Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Folklori |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Fjala e gojes ( Kanuni Leke Dukagjinit ) |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | FJALA E GOJËS. NYJE I TETËDHETEGJASHTËT. Fjala. "Fjala mort s’bân". – "Shtriga në gjak nuk bjen". – "Goja s’qet kend në gjak". § 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen. § 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem. § 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême. § 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë. § 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. - Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh. Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen. NYE I TETËDHETESHTATËT Mohi. § 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj. § 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. - Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje. § 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye. § 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng. NYE I TETËDHETETETËT. Beja. "Pertè bén nuk shtýhet mllefi"1 "Bé, e s’ka përtej". "Beja lán gjaqe". "Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn per udhë beja". "A bén, a gjân".2 § 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës. § 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë. § 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë. § 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja. NYE I TETËDHETENANDËT. Beja mbë "Gúr" e beja mbë Kryq e mb’Ungjíll. § 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh: a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3 b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll. § 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet. § 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll. § 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini) § 537. Bét mbë »gúr« bâhen: a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi; b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit; c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta. NYE I NANDËDHETËT. Kush do t’a bâjë bén. § 538. «Bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr». § 539. Bén do t’a bâjë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit. § 540. «Mohi ká bén,». – «Mohuesit i bjen beja». § 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin a tuj vjedhë a tuj vrá. § 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veç t’i dalë me mârrë. § 543. Të parit i lêhet të shofë bén e të dytit të bâjë bén. § 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr» e «Mârrsit s’i bjen beja». § 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah», si per me i a shndoshë zêmren të zot’t të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanuja ká lânë qi t’i njifet beja me Poronikë. § 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku e lpin misht e vet, por të huejin e han». § 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá me bé e s’i gjegjesh kuej». – NYE I NANDËDHETEPARË. "Beja mêrr gjân e vet". § 548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e ká pá me udhë me lânë qi të «mârrë beja». § 549. Per gjâ në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë. § 550. Edhè n’i rafët moh aj, të cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja s’i a xên e beja s’i epet. § 551. Po s’u gjegj me i dhânë gjânë të zot’t, i zoti do të bâjë bén se âsht gjâja e tij e gjâja do t’i epet. § 552. Po kjau kush ndo’i detyrë a uhá mbë të dekunin, për të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja s’e xên». § 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr», d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé. § 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet mbí të dekun, beja do të bâhet mbí vorr të tij. § 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra. § 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do t’i vêjë mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh: «Un .... kaq e kaq uhá a detyrë kjáj mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gúr edhè gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.» § 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi, uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij. NYE I NANDËDHETEDYTË. Beja per derë. § 558. Kanûja e ká lânë shtegun të lír qi t’epet beja edhè per derë. § 559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpís n’êmen të vet e n’êmen të gjindes së shpís. § 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së hupun nuk ká tager me vû në bé edhè gjinden shpís, si t’i bâjë bén i zoti i shpís n’êmen të tyne. § 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtuem prej kanunit. § 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager me lânë per bé me Porotë at shpí, mbë të cillen i kján zêmra mâ fort. § 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sá shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dý bé nuk mund të çojë kend. § 564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís e per «S e d i j e». NYE I NANDËDHETETRETË. Beja në krye të djelmvet. § 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja. § 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bâjë e do t’i ashndoshë zêmren zhgarkuesit. § 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk e diej se kush t’a ká bâ!» § 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká tager me rrekë të pandehunin me bé tjera. NYE I NANDËDHETEKATERT. Beja me "Sedije".4 § 569. «Maja e bés âsht «sedija» (s’e dija). § 570. «Beja t’a njef edhè «sedijen». § 571. «Beja s’ká skâj por s’bân perbishtnime». § 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së shoqnís a të kuejdo. § 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo bé. § 574. Edhepsè s’vodh as vrau aj, qi bân bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter. § 575. Kúr të bâhet beja, do të thohet: «as vetë, as kush i shpís s’ême e s’diej se kush të vodh a të vrau». § 576. Prandej ká vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund të diej ndo’i send kû prej të ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lá me bé të rrêjshme nji nieri. § 578. Si të bâhet beja me «sedije», s’ká tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. «Bé mbí bé kanûja s’bân». § 578. Po s’muejt kush me bâ bén me «sedije», s’do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme, posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5 § 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé; do t’u kallxojë bâkeqin, qi t’a vêjë per udhë të zo’n e gjâsë a të gjakut të hupun. § 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lypë arsye si mbas kanunit. § 581. Po s’i u vû, i zoti i gjâs a i gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucarís. § 582. «A bén me «sedije», a gjân, a cubin». § 583. Dedejen në bé s’e bân kanûja; po s’u gjegj kush me bâ bé me «sedije», kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije», a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhní a vrasë. § 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân». § 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vêjë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kán)». § 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ká si me i a njitë grrêmçin, si të lahet me bé. § 587. Kanûja jet dalë në këto rasë e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!» § 588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë. NYE I NANDËDHETEPÊSËT. Gioba e bés së rrêjshme. § 589. Po duel kush ndo’i burrë zêmrak, edhè i prîn të zot’t në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, aj do t’a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe. § 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rmojn pá të ngutun. § 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit. § 592. – Ndeshkimet mbé bérrêjshmin janë: do t’i lajë të zot’t të gjâs dy per nji;6 do të lajë kpucët e Kapucarit; do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më 24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi. do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë; do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. – Këto të holla cubi do t’i lâjë mbi eltér per Kishë. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System