Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
EU dhe Shqiptart
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jun 12 2009, 06:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Pse EU nuk na do sikur na izolon dhe refuzon???

Kur na ka dasht nojhere Europa? Edhe ato perlqime qe bahen jane polike dhe siperfaqsore.

Ajo nuk po pranon vende qe jane shum ma te zhvillume se na lene ma po pranojne shqipnine qe jena hala te ura.



Per bes mor zotni ::bud:: problemi jon nuk asht Europa e as nuk ka ken najhere Europa, problemi e rreziku jon jena na vet (vedvedja).
Na presin e dojm mu bashku me Europen po ala s'kena komb e as Shtet te saldum por jena te coptum ne 100 copa e ne 1000 krahina, jena njaq te percam e njaq te prapametun sa fajet e problemet tona si shofim hic si te tonat, por shofim e fajsojm Europen, nejse po nuk krijume nji komb te zhvillum kot lodhena e kot shpresojm per me na dasht tjert, nuk munenea mu fut ne Europ ishtu si jena sepse i takon me ken tu u fut ka nji mahall ne ven qi mu fut si komb.


Na s'kena as shtet e as komb te saldum
Na s'kena as shtet e as komb te zhvillum
Na s'kena as sistem e as strategji komtare

E si dashkena mu fut ne Europe vetem me marr naj Euro prej tyne, nuk besoj se ja vlen me menu si gjithmone shqyptari per xhep te vedin perpara se me menu per t'miren e tanve, ikjo kultura jone qe me duket kan vujt edhe te part tone gjithkush per vedi e per xhep te vet nuk na len kurr me ec perpara, besoj se ka ardh koha qe cdo shqyptare kudo kjoft ne troje te veta apo ne emigrim duhet me menu se pa nji komb te saldum e te bazum mire ne nji sistem zhvillimi e pa zhvillim ekonomik e kulturor te perbashkt kurr s'kena me ba hajer edhe ba me na pranu Europa, shemulli ma i mire asht Rrumani-Bullgari. Kto shtete pamvarsisht se jan pranu ne Europe kurgja s'ka nryshu perkunrazi Europiant kan fillu me i konsideru si problem, varfanjak, te pazhvillum e shumicen e rasteve si gabelt e Europs.

Tash si me pretendu na shqyptart se duhet me na pranu europa kur ala s'kena Komb e as Shtet te mirfillt, s'kena zhvillim ekonomik e as zhvillim kulturor, jena ma te varfnit e Europs e te ndam ne 100 shtete ne ballkan pa marr parasysh se 1/3 e kombit jena kthy ne emigranta (udhtare apo gabel).

Lejeni europen se nuk na duhet gja Europa po nuk rregullume vedin ihere, gjithca fillon prej ne vet shqyptarve, kur te bahna te zot me integru kombin ne nji shtet te mirfillt me nji sistem te zhvillum demokratik te mshtetun ne te drejtata e njeriut e kut te bahna te zot me zhvillu kombin e vedin athere munena me ju bashku Europs jo me ju lut me na marr per mshire si lypsa e as si njerz xhunglet (Udhtar) pa ven e pa cati .


[ Edited Fri Jul 31 2009, 11:34am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Jun 12 2009, 09:12am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ahh.... tesh po me pelqen Zotni Lec. E jam shum dakord me qa ke shku.

Po mos te kishim na sot presjonin e Evropes na do kishim qendru vend-numro.

Mandej si thu edhe ti qe shqinija asht e ngame grima grima dhe presim qe te TJERET t'na i bashkojne.

Nuk ka shtet si the edhe ti, se shteti nuk asht me dal ne TV e me fole fjale te bukura e me rrejt sa fiket kamera.

Shteti asht aj qe e drejton vendin bazuar ne nje plan stategjik dhe nga nje ligj i forte pa patur ndikime te paleve te ndryshme partiake.

Shteti sikur po luan rolin e Gladiatorin ne stadium dhe populli ndjek perleshnjn.


Back to top
belgium
Wed Jun 17 2009, 03:44pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
::bud:: ka shkruar:

Pse EU nuk na do sikur na izolon dhe refuzon???

Kur na ka dasht nojhere Europa? Edhe ato perlqime qe bahen jane polike dhe siperfaqsore.

Ajo nuk po pranon vende qe jane shum ma te zhvillume se na lene ma po pranojne shqipnine qe jena hala te ura.




Shumica ejuj ketu me rikujtoni ato permajtjet permensh par adrrasave te zeza ner shkolla fillore ne koh te xhaxhi enverit ...... hiqjuni mendimeve teper demode se neeuropa gjoja sna don ne snuk na don se jen ana qe nuk dojm lirin ; nuk dojm jeten dhe mirqenjen solidare me sneritjetrit; jemi enn qe asgje nuk ja japim rendesi me pune dhe perkushtohemi jetes dhe reales por gjithmon flasim me te kalumen...por mos harroni nji gja s ebrenda ne shqiperi politika ju tmerron syt me patriotizem dhe preferenca ndaj evropes por kur po keto politikan dhe patriot te juaj gjinden ne BRUXELLES APO STRASBOURG sikur edhe peshtyma ju thahet ne fyt ......e shpejt ndrrojn program fjalimin dhe oratori shqiptar para deputeteve europian vec gjindet i kote se sdin cfare tju paraqes projekt plane dhe arritje te shqiperis ndaj kerkesave qe europa ne na jep...sot vertet ndihemi me nje llooj GHETTO po ta konsideojm keshtu me arsye te forta q eeuropa ne na i ka vendos artificialisht.asht shqiperia; bosnie e hercegovina; dhe kroacia sbashku me kosoven ;qe jan sot me shum te izolome se kurr ne ballkan.para sa ditesh europa ka vendos me ju dhan lirshmeri levizje ndaj qytetarve te shteteve te ish jugosllavis si : mali i zi; serbia dhe macedonia.ato bene luften dhe e mbaruan vuajten dhe paguan nji harac economik dhe nji inflacion teper gjigand dhe sot po fillojn te stabilizohen..ndersa shqiperia kurre ska investu ne lufte dhe kurr ska has ndonji embargo boterore economike a^po kulturore dhe prep s eparap gjendet e izolume si ne kohen e enver hoxhes.e ky ahst problem i moralit shqiptar dhe edukimi nacional asht teper me prapambetje.
Back to top
::bud::
Mon Jun 22 2009, 04:28pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ndoshta jam un, po n'bote nuk e marr vesht se ku e ke fjalen e ku don me dale.
Back to top
::bud::
Mon Jun 22 2009, 04:32pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

::bud:: ka shkruar:

Pse EU nuk na do sikur na izolon dhe refuzon???

Kur na ka dasht nojhere Europa? Edhe ato perlqime qe bahen jane polike dhe siperfaqsore.

Ajo nuk po pranon vende qe jane shum ma te zhvillume se na lene ma po pranojne shqipnine qe jena hala te ura.



Per bes mor zotni ::bud:: problemi jon nuk asht Europa e as nuk ka ken najhere Europa, problemi e rreziku jon jena na vet (vedvedja).
Na presin e dojm mu bashku me Europen po ala s'kena komb e as Shtet te saldum por jena te coptum ne 100 copa e ne 1000 krahina, jena njaq te percam e njaq te prapametun sa fajet e problemet tona si shofim hic si te tonat, por shofim e fajsojm Europen, nejse po nuk krijume nji komb te zhvillum kot lodhena e kot shpresojm per me na dasht tjert, nuk munenea mu fut ne Europ ishtu si jena sepse i takon me ken tu u fut ka nji mahall ne ven qi mu fut si komb.


Na s'kena as shtet e as komb te saldum
Na s'kena as shtet e as komb te zhvillum
Na s'kena as sistem e as strategji komtare

E si dashkena mu fut ne Europe vetem me marr naj Euro prej tyne, nuk besoj se ja vlen me menu si gjithmone shqyptari per xhep te vedin perpara se me menu per t'miren e tanve, ikjo kultura jone qe me duket kan vujt edhe te part tone gjithkush per vedi e per xhep te vet nuk na len kurr me ec perpara, besoj se ka ardh koha qe cdo shqyptare kudo kjoft ne troje te veta apo ne emigrim duhet me menu se pa nji komb te saldum e te bazum mire ne nji sistem zhvillimi e pa zhvillim ekonomik e kulturor te perbashkt kurr s'kena me ba hajer edhe ba me na pranu Europa, shemulli ma i mire asht Rrumani-Bullgari. Kto shtete pamvarsisht se jan pranu ne Europe kurgja s'ka nryshu perkunrazi Europiant kan fillu me i konsideru si problem, varfanjak, te pazhvillum e shumicen e rasteve si gabelt e Europs.

Tash si me pretendu na shqyptart se duhet me na pranu europa kur ala s'kena Komb e as Shtet te mirfillt, s'kena zhvillim ekonomik e as zhvillim kulturor, jena ma te varfnit e Europs e te ndam ne 100 shtete ne ballkan pa marr parasysh se 1/3 e kombit jena kthy ne emigranta (udhtare apo gabel).

Lejeni europen se nuk na duhet gja Europa po nuk rregullume vedin ihere, gjithca fillon prej ne vet shqyptarve, kur te bahna te zot me integru kombin ne nji shtet te mirfillt me nji sistem te zhvillum demokratik te mshtetun ne te drejtata e njeriut e kut te bahna te zot me zhvillu kombin e vedin athere munena me ju bashku Europs jo me ju lut me na marr per mshire si lypsa e as si njerz xhunglet (Udhtar) pa ven e pa cati .





ktu jam me ty Lec qe problemi jone nuk asht evropa. Po mvaret nga kendveshtirimi.

Na dona me hi ne Evrope kur 4 semaforat e vetem ne shkoder nuk kan punun as per nje gjyse ore :-$ Ishalla nuk e dine ata te BE-se

[ Edited Mon Jun 22 2009, 04:34pm ]
Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 09:12am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përjashtohen nga liberalizimi i vizave tre vende myslimane; Shqipëria, Kosova dhe Bosnja

BE shpërthen në racizëm

Europa rrit hapur racizmin ndaj vendeve me mazhorancë myslimane. Jo rastësisht edhe vendi ynë, këtë vit mbeti jashtë listës së liberalizimit të vizave, nisur nga fakti se përqindjen më të madhe të popullsisë së Shqipërisë e zë feja myslimane. E njëjta gjë ndodh edhe me Kosovën dhe Bosnjën. Mesa shihet në vendimin e fundit, është bërë një ndarje sa e qartë aq edhe e padrejtë mes shteteve, të cilat prisnin liberalizimin e vizave. E qartë për faktin se tre vendet që u pranuan Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ishin vende ortodokse, dhe e padrejtë për faktin se iu mohua liberalizimi pikërisht tri vendeve me mazhorancë myslimane. Shqipëria, ku pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane, jo pa qëllim mbeti jashtë liberalizimit të vizave edhe këtë vit. Këshilli përjashtoi nga lista vendin tonë, duke u justifikuar me disa pretendime, të cilat në fakt nuk janë aspak të vërteta, por janë qartë një pretekst i dukshëm për të na nxjerrë jashtë loje. Lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit, pasaporta biometrike dhe mungesa e sigurisë në kufij kanë qenë tre pretekstet e BE për përjashtimin e Shqipërisë nga liberalizimi i vizave. Në fakt, të treja pretendimet e mësipërme janë flluskë sapuni, pasi kufijtë shqiptarë janë tashmë më të sigurtit në rajon pas moratoriumit i cili persekuton shqiptarët. Ka qenë vetë Fratini i cili ka deklatuar se kufijtë shqiptarë nuk përbëjnë më problem për vendet e BE. Pasaportat biometrike janë një tjetër justifikim që nuk qëndron në pretendimet evropiane. Tashmë shqipëria e ka plotësuar këtë kusht pasi prodhimi i tyre ka filluar dhe më së miri BE mund të hapte kufijtë vetëm për personat me pasaporta biometrike, por mesa duket për europianët nuk janë kushtet por feja problemi që kanë me shqiptarët, problem që të sjell në kujtesë një racizëm primitiv të tyre. Përsa i përket korrupsionit si Serbia dhe Mali i Zi janë në parametra më skandalozë se Shqipëria, por dhe si në rastet e mësipërme kriter është feja dhe jo standardet që janë sajuar për të përjashtuar Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjen.

Nëse do të ndaleshim tek kriteret që duhet të plotësojë vendi ynë për të përfituar liberalizimin e vizave, shihet dukshëm se një pjesë e mirë e tyre janë plotësuar thuajse 99%. Vlerësime këto që në të shumtën e rasteve kanë ardhur edhe nga vetë ndërkombëtarët. Ndërkaq, Turqia vendi me popullsi tërësisht myslimane ka mbetur jashtë diskutimeve për liberalizimin e vizave. Trajtimi si një i tërë i Ballkanit Perëndimor nga Bruskeli është kërkuar edhe nga ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, i cili deklaroi se do të ishte shumë më mirë sikur Brukseli të merrej me Ballkanin Perëndimor në tërësi, si rajon. Ndërsa vet Bashkimi Europian preferon në një farë mënyre të bëjë pjesë të familjes së tij të madhe evropiane, ato vende që kanë përfaqësi të krishterë më të madhe, duke qenë se nga kjo frymë drejtohet edhe vet ai. Kjo preferencë lidhet edhe nga trazirat e fundit që vendet myslimane kanë shkaktuar në Amerikë, ku jo rrallë herë problematika ka qenë tepër e madhe.
KE propozon heqjen e vizave për tre vendet ortodokse
Ditën e djeshme Këshilli Europian ka pranuar tre vendet ortodokse, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, duke u dhënë mundësi shtetasve të këtyre tri vendeve të udhëtojnë drejt vendeve Shengen me pasaporta të reja biometrike. Në një konferencë për shtyp komisioneri për drejtësinë Zhak Barro dhe ai për zgjerimin Oli Rehn thanë se ky është një moment historik për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Ata shprehën besimin se liberalizimi i vizave do të kontribuojë për marrëdhënie më të afërta dhe të shpeshta të shtetasve të këtyre tre vendeve me shtetet nga zona e shengenit. Propozimi i Komisionit Europian do të konfirmohet tani nga këshilli i ministrave në vjeshtë, më pas do të votohet në Parlamentin Europian dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2010. "Për banorët e Ballkanit Perëndimor kjo do të thotë se nuk ka më shumë radhë para ambasadave dhe mbledhjen e shumë dokumenteve për marrjen e vizave. tha Ren. I pyetur për atë nëse Greqia do të bëjë probleme me pasaportat biometrike të qytetarëve të Maqedonisë, komisioneri evropian i BE-së tha se pasaportat biometrike janë garanci e plotë për sigurinë e BE-së dhe kufijve të saj.

Justifikimi i KE për Shqipërinë

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, KE ka shfaqur si pretendim të mospranimit të vendit tonë për liberalizimin e vizave, mospërmbushjen e standardeve të kërkuara. Sipas tij, Shqipëria ndër të tjera vazhdon të ketë mangësi edhe në fushën e menaxhimit të kufijve dhe migracionit. Ky fakt në vetvete bie në kundërshtim me vet ndërkombëtarët, të cilët herë pas here kanë vlerësuar vendin tonë për përmirësimet e arritura në këtë drejtim. Madje, që me heqjen e funksionimit të skafeve, vendi ynë ka kohë që nuk kritikohet në këtë fushë. Pra, shihet qartë që një justifikim i tillë është i pavërtetë dhe preferenca e BE për vendet me popullsi të krishterë del më në pah se ndonjëherë tjetër. Ndërsa nga ana tjetër, KE premton ruajtjen e përkushtimit të vet për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Sipas tyre, nëse vazhdon ritmi i reformave dhe kushtet plotësohen, Komisioni do të mund të përpilonte një propozim të ri që do të përfshinte vendin tonë nga mesi i vitit 2010.

Petersen: Ballkani Perëndimor të trajtohet si tërësi nga Brukseli

Ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruara se do të ishte shumë më mirë sikur Ballkani Perëndimor të trajtohej si tërësi nga Brukseli, në procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se përparimi dhe stabiliteti ndikojnë tek njëri-tjetri. Në lidhje me përjashtimin e disa vendeve të rajonit nga procesi i liberalizimit të vizave, ai theksoi se ky fakt nuk nënkupton izolim të tyre, por është kërkesë e Brukselit për një përparim më të madh që duhet të bëjnë drejt integrimeve evropiane edhe Kosova, Shqipëria dhe Bosnja. Qëndrimi Petersen pason vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. “Mendoj se do të ishte shumë më mirë sikur Brukseli të merrej me Ballkanin Perëndimor në tërësi, si rajon. Mendoj se përparimi dhe stabiliteti ndikojnë tek njëri-tjetri. Po ashtu, është fakt se liberalizimi i vizave është i ndërlidhur me përparimin në proceset e integrimeve evropiane dhe kjo mund të jetë arsyeja pse është paralajmëruar liberalizimi i vizave për këto tri vende”, nënvizoi ai. Ndër të tjera, Petersen vlerësoi si lajm të mira, dërgimin e një porosie të qartë për rajonin dhe vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, se përparimi i nevojshëm në procesin e integrimit, liberalizimi i vizave do t'u ofrohet edhe Kosovës dhe vendeve të tjera. Por, sipas tij do të ishte shumë më mirë sikur të trajtohej Ballkani Perëndimor si tërësi dhe si rajon, duke veçuar në këtë drejtim konfirmimin ndoshta në një formë të vogël, por shumë të rëndësishme, se i gjithë rajoni ka padyshim një të ardhme evropiane.

Ish shefi i misionit të OKB-së nënvizoi se nga pikëpamja e Brukselit, mospranimi i Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjes, është një shenjë se ai ende beson se një përparim më i madh duhet të bëhet në plotësimin e disa kushteve të integrimeve evropiane në këto vende. Në lidhje me liberalizimin e vizave për Serbinë, nëse ky fakt nënkupton një lloj përpjekje për të relaksuar marrëdhëniet e saj me Kosovën, Petersen veçoi se porositë e Brukselit për Serbinë janë të qarta. “Dhe ato thonë: Po, ne në Bruksel e duam Serbinë, pra BE-ja do që Serbia të ecë drejt integrimeve të ngushta evropiane, por nuk mundet që në të njëjtën kohë të vazhdojnë të vendosin pengesa në rrugën e suksesit të misionit evropian në Kosovë dhe në veçanti të EULEX-it. Nuk mund që njëkohësisht të ftoheni që të trokisni në derë dhe të komplikoni jetën brenda shtëpisë. Unë shpresoj se ky mesazh do të mbetet i qëndrueshëm, sepse mendoj se është e pakuptimtë që në një anë EULEX-i të përballet me probleme, duke mos marrë gjithë bashkëpunimin me Beogradin, ashtu siç e kuptoj unë, dhe nga ana tjetër të pretendohet se asgjë nuk po ndodh dhe të ftohet Serbia që t'i bashkohet grupimit”, vijoi ai. Por, Petersen theksoi se mund t'i kenë të dyja rrugët duke veçuar faktin e janë disa vende anëtare që e kanë bërë këtë të qartë dhe shprehu besimin se ky do të jetë qëndrimi.

Olli Rehn: Shqipëria dhe Bosnja, në 2010 përfitojnë liberalizimin e vizave

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Olli Rehn, gjatë fjalës së tij është shprehur se vendet të cilat nuk përfituan nga liberalizimi i vizave, duhet të kryejnë reformat duke theksuar se BE do të shtyjë për disa muaj liberalizimin e vizave për këto dy vende. Ai shprehur bindjen e plotë se Shqipëria dhe Bosnja do të vazhdojnë të njëjtën rrugë, duke veçuar faktin se udhërrëfyesi është ende i vlefshëm dhe tërësisht i arritshëm nëse autoritetet e këtyre vendeve përkushtohen plotësisht drejt standardeve të duhura. “Nëse ato vazhdojnë të përparojnë me të ritëm, besoj se të dyja vendet do t’i bashkëngjiten fqinjëve të tyre. Nëse përmbushen të gjitha kushtet, Komisioni do të mund të mendojë përpilimin e një propozimi të ri, që do t’i përfshinte edhe këto dy vende nga mesi i vitit 2010”, nënvizoi ai. Komisioni Europian ka propozuar gjithashtu që lehtësimi i regjimit të vizave me Bashkimin Europian për qytetarët e Serbisë, të Maqedonisë dhe Malit të Zi, të bëhet nga muaji janar. Sipas Rehn, çdo vend dhe përparimi i tyre është vlerësuar duke u bazuar në meritat e secilit prej tyre. “Kemi kënaqësinë të propozojmë që t'u ofrohet udhëtim pa viza qytetarëve të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me kusht që dy vendet e fundit të plotësojnë në kohë disa kushte që mbeten ende të hapura”, vijoi ai. Ndërsa për rastin e Kosovës, Rehn theksoi se sipas rezolutës 1244, Kosova nuk është pjesë e dialogut për vizat dhe për këtë arsye por edhe për shkaqe të sigurisë, pasaportat e reja serbe nuk mund të lëshohen në Kosovë dhe ato do të mbeten nën regjimin e vizave. Në vjeshtën e këtij viti, priten ide rreth lehtësimit të regjimit të vizave për Kosovën, por jo edhe për liberalizimin e tyre.

Barrot: Shqipëria dhe Bosnja nuk i përmbushën kushtet

Komisioneri i BE-së për drejtësinë, Jacques Barrot theksoi se Shqipëria nuk i përmbushi kriteret për të liberalizuar vizat. Gjatë propozimit zyrtarisht për heqjen e vizave, që i ka bërë Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ai nënvizoi se nga heqja e vizave nuk përfitojnë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. “Shqipëria nuk i përmbushi kriteret, po ashtu edhe Bosnja. Kriteret ishin pasaportat biometrike dhe kontrolli i kufijve”, u shpreh Barrot duke shtuar se BE do të vazhdojë të nxisë Shqipërinë dhe Bosnjën për t'i përmbushur sa më parë këto standarde. Sipas KE, në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon të ketë mangësi në kuadrin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në adresimin e dobësive procedurale të lëshimit të pasaportave, si edhe në fushat e menaxhimit të kufijve dhe migracionit. Duke prezantuar propozimin e Komisionit, zëvendëspresidenti i KE-së, Barrot theksoi se ky propozim ishte lajm i mirë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos për ata të ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe të Serbisë. “Unë e di se çfarë do të thotë udhëtimi pa viza për ta. Ky propozim vjen si rezultat i një pune intensive nga autoritetet dhe njerëzit e këtyre vendeve drejt përmbushjes së kushteve të nevojshme. Dhe unë i përgëzoj për këtë arritje”, nënvizoi ai. Dhënia e mundësisë së udhëtimit pa viza është një arritje thelbësore e politikës së integrimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Bazuar tek udhërrëfyesit e paraqitur nga Komisioni, vendet e rajonit kanë përparuar ndjeshëm drejt rritjes së sigurisë së pasaportave, përforcimit të kontrollit kufitar, përforcimit të kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe drejt marrëdhënieve me jashtë dhe të drejtave themeltar

Agjensia e Lajmeve "SOT"
Updetimi i Fundit eshte bere:17.07.09
? 2008 Gazeta "Sot" - Krijuar nga Albanian Webmasters

Kur lexoj qendrimet historike dhe hisitorine e egzistenc Europiane, detyrohem me pyt vedin se pse duhet Shqypnija dhe kombi jone shqyptare sot i coptume e i prapametun, me pa hymjen ne Europe kur kjo organizate shtetesh sjellen ma shum si hijena e si prostituta me 2 ftyra (hipoktite) edhe sot me kombin tone.

A thu ja vlen me kerku mu fute ne kyt organizate shtetesh vetem per me fitu do investime ne Euro??
A thu ja vlen me kerku mu fute ne kyt organizate shtetesh tuj sakrifiku vetvendosjen dhe bashkimin e kombit??

Na e dina se jena Europian pse u dashka sezban mu fute ne kyt bllok shtetesh kur humim ma shum se fitojm??
Me duket kajhere se te vetmit fitusa te hymjes te copave te kombit tone ne BE jane klasa Politike qe poashtu asht edhe klasa ma e pasun ne shqypni qe perfiton direkt prej thithjes te investimeve per vedi, ja kombi ne pergjithsi.

Nejse shpresoj te jem gabim por personalisht jam kunder hymjes ne BE



[ Edited Sat Oct 10 2009, 02:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 18 2009, 11:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vizat për Shqipërinë, sociademokratët gjermanë kundër KE

Berlin -Grupi parlament i Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Evropian për përjashtimin e Shqipërisë, Bosnjë e Herecegovina dhe Kosovën, nga regjimi i liberalizimi i vizave.
Zëvendëskryetarët e fraksionit Socialdemokrat, Angelika Shvall-Dyren dhe Valter Kolbov kanë shprehur keqardhje që Komisioni Evropian ka lënë jashtë liste këto tri vende. “Shqipëria Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk guxojnë të përjashtohen nga procesi i integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit” kanë thënë ata.
2009-07-18 12:56

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 11:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ambasadori gjerman mbron racizmin e BE për përjashtimin e shteteve myslimane nga liberalizimi i vizave


Ka reaguar ditën e djeshme ambasadori gjerman në Shqipëri për problemin e përjashtimit të Shqipërisë nga liberalizimi i vizave. Tashmë tema e debatit për përjashtimin e Shqipërisë nga liberalizimi i vizave i hapur nga gazeta Sot, duket se ka marrë një përgjigje nga ambasadori Bochardt. Duke qenë se gazeta Sot ka pasqyruar qartë para lexuesve të saj racizmin e BE kundrejt vendeve myslimane si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja përsa i përket liberalizimit të vizave, përgjigja e ambasadorit gjerman duket se ka qenë kundërpërgjigja e menjëhershme dhe argumenti për këtë diskriminim perëndimor. Ambasadori Bochardt ka deklaruar se qeveria duhet të plotësojë standardet që i janë kërkuar nga BE. Ambasadori gjerman lëshoi këtë deklaratë për ti vënë fajin qeverisë shqiptare dhe standardeve dhe jo racizmit të BE përsa i përket besimit fetar të shqiptarëve. Justifikimi i ambasadorit gjerman dhe optimizmi i tij për plotësim të standardeve ishte pjesë e lojës evropiane për tu tallur me ëndrrat e shqiptarëve për një integrim evropian. Ky ambasador, i cili është dalluar për aferat e tij me fondet e shtetit gjerman në mbështetje të partisë politike G99, si dhe daljet e tij të hapura pro Edi Ramës dhe Erion Velisë, edhe ditën e djeshme u tall me shqiptarët përsa i përket liberalizimit të vizave.

“Ne jemi optimistë se do ti përmbushini këto standarde ashtu siç bënë fqinjët që përfituan nga vendimi për liberalizimin e vizave. Ky optimizëm vjen nga fakti se ky proces ka filluar tashmë”, theksoi Borchardt, duke treguar si të përmbushura standardet e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. Në fakt tallja e këtij diplomati ashtu si edhe tallja e BE me shqiptarët fillon që nga pretekste e sigluar nën termin standarde. Përsa i përket kufijve, Shqipëria ka pasur lavdërime si vendi me më pak probleme, ndërkohë që pasaportat biometrike janë tashmë një kusht i realizuar nga pala shqiptare. Përsa i përket korrupsionit ne kemi Malin e Zi që ka pasur probleme deri ditët e fundit me shtetin Italian përsa i përket trafiqeve dhe kontrabandës së cigareve ku ish presidenti ka qenë i akuzuar si trafikant armësh. Dalja e djeshme e ambasadorit gjerman si vazhdim i talljeve të BE me shqiptarët, konfirmon edhe njëherë dëshirën evropiane për të lënë këtë vend si geto të Europës ku diplomacia evropiane të eksperimentojë nëpërmjet aferave të vizive dhe shpërblimeve të majme. Antimyslimanizmi evropian i përcjellë qartë në vendimin e BE për përjashtimin e tre shteteve myslimane nga liberalizimi i vizave, jo vetëm nuk tregon civilizim kristianizmit evropian, por tregon primitivitet barbar.
Bernd Borchardt: Sinjali i BE për Shqipërinë është shumë i qartë
Ambasadori gjerman Bernd Borchardt deklaron se sinjali i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është shumë i qartë, ndaj drejtuesit e vendit e kanë parasysh se për të përfituar liberalizimin e vizave, duhen përmbushur një sërë standardesh. “Sinjali është i qartë, e gjithë çështja është përmbushja e standardeve. Ne jemi optimistë se do ti përmbushini këto standarde ashtu siç bënë fqinjët që përfituan nga vendimi për liberalizimin e vizave. Ky optimizëm vjen nga fakti se ky proces ka filluar tashmë”, theksoi Borchardt. Sipas ambasadorit gjerman, liberalizimi i vizave është tashmë një çështje e brendshme e Shqipërisë, ndaj klasa politike duhet të përmbushë sa më parë detyrimet e saj.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:19.07.09
? 2008 Gazeta "Sot"


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Sun Jul 19 2009, 11:59am

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
me vjen keq ti zoje e nderume per ate qe te ka ndolle,po nga nje ane profesori ka pase edhe te drejte.......po sic kan thane edhe disa shoke ma nelt ne nuk na lajne shum gjana me ece perpara...

no comment......
Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 08:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ka dhe Europë raciste me diplomaci të korruptuar

Pas vendimit të fundit të BE për përjashtimin e tre shteteve myslimane nga liberalizimi i vizave, kanë ardhur reagime të njëpasnjëshme nga organizata të ndryshme joqeveritare nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja. Të gjithë në unison e shikojnë faktin e përjashtimit të shteteve me mazhorancë myslimane si një racizëm të pastër evropian. Shqiptarët vazhdojnë të ngelen çuditërisht pjesë e popullsisë më të përbuzur nga europianët, ku burokratët e BE e kanë kthyer Shqipërinë si një vend ku mund të marrin dieta të mira, paga të mira, ryshfete të mira nga politikanët e korruptuar

dhe hareme të vogla me femra të bukura apo homoseksualë të bukur.

Racizmi i BE në drejtim të Shqipërisë është produkt i një diplomacie të korruptuar, e cila kërkon të ruajë statusquonë e saj në domainin shqiptar dhe politikanëve islamofobë të shteteve evropiane, të cilët shikojnë çdo shqiptar si ndonjë sozi të Bin Ladenit.

Siç u tha më sipër, diplomatët përfaqësues të BE në Shqipëri kanë krijuar një parajsë beneficesh materiale, ekonomike dhe kënaqësish shpirtërore nga të cilat është shumë e vështirë të ndahen. Një pjesë e mirë e diplomatëve të huaj në Shqipëri janë kthyer në regjentë të BE, duke kërkuar të shndërrojnë veten në miniperandorë të caktuar nga Europa Oksidentale. Qeveria e diplomatëve është evidente çdo ditë me deklaratat e tyre personale. Raportet e tyre nxijnë gjithmonë realitetin shqiptar duke kërkuar që nëpërmjet kësaj taktike të mbajnë gjithmonë e më shumë rroga të larta, dieta të majme, statusquonë e njerëzve që sundojnë në një vend mysliman të pazhvilluar sipas tyre. Është ky grupim ambasadorësh që ka kompromentuar edhe shoqërinë civile shqiptare nëpërmjet fondeve që i grabisin taksapaguesve të tyre, duke i përdorur si zëdhënës të tyre në sterrosjen e realitetit shqiptar. Paratë e këtyre ambasadorëve që shtetet e tyre i japin për shëndoshjen e shoqërisë civile në Shqipëri, jo vetëm që nuk e ndihmojnë këtë shoqëri, këto fonde tashmë kanë krijuar këtë grupim servil në shërbim të ambasadorëve të korruptuar të vendeve të BE, grupim që hedh velenin më vdekjeprurës për vendin e tyre. Ne e kemi parë më së miri ambasadorin gjerman të hedhë vrer shpeshherë kundër politikës shqiptare duke i shërbyer qarqeve të caktuara politike brenda vendit.

Ky ambasador është personazhi më i korruptuar në historinë e diplomacisë ndërkombëtare në Shqipëri, i cili ka qenë personazhi më malinj përsa i përket nxirjes së realitetit shqiptar. Janë një sërë projektesh që ky ambasador në bashkëpunim me Mjaft, G99 dhe derivatet e tjera të shoqërisë civile që varen nga SOROS të cilat kanë bërë propagandë të pastër politike në shërbim të Edi Ramës kundër aktorëve të tjerë politikë në vend. Nuk është e vështirë që ne shqiptarët të kuptojmë se vreri kundër nesh vjen nga këta ambasadorë të cilët duan me çdo kusht të mbizotërojnë domainin shqiptar, duke hedhur pafundësisht fonde për të lançuar personazhet që ju shërbejnë atyre në raportet antishqiptare në BE. Në kushtet e një islamofobie, ku politikanë europianë që nuk njohin realitetin shqiptar përsa i përket bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, në kushtet ku ky realitet përcillet në mënyrën më të deformuar të mundshme nga këta diplomatë, në kushtet ku këta politikanë shikojnë te çdo shqiptar një kamikaz me çallmë dhe me bomba nëpër brez, integrimi i Shqipërisë në BE është thuajse i pamundur. Diplomacia evropiane në Shqipëri do të vazhdojë të kryejë misionin e saj kriminal kundër shqiptarëve, duke shfrytëzuar edhe ata personazhe që në emër të një morali të shtirë kanë shitur shpirtin për ato pak fonde që ju sigurojnë një jetesë më të mirë. Rasti i refuzimit të shqiptarëve në përfshirjen e liberalizimit të vizave ishte një akt i turpshëm, dhe sinjifikativ i luftës së diplomacisë së korruptuar evropiane kundër vullnetit të një populli që kërkon të integrohet në familjen e madhe evropiane të cilës i përket prej mijëra vitesh.


Shtohen zërat kundër islamofobisë evropiane në Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë

Pas mënjanimit të vendeve myslimane nga harta e bardhë e liberalizimit të vizave, shtohen reagimet e shumta ndaj BE. Që të treja vendet e diskriminuara nga BE që janë Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë kanë kritikuar vendimin ndaj tyre. Ndarja e padrejtë e rajonit në liberalizimin e vizave duket hapur se është bërë nisur mbi përkatësitë fetare, ku e preferuara e BE duket se është feja e krishterë. Ndërsa në tre vendet e lartpërmendura, mbizotëron popullsia myslimane, faktor ky që i ka lënë jashtë politikave integruese evropiane. Pas kërkesës zyrtare, që iu bë Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, nga ana e BE për liberalizimin e vizave vendet e tjera të rajonit, “në radhë” për këtë proces, janë gjendur të surprizuara për mënjanimin që iu është bërë, duke qenë se sipas tyre një pjesë të mirë të kushteve të kërkuara për këtë fazë integruese, i kanë plotësuar prej kohësh. Nga ana tjetër, BE e ka justifikuar vendimin e saj me disa elementë jo thelbësore për këtë hap të madh dhe gjithpërfshirës. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka reaguar menjëherë ndaj përgjigjes së islamofobistëve të BE, duke kritikuar burokracitë e kësaj organizate ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.

Reagimet nga Shqipëria

Shqipëria ka gjetur një mënyrë tepër të veçantë për të shprehur indinjatën e saj ndaj vendimit diskriminues të BE. Shoqëria civile e kryesuar nga Lëvizja “ZGJOHU” kanë organizuar një tryezë të përbashkët me qëllim angazhimin për të diskutuar për këtë situatë absurde të izolimit të ri të popullsisë shqiptare dhe myslimane në Rajonin Ballkanik. Gjatë kësaj tryeze, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord për të krijuar Forumin Ballkanik për Lëvizjen e Lirë si një koalicion i shoqërisë civile në Ballkan i cili do të marrë që këtej e tutje përgjegjësinë për të organizuar shoqërinë civile në nivel ndërkombëtar pro liberalizimit të vizave me qëllim të lobimit dhe të ushtrimit të presionit të opinionit publik ndërkombëtar pro lëvizjes së lirë në Europë të të gjithë ballkanasve si e vetmja rrugë për të konsoliduar një Europë besnike të parimeve të saj mbi lirinë dhe demokracinë. Slogani i Forumit Ballkanik pro Lëvizjes së Lirë dhe i Konferencës në Shtator do të jetë “Jo Getove të reja në Ballkan” slogan që u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit. Aktiviteti i parë i Forumit Ballkanik të Lëvizjes së Lirë do të jetë një Protestë përballë Komisionit Europian në Tiranë që do të organizohet ditën e Hënë, më datë 27 Korrik në ora 11:00 në të cilin do të iniciohet edhe një peticion drejtuar Bashkimit Europian në Bruksel

Reagimet nga Kosova

Edhe Kosova nuk e ka pritur mirë këtë vendim, pas së cilit ky vend mund të kthehet në “geto vizash”. Shoqëria civile në këtë vend është e shqetësuar për mos përfshirjen e Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave dhe kjo ka shtyrë që të nënshkruajnë një apel dhe t’ia dërgojnë parlamentarëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve evropianë, për të kërkuar që mos të izolohet Kosova, por të përfshihet në çështjen e liberalizimit të vizave. Sipas shoqërisë civile, fakti se Kosova do të izolohet nuk do të krijojë më shumë siguri për Bashkimin Evropian, përkundrazi do të krijojë më shumë pasiguri për të gjithë, sepse ndjenja e izolimit krijon trende jo zhvillimore, jo demokratike dhe krijon trende krejtësisht negative. Ndërkaq edhe vet presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kritikuar vendimin e Komisionit Evropian, i cili ka propozuar liberalizimin e vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën. Kreu i Kosovës ka thënë se me të vërtetë është për keqardhje që Kosova është përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave, duke shprehur mundësinë që edhe ky vend mund të përshihej në këtë proces. Ndërsa nga ana e tij, kryetari i Partisë Social- Demokrate, Agim Çeku e ka konsideruar një mesazh tepër të keq që Evropa u dha shqiptarëve, boshnjakëve e që turqit sipas tij janë duke pranuar vazhdimisht një mesazh të tillë. Ndërsa, për të gjithë ata qytetarë, që dëshirojnë të shkruajnë kundër politikës diskriminuese evropiane për liberalizim të vizave, që përjashton shqiptarët dhe boshnjakët, është krijuar një peticion i veçantë. Nënshkrimet më pas do të dërgohen tek organizatorët e peticionit, nismëtarë të të cilit janë ish-përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Christian Schëarz-Schilling, dhe personalitete të tjera të njohura politike e shoqërore evropiane. Peticioni kërkon që Komisioni Evropian të heqë dorë nga politika e liberalizimit të vizave që diskriminon viktimat e luftërave në ish- Jugosllavi – myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës, duke ua mohuar atyre udhëtimin e lirë në zonën e Shengenit, sikur që së fundi rekomandon t’u mundësohet qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Peticion kundër politikës diskriminuese evropiane të vizave

Sajti kosovar, koha. net ka shfaqur në faqen e parë të tij, një peticion ku i bën ftesë të gjithë qytetarëve, për të nisur shkrim kundër politikës diskriminuese evropiane për liberalizim të vizave, që përjashton shqiptarët dhe boshnjakët. Të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të bëjnë një gjë të tillë, mund të shkruajnë në këtë adresë e-maili: -email- This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it . Nënshkrimet më pas do të dërgohen tek organizatorët e peticionit, nismëtarë të të cilit janë ish-përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Christian Schëarz-Schilling, dhe personalitete të tjera të njohura politike e shoqërore evropiane. Peticioni kërkon që Komisioni Evropian të heqë dorë nga politika e liberalizimit të vizave që diskriminon viktimat e luftërave në ish- Jugosllavi – myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës, duke ua mohuar atyre udhëtimin e lirë në zonën e Shengenit, sikur që së fundi rekomandon t’u mundësohet qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Për më tepër, peticioni insiston se përfitues nga politika e tillë diskriminuese e Brukselit do të jenë edhe serbët dhe kroatët e Bosnjës, sikur edhe serbët në Kosovë, duke e bërë kështu përkatësinë etnike kriter kryesor për vendosjen se kush mund të udhëtojë në zonën e Shengenit pa vizë e kush jo.

Komisioni Evropian ka diskriminuar Kosovën

Shoqëria civile është e shqetësuar për mos përfshirjen e Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave dhe kjo ka shtyrë që të nënshkruajnë një apel dhe t’ia dërgojnë parlamentarëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve evropianë, për të kërkuar që mos të izolohet Kosova, por të përfshihet në çështjen e liberalizimit të vizave. Kryetari i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi ka thënë se që vitin e kaluar në konferencat që janë mbajtur në Klubin për Politik të Jashtme dhe në konferencat të "Forumit 2015", është paralajmëruar se që nga pranvera e vitit kaluar se do të vijë një moment kur do të shqyrtohet liberalizmi i vizave dhe do të ketë një ndarje mes gjendjes, të cilën gjenden qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e tjerë. Ai pohoi se kjo nuk ka të bëjë vetëm me viza, por ka të bëjë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e ku Kosova e izoluar në çështje të vizave do të jetë e izoluar edhe në aspekte të tjera integrimeve dhe ky është një lajm dyfish i keq për Kosovën. Sipas tij fakti se Kosova do të izolohet nuk do të krijojë më shumë siguri për Bashkimin Evropian, përkundrazi do të krijojë më shumë pasiguri për të gjithë, sepse ndjenja e izolimit krijon trende jo zhvillimore, jo demokratike dhe krijon trende krejtësisht negative.

Çeku: Ajo që ndodhi, shembull i keq që Evropa u dha shqiptarëve

Agim Çeku, kryetari i Partisë Social- Demokrate, në Kosovë ka kritikuar ashpër veprimin e BE për mosliberalizimin e vizave për tre vendet, Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjen. Sipas tij, zhvillimet e fundit lënë një përshtypje se gradualisht Kosova është duke u izoluar politikisht nga Evropa, qytetarët e Kosovës janë duke u izoluar, duke u futur në geto. “Ajo që ndodhi, është një mesazh shumë i keq që Evropa u dha shqiptarëve, u dha boshnjakëve, e që turqit vazhdimisht janë duke pranuar një mesazh të tillë. Thjesht, e shoh si një dobësim të entuziazmit apo të vullnetit të Unionit Evropian apo dhe të seriozitetit të tij që të integrojë tërë Ballkanin në Unionin Evropian”, është shprehur Çeku.

Sejdiu shpreh keqardhje për mospërfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave

Presidenti Fatmir Sejdiu ka kritikuar vendimin e Komisionit Evropian, i cili ka propozuar liberalizimin e vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën. Në një intervistë për gazetën gjermane “Tagescajtung”, kreu i Kosovës ka thënë se me të vërtetë është për keqardhje që Kosova është përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave. “Mendoj se ekziston mundësia që edhe ne të përfshihemi në këtë proces. Edhe pse jemi një shtet i ri, ne kemi arritur t’i vendosim kornizat ligjore të cilat u përgjigjen standardeve evropiane të BE-së dhe përpjekjet tona në këtë kuptim po vazhdojnë”, ka thënë Sejdiu.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09


[ Edited Sat Oct 10 2009, 02:41pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 11:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Politikanët e Berlinit kundër diskriminimit të shqiptarëve myslimanë nga BE

Doris Pack firmos peticionin kundër diskriminimit fetar për lehtësimin e vizave në BE
Pas reagimeve të shumta që kanë ardhur nga organizata të ndryshme joqeveritare nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja pas mënjanimit të vendeve myslimane nga harta e bardhë e liberalizimit të vizave, zërave të tyre i shtohet edhe politika gjermane, e cila denoncon këtë fakt. Ndarja e padrejtë e rajonit në liberalizimin e vizave duket hapur se është bërë nisur mbi përkatësitë fetare, ku e preferuara e BE duket se është feja e krishterë. Ndërsa në tre vendet e lartpërmendura, mbizotëron popullsia myslimane, faktor ky që i ka lënë jashtë politikave integruese evropiane. Shqipëria ka gjetur një mënyrë tepër të veçantë për të shprehur indinjatën e saj ndaj vendimit diskriminues të BE. Shoqëria civile e kryesuar nga Lëvizja “ZGJOHU” kanë organizuar një tryezë të përbashkët me qëllim angazhimin për të diskutuar për këtë situatë absurde të izolimit të ri të popullsisë shqiptare dhe myslimane në Rajonin Ballkanik. Ndërsa shoqëria civile në Kosovë ka kritikuar ashpër këtë vendimmarrje, duke theksuar faktin se vendi i tyre tashmë do të kthehet në geto vizash. Përkrahëse e këtyre deklaratave, ditën e djeshme ka dal edhe politika në Gjermani, e cila është vënë në lëvizje dhe ka denoncuar fuqishëm ditën e djeshme, atë që e cilësojnë diskriminim të shqiptarëve dhe kombeve të tjera myslimane në Ballkan duke mos u hapur rrugën për heqjen e regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Akuzat dhe kritikat i kanë lëshuar Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe ajo Social-Demokrate, duke vlerësuar se politika e regjimit të vizave e BE-së diskriminon kryesisht myslimanët. Politikanë të njohur të këtyre dy partive të rëndësishme në Gjermani, kanë kritikuar ashpër vendimin e BE-së për të përjashtuar nga heqja e regjimit të vizave shtetet si Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Partia Social-Demokrate ka përshëndetur lehtësimin e regjimit të vizave për disa shtete të Ballkanit, por kundërshton politikën përjashtuese të BE-së për shtetet e tjera. “Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës janë përjashtuar nga mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë”, ka thënë Schëall-Duren, një ndër emrat kryesorë të kësaj force politike në Gjermani. Ndërkaq, Rebeka Harms, deputete e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, thotë se politika e BE-së për regjimin e vizave po diskriminon popullatën myslimane në Ballkan. Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ajo ka thënë se kjo mund të sjellë ndarje të tjera në Ballkan.
Peticioni
Politikanë dhe personalitet evropiane firmosin peticion për mosndarjen e Ballkanit në dhënien e vizave. Doris Pack është një ndër politikanet që kanë firmosur këtë peticion. Ja peticioni i tyre: Ne shprehim shqetësimin tonë të madh për politikën e Komisionit të Evropës Jug-Lindore. Politikat e vizave për shtetet e ish-Jugosllavisë rrezikojnë të krijojnë dy klasa qytetarësh në Evropën Jug-Lindore, bazuar në etnitë. Ne e mirëpresim faktin se, udhëtimi me viza të lira mund të garantohet për qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë që do të nisin më 1 janar të vitit 2010. Të drejta të barabarta, për shembull, janë refuzuar për Bosnje-Hercegovinën. Këshilli Evropian nuk e mori parasysh që Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë pak a shumë në të njëjtat nivele për sa i përket pasaportave biometrike dhe disa akteve nënligjore që përputhen me liberalizimin e vizave. Argumentet që shërbejnë për të justifikuar rekomandimet e Komisionit janë faktikisht të pabaza që nuk të bindin dhe nga ana politike janë të papërgjegjshme. Rekomandimet e dhëna në draft për liberalizimin e vizave mund të rrisin tensionet në shoqëritë e brishta siç janë ato të pas-luftës ashtu siç planet e Komisionit mund të shkaktojnë ndarje formale mes etnive si dhe t’i ndajnë ato në një legjitimitet të dyfishtë. Vetëm një pjesë e qytetarëve të Bosnjes dhe Hercegovinës mund të përfitojnë nga regjimi i ri i vizave.

Serbët e Bosnjes dhe Serbët e Kosovës udhëtojnë me viza të lira në Bashkimin Evropian falë pasaportave të tyre të dyta nga Republika e Serbisë që nga 1 janari i vitit 2010. Kroatët e Bosnjes kanë tani kënaqësinë të lëvizin me viza të lira në Bashkimin Evropian për nja dy vite falë pasaportave të tyre kroate. Përpjekjet kanë mbetur në vend për boshnjakët e Bosnjes dhe Hercegovinës. De fakto, sipas kritereve etnike duhet të vendoset nëse një qytetar duhet të udhëtojë në mënyrë të lirë në Bashkimin Evropian. Nga tani e 14 vite më parë, më shumë se 8000 djem e burra myslimanë janë vrarë në Srebrenicë. Është një evidencë e gjykimit të varfër politik të Bashkimit Evropian që personat e afërt të boshnjakëve të vrarë do të jenë në disavantazh në krahasim me qindra të dyshuar për krimet e shkaktuara në Sebrenicë të cilët vazhdojnë ti shmangen drejtësisë. Historia e pas-luftës në Gjermani na kujton neve se sa e rëndësishme është liria e udhëtimit për të ndërtuar dhe zhvilluar një shoqëri paqësore. Me ndryshimin e ligjeve të udhëtimit GDR në 9 nëntor të vitit 1989 muri u rrëzua. Lindja dhe Perëndimi i Evropës u ribashkuan. Njerëzit në Evropën Jug-Lindore kanë të njëjtën të drejtë për të udhëtuar të lirë. Një rajon që ngacmohet akoma nga nacionalizmi ka nevojë për liri për të shkëmbyer ide dhe opinione dhe gjithashtu të drejtën për të udhëtuar. Nuk është liri ajo që krijon destabilitet, por superimi i lirisë. Vizioni i liberalizimit të vizave nga politikat e Bashkimit Evropian është që ta sjellë Evropën Jug-Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe të promovojë bashkëpunimin e Evropës.

Christian Schëarz-Schilling, përfaqësues i larët nga Büdingen, Gjermani
Marieluise Beck, MdB, Berlin, Bündis90/Die Grünen, Gjermani
Franziska Brantner, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Doris Pack, MEP, (EPP), Bruksel
Tilman Zülch, Gesellschaft für bedrohte Völker, Göttingen, Gjermani
Bärbel Bohley, Berlin
Rebeça Harms, MEP, (Chair Greens/EFA), Bruksel
Dany Cohn-Bendit, MEP, (Chair Greens/EFA), Bruksel
Reinhard Bütikofer, MEP (Bureau Greens/EFA), Bruksel
Rüdiger Ratsch-Heitmann, Schüler Helfen Leben, Berlin/ Prishtinë/Sarajevë
Nenad Popovic, Publicist, Zagreb, Croaci.
Natasa Kandic, Qendra e ligjeve për të drejtat e njeriut Beograd, Serbi
Veton Surroi, Publicist, Prishtin, Kosovë.
Bujar Bukoshi, Kryeministri a.D. (1991-1999), MP, Kosovë.
Milka Tadic Mijovic, Monitorues i përjavshëm, Podgorica, Mali i Zi
Ulrike Lunacek, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Hermann Hardt, Flüchtlingsrat Hamburg e.V.
Heide Rühle, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Sven Giegold, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Peter Matjasic, Sekretari i Përgjithshëm, Federata e të rinjve Evropian, Bruksel
Bart Staes, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Helene Flautre, MEP (Greens/EFA), Bruksel
Michael Cramer, MEP (Greens/EFA), Bruksel
Ëerner Schulz, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Raul i Romeva, MEP, (Greens/EFA), Bruksel
Dr. Damir Arsenijevic, Universiteti i Tuzlas, Bosnje-Hercegovinë
Ulrike Baur, Gazetar dhe prodhues filmash, Heidelberg, Gjermani
Prof. Dr. Johan Behrens, Universität Halle/Saale, Gjermani.
Dr. Carl Bethke, Universität Leipzig, Gjermani
Amira Bieber, Forschungsgruppe Bosnien, Frankfurt am Main, Gjermani.
Dr. Benjamin Bieber, Forschungsgruppe Bosnien, Frankfurt, Gjermani.
Tobias Bütoë, Schëarzkopf-Stiftung Junges Europa, Berlin, Gjermani
Jasna Causevic, Gesellschaft für bedrohte Völker e.V., Göttingen, Gjermani
Tobias Heider, Freie Universität Berlin, Gjermani.
Majda Idrizbegovic, Instituti i Universiteteve Evropiane, Florence, Itali
PD Dr. Ernst Köhler, Universität Konstanz, Gjermani.
Peter Matjasic, Federata e të rinjve Evropian
Armina Omerika, Universität Erfurt, Gjermani
Erich Rathfelder, Gazetar, die tageszeitung
Oliver Rolofs, Hauptmann d.R., Gjermani.
Damir Saracevic, ZZI, Linz, Austri
Beate Seel, taz, Ressortleitung Ausland, Berlin, Gjermani
Antje Heider-Rottëilm, Dr. Martin Heider, Brücke-HafenCity, Hamburg Gjermani
Michael Schmitt, Parlamenti Evropian, Bruksel
Reinhard Ëeißhuhn, Referent für Außenpolitik, Bündnis 90/ Die Grünen, Berlin, Gjermani
Aida Vehabovic, Schüler Helfen Leben, Sarajevë, Bosnje-Hercegovina
Ëalter Veirs, Drejtues Rajonal, Charles Steëard Mott Foundation, Britania e Madhe

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:26.07.09


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Media dhe politika shqiptare aleatet e racizmit ndaj shqiptarëve

Televizione dhe gazeta nxijnë realitetin shqiptar për interesa antishqiptare në përkrahje të diskriminimit nga ndërkombëtarët

Media dhe politika shqiptare lënë në hije diskriminimin e Shqipërisë për liberalizimin e vizave. Vendi ynë rezultoi i vetmi vend që interesat e qytetarëve të tij mbrohen vetëm nga një media e shkruar dhe një shoqatë civile. E përditshmja “SOT” dhe shoqata civile “ZGJOHU” kanë dalë hapur kundër vendimit për mënjanimin e Shqipërisë nga lista e liberalizimit të vizave, një vendimmarrje e padrejtë nisur nga justifikimet e nxjerra nga ndërkombëtarët, për mosplotësimin e standardeve të kërkuara. E vetmja media që pasqyroi çdo detaj dhe prononcim ndërkombëtar dhe vendas, ishte e përditshmja “SOT”. Ndërkaq, një ditë pas artikullit të saj, u shfaq në njërin prej televizioneve shqiptare një kronikë, në të cilin thuhej se ishin shtuar trafiqet me Shqipërinë dhe memorandumi i skafeve, sipas këtij televizioni, dështoi. Në vetvete kjo kronikë, u shfaq si anti- shqiptare, duke mbrojtur akuzat e pabaza dhe të pavërteta të hedhur në emër të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste del në orgazmën e saj, duke theksuar se të gjitha pretekstet e BE ishin të parealizuara, vetëm me qëllimin për t’i rënë qeverisë Berisha. Po ashtu, lidhur me diskriminimin fetar të Shqipërisë, Lëvizja “ZGJOHU”, ka organizuar një tryezë të përbashkët me qëllim angazhimin për të diskutuar për këtë situatë absurde të izolimit të ri të popullsisë shqiptare dhe myslimane në Rajonin Ballkanik. Këtë javë, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ishin tre vendet me popullsi të madhe myslimane, të cilat u lanë jashtë listës së bardhë të liberalizimit të vizave nga BE. Një fakt i tillë ka qenë tepër i dhimbshur për cilindo qytetar të këtyre shteteve, pavarësisht se justifikimet e ndërkombëtarëve për mosplotësimin e kushteve për liberalizimin, duket që ishin false. E ndërsa politikanët dhe mediat e tjera, të vendit tonë neglizhuan diskriminimin e pastër fetar që na u bë nga ndërkombëtarët, mediat kosovare kanë qenë më të ashpra në reagimin e tyre kundrejt kësaj padrejtësie.

Ata kritikonin ashpër vendimin e mosfutjes së vendit të tyre në liberalizimin e vizave. Edhe në Kosovë ka pasur një larmi kritikash dhe shkrimesh në lidhje me këtë padrejtësi që iu bë këtij vendi. Shoqëria civile në Kosovë ka kritikuar ashpër këtë vendimmarrje, duke theksuar faktin se vendi i tyre tashmë do të kthehet në geto vizash. Madje, përkrahës të këtyre deklaratave ka dalë edhe politika në Gjermani, e cila është vënë në lëvizje dhe ka denoncuar fuqishëm, atë që e cilësojnë diskriminim të shqiptarëve dhe kombeve të tjera myslimane në Ballkan duke mos u hapur rrugën për heqjen e regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Akuzat dhe kritikat i kanë lëshuar Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe ajo Social-Demokrate, duke vlerësuar se politika e regjimit të vizave e BE-së diskriminon kryesisht myslimanët. Politikanë të njohur të këtyre dy partive të rëndësishme në Gjermani, kanë kritikuar ashpër vendimin e BE-së për të përjashtuar nga heqja e regjimit të vizave shtetet si Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Partia Social-Demokrate ka përshëndetur lehtësimin e regjimit të vizave për disa shtete të Ballkanit, por kundërshton politikën përjashtuese të BE-së për shtetet e tjera.
Mali Zi dhe Serbia nuk plotësuan kushtet
Shqipëria përbuzet në mosfutjen e hartës së bardhë të liberalizimit, pikërisht për numrin e madh të popullsisë me përkatësinë e besimit mysliman, gjë e cila është tepër skandaloze. Nga ana tjetër, tre vendet që fituan liberalizmin e vizave, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, janë në radhë të parë vende me maxhorancë të krishterë, por që nga ana tjetër edhe vet ata nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE. Po të hysh në brendësi të problemeve të tyre arrin të ballafaqohesh me një numër kriteresh të paplotësuara. Kryeministri i Malit të Zi, është i akuzuar si trafikant dhe në atë kohë ka qenë ish president. Nga ana tjetër Serbia konsiderohet një nga vendet më të korruptuara.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:27.07.09


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:06am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Tue Jul 28 2009, 01:56am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
me pas politikan te ndershem dhe qeveri te afte nuk kena nevoje me u fut ne eu, bile edhe na qe jena ktej do te ishim kthy mrapa 1 sahat e ma par. kjo gazeta shkrun kot per diskriminim kur ne nje kohe nuk arritem ala me zhvillu zgjedhje te rregullta edhe te ndershme qe asht baza e demokracise dhe dona me pretendu me na liberarizu viza edhe me hi ne europe. u asht ba mendja shqiptarve kot europe, kta jane ne krize per vedi dhe ma e kollajt asht jeta ne shqipni per ata qe kan dy pare mend. sot nuk po shoh te ardhme ne europe, jam t'iu mat me lan pune e gjithca qe kam ndertu ktu edhe me u kthy mrapa, ja kam pa te mirat edhe te kqijat europes dhe nuk ja vlen me nej ma ktej. asht jeta ma e qet ne shqipni dhe nuk te duhen gja paret me tan ket stres qe asht ktu. shumica e shqiptarve edhe sikur te futet neser shqiperia ne europe nuk kan me mujt me gjet pune dhe me u stabilizu sikur nuk po munden me u stabilizu kta prej vendeve te europes lindore qe jane ne bashkim europian, keshtu qe mos t'ia majn kot usdajen europes.


Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 05:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
guest ka shkruar:

me pas politikan te ndershem dhe qeveri te afte nuk kena nevoje me u fut ne eu, bile edhe na qe jena ktej do te ishim kthy mrapa 1 sahat e ma par. kjo gazeta shkrun kot per diskriminim kur ne nje kohe nuk arritem ala me zhvillu zgjedhje te rregullta edhe te ndershme qe asht baza e demokracise dhe dona me pretendu me na liberarizu viza edhe me hi ne europe. u asht ba mendja shqiptarve kot europe, kta jane ne krize per vedi dhe ma e kollajt asht jeta ne shqipni per ata qe kan dy pare mend. sot nuk po shoh te ardhme ne europe, jam t'iu mat me lan pune e gjithca qe kam ndertu ktu edhe me u kthy mrapa, ja kam pa te mirat edhe te kqijat europes dhe nuk ja vlen me nej ma ktej. asht jeta ma e qet ne shqipni dhe nuk te duhen gja paret me tan ket stres qe asht ktu. shumica e shqiptarve edhe sikur te futet neser shqiperia ne europe nuk kan me mujt me gjet pune dhe me u stabilizu sikur nuk po munden me u stabilizu kta prej vendeve te europes lindore qe jane ne bashkim europian, keshtu qe mos t'ia majn kot usdajen europes.


.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Austria vendos veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Fratini: BE, samit per integrimin e Ballkanit ne union


Vjenë -Politika e Jashtme Austriake vendos veton për përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat e afërta për anëtarësim, me Bashkimin Evropian.
Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Sindelegger është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar së fundi në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Europian me Islandën, për kërkesën e kësaj të fundit për antarësim në BE, duhet të zhvillohen vetëm me kushtin, që në to të përfshihet edhe Kroacia e Shqipëria.

Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjensia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj, kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Sindelegger lidhur me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt BE-së, për përfshirjen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën, edhe Kroacinë e Shqipërinë.
2009-07-30 14:06

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:07am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 31 2009, 11:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Islanda në BE, Austria vë veton

Sindelegger: Negociatat të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe Kroacinë


Politika e Jashtme austriake vendos veton në lidhje me përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat më të afërta me Bashkimin Europian. Ka qenë vetë ministri federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, dr. Michael Sindelegger, që ka vendosur kushtet për Islandën. Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjencia Austriake e Lajmeve APA, si dhe media austriake: gazetat "Die Presse", "Heute" etj., kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të ministrit federal të Jashtëm të Austrisë, dr.Michael Sindelegger, në lidhje me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt Bashkimin Europian për të përfshirë sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën edhe Kroacinë dhe Shqipërinë. Gazeta austriake, "Heute", e datës 28.07.2009, boton në shkrimin e saj: Ministri federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, dr.Michael Sindelegger, është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Europian me Islandën, në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të zhvillohen vetëm me kusht që në këto negociata mbi kërkesën e pranimit në Bashkimin Europian, së bashku me Islandën të përfshihet edhe Kroacia me Shqipërinë. Në datën 23 korrik, në Stokholm, ministri i Jashtëm i Islandës, Osur Skarfedinson, ia dorëzoi dokumentin për anëtarësim ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bild, vendi i të cilit aktualisht kryeson presidencën e BE-së. Parlamenti i Islandës, një javë para kësaj kohe, votoi në favor të anëtarësimit në bllokun 27 anëtarësh. Ky hap erdhi pasi ekonomia e Islandës u zhyt në recesion global. Për çështjen e anëtarësimit të Islandës duhet të vendosin gjithashtu edhe qytetarët e saj përmes referendumit, ndërsa BE-ja duhet ta miratojë anëtarësimin. Bashkimi Europian pranoi pak ditë më parë në Bruksel aplikimin e Islandës për anëtarësim, ndërsa zvarritja e procesit zgjedhor bëri që shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë të shtyhet. Këshilli i Ministrave të Jashtëm europianë i kërkoi komisionit që të përgatisë opinionin mbi aplikimin e Islandës për statusin kandidat. "Unë shpresoj që të ecim përpara me të gjitha çështjet për zgjerimin, që kemi në tavolinë. Për Islandën nuk kemi të bëjmë me rrugë më të shpejtë, por me një rrugë më të shkurtër, pasi ata janë tashmë pjesë e tregut unik dhe e zonës ‘Shengen‘. Ne do t‘i hedhim hapat një nga një. Siç e dini, kemi dhe aplikimin e Shqipërisë, me të cilën nuk kemi mbërritur ende aty ku duhet", ka deklaruar ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild. Në deklaratën përfundimtare, ministrat e Jashtëm evropianë shprehen se BE do t‘i kthehet shqyrtimit të aplikimit për anëtarësim të Shqipërisë, pasi të ketë përfunduar procesi i zgjedhjeve në vend. "I nisëm gjithashtu mesazh të qartë Shqipërisë, se aplikimi i saj do të shqyrtohet sapo të jetë kompletuar procesi zgjedhor në atë vend dhe ne sot mirëpritëm sërish perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor", ka deklaruar Cecilia Malmstrom, ministrja suedeze për Çështjet Europiane. Sipas presidencës suedeze të BE-së, Islanda jo vetëm i ka plotësuar kriteret ekonomike e politike të Kopenhagenit, por dhe i ka tejkaluar ato. Negociatat për anëtarësimin e Islandës do të fokusohen në politikat e peshkimit, i vetmi problem që paraqet ky vend nordik ndaj disa shteteve europiane për shkak të konkurrencës.

© Gazeta Shqip - 2006-2008

Fratini: BE, samit per integrimin e Ballkanit ne union

Rozeta Rapushi
E Enjte, 30 Korrik 2009

Ministri i Jashtem italian, Franco Frattini, u shpreh dje pro zhvillimit te nje samiti te Bashkimit Evropian, ku te dilet me nje qendrim te qarte, mbi anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne kete union. Ne nje interviste publike, kreu i diplomacise italiane, theksoi se eshte e nevojshme qe BE, te jape nje mesazh te qarte mbi procesin e anetaresimit apo pranimit te vendeve te Ballkanit, mes te cileve edhe Shqiperine. "Italia ka mbeshtetur gjithnje idene, se Bashkimi Evropian duhet te zgjeroje hapesirat e saj, duke futur ne kete union edhe vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo per arsyen se stabiliteti i rajonit, eshte ngushtesisht i lidhur me progresin drejt Bashkimit Evropian", u shpreh Frattini. Mbledhja e samitit, sipas tij, pritet te zhvillohet vitin e ardhshem, kur behet edhe 10 vjet nga zhvillimi i samitit te Zagrebit, ku nisi pikerisht procesi i avancimit te Ballkanit, drejt Bashkimit Evropian. Ne kete samit, sipas Frattinit, do te ftohen qe te marrin pjese jo vetem kreret e qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por edhe te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ndonese pro zgjerimit te BE-se dhe procesit te liberalizimit te vizave si nje hap i rendesishem, Frattini nuk harroi qe te keshilloje Shqiperine, Malin e Zi, Serbine dhe Bosnje Hercegovinen, qe te punojne fort, per ta pare veten ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe pak kohe me pare, Frattini i beri thirrje Bashkimit Evropian, qe te mos zvarrise marrjen ne shqyrtim te kerkeses se Shqiperise, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Madje sipas kreut te diplomacise italiane, kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE, duhet te miratohet brenda kesaj vere, pra gjate muajit gusht. Sipas Frattinit, kerkesa nuk duhet te mbetet e kycur ne ndonje prej sirtareve ne Bruksel, por te shqyrtohet sa me shpejt dhe te pranohet. Sinjale pozitive per zgjerimin e BE-se dhe perfshirjen ne union edhe te vendeve te Ballkanit, dha pak dite me pare edhe ministri i Jashtem i Suedise, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem suedez, Karld Bildt, duke kritikuar BE-ne per zvarritjen e anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne te, tha dite me pare, se do te shqyrtoje shpejt kerkesen e Shqiperise. Bildt u shpreh, se BE, rrezikon te humbase besueshmerine e tij dhe te ndikoje ne paqendrueshmerine politike ne Ballkan, ne rast se nuk afron anetaresimin e vendeve te rajonit

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Sat Oct 10 2009, 02:40pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 06:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Intervista/Bashkimi Evropian të ecë sipas prioriteteve pro-ballkanike të diplomatit Bild

05-08-2009 / Gazeta 55


Perspektiva evropiane e Ballkanit duhet të forcohet, thotë Xhonatan Ejal, drejtor i Studimeve për Siguri në Institutin Mbretëror në Londër, duke mbështetur idenë e shefit të diplomacisë suedeze, Karl Bild, që Brukseli të ofrojë sinjale të qarta për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Si e komentoni deklaratën e shefit të diplomacisë suedeze, Karl Bild, për të fuqizuar perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Në Bashkimin Evropian është një ndjenjë e pakënaqësisë deri më tani për efektet e zgjerimit, veçanërisht me anëtarësimin e dy vendeve ish-komuniste, Rumanisë dhe Bullgarisë; atmosferën në të cilën ka ndjenja se vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore meritojnë me pak vëmendje të Bashkimit Evropian, sesa vendet perëndimore. Dihet publikisht se ajo që e ka irrituar më shumë Bildin, është se të gjithë në Bruksel kanë mbështetur anëtarësimin e Islandës në Bashkimin Evropian, me ç’rast kanë thënë se nuk shihet asnjë problem në lidhje me kandidaturën e Islandës. Mirëpo, kur janë përmendur vendet e Ballkanit perëndimor, menjëherë kanë shpejtuar t’i përmendin problemet e ndryshme politike, ekonomike e sociale. Bild po ashtu e ka vërejtur se 20 vjet nga zhdukja e komunizmit në Evropë, diçka nuk është në rregull me radhitjen e prioriteteve. Ky qëndrim është përmendur me arsye, pasi mungesa e përqendrimit evropian në çështjet e pazgjidhura mund të jetë një nga sfidat më serioze, me të cilat Bashkimi Evropian mund të përballet së shpejti. Shumë shpesh Brukseli pretendon se është i angazhuar fuqishëm në Ballkan, por efektet e tilla, si për shembull liberalizimi i vizave, i cili në BE është parë si një sukses i madh, në fakt është themeli në të cilën Brukseli duhet të ndërtohet. Prandaj, ajo që ka thënë Karl Bild është porosi tejet e rëndësishme: ambiciet për integrimin e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen në mënyrë më të fuqishme, pasi ata nuk mund të jenë të kënaqur vetëm nga një vendim burokratik, siç është liberalizimi i vizave në rajon.

A thua pas retorikës së Brukselit për ritheksimin e perspektivës evropiane të Ballkanit qëndron vendosmëria që të punohet më shumë në këtë drejtim, në pajtim me qëndrimet e ministrit Bild?

Nuk është lehtë të injorohen qëndrimet e vendit kryesues të Bashkimit Evropian. Bild, i cili është ekspert për Ballkanin dhe diplomat i shquar, argumentin e vet e ka prezantuar shumë fuqishëm. Në fakt, e ka bërë në mënyrë shumë të njëjtë si administrata Obama, e cila vendosi te ketë një qasje të re të marrëdhënieve me disa vende. Edhe Bashkimi Evropian, sipas mendimit të Bildit, duhet t’i rishikojë marrëdhëniet me vendet në lagjen e saj dhe të tërhiqet nga filozofia se kaluarës. Mbetet të shihet nëse porosia e tij do të jetë forcë lëvizëse. Komisarët evropianë, të cilët janë ngutur të deklarojnë se kandidatura e Islandës do të marrë menjëherë dritën e gjelbër, kanë heshtur, pasi e kanë kuptuar se sa është absurde të fusin në procedurë të përshpejtuar vendin, i cili u kandidua disa javë më parë, dhe të injorohen vendet, të cilat janë kandiduar disa vite më herët, pasi edhe Bashkimi Evropian ka më shumë nevojë për to sesa për Islandën. Këtu duhet të përmendet edhe qëndrimi i përfaqësuesit të Francës në Komisionin Evropian, i cili ka thënë se askush nuk mendon që Islanda duhet të kalojë mbi të gjithë të tjerët. Siç e shihni, sinjalet janë të përziera. Kuptohet se shikuar teknikisht Islanda nuk ka pengesa të rëndësishme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por po ashtu është e vërtetë se në fund të fundit akti i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është politik e jo teknik. Prandaj, nuk duhet të ndodhë qe në vend të rëndësisë politike, të flasim për gatishmërinë teknike të Islandës për t’u anëtarësuar. Më këtë ne jemi duke iu afruar dërgimit të porosisë së rrezikshme, që pjesa veriore e Evropës është më me rëndësi strategjike sesa ajo jugore.

A mundet që Uashingtoni, në komunikim me Brukselin, të ndihmojë përshpejtimin e proceseve integruese të Ballkanit perëndimor në strukturat euro-atlantike?

Unë duhet të përmend këtu që sa herë që Shtetet e Bashkuara u përpoqën t’i sugjerojnë Bashkimit Evropian zgjidhjen e problemeve, përgjigjja ka qenë agresive, pasi Brukseli ka një ndjesi të fortë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përzihen në punët e tij të brendshme. Administrata e presidentit Obama i dërgoi porosi Bashkimit Evropian që të përshpejtojë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, por Brukseli iu përgjigj ashpër Obamës, i cili në Evropë është parë si hero. Konsideroj se amerikanët nuk do të arrinin shumë në çështjet e integrimeve të Ballkanit duke “shtyrë” Brukselin. Ajo që mund të kontribuonin është që të mos e vështirësojnë gjendjen edhe ashtu të ndërlikuar në Ballkan, e cila do ta vinte Bashkimin Evropian në situatë që të ballafaqohet me problemet, të cilat nuk mund të zgjidhen. Kur nënpresidenti Xho Bajden e vizitoi Ballkanin, ai në fakt u përmbajt nga çfarëdo nismash të reja, të cilat viteve të fundit në Ballkan kanë qenë të shumta
.


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:09am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 08:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vendi ynë jashtë shengenit për moskryerje reformash

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se arsyeja pse disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të duhura.
Komisioni Evropian i ka rekomanduar vendeve të BE-së që t'u ofrojnë Serbisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi regjim pa viza në zonën e Shengenit. Jashtë ka mbetur Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.

"Të marr Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta ‘hartë e rrugës’, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve", ka thënë zëvendësshefi i Departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, në një intervistë për BBC-në.

"Ata do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer", tha ai.

Ndërkohë, Wahlund tha se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive në vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, për të arritur mbështetjen për çështjen e saj. Ai tha se nuk shpreson që Suedia, gjatë udhëheqjes së saj gjashtëmuajshe të BE-së, të arrijë një konsensus evropian për statusin e Kosovës, dhe kjo, sipas tij, është arsyeja se pse BE-ja nuk mund t'i ofrojë Kosovës të njëjtën "hartë të rrugës", edhe në procesin e lehtësimit të vizave, sikurse vendeve të tjera të Ballkanit.

Ai tha se bashkëpunimi i Serbisë me EULEX-in është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave për këtë vend, por vlerësoi se Kosova nuk është një kusht në këtë proces. /bbc/start/
2009-08-06 12:19

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Mon Aug 31 2009, 11:09am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 31 2009, 10:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Në BE nuk ka “zemërgjerësi” për zgjerimin

Bruksel - Koordinatori i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, Erhard Busek, vlerëson se në brenda Bashkimit Evropian momentalisht nuk ka disponim pozitiv për zgjerimin e BE-së.
Busek, në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ka thënë se nuk është momenti që të parashihet tempi i integrimeve për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. I pyetur se cilat janë arsyet kryesore pse Brukseli heziton me pranimin e anëtarëve të rinj, Busek ka thënë se, para se gjithash është forcimi i të djathtës në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, si dhe fati i panjohur i Marrëveshjes së Lisbonës.

Busek mendon se kriza ekonomike është më shumë arsyetim se sa frenim real për zgjerimin e BE-së. Ai po ashtu është i mendimin se, “nuk ka shanse që Holanda të zbusë qëndrimin e saj ndaj Serbisë pa arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe dorëzimit të tij në Hagë”. “Në këtë moment, holandezët kanë qëndrim më të ‘fortë’ se kurrë më parë ndaj kësaj çështjeje”, ka thënë Busek. (telegrafi/start)
2009-08-31 12:41

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 10:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rehn: Më 2010, hiqen vizat për Shqipërinë dhe BeH

Nga Express më 03.09.2009 në ora 10:07

Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Evropian, Oli Rehn, deklaroi se Komisioni Evropian nga mesi i vitit 2010 mund propozojë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Ne kemi si qëllim, që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të ndjekin rrugën e fqinjëve të tyre sa i përket liberalizimit të vizave. Nëse ata vazhdojnë reformat dhe plotësojnë kushtet, Komisioni Evropian mund të bëjë një propozim në mes të 2010-ës dhe kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e banorëve të këtyre vendeve”, deklaroi Rehn.

Në këtë kuadër, ai paralajmëroi se “shpejtësia e Shqipërisë dhe Bosnjës në rrugën e liberalizimit të vizave është në duart e qeverive dhe liderëve të këtyre vendeve”.

"Në momentin që propozimi ynë do të hyjë në fuqi, të gjithë shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjës, do të mund të hyjnë në vendet e zonës Shengen duke paraqitur vetëm pasaportat e reja që sigurisht duhet të jenë biometrike", ka thënë Rehn, transmeton Ina.

Ky shkrim asht marre prej Gazeta Express Online


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Thu Sep 03 2009, 02:54pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

Rehn: Më 2010, hiqen vizat për Shqipërinë dhe BeH

Nga Express më 03.09.2009 në ora 10:07

Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Evropian, Oli Rehn, deklaroi se Komisioni Evropian nga mesi i vitit 2010 mund propozojë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Ne kemi si qëllim, që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të ndjekin rrugën e fqinjëve të tyre sa i përket liberalizimit të vizave. Nëse ata vazhdojnë reformat dhe plotësojnë kushtet, Komisioni Evropian mund të bëjë një propozim në mes të 2010-ës dhe kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e banorëve të këtyre vendeve”, deklaroi Rehn.

Në këtë kuadër, ai paralajmëroi se “shpejtësia e Shqipërisë dhe Bosnjës në rrugën e liberalizimit të vizave është në duart e qeverive dhe liderëve të këtyre vendeve”.

"Në momentin që propozimi ynë do të hyjë në fuqi, të gjithë shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjës, do të mund të hyjnë në vendet e zonës Shengen duke paraqitur vetëm pasaportat e reja që sigurisht duhet të jenë biometrike", ka thënë Rehn, transmeton Ina.

Ky shkrim asht marre prej Gazeta Express Online





Flm Lec per kta lajme.

Qfar siqurijet tregon kjo shprehje "mund te propozojë" !!! :-??

Ksaj i thone shkruje n'uje :-j
Back to top
L - N
Sat Oct 10 2009, 02:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Komisioni gaboi në vlerësim, Shqipëria e meritonte liberalizimin“

MARINA KOLOMBO

09/10/2009 Intervistë e zëvendëspresidentes së delegacionit për Evropën Juglindore Doris Pak për “Metropol”

Bisedoi Marina Kolombo, korrespondente nga Brukseli

U takova me zonjën Pak në zyrën e saj në Parlamentin Evropian. Edhe pse dita e saj është mjaft e zënë me impenjime si zëvendëspresidente e delegacionit për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, më priti dhe pranoi të jepte intervistën për gazetën “Metropol”. Qëndrimi i zonjës Pak në lidhje me Shqipërinë është i qartë. Ajo mendon se Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka gabuar në qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë. Sipas saj, përveç Maqedonisë asnjë nga vendet për të cilat u vendos liberalizimi i vizave nuk i ka plotësuar obligimet e kërkuara nga BE-ja dhe Shqipëria është shumë më përpara se Bosnja në plotësimin e angazhimeve për këtë proces, duke lënë të kuptohet që ky komitet është treguar më i ashpër se ç’duhet në këtë drejtim, por gjithsesi në muajt e parë të vitit 2010 do të hapë dritën jeshile edhe për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Ndërkohë, ashtu siç tregohet e qartë në lidhje me qëndrimin e saj për liberalizimin e vizave, zonja Pak, një njohëse e mirë e politikës shqiptare, shprehet dhe në lidhje me bojkotin e fundit të opozitës dhe qëndrimin e saj për zgjedhjet. Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 për të kanë qenë më të mirat që janë mbajtur në 20 vjet tranzicion. Eurodeputetja shprehet se problemet e brendshme të socialistëve apo të së majtës nuk duhet të reflektojnë në mbarëvajtjen dhe integrimin e vendit dhe se koalicioni Meta–Berisha ishte një zgjidhje që reflekton një mentalitet evropian qeverisës, duke e krahasuar këtë veprim me atë të partive gjermane. Zonja Pak shpreson se opozita do ta rishohë pozicionin e saj, pasi ajo çka po bën deri tani nuk është një veprim i matur dhe së shpejti do të bashkëpunojë me qeverisjen.

- E nderuar zonja Pak, cili është opinioni juaj në lidhje me procesin që po ndjek Shqipëria si një kandidat potencial për Bashkimin Evropian?

- Shqipëria ka pasur arritje të mëdha gjatë viteve të fundit dhe kam besim se qeveria e re do të impenjohet seriozisht për arritjen e këtij objektivi.

- Cili është mendimi juaj në lidhje me korrektësinë e procesit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit në Shqipëri?

- Procesi i zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri shënon një arritje si procesi më i rregullt i mbajtur deri tani. Çdo shqiptari iu dha mundësia të pajisej me dokumentin e identitetit, dhe kjo është meritë jo vetëm e qeverisë paraardhëse, por edhe të opozitës, e cila i mbështeti reformat elektorale. Ndaj dhe komuniteti ndërkombëtar i ka njohur këto zgjedhje si të rregullta dhe të lira.

- Po për ankimimet e opozitës dhe bojkotin e seancave parlamentare nga ana e deputetëve të saj ç’mendim keni?

- Mendoj se nuk është një qëndrim i matur. Opozita duhet të respektoje rezultatet e njohura edhe nga komuniteti ndërkombëtar, që është gjithmonë shumë kritik.

Edhe nëse mund të ketë ndonjë të vërtetë, çdo akuzë duhet të jetë e bazuar dhe e provuar, asnjë deputet nuk duhet të largohet nga Parlamenti, pasi ai është votuar nga populli dhe paguhet për të punuar në Parlament. Opozita duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u njohën edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithatë, problemet janë brenda socialistëve, pasi janë të ndarë në qëndrime dhe një pjesë nuk e pranojnë koalicionin e zotit Meta me zotin Berisha. Shpresoj që opozita ta rishikojë pozicionin e saj, pasi mund të them se ky koalicion qeveritar është në të mirën e vendit, që të arrijë objektivat për finalizimin e procesit të integrimit Evropian. Edhe në Gjermani gjatë katër vjetve të fundit kemi pasur koalicione qeverish mes të majtëve dhe të djathtëve dhe mund të them se veprime të tilla janë shenjë e pjekurisë politike. Unë i bëj thirrje opozitës të hyjë në Parlament, pasi prezenca e saj është e domosdoshme për demokracinë si dhe demonstron respektimin e Rregullores.

- Si e vlerësoni vendimin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për të mos i hapur Shqipërisë dritën jeshile për liberalizimin e vizave?

- Komisioni bëri një gabim në vlerësim, pasi duke përjashtuar Maqedoninë, asnjë nga vendet e tjera nuk i kishte plotësuar obligimet e kërkuara. Shqipëria ka bërë progres, ka arritur të lëshojë një numër të konsiderueshëm pasaportash biometrike, Bosnja nuk ka lëshuar asnjë pasaportë të tillë, pra është shumë e vështirë të mos dallosh diferencat. Shqipëria në krahasim me Bosnjën ka pasur shumë më tepër arritje dhe është një vend me një stabilitet shumë më të madh në krahasim me Bosnjën, që është ende një vend i lëkundur. Gjithashtu Shqipëria në krahasim me Bosnjën kryeson për sa ai përket plotësimit të kërkesave, ndaj shpresoj që me përfundimin e pajisjeje së qytetarëve me pasaporta biometrike Komisioni do të hapë dritën jeshile edhe për Shqipërinë, e parashikuar kjo në muajt e parë të 2010-s. Pasi Komisioni propozon liberalizimin e vizave, duhet që ky propozim të ratifikohet nga Këshilli. Pozicioni i Parlamentit është shumë i qartë, ajo çfarë dua të them është se të gjitha vendet trajtohen në mënyrë të barabartë, çka do të thotë se secili prej tyre duhet të plotësojë kërkesat e parashikuara si bazë themelore e të gjithë asaj për të cilën po flasim.

Në ditët në vijim Komisioni po pret të lexojë raportin e përgatitur mbi liberalizimin e vizave nga qeveria shqiptare. A keni dijeni mbi këtë çështje?

- Po, jam në dijeni. Procedura është e tillë që kur Komisioni vendos se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat, atëherë i kalohet kërkesa Këshillit, i cili vendos të hapë ose jo dritën jeshile në lidhje me liberalizimin. Është thënë shumë në lidhje me pozicionin e rreptë që ka mbajtur Komisioni, por mund të them se edhe Parlamenti Evropian ka reaguar fort. Tani të gjithë janë të mirinformuar se Parlamenti kërkon dhe pretendon një trajtim të njëjtë për të gjitha vendet.

- Cili do të ishte mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë?

- Nuk e shoh veten si Mesia për të dhënë mesazhe, por mund të them se besoj se qeveria e re do të jetë e suksesshme në çuarjen e vendit përpara në procesin e integrimit në BE. E majta dhe e djathta duhet të punojnë së bashku për të mirën e komunitetit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihmojnë qeverinë në vazhdimi

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 14 2009, 07:05am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjermani, deklarata raciste: Turqit po na pushtojnë si shqiptarët Kosovën

Radio Deutche Welle | 13/10/2009

Në Gjermani është ndezur një debat i madh në lidhje me politikën e emigrimit dhe të integrimit. Shkak për këtë ishte një intervistë e ish-senatorit për Financat të Berlinit, Thilo Sarrazin

Dy deklarata të anëtarit të kryesisë së Bankës Federale Gjermane, ish-senatorit për Financat të Berlinit, Thilo Sarrazin në një intervistë me revistën «Lettre International» ka shkaktuar reagime të shumta dhe një debat të ndezur në lidhje me problemet e integrimit në Gjermani. Para disa ditësh Zarrazin tha në intervistën në fjalë se "Turqit po e pushtojnë Gjermaninë në atë mënyrë si kosovarët pushtuan Kosovën: me anë të numrit të lartë të lindjeve." Si dhe "Unë nuk duhet të pranoj askënd, i cili jeton prej ndihmave të shtetit dhe e refuzon njëkohësisht këtë shtet, që nuk kujdeset si duhet për shkollimin e fëmijëve dhe që prodhon vazhdimisht vajza të vogla, që mbajnë shami në kokë."

Buschkowsky: "Ndihmat nga shoqëria janë të lidhura edhe me kërkesën për të kontribuar për të."

Eksperti i partisë SPD, Heinz Buschkowsky, kryetar bashkie i lagjes problematike të Berlinit Neukëln, ku jetojnë edhe shumë emigrantë nga Turqia, tha se "adoptimi i sistemit social si bazë e vetme e jetës dhe konservimi i ritualeve të jetesës dhe të familjes nuk janë të mjaftueshme. Aty, ku dëshira për t'u integruar është e vogël, duhet të ndërhyjmë dhe të bëjmë të qartë se ndihmat nga shoqëria janë të lidhura edhe me kërkesën për të kontribuuar për të."

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 13 2009, 12:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
BE pranon aplikimin e Shqipërisë, Rehn: PS t’i japë fund bojkotit, rrezikohet integrimi


» Vendosur: 12/11/2009 - 08:53

Adi Shkembi

Bashkimi Evropian i hap Shqipërisë rrugën për të nisur procedurat e marrjes së statusit të vendit kandidat. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ citoi dje një burim nga Brukseli, sipas të cilit vendet e Unionit ranë dje dakord të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. “Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së thanë se kandidatura duhet t’i dorëzohet Komisionit Evropian, një hap i madh për kombin e vogël jugor, sipas burimit. Një vendim zyrtar duhet ende të merret nga ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët do të zhvillojnë dy ditë bisedime në Bruksel nga e hëna”, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Në mbledhjen e datës 16 nëntor pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i japë OK Komisionit Evropian për të nisur përgatitjen e mendimit për aplikimin e Shqipërisë. Vendimin e ambasadorëve të 27-të vendeve të BE-së e paralajmëroi dje në mesditë edhe komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn, i cili tha se ka ardhur koha për këtë hap nga Brukseli. “Vendet anëtare e kanë diskutuar këtë çështje në COREPER dhe ka një shans të mirë që vendimi teknik për t’i kërkuar Komisionit, që të përgatisë AVIS do të merret nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë, në nëntor. Ka një shans të mirë për këtë dhe unë do ta mirëprisja këtë sepse koha tashmë ka ardhur. Ne do të fillojmë sipas procedurave tona normale të përgatisim Opinionin”, u shpreh Rehn. Shqipëria aplikoi për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në 28 prill, gjatë presidencës çeke. Megjithëse diplomatët e huaj në Tiranë, por edhe në Bruksel nuk ia rekomandonin qeverisë shqiptare këtë hap, kryeministri Berisha udhëtoi për në Pragë në mesin e krizës ekonomike që kishte kapur vendet e Bashkimit Evropian dhe dorëzoi dosjen e aplikimit. Opozita në vend, megjithëse ishte e para që propozoi përmes kryetarit të saj, Edi Rama që Shqipëria të aplikonte, e vlerësoi këtë hap të qeverisë si propagandë elektorale. Zgjedhjet në Shqipëri, por edhe ato për Parlamentin Evropian ngadalësuan procedurën e aplikimit të Shqipërisë, gjë që çoi në marrjen e një vendimi pas gati 7 muajsh që nga koha e aplikimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ishin skeptike nisur nga proceset zgjedhore të mëparshme të zhvilluara në Shqipëri dhe vetëm pasi doli raporti i OSBE/ODIHR-it ku procesi u vlerësua pozitivisht, ato u shprehën parimisht dakord për t’i hapur rrugën e aplikimit Shqipërisë.

BE: Bojkoti pengon integrimin

ADI SHKEMBI

Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje për krizën politike në vend, ndërkohë që opozita duhet t’i japë fund bojkotit të Parlamentit. Kështu u shpreh dje në Bruksel Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Rehn gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Ai vlerësoi progresin e bërë në vend përsa i përket reformave politike dhe zgjedhjeve të 28 qershorit, teksa tha se duhen ende përpjekje për të eliminuar disa nga çështjet që u vërejtën në këtë proces elektoral. “Progresi drejt BE kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe. Kjo është thelbësore për çdo vend që të bëjë progres drejt BE. Në emër të forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar zv.kryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me opozitën dhe i kam kërkuar asaj që t’i japë fund bojkotit parlamentar, që nuk respekton standardet demokratike evropiane. Debati demokratik duhet të ndodhë brenda Parlamentit”, u shpreh Rehn. Sipas tij, gjetja e konsensusit politik dhe fundi i bojkotit nga opozita janë të rëndësishme sidomos në këtë periudhë që Bashkimi Evropian pritet t’i japë Komisionit OK, për të filluar punën për përgatitjen e opinionit për aplikimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por i pyetur nëse kriza politike në vend do të ndikojë në shtyrjen e dërgimit të pyetësorit për Shqipërinë, Komisioneri Rehn tha se: “Qëllimi i përgatitjes së opinionit është të vlerësojë, të analizojë nëse një vend është gati për të filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Dhe për këtë qëllim, vendi duhet të përmbushë kënaqshëm kriterin politik. Natyrisht, nëse bojkoti parlamentar do të vazhdojë më gjatë, ai do të ketë një ndikim negativ në analizat për kriterin politik dhe kështu do të kishte një ndikim negativ në mundësitë për garantimin e statusit të kandidatit nga BE-ja”. Nga ana e tij zv.krye-ministri dhe ministri i Jashtëm, Meta garantoi komisionerin Rehn se Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën, por shtoi se ajo nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit. “Qeveria është e përkushtuar të bashkëpunojë me opozitën përgjatë këtij procesi dhe ka përsëritur vazhdimisht vullnetin e saj për këtë çështje, ndaj presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj shumë seriozisht. Qeveria dhe maxhoranca në Parlament e kanë shprehur vullnetin e tyre për bashkëpunim dhe për t’i zgjidhur kërkesat legjitime të opozitës, por pa prekur dhe pa ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e gjykatës”, theksoi Meta.

Reformat

Komisioneri Rehn theksoi në daljen para mediave se implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila hyri në fuqi këtë vit, po njeh progres të vazhdueshëm dhe efikas, megjithëse shtoi se në këtë drejtim mbetet ende për t’u bërë. “Shqipëria duhet të bëjë progres veçanërisht në fushën e rendit dhe sigurisë dhe gjithashtu për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit. Në këtë kuadër e inkurajova z. Meta dhe Qeverinë që të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të përmirësuar këto çështje dhe për të bërë reforma në këto drejtime”, tha Rehn. Ndërsa zv.kryeministri Meta tha se rekomandimet e nxjerra nga progres raporti i këtij viti po merren shumë seriozisht nga Qeveria si një plan veprimi për punën e muajve të ardhshëm. “Ne jemi shumë të fokusuar në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kohët e fundit Qeveria shqiptare miratoi një plan veprimi për zbatimin e strategjisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe ajo që është më e rëndësishme, shumë shpejt do të miratohen edhe ligjet përkatëse. Po kështu ne po rrisim çdo ditë e më shumë kapacitetet tona që lidhen me procesin e integrimit në BE”, theksoi Meta. Një tjetër çështje e prekur ishte edhe ajo e vizave, për të cilën komisioneri Rehn u shpreh se: “Kushtet e mbetura për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, janë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë, janë sigurisht të arritshme. Në rastin e Shqipërisë, nëse Qeveria e Shqipërisë dhe autoritetet e tjera do të punojnë fort dhe do të sigurojnë plotësimin e kërkesave, atëherë Komisioni do të bëjë rekomandimin për lëvizjen pa viza në mesin e vitit 2010”.

Pack: Rama po bën lojën e tij personale

» Vendosur: 12/11/2009 - 08:54

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack i kërkoi Partisë Socialiste të mos vazhdojë lojën personale të kryetarit të saj, Edi Rama por të shkojë në Kuvend. Në një prononcim për mediat ajo tha se: “Ne jemi të kënaqur, pasi mund të themi që gjërat po shkojnë mirë. Kemi një problem, që opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund të përsëris sërish apelin për socialistët, që të kryejnë detyrën e tyre pasi votuesit që i kanë zgjedhur, i kanë zgjedhur për të punuar në Parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtar i Parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale”, tha Pack. Sipas saj: “zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODIHR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund të jetë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj, se ai duhet të ndalojë, pasi ai e bën për motive egoiste, dhe kjo s’është korrekte. Njerëzit nuk e meritojnë këtë qëndrim të opozitës”.



© Gazeta Panorama


[ Edited Fri Nov 13 2009, 12:56pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 17 2009, 12:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
BE, po kerkeses se Shqiperise per anetaresim

Rozeta Rapushi
E Marte, 17 Nentor 2009


Bashkimi Evropian, pranoi zyrtarisht dje kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ministrat e Jashtem te BE-se, te mbledhur diten e djeshme ne Bruksel, vendosen te pranojne aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat, duke kerkuar tashme qe te pergatitet opinioni dhe te hapen negociatat. Mbremjen e djeshme, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian i kerkoi Komisionit qe te pergatise menjehere opinionin, mbi gatishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave per anetaresim. Sipas procedures, Komisioni Evropian, do te jete ai qe do te dergoje pyetesorin qindra faqesh per autoritetet shqiptare. Pas kesaj faze, do te duhet shume kohe, rreth 18 muaj, qe Komisioni te publikoje opinionin per kete ceshtje pas marrjes se pergjigjeve te pyetesorit nga Tirana zyrtare. Me marrjen e pergjigjeve, komisioni do te vleresoje nese Shqiperia eshte apo jo ne gjendje per te kaluar ne fazat e tjera drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pak dite me pare, ishte Komisioni Evropian ai qe i hapi rruge Shqiperise, per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Perfaqesuesit e perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, rane dakord per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, duke u dhene fund dilemave te deritanishme. Ambasadoret e 27 vendeve anetare te BE-se, vendosen qe t'i kerkojne shume shpejt Komisionit Evropian, qe te pergatise nje vleresim per gatishmerine e Shqiperise, per te nisur bisedimet per anetaresim ne bllok. Vendimi i krereve te diplomacise evropiane, u miratua dje nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Prej kohesh, nderkombetaret kane dhene sinjale te shumta mbi marrjen ne konsiderate te kerkeses se Shqiperise. Vetem pak dite me pare ministri i Jashtem italian, Franko Fratini gjate nje takimi me zv/kryeministrin, Ilir Meta premtoi se qe nga pranvera e ardhshme shqiptaret do te udhetojne pa viza drejt Evropes, fale nje procesi te pershpejtuar, duke qene se blloku eshte i kenaqur me progresin e Shqiperise qe deri me tani, po permbush ne terma te kenaqshem kushtet e vendosura nga Brukseli per liberalizimin e vizave. Vendi yne aplikoi ne 28 prill te ketij viti, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Por shqyrtimi i kerkeses nga ana e vendeve anetare te BE-se, u shty per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje qe luajten nje rol kyc ne marrjen ne shqyrtim te kerkeses, si dhe marrjen e vleresimeve nga ana e faktorit nderkombetar.

"Pranimi i kerkeses per statusin e kandidatit ne BE, vleresim per ne"

Presidenti Bamir Topi pershendet pranimin nga ana e anetareve te Keshillit te Bashkimit Evropian, te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. "Ky vendim shume i rendesishem, eshte nje vleresim dhe besim ndaj perpjekjeve serioze te Shqiperise dhe shqiptareve, per te arritur qellimin madhor integrues, per t'u bere pjese e Evropes se Bashkuar", ka qene deklarata e djeshme e Presidentit Bamir Topi. "Sot duhet te jemi te gezuar, krenare edhe te ndergjegjshem, sepse ndodhemi me afer integrimit, me afer miqve tane dhe me afer popujve, te cilet standardet demokratike i kane busull te ndertimit te shoqerive te tyre. Dita e neserme eshte fillimi i nje angazhimi te ri cilesor dhe te pergjegjshem, per te gjithe shqiptaret. Une mendoj se ne, te gjithe bashke, jemi gati te perballemi me te", u shpreh kreu i shtetit shqiptar ne deklaraten e tij pershendetes, per kete hap historik te Shqiperise ne rrugetimin e saj integrues per ne "gjirin e familjes" se madhe evropiane.


© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Tue Nov 17 2009, 12:36pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3867 sec, 0.0993 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,412kB