Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Esad Mekuli |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Esad Mekuli Është lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner. Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re". Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës. Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni. Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare. Në librin e parë e më të spikatur të tij, "Për ty", mungojnë motivet e përjetshme të poezisë si ai i vdekjes, i dashurisë; ai është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore. E mbase bash për këtë R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumë, "fama e tij mund të matet me famën e Majakovskit, Apolinerit, Lorkës o Eseninit në vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta. Ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë "A është fajtor shqiptari?", e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mij shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi: "...A është fajtor shqitpari pse, si të tjerët, po don të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë? A është fajtor pse përkundër dhunës qindron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!" Poezitë e veta Mekuli i ndan në tre grupe që i përkasin tri periudhave historike të popullit: të para luftës, të luftës e të mbas luftës. Çdo kohë në poezinë e tij është sintezë e asaj peshe sociale e psikologjike që breznitë i lënë njëra-tjetrës. Pra, poeti është bërë lajmëtar i kohës dhe për nga misioni afrohet shumë me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janë një brez. Të dy studiuan jo për letërsi, por në krijmtari tematikat i kanë shoqërore. Të dy e shikojnë realitetin të vrazhdë e të padurueshëm. Shpresojnë tek e nesërmja dhe shfaqen romantikë. Ata në poezinë e tyre kanë lajtmotiv rininë. Edhe në pikëpamje të stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janë të afërt. Ata nuk i kanë limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnë më tepër material se ç'mund të durojnë. Në fillim të krijmtarisë së tyre shfaqen romantikë, për t'u paraqitur më vonë analizues të plagëve sociale e morale të shoqërisë. E kështu edhe Mekuli u bë poet i tragjikes historike, i mërgimtarit, i lypësit, i skamnorit, i fshatarit të shfrytëzuar e të rjepur nga polici, etj. Tematika e tij është tematikë e vlimeve dhe e kthesave të mëdha në jetë. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemën e Migjenit kushtuar mjerimit janë dy kryevepra të literaturës sociale shqipe" Esad Mekuli, ky poet që për jetën shqiptare në viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi të gjitha si humanist ipashoq, vdiq në vitin 1993. A është fajtor Shqiptari A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton, nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ? A është fajtor pse është, e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari, rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?! A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ? A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet! Mbramja Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami, n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë- flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi. ...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë: cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime, malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime, si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk. N’ajri ndihen klithmat e natës që ra- drujt pran rrugës era i përkund... Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund, shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra. Terri sundon botën. Katundet e shtrime në mes të natës prehen n’lugin me andrrime. Gjykimi Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i madh!)- dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’ për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona... Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes; kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija- si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?! Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë-breznitë, dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re-dhe plot diell e dashni; do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja, fabrika dhe katunde... si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime- tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë... (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me qenë mjeshtra çollakë, më pak dije po me shumë e shum vullnet...) Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Esad Mekuli indi më 17 dhjetor 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë më 1936. studioi veterinarinë në Beograd, ku u diplomua në fillim të vitit 1947. Specializoi parazitologjinë në Zagreb më 1947 dhe 1948. u doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit me temën “Kontribut për njohjen e piroplazmozave të kafshëve shtëpiake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit”. Si student i takoi lëvizjes përparimtare. Ishte një nga redaktorët e fletores “Beogradski student”. Mori pjesë në aksionet studentore e demonstrata dhe u burgos, më 1940. Pas kësaj punoi veterinar ushtarak në Pejë, ku e zuri okupacioni. Më 1942, për shkak të punës në lëvizjen nacionalçlirimtare, u burgos. Më vonë iu bashkua aradheve partizane dhe një kohë punoi si mjek, e mandej anëtar i Agjitpropit dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe redaktor i gazetës ilegale Lirija – Sloboda. Pas lufte u emërua kryeredaktor i fletores në gjuhën shqipe Rilindja, kurse nga viti 1947 deri më 1960 ishte shef i repartit parazitologjik të Institutit të Veterinarisë në Prishtinë. Nga viti 1949 ishte kryeredaktor i revistës së parë letrare Jeta e re, të cilën e drejtoi për gati një çerek shekulli, e më vonë edhe kryeredaktor i revistës shkencore-profesionale bujqësore Glasnik (Lajmëtari). Ishte kryeredaktor i revistës shkencore Biotehnika dhe kryeredaktor në Redaksinë e Enciklopedisë së Jugosllavisë në gjuhën shqipe. Botoi njëmbëdhjetë punime shkencore-profesionale në revista jugosllave dhe të huaja, mandej dy libra dhe dy broshura nga shkenca e mjekësisë veterinare dhe rreth pesëdhjetë artikuj shkencorë-propagandistikë nëpër fletore e revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Me punën letrare filloi të merrej qysh në rininë e hershme, duke bashkëpunuar me revista të rinisë. Pas çlirimit botoi pesë përmbledhje poezish në gjuhën shqipe, gjashtë në gjuhën serbokroate dhe nga një në gjuhën maqedone dhe turke, dhe më se tetëdhjetë libra përkthimesh. Ka qenë kryetar i parë i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i ASHAK. Për veprimtarinë në fushën kulturo-letrare mori, më 1950, Shpërblimin e Qeverisë të RP të Serbisë, mandej atë të Bashkësisë Kulturo-arsimore të KAKM dhe Shpërblimin e Nëntorit të Prishtinës. Për punën në fushën e përkthimeve iu dha Shpërblimi i Dhjetorit të KSA të Kosovës dhe Shpërblimi i SGB Rilindja; po ashtu u shpërblye me Diplomën e Nderit të Lidhjes së Shoqatave të Përkthyesve të Jugosllavisë për meritat në afirmimin e bashkëpunimit ndërrepublikan. Më 1971 mori Çmimin AVNOJ për letërsi dhe Çmimin e 13 Korrikut të Malit të Zi (1974). Ishte anëtar i Këshillit të KSA dhe i Këshillit të Federatës. Vdiq në Prishtinë më 6 gusht 1993. Bibliografia - Libra të botuar: Për ty, vjersha, Prishtinë 1955, 63, 67. Dita e re, vjersha, Prishtinë 1966; Shkup 1977. Avsha ada, vjersha, Prishtinë 1971, 75. Vjersha, Prishtinë 1973. Brigjet, vjersha, Prishtinë 1981, 85. Rini e kuqe, vjersha, Prishtinë 1983. Na putu, pesme, Bagdala, Krushevac, 1964. Izmedju voleti i mrzeti, vjersha, Svjetlost, Sarajevë, 1970. Glasovi vremena, vjersha, NOLIT, Beograd 1974; Gornji Milanovac 1980. Avsha ada, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1975. Pjesme, Izbor i prevod Lj. Rusi, Shkup 1975. Iki Kiyi (turqisht), vjersha, zgjedhja dhe përkthimi N. Zekerija, Prishtinë -Stamboll 1983. - Përkthime në gjuhë shqipe: B. Qopiqi: Patrollxhija, poemë, botuar si libër, nuk është ruajtur, Prizren, 1944. V. Majakovski: Lexo e gjezdis Kinë e Paris, poemë (me M. Krasniqin), Prishtinë 1948. A. S. Pushkini: Përralla mbi gjelin e artë – me M. Krasniqin, Prishtinë 1949. P. Voranci: Lulet e Shëngjergjit, tregime, Prishtinë 1951, 66. I. A. Krillovi: Përralla, Prishtinë 1952. Nga proza jugosllave – me shumë autorë, Prishtinë 1952. P.P. Njegoshi: Kunora e maleve – me Z. Nekajem, Prishtinë 1952. Xh. Londoni: I ikuri, roman, me T. Hatipin, Prishtinë 1955. Shkëndijat e para, zgjedhje nga poezia dhe proza në shqip, me Z. Rexhën, M. Gjevorin dhe V. Shitën, Prishtinë 1956. V. Filipoviç: Oda e errët, dramë, premiera në Prishtinë 1956. S. Jesenini: Ana Snegina, poemë, Prishtinë 1956. V. Nazori e B. Qopiqi: Tregime nga lektyra shkollore – me T. Hatipin, Prishtinë 1957. Q. Sijariqi: Bihorasit, roman, Prishtinë 1957. Ushtari i mirë Shvejku, dramat, sipas romanit të Hashekut, premiera në Prishtinë 1957. I. Andriqi: Oborri i mallkuar, me T. Hatipin, Prishtinë 1957, 75. V. Majakovski: Tetori, vjersha, Prishtinë 1958. S. Jesenini: Rruga ime, vjersha, Prishtinë 1958. D. Kostiqi: Shpella e shurdhët, roman, Prishtinë 1958. I. G. Kovaçiqi: Humnera, poemë – me R. Hoxhën, Prishtinë 1958, 78. A. N. Ostrovski: Pylli, dramë, premiera në Prishtinë 1962. I. Mauzhuraniqi: Vdekja e Smail-agë Çengiqit, Prishtinë 1963. B. Nushiqi: Komedi të zgjedhura, me T. Hatipin, Prishtinë 1964. B. Nushiqi: Tri njëkatëshe (Tri jedno?inke), Prishtinë 1964. S. Jesenini: Vjersha e poema (Pesme i poeme), Prishtinë 1965. S. Kulenoviqi: Nana Stojankë e Knezhopojës (Stojanka majka Knežopoljka), poemë, Prishtinë 1966. Poetët e Bagdallës, Izbor, Prishtinë, 1966. S. Jesenini: Agu i dritës, vjersha, Prishtinë 1966. V. Bullatoviqi-VIB-i: Në detin e gjanë, satirë, Prishtinë 1966. P. Bezruçi: Këngë shleziane, Prishtinë 1967. J. St. Popoviqi: Skënderbeu, dramë (me T. Hatipin), Prishtinë 1967. M. Selimoviqi: Dervishi dhe vdekja, roman, (me T. Hatipin), Prishtinë 1968. D. Maksimoviq: Kërkoj falje, vjersha, Prishtinë 1968. R. Zogoviq: Ardhësat. Këngët e Ali Binakut, poemë, Prishtinë 1968. Që të jesh i lirë, Vietnam (me I. Kadarenë), Prishtinë 1969. H. Tahmishçiqi: Të ballafaquar me botën, Antologjia lirike më e re e BeH (1919-69) (me S. Kostarin), Prishtinë 1969. Sofokliu: Mbreti Edip, dramë, Prishtinë 1969. V. Kërnjeviq: Tregimtarë të BeH, antologji, (Pripovjeda?i BiH, antologija) me S. Kostarin, Prishtinë 1971. N. Omeragaj: Treni i fundit për në agim, vjersha, Shkup 1975. S. Asanoviq: Vdekja e hijshme, tregime, 1975. J. Kashtellan: Kënga e hapur, poemë për Kragujevcin, Prishtinë 1977. Pishtarët e Tetorit – Poetët e botës për Tetorin dhe Leninin, vjersha, Prishtinë 1977. Zjarri në breg. Poezi e huaj (me P. Markon), Prishtinë 1977. M. Kërlezha: Poezi, Prishtinë 1978. F.G. Lorka: Poezi (me P. Markon), Prishtinë. P. Neruda: Poezi (me D. Pashku dhe E. Gjerqekun), Prishtinë 1978. Gj. Skoti: Pa tokë, pa lot, vjersha nga italishtja (me T. Hatipin), Prishtinë 1979. M. Dervishi: Bejrut, poemë, Fjala, Prishtinë 1982. S. Kosovel: Integralet, vjersha, Jeta e re, 1982. M.Martinoviqi: Pulëbardha e kuqe, përmbledhje me 10 vjersha, poema, Koha 5-6, Titograd 1984. - Përkthime në serbokroatishte: Pesme gorke i ponosne, poezija Šiptara, FNRJ, NOLIT, Beograd 1962. S. Hasani: Groždje je po?elo da zri, roman, NOLIT, Beograd 1963. A. Shkreli: Beli karavan, roman, Prosveta, Beograd 1963. B. Bokshi: U o?ekivanju, vjersha, Bagdala, Kruševac 1967. J. Relja: Nita, Bagdala, Kruševac 1968. A. Podrimja: Dozivi, vjersha, me M. Gashin, Bagdala, Kruševac 1968. A. Gajtani: Svetlosti u srcu, vjersha, Bagdala, Kruševac 1968. I. Kadare: General mrtve vojske, roman, Bagdala, Kruševac 1968, Bgd. 1977. Sedam pesnika Kosova i Metohije, Panorama, Prishtinë-Beograd 1968. Mi. ?. Nikola-Mi?eni: Slobodni stihovi, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1968. F. Gunga: Do rta dobre nade, vjersha NOLIT, Beograd 1973. Ti pesme naše po?etak, Tito u poeziji na albanskom, Prishtinë 1975. R. Qosja: Živa sfinga, dramë, Jedinstvo, Prishtinë 1976. R. Qosja: Smrt vrega iz o?iju, tregime, Narodna knjiga, Beograd 1976. A. Shkreli: Pesme-Vjersha, dvojezi?no, Narodna knjiga, Beograd 1976. Albanske narodne balade, Izbor, Jedinstvo, Prishtinë 1976. E. Gjerqeku: Tragovi, vjersha (me R. Ismajlin), Novi-Sad 1978. O?i kamena, Panorama poezije Albanaca Jugoslavije, dvojezi?no izdanje, Titograd 1978. A. Gajtani: Ti pesmo, ti ptico daleka, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1979. F. Hoxha: Kad prole?e kasni, Partizanski dnevnik, 4 jul, Beograd 1979. - Punime origjinale: Shafrani – lajmëtar i pranverës, poezi në prozë, Rilindja, 1 e 2. I. 1985. Dashunia ime dhe Lutje mëngjezore, Zëri i rinisë, 5, 1985. Prijës dhe mësues i popujve tanë, prozë poetike, ZR, 10-4, 1985. Liria – dritë që nuk shuhet, vargje, Rilindja, më 25.V.1985. Mome narodu i Triptihom o Planini, iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (Izbor A. Vinca), Sarajevo 1985. - Përkthime të tjera: Leka i Madh para Portës së Parajsës, legjendë çifute, Fjala, mars 1985. Gomaricë e përvuajtur, përrallë çifute, Rilindja, 30 mars 1985. Cjapi me sy njeriu, legjendë çifute, ZR nr. 15, 1985. Gejcli kureshtar, kallëzim popullor çifut, Thumbi, nr. 147-48, 1985. Ari dhe hekuri, nga letërsia gojore çifute, Thumbi, 145, 1985. R. Zogoviq, Pesë vjersha (Ditare e Kolashinit, Nishit mbi Nishavë, Anti-Alesio, Rinia, Mos vdis para se të vdesësh), Koha (Titograd), nr. 3. 1985. Lerka Shifer – Premec (RS Kroaci), Vjersha nga Kosova (Ulpiana, Graçanica natën, Në gërdhatë), Fjala 15. VIII. 1985. I. Sarajliq (RS BeH), Po flas për Evropën, Rilindja, 2. XI. 1985. A. Vuletiq (RS BeH), Dielli në mesnatë (Vetëm dy rrugë janë, Gurthemeli, Dielli në mesnatë, Bredhi i Vitit të Ri në sheshin e qytetit, Ankim Diellit, Shortarqëllues, Edhe unë vrisja, Toka, Mbretëresha e rrugëve), Jeta e re, 6, 1985. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit te vet - nga Dr. Sadik Aishani Esad Mekuli me te drejte konsiderohet babai i poezise shqiptare te Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi. Esad Mekuli ishte poet, shkencetar, ntelektual dhe burre i rralle dhe i guximshem i Kosoves. Ai eshte misherim i guximit intelektual e burreror, guxim qe e pershkon tere jeten e tij dhe pasqyrohet qart edhe ne krijimtarine e tij artistike dhe ne angazhimet e tij publike. Ishte nje figure e gjithanshme: poet, shkencetar, perkthyes, redaktor e kryeredaktor gazetash e revistash. Se bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin, Anton Cetten, Skender Rizajn, Ali Hadrin e disa te tjere, perbejne brezin e pare, brezin e arte te intelektualeve shqiptare te Kosoves qe barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar popullin e Kosoves, duke u bere keshtu edhe bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves. Esad Mekuli lindi ne Plave, Mali i Zi, me 17 dhjetor te vitit 1916 ne nje familje te ardhur nga fshati Nokshiq. Shkollen fillore e kreu ne Plave, ne gjuhen serbe, sepse ne ate kohe shkollimi ne gjuhen shqipe ishte i ndaluar. Gjimnazin e kreu ne Peje, po ashtu ne gjuhen serbe. Pas mbarimit te gjimnazit, ne vitin 1936 ai u regjistrua ne Fakultetin e Veterinarise ne Beograd, per ta vazhduar pastaj ne Zagreb e Itali. Diplomoi ne vitin 1947, ndersa doktoroi ne Universitetin e Beogradit me 1959. Qysh si nxenes i shkolles se mesme, e pastaj si student deshmoi se ishte guximtar e perparimtar duke e kritikuar vazhdimisht regjimin e kohes, regjimin e Kralit te Serbise. Per keto veprimtari ai u perndoq dhe u burgos disa here. E perjashtonin nga shkolla, prandaj ai shpesh detyrohej t’i nderronte edhe shkollat. U angazhua ne Luften e Dyte Boterore, duke iu bashkuar aradhave partizane ku ishte redaktor i gazetes ilegale “Liria”. Pas luftes punoi si veterinar dhe ishte redaktor i gazetes “Rilindja”, te vetmes ne gjuhen shqipe. Nga viti 1947 deri me 1960 ishte shef i repartit te parazitologjise te Institutit te Veterinarise ne Prishtine. Ne vitin 1949 e themeloi revisten letrare “Jeta e re” te cilen si kryeredaktor e drejtoi per nje cerek shekulli. Esad Mekuli ishte kryetar i pare i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, nismetar, themelues dhe kryetar i pare i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Botoi 11 punime shkencore profesionale ne revistat jugosllave dhe te huaja dhe botoi dy libra dhe broshura nga lemia e veterinarise. Botoi 5 permbledhje me poezi: “Per ty” (1955), “Dita e re” (1966), “Avsha Ada” (1971). “Vjersha” (1973), “Brigjet” (1981), “Rini e kuqe”. Ka perkthyer nga gjuha serbokroate ne gjuhen shqipe dhe ka perkthyer letersi shqiptare ne gjuhen serbokroate. Ka botuar edhe me pseudonimet Sat Hoxha e Sat Nokshiqi. Vdiq ne Prishtine me 6 gusht 1993. Veprimtarine letrare e filloi qysh kur ishte na bankat e shkolles se mesme. Qe ne krijimet e para deshmoi se ishte nje lirik i holle, duke u kenduar bukurive te Kosoves, sidomos, Rrafshit te Dukagjinit. Por edhe ne keto krijime ai shpreh shqetesimin e tij per gjendjen e rende te popullit shqiptar.. Ne kete periudhe ai ka bashkepunuar me shume revista te kohes ne gjithe hapesiren e ish Jugosllavise: “Venac” (Beograd), “Mladost” (Zagreb), “Novi Behar” (Sarajeve), “Granit” (Podgorice). Esad Mekuli ishte poet dhe intelektual i angazhuar, me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore. Ne tere krijimtarine e tij letrare dhe veprimtarite shoqerore ai e mbajti gjalle flaken e qiririt qe ndezi poeti yne kombetar, Naim Frasheri, dhe flaken e zjarrit te madh te Rilindjes sone Kombetare. Me fjalen e tij, me vjershat e tij donte t’i printe popullit te vet, ta zgjonte nga gjumi shekullor, t’i hapte rrugen drejt perparimit. Ky ishte misioni i shenjte i poezise se tij qe shprehet fuqishem dhe ne menyre te drejtperdrejte ne poezine “Popullit tim”: “Deshta, shum’ kam dasht- dishirue, Qe me kange te trimnoj, me fjalen tande te ndrydhun Te ngre fuqite prej gjumit... Kendova (edhe kur m’ishte ndalue) Se liria do te vinte edhe per ty te perbuzun”. Poezia e Esad Mekulit ishte bere nje ze i fuqishem i nje populli te vuajtur, populli te shtypur. Githmone me guxim, pa u perkulur kurre edhe ne rrethanat me te veshtira historike, ai luftoi per te drejtat e popullit te vet. Ai e ngriti zerin kunder padrejtesise, dhunes, shtypjes qe ushtrohej ndaj shqiptareve. “Ai ishte njeri i cili s’dinte te frikesohej”, eshte shprehur shkrimtari dhe i burgosuri politik shumevjecar, Adem Demaci. Revolta e tij mund te krahasohet me ate te poezise se Migjenit. Kur mesoi per Memorandumin famekeq te akademikut famekeq serb, Vasa Cubriloviqit, (7 mars, 1937) qe bente thirrje per debimin e qindra mijera shqiptareve nga Kosova per ne Turqi, Esad Mekuli shkroi poezine “A asht fajtor shqiptari”: “A asht fajtor shqiptari pse syte flake i vetojne Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtepia e debon A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jete deshirojne Pse per vater derdh gjak dhe i gjalle nuk e l’shon. ....................... A asht fajtor pse perkunder dhunes qendron Nen qiellin e Kosoves loke, ne trollin e te pareve te vet”. Esad Mekuli perms poezise se tij “Porosia e nenes” e ngriti zerin edhe kunder shpernguljeve me dhune te shqiptareve per ne Turqi ne vitet e 50-ta. Nuk qendroi indifferent as gjate Aksionit per Mbledhjen e Armev ne vitin 1956 kur UDB-ja u kerkonte shqiptareve armet qe nuk i kishin – Esad Mekuli shkroi poezine “I varuri i kendon lirise”. Ne poezine “Mos me thirr me emen te huej”, ai e ngre zerin kunder fyerjes qe serbet shoviniste u benin shqiptareve duke i quajtur ata me emrin perbuzes, “shifter”. Me dhimbje i perjetonte vuajtjet e popullit te vet dhe ne vjershen “Une” shprehet: “Une nuk njoh lumni shqetesimet ne zemer me lulezojne”. Ne epiqender te krijimtarise se tij letrare i vuri te gjitha ceshtjet e ndjeshme, shqetesimet qe e mundonin popullin shqiptar te Kosoves dhe qendresen e tij kembengulese per te mbijetuar ne trollin e vet. Permbledhjen e tij te pare me poezi, “Per ty” (1955) ia kushtoi popullit te Kosoves. Pra, “Per ty populli im”, “Per ty Kosove”. Poezia e Esad Mekulit eshte poezi e fuqishme qe pershkohet nga ndjenja te thella e te pastra atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla, thirrje e brohoritje bombastike, por me shprehje e fjale te zgjedhura te shprehura me mjeshteri te rralle artistike, me nje figuracion shume te pasur qe perforcon thellesine e mendimit te tij. E ngriti letersine shqipe ne nje shkalle me te perparuar duke perdorur vargun e lire, metaforen. Poezia e Mekulit eshte e drejtperdrejte, por eshte edhe nje poezi e fuqishme si ne stil, ashtu edhe ne permbajtje dhe mund te krahasohet vetem me poezine e Migjenit. Ja si shprehet vete poeti per poezine e tij ne nje interviste dhene gazetes studentore, “Bota e re” te Prishtines ne vitin 1983: “E keni pare se ne poezine time nuk ka asgje te komplikuar, asgje qe nuk kuptohet, te paqarte. Mirepo, nuk mund te thuhet se nuk kane qene edhe te pamenduara mire, te paangazhuara. Une e kisha para vetes nje popull analfabet, te roberuar. Prandaj, fjala qe i drejtohej atij populli duhej te ishte e paster, e afert, e qarte, e drejtperdrejte dhe e kuptueshme edhe per bariun, punetorin, per te gjithe. E kjoi eshte bukur e veshtire qe te shkruash vjershen ose prozen, e cila, ne fillim te duket e thjeshte, por qe ka domethenie te caktuar edhe ne letersi. Krijimet e paqarta tregojne se krijuesi nuk i ka bash te qarta fenomenet, sepse, po t’i kishte te qarta, do t’i kishte te qarta edhe shkrimet. Kur nuk i ka te qarta, i komplikon sa per t’ia mbushur mendjen dikujt se eshte i mencur, di dicka…” Keto jane edhe botekuptimet, pikepamjet e Esad Mekulit per rolin, misionin e artit, letersise se angazhuar. Esad mekuli ishte krijues dhe njeri i madh. Studiusi dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, eshte shprehur, se: Fama e Mekulit mund te matet me famen e Majakovskit, Lorkes, Apolinerit ose Jeseninit ne vendet e tyre”. Ndersa njohesit e mire te poezise se Esad Mekulit mund te verejne se motivet, tematika, stili i poeteve te lartpermendur pasqyrohen dhe gershetohen mire ne tere poezine e tij. Keta te kater jane shkrire ne personalitetin krijues te Esad Mekulit. Sikur Rilindesit tane nje shekull para tij, edhe Esad Mekuli ishte i shumeanshem, sic u permend ne fillim te ketij shkrimi. Ne vitin 1949 ai themeloi revisten letrae “Jeta e re”, te cilen edhe e drejtoi per me shume se nje cerek shekulli. Kjo reviste u be nje vater e ngrohte ku tuboi te gjitha forcat e reja krijuese, u be nje tribune. Aty i bene sprovat e para dhe u rriten te gjitha penat qe krijuan ne gjuhen shqipe. Ai i nxiti dhe i inkurajoi keta krijues te rinj qe ta vazhdonin rrugen qe kishin nisur, te mos ndaleshin, Esad Mekuli ishte bere per ta burim frymezimi, mesues, udhezues e keshilltar besnik (mentor), shpesh edhe duke u dale ne mbrojtje kur ballafaqoheshin me sulme e akuza nga regjimi jugosllav. Poeti Ali Podrimja e ka quajtur ate “Engjulli im shpetimtar”. Esad Mekuli e vleresonte lart cilesine e letersise sone: “Ata – te tjeret (e ka fjalen per popujt tjere te ish Jugosllavise,S. E.), deri tash kane menduar se poezia jone, proza jone, eshte e dobet, eshte e ngarkuar. Po, te mos harrojme se poezia jone e mban nivelin e poezise evropiane, e edhe proza. Shkurt, te them – tashme dihet se krijimtaria jone mund t’u beje konkurence letersive me tradite te madhe. Duhet te na perkthejne me shume, pale…” Prandaj, si nje perkthyes i talentuar qe ishte, vete iu pervesh punes per ta bere letersine tone te njohur edhe per te tjeret, duke perkthyer vepra te autoreve shqiptare ne gjuhen serbokroate, si: poezite e Migjenit, romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, e shume te tjera. Eshte hartues i disa antologjive me poezi te autoreve nga Kosova, njera nga te cilat e mban titullin, “Kange te ithta e krenare” (serbokroatisht, “Pesme gorke i ponosne”). Vete tituli e pasqyron qart karakterin dhe porosine e asaj poezie. Esad Mekuli ishte poet i poeteve e poet mbi poet, por mbi te gjitha, ai ishte bir besnik i popullit te vet qe me tere qenjen e tij prej krijuesi e veprimtari iu perkushtua ceshtjeve jetike te popullit te Kosoves, clirimin, emancipimin, afirmimin dhe perparimin e tij. Gjithmone luftoi qe edhe shqiptaret t’i gezonin te gjitha te drejtat qe i gezonin popujt tjere te ish Jugoslavise. Asgje me shume e asgje me pak. Gjithmone e ngriti zerin kunder se keqes, kurre nuk heshti. Se bashku me bashkeshorten e tij, profesoreshen e Fakultetit te Mjekesise, Sahadete Mekuli, haptas i perkrahu dhe i mbrojti demonstaratat e studenteve te vitit 1981. Esad Mekuli ne rinine e tij, sidomos gjate diteve studentore ne Beograd, e perkrahu dhe u angazhua ne levizjen komuniste qe per kohen konsiderohej perparimtare, sepse ata propagandonin te drejtat e barabarta, lirine per te gjithe popujt e shtypur ne ish Jugosllavi. Kjo e terhiqte Esad Mekulin, sepse ai vete i perkiste popullit qe ishte me i shtypuri, me i perbuzuri dhe nuk gezonte asnje te drejte njerezore. Por pas te ashtuquajturit clirim, Esad Mekuli u zhgenjye, u deshperua, sepse shovinistet serbe e kishin nderruar vetem ngjyren, por jo edhe zakonet e tyre te mbrapeshta, urrejtjen e eger e te shfrenuar ndaj shqiptareve. Prandaj, ai me tere qenjen e tij e ngriti zerin edhe kunder ketij regjimi dhe i doli ne mbrojtje popullit te vet, me krijimtarine e tij artistike, punen shkencore dhe angazhimet e tij publike. Esad Mekuli famen e tij e shfrytezoi, e vuri ne sherbim te popullit te vet dhe jo per interest e tij vetjake (personale). Ai i ka refuzuar te gjitha pozitat e larta politike e administrative qe i ofroheshin. Edhe sot intelektualet shqiptare duhet te marrin shembull nga Esad Mekuli dhe te mos heshtin para dukurive negative qe e kane kapluar shoqerine shqiptare. Pa figuren, pa krijimtarine e Esad Mekulit, poezia dhe letersia shqipe ne pergjithesi qe krijohet ne Kosove nuk do te ishte ajo qe eshte sot. Se bashku me shoket e brezit te tij e mbajti gjalle letersine shqipe, kulturen shqiptare dhe qenjen shqiptare. Prandaj, ne me nderim e kujtojme dhe i shprehim mirenjohjen dhe falenderimet tona Esad Mekulit ne njeqindvjetorin e lindjes se tij. Krijimtaria e tij eshte per te gjitha brezat, per te gjitha koherat. Per ndihmesen e tij te madhe ne zhvillimin e letersise, kultures, shkences ne Kosove dhe per angazhimin e tij te gjithanshem per perparimin e Kosoves dhe popullit te saj, kryetari (presidenti) i Shqiperise duhet t’ia ndaje Urdherin, Nderi i Kombit. Te pakte jane ata njerez qe e meritojne kete nderim me shume se Esad Mekuli. Esad Mekuli rrezatonte vlerat dhe virtytet me te larta njerezore e kombetare: burrerine, trimerine, guximin, besnikerine, mencurine, intelektin, perkushtimin. Philadelphia, tetor 2016 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Rinisë Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t’lumnisë, me harresë t’këndshme vuejtjet i mbulon... Hap rrug’t e reja – në ditët e territ e t’zisë – me ravat e thella t’gëzimit rrëgallat e jetës lavron. Nëpër shtigje t’reja rrugë shpëtimi i çel, me ato fuqi që ti njeh për bukuri: çdo ar’e plleshme nga ti asht mbjellë, prej kah do t’mbijë fara e re me t’reja brezni. Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë, kthjellohet, gufon, vlon – ky burim gëzimi i jetës së re! – O, e dashura rinia jonë!... – n’orët e shekujve ndëgjoj at’far’ kumbimi. Gërshetohet kënga e përhershme mbi t’madhnueshmen rini –Ty, që ke le bashkë me këtë jetë! – O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi, para lumnisë sate fort n’habi kam mbetë! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Vdekja e ditës Dielli n’perëndim N’zjarrin flakrues U dogj... Dhe çdo gja u trand, u pikllue n’vaj për të. N’arkivolin e heshtjeve t’muzgut, n’dhimbje bonjake sonte, i dashtuni, i yni, me lot t’pastër u vajtue: Psherëtima e gjethit t’barit dhe d’nesa e prajshme e erës me pikllim zemrën e poq... Dielli sonte n’zjarrin flakrues u dogj. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Në mëngjes Horizonte zbulue me bardhsi mëngjesore zgjohen... Dy-tri përvidhen hapsirë, udhëtojnë, t’bardha e t’holla si çarçafë t’lëshuem n’erë... Fushat pëshpërisin lutje mëngjesore. Ditën e re përshëndesin Me lojë kunorash – Drujt e gjethuem; në bar kanga e gjallesave t’imta ende himnin e saj... Livadhe dhe arave t’vesueme, zane... Dita po gdhin. Fushat erënjoma shtrihen Si trup i gufuem femne... Endem, si fëmi, n’qetësinë mëngjesore dhe trupin e ushqej me freski t’barishtave dhe t’erës; përkdhel mëngjesin me sy t’mbyllun dhe thellë n’zemër qetoj, me harresë mësheh, mbuloj dhimbjet e shpirtit t’varruem. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Nata Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna- Nata e erret horizontet i mbylli... Qiella tash bahet si cerep’i zi... Dhe pikat e para t’shiut hovshem leshohen mbi rruge e pullaze. ...Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen e birit t’vetem; thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame, ne shushurimen e erret t’shiut - si klithje e femise t’humbun ne furtune... Bie me rreshek... Shiu end pej t’panumert…Bie pika si plumbi, si kazmat e randa t’puntoreve... - O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket nate t’merrshme! Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket e dritareve ku me hov sulmon shiu, frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve, ulurojne me za vajtues... E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk, ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon, andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe... Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive, dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne skutat e erreta t’dhomes, ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje... Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mengjesi Zbehet qielli n’agim dhe rete e purpurta, Perparese te kuqe varen n’largesi - Si n’anderr, dikur…Gurbetqaret ofshajne, tue dale prej birucave n’periferine e larget e t’piklluemshme dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses, puhija e pare mengjesore... Mengjesi per ta asht – anderr e shartueme ne zhgjander t’zeze e t’mundimshme, thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses e t’gjakut – qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e thate - ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke, pse – cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje, dita qe ka me sjelle tundime te reja, ma te randa, shperthen ne mendje si agim’ i purpurt mbi nenkresen e shkyeme, si thirrjet e largeta, t’kuqrremta... Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme: – Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje! ...Dhe vetem nganjihere, n’mbrendi, botnat e reja vetojne hareshem: dit’ ma t’lumtuna u bijne atehere ne t’pame dhe rruget bardhoshe, si ame lumenjsh, shkrihen, burojne n’vetedije dhe vizllojne para syve: - Buke do te kete…dhe pune... - peshperisin buzet e dridhshme. - Voter te nxehte per te gjithe! – dhe shikimi deperton ne’thellesi, zbulon botnat e meshehuna, dhe dalin para syve – fushat qytetet njerezit... Zbulohet jeta e deshrueme!... Mengjesi per ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr T’zeze e t’mundishme, thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses e t’gjakut. Qyteteve t’largeta, rrugeve... per kafshaten e thate - ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per buke. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Pranvera Kaloi dimri, erdh pranvera me lulezim. Erdh lejleku, dallendyshja fluturim. Rritet bari, vishet pylli me blerim. Hapet zemra e femijeve plot gezim. Dilni, dilni t gjihte perjashta pa pertim: Mblidhni lule malit, fushes me nxitim. Po dhe nje gje, o femije ti e di. Librin kurre mos e harro per mesim. Libri t’con ne jete te lumtur, perparim. Dija eshte pranvera jote e shpetim. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Malli për t'pambërrijtshëmen Retë luejnë n’naltësin, si qingjat n’kodrina, Ndërsa malli për t’pambërrijtshmen ndryhet n’mue: Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqle E me fluture në t’shkëqyeshmet naltësina Me gëzimin e këngës baritore... E kur hana e luginave ia beh n’shpejti Dhe toka natën n’dishrim thërret, Si rrezet e argjendta mbi kalli - Të shkoj E t’vizitoj Skajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet. Vaj! Me u kapë n’vallen e reve nkuqlime Zemra me t’dhanun do t’më dëshironte Që rinija t’gërthet i herë mâ me gëzime Dhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte. - Por, pse zemra tingëllon përmallshëm si za drithërim dhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?! Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë, Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Era e pylli Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrëmbim. Pylli gjëmoi tmerrshëm. Luhaten drunjtë qindëvjeçarë thyhen degët e njoma, gjethet e shkoqura, fluturojnë qiellit perpjetë e pastaj bien pingul në tokë, duke u grumbulluar në shtigje dhe duke u zhdukur në lugaja. Furtuna – si gjithmonë me e fuqishme, më e pamëshirshme. E harlisur, turret që të shtrijë e të rrënojë çdo gjë. Por pylli nuk jepet, drunjtë rrënjethellë krah njëri-tjetrit, qëndrojnë tok. Tash ajo gjurmë e parë shëndrrohet në klithmë të fuqishme të detit blerosh të shqetësuar për jetën e pamposhtur. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Andrra e vajzës Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova... E nëpër kunor lakmish për ‘limtare - si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi... - Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Popullit tim Deshta, shum’ kam dasht-dishrue që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun të ngrej fuqitë prej gjumit... Këndova (dhe kur m’ishte ndalue) se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun. Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun, n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti, mbi forc të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun - unë, biri yt dhe - poeti. Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi, ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë - pse për liri - me tjerë ke dhanë dhe ti djers e gjak si etnit. Kam dhanë, i dashtun... Dhe sot, në liri - kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti, me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’ - unë, biri yt besnik dhe - poeti. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Porosia e nanës Për ke në dritë ju qita, o djelm! Për ke ju rrita, o bij`? Pse u gëzova unë në jetë? — Nanën po e leni sot kur kryet me mburrje për ju e ngrita; kur futën e zezë e hoqa; kur zjarmin në votër pa frigë e ndezim në mbramje — kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë! Në dheun e huaj shkoni? Atje — ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë me bisht të synit shikon e punën e vet soll kqyrë! Atje — ku bima ndër ara thahet nën hanë; ku grizhlat sqep-mprehta frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë! Atje — ku dheu i zi randë do t`ju peshojë mbi rreshtna pa etnit tuej për bri! Unë be po u qes, bre djelm — në trollin që shkelët si fëmi, në eshtnat e të parëve, në gjakun e derdhun për liri, në fatlumninë tuej e të nipave, në tamblin e gjive të mi` — m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë: mos me u nda prej prehnit tim as vllau me vlla! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Shqiptari këndon Shekujt mbi ne e në ne e mbushen jeten plot vnere * - qe pezm, e zjarri kryengrites nder zmerat tona m’u ngri, qe njeriu mos te jete-njeri: emri te na zhduket perhere. Qeme - o njerez po robe; pa buke, liri n’usdaje, ne vatren tone pa shtepi ne plangun tone argatare! Qeme - turq, dreqen me bishta, qeme - raje qe t’hiqet ne vargoj te mjerimit te perbuzur - shiftare **! qeme... por koha-lufte sheron varret cdo dite: mbas nates se erret te shekujve - hap krahet koha e re... Po, jemi gjalle! Dielli dhe per ne shnderit... *vrer **shqiptare ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System