Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Diktatura & Te Perndjekurit Politik |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Engel ka shkruar: nuk me mbetet gja tjerer vetem te shtoj.INJORANCA TE SHDUKE PA LENE GJURME INTELEKTUALIN,PER ARSYJE QE AJO TE MBIZOTEROJ. Engel Jam dakord me kyt shprehjen tane te masiperm se e gjej shum t'sakt, por fatkesisht kyt injoranc hajt se kena vujt per 50 vjet por po vazhdojm me vujt edhe sot, kjo fare e keqe fatkeqsiet asht perhapun gjithkun mes nesh edhe sot. [ Edited Mon Mar 23 2009, 08:59am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Lec Neli ka shkruar: Engel ka shkruar: nuk me mbetet gja tjerer vetem te shtoj.INJORANCA TE SHDUKE PA LENE GJURME INTELEKTUALIN,PER ARSYJE QE AJO TE MBIZOTEROJ. Engel Jam dakord me kyt shprehjen tane te masiperm se e gjej shum t'sakt, por fatkesisht kyt injoranc hajt se kena vujt per 50 vjet por po vazhdojm me vujt edhe sot, kjo fare e keqe fatkeqsiet asht perhapun gjithkun mes nesh edhe sot. Z.lec. mos te harrojme se ishin shume vite qe mbizotroj kjo fare e keqe,dhe zhdukja e saj besoj une nuk arrin pa kalu te pakten brezi jone fatkeqesisht. edhe dua te theksoj nje thenje te bukur te popullit gjermani.ne nuk mundt te ndeshojme asken, por mundena me ndryshuar vetem vetveten. nuk ma han mendja qe do te kishim marre arratine,po te ishte vendi jone ma me siguri, te pakten per femijet tone. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Engel ka shkruar: Lec Neli ka shkruar: Engel ka shkruar: nuk me mbetet gja tjerer vetem te shtoj.INJORANCA TE SHDUKE PA LENE GJURME INTELEKTUALIN,PER ARSYJE QE AJO TE MBIZOTEROJ. Engel Jam dakord me kyt shprehjen tane te masiperm se e gjej shum t'sakt, por fatkesisht kyt injoranc hajt se kena vujt per 50 vjet por po vazhdojm me vujt edhe sot, kjo fare e keqe fatkeqsiet asht perhapun gjithkun mes nesh edhe sot. Z.lec. mos te harrojme se ishin shume vite qe mbizotroj kjo fare e keqe,dhe zhdukja e saj besoj une nuk arrin pa kalu te pakten brezi jone fatkeqesisht. edhe dua te theksoj nje thenje te bukur te popullit gjermani.ne nuk mundt te ndeshojme asken, por mundena me ndryshuar vetem vetveten. nuk ma han mendja qe do te kishim marre arratine,po te ishte vendi jone ma me siguri, te pakten per femijet tone. Fatkeqsisht per ne kjo qe thu asht e vertet, dhe kjo shprehja e urt Gjermane asht si edhe thanje e urt Angleze (nryshimi fillon gjithmone prej vedit), nejse un personalisht jam pozitiv qe veni jon pamvarsisht brezit tone asht tu nryshu per mire dhe shyqyr qe asht tu nryshu per mire sado kadale sepse na man e na jep shprese mu kthu nji dit jo fort te largt se edhe emigrant e provume, e s'ka si Shkodra hahahahaha. m'fal se dola prej temet me eksitim me kta rreshtat e funit. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Fatkeqsisht per ne kjo qe thu asht e vertet, dhe kjo shprehja e urt Gjermane asht si edhe thanje e urt Angleze (nryshimi fillon gjithmone prej vedit), nejse un personalisht jam pozitiv qe veni jon pamvarsisht brezit tone asht tu nryshu per mire dhe shyqyr qe asht tu nryshu per mire sado kadale sepse na man e na jep shprese mu kthu nji dit jo fort te largt se edhe emigrant e provume, e s'ka si Shkodra hahahahaha. m'fal se dola prej temet me eksitim me kta rreshtat e funit. eshte shume e vertete, ashte malli qe kena prandaj dalim jashte temet. sa per vendin tone,shpresoj e besoj se do te bahet qe na te kthena. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Të përndjekurit: Berisha na shpërfill, në programin qeverisës asnjë fjalë për ne Nga Bledar Lumani Flet Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Persekutuarve Politikë Ish-të përndjekurit janë identifikuar gjithmonë me Partinë Demokratike. Realisht, sa i ka përfaqësuar interesat e kësaj shtrese kjo parti? Identifikimi i të përndjekurve politike natyrisht që është i lidhur me Partinë Demokratike, e cila të përndjekurit politikë i ka pasur si shtyllë bazë. Mijëra familje të përndjekura politike, në vitet e para të pluralizmit përkrahën pa asnjë lloj rezerve dhe pa menduar fare për interesat e tyre, Partinë Demokratike, duke i dhënë një mbështetje të fuqishme për të ardhur në pushtet, dhe për të marrë drejtimin e vendit. Qëndresa dhe sakrifikimi që i bënë klasa e të përndjekurve politikë gjatë 45 viteve terrorit komunist, e cila më pas mbështeti Partinë Demokratike, i dha kësaj të fundit pasaportën e njohjes dhe mbështetjes nga institucionet dhe demokracitë perëndimore, si parti e djathtë demokratike. Shtresa e të përndjekurve dilte nga diktatura e gjatë, e lodhur, e masakruar, me gene, por shumë qëndrestare dhe jo me pretendime fitimtaresh për veten e saj, por me idealin që e gjithë shoqëria shqiptare, që ishte traumatizuar, të gëzonte demokracinë, të gëzonte lirinë dhe të realizoheshin interesat, jo vetëm të të përndjekurve, por të gjithë shoqërisë shqiptare. Interesi i të përndjekurve ka qenë edhe është që të ketë barazi, konkurrencë, të drejta dhe liri. Gjatë periudhës së tranzicionit prej 19 vitesh, jo vetëm që interesat tona nuk janë përfaqësuar nga ana e PD-së, por janë lënë në harresë. Mosintegrimi i fisnikëve e qëndrestarëve, apo viktimave të torturës nga diktatura komuniste, tregon që interesat e ish-të përndjekurve nuk janë përfaqësuar realisht. Interesat e të përndjekurve politikë janë ideale të lirisë dhe është tepër e vështirë që një parti politike, e dalë nga një sistem komunist, të përfaqësojë këto interesa. Në mandatin e kaluar a i plotësoi kërkesat tuaja qeveria e Berishës? Kërkesat tona ndaj qeverisë janë kushtetuese, ligjore dhe aspak kërkesa për interesa të caktuara ndihme, apo lëmoshe. Shqipëria në vitet ‘90 kaloi në sistemin pluralist demokratik, dhe kur kalon në një sistem të tillë, duhet të plotësosh standarde demokratike, si të drejtat dhe liritë e njeriut, ekonominë e tregut, njohjen e pronës dhe konventat ndërkombëtare për këto të drejta. Pra, kërkesat tona ndaj qeverisë janë detyrime ligjore kushtetuese, që pushteti qeverisës duhet t’i plotësojë. Gjatë mandatit të kaluar, qeveria shqiptare vuri në zbatim të drejtën e dëmshpërblimit për ish-të burgosurit politikë. Ky ligj ishte detyrues dhe kushtetues dhe qeveria e drejtuar nga zoti Berisha e kaloi në zbatim, megjithëse me vonesë. Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Por, në integrimin e këtij komuniteti u punua pak. Integrimi i shtresës së të përndjekurve nuk fillon e mbaron vetëm me dëmshpërblimin, por me integrimin e saj në të gjitha fushat e të drejtave si arsimore, mjekësore, sociale dhe punësimi. Përse nuk ka ndodhur dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë? Ka qenë mungesa e vullnetit të qeverisë, apo pamundësia e kësaj të fundit? Dëmshpërblimi ka filluar dhe një pjesë e kësaj shtrese ka marr këstet e para, megjithëse me një burokraci shumë të madhe nga ana e dikastereve të drejtësisë dhe financave. Nuk është se qeveria ka treguar mungesë vullneti, pasi po t’i mungonte, nuk do ta kishte kaluar për ekzekutim ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Por, në dikasteret që merren me dëmshpërblimin ka një burokraci të theksuar dhe nuk janë aspak të vëmendshëm për të kryer këtë detyrim ligjor nga ana e administratës shtetërore. E theksoj se dëmshpërblimi është detyrim kushtetues dhe aspak privilegj që u bëhet të përndjekurve politikë. Mundësia e kryerjes së këtij detyrimi nuk sjell asnjë lloj impakti dëmtues financiar për shtetin shqiptar, i cili duhet të tregohet më korrekt me shtresën e të përndjekurve politikë. Gjatë programit të qeverisjes për këtë mandat, a ka parashikuar qeveria ndonjë masë të veçantë për dëmshpërblimin përfundimtar të ish-të përndjekurve politikë? Në zgjedhjet e zhvilluar më 28 qershor 2009, pjesa dërrmuese e të përndjekurve politikë votuan për koalicionin e djathtë, që kryesonte Partia Demokratike, megjithëse i bëmë thirrje Partisë Demokratike, që në listën e deputetëve të kishte dhe personalitete nga shtresa e të përndjekurve politikë. PD, jo vetëm që nuk ju përgjigj një kërkese të tillë, por nuk e mori në konsideratë fare atë. Si votues të kësaj force politike, ne prisnim që në programin e viteve 2009-2013, të kishte një program të detajuar integrimi për këtë komunitet, qe së bashku me ish-pronarët përbëjnë jo pak, por 35% të votuesve shqiptarë. Fatkeqësisht në programin që paraqiti kryeministri Berisha nuk kishte asnjë pikë që të fliste për integrimin e të përndjekurve politikë. Në të mund të shikosh programe për shtresa të ndryshme të popullsisë, si për administratën, për shtresa në nevojë, si romët etj dhe vetëm të përndjekurit nuk ishin në programin e qeverisë së djathtë, të votuar pikërisht nga të përndjekurit politikë. Kjo natyrisht që na ka indinjuar mjaft. Për këtë arsye, më datë 2 tetor mblodhëm kryesinë dhe morëm vendime shumë të rëndësishme për t’ju përgjigjur kësaj indiferencë qeveritare. I kemi kërkuar urgjentisht takim kryeministrit Berisha, për të diskutuar rreth problemeve të integrimit të të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Jemi në pritje të këtij takimi, jo për t’u ndeshur, por për të dhënë zgjidhje problemeve të kësaj shtrese paqedashëse, të durueshme dhe aspak inferiore ndaj pushtetit që e ka votuar vetë. Si e shihni bashkëpunim e PD-së me një parti të majtë? A mendoni se ky bashkëpunim do të ndikojë negativisht për zgjidhjen e problemeve tuaja, por dhe në dënimin e regjimit të kaluar? Në mbledhjen e forumit të kryesisë që zhvilluam më 2 tetor, pati shumë debate që mospërfshirja jonë në programin e qeverisë mund të jetë ndikuar dhe nga qeverisja me një forcë të majtë, siç është LSI. Çdo lëkundje politike të PD-së ndaj të përndjekurve politikë për arsye pushteti, apo për interesa të çastit, do të ishte një falimentim politik i identitetit të djathtë të kësaj partie, pasi baza elektorale e shumicës së votuesve tek kjo forcë janë të përndjekurit dhe pronarët. Kurse 10 % i komunistëve apo pinjollëve të komunistëve, që janë në këtë parti, nuk mund ta sjellë kurrë në pushtet PD-në, pa votën tonë dhe të pronarëve. Unë nuk besoi se LSI, si forcë e majtë nuk do të dënojë regjimin komunist. Çdo forcë politike në Shqipëri që nuk shkëputet nga krimet e kaluara komuniste, nuk mund të ketë mbështetjen e vendeve demokratike të Europës, ku ne duam të shkojmë, dhe as të shoqërisë shqiptare. E theksoj, çdo lëkundje politike e PD ndaj të përndjekurve politikë do të ishte dështim dhe fundi i kësaj partie, që ne jo që nuk e dëshirojmë, por dhe nuk mund ta besojmë. Cilat janë kërkesat tuaja për qeverinë? Kërkesat tona janë në përputhje me Konventat Ndërkombëtare, me Rezolutën e KE-së për dënimin e krimeve të komunizmit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dua të them që kërkesat tona janë të zbatueshme për qeverinë dhe këto kërkesa ia kemi dërguar dhe kryeministrit Berisha, që besojmë se do të konsultohet me ne, për t’i zbatuar ato. Janë 7 pika të kërkesave tona, që po i rendis: 1. Emergjenca e një strategjie kombëtare për integrimin e qëndrestarëve, ish-të përndjekurit politikë, viktima të torturës komuniste. Kjo është e lidhur ngushtë me gjendjen e tonë arsimore, ekonomike dhe mjeko-sociale. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financës të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë dhënien e dëmshpërblimit dhe mos të nxjerrin lloj-lloj burokracish për të penguar këtë detyrim ligjor dhe t’u kthejnë urgjent vitet e burgut ish-të burgosurve politikë, që ua kanë ndaluar pa të drejtë dhe në mënyra të stërholluar, siç bënte Sigurimi i Shtetit kur i dënonte. 2. Pjesëmarrje e të përndjekurve politikë në qeverisje në nivelet kushtetuese dhe administrative, bazuar në profesionalizmin dhe kapacitetet intelektuale të kësaj shtrese. 3. Ndarja nga e shkuara komuniste dhe dënimi i krimeve të diktaturës, sepse vetëm kështu i japim vendit një të ardhme të sigurt demokratike e europiane. 4. Dënimin e diktatorit Hoxha dhe heqjen e të gjitha titujve, si diktatori më i egër dhe më kriminal në të gjithë Europën. Në vendin ku ishte busti i tij të vendoset memoriali i krimeve të komunizmit. Për këtë memorial ne i kemi bërë ftesë për ndihmë dhe Këshillit të Europës, ku kemi konfirmime pozitive. 5. Të gjenden eshtrat e të vrarëve pa gjyqe dhe në vendet ku janë ekzekutuar të vendosen pllaka përkujtimore. Dhe të varrosen si dëshmorë të kombit që u vranë që Shqipëria të ishte e lirë dhe demokratike. 6. Ministria e Arsimit të japë një kuotë të veçantë për t’u arsimuar fëmijët e të përndjekurve, të cilët nuk kanë kushtet më minimale dhe nuk janë të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë, si dhe të evidentohen në historinë e kombit të gjitha krimet e diktaturës komuniste. Historia shkruhet me fakte dhe jo me politizime e trysni e demonstrata politikanësh. 7. Hapja e arkivave sekrete të komunizmit dhe krijimi i “Komisionit të së vërtetës” si kusht themelor për arritjen e një pajtimi kombëtar. Duke parë që Partia Demokratike deri më tani nuk po i plotëson kërkesat tuaja, duke u mjaftuar vetëm me lëmosha, a do të vazhdoni që të mbështesni këtë parti? Mbështetja e një force politike ka brenda interesa të shoqërisë dhe detyrime standarde të një sistemi pluralist demokratik. Duhet të veçojmë detyrimet dhe standardet. Detyrimet ndaj kësaj shtrese janë të ligjshme dhe çdo qeveri duhet të kryejë dhe të zbatojë ligjet dhe Kushtetutën ndaj shtetasve të vet. Standardet janë mbrojtja dhe përsosmëria e ligjeve në të drejtat dhe liritë e njeriut, prandaj pranimi në familjen e madhe europiane të Shqipërisë kërkon zbatimin e standardeve nga ana e çdo qeverie në vendin tonë. Ne si pjesë e shoqërisë shqiptare kemi kapitalin moral dhe politik në Europën demokratike, se ishim ne që kundërshtuam diktaturën komuniste, deri dhe në vetëflijim të jetëve njerëzore. Çdo qeveri pa kapitalin tonë moral nuk mund të ketë besueshmërinë e institucioneve demokratike europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e kanë provuar forcat politike shqiptare në qeverisjen e tyre, kur nuk kanë pasur mbështetjen e të përndjekurve politike dhe janë detyruar të lënë pushtetin dhe të dalin në opozitë. Nisur nga kjo, nëse PD do të vazhdojë të tregohet indiferente ndaj kërkesave tona, ne do të shikojmë pozicionin tonë. A është bërë sa duhet gjatë periudhës së tranzicionit për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe a janë integruar në shoqëri ish-të përndjekurit e regjimit komunist? Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kaloi një diktaturë shumë të egër terroriste dhe të pashembullt me vendet e tjera. Sigurisht që në një vend që për 45 vjet u ushtrua terrori, dhuna dhe urrejtja, nuk është e lehtë që në një periudhë 19-vjeçare të kryhej dekomunistizimi i shoqërisë. Ishim një vend i izoluar, pa një tranzicion si vendet e tjera të lindjes, që e filluan tranzicionin që në vitet ‘60 dhe e përfunduan në fund të viteve ‘80. Pra, bënë një tranzicion të butë liberal, deri kur u shemb muri i Berlinit. Ne nuk trashëgonim asgjë nga politika liberale e sistemeve komuniste të Europës Juglindore, pasi tek ne kishte vetëm diktaturë staliniste. Por, fatkeqësia jonë është se gjatë kësaj periudhe tranzicioni, klasa politike shqiptare dhe politikanët shqiptarë, që duhet të ishin udhëheqësit e këtij dekomunistizimi, janë akoma me mentalitet dhe ideologji të diktaturës. Shoqëria është akoma e traumatizuar dhe ideologjizuar nga regjimi komunist. Është detyrë e çdo intelektuali, politikani, gazetari, që të punojë për të dekomunistizuar shoqërinë shqiptare. Por, dekomunistizimi fillon me pastërtinë e pushtetit, me moralin e qeverisjes, pra me ballafaqimin me të vërtetën, me dokumentimin e krimeve të komunizmit. Vetëm në Shqipëri institucionet e shtetit janë me individë që kanë qenë pjesëmarrës në kryerjen e krimeve ndaj qytetarëve, që pushtetet janë në dorë të klaneve mafioze që mbrojnë të pacenuar ideologjinë e sistemit komunist. Dekomunistizimi është standard demokratik, që duhet të kryhet sa më parë, që të shpëtojmë shoqërinë tonë njëherë e përgjithmonë. Kjo duhet të jetë ndërgjegje kombëtare. Të përndjekurit politikë nuk janë integruar në shoqëri, fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe tranzicioni nuk kanë pasur asnjë lloj privilegji, por vetëm propagandë, duke u paraqitur nga politika para shoqërisë dhe ndërkombëtarëve, sikur këta na kanë bërë favorizime. Kjo s’është e vërtetë. Kjo që ka bërë politika për 19 vjet ndaj nesh është e pamoralshme. Ne nuk mund të ecim më me iniciativa propagandistike dhe vendime që mbeten në letër. Është koha e Europës demokratike, dhe jo e ideologjisë së të kaluarës komuniste © Copyright 2007 tema.al. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Berisha të hapë dosjet e t’i heqë titujt Enver Hoxhës” » Vendosur: 03/10/2009 - 09:51 Ish të përndjekurit politik i kërkojnë Kryeministrit Sali Berisha që të bëjë publike dosjet e spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare e Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni e lidhi këtë kërkesë si pjesë të pajtimit të shoqërisë shqiptare. “Hapja e arkivave sekrete të komunizmit dhe krijimi i “Komisionit të së vërtetës” janë kushte themelore për arritjen e një pajtimi kombëtar. Ne nuk mund të ecim më me iniciativa propagandistike dhe vendime që mbeten në letër. Është koha Evropës demokratike dhe jo e ideologjisë së të kaluarës komuniste”, deklaroi Ndregjoni. Gjithashtu, kjo shoqatë kërkon heqjen e të gjitha titujve të diktatorit Enver Hoxha. “I kërkojmë qeverisë dënimin e diktatorit Hoxha dhe heqjen e të gjitha titujve, si diktatori më i egër dhe më kriminal në të gjithë Evropën. Në vendin ku ishte busti i tij të vendoset memoriali i krimeve të komunizmit. Për këtë memorial ne i kemi bërë ftesë për ndihmë dhe Këshillit të Evropës ku kemi konfirmime pozitive. Të gjenden eshtrat e të vrarëve pa gjyqe dhe në vendet ku janë ekzekutuar të vendosen pllaka përkujtimore. Dhe të varrosen si dëshmorë të kombit, të cilët u vranë që Shqipëria të ishte e lirë dhe demokratike”, tha Ndregjoni. Gjithashtu, kjo shoqatë kërkon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të japë një kuotë të veçantë për t’u arsimuar fëmijët e të përndjekurve, të cilët nuk kanë kushtet më minimale të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë, si dhe të evidentohen në historinë e kombit të gjitha krimet e diktaturës komuniste. Historia shkruhet me fakte dhe jo me politizime e trysni e demonstrata politikanësh. Gjithashtu, kjo shoqatë kërkon nga qeveria si emergjente hartimin e një strategjie kombëtare për Integrimin e qëndrestarëve, ish të përndjekurve politikë e viktimave të torturës komuniste, e cila është e lidhur ngushtë me gjendjen e tyre arsimore, ekonomike, dhe mjeko-sociale. “Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financës të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë dhënien dëmshpërblimit dhe mos të nxjerrin lloj-lloj vicklash burokratike për të penguar këtë detyrim ligjor, dhe t’ua kthejnë urgjent vitet e burgut ish të burgosurve politikë që ua kanë ndaluar pa të drejtë, por në mënyrë të stërholluar siç bënte Sigurimi i Shtetit kur i dënonte”, tha Ndregjoni. © Gazeta Panorama Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Qeveria, në katër vjet do të japë 170 milionë dollarë për të përndjekurit 05/02/2010 Rritje progresive të fondit në katër vjet për dëmshpërblimin Qeveria, në katër vjet do të japë 170 milionë dollarë për të përndjekurit Më shumë se 170 milionë dollarë do të jetë fondi që qeveria do të verë në dispozicion për dëmshpërblimin e të përndjekurve nga regjimi komunist. Kjo është parashikuar në buxhetin e pesë viteve të ardhshme, dhe madje vendimi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare. Sipas ndarjes që është bërë, për dy vitet e para pra 2010-2011 shuma që do të vihet në dispozicion është 20 milionë dollarë, e imponuar kjo nga kriza ekonomike, që nuk ka lënë pa goditur në një farë mase dhe ekonominë shqiptare, dhe që s’mund të kalohet pa pasoja në buxhetin e shtetit. Në vitin 2012, parashikohet një rritje me 10 milionë dollarë për këtë kategori, dhe shuma shkon në 30 milionë dollarë. Më pas shënohet një rritje e ndjeshme për vitet 2013-2014 me 20 milionë dollarë, e cila e çon shumën vjetore në 50 milionë dollarë, në varësi dhe të rritjes së përgjithshme ekonomike. Gjithsej shuma që do të akordohet për këtë shtresë në 5 vjet është 170 milionë dollarë, por në të nuk përfshihen bonuset ekstra siç mund të jenë përdorimi i letra ve me vlerë, strehimi për kategori të caktuara, bursat e studimit etj. Me një vendim qeverie të para disa kohëve u vendos që të parët që do të përfitonin dëmshpërblimin do të ishin pjesa më e moshuar e kategorisë së të përndjekurve, pasi shumë prej tyre kanë vdekur ende pa marrë asgjë nga shteti shqiptar. Një shqetësim ky që ishte bërë permanent në politikën dhe në opinionin publik nga ish-deputeti Pjetër Arbnori. Më pas do të përfitojë pjesa tjetër e kësaj kategorie, në bazë të ligjit të miratuar për këtë qëllim. © 2004 METROPOL GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Instituti i të Përndjekurve, nën ministrin e Drejtësisë ![]() Instituti i Integrimit të të Përndjekurve, sipas një p/ligji të propozuar së fundi nga qeveria, do të jetë në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Amendimet e propozuara në ligjin "Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve", që synojnë ndryshimin e varësisë së këtij Instituti nga Këshilli i Ministrave tek ministri i Drejtësisë, bëhen në kuadër të liberalizimit të funksioneve të institucioneve të varësisë të Kryeministrit, në mënyrë që përmbushja e detyrave të tyre të jetë më afër fushës së veprimtarisë së institucioneve përkatëse. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, që pritet të shqyrtohet nesër në komisionin e Ligjeve, funksionimi i Institutit pranë ministrit të Drejtësisë do të ndikonte në një bashkërendim më të mirë të punës në kuadër të integrimit të ish-të përndjekurve politikë në shoqëri, pasi në varësi të ministrit të Drejtësisë funksionon dhe sektori i trajtimit të kërkesave për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë. P/ligji parashikon që struktura dhe rregullorja e këtij instituti të miratohen nga ministri i Drejtësisë, i cili emëron dhe shkarkon edhe drejtorin e këtij instituti, ndërsa buxheti i tij do të miratohet si zë i veçantë brenda buxhetit të ministrit të Drejtësisë. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve është një organizëm shtetëror, i krijuar pranë Këshillit të Ministrave, sipas ligjit të miratuar në tetor 1997, me qëllim ndjekjen e çështjeve që lidhen me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish-përndjekurve politikë nga regjimi komunist. 2010-05-09 14:13 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Sun May 09 2010, 12:47pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Ban me ken une ne drejtesin shqiptare asnje ndihme sdo ju isha dhan ma kesaj shtrese se tash 20vjet u banen bosa.. e kena harru shtresen e urte te shoqnis tone atyne qe u dergjeshin neper rradha tan diten me ble nji buk te zeze. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System