Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Folklori |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Familja ( Kanuni Leke Dukagjinit ) |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | KRYE I DYTË NDERTIMI I FAMILJES. NYE I NANDËT. Familja e kuptueme në vedvedi.. §. 18. Percaktimi i familjes. Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises. §. 19. Pjestarët e Familjes. Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke. §. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis. Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar. Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem. I zoti i shpis ka tager: 1) me ndejë në krye të vendit në shpi të vet, edhe pse gjinden ma të vjerer se ky në shpi; 2) mbi armët e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal të shalës; mbi shtrojë e mblojë të veten; mbi veglat e kafes, e këto sende as kunaja e dahes s’i pershin; 3) mbi fitime të gjindes së shpis, të rrogës a të falmeve; 4) me ble, me shitë e me ndrrue tokë, si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadës gja të gjalla e remet; 5) me dhanë e me merrë uha e me hi dorzanë; 6) me ndreqë shpija, ksolla vithna, etj; 7) me çue në punë a në shtek gjinden e shpis; 8) me çue gjinden e shpis per puntorë uha a edhe fjal; 9) mbi venë e raki, a me ble a me shitë a me dhanë uha; 10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos të hecin si e lypë e mara e shpis. Ndeshkimet jan njikëto: a) Me lanë pa hanger b) Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë; c) Me lidhë a me burgosun në shpi; d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnerzimin e rrezikun. 10) Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis. §. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis. 1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis; 2) Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim; 3) Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij; 4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë; 5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin; 6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis; 7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit; 8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to. §. 22. Tagri i së zojës së shpis. E zoja e shpis ka tager: 1) Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi; 2) Me dhanë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen ; 3) Me i urdhnue grat e shpis, me i çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë pleh, me korrë e me mihë a me qirue. §. 23. Perelimi i zojës së shpis. E zoja e shpis ka: 1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me da haenat; 2) Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj dam ; 3) Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet; 4) Me shikue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper se tjetrit; 5) E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë grat. §. 24. Tagri i gjindes së ships. Gjindja e ships ka tager: 1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika; 2) Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet. 3) Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi; 4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis; 5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë fare berri a lope asht per t’u hjekë. §. 25. Perlimi i gjindes së ships asht: 1) Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis ; 2) Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja; 3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të shpis 4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja; 5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit; 6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships; 7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale; 8) Granija janë në detyrë me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden me ba punë doret të vetat. NYE I DHETËT. Familja e kuptueme në Katund e në Flamur. §. 26. Tagri i Familjes. 1) Ka tager e za në kuvend të katundit; 2) Ka tager në pjesë të giobës së katundit; 3) Ka tager në kujri të katundit; 4) Ka tager me marr më ndore kedo; 5) Ka tager me pri me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet; 6) Ka tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet; 7) Me ra më ndo’i faj të randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as katundi as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori. §. 27. Perlimi i Familjes. a) në Katund: 1) I zoti i shpis do të pergjegjet per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja; 2) Do të dalë në kuvend gjith sa herë të mblidhet katundi; 3) Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi rrethas; b) në Flamur: 1) Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të thirren “Burrë per shpi’’ ; 2) Do të pergjigjet rrethas me katund per “dy hae bukë” djemvet të Flamurit ; 3) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë ; 4) Do të dalë n’ushtri të Flamurit. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System