Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Folklori |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Damet ( Kanuni Leke Dukagjinit ) |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | D A M E T NYE I NJIQINDENANDËT. Përcaktimi i damevet. §.735. " Dami kà çmim, por jo giobë". §.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy shokve. §.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesin aty. §.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrë skà. §.739. " Dami ka çmim por jo pushkë". §.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh, per kopshtë a vêshtë. §.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të gjâs. §.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej 'tyne. §.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e delen, làn gjân. §.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqnohet dâmi, i a kthen gjân. §.745. "Nji dhé thàn nji vrri". ‑ Dhija âsht frymë e keqe; shka të perkasë me gojë, e thàn. §.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këto dâme: a) Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet; b) nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në vjetë, c) hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki per dâm. §.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.) NYE I NJIQINDEDHETËT. Thiu në dam. §.748. "Thiu në dâm kà pushkë. ‑ Po e gjete thin në dâm, bjeri pushkë". §.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàr‑krrabza) në qafë, vritet. §.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't të thive. §.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn thin. §.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj. §.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'at hov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të lahet thiu. §.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në kanû. §.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, làn thin. NYE I NJIQINDENNJIMBDHETËT. Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë. §.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kurthen a lakun, nuk mùnd të më ndalë kush". §.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjë dâmit. §.758. Po e ngrefi kush kurthen në kopsht të shthurun e rà në 'të berri, làn berrin. §.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, ‑ mjé kû kapen gjaj per kullosë ‑ e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës làn berrin. §.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame të diellit. §.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn gjâ. §.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjegjet dâmit. §.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojn dhén. §.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye. §.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System