Forums
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, Loris, babo, a-cat, Edmond-Cela, Johara, ::bud::, Lec Neli, ~*Christel*~, Miri74, :IROLF:, ::Albweb::
Author Post
Lec Neli
Sat Jul 10 2010, 12:51PM


Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 8358
"Mistike" wrote ->>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kalimthi lexova disa nga mendimet e juaja...
Gjakmarrja eshte plaga me e thelle e popullit tone...sic na quajne ndryshe ballkani fucija e barutit.
Rreth 40% e krimeve kane arsyen gjakmarrjen.Kjo vjen si rrjelloje e mos funksionimit te SHTETIT.Nese do te kishte vertet shtet e cdo hallke e tije do funksiononte minimumin e nevojshme gjerat do ishin shume ndryshe.
Kam rastisur shume here te jem pjese e debateve e momenteve ku gjakmarrja ka qene fjala Kryesore.Te degjosh ende qe per nja llaf goje behesh hasem e mblidhen pleqte e familjeve eshte e pallogjikshme...te ngujohesh se djali axhes tat ka vrare dike...eshte e padrejt...te zbatohet ende kanuni me ka fanatizem ska shtet.
Kanuni ka qene kushtetuta e Shqiptareve e tashme e kemi nje te tille...le te cfuqezohet kanuni...por jo shtet mbi shtet...ne konflikt me njera tjetren.
Te flasesh per gjakmarrjen duhet shume....por nje nder arsyjet me thelbesore qe ende egziston eshte mosfunksionimi i shtetit.
->>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>



Jam dakord me ty "Mistike" se nji prej shkaqeve asht edhe mosfunksionimi i shtetit, por gjithsesi nuk asht vetem mosfunksionimi i shtetit arsyja kryesore e GJAKMARRJES.

Ndoshta e kam gabim por mu me duket se zbatimi vjen edhe prej prapametjes e padijes, se per ndrysh s'ka si mu kuptu arsyja se si mundet njiri me vra vllane/farefisin e vrasit kur vllai/farefisi i tij s'ka ba kurr krim.
Mu me duket jo vetem prapametje e munges arsyejet por me duket edhe marri, si u vraka njiri pafajshem, vetem sepse asht ne nji familje e nji fis me nji kriminel.

Po ashtu s'kuptoj as arsyen se njerzit e afert simas kanunit duhet mu vra sepse tash po kthehen e marrin hak, ksaj i thojn me vra per paranoj e per hamenje, tuj u bazu se ndoshta tash po hakmerret!

Shkurt per vedi nuk besoj se asht vetem mosfunksionimi i shtetit por asht edhe prapametja, padija e pashpirtlleku i njerzve, qi shkojn deri ne at grade sa me vra njirin e pafajshem vetem se asht vllai apo ne fis me nji kriminel, vetem me knaq egon, thashethemet, e hamendjen!

Per mu asht kulmi i prapametjes/padijes e pashpirtllekut, e s'ka te bajn me ligjet e shtetin, se ne qoft se je cu per dreq s'ka shtet me te ndale para, se prap se prap ke me kry krim prej prapametjes e padijes, e masanej me knaq urrejtjen e pranaojen ke edhe me vazhdu mu hakmarre tuj la trush me hakmarrje e urrejtje e vujtje krejt familjen tande brez mas brezit.


[ Edited Sat Jul 10 2010, 12:55PM ]
Back to top
Lec Neli
Thu Aug 26 2010, 05:12AM


Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 8358
Durrës, nëna e adoleshentit të vrarë kërkon mbrojtje



25/08/2010
Valai Qyrfyçi

Lumturi Curri: Jeta e djemve të tjerë, e pasigurt
“Më mbroni fëmijët, kërkoj drejtësi! Nuk mund të jetoj me ankthin e jetës së tyre, nuk mund të jetoj duke pritur çdo ditë për kufoma!”. Me lot në sy dhe rroba të zeza që i mbulojnë të gjithë trupin, Lumturi Curri lutet që ankthi i saj të përfundojë dhe shteti ta marrë në mbrojtje. Shteti, strukturat e të cilit i akuzon, se çuan në ekzekutimin e të birit 19-vjeçar, më 12 gusht të këtij viti, në shenjë hakmarrjeje për një vrasje të bërë muaj më parë, pas një sherri banal mes adoleshentësh. Lumja ndjehet e rrezikuar për jetën e tre djemve të saj, ndërsa fatkeqësitë i kanë marrë brenda këtij viti, fillimisht burrin dhe djalin e kunatit, e më pas djalin e saj të madh. Ajo i drejtohet Kryeministrit, Presidentit të Republikës, ministrit të Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme me thirrjen e një nëne që kërkon të mos vijojë më zinxhiri i vrasjeve mbi fëmijë të pafajshëm. Flet për gjykim paraprak nga prokuroria, të djalit adoleshent që e ka të arrestuar, një damkë “vrasësi” që i mori jetën e djalit të madh dhe nuk dihet nëse do të ndalet. Ndërkaq nga policia dhe grupi hetimor i kanë thënë se nuk kanë ende pista konkrete që ta lidhin vrasjen e Mario Currit me atë të Kledi Myzyrit. Autori, ndërkohë, është ende i lirë dhe një rrezik potencial për ta.

Lumturi quhet, por e lumtur nuk është aspak. Është një nënë e trishtuar që ndjehet fatkeqe për fatin dhe të ardhmen e saj. Kërkon ndihmë dhe hetime të pastra për të nxjerrë në dritë të vërtetën për vrasjen e shkurtit, që ajo beson se i mori djalin e madh padrejtësisht. Ajo është, ose më saktë ishte nënë e katër djemve, e mbetur e ve në moshën 38-vjeçare, me një djalë të vrarë, djalin tjetër adoleshent në qelitë e paraburgimit dhe dy të tjerë në moshë shkolle. Jeton çdo ditë që nga 12 gushti nën tmerrin e pasigurisë për jetën e djemve të tjerë, përkatësisht 15, 12 dhe 8 vjeç. Afrimi i vitit shkollor e vë në mendime, atë dhe të gjithë familjarët që mbajnë mbiemrin Curri. “Nëse nuk ndjehemi të mbrojtur, do të detyrohemi të heqim nga shkolla fëmijët tanë”, thotë një nga vëllezërit e Luan Currit, që u ekzekutua në lokalin e familjes bashkë me të nipin dhe një inxhinier ndërtimi, një natë të ftohtë janari. Ndërsa grupi hetimor ende nuk ka deklaruar pista konkrete për vrasjen e 19- vjeçarit Mario Curri, nëna e tij në të zeza dhe me sytë plot lot për fatkeqësitë që e kanë goditur gjatë këtij viti, apelon për drejtësi dhe kërkon mbrojtjen e fëmijëve të saj. “Ndjehem e frikësuar për krime të tjera që mund të godasin familjen, jetoj me ankth për jetën e dy djemve të vegjël. Njëri hyn në klasë të shtatë dhe tjetri në klasë të tretë”, thotë Lumja, ndërsa duket e bindur se i biri u vra në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një 17-vjeçari, për të cilën akuzohet djali tjetër i arrestuar. Irsid Curri, djali i dytë i saj, u arrestua pas vrasjes së Kledi Myzyrit gjatë festimit të një ditëlindjeje në shkurt të këtij viti.

38-vjeçarja akuzon strukturat e hetimit për ekzekutimin e të birit më 12 gusht të këtij viti, duke deklaruar se e shpallën fajtor të vrasjes së ndodhur në një nga lokalet në lagjen nr. 1 të Durrësit në fund të shkurtit, duke cenuar hetimin. Sipas saj provat janë cenuar dhe djalit po i ngarkojnë një krim të pakryer. Për vrasjen e 17-vjeçarit Kledi Myzyri, Policia e Durrësit pati arrestuar në kushtet e flagrancës tre të rinj, mes të cilëve dhe 15-vjeçarin Irsid Curri, i cili vazhdon të jetë në qelitë e paraburgimit, ndërsa dy të tjerët hetohen në gjendje të lirë.

Lirimi i dy të tjerëve nga prokuroria ka bërë që i biri të paragjykohet si autor i vrasjes së Myzyrit dhe familjarët e tij të marrin hak mbi vëllain e tij. Pas vdekjes së 17-vjeçarit, xhaxhallarët e Irsid Currit kanë tentuar të flasin me familjarë të viktimës, por ata nuk e kanë pranuar. Kjo është kuptuar si një deklaratë e pathënë për hakmarrje. Tërthorazi, nga persona të tretë, kanë dëgjuar gjatë këtyre muajve se ata do të shuhen për atë vrasje, por nuk u kishin besuar fjalëve. “Mendoja se drejtësia do të vihej në vend dhe gjykata do të përcaktonte se kush ishte vrasësi i vërtetë”, thotë Lumja që vazhdon të besojë se apeli për drejtësi dhe ndihmë nuk do të mbesë pa përgjigje.

Në Policinë e Durrësit, të pyetur mbi këtë ngjarje, deklarojnë se provat kundër Currit janë të pakundërshtueshme, por është prokuroria dhe gjykata ajo që do të vendosë mbi fajësinë dhe autorin. Policia bëri arrestimet e njëjta për të tre, “në kushtet e flagrancës”, pastaj gjithçka i përket prokurorisë.


©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu
Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:


Me Kujto

[ ]
[ ]
Postimet e Fundit
Re: Interesante nga interneti.+ 16 vjeç
the way she threw them in...
Posted by guest
02 Sep : 18:04

Re: Ndodhin vetem ne Shqipni
♥sunshine♥ wrote ->>>>>>>...
Posted by In love
02 Sep : 17:58

Re: Ndodhin vetem ne Shqipni
.
Posted by ♥sunshine♥
02 Sep : 17:55

Re: Funny pictures! Per te qeshur! (!!!Humor per te rritur)
deri ne sa vete thate ju ...
Posted by In love
02 Sep : 17:53

Re: Ndodhin vetem ne Shqipni
;
Posted by West****
02 Sep : 17:51

Re: Funny pictures! Per te qeshur! (!!!Humor per te rritur)
i ka lane deri me 15 shta...
Posted by In love
02 Sep : 17:51

Re: Ndodhin vetem ne Shqipni
s'di a e ka vu kush kyt :...
Posted by West****
02 Sep : 17:50

Vlen te Lexohen
Nëna Terezë - vler...
Tu u hedh ne liqen :...
Liqeni :)
:)
some fish? :P
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

In love

naten west flm drite gjthsh kalofsh sa ma mire ne vazhdim

West****

naten in love flesh rehat

In love

naten e mire e gjumin e amel..ika edhe une,,se caj kamomili filloj me dhan efektin e vet

West****

pune t'mara e flasim Suni maj po te dergoj nji pm lexoje te lutem

a-cat

sorry west darling i have to get ready for work hugs shpirt uroj te jesh mire e gezohem qe te pava Ma gjate heren tjeter itu jena

♥sunshine♥

West*** mirse erdhe naqe

♥sunshine♥

kalofsh mire drit

West****

sa erdha une po ik ti

a-cat

I love when you call me micina

♥sunshine♥

micinaaaaaaaaaaaaaaaaaaa:O)


Online
Guests: 41
Members: 8, cherry-girl Olive Oyl ♥sunshine♥ West**** sabi guest TOTO-R Alterran
On this page: 1
Members: 3746, Newest: Terri24

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com

Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2822 sec, 0.0468 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,525kB