Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shiroka dhe rreth turizmit ne Shirok.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Aug 30 2008, 11:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shtator, shemben 30 ndërtime pa leje


( 29/08/08) Brikena Shllaku

Në zonat turistike të Shirokës dhe Zogajve në Shkodër, pas aksionit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme të ngritura gjatë viteve të fundit, do të ndërtohen komplekse me shtëpi të tipit alpin. Lajmi bëhet publik nga drejtori i Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës, Roland Çomo. Në një intervistë të dhënë për "Gazeta Shqiptare", Çomo thotë se shembja e ndërtimeve të paligjshme në dy zonat më të lakmuara të këtij rrethi do të nisë në mesin e muajit shtator. Ai sqaron se në fazën e parë të aksionit do të shkatërrohen nga themelet 30 lokale dhe shtëpi pa leje, të cilat i bien ndesh planit urbanistik. Ndërkohë, Roland Çomo pohon se ideja për ndërtimin e shtëpive të tipit alpin në Shirokë dhe Zogaj është hedhur nga anëtarët e KRRT-së së bashkisë së qytetit verior.
Keni deklaruar se në shtator do të nisë puna pastrimin e Shirokës dhe të Zogajve nga ndërtimet e paligjshme. Çfarë mund të na thoni diçka më shumë rreth këtij aksioni?
Në fakt, aksioni që konsiderohet shumë i rëndësishëm do të fillojë në mesin e muajit shtator. Ndërhyrja do të bëhet në kuadër të ndryshimit të pamjes se këtyre dy pikave turistike të Shkodrës. Më 28 shkurt të këtij viti ka mbërritur një shkresë pranë Bashkisë së Shkodrës nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, me nr.protokolli 416, për ndërhyrjet që do fillojnë në shtator.
Zoti Çomo, sa objekte do të prishen dhe a janë lajmëruar nga ana juaj pronarët e këtyre objekteve?
Në fazën e parë janë plot 30 objekte të ndryshme pa leje që do të shemben. Bëhet fjalë për lokale dhe shtëpi banimi, të cilat aktualisht janë në proces ndërtimi ose të përfunduar. Aksioni ynë do përqendrohet në objektet buzë Liqenit të Shkodrës dhe ndërtesat që ndodhen rrëzë malit. Sigurisht që janë njoftuar edhe pronarët, në bazë të ligjit 9780. Shkresa nga ana e Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës, iu është dërguar që më 16 korrik të këtij viti.
Si është pritur njoftimi për shembjen e objekteve përkatëse nga ana e pronarëve?
Sigurisht që ka edhe nga ata që nuk e kanë pritur mirë njoftimin për shembjen e ndërtimeve të paligjshme. Megjithatë, në përgjithësi kemi gjetur gatishmërinë e bashkëpunimit. Kjo për faktin se qëllimi i aksionit që do të ndërmerret është rehabilitimi i pikave turistike dhe kthimi i tyre në zona atraktive, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj, duke qene se këto zona kanë pasuri të mëdha natyrore.
Cilat janë problemet me të cilat përballeni gjatë aksioneve për prishjen e ndërtimeve pa leje?
Aksioni në Shirokë dhe Zogaj do të realizohet nga Inspektorati Ndërtimor Kombëtar dhe ai vendor, ku patjetër që nuk do mungojë edhe mbështetja nga ana e Policisë së Shtetit. Kjo është një iniciativë që merret nga Inspektorati vendor, por kemi pritur deri tani studimin urbanistik të zonave, i cili u miratua në mbledhjen e KRRT-së së Shkodrës më 26 qershor 2008. Një nga problemet me të cilat përballemi është mungesa e specialistëve. Nëpërmjet kësaj interviste, unë u bëj apel instancave përkatëse që të shtojnë numrin e specialistëve inxhinierë pranë zyrës tonë. Aktualisht kemi vetëm 2 specialistë të tillë që nuk mjaftojnë. Kjo duke pasur parasysh dinamikën e madhe të punës që ka qyteti i Shkodrës, aq më tepër që qytetet e tjera kanë stafe më të mëdha.
Pas shembjes së ndërtimeve të paligjshme, çfarë është parashikuar të bëhet në pikat turistike Shirokë dhe Zogaj?
Në mbledhjen e radhës së KRRT-së do të përcaktohet se çfarë ndryshimesh do bëhen në Shirokë dhe Zogaj. Mund të them vetëm që është hedhur ideja nga anëtarët e KRRT-së që në këto dy zona të ndërtohen komplekse me shtëpi të tipit alpin për zhvillimin e turizmit.


Marre prej gazets Gazeta Shqiptare


[ Edited Sat Jan 16 2010, 11:30am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jan 16 2010, 11:31am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një perlë turistike, Shiroka njihet dhe për vlerat kurative jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë


Përmbytjet, Shiroka turistike drejt normalitetit


Flora NIKOLLA

Shiroka, një lagje e qytetit të Shkodrës e njohur për vlerat turistike dhe klimaterike, ka nisur normalisht jetën të premten, pas periudhës së vështirë që kaloi nga vërshimi i ujërave të Liqenit të Shkodrës, më i madhi dhe më i pasur me peshk në Ballkan. E njohur nga të gjithë si një lagje turistike dhe e frekuentuar sidmos gjatë stinës së verës, nga turistë vendas dhe të huaj, për më shumë se 10 ditë kjo pjesë e qytetit në veriperëndim të Shqipërisë, ka qenë problematike për shkak të ujërave të liqenit, që duken se kanë filluar të tërhiqen dhe niveli i tyre të bjerë. Në këto ditë, rruga 8 kilometra buzë liqenit, nga ura e Bunës drejt Shirokës, nuk ngjason më me atë udhën e paqme, anës së cilës syri të mbushet me kaltërsinë e liqenit. Tom Suku, banor i Shirokës, tha për ATSH-në se, situata tashmë po shkon drejt normalizimit, ndërkohë që gjatë ditëve të mëparshme në qendër të kësaj lagjeje mund të shkoje vetëm me makina të larta. Dje, në disa akse të rrugës që të çon në këtë zonë, kishte pjesë me ujë, por ato ishin të kalueshme. Sipas të gjitha gjasave, duket se niveli i ujit të liqenit të ketë rënë me të paktën 10 centimetra. Kryesisht dëme kanë pësuar lokalet e vendosur pranë bregut të liqenit, ndërsa shumica e shtëpive janë ndërtuar në pjesë shkëmbore ose kodrionore të kësaj zone, duke i shpëtuar përmbytjes. Kësisoj, fryrja e liqenit dhe dalja e ujërave të tij, të thotë banori Suka, shkaktoi probleme sidomos në lokalet e ndërtuara buzë liqenit.

Një perlë turistike, Shiroka njihet dhe për vlerat kurative jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Njihet për liqenin më të madh dhe të pasur me peshk në Ballkan, për lumin Buna që ndodhet afër, disa mrekullive kurative si sherbela në Tarabosh, për pastrimin e mushkërive dhe kurës së ajrit. Bashkë me fshatin turistik Zogaj, ajo shtrihet buzë vijës së Liqenit të Shkodrës, që gëzon statusin e zonës së mbrojtur dhe bën pjesë në konventën e Ramsar-it. I ndodhur në kufi midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Malit të Zi, në jug të Alpeve Dinarike, të dy anët e Liqenit të Shkodrës janë shpallur zona kombëtare të mbrojtura. Liqeni ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit dhe shtrihet nga Veriperëndimi në Juglindje, paralel me bregun e Detit Adriatik, nga i cili e ndajnë Malet e Taraboshit dhe Rumijes. Ai është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik, përsa i përket sipërfaqes, me një mesatare prej 475 km2 (rreth 370 km2 në stinën e thatë dhe 540 km2 në stinën e lagësht). Liqeni është relativisht i cekët, me një thellësi mesatare prej 8 m, por me disa gropa prej nga buron uji i pijshëm. Vija bregore e liqenit është 168 km (110,5 në Malin e Zi dhe 57.5 në Shqipëri) dhe përgjatë bregut gjenden edhe një numër ishujsh.

Qarkullimi dhe përzierja e ujit është e lartë, për shkak të prurjeve dhe derdhjeve. Koha e ndenjes së ujit është mesatarisht 120 ditë. Në liqen nuk ka shtresëzime dhe prandaj ka pak ndryshime habitati brenda tij, përveç rreth vijës bregore. Liqeni i Shkodrës përbën një zonë prioritare për mbrojtjen e mjedisit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, por dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor të dy vendeve. Projekti synon të ndihmojë në ngritjen dhe forcimin e mekanizmave institucionalë në këtë drejtim. Mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i këtij liqeni është në qendër të një projekti të përbashkët mes dy vendeve, që financohet në masën më të madhe nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), përmes Bankës Botërore si Agjenci Zbatuese. Projekti që ka nisur të zbatohet vitin e kaluar parashikohet të përfundojë në vitin 2012.

Në Liqenin e Shkodrës mbizotëron klima mesdhetare. Potenciali vjetor i rrezatimit diellor është 2054 kw/m2 dhe konsiderohet si një vlerë e lartë, me rëndësi të madhe si një faktor ekologjik për këtë zonë. Mesatarja vjetore e ditëve me diell për liqenin është 116,4, ndërkohë që ditët me re janë 73 -106. Në Liqenin e Shkodrës njihen 15 lloje erërash, nga të cilat Murlani dhe Shiroku janë më të rëndësishmet. Lumenjtë më të rëndësishëm që derdhen në Liqenin e Shkodrës nga veriu janë: Moraça, Crnojeviça, Orahovshtica, Karatuna, Baragurshka në Mal të Zi, ndërsa Përroi i Thatë, Rjolli dhe Lumi i Vrakës në Shqipëri. Shumë përrenj të vegjël derdhen në liqen nga ana Perëndimore. Precipitimet në liqen, ujërat nëntokësore dhe burimet kontribuojnë gjithashtu në prurjet e liqenit. Në të dallohen dy burime ujore nëntokësore: burimet ujore të Ultësirës së Zetës dhe burimet karstike, të përqendruara në anën Jug-Perëndimore të liqenit. Shkarkimet e liqenit nëpërmjet Lumit Buna ndonjëherë janë të pamundura si rezultat i prurjeve të larta të ujit nga Lumi Drin, ujërat e të cilit bashkohen me Lumin Buna, në distancën më pak se 1 km nga liqeni. Prurja mesatare e Lumit Buna është 300 m3/s.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2955 sec, 0.1361 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,524kB