin dy ose më shumë rryma që përfaqësonin krahët politikë në këto shoqata. Kjo e uli ndjeshëm autoritetin e tyre dhe dëmtoi kauzën e ish-të persekutuarve. Por, me rikthimin në pushtet të Partisë Demokratike, situata nuk ndryshoi shumë. Një ligj për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve u kthye në një kalvar të ri për ta, ndërkohë që shumica e të persekutuarve nuk janë më gjallë. Kërkimi i dokumentacionit për burgjet e tyre, stërmundimi burokratik dhe poshtërues për plotësimin e dokumentacionit, dhe në fund hedhja e lotarisë për ata që do të marrin lekët të parët, është i gjithi një proces i dyshimtë dhe shumë fyes për ish-të përndjekurit. Nga ana tjetër, ky është i vetmi ligj i historisë sonë që hyn në fuqi jo pas 15 ditësh, por pas 15 muajsh, çka do të thotë që qeveria Berisha e ka llogaritur të fillojë zbatimin në fund të mandatit të tij për ta përdorur politikisht dhe për ta lënë pa zbatuar, nëse humbet zgjedhjet. Kjo natyrisht ka rritur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe i ka bërë ata skeptikë ndaj premtimeve të zotit Berisha. Fatura e tyre financiare është afërsisht 200 milionë euro, pak më pak se sa akuzohet për shpërdorim fondesh ministri Lulzim Basha vetëm për njërin nga segmentet e rrugës Milot-Kukës. Duke e kuptuar këtë problem, dhe duke qenë në vitin e fundit elektoral, qeveria e zotit Berisha filloi të marrë disa masa propagandistike për të mbajtur të lidhur pozicionin e saj me këtë shtresë shoqërore. Në këtë fushatë u përdor dhe ligji për lustracionin, një ligj i paplotë, i cili fal ish-klasën komuniste në pushtet, dhe përqendrohet te gjyqtarë, ndihmësgjyqtarë dhe prokurorë të asaj kohe, për ta bërë sa më emocionale mbështetjen e të persekutuarve për nismën e qeverisë. I interesuar dukshëm që ligji të bllokohej dhe të vazhdonte debati mbi ligjin, zoti Berisha ka përfshirë në të nene të panevojshme që nuk ndihmojnë ish-të përndjekurit, por ndihmojnë persekutuesit e tyre për të bllokuar ligjin si antikushtetues. Kështu, është krejt e pakuptimtë që nga një anë zoti Berisha të bëjë lobing një vit më parë për të emëruar në krye të Gjykatës Vladimir Kriston, me votat dhe këmbënguljen e tij personale, nga ana tjetër të fusë në ligj një nen që ndalon Vladimir Kriston të shqyrtojë këtë ligj. Kjo mënyrë, gjoja diletante, në të vërtetë synon vetëm zhurmën për ligjin. Gjëja tjetër e pakuptimtë e këtij ligji janë tolerimet. Ligji është dukshëm i kritikuar nga organizatat ndërkombëtare, kurse procedura e miratimit të tij është kritikuar dukshëm nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në këto kushte, Berisha nuk kishte pse hiqte sekretarët e partive apo ministrat e kohës së Enver Hoxhës nga ligji. Nëse ai duhet të bëjë kompromis me Perëndimin, le ta bëjë për gjithçka ose për asgjë. Kjo do të thotë që tolerimet për ato poste kryesore të komunizmit Berisha i ka bërë për interes të vet, pasi ato nuk i kanë zbutur kritikat e Perëndimit, por kanë zbutur problemet e miqve të Berishës dhe vetë atij. Pavarësisht këtyre fakteve dhe talljes së kësaj qeverie me të persekutuarit e regjimit komunist, fiksimi i një date për memorien kundër komunizmit dhe ngritja e një instituti që do të merret me dokumentimin e krimeve kundër komunizmit do të ishin hapa seriozë që do të krijonin një arshivë të kësaj periudhe të errët të Shqipërisë, dhe do t’u shërbente së paku brezave të ardhshëm për të kuptuar ç’ka ndodhur dhe çfarë s’duhet të përsëritet më në këtë vend. Data 20 shkurt nuk duhet të mbetet si datë përkujtimi, por si datë refleksioni për historinë tonë të hidhur të komunizmit. Por që kjo datë të ketë vlerë, duhet doemos që Instituti për dokumentimin e krimeve të komunizmit të administrojë në mënyrë urgjente gjithë dosjet e gjyqeve politike, gjithë arshivat e vrasjeve në kufi, gjithë përpjekjet e disidenteve shqiptarë për çlirimin nga komunizmi dhe gjithë statistikat e njerëzve që kanë bashkëpunuar me regjimin. Vetëm një database e tillë profesionale dhe e dixhitalizuar do të na e bënte më të lehtë në të ardhmen të mos etiketonim njëri-tjetrin, por të bënim një ‘search’ të thjeshtë dhe të tregonim se ç’ka ndodhur. Unë e di që zoti Berisha sot nuk do të flasë për ata që kanë vuajtur dhe persekutuar, por për përpjekjet e tij për të bërë një ligj në favor të tyre, por që komunistët nuk po e lënë. Sabotatori i parë i atij ligji është vetë zoti Berisha. Ai është vonuesi i atij ligji, shkatërruesi i parimeve të atij ligji dhe në fund keqpërdoruesi i pezullimit të këtij ligji. Një ligj i pezulluar kundër krimeve të komunizmit është vërtet një dhimbje për ata që kanë vuajtur, por një ligj i paplotë dhe hileqar si ky i zotit Berisha është një shans për të mos u keqpërdorur e drejta për të bërë një ligj të plotë kundër krimeve të komunizmit dhe një infrastrukturë shtetërore dhe kombëtare që të prodhojë një vizion për të ardhmen e një shoqërie të dekomunistizuar. 20 shkurti është dita kur duhet të reflektojmë dhe për djegien e shanseve për dekomunistizimin e vendit, nga ata që përfituan nga vuajtjet dhe hipoteka antikomuniste e një pjese të shoqërisë shqiptare. Marre prej Gazets Tema Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ::bud:: ka shkruar: Mbas sa e sa vitesh pas "çlirimit" te djallit Komunist pse nuk doli askush te paguaj për krimet ç'njerëzore te te vrarëve pa asnjë te drejte bile edhe pa gjyq, për ato njerëz qe u kalben neper burgje, për ato familje qe u internuan me pune te renda duke "ndyre" biografinë e gjithë familjes" Kush do te paguaj dhe japë drejtësi, dhe kur do te shpërblehen familjet e te përndjekurve qe ky "djall" ja mori nga gjiri??? A mendoni ju qe shpërblimi "simbolik" me lek "paguan" jetën e marre? ..apo shteti ne fuqi duhet te vazhdoje "sportin" e sharjeve dhe përparjeve mes tyre dhe populli duhet te vazhdoje tu mbaje tifozllëk. :-?? (çdo gjë rreth te përndjekurve Politike) Une skam te baj me ket krim ne familje time , dhe as nuk e kena pagu shyqyr zotit,sepse skena pas problem me regjimin e kalum, por them se sot ju qe kerkoni, keto damshperblime apo drejtesi ndaj veprimeve makabre nji an, themse asht faji i juj qe keni lan e preferu me ju drejtu vet isht diktatura ....ju kujtoni se keni fitu dicka por them se jan njato qe ju kan marr shpirtin tan jeten sot po ju japin shprese..........dhe kjo ahst ekeqja edisave se edhe at here skan ken te lidhun mes njeni tjetrit e per njat pagunen shtrejt kerbaqin e enver hoxhes... | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ::bud:: ka shkruar: Ne mars 1993 gazeta "Ringjallja", organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten "Ringjallja" mund t'i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori: 1. Funksionare te larte te Ministrise se Puneve te Brendshme si: Koçi Xoxe, Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu, Feqor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Vaskë Koleci, Mihallaq Ziçishti etj. 2. Prokurore dhe gjykates, qe kane gjykuar per motive politike si: Bedri Spahiu, Aranit Çela, Faik Minarolli, Ago Çela, Mithat Goskova, Llazi Polena, Dhori Panariti, Sotir Qirjaqi etj. 3. Hetues per çeshtje politike, qe kane ushtruar torturen gjate proçesit hetimor si: Nevzat Haznedari, Avram Koja, Myftar Tare, Dilaver Bregasi, Muço Saliu etj. 4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati. 5. Komandante burgjesh dhe kampesh me pune te detyruar me te burgosur politike, qe kane ushtruar dhune dhe tortura, gjate ushtrimit te detyres si: Tasi Marko, Besnik Çomo, Beqir Baja, Çelo Arrza, Bajram Korvafaj, Janaq Karapataqi, Vangjel Rrëmbeci, Niko Kolitari, Qamil Mane, Haxhi Pela, Haxhi Gora, Beqir Liço, Hazbi Lamçe, Burhan Beqari, etj. Ne vijim po japim listen e emrave, te botuar ne gazeten "Ringjallja" te muajit mars 1993, organ i Shoqates se ish te perndjekurve politike te Tiranes, qe jane nxjerre nga kallezimet e ish te perndjekurve politike prane Shoqates Kombetare dhe ne ate te Tiranes. I bashkangjisim kesaj liste edhe emra te tjere, te denoncuar ne gazeten "Liria" dhe ne shtypin demokratik te kohes. Lista e personave qe jane denoncuar se kane ushtruar terror, dhune, tortura dhe kane dhene denime politike ne kohen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi 1. Aranit Çela, 2. Arzem Leskoviku, 3. Avram Koja, 4. Azbi Lamçe, 5. Ali Kubati, 6. Angji Faberi, 7. Angji Lubonja, 8. Anastas Dushku, 9. Ali Korbi, 10. Ago Çela, 11. Abedin Topi, 12. Agim Shkupi, 13. Ali Shtino, 14. Arben Meço, 15. Agron Tafa, 16. Aleksander Nakolli, 17. Adil Prishtina, 18. Agim Alimeta, 19. Ali Xhunga, 20. Asllan Liçi, 21. Anastas Koroveshi, 22. Aleksander Shundi, 23. Asaf Kondi, 24. Arqile Lole, 25. Besnik Çomo, 26. Bexhet Mema, 27. Beqir Baja, 28. Banush Goxho, 29. Bujar Jazexhiu, 30. Behar Xheka, 31. Besim Selita, 32. Bajram Tresova, 33. Bedri Spahiu, 34. Bajram Korvafa, 35. Bejtash Kore, 36. Burhan Beqari, 37. Bilo Bregu, 38. Çelo Arrëza, 39. Çome Simaqi, 40. Çome Vodica, 41. Delo Balili, 42. Dilaver Bregasi, 43. Demir Prodani, 44. Dusho Dushaj, 45. Dulaq Lekiqi, 46. Dyl Rrjolli, 47. Dhosi Mborja, 48. Dhosi Progri, 49. Dhimiter Bonata, 50. Dhori Panariti, 51. Dhimiter Shahini, 52. Dhimiter Shkodrani, 53. Dhimiter Berati, 54. Dhimo Sinani, 55. Enrike Bilbili, 56. Engjëll Backa, 57. Edmond Caja, 58. Qerem Anxhaku, 59. Eleni Hado, 60. Edmond Vodica, 61. Qerem Xhafa, 62. Esad Mane, 63. Faik Minarolli, 64. Florian Kolaneci, 65. Ferhat Matohiti, 66. Fadil Pineti, 67. Fadil Kapisyzi, 68. Flamur xhemali, 69. Fuat Brinja, 70. Fatos Trebeshina, 71. Fejzo Aloci, 72. Frederik Nosi, 73. Farudin Poçari, 74. Faredin Jaho, 75. Feçor Shehu, 76. Feti Smokthina, 77. Filat Muço, 78. Gole Boshari, 79. Gani Vajza, 80. Gaqo Meçi, 81. Galip Sojli, 82. Gaqo Progri, 83. Gani Kodra 84. Gjolek Gërbi, 85. Gjolek Aliu, 86. Gjon Banushi, 87. Gjeli Argjiri, 88. Gjysh Tafili, 89. Gjovalin Ndoi, 90. Halim Xhelo, 91. Hasaf Kondi, 92. Hilmi Seiti, 93. Hajdar Aranitasi, 94. Hysen Hoxhati, 95. Haki Dule, 96. Hava Bekteshi, 97. Haki Keta, 98. Haki Vinçani, 99. Hilmi Telegrafi, 100. Hadër Isaj, 101. Hamdi Meta, 102. Hasan Ulqinaku, 103. Harun Ismaili, 104. Him Kolli, 105. Haxhi Pela, 106. Haxhi Gora, 107. Hodo Habibi (toger Baba), 108. Hazbi Lamçe, 109. Hysni Ndoja, 110. Hekuran Pobrati, 111. Irakli Kocani, 112. Irakli Bozo, 113. Isuf Keçi, 114. Ilo Vera, 115. Ismail Qineti, 116. Irfan Devolli, 117. Ilo Qafa, 118. Irfan Shaqiri, 119. Isuf Çobani, 120. Ilia Gaqo, 121. Ilo Bodeci, 122. Ilo Pano, 123. Isamedin Resmja, 124. Isa Halili, 125. Idris Çoba, 126. Janq Karapataqi, 127. Jani Naska, 128. Josif Gjika, 129. Josif Gjipali, 130. Josif Gegprifti, 131. Jorgo Sulioti, 132. Jaho Gjoliku, 133. Janaq Syko, 134. Koçi Xoxe, 135. Kadri Hasbiu, 136. Kadri Ismailati, 137. Ksenofon Nushi, 138. Koli Rrëmbeci, 139. Koço Josifi, 140. Kristo Mushi, 141. Koço Konstandini, 142. Kasem Kaçi, 143. Kristofor Mërtiri, 144. Kadri Bojaxhi, 145. Kiço Caja, 146. Kosta Prela, 147. Kiço Gjonçi, 148. Kapllan Sako, 149. Kapo Kapaj, 150. Kiço Proko, 151. Kasem Troshani, 152. Kamber Lipeshani, 153. Kopi Niko, 154. Lefter Lakrori, 155. Lake Devolli, 156. Luki Misha, 157. Lola Mano, 158. Lilo Zeneli, 159. Laudin Bardhi, 160. Lefter Kasneci, 161. Luan Avdia, 162. Lufter Hoxha, 163. Leo Baba, 164. Loni Dimoshi, 165. Llambi Peçini, 166. Llazi Stratobërdha, 167. Llazi Polena, 168. Llambi Titani, 169. Llazi Petro, 170. Mehmet Shehu, 171. Mihallaq Ziçishti, 172. Manush Myftiu, 173. Muço Saliu, 174. Myftar Tare, 175. Memisha Stepa, 176. Mustafa Iljazi, 177. Manol Milo, 178. Maqo Pecani, 179. Mexhit Metohu, 180. Mane Sevrani, 181. Muharrem Shehu, 182. Mynyr Tirana, 183. Muharrem Vasjari, 184. Mine Bejko, 185. Mehdi Bushati, 186. Meço Ahmeti, 187. Mustafa Rrapushi, 188. Mustafa Beqo, 189. Mëhill Doçi, 190. Mark Dodani, 191. Mehmet Jaho, 192. Mustafa Qilimi, 193. Nevzat Hazdenari, 194. Nesti Kerenxhi, 195. Niko Ceta, 196. Nexhat Hyseni, 197. Naum Bezhani, 198. Niko Paskali, 199. Nysret Dautaj, 200. Nuri Çakerri, 201. Nasi Poloska, 202. Niko Popllo, 203. Nesti Saraçi, 204. Ndreçi Plasari, 205. Niko Kolitari, 206. Nazmi Brinja, 207. Nuçi Tira, 208. Njazi Zjarri, 209. Namik Cakrani, 210. Namik Veizi, 211. Nuredin Dobrusha, 212. Nuri Luçi, 213. Nazmi Biçoku, 214. Namik Qemali, 215. Nuçi Tira, 216. Petrit Hakani, 217. Pilo Shanto, 218. Paskal Andoni, 219. Petrit Arbana, 220. Peçi Kalluci, 221. Petrit Çakerri, 222. Piro Laska, 223. Petrika Mushi, 224. Pelivan Luci, 225. Pëllumb Kokona, 226. Pëllumb Karkanaqe, 227. Pandi Prifti, 228. Qemal Bulluku, 229. Qamil Mane, 230. Qazim Myftiu, 231. Qamil Gavoçi, 232. Qemal Nallbani, 233. Qatip Dervishi, 234. Qazim Kondi, 235. Qamil Lamaj, 236. Qamil Meçe, 237. Qazim Mysliu, 238. Rexhep Kolli, 239. Rasim Deda, 240. Riza Lubonja, 241. Raqi Iftica, 242. Raqi Zavalani, 243. Rexho Hyseni, 244. Rustem Çipi, 245. Ramazan Hoxha, 246. Rrapi Dhima, 247. Rrapi Mino, 248. Stavri Xhara, 249. Stefo Grabocka, 250. Skënder Konica, 251. Skënder Kosova, 252. Sali Hoxha, 253. Stavri Madhi, 254. Sabri Bebeti, 255. Skënder Backa, 256. Skënder Baftjari, 257. Sabri Hoti, 258. Sylejman Maloku, 259. Serafin Meçe, 260. Sotir Vullkani, 261. Stavri Naçi, 262. Selman Vishocica, 263. Stefi Trebicka, 264. Siri Çarçani, 265. Sotir Xheka, 266. Spiro Xhai, 267. Subi Bakiri, 268. Sotir Mero, 269. Salo Petroshati, 270. Sotir Spiro, 271. Selim Alimerko, 272. Sami Abazi, 273. Spiro Lame, 274. Sali Bundo, 275. Skënder Myftari, 276. Simon Stefani, 277. Sulo Gradeci, 278. Skënder Tashollari, 279. Skënder Breca, 280. Shefqet Peçi, 281. Shemsi Totozani, 282. Shim Kolli, 283. Shuap Panariti, 284. Shyqyri Kusi, 285. Shkëlzen Bajraktari, 286. Shkëlqim Zaloshnja, 287. Tasi Marko, 288. Tamaz Beqari, 289. Tamaz Nepravishta, 290. Thoma Karamelo, 291. Thoma Fisniku, 292. Thoma Nako, 293. Thoma Napo, 294. Thanas Caku, 295. Vaske Koleci, 296. Veli Hoxha, 297. Vasil Milo, 298. Vaskë Afezolli, 299. Vangjo Mitrojorgji, 300. Vangjel Pecani, 301. Vilson Pecani, 302. Vaniamin Martini, 303. Veli Bakiri, 304. Vaskë Dimoshi, 305. Xhule Ciraku, 306. Xhevdet Gavoci, 307. Xhavit Struga, 308. Xahvit Miloti, 309. Xhafer Ramadani, 310. Xhemal Selimi, 311. Xhafer Pogaçe, 312. Xhako Bubësi, 313. Zoi Themeli, 314. Zylfi Saliu, 315. Zyhdi Aga, 316. Zajë Hysa, 317. Zihni Muço, 318. Zef Lokja, 319. Zoi Shkurti Shenim: Keta emra u moren nga "arkivat e gjalla", nga kujtesa e disa ish te burgosurve politike. Ata qe kane qene ne "ferrin komunist" dhe kane mbijetuar, le t'i bejne te njohur emrat e xhelateve, te torturuesve dhe te shkaktareve te vuajtjeve fizike e shpirterore te ytre dhe te shokeve qe nuk jetojne me. Ne kete liste, nuk jane pasqyruar te gjithe personat qe kane punuar ne organet e diktatures, qe kane marre pjese ne perndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime per motive politike dhe qe gjate detyres se tyre, kane ushtruar dhune dhe tortura. Sigurisht, numri i tyre, gjate diktatures komuniste 45-vejçare, ka qene disa mijra dhe jo sa botohen ne kete liber. Koha e vdekja e nje pjese temadhe te te persekutuarve politike, ka bere qe shume emra persekutoresh, t'i mbuloje pluhuri i harreses. - marrë nga "Gjëmat e komunizmit ne Shqipëri" dheshkoder.net Nja 6vet i njofta une dhe kan ken thjesh agjenta te keshillit popullor te lagjes PARTIZANI......por jo ashtu si pretendohet ketu!ato kan ken thjesht persona oficer te korpusit te shkoders , dhe me antarsim ne partinPPSH, dhe kan ken komunista asgje ma shume...... | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | "["blockquote]Kush na i shlyen vitet tona pas hekurave"[/blockquote] E Shtune, 21 Shkurt 2009 Fjoralba Shahaj Shume prej tyre qe ende jetojne e marrin fryme, nuk i kane harruar akoma vuajtjet dhe torturat qe kane hequr mbi shpine neper burgjet e vendit ne kohen e diktatures. Edhe dje, ne Muzeun Historik Kombetar, ata e pane edhe nje here veten pas hekurave, kesaj radhe te improvizuar, me rastin e 20 Shkurtit, dite kur plot 18 vjet me pare eshte rrezuar monumenti i diktatorit Enver Hoxha ne qender te Tiranes. Me kete rast, e mbeshtetur nga qeveria, ne bashkepunim me Arkivin Qendror te Shtetit, Arkivin e Ministrise se Brendshme, si dhe nga shume institucione te tjera, Ministria e Kultures, celi ne hollin e muzeut nje ekspozite qe kishte ne fokus deshmimin e terrorit gjate regjimit komunist ne Shqiperi. Vetem pak kohe me pare, permes nje nisme, qeveria vendosi te sanksionoje daten 20 shkurt si diten e nderimit te viktimave te regjimit komunist, regjim i cili ne vendin tone ka qene shume me i ashper se ne vendet e tjera te bllokut ish-komunist, perjashtuar ketu ish-Bashkimit Sovjetik. Ne ekspoziten qe ishte "veshur" ne menyre simbolike me te "zeza", perfshihej periudha qe nga viti 1944 kur filloi vrasja e shqiptareve, per te vazhduar me pas me vrasjen e klerikeve e deri ne vitin 1990. Gjenocidit te kesaj periudhe do t'i kushtohet nje pavijon i tere ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, qe do te jete deshmia e gjalle e vepres se diktatures dhe diktatorit. Foto pafund me njerez te percudnuar, te rrahur e te masakruar neper burgje, sende vetjake nga jeta neper qeli, pantallona te endura me fije floku etj., ishin nje panorame e percipte e asaj qe qindra pjesemarres munden te shihnin mesditen e djeshme. E megjithate sipas tyre, kaq nuk mjafton. Dhjetera te persekutuar dhe familjaret e atyre, fotot e te cileve vareshin ne erresiren e murit, falenderuan kete nisme, por theksuan se dhimbja e tyre nuk do te mund te shlyhet kurre, edhe pse liria kushton dhe shpeshhere kushton shtrenjte. "Mua me vrane lirine. Cfaredo qe te bejne, ajo kohe nuk do te mund te c'behet dot per mua dhe familjen time", deklaroi per "Koha Jone" Simon Mirakaj, drejtori i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike. Historia e tij e rralle e persekutimit ze fill qe ne djep, vetem kur ai kishte pak muaj qe kishte dale nga barku i nenes. Mirakaj kaloi femijerine dhe rinine neper burgje, pa e ditur se c'do te thoshte liria, duke mundur ta preke ate vetem ne qershor te vitit 1989. Gjithcka vetem sepse i ati ia kishte mbathur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo qe mund te thuhet sot, shume vite pas shkeljes ne hapesiren plurale, eshte se Shqiperia nuk ka ende nje evidence me persona te denuar per krimet makabre te kryera kryesisht per shkak te kundershtimit te vijes politike. Simon Mirakaj, titullari i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike "Me internuan qe 6 muajsh" C'mund te na thoni per kete ekspozite? (Me lote ne sy) "Kjo qe pame sot eshte vetem maja e ajsbergut te krimeve te komunizmit. Familja ime me te gjithe anetaret e saj ka kryer plot 950 vjet burg dhe perndjekje familjare. Mund te na tregoni dicka rreth historise suaj? Ne korrik te vitit 1945 une jam futur ne kampin famekeq te Tepelenes, isha vetem 6 muajsh. Jam rritur aty, aty kam kaluar femijerine e mandej edhe rinine. Jam liruar vetem ne 26 qershor te vitit 1989. Per cfare jeni denuar dhe ke tjeter nga anetaret e familjes keni pasur neper burgje? Familja ime me origjine nga Puka, eshte denuar mbi nje akuze politike, sepse im ate ia mbathi, duke kaluar kufirin, per te shkuar ne Amerike. Ne burgje une kam pasur nenen, e cila ka nderruar jete ne qeli, motren, vellane, dy nuset e xhaxhait me femijet e tyre, ndersa djalin e xhaxhait ma kane vrare dhe ende nuk e dime se ku i ka kockat. Kur dolet nga burgu, a krijuat familje? Po, ne vitin 1993 une jam martuar, ndersa ne vitin 1995 jam bere me djale. Fatmiresisht, ne vitin 2007 kam arritur te shkoj ne Amerike e te shoh varrin e babait tim. Tashme une jam edhe drejtues i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike, perfaqesues i atyre personave qe kane vuajtur padrejtesisht sikurse edhe une. Cili eshte apeli juaj? Apeli im eshte qe sot, ne shekullin e XXI, njerez qe kane sherbyer si leva per krimet e komunizmit jane te punesuar ne administraten e larte publike dhe ne sistemin gjyqesor. Rubens Shima, drejtor i Galerise Kombetare te Arteve "Hoqem emrat e viktimave per arsye etike" Zoti Shima, ju keni ne kete ekspozite rolin e kuratorit. C'mund te na thoni per elementet qendrore te saj? Po te kishim me shume kohe ne dispozicion, larmishmeria do te ishte me e madhe, natyrisht. Ne mundem te kompozojme elementet kryesore te kesaj ekspozite me ndihmen e Arkivit te Ministrise se Brendshme, Arkivit Qendror te Shtetit dhe ATSH-se. Perse mbi disa foto nuk gjenden emrat e viktimave? Ne perjashtuam emrat e viktimave qe ne rastet me te medha jane vrare ne kufi, ne harkun kohor te viteve 1989-1990. Kjo u be per arsye etike, sepse shume persona te afert dhe familjare te tyre nuk i kishin pare ende keto foto tronditese. Kemi gjetur te pakten mbi 500 evidenca te vrasjeve ne kufi. Prefekti i Qarkut Shkoder, Mexhid Cungu "E kam takuar gjithmone babane permes hekurave" Cili nga te afermit tuaj ka vuajtur neper burgje zoti Cungu? Im ate, Hamza Cungu, ka kryer plot 24 vjet burg politik, ne shumicen e burgjeve shqiptare. Ne femijerine time e kam takuar perhere tim ate permes hekurave, kjo eshte gjeja qe me ka mbetur ne mendje. Babai juaj jeton me? Jo, ai nuk ndodhet sot ketu, pasi ka nderruar jete dy vjet me pare. Si e konsideroni kete iniciative? Iniciativa e qeverise, se bashku me nismat legjislative me ligjin e Dosjeve, eshte per t'u pershendetur. Por une mendoj se u duhet bere thirrje te gjithe qytetareve dhe te gjithe atyre qe kane vuajtur ne familjet e tyre gjenocidin, te evidentojne personat qe i kane demtuar. Naim Karaj: "Hetuesit qe denuan tim ate, punojne ne Kuvend" Perse ishte denuar babai juaj dhe sa vite vuajti ai neper burgje? Im ate, Ismail Karaj, eshte denuar me pese vjet burg per agjitacion dhe propagande. Para se ta denonin, ate e kane mbajtur plot 18 muaj ne hetuesine e Peshkopise, derisa e kane cuar me pas te vuante denimin ne burgun e Ballshit, ne keto qeli qe ne po shohim ne fotot e ekspozites. Cfare kerkoni ju sot, shume vite me pas? Une kerkoj qe personat qe mbajne pergjegjesi per kete arrestim te dalin para ligjit. Njeri prej tyre, te cilin ne e njohim shume mire, punon sot ne Kryesine e Kuvendit. Ai ka qene hetuesi qe e ka akuzuar. Edhe kusheririn tim, Zenel Shehun, e pushkatuan per te njejten akuze dhe sot atij nuk i dihet as varri. Kur ka dale babai juaj nga burgu dhe a jeton ai? Ismail Karaj ka dale nga burgu ne vitin 1981 dhe ka tashme mese dy vjet qe ai ka nderruar jete. Marre prej Gazets Koha Jone [ Edited Sat Feb 21 2009, 12:02pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pse nuk po e “mallkon” Berisha gjyqtarin e diktaturës? Nga Mero Baze Besnik Ymeri është një nga pesë gjyqtarët që u zgjodh me short për të gjykuar dosjen e Gërdecit. Ymeri është një ish-gjyqtar i kohës së komunizmit, të cilin e prek ligji i lustrimit të figurave, miratuar nga Kuvendi dhe që gjendet në sirtarët e Gjykatës së Lartë. Rreth dy muaj më parë, kur ky debat ishte shumë i nxehtë, kam shkruar se, pavarësisht fatit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët ose prokurorët që preken nga ligji dhe që do të kenë shansin të gjykojnë dosjet e nxehta të korrupsionit të qeverisë, siç është ajo e Gërdecit, Fazlliçit apo Lulzim Bashës, duhet të japin dorëheqjen nga çështjet, pasi është e nevojshme që gjykimi mbi këto dosje të mos bëhet nën presionin e ligjit. E thënë ndryshe, “regjimi i duarve të pastra” duhet të gjykohet realisht nga duar të pastra. Besnik Ymeri është një nga këta emra. Njësoj si Zamir Shtylla ai tashmë duhet të ishte anatemuar prej kryeministrit, Sali Berisha. Unë prisja që këto ditë gazetat RD ose “55” të botonin shkrime që ky njeri ka vrarë, përdhunuar apo masakruar disa njerëz. Prisja letra të hapura kundër tij, që t’i kujtonin se po shkel mbi gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe duhet të japë dorëheqjen. Prisja fjalime të kryeministrit të posaçme, siç i mbajti për zotin Shtylla. Në fakt, asgjë e tillë nuk ndodhi. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka bërë mirë apo keq gjatë kohës së komunizmit gjyqtari i sotëm i Gjykatës së Lartë, Besnik Ymeri, por di të them se si një subjekt i prekur paraprakisht nga ligji i lustrimit, është mirë të qëndrojë larg dosjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin e qeverisë, me qëllim që gjykimi ndaj tyre të jetë i pacenuar. Por lajmet që botoi shtypi dje janë dhe më interesante. Një studio e njohur ligjore në Tiranë për çështje penale, që mbron kryepërgjegjësin juridik të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjin, ka të punësuar vajzën e tij. Më tej akoma, nëse heton mes lidhjeve të këtij gjyqtari dhe kunatit të Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, do të hetosh qartazi konsultat e pandërprera që kanë bërë bashkë më parë për këtë çështje dhe garancitë që kanë marrë prej tij për votën pro tyre. I gjithë ky ‘rrethim’ që i është bërë këtij gjyqtari nga njerëzit e ish-ministrit Mediu, janë arsyeja e vërtetë përse Sali Berisha dhe njerëzit e tij po heshtin për një gjyqtar të kohës së komunizmit, që ka marrë tashmë në dorë një dosje të nxehtë të qeverisë. S’e dëgjova dje Aldo Bumçin të dilte e të thoshte, siç thotë zakonisht, se “ka plot gjyqtarë të rinj që mund të gjykojnë aferat e qeverisë, dhe nuk kemi mbetur të na gjykojnë ata që kanë lyer duart me gjak”! (Të më falë zoti Ymeri që po imitoj Aldo Bumçin). S’e dëgjova as zonjën Topalli që nuk lë rast pa folur për gjyqtarë të tillë të kohës së komunizmit. Askush nuk ka pipëtirë deri tani, edhe pse një gjyqtar i Lartë, i prekur nga ligji i lustrimit, po gjykon një dosje të tyre. Ky standard i dyfishtë që ata po përdorin ndaj njerëzve të drejtësisë që kanë lidhje me të kaluarën, zbulon qartë misionin e ligjit që miratuan, që nuk kishte të bënte me dënimin e krimeve të komunizmit, por fshehjen e krimeve në demokraci prej tyre. Ata bënë presionin e duhur mbi këta gjyqtarë dhe prokurorë, bënë një ligj të pazbatueshëm dhe tashmë janë të lirë të seleksionojnë kush nga gjyqtarët është i tyre dhe kush jo. Është e njëjta gjë që po ndodh dhe me avokatin e zotit Mediu, Ardian Visha, për të cilin nuk kam asnjë mendim personal, por kam vetëm vlerësimet publike të kryeministrit Berisha, i cili e ka quajtur koka e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” dhe njeriu kyç që ka dështuar ekstradimin e Orik Shytit në Shqipëri. Tashmë ky “djall” është shndërruar në engjëll dhe është konsulenti kryesor i Sali Berishës për dosjen e Gërdecit dhe shpresa e vetme se do t’ia dalë me lidhjet e tij brenda drejtësisë të mbulojë përfshirjen e djalit të tij në këtë skandal. Keqkatandisja e kryeministrit Berisha në këtë histori është e dhimbshme. Ai tashmë duhet të heshtë për një gjyqtar të diktaturës, pse i ka dhënë garanci Fatmir Mediu se ka mbyllur pazarin me të, duhet të heshtë për konfliktin e tij të interesit (të cilin Berisha u betua që s’do ta falte kurrë për asnjë gjyqtar), dhe do të vazhdojë të presë lajme të mira për procesin gjyqësor nga ai, që vetë e ka quajtur “njeriu kyç” i “Hakmarrjes për Drejtësi”. Për t’i qëndruar asaj që kam shkruar dy muaj më parë, pa ditur në dorë të kujt do të binte kjo dosje, ftoj zotin Ymeri të largohet nga ky proces, ku miliona shqiptarë dëshirojnë të jetë një sprovë e drejtësisë shqiptare për t’u ringritur në këmbë dhe për t’i dhënë vendit shpresë se një ditë krimet dhe korrupsioni në këtë vend do gjykohen. Unë nuk e ftoj zotin Besnik Ymeri të ikë nga drejtësia dhe nuk kam asnjë rezervë për të shkuarën e tij të panjohur për mua, por dua si shumë shqiptarë të tjerë, që kjo tragjedi e dhimbshme e shkaktuar nga korrupsioni të gjykohet pa hijet e dyshimit dhe mëdyshjet e krijuara nga presioni i një ligji, të cilin Berisha e përdor vetëm kur dyshon se dikush nga drejtësia nuk është nën kontrollin e tij. Marre prej Gazets Tema Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Disa Nga Personalitetet E Shquara Te Masakruar Nga Diktatura Komuniste Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjëmat e komunizmit" të Agim Mustës, po shkëpusim disa prej emrave të personaliteteve të shquara të kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famë botrore, që i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit të antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualët elitarë, sa shdërrohej edhe në sadist, për ata që kishin mbetur gjallë, duke mos u ngopur me dënimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanë vdekur në duart e xhelatëve që i masakronin. Me një kënaqësi sadisti sillej edhe me të tjerët që i zbriste në shkallët e ulta të piramidës, apo i emëronte në punët më ordinere, siç bëri me personalitetin e shquar Sejfulla Malëshova, duke e punësuar në një magazinë dhe duke ndërsyer zagarët e tij që ta, survejonin, tallnin, poshtëronin edhe kur u bë plak dhe ecte me shkop. Ja, disa nga personalitetet e shquara që i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualëve: ARQILE TASI, diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957. XHEVAT KORÇA,‑ diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964. XHEVIT LESKOVIKU,‑ diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave. ENGJËLL ÇOBA,‑ diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFËZ ALI KORÇA, diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i internuar. Prof. Dr. LOCI, një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946. Prof. Dr.. ZUBER, gjeolog me famë boterore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tiranës, më 1947. nuk me mbetet gja tjerer vetem te shtoj.INJORANCA TE SHDUKE PA LENE GJURME INTELEKTUALIN,PER ARSYJE QE AJO TE MBIZOTEROJ. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
sunríse |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2659 Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pmPosts: 11479 | thashe ca te morri maj engel ti kenke ken tuj shtyp tan kta fjale hahahahah Think happy thoughts! ![]() | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Shifra Nga Krimet E Diktatures Komuniste Gjatë diktaturës komuniste Veçori e qeverisjes komuniste ishte vendosja në vend e asaj që quhej “diktatura e proletariatit”. Gjatë 50 vjet diktaturë në Shqipëri: u ekzekutuan për motive politike 5037 burra dhe 450 gra; u dënuan me burgime 16.788 burra dhe 7367 gra; u internuan 48.217 burra dhe 10.792 gra; u dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje; u pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj, ndërsa u burgosën 1215 burra dhe 38 gra te huaja. 95 kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan. Në vend u ngrit një sistem burgjesh të niveleve të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, etj. Metodat e torturimit nga organet e MPB-së ishin të shumta, si: jeleku i torturës, dëmtimi i organeve gjenitale, kamxhiku dhe druri, lënia pa ushqim e në këmbë për ditë të tëra, përdorimi i rrymës elektrike deri në humbjen e ndjenjave, varja në qafë e zinxhirëve me peshë të rënda, varje prej krahësh e mbushja e gojës me kripë, dërgimi gjoja për pushkatim ose varje, djegia e trupit me cigare, futje me kokë poshtë në fuçi me ujë, thyeje e kockave dhe shkulje e mishit me darë, futja në ujë të ftohtë të dënuarve dhe lënia të lagur në dimër, pakësimi hap pas hapi i ushqimit, përdorimi i lëndëve kimike për dëmtimin e sistemit nervor, lidhja me pranga duar e këmbë për një kohë të gjatë, përdorimi i zgjojeve të bletëve, etj. Veç këtyre ndaj të pandehurit ose të dënuarit përdorej edhe një terror tjetër si privimi i personit nga gjumi e nevojat e tjera personale, kërcënimet për familjen, etj, poshtërimi. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System