Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
Turizmi Malore (Alpin)
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Sep 20 2008, 02:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zbulohet" legjenda e ‘Shpellës së Kaurit’



(Dërguar më: 16/09/08) Nga Armir Mehja

PUKE

Mbi të tatëpjetën "thikë" që zbret në brigjet e Liq enit të Komanit në Pukë, ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u "zbulua" vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen "heshtjen" e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e "Kaurit" ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht amerikanë. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t'i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre (në myslimanë) nga pushtuesit turq.

SHPELLA E KAURIT



Dikur e panjohur, Shpella e Kaurit, një objekt ky me vlera të rralla, kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve. Mjeshtri i Sportit, alpinisti Përparim Laçi nga qyteti i Pukës, tregohet i zellshëm për të shoqëruar vullnetarisht shumë prej turistëve të huaj që mbërrijnë në viset e kësaj zone, për në shpellën që daton para lindjes së Krishtit. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit. Trajneri i ekipit alpinistik të Pukës (alpinist në ekipin kombëtar), Përparim Laçi, i cili ka prekur majën më të lartë të Himalajës, Everestin, thotë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk. Hordhitë turke detyronin shqiptarët që të ndryshonin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishterimit, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës). Alpinisti Laçi është shumë i apasionuar pas zbulimeve të tilla. Ai tregon se gjatë kësaj vere, ka shoqëruar me dhjetëra turistë që kanë vizituar Pukën.

TURISTËT E HUAJ



"Sapo nis e tregon për shpellën, të huajt shfaqin menjëherë interes për ta vizituar atë. Në çastin që mbërrijnë para hyrjes së saj, turistët mbeten të mahnitur", - shprehet Përparim Laçi. Për të shkuar në Shpellën e Kaurit duhet të ngjitesh në një lartësi prej 10 metrash me litar nga bregu i Liqenit të Komanit. Banorët e zonës, duke e njohur mirë terrenin "kacavirren" pa përdorur litarët, pasi nuk kanë frikë se rrëzohen poshtë. Shpella ka një gjatësi prej 100 metrash. Patricja, një nga 14 turistët amerikanë që vizituan këto ditë Shpellën e "Kaurit" dhe misionare e Korpusit të Paqes, pohon se është përballur me një mrekulli natyrore, e cila ekziston që në lashtësi dhe ka shërbyer për mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve. "Çdo gjë që shikon brenda shpellës të mahnit. Të duket vetja si në ëndërr. Të udhëtosh në mesin e stalagmiteve dhe stalagniteve që ngjajnë si copëza diamanti deri në ballkonin e shpellës është diçka e veçantë. S'e kisha menduar se mund të gjendej një shpellë e tillë në Shqipëri", - thotë Patricja.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Theth, në hanet ku pushojë turistët



Reportazh/ Në fshatin turistik, aty ku për të shkuar kalon udhë e ngushtë e pashtruar, mes ushqimit natyral dhe vështirësive të jetesës

Natyra është treguar shumë dorëlëshuar me Thethin, një nga fshatrat më të bukur të vendit tonë. Ujë të kulluar, pyje anekënd, male të lartë e të bukur, ajër të pastër dhe tokë të mirë për të kultivuar të gjitha llojet e të mbjellave.



Duke ecur në lugina, duke ngjitur të përpjeta e duke zbritur tatëpjeta kujtohesh për përrallat që të kanë lexuar kur ke qenë i vogël, Borëbardha në pyll, Kësulëkuqja mes pemëve të rrugës që të çojnë te shtëpia e gjyshes. Duke ecur poshtë pemëve të Thethit, rreth e qark fushave, kënaqesh me ajrin e pastër, madje nën rrezet e diellit dhe peizazhit këputesh e të vjen gjumë në atë qetësi që të fal natyra. Ecën dhe shikon thanat, i këput, disa mund t‘i mbledhësh në çantë. Ecën, ecën, më poshtë shikon manaferrat, të kuqe, vishnje me të gjitha ngjyrat e gjakut. Përgjatë rrugës, duhet të bësh kujdes se ku i hedh këmbët, para teje shtrihen kunguj me ngjyra e motive sikur t‘i kishte bërë piktori.



Duke ecur në rrugica mes shtëpive, dëgjon cicërimën e zogjve, por edhe lehjen e qenit të shtëpisë, fëmijë që mbajnë në dorë luledielli dhe qërojnë farat e njoma të saj. Të tjerë që luajnë në oborret e shtëpive dhe kënaqen, duke parë prindërit teksa punojnë apo kujdesen me punët e tyre. Në këto rrugica nëse ngre kokën sipër, shikon rrushin që varet. E ke të pamundur të mos këpusësh disa kokrra, teksa ecën dhe mediton...

Rruga

Rruga për të shkuar në Theth është drejt, vetëm drejt. Në dalje të Shkodrës ka dy rrugë, njëra që të çon në Theth dhe tjera drejt një tjetër destinacioni. Nëse pyet banorët që jetojnë në të dalë të qytetit të thonë: "Për Theth? Vazhdo vetëm drejt, ec drejt". Duke ecur drejt rruga është e shtruar, e mirë, por kjo nuk vazhdon për shumë. Udhë e pashtruar dhe e parregulluar të shoqëron për një ose një orë e gjysmë. Nëse nata të zë rrugën atëherë edhe më shumë kohë duhet të shpenzosh derisa të kalosh rrugën e vështirë dhe të lodhshme, derisa të mbërrish në Theth. Në fillim rruga është e prishur, më pas ajo bëhet edhe më keq. Qafa e tërthores është e njohur për lartësinë e saj dhe për boshllëkun që të krijon në stomak kur e shikon nga makina. Automjeti, më të cilën mund të ndihesh më i sigurt është fuoristrada, por te tërthorja ndihesh njësoj i rrezikuar. Vendet ku mund të pushosh për pak kohë mund të jetë maja e kësaj qafe, por gjatë rrugës, në Bogë, mund të bësh si në kohët e largëta të ulesh një copë herë, të pish një gotë ujë të ftohtë. "Rruga e keqe që të çon në Theth është ndërtuar që në vitin 1920 e deri atëherë nuk është bërë më asnjë rregullim. Rruga është ndërtuar nga dora e njeriut", thotë një thethian, i cili na bën guidën gjatë rrugës e na tregon për të veçantat e gojëdhënat e zonës.

Ai thotë se në dimër kur egërsohet natyra, egërsohen edhe kafshët. Nuk përjashtohen rastet kur ariu del nga strofulla e tij, apo rastet kur ujqërit kërkojnë të ushqehen.



Më në fund, kur rruga e keqe, pothuajse ka mbaruar në hyrje të fshatit ndodhet një bar. Është i vogël, ka pak karrige. Zakonisht aty qëndrojnë burrat e fshatit. Shohin makinat e turistëve, mbajnë listën e atyre që kanë ardhur për vizitë.

Hanet

Në kohët e vjetra hani ishte vendi ku mund të strehoheshe natën, ku qëndronin në një çati, njerëzit dhe kafshët. Hani ishte vendi ku kaloje natën dhe nuk rrezikoje të grabiteshe.

Ndërsa sot, në kohët moderne, hani është vendi ku mund të flesh, të hash mëngjesin, drekën dhe darkën. Hani është shtëpia e banorit vendali, i cili të pret në kuzhinën e tij, me ushqimet e bëra prej tij, i cili të shërben edhe nga rakia që bën vetë. Raki, mish, bulmet, mjaltë, bukë e bërë vetë, çaj apo fruta dhe perime, të cilat në Theth kultivohen dhe bëhen vetë. Çaji i Thethit, me një lule në ngjyrë vjollce, është i veçantë.

Ne pushuam në Hanin e Mhill Çarkut. Ai i zoti i shtëpisë, gruaja dhe nëna e tij të zonjat e shtëpisë, Agirina dhe Valbona.

Mhilli ka tre fëmijë, Sara, Vali dhe Leli. Të tre i kanë faqet e kuqe, fëmijë të mbarë, luajnë me njëri-tjetrin në oborr, qëndrojnë në krahët e të babait dhe nënës. Gjyshja Agirina, thotë: "Në Theth jetojnë rreth 300 familje, por vetëm 20 prej tyre qwndrojnë në zonë gjatë muajve të dimrit. Pjesa tjetër largohet në Shkodër. Gjatë 6 muajve të ngrohtë, qëndrojmë këtu punojmë të mbjellat, presim turistët. Të gjitha i konsumojmë për vete. Kështu bëjnë edhe familjet e tjera".

Mhilli thotë se gjatë viteve të fundit, falë edhe promovimit të zonës nga Ministria e Kulturës, Agjencia e Turizmit dhe projekteve të lidhura me këtë industri, kanë ndihmuar dhe investuar në rritjen e turizmit në këtë zonë. Ambasadorë të rëndësishëm kalojnë pushimet në Theth, gazetarë të njohur nga revistat dhe shtypi i njohur në të gjithë botën kanë promovuar zonat e turizmit shqiptar, përfshirë këtu edhe Thethin. Edhe banorët e vetë fshatit janë mësuar tanimë me turistët, që vijnë shijojnë bukuritë e natyrës, konsumojnë ushqime natyrale dhe ndihmojnë financat e tyre.

Vështirësitë



Veç rrugës së vështirë për të shkuar në Theth, probleme të tjera shqetësojnë banorët e zonës, të cilët për t‘i zgjidhur duhet të shkojnë deri në Shkodër. Valbona, e zonja e Hanit, thotë se fëmijët i kolliten, mund të jenë ftohur, por kjo do të merret vesh me saktësi vetëm kur të shkojnë në Shkodër. "Këtu nuk ka ambulancë, nuk ka as mjek. I vetmi ku mund të kërkohet ndihmë është veterineri i fshatit, i cili shpesh herë është në gjendje të bëjë edhe punën e infermierit", thotë Valbona.



Ajo rrëfen se shkolla, edhe pse në gjendje të mirë, ka vetëm një mësues, i cili edhe pse pa arsimin e nevojshëm, mëson ata pak fëmijë që rrinë në fshat edhe gjatë muajve të ftohta të dimrit. Atëherë kur bie borë dhe kur duhet të mendosh që rruga për të gjetur mjekun, apo nevoja të tjera është e ftohtë, e vështirë dhe shumë e largët.

Kisha

Kisha e Thethit është në mes të fshatit, për të shkuar aty duhet të kalosh lumin e pastër, aq sa mund të dallosh të gjithë gurët e guralecët e fshatit. Pak më andej ndodhet shkolla dhe kisha pranë e pranë. Kisha është e rikonstruktuar, banorët e Thethit, që janë larguar në emigracion, menduan që një pjesë të parave të tyre t‘i mbledhin dhe t‘i investojnë për të ngritur këtë objekt kulti. Banorët thonë se një herë në javë, ditën e shtunë, atje mbahet mesha, vendosen kurorat. Në fundjavë, banorët shkojnë dhe luten, takojnë njëri-tjetrin, urojnë çiftet që vendosin kurorë.

Objekti Kulla e ngujimit



Ligjet e kanunit, marrja e gjakut apo armiqësitë mes familjeve dhe fiseve ende janë një diskutim i gjallë në Theth. Ndryshe nga zona të tjera më të rrepta, banorët e zonës thonë se në fshatin e tyre këto janë zbutur, por nuk kanë marrë fund. Familje, të cilat janë në gjak, nuk rrinë më në kullën e ngujimit, por ka nga ana që ruhen e nuk dalin nga shtëpia. Një pjesë tjetër kanë lënë shtëpitë, tokat, vetëm e vetëm për të shpëtuar jetën.

Pavarësisht kësaj, një fortesë e quajtur "Kulla e Ngujimit" ndodhet pak më poshtë kishës. Në portën e saj ndodhet një numër telefoni. Kur një turist kërkon ta vizitojë këtë kullë, një banore, që ka shtëpinë aty pranë, del dhe i hap derën në mënyrë që të interesuarit ta shohin objektin nga brenda. Nëse nuk hyn aty, nuk mund të ndjesh atë fije frike, që të mbërthen kur mendon veten apo të afërmit e tu të mbyllur në atë fortesë.

Tradita Xhubletat e martesës

Veshjet tradicionale shqiptare, që gratë i endin dhe qëndisnin vetë me duart e tyre ruhen brez pas brezi. Gratë e fshatit me këto veshje që kanë mbajtur ditën e parë kur shkuan në shtëpinë e burrit, ua kanë trashëguar edhe vajzave të tyre. Ato i kanë veshur ato në ditën e dasmave të tyre, brenda apo jashtë vendit, me shalle, me ornamente, varëse me monedha të argjendta, brez të zbukuruar dhe të qëndisur, këmisha dhe aksesorë të tjerë, pjesë të veshjes tradicionale. Në rast se ta shesin, një kostum i tillë sot mund të blihet me çmime tepër të larta, 1500-2000 euro. Veç këtyre, gratë e fshatit Theth vazhdojnë të bëjnë punë dore, të endin qilima, të rehabilitojnë xhubleta, të thurin çorape apo të bëjnë xhaketa me punë dore. Të gjitha këto, kanë impresionuar edhe më tej sytë kurioz të turistëve.[/color] [/b]

Marre prej gazets Shqip


[ Edited Wed Apr 21 2010, 12:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
WORLD
Wed Oct 29 2008, 08:32am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
E lexova me kujdes cdo pjese te ketij shkrimi........Pershkrim letrar por qe eshte real po dite me gjete vendin e duhur per pushim ne alpe ... Keto vitet e fundit jam tu nderru shije, nga deti, rera, dielli po "transferohem" tek, malet, gjelbrimi, freskia, e ferliku

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
L - N
Mon Nov 24 2008, 08:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Valbona, perla e turizmit familjar

» Dërguar më: 23/11/2008 - 11:58

Arber Zapodi

Udhëtimi për në Valbonë këto ditë ku po troket bora është një kënaqësi e veçantë. Ajri i pastër, gurgullimat e lumit që të ndjekin pas, drurët e veçantë e madhështorë krijojnë peizazhin që çdo njeriu i shton kënaqësinë. Madje edhe kur ngre kokën lart e sheh majat e thepisura që herë-herë të krijojnë ndjesinë se duan të të zonë poshtë, tregojnë qartë madhështinë e Alpeve shqiptare, ku është gdhendur egërsia me bukurinë natyrore. "Duket se këtu njerëzit vijnë me zor, por më pas nuk duan të ikin", - thotë me të qeshur kryetari i komunës, Rexh Biberaj.

Rilindja e Valbonës



Valbona është nga perlat e Shqipërisë që për vite të tëra u harrua. Këtë vit ka nisur të përjetojë rilindjen e vërtetë. Një ditë, kohët e fundit në Valbonë ishin edhe një grup përfaqësuesish të Ministrisë së Turizmit, për të biseduar me drejtuesit lokalë e banorët e komunitetit për përgatitjen e projekteve, për të ndihmuar zhvillimin e infrastrukturës së turizmit familjar. "Do të rriten investimet, do të rriten edhe turistët", - thotë me bindje Rexha, - që e ka marrë punën me zell, për t'ia kthyer vlerat e gjithanshme Valbonës.

Rrënjët



Emri i madh i Valbonës, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati është i vendosur në një grykë gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit. Fshati kaq i njohur i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve, që sot ndodhet në Malin e Zi. Plaku 78-vjeçar, Muhamet Selimi tregon se rrënjët e fshatit kanë moshë të paktën mbi 400-vjeçare.

Ndryshimi

Por rruga deri në Valbonë është pak të thuash se është e shkatërruar. "Tani për tani kështu është, por problemi ka marrë rrugën e zgjidhjes", - tregon kryetari. Puna ka nisur në 25 kilometrat që lidhin Valbonën me qytetin e Bajram Currit. Është një fond prej 500 milionë lekësh që do të mundësojë rikonstruksionin tërësor të rrugës e asfaltimin e saj. Punimet po ecin me ritme të shpejta, me synim që të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërsa makina tundet nga gropat e mëdha, Rexha tregon se po përgatitet edhe një projekt tjetër për vazhdimin e këtij investimi deri në fshatin Rragam, fshati më i largët i komunës. Kërkohet edhe një fond tjetër prej 20 milionë lekësh, që do lëvrohet sapo të përfundojë projekti. Atëherë e gjithë gryka e Valbonës do ndryshojë pamje, pamje që do të tërheqë edhe më shumë vizitorë.

Turizmi familjar



Në Valbonë, dikur ishte një hotel që menaxhohej nga dega e turizmit e Bajram Currit. Ai u shkatërrua si shumë çka tjetër në fillim të viteve '90. Kjo i largoi turistët. Edhe ndonjë që dëshironte të qëndronte ndonjë ditë, fshatarët i lëshonin një dhomë. Tashmë gjërat po ndryshojnë dalëngadalë. Janë ngritur banesat e para turistike. Janë 6 të tilla me 50 shtretër. Remzi Selimi është njëri prej pronarëve. "Ne nuk ua plotësojmë kërkesat të gjithëve në këtë periudhë, vazhdon sërish akomodimi edhe në banesat e fshatarëve", - thotë Remziu, i cili ka ngritur një banesë 2- katërshe, ku ka 3 dhoma gjumi, një pushimi, dhomën e ngrënies e kuzhinën. "Gjithçka e përballoj vetë me familjen time, edhe pastrimin, edhe gatimin", - tregon Remziu. Gatuajmë çfarë kërkojnë vetë pushuesit, por dihet, këtu kërkesa është për troftën e Valbonës, aq e famshme për të gjithë.

Trofta rrezikon të zhduket



Fauna e lumit të Valbonës po dëmtohet rëndë nga persona të ndryshëm që ushtrojnë gjuetinë e troftës me dinamit, me pesticide, apo me klor. Aq sa trofta, ky peshk i njohur në ujërat e këtij lumi, rrezikon të zhduket. Alarmin për këtë e jep kryetari i komunës së Margegaj,t Rexh Biberaj. "Nëse vazhdon kjo lloj gjuetie, së shpejti trofta e Valbonës do të mbetet vetëm në kujtesën e banorëve të zonës", - thotë me shqetësim kryetari i komunës. Një nga kërkesat e vizitorëve të kësaj periudhe të Valbonës është trofta, peshku karakteristik i këtij lumi. Kjo ka bërë që thuajse çdo ditë përgjatë Valbonës kryhen 3-4 shpërthime tritoli, veç gjuajtjes me mjete të tjera shfarosëse, siç është klori apo lloje të tjera pesticidesh. Problemi bëhet me evident edhe për faktin se, ndërsa gjuetia vazhdon pa asnjë kriter, nuk ka as ndonjë investim për ruajtjen e shtimin e këtij peshku karakteristik të lumit, në kushtet kur kërkesa për të është në rritje. "Për të parandaluar zhdukjen e troftës në ujërat e këtij lumi, është e domosdoshme vendosja e një moratoriumi të paktën 2-vjeçar për ndalimin e çdo lloj gjuetie", - thotë Biberaj. Sipas tij, "po ashtu është e domosdoshme që përgjegjësia për mbrojtjen e florës e faunës t'i kalojë pushtetit vendor, pasi aktualisht ne nuk kemi asnjë lloj kontrolli mbi pasuritë e lumit të Valbonës".


Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Wed Apr 21 2010, 12:32pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Shqiptar.
Fri Jan 09 2009, 01:40pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Po pse fluturoni mar popull pa krah, po na ala skena rrug e ju flitni per turizem, turizmi malore dan standarte ja prradha me mret, me shku ne razem vers ban nji dite me makine ja ma dimnit qe nuk shkohet hyq e ala na shkon menja per turizem.
Back to top
L - N
Mon May 18 2009, 06:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiperia-Mali i Zi-Kosova, nje park nderkombetar trepalesh



E Hene, 18 Maj 2009


Nje siperfaqe e konsiderueshme e Alpeve te Shqiperise pritet te perfshihet ne nje park nderkombetar, sipas nje projekti te perbashket te qeverise shqiptare me qeverite e dy vendeve fqinje, Malin e Zi dhe Kosova, qe parashikohet te realizohet ne vitin 2010. "Rreth 3 per qind e siperfaqes se vendit, ose 80-100 mije hektare ne Alpet tona pritet qe te jene pjese e ketij parku", tha per ATSH-ne drejtori i Politikave te Mbrojtjes se Natyres ne Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Saimir Hoxha, duke shtuar se se me iniciative te ministrit te Mjedisit, jane sensibilizuar qeverite e Kosoves dhe Malit te Zi per t'i dhene nje status te perbashket ketij rajoni ndershteteror, qe te jete nje park nderkombetar trepalesh. Projekti eshte ne fazen e studimeve (punes ne terren) persa i perket vleresimit te gjendjes se biodiversitetit, social-ekonomike, etj. Ministria shqiptare e Mjedisit ka identifikuar tashme se cfare mund te perfshihet ne kete park nderkombetar, ndersa vendet fqinje kane filluar perpjekjet per zbatimin e ketij projekti. Pervec Parkut te Valbones ne Tropoje, MMPAU parashikon te shpalle si park unik kombetar dhe me pas si pjese te parkut rajonal ndershteteror pjesen e Bjeshkeve te Namuna, pjesen e Kelmendit (qarku i Shkodres), se bashku me pjesen e Kosoves dhe Malit te Zi, duke vazhduar ne pjesen e Gjakoves deri ne kufi me Pejen dhe ne pjesen e Malit te Zi, qe zbret me tej ne Tuz. Bjeshket e Namuna jane valezim kreshtash malore ne Alpet shqiptare, me lartesi 2400-2500 metra, me gjatesi 12 kilometra dhe me gjeresi 5-7 kilometra. Disa nga majat e larta jane Radohina, Sheniku, Riskli, Shtogu, etj. Ndersa Bjeshket e Nemuna te Kosoves jane zona malore me e madhe e Kosoves dhe gjenden ne pjesen perendimore te saj. Ketu maja me e larte eshte Gjergjevica, 2656 metra. Ne keto bjeshke buron Drini i Bardhe dhe disa dege te tjera lumenjsh. "Ekziston vullneti, jane zhvilluar takime, dhe ne kemi si objektiv qe ne vitin 2010 kjo zone te kete statusin nderkombetar", u shpreh z. Hoxha. Ai tha se ne kete projekt perfshihen elemente te turizmit, ekoturizmit, aktiviteti tradicional i banoreve te zones, nderkohe qe pjese e tij do te jene dhe perpjekjet per permiresimin e infrastruktures.

Mbeshtetja



Per kete projekt ka nje mbeshtetje nga UNEP (Programi i Kombeve te Bashkuara per Mjedisin), nga ku kemi siguruar te bejme nje survejim paraprak te biodiversitetit dhe kushteve social ekonomike te zones. Ministria shqiptare e Mjedisit e vlereson kete projekt si "gjigant", qe do te gjalleroje se tepermi jeten e ketyre zonave.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Wed Apr 21 2010, 12:41pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 07 2009, 09:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
TURIZMI SI FAKTOR ZHVILLIMI I KOSOVëS DHE SHQIPëRISë


Gazmend Pula

Kosova nuk ka det brenda kufijve të vet, por ajo ka mjaft resurse cilësore turistike. Ato ofrojnë mundësinë e turizmit dimëror dhe malor, atij rekreativo-sportiv, turizmit kulturor të bazuar në trashëgiminë tonë të bollshme historiko-kulturore. Zhvillimi dhe bashkëpunimi turistik i Kosovës dhe Shqipërisë është një projekt që duhet të përshëndetet dhe përkrahet nga të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë. Ky projekt bëhet akoma më i rëndësishëm, duke pasur parasysh hapjen e paradoditshme të "Rrugës së Kombit", rrugës Durrës-Tiranë-Kukës-Prishtinë që u përurua këto ditë nga Kryeministri Berisha. Ky aks, i cilësuar edhe nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit z.Jones si rrugë me peshë gjeostrategjike rajonale, do të mundësojë rritje të jashtëzakonshme, të lehtë, të dinjitetshme, cilësore dhe ekonomike, të fluksit dhe prurjes së madhe të turistëve dhe qytetarëve tanë në të dyja anët e kufirit. Mendoj se pritet rritje e madhe e këtij fluksi, në radhë të parë e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë (përkatësisht bregdetit të mrekullueshëm shqiptar), me ofertën e vet gjithnjë e më cilësore turistike dhe tejet atraktive për qytetarët kosovarë. Mirëpo, fluksi do të rritet po ashtu edhe anasjelltas, me shqiptarët e Shqipërisë që do të vizitojnë Kosovën. Kjo, sepse tani rruga Tiranë-Prishtinë përshkohet mesatarisht për vetëm 4 orë dhe përafërsisht me vetëm gjysmën e kostos së deritanishme të udhëtimit.

Forma e turizmit më e preferuar dhe e praktikuar nga shqiptarët e Shqipërisë drejt Kosovës duket se do të jetë padyshim ai i fundjavës. Ja përse dy shoqatat tona të dalluara të turizmit në dy anët e kufirit, Asosacioni Kosovar i Turizmit (KOTAS) dhe Unioni i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë (UOTSH) organizuan në Tiranë, më datat 1-2 korrik, një prezantim-panair të turizmit kosovar me moton "Bashkohuni në Fundjavë - përjetoni Kosovën turistike!". Kësaj vlen t‘i shtohet motoja që është akoma më aktuale, veçanërisht për kosovarët tani gjatë sezonit të verës: "BASHKOHUNI SË PAKU GJATË FUNDJAVËS - PËRJETONI SHQIPËRINË E MREKULLUESHME BREGDETARE!". Në bazë të informatave zyrtare statistikore të Shqipërisë, numri i vizitorëve shqiptarë jobanues në Shqipëri në vitin 2008 ishte një milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë vetë. Ndërkaq, me hapjen e "Korridorit Shqiptar" Durrës-Tiranë-Prishtinë, ekziston pritshmëria dhe vlerësimi se ky numër do të mund të dyfishohet në rreth ndoshta edhe mbi 2.5 milionë brenda periudhës njëvjeçare përkatëse e ndoshta edhe brenda vetëm këtij viti. Ia vlen të shpresojmë, besojmë dhe angazhohemi që ky fluks dhe prurje e gjerë spektrale rezultative, prurje ekonomike, kulturore, kombëtare dhe integrative të jetë gjithnjë e më e organizuar, më e sistemuar dhe më e strukturuar në aspektin turistik. Kjo do të përmirësonte dukshëm përjetimin turistik dhe kombëtar të qytetarëve të Kosovës, do të optimizonte për rrethanat ekzistuese ofertën turistike të Shqipërisë dhe do të shmangte efekte anësore negative që mund të burojnë nga mungesa e informacionit dhe organizimit të sistemimit përkatës të klientelës turistike në dy anët e kufirit, përmes shoqatave përkatëse të tur-operatorëve turistikë. Dhe ky fluks i ka të gjitha arsyet të jetë i ndërsjellë. E them këtë me bindje, ndonëse Kosova nuk ka det brenda kufijve të saj. Por ajo ka pesë rajone të mirëfillta turistike, prej të cilave ia vlen të veçohen: Alpet Shqiptare, Bjeshkët e Nëmuna, Malet e Sharrit dhe Rajoni Turistik i Prishtinës. Studimet e deritashme të bëra nga institucione vendore dhe ndërkombëtare tregojnë se vetëm në dy rajonet e para turistike ekzistojnë kushte për ngritjen e më se 20 qendrave turistike për zhvillimin e turizmit dimëror-sportiv, përkatësisht qendra skitare elitare sipas standardeve ndërkombëtare. Një prej tyre që tanimë ekziston dhe funksionon si atraksion i vërtetë turistik i Kosovës, me vëllim mjaft të lartë vizitorësh është kompleksi turistiko-hotelerik i skitarisë në Brezovicë të Sharrit. Infrastruktura skitare e Brezovicës, si teleferikët, ski-liftet, etj., kanë nevojë për përtëritje dhe zgjerim të mëtejshëm për ta përballuar fluksin dhe përmbushur standardet më bashkëkohore tekniko-funksionale, si dhe përpunim akoma më të mirë të pistave të skijimit, pajisjeve dhe teknologjisë ndihmëse, por edhe të kapaciteteve të vendosjes dhe përgatitjes së kuadrit hoteleriko-gastronomik. Për më tepër, konfiguracioni dhe cilësia e terreneve të skijimit të Brezovicës është padyshim ndër më të mirët në rajon dhe mundëson edhe gara të rangut më të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë. Vlen të theksohet dhe se infrastruktura rrugore që lejon qasje të lehtë në kompleksin e Brezovicës ekziston dhe mirëmbahet. Ajo është solide, po ashtu edhe furnizimi me rrymë elektrike dhe ujë, sikurse është rasti edhe përgjithësisht në Kosovë. Disa vështirësi me vonesën e deritashme të rinovimit të infrastrukturës turistiko-hoteliere dhe skitare të kompleksit të Brezovicës ndërlidhen me privatizimin e saj. Ato po tejkalohen, duke qenë se po trajtohen në pajtueshmëri me komunitetin lokal të minoritetit serb për modalitetet e privatizimit. E ngjashme deri diku është edhe problematika e Trepçës në Mitrovicë, ndonëse ajo është diçka më e komplikuar dhe nuk i takon këtij konteksti. Por çështja e privatizimit të Brezovicës besohet se do të tejkalohet së shpejti, ngase ekziston dhe funksionon legjislacioni dhe eksperienca e suksesshme e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Kosova është e njohur edhe me atraksione të tjera turistike si Gryka e Rugovës, Gryka e Kaçanikut, Gryka e Brodit si dhe ajo e Ibrit, Shpella e Mermertë e Gadimës, Ujëvarat e Mirushes, burimi i Drinit të Bardhë, Bifurkacioni i Lumit Nerodima, një numër i konsiderueshëm i burimeve dhe banjave termale si Banja e Pejës, e Kllokotit, ekzemplarë të jashtëzakonshëm të trashëgimisë kulturore të periudhave iliro-dardane, romake, bizantino-ortodokse, osmane si dhe të rilindjes shqiptare etj., siç janë p.sh. kompleksi i vendndodhjeve arkeologjike të Ulpianës, Patrikana e Pejës, Manastiri i Gracanicës, Xhamia e Mbretit - Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës (Stambolli i sotëm), kompleksi memorial i Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës, kullat tradicionale shqiptare, e shumë e shumë perla të vërteta të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Me gjithë këto vlera të jashtëzakonshme që përbën oferta turistike kosovare, turizmi dhe ekonomia kosovare do të mund të përfitonin edhe më shumë me një qasje akoma më të përkushtuar dhe më të avancuar. Niveli i ofertës turistike kosovare duhet të jetë konform me kërkesën turistike bashkëkohore, jo vetëm të klientelës turistike shqiptare, por, edhe të asaj rajonale e ndërkombëtare. Kosova është akoma në fazën latente dhe jo aq të avancuar të zhvillimit të turizmit dhe do të mund të përfitonte nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave relevante në këtë fushë, veçanërisht me Shqipërinë, por dhe me vende të tjera të rajonit. Prandaj, integrimi rajonal dhe aspekte të rëndësishme pozitive të globalizimit duhet të inkludohen domosdoshmërisht në sferën e turizmit, veçanërisht të atij dimëror-malor, që mund të shndërrohet në degë shumë fitimprurëse të ekonomisë së vendit. Sepse viset malore të Kosovës paraqesin bukuri natyrore të krahasueshme lehtë edhe me ato që janë ndër më të bukurat të Europës. Prandaj, edhe në domenin e promocionit të ofertës turistike të Kosovës, duhet bërë prezantim më cilësor me parametra bashkëkohore të disponibilitetit të informacionit dhe promocionit efikas. Kjo mund të realizohet lehtë përmes teknologjive të avancuara informative si interneti, websitet turistike të specializuara dhe spotet publicitare atraktive përmes mediave të renomuara ndërkombëtare si CNN, EuroNews, etj. Oferta turistike e Kosovës duhet ndërlidhur dhe gërshetuar me oferta të përbashkëta turistike rajonale, si ajo e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që do të mund të përbënte një destinacion akoma më të gjerë dhe më të begatshëm rajonal për klientelën turistike ndërkombëtare. Kështu ofertat dhe produkti turistik i Kosovës dhe Shqipërisë do të mund të bëheshin akoma dhe më atraktive dhe kompetitive në formën e paketave dhe aranzhimeve të përbashkëta dhe të integruara rajonale të tipit "Low Cost-High Yield" (në shqip: kosto e ulët, produktivitet i lartë). Është pikërisht së bashku që këto oferta mund të tërheqin më shumë turistë europianoperëndimorë, por edhe ata të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Në këtë drejtim tanimë ka nisma të vlefshme, si ajo "Go Regional!" (në shqip "Bëhu rajonal!), e promovuar në Shqipëri pak kohë më parë nga operatorë të shquar turistikë vendorë. Edhe në këtë kontekst, është e sigurt se Kosova dhe Shqipëria do të mund të marrin pjesë me oferta cilësore dhe konkurruese në çdo aspekt për klientelën vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 04:13pm

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Per turizem malor nuk ka qytet qe e ka turizmin malor si shkodra sepse ne kemi shummm vende ne shkoder ose ne fshatrat e shkoders ! si prsh Razem , Theth , Kelmend

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 03:05pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Valbona, oaz freskie mes alpeve

Fshati ku ke mundësinë të shijosh freskinë e ujit të ftohtë, ajrin e pastër dhe relaksin

Sulejman Dida

Valbona është padiskutim një nga zonat më të bukura në të gjithë bjeshkët e Malësisë dhe Bjeshkëve të Nemuna, që shtrihen në tri shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. E gjithë zona është shqiptare dhe për të, tri qeveritë kanë hartuar dy vjet më parë një program për shpalljen si park natyror në një sipërfaqe toke prej rreth 200 mijë hektarësh. Drejtuesit lokalë të pushtetit shprehen optimistë që në verën e sivjetme Valbona të vizitohet nga rreth 30 mijë turistë. E duket se kjo po vërtetohet më së miri. Lugina e Valbonës, në rrethin e Tropojës, në këto ditë të nxehta të motit është shndërruar në një oaz të freskët, ku si rrallëkund në bjeshkët e Shqipërisë gjen aq turistë, por edhe banorë të zonave që shkojnë për të pushuar. Valbona këto ditë i ngjan një metropoli alpin europian, që bie në gjumë vetëm pas mesit të natës, për t‘u ngritur vetëm pas pak orësh, në mëngjes, ku dielli ka pak që është ngritur në qiell. Aty ke mundësinë të shijosh natyrën me të gjitha nuancat e ngjyrave, freskinë e ujit të ftohtë, ajrin e pastër dhe relaksin. Ka aq shumë hapësirë, sa çdokush do ta gjejë veten vetëm me ujin, lisat e lartë dhe këngën e zogjve. "Parajsa s‘ka brirë, ja kështu është", tha një pushues shqiptare nga Prishtina.

Infrastruktura

Deri pak vite më parë, Valbona ka qenë "mollë e ndaluar" dhe e vështirë për t‘u arritur, jo vetëm në kuptimin e udhëtimit të gjatë dhe të lodhshëm, por edhe për problemet me akomodimin. Por duket se shtetit shqiptar më në fund i ka "tepruar" diçka edhe për luginën e Valbonës. Kjo vihet re qysh në aksin që lidh Valbonën me qytetin e Bajram Currit, ku rruga jo vetëm që është asfaltuar me trotuare dhe bordura mbrojtëse, por është krejtësisht e ndriçuar me drita. Një gjë të tillë e ndesh shumë rrallë në zonat rurale. "Jemi kthyer edhe ne kah jeta; deri para dy-tre vitesh kemi qenë të harruar, por sot kemi miq të shumtë që po na shtohen nga dita në ditë", thotë Man Slia, një burrë i moshuar, banor i zonës. Pemët e larta, ajri i freskët gjatë ditës, një puhizë e ftohtë në orët e natës, përbëjnë "sekretin" e suksesit për turizmin në zonën e Valbonës. Por në këtë mes nuk duhet anashkaluar edhe vëmendja e Ministrisë së Kulturës, e cila ka investuar jo pak në restaurimin dhe sistemimin e mejhaneve të vjetra, bujtinave karakteristike të zonës. Në këtë mënyrë është zgjidhur problemi i akomodimit dhe sigurisht kjo ka ndikuar në afrimin më tepër të turistëve.

Turizmi

Valbona është prej shumë kohësh një park kombëtar, por vetëm këto vitet e fundit është bërë e njohur për të huajt, që mbeten të mrekulluar dhe tërhiqen gjithnjë e më tepër nga bukuritë e kësaj zone. "Turizmi po kthehet në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone. Këtë vit, edhe në dimër nuk kanë munguar turistët, duke bërë kështu që zona të jetë e preferuar për turistët gjatë gjithë vitit", na thotë kryetari i komunës, Rexh Biberaj. Sa për sezonin dimëror, ai shtoi se dimrin e fundit, një grup turistësh nga Izraeli u bllokuan nga dëbora dhe ndonëse kishin ardhur për 3 ditë, u detyruan të qëndrojnë një javë, për shkak të reshjeve të dëborës.

Besnikë të traditës

Nga elementet që bëjnë më shumë përshtypje te bujtësit dhe vizitorët ditorë është mënyra origjinale e jetesës, ku tradicionalja, me gjithë tendencën teknologjike, vazhdon të mos preket. Kjo i ka dhënë Valbonës edhe "namin e mirë" që gëzon. Nga ana tjetër, për fatin e mirë të shqiptarëve, por edhe të të gjithë atyre që u bie rasti të vizitojnë dhe shijojnë bukuritë e Valbonës, është fakti se viti i rrëmujshëm 1997 nuk la asnjë shenjë në të dhe ajo nuk u dëmtua. Edhe pyjet u ruajtën, ndoshta se pse nuk kishte rrugë normale për makinat, apo ndoshta thjesht nga fati!

Fshati

Fshati i Valbonës (buzë lumit) në një lartësi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit me shtëpi të shpërndara, ka rreth 300 banorë. Një pjesë e madhe janë zhvendosur prej vitesh në kërkim të një jete më të mirë. Por tashmë atyre banorëve që kanë mbetur aty, siç tregojnë dhe vetë ata, fati u ka buzëqeshur. Tashmë ai ka hyrë në faqet e guidave turistike më të njohura në Europë. Kjo ka bërë që në muajt e verës, fshati të "përmbytet", jo vetëm nga turistë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit. "Këtu vazhdimisht ka pasur tentativa për eksplorim turistik nga kosovarët, por nganjëherë edhe nga të huajt, të cilët të nesërmen iknin, sepse nuk kishte rrugë, nuk kishte rrymë elektrike", thotë një 30-vjeçar, i cili punonte në han si kuzhinier. Duke vijuar ligjëratën shton se tani nuk është e vështirë të udhëtohet në Valbonë, ka një rrugë automobilistike 6 metra të gjerë, të asfaltuar, me trotuare e ndriçim. "Kjo rrugë i ka dhënë një fytyrë të re Valbonës, kur vjen këtu ndihesh mirë dhe e ke të vështirë të ikësh", thotë një pushues shqiptare nga Deçani i Gjakovës, i cili na rrëfen se që prej tre vitesh shkonte me pushime njëjavore me familjen.

Investimet

20 milionë lekë të rinj dhënë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e ujësjellësit kanë zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të njërës prej pikave më të frekuentuara të kësaj lugine turistike. Bashkë me rrugën e asfaltuar me një gjatësi prej 25 km, falë një fondi prej rreth 5 milionë dollarësh, ndërtimi i 6 banesave të reja turistike, si restaurimi i disa haneve të vjetra janë tregues i kthimit të "vëmendjes" te Valbona dhe që i kanë dhënë asaj motivin dhe shanset për të qenë një perlë e kërkuar në Europë e përtej saj.

Drejtues të komunës tregojnë se është investuar disa dhjetëra milionë lekë edhe për rikonstruksionin e kanalit të Krasniqes, si edhe për asfaltimin, ndërtimin e trotuareve e ndriçimin e rrugës kryesore të qendrës së Komunës Margegaj. Në Qarkun e Kukësit janë të rrallë fshatrat ku mund të ecësh në rrugë të asfaltuara dhe trotuare të ndriçuara.

Banorët e zonës, duke kuptuar fatin që zhvillimi i turizmit është një mundësi e madhe që u ka dhënë natyra e që duhet ta shfrytëzojnë me nikoqirllëk, duket se i janë përkushtuar me energji. Gati çdo familje e ka orientuar zhvillimin e vet kryesisht mbi turizmin. Madje edhe blegtorinë, pemëtarinë, apo të mbjellat bujqësore i bëjnë në funksion të turizmit.

Shërbimi Kuzhina tradicionale

Në Valbonë këto ditë janë të pranishëm rreth 800-1200 turistë, shumica e tyre janë Shqiptare te kosovs, ndërsa rreth 250 janë të huaj. Nga ana tjetër, janë disa qindra turistët ditorë që udhëtojnë luginës me veturat e tyre dhe kthehen brenda ditës. Për turistët gatuhen thjesht gjellët tradicionale. Mish të thatë në pranverë dhe të freskët tani në verë, fasule, çorbë, gjizë me spec djegës, qumësht, mjaltë e të tjera sipas kërkesave. Nga gatimet më të preferuara mbetet edhe trofta e lumit të Valbonës, një specie, e cila gjithnjë e më tepër po rrallohet. Gjuajtja pa kriter e troftës me tritol po rrezikon seriozisht shfarosjen totale të kësaj specieje ujore. "Trofta e Valbonës po shkonte drejt zhdukjes, por tani gjuetia kontrollohet nga policia komunale, apo inspektorët e Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor", tregon kryetari i komunës, Rexh Biberaj.

Jetesa Banesat alpine, grishëse për turistët

Banesat alpine prej guri, me dritare të vogla, janë një mjet tërheqës për turistët. Në fshatin Valbonë janë rreth 15 të tilla, me rreth 100 shtretër gjithsej, ndërsa sapo janë ndërtuar edhe 4 të tjerë që do të jenë gati këto ditë. Njëra prej banesave është ajo e Selimajve, e ngritur në mes të fshatit, e cila thuajse asnjë ditë nuk është bosh. Të gjitha orenditë e shtëpisë janë prej druri, që nga shtretërit e deri te karriget dhe tavolinat. "Këto ditë kemi 16 Shqiptare te kosovs", thotë një prej punëtorëve të shtëpisë dhe shtoi se deri në fundin e shtatorit ka prenotime, ku ndër ta janë edhe disa italianë që do të vijnë në fillim të gushtit. Turistët çdo ditë kryejnë marshime në majat e maleve aty pranë, ndërsa një pjesë e tyre preferojnë të gatuajnë vetë. Atyre u shitet vetëm lënda e parë, mielli, mishi, vezët dhe gjërat e tjera të nevojshme.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Aug 20 2009, 08:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 20 2009, 08:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Reuters: Turizmi malor në Alpet shqiptare, më bukur se në Evropë


Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme

Më në fund Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor, me ato zona të harruara nga vetë turistët shqiptarë të diskriminuara nga regjimi komunist, por të preferuara tashmë dhe të vlerësuara nga të huajt. Zona e Thethit në kulm të Shqipërisë konsiderohet për mjaft turistë një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën. Një turist çek është shprehur për agjencinë e lajmeve "Rojter" se, "vite më parë kam udhëtuar rreth Alpeve në qendër të Europës, nuk i pëlqej më ato vende pasi ka shumë turistë. Ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale. Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri, male të bukura, njerëz të pastër dhe natyrë të mrekullueshme", u shpreh turisti çek. Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme në këtë natyrë të egër dhe origjinale. Një tjetër turiste çeke shprehet se, nëse do ta krahasojmë këtë vend me Austrinë ose Zvicrën, këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme, sepse mund të jesh vetëm ti mes maleve, pa njerëz apo turistë të shumtë rreth e qark. Këtu turizmi nuk është shumë i organizuar, vetë banorët janë përpjekur të modernizojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që turistët të gjejnë mjedisin e rehatshëm që kërkojnë. Prek Harusha, një nga pronarët e Haneve që strehojnë turistë në këtë zonë, shprehet se kushtet e akomodimit të turistëve janë komode. "Ushqimet që gatuajmë janë prodhim vendi, kjo është edhe ajo çka kërkohet nga turistët. Dikur në kohë ne kemi pritur edhe njerëz pa lekë, pasi ne jemi malësorë dhe ruajmë traditën e mikpritjes edhe i presim. Por tashmë ka ndryshuar koha dhe janë turistë ata që na vijnë dhe çmimet janë të arsyeshme", theksoi Harusha. Një shekull më parë shkrimtarja britanike e famshme, Edit Durham, ra në dashuri me këtë vend malor. Ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909. Sot kullat e Thethit janë modernizuar falë një ndihme simbolike nga investitorët gjermanë, megjithatë ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre. Është fakt tashmë se kjo zonë po korr fitimet e veta dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.

Thethi, madhështia e turizmit malor

Me pamjen përballë Alpeve shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i rrethuar nga një kurorë malesh, nga mali Radohimë, Shenik, Papluk, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. I mbrojtur nga muret e maleve madhështore, i shtruar me livadhe, pyjet e ahut e burime të ftohta uji, zona malore turistike e Thethit e shndërron Shqipërinë në një vend potencialisht të fuqishëm për turizmin malor në të gjitha stinët. Madhështia e natyrës së paprekur që të ofron kjo zonë nis me praninë e pyjeve të dendura, ku përveç pemëve të larta mbizotëron dukshëm edhe bimësia e ulët me lule shumëngjyrëshe e të rralla në llojin e vet. Një nga pikat piktoreske në këtë mrekulli natyrore është padyshim edhe vorri i Riecit, një pikë nga e cila vihesh përballë Okolit, Qafës së Pejës dhe ku majtas ngrihet madhështore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenve. Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, spedologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë sigurisht lë mbresa të pakrahasueshme. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë. Pa asnjë dyshim, Thethi mund të quhet edhe një park zoologjik natyror. Quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra. Por përveç shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, pylli i Thethit është mjaft i pasur edhe me shpendë të ndryshëm si shqiponja, skifteri, thëllëza, pëllumbi, e shumë shpendë të tjerë që folenizojnë atje. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik. Akomodimi dhe kuzhina, në këtë pikë gjendet në të gjitha format, që nga ushqimi natyral dhe i thjeshtë i shtëpisë, e deri tek pjatat më të sofistikuara të kuzhinave ndërkombëtare. Shtëpitë e banorëve të veriut e sidomos të Alpeve, kanë hapur dyert për vizitorët e atjeshëm, duke mos e lënë aventurën vetëm në dorën e kampingjeve, ndërsa në zonat e tjera të Shqipërisë, mund të gjendet komoditeti i vërtetë nëpër fshatra turistikë, hotelet dhe komplekset e ndryshme, të cilët duke qenë në fazën fillestare të investimit, kanë vendosur të ofrojnë cilësinë më të lartë të shërbimit standard.

Mrekullia e resurseve natyrore

Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe përballesh me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë. Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë Ujëvara e Thethit me 25 m lartesi, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t'u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t'u admiruar. Nga Thethi, një ndër vendet më të veçanta të Alpeve të Veriut, në jug, aty ku shtrihet madhërishëm "Syri i kaltër". Nga vizita te Parqet Kombëtare, te formacionet mbi strukturat pritëse të zonave malore. Nga akomodimi dhe kuzhina shqiptare, te zbavitja dhe mundësitë e argëtimit përmes sportit. Shqipëria mbetet një vend i bukur dhe i mrekullyshëm ku turizmi mund të eksplorohet në të katërta stinët e vitit.

Një vizitë edhe në Valbonë, aty ku plazhi ndërthuret me bjeshkët

Në Shqipëri, turistët e huaj, përveç detit mund të vizitojnë dhe vende ku ndërthuret plazhi me bjeshkët. Një mundësi për pushime të tilla e ofron lumi i Valbonës me ujin e pastër mbi të cilin prehet mali i Jezercës, në rrethin e Tropojës. Janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur si vend pushimi, por nuk mjafton vetëm bukuria natyrore. Sipas banorëve të zonës, pushteti lokal duhet të investojë më shumë në infrastrukturë. Uji i pastër i lumit Valbonë, ambienti i bukur natyror dhe qetësia e bëjnë këtë zonë mjaft tërheqëse për pushime. Pothuajse gjatë gjithë 51 km të lumit gjen pushues, të cilët jo vetëm freskohen në ujin e pastër, por gjuajnë edhe troftat e rralla të Valbonës. Ky pushtim i brigjeve të lumit nga pushues të shumtë, i ka dhënë gjallëri zonës dhe nëse deri tani familjet kishin jetuar vetëm me blegtori, bujqësi apo me emigracion, tani është shtuar dhe një burim tjetër të ardhurash, turizmi. Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriore të vendit. Në Valbonë nuk ka hotel të mirëfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët.

40 Hanet, destinacioni i turistëve të natyrës dhe zonave rurale

Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turistët e natyrës dhe të jetës rurale nëse ata do të zgjedhin të vizitojnë hanet dhe bujtinat shqiptare, të cilat mund të gjenden nga veriu në jug të vendit. Projekti ambicioz "40 Hanet", i cili ka dy vjet që funksionon, ofron për turistët e huaj dhe vendas mundësitë për të njohur nga afër jo vetëm bregdetin shqiptar, por edhe traditat tona të hershme. Këto banesa mahnitëse dhe relaksuese rigjallërojnë turizmin në zonat rurale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e banorëve të zonave të thella të vendit, të cilët tashmë kanë një alternativë më tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Konkretisht, janë shtëpitë e fshatit me kushtet reale të banimit, sigurisht, të mobiluara e të akomoduara sipas traditave të zonave ku janë ngritur. Katër itineraret e këtij projekti përfshijnë në gjurmën e veta hanet, duke nisur nga Alpet e Shqipërisë, më pas bujtinat përgjatë rrugës së njohur si "Via Pubblica", për të vazhduar me "Via Egnatia" dhe në fund itinerarin e Jugut. Ndërkohë që ekziston një mori kombinimesh dhe akomodimesh, të cilat i japin dorë të lirë turistit dhe agjencive turistike për të eksploruar itinerare të tilla.

Blerina TOSLLUKU

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 01 2009, 03:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turizmi malor, mbi 10 mijë turistë vizituan Thethin dhe Valbonën

Më së shumti turistët e huaj kanë qenë hollandezë, francezë, belgë, gjermanë, polakë, austriakë dhe çekë

Mbi dhjetë mijë turistë, më së shumti të huaj, kanë zgjedhur zonat turistike malore të Shqipërisë, kryesisht Valbonën (Tropojë), Thethin (Shkodër), Voskopojën (Korçë), për të kaluar pushimet e këtij sezoni veror. Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë, Sadik Malaj, në një prononcim për ATSH-në, deklaroi se, "ky është viti i parë që ka një tendencë të orientimit të grupeve turistike, të huaja dhe shqiptare, drejt vendeve turistike malore". Më së shumti turistët e huaj kanë qenë hollandezë, francezë, belgë, gjermanë, polakë, austriakë dhe çekë dhe, sipas z. Malaj, si destinacione malore më të frekuentuar tani për tani janë Thethi dhe Valbona. "Thethi, një nga perlat e natyrës shqiptare, park kombëtar nga viti 1966, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, tani në stinën e verës duket se po ringjallet", shprehet Malaj, duke nënvizuar se këtë sezon veror kjo zonë në veri të vendit u vizitua nga 5 mijë turistë. Krahas Valbonës dhe Thethit, edhe zona e Voskopojës, ka pritur vizitorë të shumtë këtë sezon. Malaj thotë se Voskopoja vizitohet çdo ditë nga dhjetëra turistë shqiptarë dhe të huaj. Vizitorët e huaj janë ekplorues të natyrës, turistë, alpinistë apo të apasionuar pas shëtitjeve me biçikletë. Por, Malaj thotë se duhen hartuar plane të mirëfillta për zhvillimin dhe menaxhimin e këtyre zonave, pasi ato do të kthehen shumë shpejt në destinacionet më të preferuara për turistët, jo vetëm gjatë sezonit veror. "Nuk mund të ngelen të pamenaxhuara zonat ku mund të vijnë dhe të vërshojnë turistët. Duhen hartuar plane në mënyrë që të përcaktohen vendet ku mund të ndërtohet, duke zbatuar normat mjedisore", deklaroi Malaj. Ai shprehet se mjaft nga turistët që kanë vizituar zonën e Thethit dhe të Valbonës vlerësojnë se kjo zonë është më origjinale dhe më e bukur se Alpet e Europës. Malaj thekson se turistët preferojnë të drekojnë apo darkojnë në natyrë, deri edhe të flenë aty, pasi e konsiderojnë natyrën e alpeve shqiptare të egër dhe mjaft origjinale. Sezoni turistik i këtij viti mund të quhet një sukses i vërtetë, të paktën përsa i përket numrit të mbërritjeve turistike deri tani. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit bjnë të ditur se në periudhën janar-korrik të këtij viti në vend kanë ardhur rreth 2.6 milion vizotorë, nga të cilët rreth 1 milion turistë ditorë dhe po kaq turistë që kanë preferuar të qëndrojnë disa ditë në vendin tonë. Rruga e re Durrës-Kukës, që ka shkurtuar ndjeshëm distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës pa dyshim që ka pasur efektin e saj pozitiv në rritjen e fluksit të turistëve kosovarë drejt Shqipërisë.

Thethi, i preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj

Parku Kombëtar i Thethit gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra dhe ka një sipërfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtet interesant është ujëvara e Grunasit, me ujërat e tij që zbresin nga një lartësi prej 30 m.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriore të vendit.

Voskopoja, një nga zonat më tërheqëse në Ballkan

Voskopoja ndodhet rreth 21 km nga Korça dhe shtrihet mbi një pllajë 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristikë e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat më tërheqëse në Ballkan, me kisha ortodokse të një interesi të madh arkitekural dhe historik, me afreske të famshme dhe me rrënojat e një qendre të vogël urbane.

A.Gjonaj

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike





[ Edited Tue Sep 01 2009, 03:39pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 09:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tropojë, udhëtim në bujtinat e Valbonës

"Vendosi çfarë emri të duash, ne u themi bujtina", thotë kryetari i Komunës së Margegajt në rrethin verilindor të Tropojës, Rexh Biberaj, ndërsa lëmë rrugën kryesore e nisim të udhëtojmë drejt Valbonës, zonës tashmë aq të njohur për turizmin malor, që frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj. "Këtu njerëzit vijnë pak me hezitim, por më pas nuk duan të ikin", thotë Rexha. Është vetëm fillimi, një fillim që ka nxitur banorët e larguar të Valbonës të rikthehen në vendlindje, të ngrenë banesa që u ngjajnë haneve të dikurshme, mbi trojet e tyre, me qëllim që gjatë verës t'u krijojnë kushte sa më të mira pushuesve që dynden në këto anë. Era e freskët, lulet shumëngjyrëshe, gurgullima e lumit të Valbonës dhe rruga e asfaltuar, e ndriçuar dhe me trotuar të ngjallin një ndjesi të veçantë. Aq më tepër kur ngre kokën lart e të duket se majat e thepisura të malit do të të bien mbi kokë. Të gjitha këto duket se i kanë nxitur shumë prej banorë të Valbonës, edhe pse janë larguar në zonën fushore, që të mos e shesin tokën, apo banesën e tyre. Hasan Selimaj ka në pronësi një nga nëntë banesat apo bujtinat e ngritura në këtë zonë për pushuesit. "Ne nuk arrijmë dot t'ua plotësojmë kërkesat të gjithëve në këtë periudhë, një pjesë e të ardhurve akomodohen edhe në banesat e fshatarëve", thotë Hasani. Edhe pse është mesditë lëvizja në fshat është e paktë. "Frekuentuesit e bujtinave kanë punën e tyre, gjatë ditës nuk i gjen këtu", sqaron Hasani, ndërsa shton se, "vetëm pas orëve të mbrëmjes këtu mblidhen të gjithë, kosovarë e izraelitë, italianë, austriakë e ku di unë se çfarë tjetër". Të duket sikur je në OKB, vijon ai me te qeshur. Aty pranë ndodhet dhe bujtina e Kismet Selimajt, në oborrin e së cilës ndodhet dhe një fushë volejbolli për pushuesit që vijnë këtu. Menyja e drekës është supa, mishi i pjekur, i shoqëruar me gjizë e spec djegës. Pija, sipas dëshirës, por ... rakinë e vendit është e vështirë ta refuzosh.

"Për pushuesit gatuajmë çfarë duan ata", tregon Kismeti. Në një tavolinë vijnë e ulen anëtarët e një familjeje, që sikurse tregon pronari i bujtinës, "i ka miq të vjetër që nga viti '98. Tani vijnë çdo fundjavë se janë afër". Rafmedini, kryetari i familjes është nga Ponosheci, vetëm 4 kilometra nga Qafë Morina. Në periudhën e verës vjen çdo fundjavë tek bujtina e Selimajt, së bashku me gruan, dy vajzat e 3 djemtë. "Kalojmë një ditë e kthehemi në mbrëmje në shtëpi. Po Kismetin e kam mik të vjetër. Nuk ia harroj çfarë bëri në '98. Kam qëndruar në shtëpinë e tij një muaj e gjysmë", tregon Rafmedini. Kryetari i Komunës, Rexha tregon se çdo ditë në Valbonë ka kosovarë. Dikush vjen e ikën, dikush rri 2-3 ditë. "Ndërsa pushues të huaj, sot janë mbi 140", shton ai. Valbona gjithnjë e më tepër po tërheq vizitorë. Pas viteve '90 edhe një hotel që ekzistonte në këtë zonë u shkatërrua, ndërsa tani duket së gjërat po ndryshojnë rrënjësisht.

R.Hoxha

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 05 2009, 11:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thethi turistik në veri të vendit është vizituar këtë sezon nga më shumë se 5 mijë turistë

Turistët e huaj, në kërkim të natyrës së virgjër shqiptare

"Këtu në Theth, në bjeshkët shqiptare, gjithçka është origjinale dhe më bukur se në Alpet e Europës", thotë Mikel Dolejs, një student nga Çekia, i cili së bashku me Martina Jonakova vizitojnë për herë të parë këtë park mes maleve të larta të veriut të Shqipërisë. Të mahnitur nga panorama dhe mikpritja e malësorëve shqiptarë, dy të rinjtë çekë thonë se vitin tjetër do të vijnë sërish këtu, madje me shokë dhe shoqe. Në kërkim të natyrës së virgjër shqiptare është dhe Anita nga Austria, e cila punon prej disa vitesh në ambasadën e Shkupit të Maqedonisë. Me një gjysmë shqipe, të mësuar nga kontaktet me shqiptarët atje tregon se ndodhet në Theth prej tre ditësh dhe është mahnitur nga ajo që po përjeton. Është duke bujtur tek shtëpia e ish-kryeplakut të fshatit Prek Harusha, një shtëpi karakteristike prej guri, sikurse janë të gjitha banesat në këtë zonë. "Është e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme dhe vetëm kur i prek gjërat me dorë beson se këtu ka zona krejt të virgjëra, të cilat në asnjë vend të botës nuk mund t'i gjesh", tregon përshtypjet e saj Anita. "A do të vijë prapë këtu?, as diskutohet që po. Madje edhe më gjatë dhe me një grup shoqëror, pasi do të kem se çfarë do t'u tregoj", vijon Anita, e cila me kameran e saj ka filmuar dhe fotografuar pjesën më të madhe të bukurisë që ofron Thethi në lartësinë mbi 2500 metra mbi nivelin e detit. Si asnjë vit tjetër, Thethi, i shpallur Park Kombëtar në vitin 1966, ka njohur këtë sezon veror një numër të madh turistësh, pjesa më e madhe të huaj.

Të dhënat zyrtare nga Unioni i Operatorëve Turistikë në Shqipëri vlerësojnë se fshati turistik në veri të vendit është vizituar këtë sezon nga më shumë se 5 mijë turistë, pjesa dërrmuese e të cilëve të huaj, të cilët kanë vlerësuar se kjo zonë është më origjinale dhe më e bukur se Alpet e Europës. Këtu mund të bëjnë shëtitje në bjeshkë dhe të prekin nga afër bukuritë natyrore, ujëvarat, mullirin e ujit dhe dy kullat e ngujimit 8-shekullore, element ky epik i jetesës shqiptare sipas Kodit të lashtë të Gjakmarrjes në malësinë e Shqipërisë.

Në hyrje të Thethit

75 kilometra larg qytetit të Shkodrës, Thethi është fshati më i madh i komunës së Shalës, por më të madh atë e bënë turizimi. Në këto shumë kilometra rrugë kalon nëpër Koplik, Dedaj e pikën turistike të Bogës. Në 50 kilometra, nga Shkodra deri në Bogë, rruga është tërësisht me asfalt. Më pas ajo nuk është e mirëmbajtur, por ka një bazament të mirë, që i lejon makinat e tonazheve të mëdha dhe të vogla të qarkullojnë mes kreshtave të lartë dhe të thepisur. Në mesin e këtij aksi rrugor, në majën më të lartë që quhet "Vorri i Riecit", rrallë ndodh që vizitori të mos ndalet para një pllake guri, ku është gdhendur një portret. Është i Edit Durham, shkrimtares dhe studiueses së njohur angleze, ndër të para që ka vizituar këtë zonë në fillim të shekullit të kaluar. "Kralica e Malësoreve" shkruhet në atë pallakë që banorët e komunës së Shalës ia kanë dedikuar Durham, e cila në librin e saj për Shqipërinë, botuar në vitin 1909, ka përshkuar mjeshtërisht bukuritë e Thethit. 30 minuta më pas mbërrin në Theth. Në hyrje të fshatit ndodhet një hotel, i ndërtuar nga pronarët, familja Frashnishta, aty ku dikur ka qenë kampi shtetëror i pushimit. "Kanë ardhur shumë turistë këtu këtë verë dhe jemi të kënaqur me aktivitetin që zhvillojmë", tregon malësori Lekë Frashnishta, i cili së bashku me vëllanë, Franin administrojnë dy godina që ofrojnë dhoma për pushime 1-15 ditore. Më së shumti, këtë sezon turistët në hotelin e Lekës kanë qenë nga Izraeli. "Një shoqëri turistike, me qendër në Tiranë, e lidhur me një shoqëri izraelite, sjell çdo fundjavë grupe prej 50 vetash, kryesisht gra e vajza të moshave dhe profesioneve të ndryshme", tregon ai. Veç turistëve të huaj, vijon Leka, kemi dhe shumë vizitorë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve e frekuentojnë prej vitesh këtë zonë. Aty pranë po ndërtohet dhe një hotel luksoz katërkatësh, me 45 shtretër, që pritet të hapet nga mesi i shtatorit. "Për këtë hotel po investon Pjetër Vuksani, me banim në Florida dhe bashkë me dhomat që ofrojnë, kapaciteti në zonën e ish-Kampit të Punëtorëve shkon në 100", tregon Leka.

Në qendër të Thethit turistik

Në Theth janë sistemuar mbi 150 shtëpi, të gjitha prej guri. Nga viti në vit ato po shndërrohen në bujtina të ngrohta dhe të mobiluara për turistët vendas dhe të huaj, të cilët mund të shijojnë aty dhe ushqime të freskëta tradicionale. Në këtë sipërmarrje një pjesë e banorëve janë mbështetur dhe nga GTZ gjermane. Fshati turistik përshkohet nga lumi i Shalës, ujërat e të cilit burojnë në Qafë Pejë dhe kalon nëpër Okal Një ujë i pastër dhe shumë i ftohtë, ku nuk është e vështirë të dallosh troftën e madhësive të ndryshme që rrëshqet mbi gurët e lëmuar të shtratit të lumit. I ke të gjitha mundësitë t'i kapësh me dorë, por një gjë e tillë është e ndaluar edhe për peshkatarët. Si Park Kombëtar prej vitit 1966, në brendësi të rrugëve të Thethit ndesh tabela informuese që të kujtojnë se këtu është zonë e ndaluar për gjueti. Kryeplaku i fshatit, Gjovalin Lokthi, i cili sikurse banorët e tjerë e ka kthyer shtëpinë e tij në "hotel", thotë për ATSH-në se, numri i turistëve që kanë vizituar Thethin këtë sezon është dyfishuar krahasuar me një vit më parë. "Është kjo arsyeja që një pjesë e mirë e banorëve që e kishin braktisur vite më pare Thethin, tashmë po rikthehen në trojet e tyre", thotë kryeplaku Lokthi, teksa shoqëronte dy çifte të hujash që kishin mbërritur një ditë më parë për tek Kulla e Ngujimit.

Veç bukurisë së rrallë natyrore, turistët vlerësojnë këtu dhe mikpritjen, një virtyt i trashëguar brez pas brezi dhe për të cilën kanë folur jo pak në kujtimet e tyre edhe personalitete të huaja që kanë vizituar këtë zonë.

Gjin Loshi ishte duke riparuar tualetin e banesës së tij, një shtëpi tipike alpine, që e kishte braktisur prej 5 vjetësh, kur u zhvendos familjarisht në zonën fushore të Vrakës, pak kilometra larg Shkodrës. Megjithëse në punë e sipër këmbëngul të futemi brenda, duke na gostitur me një kafe turke dhe një gotë raki, nga ajo e thanës, frut të cilin e ka me shumicë në oborrin e shtëpisë. "Kam gjashtë fëmijë, vajza e madhe studion në shkollë të lartë, të tjerët më të vegjël", tregon Gjini, i cili në Vrakë ka ndërtuar një shtëpi moderne, por siç thotë ai, "Thethin nuk e lë pas dore". Në dimër jeton në Vrakë, ndërsa në stinën e verës ngjitet në Theth, në bujtinën e tij me 6 dhoma e 9 shtretër. Në oborrin e bujtinës së tij, Gjin Loshi ka kultivuar të gjitha llojet e frutave, rrush, mollë, lajthi, kumbulla, thana, arrë, qershi, dardha, etj, ndërsa mbarështon dhe dhen, dele e lope. Ka dhe dy kuaj të fuqishëm me të cilët kryen shumë nevoja transporti brenda zonës dhe më tej. Të gjitha këto e kanë bërë shumë të frekuentueshme bujtinën e tij, që siç thotë ai, po përgatitet ta shtojë me një sipërfaqe tjetër banimi. "Për turistët e huaj një dhomë kushton 20 euro nata, ndërsa për shqiptarët 20 mijë lekë", tregon Gjini, i cili brenda kësaj shume ka përfshirë dhe tre vaktet e ditës, të gjitha me prodhime të freskëta. Më të shijshme mes tyre bulmeti, mjalti dhe mishi i qengjit.

Në Theth ka muze tetëshekullor

Të gjitha banesat në Theth kanë karakteristikat dhe historitë e tyre. Por dy prej tyre spikasin. Janë kullat 800-vjeçare të ngujimit, dëshmi e elementit epik të jetesës shqiptare. Njëra prej tyre, kulla e Lulash Keçit (Vuksani), e ngritur mbi një shkëmb, është shndërruar në Muze Etnografik. Për momentin, thotë Prenda Gjon Lokthi, 67 vjeç i mbaj unë çelësat e kullës, pasi tre fëmijët e shtëpisë, Pëllumbi, Gjeloshi dhe Ded Voshi kanë kohë që janë larguar nga Thethi dhe jetojnë në Tiranë. Prenda që shërben dhe si administrator i muzeut të merr 1 euro për ta vizituar atë, një çmim simbolik kur sheh se çfarë ruan ajo brenda. Në tre katet e kullës, në të cilat ngjitesh në ca shkallë të drunjta, shumë objekte të trashëguara brez pas brezi tregojnë historinë e saj. Disa sofra (tavolina) buke, stola, djepi i fëmijëve të vegjël, vendi i oxhakut ku gatuhej, sipër tij një tavan me pjesë të drunjta që shërbente për vendosjen e mishit që thahej dhe tymosej në vazhdimësi, dritaret e vogla me pjerrësi ku laheshin duart duke e qarkulluar ujin përjashta, etj. Të gjitha këto të përdorura ndër shekuj nga ata që u ngujuan për gjakmarrje. Spikasin në kullë minidritaret, ose frëngjitë siç quhen nga banorët, aty ku vendoseshin armët e zjarrit për t'u mbrojtur nga gjaksi. Në distancë rreth 500 metra a më tepër në vijë paralele, ndodhet kulla tjetër e ngujimit. Quhet Kulla e Koçekëve, pronari i së cilës Nikolla së bashku me fëmijët e tij janë shpërngulur prej vitesh në qytetin e Shkodrës. Por, njëri prej djemëve të tij, Sokoli, 34 vjeç, tashmë i është përkushtuar turizmit këtu në Theth.

Mban një qeleshe në kokë, për të treguar se ruan traditën e këtij vendi. Ngjitur me kullën, ka improvizuar një bar-bufe për t'u shërbyer vizitorëve.

"Kjo kullë është mbi 800-vjeçare. Këtu janë ngujuar jo vetëm banorë të Thethit, fshati më i madh i komunës së Shalës, por nga e gjithë zona përreth", tregon Sokoli, një ciceron i zoti, që e njeh mirë historinë e zonës dhe traditat e fshatit. Pastaj nxjerr nga çanta një fletëpalosje, e prodhuar në bashkëpunim me GTZ-në gjermane, që ka në plan të parë babain e tij me sfond kullën. "Të shohim si ATA!!!", citohet në anën e përparme të kartolinës, që ofrohet falas për çdo turist që viziton kullën përkundrejt një 1 euro. Në brendësi të fletëpalosjes, në shqip dhe anglisht, shkruhet "Kulla e Ngujimit, Theth. Vendi i vetësigurisë, ku fajtori pret që nervozizmi të zëvendësohet nga arsyeja dhe beson se dikush do të ndërmjetësojë, që faji të gjykohet me drejtësi". "Shala ka pasur në traditë të saj funksionimin e një tip shtabi me 100 djemtë më të zgjedhur të saj, të cilëve në një farë mënyre u ishte besuar logjika e drejtësisë në kësi rastesh", tregon Sokoli. Sipas tij, në shumë raste, arsyeja ka punuar dhe me ndërmjetësi shumë ngatërresa janë sqaruar. Madje, deri aty sa fëmijët e familjeve në konflikt të bëheshin vëllezër mes njëri- tjetrit. Prej 80 vitesh, thotë Sokoli, në këtë kullë nuk është ngujuar asnjë person. Prej vitit 1964 ajo është kthyer në muze, ndërsa dy vjet më parë u rikonstruktua tërësisht me një fond prej 7 mijë eurosh nga Ambasada Hollandeze në Tiranë. "Gjatë këtij sezoni, kulla është vizituar nga rreth 1500 turistë vendas dhe të huaj, me të cilëve nga Anglia, Gjermania, Polonia, Çekia, Amerika, Australia, etj", thotë Sokoli.

Preka dhe projektet e tij

Prek Marku jeton dhe punon në Shkodër, por vendlindja e tij është Thethi. Shtëpia e familjes së tij është ndër më të vjetrat dhe në një pozicion mjaft të mirë, rrëzë malit, por shumë pranë sheshit qendror të fshatit dhe kishës që gjendet jo më larg se 300 metra. Banesa e tij për momentin nuk është në shërbim të turistëve. Aty po punon një brigadë e tërë mjeshtrash ndërtimi që po zbatojnë një projekt bashkëkohor, të cilin Preka e ka siguruar nga arkitektët në Shkodër. Nga jashtë, gjithçka e latuar në gur dhe e tipit të vjetër, ndërsa në brendësi të banesës gërshetohej tradita me modernen. "Besoj, se aty nga tetori shtëpia do të jetë funksionale", thotë Preka, aktualisht nëndrejtor i shërbimit spitalor të Qarkut të Shkodrës. Ka shumë projekte dhe në të ardhmen. Një kompleks sportiv, me fusha dhe minifusha sportive përpara shtëpisë së tij do t'u krijojë një mundësi më shumë për argëtim turistëve. Por edhe ndërtimi i një rezidence qeveritare, ku do të kenë mundësinë të takohen dhe sistemohen autoritete të Shqipërisë e më gjerë, se Thethi në Bjeshkët e Namuna është pjesë e Parkut Ndërkufitar të Alpeve që përfshin hapësirën midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 09:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tropojë, turistët e huaj vërshojnë drejt Valbonës

Turizmi, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur në Valbonë 70 turistë nga Izraeli

I ftohti që sapo ka nisur nuk i ka penguar turistët e shumtë që t'i drejtohen Valbonës, kësaj perle të turizmit shqiptar. "Vetëm dje, kanë mbërritur në Valbonë 70 turistë nga Izraeli, pasi kaluan një natë në qytetin e Bajram Currit", tha dje për ATSH-në kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Por veç tyre, këto ditë ndodhen në Valbonë dhe 30 polakë, 15 gjermanë dhe 20 zviceranë. "Veç të huajve të shumtë, edhe në këtë periudhë Valbona vazhdon të frekuentohet veçanërisht fundjavës nga dhjetra kosovarë", shton Biberaj. "Çdo ditë në Valbonë ka kosovarë që shkojnë e vijnë, ndërsa sot vetëm të huaj janë 120 vizitorë që do të qëndrojnë nga 2-3 ditë dhe deri në një javë", shton Biberaj.

Valbona gjithnjë e më tepër po tërheq vizitorë edhe për një arsye tjetër: këtu as në '97 nuk ndodhi asnjë vrasje. Tashmë interesi i banorëve për turizmin ka ardhur duke u rritur. Ndonëse gjelbërimi dalëngadalë po ia lë vendin zverdhjes se gjetheve, fluksi i turistëve është thuajse i njëjtë me atë të muajve korrik e gusht. "Edhe këtë muaj, Valbona do t'i ngjajë një metropoli të madh të pagjumë, një lloj OKB-je ku takohen turistë nga vende të ndryshme, takohen e tregojnë bukuritë e ditës që kanë parë e që rrallë kund tjetër i kanë ndeshur", thotë Biberaj. Për të shtuar efektivitetin e kësaj pike turistike, këto ditë në këtë zonë ishin të pranishëm edhe specialistë të FZHSH-së, të cilët u interesuan dhe evidentuan mundësitë ende të pashfrytëzuara në kushtet e shtimit të kërkesës së turistëve të huaj për frekuentimin e kësaj pike turistike.

Ndërkaq, banorët kanë nisur të përgatisin zahiretë e dimrit, pasi këtë vit presin miq edhe në periudhën e dimrit, miq të largët që duan të shijojnë bukuritë e dimrit që të fal natyra në këtë zonë, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Dhe tashmë për këtë kanë përvojën e dimrit të kaluar, kur një grup turistësh nga Izraeli aty kaluan festën e ndërrimit të viteve bashkë me banorët e Valbonës.

Rriten investimet në pikën turistike të Valbonës

Rritja e fluksit të turistëve vendas e të huaj në zonën e Valbonës, ka tërhequr vëmendjen e institucioneve të ndryshme shtetërore dhe nga donatorë të huaj për financimin e investimeve të reja. "Këto ditë në Valbonë ishin specialistë të FZHSH-së, që kërkuan hartimin e projekteve për ngritjen e objekteve social-kulturore, sportive dhe infrastrukturën tjetër të domosdoshme që mundëson shtimin e interesit të turistëve të huaj. Për këtë qëllim na është premtuar akordimi i një fondi prej 500 mijë euro", tha dje për ATSH-në, kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, fondi prej 20 milion lekë është akorduar nga MADA për ndërtimin e ujësjellësit të ri për furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm të zonës, pasi akualisht banorët e grykës së Valbonës furnizohen vetëm 2-3 orë në ditë. Ndërkaq, vazhdojnë punimet në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë me vlerë rreth 470 milion lekë. "Deri tani segmenti rrugor Bajram Curri -Shoshan thuajse ka përfunduar krejtësisht, ndërsa për aksin Shoshan-Valbonë është çelur traseja dhe vazhdon puna për ndërtimin e veprave të artit, ndërsa asfaltimi parashikohet të bëhet pranverën e ardhshme", tha Biberaj.

Me synim lidhjen e kësaj pike turistike me të tjera më të afërta sikurse është ajo e Thethit është përgatitur projekti i aksit rrugor 8 km i gjatë Ragam-Theth. Me interes është pritur dhe investimi i PNUD-it me vlerë 600 mijë euro për të ndihmuar banorët e kësaj zone në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të banesave në funksion të turizmit me standardet e kërkuara nga turistët e huaj. Ndërkaq, për t'u ardhur në ndihmë banorëve të zonës, të cilët në muajt e verës frekuentojnë bjeshkët ku sigurojnë ushqimin e dimrit për blegtorinë, është hapur edhe rruga automobilistike nga Valbona në bjeshkë nga mjetet e ushtrisë.

R.Hoxha

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 14 2009, 07:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dukagjin, rrugët "hanë" koka njerëzish

» Dërguar më: 13/09/2009 - 13:28

Brikena Shllaku

SHKODER -Edhe për këtë dimër banorët e Dukagjinit duhet t'i luten Zotit që të mos ndodhë ndonjë tragjedi në rrugët e tyre. Pas shumë takimesh, mbledhjesh dhe forumesh asgjë nuk është bërë konkretisht. Premtimet e bëra prej vitesh, viktimat që shtohen nga aksidentet, protestat e banorëve si dhe thirrjet e klerikëve të lartë nuk kanë çuar në zgjidhjen e situatës. Ka më shumë se 20 vite që në rrugët mes malesh dhe humnerash nuk investohet, ndërkohë që numri i automjeteve në lëvizje në këto akse është shtuar. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se si tepër problematike janë rreth 310 kilometra rrugë që lidhin zonat e Dukagjinit me Shkodrën. "Në këto zona, përgjatë këtyre kilometrave nuk ka asnjë metër rrugë të asfaltuar gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk gjen asnjë sinjalistikë rrugore, horizontale apo vertikale. Në këto zona është sikur të mos jetojë asnjë njeri", - pohon Marku, njëri nga banorët e zonës. Sipas tij, ky diskriminim i bërë ndër vite ka bërë që banorët e këtyre zonave të largohen. "Është kjo arsyeja që njerëzit janë larguar nga Dukagjini. Njeriu kërkon të mbijetojë", - thotë 50-vjeçari.

RRUGET

Ndërkohë që sheh nga afër rrugën, e kupton se si jeta e banorëve është në rrezik sa herë udhëtojnë. Ndonëse humnerat janë me dhjetëra metra poshtë, në anësoret e rrugëve mungojnë muret mbajtëse. Të dhënat e marra nga statistikat zyrtare tregojnë se janë mbi 202 aksidente të ndodhura vitet e fundit në këtë aks rrugor. Aksidenti më i rëndë në këtë zonë mbahet mend ai i dy viteve më parë, kur një furgon ra në humnerë dhe vdiqën 10 persona. Sipas grupit të eksperteve, nëse në vendin ku ka ndodhur ky aksident tragjik do të kishte pasur mure mbrojtëse, aksidenti nuk do të kishte ndodhur. Pas këtij aksidenti u bë shumë zhurmë dhe u dhanë shumë premtime. Grupe ekspertësh panë rrugën dhe arritën në përfundimin se në segmentin rrugor të Dukagjinit janë 215 pika të rrezikshme për udhëtarët. Pikërisht këto pika të rrezikshme kanë qenë dhe vendet ku kanë ndodhur ndër vite aksidentet me vdekje. Banorët e këtyre zonave e dinë rrezikun që u kanoset sa herë udhëtojnë në këtë aks. Madje me vete marrin dhe gratë e fëmijët, pasi në këto zona nuk ka mjekë.

BANORET

Rruga plotësisht e amortizuar bën që drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me 30 km në orë dhe nëse ke ndonjë të sëmurë rëndë në makinë, duhet të lutesh që vdekja mos ta marrë. Banorët e kësaj zone janë të zhgënjyer, pasi sipas tyre ndërsa marrin certifikata apo kryejnë procedura të tjera, u merren taksat e ndryshme. Sipas tyre shteti po diferencon qytetarët e tij. Shoferët shprehen të sigurt se nëse ndonjë komision do të merrte përsipër të inspektonte cilësinë e rrugës që të çon për në Dukagjin, do ta shpallte atë të pakalueshme, pasi amortizimi i saj është 100 për qind. Tani që dhe pak po vjen dimri, banorët kanë nisur të shqetësohen për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Ndërsa mungon dhe shërbimi shëndetësor, shqetësimi shtohet. Aq më shumë që e gjithë zona jeton në një varfëri totale. Ndërkohë mësohet se falë iniciativave të dy viteve të fundit ka nisur të hartohet projekti për të ndërhyrë në të gjithë aksin me një investim të plotë. Por ndërsa projektet janë gati, mungojnë fondet

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Mon Sep 14 2009, 07:17am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
West****
Sun Sep 20 2009, 12:10pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Pata fatin e mire qe kete vere te shkoj ne Shkoder, dola e shkova kudo me familjen teme. Shkova ne RAZEM. Rruga ishte rregullu si s'ka ma mire , asfalt i ri deri te Hoteli qe kishin ndertu Kastratet, kishte nji restorant fantastik, ushqimi shume i shijshem dhe i paster, ai guzhinjeri kishte maru me duket nji fare shkolle ne Itali , dhe prezantimi i ushqimit ishte kryeveper.
Ju keshilloj kur te keni mundesin dhe takatin te shkoni atje. Mrekulli.
Back to top
Ledy
Sun Sep 20 2009, 01:01pm

Registered Member #3019
Joined: Wed May 27 2009, 08:04am

Posts: 616
sa mire ja paske ba maj West se ke knaq.
me te than te drejten nuk me ka shku mendja me ik deri atje ,as nuk e kam dite qe jan ba vende kaq te bukura.flm per informacioni ,kur tme jepet mundesia me shku ne shkoder do te shkoj edhe atje pa tjeter.



Back to top
Al Bundy
Sun Sep 20 2009, 06:53pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
West**** ka shkruar:

Pata fatin e mire qe kete vere te shkoj ne Shkoder, dola e shkova kudo me familjen teme. Shkova ne RAZEM. Rruga ishte rregullu si s'ka ma mire , asfalt i ri deri te Hoteli qe kishin ndertu Kastratet, kishte nji restorant fantastik, ushqimi shume i shijshem dhe i paster, ai guzhinjeri kishte maru me duket nji fare shkolle ne Itali , dhe prezantimi i ushqimit ishte kryeveper.
Ju keshilloj kur te keni mundesin dhe takatin te shkoni atje. Mrekulli.



Informacion shume i dobishem per ne West/
Sa kohe ban makina prej Shkodret deri ne Razem tesh qe asht rregullu rruga?



Back to top
West****
Sun Sep 20 2009, 08:09pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Miri74, se di a ke shku naj here ne Razem, rruga ekzistuse po ajo ka met, veq se e kan shtru .Koha besoj 1 ore.
Back to top
Al Bundy
Mon Sep 21 2009, 06:11pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
West**** ka shkruar:

Miri74, se di a ke shku naj here ne Razem, rruga ekzistuse po ajo ka met, veq se e kan shtru .Koha besoj 1 ore.



Heren e fundit qe kam kene ne Razem ishte ne 93-in.Dy ore e gjyse rruga.Tesh qe u baka per nji ore keka me shku 3 here n'dite/



Back to top
babo
Mon Sep 21 2009, 06:15pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
fantastik turizmi malor, ma i miri per mu bashke me shetitjet turistike

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
L - N
Mon Sep 28 2009, 06:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Burimet arkeologjike flasin se, banorët e Luginës së Rahovecit kanë prodhuar rrush dhe verë, që nga kohët ilire


Edmond PRIFTI

Në Rahovecin e "Kështjellës së Gurtë"

Njeriu i zakonshëm e vështron verën në radhë të parë si material konkret, që turbullon mendjen dhe shton gëzimin, duke u arratisur kësisoj nga bota e halleve dhe derteve. Poetët, e shohin verën, si qenie me shpirt. Në verë, ata gjejnë një shok, një shpirt të dytë për të bërë dialog, në kërkim të mendimit të lirë dhe të lirisë. Atë liri, që nuk e gjen në botën konkrete, poeti e gjen në botën pa kufi, pa doganë dhe pasaportë, - në botën e verës...

Befas, ndërsa mendon për shijen e verës, të rikujtohen "Rubairat" e famshme të Omar Khajamit, teksa kundron me sy dhe ndjen aromën ndjellëse të saj, e futur në vozët e kantinës: Mbi lulet po pikojnë vesë retë / Dhe me një zë qiellor "Bilbil" i shkretë / Ah,Verë! Verë! Trëndafilit o Verë! / I lyp t'i skuq faqezën e zbehtë / Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë / Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë / "Puthuni dhe pihuni!" - i flet / S'e gjeni këtë ditë tjetër herë. Të rikujtohet krejt gjithçka, ndërsa shijon gotën e verës "së bardhë" "Chardonnay", e përzier me aromën e mollës, pjeprit, pjeshkëve, kores së bukës dhe vreshtave të Rahovecit. E freskët dhe e saponxjerrë nga kantina gjigante e "Kështjellës së Gurtë". "Reagimi" që ndjen nga ajo shije, të bën "të shkëputësh prangat" dhe njëherazi të sheshon kufijtë e botës mëkatare, drejt të jetuarit të një ëndrre. Nën shoqërimin e saj, ndihesh i fundmi i romantikëve, por i pari i epokës moderniste...

Drejt "Kështjellës së Gurtë" të verës, në Rahovec

Makina ndal shpejtësinë atje ku shfaqet tabela "Stop". Zgjohemi kësisoj, nga përgjumja e kënaqësisë së komoditetit të makinës dhe zhurmës së frenimit. Ndodheshim në mesditën e kësaj dite shtatori, në pikën kufitare të Kukësit. Pas tre vulave të shpejta në pikën kufitare shqiptare, futemi drejt territorit kosovar. Polici "në barakë", mat me sy që shquheshin prej së largu, makinën dhe më pas ndërsa afrohemi me xhama të hapur, na thotë: "Ah, Agjencia Telegrafike Shqiptare". Ora shënon 13.39. Ndërsa befas, sikur nuk na pritej çasti kur do na pyeste "Ç'e mirë ju ka sjellë në këto anë?", - i kthehemi: "Ku duhet të marrim rrugën për në Rahovec?", ndërsa shoferi i dorëzon dokumentet. Na shpjegon njëherazi se, "Rahoveci, ndodhet midis Prizrenit dhe Gjakovës". "Përgjatë kësaj rruge do të hasni një tabelë ku shkruhet: Xërxë. Pak kilometra më tej ndodhet Rahoveci, në të djathtë të rrugës". Pasi e përshëndesim, makina 6-pistonëshe lëshon uturimën, duke çarë përpara. Pasi kishim kaluar fshatin e Dragashit, futemi me 60 kilometër në orë, drejt rrugës së qytetit të lashtë tregtar, të Prizrenit. Ndërsa kishim arritur shumë pranë Prizrenit, në Vlashnje, vjen një mesazh në celular: "Mirësevini në Kosovë!". Pasi e kalojmë me të shpejtë Prizrenin, në të majtë të rrugës, lëmë pas restorant "Pojatën", të mirënjohurin e këtyre anëve. Në të djathtë të rrugës shfaqen shtëpitë e rindërtuara vitet e fundit, të shkatërruara nga konflikti i Kosovës në vitin 1999, ndërsa makina ecën drejt Krushës së Vogël dhe të Madhe, duke lënë pas shtëllungave të tymit, historitë makabre që kanë ndodhur në këto fshatra, përgjatë luftës së Kosovës. Kishim afro 10 minuta, që kishim lënë pas edhe Rogovën, ndërsa na shfaqet tabela paksa e shrëmbur: Xërxë. Ndodheshim, shumë pranë ndërmarrjes më të madhe të prodhimit të verës në Kosovë, "Stone Castle" apo "Kështjellës së Gurtë", - e ndodhur në hyrje të Luginës së Rahovecit.

Ndërmarrja, u themelua në vitin 1953, ndërsa 4 vite më vonë, kompania sllave u bë pjesë e tregut ndërkombëtar të verërave. Me porosi të tregut gjerman, në vitet '80, ndërmarrja filloi të eksportonte drejt këtij shteti, 32 milionë litra verë. Nga rreth 1200 punëtorë të etnive të ndryshme: serbë, malazezë, kosovarë apo turq, sot numërohen 250 punëtorë kosovarë. Gjendja aktuale e rezervave të verës, ishte prej 4 milionë litra verë e bardhë dhe 10 milionë litra, verë e kuqe. Sipërfaqja e kësaj ndërmarrjeje gjigante, zë një territor prej 2240 hektarësh, ku rreth 600 hektarë prej tyre, i përkasin kulturës së vreshtave. Në hyrje të saj, na pret Bujari, nga Deçani i Kosovës, i cili mban edhe pozicionin e referentit tregtar të kompanisë së verës: "Stone Castle". Me një lëvizje të shpejtë, nxjerr nga rafti një raki me ngjyrë kafe të errët për të cilën na thotë se, "është prodhim i vitit 1986". "Është kënaqësi të degustosh verën. Sot kam provuar 10-12 lloje verërash", - na kthehet Vahdet Spahiu, një prej enologëve të kësaj fabrike vere, i cili më tej na shpjegon edhe historikun e prodhimit të parë të verës, nga vreshtat rrëzë Zatriqit. Prej 40-vitesh ai ka shijuar verë, ndërsa ndër duar vërtitën një bistak rrushi. Ndërsa s'po ja ndanim sytë rrushit të bardhë dhe kokërrmadh, na kthehet duke na thënë se: "bistaku, largon shijen e ndryshme, të verërave..."

"Prodhimet tona ecin me sukses në tregun shqiptar, por edhe në Evropë si: Hollandë, Angli, Zvicër, Gjermani dhe jemi në fazën përfundimtare të mbylljes së kontratës të shitjes, në Amerikë", - ka ndërhyrë drejtori i prodhimit, Shani Hoxha, teksa ecim të shkujdesur "tufa-tufa", brenda territorit të brendshëm të ndërmarrjes.

"Kush mendon se e ka parë verarinë për një ditë, gabohet rëndë", - ta kthen në çast Hoxha, ndërsa tentonim njëherazi të kapnim çdo fjalë prej tij, por edhe duke bërë fotografi. "Një profesor francez - që nuk ja mbaj mend, emrin - kur qe vite më parë këtu, më ka thënë: Ju e keni pirë verën para 4000 viteve, pasi ekstraktin e verës së këtyre trevave, romakët e merrnin me amfora dhe e çonin në Romën e Lashtë, aty ku edhe e përzjenin me ujë...", ka vijuar, Shani Hoxha.

"Në anën e sipërme, mbi rrugën automobilistike (e lidhur përmes një tuneli poshtë rruge, me pjesën tjetër të ndërmarrjes) ndodhet bodrumi (apo Kantina e Verës, siç i thoni ju andej nga Shqipëria) i verës, ku edhe ndodhet e stazhionuar vera e nxjerrë nga rrushi i bardhë, ndërsa në pjesën e poshtme të ndërmarrjes, atë të rrushit të zi", - ka shpjeguar Hoxha, ndërsa ecim të çuditur përmes disa cisternave të kuqe, që mbanin më shumë se 100.000 litra verë.

Enologu Spahiu, na tregon më tej procesin "e lëngut magjik". "Pas shtrydhjes së rrushit, lëngu i përftuar, kalon përmes tubacioneve në tankera me 13-14 gradë C, ku edhe i largohet bërsira". "Prej andej", duke na treguar ai me gisht, tubacionet që dalin nga kjo linjë, "rrushi shkon në fermentim, me 18 gradë Celcius dhe jo më shumë se 20 gradë Celcius. Bioteknologjia, përdoret për të realizuar fermentimin e rrushit, ndërsa më tej i shtojmë preparate enzimatike, për t'i hequr verës që do përftohet, hidhësinë e lëvoreve të rrushit", - na ka shpjeguar më në detaje, procesin "e kthimit të rrushit në verë", enologu Vahdet Spahiu.

"Eh, një shishe verë ka një filozofi më vete, sa e gjithë bota", - shton më pas ai, ndërsa ne mbarojmë rreshtat e shkruar që ai kishte thënë deri në ato çaste. Vijon me shprehje të tjera, ndërsa na shikon që biseda kishte filluar të bëhej më miqësore: "Pa ujë nuk mund të jetohet, por pa verë nuk ka jetë".

Në çast, kishim mbërritur si pa e ndjerë, në pjesën e sipërme të kësaj ndërmarrjeje, aty ku në brendësi të atyre dyerve të drunjta strehoheshin, mbi 5 milionë litra verë.

"Stone Castle", dallon mbishkrimin e vendosur në hyrje të derës. Drita e bardhë përhapet ngadalë. Në anësore, voze prej dru lisi, ndërsa përballë të shfaqet një holl i lagësht dhe i stërgjatë, aromë vere e përzjerrë me drurin e lisit. Aroma ndjellëse të trullos paksa, aq sa Vahdeti dhe specialistët e tjerë që na shoqëronin, po mbeteshin të hutuar nga reagimi ynë, apo kishin menduar veten e tyre vite më parë, kur patën filluar punën pranë kësaj Verarie. Çuditshëm të vjen ndërmend t'i pyesësh: "Nuk jeni dehur ndonjëherë si padashje?", - ndërsa ata kërkuan ta, anashkalonin paksa këtë pyetje. Një prej tyre përgjigjet se: "që në 8-vjeçare kur ishte bërë njëherë tapë, s'ka provuar më të pijë, por ta shijojë verën".

Një broke vere Chardonnay, me ngjyrën e saj të gjelbër me nuanca ari, lihet mbi vozat e rregulluara, në mes të hollit të kësaj kantine. Sapo ishte nxjerrë nga një vozë që ndodhej pranë, shumë të tjerave, me kapacitete nga 100 deri në 10.122 litra. Shani Hoxha, pasi fillon e mbushën gotat një e nga një, na shpjegon: "Harrojeni atë shprehjen kur thuhet se vera sa më e vjetër të jetë aq më e mirë, pasi bëhej për të shitur stoqet e mbetura me çmime të ekzagjëruara, ndërsa pjesa tjetër, ajo e shijimit, është psikologjike. Vera e bardhë kërkon veçse 1 vit stazhionim, ndërsa e kuqja plot 4 vite. Provojeni këtë verë...". Në ato çaste shfaqen edhe dy teknologët e huaj të kësaj fabrike, të sjellë aty për asistencë, që nga viti 2006. Pas prezantimeve, të gjithë rrëmbejmë nga një gotë "Chardonnay". Mendohemi të gjithë për një çast. Dolli? Për çfarë? "Epo për autostradën që na solli më pranë", ndërsa shumë shpejt, një tjetër e dytë: "për Shqipërinë dhe Kosovën"...

Kultura e verës në Dardani dhe më gjerë

Burimet arkeologjike flasin se, banorët e Luginës së Rahovecit kanë prodhuar rrush dhe verë, që nga kohët ilire. Gjatë kësaj periudhe, romakët e mbështetën popullatën e kësaj treve, në ngritjen dhe përmirësimin e kushteve, në shpatet e buta, rrëzë majës së Zatriqit, e ndodhur 1080 metër mbi det. Venaria e Rahovecit, "Stone Castle", ka një kapacitet përpunimi prej rreth 70.000 tonë të rrushit në vit dhe kapacitete depozituese me rreth 500.000 Hl. Veçantia e kësaj fabrike vere, është bodrumi nëntokësor me kapacitete deponuese të 50.000 Hl, të cilat mbahen në fuçitë e drurit të lisit.

Ndërmarrja, është pronë e një afaristi të suksesshëm amerikan, me prejardhje kosovare, i cili ka investuar në infrastrukturën moderne, me 6 milionë euro nga privatizimi, 4 milionë euro në përmirësimin e teknologjisë së ndërmarrjes dhe 2 milionë euro, për vreshtat.

Llojet e verës që prodhohen aktualisht në "Stone Castle" janë: Chardonnay, Cabernet Sauvignion, Rhine Reisling, Merlot, Pinot Noir, Vranac Premium, Elena, Amphora, por edhe pije të tjera alkoolike, si: Raki rrushi e Kosovës, Verak si dhe Raki rrushi e Rahovecit. Në fletëpalosjen "Stone Castle - Vineyards and Winery", lexon: "Me kënaqësi dhe krenari ofrojmë produktet tona, të cilat ndikojnë pozitivisht, në shëndetin fizik dhe ndjenjat shpirtërore të njeriut..."

Të gjithë poetët me shpirt të vërtetë, i kanë kënduar verës, duke përfshirë edhe Charles Bodler-in. Por edhe shumë kohë para tij, "këngëtari" i madh i verës, Omar Khajam, ka "kënduar": Na fryri dita, mor Saki: sill Verë! / Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë! / Bota njëherë u mbyt në kataklizmi / Ashtu u mbytshim me dolli: sill Verë. Omar Khajam, Bodler-i, dhjetëra të tjerë, e deri te Fan Noli, e morrën verën dhe "e gatitën atë", si një qenie e gjallë me emër të përveçëm. E shkruan emrin e saj, me shkronja të mëdha: VERË...


© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Mon Sep 28 2009, 06:30am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 21 2009, 11:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mirdita, një shtegtim speleologjik

GJERGJ MARKU | 21/12/2009

Për ata të cilët vlerësojnë natyrën, rrethi i Mirditës përbën një nga tërheqjet më të mëdha. Kohët e fundit ajo u vu në fokus të një shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore në Mirditë me mbështetjen e MADA-s, duke shërbyer si një lëndë edhe për studiuesit për të eksploruar më tej rreth kësaj pasurie historike që Shqipëria e ka tejet të veçantë dhe intriguese.


MIRDITË - "Disa vite më pare, nëse e artikuloje turizmin speleologjik, do të të merrej si një kumt utopik, por që tash pas disa eksperiencash dhe guidash me shtegtarë vendas apo të huaj, po tregon se Mirdita është një vend ndjellës për resursin e vet turistik". Këtë e pohon studiuesi vendas, Ndue Dedaj.

Parandjenja e studiuesve prej herët në kohë dhe këtyre të kohëve tona, ka dalë më së miri pikërisht kur vizitorë të huaj apo vendas kanë parë me sytë e tyre këtë aspekt interesant të kësaj treve të veçantë në Veriun e Shqipërisë.

Shqipëria është një vend unikal përsa i përket pasurisë speleologjike, kësaj jete të pasur "të nëndheshme", që e çojnë hipotezën deri në deduktimin e guximshëm shkencor se në viset shqiptare mund të jetë ndezur zjarri i parë në Evropë; ose që Shqipëria të ketë qenë ndër vendet e para në kontinent ku është ndezur zjarr.

Sa të rëndësishme janë shpellat në lëmin e studimeve historike? Më tepër në lëmin e antropologjisë. Studiuesit thonë se shpellat dhe speleologjia janë burimi kryesor për zbulimet antropologjike. Njeriu jetonte në shpella dhe aty e ngjizi jetën, ndaj dhe studimet antropologjike nuk mund të nisen tjetër veçse nga studimi i qytetërimit të shpellave, thonë studiuesit, dhe në Mirditë gjendet burim i pashtershëm.

Mirdita, mal e shpellë !...

Por si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri Mirdita përmendet për shpellat e shumta unikale, si në Orosh (Shpella e Akullit me mbi 10 metra dëborë e brezuar), Shpella e Frashnit, Shpella e Stërçokëve - nga 15 deri në 150 metra thellësi), në Fan (Shpella e Batos ilir në Batra (Xhuxhë), me shkallë zbritëse, që thuhet se del në breg të Drinit, Shpella e Cicokëve nën Gurin e Nuses, që thuhet se del në Arrën të Kukësit, 4-5 km e gjatë, ku sipas një dëshmie gojore njerëzit kanë ecur me ditë për të dalë në anën tjetër, Shpella e Hoxhollit në Shëngjin, si dhe Shpella e Konajt, Shpella në Blinishtit etj., Guri i Kishës në Malaj në krye të fshatit, që kishte një si zgavër-shpellë ku mund të shtroheshin dy sofra burrash, dmth 24 vetë, nga ku kundrohej gjithë fshati), Shpella e Bozhiqit, Shpella e Fatmirave ose e Borës në Kurbnesh, për të ardhë tek ajo që e quajmë kurora speleologjike e rajonit të Mirditës; kompleksi i Shpellave të Valit në zonën e Kthellës. Përkufi me Shpellat e Valit është dhe Shpella e Nezirit që i përket Matit. Studiuesi Ndue Dedaj thotë se interesant është dhe emri i kësaj shpelle "shtëpi", fjala vali (luginë) në trup të emërtimit, që e kemi në formë të përngjitur në emërtime të tjera si Valmir, Valmor, Valbonë etj. Studiuesit e përshkruajnë kështu këtë kompleks speleologjik: Në anën lindore të Mirditës, në një nga lartësitë e Perlatit/Bruçit gjendën tri shpella të njohura si Shpellat e Valit: Shpella e Këputës ose Valit (153 metra e gjatë), Shpella e Pëllumbave dhe Shpella e Blazit (me gjatësi 54 metra). Në shpellat e mësipërme janë gjetur gjurmë banimi që nga epoka e neolitit e deri në Mesjetë. Në gojëdhëna qyteza e Bruçit, ku përfshihen këto shpella, njihet me emrin "Qyteza e Skënderbeut". Mbase tri shpellat, për vetë pozitën e tyre të favorshme u përdorën dhe si vende për strehim (vendbanim i fortifikuar i përkohshëm) në kohë sulmesh armike.

Por Mirdita ka ruajtur dhe një nga kryemrekullitë arkitektonike në fshatin Domgjon rrëzë malit të Munellës të njohur si Gurra e Domgjonit, që përfshihet në një ansambël historiko-turistik me qytezën mesjetare. Uji që vjen nga thellësitë e nëntokës poshtë malit të Munellës ka qenë një begati që hershëm për banorët e këtyre anëve dhe sot e asaj dite përdoret për të pirë, për ujitje, por dhe për një minihidrocentral privat! Nuk është e vështirë të kuptohet se ndërtime të tilla lidhen me aftësitë e banorëve të lashtë (pirustët) në punimet me miniera. Ujësjellësi dhe kështjella janë përshkruar fillimisht nga arkeologu Bep Jubani, më pas skicuar dhe studiuar nga Apollon Baçe e Lazër Papajani dhe një studim i kohëve të fundit të studiuesit vendas Nikoll Loka.

Studime të hershme dhe të mëvona.

Sipas studiuesit Gjon Marku, studimet për shpellat nisin që prej mesit të shekullit XIX, me Hahn, Hekuard, Galandi, Durham, Nopça, Baldaçi, De Grand, Margraf, Kasanin, Ivanovna, Desniskaja etj., por që më pas vijojnë e marrin një vrull të fuqishëm në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kur gjeologu i shquar profesor Anatoli Agustjeviç Zvjeruga, me origjinë izraelite i njohur si njëri ndër inxhinierët më të njohur të Uraleve e një nga më të njohurit në Bashkimin Sovjetik dhe inxhinierja e re Sonja Nikollajevna bëjnë objekt të studimit të tyre "Shpellën e Merkurthit", dhe atë të Valit. Nuk mund të lëmë pa përmendur atë të 11 qershorit të vitit 1963 kur në Mërkurth mbërrin një grup speleologësh bullgarë të cilët zbresin në thellësitë e shpellës së Mërkurthit dhe atë të Valit.

Zbulime tepër të rëndësishme të futura dhe në enciklopeditë evropiane bëri prof. dr. Peter Beroni - Sofie Bullgari, në fushën e biospeleologjisë, ai në këtë shpellë zbulon specien Albanotrechus Beroni. Ky zbulim shumë i rrallë është publikuar në buletinet më prestigjioze të Evropës. Ky dokument përbën një trashëgimi kulturore me vlerë dhe veçanërisht të çmueshme për Mirditën dhe Shqipërinë. Incizimet rupestre dëshmojnë për fillesat e artit të trashëguara nga një kulture primitive në këto treva në Blinisht të Mirditës. Ato janë dokumente të lidhura me zhvillimin e praktikave religjioze të njerëzve parahistorikë, të cilat përbëjnë një trashëgimi kulturore të prekshme. Natyrisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur speleologun dhe paleontologun e njohur prof. dr. Anton Fistani, rektorin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Nju Jork, i cili tronditi rrethet shkencore shqiptare me studimet e tij në shpellën e Gajtanit. Ky personalitet i shkencës shqiptare sjell dëshmitë e munguara edhe për shpellën e Blinishtit. Përsa i përket Blinishtit, ai dëshmon se në një shkëmb në Blinisht të Mirditës ka disa "vizatime" dhe ku rezulton se shkëmbi në fjalë i mbuluar me lëmyshk e likene kishte disa incizime të moçme rupestre. Tema e incizimeve mbizotëron me tri figurat antropomorfe dhe të atyre gjeometrike me shenjën e kryqit dhe trekëndëshit apo majës së heshtës. Tipologjikisht forma e vizatimeve në Blinisht ngjason mjaft me incizimet paleolitike të Aurignacenit të hershëm francez, të zbuluara në L'ile-de-France, J.L.Baudet (1950). Sipas një vlerësimi krejt paraprak, incizimet e Blinishtit i përkasin fazës fundore të paleolitit të sipërm dhe fillesave të mezolitit të hershëm.

E gjitha kjo është një pjesëz e vogël e shkëputur nga "ajsbergu speleologjik" që disponon Mirdita dhe që kohët e fundit u vu në fokus të një shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore në Mirditë me mbështetjen e MADA-s, duke shërbyer si një lëndë edhe për studiuesit për të eksploruar më tej rreth kësaj pasurie historike që Shqipëria e ka tejet të veçantë dhe intriguese.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 27 2010, 09:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lugina e Valbonës, “dashuria” e re e amerikanëve



27/04/2010


Vendasit, kurse nëpër agjenci turistike. Të huajt, vizitorët më të rregullt
Udhëtimi nga qyteti i Bajram Currit deri në Rragam, fshati i fundit i luginës së Valbonës, një distancë prej rreth 20 km, zgjat një orë me makinë dhe ndoshta edhe më shumë. Është e pamundur që duke udhëtuar të mos ndalesh e të mrekullohesh nga kthjelltësia e lumit Valbonë, gjelbërimi i dendur dhe dëbora e përjetshme në majë të Jezercës, që duket si një rojë besnik i qiejve që ushqen me ujë dhe freski luginën. Deri në qendrën e komunës rruga është e asfaltuar jo keq, por kjo është një distancë shumë e shkurtër. Nga Margegaj e deri sa i lodhen këmbët vizitori ecën nëpër luginën magjike deri në Theth të Malësisë së Madhe apo deri në Vuthaj, Plavë e Guci të Malit të Zi, nëpër bjeshkët e Rozhajës e kështu me radhë në Bjeshkët e Nemuna. Një ditë ndoshta është e pamjaftueshme për të shkelur me këmbë qoftë edhe një nga fshatrat e zonës. Turistët kanë treguar se fakti që asnjëherë nuk arrijnë ta eksplorojnë plotësisht, i bën ata që të rikthehen aty dhe përsëri nuk arrijnë ta eksplorojnë e përsëri rikthehen. Kjo ndodh sepse njerëzit bien brenda sapo ta shohin me sy Valbonën e kaltër, dashurohen me të në mënyrë të rrufeshme dhe të thellë.

Teksa ngjitemi luginës drejt Rragamit, stacionit fundor ku mund të gjenden bujtina dhe hotele moderne, vetëm disa mjete të rënda dhe një minator që shpon me nge shkëmbin, na kujton se rruga me të vërtetë është skandaloze. Një udhëtar që vizitonte luginën për herë të tretë thotë i nervozuar se në këto anë duhen bërë disa mure mbajtëse të skrapatës, mure betoni, pasi muret e tjerë të ngritur si bordura, e shëmtojnë tej mase këtë zonë. Të tjerë thonë se edhe tabani i rrugës duhej të shtrohej me rrasa guri dhe jo me asfalt, nëse mund të ndodhë një gjë e tillë. Sa keq që njeriu e ka shëmtuar dhe po e shëmton ço ditë luginën me hedhje inerte dhe gjithçka tjetër.

Bujtinat

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta me furde (çati prej druri) e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Kuzhina për ta është e hapur, që do të thotë se nëse dëshirojnë të marrin pjesën në gatimin e gjellës, përgatitjen e brumit për bukë. Mund të dalin vetëm apo të shoqëruar në lum, mund të mjelin lopën dhe delet apo dhitë. Si shtrojë shërbejnë dyshekët e tipit të ri, por ka dhoma të veçanta me hastra (dyshekë me një lloj bari si fier etj., dhe deri dyshek me pupla), postiqe (lëkurë dele) etj. Çdo bujtinë ka të paktën katër apo më shumë dhoma, ku një nga dhomat është detyrimisht me shtroje të tipit primitiv me kashtë, me hastër dhe cergë.

Shëtitja e turistëve

Pronari i bujtinës në Qukun e Valbonës, Alfred Selimaj, tregon se shëtitja e turistëve përbën një nga gjërat e rralla që mund të shijohen në luginë, një nga punët më të preferuara edhe për një numër personash vendas, të cilët, siç tregon Alfredi, kohët e fundit po trajnohen nga agjenci dhe shoqata të specializuara. Turistët mund të bëjnë shëtitje me kuaj dhe mund të dalin edhe në majë të maleve ku dëbora zë dëborën. Bujtinat nuk mund të shpjegohen pa lumin dhe madje është lumi që përbën magjinë e krejt luginës. “Marrim bukë me vete, tesha, batanije dhe nisemi për udhë, me kuaj apo në këmbë, varet nga destinacioni. Por ka vende që nuk arrihen me këmbë, sepse janë shumë larg”, thotë ai për disa stacione të njohura në bjeshkë. Duke filluar me Jezercën në lartësinë rreth 3000 m mbi det, ai përmend disa prej vendeve ku shkojnë turistët, zakonisht si “Kollatë”, “Ros”, “Pecmarrë”, “Qafa e Valbonës”, aty ku buron uji dhe ku një turist nuk largohet pa u kthyer dot edhe një herë për ta parë, Thethin më tej në zonën e Malësisë Madhe, “Boga” në drejtimin e Vuthajve të Malit të Zi etj. Alfredi thotë se këto vende janë aq joshëse sa turistët nuk pranojnë të zbresin në bujtinë, që gjithsesi është shumë bukur: “Duan të flenë atje e ne detyrohemi të njoftojmë një shoqërues me kalë për të sjellë ushqime, janë deri në 7 orë larg me këmbë”, thotë ai. Përgjegjësia e pronarëve të bujtinave në Valbonë shtrihet për gjatë gjithë kohës se turistët qëndrojnë në Valbonë, por ka pasur raste kur i kanë shoqëruar turistët deri në Krujë ku kanë parë Muzeun e Skënderbeut. Vizitorët vendas janë të pritur edhe për vende të tjera më në afërsi të komunës si në Grykën e Motinës, e cila futet si një çarje në Majën e Hekurave, pllajën e Çeremit në Kika në lartësinë 1800 m mbi det, ku ndodhet shpella e njohur e Dragobisë, të cilën mjaft njerëz duan të shohin, sepse e njohin si shpellën e Bajram Currit, të cilën më shumë e bëri të njohur Noli i madh se sa vdekja e Bajramit.

Çuditërisht në majën e Jezercës dhe maja të tjera bie borë edhe në muajt e parë të verës, ndërsa në luginë nuk bie asnjë pikë shi. Lartësia prej rreth 3000 m mbi nivelin e detit bën që atje dëbora jo vetëm të mos shtrojë kurrë, por herë pas here të ketë reshje. Ja pse lumi i Valbonës është një nga lumenjtë e rrallë që nuk shterojnë dhe pakësojnë, por kanë gjithmonë ujë të kristaltë. Uji buron në mes të shkëmbit në një lartësi prej 50 metrash dhe bie pingul mrekullisht e habitshme 5 km larg fshatit Rragam, ndërsa ushqehet me prurje të pashtershme deri në mbarim të luginës drejt liqenit të Fierzës.

“Emigranti”

Rifat Selimi, punëtori i bujtinës së Fushës së Gjerë tregon se para një viti një shoqëri gjermane e kërkimeve etnografike kishte ardhur në zonën e Malësisë së Madhe për të xhiruar një dokumentar për gjakmarrjen. Një udhërrëfyes vendas, për ta marrë me të mirë të huajin, i tregon se mund të bëjnë një shëtitje në luginën e Valbonës, sepse siç kalohet nga Valbona në Theth, ndodh e njëjta gjë edhe nga Thethi. Kërkuesi gjerman, i mahnitur me bukuritë e natyrës, “harron” temën e gjakmarrjes dhe bën një dokumentar mbi bukuritë e Valbonës, ku në subjekt vendos një emigrant që kthehet pranë vendlindjes si udhërrëfyes për turistët... “E kemi parë dokumentarin në një kanal gjerman, është një gjë shumë e bukur, por këto televizionet tona nuk po bëjnë asgjë për Valbonën”, thotë me keqardhje Rifati.

Marre prej Gazeta shqip Online
trokit ketu


[ Edited Tue Apr 27 2010, 09:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 27 2010, 10:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Katerina ose Edit Durhami i Valbonës





27/04/2010

Amerikania

Ka lindur në Nju Jork dhe që prej vitit 2006 jeton në Shqipëri
Në luginën e Valbonës do të njihemi me Katerinën, një vajzë e re njujorkeze, e cila prej vitesh jeton në Shqipëri. E gjejmë në mes të luginës së Valbonës në vendin e quajtur “Quku i Valbonës”, ku bashkë me të dashurin e saj Alfredin, menaxhon kompleksin e bujtinave. Katerina na rrëfen se fati do ta takonte me Shqipërinë në ditët më të errëta të historisë së kësaj të fundit, në kohën e rebelimit të vitit 1997. Në atë vit, siç kujton sot amerikania e Valbonës, ajo po kthehej nga Greqia, ku bashkë me nënën dhe babanë kishin kaluar pushimet dhe duke lundruar për në Itali, kundrojnë një pjesë të brigjeve të Shqipërisë. Kaq mjaftoi për t’u dashuruar me këtë vend, të braktisë Nju Jorkun dhe që një ditë vendos të jetojë këtu. “Është një vend i rrezikshëm, ku rebelët të ndalin në rrugë e të grabisin”, më tha babai, tregon Katerina. Por vajzës sykaltër të etur për aventura i bëhet se ishte lindur pikërisht për këtë vend dhe se i ati po i fliste për një vend të largët nga Shqipëria. “Nuk është e mundur, thashë me vete, nuk është i keq ky vend, sepse ndryshe nuk do të ishte kaq i bukur. Më pëlqyen kaq shumë brigjet e Shqipërisë sa më mbeti mendja aty”, tregon Katerina për kohën kur po kundronte nga bashi i një anije të madhe brigjet Sarandës, të Vlorës. Kështu ajo vendos të prekë nga afër këtë vend, për të cilin jo vetëm babai, por edhe të tjerë i thanë se është i tmerrshëm dhe i frikshëm. Duke mos besuar çfarë thoshin për Shqipërinë, ashtu disi e frikësuar siç ishte, ndonëse “e dashuruar me shikim të parë”, siç pranon ajo të thotë me shaka, Katerina vendos të lexojë çdo libër në gjuhën angleze që flet për këtë vend dhe falë edhe rastit fatlum që ajo ishte pronare e një librarie jo të vogël në Nju Jork gjen literaturë të gjerë të kësaj teme. Gati të gjithë udhëtarët, gazetarët dhe analistët e viteve ‘90, siç tregon Katerina, e përshkruajnë Shqipërinë si vend primitiv dhe ku mund të të gjejë e keqja, me trazirat e tmerrshme, ashtu siç kishte ndodhur dhe flisnin pa dashamirësi. Dhe çuditërisht janë autorët e vjetër miq ose jo të Shqipërisë që kishin folur me nota realiste dhe simpatie për të. “Gjithçka paraqitej e errët në librat e viteve të fundit, edhe në internet po ashtu, por autorët e vjetër si Edit Durham etj., si dhe disa albanologë europianë, flisnin me respekt për këtë vend dhe unë këtyre u besova më shumë, prandaj vendova të vij dhe ja ku jam”, thotë Katerina, duke buzëqeshur hareshëm.

Katerina ka ardhur në Valbonë për herë të parë në vitin 2006, ku ka qëndruar vetëm pak kohë. Në vitin pasardhës ka qëndruar gjatë gjithë stinës së verës, ndërsa në tre vitet e fundit është shndërruar në valbonase, në tropojane. Amerika tashmë ka kaluar në plan të dytë, ajo thjesht shkon për vizitë. “Në Nju Jork? Po kam qenë në vjeshtën e vitit të shkuar dhe kaq, kam qëndruar plot dy javë, dhe me kismet mund të shkoj nja dy javë edhe në vjeshtën e këtij viti”, thotë Katerina. Ajo bashkëjeton me Alfredin, një i ri vendas, me të cilin, krahas biznesit të përditshëm me bujtinat dhe një restoranti që kanë, po përpiqen të bëjnë të njohur në botë magjinë e lumit të Valbonës. Për Alfredin thotë se e ka thjesht shok, por që gjithsesi të ardhmen e saj e sheh të lidhur ngushtë me Valbonën. “Këtu, këtu është mirë dhe me punë do ta bëjmë shumë më të bukur, të njohur në botë. Unë këtu dua të qëndroj pafundësisht”, thotë ajo. Banorët e zonës thonë se Katerina i ka sjellë plot të mira zonës. Ajo prej disa vitesh ka ndihmuar në ngritjen e një rrjeti admiruesish të natyrës në internet për Valbonën, si dhe ka ndihmuar me infrastrukturë në ngritjen dhe funksionimin e Shoqatës së Pronarëve të Bujtinave të Valbonës, e krijuar në fund të vitit 2009. Me insistimin e saj në luginë ka shkuar edhe sinjali i internetit, si dhe energjia elektrike. “Katerina është Edit Durhami për luginën e Valbonës. Pa të s’do të kishim bërë asgjë”, tha një pronar bujtine në afërsi të Rragamit. Ai tha se në vitin 2009 kishte pasur 800 vizitorë, shumica e të cilëve kishin ardhur pasi kishin lexuar reklamat në internet nga Katerina.

Marre prej Gazeta Shqip Online
trokit ketu


[ Edited Tue Apr 27 2010, 10:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Tue Jun 22 2010, 11:45pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
mrekulli




Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4141 sec, 0.0793 of that for queries. DB queries: 65. Memory Usage: 3,528kB