Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kriza financiare, USA dhe fati jon
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shehrezade
Sat Sep 27 2008, 12:10am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
Ca mendoni per kyt kriz qi po rrezikon superfuqin USA dhe europen e ajo qi me djeg ma shum poziten ton te "te mbrojtunit" nga usa.A mendoni se usa ka resurse regjeneruse apo fund negativ.une shpresoj prej hallit noshta e spo di me ken objektive.pse si tek dhe si do shkoj halli

[ Edited Sat Sep 27 2008, 07:55am ]
Back to top
lissandro
Sat Sep 27 2008, 01:22am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
SHEHREZADE

Dihet se ka te bej pak me,gjith boten kriza financjare qe ndolli ne usa .por ne shqiperi them se jemi te sigurt se nuk ben shum efekt meqe ne jemi banka te vogla ,edhe nuk kemi pasur mundesi qe te japim kredit per investime ne boten e jashtme .ne kemi pritur vetem qe te marrim kredit.edhe per ket asht keq se mund te jet shum ma shterngushem qe te marrim kredit nga bankat tjera meqe jan ne kriz per veten e tyre deri tani
shqiperia ka nje favor se asht nje vend ne zhvillim e siper
meqe pasurit ne shqiperi jan lir duke krahasuar me vendet e tjera te evropes kemi nje favorizim se te huajt kan fillu te jen te interesuar per investimin ne shqiperi ky asht i vetmi interes qe do kemi tani per tani .kurse per nga arsyeja financjare globale ka te bej shum se cfar ndolli ne Amerik po Evropa prap do mbes e fort ,cdo gje qe ka fillim ka edhe nje mbarim amerika mbeti boll e fort si superfuqi ekonomike tani e kan rradhen shtet tjera si evropa qe do bahet nji superfuqi shum e madhe dhe e fort ,pastaj ke kinen ,dhe indin qe i kan te rriturat ekonomike 8-deri ne 10% arsyeja qe ndolli ne usa asht korrupsjon per ket ndolli prandaj edhe vet shteti qe premptoj te jap 700 biljon dollar per rimkamjen e ekonomis deri tani nuk kan ra dakort
ala nuk asht vendos se cfar do bahet ,por di te them qe amerika si shtet i fort jo me shum se para tre muajve ka marr nje shum paresh borgj nga shteti Kinez .po qe se ARABIJA SAUDITE i terhek te gjitha paret qe i ka te depozituara ne usa ateher fillon fundi i Amerikes pra kthehet ai vend ne sahar ky asht fillimi qe do zgjas nje pesvjecar te pakten deri sa te stabilizohet inflacjoni botror .me ligjin juridik bankar kush ka save account po qe se ka mbi 50,000 euro ose dollar ,dhe kjo bank doli ne borxh te gjith ata persona i humbin paret e tyre .pra i vetmi vend qe i keni te sigurta paret transferon ne banken e zvicres per siguri ose ne gjdo post office te atij shteti qe jetoni ju se ne post i keni te sigurat dhe perqindja asht 5% dhe jan te sigurta me qe postat jan shtetrore .urime kush ka pare edhe bini mbrapa se gjdo gje pritet qe te ndoll kjo ka qen e parashikuar si katastrof financjare globale kaq per sot po patet pyetje ju kthej pergjigje nji dit tjeter flm

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Sat Sep 27 2008, 08:18am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
shehrezade ka shkruar:

Ca mendoni per kyt kriz qi po rrezikon superfuqin USA dhe europen e ajo qi me djeg ma shum poziten ton te "te mbrojtunit" nga usa.A mendoni se usa ka resurse regjeneruse apo fund negativ.une shpresoj prej hallit noshta e spo di me ken objektive.pse si tek dhe si do shkoj halli



Normalisht cdo krize financiare ka rrezice si ka ana financiare po ashtu edhe ka ana ushtarake, kur Amerika kalon ne recesion ose n'te poshte detyrimisht edhe taksat zvoglohen sidomos tash qe don me marr shteti persiper 700 Miliard borxhe t'kqija te baknkave persiper. Njihere fajin e ka vet shteti Amerikan-Britanik-Spanjoll-Irlandez e me radhe qe nen emen te uljes te pengesave per investim i ka lane bankat e bankiert me fitu jasht maset tu rreziku komplet egzistencen e bankave, shtetet perendimore qe po perjetojn kyt krize asht dasht me ju vu ligj te detyrushem bankave qi mas me dhan kredite gjithkuj vetem me fitu ata vet per nji koh t'shkurt, asht normale qe po dhe borxhe njerzve qe s'jan t'zot me i pagu ata heret a vone kan me falimentu e ti s'ke ku me i marr as lekt qi ke dhan, ky fenomen ka ken i pakontrodhushem e i lanun masdoret kastan kjo kriz ka kap prenimin.

Gjithsesi nuk ka shance me pas kolaps total te sistemit kapitalist Amerikano-Europian po fus edhe Europen se shumica e tyne tu fillu prej Britanis-Irland-Spanj-Franc-Itali perjashtohet vetem (Gjermania) qe kriteret e kredis i ka pas gjithmon t'shtrengume me ligj, kshtu qe nuk asht abuzu me ta.

Kjo krize asht vetem nji termet qe shkun probleblem e detyron mylljen e munges ligjore por qe don kohe, kriza t'tilla kta vene i kan kalu vazhdimisht qysh ne 1929-1970 me krizen e nafts-1980 me kolapsin e marketeve financiare-1989/90 po me kolapsin e marketeve te shpijave-2000/02 me kolapsin e treagut te internetit e tash prap me kolapsin financiar te borxheve dhe marketit t'shpijave. KJo krize dobson por nuk e shkatrron sistemet Amerikano-Europiane.

Superfiqia Amerikane mund t'dobsohet sepse Amerika s'ka me mujt me vazhdu shpenzimet ne armatim se s'ka ku me i marr kta lek per vet faktin e kriz qe po e pershkon, s'ka me mujt me harxhu ne armatime si ban sot qe vetem ajo harxhon per armatime sa harxhon tan bota bashk, gjithsesi personalisht nuk shaf nryshim superfuqish as ka ana financiare e as ka ana ushtarake. Kshtu qi na Shqiptart edhe per da kohe per sa te jena nen cadren e Natos kena favore, gjithsesi sado e thedh tjet kja krize sistemet Amerikano-Europian jan njaq te integrume sa nuk lajn njana tjetren me u shkatrru komplet

Ne Shqiptart vujm automatikisht se kur nuk kane pare Europiant e Amerikant as investime kolosale nuk ka me pas ne Shqipni pamvarsisht se jena ven ne zhvillim e kjo krize nuk perket sistemin ton bankar apo te shpijave.


[ Edited Sat Sep 27 2008, 08:20am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shehrezade
Sat Sep 27 2008, 08:45am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
se di mas u shpreha shkurt...un thash jo ne lidhje me eko.shqiptare.Un flas politikisht:Amerika a suportere e Ceshtjes shqiptare ne rajon dhe a mendoni se do vazhdoj te jete superfuqi eko-pol ushtarake me na mbrojt.Lec ti thu jena ne nato:ne radh te par hala sje e ca ma keq ku e le Kosoven...
Back to top
lissandro
Tue Sep 30 2008, 02:39pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
shehrezade jam shum kurjoz me e dit ,a jeni nga shqiperia apo nga kosova ?mos me keqkuptoni pa thjesht kam qejf me e dit .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
ERICbelgium
Thu Oct 02 2008, 12:39pm
Registered Member #2333
Joined: Mon Sep 22 2008, 03:56pm

Posts: 17
shehrezade ka shkruar:

Ca mendoni per kyt kriz qi po rrezikon superfuqin USA dhe europen e ajo qi me djeg ma shum poziten ton te "te mbrojtunit" nga usa.A mendoni se usa ka resurse regjeneruse apo fund negativ.une shpresoj prej hallit noshta e spo di me ken objektive.pse si tek dhe si do shkoj halli



PERSHNETJE .
Mendoj se kriza ekonomike financiare ne USA sot nuk ka me rezik per europen.actualisht ketu ne bruxelles dy bankat belgo-franco-luxembourge DEXIA DHE FORTIS bank i shpetuan rrezikut te falimentimit me nji investim shtes te qeverive pekatse prej nji shume afro 17miliard euro.sot bursa europiane ka arrit shifra premtuse te gjelberta(jeshile)prej+10% ne favor.
amerika sot do ti perballet vet kesaj krize ashtu siq eka fillu para disa viteve .recordi i krizes financiare ne usa, sot per europen nuk ka problem aq m teper ato banka private jo aksionere ne raport me immobiliere as nuk jan prekur, po ashtu ato industriale credit bank.mese 2milion immobiliere ne usa jan confisku nga keto banka ne falimentim, por sot ne europe bankat edhe se kan kalu nji krize te lehte me luhatje, prap japin credite afat gjata immobiliere, ku ne te kundert ne usa nuk jan me per momentin....

usa dhe fati jon???? aspak shqetsuse per mua.jetojme ne kontinentin europian dhe jemi pjestar ne europe keshtu skemi pse te shqetsohemi per fatin ton financiar economik ne shqiperi sepse partneret potenciale ne shqiperi jan ato europian.
Back to top
Al Bundy
Fri Oct 10 2008, 07:41pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Me te vertete qe DEXIA dhe FORTIS i shpetuan falimetimimit fale rubinetit te qeverise,por FORTIS ka 10 dite qe ka marre pushime prej Burses per me evitu nji zhytje ma te madhe.
Ajo qe du me thane eshte se veç siguri nuk ka ma, e njata pare kishit ba mire mi rujt nen jestek:-)



Back to top
belgium
Sun Oct 12 2008, 11:24am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

Me te vertete qe DEXIA dhe FORTIS i shpetuan falimetimimit fale rubinetit te qeverise,por FORTIS ka 10 dite qe ka marre pushime prej Burses per me evitu nji zhytje ma te madhe.
Ajo qe du me thane eshte se veç siguri nuk ka ma, e njata pare kishit ba mire mi rujt nen jestek:-)



tash qe keto banka jan ba banka shtetit nuk ka asnji problem naqe.e aq ma teper njerezit jan siguru prej 250 000 euro sejcili ne banken ekursimeve ne rast falimentim apo inflacion ne belgjik -luxembourg-nederland.
ndersa FORTIS sot ka arrit pike te mira +10% .
nji lajm i mire vjen nga vendet e europes jug perendimore bashk me shqiperine se nuk ka luhatje ne keto vende dhe as ndikim kriza financiare ne USA arsyja asht se nuk ka company aksionere ne keto banka.
Back to top
zjermi
Tue Oct 14 2008, 01:19am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
dow jones ka fitu 900 pike sot

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
belgium
Tue Oct 14 2008, 11:10am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
zjermi ka shkruar:

dow jones ka fitu 900 pike sot


po ma i fotoi keto pike tu kopju modelin europian ate blerje bankash e nderrim nga privat ne shtet..hahhahahahah
mesa po duket po fillon nji model e klime e re ne boten financiare ajo mrojtje e investimeve nga shteti.e ne shqiperi sot flitet per nji privatizim totale...
sot ne europe te gjitha bankat ne falimentim u kthyen nga private ne shteterore .
Back to top
star
Fri Nov 14 2008, 09:55pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
shpresojm qi te zgjidhet sa ma shpejt se asht ma mir per tetan kshu perndryshe se shoh mir ket pun.
Back to top
shqiptare
Sat Nov 15 2008, 02:33pm

Registered Member #2429
Joined: Mon Nov 03 2008, 12:25pm

Posts: 125
ndikimi duket ne renjejn e interesit,ketu ne angli ka rene 3%,sikurse ne te gjith boten ka rene,ca do me teper.saper shqiperine ,as nuk flitet se ne sjemi lart qe te shkojme poshte,ne jemi poshte,dhe mbetemi aty,derisa ne jetojme me ndihma flas si shtet,kurse saper bankat ,me thuaj se sa eshte kredija e dhene nga bankat shqiptare,po te lexosh me kujdes ne faqen e bankes se shqiperise ,para disa muajsh pothuajse i falen interesat ,dhe thane -te pakten te paguanje tepricen,e imagjinon te flietet per nje kredidhenje si ne bankat e shteteve perendimore se ku shkon shqiperia,plus ne s`kena akoma burse,keshtu as qe nuk diskutohet .
Ju e dini se ne shqipri ,bankat mbulojne vetem deri ne 3.000 euro,per depozitat,kundrejt 100.000euro.kjo eshte qesharake.
Blerja nga shteti e kthen sistemin ne "komunizem"dikur mbaj mend ne nje nga ato vellimet e dikurshe te kohes se xhaxhit,
ne nje vellim te leninit kame lexuar
"shkalla me e larte e kapitalizmit eshte socializmi"
e imagjononi se kur te doje shteti ti shesi me pas keto banka aksionere se c`korupsion do ndodhi.
po le te urojme mos ndodhi gje serioze ne shqipri .se te gjith ato qe e pesonje jane populli i shkrete.

Back to top
star
Sat Nov 15 2008, 10:35pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
o shqipatare po ai ash ven i marum tash ma keq se asht ska qa bahet.
Back to top
shqiptare
Mon Nov 17 2008, 03:04pm

Registered Member #2429
Joined: Mon Nov 03 2008, 12:25pm

Posts: 125
pimpo ,e nigjove Fuallanin sot ,duhet me hy ligji,drejtsia thote.Se kreditoret s`po kujtohen ne lijkudu bankat.
prit prit se ke me ja nigju zonin dhe ALBANIA.Sa te demshperblen ,banka kjo eshte nje pyetje e madhe.
Back to top
::bud::
Wed Jan 07 2009, 11:34pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ekonimia nuk asht hera e par qe bie. Ajo ka pase gjithmone ngritje dhe ulje, por besoj se kyt kohe ka ra shum dhe do vazhdoje te bie edhe ma shum. (grafiku vazhdon te ulet)

A do te kete ndikim ne Shqipri? Po vetem tek ata qe kan miljona kurse pjease tjeter ska qa me hupe.
Back to top
guest
Thu Jan 08 2009, 02:20pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
edhe ne shqiperi do te ket ndikim sepse nuk kan me dergu pare emigrantat si perpara. shpresojme qe planet per stimulim te ekonomise ne amerike te japin rritje dhe mandej rritja shkon zingjir ne tan boten.


Back to top
_GUINNESS_
Thu Jan 08 2009, 02:37pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
TAN KET KRIZE GLOBALE E KA SHKAKTU BLOODY-USA i wish to get hard that crisis in usa
Back to top
guest
Thu Jan 08 2009, 02:43pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
hard? asht 20% e ekonomis botnore dhe ndikon ne tan boten. me mendu keq per ameriken asht si me mendu keq per vedi


Back to top
_GUINNESS_
Thu Jan 08 2009, 02:46pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
i dont care for USA man i do life in UK-LONDON
Back to top
guest
Thu Jan 08 2009, 03:08pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
hahahahah lucky u. i thought it does't matter where u live cos life is getting tough everywhere, at list in the west.
all the best for u and for all.

[ Edited Thu Jan 08 2009, 03:09pm ]


Back to top
belgium
Thu Jan 08 2009, 05:23pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Miri74 ka shkruar:

Me te vertete qe DEXIA dhe FORTIS i shpetuan falimetimimit fale rubinetit te qeverise,por FORTIS ka 10 dite qe ka marre pushime prej Burses per me evitu nji zhytje ma te madhe.
Ajo qe du me thane eshte se veç siguri nuk ka ma, e njata pare kishit ba mire mi rujt nen jestek:-)


Naqe me qe je ne belgjike e pe mire krizen se qa ndolli?, deri sa arriti me ra qeveria !FORTIS nuk i shpetoi falimentimit naqe sot me dt08 januar 2009 ka humb 6miliard euro!
e sot kerkojn lidhje me KINEN komuniste hhahahahhhha ja pra qa do te thote kapitalizem! ske siguri sot punon e neser surprize babyy hahhahaahahah jasht pa pune efalimenton deri sa sot bankat nuk japin ma kredi..e ne kinen e marksizmit qe po dominon boten po tregohet e verteta se vetem atje asht solidariteti e vullneti per nje pune te sigurte!
Back to top
Shqiptar.
Fri Jan 09 2009, 01:51pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Ku nin shqiptari per kriz financiare kur shumica la jetojn me lista e s'kan buk me hanger hahahaha, qa ka me na ba ne kriza financiare po na ikyt fat qe kena pas gjithmon vazhdojm me pase te varfen e te coptum ne 4 shtete
Back to top
L - N
Mon Jan 12 2009, 09:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
na Shqyptart nuk duhet me kene pessimista sepse vit i mare shum ka ken viti kalum per ne Shqyptarte ne balllkan, Kosova shpalli pamvarsine, po ashtu edhe Maqedonia e Mali Zi jan tu ba perpjekje mu fut ne Europe qe perkthehet ma shum te drejta per Shqyptart qe jetojn atje, Shqypnia u ftu ne nato.
Sa per krizen ekonomike pamvarsisht se politika Shqyptare asht tu e mohu kategorikisht se kjo krize asht tu pase nikim direkt ne ekonomi, e verteta asht se ekonomija Shqyptare asht tu i ni pasojat e s'ka ku me shku pa u niku sepse 1/3 e popullsis Shqyptare sot asht emigrante qe jeton ne venet qe i ka kap e qe asht tu i kap kjo krize, mos te harrojm se kriza financiare apo (recesioni-kontraktimi_ apo ramja e shtrengimi i ekonomis ku emigrantat jetojne ka fillu e nuk asht rreflektu ala taman ky shtrengim, por e verteta asht se nuk i shifet funi kun e ala kosiderohet si filllimi i ksaj krize, plus venet Europiane ala sju ka ardh taman kriza sidomos lokomotivs europiane (Gjermani-Franc-Itali)

Sado qe ta mohojn qeveria Shqyptare asht fakt se te ardhunat prej emigrantve kane ra ne mnyre te konsiderushme, plus edhe tregu i apartamenteve e shpijave ne Shqypni ka fillu me ra si pasoje e ksaj krize, pra edhe industria e nertimit dhe e sherbimeve ka fillu me e ni kyt krize e s'ka ku me shku pa ni gjithsesi.

Kurse sa per fatin tone ne mardhanie me USA dhe Europen si Superfuqite Strategjike Ushtarake e Ekonomike, menoj se varet prej zgjuarsis politike Shqyptare bashk me rrethanat qe na imponon koha sot. Varet se sa e zoja asht politika Shqyptare me ju pershtat e ambjentu kohnave e nryshimeve qe po nodhin ne scenen politike e ekonomike sot. Ka met vetem me shpresu qe politika Shqiptare nuk let mensh po mson e punon vetem per t'miren e kombit.


[ Edited Mon Jan 12 2009, 09:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 10:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Personazhet që "gatuan" krizën ekonomike


Që nga "magjistari" Grinspen te Marvyn King, Klinton, Bush...


Bankierët
Alan Greenspan, shefi i Rezervës Federale 1987-2006 Vetëm dy vjet më parë, njeriu që ka shërbyer më gjatë në Rezervën Federale, i betuari i tregut të lirë, personi që drejtoi ekonominë amerikane në të gjitha krizat, që nga shembja e bursës në vitin 1987, deri në situatat që pasuan 11 shtatorin 2001, kishte statusin e një "ylli", e madje
cilësohej si "orakulli i financës", apo "maestro". Sot, pozita e tij ka ndryshuar dhe Alan, pa dyshim, është një nga më fajtorët e kësaj situate. Ai fajësohet për indiferencën ndaj zhvillimit të së shtuquajturës "flluska" e shtëpive, e cila lindi dhe mori përmasa të mëdha pikërisht falë përqindjeve të ulëta të interesit dhe mungesës së
rregullatorëve në dhënien e kredive. Të gjitha këto i kishte në dorë Rezerva Federale. Greenspan ishte mbështetësi i të ashtuquajturave kredi të dorës së dytë, Kriza më e madhe ekonomike, që nga koha e
Depresionit të Madh, nuk është një fenomen natyror, por një katastrofë e shkaktuar nga njerëzit, në të cilën të gjithë kemi luajtur pjesën tonë. Ja kush janë disa nga individët që e çuan botën në këtë ditë
pra kredive problematike dhe i nxiti kredimarrësit që të preferonin këstet e ndryshueshme dhe jo ato të përcaktuara, çka i fuste në krizë, kur interesat befas rriteshin. Për shumë vite Greenspan vazhdoi të
mbronte biznesin në lulëzim të derivativave, që thuajse nuk ekzistonte fare kur Alan mori në dorë çelësat e Rezervës Federale, por që në vitin 2002 u konsiderua si një biznes shumë fitimprurës. Miliarderë
si George Soros dhe Warren Buffet duhet të kenë qenë shumë të shqetësuar në lidhje me këto zhvillime. Soros personalisht nuk i preferonte këto lloj makinacionesh, pasi asnjëherë nuk e kuptoi se si
funksiononin, ndërkohë që Buffet strategjinë e Greenspan e përshkroi si "një armë të shkatërrimit në masë". I pashqetësuar nga çfarë thoshin për të, Greenspan bëri gjithë sa kishte në dorë për të mbrojtur tregun nga çdo lloj rregulli i panevojshëm. Në vitin 2003, ai deklaroi
para Komitetit të Bankave pranë Senatit: "Derivativët kanë qenë një mjet shumë i dobishëm dhe i jashtëzakonshëm i transferimit të riskut nga ata që nuk e duan, tek ata që e duan dhe janë të aftë ta menaxhojnë". Muajt e fundit, gjithsesi, ai pranoi më në fund se disa nga teoritë te të cilat kishte besuar prej një kohe të gjatë kishin
dalë të pasuksesshme për krizën aktuale financiare. Ai ka thënë: "Është një nga ato kriza që ndodhin një herë në shekull", ndërsa vjeshtën e kaluar tha: "Jam tërësisht i tronditur". Mervyn King, guvernator i
Bankës së Anglisë Kur Mervyn King vuri këmbën në zyrën e tij, motori i ekonomisë britanike ndodhej në një fazë të mirë. Prodhimi Kombëtar
Bruto po rritej me 3%, ndërsa inflacioni ishte 1.3%. Në mbledhjen e parë të politikave monetare të bankës që ai drejtoi, tha se për të bërja e politikave monetare ishte diçka "e mërzitshme". Sa do të donim që kjo të kishte zgjatur për King. Kur nisën shenjat e para të krizës, ai ngulmoi se bëhej fjalë për një krizë të shkurtër dhe lokale. Javët e para ai refuzoi të fuste likuiditete në sistemin financiar, duke ngulmuar se disa nga bankat nuk duheshin shpëtuar. Sot, të gjithë mendojnë se ai duhej të kishte vepruar menjëherë dhe jo ta linte situatën të mahisej. King dhe stafi i tij ishin dritëshkurtër në vizionimin e situatës. Ata duhet ta kishin vënë re afrimin e recesionit dhe të kishin ulur sa më shpejt të ishte e mundur përqindjet e interesit. Politikanët Bill Clinton, ish-president i SHBA-së
Atij i atribuohet një pjesë e fajit për situatën aktuale të kaosit financiar. Clinton forcoi ligjin e riinvestimit të komunitetit të
vitit 1977, që i detyronte huadhënësit të ishin më fleksibël me rregullat dhe t‘i krijonin përparësi kredisë, për kredimarrësit me probleme më të mëdha e më në nevojë. Në vitin 1999, ai shfuqizoi ligjin që ndante bankat tregtare, të cilat pranonin depozita dhe bankat e investimeve që investonin e merrnin përsipër risqe. Kjo lëvizje e Clinton-it i dha hapësirë fillimit të epokës së superbankave.
George W. Bush, ish-presidenti i SHBA-së Clinton e nisi rrokullisjen e "topit" të kredive të dorës së dytë, ndërsa administrata e Bushit sigurisht që nuk bëri ndonjë gjë për ta ndaluar katastrofën. Ai as që e
mori mundimin që të vendoste rregulla në "Wall Street" dhe kjo rezultoi shumë e dëmshme. Phil Gram Ish-senator amerikan nga Teksasi, avokat shumë i zellshëm i tregut të lirë, me një doktoraturë në ekonomi që luftoi për çrregullimin e tregut. Puna e tij u inkurajua shumë nga administrata e Clinton-it, e cila i dha liri "lulëzimit" të derivativave. Në vitin 2001, ai tha gjatë një debati në Senat: "Disa njerëz i konsiderojnë kreditë e dorës së dytë si të ishin djalli vetë. Unë personalisht shoh te to ëndrrën amerikane në veprim". Sipas "New York Times", nga viti 1989 deri në vitin 2002 ai ishte personi kryesor që merrej me kontributet për fushatat zgjedhore të bëra nga bankat kryesore, si edhe nga vetë "Wall Street". Gjatë një seance dëgjimore në prill të vitit 2000,ai tha: "Kur ndodhem në ‘Wall Street‘, aty pulson nervi i kapitalizmit amerikan, kuptoj se çfarë ka bërë pikërisht ky kapitalizëm për popullin e Amerikës". Wall Street/Bankierët Abby Cohen, shefja e strategjisë së "Goldman Sachs" E quanin "demi i përjetshëm". Dikur renditej në krye të listës së grave më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Pas një periudhe të gjatë lavdie dështoi keqas në parashikimin e uljes së vlerës së aksioneve. Kathleen Corbet, ish-shefe e "Standard & Poor‘s" Agjencitë e kreditimit ishin ndër të parat që në fillim të krizës financiare u akuzuan për dështim në paralajmërimin e rreziqeve. Kathleen Corbet ndodhej në krye të njërës prej tri agjencive të mëdha të Shteteve të Bashkuara deri në gusht të vitit 2007, pas shumë kritikave të ashpra. Ajo vetë deklaroi se e kishte planifikuar prej kohësh largimin dhe se nuk ishte vënë nën presion për një vendim të tillë. Megjithatë Corbet konsiderohet si përgjegjëse e shumë manovrave joligjore mes agjencisë dhe bankave. "Hank" Greenberg, grupi i sigurimeve AIG Tashmë 83-vjeçar, Hank ka qenë bosi i AIG. Ai ngriti një nga bizneset më të mëdha të këtij lloji në botë. Kjo agjenci kishte kredituar shumë biznese dhe ishte shumë e ekspozuar ndaj risqeve e si pasojë humbjeve. Kur nisi kriza, agjencia përjetoi menjëherë një krizë të rëndë likuiditeti, duke pasur nevojë të menjëhershme për 85 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria amerikane për të shmangur kolapsin. Me gjithë paratë që morën nga shteti për të shpëtuar, shefat e mëdhenj të agjencisë nuk hoqën dorë nga bonuset e tyre të majme vjetore. Andy Hornby, ish-shef i HBOS Ka qenë shumë i respektuar për zgjuarsinë e tij. Në Harvard u rendit i pari në 800 studentë, por strategjia e tij në kohën e krizës rezultoi e paefektshme. Sir Fred Goodwin, ish-shef i Bankës Mbretërore të Skocisë Dikur ishte biznesmeni i preferuar i Kryeministrit britanik, Brown, ndërsa tani Brown skuqet i tëri nga nervat kur flet për të. Strategjia e tij e mbrapshtë, e aplikuar në bankën e Skocisë, e zhyti atë keqas në humbje. Aktualisht, 70% e bankës është pronë e qeverisë. Adam Applegarth, ish-shef i "Northern Rock" Applegarth kishte ambicie shumë të mëdha, por modeli i biznesit të tij u shemb me ardhjen e krizës së kredive. Fatmirësisht ai u largua në kohën e duhur nga banka me gjithë bonuset e majme, duke ia lënë përballimin e humbjes së turpshme pasardhësit. Tani e kalon kohën e lirë duke shpenzuar paratë e duke luajtur kriket. Dick Fuld, shefi ekzekutiv i "Lehman Brothers" Kriza e kredive kishte kohë që ishte bërë prezente, por falimentimi i "Lehman Brothers" në shtator do të kishte një ndikim katastrofik në të gjithë ngjarjen që pasoi, kryesisht në përhapjen e frikës. Richard Fuld, shefi ekzekutiv, tha se ndihej keq që qeveria amerikane nuk e shpëtoi bankën e tij, siç bëri me disa banka të tjera. Fuld kishte dhjetëvjeçarë të tërë që punonte në atë bankë dhe shpesh e kishte shpëtuar nga situata të këqija. Ai e inkurajonte shumë ndërmarrjen e rreziqeve dhe banka ende po investonte në pronat e paluajtshme në treg. Lewis Ranieri "Kumbari" i kredive për shtëpi banimi që aplikoi për herë të parë obligacionet për kredi në vitin 1980. U bë i famshëm edhe për shprehjen: "Kreditë për shtëpi janë matematikë". Në vitin 2004, "Bussiness Week" e renditi mes emrave si Bill Gates dhe Stiv Jobs, me motivacionin si një nga mendjet më të ndritura të 75 viteve të fundit. Në vitin 2006 ai paralajmëroi rreziqet që erdhën, por ishte tepër vonë. Chuck Prince, ish-shef i "Citi" Shkollimi i tij ishte në drejtësi, e megjithatë Prince ngriti bankën më të madhe në botë me struktura që përfshinin investimet bankare dhe menaxhimin e fondeve të mëdha të klientëve të pasur. Kur të ardhurat nisën të pakësohen në vitin 2007, ai ngulmoi se situata do të kalohej lehtësisht, por e pushuan nga detyra pas disa humbjeve të njëpasnjëshme shumëmiliardëshe. Për të lehtësuar dhimbjen e papunësisë, ai i dha vetes një bonus prej 140 milionë dollarësh. Stan O‘Neal, ish-shef i "Merrill Lynch" U shndërrua në një nga viktimat më të famshme të krizës së kredive, kur humbi besimin e bordit të bankës në fund të vitit 2007. Kur u emërua në krye të bankës 4 vjet më parë, O‘Neal, i pari afro-amerikan në krye të një firme në "Wall Street", u betua që të ndryshonte imazhin konservativ të bankës. Pak pas largimit të tij, banka pranoi 8 miliardë humbje. Një vit pas kësaj, ajo kaloi në "duart" e Bankës së Amerikës. Të tjerë Christopher Dodd, shef i Komitetit të Bankave në Senat (demokrat) Në mënyrë të vazhdueshme shmangu të gjitha përpjekjet për vendosjen e rregullave më të forta në financat dhe linjat e kreditimit. Nga njëri prej institucioneve më të mëdha të kreditimit "Fannie Mae dhe Freddie Mac" merrte dhurata të vazhdueshme, më shumë se çdo kongresmen tjetër. Geir Haarde, Kryeministri i Islandës Sapo njoftoi dorëheqjen, pas protestave të ashpra antiqeveritare në lidhje me keqmenaxhimin e krizës financiare. Tetorin e kaluar, tri bankat më të mëdha tregtare falimentuan, duke u zhytur në borxhe miliona dollarësh. Vendi thirri në ndihmë FMN-në. Kryeministri, në njoftimin e dorëheqjes, tha se kishte kancer në grykë.Publiku amerikan Ky është një fakt i padiskutueshëm: politikanët mund ta kenë bërë lëmsh sistemin financiar dhe bankierët lakmitarë të "Wall Street", edhe pse dështuan bankat dolën të fituar e të pasur nga e gjithë kjo histori, por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse miliona amerikanë do të kishin kuptuar se po merrnin shumë më tepër hua nga sa kishin mundësi të paguanin.


Marre prej Gazets Shqip Online

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 06 2009, 02:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha, me zevendesin e Obames


E Premte, 06 Shkurt 2009


Kryeministri Berisha takoi dje numrin dy te Shtepise se Bardhe, Joe Biden. Ne kete takim, i shoqeruar nga kryetari i PR, Mediu, kreu i qeverise shqiptare ka marre mbeshtetjen maksimale te administrates se re te SHBA per reformat ne Shqiperi.

Zv. presidenti amerikan, Biden, u shpreh se ndihej shume i nderuar te ishte mik i Shqiperise dhe shqiptareve dhe pranoi me kenaqesi ftesen e bere nga Kryeministri Berisha per te vizituar Shqiperine. Ne fillim te takimit, Berisha i shprehu zv.presidentit Biden mirenjohjen e thelle, kenaqesine e vecante dhe nderin e madh per mundesine qe iu dha per te takuar zevendesin e Obames, nje mik te vyer te Shqiperise dhe shqiptareve.

Nga ana e tij, zv.presidenti amerikan Biden, u shpreh me ndjenja te perzemerta per kete takim dhe tha se ndihej i nderuar qe ishte mik i Shqiperise dhe i shqiptareve. Administrata e re amerikane, u shpreh ai, do te mbeshtese plotesisht Shqiperine ne perpjekjet e saj per ndertimin dhe forcimin e nje shoqerie demokratike dhe ne rrugen e reformave integruese. Kryeministri Berisha, duke vleresuar lart rolin dhe aktivitetin e zevendespresidentit amerikan Biden, e ftoi ate per nje vizite ne Shqiperi, duke u shprehur se kjo vizite do te ishte nje kenaqesi shume e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret, ftese e cila u pranua me kenaqesi nga ai. Nderkohe kreu i qeverise shqiptare ka zhvilluar dje takim dhe me spikeren e Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi. Ajo shprehu interes per reformat integruese te Shqiperise dhe shprehu kenaqesine per te vizituar Shqiperine, vend per te cilin nuk i ishte dhene mundesia me pare, per ta vizituar. Berisha i shprehu Pelosit mirenjohjen e madhe per ndihmen dhe mbeshtetjen qe Kongresi Amerikan i ka dhene Shqiperise gjate ketyre viteve, ne rrugen e integrimit te saj ne NATO dhe ne suksesin e reformave te ndermarra ne vend. Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim me zevendessekretarin e Mbrojtjes, England, i cili shprehu bindjen se Shqiperia do te jete tashme nje anetare e denje dhe partner serioz i NATO-s. England konfirmoi vullnetin per bashkepunimin gjithnje e ne rritje mes vendeve dhe qeverive tona. Nga ana e tij, Berisha falenderoi England per punen dhe angazhimin institucional dhe personal te tij per ta pare Shqiperine sa me pare, anetare te Aleances me te fuqishme te globit, NATO-s. Kryeministri informoi zyrtarin e larte amerikan me punen dhe perpjekjet e panderprera te qeverise shqiptare, e cila deri ne anetaresimin e plote te vendit ne NATO, do te punoje me te njejtin ritem dhe perkushtim, per te merituar dhe per t'u prezantuar me dinjitet perpara vendeve anetare te NATO-s. "Lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, jane betejat me te cilat qeveria shqiptare ndeshet dita-dites, por me gjithe rezultatet e medha, akoma edhe me te medha jane perpjekjet e qeverise per te thelluar me tej keto rezultatet", vijoi me tej kryeministri. A.G


Berisha, me senatorin McCain


E Premte, 06 Shkurt 2009


Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Senatorin e njohur John McCain, kandidat presidencial ne zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai e falenderoi Senatorin per pritjen e rezervuar, si dhe per gjithe perpjekjet dhe kontributin ne dobi te ceshtjes shqiptare. Berisha e njohu McCain me procesin e anetaresimit ne NATO, si dhe me reformat e qeverise qe ndikuan ne pershpejtimin e ketij procesi. Pas pasqyres se zgjeruar te bere nga Berisha, per luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, shnderrimin e imazhit te Shqiperise ne nje vend terheqes dhe te sigurt per investimet e huaja, senatori McCain vleresoi sukseset e qeverise shqiptare dhe reformat si shume mbreselenese. Me tej, McCain u interesua per rruget dhe menyrat per thellimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve, duke vleresuar rolin e palekundur te Shqiperise ne kuader te partneritetit dhe aleances me SHBA-te. Biseda u perqendrua edhe ne ceshtjen e Kosoves. Bashkebiseduesit ndane pikepamje te njejta edhe per sa i perket te ardhmes se zgjerimit te aleances se NATO-s, misionit ne Afganistan, etj. McCain, duke vleresuar punen e kryeministrit Berisha, shprehu bindjen se ne te ardhmen marredheniet mes SHBA-ve dhe Shqiperise e qeverise shqiptare, do te jene me te aferta


Marre prej Gazets Koha Jone Online

Me bahet qefi se duket se shqiptart e kane kuptu se izolimi s'na qon kerkun por vetem nepermjet komunikimi e mardhaniet e mira munet veni e kombi jon me ece perpara pamvarsisht krizave. Sa per Saline nuk jam tu i ba rreklame Salise por gjithsesi mardhaniet tona me te vetmen superfuqi jane jetike sot per sot e per te ardhmen e venit tone kushdo qofte ne qeveri ne shqipni-kosove-maqedoni apo mal te zi

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2766 sec, 0.0756 of that for queries. DB queries: 69. Memory Usage: 3,194kB