Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Letersia Kombtare
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Miri74, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Sep 05 2009, 09:08AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
REXHEP QOSJA U PERGJIGJET ‘ISMAILKADAREVE’



Tue konstatue se Shqipnia asht i vetmi shtet ish-komunist n’Europe qe vazhdon me u udheheqe nga komunistat, Qosja nuk len pa permend edhe komunistat e Kosoves si Agim Zartriqi dhe prokurore e gjyqtare te djeshem komunist qe edhe sot ne Kosoiven demokratike kane poste te nalta publike.

Me nji reagim te shkruem gjate, Rexhep Qosja deamskon deri ne palce figuren e shkrimtarit Ismail Kadare.

Tue konstatue se Shqipnia asht i vetmi shtet ish-komunist n’Europe qe vazhdon me u udheheqe nga komunistat, Qosja nuk len pa permend edhe komunistat e Kosoves si Agim Zartriqi dhe prokurore e gjyqtare te djeshem komunist qe edhe sot ne Kosoiven demokratike kane poste te nalta publike.

Qosja, mbasi konstaton se Ismail Kadare “po rren sa po mundet…”, ngrit pyetjen pse e perkthejne dhe pse e shperblejne Kadarene dhe sjell kete spjegim:
“Pse e përkthejnë dhe pse e shpërblejnë sot? Për rolin e tij prej demokrati në kohën e diktaturës? Si e thanë shpërblyesit spanjollë. Jo. Arsyeja është më e sofistikuar. Nuk e dinë shpërblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithëse ai po gënjen sa po mundet dhe ku po arrin për të kaluarën e vet politike dhe për frymëzimet e qëllimet e disa veprave të veta, është naivitet të besohet se ata, shpërblyesit, nuk e dinë kush ishte ai. Është naivitet të mendohet se ata nuk e dinë se ai ishte pjesëtar i nomenklaturës komuniste; se ishte deputet në Kuvendin e Republikës Popullore të Shqipërisë; se ishte nënkryetar i Frontit Popullor të Shqipërisë, kryetare e të cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisë së madhe është jetëshkrim politik i Enver Hoxhës dhe himnizim i figurës së tij politike e shtetare në historinë shqiptare; se romani Dasma është jehonë politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesë letrare për zbatimin e tij në Shqipëri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinë e Punës dhe diktaturën komuniste, luftën e klasave dhe revolucionet socialiste në historinë botërore; se mbi tridhjetë vjet ishte ideologu i realizmit socialist, të cilin për herë të fundit do ta mbrojë në vitin 1989, duke luajtur kështu rolin e komisarit në kulturë; se në vazhdimësi shkruante kundër kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës mbi realizmin socialist si doktrinë letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perëndimor; se me mosdurim dhe përbuzje shkruante për fenë dhe, në mënyrë të veçantë, për klerin katolik.

Si është e mundshme që një shkrimtari me jetëshkrim të tillë politik, me jetëshkrim aq të padenjë, aq të dënueshëm për një krijues, me jetëshkrim të vënë në shërbim të një ideologjie - të ideologjisë leniniste - staliniste dhe të një diktature - të diktaturës totalitare komuniste, të dënuar nga të gjitha vendet demokratike në botë, t'i jepen sot çmime në emrin e demokracisë?”
Artikullin e plote e keni ne rubriken Eksplorer te JAVA ONLINE. (Ec poshte faqes)

© Copyright 2009 - Rrokum TV


[ Edited Mon Feb 15 2010, 04:48AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 06 2009, 07:41AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Papërgjegjësia e akademikut

» Dërguar më: 05/09/2009 - 10:54

Ahmet Selmani

Debatet që zhvillohen për letërsinë shqiptare gjithsesi janë të mirëseardhura në çdo kohë, kuptohet kur ato kanë
karakter konstruktiv dhe të argumentuar, por kur ato dalin nga suazat e këtilla, kur shkelin mbi arsyen e shëndoshë, sidomos kur prapa tyre fshihen qëllime të mbrapshta, atëherë shndërrohet në skandale të vërteta. Mbase e këtillë ishte edhe ligjërata me titull "Zhvillimi i shpejtuar i letërsisë shqipe", e akademikut Rexhep Qosja, të cilën e mbajti para të pranishmëve në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, (gusht 2009). Lidhur me këtë është e nevojshme të thuhet se, R. Qosja bëri një rrokme të pahijshme, duke mos mbajtur fare llogari se çfarë përshtypje do të linte para albanologëve të huaj, të ardhur nga viset e ndryshme të botës. Ai, duke bërë fjalë për letërsinë shqiptare, në mes të tjerash, theksoi: "Letërsia shqipe ka patur një zhvillim atipik apo të shpejtuar, ndryshe prej letërsive të mëdha evropiane". Dhe, natyrisht nuk e la vetëm me kaq tezën e tij kaq mohuese, por vazhdoi duke e shtruar edhe pyetjen: "Çka do të thotë zhvillim atipik i një letërsie kombëtare?" Ashtu siç pritej nga të gjithë pjesëmarrësit, edhe përgjigjen për këtë prapë e dha vetë: "Do të thotë zhvillim i veçantë që ndryshon pak a shumë prej zhvillimit të letërsive të tjera. Nuk është letërsia shqipe e vetmja letërsi në Evropë e cila ka shënuar një zhvillim atipik ose zhvillim të shpejtuar në historinë e saj."

Teza dhe gabimet

Kjo tezë sa naive, aq edhe djallëzore e shtruar nga ana e tij, doemos të shtyn që ta komentosh. Së pari, kur letërsinë shqiptare në përgjithësi e shpall me gojën plot si atipike ose të shpejtuar, gjithsesi ndihesh i prekur e i përbuzur, aq më tepër kur i përket kësaj, kur je rritur dhe formuar me të. Pra, formulimet e mësipërme "atipike" ose "e shpejtuar" mund të nënkuptohen në shumë mënyra; bie fjala, si letërsi jonormale, artificiale, e sforcuar, e parakohshme, dështake, e papjekur, shkel e shko, mediokre, joserioze etj. Vërtet është për t'u habitur prej nga gjithë ky zell provokues që po vjen pikërisht nga Rexhep Qosja? Ose, çfarë iu desh atij që ta shpallë letërsinë shqiptare si të tillë? Këndej patjetër duhet të themi se në radhë të parë kjo është një vetëvrasje intelektuale për të, por edhe një fyerje e rëndë për gjithë letërsinë shqiptare, për të mos thënë edhe një veprim armiqësor ndaj saj. Prandaj, edhe çdo reagim që mund të vijë përkitazi me këtë është shumë i pritshëm dhe i arsyeshëm. Së dyti, R. Qosja në vazhdim e bëri edhe një marrëzi tjetër, kur para të pranishmëve e shtroi edhe pyetjen e dytë: "Cilat janë këto letërsi në Evropë që kanë një zhvillim atipik në letërsinë e tyre?". Për fat të keq duhet theksuar se përgjigjja është edhe më e marrë se pyetja. Për sa i përket kësaj, ai përsëri u përgjigj vetë: "Studiuesit dhe historianët e letërsive të Evropës thonë se këto janë letërsi të popujve që kanë qenë të pushtuar prej Perandorisë Osmane dhe historitë e letërsisë të popujve që kanë qenë të pushtuar prej Perandorisë Austro-hungareze. Do të thotë se këto janë letërsia shqipe, greke, bullgare, serbe, rumune, malazeze, maqedonase, kroate, sllovene". Vallë ç'është ky arsyetim? Këtu ka një kundërthënie shumë të çuditshme; në njërën anë u referohet studiuesve të huaj, që vetëm ai i di, domethënë dëshmon se kjo nuk është tezë e tij, por e dikujt tjetër, për të mos thënë ndoshta edhe e trilluar dhe, në anën tjetër, aty e fut edhe letërsinë shqiptare, pa qenë i vetëdijshëm se ç'po bën. Me sa duket, R. Qosja realisht nuk e njeh as letërsinë shqiptare, e lëre më letërsitë e pupujve që i përmend. Atëherë, prej nga gjithë ky përgjithësim kaq neveritës? Natyrisht, qëllimi fshihet brenda qenies së tij të kompleksuar, i cili në momente të caktuara di të të trallisë me energjinë e tij negative. Se këto janë gjëra shumë të tepruara e të paqëndrueshme, dëshmon realiteti që ka të bëjë me letërsinë shqiptare dhe letërsitë e popujve të Ballkanit. Sa për dijeni, në secilën gjuhë kryesisht përkthehen dhe botohen autorët e huaj, kuptohet ata më të mirët. Prandaj, ky parim vlen edhe në gjuhën shqipe, ku janë përkthyer dhe botuar librat më të mirë të autorëve që u përkasin këtyre pupujve që i përmend ai. Atëherë si mund t'i fusë në atë kategori autorët si J. Seferis, N. Kazanxaqis, M. Kërlezha, Danilo Kish, Ivo Andriq, Mesha Selimoviq, M. Paviq, Marin Soresku, Nikita Stënesku etj? Nëse këta autorë i duken atipik ose të shpejtuar, atëherë nuk është diçka në rregull me shijen dhe me kriterin estetik të tij. Duket qartë se kjo është një megalomani jashtëzakonisht e mbrapshtë. Së treti, për ta përligjur marrëzinë e tij lidhur me letërsinë shqiptare, R. Qosja më tej shton edhe një gjë: "Megjithëse ka shkrimtarë shqiptarë që janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, siç është Ismail Kadare, i cili ka fituar shumë çmime të rëndësishme letrare evropiane dhe është i nominuar për çmimin Nobël për letërsi, nuk duhet krijuar iluzione se letërsia shqipe është letërsi me vlera evropiane". Pra, sipas tij, edhe Ismail Kadare na bëka letërsi atipike ose të shpejtuar, dhe si i tillë, ai nuk paska vlera evropiane. Kështu, akademiku, që beson se është babai i kombit, i mëson pjesëmarrësit e huaj që të mos merren shumë e shumë me këtë autor, pavarësisht që veprat e tij janë përkthyer e botuar në dhjetëra e dhjetëra gjuhë të botës dhe njihet gjithandej rruzullit, e në sajë të tij njihen edhe shqiptarët si popull. Sipas kësaj logjike, del se të gjithë të huajt qenkan kokëkrisur që merren me veprat e Ismail Kadaresë. Ndaj, për t'i bindur ata se realieti është krejt ndryshe, ai u thotë atyre se nuk ka nevojë t'i krijojmë vetes iluzione.

Skandali

Teksa i shohim këto gjëra kaq të mjerueshme, s'kemi si të mos i konsiderojmë si tepër skandaloze. Kjo bëhet edhe më e mjerueshme kur dihet përvoja e tij në fushën e studimit të letërsisë shqiptare, veçanërisht asaj të periudhës romantike. Ai e di fort mirë letrën e Lamartinit që dikur ia dërgonte Jeronim de Radës, kur i thoshte se poezia ka lindur në brigjet tuaja dhe atje duhet të kthehet. Sigurisht Lamartini nuk e thoshte kotas këtë gjë, por nga bindja e paluhatshme, ngaqë i kishte lexuar vargjet e De Radës. Atëherë pse letërsia e Lamartinit na qenka evropiane, ndërsa ajo e De Radës dhe e autorëve të tjerë shqiptarë na qenka atipike ose e shpejtuar? Me sa duket, e keqja më e madhe e Rexhep Qosjes është se përpiqet t'i godasë vlerat më të larta, siç vepron me Ismail Kadarenë, duke e keqpërdorur autoritetin e tij për një qëllim shumë të ulët e ziliqar. Megjithatë, lexuesit tanimë e kanë të qartë mendjemadhësinë e tij, i kanë lexuar edhe polemikat me Ismail Kadarenë, rekomandimet fyese të këtij të fundit për të shkuar ai te neuropsikiatri etj., por kjo nuk paraqet kurrfarë arsyeje që ai të rrefkëtohet dhe t'i japë të drejtë vetes për ta goditur e nënçmuar gjithë letërsinë shqiptare. Kur vepron kështu me I. Kadarenë, atëherë ç'paska mbetur me të tjerët? Pra, ky studiues harron se letërsia shqiptare ka vlera të mirëfillta jo vetëm me I. Kadaresë, por edhe me Anton Pashkun, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Mirko Gashin, Fatos Arapin, Moikom Zeqon, Mehmet Krajën, Teki Dervishin, Ali Podrimjen, Eqrem Bashën, Vath Koreshin, Mimoza Ahmetin, Visar Zhitin, Ridvan Dibrën, Besnik Mustafajn, Agron Tufën etj.

Të huajt dhe tanët

A thua R. Qosja e ka pyetur veten ndonjëherë se çfarë kanë më tepër se autorët e mësipërm, ta zëmë Gabriel Garsia Markezi, Le Klezio, Dario Fo, Doris Lesing, Joze Saramango, Vaclav Havel, Milan Kundera, Ernesto Sabato, Paulo Koelo, Dan Braun etj.? Me sa duket, R. Qosja i ka lexuar shkel e shko autorët e mësipërm shqiptarë, ose shumicën prej tyre ndoshta edhe s'i ka lexuar fare, madje për disa as që i ka shkuar ndër mend se ekzistojnë. Kur i merr parasysh këto gjëra, thirrja e secilit shqiptar me arsye të shëndoshë do të ishte kjo: Nuk duhet të bëhemi aq mohues e poshtarakë që t'i nënçmojmë autorët tanë. Është tjetër gjë që ne nuk kemi arritur t'i afirmojmë ashtu siç ka ndodhur me Ismail Kadarenë, por e vërteta është se këta emra janë të denjë për t'u ndodhur në krye të listës së veprave më të mira evropiane dhe më gjerë, jo pse kemi dëshirë ne, por se këtë e thonë vetë të huajt. A thua nuk i mjaftojnë R. Qosjes ato që i thonë vetë të huajt për letërsinë shqiptare? Ja, po ia përkujtojmë vetëm disa mendime lidhur me veprën e Ismail Kadaresë: "Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët" (Bruse Bauëer), "Shumë njerëz, në gjithë botën, falë kësaj vepre kanë zbuluar Shqipërinë" (Eric Faye), "Nga Shqipëria e vogël na ka ardhur një shkrimtar i madh" (Guy Le Clec'h), "Shqipëria me Ismail Kadarenë e ka jetën përpara" (Laurence Cosse), "Ai ka shkruar disa nga romanet epike më të bukur të këtij shekulli" (Claude Jennout), "Kadareja pëlqehet më shumë se Gabriel Garsia Markesi (Xhon Abdajk), "Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës që jeton" (Jean-Christophe Casteli) etj.

Vlerësimet për letërsinë tonë

Po ashtu, sa për ilustrim po e përkujtojmë R. Qosjen se mendime shumë të larta për letërsinë shqiptare kanë dhënë edhe disa, të cilët më herët kanë qenë të njohur me qëndrimet e tyre antishqiptare, por që më në fund e kanë pranuar realitetin e pakontestueshëm. I tillë është shkrimtari maqedonas, Ante Popovski i cili më në fund pat thënë troç: "Tek unë gjithnjë e më tepër forcohet bindja se poezia bashkëkohore shqiptare është njëra nga poezitë më autoktone në qarkun letrar evropian dhe njëra nga poezitë prijëse që krijohet në Ballkan". Kur këto mendime kaq pozitive i shprehin vetë të huajt, atëherë pse të bëhemi ne shqiptarët kaq mohues ndaj vlerave tona? S'do mend, aq më tragjike duket kur këtë e bën një historian i letërsisë, siç është Rexhep Qosja. Por edhe më shumë se tragjike është kur këtë e bën para albanologëve të huaj, të cilët vijnë që të njihen me letërsinë dhe kulturën shqiptare, që dikush t'i udhëzojë e t'i informojë. S'kemi si ta kuptojmë ndryshe këtë veprim të R. Qosjes, përveç si një kryeneçësi destruktive për qëllime personale. Të gjithë ata që e kanë përcjellë krijimtarinë e tij në fushën e letërsisë e dinë mirë se vite me radhë ai fliste shumë fjalë të mëdha për veprën e Ismail Kadaresë, por tani ka ndryshuar krejtësisht dhe harron se çfarë ka thënë. Marrëdhëniet e acaruara me të flasin qartë se ai ka krijuar një armiqësi dhe një xhelozi të sëmurë, madje, me sa duket, edhe të pashërueshme. Pra, mërinë që ka ndaj tij, akademiku Rexhep Qosja përpiqet që ta shprehë edhe para albanologëve të huaj. Por me këto sjellje ai po na del krejtësisht i papërgjegjshëm dhe i pandërgjegjshëm për dëmet që mund të shkaktojë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 01:12PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Luljeta Lleshanaku fiton Crystal Vilenica Award-2009

Re.ku | 09/09/2009 | Kulture

Në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë që u zvillua në Ljubjana, Slloveni javën që shkoi, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi çmimin "Kristal", çmim i cili jepet për shkrimtarin më të mirë pjesëmarrës në edicion.


Festivali "Vilenica International Festival" zhvillohet në Slloveni prej 24 vjetësh. Për Shqipërinë është vetëm hera e tretë që përfaqësohet. Shkrimtarët pjesëmarrës nga gjithë Europa Qendrore si: Umberto Galimberti, Stefan Kardos, Oksana Zabusko, Peter Rezmn, Ev Sonnenberg, Ines Cergol, Andrea Grill, Jana Benova, Klin Dankov, Stefan Kardos, Miljenko Jergovic, Hrkus Koncius, Dan Lungu, Tone Partljic, Jana Purtrle Srdic, Maria Sleahtitchi, Vlda Urosevic, Jan Benova, janë zëra përfaqësues në kulturat nga vijnë dhe me një background shumë të pasur letrar. Konkurrenca midis tyre ishte për Çmimin "Kristal" , i cili, dhe pse është një shkrimtare që nuk i përket Europës Qendrore, iu dha Luljeta Lleshanakut.


Poetja Luljeta Lleshanaku u prezantua në këtë festival me poezitë "Misteri i lutjeve", "Lajme të vonuara", "Me fatin e shkruar në fytyrë" dhe "E hëna në shtatë ditë". Këto poezi janë botuar gjithashtu në antologjinë e festivalit në gjuhët shqipe, sllovene dhe angleze.


Festivali jep dy çmime: "Çmimi ndërkombëtar" ose çmimi i karrierës iu dha shkrimtarit Claudio Magri. Ky çmim jepet nga Unioni i Shkrimtarëve Sllovenë. Ndërsa Çmimi "Kristal" u dha nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Katharina Narbutovic (Gjermani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjikë).


Gjatë ceremonisë, juria argumentoi dhënien e këtij çmimi si një çmim i cili jepet për "metaforën e fuqishme, mprehtësinë e mendimit dhe temën universale të trajtuar me shumë finesë". Fituesit pararadhës të këtij çmimi janë: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Josip Osti (Bjellorusi), Pál Závada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukrainë), Angelo Cherchi (Itali), Nicole Müller (Zvicër), Francesco Micieli (Zvicër), Endre Kukorelly (Hungari), Grendel Lajos (Sllovaki), Eëa Lipska (Poloni)...
Me këtë çmim poetes shqiptare i jepet e drejta të marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar në Dublin, Irlandë, në prill 2010. Dy festivalet shkëmbejnë fituesit në edicionet pasuese.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 05:15AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Nga Librazhdi janë serbët e Qoses?

BEDRI BLLOSHMI

08/09/2009 Ka kohë që Qosja ngjan me atë plakun me shkop në dorë që qëllon mbi të gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, mbi bijtë, bijat, nipërit, komshinjtë, i godet me shkop dhe u bërtet: ju nuk keni ekonomi, qeveri, shtëpi, moral, nder. E po janë huqe pleqërie. I kanë ca halle pleqtë.

Por huqet e Qoses, janë huqe akademiku, jo të ndonjë plaku katundesh.

Qosja e ka bërë udhë që të hedhë pështyma mbi historinë, mbi Skënderbeun, mbi letërsinë. Nuk më takon mua të merrem me të, por me që në një shkrim të tij të fundit përmendte Librazhdin prej nga jam, po i them nja dy fjalë. Librazhdi im vërtet nuk është si Londra, por unë nuk lejoj t’ma fyejë vendlindjen njeriu me tru të thartuar që pështyn mbi këdo që i del përpara. Ne e duam vendin tonë, ashtu siç duam dhe Europën. Familja ime ka bërë vite të tëra me burgje e internime. Komunizmi derdhi kot së koti gjakun e vëllait tim, Vilsonit, e të kushëriririt tim, Genc Lekës. Ne jemi nga një fshat i Librazhdit, po në përkthimet e në shënimet që i ruajmë ende, vëllai im kishte poezi dhe prozë nga Volter, Hygo, Poe, Verlen, Bodler etj. Pse na fyen ky njeri? Ne kemi dhënë një a dy libra, me atë vlerë që kanë, që të themi se Shqipëria është pjesë e Europës dhe këtë e kemi paguar me gjak. Ç’i thotë mendja këtij njeriu, kur thotë se letërsia jonë nuk është evropiane? Pse mohon punën e tij dhe të tjerëve? Një burrë i ndershëm nuk pështyn mbi punën e jetës së tij. Vetë ka dashur të merret me letërsinë për gjithë jetën, nuk e ka detyruar njeri. Thonë që akademikët janë gati si barinj për shkrimtarët e për veprat e tyre. Bariu e mbron tufën e vet, e shton dhe e kujdeson. Nëse nuk e pëlqente tufën e vet, pse Qosja punoi një jetë si bari i saj?

Turp e faqja e zezë! Vetë ky gjasme bari na e thotë se ia ka hapur vathën ujkut, e ka shitur tufën e tij. Shan letërsinë shqipe, mburr atë sërbe. Ngul këmbë se serbët janë më të mirët, më të njohurit, më të lexuarit në Europë. Flet sikur ende të jetë zyrtar sahanlëpirës i serbve, zyrtar i krahinës serbe nën Jugosllavi. Specialistët e tjerë thonë se ai e ka gabim, se gënjen, kur flet kështu, po robi Qose adhuron robërinë, flet e ç’nuk flet për lavdinë letrare të nënës Sërbi.

Që gënjen, kjo duket sheshit. Kur letërsia shqiptare, nën emrin e Kadaresë, më 2005 mori në Angli çmimin Internacional Man Booker, në krah të tij konkuruan shumë shkrimtarë botërorë, por asnjë shkrimtar sërb nuk ishte në listë, asnjë ballkanas.

Kur mori sivjet në Spanjë Princin e Asturias, konkuroi me kolosë të letërsisë në botë, si Kundera, Tabuchi etj, por serbët prapë nuk ishin as kandidatë. Nga Librazhdi janë këta serbët e Qoses?

Po kështu letërsisë shqipe (Kadaresë) i janë dhënë çmime si: Herder në Gjermani, Grinzane Cavour e Bokacio në Itali etj. Edhe anëtarësisë së Kadaresë në Akademinë franceze, serbët e Qoses i vijnë anash, nuk kanë as anëtar, as kandidat.

Me një vrer të padëgjuar për një koleg shkrimtar, Qosja i turret Kadaresë dhe kërkon linçimin e tij në emër të krimeve të komunizmit. Kadareja të japë llogari? Kush ka dhënë llogari për krimet e komunizmit në Shqipëri? Kanë dhënë llogari miqtë e mëdhenj të Qoses, ata që urdhëronin të vriteshin në kufi djem e vajza edhe më 1990? Kanë paguar gjë ata që na vranë prindërit dhe vëllezërit tanë, që t’i mbetet radha Kadaresë?

Por Qosja mbase do ta linçojë Kadarenë si islamofob, se, me gjasme, Kardareja na qenka me katolicizmin, kundër islamizmit. Ne në Tiranë jetojmë dhe e dimë që kjo është një gënjeshtër tjetër e Qoses. Nga ana e tij, Qosja, si komunist i thekur, nuk mund të duronte dot pa një ideologji. Meqë i vdiq komunizmi, zgjodhi për ideologji islamizmin. Asnjë nga burrat që janë marrë me punë mendjeje që nga Naimi, Noli, Anton Arapi etj, nuk e kanë përdorur ndonjërën nga fetë tona si ideologji. Në thelb, që të gjithë janë bashkuar me Pashko Vasën, ’’feja e shqiptarit është shqiptaria’’. Qosja, kushedi me ç’porosi të mbrapshtë, i ka dalë për zot islamizmit si ideologji. E meqë e ka bërë vetë këtë, përrallis se edhe të tjerët kanë bërë si ai. Kadarenë, të paktën, ende nuk e kanë lënë mendtë. Ai kurrë nuk ka shpallur armiqësi për ndonjë nga fetë në Shqipëri.

Qosja në emër të islamizmit ka pështyrë mbi kulturën, mbi Skënderbeun, Nënë Terezën, Kadarenë. Në këto shkrimet e fundit me mburrje të neveritshme për letërsinë sërbe, Qosja e nxjerr kokën. Islamizmi na qenka një perde për të fshehur qëllimet e tij. Në thellësi ai po përdor tezat e njohura sërbe për shqiptarë islamikë, për letërsi e kulturë të cekët të shqiptarëve, për identitet të gjymtuar të shqiptarëve. Qosja ka kohë që hedh pështyma shumë më lart sesa fuqitë e tij. Dhe pështymat po i kthehen drejt e mbi fytyrë.

Në mbyllje: Qosja nuk është as plaku i rrjedhur që i bën ysmet inatit e pafuqisë, as robi që adhuron xhelatin, as ndonjë islamist i thekur e i djegur për ideologji. S’përjashtohet që Qosja të ketë qenë agjent i fshehtë i sërbve. Dhe më e keqja për të: sot Qosja hapur po e shpall veten si agjent i Sërbisë kundër vendit të tij.

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 14 2009, 02:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ndërroni ilaçet, zotëri akadem(y)k!...

AGIM DOCI

10/09/2009 Në kapërcyell të viteve ’70 u dha porosi nga Fronti Demokratik të hiqeshin antenat!... Pullazet dhe tarracat mbetën vendstrehim vibratorësh, që kapnin vetëm stacionin televiziv të Tiranës. Pra, me kontinentin asnjë lidhje. Antenat u hoqën, madje nismën e mori një militant dibran, që nuk kishte as televizor (!). Më dukej se quhej Rexhep, madje ishte dhe qose.

Pikërisht izolimi ndaj Europës i interesonte Partisë dhe levës së saj, Frontit. Realisht atdheu i shqiponjave kishte vetëm dy “ambasadorë”, që pa letër kredenciale ishin atashuar hijshëm në kontinent: Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe veprat e Kadaresë.

Të mos harrojmë se De Rada, Dara, Çajupi, Gjergj Fishta, V. Prendushi, E. Koliqi, Fan Noli, F. Konica, Migjeni, Chri-Chri, e plot e plot të tjerë shkruanin e botonin në Europë, madje disa prej tyre ishin dhe anëtarë të akademive europiane.

Mbaj mend që u përkthyen në frëngjisht edhe F. Arapi, N. Lako, A.Varfi, I. Kadare, D. Agolli, F. Kongoli etj., etj. si krijues me vlera. Sa mirë!

Lexoj me shumë ëndje letërsi, por sinqerisht atë “nivelin europian” si nocion nuk e kuptoj dot. Thjesht nuk e di a ia kemi mbërritur “nivelit” të shkrimtarëve të tjerë të kontinentit, apo europianët dhe shtëpitë botuese të tyre na përkthejnë e na botojnë se jemi gjynah!?...

Ngucakeqi, kur luan kompetentin, bahet edhe i bezdisshëm, edhe sherrxhi. Mbaj mend se “dikur” Kadare dhe Qose, për arsye që ata i dinë, nuk kruheshin me njëri-tjetrin. Tashti kanë filluar prej kohësh jo vetëm të kruhen, por edhe të fyhen. Kadare mbahet si perëndimor, Qosje deklarohet si oriental. Harrojnë se të dy i kanë emrat “Ismail” dhe “Rexhep”. Ismaili, po të ndërronte emrin nga kuranor në ungjillor, do të quhej “Frrok” (!). Ndërsa Rexhepi mund të quhet “Regjepagiq”. Për sa i përket “nivelit europian”, pra prej këtu duhet të marrë cak debati midis Frrokut dhe Regjepagiqit. Këta dy gjeni të gjysmëkombeve shqiptare pandehin se ne “intelektualëve mediokër” na bëhet qejfi kur ia nisin debateve shterpë dhe gjithë fodullëk.

Të krahasosh Europën me Shqipërinë, pra Londrën me Librazhdin, është gomarllëk. Ama letërsia nuk ka të bëjë aspak me autostradat europiane, me nivelin e mirëqenies europiane, me arrogancën europiane apo indiferencën europiane… Nuk ma do mendja se përkthehen dhe botohen krijuesit shqiptarë se janë gjynah. Kur përkthehen shkrimet e disa shkrimtarëve të Afrikës me emra komikë, si “Urrumbu Surrumbu” apo kur Qosja përmend dhe njëfarë Selman Ruzhdije, që na qenka i nivelit europian, vaj halli!…

Me sa duket, vërtet zoti Regjepagiq nuk paske lexuar letërsi shqiptare këto kohët e fundit!…

20-vjeçari i fundit pasuroi bibliotekat dhe libraritë europiane edhe me krijues të tjerë, që besoj se nuk u botuan për inatin tëndin, apo jo Gjepagiq?! Mua më tremb pozicioni yt keqdashës, mohues, xheloz dhe nervoz zotëri akadem(yk).

Lexova te “Gazeta shqiptare” e datës 3 shtator 2009 një shkrim-analizë tuajin dhe më bëri përshtypje që ju nuk hiqni dorë nga mania e madhështisë (vetmitare) që ju ka kapluar kohët e fundit. A mos duhet të ndërroni ilaçet, zoti akadem(y)k!? Konkretisht po kujtoj një paragraf tuajin, ku shkruani të zezën mbi të bardhë se ju paskeni bërë më shumë se patriotët e kafeneve, shkrimtarët e tjerë, se të gjithë të marrë së bashku, madje edhe se farefisi i tyre dhe çuditërisht edhe nga paraardhësit e tyre(!). Modesti është kjo mo, zoti Qose?! Po pse i fyen kolegët bre Gjepagiq?!

Kam shkruar dhe ua kam thënë publikisht, ty dhe Kadaresë, se ju të dy jeni llastuar gjatë, shumë gjatë. Sedra juaj është e sëmurë, ndaj dhe po e përsëris: duhet të ndërroni ilaçet.

Patologjikisht rasti juaj ngjan me rastin e Shaban Qoses (ndjesë pastë!). Besoj se keni dëgjuar për të? Shabani, kur nuk e ngacmonte njeri, ia niste vetë të kruhej me hokatarët. Nuk besoj se mbiemri juaj është mallkim. Druaj se edukimi juaj është defektoz. Po merre vesh njëherë e mirë, nuk kemi kohë të merremi me ju, zotëri akadem(y)k. Ne kemi halle të tjera kombëtare. Nëse nuk të rrihet dot pa u kruar, sepse kështu dhe vetëm kështu merr ndonjë honorar apo të del emri në gazetë, unë kam një këshillë dashamirëse. Kam dëgjuar se dispononi një vilë në Beograd. Vilë e blerë apo e dhuruar nga akademia e atjeshme. Shko më mirë atje tek ajo vila në Beograd dhe shkruaj, shkruaj pafundësisht, shaj pafundësisht dhe madje mund të pështysh pafundësisht mbi vlerat tona shqiptare. Atje po! Atje të ka lezet dhe të ka kuptim kur shan bashkatdhetarët, kur shan shkrimtarët, kur shan shqiptarët. Duke qenë i pasaportizuar në Beograd, madje edhe gjuha e huaj e vetme që zotëroni është vetëm serbishtja, keni dhe goxha vilë, prandaj shkoni, bre Xhepi, atje dhe prej andej nisja e pështy mbi këdo dhe kurdoherë. Atje mandej ka dhe ilaçe të efektshme për të hedhur baltë mbi Europën, mbi shqiptarët, mbi gjithçka që të shqetëson. Por sakaq dua sinqerisht të të them edhe një herë: qetësohu, bre Xhepi

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 15 2009, 05:51AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Gjethurinat dhe Republika e kulturës

Miranda HAXHIA

Gjethurinat dhe mungesa e argumentit

Pas lufte, nuk ka rëndësi se pas kujt lufte, kur erdhëm në Tiranë për të parë në ishte i bukur ky qytet apo jo, e dinim që gjethurinat që lulëzuan gjatë do të zverdheshin një ditë, aty në vjeshtën e plotë, e ashtu të rëna, kishin për të mbërritur e do të na përplaseshin keqas në fytyrë, por nuk e kishim llogaritur vrullin e tyre. Kështu që kur ia ndjemë dyndallën, e vetmja gjë që mundëm të bënim ishte të shtronim kurrizin në punë, ose të rrinim e prisnim me durim. Atëherë fërshëlleu për herë të parë sirena e alarmit dhe përsëritet çdo vjeshtë.

Shqipëria nuk ka letërsi me nivel europian! Edhe pse gjithandej duam Dritëroin, Kadarenë, Fishtën, Poradecin, Kutelin, Ervin Hatibin, Koço Kostën, Agron Tufën… ne jemi një Republikë e pazhvilluar, e pakulturuar. Këtë e thonë mjeshtërit e kulturës, por jo të kulturës së mirëfilltë, por të kulturës së politikës. Njerëzit që për formimin e tyre shtrydhën gjithë kohën që jetuan në diktaturë, duke i gjetur metaforat më të bukura asaj kohe e asaj mynxyre.

Sepse në kohën kur qeveria e re shqiptare vendos të fillojë punën në një stad më të lartë programi dhe impenjimi, dikujt i duhet të përflasë me gjasë kulturën shqiptare, si të diskutueshme si të padenjë për të konkurruar me kulturën europiane e më tej me atë botërore. Dhe të gjithë i sulen fajtorit shtet që nuk e lëshon kapistallin për shkrimtarët që të jenë me nivel europian. Dhe shënojnë arsyet një nga një. Si të ishin gjeturina që bien njëra mbi tjetrën për të justifikuar plehun.

Profesorë-gjethurina-akademikë

Gjethurinat me ngjyrë të kuqërremtë si perëndim dielli, bënë një të rrotulluar e u sulën t'i dilnin përpara Odës së madhe të akademikëve, profesorëve, e në rrotullim e sipër e morën vrullin, porse u bënë më të ngjeshura, më të rënda, pësuan procesin e natyrshëm të kalbëzimit, u shndërruan në pleh dhe u bënë njësh me tokën. Mungonte thelbi i debatit, konflikti, i cili duhej të përfitonte nga vlera e këtyre gjethurinave, të cilat fuqinë çudibërëse e të madhe e paskëshin kur bëhen pleh.

Befas, sikur në mes të Tiranës qenka ngritur një shtjellë ere, u dëgjuan rënkimet e akademikëve, duke ndjekur kursin e zhvillimit të një debati, i cili çuditërisht ringjallet në një periudhë kohe kur vendi ynë vendos, zgjedh, fillon një hap më tej në rrugën e integrimit të familjes europiane, ia vlen të kapesh me thelbin e qëllimit dhe me pasojat që vet shkakton ky argument kur rreket të shkruhet nga ndonjë studio ëndërruese (me gjasë europiane apo alias akademike).

Duke ndjekur arsyetimin shumëpikësh të prof.as.dr. Anton Papleka (në mendjen time vjen nga librat e dikurshëm shkollorë - Ndoc Papleka) për pyetjen e vështirë për vet profesorin se "ç'kuptojmë me vlera europiane?", njëherësh të shkon mendja te "Gjethurinat" e Markesit. Le të mos jetë europiane kultura ime e komunikimit në këtë replikë, por e gjithë ligjërata e profesorit të nderuar më kujton se si kërkohet një trung për të lidhur litarin e kulturës dhe letërsisë shqipe si të qe një gomar i ngarkuar rëndshëm, por aspak tërheqës.

Letërsia jonë shqipe, me gjithë hulumtimin dyzetë e ca vjeçar të profesorëve, me gjithë botimet e poemave të tyre që në kohën kur unë nuk kisha ardhur në jetë, është një letërsi e cila me ose pa pasaportë, me apo pa vizë e ka kapërcyer prej kohësh nivelin shqiptar të kuptimit, të urrejtjes dhe të përçmimit, të krahasimit dhe flijimit.

Kompania e konkurrentëve të zhvillimit të ideve të mbrapshta

Ia mbërriti kompania e konkurrentëve të zhvillimit të ideve të mbrapshta për një kohë lëneshë me një shkulm gjethurinash nga pas. Janë ca gjethurina të shpështjella e të shprishura, një lyshtër e tërë njerëzish dhe ide - sendesh ardhur prej tjetërkundi, gjethe endacake të një lufte të ëmbël e të butë që duket gjithnjë e më e largët, më e pabesueshme. Dhe qenë të pamëshirshme këto gjethurina. Fillojnë dhe shajnë, godasin, shëmtohen përpara pasqyrës duke ia hedhur fajin pasqyrës për mediokritetin e tyre që nuk u zhbë për gjysmë shekulli. Ato durojnë të rrojnë pa shkrimtarë, pa poetë, pa kulturë, sidomos e shkruar në shqip, nuk vlen. Sikur Republika e letërsisë shqipe të ishte një kompani bananesh të prishura. Dhe më tej akoma, arka ku janë këta shkrimtarë-shteti-është fajtor!!! Kështu vendosin gjethurinat në vorbullën e tyre të parafundit para se të plandosen përfundimisht. Po ç'rëndësi ka e tëra kjo, kur vorbulla është ngritur e sjell vërdallë gjethet me çfarëdolloj. Ato filluan. Gjethurinat vlonin e vazhdojnë të vlojnë duke ndjekur fishkëllimën e erës. Molepsin gjithçka me kutërbimin e tyre të krrupshëm prej mizërie, kutërbim sekrecioni lëkure dhe llogarie të fshehtë. Pa shkuar muaji u zbrazën në Tiranë mbeturinat e mynxyrave të panumërta duke mbushur rrugët dëng me lloj-lloj lëmizhdesh, që nga monopoli i kulturës deri te i fundit shkrimtar i padënuar.

Teoria e Darvinit dhe mbijetesa e kulturës se tyre

Sa hap e mbyll sytë, këto mbeturina, pas së fryrës së marrë e të harbuar të erës, erdhën e u seleksionuan, u individualizuan, gjersa u shndërruan në një rrugicë me një lumë në një anë ku shëtisin ata, sidomos akademiku nga Mali i Zi me një qiri të fikur në dorë, të cilit atje qoftë, nuk i ka shkruar kurrë asnjë shtetas një letër në jetën e vet për të mos e turbulluar meditimin e tij dhe për të mos e trembur me lugetërit e varrezës dhe po asnjë shtetas nuk ia ka nxjerrë fundin dot letrave të tij të pafund deri në qiell. A ishte ai që në '97 shkroi për "revolucionin e vonuar"? A ishte ai që shkroi një libër duke gjëmuar me shpatën e urrejtjes kundër gjithë kolegëve të vet? Që nga strofulla e urrejtjes dhe e vetmisë shpërblen instiktet e marrëzisë me fjalë të fryra kundër qeverisë shqiptare dhe dr.Berishës. Nuk është faji i kësaj qeverie se profesori është në shtjellat e alzheimerit politik. Është një Republikë shpifjesh tashmë e kokolepsur, e përçudnuar ngritur mbi mbeturinat e Tiranës së hershme, ku bie hija e gjatë e një Hiperbole e Metafore të asaj që i thënkëshin kulturë pa nivel dhe shkrimtarë të pavlerë.

U mbetet vetëm çmimi dhe titulli…?!

Ndërkohë, më mirë të mësojmë të ecim me hundën tonë, secili të marrë diellin e pemës së vet e ndoshta pas një viti, hidhërimi do të jetë më i vogël në selinë e akademikëve të vështirë të letërsisë e kulturës shqipe. Se pas vapës, vjen vjeshta e ajo i rrëzon të gjitha gjethet. I bën gjethurina. Që flasin. Që aludojnë. Që rreken të krahasojnë. Kë? Me cilin?

***

Ura mbi të cilën kalon Ndoc Papleka

Autori i shkrimit (A.P.) përmend Ivo Andriç, duke na futur në një kurth prej të cilit na nxjerr vetëm Ivo Andriç. A e di profesori ynë hallemadh për kulturën e padenjë shqipe, se për botimin dhe përhapjen e romanit "Ura mbi Drin" një shtet i tërë u përpoq me vite të tëra në gjithë qarqet europiane dhe botërore derisa të tërhiqte vëmendjen e jurive dhe derisa i kujtoi të gjithë se Jugosllavia kishte një libër dhe shkrimtar për çmimin Nobel. Dhe ia arriti, me gjithë qëllimin e zi të edukimit të nacionalizmit serbomadh. Cili nga shkrimtarët e atij vendi e ushqeu urrejtjen për romanin e Ivo Andriç, i cili vet është një mizori urrejtje dhe përçarje për kombet e vegjël, përfshirë edhe shqiptarët?

Çfarë bëjmë ne me librat e Kadaresë?

A e bëjmë ne atë që bëri vendi i vet për Ivo Andriç? Jo, ne urrejmë, ne shajmë, ne shpërfillim. Ne nuk duam të lexojmë. Ne nuk duam të kemi një zë ndryshe në Europë. Dhe bashkohen zërat me petkun e polemistëve për të rrëzuar edhe atë kulturë që kemi, si të ishte muri i Rozafës. Të gjithë nga pak përpiqemi ta ngremë ditën dhe të tjerë natën përpiqen ta shembin.

Nuk është rastësi që edhe Rexhep Qosja i pakrehur prej fjalës dreqnive të mia fillon e bën gër-vëre gjithmonë në kohën kur përgatitet juria për ndarjen e çmimeve. Është një strategji që vetëm kulturë nuk ka, aq më pak europiane.

Çmimi për At Zef Pllumin nuk është fundi

Nga shkrimi i Ndoc Paplekës më mbeti një shije e hidhur për një çmim që i është dhënë një libri me kujtime. Kujtoj se një çmim të tillë e ka marrë "Rrno vetëm për me tregue". Nëse ka një vlerë Ministria e Kulturës, nëse ka kryer një gjest të lartë, fisnik, të pangjashëm për nga hierarkia e respektit ndaj vlerës, është dhënia e çmimit At Zef Pllumit me librin e tij. Dhe autorit Papleka apo akademikëve të tjerë që gërmojnë të gjejnë gabimet e çmimeve, u mbetet kohë të "Rrnojnë vetëm për me msue!" Ai ishte një çmim që po të mos ishte dhënë atëherë, nuk do ishte dhënë më, dhe "Penda e artë" atë vit arriti të prekë cilësisht atë kuptim që kishte. Edhe pse unë vet e kam kritikuar disa herë mënyrën e atij çmimi, por asnjëherë nuk do të guxoja në rastin e At Zef Pllumit. Ne nuk kemi një Balzak, nuk kemi një Shekspir, por vendi ynë, atdheu im dhe i gjithë shqiptarëve ka nevojë për rrëfimin e At Zef Pllumit më shumë se çdo lloj akademiku që bën interesantin me thëniet prej adoleshentësh militantë.

Ç'rëndësi ka, në është roman apo kujtime autobiografike. Ai libër i shtyn mënjanë gjithë autorët e Ballkanit, të Europës dhe është një kambanë që nuk duhet të pushojë kurrë, për sa kohë ka shenja se diktaturat dëshirojnë të ringrihen.

Meraku i profesorit më kujton pyetjen e thjeshtë: mos vallë ka dashur një çmim për vete dhe nuk e ka marrë dot nga Ministria e Kulturës, poeti Ndoc Papleka?

Shteti që shembi pijetoret e shkrimtarëve

Meraku i tretë i prof.Ndoc Paplekës ishte se u prish nga shteti godina e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Se po të ishte ajo godinë, do kishim shkrimtarë të nivelit. A thua se qypi e bën mjaltin e mirë, dhe jo bletët! Ajo godinë u shemb dhe është gjesti më figurativ se si shembet një godinë që ishte shndërruar në pijetore dhe vend dallaveresh mejhanexhinjsh. Gazeta "Drita" denigroi në gazetë qokash dhe gazetë që hidhej e pritej si top futbolli sa në duart e njërit në duart e tjetrit. Kryetarët u futën në qorrsokakun e zënkave për banakët dhe zyrat apo biletat e udhëtimit. Nga një "prostitutë politike" në kohën e diktaturës, ajo godinë ishte shndërruar në një "pijetore shkrimtarësh" që harruan se ishin të tillë!

Letërsisë shqipe i kanë munguar Dantja, Shekspiri, Servantesi, Gëtja, Balzaku, Floberi, Bajroni, Bretoni, Sen-Xhon Persi… por nuk i kanë munguar prurjet e mëdha që erdhën nga post-diktatura, duke iu rikthyer sërish atij pengut të prof.Paplekës "Rrno vetëm për me tregue", që është një vepër fondamentale. Nuk i mungoi shkrimtaria e Kadaresë dhe nëse do kërkoj të tjerë, mjafton lavdia dhe vlera e këtij shkrimtari për ta mbyllur shtegun e çdonjërit emër që përmend autori më sipër.

Nuk kemi Shekspir, por kemi Kadare

Për vendin tonë të vogël, që prezanton një kulturë në politikë, një kulturë në mënyrën se si integrohet në çdo fushë në familjen europiane, të ngresh të çjerrurat duke pretenduar se mungon letërsia e nivelit europian, është njëlloj si t'u thuash europianëve: kujdes, ne po vijmë me shumë reforma, në arsim, në kulturë, në shëndetësi, në ekonomi, por nuk dimë të shkruajmë dhe të lexojmë. Nuk kemi një Shekspir, se kemi një Kadare, megjithëse të huajt e lexojnë si të jetë zbulim i shekullit, profesori e harron! Edhe ai i alzheimerit të Kosovës e mallkon për çdo mot! Nuk shkojmë dot në Europë me urrejtjen patologjike të akademikut të trampolinës prej Prishtine dhe shkallareve të poetit Papleka.

Qysh tani vë në dyshim se nuk kanë dashur të lexojnë Fishtën, pasi mësuan se eshtrat ia hodhën në lumë komunistët, apo të kuptonin që poezia e Poradecit radhitet midis vlerave më të larta të letërsisë europiane, pasi e harruan bashkë me shumësinë e pushtetarëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, ku besoj edhe vet profesorët dhe akademikët qenë pjesë aktive.

Është përçmimi që është mbjellë për mes tonë, një nga cinizmat që e ka lënë me rrënjë të fuqishme koha e diktaturës, ku kishte vetëm një shkrimtar, politikan, një dhe turma që e ndiqte pas me rima, figura dhe poema që na pengon të shikojnë. Fishta, Mjeda, Poradeci apo Noli ndoshta nuk arritën të njiheshin dhe të përçonin në Europë, por kjo nuk do të thotë se nuk do përpiqemi të ecim duke u mbajtur në nivelin e tyre për të qenë qytetarë njëlloj europianë si të gjithë ata që e patën një rrymë letrare, një fill të ndryshëm, një autor të njohur.

Pas ferrës së letërsisë "armiku" juaj - integrimi europian

Gjysma e shkrimit të Ndoc Paplekës është e mbushur me një sërë NUK-esh, nga të cilat është dhunuar Republika e letërsisë shqipe. Dhe e trajtojnë eksportin e kësaj letërsie si të ishte domate serre! Problemi ynë është më i thjeshtë, profesor, a kushdo studiues qofsh, ne nuk dimë të duam njëri tjetrin. Ne përçmojmë njeri tjetrin. Ne nuk lexojmë njëri tjetrin (ju me vete thoni, u bë edhe kjo, e kush është kjo?), të paktën qëmtoj dhe lexoj libra, pavarësisht nivel-matësit tuaj. Problemi juaj dhe të ngjashmëve si ju është se nuk e keni hallin te kultura dhe letërsia, e keni hallin te politika dhe doni të qëlloni pas ferrës së letërsisë "armikun" tuaj, demokracinë e brishtë shqiptare.

Nëse pesë minuta më sipër kujton, këmbëngul se nuk kemi letërsi me vlera, më poshtë kujton, këmbëngul se është shteti që e ka fajin për të gjitha të këqijat që i vijnë këtij vendi dhe kulturës së tij. Të duash është e vështirë. Të luash me klimën e stinës është djallëzi. E rafinuar. E menduar. Përçmuese. A thua se fajin për plakjen e gjethurinave e ka era!

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 19 2009, 10:22AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Bedi Pipa, rasti i çuditshëm në "Ditarin intim"

Baviola Shatro | 19/10/2009

Fenomeni Bedi Pipa: kur njeriu bëhet letërsi. Shkrimet e ditarit të saj që mbërrijnë deri në vitin e sëmundjes së rëndë e fatale të autores, në 1945, u botuan 60 vjet pas vdekjes.

Me përjashtim të Musine Kokalarit, deri në vitet `60, në letërsinë tonë nuk ka pasur krijuese femra.

Një hapësirë boshe botimesh e dokumentimi të qenësisë së gruas në atë periudhë, si shkrimtare apo si intelektuale. Duket sikur ato nuk kishin lidhje me letërsinë dhe mendimin e qëndronin larg librit dhe konsolidimit intelektual.

Në letërsinë që shkruhet që nga vitet `50 -`60 të shekullit të kaluar e deri tani, është ngushtuar gjithnjë e më shumë hapësira midis disa zhanreve dhe shpesh ata kanë hyrë te njëri-tjetri në formën e intertekstit, duke ruajtur mes këtij heterogjeniteti harmoninë e veprës letrare si një e tërë.

Fare thjesht gjenden tekste poetike brenda romaneve, tekste autobiografike, rrëfime vetjake, letra, ese dhe elemente të tjera të copëzimit apo segmentimit të tekstit së brendshmi, të cilat të përdorura qëllimisht nga autorët rezultojnë në kompaktësinë e strukturës dhe shumështresimin e kuptimeve të veprës.

Parë nga ky këndvështrim edhe zhanre, të cilat tradita nuk i përfshin pastërtisht dhe prerë në lloje letrare si, autobiografia, rrëfimi vetjak, ditari etj., shikohen përmes një prizmi shumë më objektiv, si shprehëse të raporteve të natyrshme e alternuese, marrëse dhe dhënëse mes tipeve të teksteve, brenda jo thjesht letërsisë, por kulturës së Fjalës dhe historisë së mendimit dhe qytetërimit në tërësi. Memuari në këtë pikëpamje merr një rëndësi tërësisht specifike.

Në larmishmërinë e madhe të kulturës dhe letërsisë shqipe të viteve `30 -`40, me krijuesit e shkëlqyer të asaj kohe, shtrirjen disapërmasore në filozofi, kritikë, ndjeshmëri e botëperceptim, bie në sy një prirje që koha më vonë do të dëshmonte se rezultoi në produktin zhanror të ditarit dhe memuaristikës.

Mjafton të kujtojmë sfondin pikërisht të këtyre viteve dhe më tej ngjarjet e gjysmës së dytë të viteve `40 të përshkruara aq mjeshtërisht në një nga veprat më të mira të këtij lloji në letërsinë tonë, tek vepra e at Zef Pllumit. Në këtë kuptim memuari shfaqet mirëfilli si dëshmia e njerëzve të zakonshëm, në kohë dhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Në të tilla rrethana shënimet vetjake të këtyre njerëzve fitojnë një status të ri brenda konceptit tonë për një sërë fenomenesh shoqërore, kulturore dhe bazuar mbi disa vlera të posaçme, ato marrin edhe një pozicion brenda sistemit letrar. Memuari kategorizohet në zhanret autobiografike dhe megjithatë, ndonëse nuk është mirëfilli lloj letrar shpesh ndahet prej këtyre të fundit veç nga një kufi tepër i brishtë.

Nga ana tjetër, memuari është kaq tërësisht vetjak si lloj shkrimi saqë na drejton te një përkufizim i thjeshtë e kompakt i tij, si mënyra dhe pamja në të cilën njeriu e mban mend jetën e vet, ndërkohë që nga ana tjetër autobiografia është më fort histori, kërkim faktesh, kronologji e përpiktë etj.

Pikërisht, me këtë zhanër lidhet emri i një autoreje grua, fakt që për kulturën tonë dhe letërsinë deri në një masë, ka një vlerë specifike qoftë edhe vetëm po të mendojmë që me përjashtim të Musine Kokalarit, deri në vitet `60, nuk ka pasur krijuese femra në letërsinë tonë (pa dashur të hyjmë, sidoqoftë në shtjellimet brenda domenit të studimeve gjinore). Nga kjo hapësirë boshe botimesh e dokumentimi të qenësisë së gruas në atë periudhë, si shkrimtare apo si intelektuale duket sikur ato nuk kishin lidhje me letërsinë dhe mendimin e qëndronin larg librit dhe konsolidimit intelektual.

Sigurisht libri i Bedi Pipës, për të cilin po flasim nuk u botua në atë kohë, aq më pak në të gjallë të autores, por është një provë tepër e fortë që dëshmon disa të vërteta të panjohura të kohës, duke na pohuar realitete mjaft të larmishme dhe fatmirësisht shumë të ndryshme.

Pikërisht, në fillim të viteve `40 është shkruar një tekst që e konsiderojmë si një nga rastet më përfaqësuese të llojit të ditarit për letërsinë shqipe, "Ditari intim" i Bedi Pipës. Këtë tekst, më vonë, vëllai i autores, studiuesi dhe kritiku me emër ndërkombëtar, Arshi Pipa, do ta pajiste me një aparat sqarues dhe trajtesë të zgjeruar për botim. Ky libër është botuar në 2007 në kolanën Ad memorandum nga Botimet "Fjala".

Fatmirësisht edhe vet numri 2 i revistës letrare "Fjala" i ishte kushtuar pikërisht zhanrit të memuarit, duke sjellë një strukturë sado të përmbledhur brenda kufijve të një reviste letrare, përsëri kompakte dhe të përzgjedhur në elemente të admirueshme të shfaqjes së memuaristikës në letërsinë shqipe, bazuar mbi kujtimet dhe shkrimet (e viteve të komunizmit) të disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare. Ky është një nga rastet më të mira të vëmendjes ndaj memuaristikës te ne në botimet periodike letrare dhe kulturologjike.

Në këtë ditar të autores Bedi Pipa, jepet përmasa e gjerë e lirisë së brendshme të një njeriu që nuk pranon të përpihet nga e përditshmja, nga e zakonshmja dhe uniformiteti i çfarëdo natyre qoftë, por synon të njohë kufijtë e vet dhe të kuptojë sekretin e harmonizimit të trupit dhe shpirtit njerëzor...Shkrimet e ditarit të Bedi Pipës mbërrijnë deri në vitin e sëmundjes së rëndë e fatale të autores, në 1945.

Melankolia e fortë, e cila dukej që në kohët e shkrimeve të shkollës e që arrinin deri në idenë e vdekjes, bëhen zanafillë e disa meditimeve të saj si introspeksioni, luhatja psikike e njeriut, dualiteti i natyrës së vetes dhe nevoja për ta sunduar çdo përjetim vetjak, duke mos e ekspozuar si edhe logjika e paralelizmit fiziko-psikik të gjendjeve njerëzore.

Ky tekst i plotëson tërësisht kriteret e një memuari sepse përqendrohet në periudha krejt të veçanta e të shkurtra kohore, paraqet meditimin e autores, pra pikëvështrimin e saj personal mbi jetën përreth dhe merr shkas nga ngjarje krejt të përditshme.

Në paraqitjen e tij për lexuesin, në botimin e këtij libri, Arshi Pipa (Paraqitje për lexuesin, "Ditari intim", fq. 16) shpjegon se shkrimet e këtij ditari mund të ndahen në tri kategori kryesore: në ato me karakter psikologjik e kryesisht përshkrues të fenomeneve psikike dhe të pavetëdijshme, në ato me karakter teorik dhe në kategorinë e shkrimeve me natyrë morale.

Teksti prek tema të tilla, aspak të zakonshme as për kohën dhe as për moshën e saj fare të re, si: Vetmia, lumturia, shpresa, halucinacionet, parandjenjat dhe telepatia, simpatia, urrejtja, vlera e jetës, sundimi i vetes, artificialiteti, vullneti, martesa, vuajtjet e brendshme dhe enigma e njeriut e besimi në Zot. Ajo temë të cilën B. Pipa e ka prekur në një mënyrë tronditëse, duke provuar dhimbshëm dhe në mënyrë profetike saktësinë e parandjenjave të saj, është vdekja.

Në pjesën "Era e trupit tem" fq. 93-94, ajo shtjellon çudinë e trupit njerëzor dhe rrek të njohë misterin e tij nëpërmjet kundrimit të fizikut të saj. Ajo vëren për të shqyrtuar e jo për të njohur, gjë për të cilën ka një kthjelltësi të admirueshme si në gjithçka që përshkruan qoftë edhe kur prek ekstremin. Ajo shkruan:
"Nji farë gjasmimi po shumë të largët e ka vetëm me erën e dheut ....

Ndoshta prandaj era e dheshme e trupit tem, ndjell në mue gjithmonë erën e vdekjes." Fq. 93-94.
Këtë temë ajo e trajton pasi ka folur për vetëdijen në gjumë dhe më pas kalon në vetëdijen e kohës. Kurrë nuk e ka trajtuar çudinë apo aq më pak frikën e vdekjes. Nuk ka asnjë shprehje eksplicite të saj në këto shënime, por ka një ndjeshmëri të thellë që arrin në melankoli e vuajtje të zgjatur.

Ndërdija e saj për vdekjen, kur ishte ende e shëndoshë më kujton një poezi të Ahmatovës që mbyllet kështu:

"Si të më ish` e re vëzhgoj gjithçka.
Plepat përhapintë lagështën aromë.
Dhe zbëzaj. Hest e gatshme
Sërish të jem ti,o tokë."


(La corsa del tempo" Fq. 11, përkthimi ynë nga it.)...
Bota e brendshme në konceptin e autores është kaq e vrullshme saqë kundrejt saj kjo 20 vjeçare ushtron në forma edhe ekstreme vullnetin për ta sunduar. Zotërimi i vetes është mundësia e mbrame e njeriut për të treguar sa vlen.

Ndërsa vazhdon meditimet e saj, ajo arrin në përfundime ndriçuese rreth vetes, natyrës njerëzore, natyrës së marrëdhënieve ndërpersonale, kohës kur jetoi dhe gjithashtu në disa ide fort origjinale dhe të përparuara për kohën dhe realitetin shqiptar, veçanërisht me dy tema: për subjektivitetin e të vërtetës dhe kohës. Ajo dëshmon këtu njohjen e filozofisë së Bergsonit, Spinozës, Laibnicit, Dekartit etj.

"Ditari intim" është një tekst, me tipare që e bëjnë atë një dokument të rëndësishëm që nxit shqyrtime ndërdisplinare madje, pasi prek dhe trajton shpesh në thellësi të konsiderueshme çështje si shija letrare e kohës, filozofia dhe përjetimi femëror në një periudhë padukshmërie të tyre në jetën kulturore shqiptare, zhbirimin e zgafellave të brendisë njerëzore dhe sprovat e karakterit etj.

Forma letrare, shpesh mjaft impresionuese ngërthen meditimin, përsiatjen filozofike, kontekstet sociale, përplasjet kulturore dhe të mentalitetit, të kalkeve gjysmë ose plotësisht të gatshme për jetën, letërsinë dhe femrën e asaj kohe, psikologjinë dhe enigmat e pavetëdijes tek individi etj.

Fenomeni Bedi Pipa, sado që ne e shikojmë brenda logjikës së ditarit dhe memuaristikës në letërsinë shqipe është në shfaqje të përkundërt me normën, sipas të cilës fama e autorëve na nxit më fort drejt leximeve të këtyre zhanreve.

Ndërsa tani është pesha dhe çudia e këtij teksti që na nxit të zbulojmë autoren dhe bashkë me të një kohë të tërë, një botëperceptim, një shije letrare dhe artistike të materializuar në një tekst konkret, që deri fare pak kohë më parë ishte i panjohur.

Libri është memuaristikë dhe letërkëmbim, dy tipe të dallueshme tekstesh, të bashkuara nga ndjeshmëria e vëzhgueses dhe krijuese e autores. Ajo nuk ofron kuptimin e fundëm, por perspektivën e saj aq vetjake për çfarë prek qenien e saj, pra pikëvështrimin e vet. Pavarësisht se autorja pohon se ajo nuk i shkruan për botim këto tekste, unë shoh në to relatën me një lexues që nuk është thjesht vetja e saj në të ardhmen.

Ajo vetërrëfehet, por me një vetëdije të fshehtë të një lexuesi që është i aftë ta kuptojë, sikur të dëshironte që kujtimet e saj të jetonin shumë më tepër se ajo vet. Fatmirësisht, së paku ky libër kaq i rrallë vërtet pati një jetë më të gjatë se jeta fare e shkurtër e autores së tij.

Ne perceptojmë tek ai një ndjesi hapjeje të vetvetes drejt një terreni, ku njerëzit komunikojnë ndoshta edhe përmes atyre fenomeneve paranormale që aq fort i përjetonte ajo vet e për të cilat shkruante. Pra, ajo nuk mendonte botimin, por kishte vetëdijen e qartë të rileximit të asaj që po shkruante si një komunikim i detajuar e i ndërsjellë në heshtjen e fletëve.

Kjo duket në kapërcimet e saj, në elipsat e heshtur dhe pastaj po aq në shtjellimin e argumentit që ajo ka realizuar sidomos kur hyhet tek ditari intim që prek çështje të përcaktuara si vegimet, subjetiviteti i të vërtetës etj, ku dallojnë temat sociale, psikologjike, dhe shijet vetjake artistike.

Ajo ndërton një ligjërim tepër të rrjedhshëm, por përfshirës, madje që ecën heshturazi sipas linjës së mendimit dhe një përpunimi të ngadaltë, por të sigurt që nuk e prek fare shprehësinë e tyre.

Alegoria e heshtjes dhe miti i Mnemozinës
Duke parë ligjërimin e ndërtuar me një përkorje sa të druajtur aq edhe të kujdesur të krijohet lehtësisht imazhi i një natyre që komunikon në heshtje dhe me heshtjen. Shpesh teksti nxit asociacione me tekstet poetike të lirikave të peizazhit dhe ato meditative.

Komunikimi vendoset mes subjektit, dhe vetes në të cilën duket edhe ndjesia e një lexuesi të pritshëm në të ardhmen, por po aq është një komunikim jashtë mjedisit, kohës dhe hapësirës ku gjendet subjekti...

Ky tekst, ashtu ndarë në fragmente sikurse ndodh në memuare e në letra, ndërton skena të realitetit të brendshëm njerëzor në perceptimet e tij më të vërteta e më të thella. Ai është një alegori e shkëlqyer e cilësisë së të jetuarit të njeriut përmes kujtesës dhe vetëzhbirimit, përtej ndarjeve të jashtme të kohës, duke zbuluar dhe kuptuar të vërtetën e vet të brendshme e megjithatë pa iu larguar kurrë prirjes së vet po aq të natyrshme, afinitetit dhe dashurisë për tjetrin. Në këtë përditshmëri inferiore të individit, gjallonte përvoja e ngjeshur vetjake, e paprekur nga e përditshmja e rrafshët duke ruajtur plazmën e natyrës femërore, me gjithë ç`e përbën atë.

Po flasim për memuaristikë, pra po flasim në një kuptim gjithëpërfshirës për kujtesën. Hyjnesha e kujtesës, titanida Mnemozinë, kishte një vend nderi ndër hyjnitë greke. Tek "Teogonia" e tij, Hesiodi thoshte se mbretërit dhe poetët i marrin fuqitë e tyre të ligjërimit autoritar dhe mbërthyes, nisur nga sa ata zotërojnë Mnemozinën dhe nga raporti që vendosin me bijat e saj, Muzat, të cilat i lindi të nënta në nëntë net, pasi u bashkua me Zeusin.

Një lidhje mes Mnemozinës dhe femërores në cilësinë e kujtesës nuk e shikojmë vetëm në antikitet, por edhe në teoritë moderne të Heidegger-it dhe Zh. Derridasë.

Po të kujtojmë Heidegger-in tek "Çdo të thotë të mendosh", ai ngrinte logjikën e Mnemozinës duke folur për kujtesën si për atë që i përmbledh mendimet. Ndërsa trajtonte poezinë e Holderlinit "Mnemozina" ai shkonte përtej komentit për rolin e hyjneshës Mnemozinë dhe thoshte se kujtesa nuk është thjesht aftësia psikologjike për të ruajtur një përfaqësim mendor të një ngjarjeje të të shkuarës, por do të thotë, diçka për të cilën ia vlen të mendosh.

"[Memoria] është pra mbledhja e kujtimit mendues ndaj asaj që duhet konsideruar përpara çdo gjëje tjetër, duke arritur me këtë mbledhje të strehojë pranë saj dhe të fshehë brenda vetes atë, e cila duhet të mendohet paraprakisht, në lidhje me gjithçka që ajo është (west) e që deklarohet si e qenë dhe e pasur qenë që në origjinë. Për këtë arsye, Memoria, kujtimi i mbledhur e i kthyer drejt asaj që duhet menduar, është toka nga ku buron poezia." ("Leksione dhe konferenca" Fq. 106).

Në këtë kuptim Bedi Pipa, me thjeshtësinë e një vajze 20 vjeçare të viteve `40, e ndjeshme, me një formim tejet të admirueshëm për kohën kur jetoi dhe njëkohësisht me perceptimet e mprehta të një natyre të thellë, na thotë se sprovat e vetvetes dhe njohja e asaj që jemi është diçka për të cilën ia vlen të mbash mend dhe të mendosh, pra ia vlen ta ruash në strehën e kujtesës, në një memuar. Në jo pak raste kjo materializohet jo vetëm në një tekst të rrjedhshëm e me një përpunim të pëlqyeshëm gjuhësor, por edhe në sentenca aforistike.

Për shembull:"Të matunit e saj [kohës] me hapësirë më duket diçka shumë relative." Fq. 95

"Ndryshimet, variacionet, qi ushqejnë jetën nuk vijnë kur duem na, kur i thërrasim. Por vin gand, kur nuk i presim, kur nuk na duhen; ose vinë ngadalë e atëherë nuk ndihen." Fq.66


"Njeriu asht aq ma objektiv sa ma subjektiv të jetë". Fq 59
Kjo, më së fundi, do të thotë të prekësh njërën prej dy temave bazë të letërsisë dhe të mendimit të të gjitha kohëve, pra të prekësh pragun e letërsisë.


Ligjërimi i saj është i rrjedhshëm, gërsheton me natyrshmëri dialogun me meditimet e heshtura. Shpesh shënimet e autores sidomos te cikli "Fletë të shkëputuna", `41-`42, "Rreth vetvetes" `43, i ngjajnë copëzave proze që janë shkëputur nga njësia. Në fakt duket se fillimi i tyre është diku tjetër, i pamaterializuar verbalisht, por i ngelur në mendjen e saj.


Më pas në një fragment të tij dhe veçanërisht mbresën kryesore, ajo e ka shkruar tepër shkurt dhe madje me një tentativë të natyrshme letrarësie, të cilën megjithëse ajo thotë se nuk e ka në nivel pretence letrare, sërish lë të dëshmosh për rezonanca të një shkrimi letrar.

Elemente ndërtekstore të forta gjen aty edhe nisur nga përshkrimet e Migjenit për njeriun dhe vuajtjen, nga Niçja për vullnetin dhe njeriun që sfidon, nga Bodleri për përjetimin e fortë të spleenit dhe nga shumë filozofë si Spinoza e Dekarti, apo pikëpamjet e Frojdit etj. Shija e hollë, perceptimi i mprehtë për të vërtetat e rrokshme dhe ato që fshihen pas të dukshmes dhe ndjeshmëria e hapur poetike e shndërrojnë memuarin e Bedi Pipës në një tekst dëshmi të letrarizuar.

Gjithçka shihet përmes mbresës që shkakton tek ajo, qoftë edhe indiferenca apo ftohtësia. Në këtë prizëm shfaqet mjedisi, njerëzit realë dhe ngjarjet reale jo vetëm të njërës prej familjeve më të njohura të asaj kohe, por edhe e gjendjes si e tillë, me tërë pezullinë dhe tronditjen e mesit të viteve `40 në Shqipëri.

Heidegger tek "Ç`do të thotë të mendosh" pyet: "Po çfarë synon kujtesa? Atë, që të na mbajë në qenie, për aq kohë sa të gjejë tek ne konsideratën e saj." (vep.cit) Ja, çfarë qetazi vjen të dëshmojë Bedi Pipa, më shumë se 60 vjet pas vdekjes, një alegori të shkëlqyer të cilësisë kryesore të psikologjisë njerëzore e veçanërisht femërore mishëruar në muzën e kujtesës Mnemozinë dhe ciklit të thellimit, rrotullimit dhe përmbylljes tek vetja për të dëshmuar vetëdijen e përkatësisë gjetkë, pakënaqësinë e shpirtit fisnik, i cili intuitivisht dhe qenësisht ka perceptuar përmasat e epërme drejt të cilave qaset me vetanalizë, ndjeshmëri fine dhe dialog të heshtur. Kjo, më së mbrami do të thotë të bësh/ të bëhesh letërsi.

Autorja është lektore e letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Teksti, të cilin po e botojmë me shkurtime, është pjesë e ligjëratës e mbajtur në sesionin "Memuaristika në letërsinë shqipe", Seminari III Ndërkombëtar Albanologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, shtator 2009.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Shekulli Online | 19/10/2009

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani. Autori i shumë librave dhe i skenarëve të filmave u lind në Pogradec në vitin 1934. Xhuvani studioi në institutin "Gorki" në Moskë.

Ai eshtë autor i 50 veprave artistike, ndër më të njohurat: 'Kambanat e fundit' (1958), 'Midis dy netëve' (1962), 'Tuneli' (1966), 'Përsëri në këmbë' (1970), 'Fan Smajli' (1971), 'Zgjimi i Nebi Surrelit' (1976), 'Shtegu i Bardhë' (1976), 'Do të jetojmë ndryshe' (1979), 'Vdekja e zotit Kaloti' (1981), 'Bota ime' (1984), 'Dhimbja e dritës' (1990), 'E dielë pas vdekjes' (1992), 'Kambana e thyer e Kremlinit' (1996), 'Kryqëzimi i dytë i Krishtit' (1996), 'I mbyturi i Otrantos' (1998), 'Fytyra e vdekjes' (tregime-1999), 'Kupa e helmit' (2001), etj.

Botimi i romanit "Tuneli" në vitin 1966, në të cilën shkrimtari paraqiti me realizëm gjendjen e vështirë që po kalonte Shqipëria bëri që Xhuvani të shikohet me sy të keq nga regjimi dhe të dëbohet nga Tirana, duke shkruar të punonte në Cërrik. Pas rikthimit në Tiranë, në vitin 1970, ai do të botonte romanin "Përsëri në këmbë".

Xhuvani është edhe autori i mbi 15 skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarëve, të realizuar nga ish-Kinostudio 'Shqipëria e re

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Mon Oct 19 2009, 10:22AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 10 2009, 02:08AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Letërsia e shek. XX zotërohet nga provinca”

» Vendosur: 09/11/2009 - 09:01

• Prof. dr. Sabri HAMITI

Letërsia tradicionale shqipe, në të cilën shkrimtarët nacionalë, Naimi e Fishta, i kanë kryevepra “Bagëti e Bujqësi” e “Lahuta e Malcís”, nuk ka të bëjë shumë me qytetin.

Kur kësaj i shtojmë edhe idilet “Milosao” e “Mili e Hajdhia” të De Radës e të Zef Skiroit, pamja është e kryer. Nuk trajtojmë këtu qytetin si apelacion: (Krujë, o qytet i bekuar) Naimi, apo (Mori Shkodër, moj mizore); as qytetin si figurë personale; as qytetin si topos, metaforë e megametaforë. Thirrje të tilla poetike për qytetet shqiptare të farës së përmallimit, apo të identifikimit shohim tek autorët shqiptarë që nga Bogdani (Shkodra, Shkupi, Prizreni) e këndej. Nuk ka të bëjë as me kullën e kështjellën, si metafora, madje mite të identifikimit e të qëndresës. Na intereson letërsia që lidhet me qytetin si mes jetësor, si mënyrë jetese, si ndjeshmëri, mendësi, mënyrë e komunikimit dhe më thellë si ideologji e filozofi, më në fund: si kulturë qytetërimi.

Mos do të thotë kjo që letërsia shqipe është provinciale për nga tematika (duke përjashtuar qytetin) dhe për nga stili, duke mbindërtuar modelet e ligjërimit popullor, apo për nga ndërtimi i personazhit, që vete sa më larg intelektualitetit, duke sipërtheksuar veprimin e përditshëm? Po format e komunikimit të veçantë, gjestet, madje të folu¬rit? Duke lënë anash fluturimet figuruese poetike, kërkimi të shpie kah proza, e cila tregon ndodhi apo përshkruan gjendje, duke kërkuar si domosdo një referencë të jashtme “reale”.
Edhe në këtë pikë të kërkimit do të takojmë të parin nismëtarin e risive të modernitetit, Faik Konicën. Me “Dr. Gjilpërën” e tij, si personazh intelektual e si vepër, Konica jep një përshkrim të Durrësit e të Tiranës të viteve ’20 të shek. XX, duke bërë më tepër një kirurgji të jetës sociale e mendore; duke diferencuar shtresimet shoqërore e mentalitetet e këtyre rretheve, për të ngritur një kritikë përmbysëse të tyre, duke pasur për bazë teorinë e tij mbi levantinizmin e qyteteve shqiptare. Në këtë vështrim Gjilpëra e Konicës, nuk dihet a ther më shumë a qep më shumë, qoftë si figurë (emërtim), qoftë si personazh. Po, por kërkimi i Konicës për Tiranën, si dhe vepra e tij “Dr. Gjilpëra” mbeten të papërfunduara.

Mundet që Poradeci (Pogradeci) i Lasgushit të ngrihet përtej një ndjeshmërie poetike, kah një mes qytetar i një metafizike jo vetëm poetike.

Në anën tjetër Scodra (Shkodra) e Lissus (Lezha) të Ndre Mjedës janë më fort prerje poetike të mitologjisë (historisë) nacionale, si pika identifikimi, sesa letërsi e këtyre qyteteve, apo për këto qytete. Vetëm prozatorët modernë të letërsisë shqipe na ndihmojnë të hyjmë në trajtimin e vërtetë të temës. Së pari me Shkodrën e viteve ’30 të shek. XX, se Shkodra qe qytet dhe pati jetë qytetare.

Ernest Koliqi pasi zbriti nga Malësia në qytet (me letërsi) nëpër¬mjet veprës “Hija e maleve”, në veprën “Tregtar flamujsh” hyn në zemrën e Shkodrës, duke trajtuar qytetarinë si vlerë të trashëguar në kalim breznish njerëzore, duke kapur shtimungun e ndjesinë e shtëpisë e të oborrit, duke portretizuar e ndërtuar marrëdhëniet ndërmjet shtresa¬ve të qytetit: të tregtarit e të shkrimtarit, të gruas e të mashkullit, të idealistit e pragmatistit, të dashurisë e të interesit, të dijes autentike e të shpifjes, të kulturës, të intelektualit e të pseudointelektualit. Koliqi është në qendër dhe flet për qytetin si qendër të kulturës. Kjo qendër u jep trajtë komunikimeve të veta me rrethin dhe me botën. Në këto komunikime ka mirëkuptime dhe shumë mosmarrëveshje. Dramatikën e këtyre raporteve shkrimtari shkodran jo një herë e vë në lojë me nota gazi e hidhërim, si te tregimet “Djepi arit” apo “Bylbylat e Plepishtit”. Në thelb, Koliqi tregon e përshkruan një stil jete dhe këtë e ngre në një stil shkrimi, në art.

Të njëjtën kohë e të njëjtin qytet (Shkodrën) e bën vepër letrare Migjeni në “Novelat e Qytetit të Veriut”. Por autori i ri tashti qytetin nuk e sheh si qendër të fisnikërisë, po si qendër të tragjedisë e të mjerimit psikologjik e social. Ai vëren e flet nga periferia, nga margjina, dhe për njerëzit e margjinës, që ngatërrohen në fatin e vet, duke dashuruar qendrën, normën, por duke u përmbysur në moskuptime: dashuri të parealizuara, mashtrime, detyrime, jetë të shpifur, komunikim të maskuar; një kërkim që do të mbarojë me thirrje rezignuese për t’u hequr dorashkat. Po kështu, në “Baladën qytetëse” të Migjenit, gruaja shitet për të jetuar jetën. Pra, jeta është e përmbysur, shikuar nga margjina shkodrane e autorit të ri.

Po në këtë dekadë, Sterjo Spasse në veprën “Pse?!”, duke krijuar alteregon, Gjon Zaverin, jep intelektualin e vetëpërjashtuar, apo të përjashtuar nga rrethi, që do të duhej të ishte qyteti i Korçës. Një dramatikë e veçantë e ndeshjeve të botëve kundërshtuese mbrenda një ambienti që mundohet të krijojë jetën qytetare. Këtu zgjidhja është vetëvrasja, për të shenjuar një perspektivë të humbur, të mbyllur. Pra, bota e madhe nuk mund të hyjë në botën e vogël, kur nuk ndodh e kundërta.

Edhe Haki Stërmilli me “Sikur t’isha djalë” tematizon jetën qyte¬tare (Dibër-Tiranë), ku levantinizmi konician ka prekur thellë jetën qytetare e jetën individuale të përthyer në botën e brishtë të femrës, që klithmën e vet mund ta përkthejë vetëm në lutje e në vaj. Pra, qyteti këtu merr trajtën e ambientit që mbyt individin.
Musine Kokalari në veprën “Siç më thotë nënua plakë”, tanimë si autore femër në një botë të patriarkalitetit, jep një pamje të brendshme të Gjirokastrës. Autorja rrëfen të rrëfyerën, gjuha e shprehja bëhen esencë identifikuese. Origjinaliteti mbështetet në mënyrën e komunikimit, që është mënyrë e jetesës dhe e portretit të kësaj jete.

Gjirokastra e Kokalarit do të duket një paramodel për qytetin e thashethemes, që do të bëhej karakteristikë e mëvonshme për këtë qytet dhe qytete të tjera shqiptare, ku fjala e përfolur e mund të dhënën e faktin. Ismail Kadare me veprat “Kronikë në gur”, “Çështje të marrëzisë” dhe “Darka e gabuar” i ka ngritur një monument letrar qytetit të Gjirokastrës. Te romani “Kronikë në gur”, duke kryqëzuar pamje të pazakonshme me ngjarje të jashtëzakonshme, të para të gjitha nëpërmjet pikëvështrimit të botës infantile që piqet duke njohur qytetin e vet dhe botën e përplasur në të, autori ka krijuar variantin e qytetit të paradokseve në kohë e në hapësirë. Aq më tepër kur kjo procedurë njohjeje e vetënjohjeje ka kaluar nëpër sensibilitetin personal.

Por, kjo nuk ngjet me Tiranën. Në shkrimet e po këtij autori, Tirana, me urbanët e me zhurmën, nuk i ngjet aspak kohës së shkrimit, ajo është Tirana virtuale e autorit. Një ëndërr qytetëse që ikën nga reali¬teti, edhe pse tashti nuk është më sensibilitet, por ideologji e përparimit, për t’i përngjasuar ky qytet një qyteti të madh. Anton Pashku në tregimin “Kënaqësitë e Megapolisit”, qytetin e madh e paraqet si një traumë dhe antitraumë njerëzore.

Duke nxjerrë cilësinë e parë të këtij qyteti të madh agresivitetin, dhunën. Pra, kemi të bëjmë me përmbysje konceptuale të qytetit si kozmopolitizëm. Në anën tjetër, asnjëherë nuk ka provuar ta kthejë në letërsi qytetin e fëmijërisë së vet, Prizrenin. Sepse, në esencë ai mbetet hasjan, edhe kur shkruan dhembjet universale. Ashtu si mbetet rugovas Azem Shkreli me romanin e vet “Karvani i bardhë”, duke përshkruar të bëmat e Dyl Mehmetit si rugovas, duke përshkruar pamjet e Rugovës, me një gjuhë shqipe të mjelë në ligjërimin popullor të Rugovës. Po ashtu si krijon literaturën e krahinës së vet Nazmi Rrahmani me romanin “Malësorja”, duke krijuar heroinën e vet virtuale morale, e cila, me mirësinë e durimin e vet, e mund vrazhdësinë e botës së egër mashkullore, ku zotëron zakoni e gjaku. Të tillë do ta shohim dhe romanin “Lumi i vdekur” të Jakov Xoxës, edhe pse në mënyrë më të ndërliqshme përthyen jetën e myzeqarit e të kosovarit, gjithnjë me përshkrime të stilizuara të situatave dramatike jetësore.

Kërkimi ynë u soll në rreth në një ekskurs të shpejtë të letërsisë (prozës) shqipe mbrenda një shekulli, sa për të riprovuar që kjo letërsi zotërohet nga provinca, mbindërtimi popullor, heroi provincial. Përpjekjet e modernëve për të kapur misterin e qytetit kanë marrë pamjen e përkryer vetëm tek e tek, për aq sa kapin jetën e ndërliqshme shpirtërore e mendore, që do të shfaqet me personazhin intelektual si aktor e aktant letrar.

Po të provohej e kundërta, do të hynim në fushën e jetës qytetare virtuale e të letërsisë virtuale shqipe. Një provë e letërsisë dhe e qytetit do të bëhet duke lexuar tregimet për Shkodrën të Koliqit (“Gjaku”) e të Migjenit (“Studenti në shtëpi”). Variacionet e raportit të qendrës (Qytetit) me provincën, pamjet e jetës së qytetit dhe paragjykimet e provincës për këto pamje, lakmia për jetën qytetëse dhe gërditja prej saj, janë artikuluar në tregime të Ernest Koliqit e të Millosh Gjergj Nikollës. Vetëm se gjithë këto tema e nëntema, artikulohen si qëndrim i kryepersonazhit (nëpërmjet intencës së auto¬rit). Doda, protagonisti i tregimit “Gjaku” të Ernest Koliqit dhe Nushi, protagonisti i tregimit “Studenti në shtëpi” të Migjenit janë intelektualë dhe vizioni i qytetit të Shkodrës ndërtohet nëpërmjet vizionit të tyre. Për nga natyra duhej të pritej që të dy të jenë heronj të meditimit, dhe në vepra të hyjnë si karaktere të formuara. Doda i Koliqit cilësohet me aktivizëm, që merr trajtën e transformimit të shoqërisë nëpërmjet dijes e kulturës. Mirëpo, në vepër, karakteri i tij zbulohet, sprovohet, dhe ai nuk mund të dalë nga rrethi i një fati të pathënë nga fryma e Kanunit. Doda, pra është një intelektual i qytetit, me origjinë nga provinca. Dhe këtu qëndron kompleksiteti dhe tragjiciteti i veprimit dhe i pësimit të tij në vepër. Nushi i Migjenit është njeri i pësimit. Ai vëren, nuk flet, heton se si përmbysen një nga një tabutë apo vlerat e deklaruara të jetës në ndeshje me ekzistencën e fatin personal të njeriut. Nushi e di se vlerat morale të deklaruara janë vetëm maska të cilat duhet të bien përpara tronditjes më elementare të libidos e të ekzistencës elementare. Pra, Nushi vrojton si çmaskohet një shoqëri, ambient e jetë. Po shohim si lakohet filozofia e veprimit dhe e pësimit e intelektualëve shkodranë në faqet e kësaj letërsie, duke pasur për kontekst një relacion ende të pandërtuar ndërmjet Shkodrës e Provincës së saj, i cili lëkundet ndërmjet pëlqimit e mohimit. Kjo jep shenjat letrare, që Shkodra e viteve ‘20 e ‘30 të shek. XX është një qytet që prodhon apo pretendon të prodhojë një kulturë të re (si normë sjelljeje e jetese) dhe një qytet në të cilin jeton fuqishëm mendësia provinciale. Tregimi i Koliqit, “Gjaku” e tregimi i Migjenit “Studenti në shtëpi”, me situatat e situimet jetësore, me lakimet e fateve njerëzore, vetëm sa plotësojnë vijat e trasha të ideve autoriale (të përçuara te protagonistët) për të krijuar relievin e jetës qytetare. Kjo bëhet, madje, nëpërmjet prosedeut të episodeve të zgjedhura për të përforcuar idenë. Përndryshe prosedetë e këtyre shkrimtarëve për Shkodrën dallohen shumë te vepra të tjera. Koliqi nënvizon fisnikërinë, Migjeni pamjen e mjerimit social e shpirtëror. Mbetet e hapur çështja: sa mund të ketë fisnikëri të shpirtit e kulturë aty ku ka mjerim të trupit e luftë për mbijetesë, qoftë në qendër, qoftë në periferi.

Qyteti si mënyrë jetese e ideologji në letërsinë shqiptare

Është një lidhje e natyrshme ajo e çdo njeriu me vendin ku ka lindur, apo me atë ku jeton. Aq më tepër krijimtaria e një shkrimtari nuk mund të kuptohet pa këtë marrëdhënie. Shumë herë ndodh të jetë fshat, apo provincë, por mund të jetë edhe qytet. “Letërsia dhe qyteti” titullohet konferenca shkencore ndërkombëtare e organizuar përgjatë dy ditëve në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Departamenti i Letërsisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe Letërsisë. Një konferencë interesante, ku u mor në analizë raporti që shkrimtari ka me qytetin, mënyrën se si ai e shikon, si një njeri që e jeton atë, apo që e shikon së jashtmi, që e sheh si një qendër zhvillimi, të lakmueshme nga provincialët, apo si një qendër problematikash sociale. Studiues jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe Franca e Italia, sollën shembuj nga letërsitë e vendeve të tyre dhe nga shkrimtarë të njohur. Nuk ishin të paktë ata studiues që morën si shembull tipik të lidhjes së shkrimtarit me qytetin, Ismail Kadarenë, i cili në disa prej veprave të tij tregon një lidhje organike me qytetin e lindjes, Gjirokastrën. Kështu, prof. Dr. Bashkim Kuçuku solli kumtesën “Qyteti-personazh te “Kronikë në gur”, prof. Dr. Shaban Sinani “vetëdije qytetare në një vepër të I. Kadaresë”, Viola Isufaj, “Qyteti dhe qytetërimi modern në veprën e Kadaresë”. Të tjerë studiues iu referuan autorëve të tjerë, apo periudha të caktuara. U mor si shembull vepra e Lasgush Poradecit, i lidhur paszgjidhmësisht me Pogradecin, Ernest Koliqi me Shkodrën, qytetërimi modern në veprën e Fatos Kongolit. U mor në analizë prania e qytetit në letërsinë e viteve ’30, apo ’60-’80, të shekullit të kaluar. Nuk mungoi edhe një vëzhgim i raportit të shkrimtarit dhe përkthyesit, si “banorë të së njëjtit qytet” nga përkthyesja Mirela Kumbaro e përgjegjësja e Departamentit të Letërsisë, Dhurata Shehri, etj. Një kumtesë interesante mbajti prof. Dr. Sabri Hamiti, mbi raportin mes provincës dhe qytetit, sipas të cilit, më së shumti në veprën letrare të autorëve shqiptarë mbizotëron provinca dhe qyteti shihet më së shumti së jashtmi. Ai mori në analizë një sërë shkrimtarësh, që nga Konica me “Doktor Gjilpërën”, tek Poradeci, Migjeni, Pashku, Kadare, Xoxa, etj.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 17 2009, 07:00AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Agron Tufa, një stacion i ri i prozës shqiptare

Në romanet "Tenxhereja" dhe "Mërkuna e Zezë" gjejmë piketat e letërsisë bashkëkohore botërore"

Ditën e tretë të Panairit të 12-të të Librit në Pallatin e Kongreseve u organizua promovimi i romaneve "Tenxherja" dhe "Mërkuna e zezë" të shkrimtarit të mirënjohur Agron Tufa. Kështu të dielën pasdite, dhjetra personalitete të letrave shqipe, miq dhe dashamirës të autorit morën pjesë në këtë ceremoni promovuese të dy prej romaneve të Tufës. Kjo edhe për faktin se, këto dy vepra përbëjnë një emancipim të letërsisë shqipe. Është pikërisht kjo arsyeja që sipas kritikut të shquar Mark Marku, me këto dy romane, A.Tufa na kthen në vitet kur kemi lexuar me intensitet letërsi. "Tek "Tenxherja" që është në linjën e romanit të parë "Dueli", Agron Tufa vjen më stilist, më i përsosur në strukturën e romanit", u shpreh M.Marku. Ai vlerësoi shkrimtarin Tufa, si një nga romancierët më të mirë të letërsisë shqipe, që eksperimenton guximshëm, por që ndërkohë nuk sakrifikon vetëm duke eksperimentuar. Kjo për faktin se ai na jep në mënyrë sistematike veprën e vet, duke krijuar një letërsi të re, ku gjejmë referenca të letërsisë bashkëkohore. Për kritikun Marku, "Tenxherja" është një nga romanet më cilësorë, që e çon në një stacion të ri prozën shqiptare. "E kam lexuar brenda një nate dhe ndjeva të më kthejë atë shijen e mirë të të lexuarit", thotë Marku, për të cilin librat e Agron Tufës po e fusin letërsinë shqipe me të vërtetë në hullinë e letërsisë moderne. Ai e vlerësoi Agron Tufën, si një nga romancierët më të mirë shqiptarë, i cili guxon, rrezikon, por jo deri në atë pikë sa të rrezikojë letërsinë, për hir të eksperimentit.

"Agron Tufa është në pragun e modernitetit. Në romanet e tij të fundit "Tenxhereja" si edhe tek "Mërkuna e Zezë", kemi piketat e letërsisë bashkëkohore botërore", tha Mark Marku.

Në të vërtetë në këto dy romane gjejmë krijime të imagjinatës, por edhe kujtime të fshehura, që kanë lënë shenjë. Dhe siç do të shprehej vetë Tufa, romani "Tenxherja" sjell para lexuesit një rrëfim të zhveshur e intim të kohës së diktaturës, mbi dënimin e një të riu 18-vjeçar, i biri i një ish-të dënuari politik. Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Tufa rrëfen se "Tenxherja", një vepër me një titull disi kulinar, që të çon në të kaluarën, në kohën e diktaturës. "Është një sagë familjare, që lidhet me një të shkuar të familjes sime, me një 18-vjeçar i cili dënohet. Dhe tregohet i gjithë ai proces i gjatë raskapitës, ku ishte vendosur dënimi me çdo kusht i këtij të riu", tregon Agron Tufa. Ai thotë se, libri është një krijim dhe jo një autobiografi, kështu që nuk mund të shfrytëzohet si një libër historik. Megjithatë, ai nuk e mohon se në të ka edhe shumë të vërteta, situata reale, njerëz realë, madje edhe emra.

Megjithëse konfrontimi me drejtësinë totalitare, vjen në dukje i rastësishëm, ai është i paracaktuar të ndodhë. Shkas bëhet një send i rëndomtë, një tenxhere, e cila i gjendet personazhit në një kontroll "rutinor" të policisë. Është tenxherja e një të pushkatuari në revoltën e Spaçit, të cilën e ka sjellë nga burgu i ati, por e cila "vlon" në heshtje nga historitë e përgjakshme të burgjeve shqiptare. Kjo tenxhere bëhet emblemë e procesit të sajuar gjyqësor, e alibive të fajësisë dhe zbrazet në "pjatën" e fatit personal të heroit me gjithë "gjellën" e hidhur të historive kolektive. Romanin e përshkon lirizmi i zymtë, gjoja realist, paradoksi dhe humori i zi, por shuma e këtij realizmi na shpie pahetueshëm në një botë ku mbretëron gjithkund absurditeti, ëndrra e keqe, të cilën e shohim me sy të hapur nga tmerri. Rituali protokollar i procesit, nën retorikën patetike zyrtare të "demaskimit" të armikut, i ngjan gjithnjë e më tepër ritualit të sekteve staniste gjatë kryqëzimit të flisë.

Pasi ndau disa mendime e përshtypje me miq e të ftuar në promovimin e librit, shkrimtari Agron Tufa firmosi autografë për lexuesit.

Tufa është autor i disa veprave letrare, si "Aty te portat Skee"(poezi), "Dueli"(roman), "Rrethinat e Atlantidës" (poezi), "Fabula Rasa" (roman), "Janusi qindfytyrësh"(ese), "La Prueba della tierra" (poezi), "Avangardë engjëjsh" (poezi), "Fryma mbi ujëra" (poezi) "Dibra me sytë e të huajve" dhe "Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX" (studime), "Thembra e Akilit", etj.

Agron Tufa u lind në Dibër (1967). Mbaroi për Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës, si dhe studioi në Moskë (Rusi). Eshtë botues i revistës letrare ''Fjala'' dhe pedagog gjuhë-letërsie në Universitetin e Tiranës...

Halil RAMA






Disa botime të Agron Tufës


Poezi:


"Aty te portat Skee"

"Rrethinat e Atlantidës"

"La Prueba della tierra"

"Avangardë engjëjsh"

"Fryma mbi ujëra"


Romane:


"Dueli"

"Fabula Rasa"

"Mërkuna e Zezë"

"Tenxherja"


Ese&Studime:


"Janusi qindfytyrësh"

"Dibra me sytë e të huajve"

"Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX"

"Thembra e Akilit"

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Mon Dec 21 2009, 07:05AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 31 2009, 09:21AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Promovohet libri i shumëpritur “Maqedonia shqiptare”

Shkup - Libri i shumëpritur “Maqedonia shqiptare” më në fund doli në dritë duke nxjerrë në sipërfaqe faktet historike dhe të vërtetën mbi historinë shqiptare në Maqedoni, si një kundërpërgjigje ndaj “Enciklopedisë Maqedonase” të botuar nga ASHAM.
Publicisti Nijazi Muhamedi, i cili është autori i këtij vëllimi, ka theksuar se qëllimi i angazhimit të tij për të përgatitur këtë vepër nuk është për të kontestuar dikë, por për të shfaqur bashkëveprimin e popujve që jetojnë në këtë shtet.

“Duke injoruar paktin e intrigës së vazhduar, që trumbetohet si zgjidhje ‘civilizuese’ dhe ‘konsensuale’ ndërmjet rrufjanëve të të poshtëruarve dhe mesësve të poshtëruesve, mori mbështetje nisja për të dalë me një kundërpërgjigje mendjepeshuese më efektive dhe më përmbajtjesore ndaj një stive të molepsur të 300 zërave që poshtërojnë shqiptarët dhe historinë e tyre në këtë enciklopedi”, ka theksuar për mediat maqedonase Muhamedi.

Ai ka nënvizuar se botimi i këtyre veprave nuk është projekt politik, por as që është inspiruar apo mbështetur nga ndonjë parti politike apo organizata. “Bëhet fjalë për një projekt timin personal me karakter të qartë shkencor. Tekstet e përfshira janë të shkruara nga personalitete të shkencës nga kohërat e kaluara dhe të tashme. Ato më japin legjitimitetin për të folur rreth autoktonisë së shqiptarëve në Maqedoni”, ka theksuar publicisti dhe autori Nijazi Muhamedi, i cili ka paralajmëruar vëllimin e dytë dhe të tretë të “Enciklopedisë së Maqedonisë Shqiptare”, të cilat do të publikohen gjatë vitit 2010 dhe kanë mbështetjen e shkencëtarëve dhe historianëve nga të gjitha profilet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Ai sërish ka komentuar në prizmin e tij nxjerrjen e “Enciklopedisë Maqedonase”. “Ne prandaj nuk e quajtëm të denjë të bëjmë polemikë për ndreqje të shtrembërimeve në zërat e enciklopedisë, sepse historia e popullit të autorëve të Enciklopedie maqedonase është faktuar si e paqenë në ato rrjedha dhe procese historike në këtë vend. Do të ishte e gabuar fare të hyhej në një polemikë me të paqenët në ato kohëra .

Duke njohur faktin se gjithë ky mal shtrembërimesh, falsifikimesh dhe poshtërimesh ndaj historisë sonë është ngritur jo nga realiteti historik, por nga heshtja e dhunshme e historiografisë sonë më se gjysmëshekulli dhe në një fare dore edhe nga heshtja e turpshme e një pjese të saj sot, ne menduam që këto vëllime t’i japin përgjigje gjithë kësaj kohe të heshtur në raport me “agresionin” që shkrimet historike të kësaj lagjeje akademikësh maqedonas ia kanë bërë historisë dhe historiografisë sonë”, ka theksuar autori Nijazi Muhamedi.

Ai ka theksuar se në asnjë rast nuk mund të shkruhet historia nën optikën e njëjtë të popujve në Maqedoni. “Historia shkruhet nga optika e secilit popull, andaj është vështirë që edhe redaksia e re e paralajmëruar e ASHAM të konfirmojë të vërtetën historike dhe faktografike rreth shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popuj me histori të ndryshme”, ka theksuar Muhamedi.

Qasjet e tyre lidhur me botimin e këtij libri i kanë dhënë edhe historiani dhe gazetari Arben Llalla si dhe gazetari Bardhyl Zaimi, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të autorit të veprës “Maqedonia shqiptare”. Botimi i këtij libri ka nxitur debate dhe komente të ndryshme në qarqet shkencore por edhe mediatike në Maqedoni.
2009-12-30 10:10

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jan 11 2010, 05:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Letërsia në pritje të poetit

Ardian Ndreca | 06/01/2010

Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Ndër të gjithë autorët e kësaj letërsie ndahet në shenj Zef Zorba (1920-1993)


Nuk asht e tepërt me thanë dy fjalë për poetin Zef Zorba, mbasi në nji vend ku fjalosena dhunshëm çdo ditë me banalen dhe nuk mbërrijmë me shque esencën e gjanave, Zef Zorba ka nevojë me iu paraqitë lexuesit.


Në të vërtetë ai nuk don me u paraqitë, e ketë gja e tregon ma së mirit poezia e tij hermetike, e difton mungesa e dëshirës me u dukë - që e shoqnoi gjatë gjithë jetës, e dishmon jeta e tij e mbyllun, fakti që sa qe gjallë nuk botoi asgja, dhe vetë qenja dhe dukja e tij fisnike dhe e distancueme prej gjanave dhe prej kohës që iu dha me jetue.


Jeta e poetit Zef Zorba ka pak data, mbasi kuptimsia e qenjes së tij vinte prej përtypjes së pafund të emocioneve dhe prej hapsinës së pamatun të ndjenjave. Emocionet e ndjenjat nuk kanë data, pse nuk maten me ditë e me orë, por vetëm me intensitetin e tyne të papërsëritshëm.


Flas për nji kohë kur poezia ishte çnjerzue prej idhujtarisë së verbët të pushtetit, e asokohe Zef Zorba maste hapat e shpirtit të vet me ritmet e Montale-s, Quasimodo-s, Ungaretti-t, me tingujt e Ravel-it, Fauré-së, Prokofjevit, me idetë e Benedetto Croce-s e H.-G. Gadamer-it.


Të gjitha këto gjana banin që qenja e tij të ishte krejt e huej për at' kohë.
Zef Zorba ka lindë në vitin 1920 në Kotorr në nji familje tregtarësh shkodranë. Mbasi kreu liceun në Shkodër vijoi studimet në Padovë, në degën e Shkencave politike. Ndërpret shkollën për shkak të luftës dhe kthehet në Shkodër, ku nis me punue në bankë.


Në vitet 1945-'46 punon si regjisor tue vu në skenë disa vepra teatrale. Arrestohet në vitin 1946 për agjitacion e propagandë dhe del prej burgut mbas pesë vitesh. Arrestohet së bashku me Terezën, vajzën që do të bahej shoqja e tij e jetës, e cila do të vuejë burgun po për pesë vjetë.


Mbas vitit 1951 ban punë të randomta, ma së shumti si llogaritar në ndërmarrje të ndryshme në Shkodër. Megjithatë jeta e tij nuk ka asgja të përbashkët as me punën që i jep me hangër dhe as me kohën e mjerë në të cilën jeton.Shkruen e përkthen papushim deri në fund, por pa mujtë e pa dashtë me botue kurrë asnji varg.


Me datën 6 janar të vitit 1993 vdes në qytetin e Shkodrës, gati i panjohtun si poet.
E vetmja përmbledhje poetike që ka pa deri më sot dritën e botimit asht "Buzë të ngrira në gaz"(Dituria, Tiranë 1994).


Për këtë përmbledhje studiuesi Sabri Hamiti ka shkrue tash së fundi: "Libri i poezisë Buzë të ngrira në gaz dhe zbulimi i tij është hyrje në zgjidhjen e enigmës së poezisë moderne shqipe, që është edhe zgjidhje e enigmës së autorit, që zgjat gjysmë shekulli" (Albanizma, Prishtinë, 2009, f. 155).


Poezia shqiptare njeh në gjysmën e dytë të shekullit të kaluem vetëm dy poetë hermetikë: Martin Camajn dhe Zef Zorbën. I pari, i ikun, i dyti i padukshëm.


Camaj mbart në hermetizmin e tij diçka prej mënyrave lakonike të shprehjes së urtisë së malsorëve, ndërsa Zorba asht i errët, "skoteinos" në sensin antik grek të termit, ai ia mbyll dritaren mushicave por len që nepërmjet saj të depërtojë nji dritë e zbehtë hane që i jep kuptim çdo gjaje. Tek vargu i Zef Zorbës ajo çka ka ma shumë randësi asht hija e objekteve sesa vetë përmasat e tyne reale.


Po të marrim burgimin e tij, do të shohim se dhimbja e vuejtja e asaj padrejtësie nuk janë të pranishme në kujtimet e tija në gjinin e familjes. Gjithçka asht kthye në varg, tue kalue përtej së keqes që i ka ndodhë atij vetë. Qe se çka shkruen tek poezia "Shkalla e Kararriqit":


Harbon përbindshëm rrëpira
e ngeshme në perspektivë
për t'u qepur në një kënd
me qiellin e detin.

...
O natë, o natë,
mos ky na qenka pikësynimi?

Asht nji moment prej jetës së burgut, nji mbramje e mnershme dimni, kur bajonetat e rojeve duket se shpojnë rrshiqat që derdhin shiun e pafund mbi kënetën ku takohen ernat e maleve me ato të detit. Nji natë e paskaj duket se asht tue çilë kapakët e vet mbytës para tij. Drejt saj poeti ec i brishtë me fjalët e tija të cungueme prej dhimbjesh e prej mungesash esenciale.


Kjo asht forca poetike nepërmjet së cilës poeti Zef Zorba rikrijon dhimbjen e vuejtjen nepër të cilën asht përshkue jeta e tij.
Hermetizmi i tij nuk ka funksion mbrojtës, mbasi ai nuk donte e nuk mendonte me i botue poezitë e tija në të gjallë të vet.


Hermetizmi i Zef Zorbës ka kuptim të dyfishtë: ekzistencial dhe profetik.
Ekzistencial pse koha në të cilën ai jetoi nuk i lejonte as të mirët e as të këqijtë me përftue idena të qarta e të dallueshme.


Profetik, pse poeti mbërrin me shikue përtej mjegullës së kohës dhe me dhanë sinjale, të cilat për shumëkend janë të dobta e të pakuptueshme, por mbartin me vete nji andërr të pame me sytë çilë, siç e ka përçansue "andrrën e shpresës shndërruese" filozofi Ernst Bloch.


Poezia e tij asht e përshkueme anë e përtej prej notash lirike që herë herë janë të pakapshme prej lexuesit të randomtë:
Shpejto, pranverë!
Kjo shpresë qenkish tharm që shpirtin brenë
ma keq se urithi dhenë

Ose kur shkruen:
Shiu mênë
një rreze e hollë
nisë tymrat e po i çanë
ne kapemi për të
e hipim përmbi re.

Nji prej poezive të tija ma të bukura titullohet "A s'ma ndërtoni një shtëpi":
A s'ma ndërtoni një shtëpi aty,
aty, po aty, përtej, në mes të pyllit
ku pishat shul me ahat shpupurishen
aq dendur janë, e ku stuhi e murlan
- kur sulen me zhaurimë e me poterë -
ndijimet marramendthi i pështjellojnë
e mbeten ashtu lmuç të laskaruara
si përmes gjethesh shprishur rreze e hënës.

Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Asgja nuk qe siç e patëm andrrue, e kjo s'vlen vetëm për demokracinë e përgjumun, por edhe për letërsinë e fjetun.


Ndër të gjithë autorët e "letërsisë së sirtarit" ndahet në shenj Zef Zorba, frymëmarrja poetike e të cilit ka gjallnue fjalë e thërrmiza fjalësh, pa pasë nevojë me u ba patetik apo i mërzitshëm.


Ai bahet gati sot, ma në fund, me ardhë drejt lexuesit me nji botim të ri, tue na pru freskinë e tij ndriçuese me fjalën e kursyeme e me penelatat e zbehta që kajherë lejojnë me shikue edhe përtej vetë fjalës.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 07:49AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Nji ndërrim brezash

Në dhanien e çmimeve kombëtare për letërsi ndodhi nji ndërrim brezash. Asht hera e parë që Çmimi i Madh (ish Penda e Artë) iu dha nji autori të letërsisë së mbas 90-es. Njikohësisht kjo do me thanë dhe nji ndërrim paradigmash



Nga Hans-Joachim Lanksch më 04.02.2010 në ora 10:19

Çmimi i Madh i Letërsisë iu dha Agron Tufës (42-vjeç), Çmimi për prozën e shkurtë iu dha Romeo Çollakut (37-vjeç), Ardian Vehbiu (50-vjeç) e rrëmbeu Çmimin për esenë e tij mbi shqipen totalitare, poeti i pushkatuem prej diktaturës, Vilson Blloshmi, u nderue post mortem (23 vjet mbas vrasjes së tij) me Çmimin Lasgush Poradeci, Ben Blushi (41-vjeç) e mori Çmimin për romanin. Me këtë në dhanien e Çmimeve kombëtare për letërsi ndodhi nji ndërrim brezash. Asht hera e parë që Çmimi i Madh (ish Penda e Artë) iu dha nji autori të letërsisë së mbas 90-es. Njikohësisht kjo do me thanë dhe nji ndërrim paradigmash. Kësaj here nuk u vlerësue “suksesi“ i autorit, i matun simbas sasisë së botimeve dhe numrit të kopjeve të shituna plus numrit të përkthimeve jashtë vendit. Prioritar ka kenë prurja e tij në letërsi. Kriterin sasior e zëvendësoi kriteri cilësor. Laureati i Çmimit të Madh nuk asht shkrimtar prej ditës së djeshme. Qysh në vitet e 90-ta ai dhe brezi i tij hyni në letërsi si alternativë letrare ndaj trashëgimisë kobzezë të socrealit dhe u angazhue për trashëgiminë vërtet të vyeshme të letrave shqipe (Koliqi, Camaj etj.). Lufta e vazhdueshme për vlera letrare që e banin Agron Tufa dhe kolegët e tij, edhe ata jashtë rrethit të tij letrar, injorohej me konsekuencë të madhe dhe u shpërblye tash për herë të parë dhe me të drejtë.

Ndërrimi i paradigmave u ba edhe në nji vështrim tjetër. Ndërsa ma parë dekoroheshin në radhë të parë pendat që merreshin me brengat kollektive (“fati tragjik i popullit shqiptar”), letrarët e mbas 90-es si Agron Tufa, Rudian Zekthi, Arian Leka, Romeo Çollaku, Gentian Çoçoli, Ervin Hatibi, Azem Qazimi, Mimoza Ahmeti, Gazmend Krasniqi, Ridvan Dibra, Ardian Kyçyku, Gëzim Hajdari dhe shumë të tjerë merreshin dhe merren me tematikë individuale a abstrakte e cila asht njikohësisht dhe universale (preokupimet individuale a abstrakte u përkasin dhe u interesojnë të gjithë njerëzve anëmbanë botës dhe jo vetëm atyne që interesohen për fatin e zymtë të popullit shqiptar).

Me shpalljen e rezultateve të këtij konkursi kombëtar letrar lidhen disa shpresa:
- Deri më tash pendat e mbas 90-es kanë pasë fansat e vet (ndër të cilët figuron dhe autori i këtyne rreshtave), por duket se nuk janë lexue edhe ndër shtresa ma të gjana lexuesish. Shpresojmë që të gjanësohet rrethi i lexuesve për brezat e reja shkrimtarësh.
- Agron Tufa asht nji autor fort i rrahun në shtigjet e leximit. E njeh jo vetëm letërsinë shqipe të tashme e të traditës, por edhe letërsitë europiane e botnore deri te letërsia “jozyrtare” të mistikëve të mëdhenj të letrave botnore. Shpresojmë që ky horizont i gjanë dhe gati moikomzeqjan të jetë sa ma infektues.

- Duket se po i këndohet trombonit të fundit periudhës socrealiste në letrat shqipe. Shpresojmë që kjo të mos jetë vetëm nji përshtypje e çastit, por nji realitet i qëndrueshëm.

- Strukturat e vjetra të periudhës së sapopërmendun kanë monopolizue vetveten për shumë dekada tue shtypë rreptësisht çdo rrymë tjetër. Shpresojmë që të mos vijë deri te nji monopolizim i ri nga ana e avangardës së vjetve të 90-ta, e cila sot, mbas afro 20 vjetësh, vuni pak bark.

- Nuk asht e thanun që duhet me kenë rreth të 40-ave për me kenë autor jo socreal. Shpresojmë që juritë e ardhshme të Çmimeve kombëtare letrare të kenë para sysh që ka autorë mbi moshën 60-vjeçe që kanë shkrue dhe shkruejnë letërsi jokonvencionale, moderne.

- Nuk asht e thanun as që duhesh me pasë së paku 40 vjet për me kenë i denjë për Çmimin kombëtar. Shpresojmë që instancat përkatëse dhe juritë e ardhshme të jenë të vetëdijshme që ka penda të denja për stimulime dhe nderime edhe në moshën nën 40 vjet dhe bile nën 30 vjet.

- Zeja e të shkruemit duket se asht zonë peshkimi e gjinisë mashkullore. Shpresojmë që në t'ardhmen patriarkët e vjetër e të rinj të letrave shqipe të kujtohen për pendat femnore që i ka me bollëk. Le të përmend, kjoftë edhe për punë inati, vetëm disa sosh: Rita Petro, Flutura Açka, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Olimbi Velaj, Brikena Smajli, Ledia Dushi deri te emna tashma ende ma pak të njohun si Anila Xhekaliu, Alisa Velaj, Mariklena Niço, Adriana Cera e mjaft të tjera.

Në fund due me shprehë edhe nji shpresë dhe dëshirë të madhe: që juritë e ardhshme ta ndreqin padrejtësinë e madhe që u asht ba deri më tash dy figurave të mëdha të letërsisë shqipe me injorimin e tyne total – Kasëm Trebeshinës dhe Frederik Rreshpes.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


[ Edited Fri Feb 05 2010, 11:11AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 11:19AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
“Teodor Keko”, një çmim i harruar



Nga Express më 05.02.2010 në ora 9:54

Vetëm dy ditë më parë, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u dhanë çmimet vjetore të letërsisë apo Çmimet Kombëtare. Nga viti në vit, emërtimet e tyre kanë ndryshuar (më parë ka qenë Penda e Artë dhe e Argjendtë) apo janë shtuar (të tilla janë çmimet që mbajnë emrat e personaliteteve të njohura të letrave).

Megjithatë, në këtë ministri ka çmime të firmosura që nuk janë ndarë asnjëherë. I tillë është çmimi vjetor “Teodor Keko” i firmosur në shtator të vitit 2008 nga ish-ministri Ylli Pango. Në njoftimin e atëhershëm thuhej se “Çmimi në fjalë krijohet për të nxitur pasqyrimin në shtypin e përditshëm dhe atë periodik të arritjeve dhe problematikës në fushën e kulturës dhe arteve, për një trajtim sa më profesional të fenomeneve kulturore, si edhe për të vlerësuar figurën dhe kontributin e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur,

Teodor Keko". Ministri Pango e firmosi këtë çmim në 50-vjetorin e lindjes së Teodor Kekos, atëherë kur familja dhe miqtë ia festuan me disa botime. Por çmimi “Teodor Keko” mbeti vetëm në letra, nuk është ndarë asnjëherë. Jo vetëm atë vit, por as këtë që lamë pas.

Marree prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 11:23AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Rrëfime rrëqethëse të tmerrit

Libri “Histori të tmerreve 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” i autores Sanije Gashi, me parathënie të William Walker, paraqet rrëfime të grave që përjetuan tmerre çnjerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Nga Alfred Beka më 05.02.2010 në ora 16:38

“Libër i plagëve, i lotëve, i shkatërresës njerëzore. Libër i gjallë”, kështu e ka cilësuar librin e saj me titull “Histori të tmerrit 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” autorja Sanije Gashi, duke e konsideruar si pjesën më të rëndë të përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së saj.

Ky libër, i cili përmban rrëfime rrëqethëse të grave dhe vajzave kosovare, të cilat kanë përjetuar tmerre të papara gjatë luftës së vitit 1998-99, u promovua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në prani të shumë grave, një pjesë e madhe e të cilave ishin vet protagoniste të librit.

Duke i shpjeguar arsyet e botimit të këtij libri, autorja në hyrje thotë se i ka përmbledhur rrëfimet e grave dhe vajzave në mënyrë që “të paraqitet dhe të kuptohet më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb”.

Për këtë libër, parathënien e të cilit e ka shkruar ambasadori William Walker, ish udhëheqës i Misionit Verifikues për Kosovën të OSBE-së në vitin 1998-99, folën Akademik Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi.
Akademik Pajazit Nushi tha se kjo vepër, krahas situatave dramatike, paraqet edhe sjelljet e 32 grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara vite të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Pikërisht në këtë raport ‘situatë dramatike e jetës ose e vdekjes-sjelljeve të gruas shqiptare ndaj vrasësve dhe ndaj fëmijëve, familjes e shoqeve të tyre, si edhe ndaj vetes’, përbën karakteristikat dhe veçantinë e kësaj vepre”, tha Nushi.

Duke e konsideruar si të parën e këtij lloji në botimet e gjertanishme për krimet e luftës, Nushi tha se situatat individuale të dramave të përjetuara nga ana e grave tona kanë vënë në sprovë të pashoqe karakteret dhe tiparet qendrore të femrës shqiptare, qëndrueshmërisë e njerëzores te këto femra. “Situata të ngjashme te ne ka pasur edhe para kësaj lufte, por këto nuk janë shënuar me kaq kujdes dhe me kaq përpikëri si kësaj radhe në veprën e Sanije Gashit.

Megjithëse situatat e mëhershme nuk janë shënuar nga askush dhe askund, populli shqiptar i këtij mjedisi të gjerë i ka mbajtur në mend dhe prej tyre ka dalë fjala e urtë e mendimit sintetik e popullit tonë, sipas së cilës ‘vlerat e arit në zjarr provohen, vlerat e njeriut në rrezik kuptohen’” theksoi Nushi.

Ndërkaq, Dr. Don Lush Gjergji këtë libër e konsideroi si shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar. Duke e shqyrtuar, siç tha ai, nga këndvështrimi i trefishtë, ai tha se me këto rrëfime, përshkrime dhe përjetime, takohemi me njerëz, ngjarje, situata për të cilat pak kemi ditur në hollësi. “Protagonisti i parë është fatkeqësisht dhuna, urrejtja, e keqja, do të thoja ‘garimi dhe krijimtaria për të keqe’, nga ana e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Dhe deri sa kam shfletuar dhe lexuar këto komunikime kaq të dhembshme të tmerrit, shpesh jam ndalur dhe e kam pyetur veten time: A është e mundshme që të ketë ndodhur kjo me bijat, motrat dhe nënat tona? Pastaj edhe pyetja vijuese: Përse ne edhe më parë nuk e kemi njohur këtë histori jete, dhembjeje, flijimi, poshtërimi, por edhe krenarie, guximi dhe flijimi për lirinë tonë?”, u shpreh Gjergji. Dhe fill pas kësaj, ai shtroi edhe pyetjen tjetër, më brengosëse dhe shqetësuese: “Çka kemi bërë ne, çka bëjmë sot, për t’i zbuluar, zbutur, lehtësuar, mjekuar dhe shëruar plagët e shpirtit, të cilat janë aq të thella dhe gjithnjë lëngojnë dhe gjakojnë, e ne, unë dhe ti, as që e dimë këtë?”.

Protagonisti i dytë, sipas Gjergjit, janë bijat, motrat dhe nënat tona anembanë Kosovës, të moshave, profesioneve, niveleve kulturore të ndryshme, por të lidhura dhe të ndërlidhura me fijen e pësimit dhe dhunës.

“Nëpërmjet rrëfimeve të tyre ato komunikojnë çastet më të rënda, sfidat jetësore, të cilat shpeshherë njeriun e detyrojnë të mbyllet, të vetmohet, të tërhiqet, deri te lodhja, mërzia, dëbimi, dorëzimi dhe dëshpërimi”, tha Gjergji.

Ai shtoi se në këtë libër Sanije Gashi gjeti ‘çelësin’ e derës së zemrës së copëtuar, për të hyrë në brendinë e tyre, mënyrën e rrëfimit, për të komunikuar me gratë dhe familjet e tyre, duke na bërë edhe neve sadopak pjesëmarrës në këto ngjarje shpesh trishtuese dhe tmerruese.

Gjergji shtoi se protagonistët e tretë do të duhej të ishim ne, lexuesit, edhe më gjerë, mbarë Kosova. “Ne të cilët mes protagonizmit krejtësisht negativ, dhunës dhe luftës, dhe atij pozitiv, qëndresës dhe përballjes me të keqen, nëpërmjet femrave tona, vuajtjeve të motivuara dhe të flijuara, duhet ta gjejmë vetveten”, tha Gjergji.

Referuesi i tretë, shkrimtari Ramiz Kelmendi, u shpreh se “duke lexuar librin, që sapo pa dritën, të emblemës së gazetarisë femërore ndër ne, gazetares veterane, publicistes, editores, themelueses së dy revistave nammëdha për femra dhe luftëtares së paepur për emancipimin e gruas, zonjës Sanije Gashi, librin e saj me titull ‘Histori të tmerrit 1998-1999, një dosje krimesh të luftës me rrëfime rrëqethëse të grave’, shkurt – u tmerrova. U lemerita”.

“M’u kujtuan, saora, edhe tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri’ i Dantes, edhe ‘Ditari’ i Ana Frankut, edhe pale sa e sa drama e tragjedi, kujtime e memoare të krimeve të njerëzimit në përgjithësi, e të krimeve serbe në veçanti”, tha Kelmendi.
Duke folur me pikëllim dhe një ndjenjë shumë të rëndë ankthi e tmerri shpirtëror, Kelmendi tha se kurrë në përvojën e tij 64 vjeçare që merret me shkrime, absolutisht kurrë, nuk ka lexuar libër më tronditës, më të trishtueshëm, më të tmerrshëm e më lemeritës se librin e Sanije Gashit “Histori të tmerrit 1998-1999”.

Në fund pati edhe paraqitje të protagonistëve të librit si dhe të të pranishmëve të tjerë, ndërsa me një fjalë u paraqit edhe vet autorja e librit, e cila i falënderoi të pranishmit, por edhe ata që i kanë ndihmuar si dhe gratë dhe femrat që kanë pranuar t’i rrëfejnë përvojat dhe historitë e veta rrëqethëse.

Marre prej Gazeta Express Onlinw
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 11:25AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ndahen pesë çmime letrare

Nga Express më 05.02.2010 në ora 16:49

Rexhep Hoxha dhe Nazmi Rrahmani janë fitues të Çmimit Kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, të cilin e ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Në pajtim me nenin 3 e 21 të Rregullores për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” dhe për çmimet vjetore letrare të MKRS-së dhe vendimit të jurisë së themeluar për ndarjen e këtyre çmimeve vjetore, ministri Valton Beqiri, mori vendim që për vitin kalendarik 2009, në pajtim me vendimin e datës 3 shkurt 2010 të jurisë në përbërje: Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Vehbi Miftari dhe Vjollca Dibra, të jepen pesë çmime letrare.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i ndahet Rexhep Hoxhës dhe Nazmi Rrahmanit. Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 në prozë i ndahet Gëzim Aliut, për romanin “Në klubin e të shëmtuarve”, çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi i ndahet Ag Apollonit për veprën “Zomb”.

Për veprën “Konvergjenca intelektuale”, Ibrahim Berishës i ndahet çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë, ndërsa çmimi letrar për librin më të mirë 2010 për vepër të përkthyer i ndahet Bekim Bejtës, për veprën “Raga – afrim i kontinentit të padukshëm” nga Zhan-Mari Gystav le Klezio, të përkthyer nga gjuha frënge.

Përveç Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimit letrar për librin më të mirë të vitit, me të cilët autorë të ndryshëm vendorë janë nderuar edhe gjatë viteve të shkuara, çmimet tjera letrare, të cilat janë themeluar kohë më parë nga MKRS, jepen për herë të parë.

Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontributin letrar në pasurimin e procesit kulturor-letrar gjate periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera që dallohen për periudhën e përmendur.

Dorëzimi i çmimeve letrare do të bëhet në një ceremoni solemne, në prani të personaliteteve të kulturës sonë dhe të përfaqësuesve të institucioneve kulturore, artistike dhe shkencore, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kompensimi i laureatëve të çmimeve dhe jurisë profesionale do të bëhet në pajtim me kriteret e parapara në Rregulloren për ndarjen e çmimeve letrare të MKRS-së.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu

Dy autorë, një çmim

Bruna Merko

Ja fituesit e vitit 2009 në letërsi
Dje janë ndarë çmimet vjetore letrare, ku ministri Valton Beqiri, mori vendim që për vitin kalendarik 2009, në pajtim me vendimin e datës 03.02.2010 të jurisë në përbërje të së cilës ishin Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Vehbi Miftari dhe Vjollca Dibra, të jepen këto çmime letrare.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i jepet Rexhep Hoxhës dhe Nazmi Rrahmanit; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 në prozë i jepet Gëzim Aliut, për romanin “Në klubin e të shëmtuarve”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi i jepet Ag Apollonit, për veprën “Zomb”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë i jepet Ibrahim Berishës, për veprën “Konvergjenca intelektuale”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer i jepet Bekim Bejtës, për veprën “Raga – afrim i kontinentit të padukshëm” nga Jean-Marie Gustave le Clezio, të përkthyer nga gjuha frënge.

Përveç Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimit letrar për librin më të mirë të vitit, me të cilët autorë të ndryshëm vendorë janë nderuar edhe gjatë viteve të shkuara, çmimet tjera letrare, të cilat janë themeluar kohë më parë nga MKRS, jepen për herë të parë.

Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontributin letrar në pasurimin e procesit kulturor-letrar gjate periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera që dallohen këtë periudhë.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

MKRS-ja shpalli pesë çmimet letrare vjetore

Prishtinë, 5 shkurt 2010 - Në pajtim me nenin 3 e 21 të Rregullores për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” dhe për çmimet vjetore letrare të MKRS-së dhe vendimit të jurisë së themeluar për ndarjen e këtyre çmimeve vjetore, Ministri, Valton Beqiri, mori vendim që për vitin kalendarik 2009, në pajtim me vendimin e datës 03.02.2010 të jurisë në përbërje: Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Vehbi Miftari dhe Vjollca Dibra, të jepen këto çmime letrare:

1) Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i jepet Rexhep Hoxhës dhe Nazmi Rrahmanit;

2) Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 në prozë i jepet Gëzim Aliut, për romanin “Në klubin e të shëmtuarve”;

3) Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi i jepet Ag Apollonit, për veprën “Zomb”;

4) Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë i jepet Ibrahim Berishës, për veprën “Konvergjenca intelektuale”;

5) Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer i jepet Bekim Bejtës, për veprën “Raga – afrim i kontinentit të padukshëm” nga Jean-Marie Gustave le Clezio, të përkthyer nga gjuha frënge.

Përveç Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimit letrar për librin më të mirë të vitit, me të cilët autorë të ndryshëm vendorë janë nderuar edhe gjatë viteve të shkuara, çmimet tjera letrare, të cilat janë themeluar kohë më parë nga MKRS, jepen për herë të parë.Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontrubitin letrar në pasurimin e procesit kulturor-letrar gjate periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera që dallohen për periudhën e përmendur.Dorëzimi i çmimeve letrare do të bëhet në një ceremoni solemne, në prani të personaliteteve prominente të kulturës sonë dhe të përfaqësuesve të institucioneve kulturore, artistike dhe shkencore, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kompensimi i laureatëve të çmimeve dhe jurisë profesionale do të bëhet në pajtim me kriteret e parapara në Rregulloren për ndarjen e çmimeve letrare të MKRS-së.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu




[ Edited Fri Feb 05 2010, 11:49AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Fri Feb 05 2010, 11:47AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 02:09AM

Posts: 2846
Pata fatin te takoj kusheririn tim Cesar Rica.Nje poet qe ne vitin 2001 mori c,mimin letrar "Serembe".Ai merrte pjese ne disa aktivitete nderkombetare te letersise.Ka kryer Fakultetin e Historise dhe Filogjise dhe eshte diplomuar per Gjuhe_Letersi.
Nder Librat tij jane:
Kopshti i trandafilave(Kenge dashurie per jete e vdekje)
Po Kthehet Atila.(e perkthyer edhe ne Italisht nga Besa Editrice.
Ju nuk me Njihni

Ja nje nder vargjet e tija:

....Tradhetare te ka e dashura jote
Ne hareme askete,reminishence poligamie,
Urne zjarri mbuluar me hi,vorbull misteri pa kthim,
Qirinj te fikur pelegrinesh te mardhur.
Mazohizem atavik,makth rrufesh mes territ,
hungerime ulkonje mbi majen e majave,
Namaz i pergjakshem ne portat e Ferrit.


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Sun Feb 07 2010, 08:38AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ndahet nga jeta poeti Avni Mulaj

06/02/2010

Më 4 Shkurt 2010 u nda nga jeta në SHBA poeti Avni Mulaj. Mulaj lindi në Tropojë në vitin 1947.



Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin e Shkodrës, "29 Nëntori", ndërsa studimet e larta i filloi për arkitekturë, por pas tri muajsh u detyrua t'i ndërpriste, pasi pas një fjalimi të ish K/ministrit të asaj kohe studentëve veriorë, iu imponuan degët e profileve bujqësore-blegtorale.


Pas letërsisë, pasioni i dytë i poetit Avni Mulaj ishte piktura. Shkroi poezi dhe herë pas here edhe drama. Ai i përket autorëve të brezit të letrar të viteve '70.


Ka botuar vëllimet me poezi "Valbona e kaltër" (1974), "Orët e mia" (1976), "Currila" (1978), "Versionet e botёve" (2003), "Njeriu shkurtabiq me dërrasën e gjatë mbi sup" (2008), "Flamujt e kopshtit" (2009), "Sërish galicët" dramё 1998.


Krijimtaria e tij poetike është botuar periodikisht në "Zëri i Rinisë", Studenti", "Drita", "Nëntori", "Albania e Vogël", "Poeteka" etj. Në numrin 16 të Revistës "Poeteka" është botuar cikli i tij i fundit poetik.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 08 2010, 08:54AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Libër shumë i rëndësishëm për gazetarinë



Nga Nazmi LUKAJ

Ditë më parë, doli nga shtypi “Teknikat themelore të shkrimit” të Dr. Vehbi Miftarit
Ky libër është një si Shkrim Akademik, tepër me interes jo vetëm për studentët e gazetatarisë, por edhe për gjithë ata që merren me zhanret e ndryshme të saj. Prandaj, duke qenë i tillë, pra duke qenë një sprovë serioze, është libër bazë për të depërtuar më lehtë në këtë fushëveprimtari të vështirë. Po edhe për t’i përsosur teknikat e shkrimit, teknika të cilat, po u studiuan mirë, rrjedhimisht ndikojnë në krijimin e një stili të lartë, i cili është edhe karakteristikë e shkrimeve të Vehbi Miftarit, gjë që e bën nga publicistët më seriozë e më me stil në Kosovë.

Çfarë nënkupton një tekst? Cila është natyra e shkrimit dhe në ç’forma paraqitet ai? Si mund të dallohet një tekst autoreferencial ose analizues nga një tekst i cili rreket të raportojë për një ngjarje ose një fenomen? Dhe a mund ta përcaktojë përqëndrimi autorial edhe zhanrin e përdorur? A ekziston farë dallimi ndërmjet tekstit si interpretues i fenomeneve dhe tekstit? Çfarë nënkupton sot teoria e shkrimit me një tekst jofiktiv pjesëmarrjen creative? A është edhe ai vetëm produkt i imagjinatës, apo duhet të mbështetet eksluzivisht në fakte dhe t’i interpretojë ato? Janë gjitha këto pyetje të shtruara në librin “Teknikat themelore të shkrimit” të Dr. Vehbi Miftarit, publicist i mirënjohur dhe profesor i Universitetit të Kosovës. Në të gjitha pyetjet e shtruara, jep argumente të bollshme në përgjigjet që kërkojnë ato, argumente që e bëjnë librin “Teknikat e shkrimit” një nga sprovat më serioze të studimit të fenomeneve të gazetarisë.

Libri përmban pesë kapituj: Hyrje në teknikat e shkrimit, Procesi i shkrimit, Struktura e tekstit, Srtruktura gjuhësore e tij dhe Tipat e tekstit. Lajmi, raporti, editoriali, analiza dhe kolumnia janë zbërthyer deri në detajet më të imta.“Përgjithësisht, kuptimi i tekstit mund të përmblidhet me një fjali: teksti gazetaresk është ai i cili synon ta japë një përgjigje në një pyetje themelore”, thotë autori. Kjo përgjigje themelore është baza mbështetëse, ose pikëreferimi i të gjitha zhanreve gazetareske. “Ta shkruash një tekst-sqaron Vehbi Miftari- do të thotë të përpiqesh ta analizosh deri në detaje një fenomen ose një ngjarje dhe të përpiqesh ta japësh një përgjigje për to, duke respektuar specifitetin e saj”. Në këtë kuptim, me plot të drejtë, arsyeton se tekst i vlefshëm do të jetë vetëm ai i cili, në trajtë të kërkimit të përgjigjes së mundshme, ofron më shumë argumente për tezën e shtruar. Dhe merr si shembull një lajm Këtë e argumenton menjëherë, duke e marrë si shembull një shkrim nga një gazetë ditore. Praktika gazetareske krijon mundësi që ndonjëherë teksti ta kërkojë përgjigjen në një pyetje, e cila përkufizohet si një pyetje retorike, pyetje e cila vihet në krye të tekstit. Shembulli që jep në kërkim të argumentimit të kësaj është tepër praktik:

Deri në fund të vitit të ardhshëm parashihet të privatizohen KEK-u, Aeroporti dhe PTK-ja

Qeveria do t’i shesë kompanitë publike, por me çfarë çmimi?

Më pas, vazhdon teksti që kërkon përgjigjen themelore të pyetjes së shtruar. Edhe për Dr. Vehbi Miftarin “leximi është parakusht për një shkrim të suksesshëm”. Një artikull i mirë është domosdoshmërisht i paraprirë nga një lexim i kujdesshëm. Madje, shumë studiues mendojnë se leximi përbën komponentën më të rëndësishme dhe se ai është çelës për sukses. Se leximi është baza për të qenë një gazetar i mirë, kjo argumentohet edhe në “Hyrje në gazetari” të Dr. Milazim Krasniqit. Sipas Krasniqit, shumë gazetarë të RTK-së janë dërguar në trajnime edhe jashtë vendit. Atyre u kanë ligjëruar edhe gazetarët më të njohur ndërkombëtarë, por, meqë nuk kanë lexuar literaturë të ndryshme, pak janë avancuar në stilin e të shkruarit. Ata, pra, skemat e të shkruarit gazetaresk, i kanë mësuar, po fjalori i tyre ka vazhduar të jetë i varfër. Prandaj, kanë mbetur gazetarë mesatarë. Në njësinë e kapitullit të parë “Struktura e tekstit”, Vehbi Miftari shton se “gjatë bashkëbisedimit, krijohet raporti: lexues-tekst-autor, i cili është i pranishëm vazhdimisht në tekst, por nuk shfaqet në përmasa të njëjta: ajo që synohet prej lexuesit, qëllimi i tij duhet të aprovohet prej tekstit gjatë leximit, sepse vetëm kështu shprehet qëllimi i autorit, strategjia implicite e tij, e cila në nivel të tekstit barazohet me strategjinë tekstuale”. Këtu shtrohet çështja e strategjisë mbi strategjinë e shkrimit.

Në vazhdim, jep edhe këshillën e tij se çdo autor, para se ta shkruajë një tekst, duhet ta ketë parasysh një qëllim: audiencën, oinionin publik si dhe prirjet e tij. Meqë shkruan për opinionin publik, autori, sipas Miftarit, duhet ta pyesë veten edhe “për gatishmërinë e lexuesit që të përfshihet aktivisht në lexim, duke i mbushur ato që Umberto Eko i quante “hapësira të bardha”. Te “Natyra e tekstit gazetaresk”, njësi kjo, po ashtu, e kapitullit të parë, vend të veçantë i jep kërkesës esenciale dhe të drejtës së pakontestueshme të audiencës që të jetë e informuar. Mediat (këtu rithekson një fakt) duhet të sigurojnë që informimi të jetë i shpejtë, i saktë dhe joanues.

Vehbi Miftari, duke trajtuar çështje të organizimit të tekstit, jep shembuj të bollshëm se si ky organizim e krijon “pikturën e gjerë”(pamjen e gjerë), e cila do të krijojë përceptimin e përgjithshëm për objektin e tij. ”Piktura e gjerë”, argumenton autori, e krijon lidhjen korrelative mes objektit të tekstit dhe të dhënave e fakteve të tjera, të cilat luajnë rol përplotësues në informim. Se si krijohet kjo “pamje e gjerë”, jep një shembull përmes një analize të “Chikago Tribune”, të huazuar nga një e përditshme jona, e ajo analizë është “A do të jetë Krimea shënjestra e radhës e Rusisë?”. Një këndvështrim i Dr. Vehbi Miftarit është edhe audienca. “Një autor i cili dëshiron ta shkruajë një tekst gazetaresk, është e domosdoshme ta dijë se cila është audienca e pritshme e tij”, thotë ky. Ky libër është një si Shkrim Akademik, tepër me interes jo vetëm për studentët e gazetatarisë, por edhe për gjithë ata që merren me zhanret e ndryshme të saj. Prandaj, duke qenë i tillë, pra duke qenë një sprovë serioze, është libër bazë për të depërtuar më lehtë në këtë fushëveprimtari të vështirë. Po edhe për t’i përsosur teknikat e shkrimit, teknika të cilat, po u studiuan mirë, rrjedhimisht ndikojnë në krijimin e një stili të lartë, i cili është edhe karakteristikë e shkrimeve të Vehbi Miftarit, gjë që e bën nga publicistët më seriozë e më me stil në Kosovë. Vehbi Miftari, për t’i argumentuar deri në detaje trajtesat e shtruara, jep një varg shembujsh nga autorë të njohur ndërkombëtarë, dhe jo ata çkado, por nga pjesa më elitore e gazetarisë. “Teknikat themelore të shkrimit” të Vehbi Miftarit duhet të konsiderohet një libër-referencë për t’u bërë pjesë e gazetarisë së mirëfilltë…

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


[ Edited Mon Feb 15 2010, 04:47AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 09 2010, 01:12PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Koço Danaj sjell “Shqipërinë natyrale”



07/02/2010

Libri i ri, që trajton platformën e bashkimit të shqiptarëve
“Një Shqipëri natyrale, që do të përfshinte të gjitha territoret e marra nga fqinjët, është një realitet njerëzor që duhet të kthehet dhe në realitet gjeopolitik”. Kështu ka deklaruar dje Koço Danaj, publicist dhe studiues, i cili ka promovuar librin e tij, “Platforma e Shqipërisë Natyrale”, eveniment ku kanë marrë pjesë 100 të ftuar nga të gjitha partitë politike, nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi etj. Sipas Danajt, platforma e Shqipërisë natyrale bazohet në trashëgiminë pozitive të shqiptarëve, që nga epoka e Skënderbeut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Platforma është botuar në pesë gjuhë: shqip, anglisht dhe në gjuhët ballkanike fqinje, greqisht, serbisht dhe maqedonisht. Danaj tha se pas pavarësisë së Kroacisë, Bosnjës, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, shteti jugosllav u shpërbë dhe marrëveshjet që i morën toka Shqipërisë dhe ua dhanë Jugosllavisë, nuk janë më të vlefshme, ndaj është koha e shtrimit të idesë së Shqipërisë natyrale. Koço Danaj, edhe pse hedh një ide shumë të guximshme, që pakkush e mendon të realizueshme, thekson se “kjo arrihet duke bërë dialog me këdo dhe për gjithçka, pa vendosur fillimisht ndonjë gjë”. Në librin e Danajt theksohet se “Shqipëria natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës, siç është sot në paqebërësin kryesor të rajonit të Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevojë për paqebërës dhe jo për zjarrfikës. T’i caktosh kombit shqiptar rolin e zjarrfikësit, do të thotë se parashikon zjarre të tjerë në rajonin e Ballkanit”... Koço Danaj, një studiues dhe drejtues i Institutit të Prognozave Rajonale, ka një përvojë të gjatë në çështjet e shqiptarëve dhe madje ka punuar edhe si këshilltar pranë ish-kryeministrit, Ilir Meta.


©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


[ Edited Mon Feb 15 2010, 04:38AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 10 2010, 07:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Mitrush Kuteli, shkrimtari i përjetshëm




Roland Gjoza | 09/02/2010

Shënime nga udhëtimet në memorie, III.
Roland Gjoza në një rrëfim gjithë jetë na sjell pranë aromën e letërsisë së Mitrush Kutelit, dhe historinë e mënjanimit të veprës dhe të personit të tij.

Dhe diçka e panjohur: Çfarë ka lexuar Gjoza në dosjen e hollë të Paskos në Ministrinë e Brendshme? Tentativa për vetëvrasje në burg dhe ditët e fundit

Nuk e di ç'më kishte shkrepur të merresha me shkrimtarët minorë të viteve 30-të. Aty përfshihej dhe Mitrush Kuteli. Prej tij, pikërisht prej Kutelit e zgjodha atë temë. S'ke për të marrë notë të mirë, më tha profesori i letërsisë së huaj, nuk ke shumë të dhëna për ta, s'ke ç'thua.

Pra, Kuteli përfshihej te shkrimtarët minorë. Kjo më habiste, madje më trondiste fund e majë, më dukej si një keqkuptim i qëllimshëm. Ashtu ishte. Hiq dorë nga kjo temë, ose të paktën me Mitrush Kutelin mos u merr, ai ka qenë ushtar në armatën e Urdhrit të Hekurt. Ç'ishte ky Urdhër i Hekurt? Dhe këtë ma thonte fare hapur një profesor i dëgjuar i gramatikës historike. Ai mbahej hijerëndë, të ngelte në klasë, udhëtonte shumë jashtë.

Vetëm një profesor më buzëqeshi dhe më ra supeve: Mitrush Kuteli është më i madhi, për këtë shkak është i dënuar. Ka atë cenin në biografi, që është i sqaruar njëfarësoj. Po vazhdon të harrohet padrejtësisht. Ky ishte Nasho Jorgaqi që e vuante ndëshkimin e madh të Mitrush Kutelit.

Atalanta Pasko, vajza e tij, një pinjolle e denjë e estetikës së tij në kuadrin filmik, (ishte mjeshtre montazhi dhe regjisorët "grindeshin" për ta patur në filmin e tyre) i ngjante të atit, nuk donte të dukej.

Unë e hetoja në rastet kur më lidhte puna me të; një fytyrë e imët me hir aristokratik, një ndrojtje diskrete, një humbje me dashje për të mos rënë në sy, një arratisje edhe kur flitej për të, që zërat të binin në vesh të shurdhër, sepse ajo ishte vërtet një nxitje, po veç e pyetjeve pa përgjigje. Atalanta, i thoja, babai yt më pëlqen shumë.

Po pse? Ishte një pyetje sapak sfiduese, po edhe e mençur, sepse ajo kërkonte të dinte atë që s'dinte vetë. E shikoja në sy, më lidhej gjuha, kuptoja me njëfarë paniku se idetë e mija për të i kisha të pasistemuara.

Kam një baxhanak orëndreqës, i thashë duke përdorur një metaforë, gjyshi më kishte lënë kujtim një sahat, ia çova për ta parë, ai më tha se ishte i rrallë, tejet i shtrenjtë, i gjithi flori. E ruaj edhe sot si një relike të përjetshme, shpresoj t'ia le trashëgim vajzës. Po pse? përsëriti ajo pyetjen.

Sepse ai e rigjeti gjuhën. Ajo qeshi me njëfarë djallëzie, ose ashtu m'u duk, më tha se shiu kishte pushuar dhe iku. "Xha Brahua i Shkumbanores", "Vjeshta e Xheladin Beut"... të paktën t'ia kisha përmendur si tituj, po pse iku ashtu?

Nuk e kuptova kurrë. Edhe në temën e diplomës kisha marrë tetë, jo dhjetë, siç shpresoja, sepse kisha ngritur lart vlerat e Mitrush Kutelit, madje kisha guxuar të theksoja se, siç kishin dalë nga "Manteli" i Gogolit shkrimtarët e mëdhenj rusë, po ashtu kishin dalë prej "Vjeshta e Xheladin Beut" shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë.

E kisha tepruar? Jo, aspak, po të mendosh se ai kishte krijuar kryeveprën, një nga majat e pakta të letërsisë shqipe, "Tat Tanushin".
Pandi, i biri, mbante çelësin e sëndukut ku ishin dorëshkrimet e shkrimtarit. Do të dalin, Roland, nuk janë pak, ke për të parë së shpejti një kryevepër. (E kishte fjalën për Tat Tanushin).

Pinim kafe në këmbë dhe ai, tejet i qetë dhe i dashur, gati i pafjalë, më shpjegonte shkurt me një emocion si të fshehur, pa e përmbajtur një lot në sy, se babai kishte ikur thuajse i detyruar.

E bija e tij, Atalanta bënte pyetjen: Po pse? ndoshta e tejmahnitur me një prozë që vuante një dënim dhe ende nuk po i shpalleshin vlerat, po përkundrazi, lihej pothuaj kinse në harresë.

Ajo, nga bijë e djegur për babanë, që e la të vogël, kishte kaluar në lexuese, nga lexuese në kritike, nga kritike në një Akademi që e kishte emrin Mitrush Kuteli. Në këtë Akademi i kishte mbetur të bënte punën e ruajtëses së përkorë dhe ishte bërë e mbyllur, skrupuloze, sapak nervoze, adhuruese brenda saj dhe gati armike jashtë saj, përtej, me botën e heshtjes.

Dhe unë naivi, ai gjytyrymi i 8-ës në diplomë, i paralajmëruar për humbjen, po i pabindur prej inkurajimit që më jepte zëri i dytë besnik, nuk u hyja shkaqeve përse Kuteli, ky shkrimtar i madh mbahej ende në karantinë. Sapo që dikush si puna ime i afrohej dhe madje guxonte ta nxirrte prej andej, ndëshkohej.

Ishte leximi i Tat Tanushit (në botim "E madhe është gjëma e mëkatit") që më bëri të interesohem për fatin e jashtëzakonshëm të këtij shkrimtari. Ç'kishte ndodhur? I kishin shkuar një ditë në shtëpi dhe i patën thënë: Në emër të popullit je i arrestuar! S'kishte ironi dhe cinizëm më të hidhur t'i thoje një shkrimtari të madh se, populli, pra, personazhet e librave të tij, të gatuar prej dashurisë, qenë ngritur të lidhnin autorin e tyre, po prej dashurisë.

Se kështu u tha, gjithçka bëhej që ai të pastrohej nga e kaluara e errët dhe gabimet e rënda që i kishin kushtuar atdheut të punës mjaft telashe me vëllezërit jugosllavë. Kishte qenë aleat me gjermanët dhe armik i tyre, pastaj armik i jugosllavëve. Asgjë s'merrja vesh.

Vetëm diçka të mjegullt dija qysh nga ajo kohë kur, unë, një student i vitit të fundit të Gjuhë - Letërsisë me temën time të diplomës doja t'i hiqja Mitrush Kutelit cilësorin ideologjik që e klasifikonte shkrimtar minor.

Jeta ikën shpejt dhe moda flakërin si fushqetë marramendëse nga mëngjesi në mbrëmje dhe ti pret që ajo të shuhet, po ajo është e përjetshme për fatin e talenteve të vegjël.

Sërish humbi shkrimtari im i dashur, s'përmendej asnjëherë, nuk botohej, veç rrallë, gazetat dhe TV-të mbusheshin ngjeshur me politikë, politikë dhe sërish politikë. Sikur demokracia të kishte ardhur vetëm për politikën.

Shpërtheu me fanfarë festive, me një reminishencë topash lufte raca e politikanëve që u shumua kaq shumë, sa shtëpitë tona u bënë të vockla dhe ne u shndërruam në thërrime, ndërsa hapësirat jetike i pushtoi madhërishëm si piramidat e Gizës, Parlamenti, Kryeministria, Presidenca.

Në këtë atmosferë tejet mbytëse për artin e papërfillur unë mendoja e mendoja me vuajtje për shkrimtarin tim të dashur. Sa herë shkoja në Pogradec dhe xhiroja dokumentarë pyesja për shtëpinë e tij.

Ajo e Lasgushit ishte shitur për një krodhe bukë, ndërsa ajo e Mitrushit nuk gjendej, megjithëse unë u enda për kohë e kohë të gjata në kalldrëmet e qytetit të vjetër në kërkim të një shtëpie tipike pogradecare që kishte këmbë dhe bariste me një shkop sokakëve ku molloisnin plaka me të zeza. Ai pak qëndroi në shtëpi se ishte i ikur.

Bukuresht. Student në Ekonomi. Atje zuri brumët e atyre plakave të sokakëve, e atij liqeri blu me koran e belushkë, e atyre maleve me borë, e atij malli të ngrysur, e udhëve vetmitare me nga një diell në cergë e hëne të fjetur në gjurmët ajrore të nositit, me kisha ku dylli i qirinjve në kalldrëmet e plasura vinte nga çdo shtëpi.

Brumi erdhi e u fry, u poq e doli, po ai e dinte se nënë Elena me nam për brumërat e saj ishte ku e ku me të, prandaj s'u ndje, po sa herë kthehej në qytetin me ujë, i vinte veshin kallëzimeve, si shqiptoheshin, ç'lezet u kish akcila fjalë, se edhe fjala kishte shpirt dhe shpirti i fjalës duhej kuptuar, po me vuajtje e me durim, veç ngaherë me dëshirë e punë që të pajtohej kallëpi i shpirtit me fjalën e sokakut.

Këtë bëri dhe fare s'u ndje gjer në mbyllje të qepallës me vetëdijen se nënë Elena ishte ku e ku me të. Janë ato plaka sot e nesër s'reshtin së dali para portave herë me petë të tëhollura hollë nëpër duar, herë me kaçamakun e miturakut qepur pas fustanit të zi pahitur me pak mielli.

Ato s'dinë asgjë se si mund të jenë aq tërheqëse për një që kthehet me qillota e kapelle xhentëllmeni nga Bukureshti. Ai i shikon e u thotë ta përsëritin atë fjalë që shqiptuan, po ato si të llastuara e të gabuara përsëritin gjestet e vajzërisë, aq i ëmbël e miklues është ai zë.

Flasin e flasin dhe s'e kuptojnë si ai djalë aq i pashëm e i urtë, u vë veshin llomotitjes së tyre që del prej asaj goje të vënë, si i shkëlqejnë sytë e u përhin atë djaloshin tebdil të asaj kohe që u mori mendjen e iku në mërgim.

Kështu iknin djemtë, po ky ishte ndryshe, veç u zgjonte kujtime të moçme me atë afrim dhe mahnitje që tregonte, po dhe i zhgënjente sapak, se ai s'kërkonte atë që ato pandehnin, peng i mbetur hidhur prej motmotit, po luste fjalën e tyre, atë rrëfimin popullor, thurur me penj të artë.

Secila prej plakave kishte ndonjë xhevahir për të nxjerrë dhe ai u ofronte një guaskë që e mbante në pëllëmbe të dorës dhe kur ato mbaronin ai mbyllte kapakët e asaj guaske vezulluese e shkonte, ikte i bekuari dhe ai në kurbet. Po s'qe si të tjerët, jo, qe ndryshe, u merrte fjalën, ja, kaq.

Ata, mavritë, ata të tjerët, të merrnin zemrën dhe hiç, s'u bëhej ta kthenin. Plakat e sokakëve s'e kuptonin, korbat, që zemrën e paskeshin patur te fjala dhe vjedhësi pat qenë ai i Paskove, ai që e mbanin për deli djalë.

Kështu kish ngjarë me Mitrushin, kishte patur shtëpi të gjitha shtëpitë me sokak të Pogradecit ku dilnin plakat me të zeza. Po këtë nuk e tha. S'kish si ta thoshte. E pse ta thoshte kur s'ia kaloi e s'ia kaloi dot Elenës. E pati dhe ai një më të madhe se veten.

Po t'ia thonin Elenës këtë thagmë, ajo do të qeshte me gaz e s'do të pushonte së qeshuri, se s'do t'i besohej kurrsesi të ishte më e madhe se Mitrush Kuteli i librave të shtypur e të lidhur që kishin nga pas dhe atë çmimin sa një buke dyzeçe, se aq kushtonte një libër i trashë sa Xinxifillua. E, sa e koklavitur kjo puna e librit! E shkruan dhe ke brenda jetën e tjetrit treguar nga një tjetër.

Ai Xheladin Beu aty në sokak në ndajnatë ndanë liqenit bëri këmbë nga goja e mëmë Jorgjicës e u shtua prej ndrikullë Anës, që e pat dëgjuar nga e veja e Paput, po edhe ajo se kish patur me tamam, se e veja e furrxhiut, Kulja, e dinte ndryshe fundin e beut dhe e rrëfeu, po u kundërshtua me bubutimë nga mëmë Sofika, që qëronte patate në sokak dhe nuk mënoi të përshkruante natën e parë të beut me Sheqeren dumbushqerre më parë se ai të binte në jatak me atë të brydhtën virgjëreshë, çupkë e bardhë borë, e plotë, pa fare naze e zjarr të ndezur, krejt e pa vënë dorë, si ajo kukulla e mbyllur në kuti.

Një version rrëzonte tjetrin, po të gjithë ishin art i pasitur, krrunde plot, guriçka e barishte, po ama miell, miell nga ai lloj që bëhet bashbakllavaja e dasmave dhe ato bukët me zemër brenda që i jepeshin pa gdhirë bashkë me një copë kartë atij tebdilit allafrënga që nisej sërish për kurbet.

E dija këtë ecejake të Mitrushit nëpër portat me llamburitje të dridhshme liqeri, nëpër portat e drunjta me shkurre trëndafilash e kalldrëmet me kisha të vogla dhe më vinte të thërrisja: o, po ku është shtëpia e Mitrushit?

Askush s'ta tregon, sikur harresa të jetë shtrirë prej zakonit dhe mbi shtëpinë e tij të lindjes. Kjo duket kaq poetike sa s'ke ç'mëson më tepër. Po veç një gjë duhet të dimë, se ai mori stilin e të rrëfyerit të sokakëve. Mund ta quajmë stili i sokakëve.

E mori me vete në Bukuresht, se atje nis të shkruajë prozë, pikërisht ditën që e veshën ushtar, merreni me mend, një student i thirrur me urdhër ushtar në armatën e Urdhrit të Hekurt të mbretit rumun, që për fatin e tij të mbrapshtë ishte e inkuadruar si aleate në ushtrinë gjermane. E çfarë pastaj? Ai luftonte për Rumaninë dhe s'i interesonin aleancat.

Këto i mësova në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Një dosje e hollë, ku më tërhoqën vëmendjen tre fakte. Në kohën e pushtimit gjerman Mitrushi punonte në bankë. Kundërshtoi grabitjen e arit dhe u përndoq për t'u vrarë.

Tema e diplomës që kishte mbrojtur në Bukuresht për doktoraturë në Financë ishte rreth 400 faqe. Në kohën e Partisë së Punës ishte kategorikisht kundër që dinari jugosllav të shkëmbehej me ar.

Në qeli, krejt i paqartë për motivet e akuzës, ose më mirë krejt i bindur për absurditetin dhe keqkuptimin, në rrethanat e asaj kohe kur ai që futej në burg merrte më qafë familjen, preu damarët e duarve që të vdiste.

Këtë e bëri që të shpëtonte gruan dhe fëmijët nga turpi, poshtërimi, ndalimi i të drejtave, arsimimi, uria, e ardhmja e errët. Ndërkohë që bënte vetëvrasjen e sigurtë, një nga rojat i solli ushqimin një orë përpara, ngaqë atë ditë ishte festë, dhe ai nuk bëri sikur s'e vuri re qëndrimin e tij të çuditshëm: i ulur në gjunjë, i mbledhur kruspull, i verdhë dyllë në fytyrë e me sytë lart, ndoshta duke lëshuar një lutje të fundit drejt atij tavani të qelbur për t'ia përcjellë qiellit.

Rëndom në këto raste njeriu që po ikën bëhet i ngjashëm me frikën që na pushton herë-herë kur vdekja na vjen si parandjenjë. Ndoshta kjo arsye mund të qe njëra nga ato nxitje vullnetare që e kaplojnë njeriun për veten, po në raste të tilla për tjetrin. Ky keqkuptim nganjëherë është shpëtimtar. Roja e pikasi me vërejtje dhe zbuloi gjakun që i rridhte poshtë.

Mitrushi shpëtoi. Po asgjë nuk ndryshoi, mendimi i parë i vetëvrasjes veçse u shty në kohë.
Atë e lanë të përkthente, vetëm të përkthente dhe urdhri i pashpallur ishte të mos shkruante e botonte libra origjinalë, veç rrallë e në kohë oportune.

Proza e tij shkëlqente në sënduk, ai ishte i vetëdijshëm se prej librave që kishte botuar para çlirimit po ushqehej një aradhë e tërë shkrimtarësh. Heshtja për këtej nga vetja, pak zhurmë andej nga përkthimi ku ai dilte me emrin e vet, Dhimitër Pasko, si për t'iu thënë se aty ishte i vërteti.

Gjysma reale e sëndukut u mbyll me kyç dhe kyçi iu dha djalit. Merre, bir, ndonjë ditë hape dhe kujdes, shumë gjëra ndoshta nuk janë thënë mirë, kanë nevojë dhe për një dorë... Unë e di si po iki pa i parë vetë... po jam i sëmurë ... dhe... Këtë të fundit nuk ia tha.

Po veç miqve me një gjysmë zëri. Ai ishte vërtet shumë i sëmurë, më tepër prej heshtjes e harrimit. I përkorë dhe skrupuloz si për vete dhe në përkthim: "Shpirtra të vdekur" e "Tregimet e Petërburgut" të Gogolit, "Rruga e Mundimeve" trilogji të Aleksej Tolstoit, "Kujtimet e një gjahtari" të Turgenievit, "Tregimet" e Gorkit, "Vërshimet e lumenjve" të Paustovskit, "Zotërinjtë Golloviove" të Shçedrinit, e shumë e shumë të tjerë për të siguruar bukën e gojës në një vetmi e izolim prej murgu. Nuk duhej as të shfaqej.

Në një kohë kur asgjë s'po ecte në familjen e tij, po vetëm pengesa e kufizime pafund, ai e kuptoi me intuitën e shkrimtarit të madh se qenia e tij ende e gjallë, ishte pengesë e pakapërcyeshme për fëmijët.

Merreni me mend çfarë tragjedie: një njeri kaq i ditur, një shkrimtar i përjetshëm, një shpirt i vuajtur gjeniu, i detyruar të jetojë në harrim dhe i pëshpëritur të ikte e të humbte në harrim të harrimit, pra, i përfolur kaq shumë për ekzistencën e tij fizike, merrte sinjale e mbushej me parandjenja se në këmbim të familjes, të një dritëze për ta, duhej të sakrifikohej përfundimisht. A mund të besohet? Kurrsesi. Po sigurisht që besohet. Ky antagonizëm i përçudshëm ishte vetë koha.

E di dhe berberi i tij, Faja i Broduejt, i asaj rrugës që kishte një pikë te Xingoni dhe një pikë tjetër te këndi i pazarit të vjetër. Aty vërtiteshim në ditët e tij të fundit.

Faja e dinte, se atij i hapeshin të gjithë, ishte një burrë i madh i bukur si ato personazhet e "Tre shokë", të Remarkut, shumë i trishtuar, shumë i sëmurë, më tha se më linte peng flokët e fundit. Kur le flokët, le fuqinë. Duhet të largohem përgjithmonë, Faje. Faja nuk fliste, shprehja e fytyrës së tij shprehte shumë, sipas gjendjes, ajo ishte ngushëlluese, ironike, dashamirëse, po gjithmonë besnike.

Nuk më la bakshish. Ishte hera e parë që nuk më la bakshish. E kishte humbur. E kuptova që s'do ta shihja më. Po unë nuk e dija rëndësinë e tij, po veç e ndieja se më ngjallte shumë respekt.

Pastaj Faja më kishte treguar diçka tjetër që më bëri përshtypje: Faje, më tha, po ecja në rrugën time, ra errësira dhe dola, frymëmarrja po më mundonte, isha shumë i trishtuar, kur një njeri ndaloi, më ndoqi dhe më pëshpëriti: Akoma gjallë je ti? Dhe skërmiti dhëmbët. Turpi ishte gjëja e parë që ndjeva, ai më vriste më shumë, turpi.

Është viti 2010-të, kaloj nëpër Nju Jork me tren, me autobus, me makinë, më këmbë, Mitrush Kuteli është shkrimtari që më vjen më pranë, e ndjej më shumë, them me bindje të plotë se ai më tepër se kudo ndjehet dhe shijohet plot e përplot në mërgim.


Nuk di si ta shpjegoj, ndoshta kjo ndodh nga malli, se ai është shkrimtari i përjetshëm që di të përshkruajë mrekullisht Shqipërinë e përjetshme, për të cilën ne nganjëherë na zë frika se mos e harrojmë.
Nju Jork 2010

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Mit’hat Frashëri, një apologji për shqiptarët

» Vendosur: 10/02/2010 - 08:55

alma mile

I njohur si polemist, si njeri që nuk tutej të përballej me këdo, të thoshte hapur mendimin e tij, në vitin 1919, në Lozanë, një nga intelektualët më të shquar të Shqipërisë së fillim shekullit XX, ulet të shkruajë për cilësitë e shqiptarëve. “Shqiptarët” (“Les albanais dans leur pays et à l’etranger”) titullohet vepra e Mit’hat Frashërit (Lumo Skëndo), e cila vjen në shqip si pjesë e koleksionit “Memorie” të shtëpisë botuese “Zenit”. “Shqiptarët”, i përkthyer nga origjinali në gjuhën frënge nga Ferdi Tirana, është një lloj apologjie që mendimtari shqiptar i bën bashkëkombësve të vet, në një kohë të trazuar. Vende-vende mund të duket patetik, por kjo për një kauzë të drejtë. Është viti 1919, Shqipëria ka kaluar kohëra të turbullta në dy dekadat e para të shek. XX, copëtime territoriale, ndërrime qeverish, princër të dështuar, luftëra ballkanike e botërore. Dhe Frashëri merr përsipër t’u tregojë të gjithë atyre që shqiptarët i quanin “barbarë, të egër, etj”, se kjo nuk është e vërtetë. Dhe këtë e bën jo thjesht duke u bazuar në mendimin e tij personal, por duke cituar studiues, historianë, udhëtarë të huaj, që kanë kaluar në Shqipëri, apo kanë shkruar për të. Libri paraprihet nga një parathënie të Eugene Pittard, i cili e vlerëson shumë kërkesën që Frashëri i bëri aso kohe për të shkruar disa reshta për librin e tij. Në këtë libër të shkurtër Frashëri mundohet të vërë në dukje cilësitë më të mira të shqiptarëve, si nderi, sqima, solidariteti, etj, por nuk ka sesi të mos ngrenë krye edhe prapambetja, mentaliteti mesjetar, etj.
“I lutemi lexuesit të ketë pak durim për të na lejuar që të përshkruajmë këtu një pjesë të librit të Brailsfordit që flet për karakterin e shqiptarëve: “Ndjenja e nderit tek shqiptari nuk është krejt e jashtme. Ai mund të vrasë, pa e vrarë ndërgjegjja, nëse ofendohet, siç e pësuan në kurrizin e tyre oficerët turq dhe konsujt rusë, dhe nëse vrasësi, një i jashtëligjshëm i vetmuar, e konsideron këtë veprim si armiqësor ndaj fisit, ai do të luftojë deri në fund, më mirë se sa t’u dorëzohet autoriteteve. Ai është gjithashtu i përpiktë në fjalën e dhënë. Për ta mbajtur këtë fjalë, ai do të përballojë vetë çdo rrezik dhe fisi e ndihmon atë me çdo sakrificë. Është jashtëzakonisht mesjetare, pa dyshim, kjo ndjenjë nderi tek shqiptari; ka mizori dhe çmenduri gjakësore, por ka njëfarë dinjiteti të brendshëm të një shpirti kalorësiak...”, shkruan ai. Ndër të tjera ai i referohet mendimit të Frederik Gilbert, i cili në librin e tij “Vendi i shqiptarëve dhe historia e tyre” shkruan ndër të tjera se “ka midis shqiptarëve njerëz që kanë një aftësi kaq të madhe për tregti saqë mund të konkurrojnë edhe çifutët”. Mit’hat Frashëri na kujton edhe ca tradita të mira, që në kohërat moderne kanë filluar të zbehen. “Në Shqipëri nuk ndodh që një nënë, motër, hallë apo teze të braktiset nga njerëzit e vet. Gratë dhe pleqtë mbahen gjithmonë nga fëmijët dhe në mungesë të tyre nga nipërit, kushërinjtë, madje deri në një shkallë edhe më të largët ndonjëherë... Ky solidaritet i madh i familjes e shpjegon qartë solidaritetin e klanit dhe atë të kombit. Dy shqiptarë të krahinave të ndryshme dhe feve të ndryshme, që takohen jashtë shtetit, konsiderohen si vëllezër; ata do ët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe do të ndajnë mes tyre deri edhe paranë e fundit. Në Shqipëri, grindjet lokale dhe hakmarrjet nuk e ulin këtë djenjë” thotë Frashëri. Ai e njihte mirë natyrën e shqiptarit dhe qysh aso kohe ai zbërthente psikologjinë e tij. “Për të vlerësuar më mirë aktivitetin e shqiptarëve, qëndresën e tyre ndaj lodhjes, këmbënguljen në punë, ata duhet t’i njohësh jashtë atdheut, atje ku puna e tyre çmohet më mirë. Shqiptari ikën jashtë Atdheut me lehtësi, jo se ai emigron, po ai shkon të kërkojë fatin gjetiu dhe është mbase ky eksod që pengon vendlindjen e tij që të kultivohet më mirë. Është gabim të mendosh se shqiptari kërkon jashtë një punë ku ai mund të përballojë shumë mundime. Viktor Berardi ka thënë plot frymëzim dhe me shumë arsye: “Bullgarët janë të shëmtuar dhe të zymtë... kostumet e tyre, pa hire e pa lezet, janë qëndisur në mënyrë të trishtuar me ngjyrë të gjelbër të errët dhe të zezë. Sa i bukur duket pranë tyre shqiptari me veshje të kuqe, tek vjen para nesh madhështor mbi kalin e vet, pushkën e vendosur anës shalës, me një pamje prej fitimtari dhe me ecje prej zotnije. Ai vjen nga Korça dhe pa asnjë pasuri tjetër veç pushkës dhe trimërisë shkon të kërkojë fatin në Stamboll. Ai do të bëhet zaptije, prefekt, ambasador, mbase vezir i madh dhe kudo do të mbajë rangun e vet”.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


[ Edited Mon Feb 15 2010, 04:37AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 12 2010, 06:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Botohet në Londër antologjia e poezisë shqipe

11/02/2010

Botohet në Londër antologjia e poezisë shqipe

Janë përfshirë krijimet e periudhës postsocialiste
“Eagle’s Voices” (Zërat e Shqipes) është antologjia e poezisë bashkëkohore shqipe, e botuar anglisht këto ditë në Londër, nën kujdesin e publicistit, poetit dhe studiuesit Fatmir Terziu. Kjo është një përpjekje e parë, por e rëndësishme për njohjen e kontributeve letrare të disa prej autorëve më të spikatur të periudhës post-soc-realiste nga një publik i huaj, konkretisht ai anglez. Sikundër shkruan z. Terziu në parathënien e kësaj antologjie: “media dhe poezia përgjithësisht njihen si pikat nevralgjike dhe aspektet më të rëndësishëm të kulturës së një kombi dhe kultura nga ana tjetër përbën një ndër elementët bazë të identitetit”. Kjo antologji përfshin poetë të konfirmuar nga kritika letrare ndër vite dhe emra të shquar si Xhevahir Spahiu apo Fatos Arapi, ashtu sikundër dhe prurje të reja me kontributet e tyre poetike. Shtrirja gjeografike është vërtet e larmishme, duke përfshirë shqiptarë nga të gjitha trevat e Ballkanit, si dhe autorë të diasporës, të cilët prej vitesh kanë kontribuar në antologji të ndryshme, apo kanë botuar përmbledhje poetike në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ky vëllim është gjithashtu i rëndësishëm, pasi jep një prezantim me idenë e identitetit shqiptar në poezi, memories që mbruhet në fushën poetike, kulturës si dimension midis poezisë dhe medias, aspekti i formacioneve të fuqisë që në gjuhën e Foucault janë rregullat e fuqisë dhe materiali që vjen si pasojë e rregullave poetike. Idetë ngjisin, ato që mbrujten në formën e vargut apo të prozës shpesh janë ato që mbeten, pasi proceset e memorizimit, pra të një historie që nuk rrjedh në akse vertikalë, linearë dhe të ngurtësuar, por në rrafsh horizontal, fluid, sikundër dhe vetë identitetet e shumëfishta, janë të përtypshme nga një masë më e gjerë njerëzish dhe krijojnë një qasje më miqësore, më të përtypshme për publikun, në këtë rast atë anglez. Tematika e poezive të përfshira në këtë antologji variojnë nga ato me karakter universal deri tek ato me karakter kombëtar si poezia e mirënjohur e Fatos Arapit “Atdheu” apo “Rrënjët” e shkrimtares dhe poetes Vilheme Vranari. Gjithashtu poezi të shkruara nga poetë të diasporës, si ajo “Londër” e Fatmir Terziut apo “Nju Jorku i patretshëm” i poetit dhe botuesit Petraq Risto sjellin flladin dhe aromën e vendeve të largëta ku autorët prej vitesh kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë. Gjithashtu tematika e trajtuar është e larmishme ku trajtohen simbolikisht tema të tilla universale si dashuria, jeta, vdekja, malli, pavdekësia deri te gjërat e vogla të jetës. Të tjerë poetë, pjesë e kësaj antologjie, janë Sazan Goliku, poeti dhe gazetari kosovar Agim Gjakova, poetja Ilirjana Sulkuqi apo Rozi Theohari.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 15 2010, 04:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Lleshanaku: Shkrimtarët përballen me problemet e mbijetesës



Elsa Demo | 15/02/2010

"Child of nature" është libri i dytë i Luljeta Lleshanakut që botohet në Amerikë. Një bisedë për çështjet e përkthimit, përballjen në një kulture tjetër, për modelet njerëzorë në poezinë e saj, për çmimet kombëtare të letërsisë dhe gjendjen ku ndodhen krijuesit shqiptarë

"Child of nature" është libri i dytë poetik i Luljeta Lleshanakut që botohet pas "Fresco"-s në Amerikë, nga e njëjta shtëpi botuese, New Directions. Autorja është kthyer nga SHBA ku pati dy lexime të "Fëmija e natyrës" në fund të janarit, një në Nju Jork dhe tjetri në Las Vegas, ku Lleshanaku po ndjek studimet në Black Mountain Institute.

Ajo pohon se tek "Fëmijët e natyrës" 2006, është përpjekur të risjellë një përvojë personale të modeleve njerëzore që kanë ndikuar në formimin e saj. Në këtë kuptim poezia e saj është një lëndë e pasur jetësore që përpunohet nga mjete të një intuite akoma jo e nënshtruar nga dija dhe kultura.

"Lleshanaku nuk jeton në të shkuarën e ashpër dhe klimën brutale e fëmijërisë. Përkundrazi, ajo i thur lavde larmive të përvojave të reja, duke mbushur vjershat e saj me një figuracion të fuqishëm dhe vizione të befasueshme.

Kjo nuk do të thotë se ajo e shpërfill botën e shëmtuar jashtë derës së vet; ajo e tejkalon atë dhe e transformon në imazhe universale të së bukurës, të së vërtetës dhe të shpresës.", thuhet në pasthënien e botimit anglisht.

Me këtë rast biseda me Lleshanakun shtyhet edhe në temat e ditës për letërsinë, çmimet kombëtare, gjendjen e prodhimit dhe gjykimit të krijimtarisë.

Cila është historia e botimit anglisht të këtij libri?

Libri i cili sapo u promovua ne Shtetet e Bashkuara quhet "Child of nature" ("Fëmija i natyrës" ne shqip), një përkthim i vëllimit tim "Fëmijët e natyrës" i botuar në shqip në 2006 dhe i një grupi poezish të reja, të cilat i kam shkruar gjatë dy viteve të fundit.

Libri botohet nga i njëjti botues, i cili botoi edhe vëllimin tim të parë "Fresco". Në të vërtetë, të gjashtëdhjetë poezitë e librit, janë tashmë të botuara në revistat amerikane gjatë viteve të fundit; më e fundit është revista "American poetry review", e cila do të botojë së shpejti poemën "E hëna në shtatë ditë".

Kështuqë, e kisha kaluar njëlloj testi para se botuesi të vendoste për librin e dytë. Por gjithsesi, duke pasur parasysh krizën ekonomike në SHBA, rënien drastike të numrit të botimeve deri në falimentim të botuesve, druhesha se ishte momenti i gabuar për aplikim, ose së paku, e dija se zgjedhja do të ishte shumë selektive. Megjithatë, nëse libri do të refuzohej, nuk kisha ndërmend të kërkoja ndonjë botues tjetër. Refuzimi do të ishte një shenjë që botuesi priste diçka më cilësore prej meje.

Por siç u pa, gjërat shkuan mirë dhe në fund të janarit libri u promovua në Las Vegas nga Black Mountain Institute dhe në New York City.

Një nga gjërat që më bën të ndjehem mirë me këtë libër nuk është një botim tjetër amerikan, por një botim tjetër nga Neë Directions, që është një nga botuesit më të njohur, me një traditë shumë të respektuar botimesh, duke filluar nga Ezra Pound dhe William Carlos Williams e deri tek Neruda, Bei Dao, Eliot Weinberger, Octavio Paz, Michael Palmer, Denise Levertov, etj.

Me çfarë vështirësish ndeshet një poet gjatë përkthimit në një "gjuhë të madhe" si anglishtja?

Të dy librat e mi në anglisht nuk janë përkthyer nga një përkthyes i vetëm. Në librin e parë kanë bashkëpunuar një grup përkthyesish, (ndër ta Uk Zenel Buçpapaj) dhe Henry Israeli.

Ndërsa libri i dytë është bashkëpunim midis dy përkthyesish: nga shqipja në anglisht është përkthyer nga Shpresa Qatipi (pedagoge në Universitetin e Tiranës) dhe nga Henry Israeli, i cili le të themi që bën redaktimin poetik në Anglisht, duke u bazuar në përkthimin literal (ose fjalë për fjalë).

Duket pak e çuditshme, por është zgjidhja e vetme në kushtet kur është e pamundur të gjendet një përkthyes që është anglishtfolës i lindur, i cili të njohë shqipen po kaq mirë në të njëjtën kohë.
Megjithatë përkthimet janë pëlqyer deri tani.

Në leximin në New York fjala vjen, kishte edhe shqiptarë, të cilët i dëgjuan të dy variantet, dhe më dhanë të kuptoj se përkthimi është mjaft i mirë. Megjithatë unë besoj se në të ardhmen, nuk do të jetë kaq problem, pasi një brez i ri studentësh të cilët janë larguar pas '90-ës, do të jenë pikërisht ata që do të jenë përkthyesit e ardhshëm të letërsisë shqipe.

Fjala vjen, më bëri përshtypje shumë të mirë Ani Gjika e cila erdhi në leximin tim nga Bostoni, një poete e rritur atje, që studionte për master në një universitet amerikan, e cila kishte zgjedhur poezinë shqipe të shkruar nga gratë, si temë diplome. Shumë inteligjente, ambicioze dhe e vetëdijshme për kulturën nga vjen.

Cilat janë sfidat e përballjes me një kulturë tjetër?

Është një pyetje me vend, sepse në një farë mënyre, kjo është edhe domethënia e këtij botimi. Një botim në SHBA do të thotë konkurrencë brenda një kulture treqind milionëshe. Kemi të bëjmë me një shtet multikulturor, i cili nuk kuptohet ndryshe vetëm si sintezë kulturash.

Madje edhe mjeshtërit e letërsisë së Europës Lindore, i kam lexuar në botimin e tyre në Anglisht. Flas për Mendelshtamin, Herbertin, Ricosin, Shimborskën, Ahmatovën, Pasternakun. Atëherë shtrohet pyetja se çfarë mund të ofrosh të re ose ndryshe për një kulturë të mbingopur të kësaj natyre?

Ose si mundet të përballësh me sukses këtë sfidë përballë një audience që është kaq e informuar. Dhe ta mendosh pastaj që vetëm 4% nga letërsia e huaj, përkthehet në Amerikë.
Ajo që kam kuptuar është se botuesi amerikan kërkon autorë të cilët sjellin një perceptim origjinal të botës.

Audienca kërkon një mesazh, ide të qarta, të cilat arrijnë të kapërcejnë eksperiencën individuale. Shkurt, ne nuk mund të habisim më lexuesin perëndimor me historinë tonë; natyrisht që ajo ka peshën e vet, por, vetëm kur përmes saj zbulohet një ide origjinale, e cila përputhet me konkluzionet e njeriut në të gjithë botën. Arti është konkurrencë idesh, jo eksperiencash ose impresionesh.

Nga ana tjetër, duke qenë në një kontakt intensiv me letërsinë amerikane, jam përpjekur që mos të asimilohem nga shijet apo preferencat e mia. Në prezantimin tim të fundit thashë: po mësoj shumë nga letërsia angleze dhe amerikane, por kur shkruaj, përpiqem të shkruaj si shqiptare. Është çështje personaliteti, të cilin pa e kuptuar e reflektojmë dukshëm edhe në gjërat që shkruajmë.

Duke e rilexuar sot këtë libër të vijnë të gjalla portretet e prindëve, burrat dhe gratë, shtëpitë dhe komunitetet e vogla që mbanin bashkë njerëzit. Një koment për "të afërmin" që zë kaq vend në poezinë tënde.

Shkrimtari, për mendimin tim, nuk mund të shpikë një realitet tjetër me imagjinatë, sepse do të dështojë. Jam përpjekur pikërisht të risillja në poezi atë që unë njoh, përvojën time. Dhe nuk ka realitete artistikë dhe realitete banalë.

Çdo gjë mund të konvertohet në art, duke nxjerrë idetë, mesazhin, rregullat-nervin që na mban të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen, po aq sa edhe më njerëzit dhe shoqëritë paralele. Dhe "Fëmijët e natyrës" të cilit ju po i referoheni konkretisht, është tamam një gjë e përafërt: risjellje e gjithë karaktereve të cilët kanë ndikuar dukshëm në formimin tim.

Por qëllimi nuk është ky; qëllimi është për të treguar gjithë atë vitalitet njerëzor që ka ky popull, të dëshmuar brenda një periudhe të gjatë izolimi, kur nuk kishte mbetur asnjë pikë referimi për t'u mbajtur ose ngushëlluar (as fe, as e nesërme), i cili e gjente motivimin vetëm në dinjitetin njerëzor.

Të mbetesh njeri i mirë, të mos thyhesh, të rezistosh, vetëm për hir të dinjitetit njerëzor-një test i vështirë për t'u përballur por shumë kuptimplotë. Unë besoj se lexuesi në të gjithë botën frymëzimin e kërkon në modelin njerëzor, në gjithë atë forcë që fshihet brenda njeriut, e që shfaqet në disa situate të caktuara. Në një rrafsh më të gjërë, secili nga karakteret përfaqëson një aspekt të jetës njerëzore: lindja, vdekja, martesa, dashuria, mbijetesa, ndarja, etj.

Në këto poezi ka një fëmijë vëzhgues, një fëmijë që rritet, një vajzë që bëhet grua. Si do ta përkufizoje ndryshe këtë personazh tëndin introvert?

E gjithë poezia është një metamorfozë, një kthim në gjenezë, jo në kuptimin kohor, por në kuptimin metafizik-si një kthim në formulat bazë që përbëjnë modelet e sjelljes njerëzore.

Duket sikur nuk ka mbetur më asgjë për të shkruar, pasi qoftë edhe vetëm mitologjia klasike, i ka ezauruar gjithë modelet e sjelljes dhe ka krijuar sistemin e tyre të klisheve. Por, sidoqoftë, këtë ofron arti: një riformulim të asaj që ne tashmë e njohim, duke iu referuar përvojës sonë personale. Ose le të themi, një konfirmim i vazhdueshëm i historisë dhe kodit të sjelljes njerëzore.

E kthimi i herëpashershëm në fëmijëri, që sa vjen dhe bëhet më i dukshëm, është një përpjekje për të sjellë të pastër formën e parë të perceptimit të botës, të pandikuar nga shtresat e përvojës apo edukimit. Është vlerësimi në shikim të parë, i cili edhe pse intuitiv, me sa duket është më i sakti. Dhe në art intuita nganjëherë është pothuajse gjithçka.

Në janar u mbyll procesi i vlerësimit të letërsisë shqipe i një viti të tërë. Ministria e Kulturës dha çmimet. Keni ndonjë koment mbi këtë situatë që i përket krijimit dhe gjykimit?

Prej vitesh, është krijuar një precedent shumë i dëmshëm i modelit të jurive letrare: nga pesë anëtarë, vetëm dy prej tyre janë shkrimtarë. Prej vitesh, juritë letrare drejtohen nga të njëjtët njerëz, që ose janë përkthyes, ose i përkasin botës akademike. Nuk e di se ku e kanë gjetur këtë model kaq cinik dhe fyes.

Si mundet një përkthyes apo një pedagog (qoftë edhe i letërsisë) të gjykojë shkrimtarin pa pasur asnjë kontribut personal si shkrimtar, pa dhënë as edhe një provë letrare? Si mundet t'i besohet një gjykimi të tillë?

Në të gjithë botën juritë përfaqësohen nga prozatorë shumë të suksesshëm kur gjykohet proza, dhe poetë, kur gjykohet poezia. Kaq, dhe gjykimi është i padiskutueshëm! Nëse flitet për kritikë, atëherë unë do të mbetem në pohimin e po këtyre individëve, që akoma nuk kemi një kritikë të re në gjendje të përcjellë zhvillimet letrare. Por atëherë çfarë përfaqësojnë ata?

Nuk po e vë në dyshim nivelin e njohurive të tyre mbi letërsisë, por të drejtën legjitime për të "bërë zotin në shtëpinë e tjetrit". Kështuqë, qoftë edhe vetëm nga ky fakt, vendimet e jurive paragjykohen.

Pastaj nuk na vjen çudi që gjatë dhënies së çmimeve dëgjojmë motivime të tilla nga më absurdet për një çmim kombëtar, si "këtë vit nuk do t'ua japim atyre që tashmë janë të afirmuar e të pranuar nga audienca, por atyre që kanë qenë jashtë vëmendjes" - që dëgjuam para katër vjetësh prej kryetarit të jurisë. Ou! Çfarë do të thotë kjo?

Cila është ajo juri e cila del mbi tregun, median, vlerësimin publik, suksesin letrar? Me ç'kritere u matka atëherë vlera letrare? E deri tek mungesa e transparencës, kur nuk përmenden as kandidatët midis të cilëve zgjidhet fituesi, nga frika e një "auto-goli" para opinionit publik.

Për të mos thënë pastaj atë të fundit fare, por jo më pak të rëndësishme: drejtimi i jurive letrare nga njerëz të politikës, që do s'do, mund të deshifrohet si kontroll i politikës mbi kulturën, e papranueshme për një shtet demokratik.

Pra, në vend që çmimet letrare të luanin një rol nxitës dhe paraprirës të zhvillimeve letrare, në të kundërt, kanë ruajtur një rol regresiv.

Si mund t'u prijnë çmimet zhvillimeve letrare?

Në Shqipëri zakonisht çmimet nuk merren seriozisht dhe kthehen në objekte batutash. Do të ishte në nderin e jurive në radhë të parë, të ishin serioze dhe të kthenin emocionin konkurrues tek krijuesit. Megjithatë, jemi vend i vogël, dhe siç e kam thënë edhe më parë, një libër i mirë qarkullon, diskutohet dhe kthehet në ngjarje, pavarësisht këtyre mekanizmave të cilët duket se po konsumojnë vetveten.

Por, ajo që doja të theksoja si të rëndësishme dhe madje urgjente, është orientimi i politikave kulturore drejt prodhimit letrar. Nuk është rastësi dhe as krizë krijimtarie, fakti që ka rënë ndjeshëm numri i botimeve letrare. Nuk është botimi apo promovimi hallka e dobët e gjithë procesit, por është prodhimi.

Shkrimtarët duhet të përballen me problemet e mbijetesës, një sfidë e përditshme, që u merr krejt energjinë dhe kohën krijuese. Kjo çështje në vende të tjera është zgjidhur në mënyra të ndryshme: ose ngritja e departamenteve të shkrimit kreativ pranë universiteteve (që është një mundësi dinjitoze punësimi për shkrimtarët), ose fondacionet kulturore, të cilët ofrojnë forma konkurruese mbështetjeje financiare.

Aplikimi nga shteti i një programi grantesh apo bursash, qoftë edhe në shkëmbim të një lloj kontributi të shkrimtarit në edukimin artistik (fjala vjen), do t'i jepte atyre një shans që së paku, disa muaj në vit t'i kushtohej letërsisë. Dhe nuk më duket pretendim i ekzagjeruar, kur dihet që letërsia ndoshta është pjesa më pak fitimprurëse e kulturës.

Na trego diçka për atë që keni në dorë, jo vetëm për krijimtarinë, edhe për studimet letrare që po kryen në Amerikë.

Konkretisht po punoj me një grup poezish të reja, shumë të afërt me konceptin e poemave. Libri besoj se do të jetë gati për botim nga muaji shtator. Tjetra, po marr një program Master për Artet e Bukura në SHBA, me orientim krijimtarinë letrare, që nuk është gjë tjetër veçse një shkollë për kritikën letrare.

Mësuesit e mi janë shkrimtarë dhe kritikë shumë të njohur e që shkruajnë për revista të nivelit të "New Yorker", kështuqë pa dyshim që kam se ç'të mësoj prej tyre. Është një lloj studimi që duhet ta kisha bërë me kohë, por, këto programe janë një eksperiencë e re, e cila nuk aplikohet në përgjithësi në Europë. Dhe lajmi më i ri është se tamam sot, m'u tha se një shtëpi botuese austriake ka vendosur botimin e një libri timin në gjermanisht, që do të thotë një bashkëpunim tjetër përkthimi.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Mon Feb 15 2010, 04:36AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 16 2010, 11:24AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Enver Bytyci:“E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës”



» Dërguar më: 16/02/2010 - 13:24

Fatmira Nikolli

Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës se Kosovës u promovua libri: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", me autor Enver Bytyçin. Ministri Xhaferraj, në kuadër të 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës theksoi se: "Zgjodhëm që këtë përvjetor ta përkujtojmë disi ndryshe nga vitet e tjera, duke promovuar librin 'E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës'", të autorit Enver Bytyçi. Sipas ministrit, megjithëse ky libër është një përmbledhje interesante në fushën e studimeve për këtë temë, ai theksoi se pavarësia e Kosovës si akt, si proces, si përvojë historike unikale ka dimensione shumë më të mëdha. Siç përshkruhet dhe në librin që u promovua dje, pavarësia e Kosovës ka kushtuar për ne shqiptarët shumë sakrifica: sakrifica njerëzore, materiale dhe nacionale. Rrallë popull e ka paguar lirinë e tij me çmimin që kanë paguar shqiptarët e Kosovës. Dhe, rrallë komb i ka rezistuar me aq vitalitet kërcënimit asgjësues sa shqiptarët e Kosovës. Ndërsa diplomati i njohur, Mal Berisha bëri një përmbledhje të shkurtër mbi librin në fjalë duke thënë se, "libri që ju zoti Bytyçi i keni dhënë në dorë lexuesit shqiptar, është një vlerë reale e shtuar në korpusin e madh bibliotekar të trajtimit të çështjes sonë kombëtare". Sipas Berishës, libri "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës" është ndërtuar mbi një bazë shumë të pasur argumentesh bindëse jo vetëm për të tërë ata që merren me aspektin historik dhe bashkëkohor të çështjes "KOSOVA", por edhe për juristët dhe njerëzit e të Drejtës Ndërkombëtare. Për këtë, sipas diplomatit Bytyçi, meriton shumë më tepër se disa fjalë përgëzimi dhe vlerësimi. "Mendoj se autori ka arritur të pasqyrojë shumë mirë harmonizimin e rolit të faktorit të brendshëm shqiptar në Kosovë, rezistencën e pamposhtur të popullatës, rolin e partive politike dhe të UÇK-së me faktorin ndërkombëtar, duke i dhënë lexuesit tablonë realiste të të tërë elementëve që konverguan në pavarësinë e Kosovës", - tha Mal Berisha. Merita e librit të Bytyçit qëndron ne faktin se njohja e kësaj pavarësie të fituar në këtë mënyrë është argumentuar dhe justifikuar në këtë libër me të drejtën ndërkombëtare, çka përbën edhe debatin e fundit të sotshëm i cili pret një opinion nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, kërkuar nga serbët dhe sponsorizuar pro dhe kundra nga dy fuqitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, si dhe aleatët e tyre respektivë. Vetë autori i librit Enver Bytyçi shtoi se: "Kur nisa të shkruaj këtë libër dhe kur e përfundova atë, pavarësia e Kosovës nuk kishte mbërritur. Por, më vjen mirë që shumë parashikime të hedhura në këtë libër kanë rezultuar si alternativë e zgjidhjes. Shkrimi dhe botimi i këtij libri nuk ishte ndonjë përpjekje për të bërë hipokritin, përkundrazi, ishte një mision për ta rrënuar sa të ishte e mundur hipokrizinë". Autori tha se nuk ishte një mundim për të shkatërruar falsitetin e historisë, por ishte një përpjekje për të shkuar te e vërteta. Sipas tij, makineria propagandistike e Serbisë na kishte faturuar ne shqiptarëve antivlerat dhe anticivilizimin. Fatkeqësia e të qenit emigrant politik në Gjermani i ka dhënë Bytyçit shansin të binte në kontakt me këtë lloj diversioni shovinist, e më pas të hidhte në libër diçka serioze për të ngritur vlerat e shqiptarëve mbi antivlerat, të cilat i kishin servirur shkenca, akademia, kisha dhe shteti serb, pra, të vërtetën mbi trillin, realitetin mbi falsitetin.
Vlerat
Sa i takon pavarësisë së Kosovës, të pranishmit thanë se ajo shënon një epokë, një kthesë historike të pazakonte në zhvillimin e kombit. Ndërsa ministri i TKRS-së, Xhaferraj, tha se, "në një dimension më të gjerë pavarësia e Kosovës, rrugëtimi i saj politik drejt pavarësisë dhe procesi mbas pavarësisë, prodhojnë një model të ri të zgjidhjes së konflikteve dhe ndërtimit të suksesshëm të sigurisë mbas konfliktit". Ai theksoi se sot, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne shqiptarët si komb duhet të ndihemi shumë mirë. "Pavarësia e Kosovës provoi dhe prodhoi, ashtu sikundër ne shqiptaret kishim argumentuar, siguri dhe stabilitet në një rajon që për shekuj konfliktin e ka pasur mënyrë jetese", - tha Xhaferraj. Aktualisht pavarësia e Kosovës njihet prej 65 vendeve të botës e tashmë ajo është një realitet i pakthyeshëm. Në promovim u tha se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në rajon duket qartë se do të vazhdojnë të kontribuojnë për një të ardhme Europiane të rajonit. Në librin e tij, Enver Bytyçi me argumente historike, gjeografike, gjuhësore, kulturore, etnike dhe juridike pasqyron të vërtetën e rastit të Kosovës dhe argumenton të drejtën për vetëvendosje.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Tue Feb 16 2010, 11:26AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 04:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Konservatorizmi

Botimet IDK sjellin në shqip librin "Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti", të autorit të mirënjohur amerikan Robert Nisbet.

Nga Alfred Beka më 19.02.2010 në ora 14:31

Konservatorizmi është një nga tri ideologjitë kryesore politike në Perëndim gjatë dy shekujve të fundit, krahas liberalizmit dhe socializmit. Për t’ia bërë të njohur edhe publikut shqiptar historinë e konservatorizmit, Botimet IDK kanë sjellë në shqip librin "Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti", të autorit të mirënjohur amerikan Robert Nisbet. Në këtë libër, Robert Nisbet argumenton se konservatorizmi modern në gjithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetëm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizëm. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, "The Quest for Community".

Në fakt, "Konservatorizmi" e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbet, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojnë pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet. Shteti politik sovran është më shumë sesa thjesht një marrëdhënie ligjore e një superstrukture pushteti, është i pandashëm nga ndërhyrjet e tij të njëpasnjëshme në aleancat ekonomike, fetare, farefisnore dhe lokale të njeriut, si dhe nga zhvendosjet revolucionare të qendrave të pranuara të pushtetit. Nisbet deklaron se ndonëse filozofitë politike shpesh konceptohen në bazë të pikëpamjes që ato kanë për sa i takon marrëdhënieve të individit me shtetin, ai këmbëngul se një qasje më e dobishme do të përfshinte "strukturën e grupeve dhe të bashkimeve të cilat zënë një pozicion të ndërmjetëm mes dy entiteteve diametralisht të kundërta".

Sipas Nisbet-it, shoqëria përbëhet nga komunitetet-grupet sociale, shoqatat dhe institucionet - të cilat luajnë rolin e ndërmjetësit në marrëdhëniet mes individit dhe shtetit, dhe ajo ekziston në një marrëdhënie inverse si me shtetin, ashtu dhe me individin. Individi dhe shteti janë pole që mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë reciproke, dhe jo pole të kundërta, sepse shteti ka një rol thelbësor në sigurimin e të drejtave të individit dhe sepse, kërkesa e “individëve të veçuar” për komunitet shpesh të çon tek një shtet komunal absolut, si forma më e lartë e komunitetit. Sidoqoftë, si shteti, ashtu dhe individi janë kundërshtarë të shoqërisë.

Sipas Nisbet-it, në Perëndim përqendrimi i pushtetit tek shteti dhe ndarja e individit nga shoqëria gjatë pesëqind vjetëve të fundit, kanë ndodhur me hope. Për shkak të numrit të madh të komuniteteve mesjetare, në Mesjetë nuk pati ndonjë krizë të komunitetit. Grupi ishte parësor. Nga ana tjetër, problemi kryesor i modernitetit, thotë Nisbet, është problemi i komunitetit - “komuniteti i humbur dhe komuniteti që duhet gjetur”.

Robert Nisbet (1913-1996) është një prej mendimtarëve më të rëndësishëm konservatorë të shekullit XX dhe veprat e tij nxitën njëfarë Rilindjeje në mendimin konservator në Amerikë. Ai ka qenë drejtor i Albert Schweitzer në Universitetin e Kolumbias. Pasi doli në pension, ai e vazhdoi punën e tij në American Enterprise Institute në Uashington. Ndër veprat e tij mund të përmendim: “The Quest for Community”, “Sociology as an Art Form”, “Twilight of Authority”, “Roosevelt and Stalin: The Failed Courtship”.
Libri “Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti” është përkthyer nga anglishtja nga Kujtim Ymeri dhe ka 167 faqe.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 04:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
“Maqedonia shqiptare”, 32 herë superhit në Google

Sipas World Service Counter,vepra “Maqedonia shqiptare” e publicistit Nijazi Muhamedi ka arritur të jetë 32 herë radhazi hit në Google me klikime milionëshe në rrafsh ndërkombëtar, nga fundi i dhjetorit 2009 kur u promovua gjer në mbarim të janarit 2010,në mesin e 15 ngjarjeve apo lajmeve mediatike të këtyre muajve, kurse emri i autorit ka qenë dy herë hit i Google.

“Maqedonia shqiptare” poashtu mban rekordin me numrin e forumeve mbarëshqiptare dhe maqedonase, por edhe ndërkombëtare nëpër disa web-faqe të mediave televizive dhe të shkruara ndërkombëtare, si në Greqi, Australi, në Al-Xhezira, në të cilat kryesisht është hapur për debat përkatësia shqiptare e Aleksandërit të Madh.

Në këtë vëllim shkruhet edhe për shqiptaret ortodokse të Maqedonisë, të cilët janë konvertuar në maqedonas nga Shkupi. Muhamedi shkruan gjithashtu se në debatin për Aleksandrin e Madh nuk duhet të përfshihet Maqedonia, pasi ky debat i takon Greqisë dhe Shqipërisë. Libri është projekt shkencor dhe nuk ka lidhje me politikën.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6548 sec, 0.0190 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,524kB