Forums
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Aug 27 2008, 03:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Greqi, në rrezik pronat e shqiptarëve

Udhëzimi i kabinetit të Karamanlis vendosi afatin final 16 tetorin. Reagon kreu i PDI-së, Tahir Muhedini: Duhet të ndërhyjë urgjent Tirana zyrtare


Qeveria greke ka nxjerrë së fundi udhëzimin që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë të shqiptarëve në vendin fqinj, të cilët nuk janë pak. Pjesën më kryesore të këtyre pronave e zënë pronat e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative". Udhëzimi është miratuar këtë verë nga qeveria greke dhe i jep afat shtetasve grekë deri më 16 tetor të dorëzojnë dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para. Për shtetasit e huaj që kanë toka në Greqi, ky afat është deri më 18 tetor, çka është një kohë e pamjaftueshme për pajisjen me viza greke të shqiptarëve çamë, në momentin që burokracitë në ambasadën greke janë rritur në masë.

Vendimi

Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti helen nuk i ka lehtësuar procedurat që çamët të marrin lehtësisht viza në ambasadën greke. Periudha për regjistrimin e pronës është shumë e shkurtër. Personat e huaj të interesuar për të regjistruar pronën e tyre në hipotekë kanë vetëm 53 ditë, duke u nisur nga fakti që afati përfundimtar i vendosur nga qeveria greke është data 18 tetor i këtij viti.

Procedurat

Që një shqiptar, (të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga Çamëria prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore), të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Por, nuk mund të jetë vetë ai që do ta hapë këtë çështje gjyqësore. Në mënyrë absurde, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili rekomandohet të jetë grek. Por nuk përjashtohet mundësia edhe e një avokati shqiptar, me kushtin e vetëm që të di shumë mirë gjuhën greke. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Por vetëm udhëtimi i pronarëve legjitimë në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u paraqitur ata vetë, do ta zgjidhte një herë e mirë këtë problem. Por ka shumë pengesa për një gjë të tillë, pasi burokracitë e ambasadës greke pengojnë lëshimin e vizave për këtë kontingjent qytetarësh, sapo mëson se ata i përkasin popullsisë çame. Pronarët legjitimë, të trojeve apo objekteve në Greqi, të cilët banojnë në Shqipëri, kanë më pak se dy muaj kohë për të regjistruar pronën e tyre në zyrën e Hipotekës në Greqi. E.A



Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet

Historiku
Largimi i çamëve nga Greqia

Ka pasur tri faza të veçanta të emigrimit të popullsisë çame nga Greqia Veriore. E para, ishte gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas nënshkrimit të Konventës turko-greke të Lozanës në janar 1923, dhe e treta në fund të Luftës së Dytë Botërore, në periudhën nga qershori 1944 deri në mars 1945, kur llogariten të jenë vrarë 5 mijë burra, gra dhe fëmijë. Pjesa tjetër e popullsisë çame kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri. Çamët kërkojnë njohjen e të zhdukurve si rezultat i këtyre konflikteve dhe të drejtave pasurore të mbi 150 mijë të tjerëve. Megjithatë, Athina zyrtare e konsideron çështjen çame si një "çështje që nuk ekziston". Por, Parlamenti Evropian, jo vetëm një herë ka kërkuar nga qeveria e Greqisë që të zgjidhë të drejtat e popullsisë çame, në bazë të Kartës së OKB-së dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare.

Intervista/ Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, reagon pas vendimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave

PDI: Qeveria të hyjë në negociata me Athinën

"Bollano spekulativ, ka abuzuar me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare"

Reagojnë qarqet politike shqiptare ndaj udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin nga e para të të gjitha pronave në Greqi.

Partia për Drejtësi dhe Integrim është duke hartuar një relacion për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe po përgatitet për takime direkte me shefin e qeverisë, Sali Berishën, dhe Presidentin Bamir Topi. Në një intervistë për "Shqip", kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, kërkon nga shteti shqiptar

që të ndërhyjë për këtë çështje në Parlamentin Evropian dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. "Duhet t‘i krijohet kushte popullsisë shqiptare çame që të shkojë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar ‘de jure‘", tha Muhedini.

Qeveria greke ka nxjerrë një udhëzim që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi, çka rrezikon pronat e shqiptarëve dhe çamëve në shtetin fqinj. Si e gjykoni ju këtë dhe çfarë qëndrimi do të mbani kundrejt këtij vendimi?

Partia për Drejtësi dhe Integrim ka dalë hapur për të drejtat e popullsisë shqiptare çame, ku dihet botërisht që është shkelur i gjithë programi ndërkombëtar dhe këtu hyjnë edhe pronat për shqiptarët e Çamërisë. Mendimi im për këtë vendim të qeverisë greke është spekulant për vendin, pasi pronat e popullsisë çame që janë pronar "de juro" duan t‘i shfrytëzojnë me të gjitha format dhe mjetet në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Partia për Drejtësi dhe Integrim do të mbajë masa urgjente, do të njoftojë me një relacion të gjithë trupin diplomatik të ndodhur në Shqipëri, do të kërkojë një takim me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Do të njoftojë të gjitha institucionet e Parlamenteve Evropiane dhe do të jetë karshi kërkesave të çamëve që prona t‘i shkojë të zotit dhe pronat e shqiptarëve të Çamërisë nuk duhet t‘i shfrytëzojë dhe spekulojë shteti grek. Unë mendoj se ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të jetë më i drejtpërdrejtë karshi kërkesave të popullsisë shqiptare çame. Shikoj që ka dy standarde. Shteti grek, duke përfituar që ne po anëtarësohemi në NATO dhe kërkojmë ratifikimin e të gjitha shteteve për MSA-në dhe, para se të japë firmën përfundimtare, kërkon të bëjë tri varreza masive që është, për mendimin tim, një veprim spekulativ, për arsye se aty nuk ka trupa ushtarësh grekë dhe këtu u bë problem kjo, që u morën trupa dhe eshtra të fshatarëve për t‘u vendosur në varrezat e ushtarëve grekë. Mendoj se shteti shqiptar nuk mori masat e duhura për t‘u treguar vendin këtyre abuzuesve apo klerit të Kosinës, i cili u vu para përgjegjësisë, por shteti grek, me ndërhyrjet e tij, e la në heshtje këtë zhvillim masiv që iu bë fshatarëve të Kosinës. Dhe kështu, shteti grek, gjithmonë pretendon për minoritetin grek, dhe ndërkombëtarët e kanë pikë të dobët dhe Parlamenti Evropian është shumë i ndjeshëm për çështjen e minoriteteve. Shteti grek duhet të ketë parasysh që të zbatojë kërkesat e minoritetit shqiptar që janë në Greqi, ku përfshihen edhe shqiptarët çamë që u dëbuan me një gjenocid. Këtu tani, shteti grek thotë që të bëhet regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Si mund ta bëjë një krahinë e tërë me popullsi çame këtë veprim, në një kohë kur shteti grek nuk lejon lehtësim për këtë popullsi që të shkojë të bëjë regjistrimin. Këtu, popullsia shqiptare çame ka kërkuar të shkojë të shikojë pronat dhe shtëpitë e tyre, dhe Greqia, në mënyrë flagrante, nuk jep viza dhe si mund të shkoje ky shtetas shqiptar çam që të bëjë regjistrimin e pronës së tij. Këtu, besoj, duhet ndërhyrja e shtetit shqiptar, por duhet edhe ndërhyrja nga Parlamenti Evropian, që vendimi i shtetit grek, është për të spekuluar dhe uzurpuar pronat e çamëve dhe një pjese të popullsisë shqiptare. Jam i mendimit që Greqia, në vazhdën e spekulimeve që ka bërë me çamët, ky është edhe spekulimi i fundit që do të bëjë dhe këtu është shkelje e të drejtave të njeriut në një kohë kur shteti grek bën pjesë në BE dhe duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare dhe konventat evropiane për të drejtat e njeriut, për të drejtën e pronës. E kundërta ndodh me Shqipërinë, që është treguar gjithmonë e gatshme për të plotësuar edhe ato që i mungojnë komunitetit grek në Shqipëri. I bëri pronarë të ligjshëm, minoritetin grek, shteti shqiptar e bëri me dy shtetësi, që nuk ka pasur asnjëherë shtetësi greke, kurse popullsia e krahinës së Çamërisë ka pasur shtetësi greke dhe Greqia ka lënë një krahinë të tërë masive pa shtetësi greke dhe shteti shqiptar qëndroi në heshtje.

U shprehët se do të hartoni një relacion drejtuar trupit diplomatik, por do të keni edhe kontakte të drejtpërdrejta me krerë të shtetit shqiptar. Çfarë do të kërkoni nga shteti shqiptar konkretisht, dhe a besoni se diplomacia dhe qeveria shqiptare do ta zgjidhin këtë çështje?

Ashtu siç do t‘i bëjmë relacion trupit diplomatik, do t‘i kërkojmë edhe shtetit shqiptar që të ndërhyjë, si në Parlamentin Evropian, dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. T‘i krijohet kushte edhe popullsisë shqiptare çame që të shkojnë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar "de jure".

Në lidhje me tokat e çamëve, a dispononi një shifër konkrete të pronave të shqiptarëve çamë në Greqi?

Unë mund t‘ju them që këtu nuk flitet për një apo 100 prona, por për një krahinë të tërë, që është me popullsi shqiptare dhe pronarë "de juro" janë popullsia shqiptare çame. Një pjesë e mirë kanë edhe dokumente, kanë tapi, kurse një pjesë tjetër nuk kanë tapi, për arsye se me atë gjenocid që ndodhi nuk kishin mundësi të merrnin asnjë dokument. Por, sipas të dhënave, tapitë janë në kadastrat greke dhe këtu lind e drejta e shtetit grek që të ndihmojë të gjithë ish-pronarët që t‘i krijojë kushte dhe t‘i pajisi me viza që të shkojnë të bëjnë regjistrimin.

Jeni njohur me vendimin e qeverisë greke dhe çfarë tendence ka Greqia me miratimin e këtij udhëzimi?

Ne jemi të qartë dhe të bindur që Greqia asnjëherë nuk ka pasur dashamirësinë të zbatojë të drejtat e shqiptarëve për popullsinë çame. Vendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të kundërligjshme, jashtë standardeve evropiane vetëm për të spekuluar me pronat e çamëve, me heqjen e shtetësisë, por edhe me gjenocidin që përdori ndaj popullsisë çame, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit. Kohët kanë ndryshuar dhe shteti grek po merr mësime të drejtpërdrejta nga PDI, që i bëri me dije Parlamentit Evropian mbas 60 vjetësh heshtjeje, pasi sistemi i diktaturës nuk i krijoi mundësi çamëve të kërkonte të drejtën e pronës. Ka ardhur koha që politika duhet të jetë e drejtpërdrejtë për të drejtat e çamëve. Deri tani, në mënyrë spekulative, popullsisë çame i paraqiten vlera, por kjo nuk mjafton, por qeveria duhet të shkojë pranë organizmave përkatëse. Kur themi që prona është e patjetërsueshme, shteti grek duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze këtë gjë.

Kohët e fundit, kemi parë një marrëdhënie të ngrohtë mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Si i komentoni këto marrëdhënie në prag të nxjerrjes së udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave?

Nëpërmjet mediave kam mësuar që Berisha me Bollanon kanë marrëdhënie të mira. Mendimi im si kryetar i PDI-së, por edhe si personal, është se kemi të bëjmë me një kryetar bashkie spekulativ, i cili, që kur është vendosur si kryetar bashkie, ka spekuluar mbi Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Në emër të minoritetit grek abuzon, sikur minoriteti grek keqtrajtohet në Shqipëri, por këtu kemi të bëjmë me spekulimin e qarqeve antishqiptare dhe pjesë e këtyre qarqeve mund të jetë edhe Bollano. Sa herë që vjen një zyrtar i lartë, Bollano krijon alibi se minoritetit grek nuk i plotëson kërkesat dhe bën një fushatë antishqiptare. Ka ardhur koha dhe fundi i spekulimeve të këtij kryetari bashkie. Qeveria duhet të mbajë qëndrim ndaj tij. Në emër të minoritetit grek, në një kohë kur dihet se Himara pjesën më të madhe e ka shqiptare. Shteti shqiptar spekulimet e Bollanos duhet t‘i parandalojë, duhet t‘i thotë atij të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar si kryetar bashkie dhe të mos abuzojë me teorinë se minoritetit grek nuk i plotësohen të drejtat. Mund ta them hapur që minoriteti grek, shteti shqiptar, jo vetëm që ia ka plotësuar kërkesat, por e ka tejkaluar masën. Duke qenë se ky komunitet nuk ka prona, Shqipëria i ka bërë me prona, kjo tregon që i kanë marrë pronat shqiptarëve dhe ua kanë dhënë grekëve. Duke qenë se minoriteti grek pa nuk ka pasur shtetësi direkte asnjëherë, dhe këta e bënë me nënshtetësi greke, në një kohë kur popullsia shqiptare çame ka pasur shtetësi greke dhe kombësi shqiptare dhe shteti shqiptar nuk i kërkon këto të drejta siç i kërkon Greqia, që t‘i thotë shtetit grek që t‘i jepet shtetësia greke popullsisë shqiptare çame. Këtu janë shkelur konventat ndërkombëtare dhe kjo tregon se këtu kemi të bëjmë me dy standarde. Ne kemi deklaruar dhe e themi se minoriteti grek dhe popullsia çame duhet të jenë një urë lidhëse midis marrëdhënieve të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë kur nuk plotësohen kërkesat e çamëve.

"Omonia" ka kërkuar që greqishtja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shqipëri. Si e komentoni këtë kërkesë?

Unë mendoj se kjo është në vazhdën e spekulimeve që kërkon minoriteti grek, kryetari i "Omonia"-s dhe PBDNJ. Këtu gjithmonë kërkesat e "Omonia"-s janë spekulative. Gjuha greke nuk është ndonjë gjuhë ndërkombëtare që të jetë gjuhë e dytë në Shqipëri dhe anglishtja është një gjuhë ndërkombëtare që mund të jetë një gjuhë e dytë, por jo greqishtja.
Marre prej gazets Gazeta Shqip


[ Edited Sun Nov 21 2010, 10:14AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
star
Thu Nov 20 2008, 04:42PM

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 04:27PM

Posts: 5088
po te ishte per mu un i kisha dasht tetana bashk.
Back to top
L - N
Mon Nov 24 2008, 02:38AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shqiptarët duhet të ndihmojnë shqiptarët

Nga Inida Gjata ZHAKU

Kosova ka një problem. Është fëmijë i një nëne të padenjë.

Shqipëria ka një hall të madh. Është një mëmëdhe që mjaftohet me disa lot në sy për të shprehur dhimbjen që ndjen, teksa fëmija i saj braktisur endet rrugëve në kërkim të identitetit të vet. Nëse fëmija i vet është i pambrojtur, i papërkrahur, i pasigurt, i shqetësuar, i paqartë dhe i dobët, do të thotë që vetë nëna është 100 herë më në gjendje të mjeruar sesa ai.

EULEX në Kosovë domethënë: Mohim i autoritetit vendimmarrës, ekzekutiv dhe ligjvënës. Mohim i të drejtës për të qenë i pavarur. Zhvlerësim i shtresës intelektuale dhe administrative. Mohim i pavarësisë. Pretendim për supremaci.

Natyrisht, nuk gjendet kund e shkruar kjo. Përkundrazi, nëse kërkon në Google EULEX, të del një sqarim modest rreth këtij misioni, me në sfond ngjyrat e flamurit të Kosovës. Përshkruhet si një ndërmarrje e shoqërisë civile. Një iniciativë që do të shërbejë në krijimin e një modeli të emancipuar të zbatimit, vendosjes dhe respektimit të ligjeve, me 1400 policë e zyrtarë të tjerë të dërguar enkas që do të shpërndahen kudo e që do të marrin drejtimin e çdo zyre të administratës shtetërore të Kosovës, e që për të ruajtur ekuilibrat me pakicat serbe që jetojnë në Kosovë, do të angazhohet edhe vetë Serbia, në mënyrë që të jepet shembulli i një bashkëpunimi qytetar në të mirë të popullit të Kosovës.

Mirëpo, me gjithë informacionin që lexon rreth EULEX, duke patur parasysh edhe historitë e dhimbshme, nëpër të cilat ka kaluar prej dekadash Kosova, derisa të mbërrinte në Ditën e Pavarësisë së saj, ky mision të shëmbëllen pak me një lloj Zoti që zgjidh e lidh në mënyrë autokratike “hallet” e një shteti që jo vetëm nuk i ka patur ende plotësisht shanset për të qenë shtet, por që deri më tani ka dhënë prova se është në gjendje të zgjidhë vetë çdo “hall”. Edhe atëherë kur nuk ka qenë Shtet, ka qenë i denjë për pavarësi institucionale. Jo më tani që strukturat ekzistojnë.

Shembulli i keq i Shqipërisë e bën Kosovën të konsiderohet nga të huajt si një “diçka”, me të cilën mund të bësh ç’të duash, kur të duash. Shqipëria, thonë ata me vete, ka qenë shtet i pavarur për më shumë se 100 vjet. E megjithatë ka 1 shekull të tërë që nuk po ndërton dot institucione të shëndetshme e demokratike. Fajin për këtë katrahurë që s’po merr fund në Shqipëri e ka klasa politike, e cila buron prej popullit. Klasa politike është e dobët, meskine dhe e pamoralshme. Do të thotë se kështu janë edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, përderisa zgjedhin vazhdimisht t’i nënshtrohen kësaj palo Parie. Dhe për të mos rrezikuar në shtimin e një tjetër shteti shqiptarësh problematik si Shqipëria në hartën e botës, organizmat ndërkombëtare të fuqishme prej shekujsh e shekujsh marrin vendime gati-gati “pushtuese” dhe e trajtojnë Kosovën si t’ua ketë qejfi. Ndonjëherë e mbajnë peng, ndonjëherë e bëjnë objekt shantazhesh, ndonjëherë e nxjerrin në treg, ndonjëherë e braktisin. Megjithatë, pjesë e lojës së tyre është edhe të bëjnë sikur e njohin si shtet të pavarur. Që të pretendosh demokraci, duhet të japësh shembuj. Ndaj dhe ata e lanë Kosovën të luftojë. E ndihmuan të fitojë luftën. E ndëshkuan Serbinë. Nisën të njohin pavarësinë e Kosovës. I lanë edhe pak më pak se një vit që të ndërtojë veten pas masakrave shekullore. Mirëpo, kaq! E lamë gojën. I dhamë shembujt. E shkruam historinë. Tani do të bëhet siç duam NE! Ne mezi po mbajmë në hartë një Shqipëri! Dy?! Kurrë! - thonë të huajt me vete.

E kështu do të ripushtohet Kosova. Por, siç i ka hije një pushtimi modern, nën emrin e shoqërisë civile dhe për hir të zhvillimit të saj të mëtejshëm. Në ndihmë të Kosovës do të mësyjnë nëpër çdo pikë nevralgjike shtetërore e institucionale të gjithë të dërguarit e Evropës që jep 1 për të marrë 100!

Po Shqipëria ndërkohë që Kosovës i rrezikohet pavarësia, pse shfaq kaq dukshëm kaq shumë indiferencë në lidhje me këtë çështje?

Arsyeja pse Shqipëria nuk reagon rreth këtij problemi është se Shqipëria është për vete një grua e shitur. Për një apo dy tre euro. E jo vetëm ka borxhe për të larë, por ka edhe dinjitetin për të vënë në vend. Ky i yni, është një atdhe që shet veten për grua pjellore, e në fakt pjell veç probleme.

Borxhet e këtij vendi, lahen jo me pará, por me heshtje dhe nënshtrim ndaj BOTËS, e cila nuk do ta kishte imagjinuar dot kurrë se do të vinte dita që në 2008 do të gjente në shpatull të Evropës një vend kaq të favorshëm për të shkarkuar gjithë pakënaqësitë e të ligat e veta.

Kur unë shkoja në Prishtinë apo edhe gjetkë në Kosovë, trajtohesha si një njeri i jashtëzakonshëm. E jo sepse kisha gjoks e shalë të bukura, siç ndodh rëndom të trajtohen madje edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, edhe nga kryeministra e kryetarë të tjerë të lartë, Miss-et e Universit apo çdo lloj “detaji” joshqiptar që i bie rruga nga vendi ynë, por sepse vija nga Shqipëria.

Ky fakt më bënte të ndihesha gjithmonë në faj. Pasi, kur shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, trajtohen si jetimë që me pak dhembshuri, po të tregosh, i përshtat me çdolloj kushti që iu ofron.

Tani, në kohën kur Kosova ka më shumë nevojë për Shqipërinë, ajo hesht. E jo vetëm aq, por nuk e trajton aspak si problematik faktin se një botë e tërë tallet siç u ka qejfi me shqiptarët e të gjithë botës. Shumëkujt mbase i shkon në mendje strehimi i refugjatëve kosovarë në Shqipëri në ‘99 e mund ta nxjerrë si argument dashurie e solidariteti ndihmën e dhënë nga shqiptarët. Por ai ishte një rast ekstrem, që ndodh shumë rrallë në jetën e një kombi. Nuk mund të shihet si patriotizëm e bashkim kombëtar, pasi edhe sikur kamboxhianët të kishin qenë në vend të shqiptarëve të Kosovës, populli do ta shfaqte përkrahjen e vet. Në ato raste njerëzit ndihmojnë njerëzit. Ndërsa ky është një rast, ku shqiptarët duhet të ndihmojnë shqiptarët.

E këtë, nëse mes shqiptarëve fshihet ende pak dashuri për Shqipërinë, duhet ta kërkojmë e pretendojmë nga vetja. Modelin e nacionalistit e patriotit nuk duhet ta presim nga politikanët. Duhet të nisim nga vetja, ta njohim pak më shumë Kosovën. Të njohim pak më mirë Shqipërinë. T’i vijmë në ndihmë çdo toke të banuar nga shqiptarë. Ky është një ndër ato raste që ka nevojë për bashkim. Duket patetike kjo që them Ashtu tingëllon, por është krejtësisht e vërtetë dhe thjesht e sinqertë.


Marre prej Gazets tema Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:11AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 26 2008, 07:22AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Tirana harroi përkujtimoren për viktimat çame"

Shoqata "Çamëria" reagon pas marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë


Shoqata patriotike "Çamëria" reagon pas vendimit mes Shqipërisë dhe Greqisë për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë. Kreu i kësaj shoqate, Ardian Tana, kërkoi dje sqarime nga Ministria e Jashtme, për faktin pse nuk është ngulmuar nga pala shqiptare, ngritja e një obelisku në Paramithi, në kujtim të masakrës së qershorit të vitit 1944, dhe ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama, në tokën helene në përkujtim të të vrarëve gjatë gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. "Jemi të habitur për faktin se nuk u komunikua asgjë në lidhje me kërkesën që Shoqata Patriotike "Çamëria", mbështetur nga Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, i dërguam Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë vetëm pak javë më parë", thuhet në komunikatën për shtyp të kryetarit të Shoqatës Patriotike "Çamëria", Ardian Tana. Kjo shoqatë kërkon nga diplomacia shqiptare që në bisedimet e ardhshme me palën greke, të përfshijnë me patjetër kërkesën për ndërtimin e një varreze në Greqi në kujtim të gjenocidit që qeveria greke shkaktoi. "Ne besojmë në drejtësinë e kërkesës sonë, sepse respekti për të rënët nuk duhet të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësive të ndryshme të të rënëve", u shpreh Tana.

Lidhur me vendimin më të fundit të Ministrisë së Jashtme për akordimin e arritur me qeverinë greke në lidhje me ndërtimin në territorin shqiptar të dy varrezave të tjera për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, shoqata "Çamëria" në komunikatën për shtyp, thekson se e mirëkupton kërkesën për respektimin e të rënëve grekë. Por, nga ana tjetër, popullsia çame në Shqipëri i sjell në vëmendje diplomacisë shqiptare që në marrëdhëniet dypalëshe të kërkojë respektimin e parimit të reciprocitetit.

Shoqata Patriotike "Çamëria" gjithashtu vlerëson konsekuencën e shfaqur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në deklarimet e tij të fundit për ekzistencën e çështjes "Çame" gjatë vizitës në Shkup. "Mbështetur në këtë vullnet kërkojmë dhe besojmë se qeveria shqiptare në të ardhmen do të jetë më aktive në përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila nuk është një çështje vetëm teknike dhe ligjore, por mbi të gjitha është çështje e të drejtave të njeriut, çështje politike dhe historike", u shpreh Tana. Shoqata "Çamëria" kërkon trajtimin shumëpalësh dhe angazhim të plotë të të gjitha strukturave shtetërore shqiptare, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga strukturat shtetërore greke. "Miqësitë ndërtohen mbi bazën e respektit reciprok, ndaj qeveria shqiptare duhet në këtë rast të kërkojë me këmbëngulje respektin e parimit të reciprocitetit në marrëdhënie me qeverinë greke", thuhet në komunikatën e shoqatës "Çamëria".

Kërkesat e çamëve

Dy kërkesat e PDI-së, të pasuara edhe nga shoqata "Çamëria" lidhen ngushtë me ndërtimin e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama në Greqi, aty ku ndodhi edhe gjenocidi çamë me personat që nuk mundën dot të kapërcenin kufirin e vdekjes. Ndërkohë që qeveria greke ka marrë OK nga pala shqiptare për ndërtimin e dy varrezave greke në Shqipëri, qeveria shqiptare ende nuk ka marrë një aprovim për ndërtimin e një varreze të vetme në tokën helene për të nderuar dhe kujtuar të vrarët e gjenocidit çamë. Një nga pikat e tjera të kërkesës së çamëve ishte edhe çështja e pronave, e cila përsëri nuk u ngrit dhe mori në këmbim vetëm heshtjen si nga qeveria greke, ashtu edhe nga ajo shqiptare.


Marre prej Gazets shqip Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:12AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 28 2008, 02:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Politika e Rilindjes

Ndonëse Shqipëria e 1913-s mbeti me territor të zvogëluar, shqiptarët atëbotë e lanë shtegun hapur për korrigjim historik. Shteti ishte kushti i ndaljes së humbjes së territorit. Aty ku nuk kishim shtet, apo me saktë, aty ku shteti ishte i huaj, rrudhja vazhdoi.

Nga Albin Kurti më 27.11.2008 21:48 CET

4 vilajetet e banuara me shumicë shqiptare ( Vilajeti i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës) kishin gjithsej një sipërfaqe prej rreth 92.000 kilometra katrorë. Në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, shteti i Shqipërisë përfundoi me më pak se 29.000 kilometra katrorë. Rënia e Perandorisë Osmane dhe tërheqja e saj nga Ballkani po pasohej me krijimin dhe zgjerimin e shteteve kombe. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria u zgjeruan e u ngushtuan në llogari të njëra-tjetrës, por mbi të gjitha u zgjeruan në llogari të shqiptarëve. Shtetit të porsaformuar të Shqipërisë i mbeti jashtë 60 % e popullatës shqiptare dhe 2/3 e territorit. Ndaj shqiptarëve të mbetur në shtete të huaja filloi gjenocidi: vrasjet, persekutimet, dëbimet masive. Gati një shekull më vonë shteti i Shqipërisë e ka po atë madhësi territoriale, porse trevat e banuara me shqiptarë jashtë shtetit të Shqipërisë nuk janë as 1/3 e një shekulli më parë.

Po mirë, kjo është e tëra histori që tani s’ndryshohet dot, apo jo? Problemi është se kjo nuk është histori. Kjo po ndodh edhe sot e kësaj dite. Pas luftës së fundit në Kosovë, u humb Veriu i Kosovës, kurse me projektin e decentralizimit dhe këto 6 pikat e Ban Ki-moonit, Serbia po bën përpjekje që situatën e Veriut të Kosovës ta riprodhojë në veriperëndim dhe në lindje të Kosovës. Serbisë së papenduar për krimet nga e kaluara iu pranua kërkesa që të njihet brenda Kosovës pa e njohur ajo Kosovën. Në anën tjetër, në jug të Shqipërisë, Greqia po e rrit artificialisht numrin e minoritarëve grekë, po i ndërsen ata kundër Shqipërisë, ndërkohë që nuk e pranon gjenocidin mbi çamët dhe nuk ua kthen pronat atyre. Greqia është anëtare në NATO, që muaj më parë ka blerë armatim nga Rusia dhe është anëtare e BE-së që nuk pranon se ka minoritete në Greqi.

Zvogëlimi i territorit gjithsesi do të thotë zvogëlim i resurseve natyrore dhe i hapësirës për jetë, zvogëlim i mirëqenies dhe i mundësive për zhvillim. Trevat e banuara me shqiptarë në Ballkan e kanë dendësinë më të madhe të popullatës, diaspora shqiptare shtohet si asnjë tjetër me shqiptarë të rinj që e lëshojnë vendin e tyre, kurse standardi i jetesës së shqiptarëve përgjithësisht është më i ulëti nga të gjitha kombet e tjera në rajon. Pasojat e zvogëlimit të territorit dikur dhe sot kanë ndikuar më së shumti për tërë këtë.

Të gjithë e kemi dëgjuar atë thënien se kush nuk e mëson historinë, i përsëritet ajo. Për neve shqiptarët mbase do të mund të thuhej edhe e kundërta. Ne nuk e kemi mësuar historinë pikërisht sepse ajo na është përsëritur aq shumë. Historinë e kemi konsideruar si diç të shkuar që mbetet në të shkuarën. Përsëritja e shpeshtë e historisë ose aspekteve të saj ka bërë që të insistojmë se kohën që po e jetojmë është kohë e re dhe se këto përgjithësisht janë kohëra të reja tash. Mirëpo, aq shpesh është përsëritur historia dhe historitë, saqë ato s’janë më histori, por njëfarë aktualiteti jashtëkohor. Ajo që tashmë ka ngjarë disi po na ngjan përherë. Si diçka e shkuar por për të mos shkuar.

Megjithëkëtë, ka diçka që nuk mund të thuhet se u përsërit. Dhe, sa keq që është kështu! Elitat politike të para një shekulli i kishim më të ndershme, më largpamëse dhe më patriotike sesa që i kemi sot gjithandej kufijve që na ndajnë. Nevojën për shtet në shërbim të mbrojtjes së popullit, rëndësinë e forcës në politikë, nevojën për komb të konsoliduar, e kishin më të qartë dhe më afër zemrës politikanët shqiptarë të para një shekulli sesa këta të sotmit. Politikanët e Rilindjes Kombëtare e formësuan kombin dhe e ndërtuan shtetin. Politikanët e sotëm nuk e avancojnë as shtetin dhe as kombin, kurse ato që i gjetën të gatshme më shumë i dëmtuan sesa që i pasuruan. Ata më shumë u morën sesa që u dhanë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Shqiponja, shqipja, Shqipëria. Një flamur, një gjuhë, një komb. Një shekull më parë e përbashkëta jonë u vendos në qendër. Dallimet fetare e krahinore mbetën ashtu siç zaten edhe ishin – të rëndësisë së dorës së dytë. Ndonëse Shqipëria e 1913-s mbeti me territor të zvogëluar, shqiptarët atëbotë e lanë shtegun hapur për korrigjim historik. Shteti ishte kushti i ndaljes së humbjes së territorit. Aty ku nuk kishim shtet, apo me saktë, aty ku shteti ishte i huaj, rrudhja vazhdoi. Mirëpo, në periudhën që i parapriu Lidhjes së Prizrenit e deri te pavarësia e Shqipërisë, ne shqiptarët u bëmë një komb në kuptimin modern të fjalës. Pikërisht atëherë u hodhën themelet e mundësisë për brezat e ardhshëm për korrigjim historik dhe përparim. Komb-bërja shqiptare, në thelb të së cilës është data 28 Nëntor, frymëzoi rezistencën politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë shekullit XX. Ajo bëri që okupatorët e ndryshëm të mos mund t’i zhbijnë apo asimilojnë shqiptarët.

Politika e Rilindjes Kombëtare, më parë se qëllim, kishte ideal: të arriturat e saj ishin pasoja përgjatë rrugëtimit në ndjekjen e një ideali të përbashkët. Mënyra e tyre e politikës dhe organizimit nuk ka qenë kurrë më aktuale sesa sot.

Marre prej Gazetaexprs Online trokit ketu


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:13AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 28 2008, 03:43AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Me 29 u clirua Jugosllavia"

E Premte, 28 Nentor 2008


Luftes se Dyte Boterore, edhe kete 64-vjetor i ka gjetur te ndare jo vetem kampet politike, por edhe qytetaret dhe historianet. E kthyer ne nje "molle sherri" te vertete, kjo ceshtje duket se nuk ka gjetur zgjidhje dhe do te vazhdoje gjate. Per pjesen me te madhe te qytetareve shkodrane, aty ku dhe armata gjermane kaloi per here te fundit, data 29 Nentor eshte clirimi i Jugosllavise dhe jo i Shqiperise. Per disa te tjere kjo date nuk mund te quhet feste, pasi vendi nuk u clirua, se Kosova dhe Cameria mbeten jashte kufijve, te ndara. Historianet mendojne se 29 Nentori i vitit 1944 eshte nje date qe kujton vuajtjet dhe vrasjet pa gjyq te mijera qytetareve. Kurse bashkia e Shkodres, ka publikuar edhe programin e festimeve per diten e sotme, homazhet dhe koncertet ne nje dite te vetme per Pavaresine dhe Clirimin. Edhe kete vit, ne Shkoder kahet politike do te festojne te ndare.

Shkodra eshte mbase i vetmi qytet ne Shqiperi qe me vendim te Keshillit Bashkiak 12 vite me pare ka shpallur 28 Nentorin si diten e festes te Clirimit te vendit dhe te vete Shkodres. Te gjitha festimet do behen ne kete dite, kurse data 29 eshte nje dite zyrtare pune per administraten (kete vit bie dite e shtune).

Sipas kreut te Bashkise te Shkodres, Lorenc Luka, nje diskutim i tille as qe eshte i nevojshem dhe mjafton te zbatohet vendimi i Keshillit Bashkiak, i vitit 1996. "Une nuk jam historian dhe nuk i hyj nje diskutimi te tille. Ka nje vendim te Keshillit Bashkiak dhe une jam i detyruar ta zbatoj ate", eshte shprehur ai. Ndersa nje nga punonjesit e bashkise thote; "jepuni shqiptareve 28 Nentorin, si mitin e tyre themeltar e te perbashket, mos ua mohoni 29-en atyre qe e duan, pa harruar se nje pjese te shqiptareve nuk i frymezon e perbashkon ajo date, sepse perkujtimin e saj e lidhin me shume vuajtje dhe padrejtesi".

Por kryetari i Shoqates se Veteraneve Shkoder, Qemal Llazani, thote se, "vendimi i Keshillit Bashkiak ka qene i paligjshem, pasi ata jane betuar mbi Kushtetute dhe nuk e kane respektuar ate per festat qe njihen 28 e 29 Nentori". Veteranet e ndjejne veten jashte luftes, por pjesa me e madhe e qytetareve mendojne se 29 Nentori eshte nje kujtim i hidhur i komunizmit.

Historiani Anton Luka e lidh daten 29 Nentor me shume padrejtesi qe i jane bere qytetareve pas clirimit te vendit, si seria e vrasjeve pa gjyq. Por ai ngre nje pikepyetje, nese kjo date ia vlen qe te festohet karshi vuajtjeve te kaluara, duke theksuar se eshte nje lufte "mos sinqeriteti" mes dy paleve. "Ne ceshtjen e ngritur per 28-29 Nentorin, krahas hulumtimit gjoja historik dhe karshillekut mes partive, investohet edhe nje doze e forte mos sinqeriteti. Nga njera ane 80-vjecaret qe kerkojne ta fiksojne fundin e luftes me 29, shkojne me mendje se duke e vecuar nga Dita e Flamurit, do ta shtyjne ne perjetesi kujtimin e asaj dite, qe i kane vene emrin clirim dhe qe i pa te zbresin nga mali si protagoniste, edhe pse qysh netet e meparshme, dikush tjeter pa i perfillur e kishte nisur serine e vrasjeve pa gjyq", shprehet ai.

Gezim Dizdari, mesues: "Nuk ishte lufte per clirim"

"Puna eshte se keta bene Luften Antifashiste, por jo Nacional-Clirimtare. Do te kishte qene e tille, (pra Nacional-Clirimtare), sikur pas Luftes se Dyte Boterore, shqiptaret te kishin dale vertete te cliruar, se paku te bashkuar ne nje shtet. Meqenese lufta e partizaneve as nuk e kishte per qellim bashkimin e trojeve shqiptare, atehere eshte e vetekuptueshme, se kjo lufte nuk mund te quhet Nacional-Clirimtare".

Arben Kraja, infermier: "Dite pa vlera per kombin"

"Per mua eshte nuk ishte lufte per clirim kombetar. Kur flasim per komb, behet fjale per gjithe shqiptaret dhe kur shohim qe diskutohet per Kosoven, kur Cameria eshte e Greqise apo per tokat e tjera ne Maqedoni apo Mal te Zi, eshte budallallek te flitet per clirim kombetar. Me te vertete qe deshmoret qe kane dhene jeten duhen nderuar, po 29 nentori, apo 28, se nuk po e marrim vesh, eshte nje dite pa shume vlera per kombin shqiptar, pasi ai nuk u bashkua ne ate kohe, por u nda", shprehet Arbeni per gazeten.

Jozef Rama: "29-ta, clirimi i Jugosllavise"

"Te festohej data e kapitullimit te Italise fashiste do te kishte kuptim, por 29 Nentori, ky eshte budallallek i madh. Aq me teper qe kjo date eshte e clirimit te Jugosllavise. Me 29 Nentor, Shqiperia ndoshta u pushtua nga komunistet sllave. Eshte e vertete se shume shqiptare te ndershem kane marre pjese ne atentate te shumta kunder italianeve apo gjermaneve, por te gjithe u manipuluan nga ata qe luftuan vetem per pushtet dhe jo per Shqiperi", perfundon ai.



Aktivitetet

Homazhet e sotme te bashkise per 28 nentorin

Homazhe ne "Varrezat e Deshmoreve", ora 10:00

"Vorret e Rrmajit", ora 10:30

Memoriali i "2 Prillit", ora 11:00

Busti i "Luigj Gurakuqit", ora 11:30

Me pas Interpretim i kenges se "Flamurit"

Koncert i shkurter artistik
Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:13AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
theatron
Sat Nov 29 2008, 05:18PM

Registered Member #1278
Joined: Wed Sep 26 2007, 10:27AM

Posts: 15
Si gjithmone jam pak pertac me lexu te tan postimet por bazohem thjeshte ne titullin e temes...
kisha nje pytje per ket camerine dihet gja se sa shqiptar ka atje dhe nese nojne prej tyne ka prejmend deshire me u bashku me ne?(nuk mendoj rrefugjatet) apo ska gja se shkojme na dhe i thojme se na e ka lan gjyshi se kena bajagi eksperience me xan toka... dhe pse na qenka kjo cameria pjese e jona??? dmth. besoj se eshte apsurde ashtu sic asht edhe vorio-epiri i grekeve.
mos krahasoni 3 fshatra greke me kombesi shqiptare me kosoven qe ka 2 milion shqiptar.
Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 02:51AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Një Shqipëri apo disa principata politike shqiptare?

DR. ARSIM SPAHIU

30/11/2008 Kush dëshiron të shkruajë diçka për çështjen kombëtare shqiptare, mendohet dhe matet mirë, sepse lexuesi në përgjithësi parapëlqen tema të tjera. Në shtypin shqiptar të Tiranës, tashmë të zgjeruar, rrallëherë gjen artikuj që i kushtohen kësaj problematike.

Në Shqipërinë shtetërore askush nuk kuturis të shpallë se është nacionalist apo të marrë nismën e kotë për formimin e një partie ose shoqate atdhetare, sepse shqiptarët bëjnë çudi me të dhe fare pak veta e mbështesin.

Afërmendsh, gjatë diktaturës gjysmëshekullore në ish-RPSSH, E. H. formoi dy brezni intelektualësh internacionalistë, të cilët nuk interesohen asfare për çështjen kombëtare shqiptare, krejtësisht të pazgjidhur. Këtu e një a dy vjet më parë një deputete deklaroi në ekranin e televizionit se ndjenjat patriotike tashmë janë vjetruar, çka do të thotë, me fjalë të tjera, se patriotizmit i ka ikur koha. Një deputet shton se kosovarët janë më të interesuar të ndërtojnë ndonjë vilë në bregdetin shqiptar sesa të bashkohen me Shqipërinë. Kurse një deputet tjetër pak muaj para se të shpallej pavarësia e Kosovës deklaroi hapur në Mal të Zi se Kosovës i mjafton një indipendencë e zgjeruar nën sovranitetin e Beogradit (!).

Qëndrime të këtilla antishqiptare janë disa nga arsyet pse bashkatdhetarët shqiptarë që banojnë jashtë kufijve të mallkuar të vitit 1912, detyrohen t’i peshojnë mirë fjalët kur pyeten për çështjen kombëtare shqiptare. Shkrimtari dhe gazetari Kim Mehmeti, shqiptar nga Maqedonia, në një intervistë të dhënë “Osservatorio balcani-t”, kur e pyetën nëse është e vërtetë se ambienti kulturor shqiptar i Maqedonisë vuan nga arroganca e Tiranës dhe indiferenca e Prishtinës, përgjigjet: “Plotësisht e vërtetë. Atje mendohet se këtu nuk bëhet gjë në kulturë, nuk krijohet gjë… Shqiptarët mendojnë ende sikur përbëjnë principata kulturore. Në Tiranë shqiptarët pandehin se nuk kanë nevojë për njeri tjetër, në Prishtinë indinjohen nga arroganca e Tiranës dhe dëshirojnë të shpikin një identitet të tyrin. Nuk ka kurrfarë integrimi kulturor.”

S’do mend, “njeriu i ri” i të paudhëve E. H. dhe R. A. është mbrujtur plotësisht me mësimet e këtyre të fundit, madje aq sa nuk i di kufijtë e atdheut, njësoj si Halim Huta nga Kalaja e Dodës, i cili nuk i dinte kufijtë e arave që i kishte lënë i ati. Intelektualët e formuar në vitet e diktaturës dhe sot e kësaj dite pandehin se nacionalizmi është okë pa pak ose okë e pak shovinizëm apo nazizëm, pra diçka krejt e papranueshme. Dhe ndonjë syresh që ushqen ndjenja të flakta nacionaliste, pra është nacionalist i vërtetë, nuk pranon se është i atillë, madje zemërohet po t’i thuash se është nacionalist. Kjo ndodh ngaqë në Shqipërinë shtetërore termi “nacionalizëm” ka marrë një kuptim vërtet të përçudshëm, rrënjësisht të ndryshëm nga kuptimi i tij i vërtetë. Mjerisht, deri në këtë pikë të paudhët e sipërpërmendur e bënë lanet nacionalizmin.

BE-ja bën sikur nuk e di se sa e pazgjidhur dhe e koklavitur është çështja kombëtare shqiptare në Ballkan; ajo nuk mund ta ngrejë këtë problem përderisa shqiptarët nuk e hapin gojën. Për BE-në është më problematike çështja e romëve sesa problemi i bashkimit kombëtar shqiptar. Ajo njeh vetëm disa çështje kombëtare të pazgjidhura në Evropë: temën e Hungarisë dhe minoritetit të saj jashtë kufijve shtetërorë, si dhe jehonat e saj në Rumani e Sllovaki etj.

Por krijimi i disa shteteve-kombe në Ballkan ka hapur probleme esencialisht gjeopolitike. Me problemet kryesore të Shqipërisë, në vend që të merren “mendarët” shqiptarë, sidomos ata të Tiranës, merren diplomatë të huaj si Lord David Ouen. Ky politikan largpamës ngre problemin e një riorganizimi territorial shqiptar në hapësirën gjeografike tradicionale të kombit shqiptar, madje një “etnicizim” tjetër të Ballkanit, pra një përkufizim të ri të kufijve të shteteve ballkanike, që të përputhen me sovranitetet shtetërore. Kjo do të thotë se ndër të tjera duhet të realizohet bashkimi kombëtar shqiptar. Kurse politikaxhinjtë allçakë të Tiranës, të dalldisur për t’u futur në organizma politike perëndimore, mendojnë se, kur të bëhet Shqipëria shtetërore anëtare e BE-së dhe NATO-s, ne shqiptarët do të dalim në selamet! Në fakt, anëtarësimi i Shqipërisë zyrtare dhe i Republikës së Kosovës në BE do të thellonte ndasitë kombëtare shqiptare: Shqipëria shtetërore dhe shteti i Kosovës ndoshta nuk do të bashkohen ndonjëherë dhe tokat e tjera irredente shqiptare ndoshta do të ngelen përgjithmonë jashtë kufijve të atdheut nënë.

E pra, t’i krahasosh këta të vetëquajtur politikanë të Tiranës me politikanët e vendeve fqinje, qofshin këto të fundit dhe vendet ish-komuniste, do të vinim re ndryshime të jashtëzakonshme. Këto kohët e fundit Vuk Karaxhiç në një intervistë shtypi deklaron me mburrje se është nacionalist serb dhe, si i atillë, nuk njeh asgjë para çështjes së atdheut të vet. Ai, njësoj si shumica e serbëve, po qe se është fjala për të integruar (padrejtësisht) Kosovën brenda kufijve shtetërorë të atdheut të tyre, nuk do t’ia dijë aspak as për NATO, as për BE. Kurse politologu Jacques Rupnik, duke analizuar rezultatet e votimeve të turit të parë të zgjedhjeve të sivjetme në Serbi, nënvizon: “Politika serbe nuk ndahet mes nacionalistëve dhe demokratëve evropianë, por përfaqëson një continuum të nacionalizmit, që shkon nga më radikalët në më të moderuarit… Të gjitha (partitë politike) janë të vendosura njësoj për Kosovën.”

Krejt ndryshe nga politikanët e Tiranës e shikojnë nacionalizmin ata shqiptarë të Shqipërisë zyrtare që kanë pasur mundësinë të dalin në vendet perëndimore dhe të kryejnë studime në ndonjërën nga degët humanitare, pra krejt ndryshe konsiderohet nacionalizmi në vendet perëndimore. Zhvillimi i idesë së nacionalizmit lidhet ngushtë me shtetet moderne të Evropës: Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, ku është përdorur dhe formuar për herë të parë nocioni nacionalizëm. Si doktrinë dhe ideologji nacionalizmi kristalizohet në shek. XIX dhe XX. Sado të ndryshme të jenë formulimet doktrinale të nacionalizmit në këto vende dhe në SHBA, vihet re prania e një fondi ideologjik të përbashkët, të organizuar rreth katër temave kryesore:

1. Nacionalizmi lind bashkë me vullnetin e kombit për të fituar sovranitetin. Këtu fitojnë rëndësi të madhe flamuri dhe himni kombëtar.

2. Në të gjitha rrafshet - etnik, shoqëror, politik, administrativ, gjuhësor dhe nganjëherë fetar - manifestohet e njëjta prirje për të luftuar kundër veçorive krahinore, për të zhdukur shkaqet e antagonizmave të brendshme.

3. Të gjithë bashkëkombësit duhet që pa tjetër të formojnë vetëdijen se i përkasin të njëjtit komb.

4. Ekzaltimi i së kaluarës nacionale lidhet ngushtë me afirmimin e vlerave universale të qytetërimit të njerëzimit mbarë.



Në Francë nacionalizmi ka lindur si një tendencë intelektuale dhe politike e Republikës së tretë. Asokohe nacionalistët përpiqeshin të kapërcenin ndasitë ideologjike, të bashkonin francezët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët, që të formonin një lidhje kombëtare për të mbrojtur atdheun nga ambiciet e gjermanëve. Sot nacionalizmi në Francë është doktrinë politike, që afirmon parësinë e interesit të kombit ndaj interesave të grupeve shoqërore, klasave dhe individëve që e përbëjnë. Ky përkufizim i nacionalizmit, i nxjerrë nga Larousse-i i vitit 1994, është diametralisht i kundërt me nocionin absurd enverist mbi kombin të nxjerrë nga fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1984: “Nacionalizmi është ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre.”

Me këso marrëzish piramidale i paudhi E. H. menjëherë pas Luftës II Botërore i dhuroi Titos me të dyja duart më shumë se gjysmën e Shqipërisë dhe e gremisi kombin shqiptar në humnerë. Dhe e keqja e fundit, kronologjikisht e viteve të diktaturës, politikanët e Tiranës po mbajnë dashka pa dashka të njëjtin qëndrim enverist ndaj çështjes kombëtare shqiptare, ndaj çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar. Prandaj Shqipëria, duke nënkuptuar këtu të gjitha trojet shqiptare, të marra së bashku, është e ndarë në disa principata politike shqiptare.

Si përfundim, nacionalizmi nuk është as shovinizëm, as nazizëm, as djall me brirë. Ne shqiptarët e kemi nxënë termin “nacionalizëm” nga frëngu, ne nuk mund të pretendojmë të mësojmë popujt e vendeve të qytetëruar të Perëndimit se ç’do të thotë fjala “nacionalist”. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA luftëtarët e UÇK-së quhen “nacionalistë shqiptarë të Kosovës”. Ndër nacionalistët më të njohur shqiptarë janë vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Aqif Pashë Elbasani, Avni Rustemi, Faik Konica, Shaban Polluzha, Adem Jashari etj.

Kombi shqiptar gjendet para rrezikut të madh të sanksionimit të përjetshëm të copëtimit kombëtar. Prandaj t’u japim të drejtë atyre politikanëve shqiptarë që kërkojnë bashkimin kombëtar dhe besojnë se vetëm një kongres i ri i Berlinit do të mund të riparonte padrejtësitë e historisë në Gadishullin Ballkanik.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:14AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 16 2008, 06:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ballkani e kishte të domosdoshëm Kosovën shtet

16-12-2008 / Nga Qemal Sakajeva


Kosova ka qenë vështruar si medalja send: në njërën anë toka, në tjetrën populli. Ajo ishte trajtuar politikisht si një “Hënë” - satelit i Serbisë - duke u gjykuar vetëm nga ana e “ndriçuar” - territori. Por, qe edhe pamja e “padukshme”, e cila doli në pah, sidomos gjatë barbarisë serbe.
Dy anë kishte dhe çështja e saj. Bota, prej shumë vitesh, dinte mbi përpjekjet e Kosovës për t’u çliruar, për të qenë e lirë, e pavarur dhe pasë shtetin e vet, si kërkesë e shqiptarëve. Ndërsa, thuajse, nuk është cekur, për të zgjuar dukurinë heshtëse të zgjidhjes, të cilën, le ta shprehim në formën e pyetjes: Po, Ballkani, a nuk e kishte të domosdoshëm Kosovën shtet?
Dihet mirë që, Kosova shtet nuk u bë për inat të Serbisë. Gjithashtu, dihet mirë që, Kosova shtet nuk u bë për dëshirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ndodhi edhe nga domosdoshmëria ballkanike për Kosovën shtet. Kushtet, për t’u kryer, nuk u krijuan vetëm me luftën e vitit 1999. Ballkani, i strukturuar politikisht, duhet thënë se ka dy kohë të vona: Me Jugosllavinë dhe Pa Jugosllavinë. Gjatë Jugosllavisë, të pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u përpoq të arrinte statusin e Republikës. Por, për të gjitha arsyet e njohura, Kosova nuk përbënte një çështje ballkanike. Kërkesa e saj e zhvilluar, e argumentuar dhe e mbështetur me protesta, mori si përgjigje kundërshtimin agresiv të Serbisë, dhe u përmbyll me kompromis nga Federata, me të ashtuquajturën autonomi. Kosova nuk u bë Republikë vetëm për shkak të hegjemonizmit serb. Por, pa asnjë dyshim, Federata Jugosllave e pati të domosdoshme Kosovën Republikë, për të ndërtuar një barazpeshë, më organike, të shtetit të përbërë dhe të shqiptarëve me popujt e tjerë atje, përballë serbizmit. Mirëpo, siç është vërtetuar, dinamitin në zemër të Jugosllavisë, e vendosi Serbia, pikërisht ajo që e ngjizi Jugosllavinë. Kosova qe pasojë tragjike e mosdhënies së Republikës dhe, për shumë vjet, Serbia dhe politika ndërkombëtare, u rrotulluan rretherrotull zgjidhjes, me mëdyshjen hamletiane: Autonomi apo Pavarësi?
Përgjigjja, me gjymtyrën e dytë - Pavarësi, i përket kohës pas vdekjes së Jugosllavisë. Ballkani, territor i ngjeshur gjeografik, me këtë ngjarje madhore për të, menjëherë u vendos në një realitet të ri, shtetet e të cilit, ndaj Kosovës nuk mund dhe nuk duhej të interpretonin Republikën Federative Socialiste Jugosllave, me Jugosllavi të vdekur. Jugosllavia e pati të nevojshme Kosovën Republikë, dhe nuk e kreu, por Ballkanit iu bë domosdoshmëri Kosova shtet, që të ndalonte një Serbi hegjemoniste të mbështetur nga Moska, dhe që Ballkani të mos luante padrejtësisht rolin e shtetit të vdekur, të përcjellë në histori.
Gadishulli ynë nuk ka përmasat e një kontinenti, i kompozuar me shtete mesatare apo të mëdhenj. Përplasja serbo - shqiptare e plotë, nuk ishte as e vogël dhe as në humbëtirat e një Rusie a Kine, që lëkundjet e përftuara të mos ndjeheshin e të mos kishin pasojë të drejtpërdrejtë në shtetet përreth. Pranimi i zgjidhjes së përhershme ishte qetësim i fqinjëve, për t’i shpenzuar energjitë, jo për t’u mbrojtur nga të këqiat e një konflikti të pashuar e i përhapshëm, por për përshpejtim në rrugën e integrimit europian.
Vërehet një përfundim me vlerë në gadishull: me përjashtim të Bosnjë - Hercegovinës, e cila për njohjen e Republikës së Kosovës, ende mbahet peng nga Republika Serbe, strukturë e rëndësishme e atij shteti, të gjitha republikat e tjera të ish - Jugosllavisë, e pranuan domosdoshmërinë e Kosovës shtet, të cilat e njohën brenda pak muajve, filluar me Slloveninë e përfunduar me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Eshtë për t’u habitur që, dy shtete ballkanike, Greqia dhe Rumania, nuk janë pajtuar me domosdoshmërinë e Kosovës shtet, duke u sjellë politikisht ndaj pavarësimit të saj, si të vijonte ende Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë. Kjo ngecje pas në kohë e tyre, nuk është më çështje e Kosovës, por e pranimit të një realiteti tjetër, të një Ballkani pa perandorinë e vogël jugosllave. Greqia dhe Rumania, edhe pse përjetojnë klimë qetësuese, të sjellë nga Kosova shtet, nuk shprehen për këtë domosdoshmëri, ndërsa vuajnë mërzinë nacionaliste të Serbisë.
Nëse Kosova e kërkoi, e meritoi dhe e arriti shtetin e vet, dy vende të tjera në Gadishull e kanë pasur jetike këtë zgjidhje. E para, vetë Serbia. Beogradi humbi një rast të jashtëzakonshëm, për të kapërcyer sedrën e mundjes të nacionalizmit serb, me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftërat e dënura. Serbia duhet ta njihte e para Kosovën shtet dhe të mbyllte problemin, sepse nuk kishte asgjë në anën e vet: as territorin, as popullin, as fuqinë për ta pushtuar dhe, sikur bashkësia ndërkombëtare t’ia linte për ta qeverisur, nuk mund ta nënshtronte më për ta administruar. Ky arsyetim arithmetikor i thjeshtë, mjafton si për të dhe tërë Gadishullin. Serbia, duke e humbur kontrollim mbi perandorinë e vogël, njëherësh ishte mundur edhe në Kosovë. E dyta, ishte Shqipëria. Duke mos ndjekur politikën e bashkimt të Kosovës, gjithçka qe thjeshtuar prej saj. Zgjidhja e vetme për të u bë pavarësia e Kosovës, futja në NATO dhe antarësimi në Bashkimin Europian. Krijimi i shtetit të Kosovës i hoqi asaj nga tavolina një çështje që i merrte shumë energji politike.
Koha vërtetoi se ishte krejt i pavend mendimi që, pavarësia e Kosovës krijon me shumë probleme se sa i zgjidh ato. Kokëçarje dhe konflikte do të kishte në Ballkanin e jugosllavizuar, dhe jo në Ballkanin e europianizuar. Është diskriminim, tipik i shkollës serbe, pikëpamja se Kosova shtet nuk i ka kapacitetet për t’u vetqeverisur, a thua se shtetet përreth saj nuk janë sa ajo dhe si ajo. Nëse ka ndonjë diferencë mes tyre, për këtë duhet fajësuar Serbia dhe mbështetur Kosova. Dhe, është mendim i marrë kur thuhet se Kosova shtet i ndihmoi Rusisë që ajo të njihte Osetinë e Jugut dhe Abhazinë. Këtyre u duhet thënë: Po pushtimin e ujërave Arktike, a mos Moska e kreu për shkak te Kosovës? Çeçenia, mos paska qenë një paradhënie për çfarë do të bënte Kosova më vonë? Sulmi mbi Gjeorgjinë, a nuk kishte ngjashmëri me sulmin e Serbisë mbi Kosovën? Po droja Ukrainase e Moldovase, edhe ato burojnë nga pavarësia e Kosovës?
Kosova shtet qetësoi vetveten dhe gjithë shtetet e Ballkanit. E trazuar vetndjehet vetëm Serbia. Por, Gadishulli, me katër anëtarë të BE-së - Greqi, Slloveni, Rumani dhe Bullgari, me kandidatë të tjera të mundshëm, të vendosur në rendin europian të demokracisë e zhvillimit, do të çojnë edhe në qetësimin e Serbisë. Kosova shtet dhe Ballkani i qetësuar janë forcë qetësimi edhe për Serbinë. Deri kohë më parë, ishte Kosova që kishte nevojë për mbështetjen e Ballkanit për pavarësi, tani është edhe Gadishulli i Ballkanit që ka nevojë për Republikën e Kosovës.


Marre prej gazets 55 Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:14AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 29 2008, 08:21AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Mund t'i kerkojme pjese Serbise"

E Diele, 28 Dhjetor 2008


Nese Serbia vazhdon me politiken e tensioneve te vazhdueshme dhe cenimin e kufijve te Kosoves, nuk do te thote qe edhe shqiptaret s'kane te drejte te kerkojne pjesen e saj qe i takon. Kjo eshte deklarata e kryetarit te Kuvendit se Kosoves, Jakup Krasniqi, pas dhunes dhe arrestimeve serbe ne Luginen e Presheves qe u ndermor nga ana e policise serbe dy dite me pare. "Vete ministri i Brendshem i Republikes se Serbise, Ivica Dacic doli para publikut te mburrej me arrestimet e percjella me keqtrajtime dhe plackitje te qytetareve te Kosoves Lindore, shtetas te Serbise", tha Krasniqi. Zyrtari i larte kosovar ka perdorur termin Kosove Lindore, per Luginen e Presheves, duke bere te qarte se Prishtina nuk do te pajtohet me keqtrajtimet e popullates shqiptare atje dhe ne rast se veprimet e tilla serbe vazhdojne, ai tha se Kosova mund te kerkoje 'hisen' e vet ne Serbi. "Ju e dini qe per Kosoven kufijte jane te siguruar dhe te garantuar, por nese dikush vazhdon me politiken e tensioneve te vazhdueshme dhe cenimin e kufijve te Kosoves, nuk do te thote qe edhe shqiptaret s'kane te drejte te kerkojne pjesen e tyre. Keto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe ne Kosoven Lindore, jane ne funksion te frikesimit te popullsise shqiptare atje, por si ne te kaluaren, as sot nuk do ta arrijne qellimin", nenvizoi kryeparlamentari i shtetit me te ri ne Ballkan. Nderkaq, Krasniqi i ka quajtur veprimet e fundit te Serbise, si politike antishqiptare dhe si vazhdimesi e politikes se Milloshevicit, qe nuk ka arritur te shkeputet nga politikat e terrorit dhe gjenocidit. "Beogradi zyrtar, ne vend qe te sqaroje gjendjen e rreth dy mije shqiptareve te rrembyer gjate luftes ne Kosove, dhe t'i dorezoje mbetjet mortore, ne vend qe t'i pranoje krimet e forcave serbe dhe t'i ndjeke kriminelet e luftes, te cilet madje si ne parade marshojne here pas here drejt Kosoves, ne vend qe te kerkoje falje dhe te shtrije doren e miqesise me shqiptaret dhe Republiken e Kosoves, ai arreston shqiptaret, qe te krijoje pershtypjen sikur ata ishin kriminelet", theksoi Krasniqi. Ai ne te njejten kohe ka kerkuar lirimin e qytetareve te arrestuar dhe u ka bere thirrje Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe t'i denojne veprimet serbe ne Luginen e Presheves. Te arrestuarit shqiptare nga xhandarmeria serbe jane derguar ne godinen e Ministrise se Brendshme ne Beograd dhe pritet qe sot te dalin para gjykates, njoftojne mediat serbe. Ata akuzohen per krime gjate periudhes qershor-tetor 1999, kohe kur qene rrembyer 159 civile te nacionalitetit serb dhe kishin vrare te pakten 51 nga ata.[/b]

[b]
Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:15AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jan 23 2009, 07:06AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
C'eshtja komtare asht plage e popullit Shqiptare sepse vete nji pjese populli Shqyptare vazhdon mos me kene i vetdishem per kyt plage, por edhe kur asht i vetdishem heziton me ba dica per me shnosh.
Shkurt duket se nji pjes e popullit tone nuk don sherim te ksaj plage


[ Edited Fri Jan 23 2009, 07:07AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 12 2009, 07:36AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Origjina shqiptare e Bakojanis, kryediplomates greke

» Dërguar më: 11/02/2009 - 12:44

Nga Arben Llalla

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, njëkohësisht kryesuese e OSBE-së, nuk është thjesht një emër ne kabinetin qeveritar grek. Ajo është një nga politikanet më të fuqishme të shtetit fqinj. Vajza e ish-kryeministrit Kostandin Micotaqit, mbesa e ish-kryeministrit të njohur, Elefteros Venizelos dhe ish-gruaja e deputetit Pavllo Bakojanis, i vrarë më 1989-ën, Dora Bakojanis është shefja e politikës së jashtme të Greqisë, por që ka ndikim të madh edhe në skenën ndërkombëtare të politikës. Familja Micotaqis ka miqësi të ngushtë me familjen Bush, e cila ka udhëhequr për shumë kohë SHBA-në.
Prejardhja e ministres
Dora lindi në vitin 1954 nga martesa e Kostandin Micotaqis me Marika Janukun. Me ardhjen në pushtet të diktaturës në vitin 1968, familja Micotaqis emigroi në Francë dhe u vendosën në Paris. Atje ndoqi mësimet në Liceun gjerman dhe më tej studioi në Gjermani për shkencat politike dhe komunikim në Universitetin e Mynihut. Pas rënies së diktaturës më 1974, familja e saj u kthye në Greqi, ku vazhdoi studimet në fakultetin Juridik të Athinës, dega e së drejtës publike. Në dhjetor të vitit 1974, Dora do të martohej me gazetarin e njohur, Pavllo Bakojanis dhe nga kjo martesë lindën dy fëmijë, Aleksia dhe Kosta. Më 26 shtator të 1989-ës, grupi terrorist grek i njohur me emrin "17 Nëntori", do të vriste deputetin e partisë Nea Demokratia (Demokracia e Re) Pavllo Bakojanis, bashkëshortin e Dora Bakojanit. Pas vrasjes së bashkëshortit, Dora Bakojanis konkuroi për deputete në Kuvendin e Greqisë dhe më 5 nëntor 1989 u zgjodh për herë të parë në zonën ku kishte fituar edhe ish-bashkëshorti i saj tashmë i vdekur. Në tetor të vitit 1990, u bë zëvendësministre pranë kryeministrit të Greqisë dhe më 1992, ministre e Kulturës në Greqi. Pas nëntë vitesh nga vdekja e burrit të parë Pavllo Bakojanis, Dora do të martohet me Isidoro Kuvelo, duke e ruajtur mbiemrin nga martesa e parë. Në tetor të vitit 2002 u zgjodh kryetare e Bashkisë së Athinës dhe është e para grua në historinë e Athinës që udhëheq kryeqytetin e Greqisë. Gjatë periudhës kur Bakojanis ishte kryetare e Bashkisë së Athinës, më 8 dhjetor 2005 ajo i dha titullin "Qytetar Nderi" ish-ambasadorit shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli me motivacionin "Në shenjë nderimi dhe afirmimi të ndjenjave miqësore". Me këtë rast në Bashkinë e Athinës, në shenjë nderimi dhe respekti u ngrit edhe flamuri shqiptar përkrah flamujve të Greqisë dhe BE-së. Që nga viti 2006, Bakojanis është ministre e Jashtme e Greqisë, duke qenë numri dy më i fuqishëm i partisë në pushtet Demokracia e Re. Dora Bakojanis, për sukseset e saj në politikë është dekoruar dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare si dhe titullin e "Kryebashkiakut të Botës" për vitin 2005.
Origjina shqiptare
Dora Bakojanis ka origjinë shqiptare sepse nëna e saj, Marika Januku është arvanitase, gjithashtu është edhe kushërirë me arvanitasin tjetër Teodoros Pangallos, deputet i partisë socialiste PASOK, i cili edhe ky arvanitas, ka qenë ministër i Jashtëm i Greqisë. Por edhe babai i saj ish-kryeministri i Greqisë, (1990-1993) Kostandin Micotaqis është arvanitas, duke e ditur faktin se daja i tij, ish-kryeministër i Greqisë, Elefteros Venizelos ishte arvanitas. Ministër i Jashtëm i Greqisë ka qenë edhe kryetari i sotëm i Greqisë, Karolos Papuliasi, i cili është me origjinë çame nga Voshtina e Janinës. Të dhënat tregojnë se politika e jashtme e Greqisë është udhëhequr dhe udhëhiqet nga grekë me origjinë shqiptare prej disa vitesh.
[/b]
Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:15AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 06:21AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kosova e Serbia të bashkëpunojnë, pavarësia e paprekur”

» Vendosur: 17/02/2009 - 12:28

Aristir Lumezi

Diplomati i njohur Bashkim Zeneli, analizon përmes një gjykimi të ftohtë zhvillimet në shtetin e ri të Kosovës në 1-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ish-ambasadori shqiptar në Gjermani në vitet e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës, Zeneli e cilëson pavarësinë një ngjarje historike jo vetëm për Kosovën, por dhe për Shqipërinë. Diplomati ndalet dhe tek vizioni i ri me të cilën politika kosovare duhet të shohë zhvillimet demokratike në shtetin e ri, marrëdhëniet e saj me Serbinë, por dhe deklaratat e faktorit ndërkombëtar për një bashkëjetesë rajonale duke parë drejt familjes evropiane.
Zoti Zeneli një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një diplomat karriere, si gjykoni këtë arritje dhe sa ka përparuar ajo?
Natyrisht shpallja e pavarësisë së Kosovës është ngjarja më historike për Kosovën dhe popullin e saj, është një ngjarje unike. Ajo ishte po kaq historike për të gjithë shqiptarët. Ajo është një ngjarje që mbylli një kapitull të vjetër dhe i hapi rrugë një kapitulli evropian të zhvillimeve në Kosovë, është realizimi i një aspirate shekullore për pavarësi, për shtet të saj dhe është një ngjarje, që vetë historia më vonë do ta vlerësojë me të gjithë peshën e saj. Ajo që është mjaft e rëndësishme është se pavarësia e Kosovës ka krijuar dhe do të krijojë një stabilitet në rajon, një rajon që ka qenë dhe mbetet me probleme, por që ka një prirje evropiane dhe euroatlantike. Kështu që kjo datë e shënuar, mbetet për t’u përshëndetur dhe për të bërë bilancin njëvjeçar të arritjeve të Kosovës në rrugën e zhvillimeve demokratike, të konsolidimit të shtetit, ndërtimit të institucioneve. Një vit për një shtet janë fare pak. Por rëndësi ka që ky vit ka qenë i shëndetshëm. Kosova është ftuar dhe përfaqësuar me dinjitet në organizma ndërkombëtare. Në vend po krijohen përditë institucione demokratike, u miratua Kushtetuta dhe ndjenja e përgjegjësisë së klasës politike për ecurinë e vendit, meriton, në përgjithësi, vlerësim.
Aktualisht kemi 55 vende që kanë njohur shtetin e ri të Kosovës, ndërkohë që janë 5 vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur. Mendoni se është dashur një lobing apo diplomaci më intensive nga ana e shtetit të ri?
Natyrisht 55 vende që e kanë njohur, nuk janë as shumë dhe as pak. Mendoj se në radhë të parë ka rëndësi njohja, sepse u njoh nga SHBA, nga shumica dërrmuese e vendeve të BE-së dhe kjo është një nxitje për ta njohur edhe shtetet e tjera. Por njohja është një proces. Unë nuk e shoh me shqetësim pse janë 55 kur mund të ishin 75 vende. Natyrisht shtetet sot kanë politika e interesa të drejtpërdrejta, kanë dhe politika komunitare, sepse janë të organizuara në organizma të ndryshme ndërkombëtare si OSBE, KE, Konferencën Islamike, BE dhe shpeshherë dhe vendimet janë dhe komunitare për problemet nga më të ndryshmet. Përsa i takon 5 vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur, ato kanë shfaqur rezerva që lidhen dhe me interesat e tyre, por dhe me problemet etnike të tyre që shpeshherë mendojnë t’i quajnë si precedentë dhe natyrisht duke i veshur lëvozhgën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Por unë mendoj se shumë shpejt edhe këto vende do ta njohin Kosovë.
Si gjykoni Rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, bashkë me rezervat për faktorin politik kosovar?
Në esencë, kjo rezolutë ishte mjaft e rëndësishme, sepse bënte thirrje për vazhdimin e procesit të njohjes. Por rezoluta tërhiqte dhe vëmendjen për politikën kosovare. Ajo ndalej në nevojën e një lufte më të organizuar më të thelluar dhe më institucionale kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe këto janë elementë shumë të rëndësishëm. Krijimi i një shteti të ri demokratik që funksionon prej një viti, kërkon të ecë në shina të shëndosha për zhvillimet në vend, por është dhe një mesazh edhe për BE dhe komunitetin ndërkombëtar.
Ndërkohë, kemi dhe Planin 6 pikësh të zotit Ban Ki Mun. Mendoni se cenohet pavarësia e Kosovës dhe si po e menaxhon politika kosovare këtë plan?
Unë mendoj se plani 6 pikësh i Ban Ki Mun nuk cenon pavarësinë e Kosovës, nuk cenon të drejtën e njohjeve të mëtejshme si shtet, nuk cenon kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë pavarësisht se udhëheqja politike në Kosovë ka pasur rezerva, në një farë mase edhe fare refraktare në fillim, mendoj se ajo ka filluar të reflektojë edhe me këto pika. Është dhënë garanci edhe nga BE dhe nga SHBA, por dhe nga vendet anëtare të NATO-s, se përderisa nuk cenohet pavarësia e shtetit të Kosovës, nuk ka përse të zmadhohen gjërat. Shteti i ri i Kosovës do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar dhe nuk do bashkëpunojë ashtu si një vit kur nuk e kishte pavarësinë, do të bashkëpunojë me një frymë të re dhe koncept të ri, me konceptin e marrëdhënieve të shtetit të ri me organizmat ndërkombëtare. Në këtë drejtim, mendoj se duhet të jetë më e vëmendshme klasa politike, qeveria e Kosovës edhe ndaj rezervave që shfaqen nga komuniteti ndërkombëtar që janë vazhdimisht në të mirë të Kosovës. Duhet të jetë koperuese dhe bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë me SHBA, BE me fqinjët sigurisht, për të dhënë mesazhet e duhura se shteti i ri po ecën në rrugën evropiane, që nuk ka nxitje nacionaliste, që ka një tolerancë në respektimin e etnive dhe pakicave, në mënyrë të veçantë serbëve të Kosovës. Trajtimi i minoritetit serb mbi bazën e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, respektimi i tij, vëmendja ndaj tij, shmangia ndaj çdo provokacioni etj. janë detyra shumë të rëndësishme për Kosovën politike. Nuk duhet të përbëjë më lajm fakti se 5-6 serbë filluan punë në këtë apo atë strukturë. Ky duhet të jetë një proces shumë i natyrshëm.
Shteti i ri i Kosovës tashmë është një realitet, ndërkohë që Serbia, me gjithë rezervat dhe kundërshtitë e saj për refuzimin e këtij shteti, është një shtet fqinj i Kosovës dhe Shqipërisë. Mendoni se duhet të ketë një vizion të ri për një bashkëjetesë rajonale mes të tre shteteve, Kosovë-Serbi-Shqipëri?
Natyrisht është absolutisht e domosdoshme bashkëjetesa e mirë midis fqinjëve, marrëdhëniet e gjithanshme. Fqinjët janë dhe të parët që duhet të ‘gëlltisin’ ndaj njëri-tjetrit. Serbia nuk e ka njohur dhe vazhdon të bëjë punën e saj. Njihen tashmë dhe apelimet e saj në Gjykatën Ndërkombëtare për vlefshmërinë e shpalljes së pavarësisë etj. Unë do të mendoja se Serbia duhet të reflektojë që të mos punojë në dëm të Kosovës, si shtet i pavarur e demokratik, ashtu sikundër edhe Kosova të dijë të respektojë shtetin serb, të ketë marrëdhënie normale me të dhe gjithnjë mbi bazën e dialogut dhe uljes në tavolinë. Vetëm pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Ai kapitull tashmë është qartësisht i mbyllur. Për të tjerat, negocimi, bashkëpunimi i Kosovës me Serbinë është i domosdoshëm. Unë e gjykoj shuam të rëndësishëm këtë bashkëpunim, e gjykoj të domosdoshëm. Ka mjaft probleme teknike për të cilat duhet e mund të diskutohet. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo nuk do të thotë që Kosova ta shohë Serbinë si në kohën e Milosheviçit. Beogradi tashmë udhëhiqet nga forca properëndimore dhe e ardhmja e tij do të jetë BE, megjithë provat konstante që duhet të japë përditë para BE-së. Serbia po punon dhe po lufton për integrimin në BE dhe kjo nuk është vetëm në interes të Serbisë, por dhe të Kosovës dhe rajonit më gjerë dhe të vetë BE-së. Unë nuk mund të them se BE po e merr me të mirë Serbinë, përkundrejt Kosovës. Absolutisht është një proces normal, Serbia ka të drejtën e saj të integrimit në Evropë, natyrisht duke dhënë prova për këtë integrim, dhe provat janë politike, janë prova të qartësisë së saj në këtë proces. Do të ishte shumë mirë për rajonin, për fqinjësinë e mirë mes vendeve të këtij rajoni me kaq ngarkesa dhe probleme të vjetra por dhe shpeshherë sherre të reja, që edhe Serbia të integrohej sa më parë në strukturat euroatlantike ashtu si gjithë rajoni. Përsa i takon marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, unë mendoj se ato duhet të jenë shumë më të mira, pa paragjykime. Ka shumë vend për bashkëpunim, për të qenë fqinj të mirë.
Në këtë kontekst si e shikoni faktorin politik në Kosovë drejt këtij vizioni?
Unë mendoj se gjatë këtij viti faktori politik në Kosovë ka dhënë prova serioze të nevojës për të ecur në rrugë demokratike, në frymën evropiane, euroatlantike. Natyrisht që një vit është pak, por mesazhi i dhënë gjatë këtij viti ka qenë i shëndoshë, i qartë. Ka dhe probleme të veçanta që forcat politike, në Kosovë duhet ti gjykojnë më me mirëkuptim dhe dialog në tavolinë. Ka shpeshherë prirje për të kundërshtuar njëri-tjetrin, për të atakuar vend e pa vend, ka prirje nacionaliste dhe shpeshherë dhe ekstremiste që i shikojmë jo rrallë, ka prirje të qeverisë për të mos pranuar përgjegjësi për kritikat e opozitës. Dhe siç e thashë dhe më lart, veçanërisht një konceptim tërësisht e thellësisht evropian kërkon bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Nuk ka vend as për delire politike, as për naivitet politik e jo më tepër për llastim politik.
Në syrin e një diplomati, kontributi i Shqipërisë në arritjen e kësaj pavarësie ka qenë i mjaftueshëm, apo mund të bënte dhe më shumë?
Unë mendoj se në këto 17-18 vitet e demokracisë, Shqipëria politike, cilado qoftë qeveri që ka qenë ka ndryshuar. Natyrisht siç është folur para 15 vjetësh nuk flitet sot. Deri para 6-7 vjetësh më parë vendet kryesore Perëndimore, duke përfshirë dhe Gjermaninë, ku unë kam shërbyer dhe kam bërë detyrën ndaj Kosovës dhe popullit kosovar, absolutisht nuk diskutonin për pavarësi, por kishin gjetur disa formulime të ndryshme, qoftë institucionale apo politike. Por terma pavarësi ka qenë tabu deri para disa vitesh. Në këtë këndvështrim merr një vlerë shumë më të madhe shpallja e pavarësisë, por dhe përgjegjësia e klasës politike në Kosovë për ndërtimin e një shteti vërtet demokratik me institucione të shëndosha demokratike. Unë mendoj se politika dhe diplomacia shqiptare ka qenë konsekuente për të përballuar sfidat në Kosovë, ka bërë një politikë të qartë dhe komunitare me faktorin ndërkombëtar gjatë këtyre viteve dhe po e bën edhe sot. Natyrisht bashkëpunimi sot i Shqipërisë me Kosovën duhet të jetë shumë më i gjerë në çdo aspekt e në çdo fushë, ndryshe nga një bashkëpunim midis dy shtetesh normalisht.


Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Sun Aug 09 2009, 07:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 06:22AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Çështja shqiptare dhe Muri në mes

» Vendosur: 17/02/2009 - 12:18

• Agron TUFA

Çështja e Kosovës, nuk është çështje vetëm e Kosovës. As vetëm e kosovarëve. Madje, ajo as nuk ka qenë dhe as nuk është çështje vetëm e shqiptarëve edhe pse tani, më fort se kurrë, ajo shfaq përmasat e vërteta të Çështjes shqiptare në tërësi. Përderisa ajo, në një mënyrë a në një tjetër, pashmangësish, ku më ndjeshëm e ku më pak, është çështje e të gjitha shteteve ballkanike, euro-amerikane, ruse, aziatike, - thënë më gjerë, - është çështje e ndjeshmërive dhe ekuilibrave ndërkombëtarë. Por më së pari, e, shumë më përpara se të jetë çështje paranoidale e nacionalizmit serb, çështja e Kosovës duhet të kishte qenë dhe duhet të jetë çështje realiste e pragmatizmit shqiptar në Ballkan. Se si dhe sa është kuptuar kjo gjë në raport me të shkuarën dhe të tashmen, është tjetër punë, e cila do të na shtrëngonte të ktheheshim në digresione kontekstesh historiko-politike apo ideologjike, çka nuk mund ta bëjmë dot këtu, brenda këtij shkrimi modest.
Ia vlen të përqendrohemi në një tezë kauzale, që çështja e Kosovës, siç e thashë më lart, është çështje e të gjithë shqiptarëve. Parë në një vështrim më të gjerë, ajo nuk është çështje thjesht e politikës shtetërore apo vetëm e politikanëve. Një receptim i tillë, kaq banal, do ta teknicizonte shumë peshën dhe rëndësinë që ka çështja shqiptare sot, pasi ka kaluar tashmë shekulli i romantizmit patriotik, i retorikës naive apo i qëndrimeve snobiste kuazi-intelektuale, që japin efekte të dëmshme dhe shpesh përbëjnë gjeste ekzibicioniste në kurriz të një drame të gjatë kombëtare. Nuk është çështje thjesht shtetërore e politike të vetëm shtetit shqiptar, pasi shpesh dihet kapaciteti ndikues i ndërvarur i faktorit të politikës shtetërore shqiptare në vendimet e fuqive të mëdha. Prandaj të trishton fakti kur sheh se fatet e Kosovës receptohen në mënyrë banale brenda reagimeve të ministrive të Jashtme Shqipëri-Kosovë, pa lënë alternativa të tjera dinamike në jetën shoqërore të gjithë shqiptarëve, të cilat duhej ta përthyenin sensibilitetin panshqiptar nëpër disa rrafshe bashkëvepruese, sipas modeleve origjinale, përgjatë gjithë hapësirës shqiptare në Gadishull.
Shpesh është pikërisht politika dhe politkorrektesa shtetërore që vepron pa fantazi, në një rrafsh të lexueshëm drejtvizor, e cila, dashje-padashje, bëhet e vetmja izoluese në shtrirjen dhe sensibilitetin dinamik të çështjes shqiptare. Duke u ngujuar në disa pozicione statike të qëndrimeve formale, dy shtetet shqiptare harrojnë se nuk janë ata administratorët e vetëm të fateve të shqiptarëve dhe se çështja shqiptare nuk mund të jetë monopoli legjitim vetëm i tyre. Përtej fasadës së "pingpongut" politiko-diplomatik, mbizotëron një miopi e dhimbshme, një verbëri pa ndjenjën e perspektivës dhe një paaftësi e mefshtë për të sinkronizuar potencialet e gjalla reale, jashtë jetës politike, frymën e brendshme dhe pulsin e gjallë të idealit që rravgon në qarqet kulturore e intelektuale. Këto janë shqisat e vërteta orientuese që i paraprijnë intuitivisht psikes nacionale. Nuk e di pse politikat shtetërore shqiptare veprojnë të ngurosura e të veçuar nga stihia e brendshme e lëndës shpirtërore shqiptare. Pse i tremben kësaj force, m'u sikur ajo të qenkësh shpërthimi i një cope uraniumi, kur në të vërtetë, diplomacitë tona mund të mësonin shumë prej këtij vitaliteti dhe të gjallëronin reagimet skematike standarde.
Çështja shqiptare në Ballkan sot është një realitet ambig: njëri, shtetëror-zyrtar, që bën një jetë të pavarur e të shkëputur, duke u shtrirë parashikueshëm, në vijë drejtvizore dhe tjetri, një realitet i gjallë intelektual e kulturor, dinamik, por sekular, i cili, duke e kërkuar idealin me tahmin, vuan në mënyrë konfuze pamundësinë e shpërthimit, i mbyllur brenda kornizave hermetike. Mungesa e një forme për të afirmuar vullnetin e vet, çon pikërisht në topitjen e energjive, në tëhuajësimin e dalëngadaltë, pasi nuk po e gjejnë dot atë "mbinjeriun" e versionit të Migjenit, që të mund t'i kanalizonte të gjitha këto energji të amullta në një ide të vetme. Politikat diplomatike shtetërore shqiptare janë, përveçse të paafta, edhe të kompleksuara, edhe frikacake, çka nuk ndodh e njëjta gjë me anën e përkundërt të receptimit të çështjes shqiptare nga kundërshtarët.
Dihet që realitetet shqiptare në gjeografinë politike të Ballkanit kanë qenë të izoluara gjatë shekullit XX, sa për shkaqe historike e diplomatike të formacioneve shtetërore të kohës, aq dhe për shkaqe ideologjike e nacionaliste, çka e bënte të pamundur një kontekst të gjallë, organik e koherent të bashkëveprimit. Paradoksi i sotëm, megjithëse janë hequr barrierat dhe hapësirat e pashkelshme tabu, megjithëse janë hequr kufizimet, sjell prapë të njëjtin rezultat: moskomunikimin. Barrierat dhe kufizimet që e bënë të pamundur komunikimin brendashqiptar, janë shpërngulur nga gjeosakraliteti ideologjik i djeshëm në mendësinë dhe mundësitë e sotme. Bota e lirë shqiptare sot, përsëri jep të njëjtin rezultat: moskomunikimin. Thuhet se sot ka liri lëvizje të ndërsjellë, njerëzish e mallrash, midis Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Janë hequr pengesat doganore, vizat, taksat doganore. Por thelbi i moskomunikimit mbetet njëlloj, si më parë. Njeriu është i lirë ta përshkojë si të dojë hapësirën intershqiptare, vetëm, me maune mallrash, të shkojë e të vijë në universitete, por kjo është vetëm surrogatoja e komunikimit. Elitat intelektuale, shtypi, shkencat humane, arti, projektet e përbashkëta dhe dialogu janë krejtësisht të paralizuara, pa asnjë efekt. Lëvizja e lirë dhe qarkullimi është banalizuar neveritshëm në aspekte të ngushta jo frymore, pasi nuk janë ato përcaktuese për çështjen kauzale shqiptare, as zhvendosjet e ndërsjella të masave të llaçit e betonit, as shkëmbimi tregtar i grurit apo patateve, e as rrangullinat e elektroshtëpiakeve e santeknikës, sikundërse nuk i shtojnë gjë thelbit të kësaj marrëdhënieje disa mijëra shqiptarë të Kosovës a Maqedonisë, që vendosin, thjesht për platonizëm atdhetar, të kalojnë pushimet në bregdetin propagandistik të Mëmëdheut. E vetmja gjë e palëvizshme, i vetmi moçal, që nuk qarkullon ujërat e veta të ndenjura, është tregu i ideve, kultura dhe arti, shkenca dhe mendimi shqiptar; ato, njëlloj si dje, edhe në mungesë të puritanizmit ideologjiko-shovinist të Enver Hoxhës dhe Millosheviçit, janë të ngujuara nëpër principatat hermetike të trevave shqiptare, por tashmë, të mbetura pa alibinë kundërvënëse të izolimit, s'kanë me kë të ndeshen dhe brejnë vetveten.
Shqiptarët në Ballkan janë të hutuar nga kriza e lirisë, nga pamundësia për dialog, nga mungesa e komunikimit, nga privimi i shanseve për të hyrë në rezonancë ideore me vetveten. Inteligjencia kosovare dhe, herë-herë, edhe ajo e Shqipërisë, e kanë përsëritur e theksuar në mënyra të ndryshme katastrofën e këtij moskomunikimi. Në nuk i dimë "psetë" për shumë gjëra të thjeshta elementare, sepse për t'u përballur me to, në vend që ta shohim veten tonë në pasqyrën e njëri-tjetrit, kemi shpikur një artificë perverse: zhvendosemi disa qindra apo mijëra kilometra në botë, për t'i parë, gjykuar e vlerësuar problemet që i vuajmë në lëkurën tonë me sytë e ndonjë emisari tutkun nga Londra, Parisi, Brukseli apo Uashingtoni. Një ves tejet i sëmurë. Duket se ne na intereson hija, projektimi ynë tek të tjerët, jo tërësia organike e thelbit tonë. Prandaj shpesh harrojmë se çfarë duhet të mendojmë për probleme konkrete dhe zhvendosemi në pozicione anormale, duke e gjykuar veten nga një perspektivë aberrative, si të qenkëshim ndoca personazhe filmash surrealistë. Ky deformim në vetvështrimin tonë pjell ekuivokë me protagonizma të sëmurë, tepër të rrezikshëm për çështjen shqiptare, një vetëcensurë dhe vetëviktimizim, të cilin nuk di si ta quash, përveçse lapërdhari intelektuale, prej së cilës nxjerr jo pak fitim kundërshtari, madje e bën argument të sulmit dhe atentatit mbi imazhin tonë.
Po ju citoj një perlë të zezë nga ky lloj i ekzibicionizmit fodull, një prej shembujve të shumtë të herostratëve shqiptarë, e pikërisht Erion Veliajn, ish-liderin e lëvizjes "Mjaft", që ndërkaloi pluskueshëm nga shoqatë civile "G99", në subjekt politik për zgjedhjet e këtij viti. Duke komentuar në një artikull të tij vizitën e presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri, qershor 2007 në gazetën "The Huffington Post, ai paralajmëron (kë?), duke "analizuar" itinerarin e një logjike të çuditshme faktesh nga tragjedia e skemave piramidale, tek "profecia" e një mosbesimi të ri ndaj shqiptarëve:
"Kjo politikë iu kthye kundër Shteteve të Bashkuara, sepse qeveria e Berishës u bë aq shumë e korruptuar dhe abuzive, saqë më në fund shpërtheu. Në 1996-'97, shumë skema piramidale dhe mashtruese falimentuan, duke vjedhur kursimet e dhjetëra mijëra shqiptarëve. Ata dolën në rrugë dhe kërkuan dorëheqjen e tij, por më parë sulmuan depot e armëve të vendit.
Shumë nga këto armë që (ata) vodhën përfunduan përtej kufirit me Kosovën, duke shkaktuar sërish një luftë tjetër në ish-Jugosllavi - e ndaluar vetëm nga ndërhyrja 45 miliardë dollarëshe e NATO-s. Ndodhi pikërisht ajo çka SHBA donte të shmangte".
(Washington Shouldn't be Fooled by Albania's Euphoric Welcome of President Bush,
June 26, 2007, The Huffington Post).
Nuk e diskutojmë këtu teptisjen e ndjenjës internacionaliste që i kap erionë veliajt dhe bëhet ku e ku më parësore e parimore se interesat "meskine" shqiptare, dhe as transferimin transcendental që bëjnë levantinët e rinj në perceptimin e çështjes shqiptare, por, si interpret i kuptimit dhe kumtit të teksteve, paragrafi i cituar na hap disa vështirësi logjike dhe metodike në lidhje me instancën e rrëfimit (kush rrëfen), besueshmërinë e informacionit (ku dhe si mbështetet), koherencën logjike (alibitë), adresatin (kujt i drejtohet) dhe intencën rrëfimore (çfarë qëllimi të fundëm përmbush). Kjo dukuri egoiste e vetëlartësimit dhe e të dukurit interesant nëpërmjet poshtërimit të ndjenjës së sinqertë mikpritëse të shqiptarëve ndaj presidentit Bush, pason me një derdimenomani akoma më të keqe: me instalimin e trashë të alibisë, se gjoja, Berisha qenkësh shkaktari i "një lufte tjetër në ish-Jugosllavi", çka do të thotë, si minimum, a) të të dhimbset aq shumë ish-Jugosllavia fashiste e Millosheviçit dhe, b) të vajtosh paratë e NATO-s, të cilat, duke u harxhuar për këtë "luftë të re", dhanë një rezultat "kriminal e monstruoz", që është... çlirimi dhe pavarësia e Kosovës!
Nuk e di në do të kishte shkuar më larg se kaq cilido nga nacionalistët radikalë serbë (them se jo), por "argumentet" e këtij shkrimi të Veliajt janë cituar me dhjetëra herë në shtypin e Beogradit gjer tek gazetat e diasporës serbe në SHBA ("Serbiana").
Çështja shqiptare sot vërtet fillon me Kosovën, por ajo shtrihet shumë më përtej saj: ajo kërkon një lexim të thellë e të shumanshëm të natyrës dhe faktorëve politikë, historikë e kulturorë, duke kombinuar qasje të ndryshme organike, si një tërësi funksionale e përbashkët. Atë nuk mund ta nxjerrin nga paraliza disa aspekte formaliste të qëndrimeve shtetërore dhe as ndjekja me kartë digitale e jetës së disa studiove televizive, këndej dhe andej "murit të madh" shqiptar. Spektaklet dhe sektet e porositura që bujnë në studiot televizive Tiranë-Prishtinë, e shumta, mund të shënjojnë vetveten apo protagonizmin e drejtuesve dhe pjesëmarrësve, gjithmonë të njëjtë. Çështja shqiptare është dhe nuk duhet të mjaftohet me njohjen e informacioneve apo deklaratave të të tjerëve, ç'thonë e ç'mendojnë, ç'besojnë e ç'nuk besojnë. Para së gjithash, çështja e shqiptarëve në Ballkan duhet të fitojë konturet e qarta të një ideje nëpërmjet një dialogu të dendur e të pandërprerë, që të na lejojë të hedhim dritë mbi një perspektivë të vetërealizimit tonë në histori; të fitohet një ndërgjegje reale për të, jo e imponuar vetëm nga qëndrimet e instancave shtetërore, por edhe nën presionin e dëshirës për të qenë me dinjitet ata që mundemi të jemi. Ne sot kemi hamendje, por jo ide. Ky është ndryshimi që na kap gafil në raport me kundërshtarët, të cilët, edhe ata, duke u marrë shumë më tepër se ne me çështjen tonë, e kanë patur gjithmonë, përkundër nesh, një ide të qartë, hidhësirën e së cilës, e kemi ndjerë përgjatë gjithë historisë. Ekzistenca jonë kombëtare nuk duhet të jetë më e rastësishme dhe fati i qenies sonë nuk duhet të shtegtojë më nga rasti në rast, nga intervali në interval, nga konjuktura në konjukturë, me mendimin, se "ka kush mendon për ne", pa ditur të mendojmë vetë për veten.


Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:16AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Tue Feb 17 2009, 06:55AM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
theatron ka shkruar:

Si gjithmone jam pak pertac me lexu te tan postimet por bazohem thjeshte ne titullin e temes...
kisha nje pytje per ket camerine dihet gja se sa shqiptar ka atje dhe nese nojne prej tyne ka prejmend deshire me u bashku me ne?(nuk mendoj rrefugjatet) apo ska gja se shkojme na dhe i thojme se na e ka lan gjyshi se kena bajagi eksperience me xan toka... dhe pse na qenka kjo cameria pjese e jona??? dmth. besoj se eshte apsurde ashtu sic asht edhe vorio-epiri i grekeve.
mos krahasoni 3 fshatra greke me kombesi shqiptare me kosoven qe ka 2 milion shqiptar.



As nuk ka bashkim e as nuk ka pretendime zotni qe cameria sipas separatistave te vonum vendas sot ju paska dal gjumi heret boll por kot lodhen..shqiperia po pranohet ne nato , dhe po a shtu ban pjese dhe greqia , gje qe sikur i bijm ndesh pak a shum vehtes ne ket qeshtje?, dy vente antare ne nato te kerkojn toke mes tyre?? as nuk exsiston dhe ska per te exsistu..po deshen cameria duhet ta kerkoj vete ndarjen nga greqia gje qe asht enderr me sy hap si ithojn ksaj pune , se ska kerkesa jooo!jan qu aty dy-tre kosovar epo na shurdhojn vesht kot se as luften en kosov nuk e fitunen vet por ja dha NATO lirine!e heken s ejan ba clirimtar te kombit...bashkim te mundshem ket radhe ka me pas vetem kur te bahet europa e bashkume me nji shtet te madh federal, e at here kena me shiju tokat ehumbuna sipas pretendusve.....
Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 07:13AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623

Pëllumba paqeje në Prishtinë


Flora Nikolla


Prishtina u gdhi e bardhë të hënën, me temperatura nën zero dhe me një të ftohtë bjeshke, ndërsa njerëzit po përgatiten të kremtojnë një vjetorin e shtetit të tyre. Flamunj kuqezi, kaltërverdhë kanë mbuluar ndërtesat ose janë vendosur në ballë të makinave apo dhe taksive të shumta që qarkullojnë në udhët e Prishtinës, një qytet, i cili nisi të ndërtohej në vitet '70 të shekullit të kaluar. Shumë syresh shesin flamunj në sheshin qëndror, teksa nuk mungojnë dhe flamuj të Bashkimit Europian dhe të SHBA. Sot, Prishtina, e cila llogaritet të jetë rreth 500 mijë banorë, duket se lëkundet mes tradicionales së ndërtimeve dhe modernes, që spikat sidomos në ndërtime hotelesh apo edhe qendrash tregtare, të çelura me shumicë sidomos vitet e fundit.

Por, duket se e kremtja e pavarësisë ka zgjuar edhe imagjinatën e prodhuesve kosovarë të cilët për këtë festë, në një bluzë që është shitur me shumicë ditët e fundit, kishin shënuar: "Faleminderit miq, faleminderit armiq, pa ju s'na kishte ardhur HIÇ", Një shitëse që tregton në një qendër tregtare thotë se, "më së shumti këtë bluzë e kanë blerë të rinjtë, por jo pak e kanë blerë edhe për dhuratë". Një vit më parë, kur pavarësia u shpall, disa prodhues verërash në Rahovec, një qytet i vogël rreth 20 km larg Prishtinës, prodhuan një lloj vere të kuqe, që e pagëzuan me emrin Pavarësia... Në lokalet e shumta të kryeqendrës së Kosovës, atëherë të shërbenin vetëm këtë lloj vere, e cila edhe këtë vit duket se zë ende vend në tavolinat tradicionale të Kosovës, e karakterizuar nga një klimë e ftohtë mesdhetare, ku prodhohen gatime më shumë se pikante.

Në këtë përvjetor të pavarësisë edhe Oda Ekonomike nuk ngurroi të organizojë si edhe një vit më parë "Javën e prodhimeve kosovare", ku ekspozuan prodhimet të paktën 50 prodhues. Nora Nimani, prodhuese e verarisë "Bodrumi i vjetër" thotë se, "kanë qenë të shumtë njerëzit që janë ofruar jo vetëm të shijojnë produktet, por edhe t'i blejnë ato, nisur dhe nga çmimet e lira të ofruara nga Oda Ekonomike". Pagat në Kosovë konsiderohen gjithsesi ende të ulta, diktuar jo vetëm nga efektet e krizës globale, por edhe nga tensionet e krijuara sidomos në veri të Mitrovicës, një qytet i ndarë më dysh, shqiptarë dhe serbë, që nga viti 1999.

Analistët deklarojnë se, ekonomia ka shënuar një rritje prej 5.2 përqind vitin e kaluar, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar parasheh një rritje prej 6.6 përqind këtë vit, shifër kjo pak optimiste nëse krahasohet me vendet e tjera, që vuajnë krizën globle. Ndërkohë, mesatarja e pagës llogaritet rreth 250 Euro në muaj. Por, për shqiptarët e Kosovës, mbështetje vazhdojnë të jenë ende emigrantët, që kryesisht jetojnë në Zvicër apo Gjermani. Lëvizja e lirë e shqiptarëve të Kosovës, që kur në ish-Jugosllavi udhëhiqte Tito, parashihet si një nga prioritetet e krijimit të një ekonomie relativisht të qëndrueshme familjare. Gjithsesi, duket se shqiptarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për zhvillimin ekonomik në vend. Kjo është një nga arsyet, që ata kanë krijuar dhe Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, (APIK), një institucion, i cili kujdeset për mbarëvajtjen e të gjithë investitorëve, që duan të punojnë në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor dhe që duket se konsiderohet ende si një vend që nuk është shfrytëzuar, përpos pasurive që ka. Fillimisht të dyzuar, duket se pas shpalljes së pavarësisë, investitorët e huaj kanë qenë më pak pragmatistë ndaj Kosovës, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisjes aktuale shprehen entuziastë se këtë vit pritet të ketë më shumë investime.

Gjithsesi këtë vit, sipas të dhënave, do të nisin procedurat e privatizimit të disa aseteve të ndërmarrjeve publike, sikundër është Distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, Vala 900 e Post Telekomit të Kosovës, dhënia me konçension e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Por, duket se edhe diaspora është e gatshme të investojë paratë e saj, ndërsa shumë firma nga Luksemburgu, Austria dhe Gjermanian kanë ardhur në Kosovë. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur se në një vit janë bërë shumë ndryshime pozitive. Ai tha sen janë hapur shumë vende pune dhe se kishin krijuar një standard më të lartë jetese për popullatën, në shumë aspekte. Të paktën 150 mijë Euro janë dhënë nga buxheti i shtetit për këto kremtime, ndërsa KEK në një vjetorin e Pavarësisë ka premtuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Flokë të imët dëbore nisën të bien mesditën e një të hëne në Prishtinë, kryeqendra e Kosovës, e shpallur Republikë më 17 shkurt të vitit 2008. Në rrugën "UÇK", një grup pëllumbash koteshin duke ngrenë kokrra gruri. Një fëmijë ua hidhte pa drojë … dhe ata nuk tuteshin… Vullneti, emigrant që jeton prej vitesh në Zvicër, tha, "…dhe pëllumbët e 'egër' ka kohë që janë zbutur dhe nuk u frigohen njerëzve".[/b]

Marre prej Gazets RD Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:16AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 08:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Perspektiva e dy shteteve shqiptare në Ballkan

» Vendosur: 18/02/2009 - 08:51

• Mark Marku

Dje shqiptarët kanë përkujtuar festën e pavarësisë së njërit prej dy shteteve shqiptare. Retorika patriotike, festiviteti, ceremonitë, kanë mbizotëruar ditën e 17 shkurtit, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në pamje të parë duket se tashmë shqiptarët ndjehen mirë me dyzimin e tyre në dy shtete, të dyja të vogla dhe me mjaft probleme për momentin. Për herë të parë pas kaq vitesh, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të lirë, qeverisen nga qeveri shqiptare (dy), kanë shtetin e tyre (dy shtete), janë futur në rrugën e progresit dhe përjetojnë rrethana ndërkombëtare relativisht të favorshme për ta.
Megjithatë duket se realiteti i ri politik i ka gjetur shqiptarët të papërgatitur. Ky realitet i ri politik ka shtruar menjëherë problemin e parë: ç'raporte do të kenë këto dy shtete me njëri-tjetrin dhe të dyja bashkë me kombin? Prej këtej burojnë shumë pyetje, të cilave shqiptarët për arsye kryesisht politike refuzojnë t'u përgjigjen në këtë moment. Por pyetjet gjithsesi ekzistojnë dhe të formuluara pak a shumë në këtë mënyrë: A do të ketë dy shtete kombëtare shqiptare në Ballkan apo një shtet të vetëm? A mundet që realiteti politik i krijuar brenda njësive kombëtare të çojë edhe në realitete të ndryshme kombëtare? Cilën rrugë do të ndjekin në të ardhmen shqiptarët, atë të dy Gjermanive apo rrugën e Gjermanisë dhe Austrisë? E thënë shkurt, realitetet e reja politike do të çojnë drejt bashkimit apo ndarjes së shqiptarëve?
Një artific i ri si shteti i krijuar në një territor të caktuar të asaj që shqiptarët e kanë quajtur hapësirë kombëtare kërkon t'i kundërvihet një artifici të vjetër si kombi. Ky dyzim është i vështirë, sepse tek shqiptarët artifici i kombit është krijuar para krijimit të shtetit. Historiani gjerman, Friedrich Meinecke i ndan kombet dy llojesh: në kombe të shtetit dhe kombe të kulturës, koncepte këto që e kanë burimin njëri nga Russoi dhe tjetri nga Herderi. "Kombet - shprehet historiani gjerman - ndahen në kombe të shtetit dhe kombe të kulturës, në të tilla që mbështeten mbi një pasuri të caktuar kulturore që është përjetuar bashkërisht dhe në të atillë që mbështeten më së shumti në fuqinë bashkuese të një historie e të një kushtetute të përbashkët politike". Është fare e qartë se shqiptarët bëjnë pjesë në kategorinë e kombit të kulturës.
Krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912, ishte bashkimi i pjesshëm i njësisë kombëtare me njësinë politike për shkak se shteti i ri shqiptar shtrihej vetëm në diçka më shumë se një të tretën e territorit të bashkuar nga shqiptarët dhe kishte si shtetas të tij më pak se gjysmën e shqiptarëve që banonin në Ballkan. Pavarësisht kësaj, shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar vazhdonin ta konsideronin veten pjesë të kombit shqiptar dhe nga pikëpamja identitare e gjenin përfaqësimin e tyre pikërisht tek shteti shqiptar dhe tek simbolika e tij. Shteti shqiptar, nga ana e tij, edhe pse i dobët nuk ka refuzuar ta pranojë atributin e përfaqësimit të shqiptarëve në botë (pavarësisht se cilësia e këtij përfaqësimi ka lënë shumë për të dëshiruar). Le të kujtojmë faktin se në jetën politike dhe parlamentare të viteve 1920-1944 elementi shqiptar i Kosovës ka patur të drejtën e përfaqësimit dhe ka qenë mjaft aktiv. Edhe më vonë shqiptarët, pavarësisht realiteteve politike të ndara kanë patur jetë të përbashkët kombëtare. Nga pikëpamja kulturore ata kanë shkuar gjithmonë drejt njesimit kombëtar dhe këtë e dëshmon periudha e pasluftës së Dytë Botërore, ku ata i sfiduan kufijtë dhe regjimet, krijuan një gjuhë të përbashkët, realizuan një komunikim kulturor të admirueshëm për kushtet në të cilat jetonin.
Pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimit të trupave serbe, Kosova hyri në fazën e përpjekjeve për krijimin e shtetit të pavarur. Por kjo fazë u shoqërua edhe me disa përpjekje për krijimin e një kombi të ri: kombit kosovar. Përveç ideve të hedhura në qarkullim andej e këtej kufirit, duket se në heshtje po punohet për diferencimin e dy kombeve shqipfolëse në Ballkan. A janë të atyre përmasave këto përpjekje sa të merren në konsideratë dhe a përbëjnë ato një mundësi reale për këtë diferencim kombëtar të shqiptarëve?
Nëse nisemi nga treguesit e politikës ndërkombëtare në Ballkan mund të themi se po. Po, ka aktorë politikë ndërkombëtarë që janë të interesuar që shtetit të ri të Kosovës t'i bashkëngjisin edhe një komb të ri: kombin kosovar. Presioni ndërkombëtar është i madh edhe për shkak të rrezikut fantazmagorik të krijimit të së ashtuquajturës "Shqipëri e madhe", realitet fiktiv ky i krijuar nga serbët dhe që e ka fillesën që tek libri i Vladan Gjeorgjeviçit, Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha, a ndoshta edhe më parë.
Nëse nisemi nga përvoja historike mund të themi se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë. Në histori kemi raste kur shteti ka krijuar kombin (rasti i SHBA-së, Francës, Zvicrës), por edhe rastin kur kombi ka krijuar shtetin "Gjermania, Italia etj.".
Nëse nisemi nga treguesit konkretë, ato ekzistojnë. Simbolika është një prej këtyre treguesve konkretë. Të jemi të qartë, krijimi i simboleve të reja të ndryshme nga ato të një shteti tjetër, nga shteti shqiptar ka qenë i domosdoshëm. Problemi qëndron në faktin se kjo simbolikë është krejtësisht e re dhe qëllimshëm pa asnjë referencë kombëtare. Përpjekje të tjera janë shfaqur nga grupe dhe elementë të caktuar. P.sh., disa individë dhe grupe (për momentin pa ndonjë ndikim), kanë filluar të hedhin idenë se gjuha e Kosovës dhe gjuha e Shqipërisë nuk duhet të jenë të njëjta. Raste të tjera, ku më shumë e ku më pak shfaqen herë pas here.
Ka ardhur koha që shqiptarët dhe shtetet e tyre ta kenë një vizion për mënyrën se si do të rregullohen marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare dhe trevave të tjera shqiptare në Ballkan. Se si do të jenë pjesët në raport me kombin. Shqiptarët janë vonuar jo rrallëherë në historinë e tyre dhe kjo vonesë ka sjellë pasoja për fatin e tyre. Jo pak herë ata kanë fajësuar për këtë të tjerët. Këtë radhë të tjerët janë heronjtë pozitivë. Nëse vonohemi, këtë radhë vonohemi për fajin tonë.


Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:16AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 07:49AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Memuaret” e Paskal Milos janë edhe më të pabesueshme se tregimet fantastiko-shkencore

20-02-2009 / Nga Skënder Zogaj

Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por është edhe më i vështiri, sepse është i kushtëzuar: nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memoaret, por me diçka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastiko-humoristik etj. Sipas këtij kriteri, shumë nga pjesët e “ditarit” të Paskal Milos nuk janë memuare.
Paskal Milo, historian, politikan e diplomat, ministër i jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997-2001, ka ndjekur nga afër ngjarjet më të rëndësishme të historisë përcaktuese të fatit të shqiptarëve të Kosovës dhe lirisë së tyre. Paskal Milo ka qenë edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në takimin e Rambujesë, të cilit autori i kushton vend të rëndësishëm te “Ditari i një ministri të jashtëm” (Konflikti i Kosovës 1997-2001), që u promovua këto ditë në Prishtinë. Duke qenë se në periudhën 1993-2000, kam jetuar dhe punuar në Tiranë: përfaqësues i Zyrës së Kosovës, këshilltar për informim i ministrit të ekzekutuar në Tiranë, kolonel Ahmet Krasniqit, dhe redaktor në gazetën “Rilindja” të Kosovës në Tiranë, kam pasur mundësinë për të ndjekur nga afër dhe të jem shumë i mirëinformuar për zhvillimet më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me Kosovën e për Kosovën. Them se nuk më mungon informacioni i saktë për shumicën e ngjarjeve dhe veprimeve institucionale e individuale të personaliteteve të rëndësishme shqiptare, prandaj nuk mund të qëndroj indiferent, nëse dikush, qoftë ky edhe ish-kryediplomati i Shqipërisë, z.Paskal Milo, kamuflon me realitetin e ngjarjeve për Kosovën e ndaj Kosovës.
Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por njëherësh është edhe më i vështiri, sepse është i kushtëzuar nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memuaret, por me diçka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastik-humoristik etj. Sipas këtij kriteri shumë pjesë të ditarit të Paskal Milos nuk janë memoare, por tregime “me të thëna dhe të pathëna” për ngjarje dhe personalitete konkrete shqiptare, disa prej të cilave autori i trajton me hile.
Idetë dhe mesazhet kulmore në këtë libër-ditar, është thënë se janë “stigmatizimi i natyrës kriminale të regjimit të Milosheviçit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinjë, roli historik i vendimit të vështirë të delegacionit shqiptar për të firmosur në Rambuje…etj”.
Mirëpo, pikërisht në këtë kontekst, duhet theksuar edhe stigmatizimin e natyrës prej agjenti të Paskal Milos, që në Rambuje shkon me detyrë speciale dhe e kryen punën shkëlqyeshëm, me recetën e Qeverisë së Tiranës sipas porosive nga marrëveshja Nano-Milosheviç në Kretë. Ky është fakti bazik i pranisë së ish-ministrit shqiptar në Rambuje, ku, është fort e vërtetë se kishte rol shumë të rëndësishëm yshtës për mosfirmosjen e dokumentit të Rambujesë, shtyrja trijavëshe e të cilit i kushtoi shumë shtrenjtë Kosovës, sepse ua dogji shpirtin qindra familjeve me mijëra të vrarë…
Këtë e fsheh Paskal Milo dhe flet dokrra, shpif e përgojon figurat e ndritshme, si Ibrahim Rugovën, që nuk i pëlqen misionarit Milo, sepse “Rugova ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij.” Domosdo që Rugova duhej të ishte shumë i kujdesshëm, sepse ishte mirë i informuar me synimet destruktive e shumë të rrezikshme të Qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, prandaj strategu vizionar dhe arkitekti i çlirimit të Kosovës, me urtësinë e tij engjëllore e anashkalonte dhe i shmangej asaj, pa u marrë me kundërshtarët e tij. Ish-ministri i pezmatuar shkruan: “Ne nuk kemi informacione dhe lidhje të drejtpërdrejta me Rugovën. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo është e çuditshme… Përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë I.Ramajli është i painformuar ose i porositur të mos na informojë. Për mendimin tim, në këtë rast Rugova vepron gabim” dhe i shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi: “I pëlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janë përfaqësuesit e shtetit amë që po investon dhe që po rrezikon kaq shumë sot në situatën në të cilën ndodhet vendi. Rugova e ka për detyrë të bashkëpunojë me ta”.(!?)
Avash more, Paskali i Milos, avash! I vogël ti dhe Qeveria Nano për t’ia caktuar detyrat Rugovës, kur ti je dëshmitari i faktit se: “Rugova së bashku me F.Aganin, B.Bukoshin, V.Surroin ishin në SHBA, ku u pritën nga presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Olbrajt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë” të cilët ia japin mesazhin e qartë se “Kosova po përfshihet në sferën e interesave amerikane së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë”.
Si ish-kryediplomat ke të drejtë që të hatrohesh në amerikanët që Rugovës ia japin mesazhin që Kosova (edhe Shqipëria) përfshihen në sferën e interesave amerikane! Besoj se pajtohesh me mua, që nuk ishte faji i Rugovës që amerikanët e zgjodhën atë. Them se nuk e kanë zgjedhur rastësisht Rugovën! Mund të jetë që amerikanët i kanë vërejtur anashkalimet e Rugovës ndaj qeverisë së Nanos! Ndoshta amerikanët e kishin hetuar se Ibrahim Rugova ishte personaliteti më meritor shqiptar, lideri shpirtëror, idhull i shumicës së shqiptarëve kudo që janë, pos teje zotni Paskal Milo, që e di por e ke vështirë ta pranosh që Rugova është epoka jonë, epoka e rugovizmit - filozofia e re politike -diplomatike me të cilën mbyllet shekulli i 20-të dhe hapet shekulli i 21-të. Ata që nuk e shohin këtë janë të verbër, ose shtihen se janë të verbër.
Të verbra janë edhe shpifjet e shumta në relacionin Rugova - partitë politike, UÇK-ja dhe Rambujeja. Një nga ato shpifje demantohet saktë në “Ditarin” e Paskalit: “Rugova u ka kërkuar amerikanëve dhe këta e kanë kuptuar se UÇK-ja nuk duhet të quhet terroriste…” mirëpo memoaret janë plot me mish dhie, kur flitet për ditën që delegacioni kosovar po kthehej nga Rambujeja për në Prishtinë, me ç’rast ndalon në Aeroportin e Tiranës, ku, për t’i takuar kosovarët dalin presidenti Rexhep Mejdani dhe Paskal Milo, i cili shënon në ditar: “Meidani nuk e di se për çfarë arsye nuk i kushtoi vëmendje (Rugovës), ndoshta se e kishte ftuar disa herë dhe ai kishte refuzuar. Mua m’u desh ta mbaja në bisedë...”. Me stilizime simbolike Paskali e shënon edhe takimin në Romë me Rugovën (më 7 maj 1999, në vila “Panfilio”). Se shkon të takohet me Rugovën i porositur e me detyra speciale, Milo e thotë vetë, kur shoqëruesit e tij, (ambasadorin Çuçi dhe E. Sylon) gjatë rrugës për në vilë i porosit ”që të mbanin sa më shumë shënime e detaje dhe që gjithsecili të shkruante në mënyrë të pavarur informacionin e tij. Doja të merrnin sa më shumë, por edhe sa më saktë.” Mirëpo, Rugova e di se me kë ka punë dhe sillet me shumë kujdes: “Fliste qetë dhe kërkonte të dukej i sigurt në ato që thoshte... Ftesës sime në emër të Qeverisë për të ardhur në Tiranë iu përgjigj se do të vinte së shpejti, pasi të kryente disa angazhime ndërkombëtare në Evropë: Francë, Gjermani, Bruksel, Londër etj. Më shpjegoi se qëllimi kryesor pse kishte ardhur në Romë ishte që të punonte që shqiptarët të riktheheshin në Kosovë, që të koordinonte përpjekjet me Fuqitë e Mëdha që kjo të realizohej sa më shpejtë”.
Prapë, anashkalim ndaj Qeverisë së Tiranës! Prapë, këmbëngulës kah Fuqitë e Mëdha!
I ngarkuari për takim nuk dorëzohet, kërkon nga Rugova sqarim për bisedimet me Milosheviçin dhe nënshkrimin e komunikatës së përbashkët! E Rugova i urtë, i butë, gjakftohtë: “Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që t’i bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë... se ishte në interesin e të dyja palëve të bisedonin...” tregon me shumë habi ish-kryediplomati shqiptar. Po, pse vallë habitet Paskali, kur bashkë me padronin e tij Fatos Nanon, vullnetarisht e me shumë kënaqësi ishin takuar në Kretë me Milosheviqin, dhe kishin biseduar si me Thanasin (babai i Fatosit), për “pakicën shqiptare” dhe për gjeografinë e re të atdheut të tyre, Kosovën!
Jo, Paskali i Milos, jo! Kosova dhe kosovarët e kishin zotin e tyre të shtëpisë (të autorizuar me verdiktin e popullit), prijësin e urtë e mendjendritur, strategun vizionar largpamës, arkitektin e këputjes së prangave të robërisë dhe të ndërtimit të shtetit autokton në shembullin e popujve dhe vendeve më të avancuara demokratike. Filozofia e Ibrahim Rugovës, e bazuar në rezistencën aktive racionale, me forma e mjete moderne, ishin arma triumfale e Rugovës për të cilin “nuk ka njerëz të liq, edhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe”. Ky ishte Rugova, Presidenti i Kosovës, të cilit i qe besuar plotësisht firmosja e fatit të shqiptarëve të Kosovës. Njerëzit e liq, të pavullnetshëm për të pranuar vlerat e mirëfillta, të gjithë të konvertuar, e kanë vështirë që ta kuptojnë dhe ta pranojnë madhështinë e Rugovës që besonte dhe predikonte:“Njerëzit janë njerëz” edhe kur veprojnë jonjerëzisht; “njerëzit janë njerëz” edhe kur dalin nga lëkura e tyre ata “mendojnë dhe kërkojnë një zgjidhje, çka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm, duhet të bisedohet por edhe të bashkëjetohet.”
Koha po rrjedh andej kah shihte Rugova!
Çlirohu dhe merr guxim ta thuash të vërtetën, i themi autorit të “Ditarit”, i cili me rastin e promovimit të librit në Prishtinë, tha: “As edhe me këtë libër nuk janë thënë të gjitha ato që ka bërë Shqipëria për Kosovën. Nuk kam guxim t’i them sot, por do t’i them dikur.”

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:17AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 21 2009, 06:46AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Politika e Athines ndaj Prishtines e Shkupit

Nga Robert Goro
E Shtune, 21 Shkurt 2009

Zevendesministri i Jashtem grek, Miltiadhis Varviciotis, ka theksuar interesimin e Greqise per te pasur marredhenie te mira me Kosoven, ndonese ka perseritur qendrimin e njohur per mos ta njohur pavaresine. Ne nje interviste per BBC-ne, zyrtari i larte grek per mosmarreveshjet me Maqedonine per ceshtjen e emrit, ka theksuar se Greqia nuk ben me asnje terheqje nga qendrimi i saj. Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, qe vizitoi Prishtinen, me heret kete muaj, tha edhe njehere se qendrimi i Athines per pavaresine e Kosoves mbetet i pandryshuar. Por ajo shtoi se fakti i mosnjohjes nuk e pengoi ate qe te shkonte dhe te takohej me udheheqjen e larte kosovare. Ky duket se do te jete qendrim konstant i Greqise, te pakten per nje kohe te pacaktuar. Domethene, mosnjohje, por zhvillim i kontakteve ne te gjitha nivelet. Qartazi, kete qendrim e le te kuptohet zevendesministri i Jashtem grek, Miltiadhis Varviciotis.

Qendrimi per Kosoven dhe...

Z. Varviciotis, i pyetur se me gjithe mosnjohjen e pavaresise se Kosoves, fakti se Greqia ka nje zyre nderlidhjeje ne Prishtine, i njeh qofte dhe me nje menyre specifike pasaportat e Kosoves, inkurajon bashkepunimin ekonomik, a nuk do te thote se terthorazi Athina e njeh pavaresine, u pergjigj:

"Jo, ne asnje rast nuk eshte njohje e pavaresise se Kosoves. Por nga ana tjeter, ne nuk mendojme se duhet ta mbajme Kosoven si nje vrime te zeze ne Ballkan, me te cilin nuk duhet te kemi kontakte. Perkundrazi, duhet te kemi kontakte. Ne duam qe me Kosoven te kemi nje kuader te mire marredheniesh, ne nivel edhe politik, edhe ekonomik, edhe ne fushen e biznesit," - i tha zevendesministri i jashtem grek BBC-se.

Pala greke e ka lidhur qendrimin e saj per mosnjohje te pavaresise, me, sic ka thene, interesat e saj kombetare.

Nderkaq, zevendesministri i Jashtem, Miltiadhis Varviciotis, per here te pare, pohon se shkaku kryesor i refuzimit te Greqise per te njohur Kosoven si shtet i pavarur, ka te beje me se shumti pjesen veriore te ishullit te Qipros, ku qe prej vitit 1982 eshte veteshpallur e ashtuquajtura Republike Turke e Qipros Veriore, qe njihet vetem nga Turqia:

"Arsyeja e mosnjohjes se Kosoves ka te beje me pozicionit tona kombetare lidhur me njohjen e rajoneve te tjera te planetit, sic eshte Qiproja e Veriut".

Zevendesministri i Jashtem grek eshte pergjegjes per diplomacine ekonomike. Ai menaxhon edhe planin grek per rindertimin e Ballkanit.

...Maqedonine

Para pak javesh, Greqia beri te ditur se ka pezulluar disbursimin e fondeve te parashikuara nga ky plan per ndertimin e Korridorit 10, pasi qeveria maqedonase e emertoi segmentin e vet te ketij korridori, me emrin Aleksandri i Madh.

" Eshte e qarte qe marredheniet tona me FYROM-in jane ne gjendje kritike. Ajo qe eshte kultivuar si politike kombetare vitet e fundit ne FYROM, mendojme se mbi te gjitha demton vete ate shtet dhe banoret e tij. Ne mendojme se Greqia i ka bere hapat e domosdoshem per t'u gjetur nje zgjidhje reciprokisht e pranueshme, por nga ana tjeter verejme nje tension dhe kundershtim te vazhdueshem. Per fat te keq udheheqja e Shkupit nuk e ka kuptuar se normalizimi i marredhenieve me Greqine, ne radhe te pare eshte ne interes te tyre," - tha zoti Miltiadhis Varviciotis.

Numri dy i diplomacise greke nuk pajtohet me skeptiket lidhur me qorrsokakun e negociatave qe po zhvillohen prej dy dekadash ne seline e OKB-se, per t'u gjetur nje zgjidhje ne ceshtjen e emrit, por ai thekson se Greqia nuk ka ndermend te beje asnje terheqje tjeter, pasi u terhoq nga qendrimi i saj i hershem qe emri te mos kete ne perberjen e vet fjalen Maqedoni.

"Ne besojme se zgjidhja mund te gjendet ne proceduren qe behet nen kujdesin e OKB-se, por sigurisht se nuk kemi per te bere terheqje tjeter, vec asaj qe kemi bere. Prandaj edhe pala tjeter duhet ta kuptoje se qendrimi i Greqise eshte konstant, eshte i qarte dhe ne thelb, me terheqjen qe beri, ka treguar kuadrin e bashkepunimit. Nga ana tjeter, nese Shkupi deshiron te mbetet jashte institucioneve euro-atlantike, kjo eshte pune e tyre," - thote Varviciotis.

Perkunder ngecjes me Maqedonine, zevendesministri i Jashtem grek ka shprehur kenaqesine e tij per implementin e pjeses qe ka te beje me Shqiperine te planit per rindertimin e Ballkanit.

Ai ka bere te ditur se ne dhjetediteshin e pare te muajit mars do te vizitoje Shqiperine, per te shqyrtuar mundesite e zgjerimit te metejshem te ketij plani.


Marre prej Gazets Koha Jone


[ Edited Sat Aug 29 2009, 05:17AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 22 2009, 10:40AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kush është për ndarjen e Maqedonisë dhe kush jo


Fejzi HAJDARI

Diskursi politik dhe vizioni për ndarjen e Maqedonisë aspak nuk ka ndryshuar, pavarësisht nga ndryshimi i liderëve të partisë VMRO-DPMNE. Paralajmërime për ndarje, aty-këtu pikërisht nga kjo strukturë politike, kishte edhe para luftës së 2001-shit, kurse gjatë periudhës së 2001-shit, ideja e këtillë u shfaq në horizont. Për të qenë ironia më e madhe, ajo (ideja) doli nga "truri" - Akademia, respektivisht disa akademikë maqedonas.

Dhe përderisa ideja e këtillë njëzëri u miratua nga struktura e atëhershme politike në pushtet (VMRO-DPMNE) në krye me ish-kryeministrin Lubço Georgievski, ishin shqiptarët ata që u habitën. Ashtu të habitur, ata as që reaguan në mënyrë adekuate, edhe pse planifikimi i ndarjes ishte katastrofik dhe nënçmues për ta. Opozita e atëhershme socialdemokrate (LSDM) u shfaq para mediave sa për të përfituar politikisht dhe asgjë më tepër. Gjë që u la të nënkuptohet se gjithçka po rridhte dhe ecte, shtratit të parapërgatitur nga "truri".

Tani pra kur u kuptua se strategjia e ndarjes nëpërmjet ideve të shpalosura që vinin nga Akademia dhe akademikët maqedonas nuk u miratua nga shqiptarët, qarqe të caktuara maqedonase me relevancë dhe në veçanti politika, orvatjet e tyre i kanë shndërruar në forma dhe mënyrë shumë-shumë të sofistikuara. Propozimi i ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski, për mësim të nxënësve në turne etnike në Strugë, paraqet një hap më tej për fillimin e ndarjes së shoqërisë nëpërmjet ndarjes së nxënësve. Jo rastësisht "eksperimenti" bëhet te nxënësit, ajo është shtresa më e prekshme e shoqërisë dhe si rrjedhojë, pikërisht prej aty mund të fillojnë të gjitha "të mirat" e "të këqijat".


b.

Kur do të fillojmë t‘i lexojmë me kohë idetë e këtilla, që në esencë kanë antishqiptarizmin apo vendimet që janë në dëm të shqiptarëve?

Është pikërisht politika dhe politikanët shqiptarë që duhet të detektojë me kohë idetë e kësaj natyre, tepër të dëmshme për shqiptarët. Ata duhet t‘i kundërshtojnë me argumente shumë të fuqishme, të cilat me bollëk i kanë në anën e tyre. Vetëm një formë pak më e organizuar në këtë drejtim do të nxirrte në pah se kush është për ruajtjen dhe kush për ndarjen e Maqedonisë. Gjithsesi se këtu shqiptarët janë në favor, por çështja është se dikush duhet të marrë për barrë organizimin e këtillë. Triumfalizmi eventual i politikës shqiptare të këtushme kundrejt këtyre ideve segregative dhe apart‘heidiane do të krijonte dhe kthente imazhin e mirëfilltë për shqiptarët e këtushëm, kundrejt mekanizmave vendosës ndërkombëtarë, por edhe atyre të rajonit. Me këtë po ashtu, një herë e përgjithmonë do të zhvishej politika maqedonase e makijazhit, se shqiptarët janë "element i përhershëm destabilizues". Në këtë mënyrë do të dëshmohej e kundërta, se pikërisht shqiptarët dhe jo maqedonasit, janë për ruajtjen e Maqedonisë dhe bashkëjetesë, sepse ata asnjëherë s‘kanë promovuar ide për ndarje, sidomos ide të institucionalizuara, siç është kjo e fundit për "mësim në turne etnike".

Po jo rastësisht, neve shqiptarëve punët na ndodhin kështu. Përderisa te maqedonasit me përpilimin e "projekteve" të këtilla merret Akademia, te ne është për t‘u ardhur keq të thuhet se me sensibilizimin e opinionit merren disa "analistë", të cilët qarqet maqedonase vazhdimisht i promovojnë për qëllime të veta. "Analistë" ("Ky term është bërë objekt përqeshjesh e vetëpërqeshjesh", do të thoshte Mustafa Nano), të cilët me blerjen e diplomave nëpër kioska në shtetet fqinje, kanë marrë titujt e mëdhenj me "dr." dhe prof.". Shumë pak në shprehje mund të vijnë kuadro shqiptare nga Maqedonia, të shkolluar në universitete të mirëfillta evropiane dhe botërore. Aq më pak kuadro të këtilla mund të vijnë në shprehje në radhët e partive politike. Dhe, këtu ndoshta fillon dhe mbaron i tërë sqarimi për mossuksesin dydekadësh të ballafaqimit të politikës shqiptare me atë maqedonase.

Marre prej Gazeta Shqip Online


[ Edited Sun Aug 09 2009, 07:09AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 22 2009, 10:59AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Po ndertojme komb, apo shtet kosovar?

E Diele, 22 Shkurt 2009


Nga Fadil Maloku*

1. Koheve te fundit ka marre serish permasa goxha alarmuese debati rreth identitetit kombetar dhe atij shteteror te Kosoves (te perkujtoje debatet publike ne KLAN Kosova, dhe TV Rrokum). Ajo qe mund te hetohet eshte se ende nuk eshte bere asnje analize e thuket shkencore nga perspektiva apo nga kendveshtrimi sociologjik, qe e konsideroje lemin me kompetente lidhur me kete problematike sa te rendesishme aq edhe te rrezikshme ne kohen kur shoqeria Kosovare eshte duke u ballafaquar me katrahuren e definimit te saje si shtet normal dhe demokratik i shek. XXI. Per kete arsye do mundohem te shkoqise pikat kyce te ketij debati.

Para se te hyjme ne kete problem, me duhet te sugjeroje se nuk e kam ndermend te nisem nga paradigma e njohur popullore, se: "nese nje budalla e hedhe nje gur ne bunar, njeqind te mencur nuk mund ta nxjerrin ate", por nga nevoja dhe domosdoshmeri e shpjegimit te dioptrise shkencore sociologjike qe asnjehere nuk i eshte bere atij gjere tani ne Kosove. Me fjale tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si ne nivele organizativ si sub-bashkesi ashtu edhe ne nivele te identitetit kolektiv si sub-etni) kane nje aftesi cuditshme si te themi te mbijetimit dhe te transformimit edhe ne koherat e sodit.

Shembull me te mire per kete proces se Ameriken sot per sot nuk kemi. Kur te shikojme procesin e zhvillimit te shqiptareve te Kosoves ne keto njeqind (pra pas aneksimit qe i behet nga ana e Serbise ne vitin 1912) e fundit, si identitet i ndare ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndervaresise ishte evident gjate tere kesaj periudhe, kuptojme qe ky proces "i ndikimit" (me shume!) dhe "i marrjes" (me pak!) eshte ne te vertete pak a shume dashte e pa dashte ne tani nje proces i nje natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nese i adresohemi botekuptimit te sotem perendimor mbi kombin) te fillojme procesin e promovimit te kombeve te reja (!?), ashtu sic po trumbeton dikush per interesa te pa identifikuara akoma. Ne anen tjeter, meqe po i adresohemi dioptrise shkencore sociologjike lidhur me kete problematike shtrohen disa pyetje kujtoje shume te rendesishme lidhur me kete proces te "dhenie marrjes shekullore", pastaj diskursin e "ushtrimit te ndervaresise" si edhe procesin e "amalgimit kulturor"? Pergjigja ne te gjitha keto pyetje eshte nje Jo e madhe?!

Po ashtu, duhet vene edhe nje distingsion shkencor ne mes asaj qe shquhet si etni dhe asaj qe shquhet si komb, ne menyre qe te mos krijojme stereotipin e paqene per njerin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur keshtu nga keto para dispozitat elementare shkencore sociologjike ne me lehte e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, qe sot djallezisht keqperdoren nga jokompetentet per qellime personale, grupore e klanore. Eshte e ditur qe njerezit jane krijuar prej nje "burri dhe nje gruaje dhe ndarjet ne fise dhe popuj jane rezultat i para llogarive te ndasise ne njerez te devotshem dhe keqij".

2. Maks Weber, qe konsistohet njehere per nje here sociologu i pare qe ka arritur te jap shpjegime tipike sociologjike lidhur me marredheniet e bashkesive etnike, ne vepren e tij te njohur "Ekonomia dhe Shoqeria", diagnostifikon tri entitete kryesore (racen, etnine dhe kombin) qe lozin rol te theksuar ne procesin e ndertimit te procesit te identitetit. Per Weberin, elementi kryesor qe entitetin e races e dallon nga ai i etnise eshte se raca eshte ne nje fare menyre si teresi historike bazamentin e saje e gjurmon kryesisht nga prejardhja apo etimologjia e vete vetes kolektive, gjersa etnia kete e bene ne baze te perspektives se vete subjektive. Sa i perket kombit, Weber mendon qe edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia eshte e bazuar kryesisht ne te besuarit e jetes se perbashket, por me nje dallim elokuent qe kombi si pasion te mevetesuar ka te ngulitur kerkesen per fuqi politike. Eshte e vertete qe sot perpjekjet per t'u pajtuar vetem me nje definicion per kombin eshte absurd i llojit te vete! Aq me teper qe me definicione te teorise marksiste e sidomos te asaj staliniste te perkufizohen dhe te shpjegohen proceset aktuale moderniste lidhur me kete kategori tejet dinamike dhe pak a shume te postuar ne plan te dyte ne rrethanat e ndertimit te nje rendi te ri boteror, apo te nje procesi qe po identifikohet si proces i globalizimit. Pra, tentimi qe te mbrohet vetem shpjegimi politik mbi kombin qofte edhe ai sociologjik qe sot njihet si me kompetenti, ne nje fare menyre eshte e pamjaftueshem ne sorollatjen qe disa intelektual Kosovar bejne perpjekje per te gjetur formula te reja lidhur me procesin e gjoja formimit te kombit te ri kosovar ne kushtet dhe rrethanat e nje procesi te kundert qe eshte duke ndodhur ne kete shekull ne bote. Ai proces eshte procesi i globalizimit,qe ne kete rast nuk eshte objekt i studimit tone. Duke iu adresuar ketij procesi te ri qe per synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombetare (sidomos te atyre qe kane probleme dhe dilema rreth historikut te tyre) si identitete (te deshmuara gjere tani) me te zhdervjelleta per te mbijetuar ndjenja e "solidaritetit kolektiv", kujtojme qe ideja e formimit te identitetit kombetar te Kosoves apo cilit do identitet te ri sot kombetar tjeter eshte ne kundershtim te procesit te idese se universalizmit. Por, jo idese se universalizmit qe ka pretendim te unifikoje te gjitha kombet dhe shtetet ne nje identitet dhe shtet te vetem, ashtu sic mendojne edhe disa teoricien te sotem (Imanuel Wallerstein, p.sh), por te universalizmit te vlerave (kuptohet eshte fjala per ato perendimore) per te gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme ne bote.

3. Ne literaturen perendimore (edhe me saktesisht ate amerikane ne Enciklopedine Amerikane te Grupeve Etnike) shprehja etni (We are all ethnic) ka pushuar se identifikuari statusit i te huajit dhe sot ai ka te beje me te gjitha grupet etnike qe atje jetojne, pa kurrfare dallimi as te races, as te gjinise, as te perkatesise fetare e aq me pak te asaj kombetare. Ne literaturen lindore, ky koncept paragjykohet dhe here merr edhe konotime te nje stereotipi djallezore qe behet pengese serioze per procesin e integrimit rajonal dhe atij global. Dobesia e shkencave te sotme shoqerore, duke perfshi ketu edhe sociologjine qendron ne faktin se nuk ka ende ndonje pajtim apo koncenzus te perbashket rreth kritereve per te definuar specifikat normuese dhe dalluese te identitetit etnik nga kategorite tjera te identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)ne menyre qe te arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Ne kete drejtim edhe per nje kohe te gjate ne shekullin tone do te fuqizohet edhe me tej identiteti dhe perkatesia etnike e njerezve, pa marr parasysh trendin e frymes se re globalizuese. Sepse, perse shtrohet pyetja bie fjala njerezit me me endje japin pergjigje te ketij tipi:"kur isha ateist" (tash po ndjehem si besimtare), "kur isha fshatar"(tash po ndjehem si qytetar), "kur isha komunist"( tash po ndjehem si humanist) apo "kur isha nacionalist"(tash po ndjehem si kozmopolit), "kur isha punetore krahu"(tash po ndjehem si zoteri),"kur isha minister"(tash po ndjehem si i pafuqishem) ,etj. se sa te tipit p.sh. "derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar)", "derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat)", "derisa isha kroat (tash po ndjehem si boshnjak)", "derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar)", etj.?! Per arsye se identiteti etnik nuk eshte dicka qe kaverdiset shpejt dhe lehte, por eshte nje proces qindravjecar qe vazhdon te mbijetoje akoma me paradigmen e se kaluares te tanishmes dhe te ardhmes se perbashket, per te cilen askund dhe asnjehere nuk eshte pyetur askush.

4. Shikuar me nje dioptri te kesi sojit diskursin e dinamikes se perkatesise etnike dhe asaj kombetare, gjykoje qe shqiptaret e Kosoves do te duhej te insistonin ne ndertimin e nje shoqerie me identitet kombetar qytetar, por nese aludimi eshte qe Kosova ne kete faze te emancipimit te vete duhet te ndertoje vecantine e saje: politike,ekonomike, e shteterore (por jo edhe etnike dhe kombetare) , atehere duhet te fuqizoje identitetin e saje shteterore, i cili si domosdoshmeri te veten do te avancoje vete vetiu edhe identitetin kombetar. Eshte budallallek dhe naivitet jo vetem shkencor por para se gjithash edhe intelektual e sidomos politik, te absolutizosh nevojen dhe domosdoshmerine e krijimit te kombit kosovar, kur te kihet parasysh qe ky proces nuk eshte as deshire e as urdherese qe behet per qejfe dhe inate te dikujt!? Arsyet jane te shumta, por ne po permendim njerin i cili per kushtet dhe rrethanat neper te cilin po kalojne pothuajse te gjitha shoqerite e sotit, eshte tejet i rendesishem e qe eshte identifikuar si tendence e unifikimit te vlerave, apo proces i globalizimit.

5. Shikuar me dioptrine sociologjike koncepti i kombit ne Ballkan eshte ende nje kategori shoqerore qe identifikohet me se shumti me shtetin dhe kompetencat e tij. Te provosh te besh nje distingsion ne mes ketyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk eshte edhe gjithaq lehte edhe per shkak se ne mes ketyre dy kategorive ne rrethanat e nje si te themi "vonese historike" te realizimit te synimeve per identitet shteteror (sic eshte rasti i Bosnjes, Maqedonise, Kosoves, etj.) nuk ekziston ndonje vije demarkacioni dalluese. Thene me thjesht, nje grup etnik qe pak a shume behet i vetedijshem per vete veten e vete nuk eshte e thene te perkufizohet si komb. Ne anen tjeter, te shumten e rasteve eshte e kuptueshme qe prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnise. Zakonisht sot ne shkencen e sociologjise bashkekohore identifikohen disa elemente qe e fuqizojne diskursin e etnise. :emerimi i perbashket i "esences" se bashkesise: miti mbi prejardhjen e rrenjes se perbashket : kujtesa e perbashket per te kaluaren e njohur dhe rinjohur permes heronjve dhe ngjarjeve historike: shumesia e elementeve kulturore (duke perfshire ketu:gjuhen, religjionin, traditen,etnopsikologjine, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrenjen: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik). Etnia apo etniciteti, me sa mund te kuptohet me gjuhen e argumenteve sociologjike mund te perkufizohet si grupim shoqerore qe ka te perbashket ndjenjen e prejardhjes gjenetike, ate te mbamendjes historike, nderlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjes se solidaritetit te perbashket ne rast te ndonje kercenimi shfaroses. Pra, etnia asocon apo eshte ne koherence me gjendjen para shteterore apo para afirmuese sui generis, qe kultivon disa karakteristika te perbashketa sic jane ato: te gjuhes, kultures, tradites, religjionit. Eshte e ditur shkencerisht se identiteti kombetar sikurse edhe ai politik i nje kombi shpeshhere ngaterrohen me ndjenjen e patriotizmit, per cka edhe shpeshhere vihet ne dileme i tere procesi i formimit te identitetit shtet-komb. Ne esence, patriotizmi dhe identiteti kombetar dallohen mes veti aq sa ne deshirojme. Identiteti kombetar, ne nje menyre eshte nje pikepamje vetanake e nje kombi mbi vete veten, pra krijimit dhe kreativitetit te nje botekuptimi dhe imazhi te secilit prej nesh per vete veten tone. Identiteti kombetar, eshte e natyrshme qe nuk eshte dicka i dhenen nje here pergjithmone ne historikun e qenesimit te nje kombi. Ai ne te vertete eshte nje zgjedhje, ku secili komb ne historine e vete ka apo disponon me njerez, ngjarje, etj. qe paraqesin nje spekter te tere te qendrimeve politike, botekuptimeve dhe bindjeve politike, momente te kendshme dhe te pakendshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoviniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste, etj. Po ashtu, secila periudhe kohore me tere trashegimine e vete te shumellojte, ne nje fare menyre zgjedhe njerezit (aktoret historik) dhe ngjarjet mbi te cilet ndertohet nje identitet i caktuar (sot p.sh. tendencat qe identiteti kombetar te nderlidhet dhe ndertohet me kohen dhe emrin e Skenderbeut?!) jane sa e pakuptueshme aq edhe naive ne ditet e sotme.

6. Po qese i adresohemi historise sone me te re kombetare shqiptare hetojme qe procesi i formimit te botekuptimit mbi identitetin shqiptar eshte mbaresuar me se voni nga gjithe popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historise dhe rrethanave ne te cilat u gjend ai ne kohen e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektive, kuptojme edhe arsyet e kesaj vonese te (pa)arsyeshme dhe se interes i vetem kombetar i tanishem i Kosoves eshte identiteti evropian te cilin ne duhet ta ndertojme me xhelozine shume me te madhe se gjere tani. Per ta ilustruar rendesine e rolit te identitetit te ri qytetar (evropian) Kosovar te sherbehemi me nje studim te botuar se voni ne The New York Times, mbi "jeten intime" (inner life) amerikane. Anketues, ishin amerikan te perkatesive te ndryshme etnike e racore por me nenshtetesi amerikane, te cileve u jane parashtruar shume pyetje lidhur me jeten e tyre private per: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata jane pyetur: A pajtoheni me qendrimin..." Fakti qe jam amerikan (being an American) deshmon me se miri se kush jam". Nga te gjithe te anketuarit, 91% prej tyre jane deklaruar se akordohen me konstatimin e lartshenuar, qe deshmon nje fakt qe qytetari i sotem amerikan e cmon larte identitetin e tij te qenit pjesetare i kombit amerikan. Gjykoje qe edhe qytetari i Kosoves mund te kete ndonje dileme te kesaj natyre, neser per identitetin (evropian) kosovar?!

* Autori eshte sociolog, anetar dhe kolumnist i shoqates boterore te sociologeve, (www.sociologistswithoutborders.com)


Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Sun Aug 09 2009, 07:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 03 2009, 10:51AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Cameria, Një plagë e hapur e racizmit grek

Arben LLALLA*

Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas mediave Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të të gjitha pronave në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë së shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”, si dhe maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.
Udhëzimi i miratuar me shpejtësi në këtë fund viti nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.
Një shqiptar dhe maqedonas, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë.
Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë e shqiptarëve dhe maqedonasve u përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të regjistroheshin në afatin e 16 tetorit 2008.
Pra, edhe njëherë Greqia anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut tregoi se është një shtet që shkel këto të drejta. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së saj në shekullin e XIX.
Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi
Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit(grekët shekujt më parë parapëlqenin të quheshin romei se sa elenas apo grek), serbët, maqedonasit, bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.
Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre, por nga vitet 1930 këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu dërguar nëpër kampet izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenda pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54 050 mijë, pra mbi 96% të popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti Izraelit. Minoriteti bullgar dhe serb pothuajse janë përzënë ose asimiluar i tëri në Greqi. Diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq që e flasin gjuhën bullgare. Në qytetin e Selanikut ndodhet vetëm një varrezë madhështore serbe të cilët janë ushtarët serb të vrarë gjatë luftës Ballkanike.
Greqia minoritetin turk e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me karroca dore çaj, salep dhe gjevrek(kuluri). Këta qytetarë grek me origjinë turke të cilët ruajnë gjuhën e tyre amtare jetojnë në disa kasolle nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputetë në Kuvendin e Republikës greke, por këta deputetë gjithnjë janë njohur si myslimanë që përfaqësojnë partitë politike greke.
Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon). Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.
Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945.
Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 1913 ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptarë ortodoksë që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin shtetas grekë në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve. Në një pjesë të mirë të kësaj pasurie u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:
a). Shqiptarëve që ju përvetësua pasuria pa të drejtë me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.
b). Popullsia shqiptare çame që u quajt nga grekët bashkëpunëtore me pushtuesit gjermanë.
Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve islamikë me pretekstin e marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamikë dhe ortodoksëve grekë.
Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që “… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923).
Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statuskuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan...
Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.
Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.
Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke.
Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike për sa i përkiste çështjes së pronave. Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grekë premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 u ndaloi të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.
Ndërhyrje te Enver Hoxha
Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtorë të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësoi dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoi çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitorë në Greqi. Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949 midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhunë në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis, i cili i parashtroi midis shumë kërkesave Enver Hoxhës, për të mundësuar që çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët.
Më 1947 drejtuesit e Ushtrisë Demokratike Greke, pretendonin se do te kishin së shpejti rreth pesëdhjetë mijë (50.000) vetë efektiv luftarak dhe se prespektivat që hapeshin për U. D. G. me gjithë sprovat që kaloi katër muajt e fundit, ishin të mëdha.
Por gjendja ishte e tillë për sa i përket plotësimit me efektivë. Shtabi grek dërgoi Marko Vafiadhin, në Tiranë, të kërkojë nga Enver Hoxha për të dërguar çamë të dëbuar nga Greqia që të luftonin përkrah forcave që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (K.K.E). Enver Hoxha harton një letër dhe ia dërgon Titos, ku e informon rreth çështjes. Në 24.09.194, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve greke...
Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkon një anëtar nga Byroja Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë shqiptare disa kërkesa dhe midis tyre i kërkon që të dërgohen 3 deri 4 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës.
Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideronte se nuk mund të përbënin faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi...”
Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër, i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut. Në vitet 1972- 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çamë edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.
A ka ende në Çamëri shqiptarë, shtetas të Greqisë?
Mendoj që nuk duhet të lindë pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për t’i shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptarë autoktonë që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.
Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës, të cilën e kam vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grekë me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroi se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.
Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies së çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në Shqipëri kishte xhaxhain e tij në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks. Pas viteve 1990 kishin vendosur lidhjet, që shin shkëputur për rreth 40 vite. Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant, pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një biznes familjar. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.
Në përfundim
Greqia duke mohuar ekzistencën e minoriteteve turke, shqiptare, maqedonase, bullgare, hebreje kërkon nga vendet fqinje të plotësojnë kushtet për mbrojtjen e të drejtat e njeriut. Në veçanti të minoritetit grek që jeton në disa fshatra të humbura rrëzë një mali të thatë në Jugun e Shqipërisë si dhe të minoritetit serb në Republikën e Kosovës. Ndërsa vetë shteti që pretendon se ka demokraci që në lashtësi, disa herë ka qenë në qendër të kritikave nga organizatat e ndryshme Ndërkombëtare për shkeljet e të drejtave të njeriut deri në diskriminim racor e fetar. Çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Greqi është në shkallë të ulët për tu zbatuar nga shteti grek. Edhe ato pak organizata joqeveritare greke, që thirren në emër të mbrojtjeve të të drejtave të njeriut nuk janë shumë aktive kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Greqi që zyrtarisht nuk pranohen nga shteti. Greqia nuk ushtron racizëm shtetëror vetëm ndaj minoriteteve por edhe kundër qytetarëve të saj që i përkasin etnisë greke, e që janë të besimeve fetare jo ortodokse si p.sh të besimit fetar katolik, jakuva, ateist, protestant, hebre, të cilët janë të pakët në numër dhe shtypen brutalisht nga shumica e besimit fetar ortodoks.
Sa për zgjidhjen e çështjes çame mendoj që duhet të përkrahet fort zyrtarisht nga strukturat e shtetit shqiptar duke ushtruar presion politik nëpër organizatat Ndërkombëtare. Sot, tek-tuk dëgjojmë zërin e ndonjë deputeti që kërkon zgjidhje për çështjen çame, por edhe këto zëra janë shumë të paktë, e humbin në mjegullën që ngrenë bizneset greke në Shqipëri duke joshur me të holla politikanët e ndryshëm. Partia, shoqatat dhe organizatat që janë themeluar nga bashkësia që janë me origjinë nga Krahina e Çamërisë janë të pafuqishme. Kjo për arsye sepse nuk kanë arritur në zgjedhje të fitojnë votat e vetë çamëve që nuk janë të pakët në numër. Prandaj po të vazhdohet me këtë zhvillim zgjidhja e çështjes çame do të zgjasë me vite ose dekada të tëra dhe kam frikë që nuk do të gjendet rrugëdalje për zgjidhje të drejtë të kësaj çështjes që nuk i përket vetëm bashkësisë çame, por të gjithë kombit shqiptar.

*Historian dhe publicist

Marre prej Gazets shqiptare Online


[ Edited Sun Aug 09 2009, 07:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 05 2009, 09:51AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
EKSTREMIZEM I NXITUR SHTETERISHT DHE FETARISHT


Xhavit Haliti

Çdo popull, që ka arritur të formësohet si komb, jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe në rrafshet kulturore e nacional-psikologjike, ndihet i obliguar për t‘i mbrojtur dhe për të bërë sakrifica në emër të vlerave të krijuara. Populli serb ka një traditë disashekullore para krijimit të kombit dhe mbi 100-vjeçare në krijimin e kombit. Ndjesia e nacionalitetit serb u sfumua disi me krijimin e ish-Jugosllavisë pas Luftës së Parë Botërore dhe, ca më tepër pas Luftës së Dytë Botërore. E dënuar dhe e përjashtuar nga komunizmi stalinist më 1948-ën, Jugosllavia, e udhëhequr nga Titoja, u përshtat dhe aplikoi, herë-herë, edhe me shumë druajtje, disa elemente, gjithsesi të minimizuara e deformuara të parimeve demokratike për njohjen dhe legjitimimin e vetëqeverisjes së kombeve, të kulturës së tyre arsimimit, madje, edhe të njohjes së dy krahinave autonome, në kuadër të Republikës së Serbisë, Kosovës dhe Vojvodinës si subjekte shtetërore në kuadër të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Nuk kam vetëm përshtypjen, por edhe mjaft informacion nga burime mediatike e shoqërore, se autoritetet më të larta shtetërore serbe, duke filluar nga Millosheviçi, vazhdojnë t‘i konsiderojnë e t‘i trajtojnë njohjen e Krahinës së Kosovës si subjekt federativ dhe përcaktimin zyrtar shtetëror të kufijve të saj. Millosheviçi pati kurajon ta quante të paqenë autonominë e njohur e të pranuar të Kosovës, të delegjetimonte e të dënonte çdo shfaqje të identitetit kombëtar të dy milionë shqiptarëve. Finalja e politikës millosheviçiane tashmë dihen, dhjetëra e qindra mijë të vrarë e të dhunuar dhe një eksod, që përfshin rreth një milion shqiptarë.

Thuhet se koha është ilaçi më i mirë për të shëruar plagët dhe për të harruar vuajtjet, por shtetarët e djeshëm e të sotëm të Beogradit nuk na lejojnë ta ndiejmë efektin e këtij "ilaçi". Deklaratat e Tadiçit, Jeremiçit, Bogdanoviçit etj., që "Kosova është Serbi", edhe pas një viti pavarësie të shpallur e të njohur të shtetit të Kosovës nga 55 shtetet, përcjellin me mbështetjen e pakursyer e të fuqishme të kishës ortodokse serbe dhe të hierarkëve të saj, te bashkëqytetarët tanë serbë në Kosovë një mesazh të përqasur me atë që përcjell "Xhihadi" i Bin Ladenit në besimtarët syni në Afganistan, në Pakistan etj. Por, në përqasjen e mësipërme, e ndiejmë për detyrim të bëjmë diferencën:

Qytetari serb i Republikës së Kosovës bëhet veprues në kundërvënie të shtetit të Kosovës nga frymëzimi politiko-fetar nacional, nga nxitja morale tradicionale, nga mbështetja financiare dhe nga respektimi i tabuve nacionaliste. Ai sulmon dhe djeg pikat doganore, sulmon dhe pushton gjykatën, kundërshton me armë ndërkombëtare UNMIK-un, EULEX-in dhe KFOR-in, bllokon rrugë e pengon ndërtimin e ujësjellësit për komunat e banuara nga shqiptarë. Por, qytetari i Kosovës, me përkatësi etnike serbe, nuk ka qenë kurrë (megjithëse për dhjetëravjeçarë është ndier qytetar i dorës së parë në raport me dy milionë shqiptarët e Kosovës) i prirur dhe i gatshëm për t‘u bërë "kamikaz". Tradita historike shtetërore e kombëtare, identiteti gjuhësor, kulturor, fetar, arsimor e social, të ndërtuara dhe ekzistente në mesin e Evropës Demokratike, nuk e lejon qytetarin serb të Kosovës ta humbë logjikën dhe të shndërrohet në "kamikaz".

Bin Ladeni u premton "kamikazëve" Xhenetin, kurse politika beogradase dhe ortodoksia serbe, e verbuar nga nacionalizmi, u premton qytetarëve kosovarë të etnisë serbe një Kosovë pjesë të Serbisë. Në të dyja rastet të pushtetshmit, shtetërorë apo fetarë, shfrytëzojnë dhe "luajnë" me ndjenjat. E para është ndjenjë nacionale, që lind, formësohet dhe rrënjoset në një apo më tepër se në 100 vjet, e dyta, është ndjenjë, besim dhe identitet personaliteti që matet me qindra vjet. Beogradi zyrtar dhe kisha serbe po veprojnë me serbët, qytetarë të shtetit të Kosovës, në interesat e synimeve të veta politike dhe gjeostrategjike, por kurrsesi në favor të minoritetit serb të Kosovës. Këta e dinë mirë dhe besoj se janë bërë të ndërgjegjshëm për të sotmen, të nesërmen dhe të ardhmen e tyre. Kanë lindur, janë rritur, janë arsimuar e kanë punuar në Kosovë. Kanë në Kosovë varret e të parëve, kanë shtëpitë, pronat dhe bizneset. Qytetarët e etnisë serbe janë më të mbrojtur, të mirëçmuar dhe të respektuar nga Kushtetuta e Kosovës, nga gjithë legjislacioni ekzistues dhe nga institucionet e gjithë organizmat civilë e ushtarak, të pranishme e supervizuese te ne. Kam mendimin se këto dihen nga të gjithë ata. Por këto nuk dëshiron e nuk pranon t‘i dijë Beogradi zyrtar, që, për interesa të politikës së brendshme dhe ndërkombëtare, nxit ekstremizmin nacionalist mes tyre.


Marre prej gazeta shqip Online


[ Edited Sun Aug 09 2009, 07:11AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 28 2009, 06:02AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Berisha-Karamanlis, pakt heshtjeje për pronat e çamëve dhe dënimin e Bollanos

ADI SHKEMBI

Shqipëria dhe Greqia nuk kanë asnjë problem të pazgjidhur mes tyre. Kështu deklaroi dje në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun grek Kosta Karamanlis, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha. Sipas tij, të gjitha çështjet mes dy vendeve janë zgjidhur me dialog dhe bashkëpunim. "Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit", u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. Sipas shtypit grek, por që u vërtetua pas asaj që ndodhi, të dy kryeministrat kishin bërë pakt për të mos përmendur publikisht çështjet e ndjeshme mes dy vendeve. Pas deklaratave të djeshme të Kryeministrit Berisha duket se Tirana zyrtare ka hequr përfundimisht dorë nga zgjidhja diplomatike e dy çështjet të rëndësishme, si ligji i luftës dhe çështja e pronave të çamëve në Greqi. Ndonëse Athina zyrtare pretendon se nuk ka ligj lufte mes dy vendeve, ende nuk ka vendim të Parlamentit fqinj për të abroguar këtë ligj. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare për të disatën herë radhazi nuk përfshin në axhendën e saj të diskutimeve me palën greke zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve në Greqi. Por, e veçanta e vizitës së djeshme të kryeministrit grek ishte fakti, që nuk u lejuan as pyetje nga gazetarët për të shmangur çështjet delikate të pronave të shqiptarëve si dhe dënimin e Bollanos nga Gjykata e Vlorës.
Marrëveshja
Në të njëjtën mënyrë si me vizitën e ministres së Jashtme greke, Dora Bakojanis në muajin shkurt, vizita e kreut të qeverisë greke përkoi me firmosjen e një tjetër marrëveshjeje të rëndësishme mes dy vendeve. Ministrat e Jashtëm firmosën dje në prani të dy kryeministrave marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Me firmosjen e kësaj marrëveshje, dy vendet përcaktojnë kufirin ujor mes tyre. "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vetëdija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare", thuhet në marrëveshje. Por frika e pyetjeve për çështjen çame, deklaratat e "Omonia"-s apo edhe dënimi i kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, bëri që për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, dy kryeministrat të mos pranojnë pyetje. Pas deklaratave respektive të cilat nuk zgjatën më shumë se sa nga dhjetë minuta, dy kryeministrat u larguan në drejtim të vilës qeveritare në zonën e ish-bllokut në drekën e shtruar nga kryeministri.



Rama-Karamanlis: Zgjedhjet të rëndësishme për integrimin

Kryetari i Partisë Socialiste njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama priti dje Kryeministrin grek Karamanlis, si pjesë e axhendës së vizitës që shefi i qeverisë greke zhvilloi në vendin tonë. Karamanlis shoqërohej nga ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis. Gjatë takimit të zhvilluar u bisedua për disa çështje të rëndësishme në vend, ku procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri, zuri vendin kryesor. Në bisedën miqësore mes dy liderëve, tema kryesore ishte rëndësia dhe nevoja e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 28 qershor, gjë e cila do të ishte një faktor domethënës dhe vendimtar për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe në lidhje me infrastrukturën zgjedhore, rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, sistemi elektoral, etj.

Topalli

"Heqja e vizave, ndihmë për emigrantët"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimin me kryeministrin grek Karamanlis kërkoi mbështetjen e Athinës zyrtare për liberalizimin e vizave. "Tashmë, politika jonë e jashtme është fokusuar në liberalizimin e vizave. Shqiptarët pas izolimit 50-vjeçar, pas vështirësive për të lëvizur të lirë në këto 17 vjet, meritojnë të lëvizin të lirë për të takuar të afërmit e tyre në Greqi, Itali e në vende të tjera, apo të rinjtë të lëvizin si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në këtë kohë globalizmi", tha Topalli në këtë takim. Kryeparlamentarja ka falënderuar Karamanlis për mbështetjen e dhënë në proceset integruese, si dhe për heqjen e regjimit të vizave.

Idrizi: Pse u tërhoqa nga protesta ime në Parlament para Karamanlisit
Deputeti i PS-së, Shpëtim Idrizi, ka pasur si ide që në momentin kur kryeministri grek Kosta Karamanlis të fliste në Parlament t'i nxirrte flamurin shqiptar dhe të demonstronte diçka për problemin çam. Por në momentin e fundit, socialisti Idrizi është tërhequr nga ideja e tij e guximshme, e cila mund të përbënte incident diplomatik mes dy vendeve tona. "Kur hyra në sallë pata mendimin të nxirrja flamurin shqiptar dhe të kisha diçka edhe për Çamërinë, çështjen e problemit çame. Në momentin e fundit gjykova se ndoshta kjo nuk do të ishte e përshtatshme për të protestuar, pasi dukej si një akt i veçuar. Por, unë jam i bindur se për sa kohë ekziston komuniteti çam, kjo çështje do të ekzistojnë. E kam kapërcyer në momentin e fundit një çështje të tillë", deklaroi për "Panorama", Idrizi. Deputeti socialist thekson se nuk është ndikuar nga asnjë koleg i tij, për tu tërhequr nga kjo protestë, por ishte vetëm një vendim i tij i marrë në momentet e fundit, përpara nisjes së diskutimit të kryeministrit Karamalis. "Jo, nuk jam këshilluar për këtë veprim as kur e nisa, as kur e lashë, por thjesht vendosa vetë. Mu duk një veprim jo të pjekur, madje mund të shkaktonte dhe ndonjë incident diplomatik", thekson Idrizi. Deputeti i PS-së i quan të turpshme deklaratën e kryeministrit Berisha se "nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit". "Është një deklaratë e turpshme, tregon se çfarë demagogjie bën qeveria shqiptare, e cila është e gatshme për të bërë çdo gjë varreza për ushtarët grekë, marrëveshje për ujërat territoriale, duke mos diskutuar për çështjen çame", thekson Idrizi. Socialisti shprehet se "komuniteti çam së bashku me atë të minoritetit janë dy urat e vërteta të bashkëpunimit". "Besoj se pa zgjidhur çështjen çame, asnjë qeveri mund të arrijë maksimumin në këto marrëdhënie. Sigurisht nuk besoj të jenë të vërteta fjalët se miku grek ka ardhur në Shqipëri, duke vendosur kushte që të mos diskutohet çështja çame, apo problemi i arsimit të fëmijëve emigrantë shqiptarë. Besoj se nuk mund të jetë e vërtetë, sepse po të ishte e tillë, do të ishte shumë e turpshme. Kjo tregon edhe një herë se politikanët tanë dhe kjo qeveri është shumë servile dhe inferiore përballë palës greke. Megjithatë e drejta historike, e drejta e pronës, e drejta e lëvizjes së lirshme janë të drejta të pa tjetërsueshme dhe se herët apo vonë do të triumfojnë", thekson Idrizi. b.h



Karamanlis: Mbështetje për vizat dhe aplikimin në BE

ADI SHKEMBI

Greqia mbështet liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Qëndrimin e bëri të ditur dje në Tiranë kreu i qeverisë greke, Kosta Karamanlis.Në përfundim të një takimi me Kryeministrin Berisha, gjatë vizitës njëditore në vendin tonë, Kryeministri grek theksoi se vendi i tij ishte ndër të parët që mbështeti heqjen e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe hapësirës "Schengen". "Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave, ashtu sikurse është vënë në dukje në axhendën e Selanikut, në vitin 2003. Që nga ajo kohë, ne ripërsërisim angazhimin tonë dhe e kemi ndjekur nga afër progresin e bërë deri tani për aplikimin e reformave të nevojshme, që siç e dini është plotësimi i disa kritereve të caktuara", u shpreh Karamanlis. Por në të njëjtën kohë sipas tij, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, kushti i parë i artikuluar prej kreut të qeverisë së Athinës ishte pikërisht zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 28 qershor. "Zgjedhjet sipas standardeve evropiane, aplikimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, respekti i plotë i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë hapa shumë të rëndësishëm ne atë drejtim", vijoi më tej Karamanlis. Kreu i ekzekutivit fqinj vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa shtoi se minoriteti etnik grek në Shqipëri përbën një lidhje shumë të fortë me rëndësi jetësore midis vendeve tona. Në të njëjtën kohë, u shpreh: "Ndihem i detyruar të përmend dhe theksoj rëndësinë ekonomike të emigrantëve shqiptar në Greqi, që kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në ekonominë greke dhe sigurisht nëpërmjet remitancave ndikojnë në rritjen ekonomike të Shqipërisë". Nga ana e tij kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha theksoi se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve janë shumë të mira. Sipas tij, në këto vite biznesmenët grekë kanë investuar në Shqipëri mbi 1 miliard dollarë. "Gjatë bisedimeve tona, diskutuam edhe për minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Jemi shumë të gëzuar për progresin në të gjitha aspektet dhe pa dyshim e siguroj Kryeministrin se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për respekt të plotë, bashkëpunim dhe është fokusi i qeverisë sime të investojë dhe të mbështesë komunitetet minoritare, në mënyrë që të ndryshohet pozitivisht jeta në to. Falënderoj Kryeministrin dhe qeverinë e tij për investimet dhe ndihmën e dhënë në ato zona, si dhe zona të tjera në Shqipëri", theksoi Kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se gjatë takimit informoi homologun e tij për kërkesën, që do të paraqesë Tirana zyrtare pranë BE-së për të aplikuar për statusin e vendit kandidat.




Topi me Karamanlis: Po bëjmë kartat
Presidenti Bamir Topi u takua dje me Kryeministrin e Greqisë, Kosta Karamanlis, në të cilin vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. "Kryetari i Shtetit vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet e gjithanshme, që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehu bindjen se dhe kjo vizitë dhe bisedimet që po zhvillohen me këtë rast, në frymën e miqësisë dhe vizionin e një bashkëpunimi me interes të ndërsjellë, do t'u shërbejnë konsolidimit dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve", thuhet në njoftimin për shtyp. Kreu i shtetit theksoi gjatë takimit se "aktualisht jemi të angazhuar në mbylljen me sukses të procesit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve me letërnjoftime që është e një rëndësie parësore edhe për shkak të përdorimit të tyre si mjet identifikues gjatë këtyre zgjedhjeve". Kryeministri Karamanlis theksoi qëndrimin e njohur të qeverisë dhe popullit të tij në mbështetje të plotë të orientimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe e siguroi Presidentin Topi, se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme edhe më tej. Karamanlis ndau të njëjtën pikëpamje me Kreun e shtetit shqiptar se "e ardhmja e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve të saj dhe kjo do të ishte një garanci absolute për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit tonë".


Xhufi: Greqia nuk njeh ende kufijtë tokësorë

Historiani i njohur, deputeti i LSI-së Pëllumb Xhufi e konsideron përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë në disfavor për Shqipërinë. Ai shpreh shqetësim për mungesën e transparencës në hartimin e kësaj marrëveshje mes palëve. Xhufi tha dje për gazetën "Panorama" se është shqetësues fakti që çështja çame, ajo e pronave të shqiptarëve dhe e kufijve tokësorë me Greqinë nuk përmenden më në axhendat e bisedimeve me qeverinë greke.
Zoti Xhufi, si e konsideroni marrëveshjen e vendosjes së kufijve detarë mes Greqisë dhe Shqipërisë të firmosur dje?
Marrëveshja për kufirin është një marrëveshje me rëndësi strategjike për Greqinë dhe kjo është një sukses i politikës greke. Ndërkohë që është një marrëveshje që ka hyrë në mënyrë të përshpejtuar në axhendën e bisedimeve shqiptaro-greke. Një temë e tillë nuk ka qenë në qendër të diskutimeve, pasi ka pasur çështje të tjera, që vërtet janë të rëndësisë strategjike për palën shqiptare, por që për fat të keq, nuk kemi dëgjuar të artikulohen në këtë takim të zotit Berisha me zotin Karamanlis.
Në dijeninë tuaj, kjo marrëveshje ka kaluar në diskutime ekspertësh të fushave të ndryshme?
Marrëveshje të tilla si kjo e vendosjes së kufirit detar, janë tepër të komplikuara dhe Greqia nuk ka lidhur marrëveshje të tilla me shtetet e tjera fqinje të saj. Ajo nuk ka bërë marrëveshje për kufij detarë me Turqinë, me të cilën bën pjesë në NATO që në vitet '50 të shekullit të kaluar. Më shumë se 50 vjet që janë në NATO dhe ende nuk e kanë një marrëveshje të tillë. Përkundrazi siç dihet kanë ndodhur konflikte si pasojë e mungesës së përcaktimit të kufirit detar, siç ishte ai i ishullit Imja në 1996, ku për pak dy vendet shkuan në luftë të armatosur mes tyre. Këto marrëveshje do të donin, në rastin më normal të hartimit një aktivizim të ekspertëve juridikë, të së Drejtës Ndërkombëtare edhe të Drejtës së Detit, për të cilën ka konventa dhe Kode të veçanta. Në dijeninë time, një gjë e tillë nuk është bërë, është bërë në kushtet e një fshehtësie të plotë.
Si e konsideroni anashkalimin e problemit çam gjatë kësaj vizite, nisur dhe nga deklarata e Kryeministrit Berisha se "midis dy vendeve nuk ka më çështje të pazgjidhura"?
Kjo është një deklaratë e pamenduar, unë do ta quaja emocionale, ndoshta gjatë drekës e zotit Berisha apo në një moment të lumtur, të një bisede pozitive me zotin Karamanlis. Por nuk ka probleme të zgjidhura me Greqinë. Problemi i kufijve është i pazgjidhur, ai i çamëve është po ashtu, problemi i pronave të shqiptarëve, problemi i shkollave për fëmijët e emigrantëve etj. Greqia nuk krijon ato lehtësira që ata të bëjnë orë plotësuese në gjuhën shqipe në shkollë, ndërkohë që emigrantët grekë në Gjermani, p.sh., i kanë këto mundësi. Unë do të thosha se është një mungesë principialiteti që e ka karakterizuar zotin Berisha në marrëdhëniet me Greqinë, që nga 1992, kur mesa duket ka marrë angazhime gjatë kohës, që nuk ishte në pushtet dhe kërkonte mbështetjen e Greqisë.
A ka mbajtur edhe Greqia të njëjtin nivel marrëdhëniesh për sa i takon respektimit të së drejtave të shqiptarëve në Greqi dhe pronave të tyre atje?
Ajo që përbën problem është injorimi që Greqia i bën problemeve, që duhet të zgjidhë në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët. Nga problemi i nënshkrimit të marrëveshjes për kufijtë që do të hiqte dhe dyshimet për ekzistencën e Ligjit të Luftës, që "de jure" vazhdon të ekzistojë, kufijtë tokësorë nuk njihen dhe vazhdojnë spekulimet. Këto duhet të zgjidhen dhe kanë qenë gjithnjë në axhendën e bisedimeve mes dy vendeve. Tani ato nuk përmenden fare. Kemi ligjin absurd të luftës që vazhdon të ekzistojë pasi ka prona të shumta të shqiptarëve në veri të Greqisë, në zonat e Thesalisë, Maqedoninë greke dhe çështja e nxehtë ajo e çamëve. Asnjë fjalë nuk është thënë dhe nuk diskutohet më për to.

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jun 03 2009, 08:47AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN


Xhavit Shala

Akoma pa mbushur muajin në postin e Presidentit të Maqedonisë, George Ivanovi provokoi hapur shqiptarët në rajon, duke shpërfillur dy herë shtetin e ri të Kosovës dhe kryetarin e saj, Fatmir Sejdiu. Veprimet e tij janë në vazhdën e papërgjegjshmërisë së politikës zyrtare maqedonase në raport
me shqiptarët. Me veprime e qëndrime të tilla, ata po ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike të brishta në Maqedoni dhe po luajnë me zjarrin, duke shpërfillur e injoruar bashkështetasit e tyre, shqiptarët në Maqedoni. Ivanovi e ka të vështirë të pranojë realitetin e ri në Kosovë. Ai po tregon vendosmëri për të ndjekur hapur një politikë proserbe në raport me Kosovën, pa menduar për pasojat që kjo politikë mund t‘i sjellë
vendit të tij dhe rajonit. Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë dhe vetë Maqedonia tashmë kufizohet me dy shtete shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, maqedonasit vazhdojë të shpërfillin shqiptarët dhe kanë zgjedhur Serbisë si aleatin kryesor
në rajon, me të cilën e lidhin vetëm të qenit fqinjë dhe një minoritet i vogël serb prej 1,78% të popullsisë së Maqedonisë. Duket se është antishqiptarizmi filli që lidh segmente të fuqishme të politikës maqedonase
me ato serbe, ndonëse politika zyrtare, si në Shqipëri, ashtu dhe Kosovë, në
vazhdimësi e ka mbështetur stabilitetin e shtetit maqedonas. Në të vërtetë, pozicioni i Ivanovit në raport me shqiptarët nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga ai i promovuesit të tij, Kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe
se pozicioni i të dy liderëve është mishërim i qëndrimit që ka mbajtur dhe mban ndaj shqiptarëve partia e tyre nacionaliste, VMRO-DPMNE.
Si subjekt politik, VMRO-DPMNE, ndonëse është nënshkruese e Marrëveshjes
së Ohrit, shpesh e ka shtuar pasigurinë mbi të ardhmen e Maqedonisë, duke
dhënë herë pas here shenja se është gati të heqë dorë nga zbatimi i saj. Ky subjekt ka përkrahur edhe një projekt të Akademisë së Shkencave të Shkupit për ndarjen e Maqedonisë. Vetë kjo parti ka pasur dhe ka politikanë, që akoma nuk po pajtohen me mendimin se shtetin e Maqedonisë e kanë bashkë me shqiptarët, si grupi më i madh etnik pas sllavo-maqedonasve, e se Maqedonia
nuk do të mund të ekzistoje si shtet me përmasat e sotme, nëse nuk respekton
shqiptarët. Ishte kjo forcë politike në pushtet, në vitin 2001, ajo që nuk la asnjë mundësi për përmbushjen, në rrugë paqësore të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe i detyroi ata të fillonin lëvizjen e armatosur. Në vazhdimësi, problemi më i madh i klasës politike maqedonase ka qenë dhe mbetet keqmenaxhimi i raporteve me popullsinë shqiptare, e cila jeton në trojet e veta, në Maqedoninë Perëndimore. Çështja e sotme e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni i ka rrënjët në histori. Ajo fillon me Traktatin e Shën Stefanit, nënshkruar në përfundim të luftës ruso-turke të vitit 1878 dhe Kongresin e Berlinit, të po atij viti, thirrur nga Fuqitë e Mëdha Perëndimore në përgjigje të Traktatit të Shën Stefanit.
Vazhdon më pas Konferencën e Londrës së vitit 1913, e cila ndonëse e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur, cenoi rëndë kufijtë e saj, duke shkëputur nga trungu etnik rreth gjysmën e trojeve, përfshirë edhe trojet e sotme shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Dhe përmbyllet me Kongresin e Versajës në vitin 1919, ku u bë zyrtarizimi i ndarjes përfundimtare të këtyre trojeve nga shteti amë. Trojet shqiptare që tashmë përfshihen në Maqedoni, ashtu si dhe Kosova, Çamëria dhe trojet e tjera iu morën forcërisht Shqipërisë.
Këto territore, në përmbushje të marrëveshjeve dhe lëshimeve reciproke të
Fuqive të Mëdha të kohës e në përputhje me interesat e tyre gjeopolitike iu dhanë aleatëve të tyre ballkanas. Duke ligjëruar ndarjen e trojeve shqiptare, përfshirë edhe atë pjesë që ndodhet brenda kufijve të
sotëm shtetërorë të Maqedonisë, diplomacia e kohës bëri një nga investimet e saj më të këqija e afatgjate për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Konflikti i vitit 2001 në Maqedoni, midis shqiptarëve etnikë dhe forcave maqedonase të sigurisë ishte një nga pikat kulmore të këtij konflikti. Por deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, edhe maqedonasit nuk patën
ndonjë status më të favorizuar se shqiptarët. Pas krijimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e më vonë të Jugosllavisë së Parë, represioni dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve mori formë institucionale.
Me këtë problem filloi të merret vetë Akademia e Shkencave. Jugosllavia
u kthye në një burg të madh popujsh, ku përveç shqiptarëve ishin të "burgosur" edhe vetë maqedonasit. Starti thuajse i barabartë i shqiptarëve dhe maqedonasve u prish në Jugosllavinë e Titos. Shqiptarët e Maqedonisë jo vetëm që nuk u bashkuan me Shqipërinë, por u
ndanë edhe nga shqiptarët e Kosovës. Ndërsa maqedonasit nga ana e tyre, duke
përfituar statusin e republikës, për një kohë të shkurtër formuan të gjitha institucionet e veta. Më pas, në vitet e komunizmit, maqedonasit i diskriminuan shqiptarët dhe i trajtuan ata si qytetarë të
dorës së dytë. Duke jetuar në një territor kompakt në Maqedoninë Perëndimore
dhe në kryeqytetin Shkup, shqiptarët, në vitet ‘70-‘80, vuajtën prej keqtrajtimit të autoriteteve komuniste të Shkupit, më
shumë se shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1981, duke ndjerë frikën nga rilindja
kombëtare e shqiptarëve të Kosovës, autoritetet komuniste të Shkupit filluan një represion të paparë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, sidomos ndaj inteligjencies. Ky represion arriti kulmin në vitin 1989.
Maqedonasit, në veprimet e tyre antishqiptare, kopjonin në çdo hap të tyre Millosheviçin, por duke i thelluar më tepër ato. Kur Jugosllavia ishte në procesin e shpërbërjes, në shtator 1991, maqedonasit organizuan referendumin e tyre për pavarësi. Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoni menduan
se kishte ardhur momenti për të zgjidhur statusin e tyre juridiko-kushtetues.
Por Kushtetuta e vitit 1991 nuk e përfillte realitetin e brendshëm të përbërjes etnike të shtetit të ri maqedonas, duke u bërë kështu gjeneruesi kryesor i krizës në vend. Karakteri i saj thellësisht nacionalist maqedonas cenonte rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve. Për këtë arsye, deputetët shqiptarë nuk e votuan në Parlament këtë Kushtetutë. Si autoktonë në trojet e tyre, shqiptarët dolën me kërkesat e veta për të qenë element shtet-formues, ku gjuha e tyre të përdorej si gjuhë e dytë. Kërkuan të drejtat deri në arsimin e lartë, të drejta për punësim, për përfshirje
proporcionale në institucionet shtetërore e strukturat e sigurisë. Këto kërkesa në vazhdimësi u anashkaluan nga autoritetet maqedonase. Pas aprovimit të Kushtetutës maqedonase të vitit 1991 dhe shpërfilljes së kërke-
save të tyre, shqiptarëve në Maqedoni nuk u mbeti gjë tjetër, veçse të kërkonin rrugë të tjera për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare.
Një prej tyre ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli shqiptar i Maqedonisë të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor. Autonomia e shpallur me referendumin e mbajtur më 11 e 12 janar 1992, për shkak të veprimtarisë përçarëse që autoritetet
maqedonase organizuan mes faktorit politik shqiptar të kohës, mbeti vetëm në letër. Megjithatë, ky referendum ishte një paralajmërim dhe kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të politikës maqedonase dhe injorimit prej tyre të interesave kombëtare të shqiptarëve. Në vazhdimësi, autoritetet maqedonase, me propagandën e tyre, janë përpjekur e janë treguar të suksesshëm që, në opinionin ndërkombëtar të krijonin mendimin e rrejshëm se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë të mira. Aq u besua mashtrimi i tyre, saqë Maqedonia u bë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkroi
Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me vendet e BE-së. Shpërthimi i luftës në Kosovë dhe programi i UÇK-së, duke kërkuar pavarësi për Kosovën, natyrshëm mund të tërhiqte edhe shqiptarët e Maqedonisë, për t‘u bashkuar
të gjithë së bashku me Kosovën, nga e cila ishin ndarë administrativisht pas Luftës së Dytë Botërore, për të jetuar në një shtet të vetëm shqiptar. Por drejtuesit e UÇK-së nuk e lejuan përhapjen e konfliktit në Maqedoni,
për të siguruar një mbështetje më të fuqishme ndërkombëtare për luftën e tyre në Kosovë, si dhe për t‘u dhënë një mundësi autoriteteve maqedonase që të zgjidhnin, pa humbur kohë e në rrugë paqësore, kërkesat e drejta të shqiptarëve atje. Por autoritetet maqedonase përsëri ndoqën modelin serb të "dialogut" me shqiptarët. Dhe kështu, në fillim të vitit 2001,
në Maqedoni shpërtheu konflikti i armatosur. Shkaku kryesor pse shqiptarët e
Maqedonisë iu drejtuan armëve për të fituar të drejtat e tyre kombëtare ishte konsumimi i plotë i rrugës paqësore, humbja e besimit
nga ana e tyre se me mjete paqësore do të mund të korrigjonin pozitën e tyre
juridiko-kushtetuese e të fitonin të drejtat e tyre kombëtare. Nëse lufta midis shqiptarëve dhe forcave maqedonase të sigurisë do të thellohej më tej, siguria e pesë vendeve kufitare me të; Shqipërisë, Kosovës,Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë do të cenohej drejtpërsëdrejti. Lufta në Maqedoni
do të destabilizonte Ballkanin Jugor dhe do të rrezikonte të përhapte konfliktin jo vetëm përtej ish-Jugosllavisë, por edhe më gjerë. NATO, (sidomos SHBA-ja) me interesat e saj jetike në Mesdheun Lindor,
nuk mund ta lejonte shtrirjen e konfliktit. Për këtë, komuniteti ndërkombëtar u angazhua fuqimisht në zgjidhjen e këtij konflikti, dhe nën trysninë e tyre u firmos Marrëveshja e Ohrit. Por, ndërsa shqiptarët u çarmatosën dhe iu kthyen dialogut, zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është vënë seriozisht në dyshim. Ndërkohë, që nuk duan t‘u japin shqiptarëve plotësisht ato të drejta të planifikuara në marrëveshjen kornizë të Ohrit, politika aktuale maqedonase po synon, ashtu si para konfliktit
të vitit 2001, të mashtrojë përsëri faktorin ndërkombëtar për gjoja respektim të të drejtave të shqiptarëve. Dhe këtë po e bën me synimin që të mos të ketë pengesa në proceset integruese euroatlantike. Duket se strategjia maqedonase është që, nëpërmjet mashtrimeve dhe lojërave gjeopolitike, të mund të arrijë integrimin e plotë të Maqedonisë në BE, pa zbatuar pikat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe më pas, shteti i tyre nuk do të marrë përsipër avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve atje. Ato do të trajtohen thjesht si përpjekje për "barazi ligjore dhe politike të të gjithë individëve". Njëlloj sikurse po vepron sot Greqia, anëtare e BE-se, duke i mohuar pakicat kombëtare e duke i trajtuar të drejtat e tyre në kuadrin e barazisë ligjore e politike të të gjithë individëve. Politika e anashkalimit të të drejtave të shqiptarëve dhe e zvarritjes së zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit është pa të
ardhme dhe e rrezikshme. Faktori politik shqiptar atje duhet të jetë i vendosur dhe i prerë në zbatimin e saj. Përndryshe, nëse ata heshtin nisur nga lakmia për pushtet, do të kujtohen në histori si tradhtarë të
kombit shqiptar. Pa zbatimin e plotë dhe pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të këtë Maqedoni me shqiptarë dhe në kufijtë e saj të sotëm. Nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtar, si palë e tretë nënshkruese dhe garantuese e Marrëveshjes se Ohrit duhet të gjejë mekanizmat për të detyruar politikën maqedonase të respektojë plotësisht marrëveshjen. Përndryshe, zjarri në dukje i vogël, të cilin e ndezi Ivanovi me veprimet e tij provokuese ndaj shqiptarëve, mund të përhapet shpejt, pasi është ndezur në një vatër ku ka më shumë prush se sa hi nga kriza e pazgjidhur e vitit 2001. Dhe ky zjarr i ndezur nga politika e papërgjegjshme maqedonase rrezikon
paqen dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.

© Gazeta Shqip - 2006-2008





Demokracia, çelësi i mbijetesës


» Vendosur: 02/06/2009 - 07:49


• Ylber LILI

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe mëvetësisë së Maqedonisë, në zemër të Ballkanit Perëndimor, me shumë entuziazëm dhe patetizëm, flitej gjithkund për “oazën e paqes”. Por, si me shkop magjik, entuziazmi u fik dhe rrëfenja nuk ishte asgjë më shumë sesa një përrallë e pabesueshme. Telashet zunë vend qendror në kërthizën e gadishullit gjaknxehtë, në IRJM. Afërmendsh që në shtete të sajuara dhe të ngritura artificialisht vlimi i krizave politike, i pakënaqësive popullore dhe fërkimet ndëretnike janë të pashmangshme. Etnikisht ...e përzier dhe ideologjikisht e frustruar, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë u formatua si shtet në përpjekje për të restauruar identitetin e rrejshëm. Mirëpo, qasja e Kiro Gligorovit ishte e gabuar. Atij i mungonte vetëdija për realitetin e ri historik dhe për asnjë moment nuk arriti ta bindte veten se, me mëvetësimin e Maqedonisë, nuk mund të funksiononte bursa serbo-jugosllave.
Gligorovi e ndërtoi konceptin e shtetit mbi dy shtylla, ku në njërën u stampua modeli i Titos, ndërsa në tjetrën u var portreti i Millosheviçit. Ai nuk mori në konsideratë proceset demokratike, as përbërjen etnike, kapacitetet politike, kulturore, historike dhe ekonomike të shqiptarëve. Edhe pse 1/3 e popullsisë së Maqedonisë përbëhej nga shqiptarët etnikë, Gligorovi institucionalizoi elementin sllav, për rrjedhojë, eliminoi nga agjenda peshën dhe kapacitetet reale të shqiptarëve. E njëjta metodologji po ndodh edhe me qeverinë aktuale. Shikuar vertikalisht dhe horizontalisht shteti maqedonas nuk funksionon konform rregullave demokratike në një shtet multietnik, por sipas manireve dhe preferencave sllave.
Maqedonia si pjellë e përpjekjeve për të parandaluar fërkimet ndërballkanike ende ndodhet në shpërgënj, ashtu e brishtë, me brinjë dhe kocka të pangjitura mirë në trup, pafundësisht anemike dhe skajshmërish e paaftë për t’u rritur në kopshtin demokratik. Nga ky këndvështrim, asgjë nuk duhet marrë shumë seriozisht, përfshirë edhe ndodhitë më të fundit. Janë vetë maqedonasit që duan të qelbosen në pelena. Ata me një kokëfortësi lajthitëse refuzojnë të rriten dhe të veshin kostumin demokratik, përkundrazi, dukshëm ata parapëlqejnë nusërim në Beograd dhe Moskë duke u larguar tej mase nga strukturat euroatlantike.
Megjithëse jemi në një kontekst të ri historik, për vëzhgues seriozë dhe dinjitozë, për ekspertë kurajozë, intelektualë dhe elitarë të guximshëm, Maqedonia po kalon momentet më delikate qysh prej formimit të shtetit të pavarur. Madje nëse i referohemi situatës aktuale politike, Maqedonia mund të konsiderohet një dështim i paralajmëruar. Natyrisht, restaurimi i metodologjisë gligoroviane dhe promovimi i nacionalizmit klerikal, forcojnë linjën e logjikës maqedonase: një copë vend me “dy shtete”. D.m.th një shtet vetëm për maqedonasit dhe një tjetër shtet kundër shqiptarëve.
Në botën demokratike nuk ekziston asnjë shtet me koncept të tillë, që në mënyrë kaq të hapur shpërfill kërkesat kruciale të 1/3-ës së popullatës. Për pasojë, e keqja e këtij shteti nuk vjen kurrsesi nga shqiptarët, por nga vetë maqedonasit. Në këtë kontekst, askush nuk mund të më bindë se pa demokraci mund të shërohet ky shtet nga plagët e vjetra dhe të reja.
Aktualisht siç po rrjedhin ngjarjet është vështirë për të besuar në vullnetin e kastës politike maqedonase për ndërtimin shtetit demokratik. Kush ka një barrë mend në kokë e ka kuptuar paradigmën e Gruevskit dhe hijes së tij Ivanovit, e cila është forcimi i mendësisë antidemokratike nga njëra anë dhe logjika përjashtuese e etnitetit shqiptar nga ana tjetër. Pra, me gjithë vërejtjen serioze të komunitetit ndërkombëtar, elitat maqedonase vazhdojnë avazin e tyre, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet demokratike.
Askund në botën demokratike nuk ndodh që në etni të komandojnë të tjerat! Natyrisht pushteti absolut i Gruevskit kulmon ngaqë partneri i tij shqiptar vazhdon të qëndrojë në pushtet pa parime dhe me interesa jo etnike dhe apolitike. Themi kështu ngaqë interesat etnike të shqiptarëve shpërfillën zëshëm dhe kanë marrë trajta tallëse, fyese dhe poshtëruese. Nëse “integristët” do të kishin një cikë interesim etnik, natyrshëm shqiptarët do të kishin gjuhën e tyre zyrtare, simbolet, banka, kulturë dhe arsim të zhvilluar, ekonomi të shëndoshë, përfaqësim të drejtë në administratë publike dhe shtetërore, ndikim në diplomaci, financë, peshë në vendimmarrje, autoritet në marrëdhëniet me fqinjët, dinjitet dhe moral etj.
Në këtë rast shtrohet pyetja çfarë kërkon një parti shqiptare në një qeveri antidemokratike, antiperëndimore dhe antishqiptare? Kësaj pyetje në vazhdimësi i kemi dhënë përgjigje, ndoshta ka mbetur pa thënë se “integristët” qëmoti e kanë humbur logjikën, ata siç duket do të vazhdojnë të mbeten rrogëtarë në oborrin e Gruevskit, edhe sikur bota të përmbyset.
Gjithçka që thamë më sipër na krijon një ndjesi tjetër. Shumëçka nuk duhet marrë me shumë nerv dhe seriozisht. Qeveritarët dhe shtetarët maqedonas nuk tregojnë minimumin e seriozitetit, ata hiqen si fëmijë të llastuar duke ushtruar arrogancë ndaj shqiptarëve, ndërkohë që ndaj shteteve të tjera fqinjë përulen dhe … Në këtë kontekst qëndrimet dhe veprimet e qeveritarëve dhe shtetarëve maqedonas nuk arrijnë të fshehin urrejtjen e tyre irracionale ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë deklaratave të zyrtarëve maqedonas pas vendimit të prerë të Presidentit Sejdiu, i cili i tha JO ”kafesë” së Ivanovit në podrumet e Ohrit, do të konstatojmë se ata janë qesharakë. Në fakt veprimet e qeverisë aktuale janë më shumë qesharake e histerike sesa brengosëse. Ata e amplifikojnë deri në histeri periudhën e antikitetit, mbjellin si luleshtrydhe, kryqe, vendosin buste dhe ikona, uzurpojnë figura historike të shqiptarëve etj.
Pra, në Maqedoni ndodh gjithçka përveç demokracisë, barazisë dhe shtetit ligjor. Prandaj le ta kthejmë pllakën e gramafonit dhe të vijmë në konstatime se sulmet ndaj demokracisë, instalimi i diktaturës, promovimi i nacionalizmit klerikan, poshtërimi që u bëhet shqiptarëve, tallja me dinjitetin e tyre, ripozicionimi maqedonas në kampin serb dhe rus, anashkalimi i Kosovës, refuzimi për të përshëndetur hyrjen e Shqipërisë në NATO, blerja e helikopterëve rusë, refuzimi i këshillave dhe i sugjerimeve ndërkombëtare për të zgjedhur çështjen e emrit, janë rrjedhojë e mos seriozitetit politik ngaqë vetë shteti nuk është serioz, aq më shumë kur kemi të bëjmë me elita aventureske.
Në vijë të kësaj logjike nuk duhet marrë më yrysh aq më pak seriozisht vizita e z. Ahmeti në Bruksel, as deklaratat e tij se do vazhdojnë të vegjetojnë në qeveri, as justifikimet për mospranimin zyrtar të presidentit të Kosovës nga ana e “kukullës” së Gruevskit, as deklaratat shterpe të rrogëtarëve shqiptarë në qeveri, as marifetet e pamfleteve anonimuese të ndonjë faqeziu që damkos një departament universitar për të ardhur vetë aty, as propaganda bizarre dhe shantazhet ndaj një institucioni shqiptar, USHT, as… nuk duhen marrë seriozisht, sepse përfundimisht nuk janë SERIOZE. Me një fjalë janë qesharakë!
Si përfundim, për sa kohë që elitat, qeveritarët dhe shtetarët maqedonas nuk kanë sens dhe nuk e kuptojnë seriozisht demokracinë, apo shtetin e së drejtës, ortekët bëhen të pandalshëm. Nëse flasim me gjuhën e integrimeve euroatlantike, atëherë serioziteti nis tek piketat e demokracisë. Demokracia është çelësi i mbijetesës së Maqedonisë. Pa demokraci dhe barazi nuk ka as aderime euroatlantike dhe as Maqedoni. Gjithçka tjetër që thuhet është humor i zi!

© Gazeta Panorama


[ Edited Wed Jun 03 2009, 09:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6706 sec, 0.0127 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,601kB