Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Hidrocentrali i ashtes
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shehrezade
Sun Aug 31 2008, 09:42am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
A dini gja ju si mendoni ky hidro a ka vend e a ja vlen me u ndertu apo jo.Un lexova artikuj e mendime kunderthanse.Sipas njenit te mbeshtetun ne specjalista ish katastrof po te ndertohej ne tana aspektet:sistem ujor te krejt qytetit dhe rreziqe te pashmangshme te permbytjeve .kaq me bani pershtypje sa edhe pse jo artikull "aktual" po ju a le ta lexoni ne linjat kryesore:


Planifikimi per hidroçentralin e Bushatit i cili do te shfrytezonte daljen e ujrave nga turbinat e H/C Vau i Dejes ka filluar dy tre vite mbas 1970-tes. Ky hidroçentral mendohej te ndertohej pikerisht ne zonen e Bushatit dhe mbas viteve 1984 me disa perpunime dhe studime te tjera, asnjehere ne vazhdim te publikuara sidomos mbas viteve 2000-je, eshte vendosur te jete ne zonen e Ashtes.

Para dy ditesh nje nga personat me te rendesishem te hidroteknikes shqiptare prof Farudin Hoxha edhe pse pranon qe H/C-ja i Bushatit eshte nje veper e mundeshme energjie deklaron paster dhe qarte ne sy te kryeministrit te vendit Sali Berisha se: Nje gje dua te them dhe kete dua ta them me te forte, qe hidroçentrali i Bushatit nuk eshte hidroçentral i cili nuk ka lidhje me teresine ujore te Shkodres. Hidroçentrali i Bushatit do te marre ujin e Drinit dhe do te ndikoje ne Drin, hidroçentrali i Bushatit do te ndikoje ne liqenin e Shkodres, hidroçentrali i Bushatit do te ndikoje ne Bune, hidroçentrali i Bushatit do te ndikoje ne permbytje.Me paster dhe qarte se kaq ne sy te kryeministrit te Shqiperise, nuk mund te paralajmerohej nje katastrofe jo vetem ne deformimin natyror te nje prej sistemeve me te rralle ne Shqiperi si edhe ne bote, por edhe ne shkaterrimin e vlerave ekonomike, kulturore dhe potencialeve turistike si edhe ekologjike te Shkodres e te Shqiperise. E gjitha kjo per vetem 60-80 mega te cilat perftohen gjithmone po kishte uje te bollshem dhe rreshje.Por çfare do te thote te ndertosh nje hidroçentral te tille ne Drin per ti rrjepur lumit me te paster dhe fuqishem te Shqiperise edhe kilovatet e fundit ne kaskaden tashme te madhe gjithmone ne kurriz te 500.000 banoreve qe Shkodra ka ne qarkun dhe periferite e saj te medha.Kete gje ta sqarojne me se miri anetaret e shoqates “MESHBUSH” qe do te thote “Mbrojtja Ekologjike dhe Shfrytezimi i Bashkesise Ujore Shkoder” e cila qendren e saj e ka ne Shkoder.
Kjo shoqate ka kapacitete intelektuale dhe teknike ku mund te permend kryetarin e saj Filip Guraziu i cili ka qene edhe kryebashkiak i Shkodres, Karlo Kamsin dhe Ali Hoxhen dy inxhinieret veterane specialiste me te mire qe ka sot Shkodra per hidrotekniken dhe digat, Vitor Jubani specialist i mjedisit dhe shume te tjere. Kjo shoqate ka reaguar dhe ka treguar demin e madh, por ka dhene edhe alternativat e mundeshme. Ajo ka ndermend te reagoje shume shpejt dhe me force te madhe per kete ndertim edhe pse thuhet se “do te kete studim” pikerisht per H/C e Bushatit.Nga kreu i kesaj shoqate sqarohem se te gjitha ndryshimet me ligjin kushtetus dhe te konventes se “Aarhus-it” nuk mund te behen pa aprovimin e publikut dhe shoqatave te specializuara mjedisore. Per kete kerkohet paraqitja transparente e projektit gje qe nuk eshte bere dhe ç’eshte me e rendesishmja aprovimi i publikut. Keshtu ne kete pike, nje ndertim i tille qe ve ne dyshim prekjen e ekosistemeve dhe sidomos ate ujor ne asnje menyre nje qeveri apo organizem financiar nuk mund te marre vendime pa konsultuar publikun qe ne fakt mund te demtohet ne interesat e tij jetesore.Konkretisht me çfare dihet deri me tani per vendin ku do te ndertohet dhe vete hidroçentralin e Bushatit, problemet qe ai do te shkaktoje ne mjedis mund te permblidhen: Ndryshon shtratin e lumit Drin prane kalase se Shkodres te ura e Bahçallekut, duke u spostuar ne fushen e Trushit.Kjo gje edhe pse behen pazarlleqe me sasite e metra kubeve qe mund te lejohen per Drinin ne Bahçallek si psh 5 metra kub apo 50 metra kub, kjo do te thote qe te prekesh direkt qytetin dhe historine, kulturen dhe ekoturizmin e tij, sepse kthen Drinin ne perrua.Ky devijim i ujit te Drinit shkaterron piken unikale ne bote qe eshte ajo e kalase se Shkodres monument 2400 vjeçar. Kjo pike eshte ku takohen liqeni me i madh i Ballkanit qe eshte ai i Shkodres dhe qe prej tij del Buna, lumi i vetem i lundrueshem ne Shqiperi, ne bashkim me Drinin dhe Kirin. Vetem njerzit pa sens kulture, qyteterimi dhe ndjenje kombetare, mund te shkaterrojne nje diçka qe nuk egziston as ne bote, per te perfituar vetem disa dhjetra mega energji.Nga te gjithe mrekullite e Shkodres te prishura tashme, vetem kjo ka mbetur pa shkaterruar dhe ndoshta “studimi mjedisor” i premtuar nga Bojaxhiu qe ndoshta nuk eshte lare as ne Drin, Bune dhe as ne Shiroke, mund ta anashkaloje, sepse qeverise shqiptare i duhet te fitoje energji akoma nga Drini.Patjeter qe ky pakesim uji dhe transformim kuotash dhe debitesh do te ndryshonte per keq mikroklimen e ketij sistemi ujor dhe qytetar.Nga te gjithe specialistet ne Shkoder te ndjeshem per kete eveniment te mundeshem hidroteknik deklarohet se liqeni i Shkodres do te kete ulje te nivelt te tij, pra te pasqyres gjigande. Ky nivel presupozohet nga 40-50 cm dhe kjo do te rendonte akoma me shume sistemin e madh ujor te Shkodres.

Patjeter qe frika e madhe eshte per fillimin e kenetizimit masiv, humbjen e specieve ujore si te faunes dhe flores, por edhe te zogjve ne kete sistem gjigand ujor.Do te prishet edhe qarkullimi i specieve nga deti ne liqen dhe anasjelltas duke prekur edhe delten e Bunes.
Ndertimi i ketij hidroçentrali eshte e sigurte se do te shtoje probabilitetit ne permbytje e sidomos te Shkodres, kur vijne “te plotat” ne kaskaden e Drinit apo thene ndryshe, kur ka shume prurje dhe digat duhet te shkarkohen me hapje portash.Ky hidroçentral shkaterron 150 ha toke bujqesore te kategorise se pare ne fushen e Trushit dhe nxjerr jashte funksionit qindra sisteme bonifikimi te ndertuara ne kohe te ndryshme. Lind edhe nje problem social mbi shpronesimet ku perseri do te goditen pronare te vertete dhe do te perfitojne me ligjet e çuditeshme ato qe zoterojne token.Per me teper ndertimi i H/C eshte edhe i kundra ligjeshem, sepse me vendim te qeverise, liqeni i Shkodres eshte shpallur “Zone e Mbrojtur” dhe e manaxhuar ku nuk lejohen nderhyrje per asnje arsye. Dihet paster dhe kete tashme e pronojne te gjithe kapacitetet e medha te hidroenergjise dhe hidroteknikes se ndertimi ne ate vend ku eshte planifikuar H/C-ja ndikon fuqishem ne liqenin e Shkodres ku po planifikohen miliona dollare si nga BB-ja dhe organizma te tjere. Ka edhe planifikime ndertimi ne tjeter vend, ku kostot dhe ndertimi nuk i prishin pune sistemit ujor dhe turistik te Shkodres, duke arritur qe te gjenerojne akoma me shume prodhim energjitik. Patjeter ato konceptojne mos ndryshimin e shtratit te Drinit, duke ndikuar shume pak ne mjedis.

Ngutja per te vazhduar me ndertimin e H/C-ve sidomos ne rastin e atij te Ashtes nuk duhet shoqeruar me anashkalimin e interesave te Shkodres dhe sistemit te saj ujor dhe turistik.
Energjia elektrike me burim ujin nga lumi Drin eahte ne nivelin absolut me te madh ne Shqiperi. Ështe Vjosa bie fjala, qe nuk shfrytezohet nderkohe qe Drini ka tre H/C me fuqi te instaluar ne Koman 600 mega, ne Fierze 500 mega dhe Vaun e Dejes 250 mega. Megjithse thuhet se do te behet “studimi” ajo qe dihet eshte deshira per te marre ato 150 milion dollare dhe duke ja dhene kinezeve te ndertojne vepra te medha hidroenergjie ne kurriz te kultures, klimes dhe jetes ne zonen e Shkodres ku jane gjysem milioni njerez.
Mos ndertimi i TEC-it ne Vlore ishte nje moment qe duhet te beje te reflekotoje jo vetem qeverine qe u be “humane” edhe nga argumenti, por edhe forca kundershtuese e vlonjateve. Ne Shkoder ka mbi 10-te shoqata mjedisore te cilat kane degjuar edhe paralajmerimin e prof Hoxhes dhe nuk “bzajne” sepse jane te varura vetem nga paga qe marrin dhe jo nga mbrojtja e Shkodres dhe ekosistemit te saj. Nuk priren nga mbrojtja e liqenit dhe sistemit ujor dhe turistik sepaku per femijet e tyre. Kane lejuar te masakrohet liqeni, Taraboshi, Drini me pislleqe dhe firmat inerte, por nderkohe marrin leket per programe.
Pastaj jane edhe perfaqesuesit e popullit ne Shkoder dhe vendoret e saj. Ketu kemi me te vertete nje histori te dhimbshme dhe tragjike te rrenimit te Shkodres ne çdo drejtim tradicional dhe qendrimit indiferent dhe shpesh here shtytes ne masakren e pergjithshme kulturore dhe turistike te Shkodres.
Ashtu siç eshte lejuar te prishen xhamite me te bukuara dhe disa kisha, ashtu sikunder lejohet gati te rrenohet kisha e Shirqit dhe te lihet ne uje xhamia e Plumbit monumente kulture dhe vjetersie qytetare. Siç lejohet te transformohet per keq dhe humbasin vlera qytetare ne shtepi te vjetra dhe me histori brenda ne Shkoder. Sikunder nenvlersohen lagje te vjetra dhe qendra muzeale dhe arkeologjike. Ashtu ka mundesi te mos kundershtohet dhe lejohet edhe ndertimi i H/C-se i cili krijon, dhe kjo tashme eshte e sigurte, probleme te medha ne sistemin ujor te Shkodres.
Duhet te lene ne qetesi dhe punen e tij Drinin. Duhet te mos devijojne per qellime perfitimi ate nga Shkodra per te “gjolizuar” liqenin e madh. Duhet te heqin dore sa nuk eshte vone nga idete qe kane 20-te vite qe shqiptaret i lene pa drita, duke u bazuar ne ndertim H/C-ve dhe kryesisht mbi Drin. Duhet te mesojne nje here e mire se hidroçentralet jane vepra te njeriut, por nuk duhet ne menyre brutale te prishin natyren dhe jeten e njeriut. Shkodra edhe se i ka ndertuar ne menyre masive tre gjigandet ka pasur momente qe ka qendruar pa drita per 16-20 ore. Shkodra eshte permbytur nga papergjegjshmeria e qendroreve kur kane hapur portat me 2000 m kub ne sek dhe nga papergjegjshmeria e vendoreve qe nuk jane marre kurre seriozisht me kanalet e ujrave te bardha dhe zeza dhe kolektoret e qytetit. Tani kane vendosur ta thajne si sistem ujor dhe ti largojne te vetmen fuqi ekonemike dhe krenari qytetare qe ka. Ndoshta ky eshte edhe qellimi vertete dhe jo perftimi i disa dhjetra megave energji.



[ Edited Sun Aug 31 2008, 10:07am ]
Back to top
L - N
Sun Aug 31 2008, 10:06am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E nerume shehrezade me sa maj un e me sa di un ky hidrocentral ka nja 8 vjet qe asht planifiku e paraqit mu ba fillimisht, por per arsy se projekti fillestar ka cu peshe me kunershtime specialistat venas te hidrocentraleve asht shty kaq gjate pa aprovu prej qeveris Shqiptare, me sa di une tana shqetsimet e ngrituna prej specialistave jane perfshi ne planin e funit ku edhe devijimi i ujit dhe ku liqeni do te nertohet mos me perfshi Bushatin jan marr po ashtu parasysh, gjithsesi nuk jam i vetdishem se sot ka prap kunershtime per nertimin e tij, te pakten ala s'kam lexu neper gazeta se ka kunershtime e polemika por kam lexu se plani perfunimtare asht pranu prej specialistave venas e qeveris Shqiptarem, gjithsesi noshta jam gabim.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shehrezade
Mon Sep 01 2008, 12:41am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
flm ndoshta kan ba dicka ma me mend...jo se prej hallit edhe un u alarmova ndoshta kot po se di per 60megav. pak a me u cu me ba hidroc...
Back to top
Zlatani
Sun Oct 12 2008, 12:33pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
shehrezade ty te lumte se jam mundu vet me hap kyt teme po ngaqe sja kam fort doren forumit dhe te lumshin duart ty! Ky ka vite qe flitet por ma ne fund u firmos...Por nga qe behet bash ne vendin tem dehsta me thane qe ishalla sma kap lapsi dhe shpine teme...........

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
belgium
Sun Oct 12 2008, 12:43pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ZLATANI ka shkruar:

shehrezade ty te lumte se jam mundu vet me hap kyt teme po ngaqe sja kam fort doren forumit dhe te lumshin duart ty! Ky ka vite qe flitet por ma ne fund u firmos...Por nga qe behet bash ne vendin tem dehsta me thane qe ishalla sma kap lapsi dhe shpine teme...........


hahhahahaa zlatan pse sthu se tash e mrapa po na delke si ne venecia ti ma ne shkoder?, hahhaahahahah

sipas nji burimi economik info, shqiperia eshte vendi me energji me te paster ne europe por ka prodhimtari shume te varfer energjitike.mendoj se ma mire te ndertonin nji central nuklear se sa te ndertonin nji hidrocentral se nevojat per energji ne shqiperi jan shume te medha .mos harrojm se thatesirat ne shqiperi jan te njohura dhe surprize dhe ne mes te dimrit.
por duhet pranu presioni i europes ndaj qeveris per mos lenje ndertim te centraleve.
economia shqiptare duhet bazu me politiken vendase ejo gjithmon te kontrollohet nga europa, sepse nuk na lejojne tejkalime ne investime.hyrja ne europe ne do kemi nji harac shum te madh per pagese, dhe kjo a sht mase e kjart ne investimet publike dhe ato energjetike.nji pamvaresi buxhetore duhet te ndertojm pa vezhgime nga larg.

Back to top
☆_CorOnA_☆
Thu Nov 06 2008, 08:29pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
ky hidrocentral sipas mejet ja vlen te ndertohet.






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
Shqiptar.
Sun Nov 09 2008, 01:48pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
]Ishalla nuk e bajn si unaz betonit me shemtu krejt ata zona e ata katune, se nqoft se e bajn si liqen si komanin e fjerzem ma merr menja vetem bukuri ka me i shtu njatyne zonave megjithse s'ja kam idene se ka i bjen ashta.

[ Edited Sun Nov 09 2008, 01:49pm ]
Back to top
☆_CorOnA_☆
Mon Nov 10 2008, 11:58am
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Lajmet thojn se ne 2012 do te maroj punimet.
A ashte e vertet apo jo nuk e di






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
☆_CorOnA_☆
Tue Nov 11 2008, 03:30pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Hidrocentrali i Ashtes, lidhet kontrata 160 milione euro me austriaket e “Verbund”

Ashta, hidrocentrali i ri dhe i fundit që do të ndërtohet mbi lumin Drin, parashikon të rrisë në maksimum fuqinë prodhuese të energjisë elektrike nga kjo kaskadë. Garën për ndërtimin e HEC-it, me fuqi instaluese 48.2 MW, e fitoi kompania austriake, “Verbund”, me vlerë investimi 160 milionë euro. Në këtë kuadër, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka firmosur dje marrëveshjen për ndërtimin dhe dhënien me koncesion të HEC-it të Ashtës, me Christian Kern, anëtarin e Bordit të Menaxhimit të Kompanisë austriake “Verbund”. Në ceremoninë e nënshkrimit nuk mungonte as Kryeministri Berisha, i cili vlerësoi projektin si më të mirin e mundshëm, në raport me konkurrentët e tjerë.

Projekti

“Verbund” u shpall fituese në garën e zhvilluar nga METE, duke sjellë një ofertë me një çmim të blerjes së energjisë elektrike prej 5.9 euro cent/kWh, me një kapacitet të instaluat prej 48.2 MW dhe një investim prej 160 milionë euro. Projekt-propozimi i sjellë nga “Verbund” parashikon 2 nënstacione energjie. Centrali elektrik, kanalet rrjedhëse dhe të gjitha objektet e tjera ndodhen në bregun e majtë të lumit Drin. Niveli normal i ujit në rezervuarin e Spatharës do të jetë 23 m mbi nivelin e detit, i cili mund të rritet deri në 27 m mbi nivelin e detit, në veçanti në rastin kur HEC-i i Vaut të Dejës punon me kapacitet të plotë. Periudha totale, që nga fillimi i fazës së ndërtimit deri në datën e përfundimit të punimeve, nuk do t‘i kalojë 40 muaj. “Verbund” është krijuar që prej vitit 1947 dhe ka në pronësi të saj rreth 107 hidrocentrale, 9 termocentrale dhe 50 nënstacione elektrike.

Vlerësimi

Ministri Ruli ka shprehur dje, pas nënshkrimit të kontratës se, me negociatat e bëra ka arritur një kontratë koncesioni të standardeve ndërkombëtare. “Firmosja e kësaj kontrate me një nga kompanitë lider në fushën energjetike në Evropë është shprehje e së vërtetës se qeveria shqiptare dhe reformat e saj për nxitjen e investimeve në vend, kanë krijuar kushtet që investitorët strategjikë ta shohin Shqipërinë si një vend ku “doing business (të bësh biznes) është një mundësi reale”, tha kreu i Energjetikës në vend. Ministri bëri të ditur, se për ndërtimin e HEC-it të Ashtës janë ndërmarrë një sërë konsultimesh me publikun, përfshirë shoqatat e ambientalistëve, pushtetin vendor dhe popullsinë e zonës.

Devolli

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Berisha është shprehur se, “sot (dje) është një moment shumë i rëndësishëm, pasi kompania fituese është një kompani austriake, nga një vend mik, me të cilët është krijuar një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe investimesh në Shqipëri”. Sipas tij, janë një seri kompanish të mëdha austriake, që investojnë në Shqipëri dhe tani vjen dhe kompania më e madhe në fushën e energjetikës. “Shpresoj që edhe kompania EVN të përfundojë së shpejti punën dhe të bëjë të gjithë koncesionet e nevojshme në kontratën më të madhe në negocim deri tani, që është kaskada e Devollit”, shtoi në fund Kryeministri.








████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
guest
Thu Nov 13 2008, 08:52am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
kta njerz jane te vendosum me e prish edhe shkaterru at vend. nqs shkodrant ja dojne te miren vedit duhet me e nalu me cdo kusht ket masaker qe i bahet shkodres.


Back to top
☆_CorOnA_☆
Fri Nov 14 2008, 03:31pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
guest ka shkruar:

kta njerz jane te vendosum me e prish edhe shkaterru at vend. nqs shkodrant ja dojne te miren vedit duhet me e nalu me cdo kusht ket masaker qe i bahet shkodres.



Ca je tu than ma??????????????????
Aj hidrocentral i jep ma shum vler ati vend







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
guest
Sun Nov 16 2008, 05:47pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
he jak a ja kam fut kot aa?! jak a te rren menja se at energji qe ka me prodhu ai hidrocentral ka me ken vetem per shkodren, mos u tregoni kaq naiv se asht turp. iher ai hidrocentral ka me ken i shej e shemtume ne ftyren e shkodres qe nuk ka me ju hjek kurr edhe pse ka disa kilomentra distance nga qyteti i shkodres. apo shkodrant jane rrit ne mes betonit edhe nuk ju ban pershtypje se po derdhin beton ma teper. ka menyra tjera me prodhu energji edhe me u zhvillu ai vend pa pas nevoje me i prish bukurit natyrore. turp qe perfitojn do njerz medioker prej atij popull pa horizont.


Back to top
☆_CorOnA_☆
Mon Nov 17 2008, 02:52pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
guest ka shkruar:

he jak a ja kam fut kot aa?! jak a te rren menja se at energji qe ka me prodhu ai hidrocentral ka me ken vetem per shkodren, mos u tregoni kaq naiv se asht turp. iher ai hidrocentral ka me ken i shej e shemtume ne ftyren e shkodres qe nuk ka me ju hjek kurr edhe pse ka disa kilomentra distance nga qyteti i shkodres. apo shkodrant jane rrit ne mes betonit edhe nuk ju ban pershtypje se po derdhin beton ma teper. ka menyra tjera me prodhu energji edhe me u zhvillu ai vend pa pas nevoje me i prish bukurit natyrore. turp qe perfitojn do njerz medioker prej atij popull pa horizont.



E kam jack jo jak!!
Gjithkush ka mendimin e vet!







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
guest
Mon Nov 17 2008, 09:33pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
jak, rroft demokracia edhe liria e fjales


Back to top
☆_CorOnA_☆
Thu Nov 20 2008, 11:45am
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
guest ka shkruar:

jak, rroft demokracia edhe liria e fjales



wuest






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
Zlatani
Sun Mar 15 2009, 02:20pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
kjo pra ashte dhe qendra e vendit ku do nisin punimet e hidrocentralit........


Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Zlatani
Thu Mar 19 2009, 06:33pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
"SOT" Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, udhëtoi dje drejt Austrisë me ftesë të kompanisë vendase Verbund, e cila ka firmosur me qeverinë shqiptare kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës një vepër me vlerë 170 milion euro. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte prezantimi i projektit ambicioz, i cili do te prodhoje energji për më shumë se 100 mijë shtëpi


shqiptare brenda vitit 2012 për ndërtimin e së cilës do të përdoret një teknikë e veçantë me turbina të vogla nga të cilat do të përftohen rrymat më të ulta me efikasitet më të lartë. Gjatë takimit që ministri Ruli zhvilloi me drejtuesit e Verbund në Vjenë u shpreh se projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me energji të vendit pa ndërprerje, ndërsa vlerësoi në maksimun seriozitetin e kompanisë austriake.
“Ashta ka vlerën e madhe që është projekti që dëshmoi vullnetin e qeverisë shqiptare ndaj investitorëve të huaj dhe nga ana tjetër dëshmoi vullnetin e Verbundit për të bërë një ofertë optimale duke e parë atë vetëm si projektin e tij të parë në Shqipëri dhe në atë pjesë të rajonit. Kështu që në mënyrë të veçantë ajo merr tërë vëmendjen dhe kujdesin e të dyja palëve së bashku, ashtu sikurse e merr në familje edhe fëmija i parë dhe e ka këtë privilegj” tha ministri Ruli. “Verbundi në Europë konsiderohet si një kompani e specializuar në prodhimin e energjisë nëpërmjet hidrocentraleve.
Ne kemi në funksionim 100 hidrocentrale dhe 2/3 e tyre i kemi të ndërtuara jashtë Austrisë ndërsa po përpiqemi ta shtrijmë aktivitetin tonë në gjithë kontinentin. Hidrocentrali i Ashtës është një risi në projektet tona kur flitet për teknologjinë që do të përdoret në ndërtimin e tyre ndërsa përsa i përket kontratës me qeverinë shqiptare ne vlerësojmë së tepërmi procedurat transparente të prokurimit dhe më pas përkrahjen që na ka ofruar ajo. Fillimi i ndërtimit të hidrocentralit të Ashtës është programuar në fund të këtij viti dhe nga viti 2012 elektriciteti i gjeneruar në këto impiante do të ushqehet në rrjetin 110KV të Shqipërisë dhe do të furnizojë fillimisht zonën rreth Shkodrës”, tha Christian Kern, përfaqësuesi i Verbund.

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Special_One
Mon May 17 2010, 05:32pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Disa foto nga harta ose (disegno) i hidrocentralit te Ashtes i cili ka fillu punimet disa muaj me parè ....


Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
Special_One
Mon May 17 2010, 05:32pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
.


Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat May 29 2010, 03:35pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Ishalla pa e bajn ma ne fund se lane nam edhe kta tash sa vjet, shkodra ka nevoje per kyt investim te vetem, megjithse ka munsi qi edhe kyt projekt tash pa e marrin firmat e politiks ne Tirane, e tash pa lane firmat Shkodrane me gisht ne goje
Back to top
Special_One
Tue Mar 08 2011, 08:04pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Disa foto nga punimet e hidrocentralit te Ashtes....











Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
lissandro
Wed Aug 31 2011, 06:09pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Shyqyr qe paska fillu punimet, a din kush gja se kur asht ba si planifikim mbarimi i hidrocentralit.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Special_One
Tue Sep 25 2012, 03:16pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Punimet ne vazhdim...




Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
~*Christel*~
Tue Sep 25 2012, 04:40pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
E gezofshi Special
kam kujtu se kane mbaru krejt punimet ngaqe u ba inaugurimi.
Back to top
SuperGirl
Tue Sep 25 2012, 04:42pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
E ka zakon Sala me i ba inaugurimet para se me perfundu punimet



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3335 sec, 0.0855 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,195kB