Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Folklori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Damet ( Kanuni Leke Dukagjinit )
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Tafil Ibriku
Wed Aug 13 2008, 12:12am

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
D A M E T

NYE I NJIQINDENANDËT.
Përcaktimi i damevet.

§.735. " Dami kà çmim, por jo giobë".

§.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy shokve.

§.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesin aty.

§.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrë skà.

§.739. " Dami ka çmim por jo pushkë".

§.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh, per kopshtë a vêshtë.

§.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të gjâs.

§.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej 'tyne.

§.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e delen, làn gjân.

§.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqno­het dâmi, i a kthen gjân.

§.745. "Nji dhé thàn nji vrri". ‑ Dhija âsht frymë e keqe; shka të perkasë me gojë, e thàn.

§.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këto dâme:
a) Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet;
b) nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në vjetë,
c) hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki per dâm.

§.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.)

NYE I NJIQINDEDHETËT.
Thiu në dam.

§.748. "Thiu në dâm kà pushkë. ‑ Po e gjete thin në dâm, bjeri pushkë".

§.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàr‑krrabza) në qafë, vritet.

§.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't të thive.

§.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn thin.

§.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj.

§.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'at hov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të lahet thiu.

§.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në kanû.

§.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, làn thin.

NYE I NJIQINDENNJIMBDHETËT.
Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë.

§.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kur­then a lakun, nuk mùnd të më ndalë kush".

§.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjë dâmit.

§.758. Po e ngrefi kush kurthen në kop­sht të shthurun e rà në 'të berri, làn berrin.

§.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, ‑ mjé kû kapen gjaj per kullosë ‑ e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës làn berrin.

§.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame të diellit.

§.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn gjâ.

§.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjeg­jet dâmit.

§.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojn dhén.

§.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye.

§.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji.
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1740 sec, 0.0668 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,477kB