Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Lasgush Poradeci |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kur m'u rrite vogeloshe Kur m'u rrite vogeloshe, Vogelo si flutura, Mes-holle-keputura. Te pashe me zbukuroshe, Bukure si flutura Mes-holle-keputura. Vajte m'u fsheve ne qoshe, Fshehuro si flutura, Mes-holle-keputura. Nga shoqet me turperoshe, Shoqezo si flutura, Mes-holle-keputura. Ah' zemra c'te perveloshe, Zemero si flutura, Mes-holle-keputura. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kur nuk ndjehesh fare mire Kur nuk ndjehesh fare mire, (Sepse shpirtin e ke plot), Ze kendon ne vetesire Pa te derdhen pika lot. Pika lot, si pika dylli, Oe te derdhen aqe shpesh, Kush qepallat nuk i mbylli... Nuku mund t'i marre vesh: Kujt s'ju dha t'i rrahe mente, Ne shtepi kush nuk u mbyll, Me nje hov kur shpirt'j shenjte Ndrin e digjet posi yll - Nuku mund t'a dije fare, As qe do te ndjeje dot C'pruri kenga mendimtare Me cdo varg prej pikash lot. Kush te tall me verb te kote, Nuku mund t'i ndjeje gjiri C'drit' e bardhe djeg ne bote Me cdo pike prej qiriri. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Vallja e yjve Yjtë-e ndezur si fingjill, Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë. Zunë fill me dashuri Që kur bota zu të ngjizet, Pa sikush për shok të ti Përvëlohet edhe ndizet. Ndizet ças edhe për ças, E si kurrë s'ka të shuar, Pa pushim i vete pas Me një sulm të llaftaruar. E si kurrë nuku mund Ylli yllin që t'a kapë Rrotull qiejve pa fund Venë-e-vinë-e-venë prapë... ....................................... ....................................... ....................................... ....................................... Do të venë fluturim Kudo janë-e kudo s'janë, Nëpër qjell që s'ka mbarim, As fillim, as fund, as anë. Kur mi të, kur nënë të, Kur me hire-e kur pa hire, Do përëajnë gjithënjë Hapësirë... shkretëtire... Ata ikin varg-e-varg Me një etje të pashuar: Sesà fellë-e sesà larg Shoq me shoq u pat larguar!... Kùsh j-u fali-aq dëshërim, Dh'aqë zjarr e aqë flakë, Dh'i gatoj me aq durim Yjtë-e lum e varfanjakë? Se do një, si për çudi, Ku prej syresh rreh të ftohet, Shoq i vet, nga mall'i ti, Më me zjarr zë përvëlohet... Dh'i vjen qark më me vërtik E me dhembje më të nxehtë, E si ik...si gjithë ik... E pushton me zjarr të vetë: Sa më pak e shmbëllen: Aq më shumë-e ndjek dëshira... Pa nga malli që s'e gjen, Dridhet gjithë hapësira. ...Kur po ja! Se që përtej Ndriten erërat nga pakë: Yll-i çdukur nëpër qiej Vetëtiu e mori flakë: J-a pat shtënë me një ças, Mun në mes në kraharuar, Shoq' i vet q'i sillej pàs Me një sulm të llaftaruar; Q'e kish flakën mun në gji, Q'e zhuritte dashurija, që çkëlqente me zili Rrotull rrezeve të tija. Yll i mjerë e yll i lum! Yll i lum e yll i mjerë! Sapo drita t'u përgjum, Sheh një shoq nëpër skëterë; Ay vin... e gjith vin..., Gjith më pranë... - e gjith më pranë... - Sesà ndrin e vetëtin!... Sesà ndjen një gas pa anë!... Sesa ndritesh përsëri! Sesì ndizesh përsëpari! Sesì djek me dashuri Posi yll margaritari!... Dashuri! Heu! Mall i ri! Dashuri! këng' e durimit! Ti liri! Ti robëri! Ti valim i shkrepëtimit! ........................................ ........................................ ........................................ ........................................ Yjtë-e ndezur aqë larg. Lozin vallen e dëshirës Dyke ndritur varg-e-varg Nëpër terr të errësirës. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System