Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Fri Oct 03 2008, 12:56pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Heqja nga mendja


Nëse e hiqni mendjen nga simptomet ju gjeni që simptomet shpesh zhduken.
Mundohuni të shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucat që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që simptomet të ia fillojnë të zvogëlohen. Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë për ta redukuar
ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmershme nuk do të ndodhë. Ankthi nuk është e dëmshme por është e parehatshme. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta redukoni këtë pa-rehati.
Zemrimi
Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemërimin tuaj mirëpo ju mund ta drejtoni zemërimin në ata. Ju tregoni atyre që zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata pëderisa zemrimi dhe
neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemrimin tuaj personalisht.

Tejkalimi i shmangies

Pas përvojave traumatike shmangia mund të jetë në disa mënyra. Shmangia për të biseduar për atë që ka ndodh, të mos shqetësoheni për tragjedinë poashtu mund të thotë që ju mund t’i shmangeni çdo gjëje dhe çdo njeri që ka lidhje me tragjedi. Shmangia ju parandalon për ta tejkaluar traumën dhe
në disa raste të ju parandaloj ta vazhdoni jetën në mënyrë normale. Mundohuni t’i njihni gjërat që ju shmangeni, ju poashtu mund të ju ndihmojë nëse i shkruani. Vendosni vetëvetiu disa qëllime të vogla për ta tejkaluar frikën tënde. Ne e quajmë këtë ‘shkallët e ankthit’. Ato situata që ne frigohemi vetëm pak
janë në fund dhe atë që frigohemi shumë janë në krye.
Shikojeni këtë shembull që mund të ju ndihmojë Kur Meri
punonte në bankë ajo ishte kërcënuar nga dikush me revolver. Ajo nuk mund të shkoj në zyre të vogla në vende publike, ajo nuk shikon emisione në televizion dhe nuk i lexon gazetat ku mund të ketë raporte për incidente të dhunëshme. Ajo e ka përshkruar ‘shkallët e ankthit’: Ajo frikohet pak nga:


1. Nëse shikon gazetat me raporte të sulmeve
2. Nëse i shikon lajmet në ora 6 në mbrëmje
3. Nëse e shikon emisionin ‘Crime Watch’ (Emision në tv për sulmet që kanë ndodhur në Britani të Madhe, jipet në tv çdo muaj me synim që të ketë ndihmë dhe dëshmitar nga popullsia)
4. Nëse qëndron jashtë ndërtesës së bankës
5. Nëse hyn në bankë
6. Nëse shkon në bankë kur banka është e zënë me shumë njerëz
7. Nëse shkon në atë bankë ku ka ndodh incidenti
8. Ajo frigohet më shumë nga këto të fundit
9. Ajo ia fillon nga numri 1 dhe gradualisht kalon në numrin 7. Ajo gjen që ankthi i saj nga këto gradualisht zvogëlohet duke i tejkaluar një nga një dhe duke e tejkaluar shmangien e saj ndaj këtyre.

Mos harroni që në fillim ju ndoshta do të ndiheni të shqetësuar por nëse ju mund të vazhdoni të qëndroni në situatat që frikësoheni gradualisht do të ia filloni të ndjeheni më të qetë. Tejkalimi i mërzitjes pas tragjedisë

Njerëzit shpesh përjetojnë mërzitje pas tragjedisë. Kjo shpesh mund të kalojë në ndjenja të mos vlerësim të vetvetes, pa siguri, pa shpresë dhe fajësi. Është me rëndësi se të gjitha këto mendime negative të mos të kalojnë pa i kundërshtuar. Pas përjetimit të tragjedisë shumë njerëz priren të mendojnë dhe të presim më të keqen nga vetvetja, jeta dhe ardhmëria e tyre. Mos i pranoni këto mendime: Mundohuni të:


* Identifikoni kur jeni të mërzitur
* I shkruani mendimet e padashura gjatë kohës kur jeni të mërzitur
* Mundohuni t’i numëroni këto mendime duke i shkruar argumentet kundër tyre. Paramendoni se çka mund t’i thuani
një shoqe apo shoku nëse ata mendojnë në mënyrë negative për vetveten.
Kjo është posaçërisht shumë me rëndësi nëse keni ndjenja faji.


Nëse mbani ditar me gjërat që keni mundur t’i bëni apo jeni kënaqur gjatë javës, kjo mund të ju ndohmojë të koncentroheni në gjëra të mira në vend të gjërave të këqija në jetën tënde. Merruni me diçka aktive


Aktivitetet fizike janë posaçërisht të dobishme. Ecni, vraponi, ngisni biçikletën,kërceni, çdo gjë që ia fillon të shton aktivitetin tuaj do të ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Planifikoni çdo ditë apo çdo dytën ditë të merreni 15-20 minuta me ndonjë aktivitet fizik. Këto lloj aktivitete ju ndihmojnë që të mos ndjeheni të lodhur dhe të lehtësoj gjendjen shpirtërore. Gjeni diçka ndonjë interes që ju pëlqen dhe kaloni kohë me të. Planifikoni dhe synoni në gjërat që ju zakonisht dëshironi të merreni dhe kaloni më shumë kohë çdo ditë në këto aktivitete. Mund të ju ndihmojë edhe nëse gjeni ndonjë interes të ri. Disa njerëz kanë gjetur që aktivitetet kreative ju kanë ndihmuar t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe të ndjehen më mirë si pikturimi, marrja me poezi, muzika.
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1959 sec, 0.0787 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,479kB