Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Fri Oct 03 2008, 11:28am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Misteri te Trekendeshit te Bremundeve ose siq quhet me ndryshe "Trekeneshi i Djallit"

Kam lexuar diqka por jo aq sa duhet, kam par disa harta ne lidhje me te dhe te ngjajshme me te, sepse mendohet se ka edhe te tjer si ky por me pak te rezikshem perveq njerit afer Japonis qe eshte i dyti mbas Trekendeshit te Bermundeve zone e ndaluar qarkullimi dhe po aq misterioz si ky.
Edhe pse shume fizikant e kimist nuk mundt ta percaktojn perfundimisht edhe une jam i mendimit se ne ate vend apo zone e ndaluar ka mundesi te jete vetem ndonje fuqi magneti gravitacionale apo diqka te till, nuk mund te jet ndonje humner apo diqka e till si ajo e nje qyteti a shteti atlanta apo diqka te till perveq tjerash njeriu eshte qenja me e persosur ne krahasim me qenjet tjera te krijuara ne kete univers edhe nese UFO-t jane aq intelegjente apo me te perparuara se ne nuk eshte e mundur te shduket gjithqka nga ta pa pasur asnje gjurm nese ska nje gjurm per 1,2,3,4,5, apo edhe 100 objekte qfardoqofshin ato Aeroplan, Nendetse, Helikopter, Anije, Barka apo ckadoqe jan pa mbetur ndonjeher ndonje gjurme nuk ashte e mundur, ndersa ne Trekendshin e Bermudeve jane xhdukur me qindra e mijera Aeroplan, nendetse helikopter etj. dhe asnje gjurm e vetme ska mbetur lind pyjtja "Pse?"
Qfar mendoni ju? Cili mund te jete shkaku?


Back to top
::bud::
Fri Oct 03 2008, 11:35am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Nga Wikipedia,
Trekëndëshi i Bermudës (i njohur edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar) është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që ndodhin këtu, të cilat thyejnë dhe tjetërsojnë ligjet e fizikës të njohura deri tani. Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të "pashpjegueshme" pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar pjesërisht prova shpjeguese shumë të çuditshme, por shkencërisht krejtësisht të shpjegueshme. Këto ngjarje kanë qenë bazë për një numër të shumtë veprash letrare, filmash dhe faqesh internetore.

Lista e zhdukjeve

Lista e rasteve është e gjatë. Disa ndër këto raste janë dhe këto më poshtë.

Futurim 19

Rasti Fluturimi 19 (ang.:Flight 19) është më i dokumentuari dhe më i përmenduri në historikun e trekëndëshit. Në këtë rastë thuhet se janë zhdukur gjashtë aeroplan amerikanë pesë prej të cilëve ishin aeroplanë bombardues dhe një vëzhgues.

Makina fluturuese e pasagjerëve Douglas DC-3

Zhdukja e DC-3-shi ka ndodhur më 28 dhjetor 1948. Kjo makinë fluturonte nga Puerto Rico në Miami dhe transportonte 36 persona. Thuhet se lajmi i fundit që vinte nga piloti i makinës Bob Linquist ishte :Gjendemi 50 majle në jug të Majamit, dritat e qytetit po shihen. Pak kohë pas këti lajmërimi makina është zhdukur.

Marine Sulphur Queen

Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të gjësendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj makine ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm. Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 shkurt 1963 ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 shkurtë diku rreth orës 1:30. Në ditë pasi që anija nuk kishte mbërri me kohë në portin e Virgjinisë (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh gjashtë ditësh për gjetjen e anijes. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000 katrorë majle detare. Sigurimi bregdetarë amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur kanë qenë 95%.

Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla si goma dhe xhaketa për shpëtim të makinës. Po ka edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë nuk mund të shpjegohet rasti.

[ Edited Fri Oct 03 2008, 11:36am ]
Back to top
ERICbelgium
Fri Oct 03 2008, 11:37am
Registered Member #2333
Joined: Mon Sep 22 2008, 03:56pm

Posts: 17
::bud:: ka shkruar:

Misteri te Trekendeshit te Bremundeve ose siq quhet me ndryshe "Trekeneshi i Djallit"

Kam lexuar diqka por jo aq sa duhet, kam par disa harta ne lidhje me te dhe te ngjajshme me te, sepse mendohet se ka edhe te tjer si ky por me pak te rezikshem perveq njerit afer Japonis qe eshte i dyti mbas Trekendeshit te Bermundeve zone e ndaluar qarkullimi dhe po aq misterioz si ky.
Edhe pse shume fizikant e kimist nuk mundt ta percaktojn perfundimisht edhe une jam i mendimit se ne ate vend apo zone e ndaluar ka mundesi te jete vetem ndonje fuqi magneti gravitacionale apo diqka te till, nuk mund te jet ndonje humner apo diqka e till si ajo e nje qyteti a shteti atlanta apo diqka te till perveq tjerash njeriu eshte qenja me e persosur ne krahasim me qenjet tjera te krijuara ne kete univers edhe nese UFO-t jane aq intelegjente apo me te perparuara se ne nuk eshte e mundur te shduket gjithqka nga ta pa pasur asnje gjurm nese ska nje gjurm per 1,2,3,4,5, apo edhe 100 objekte qfardoqofshin ato Aeroplan, Nendetse, Helikopter, Anije, Barka apo ckadoqe jan pa mbetur ndonjeher ndonje gjurme nuk ashte e mundur, ndersa ne Trekendshin e Bermudeve jane xhdukur me qindra e mijera Aeroplan, nendetse helikopter etj. dhe asnje gjurm e vetme ska mbetur lind pyjtja "Pse?"
Qfar mendoni ju? Cili mund te jete shkaku?






mendoj se hala nuk asht zhduk komunizmi ne CUBA zatni bud..hhahahaahah dhe per njat qa nuk do jet emundun m ndodh ndoshta do ket misile te vendosun prej FIDEL CASTROS???? hhahahahahaa
asht ma se e shpjegume ma!!
forca magnetike asht ma shum e zhvillume ne ket zone te rruzullit toksor mos te harrojm se asht gati ne mes te ecuatorit paraleli i cancer....
per shpjegime ndaj ketij fenomeni keni shume detaje te shpjegume ne channel tv geographic...
Back to top
::bud::
Fri Oct 03 2008, 11:43am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
mire e ke ti Belgium ky mendim duhet postu tek Dicovery Channel se nuk e besoj ta kene si Hipoteze

pak ma shum rreth kesaj (nglisht) trokit ketu
Back to top
ERICbelgium
Fri Oct 03 2008, 11:48am
Registered Member #2333
Joined: Mon Sep 22 2008, 03:56pm

Posts: 17
::bud:: ka shkruar:

mire e ke ti Belgium ky mendim duhet postu tek Dicovery Channel se nuk e besoj ta kene si Hipoteze

pak ma shum rreth kesaj (nglisht) trokit ketu


MOS E MERR PER IRONI EEE??? UNE VETEM SE DHASH NJE MENDIM SE SA HER E KAM PA NJI COMENTAIRE NDAJ KESAJ FENOMENI ASNJEHER NUK KAM ARRIT ME DHAN KUPTIM SE GJITHMON NE FUND TE KETIJ PROGRAMI GJITHMON THOTE::: VIJON SE SHPEJTI...HAHAHAHAHAHA E THEM ME VEDI KOT U TRETA KOH ME PA KET PROGRAM SE KURR SJAPIN SHPJEGIMETE SAKTA...
Back to top
::bud::
Fri Oct 03 2008, 04:06pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
hahahaaa...... shum programe te Discovery apo Geografic Channel jane pa zgjidhje dhe ma shum te trehekun ngjarjet dhe perpilimi i teorive sesa zgjidhjet dhe shpjegimet e tyre.

Back to top
babo
Fri Oct 03 2008, 08:10pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
shume terheqese asht si histori.
une kisha dasht me lexu sa ma shume per te

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Engel
Tue Nov 10 2009, 07:48am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
.

Emertimi i Avioneve dhe anijeve te zhdukura ne trekendeshin e Bermudes. Fakte !

Anijet e zhdukura.
1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur çdo gje e gjalle.
2- Mari Çeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur 10 persona ne bord.
3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona ne bord shume afer ishujve Bermude.
4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte zhdukur gjithe ekipi.
5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.
6-Raifuku Maru- u zhduk ne 1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio.
7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte nje anije qe udhetonte midis Çarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.
8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord.
9- John and Mary- U zhduk ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa asnje ne bord dhe rreth 80 km ne jug te ishujve Bermude.
10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez ne bord.
11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha gjerat ne rregull, duke qene 320 km ne jug te Mobile, Atlanta.
12-Rubicon- u zhduk ne 22 tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i drames.
13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin.
14-Connemara IV- u zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te Bermudeve.
15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije tregetare prej 130 m qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963. Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh.
17-Witchcraft-u zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero). Eshte nje nga rastet me te çuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne Florida.
18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me 20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord.
19-Milton Latrides- u zhduk ne prill 1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo

Avionet
1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit.
2-Martin Mariner- u zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim.
3- C-54- u zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe njerzit ne te 180 km nga ishujt Bermude.
4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve Bermude.
5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami.
6-Tjeter Tudor IV- u zhduk 17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.
7- Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe fluturonte per Irlande.
8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne veri te trekendeshit.
9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume afer Bermudeve.
10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.
11- KB-50- u zhduk ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore.
12-Stratotankers KC-135- u zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj te Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida , ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te ishujve Bermude.
13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per Azore.
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion tregetar me 10 pasagjer ne bord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.

Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka te beje me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i cili mbasi u futen ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe andej 10 minuta me vonese. Te gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej 10 minutash.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2246 sec, 0.0820 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,704kB